• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2016

Letërsia fantastiko-shkencore në botën arabe Takim me shkrimtarin sirian Taleb Omran

May 7, 2016 by dgreca

“Njeriu modern duhet të lexojë më shumë libra, që ta zhvillojë fantazinë dhe të mos bëhet rob i teknologjisë, sepse kështu ruan ndjeshmërinë dhe natyrën e tij njerëzore”. Ky ishte një nga mesazhet e shumta që përcolli shkrimtari dhe shkencëtari sirian dr. Taleb Omran në takimin e radhës të ciklit “Bisedë me autorin” organizuar me 6 Maj ne Tirane.
Ndryshe nga herët e tjera, Libroteka e AIITC u dhuroi lexuesve të saj mundësinë për të bashkëbiseduar me një shkrimtar të huaj, i njohur si një nga pionierët e letërsisë fantastiko-shkencore në botën arabe.
Takimi me të u zhvillua në Amfiteatrin e AIITC. Aty morën pjesë studentë dhe intelektualë të ndryshëm.
Dr. Omran Talib e filloi bisedën, duke bërë një historik të shkurtër të zhanrit fantastiko-shkencor. Ai përmendi se ky zhanër i ka fillesat me veprën letrare “Histori e vërtetë” të shkrimtarit të lashtë Lucian nga Siria. Pastaj përmendi një seri veprash të autorëve mesjetarë muslimanë, të cilat mund të konsiderohen të këtij zhanri, siç janë:“Qyteti i virtytshëm” i Farabiut, “Letra e faljes” e poetit Ebu-l Aëla el-Ma’arri etj. Ndërsa theksoi se ky zhanër mori hov në mesin e shek. XIX dhe shkëlqeu me shkrimtarë të tillë si Zhyl Verni, H. G. Uells etj.
Më pas dr. Omran përshkroi shkurt lidhjen e tij me këtë lloj letrar. “Që i vogël lexoja shumë, aq shumë saqë fëmijëria ime qe shumë e shkurtër. Kjo bëri që tek unë të krijohej një bagazh i madh njohurish, të cilat më pas më ndihmuan të shkruaj. Fillimisht e nisa me poezi, pastaj shkrova një tregim të shkurtër fantastiko-shkencor” – tha mes të tjerash. Ai rrëfeu se si mes përkushtimit dhe vështirësive arriti të bindte botues të ndryshëm, derisa nxori në qarkullim mbi njëzet romane dhe dhjetëra tregime fantastiko-shkencore përgjatë 40 viteve.
Ndërsa më 2007-ën themeloi Lidhjen e Shkrimtarëve Arabë të Fantashkencës, të cilën vazhdon ta kryesojë. Duke shpjeguar shtysat që e nxitën të merrej me letërsinë fantashkencore, ai tha se bagazhi i njohurive që merr njeriu në jetë e frymëzon atë të shprehet për të ardhmen. “Këto parashikime nuk janë profeci, por përfundime që nxirren nga analizimi i kushteve dhe rrethanave të ndryshme, nën dritën e njohurive shkencore” – shtoi ai.
Në vështrimin e tij, letërsia fantastiko – shkencore ndahet në dy llojesh: në letërsi serioze dhe në fantazi. Karakteristika e së parës është se ajo ka në qendër njeriun dhe shqetësimet e tij për të ardhmen. Ndërsa karakteristika e së dytës është se ajo përmban hiperbolizime, fantazi dhe teprime për qëllime argëtimi. “Me keqardhje them se në botë mbizotëron letërsia e llojit të dytë. E njëjta situatë vlen edhe për botën arabe” – tha autori.
Në shkëmbimet e shumta që pati me të pranishmit, shkrimtari theksoi rëndësinë e vënies së një ekuilibri midis kënaqësisë dhe arsyes, me qëllim që njeriu ta jetojë jetën natyrshëm. “Në qoftë se kënaqësia e mbizotëron arsyen, produkt i saj është njeriu mendjengushtë, i cili synon që mendimin e tij t’ua imponojë të tjerëve me çdo mjet.
Është pikërisht ky një nga rreziqet më të mëdha që i kanoset njerëzimit. Ilaçi i kësaj situate është vetëm lidhja me librin, me leximin, me diturinë.” Ishte ky një nga mesazhet mbyllëse të takimit.
Më pas të pranishmit i falënderoi Kryetari i Bordit Drejtues të AIITC dr. Faruk Borova, i cili i ftoi ata t’i vazhdonin bisedat në koktejin e shtruar me këtë rast.

Filed Under: LETERSI Tagged With: fantastiko-shkencore, Letërsia, në botën arabe Takim me shkrimtarin sirian, Taleb Omran

Nexhmije Pagarusha-Bilbili i Kosovës, sot ditëlindjen e 83-të

May 7, 2016 by dgreca

Foto arkiv, maj 2010: Nexhmije Pagarusha e Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu – dorëzimi i Dekoratës Presidenciale/

-Zë i fuqishëm i shpirtit dhe vlerave estetike shqiptare/

PRISHTINË, 7 Maj 2016-B.Jashari/ Bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, ka sot ditëlindjen e 83-të.  Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar ditëlindjen e këngëtares së madhe shqiptare. “‘Bilbili i Kosovës’, ‘Mbretëresha e muzikës shqiptare’, ‘Këngëtarja e Shekullit’, ‘Artiste e Merituar’ , ‘Nderi i Kombit’, janë vetëm disa prej epiteteve dhe dekoratave që këngëtarja më e madhe kosovare e të gjitha kohërave, Nexhmije Pagarusha, i ka merituar gjatë dekadave të këndimit”, ka shkruar sot Mustafa.

“Sot, Nexhmije Pagarusha feston ditëlindjen e 83-të, duke qenë idhull i të gjithë brezave të Kosovës nga viti 1948 e deri më sot. Me zërin e saj mbresëlënës, Nexhmija u shndërrua në institucion kulturor të Kosovës. Urime, edhe shumë vite të tjera.
Kosova krenohet me ty!”, është shprehur kreu i qeverisë së Kosovës.

Poashtu, ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka uruar këngëtaren e shquar shqiptare. Ai u shpreh se Pagarusha me zërin e saj të mrekullueshëm, i ka dhënë kulturës së Kosovës vlera të përhershme, duke u bërë njëherësh burim frymëzimi për breza të tërë. “Zëri i saj ka kumbuar fuqishëm përgjatë dekadave të tëra, duke na mbajtur gjallë dashurinë për kulturën, të bukurën dhe shpresën për një të ardhme ma të ndritshme”, u shpreh Shala, dhe shtoi se popujt që kanë këngëtare si Pagarusha janë të bekuar.

 Ai më tej u shpreh se arti i Pagarushës, është dëshmi e fuqishme e identitetit të Kosovës dhe një vlerë e jashtëzakonshme me të cilën krenohet vendi ynë. Po ashtu, Shala u shpreh se Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përkrahin dhe ndihmojnë kulturën e pasur të Kosovës, duke e promovuar, nxitur dhe ruajtur atë si vlerë për brezat e ardhshëm.

 Shala u shpreh se artistet si Nexhmije Pagarusha na nxisin që të punojmë edhe më shumë dhe më me përkushtim për Kosovën tonë.Nexhmije Pagarusha, e njohur edhe si Bilbili i Kosovës, në maj 2010, është dekoruar nga atëherë Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me çmimin “Artiste e Merituar” për veprimtarinë dhe kontributin e veçantë dhënë kultivimit të muzikës dhe këngës së përsosur shqipe, teatrit dhe filmit.

Dekorata është dorëzuar solemnisht në ambientet e zyrës së Presidentit të Kosovës. Në arsyetimin e dekorimit të znj. Pagarusha, Presidenti Sejdiu theksonte se “kontributi i Nexhmije Pagarushës në fushën e krijimit, kultivimit, interpretimit dhe të promovimit të artit muzikor shqiptar është i një rëndësie të jashtëzakonshme”.

“E përkushtuar gjithë jetën për të  ngritur vlerat e artit muzikor, duke krijuar identitet referues kulturor, duke qenë zë i fuqishëm i shpirtit dhe vlerave estetike shqiptare, ajo ishte dhe mbetet shenjë identifikuese  e Kosovës dhe simbol i artistit që me veprën e vet komunikon në mënyrë autentike dhe përherë frymëzuese me një audiencë të gjerë muzikore”, theksohej në arsyetim.

Po ashtu vlerësohej se Nexhmije Pagarusha “është shembulli më i mirë i personalitetit që tërë jetën ia kushtoi zhvillimit dhe ngritjes së artit dhe kulturës shqiptare dhe si e tillë ajo është frymëzim nxitës për brezat krijues dhe interpretues të artistëve”.Presidenti Sejdiu ka dekoruar znj. Pagarusha në 77-vjetorin e lindjes së saj dhe dekorimi u bë në  bazë të Nenit 84, pika 28 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në bazë të Nenit 3, 34 dhe 49 të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së tyre.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: -Bilbili i Kosovës, ditelindja, nexhmije Pagarusha

Kadri Veseli zgjedhet kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës

May 7, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 7 Maj 2016-B.Jashari/.-Kadri Veseli është krytari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, i dyti pas Hashim Thaçit, i zgjedhur me unanimitet në votim të hapur, pak më parë.Partia Demokratike e Kosovës, subjekti më i madh politik kosovar, nisi sot para mesditës Konventën e VII-të të Jashtëzakonshme Zgjedhore, ndërsa nesër pasdite në përmbyllje kryetari i ri i zgjedhur nga delegatët, do t’u drejtohet të pranishmëve dhe qytetarëve.

Kandidati i vetëm për kryetar, kryeparlamentari kosovar Kadri Veseli, ka paralajmëruar angazhimet për mobilizimin dhe forcimin e strukturave të PDK-së, ndërsa ka theksuar se oferta e tij i ka rrënjët në sukseset e njëpasnjëshme historike të partisë dhe se do të ndjek rrugën e trasuar prej ish-kryetarit, por që ofron edhe një vizion të tij për një parti bashkëkohore evropiane të qendrës së djathtë.Duke shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të PDK-së, Veseli ka thënë se ka ndërmarrë një vendim shumë të rëndësishëm dhe ka shprehur besimin se në këtë detyrë të re mund ta përmbush më së miri vokacionin e tij politik dhe mund t’i shërbejë më së miri Republikës së Kosovës.PDK-ja, që nga themelimi në tetor të vitit të parë të lirisë 1999 e deri në shkurt 2016 udhëheqej nga Hashim Thaçi, i cili dha dorëheqje pasi Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton se, “pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike”.

Në një konferencë shtypi pas zgjdhjes kryetar në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovë, Veseli ka vlerësuar se kjo parti është një organizatë shumë e çmuar e jetës politike të Kosovës, e cila ka luajtur rol protagonist në shpalljen e pavarësisë dhe në konsolidimin e shtetit të ri.I kandiduar për kryetar të PDK-së, Veseli ka theksuar se mbështetjen e anëtarëve dhe votuesve për të marrë përsipër detyrën e drejtimit të kësaj organizate politike nuk e sheh vetëm si privilegj, por edhe si obligim për të punuar më shumë për konsolidimin e partisë.Para Konventës zgjedhore që po zhvillohet, në përgatitje të saj, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, ka aprovuar axhendën e punimeve dyditore dhe ka marrë vendim për themelimin e komisionit statutar, i cili do të merret me propozimet për ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të partisë, të ardhura nga strukturat e degëve.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Kadri Veseli, Kryetari i ri, Partise se Hahsim Thacit

XHEVAT NDREU NDËRROI JETË NË NJU JORK NE MOSHEN 76 VJECARE

May 7, 2016 by dgreca

NJOFTIM MORTOR/

STATEN ISLAND NY : Të Premten mbasdite, 6 Maj 2016, Xhevat Xhetan Ndreu, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë në  Staten Island University  Hospital, New York, duke patur pranë bashkëshorten, deri ne momentet e fundit , dy djemtë, të gjithe te afërmit, miqtë e dashamiret e tij.

Xhevat Xhetan Ndreu, u lind në Korrik 1940 në Sllovë, Peshkopi, dhe ndërroi jetë me 6 Maj 2016.

Ai la në pikellim të thellë gruan Zenepe Sina – Ndreu, dy djemtë Adriatikun dhe Emilianon, si dhe tre mbesat dhe një nip.

Njoftojmë komunitetin se shërbimet Funerale do të kryhen sot, e Shtunë 7 Maj 2016, duke filluar nga ora 4 p.m(mbas dite) deri në ora 9 pm (mbas dite) në Shtepine Mortore te Xhamise “Albanian Islamic Cultural Center”, e cila ndodhet në lokacionin: 188 Canal Street, Staten Island, NY 10301.

Ndërsa, varrimi do të kryehet të Dielën me 8 Maj 2016, rreth ores 12:00 te mesdrekes  në varrezat Laurel Grove Memorial Park në Totowa, që ndodhen në lokacionin :  295 Totowa Rd, Totowa, NJ 07512.

Nisja per nga Xhamia ne Staten Island bëhet në orën 10:00 paradite,.

Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” dhe Gazeta Dielli i përcjellin ngushëllimet më të thella bashkshortes Zenepe, djemëve Adriatik dhe Emiliano, të afërmëve dhe miqëve, vatranit te vjeter anetarit te Bordit Jonuz Ndreu.

Xhevati ishte një vatran i përkushtuar dhe eshte nipi i Jonuz Ndreut

Filed Under: Komunitet, Vatra Tagged With: NDËRROI JETË NË NJU JORK, NE MOSHEN 76 VJECARE, XHEVAT NDREU

Londra për herë të parë me kryebashkiak mysliman

May 7, 2016 by dgreca

Në Foto:Sadiq Khan -kryetari i ri i bashkisë së Londrës/

Emigranti fiton kundrejt miliarderit. Kryeqyteti britanik ndërron kurs: Kandidati i partisë laburiste, Sadiq Khan fitoi kundrejt rivalit konservator, Zac Goldsmith në zgjedhjet për Londrën.Khan falënderoi votuesit dhe u shpreh se do të jetë kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve të Londrës. Kryeqyteti britanik ndërroi kurs pas tetë vitesh me kurs konservator: Boris Johnson drejtoi si kryetar bashkie kryeqytetin britanik. Tani kandidati me origjinë pakistaneze, laburisti liberal, Sadiq Khan, e la dukshëm pas konservatorin, Zac Goldsmith. Sipas përllogaritjeve, Khan merr 56,8 % të votave, ndërsa rivali Goldsmith vetëm rreth 43% të tyre. Londra e zgjedh drejtpërdrejt kryetarin e bashkisë. Rezutati përfundimtar u publikua të premten në mbrëmje. Gjatë fushatës zgjedhore, Khan nuk e fshehu origjinën e tij e besimin e tij, por theksoi se besimi eshtë vetëm një element përbërës i tij. “Jam londindez, jam europian, jam britanik, jam anglez, jam i besimit mysliman”, theksonte Khan që ka premtuar të mbështesë më shumë ekonominë lokale. Në Angli jetojnë rreth 3 milionë myslimanë.

Laburisti Khan vjen nga familje emigrantësh, është djali i një shoferi autobusi, dhe është rritur në një apartament të fondit social. Për Londrën kandidatura e Khan nuk është e habitshme. Kryeqyteti i kolonisë botërore prej kohësh është zhvilluar në metropol multikulturor. Rivali i Khan, konservatori Goldsmith vjen nga një familje miliarderësh të një dinastije hebreje, ai është djali i një investitori bankar me famë, James Goldsmith.

Khan konsiderohej me më shumë shanse në garën elektorale, por së fundmi kundërshtarët e tij e përmendnin shpesh sfondin fetar të Khanit. Edhe kryeministri konservator, David Cameron ka pretenduar se myslimani Khan ka kontakte me ekstremistët.

Dështim i laburistëve në vend

Megjithatë suksesi i kandidatit laburist në zgjedhjet për Londrën nuk e mbulon dot dështimin e laburistëve në shkallë vendi. Partia shënon rezultate të dobta në të gjithë Anglinë. Pas numërimit të votave në zgjedhjet komunale, laburistët humbën një duzinë mandatesh në parlamentet vendore. Sipas sondazeve, shumë votues kanë kaluar në anën e partisë euroskeptike, Ukip. Ndërsa në Wales pritet që nacionalistët të hyjnë për herë të parë në parlamentin vendor.

Großbritannien Wahlen Zac GoldsmithKonservatori Zac Goldsmith pas dhënies së votës

Votuesit në Skoci

Edhe në Skoci vihet re një rënie e partisë së punëtorëve, këtu në favor të konservatorëve dhe partisë së majtë nacionale, SNP. Nacionalistët fitojnë terren. Kryeministrja e qeverisë skoceze, Nicola Sturgeon ka bërë fjalë për një “fitore historike” të partisë së saj. Por supriza kryesore pritet të vijë nga shpërndarja e roleve mes konservatorëve dhe laburistëve. Konservatorët shënojnë rritje të konsiderueshme në elektorat në disa pjesë të Skocisë, dhe bëhen ndoshta forca e dytë politike në vend. 40 milionë britanikë votuan të enjten (05.05) për parlamentet rajonalë dhe komunalë. Krahas Londrës ka pasur zgjedhje për kryetarë bashkie edhe në qytete të tjerë të mëdha britanike.(DW)

Filed Under: Komente Tagged With: Londra, me kryebashkiak mysliman, per here te pare, Sadiq Khan

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 75
  • 76
  • 77
  • 78
  • 79
  • …
  • 93
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT