• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

Senatorja amerikane Joni Ernst vlerëson progresin e Kosovës

July 1, 2016 by dgreca

PRISHTINË,  1 Korrik 2016-Gazeta DIELLI/ Senatorja amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, sot në Prishtinë, ka  vlerësuar lartë progresin e arritur dhe përkushtimin e Kosovës për avancimin e proceseve.  Në takime të veçanta me kryeminsitrin Isa Mustafa e kryeparlamentarin Kadri Veseli, ajo theksoi përkrahjen e mëtejme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

 Senatorja Ernst, po ashtu, shprehu përkushtimin e shtetit të Iowa-s për bashkëpunim me Kosovën duke theksuar interesim për zgjerimin e fushave të bashkëpunimit si në ekonomi, bujqësi, në fushën e teknologjisë informative dhe përkrahjes për të rinjtë kosovarë në përgatitjen për tregun e punës. Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik me SHBA-të. 

Kryeparlamentari Veseli shprehu konsideratën më të lartë për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA-ja, duke e vlerësuar si të jashtëzakonshme, sidomos partneritetin civil-ushtarak me shtetin e Iowa-s./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Mustafa, progrès i Kosoves, Senator Ernst

Kosovë-Komandantit suprem i NATO-s për Evropë vizition KFOR-in

July 1, 2016 by dgreca

-Komandanti suprem shprehu mirënjohje për situatën e përgjithëshme të përmirësuar të sigurisë dhe theksoi rolin kyç të KFOR-it si një nxitës efektiv i procesit të normalizimit në Kosovë/

PRISHTINË, 1 Korrik 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Komandanti i posaemruar Suprem i Aleancës për Evropë (SACEUR), gjeneral Curtis M. Scaparrotti vizitoi sot Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në kampin “Flim City” në Prishtinë, ku u mirëprit nga Komandanti i Forcave të Kosovës, gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta.Gjatë vizitës, gjeneral Scaparrotti u njoftua nga gjeneral Miglietta dhe stafi ndërkombëtar i Shtabit të Përgjithshëm në lidhje me zhvillimet e fundit të situates aktuale të sigurisë dhe situatën politike në Kosovë si dhe në përgjithësi në rajonin e Ballanit Perëndimor.

“Puna e përkushtuar e ushtarëve të NATO-së ka mundësuar përparim politik dhe diplomatik në vend duke siguruar lirinë e lëvizjes dhe duke ndihmuar në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurtë” ,tha gjenerali Scaparrotti. “Ishte kënaqësi të takojë disa nga burrat dhe gratë që po kontribuojnë në këtë mision të rëndësishëm”, u shpreh ai, cituar në njoftimin e dërguar nga KFOR.

Komandanti suprem shprehu mirënjohje për situatën e përgjithëshme të përmirësuar të sigurisë dhe theksoi rolin kyç të KFOR-it si një nxitës efektiv i procesit të normalizimit në Kosovë.

Komandanti suprem gjithashtu pati rastin që të takohet me pjesëtarët e KFOR-it që perfaqësojenë 31 kombe dhe komandantët e njësive të tyre përkatëse.  Gjatë angazhimit me trupa, ai thekësoi rëndësinë e KFOR-it në kontekstin delikat dhe kompleks të Ballkanit dhe nevojën për të vazhduar përmbushjen e misionit të promovimit të progresit dhe dialogut në rajon.

Si pjesë e kësaj vizite, komandanti suprem, i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, takoi disa nga zyrtarët e lartë të institucioneve në Kosovë, përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Branimir Stojanovic; ambasadorët e Kunitit – Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në Kosovë si dhe disa nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, si përfaqësuesin special të BE-së, përfaqësuesin special të UNMIK-ut dhe shefat e Misionit të OSBE-së dhe EULEX-it.

Autoritetet ndërkombëtare dhe vendore shprehen mirënjohjen e tyre te komandanti suprem për kontributin e thekësuar të kontigjenteve të KFOR-it në ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurtë në regjion.

Komandanti suprem nënvizoi bashkëpunimin pozitiv dhe të ngushtë me të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe vendore si esencial për të ruajtur lirinë e lëvizjes së lirë në tërë Kosovën.

Në fund të kësaj vizite, gjnerali Scaparrotti vizitoi Manastirin ortodoks të Graçanicës, ku u takua me peshkopin Teodosije.

Filed Under: Kronike Tagged With: Komandanti suprem NATO, vizite KFOR

REAGON KRYEMINISTRI: NUK KAM PAGUAR PËR FOTON ME PRESIDENTIN OBAMA

July 1, 2016 by dgreca

Pas shkrimeve të publikuara në mediat amerikane, ku flitet se një qytetar shqiptaro-amerikan ka  paguar e 80 mijë dollarë për një fotot të Kryeministrit Edi Rama me presidentin Barak Obama në vitin 2012, ka ardhur dhe reagimi i Kryeministrisë.

Drejtoria e Informacionit në Kryeministri i cilëson shkrimet e botuara në mediat prestigjioze ndërkombëtare si manipulim mediatik. Nga ana tjetër, thekson se Kryeministri Edi Rama nuk ka paguar asgjë për foton me Presidentin e SHBA. Në deklaratë hidhet poshtë edhe pjesëmarrje e Ramës në takime elektorale në SHBA gjatë vitit 2012.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Komunikimit në Kryeministri pranon se shtetasi shqiptaro-amerikan që akuzohet për pagesën e 80 mijë dollarëve është takuar në vitin 2012 më delegacionin shqiptar. “Por në mënyrë kategorike nuk ka patur asnjë lloj veprimi financiar nga ana e Edi Ramës për të realizuar fotografinë e takimit me Presidentin Obama”,- thuhet në njoftim.

Ndërkohë Departamenti i Drejtësisë në SHBA në një deklaratë zyrtare dje sqaronte procesin e hetimit ndaj shqiptaro-amerikanit Bilal Shehu. Departamenti shkruan se Shehu ka dhuruar 80 mijë dollatë për Obamën, për të futur një person të me shtetësi jo amerikane në takimet elektorale. Dyshimet që ngrënë mediat amerikane janë se personi i huaj është Kryeministri Edi Rama, në atë kohë kryetar i PS-së në opozitë.

Në deklaratë Kryeministri Rama i kërkon kreut të PD-së të votojë reformën në drejtësi.

Deklarata e plotë e Kryeministrisë:

Duke shprehur keqardhjen per manipulimin mediatik dhe propaganden e baltes lidhur me nje foto te vitit 2012 me Presidentin Obama, Kryeministri Edi Rama, sqaron se ai as nuk ka marre pjese ne ndonje organizim elektoral te Presidentit Obama dhe as nuk ka kryer ndonje pagese, per te marre pjese ne nje organizim te kesaj natyre. Sepse ligji amerikan ndalon perfshirjen e cfaredolloji te shtetasve te huaj ne fushate ne Shtetet e Bashkuara.

Bilal Shehu qe sot po gjykohet ne SHBA per ceshtjen ne fjale eshte pjesetar i komunitetit shqiptar ne Neë York dhe eshte takuar  me delegacionin qe tone ne  SHBA ne vitin 2012. Por ne menyre kategorike nuk ka patur asnje lloj veprimi financiar nga ana e Edi Rames per te realizuar fotografine e takimit me Presidentin Obama.

Nderkohe qe duke perfituar edhe nga ky rast, kryeministri i ben thirrje edhe njehere Lulezim Bashes te fokusohet tek reforma ne drejtesi dhe respektin e tij per drejtesine ne Shtetet e Bashkuara, ta tregoje duke mbeshtetur projektin kushtetues te Reformes ne Drejtesi qe eshte hartuar me kontributin e cmuar te Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Edi Rama nuk ka frike nga drejtesia, nuk ka frike nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit te drejtesise, nuk ka frike nga pavaresia e anetareve qe do te bejne vetingun e gjykatesve e prokuroreve, po Lulezim Basha me Sali Berishen pse i tremben faktit qe ata qe do te gjykojne prokuroret dhe gjykatesit, do te perzgjidhen nga Shba e BE?!

Eshte koha e te vertetes per krimet, akuzat, genjeshtrat dhe te verteten mund ta thote vetem nje drejtesi e çliruar nga kthetrat e vendeve te rezervuara te partive ne sistem. Edi Rama dhe shumica jane gati te heqin duart e partive nga sistemi, po Lulezimi, Saliu dhe Partia Demokratike pse nuk jane gati?!

Filed Under: Opinion Tagged With: deklarata, Edi Rama, me presidentin Obama, nuk kam paguar, per foton

LULZIM BASHA: EDI RAMA KA KRYER KRIM FEDERAL

July 1, 2016 by dgreca

Rama, 80 mijë dollarë në mënyrë të paligjshme për një foto me Obamën, prokuroria të hetojë. Paratë e korrupsionit dhe krimit qëndrojnë në themel të pushtetit të djeshëm dhe të sotëm të Edi Ramës.

Ky fakt tronditës për çdo vend demokratik të botës i njohur fare mirë në sytë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve tashmë u faktua para partnerëve ndërkombëtarë dhe botës mbarë.

Hetimet e bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe mediat prestigjioze ndërkombëtare tregojnë se Edi Rama qëndron pas një krimi të rëndë federal të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dorovitës i 80 mijë dollarëve të dhëna në një mbledhje fondesh për presidentin Barack Obama. Një akt i ndaluar nga ligji amerikan, që rreptësisht përjashton futjen e parave në fushatë nga një burim i huaj.

“Departamenti Amerikan i Drejtësisë bën të ditur se një shtetas shqiptaro-amerikan kishte marre 80 mijë dollarë nga një burim i huaj duke e ditur se ai do t’i derdhte ato para në fushatën elektorale…. Ai kishte shkuar në San Francisko në përpjekje për të siguruar një hyrje në një event për mbledhjen e fondeve me një shtetas të huaj,që është Edi Rama, të cilit i ishte ndaluar hyrja, por të cilit iu mundësua një foto me Presidentin,”- thuhet në deklaratën zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

80 mijë dollarë ka paguar Edi Rama për një foto.

80 mijë dollarë për një mashtrim.

80 mijë dollarë për t’iu hedhur hi syve shqiptarëve.

Në rrugën e tij drejt marrjes së pushtetit Edi Rama nuk u ndal para asgjëje, nuk ngurroi të thërrasë nën armë gjithfarë kriminelësh, e nuk kurseu askënd me gënjeshtrat e me mashtrimet e tij, madje as partnerin tonë strategjik, SHBA.

Ky krim i rëndë federal i porositur dhe i paguar nga Edi Rama, tregon edhe një herë se si e nisi rrugën drejt pushtetit.

E nisi me krim, e vazhdoi me krim dhe sot sundon me krimin.

E veshi krimin me pushtet dhe pushtetin me krim.

E mbushi parlamentin me vrasës, me banditë, me trafikantë droge e me tutorë prostitucioni.

I nxori nga çdo vrimë ku ishin fshehur përdhunues, trafikantë dhe kriminelë dhe i bëri kryetar bashkish, drejtorë dhe shefa zyrash.
Por nuk mjaftoi kjo. Me një mendësi kriminale, në një shtet ku ligji dhe drejtësia nuk blihen as shantazhohen, ai guxoi të shkelë ligjet e SHBA-ve, të mashtrojë ekipin e presidentit Obama për një foto-mashtrim.

Ajo foto tregon shumë, tregon qartë mendësinë e Edi Ramës, për të cilin me paratë e pista të krimit dhe të korrupsionit blihet gjithçka, qëndrohet mbi ligjin dhe mbi drejtësinë.
Kjo foto është në të njëjtën kohë prova se në SHBA drejtësia nuk mund të kapet nga Edi Rama, as të blihet e të shantazhohet nga ai.

Drejtësia atje është drejtësia që nuk do Edi Rama.

Drejtësia që do Edi Rama është drejtësia që shantazhohet prej tij si në rastin e skandalit, megaskandalit të përgjimeve ku sulmon gjyqtarët duke i quajtur “killer”.

Gjyqtarët që dëshiron Edi Rama janë të prerjes së zonjës Sadushi, bashkëshortes së ekspertit të Ramës e cila ktheu dje në detyrë dhe dy të fundit të krimit të tmerrshëm shtetëror të përgjimit të paligjshëm.

Drejtësia që do Edi Rama është drejtësia që shantazhohet dhe gjunjëzohet për të mos hetuar lidhjet e Tahirit me krimit, të Beqajt me korrupsionin, të Ahmetajt me pazarin e pasurive publike, të Gjiknurit me aferën CEZ, e kështu me radhë.

Në fund të fundit, drejtësia që do Edi Rama i ngjan asaj drejtësie që përfytyron e dëshiron çdo i kapur në krime e korrupsion, pra një drejtësi të njëjtë me të, ortak me të, të kapur në krim e korrupsion.

Por i ka bërë llogaritë gabim. Drejtësia në SHBA nuk shantazhohet, nuk blihet sado para të kesh mbledhur nga krimi dhe korrupsioni.

Unë sot dua t’i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorisë shqiptare që paralel me hetimet që po kryen FBI, të nisë menjëherë hetimet brenda juridiksionit shqiptar dhe sipas ligjit shqiptar për këtë rast të pastër të korrupsionit politik.

Ku i gjeti Edi Rama 80 mijë dollarë në një kohe kur kishte deklaruar një pasuri prej 3 mijë eurosh?

Apo janë para ryshfeti e korrupsion?

Cili është burimi i tyre?

Çfarë ka marrë në këmbim të këtyre parave sponsorizuesit?

Sot, çdo shqiptar por dhe partneri ynë strategjik SHBA duhet ta dinë të vërtetën e këtij krimi të shëmtuar dhe të njohin kështu pa maskë, pa maskën që përdor me propagandën e tij Edi Rama.

Ai duhet e do të japë llogari për rolin dhe përgjegjësitë e tij lidhur me këtë krim për të cilin sot drejtësia e SHBA-ve përgatitet të dënojë dorasin, por jo porositësin dhe përfituesin. Sepse kjo e fundit është detyrë e drejtësisë shqiptare, është detyrë e votuesve shqiptarë.

Lulzim Basha's photo.

Filed Under: Politike Tagged With: EDI RAMA KA KRYER, KRIM FEDERAL, Lulzim Basha

SHBA printojnë Kushtetutën e re, Berisha: Votoni nenin 88

July 1, 2016 by dgreca

Zyrtarisht, reforma në drejtësi është në programin e punës së Kuvendit të Shqipërisë. Konferenca e Kryetarëve vendosi që seanca e shqyrtimit të amendamenteve kushtetuese të jetë me 21 korrik, njësoj sic kishte parlajamëruar ambasadori amerikan. Dhe që deputetët ta kenë sa më të qartë se nga fjalët është kaluar tek veprat, mbi tryezën e tyre të punës ata kanë gjetur paraditen e së enjtes një botim të ri të Kushtetutës.  Botimi përmban një variant të përditësuar me amendamentet e reja, që propozohen për t’u miratuar. Por ajo çfare bie menjëherë në sy është logoja e Ambasadës Amerikane dhe një shënim nën të “se ky është një botim i mundësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Ky është një tjetër hap konkret që Ambasada Amerikane bën për të bërë publike dhe zyrtare mbështetjen e vet për ndryshimet kushtetuese të reformës. Megjithatë, ish-kryeministri Sali Berisha i bëri Kuvendit një kërkesë tjetër. “Ju lutem shumë drejtuesve të Kuvendit që nenin 88 t’ja dorëzojë çdo deputeti”, tha Berisha. Opozita e interpreton paragrafin 88 të Venecias si një rekomandim që opozita të përfaqësohet në të 4 institucionet e reja që zgjedh Parlamenti, përfshirë edhe ato që bëjnë vetingun e njerëzve të drejtësisë.Në të kundërt, opozita thotë se drejtësia kapet politikisht. Kështu ish-kryeministri Berisha lexoi edhe mesazhet që dha në Tiranë përfaqësuesi i Bundestagut gjerman. “Thirrjet janë që Qeveria që tenton të kapë drejtësinë nuk çon vendin në BE. Thirrjet janë që po nuk e votuat, do të rishikojmë statusin. Më e rënda që ka ndodhur ndonjëherë”, tha ish-kryeministri. Opozita kundërshtoi përfshirjen në kalendarin e punës së Parlamentit të 7 projektligjeve të reformës në drejtësi. Sipas saj, draftet nuk kanë bazë ligjore, sepse i referohen një projekti kushtetues të pamiratuar.  “Është një draft, një listë dëshirash ende, por nuk ekziston. Pra po shkelni Kushtetutën me të dyja këmbët. Nëse nuk ka konsensus është e kotë, jo vetëm këto ligje nuk miratohen, por edhe ajo Kushtetuta që doni ju nukmiratohet”, u shpreh deputeti demokrat Oerd Bylykbashi. Ilir Meta foli edhe për shpejtësi, edhe për konsensus.  “Po ecim në këtë mënyrë për të fituar kohë që të realizojmë atë objektiv që ndryshimet kushtetuese, besoj me konsensus, por edhe disa ligje të rëndësishme që vetë opozita i ka kërkuar që bashkë me to të miratohen brenda muajit korrik”, tha kreu i Kuvendit.

Filed Under: Featured Tagged With: Kushtetutën e re, SHBA printojnë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 86
  • 87
  • 88
  • 89
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT