Archives for May 2016
THIRRJE GAZETAVE TE TIRANES QE NGA SHBA: MBESHTESNI PRONARET!
Te nderuara Gazetat: Dita, Panorama, Telegraf, Sot, Shekulli, Shqip, Shqiptare, RD, Tema dhe Fryma e Re/
Shoqata Pronesi me Drejtesi ju kerkon me perulje mbeshtjetjen e penes tuaj per te publikuar me transparence dhe pa-asnjanesi perpjekjet qe ne po bejme keto 25 vitet e fundit per te mbrojtur te drejten e prones ne Shqiperi.Ne si organizate jo-qeveritare, jo-fitim prurese dhe me principin per te mbrojtur te drejten e individit, jemi formuar nga pronare direkt te prekur nga kjo padrejtesi dhe fizikisht me veprimtari ne Shqiperi dhe SHBA.
Mbeshtetja konstante, prej shume vitesh, e pa politizuar dhe pa censuruar na ka ardhur nga gazeta Dielli dhe kanali televiziv Zeri I Amerikes, burime mediash qe operojne ne SHBA. Ne e kuptojme presionin qe mund te ushtrohet tek ju si gazeta nga ndonje force politike, por ju lutem gjeni cdo menyre per te dhene nje mundesi tek ne per tu degjuar ne popull. Ne kemi vene kohen dhe rrogat tona si kryetare shoqate per te mbrojtur te drejtat e me shume se 5 mije pronareve dhe hapjes rruge te investimeve te huaja ne Shqiperi. Nje kusht per Shqiperine per te hyre ne BE eshte dhe kthimi I Pronave dhe mediat si brenda dhe jashte vendit duhet te shkruajne vazhdimisht se cfare ne si organizate po bejme dhe se si reagon qeverija Shqiptare ndaj nesh.
Ju faleminderit per kohen,
Myrshit dhe Gezimi ne Shqiperi
Agimi dhe Lumturi ne SHBA
Kosovë-Izrael, paralajmërohet themelimi i Odës ekonomike
PRISHTINË, 12 Maj/- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi sot takim me një grup sipermarrësish izraelitë, me të cilët diskutoi për iniciativën e këtij grupi për themelimin e Odës Ekonomike izraelito-kosovare, qëllimi i të cilës do të jetë promovimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Duke përshëndetur këtë iniciativë, Veseli, foli për potencialin shumë të favorshëm njerëzor, lehtësirat ligjore dhe burimet e shumta natyrore që ka Kosovë, e të cilat me ide të mira ekonomike mund të shndërrohen në gjeneratorë të zhvillimit ekonomik të vendit, hapje të vendeve të reja të punës dhe depërtim më të madh në tregun ndërkombëtar të prodhimeve kosovare.
Ndërsa sipërmarrësit izraelitë theksuan se do të qëndrojnë në Kosovë edhe për të njohur ambientin dhe mundësitë ekonomike të saj, si parapërgatitje për vizitën e një grupi më të madh kompanish izraelite, që do t’i bëjnë Kosovës pas vlerësimit të tyre.
Ata u interesuan në mënyrë të veçantë për industrinë e ndërtimit dhe sektorin e bujqësisë, ndërsa kryetari Veseli theksoi se do të jetë në përkrahje të të gjithë atyre që me idetë e tyre kreative ekonomike nxisin zhvillim ekonomik. /KosovaPress/
Ilir Meta në Washington DC
Washington 12Maj/- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit sot në Kongresin Amerikan nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave, Kongresmeni Pete Sessions dhe nga Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare Kongresmeni, Michael McCaul.
Gjatë takimit u diskutua mbi çështjet dhe prioritetet e sigurisë së SHBA-së dhe Shqipërisë, duke theksuar nevojën për përforcimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të luftës kundër terrorizmit, me vëmendje të veçantë ndaj krizës së refugjatëve dhe zhvillimeve në rajon dhe lindjen e mesme.
Duke biseduar mbi krizën e fundit të refugjatëve, kryetari i Kuvendit nënvizoi se kriza të tilla duhen parandaluar përpara se të përhapen më tej, ndërsa vuri në dukje se Shqipëria po bën përpjekjet e saj, jo vetëm në përballimin e kësaj krize migratore, por edhe në luftën kundër terrorizmit, të cilën e konsideroi një sfidë globale, jo thjesht rajonale.
Më tej, Meta i njohu Kongresmenët me zhvillimet e fundit në vend dhe e vuri theksin në përpjekjet e klasës politike shqiptare, në bashkëpunim me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, për realizimin me sukses të reformimit të sistemit të drejtësisë, si kyç për të ardhmen e vendit.
Nga ana e tyre, Kongresmenët Pete Sessions dhe Michael McCaul vlerësuan përpjekjet e Shqipërisë në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe shprehën interes e mbështetje të veçantë për avancimin e reformës në drejtësi, duke nënvizuar se SHBA kanë nevojë për një Shqipëri të fortë dhe një rajon të stabilizuar.
Në përfundim, Kongresmenët amerikanë shprehën mbështetjen e tyre ndaj Shqipërisë, si një aleat i SHBA, në përpjekjet e saj për progres dhe vlerësuan rolin e saj të çmuar në këtë partneritet. “Siguria është çështje globale jo rajonale, sikurse e tha me të drejtë Kryetari Meta, dhe ne duhet të mos kursejmë asgjë për të ndihmuar aleatët tanë”, u shprehën Kongresmenët Sessions dhe McCaul.
Gjithashtu, Kongresmeni Sessions në një prononcim të dhënë pas takimit e falenderoi Ilir Metën për vizitën duke
ripërsëritur mbështetjen e Kongresit Amerikan për Shqipërinë. “Miqtë tuaj në SHBA, jo vetëm që kanë besim te Shqipëria, por edhe te populli shqiptar. Ne mbështesim progresin që po bëni. SHBA-të duan që Shqipëria të ketë sukses dhe është e nevojshme që Shqipëria të jetë e suksesshme. Kjo mund të arrihet nëpërmjet lidershipit dhe një ditë më e mirë për Shqipërinë fillon me stabilitetin, paqen dhe duke siguruar që të gjithë shqiptarët të kenë një shans për ta bërë jetën e tyre më të mirë. Dhe marrëdhëniet tuaja me Kongresin amerikan dhe popullin amerikan tregojnë se ne do të jemi aty përkrah jush. Në emër të Kongresit amerikan unë dua t’ju falënderoj për miqësinë tuaj dhe për bashkëpunimin e mirë”, tha Kongresmeni Pete Sessions.
Rasti i rralle: Shkodranes i kthehet ecja pas 50 vitesh pas 6 mijë ndërhyrjeve në SHBA
Nga Saimir Lleshi/
Një gruaje nga Shkodra i ndryshoi jeta pas shumë vitesh. Mirjan Peraj banon në katin e 5-të të një pallati në qytetin verior.
Ajo mund të dilte dy deri tre herë në vit nga banesa e saj. Shkak ishte një operacion i dështuar në moshën 7 vjeçare, çka i solli asaj probleme të mëdha me shëndetin, duke ia pamundësuar lëvizjen.
Që prej asaj kohe, Peraj kishte vështirësi edhe për t’u veshur apo për t’u ulur në karrige për shkak të dhimbjeve. Apartamenti i saj nuk kishte ashensor dhe kështu mund të nxirrej jashtë vetëm nga të afërmit e saj duke e mbajtur në krah.
“Jeta është e gjatë dhe unë nuk do të heq dorë”, thoshte ajo. Por, zgjidhja i erdhi 5 mijë milje larg. Një kirurg ortopedik, Dr. Paul Apyan në Universitetin e Tennessee në Shtetet e Bashkuara i bëri të mundur gruas nga Shkodra që të ecte. Jo pak, por plot 6 mijë ndërhyrje në gju bënë të mundur rikthimin e ecjes për Mirjan Perajn.
Gjithçka u arrit fal edhe ndërhyrjes së kunatit të gruas, Ben Asllani, i cili i shpjegoi mjekut të gjitha problemet e gruas që qëndronte e mbyllur në banesën e saj.
Më pas, u bënë përpjekje për të shkuar në Shtetet e Bashkuara. Gruas ju refuzua fillimisht viza, por pas garancisë financiare, asaj ju dha herën tjetër. “Nuk kisha asnjë mundësi tjetër”, rrëfen gruaja në një intervistë në Amerikë.
“Ky nuk ishte një opsion. Ajo kishte nevojë për të qenë këtu në mjedisin tonë të kontrolluar, ku kam të gjitha gjërat në dispozicion”, tha Apyan.
“Ishte një punë e madhe dhe moment historik, kur ajo u ngrit nga shtrati vetë dhe hodhi disa hapa duke zbritur shkallët”, tregon terapistja.
“Ajo nuk ka ecur për 50 vjet, dhe nuk isha i sigurt se gjuri do të funksiononte normalisht”.
“Jam shumë, shumë e lumtur, falë Dr. Apyan dhe stafin e tij të mrekullueshëm”, thotë Peraj.
“Unë gjithmonë kam shpresuar se do të vinte kjo ditë dhe ajo erdhi”.
Doktori thotë se ka ende shumë për të bërë pasi muskujt e saj duhet të forcohen.
Dhe çfarë do të bëjë Peraj kur ajo kthehet në shtëpi?
Ajo ka një vëlla dhe do të dalë me të me biçikletë ose makinë rreth një liqeni aty, pra në Shkodër.
“Unë vetëm do të dalë për të parë”, tha ajo. “Sepse unë kam humbur shumë në jetën time”, shton./Ora News TV/
- « Previous Page
- 1
- …
- 58
- 59
- 60
- 61
- 62
- …
- 93
- Next Page »