• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

Letër të hapur ambasadorit amerikan në Tiranë z. Donald Lu

July 21, 2016 by dgreca

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë-Dega Tiranë/

Nr. 5  Prot/

Tiranë, më 21 korrik 2016/

Letër e hapur/

Drejtuar:  Zotit   Donald   Lu-Ambasador i Shteteve të Bashkuar të Amerikës-Tiranë/

I nderuar zoti Ambasador,/

Më datën 05.06.2015 ju kemi dërguar, për dijeni, shkresën tonë me numër protokolli 5, datë 20.06.2015, drejtuar komisioneve te Dekriminalizimit dhe atij të Reformës në Drejtësi pranë Kuvendit të Shqipërisë me anën e të cilit kërkonim që në ligjet e Dekriminalizimit dhe Reformës në Drejtësi të ketë një nen ku nuk lejohet që një ish-anëtar i trupave gjykuese të regjimit komunist që ka dhënë dënime të padrejta për motive politike, të bëjë pjesë në organet e larta të drejtësisë si në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, madje edhe në gjykatat e  shkallës së parë dhe ato të apelit. Gjithashtu të mos bëjnë pjesë në organet e prokurorisë, si në atë të përgjithshme ashtu edhe në ato të rretheve. Po ashtu largimin e tyre nga të gjitha hallkat e pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv. Një gjë e tillë do të tregonte se vendi ynë po ecën me të vërtetë në rrugën e demokracisë së vërtetë dhe po shkëputet nga influenca e mentalitetit komunist që ekziston në çdo qelizë të vendit tonë. Një gjë të tillë e bëmë bazuar në ligjin numër 7514, datë 30.09.1991 “ Për pafajsinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë” në të cilin në dy nenet e para thuhet:

Neni 1

Jane te pafajshem dhe quhen te padenuar per efekte morale, politike, sociale dhe ekonomike te gjithe personat qe jane denuar per agjitacion e propagande kunder shtetit, per arratisje, per sabotim, per krijimin ose pjesemarrjen ne organizata politike, per moskallezim te krimeve kunder shtetit; ata qe jane denuar per shpifje dhe fyerje kunder organeve me te larta te shtetit e te partise, per shkelje te dekretit nr.7459, date 22.1.1991 “Per respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve qe lidhen me historine kombetare dhe te simboleve shteterore”, si dhe per shkelje te dekretit nr. 7408, date 31.7.1990 “Per mbledhjet, grumbullimet dhe manifestimet e shtetasve ne vendet publike”.

Neni 2

Jane te pafajshem te gjithe shtetasit shqiptare qe jane arratisur nga  Shqiperia  gjate  luftes ose pas Çlirimit te vendit deri me 8 maj 1990, per shkak te bindjeve ose  te  veprimtarise  se  tyre politike me perjashtim te atyre qe kane kryer akte terroriste e diversioni, kur keto vepra kane sjelle vdekje ose pasoja te tjera te renda. Te tjeret amnistohen.

Atëherë si ka mundësi që sot në Shqipëri ish-gjykatësit, ish-prokurorët, ish hetuesat, ish-operativët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që kanë hartuar akuza false apo  na kanë dënuar në mënyrë të padrejtë, duke shkelur ligjin e mësipërm, të jenë në krye të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor? Ju do të thoni se kush janë ata. Ne i dimë, por edhe ju i dini. Sot ata  ndodhen ne krye të komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë, në krye të organeve qeveritare, në krye të tre shkallëve të gjykatave madje edhe ne Gjykatën Kushtetuese. Vallë a u shua Shqipëria dhe nuk paska kuadro te reja që kanë përfunduar dhe laureuar në universitetet  më të mira të botës perëndimore, qofshin këta socialistë apo demokratë, që të zëvendësojnë “xhaketat e vjetra dhe të diskredituara” të sistemit të përmbysur totalitar?

Këto ishin arsyet e shkresës së mësipërme por, për fat të keq, nuk morëm asnjë përgjigje nga komisionet në fjalë. Nuk dëgjuam asnjë deputet t’i zinte në gojë këto kërkesa. Prisnim që ju të na kishit kthyer një përgjigje e cila, sipas mendimit tonë, duhej të ishte në përkrahje të nismës tonë por, me keqardhje, edhe kjo nuk mbërriti. Përse? Këtë e dini vetëm ju.

Ju bëjmë me dije, zoti ambasador, se shoqata jonë është shoqata më e vjetër në Shqipëri e të përndjekurve politikë. Eshtë pasuesja e shoqatës së krijuar më 28 prill 1991 me në krye të paharruarin Osman Kazazi që ka shtrirje në të gjithë teritorin e republikës. Është shoqata që duke iu referuar shifrave zyrtare të shpallura nga Komisioni tre palësh i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Komitetit Shtetëror të të Përndjekurve Politikë dhe Shoqatës Kombëtare të të Përndjekurve Politikë, përfaqëson:

Të ekzekutuar 6.023  persona

  1. Të vdekur në burg 1.065       “
  2. Të burgosur           17.300       “
  3. Të sëmurë mendorë    260       “
  4. Të internuar                     90.000      “
  5. Të vdekur në internim 10.000       “

Shtojmë se nga të vdekurit në burgje dhe internim rreth 8.000 nuk kanë ende një varr ku familjarët të derdhin dy pika lot apo të vendosin një tufë me lule.  Shtojmë gjithashtu se shoqata jonë është anëtarja e vetme e Shoqatës Ndërkombëtare të të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të Komunizmit me qendër ne Berlin dhe që përmbledh në gjirin e saj 16 shoqata të përndjekurish politikë nga ish-vendet komuniste të Europës Lindore.

Të përndjekurit politikë, zoti ambasador, kanë patur, kanë dhe do të kenë një simpati të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata gjithmonë shpresën për një Shqipëri me të vërtetë demokratike e kanë patur tek ky simbol i demokracisë. Për këtë ata luftuan dhe u sakrifikuan gjatë periudhës gati gjysmë shekullore të sundimit komunist, pasi kishin bindje se vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’u vinte Liria Në këtë vend jetuan, punuan dhe u prehën shumë nga burrat e shquar të vendit tonë. Të përndjekurit politikë janë aleati më i besueshëm i vendit të demokracisë.

Lidhur me sa më sipër më lejoni t’ju tregoj një rast të jetës time në të kaluarën. Ishte viti 1951. Së bashku me dy shokë të klasës time, të nxitur edhe nga aeroplanët e NATO-s që hidhin trakte që përmbanin thirrje për revoltë, formuam një organizatë antikomuniste që shpërndante trakte në qytetin e Vlorës. Ishim të moshës 15 vjeçare, në klasën e parë të shkollës së mesme. Arrestohemi dhe mbyllemi në qeli. Gjatë hetimit hetuesi më pyeti:

  • A je penduar?

Unë iu përgjegja shkurt:

Më vuri para letër dhe penë dhe më tha :

Unë shkrova deklaratën e mëposhtme:

Deklaratë

Unë, Reshat Kripa, nga Vlora dhe banues po në Vlorë, në lagjen Vrenez, mbasi u pyeta prej hetuesit që proçedohem si pjesmarës dhe element kryesor i grupit me pseudonim “Atdhetari” që përbëhet prej meje, Myrteza Baboçit dhe Jorgo Beshos, në se jesh penduar për fajet e  kryera  kundër pushtetit ju përgjegja si më poshtë:

Unë Reshati deklaroj se rrugën që kam ndjekur duke treguar aktivitet kundër pushtetit, e quaj të drejtë për deri sa gjendja në vëndin tonë nuk  ka ndryshuar dhe se unë këtë ndryshim e pres nga  t’arratisurit e  jashtë shtetit anglo-amerikanët etj.

Këtë deklaratë e shkruaj dhe e nënshkruaj vehtë pa u imponuar sepse janë deponimet e mia.

Deklaron i burgosuri

Reshat   Kripa

 

Vlorë më 11-VIII-1951

Origjinalin e kësaj deklarate mund ta gjeni në dosjen time me numër 8445 pranë Arshivës së Ministrisë së Brendëshme dhe për këtë keni autorizimin tim për ta kërkuar.

E solla këtë shëmbull për t’ju treguar se kush kanë qenë Shtetet e Bashkuara te Amerikës për mua dhe për të gjithë të përndjekurit e tjerë. Ndaj, t’ju them të drejtën, u habita kur ju pashë pranë një grupi anonim përfaqësuesish të një të ashtuquajture “shoqëri civile” të financuar nga SOROS-i. U habita pasi pashë se midis tyre kishte shumë individë që dikur iu ishte ngjirur zëri duke thërritur kundër Shteteve të Bashkuar të Amerikës apo pinjollë të tyre dhe që tashti, çuditërisht na qenkan kthyer në dashamirës të mëdhenj të atij shteti të madh. Pjesmarrja juaj në të dhe heshtja po juaja kundrejt shkresës tonë na le shumë dhimbje. Po mundët, përgjigjuni.

Të gjithë jemi dakord se vendi ka nevojë për një reformë të vërtetë në drejtësinë shqiptare që është mbuluar nga korrupsioni. Por kjo reformë duhet të fillojë qysh nga periudha totalitare dhe deri në ditët tona. Në të kundërt ajo nuk do të jetë një reformëdemokratike dhe reale për vendin tonë. Ne kërkojmë që reforma në drejtësi të mbështetet në rezolutat numër 1096 (1996) “Mbi masat për të  çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve të mëparshme komuniste totalitare” dhe numër 1481 (2006) “Nevoja për ndëshkimin  ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste” të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës si dhe në rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në tetor 2006 “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri”.

Këtë letër mendova të mos ua dërgoja direkt juve por ta botojë në median e përditëshme dhe atë online për të pritur përgjigjen tuaj, në rradhë të parë, dhe më pas opinionet e lexuesve.

 

Me respekt

Kryetari

Reshat    Kripa

 

Adresa:            Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve

Antikomuniste Demokratë të Shqipërisë

Dega  Tiranë

Builevardi “Dëshmorët e Kombit”, godina 3

Tiranë

E-mail:kripareshat@yahoo.com

Filed Under: Opinion Tagged With: ambasadorit Amerikan, Letër të hapur, në Tiranë z. Donald Lu, reshat kripa

Fleckenstein: Nëse një qeveri nuk është më e aftë të funksionojë…Zgjedhje të reja?

July 21, 2016 by dgreca

Raportesi për Shqipërin Knut Fleckenstein thotë se zgjedhje të reja mund të ketë vetëm nëse një qeveri nuk është e aftë të funksionojë.

Në një intervistë për DW, i pyetur për ngërçin e reformës, Fleckenstein thotë: “Është e vështirë të gjesh një fajtor, por bie në sy se opozita, gjithmonë kur është menduar se gjithçka u vu në vijë, sjell diçka të re në tavolinë.”

Intervista

Zoti Fleckenstein çfarë menduat sot kur u zgjuat pasi patë zhvillimet në Shqipëri, apo ishit informuar që dje?

E di që dje në darkë dhe kam qenë deri sot në mëngjes në kontakt të vazhdueshëm telefonik me kolegët, me komisionerin Hahn. Nga distanca duket e vështirë të gjykosh, po qe se nuk do të jesh i padrejtë, por duket se të gjithë kanë besuar se kishin një rezultat të përbashkët dhe në fund kuptuan se sërish nuk ishte ajo e përbashkëta ajo që kishin arritur.

Nuk e lexuan mirë kompromisin politikanët shqiptarë, apo ku ishte problemi?

Arsyet ishin fillimisht tek i ashtuquajturi procesi i vetingut, çfarë roli kanë vëzhguesit ndërkombëtarë në procesin e përzgjedhjes së atyre që zgjedhin gjykatësit, për këtë u ra dakord, po ashtu nëse vëzhguesit ndërkombëtarë e refuzojnë një kandidaturë, si duhet ata ta argumentojnë këtë, pasi kjo u zgjidh, të gjithë kishim ndjesinë se pengesat e fundit u kaluan, por duket se Partia Demokratike i ka dhënë rëndësi faktit që kjo të aplikohej edhe në proceset e tjera të emërimit.

Nuk ishte sqaruar kjo më parë, pra përzgjedhja e anëtarëve të rinj të institucioneve si Këshilli i Lartë i Gjyësorit e Këshilli i Lartë i Prokurorisë?

Kjo ishte sqaruar fillimisht, që duhej të funksiononte në bazë të një sistemi tjetër, por PD-ja ka pasur përshtypjen se e kishte bërë të qartë se kjo që u negociua, vlen për të gjitha institucionet. Më duket se është e vështirë të kuptohet për njerëz normalë.

Një rrugë e vështirë e mundimshme për një kompromis? Pse kjo situate, ku qëndron fajtori?

Le të presim se çdo të arrijë të bëjë sot parlamenti, është e vështirë të gjesh një fajtor, por bie në sy se opozita, gjithmonë kur është menduar se gjithçka u vu në vijë, sjell diçka të re në tavolinë.

Konferenca e kryetarëve të enjten në mëngjes nuk gjeti zgjidhje, duket se edhe LSI-ja mbështet qëndrimin demokrat, megjithëse thotë se do t’i japë votat për reformën…

Edhe unë e kam dëgjuar këtë, duket se ata janë të mendimit, që në fund kishin rënë në ujdi që procedurat do të jenë të njëjta për të gjitha proceset e emërimit, por nuk ka qenë asnjë nga BE aty, kur ata në fund i biseduan këto gjëra, prandaj nuk mund të jap informacion se cila është e vërteta. Procesi ka qenë kaq i vështirë dhe i mundimshëm. Ekspertë europianë, amerikanë, Komisioni i Venecias, të gjithë kanë punuar për këtë, besoj se edhe nëse nuk ka dakordësi për ndonjë detaj, ujdia e përgjithshme duhet të jetë kaq e madhe, saqë kush e do këtë reformë vërtet, thotë Po.

Një nga kërkesat e demokratëve ishte që reforma nuk duhet të prekë sovranitetin e institucioneve, pika e debatit këtu ishte Operacioni Ndërkombëar i Monitorimit. E shikonit ju sovranitetin të rrezikuar?

Jo aspak, këtë e tregon edhe kompromisi që u arrit. Kjo është asistencë në një vend, ku drejtësia përcaktohet nga politika, pra të kesh nga jashtë njerëz neutralë që ndikojnë në këtë proces, me qëllim që të bëhet i mundur vërtet një fillim i ri. Nuk flasim për një demokraci të gjatë, të forcuar, por për një vend që përpiqet shumë, së paku disa, të riformësohet në një demokraci të fortë, ku drejtësia nuk është top në duart e politikës.

Domethënë besimi tek pala shqiptare mungon, se mund ta bënte këtë reformë e vetme ashtu si duhet…

Besoj se ne nga jashtë mund të ofronim një asistencë të mirë, çështja nëse sovraniteti kufizohet merr përgjigjen jo. Kjo sepse vetëm nëse parlamenti shqiptar thotë Po, kjo asistencë do të pranohet. Nëse parlamenti thotë jo, atëherë kjo mbaron.

Nëse Parlamenti Shqiptar e voton reformën, a mundet që Shqipëria të hapë negociatat në vjeshtë?

Nëse do të flisnim për Parlamentin Europian është e vetëkuptueshme, që Komisioni do t’i propozojë Këshillit që t’i fillojë sa më shpejt bisedimet e anëtarësimit. Nëse nuk arrihet shumica për këtë reformë sot, sepse ka kritika për këtë apo atë apikë, atëherë kjo nuk do të jetë më e mundur kaq shpejt.

Nëse kemi një Jo, prisnin zgjedhje të reja në Shqipëri, siç flitet?

Ka mundësi për të cilat nuk dua të spekuloj tani. Zgjedhje të reja ka vetëm, nëse një qeveri nuk është më e aftë të funksionojë, kjo varet nga dy partnerët qeveritarë. Por në rast tjetër, ose duhet pyetur populli me referendum, ose duhen vazhduar negociatat, deri sa të gjendet konsesusi në Parlament.

Si e shihni Shqipërinë nga larg, kaq shumë përpjekje, kaq shumë mundim për kompromis, ju jeni angazhuar shumë këto kohë…

Kam filluar ta dua këtë vend. Kam njohur kaq shumë njerëz, jashtë politikës që duan të japin kontributin e vet në vend. Shoqëria civile po fillon të zhvillohet. Kam njohur deputetë, jo vetëm në një parti, por në disa që e duan vërtet ndryshimin, prandaj ia vlen mundimi të ndihmosh këtë vend, popullin e këtij vendi që të ketë një jetë më të mirë.

Filed Under: Interviste Tagged With: Fleckenstein:, zgjedhje et reja

CFARE KA NDODHE SOT NE STANIN E POLITIKES RRETH REFORMES NE DREJTESI

July 21, 2016 by dgreca

Debati në konferencën e kryetarëve/

Rreth ores  09: 24 u mblodh konferenca e kryetareve, mungon Xhafaj, Meta ngre zerin: Xhafaj te vije ketu. Fillimishte mungonte Fatmir Xhafaj dhe Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar te PS-së.

Ilir Meta ngre zërin:  I kam kërkuar Xhafës të bëjë mbledhjen e Komisionit për të reflektuar menjëherë marrëveshjen e arritur edhe me partnerët ndërkombëtarë. Kjo mbledhje nuk është zhvilluar për habi të madhe dhe jemi në këtë situatë kur seanca në vend që të ishte një seancë solemne siç ramë dakord duke evituar debatet idiote politike që kanë shoqëruar këtë reformë që nuk janë bërë në përmbajtje të kësaj reforme, por janë bërë në mënyrë populiste dhe konfliktuale. Ne jemi një situatë të tillë. Xhafa ka bërë një deklaratë pasi kanë ardhur këtu anëtarët e PD dhe LSI. Ka bërë dhe disa insinuate. 

Dhe duhet të vijë këtu zoti Xhafa dhe të gjithë ekspertët që nuk patën kurajon për të dalë publikisht kur unë i ftova për të sqaruar këtë cështje, sepse historia e telefonit të prishuar ka mbaruar. Kam kërkuar transparencë që në fillim.

Konferencës së kryetarëve i bashkohet kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi dhe kreu i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Meta i kërkon Xhafës pse nuk kishte mbledhur mbrëmë komisionin e reformës në drejtësi për të rakorduar çdo gjë

Meta: Xhafa kam një pyetje të lutem, pse nuk e ke mbledhur komisionin e Reformës në drejtësi dje, siç të kam thënë për të rakorduar çdo gjë për seancën e sotme?

Xhafaj: E para njëherë ule zërin

Meta: Jo nuk e ul zërin, sepse nuk dua të toleroj situata të tilla

Xhafaj: Kam 3 vjet që dëgjoj një parrullë tënden “Me qetësi dhe me dashuri”. Këtu të paktën dashuria ka ikur, por të paktën të rrijë qetësia 

Xhafaj: Unë jam kryetar komisioni dhe kam shumë respekt për kryetarin e Kuvendit, por edhe Kryetari i Kuvendit duhet të ketë respekt për Kuvendin dhe për institucionet që ka kuvendi. E para unë nuk marr urdhëra dhe nuk besoj se do të keni menduar që do të më jepnit urdhër që të mbledh komisionin, por kam dëgjuar me vëmendje cilindo që është në atë karrige të nderuar të Kryetarit të Kuvendit.

Unë komisionin e kam mbledhur rregullisht në respekt të asaj që ka vendosur kuvendit. Komisionin e kam mbledhur conform rregullores. Ajo që ka bojkotuar komisionin ka qenë opozita. Unë do të kisha dëshiruar që gjatë gjithë kësaj kohë, sic po shtroni pyetjen sot ta kishit shtruar edhe më parë, të informoheshit.  

Berisha: Qeveria teknike, zgjidhje e dobishme

Ish-kryeministri Berisha në një prononcim për mediat nga jashtë ambinteve të Kuvendit ka folur për një marrëveshje xhentëllmenësh mes negociatorit Oerd Bylykbashi dhe negociatorit të PS Ëngjëll Agaçi.

Berisha: Mendoj se kush po e bllokon reformën edhe veshgjatët në Shëngjergj e kanë marrë vesh kush po e bllokon. Mendoj se është bërë në punë e jashtëzakonshme. Mendoj se nuk ka asnjë shkak për të mos e votuar. Nuk mund të paragjykoj se kush mund të jetë sepse ka negociata.

Janë 100% të zgjidhshëm, sepse në botën e qytetaruar marrëveshja xhentëllmen është respektuar pa shënime, prandaj quhet kështu. Çdo negociatë konfidenciale është jo në linjën e negociatave me proceverbal,  por në linjën e negociatave me mirbesim.

Tani pala tjetër thotë jo. Pala tjetër mohon marrëveshjen xhentëlmen. Për fat të mirë Ministri  i Drejtësisë  pohon atë që ka pohuar përfaqësues i marrëveshjes konfidenciale të Edi Ramës. Dëshmitarë është Ylli Manjani i cili nuk do i lejonte vetes kurrë që të dilet në krah të Bylykbashit dhe të pohonte se përfaqëuesi i Ramës e pohoi faktin që do jetë e njëjta skemë.

Është një keqardhje që marrëveshja xhentëllment po shkelmohet. Tani po luftojnë për zgjidhje të tjera që do kenë vetëm një kusht, moskapjen.

Çfarë mendon Berisha për qeveri teknike?

Berisha: Tezë është paraqitur shumë herët nga Basha dhe tani nga Meta. Do të ishte një zgjidhje e dobishme për të qetësuar gjakrat për zgjedhje, pra kjo qeveri është e paanshme për zgjedhje.

Madje Berisha postoi ne fb nje mesazh ku ate e informon qytetari dixhital:Rama nuk do votoje reformen.

Deputeti dixhital njofton:

Rama nuk do votoje reformen.

Ai po lufton te siguroje 71 vota per mocion per te shpallur zgjedhjet e parakohshme ne 45 dite! sb

“Mirembrema… Mos u genjeni Rama nuk voton neser Reformen.Te gjithe perpjekjet e Rames po behen per te siguruar mbi 71 vota… Nese kjo ndodh atehere neser ose pasneser mund te realizojne mocionin e besimit e ne vijim te shkojne per 45 dite ne zgjedhje te parakohshme. Dhe si shkak do te gjenin rrezimin eventual te reformes neser ose pasneser… per te cilen po perpiqen maksimalisht se bashku me aleatet e tyre prej te cileve thot ee ka marre mirarimin e skemes se tij…naten e mire, me respekt”.

 

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: ne Drejtesi, NE STANIN E POLITIKES, RRETH REFORMES

Reforma, bisedime për kapërcimin e ngërçit

July 21, 2016 by dgreca

*Sot paradite kryetari demokrat Lulzim Basha deklaroi se “nuk ka asnjë kusht të ri. Ky është një mashtrim i turpshëm. Partnerëve ndërkombëtarë sot dua t’u bëj me dije se çdo mashtrim që mund të kenë marrë dje nga pala kundërshtare bie përtokë me prova”/

*Kryetari i Parlamentit Meta ndërmjetëson negociatat mes ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së dhe kryetarit të PD-së Basha për formulën e emërimit të anëtarëve të dy institucioneve të Drejtësisë. Meta thirrje për një votë konsensuale “ndryshe jap dorëheqjen”./

Në Shqipëri parlamenti nisi sot paradite seancën e tij ku është parashikuar votimi i Reformës në Drejtësi, ndërkohë që ka ende çështje pezull. Mbrëmë përfaqësuesit e Partisë Demokratike kërkuan që formula e dakortësuar për përzgjedhjen e anëtarëve të komisioneve të verfikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të përdorej edhe për dy institucionet e tjera Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ambasada amerikane u shpreh “e zhgënjyer” për “kërkesën e re të zotit Basha” duke e cilësuar atë “të papranueshme”. Në deklaratën e saj ambasada përdori tone të forta ndërsa theksonte se “ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë”.

Sot paradite kryetari demokrat Lulzim Basha deklaroi se “nuk ka asnjë kusht të ri. Ky është një mashtrim i turpshëm. Partnerëve ndërkombëtarë sot dua t’u bëj me dije se çdo mashtrim që mund të kenë marrë dje nga pala kundërshtare bie përtokë me prova”, tha zoti Basha duke kujtuar se dy ditë më parë ai kishte deklaruar në një konferencë për shtyp se sipas formulës së dakortësuar për komisionet e verifikimit “përzgjidhen anëtarët e KLGJ-së jogjyqtarë dhe anëtarët e KLP-së joprokurorë”

Në hapje të seancës parlamentare, kreu i parlamentit deklaroi se “asgjë nuk duhet të pengojë miratimin e Reformës me konsensus”. Ai u tërhoq nga drejtimi i seancës për t’ju dedikuar ndërmjetësimit për “zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes zotit Basha dhe Shteteve të Bashkuara” duke ftuar që në këto përpjekje të angazhohej dhe ambasadori amerikan Donald Lu dhe kreu i delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin. Të dy ambasadorët të pranishëm në hapjen e seancës ju bashkuan menjëherë zotit Meta në zyrat e Parlamentit, ku më pas ka shkuar dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas kryetarit të parlamentit, negociatorët e partive politike duhet ndërkohë të përmbyllnin kthimin në një akt ligjor të marrëveshjes së arritur dje me ndërmjetësimin e Komisionerit europian Johannes Hahn, në mënyrë që më pas ajo të përfshihej në projektin e ndryshimeve kushtetuese nga Komisioni i Posaçëm parlamentar. Kjo çështje në fakt ishte pjesë e debateve të gjata në fillim të ditës edhe në Konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare. Zoti Meta në fjalën e tij bëri disa herë thirrje për domosdoshmërinë që Reforma të kalojë me konensusin e të gjitha palëve “në interest ë stabilitetit të vendit”. Ai deklaroi se votat e partisë që drejton, LSI-së janë të gjitha në favor të Reformës, duke njoftuar se nëse ajo nuk kalon me konsensusin edhe të opozitës, “do të jap dorëheqjen nga detyra e kryetarit të parlamentit, sepse nuk mund të rri në një parlament që funksionon me presione”, deklaroi zoti Meta.

Pak përpara se të niste seanca e sotme Delegacioni I Bashkimit Europian përmes një deklarate theksonte se “sot është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ne presim që Kuvendi do të votojë reformën historike të gjyqësorit. BE dhe SHBA kanë punuar në partneritet të ngushtë që nga fillimi dhe janë në dakortësi të plotë për të githa çështjet në diskutim. Ne presim që të gjitha palët të respektojnë angazhimin publik të shprehur dje për të votuar pro reformës”, përfundon deklarata.

Filed Under: Analiza Tagged With: Bisedime, për kapërcimin e ngërçit, reforma

Ditari i së dielës” i poetit dhe avokatit Sami Velcanit

July 21, 2016 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
 1.Libri me poezi : “Ditari i së dielës” i  poetit të mirënjohur,avokat Sami Velcani,është një zë i  veçantë plot muzikalitet,rimë dhe ritëm. Autori  ka një vizion të vetin mbi realitetin. Poeti në poezinë e tij shpalos besimin se duhet gjithmonë të përballet me sakrifica të ndryshme me durim dhe urtësi. Herë- herë poeti magjepset dhe përbetohet pas idealeve të mëdha të cilave u thur vargje madhore. Pjesët poetike na paraqesin pjesëza të vetvetes ,pjesë nga shpirti  dhe trupi i tij. Ja një copëz poezi e shkëputur nga libri: 
Mjegullat majat i përpiu
Si përpinë një dashuri
Shkëmb i shpirtit vetëtiu
U tret me mjegullën pa kufi…
 Kijrimin e këtij autori e shikojmë hera=herës në mundësi të reja në rimimin e vargut shpesh herë poezinë në dy rrafshe:në përsiatjet për idenë e ekzistencës në çastet e dëshpërimit personal dhe në prirjen e figurshmërisë së qartë   e të hapur  për tu bërë deri në fund i lexueshëm dhe i kuptueshëm
2.Te vëllimi me poezi:“Ditari i së dielës” cfarë mund të gjejej lexuesi?Shumkë dilema shqetësuese fshihen nëpër vargje,shuymë cështje dhe kategori vihen para pikëpyetjeve ose të paktën shumë  cështje të ekzistencës mbeten të hapura…Duke marrë në  analizë pjesë nga një poezi e këtij libri shqyrtojmë:
 Me një vajzë shkoja për stika
S’na shqitej nga duart rrëshira
I fërkoja duart e saj
Ajo me të miat
I fërkoja me ditët
Pa e ditur
Se ishin më të mirat.
 Vargjet  shpalosen përmes epiteteve me ngarkesë emocionale që përjashtohen dhe para plotësohen mes vetes  duke qëndruar pranë  e pranë. Këtu përdoret me mjeshtëri rima,ritmi dhe fjalët vijnë bukur dhe këndshëm.
Rrëshkas mes kujtimesh i shpenguar 
Tani nuk ka me fre  t’më mbajë lumturinë,
Jam zog  që në qiell nis udhën pa pushuar 
Dhe shkojë në parajsë të takojë Perëndinë…
Ka diçka naimjane besoj këto vargje  të skalitura mjeshtërisht e bukurisht nga dora e një mjeshtri të penës.
3.Lirikat e këtij poeti   mund të emërtohen dhe si refleksive meqë bashkë-frymojnë nuancat e ekzistencës  si: jeta,vdekja,shpresa,tragjizmi,malli,pikëllimi.
Fuqia tërheqëse e vëmendjes e ndjek këmba-këmbës poetin nëpër botë,ajo është një magji e gjithë pushtetshme. Dihet që fati është përcaktim sovran,që nuk të ndërron  dhe as nuk e ndërron dot,që nuk ta falin e as fal dot.
Ëndërroj pa fund
Kredhur në vetmi
Vjeshta gjethet shkund
Për sytë  etu gri…
 Poezia është karakteristikë për figuracionin  e veçantë,vihen re figura që hapin horizonte të paanshme,të pafundme.
Poezia me temën e dashurisë merr tone dhe ngjyra të veçanta,para së gjithash nga cilësia  e të menduarit. Psh si ngjyra e gjetheve në vjeshtë dhe buhisja  e lulërive në pranverë.
Vet realiteti i ngarkuar me tension e çekuilibrime shpirtërore  e morale,reflektohet në tërësinë e botës krijuese të poetit dhe në krejt vëllimin në veçanti. Nga kjo perspektivë  le të marrin furtunën dashurinë. Tingëllon si jehonë kujtimi si një e kaluar e perënduar që të braktis apo e braktis. Tingëllon po ashtu sidomos fraza lirike poetit si një fat ekzistencial nga i cili nuk ke si ikën. Një kujtim dashurie kështu natyrshëm shndërrohet në mendim,në urti,ngrihet në shkallë të rezonancës filozofike e ngarkuar me shijen e melankolisë apo me jehona të largëta elegjike. Duke i rezistuar prirjes  emocionale në llogari të njohjes ,vetë njohjes si një ligjshmëri ekzistenciale,dashuria në stacionin e fundit shfaqet si proces që  lëviz brenda një rrethi. Përmbushjet kuptimore  të këtij udhëtimi pafund shpesh të sjellin një shije të mistershme,qiellore.
Netët na dhunojnë në fytyrë
Njësoj si dje si sot,qëkur s’mbahet mend
Ikja jonë
Paska peshë të rëndë.
Herë herë në poezi mbizotëron fryma elagjike dhimbja pushton shpirtin e poetit si stuhi e pashmangshme. Cikli i jetës në realizim, e sipër nuk kursen as njerëzit e tij më të dashur të cilët ai i ka në zemër gjithmonë edhe kur  ata nuk ndodhen më fizikisht pran poetit. Vdekja rrëmben shpirtra në paqen e  përjetshme.
Ike e me vete more dimrat
Mua më le të gjithë zjarrin
Shpesh e kujtoj ditën e ikjes
Se baballarët kur ikin
Për bijtë lënë pas vetëm mallin.
4.Me veprën e tij poetike autorit i duket sikur fillon një projekt të ri poetik që përmes një vizioni global depërton  thellë në realitetin e përditshëm. Është një poezi e frymëzuar nga reflekse  ekzistenciale të aktualitetit shqiptar.
Unë jam bir  i një ëndërr të virgjër.
Me hienat modernë s’bëjë kompromis
Ndaj nga qiejt e mi  kërkoj përgjigje
Dhe grinë e reve e mbaj si një filiz mbi kurriz.
5.Poeti Sami Velcani përpos  botimeve të tjera është një poet i cili me frymëzimin e tij sjell  një aromë të këndshme fjalësh dhe meditimesh.

Filed Under: LETERSI Tagged With: ami Velcanit, Ditari i së dielës, Gezim Llojdia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT