• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

4th July – 240-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

July 3, 2016 by dgreca

Presidenti i ndjerë i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, pati thënë se: “Ne shqiptarët i duam Amerikanët, sepse ata na dhuruan lirinë, që ne dëshironim – pikërisht për këtë ka një respekt ideal. Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha”/
Nga Beqir SINA/NEW YORK : Si  sot 240 vjet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qytetet dhe lokalitetet, bazat ushtarake dhe familjet amerikane në gjithë vendin e jashtë saj, anë mbanë botës, janë duke u përgatitur për të festuar ditëlindjen –  Ditën e Pavarësisë 4 Korrikun 1776.
 Qyteti i Nju Jorkut – New York City – i njohur në SHBA, dhe mbarë botën, si një nga qytetet më të mëdha në festimin e Ditës së Pavarësisë së vendit, më 4 korrik, është sot në mbrëmje qyteti i Fishekzjarreve, të sponsorizuara nga super kompania e dyqanve te tregëtise  Macy-së, e cila tërheq sot përgjatë brigjeve të ishujve të saj më shumë se 5 milionë spektatorë, dhe mbi 100 milionë tele-shikues, në të gjithë SHBA, në trasmetimet e këtij spektakli madhështor në TV, internet dhe medien sociale, nga eskluziviteti i TV NBC-së .
 Ky vit është 240 vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  dhe 40 vjetori i festimit më të madhë me fishekzjarre nga supermarketi Macy-së, ku kan për t’u shfaqur më shumë se 56.000 efekte piroteknike – spektre të ndryshme me fishkezjarre.
240-vjetori i Pavarësisë së SHBA:
Ditën e Pavarësisë-Ditëlindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik, 1776, sot e nderon me pietete të mëdha çdo amerikan. Mbasi ajo është një ditë, e cila festohet në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke filluar me parada madhështore, parada  ushtarke e sportive me motive patriotike, me dalje të organizuara në ekskursione dhe pikniqe familjare, dhe do të mbyllet me një natë të koncerteve dhe spektakleve me hedhjen në qiell të tonelatave të fishekzjarreve.
“Amerika e bukur”. “Shtëpia e lirë dhe e të guximshmeve”. “Toka e mundësisë”. – “America the beautiful”. “Home of the free and the brave”. “The land of opportunity”, këto janë frazat që ne do të dëgjojmë në mënyrë të pashmangshme, edhe në këtë 4 Korrik, që vjen si një kremtim solemn teksa Shtetet e Bashkuara po festojnë, sot përvjetorin e 240-të, kur u deklarua Pavarësia e saj. Nuk ka asnjë dyshim që ky është një festim madhështor patriotik i çdo amerikani  – dhe është një arsye më shumë për të vendosur në çdo shtëpi flamurin amerikan.
Dita e Pavarësisë, është dita kombëtare e Shteteve të Bashkuara:
Çdo vit, më 4 Korrik (si sot 4 Korrik 2016), amerikanët festojnë së bashku me familjet e tyre, lirinë dhe pavarësinë me pikniqe, dhe grumbullime familjare në oborret e tyre ose nëpër parqet e laokaliteve dhe qyteteve amerikane. Autoritetet, shtetërore dhe federale kanë mobilizuar mijëra oficerë të policisë, për të patrulluar rrugët dhe sheshet e qendrave të banuara, si shkak i masave të larta të sigurisë kombëtare. Forca të tjerë të ruajtjes së rendit – shtesë do të sigurojnë duke ruajtur , stadiumet, spitaalet, stacionet e etrenave dhe autobusve, metrote dhe aeroportet, si dhe hotelet dhe pikat tërheqëse për turistët, sidomos kjo në qytetet më të mëdha përfshirë Nju Jorkun.
 Miliona njerëz si për shembull në New York, dhe në disa shtete të SHBA do të jenë në gjendje të gëzojnë sonte atë spektakiln e mahnitshëm me fishekzjarre, dhe që është bërë tradicional i cili është mbresëlënës dhe është një natë e shumëpritur. Aktivitetet lidhur me ditën e pavarësisë që përfshijnë dhe garat dhe ngjarjet sportive, e koncerte në skena të hapura me këngëtarë nga më të njohurit në SHBA.
Deklarata e Pavarësisë së SHBA
Deklarata e Pavarësisë është një dokument, nëpërmjet të cilit 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut, shpallën veten të pavarur nga Mbretëria e Bashkuar. Dokumenti u ratifikua nga Kongresi Kontinental më 4 Korrik, 1776. Deklarata e Pavarësisë është një nga simbolet e lirisë, dhe më të dashura e të nderuara të Shteteve të Bashkuara.
240-vjetori i Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ose Ditëlindja e Amerikës , është dita kur lindi Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta amerikane, është ditë gëzimi, jo vetëm e amerikanëve, por tashmë është bërë pjesë edhe e kombit shqiptar që e konsiderojmë Amerikën shtëpinë e dytë dhe mikun e përjetshëm të shqiptarëve
 Sot, më 4 Korrik 2016, u mbushën 240 vjet nga dita, që kur burrat më të ndritur të kombit Amerikan, nënshkruan.
Deklaratën e Pavarësisë, duke u betuar, ashtu siç thuhet edhe në deklaratë, për nderin e tyre, të kombit të cilit ata i përkisnin.
Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, dhe përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, që në një gjuhë më të thjeshtë janë Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë. 
Kur gjatë luftës për çlirimin e Kosovës shtrohej pyetja pse amerikanët duhet të vdesin për Kosovën, natyrshëm dilte përgjigjja e këtij kombi të madh: se burrat më të ndritur të këtij kombi, më 4 Korrik, si sot, 240 vjet më parë, kishin vendosur të krijojnë shtetin e bazuar në lirinë dhe të drejtat e barabarta të secilit komb.
Trashëgimnia dhe porosia e tyre e çoi Amerikën në luftë, për të mbrojtur principet e lirisë dhe demokracisë amerikane edhe në Kosovë, dhe të gjitha ato vende të shtypura nga diktaturat dhe sundimet ideologjike, dhe diktatoriale mohimin e privimin e lierisë. Për, Amerikën gjëja më e shenjtë, e cila simbolizon edhe këtë ditë, është fjala liri e demokraci. Pra, liria e Kosovës dhe e shqiptarëve në vite, ishte emër kuptimplotë për Amerikën dhe kombin shqiptar.
4 Korriku i SHBA, kumbon thellë në zemër të çdo amerikani – tek tri fjalët e para të Kushtetutës amerikane, “We the People”, “Ne populli”, për të theksuar rolin e rëndësishëm që shtetasit amerikanë kanë në qeverinë e Shteteve të Bashkuara:
Ato tre fjalë u bëjnë thirrje amerikanëve të mos harrojnë se përveç pushtetit që ata ushtrojnë ndaj qeverisë, nëpërmjet të drejtës së tyre të votës, ata duhet të mbajnë edhe përgjegjësinë për lirinë e vendit të tyre.
Besojmë se askush më mirë se ne shqiptarët, nuk e ka kuptuar këtë, askush më mirë se ne shqiptarët nuk e di faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë betuar në nderin e tyre dhe që demokracia, liria e popujve, të mbrohet atje ku ajo dhunohet dhe shtypet. Ngase, armiqtë më të mdhenj të Amerikës, nuk janë popujt, por janë diktaturat e diktatorët, shtypja e popujve liridashës, skamja dhe mjerimi i tyre.
Miku më i madh i Amerikës, është ai komb që do dhe lufton për paqen, lirinë dhe demokracinë, jemi ne shqiptarët.
4 Korriku, Dita e Pavarësisë amerikane, në këtë çerek shekulli, liri e demokraci të popullit shqiptarë, aq sa i përket sot kombit Amerikan, po aq na përket edhe shqiptarëve, kombit Shqiptar. Kombi shqiptar feston 4 Korrikun, ashtu siç feston 28 Nëntorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar, ashtu si feston çlirimin dhe lirinë e pavarësinë e Kosovës, 12 qershorin 1999, e cila i është mirnjohëse për jetë Shteteve te Bashkuara te Amerikës.
Presidenti i parë historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, ia ka dedikuar sa ishte gjallë, gjithë këtë mrekulli admirimit dhe respektit që kanë shqiptaret për Amerikën, presidentëve Uilson,  Regan, Klintonit, që i tha ndal genocidit në Kosovë me intervenimin ushtarak sulmet ajrore të NATO-s, por edhe me “Vijën e Kuqe” në prag të Krishtlindjeve të Presidentit George H. Bushit, por edhe presidentit George W Bush kur deklarojë në Tiranë pavarësinë e Kosovës.
Mbasi ishte George W. Bush, i cili i vizitoi për herë të parë trupat amerikane në Kosovë, fill pas inaugurimit presidencial, dhe në vizitën e parë të një presidenti amerikan në detyrë, kur vizitoi Tiranën, dhe deklaroi se “Kosova vetëm e pavarur nga Serbia, dhe, “Mjaft, është Mjaft”.
Presidenti i ndjerë i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, pati thënë se: “Ne shqiptarët i duam amerikanët, sepse ata na dhuruan lirinë, që ne dëshironim – pikërisht për këtë ka një respekt ideal. Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha”. 
Ndërkohë, sot më 4 Korrik 2016, kur Shtetet e Bashkuara po kremtojnë 240-vjetorin e Pavarësisë së saj kombi shqiptar dëshiron të tregojë me sinqeritetin e tij se shqiptarët, u janë mirënjohës miqve të tyre të shumtë amerikanë, ndër të cilët presidentit Woodrow Wilson, për përpjekjet që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për kombin tonë dhe për ruajtjen e miqësisë shqiptaro-amerikane.

Filed Under: Histori Tagged With: 4 July, Beqir Sina, dr, Ibrahim Rugova

4 Korriku, dhe një fishekzjarr për Ambasadorin Lu

July 3, 2016 by dgreca

Nga Rafael Floqi*/

Sot, kur po mbushen 240 vjet nga Pavarësia e SHBA-së , dua të uroj më fort 4 Korrikun, ditën kur Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë, e cila shënon lindjen e këtij vendi 240 vjet më parë. Ishte 4 Korriku i 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike. Ndaj kur të jeni duke parë fishekzjarrët të shpërthejnë në ajër më 4 Korrik, ju mund të filloni të ndiheni disi më patriotë si amerikanë dhe si shqiptarë duke vlerësuar lirinë, pavarësinë dhe drejtësinë për të gjithë. Amerika ka bërë një rrugë të gjatë për të arritur të bëhet ky vend i madh, ndoshta  në asnjë mënyrë krejt i përsosur por në përmirësim. Dhe ky 4 Korrik, mes fishekzjarrëve na le të kuptojmë se demokracia është një udhëtim drejt lirisë pa kthim.

Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve është njëri ndër dokumentet, ndoshta dokumenti politik më me rëndësi në botë, që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetesën dhe rritjen e këtij vendi, por është gjithashtu edhe dokumenti, i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anë e mbanë botës.

Në këtë datë të shënuar historike e politike për mbarë njerëzimin, e sidomos, për shqiptarët e veçanërisht për ne shqiptaro-amerikanët Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një nga ngjarjet e cila përjetohet me ndjenja të veçanta vlerësimi dhe mirënjohjeje nga populli shqiptar i Shqipërisë, Kosovës dhe i kudondodhur në trojet e veta dhe në diasporë.

Të kalojmë tani në Shqipëria. Në këtë kohë krize politike, ka një përpjekje për të kanalizuar debatin rreth kundërshtarëve të reformës dhe mbështetësve të saj, duke i etiketuar, disa si “ proamerikanë ” dhe disa si “antiamerikanë”. Në fakt në tërësi ky klasifikim është spekulativ dhe shumë larg së vërtetës. Thelbi i debatit nuk është se kundërshtarët e reformës janë kundër SHBA e BE, meqë Brukseli dhe Uashingtoni mbështesin reformën në Shqipëri. Thelbi i krizës është se, a duhet të jenë ndërkombëtarët, apo partitë politike shqiptare, përzgjedhëse të gjyqtarëve dhe prokurorëve? Por ç’na mëson 4 Korriku për këtë. Shpallja a pavarësisë së SHBA-ve, shënon lindjen e modelit shtetëror të bazuar në vlerat universale të lirisë, demokracisë dhe prosperitetit. Gjatë gjithë historisë, popujt kanë besuar se të drejtat e tyre vinin nga qeveria, mbreti ose pushteti, dhe si të tilla ato mund të shkeleshin e të mohoheshin sipas dëshirës e qejfit të qeverisë, ose mbretit, pasi, sipas tyre, ato ishin privilegje që akordoheshin e hiqeshin sipas dëshirës së pushtetit në fuqi.

Shpallja e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara hodhi e poshtë këtë besim ose nocion, një herë e mirë, duke shpallur se të drejtat, personit dhe popullit nuk i jepen nga qeveria, por nga vetë Krijuesi. Përveç rëndësisë historike, vetë fjalët e shprehura në Deklaratën e Pavarësisë kanë një domethënie të madhe. Fjalët e 33- vjeçarit, Thomas Jefferson, se “të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, dhe gëzojnë nga Krijuesi disa të drejta të patjetërsueshme, ndër të cilat ato të jetës, lirisë dhe përpjekjeve për lumturi,” të botuara nga Kongresi Kontinental më 4 Korrik 1776, janë vetëm një shembull i frazave kuptimplote të Deklaratës së Pavarësisë.

Ky dokument nuk ishte as deklaratë lufte, dhe as deklaratë e pavarësisë amerikane nga sundimi britanik:”Shtetet e Bashkuara kishin vepruar si një vend i pavarur edhe para Pavarësisë. Prej më se 1 viti vazhdonte lufta kundër sundimit britanik. Por më 4 Korrik 1776 u bë një deklaratë zyrtare se nuk do të kishte kthim prapa”.

Që nga ai moment amerikanët e kanë marrë shumë seriozisht lirinë. Megjithatë, amerikanët nuk e shohin origjinën e tyre si komb të lidhur me fitoren ushtarake. Në vitin 1776, kur u shpall Pavarësia, duheshin ende 6 vjet para se Britania të pranonte disfatën. “Në atë kohë John Adams, një prej baballarëve të kombit amerikan, pat thënë se aspekti ushtarak nuk ka rëndësi, dhe se revolucioni i vërtetë ishte ndryshimi që ndodhi në zemrat dhe mendjet e amerikanëve para vitit 1775”.

Me gjithë rëndësinë simbolike që kishte 4 Korriku për amerikanët, Kongresi nuk e shpalli atë si festë kombëtare deri në vitin 1870. Ndërkohë, kjo datë ishte shndërruar në një simbol të lirisë në një mënyrë të paparashikuar më parë.

Një simbol lirie kaq aktual tani për gjendjen në Shqipëri tani. Ambasadori amerikan, Donald Lu, i cili ka qenë shumë aktiv në inkurajimin e PD-PS për t’i dhënë fund odisesë me reformën në drejtësi, ka lëshuar disa ditë më parë (kur i ka ardhur në majë të hundës) një deklaratë, ku pohon se hartuesit e këtij drafti po përballen me presione politike. Diplomati amerikan apelon që ndryshimet kushtetuese të zbatohen me përpikmëri, ndërsa politika të punojë ditë e natë për të miratuar sa më shpejt reformën në drejtësi. Deklarata e tij erdhi gjatë një konkursi për historinë amerikane. “Në Shqipëri po ndodhin ndryshime të rëndësishme, tha ai. Kohët e fundit pata një bisedë me një mik timin shqiptar. Ai është një prej atyre që punojnë për reformën në drejtësi, duke shkruar ndryshimet kushtetuese, të cilat shpresojmë se do të ndryshojnë vendin.. Shpresoj që do të ndihmosh të shkruhet historia e njerëzve të zotë që sakrifikuan çdo ditë, për muaj dhe vite për reformën, për të ndryshuar këtë vend. Ashtu si Hamilton-i në SHBA edhe ata po punojnë nën presionin e kolegëve të tyre dhe politikanëve të fuqishëm për të shkruar Kushtetutën e këtij vendi, e cila do të zgjasë për shekuj”. Ambasadori Lu i bëri thirrje politikës të punojë për ta përfunduar  këtë reformë. “Shqipëria po kalon faza shumë të mira. Prandaj i bëj thirrje politikës të punohet ditë e natë për reformën gjyqësore. Reforma gjyqësore duhet të zbatohet që të ketë rezultate”, apeloi ai.

Por pse 4 Korriku është aktual për shqiptarët?. Si shqiptaro amerikan kur mësoj nga lajmet se ambasada amerikane, ka shtypur një projekt- kushtetutë të Shqipërisë dhe ua ka shpërndarë deputetëve, ndjehem i dyzuar midis dashurisë për vendin tim të vogël dhe vendin tim të madh. Nga njëra anë më vjen rëndë, se si luhet me fjalët sovranitet e ç’ kuptim u japim. Dhe me kujtohet fjala e një pedagogu amerikan te gazetarisë, kur me thoshte se sa relativ është ky koncept, (ishte koha e ndërhyrjes amerikane në Grenada ). Gjyko vetë, më thoshte, cili është sovraniteti i Grenadës, po ai i Rusisë?

Nuk do ta doja kurrë vendin tim, një ”republikë bananesh” dhe as asnjë ambasador për guvernator. Megjithatë është e vërtetë që në Kushtetutë të Shqipërisë, do sanksionohet dorëzimi i një pjese të sovranitetit të vendit nga politikanët shqiptarë tek institucionet perëndimore. Nuk është një gjë e këndshme, por është një nevojë për të shkuar drejt një drejtësie më të pavarur, pasi aty kemi mbërritur.

Por duke lënë jashtë dyzimit tim pikërisht ne këtë 4 Korrik E kuptoj pse bëhet kjo ndërhyrje në pamje të parë e pa takt, e kuptoj se pa një sistem të pavarur drejtësie nuk ka shtet të mirëfilltë, se shteti ka rënë. E kuptoj se kjo ndërhyrje është një “tough love” e një vëllai të madh, për një vëlla komb të vogël, që si fëmija ka nevojë për dorën e dikuj që të mësojë të eci. Atëherë kuptoj më mirë. Më mirë sesa një palo, apo palaço-parlament, pse bëhet kjo ndërhyrje jo aq diplomatike.

Dhe 4 Korriku më bën ta kuptoj më mirë atë. Ta kuptoj edhe përgjigjen e asaj pyetjes latine për gjyqtarët dhe drejtësinë , “Quis ipso custodiem?”(Kush do t’i kontrollojë gardianët?)

E kuptoj dhe ambasadorin Lu,  pse përmend Hamiltonin, e kuptoj pse ai u drejtohet të rinjve shqiptarë, e kuptoj pse ai është i zhgënjyer nga levantizmi i politikës sonë. E kuptoj atë që edhe ai e ka kuptuar, se fjala besë ka lindur aty ku nuk ka besë. E kuptoj më mirë dhe pesimizmin e Konicës që thoshte se “Shqipërinë e bënë idealistët, shpëtoi nga rastësia dhe po e varrosin politikanët” Dhe besoj se edhe pa e ditur thënien e këtij shqiptaro-amerikani të madh Ambasadori Lu, kuptoj  gjë që dhe politika amerikane e ka kuptuar, ndaj e toleroj dhe i jam mirënjohës, në emër të gjithë shqiptarëve, që nuk po e lë Shqipërinë të bjerë në atë që s’ia thoshte dot goja Konicës, në vetë- shkatërrim, në “self-distruction”.

Ndaj kur u kthehem fjalëve të amerikanit të madh, Aleksandër Hamilton,e kuptoj më mirë rëndësinë e 4 Korrikut, i kuptoj më mirë dhe fjalët e një prej etërve  të vendit tim të madh, kur në letrat “Letrat e Federalistit, në faqen 78, shkruan,“…pavarësia e gjyqtarëve mund të jetë garanci thelbësore ndaj pasojave të depresioneve të rastësishme të shoqërisë, jo vetëm në rastin e shkeljeve të Kushtetutës. Nganjëherë këto shkelje nuk janë më shumë sesa cenime të së drejtave private të kategorive të veçanta të shtetasve për shkak të ligjeve të padrejta dhe të njëanshme. … Çdo njeri i matur duhet të çmojë gjithçka që synon të krijojë ose të forcojë këtë frymë në gjykatat, pasi askush nuk mund të jetë i sigurt se nesër nuk do të jetë viktimë e frymës së padrejtësisë, paçka se sot ai mund të nxjerrë ndonjë përfitim prej saj. Çdo njeri duhet ta ndjejë tani se prirja e pashmangshme e kësaj fryme [të padrejtësisë] është gërryerja e themeleve të besimit publik dhe privat dhe zëvendësimi i tij me mosbesimin dhe pasigurinë e përgjithshme.” Duken si fjalë të shkuara për Shqipërinë sot, vërtet, apo jo?.

Ndaj nuk më duhen, as mua, as Shqipërisë pavarësisht prirjeve politike, as fjalët e sheqerosura në hipokrizi triumfatore e elokuente, rilindase të Ramës, as kapja pas qimes së kashtës dhe paranoja e Bashës, as manovrat tinzare “me sovranitet” prej skileje plakë të Berishës, e as fjalët plot miradije dhe me torba bosh të Metës. Shqiptarëve u duhet super-njeriu që kërkoi më kot Migjeni, i duhet ai që lind nga një ideal pozitiv, për një kohë të re , që s’qenka aq e re, na duhet ajo, çka amerikanet po na e mësojnë. Ajo që ata e dinë prej 240 vjetësh, se liria individuale sigurohet, kur “Populli vihet përpara Shtetit”.

Në frazën ndoshta më të famshme të nxjerrë nga teksti i Shpalljes së Pavarësisë Amerikane, mete cilën fillojnë dhe pyetjet e provimit të nënshtetësisë amerikane, thuhet se , “Ne i konsiderojmë këto të vërteta si krejtësisht të qarta se të gjithë njerëzit janë krijuar me të drejta të barabarta, se Perëndia u ka falë atyre disa të Drejta të pamohueshme, ndër të cilat janë Jeta, Liria dhe mundësia për të ndjekur suksesin dhe lumturinë”.

Mesazhi kryesor i kësaj dite si për amerikanët ashtu edhe për popujt anë e mbanë botës është se këto mund të jenë fjalët më me rëndësi në historinë e njerëzimit – “se Perëndia dhe natyra, dhe jo qeveria, mbreti ose parlamenti – jo vetëm amerikanëve por të gjithë njerëzve kudo, u ka falur të drejta themelore dhe të pamohueshme. Dhe se qeveritë krijohen nga populli për të vetmin qëllim e që është për t’i shërbyer atij në mbrojtjen e këtyre të drejtave natyrore dhe në ushtrimin e tyre në mbështetje të qytetarëve”.

Sot 4 Korriku për shqiptaro-amerikanët është si një Ditë Falënderimesh, e cila shijohet më së miri pa bujë, por duke medituar për Shqipërinë, për Dheun e Atit, për Dheun e Nënës pikërisht para 21 Korrikut.

Sot është koha, siç thoshte Napolon Bonaparti kur “Asgjë nuk është më e vështirë dhe prandaj më e vlefshme, sesa aftësia për të vendosur.”

Prandaj le ta lëshojmë një fishekzjarr në këtë 4 Korrik sot, edhe për mikun Lu,-se, duke theksuar se liria vjen nga drejtësia.

Dhe Gëzuar!

Autori është kryeredaktor i Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës

Filed Under: Featured Tagged With: 4 korriku, fishekzjarre per ambasadorin LU, Rafael Floqi

Tre vjet më vonë shteti a është më shtet se ishte

July 3, 2016 by dgreca

Nga Skënder Buçpapaj/
Premtimi më 2013 i ekipit Rilindja të Edi Ramës ishte rikthimi në Shqipëri i shtetit me të gjitha funksionet e tij.Fjalori në përdorim aktual i Gjuhës së Sotme Shqipe ka dy përkufizime thjeshtëzuese për shtetin: “organizatë politike që përfshin të gjitha organet e qeverisjes së një vendi (organin ligjvënës, organet ekzekutive, organet gjyqësore etj.)” dhe “njësi territoriale-administrative me vetëqeverisje të brendshme në disa vende borgjeze me organizim federativ’. Fjalorët perëndimorë e përkufizojnë shtetin “person juridik territorial sovran, formuar nga organizata politike e një grupi social të shtrirë në mënyrë të qëndrueshme mbi një territor” dhe “një komb apo territory i konsideruar si një bashkësi politike e organizuar nën një qeveri”.

Përkufizimet e mësipërme nuk do të ishin të plota pa sqarimin që bën Enciklopedia Britanike se “shteti dallohet nga grupet e tjera sociale nga qëllimi i tij (vendosja e rendit dhe sigurisë), metodat (ligjet dhe zbatimi i tyre), territori (sipërfaqja nën juridiksion), dhe sovraniteti.

I ashtuquajturi shtet në Shqipëri çalon totalisht në të katër dalllimet e mësipërme.

Dallimi i parë dhe themelor i shtetit nga faktorët e tjerë është qëllimi i tij për të vendosur rendin dhe sigurinë. Nga kjo pikëpamje, me të drejtë gjithkujt i lind pyetja: a ka ndryshim të dukshëm të shtetit të këtyre tri viteve nga ai i mëparshëm. Faktori krim realisht nuk është dobësuar, nuk është bërë më pak alarmant se tri vite më pare. Faktorët që i mbështetin interesat e tyre politike, ekonomike, juridike tek faktori krim nuk janë pakësuar dhe nuk janë dobësuar. Të dyja palët janë rritur dhe janë fuqizuar. Reaksioni ndaj çdo ndryshimi është bërë më i fortë dhe më i sofistikuar brenda në vetë institucionet e shtetit, brenda në vetë pushtetet përbërëse të sistemit. Kundërshtimi ndaj krimit, ndaj partneritetit politiko-ekonomiko-juridik me krimin është zvogëluar dhe dobësuar më shumë. Nga ana statistikore, krime të ndryshme apo lidhje të ndryshme të krimit mund të shprehen me shifra më të ulëta se më parë, të tjera, ndërkohë marrin përmasa të reja gjithnjë e më sfiduese ndaj çdo aspirate për shtet, rend dhe siguri. Më i pasigurt se kurrë, më i pafuqishëm se kurrë është individi i thjeshtë, është qytetari i papërfshirë në formacionet e pushteteve institucionale dhe jashtinstitucionale të vendit.

Edhe dallimi i dytë, ai i metodës, pra roli i ligjit dhe i mënyrës së zbatimit të tij nuk ka ndryshuar në thelb as krahasuar me periudhën e afërt të para tri viteve, as krahasuar me periudhën 26 vjeçare të tranzicionit, as krahasuar  me periudhën 46 vjeçare të diktaturës. Ligji, i shkruar dhe i pashkruar, hartohet dhe zbatohet nga të fortët kundër të dobtëve. Për qytetarin e thjeshtë i vetmi faktor mbrojtës është shteti, sepse qytetari i thjeshtë nuk ka mjetet financiare, nuk ka njohje dhe miqësi, nuk është pjesë e klaneve. Të humburit janë viktimat dhe të dëmtuarit nga shkelësit e ligjeve, nga kriminelët dhe keqbërësit. Të fituarit janë shkelësit e mëdhenj të ligjit, fushëveprimi i të cilit kap vetëm shkelësit e vegjël dhe kundërvajtësit. Më të njerkës janë të miturit, grate, të moshuarit, romët, të papunët, të varfërit, më të nënës janë uzurpuesit, dhunuesit, përdhunuesit, mafiozët. Duke mos gjetur asnjë shkëndijë shprese tek i ashtuquajturi shteti i tij, qytetari i var shpresat, shpesh në mënyrë abstrakte dhe utopike tek ambasadat kryesore perëndimore në Tiranë, tek personaliteti i ambasadorëve të caktuar, si dhe tek ashpërsimi i qëndrimeve të faktorëve të jashtëm aleatë ndaj faktorëve të brendshëm qeverisës.

Në Shqipëri nga të gjithë të zotët e vendit flitet për shtet të qytetarëve. Ta ndërtosh shtetin e qytetarit domethënë ta mbrosh shumë qytetarin, ta përkrahësh shumë qytetarin, t’i shërbesh më shumë e më mirë qytetarit dhe, në shkëmbim, për ta kryer sa më mirë këtë mision, t’i kërkosh më shumë se më parë qytetarit. Në këto tri vite raporti i shtetit ndaj qytetarit nuk është përmirësuar, nuk është më i mirë respekti i ndërsjellët as përkushtimi i ndërsjellët. Raporti mes sundimit dhe shërbimit nga ana e shtetit ndaj qytetarit është rritur në aspektin e pare – të sundimit dhe është zvogëluar në aspektin e dytë – të shërbimit.

Qytetari dhe shteti kanë të drejta dhe detyra ndaj njëri tjetrit. Të drejtat e qytetarit janë detyra të shtetit. Detyrat e qytetarit janë të drejta të shtetit. Sa më shumë të respekohen, sa më pak të shkelen ato, aq më në përkryerje e në harmoni funksionojnë shteti dhe shoqëria.

Këto tri vite është folur shumë për detyrat e qytetarit ndaj shtetit, ku mendohet se ky i fundit në periudhën e tranzicionit kanë çaluar. Edhe në diktaturë flitej për të drejta dhe detyra, për raporte mes tyre. Dhe sllogani më i përdorur ishte: askush nuk mund t’i kërkojë të drejtat pa i përmbushur një për një detyrat. Kështu, çdo qytetari, sapo trokiste në një zyrë të shtetit, menjëherë i mbyllej goja. Në çdo sistem, vërtet, qytetari ka detyra ndaj shtetit. Detyra e tij e pare është pagesa në kohë e taksave dhe tatimeve, pa i fshehur asgjë shtetit. Edhe në sistemet më të përkryera ndodh që qytetari nuk e përmbush si duhet këtë detyrë apo detyrat e tjera. Sistemet, sa më të përkryera, i kanë mjetet e tyre për të bërë që qytetari t’i përmbushë detyrimet, nga më i varfëri tek më i pasuri. Por i kanë edhe mjetet për të nxitur pasurimin e qytetarëve dhe për të penguar varfërimin e tyre. Dhe i përkryejnë ato papushim. Nga ana tjetër qytetari ka të drejta të cilat shteti është i detyruar t’ia përmbushë atij edhe kur qytetari ndodhet prapa hekurave, pra edhe kur është i dënuar me heqje lirie.

Dobësimi i raporteve mes qytetarit dhe shtetit shënon dobësimin e shoqërisë dhe dobësimin e shtetit. Të gjithë kemi pohuar me një gojë, për shembull, se më 1997 ra shteti. Askush në botë nuk e besonte se aq lehtë bie shteti. Raportet mes qytetarit dhe shtetit, mes shoqërisë dhe shtetit kishin një gjysmë shekulli që ishin shkëputur. Qytetari ishte një skllav i shtetit. Më 1990 skllavi u çlirua nga pronari i tij, por nuk ishte në kërkim të lirisë, ishte në kërkim të një pronari tjetër. Nganjëherë krijohet përshtypja se ai, edhe sot e kësaj dite, është në kërkim të një pronari tjetër dhe nuk është i ndërgjegjësuar se shteti është i tij e për të dhe nuk është ekskluzivitet i krerëve të politikës, i krerëve të bizneseve, i krerëve të krimit. Në këtë tranzicion, më e keqja e të këqijave, është rrënuar edhe elektorati, edhe ai pasiv, edhe ai aktiv, të dy kanë mundësuar që vendin, shtetin, shoqërinë ta sundojnë krimi- Dhe të gjithë së bashku ta sundojnë qytetarin e thjeshtë, anëtarin e thjeshtë të elektoratit, anëtarin e thjeshtë të popullit.

Gjithsesi, tre përbërësit kryesorë të çdo shteti janë tre: vendi, populli, sistemi. Shteti ka integritetin territorial (tërësinë tokësore) të paprekshme e të pacënueshme. Ai ka kombin dhe popullin, përkatësisht qytetarët dhe banorët. Ka sistemin politik që rregullon pushtetin. Sipas sistemit politik një shtet mund të jetë monarki absolute, kushtetuese, diktaturë fashiste, komuniste, republikë presidenciale, gjysmëpresidenciale ose parlamentare.

Monarki absolute ishte Franca e Lugjit XIV, kur ai thoshte «Unë jam shteti», çka tregon se pushteti është i përqëndruar në duart e një njeriu dhe shteti ishte në shërbim të tij.

Për një diktator fashist si Musolini shteti është gjithçka e qytetari asgjë: «Gjithçka brenda shtetit, asgjë përjashtë shtetit, asgjë kundër shtetit.» Për një diktator komunist si Lenini: «Sa kohë ekziston shteti, nuk mund të ketë liri; kur ka liri, atëherë nuk ka Shtet.» Të njëjtin kuptim për shtetin ka komunisti anarshist Mihail Bakunin: «Atje ku fillon shteti, mbarojnë liritë individuale, dhe anasjelltas.»

Sistemi politik në shtetet demokratike përbëhet nga tri pushtete: pushteti ekezekutiv (qeveria), pushteti legjislativ (parlamenti) dhe pushteti juridik (drejtësia). Ligji është ai që rregullon pavarësinë dhe bashkëveprimin e këtyre tri pushteteve. Nëpërmjet kontrollit që ushtron secili prek këtyre pushteteve garantohet që pushteti të mos keqpërdoret. Ligji i garanton instrumenet që çdo pushtet të kontrollojë pushtetet e tjera.

Rol të fuqishëm në kontrollin e dy pushteteve të tjera ka drejtësia. Në Shqipëri pikërisht drejtësia, pushteti ligjzbatues në tërësi, është më i korruptuar, është krejtësisht i kontrolluar nga politika. Kryeministri i Shqipërisë tha në një seancë të fundit plenare se bashkëbiseduesit ndërkombëtare e quajnë haptas organizatë kriminale sistemine e drejtësisë së këtij shteti. Në këto kushte, investimet e rëndëssihme perëndimore nuk arrijnë kurrë në Shqipëri.

Prandaj Reforma në Drejtësi është themelore dhe urgjente për Shqipërinë, për fatin e demokracisë dhe të shtetit. Kjo reformë kërkon ndryshime kushtetuese e për këtë nevojitet edhe një gjithëpërfshirje politike. Ata që duan zvarritjen dhe dështimin e reformës, kërkojnë një reformim të plotë të kushtetutës. Në fakt, kushtetuta e Shqipërisë, e merituar më 1998, është kafshuar keqas, është shqyer disa herë deri tash. Për një kushtetutë të re që t’i qëndrojë një kohe të gjatë kërkohet krijimi i një grupi pune dhe i kushteve sa më optimale për të dhënë një projekt sa më të paqortueshëm.

Kjo nuk mund të pengojë kryerjen sa më të shpejtë të reformës në drejtësi. Qëllimi kryesor i kësaj refome është për ta nxjerrë drejtësinë nga kthetrat e politikës dhe për ta pastruar atë nga shtresëzimet kriminale. Politika, ekonomia, shoqëria, krimi, të gjithë janë në konflikt interesi ndaj kësaj reforme. Prandaj edhe miratimi, sidomos zbatimi i saj duket një utopi.

Realizimi i reformës në drejtësi do të ishte fillimi i mbajtjes së një premtimi të dhënë tre vjet më parë. Kjo përbërje aktuale e Kuvendit i ka të gjitha të dhënat për ta dështuar miratimin e reformës. Vajtja në zgjedhje të reja të parakohshme, për një përbërje të re krejtësisht të painkriminuar dhe pa konflikt interesi, si dhe një formulë e re për qeverisjen e vendit dhe për kryerjen e reformës mbase do të ishte zgjidhja.

Titulli/Prandaj Je suis Istambul – ashtu si “Je suis Charlie – Je suis paris – Je suis Bruxelles! 
Nga Elida Buçpapaj

 

Së paku 43 persona janë vrarë dhe mbi 200 persona të tjerë janë plagosur nga sulmi terrorist në Aeroportin Ataturk të Stambollit.

Një masakër e vërtetë kundër civilëve.

Familje të shkatërruara, prindër që presin fëmijët dhe fëmijë që presin prindërit të kthehen në shtëpi nga udhëtimi.

Apo të tjerë që shkojnë të kalojnë pushimet në Stamboll –

dhe nuk do të mbërrijnë kurrë tek të dashurit e tyre apo në destinacionin e dashur –

për shkak të mendjeve të çmendura që vrasin jetë në emër të Zotit,

ndërkohë që Zoti na e ka dhuruar jetën që ta jetojmë deri në fund në respekt të lirive të njeriut,

ku liria e lëvizjes është fondamentale në një shoqëri të lirë dhe demokratike.

Terrorizmi  me emrin ISIS kërkon që t’i frikësojë njerëzit, t’ua bëjë të pamundur jetën dhe t’ua cënojë liritë e shtrenjta.

Terrorizmi me emrin ISIS në emër të fesë, vret pa dallim feje, vret të krishterë, myslimanë, hebrej dhe hindu.

Vret fëmijë, prindër e gjyshër! Vret njerëz të pafajshëm!

Vret në Siri, në Paris, në Bruksel dhe në Stamboll!

ISIS na kërcënon se mund të na vrasë në qytetet tona, sheshet, klubet apo aeroportet tona në Europë apo botë!

Motivacioni barbar që vret ISIS është një kauzë për çdo qytetar të globit dhe njerëzimin që të bashkohet kundër terrorizmit!

Njerëzimi duhet ta shpëtojë botën nga rreziku i atyre që e ndajnë me raca, etni dhe religjione.

Kjo është kauza se përse njerëzimi do të fitojë kundër ISIS dhe çdo kërcënimi terrorist!

Qytetërimet e emancipuara dallohen prej humanizmit universal.

Njeriu qan njëlloj për viktimat e pafajshme

edhe për viktimat e Charlie Hebdo,

qan njëlloj edhe për viktimat e Parisit, të Brukselit dhe të Stambollit.

Dhimbja nuk ka ngjyrë, fe apo racë,

dhimbja është universale!

Edhe solidariteti nuk ndan në raca të privilegjuara dhe më pak të privilegjuara!

Solidariteti është universal dhe bashkues për të luftuar të gjithë bashkë kundër terrorit!

Prandaj sot qajmë për viktimat e Stambollit dhe prandaj sot ne duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për të luftuar terrorizmin!

Lotët e dhimbjes për viktimat e pafajshme në Siri, Paris, Bruksel, Stamboll e kudo ku jeta bëhet e pamundur prej terrorit, duhet të na bëjnë bashkë!

Deri sa bota të jetë e paqtë!

Prandaj sot ne jemi të gjithë me Stambollin!

Je suis Istanbul – Nous sommes Istanbul!

 

Titulli/ Politikanët e Shqipërisë në delir për Brexit, parashikojnë BExit, SHBAexit!        

Nga Elida Buçpapaj

(Grotesk)

Politikanët e Shqipërisë londineze me maçkë e me kuçkë janë në eufori të plotë duke shijuar Brexit!

I ka kapur aq shumë entusiazmi analizues sa kanë vendosur që me punimet e këtyre dy-tri ditëve botuar në shtypin e Tiranës të mbrojnë në Universitetin e metropolit Europianist nga një Ph.D. për të marrë titullin Brexit-ologë!

Janë gjetur po ashtu sponsorët për një seri botimesh dhe përkthimin e tyre në gjuhët angleze, franceze, gjermane, kineze dhe hindu.

Do të ketë edhe një çmim me emrin David Cameron për Brexit-ologun më të thekshëm shqiptar. Thuhet se do të vijë vetë Cameron në një Gala që do të jepet live në të gjithe televizionet kombëtare shqiptare përfshi BBC.

Maçkë e kuçkë e përdor si eufemizëm përkatërisht për opinionistët dhe portalët  që po shkruajnë e botojnë me një bollëk të paparë oped-e, opinione, editoriale, shkrime, analiza, komente, reagime, polemika, debate, dialogje, monologje duke shkaktuar zili deri në Oksford për mënyrën se si janë duke i qarë hallin dhe përshkruar tash e mbas vetminë e madhe të Anglisë.

Po e analizojnë situatën në nivel kombëtar, kontinental dhe global se çfarë pritet pas referendumit të 23 qershorit, që për koincidencë përkon me datën e zgjedhjeve në Shqipëri, tri vite më parë.

Politikanët e Shqipërisë londineze po shqetësohen tmerrësisht për fatin e botës anglo-saksone, kur ata imagjinojnë shkëputjen e Skocisë nga Britania e Madhe, ditë e ëndërruar që nga koha e Sir Walter Scott e deri tek Sir Sean Connery, kryespiuni 007, më i famshëm i Mbretëreshës.

Pas shkëputjes së Skocisë i vjen rradha Irlandës së Veriut që t’i bashkangjitet Republikës së Irlandës.

Politikanët e Shqipërisë londineze po u qajnë hallin bursave, miliardave që shkrumbohen, uljes të vlerës së Pound-it, ndërsa nga ana tjetër e shohin legjitime që të qeshin nën hundë me të gjithë ish-Ambasadorët e Britanisë së Madhe në Tiranë që u jepnin leksione me qëllim integrimin e Shqipërisë në BE!

Dezintegrimin e ishullit, politikanët e Shqipërisë londineze, e shohin si hapin e parë të një efekti domino apo reaksion zinxhir, quajeni si të doni, a nuk doli Marine Le Pen menjëherë me thirrjen për Frexit, që pritet të shkojë deri tek dezintegrimi i BE-së. Nga BE të bëhet BExit!

Në këtë pikë politikanët shqiptarë me maçkë e kuçkë nuk përmbahen, nuk pyesin fare për sjelljen diplomatike dhe tallen për fushë!  Sidomos me zyrtarët e BE-së dhe veçanërisht e kanë pikën e tyre të dobët Ambasadoren Vlahutin e cila do të mbetet pa punë kur të dezintegrohet BE-ja!

Kur të mbetet pa punë, parashikojnë  politikanët shqiptarë,  Ambasadorja Vlahutin do të bëhet ish-Ambasadorja Vlahutin dhe më në fund do ta mbyllë gojën e nuk do t’i lodhë me reformën në drejtësi. E çfarë i duhet Shqipërisë reforma për drejtësi tani kur të gjithë po dalin exit!

Por, politikanët shqiptarë nuk ngopen as me Brexit dhe as me BExit, pas dezintegrimit të BE-së syrin e parashikimeve e kanë përtej oqeanit, aty e kanë pikën e qejfit,  sepse sipas tyre kur arrin të dezintegrohet ish-Mbretëresha e Deteve e përse të mos dezintegrohen sidomos SHBA-të, një ish-koloni e Brexit!

Dhe pastaj ajo puna e reformës në drejtësi is over. Mbyllet përfundimisht.

Nga dezintegrimi i SHBA do të krijohen 50 shtete, që do të kenë 50 DASH e në Shqipëri do të hapen 50 ambasada; nga çdo shtet i ish-SHBA do të dalë një president që do të emërojë në Shqipëri seicili nga një ambasador!

Ndërsa ky aktuali s’do të ketë çfarë të bëjë, aq më tepër që e ka tepruar shumë duke ndërhyrë deri në punët e brendëshme e shkelur sovranitetin!

Dezintegrimit dhe shkërmoqjes i shpëton vetëm Sali Berisha me të tijtë, Edi Rama me të tijtë, Ilir Meta me të tijtë, plus maçkat dhe kuçkat, sidomos ky Fatmir Mediu, me të gjithë të emëruarit në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, me gjithë presidentin, kryeprokurorin e shefin e SHIK-ut.

23 qershori 2016 do të do të hyjë në historinë botërore si data e startExit, ndërsa për klasën politike shqiptare kjo datë përkon me triumfin në rrang global të sistemit të tyre model dhe sfidues ndaj BE, SHBA, NATO, CIA, FBI, Interpol, ku të gjithë rrezikojnë të dezintegrohen përveç sistemit të Shqipërisë londineze që shkëlqen si fener ndriçues i mafies demokratike.

 

Titulli/ Prof.Servet Pëllumbi t’ua nisë ditareve nga i vëllai Lirim Pëllumbi, i njohur në Durrës për burgosjen e të vëllait të Anton Çettës 

Nga Elida Buçpapaj

Profesori i socialistëve Servet Pëllumbi  me rastin e 25 vjetorit të PS, ka botuar ditarin e tij politik të titulluar “Përvoja ime në Partinë Socialiste”, i cili ka shkaktuar polemika tek personazhet e përmendur. Por, kur ballafaqimi është i hapur, vihen pikat mbi “i” dhe e vërteta zbardhet.

Problemi është për të vërtetat e diktaturës që i mban të fshehura pikërisht kjo klasë politike. Këto të vërteta lidhen me krimet e diktaturës dhe me personat që njihen si persekutorë dhe ekzekutorë të tyre. Hapja e Dosjeve dhe zbulimi i veprimtarisë të eksponentëve dhe spiunëve të ish-Sigurimit do të ishte rruga e duhur për pastrim të ndërgjegjes në raport me krimet e kryera, sikur kanë vepruar të gjithë vendet që kanë dalë nga regjime diktatoriale, ku Shqipëra zë vendin e parë për nga mizoritë dhe shtazëria e regjimit stalinist.

Por në vend të zbardhjes të krimeve të komunizmit, ka një përpjekje të qartë për rehabilimin e sistemit dhe figurave kriminale siç është rasti i Mehmet Shehut.

Duke u kthyer tek Profesor Servet Pëllumbi që vjen nga garda e vjetër, ish Profesor i Shkollës të Partisë nga ku dilnin kuadrot e sistemit, ai është njëri nga ata që nuk mbështet hapjen e dosjeve.

Kam parë dikund Prof. Pëllumbi thotë se “të hapësh dosjet sikur të hapësh një varr ku mungon skeleti”. Kjo logjikë e Profesorit për të mos hapur Dosjet bie ndesh me veprimet e tij që sot del e boton ditaret, fjalë goje të thëna nëpër raste specifike a veprime të bëra në rrethana të caktuara, shpesh private, shpesh biseda konfidenciale, që kanë shkaktuar reaksion negativ sepse personazhet e përmendur i konsiderojnë ato si spekulim apo lajthitje të profesorit.

Por ndërsa Profesori merret me ditarë e kujtime duke u futur në qendër të vemendjes, qytetarët e Durrësit emri i tij i lidh në mënyrë të tërthortë me plagë të hapura nga diktatura dhe nuk harrojnë rolin e zi të Lirim Pëllumbit, ish-kryetarit të Degës të Brendëshme të qytetit të Durrësit, që është vëllai i Prof.Servet Pëllumbit.

A ju kujtohet këngëtarja e shquar Alida Hisku kur doli publikisht e tha femrat i përdhunonin nëpër burgje dhe gjatë hetuesisë. Iu sulën si çakej Alidës!

Lirim Pëllumbi, shefi i Degës të Brendshme të Durrësit, kujtohet pikërisht për tmerre të tilla se si i merrte vajzat më të bukura të Durrësit dhe i përdhunonte nëpër ambjente të Currilave. Këto kujtime tmerri ka Durrësi për vëllain e Prof.Servet Pëllumbit.

Përse nuk flet Prof.Servet Pëllumbi asnjëherë për vëllain e tij. Prandaj nuk dëshiron Prof.Servet Pëllumbi që të hapen dosjet?!

Prej këtij kapitulli do të duhej që t’i niste ditarët e tij ish-Profesori i Shkollës të Partisë. Aq më tepër kur thirrja për “katharsis” ka qenë një apel i kahmotshëm i liderit historik të PS që është Fatos Nano.

Prof.Pëllumbit i takon ta hapë këtë faqe të nxirë e të fshehur e të tregojë për të vëllain, sidomos sepse në Durrës Lirim Pëllumbi njihet si figura që në fund të viteve ’70 ka arrestuar dhe burgosur kardiologun e njohur të qytetit Beniamin Çetta, vëllain e të madhit Anton Çetta, i njohur në Durrës si Dr.Beni.

Dr.Beni gëzonte reputacion të madh në qytetin e Durrësit, e donte gjithë qyteti sepse ishte i zoti, i përkushtuar dhe i pakursyer. Për fatin e tij të keq Dr.Ben Çetta kishte rënë në dashuri me një vajzë durrsake shumë të bukur. Të dy duheshin pa masë e ndofta do të krijonin edhe familje e do të bënin edhe fëmijë. Por Sigurimi nuk i la. Pak a shumë i njëjti skenar si në filmin gjerman që ka fituar Oscar “Das Leben der Anderen”- “Jeta e të tjerëve”. Ëndërra e tyre u kthye në dramë. Sepse kryetarit të Degës të Brendshme të Durrësit Lirim Pëllumbit i ra në sy e dashura e Dr.Benit dhe sipas stilit të njohur kërkonte ta kthente në një viktimë të tij të rradhës.

Vajza nuk pranoi sepse ishte e dashuruar me Dr.Benin, atëhere Lirim Pëllumbi thirri hetuesin dhe e detyroi që ta arrestonin Dr. Ben Çettën me akuzën për agjitacion dhe propagandë, sepse në vitin 1965 Dr.Beni paskish thënë se, për t’iu shkuar sa më shpejt në ndihmë pacientëve me probleme kardiake duhen makina, pasi me biçikleta nuk arrihet të jepet ndihma e nevojshme. Dhe kjo fjalë goje e shqiptuar vite më parë, që ishte vetëm një vërejtje në të mirë të pacientëve, nga pozita të një profesionisti,  iu kthye në provë krimi dhe Dr.Ben Çettën e arrestuan dhe e burgosën. Dr. Ben Çetta ishte vëllai i të madhit Anton Çettës, shkrimtarit, profesorit të letërsisë dhe patriotit shqiptar, i njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë. Dr.Ben Çetta ishte kopje e vëllait, por në fushë tjetër. Prandaj Durrësi nuk e harron kurrë, nuk ia harron edhe vuajtjet, edhe arrestimin, edhe burgosjen e një njeriu të pafajshëm të burgosur nga një kriminel si Lirim Pëllumbi.

Dr.Ben Çetta doli nga burgu vetëm pas rrëzimit të diktaturës. Paçka se qyteti e mban në zemër kujtimin e tij, për të nuk kujtohet kush, as PD e qytetit, as PD në Tiranë. As ata që shesin dekorata. Ata merren vetëm me llogaritje për marrje pushteti ndërsa plagët e shkaktuara nga diktatura i harrojnë.

Por Durrësi nuk harron, Durrësi e kujton me dashuri Dr. Ben Çettën dhe me neveri Lirim Pëllumbin.

Dhe kur Prof.Servet Pëllumbi hap e kujton ditarët e partisë, Durrësi i thotë, Ok hapi ato ditarë sepse personazhet e tyre janë gjallë e të japin vetë përgjigje, por nise së pari nga Lirim Pëllumbi dhe kërkoi ndjesë qytetit për bëmat e tyt vëllai, kërkoi ndjesë familjes Çetta. Sepse të paktën këtë e ke për borxh.

Prandaj duhen hapur Dosjet, që të zbardhet e vërteta!

 

Titulli/ Petro Zheji, shenjtori, mentori, i persekutuari i gjithë elitës shqiptare këtë çerekshekulli dhe dy fjalë për Artur Zhejin 

Nga Elida Buçpapaj

Në shtypin shqiptar është ribotuar një biografi jo vetëm e Artur Zhejit, por e gjithë familjes së tij, me nënë e babë, me listë familje nga Kastriot Myftaraj.

Për hir të së vërtetës, do të shpreh mendimin tim.

Nuk kisha menduar kurrë se mund të fliste dikush pa superlativa për Petro Zhejin.

Nuk kisha menduar se mund të dilte dikush e mund të hidhte pluhur në figurën e tij poliedrike të një gjeniut-patriot dhe altruistit të përmasave të Petro Zhejit.

Nuk di në botën shqiptare një altruist të tillë përveç Nënë Terezën.

E adhuronin të gjithë, miq e armiq, intelektualë, akademikë, profesorë, ziliqarë, spiunë.

Petro Zheji mund të ishte Kryetari i Akademisë të Shkencave;

Petro Zheji mund të ishte Ministër i Kulturës,

Petro Zheji mund të ishte Ambasador i Shqipërisë në SHBA, Francë, Itali, Gjermani.

Nëse në Shqipëri do të ishte rrëzuar me të vërtetë nga themelet ngrehina e diktaturës.

Petro Zheji është figura më e ndritur e një shqiptari.

I fundmi shqiptar me të gjitha ato vyrtyte, superinteligjencë, mirësi, kulturë, sakrifica, që përbën farën shqiptare.

E gjithë elita e sotme politike në Shqipëri ka dalë prej hundës së Petro Zhejit.

Të gjithë nxënës të përulur të tij, ai në përmasat e Shenjtorit në një apartament të mjerë, ku gjithë rinia elitare shqiptare shkonte dhe i falej.

Sepse ai i mësonte se si të mbeteshin njerëz!

Sepse Petro Zheji rrezatonte dituri, rrezatonte kulturë, rrezatonte shqiptari, rrezatonte antikomunizëm, rrezatonte antikonformizëm, rrezatonte mirësinë e Zotit.

Im atë, i persekutuar nga diktatura e njihte Petro Zhejin kur punonin bashkë në Shtëpinë Botuese Naim Frashëri, Petro Zheji ishte përkthyes, ndërsa im atë redaktor.

Im Atë e adhuronte Petro Zhejin, Im Zot Fan Noli i dukej nxënës përpara gjenisë së Petro Zhejit.

Edhe nëse Im Zot Fan Noli do të ishte gjallë ashtu do të ndihej përpara gjigandit të gjuhës shqipe.

Kur nuk më doli e drejta e Universitetit, im atë i shkoi Petro Zhejit në shtëpi dhe iu lut nëse do të ishte e mundur të më jepte mua, bijës së tij të vetme, leksione të frëngjishtes.

Petro Zheji pranoi menjëherë. Shtëpia e tij dhe jona ishin në dy cepe të kundërta të Tiranës. Ai nuk mungoi asnjëherë. Ai nuk mori asnjëherë asnjë lek.

Dita e javës kur na vinte në shtëpi për ne ishte festë e madhe.

Ishte simboli i së mirës dhe ndershmërisë. Tek ne fliste pa doreza, talleshim dhe qeshnim me kukullat e regjimit dhe të pseudoelitës.

Ishte besimtar i madh dhe nuk ka shkelur kurrë dikë në besë. Ka ndihmuar kë ka mundur, cilido që i ka kërkuar ndihmë pa i kërkuar kurrë shpërblim, pa i marrë kurrë shpërblim.

Regjimi komunist me superstrukturën e ka urryer sepse përpara tij ishin liliputë, ndërsa ai gjigandi i mirë.

Familja e Petro Zhejit mund të konsiderohet me gojën plot një nga Familjet e Mëdha të Shqipërisë. Që nga Spiro, i jati, të gjithë të ditur, të shkolluar, të pasur dhe sidomos patriotë, çka binte ndesh me logjikën e diktaturës së proletariatit dhe të çakejve të sodit.

Në fushën e përkthimit, njohjes të gjuhëve, erudicionit, kulturës, poligloti Petro Zheji është unik për kohën që jetoi, për shekullin XX-XXI.

Unë nuk gjej sot një kokë shqiptare që ta krahasoj me të.

Ishte punëtor i madh. I mblidhte të gjitha fjalorët e dialekteve të shqipes për të qëmtuar një perlë të gjuhës shqipe;

Është i pari që e ka mbrojtur tezën se gjuha shqipe është nëna e të gjitha gjuhëve, nga ky plan i kalon të gjithë shkencëtarët dhe linguistët shqiptarë prej Eqrem Çabejit e këtej.

Në lidhje me ndryshimin e mbiemrave. Në diktaturë të ndërroje emrin e familjes ishte mënyrë për t’i shpëtuar ferrit të persekutimit, për t’i shpëtuar rrezes së shikimit të diktaturës kriminale.

Marr një shembull brenda gjakut tim, dy dajat e nënës time nga Starova e bënë mbiemrin Darova.

Por Petro Zheji është njohur vetëm me këtë emër. Sikur e gjithë familja e tij. Nga familja e Petro Zhejit kanë dalë intelektualë të elitës, Gjergj Zheji, Vera Zheji e me radhë.

Nuk kam dëgjuar asnjë shqiptar që t’i akuzojë këta emra apo t’i marrë nëpër gojë ! Kanë mbetur të respektuar nga fillimi në fund, me jetë të pastër nga nisja në finish.

Ndërsa Petro Zheji ishte përjashtimi, antirregulli, antirryma, antikonformisti, tallësi dhe përqeshësi ndaj të keqes, adhurues i lirisë, dhe luftëtar i paepur i saj, ishte adhurues i dijes dhe dijetar i përmasave kozmike, ishte adhurues i kulturës dhe ishte një diell që buronte kulturë. E njihte kulturën Perëndimore, të Francës, Italisë, Gjermanisë që zor mund ta njihnin kokat e këtyre vendeve. I adhuronte SHBA, Perëndimin sepse aty e kishte shpresën për shpëtimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve.

Mbeti i persekutuar në diktaturë, por edhe gjatë çerek shekulli në post diktaturë, sepse u persekutua nga dishepuj e tij, nga ata që Petro u përpoq me gjithë shpirt që t’u mësonte diçka.

Në lidhje me SHBA nëse Petro Zheji paska thënë se  “aty paska gjetur komunistë” nuk besoj kurrëqysh të jetë kjo arsyeja e kthimit të tij.

Në fakt, Petro Zheji ishte ithtar i së vërtetës, ka thënë atë që shumë e kanë thënë pas tij, sepse të parët që shkuan në Amerikë ishin komunistët, ish-sigurimsat, njerëzit e diktaturës dhe Ramiz Alisë, pasi ata kishin mundësi që të merrnin viza, pasi i kishin në dorë të gjitha instrumentat e shtetit.

Arsyeja që është kthyer në Shqipëri mund të ketë qenë zhgënjimi apo malli për vendin e tij, sepse Petro Zheji është Shqiptari më i madh i kohës sonë.

Arsye e kthimit në Shqipëri dhe e jetës së tij është padyshim Artur Zheji. Kur Petro Zheji kishte një zemër për të dashur të gjithë botën, e si të mos e deshte të birin e tij, të cilit i kushtoi jetën.

Artur Zheji nga ana e tij ishte produkt i të jatit dhe një aktoreje të shquar. Ishte i lindur mes kulturës, i rrethuar prej librave, prej dijes, prej elitarizmit. S’kishte nga të dilte ndryshe. Ishte i përkëdhelur. Padyshim që ishte. Por nuk e përkëdhelte shteti, e përkëdhelnin prindërit e tij, rrethi i tij.

Të fillojmë e të diskutojmë jetën private të gjithësecilit do të thotë të vemë në lëvizje logjikën e regjimit kriminal.

Ta kthejmë në krim një  histori dashurie të Artur Zhejit kur ishte 23 vjeçar, është çmenduri. Aq më tepër kur ai ka treguar kujdes atëror për frutin e dashurisë së tij. Nuk e braktisi vajzën asnjëherë.

Në lidhje me formatin e Artur Zhejit. Mos harrojmë se Petro dhe Arturi u larguan nga Shqipëria si refugjatë në vitin 1990, ndërsa në moshën 29 vjeçare Artur Zheji punonte gazetar tek Radio Radicale dhe ishte miku i të madhit Marco Panella! Njihte italishten në mënyrë perfekte dhe kishte fituar një vend pune që ia kishte zili çdo kush sot e jo 25 vjet më parë dhe këtë gjë e kishte arritur me forcat e veta!

Kthimi i Artur Zhejit në Shqipëri mund të shpjegohet me faktin e ngopjes me Perëndimin. Këtë shpjegim e jap duke u nisur nga eksperienca e refugjatëve, që pasi e shohin se çfarë është Perëndimi, kërkojnë të kthehen në vendin e tyre duke shpresuar për një copy paste apo kushedi çfarë.

Fakti është se u kthyen në Shqipëri Ati dhe i Biri, Petro Zheji nga SHBA dhe Arturi nga Italia. Zoti mbeti në qiell, ndërsa shqiptarët nuk gjenjë ende forca që të ringjallen dhe e vetmja mënyrë për të mbijetuar është konformizmi.

Të jetosh në Tiranë nuk ke si të mos konformohesh. Dhe vetëm këtu mund të jem dakord me Kastriot Myftarajn, por kësaj kilisheje nuk i shpëton dot askush, kush dëshiron që të jetojë në Atdheun e tij. Dhe konformizmi shihet si një sakrificë për qëllime patriotike, deri sa elita vijon të dergjet mjerueshëm duke merituar mëshirën dhe neverinë. S’ka Samaritan të Mirë në Tiranë! Asnjë! Petro Zheji po, ishte Samaritani i Mirë!

Më vjen mirë që skulptori i mirënjohur amerikan Thomas Marsh, autor i statujës në nderim të viktimave të komunizmit  “Goddess of Democracy” e vendosur ne Washington, DC ka treguar gadishmëri të plotë të krijojë  statujën e Petro Zhejit, të gjuhëtarit antikomunist dhe të elitarit elitarist, statuja e të cilit e ka vendin përpara Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Ashtu sikur edhe Akademia e Shkencave do të nderohej me emrin e Petro Zhejit.

Filed Under: Analiza Tagged With: Rama, Skender Bucpapaj, tre vjet

NE KUJTIM TE BIBE PERNOCES

July 2, 2016 by dgreca

Sot ne mjediset e salles se Qendres Kulturore”Nene Tereza” komuniteti shqiptar ne SHBA kujtoi Bib Pernocen. Krahas komunitetit, nje grup i madh i vatraneve me Kryetarin e Vatres dr. Gjon Bucaj me zonjen dhe anetaret e Kryesise, shkuan se bashku dhe ngushelluan familjen Pernoca per shpirtin e Bibe Pernoces, qe ne udhetimin e fundit per ne vendlindje nderroi jete dhe u varros atje. Zef Pernoca me famlije, femijte e Bibes dhe miqte priten ngushellime dhe shprehen falenderime ndaj komunitetit. Ne emer te Vatres shprehu ngushellimet zv/ kryetari Agim Rexhaj.Ai permes nje fjalimi te shkurter ai evidentoi vlerat patriotike te familjes atdhetare Pernocaj,e pergjakur me dikttauren komuniste, u ndal tek personaliteti i Bibes dhe veprimtarine gjysemshekullore te vellait Zef Pernocaj ne Vater.

Filed Under: Vatra

Kosova para 26 viteve shpalli Deklaratën Kushtetuese për Pavarësi: Fillim i së nesërmes…

July 2, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI-Behlul Jashari: Festa në Kuvendin e Republikës së Kosovës, 2 Korrik 2016/

-Në 2 Korrik1990 isha pranë delegatëve të Kuvendit të Kosovës nën shtetrrethim, para dyerve të mbyllura e snajperëve, në ngjarjen historike dhe shkruajta redaksionalin  “Fillim i së nesërmes”, botuar në ballinën e gazetës tradicionale Rilindja/

-Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 i kishin paraparirë unifikimi i plotë i faktorit shqiptar në Kosovë, kërkesat gjithëpopullore për Kosovën Republikë, për liri e pavarësi, konfrontimi i hapur i institucioneve të Kosovës me ato të Serbisë, Deklarata e Akademisë së Shkenacave dhe të Arteve të Kosovës për pozitën e re kushtetuese të Kosovës, si dhe qëndrimet e Këshillit ndërpartiak të Kosovës, të cilat ishin në të njëjtën frymë, me vizionin e Kosovës së pavarur/

-Teksti i plotë i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 2 Korrik 2016/ Ishte “Fillim i së nesërmes”, e cila tash është e sotmja… Në Kosovë, para 26 viteve, Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 e Kuvendit nën shtetrrethim e deputetëve që mbajtën seancën para dyerve të mbyllura e snajperëve, shpallte pavarësinë e Kosovës, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

“Deklarata Kushtetuese është hapi i parë drejt pavarësisë së Kosovës, që u ndërtua me Lëvizjen paqësore për çlirim, ndërsa kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’ u realizuar e plotë në 17 shkurt 2008”, shprehet nënkryetari në kohën e 2 Korrikut 1990 e pastaj edhe kryetari i Kuvendit, Ilaz Ramajli.  Ai udhëheqte Kuvendin e Kosovës kur miratoi Kushtetutën dhe më të shpalli Kosovën Republikë në një mbledhje në Kaçanik në 7 Shtator 1990, edhe kur u mbajt Referendumi për pavarësi i shtatorit 1991, në të cilin pro votuan 99,87% në pjesëmarrjen masive të 87,01% të qytetarëve me të drejtë vote.

“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990 janë dy aktet kushtetuese juridike të rëndësishme që i kanë paraprirë mbajtjes së Referendumit të shtatorit 1991. Jo vetëm që ishin akte kushtetuese juridike, por në kohën kur u nxorën ishin edhe akte mbrojtëse dhe pozicionuese në raport me situatën e krijuar në ish Jugosllavi”, është shprehur Ramajl në një intervistë që kam zhvilluar.
“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut,  të cilën e përcolli në mënyrë të natyrshme nxjerrja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës  në 7 Shtator 1990,  amendamentet e saja dhe më vonë referendumi gjithëpopullor për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, për kohën kur u nxorën,  besoj se shprehin kontinuitetin e vullnetit politik të shqiptarëve që nga luftërat për pavarësi, për çlirim kombëtar dhe për krijim të shtetit sovran, të mishëruara në përpjekjet e pareshtura që të jemi zot të vetvetes, të jetojmë të lirë, të pavarur, e të respektuar”, ka theksuar Ramajli.

Ai kujton se, Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, u miratuan dhe u shpallën nga Kuvendi pikërisht në kohën kur më nuk kishte asnjë dyshim se ish-Jugosllavia kishte hyrë në rrugën e pakthim të shpërbërjes.

“Deklarata Kushtetuese ishte dhënie e formës kushtetuese juridike vullnetit të shprehur unanimisht nga shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës, dhe nga subjektet e atëhershme politike në Kosovë dhe ishte një vlerësim dhe akt i drejtë, që në kushtet e krijuara të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, Kosova si njësi e pavarur, vet e në mënyrë të pavarur duhet të vendosë për fatin e sajë”, ka theksuar Ilaz Ramajli.

Në ambientet e Kuvendit kosovar, kryeparlamentari Kadri Veseli organizoi sot pritje për delegatët që miratuan Deklaratën Kushtetuese, të cilën e ka vlerësuar akt të parë juridik që përmblidhte aspiratën e pavarësisë nga shteti okupues, një moment të rëndësishëm në historinë e lëvizjes sonë kombëtare të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe një pikënisje e duhur për platformën e ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës.

Në këtë solemnitet ishin të pranishëm edhe deputetë të përbërjes aktuale kuvendore dhe mysafirë të tjerë e familjarë të delegatëve të kohës së 2 Korrikut historik 1990.

Kryeparlamentari Veseli me këtë rast theksoi se në këtë Kuvend janë marrë vendime të rëndësishme dhe historike për vendin tonë, që kanë përcaktuar rrjedhat dhe proceset historike nëpër të cilat ka kaluar Kosova në 40 vitet e fundit. Njëri nga këto vendime të rëndësishme, theksoi Veseli, padyshim ka qenë edhe Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990.

Kryeparlamentari Veseli përshkroi kontekstin historik në të cilën ndodhej Kosova dhe rajoni, duke theksuar se atëherë kishte filluar procesi i pashmangshëm i dezintegrimit, duke filluar me masat e dhunshme për të suprimuar Kushtetutën e vitit 1974, sikundër aktiviteti dhe aspirata e lëvizjes tonë kombëtare për shkëputje të plotë të Kosovës nga Federata jugosllave.

“Në rrethanat e kohës, Deklarata e 2 Korrikut shprehte këtë aspiratë popullore. Ajo e bënte të paligjshëm agresionin kushtetues kundër Kosovës të ndërmarrë nga Serbia në vitin 1989 dhe krijonte premisat e platformës së pavarësisë së Kosovës. Kjo deklaratë ishte një moment i forcimit të mëtutjeshëm të unitetit kombëtar në Kosovë, rreth vizionit që duhej ndjekur vendi ynë në ato vite të kthesave të mëdha botërore”, theksoi kryetari Veseli.

Ky, vijoi ai, ishte vizioni për një Kosovë të lirë, të pavarur, demokratike, me orientim të qartë properëndimor, vizion që qëndroi në themele të rezistencës paqësore dhe luftës çlirimtare, por edhe në themele të politikës së sotme të shtetit të Kosovës, prej të cilit nuk është hequr dorë e nuk do të hiqet as sot.

Më tej, kryetari Veseli foli për prioritetet aktuale të institucioneve të Kosovës, duke qenë vazhdimësi e traditës më pozitive të të kaluarës tonë politike.

“Ne duhet të vazhdojmë të forcojmë shtetin tonë, sistemin tonë demokratik, vlerat që përfaqëson Kushtetuta jonë, sundimin e ligjit, liritë dhe të drejtat e njeriut, të drejtat e komuniteteve dhe shoqërinë sekulare, zhvillimin ekonomik mbi parimet e ekonomisë së tregut të lirë. Ne nuk kemi tjetër përgjigje, sepse jemi dhe do të mbetemi përgjithmonë vend evropian, fizikisht dhe shpirtërisht”, theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Përfaqësuesit e delegatëve, Iljaz Ramajli, Bujar Gjurgjeala dhe Muharrem Shabani, falënderuan kryetarin Veseli për kujdesin e vazhdueshëm ndaj datave me rëndësi historike, dhe në veçanti, për shënimin, tashmë tradicional, të 2 Korrikut nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Skenari i delegatëve të Kuvendit të Kosovës për aktin historik të 2 Korrikut të para 26 viteve ishte: Seancën do ta udhëheqë Bujar Gjurgjealo nga Prizreni, Deklaratën do ta lexojë Muharrem Shabani nga Vushtrria…dhe nëse ata do arresoheshinin, ishin caktuar edhe zëvendësit e tyre.

Delegati që e lexoi Deklaratën Kushtetuese të Pavarësisë së Kosovës, Muharrem Shabani, në një bisedë ekskluzive që kam zhvilluar, kujtonte:
“Mëngjesi i 2 Korrikut më çeli në një shtëpi, e cila nuk ishte e imja në Vushtrri, as e të afërmëve të mi në Prishtinë, ku një ditë më herët erdha pasi u përshëndeta me familjen…Fjeta tjetërkund, që t’i shmangem arrestimit, meqë kishin filluar ndjekjet penale kundër meje e delegatëve të tjerë… Ishte marrë qëndrimi që unë ta lexoj Deklaratën. Më thanë kolegët delegatë të ulem afër një shtylle te hyrja e poshtme e ndërtesës së Kuvendit, që të mos më rrokte ndonjë plumb, sepse snajperistët shiheshin mbi ndërtesën Bankës së Kosovës, që tash është kjo ku jemi e Qeverisë së Republikës së Kosovës…Snajperistë kishte edhe në ndërtesa tjera përreth. Por, kishim vendosur që me çdo kusht ta shpallnim Deklaratën Kushtetuese, dhe qëndruam pa u ulur. Lexuam, miratuam dhe nënshkruam Deklaratën. Rreth nesh ishin edhe qytetarët, kishim përkrahjen e madhe të popullit…”

Një nga protagonistet, delegatet e Kuvendit të Deklaratës së 2 Korrikut 1990, Feride Hyseni, në një bisedë që kam zhvilluar ka vlerësuar se, “është një datë e rëndësishme historike për Kosovën, për tërë kombin”.

“Unë jam shumë krenare që jam aktore e asaj ngjarje”, ka theksuar ajo duke shprehur edhe gjithë gëzimin se Kosova sot është ajo e ëndërrave dhe idealeve të  shumë brezeve, edhe të 2 Korrikut 1990, është shtet i lirë dhe i pavarur.

Deklarata Kushtetuese, bashkë me aktet e tjera madhore që e pasuan, Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit të po atij viti e Referendumin për Pavarësi të  ditëve të fundshtatorit 1991, shënonte kthesën historike drejt së nesërmes – të sotmes së Kosovës së lirë tash mëse 17 vjet nga qershori 1999, Kosovës shtet  tetë vite – Pavarësisë së shpallur në 17 Shkurt 2008, të njohur deri tani nga mëse 111 shtete anëtare të OKB-së.

Delegatët kosovarë të 2 Korrikut 1990, me të cilët u takova dhe bisedova edhe sot në festë, kujtojnë edhe mbështetjen e fuqishme që u dhanë në atë kohë gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja dhe Radio Televizioni i Prishtinës.

“Fillim i së nesërmes” ishte titulli i redaksionalit që kam shkruar në 2 Korrik 1990, duke qenë me delegatët në atë ngjarje historike, të botuar të nesërmen në ballinën e gazetës tradicionale të vetme shqipe kosovare në atë kohë Rilindja, ku theksoja se, “Deklarata Kushtetuese e delegatëve të Kuvendit të Kosovës është deklarim i popullit për barazi e subjektivitet të plotë të Kosovës e të shqiptarëve… është akt historik i shprehjes së vullnetit gjithëpopullor demokratik, është fillimi i fundit të pabarazisë e padrejtësive…Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklaratës të sapo aprovuar do të jetë një djep kombëtar dhe i bashkëjetesës për të gjithë, i të drejtave të plota…”

Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 i kishin paraparirë unifikimi i plotë i faktorit shqiptar në Kosovë, kërkesat gjithëpopullore për Kosovën Republikë, për liri e pavarësi, konfrontimi i hapur i institucioneve të Kosovës me ato të Serbisë, Deklarata e Akademisë së Shkenacave dhe të Arteve të Kosovës për pozitën e re kushtetuese të Kosovës, si dhe qëndrimet e Këshillit ndërpartiak të Kosovës, të cilat ishin në të njëjtën frymë, me vizionin e Kosovës së pavarur.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte e shkruar me makinë shkrimi vetëm në një faqe, në një letër, një ekzemplar të së cilës e kam të ruajtur edhe pas 26 vitesh, që kur ma dhanë vetë delegatët në mbledhjen historike të Kuvendit të Kosovës, menjëherë pasi u lexua.

Teksti i plotë i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 ishte:

“Duke u nisur nga vullneti i shprehur vendosmërisht anembanë Kosovës nga ana e shumicës së popullsisë së Kosovës, vullnet ky i sublimuar edhe në Deklaratën e ASHA të Kosovës për pozitë të re kushtetuese të Kosovës, si dhe duke u nisur nga roli dhe pozita e Kuvendit të Kosovës si organ përfaqësues dhe kushtetutëdhënës më i lartë i pushtetit dhe i vetëqeverisjes në Kosovë, Kuvendi i Kosovës solemnisht shpallë:

DEKLARATEN KUSHTETUESE MBI KOSOVEN SI NJESI Të PAVARUR DHE TE BARABARTE NE KUADER TE FEDERATES (KONFEDERATES) TE JUGOSLLAVISE SI SUBJEKT I BARABARTE ME NJESITE E TJERA NE FEDERATE (KONFEDERATE)

  1. Me këtë deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor kushtetues i popullsisë së Kosovës dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes politike në kuadër të Jugosllavisë.
  2. Ky kuvend duke e shpallur nga ana e tij dhe në nivel të tij Kosovën si njësi të barabartë në Jugosllavi, në bazë të principeve të demokracisë autentike mbi respektimin e vullnetit të njerëzve dhe të kolektiviteteve njerëzore dhe kombëtare, pret konfirmimin e këtij akti konstitutiv të tij në Kushtetutën e Jugosllavisë me mbështetje të plotë të opinionit demokratik në Jugosllavi dhe të opinionit ndërkombëtar.
  3. Ky kuvend Kosovën dhe pozitën e re kushtetuese të saj e konfirmon si bashkësi politiko-kushtetuese dhe pozitë politiko-kushtetuese të përbashkët të qytetarëve dhe nacionaliteteve të barabarta të Kosovës, ku shqiptarët si shumicë e popullsisë së Kosovës dhe një ndër popujt më numerikë në Jugosllavi, si dhe serbët dhe të tjerët në Kosovë konsiderohen popull-komb dhe jo kombësi (pakicë kombëtare).
  4. Në ndërkohë, deri në aplikimin definitiv juridik të kësaj Deklarate Kushtetuese, Kuvendi dhe organet e pushtetit të Kosovës marrëdhëniet e tyre në rendin kushtetues të Jugosllavisë i mbështesin në Kushtetutën në fuqi të Jugosllavisë dhe jo në amendamentet e Kushtetutës së RS të Serbisë të vitit 1989, me ç’rast bëhet edhe anulimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës i datës 23 mars 1989 mbi dhënien e pëlqimit në këto amendamente.
  5. Kuvendi i Kosovës deri në nxjerrjen e Kushtetutës së re të Kosovës tash e tutje do të komunikojë publikisht me këtë emërtim,

duke e emërtuar njëkohësisht bashkësinë shoqërore-politike organ i së cilës është, vetëm si Kosovë.

Prishtinë, më 2 korrik 1990.                Delegatët nënshkrues të                                                                                  Deklaratës:

(Pasojnë nënshkrimet e 114 delegatëve shqiptarë, myslimanë e turq. Të nesërmen, më 3 korrik, Deklaratën e ka nënshkruar edhe një delegat).

Gazetari Zenun Çelaj ka treguar për Gazetën Dielli se ai ka daktilografuar Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990,  dhe se teksti burimor, i hartuar nga akademiku Gazmend Zajmi, ka pasur edhe pikën 6, me këtë përmbajtje: “Me këtë Deklaratë abrogohet Rezoluta e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës e 10 korrikut të vitit 1945 nga Kuvendi i Prizrenit, e cila u nxor në emër të vullnetit të popullsisë së Kosovës, e pa vullnetin e saj”, mirëpo komisionet përkatëse të Kuvendit konsideronin se me vetë miratimin e kësaj Deklarate abrogohej automatikisht edhe Rezoluta e Kuvendit të Prizrenit. Me këtë ndryshim qe pajtuar edhe autori, tash i ndjeri Gazmend Zajmi.

Teksti i Deklaratës ka qenë në duar të delegatëve dy javë para se të miratohej para dyerve të mbyllura të Parlamentit të Kosovës, por nuk arriti të hynte në rend të ditës për shkak të obstruksioneve të kryetarit të atëhershëm të Kuvendit dhe të delegatëve serbë e malazez.

Filed Under: Histori Tagged With: 26 Vite, Behlul Jashari, kosova, Kushtetuse, shpalja e Deklrates

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 82
  • 83
  • 84
  • 85
  • 86
  • …
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT