• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2016

Shën Kozmai! Ne nuk jemi Grek, por të Krishterë!

August 23, 2016 by dgreca

  • Shën Kozmai një misionar i ortodoksisë dhe një kundërshtar i Greqisë së Lashtë e i gjuhës shqipe/

Nga Arben LLALLA/

Shën Kozmai: Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t‘i marr atij të gjitha mëkatet në qafën time, që nga dita e lindjes së tij deri sot…

Nga Arben Llalla/

Çdo 24 gusht kryepeshkop Anastas i KOASH organizon tubime për të kujtuar misionarin e përhapjes ortodoksisë dhe asimilimin e popujve të tjerë si shqiptarët dhe vllehët në ish-Epirin shqiptar, sot Epirit i Jugut që i është dhënë dhunshëm Greqisë, ndërsa Epirit i Veriut i përket Shqipërisë.Propaganda për mbajtjen e manifestimit për këtë figurë klerike ortodokse hap gjithnjë debate të ashpra deri në akuza të rënda. Kryepeshkopi Anastasios, si avokat mbrojtës i Shën Kozmait gjithnjë do ripërsërisë fjalinë: “Në kohën kur veproi Shën Kozmai nuk kishte kufij shtetesh dhe gjuha shqipe nuk shkruhej, si e tillë ajo nuk mund të ishte pjesë e shërbesave fetare. Kështu, që Shën Kozmai nuk kërkonte arsimimin e popullit duke hapur shkolla për të bërë të mundur njohjen e librave të shenjtë”.

Si diplomat dhe filozof, Hirësia e Tij, mund t’i rradhisë mirë fjalët për të mbrojtur Shën Kozmain gjatë fjalimit para popullit, por ne do t’i vërtetojmë me fakte dhe shkencë se Shën Kozmai hapte shkollat greke për të asimiluar popujt e tjerë jogrek. Kryepeshkop Anastasi disa herë ka përmendur se Shën Kozmain e kanë respektuar ndër vite shqiptarët. Kjo është shumë e vërtetë që një pakicë e shqiptarëve e respekton Shën Kozmain si imponim i bërë nga rrethanat e kohës dhe nga Patriarkana e Stambollit. Por nga ajo shumicë e shqiptarëve ortodoksë që ka në Shqipëri, vetëm një pakicë i përkulet atij, në veçanti minoritarët grekë.

Kush është Kozma Etolos

Kozma Etolos lindi diku midis 1700-1714 (vit dhe datë të saktë nuk ka) në rajonin e Etolisë, në fshatin Mega Dhendron, afër qytetit Thermo, dhe u dorëzua murg në Malin e Agios Oros, ku kreu shkollën teologjike. Emri i tij i vërtetë ishte Konsta Anifanti dhe prindërit ishin nga Epiri i Jugut, Çamëria, të rrethit të Prevezës. Familja e Kozmait ishte shumë e varfër, babai i tij mbante çantat e fshatarëve nga fusha për në shtëpitë e tyre për të siguruar bukën e gojës. Ka shumë mundësi që ai ta dinte gjuhën shqipe të përdorimit të përditshëm. (Për çudi edhe Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastasi është me origjinë nga ajo zonë, ndoshta është lidhja shpirtërore midis tyre që Kryepeshkopi e nderon kaq shumë Shën Kozmain, duke ndërtuar për nder të tij brenda 10 viteve rreth gjashtë kisha në Shqipëri).Në disa libra rezulton se Kozma Etolos ishte vlleh, këtë e shkruan edhe G.A.Papathanasiu, në librin, “Historia e vllehëve”, botim, 1994, fq. 39. Në të vërtetë Kozma Etolos ishte nga zona që shumica e banorëve ishin vllehë, por kjo nuk do të thotë që ishte vlleh. Popullsia vllehe në Epir ka banuar vëllazërisht vetëm me shqiptarët, prandaj edhe zakonet, veshja e tyre është pothuajse e njëjtë.

Pasi mbaroi shkollën fetare, ai nisi misionin për asimilimin e vllehëve, bullgarëve dhe shqiptarëve në Traki, Maqedoni dhe Epir. Sipas gojëdhënave ka hapur rreth 200 shkolla greke, fliste gjuhën turke, frëngjisht, hebraisht, shqip dhe vllahishten. Që Kozma Etolos të ketë hapur rreth 200 shkolla greke, në kohën kur nuk ekzistonte shteti grek është e pamundur. Kjo është thjesht një gënjeshtër, sepse sipas të dhënave zyrtare të Greqisë, në 157 fshatra në Epir ka patur 78 shkolla greke më 1874. Pra, me gjithë financime dhe misionarë të shumtë, Greqia mundi në Epir të hapte vetëm 78 shkolla, ndërsa Shën Kozmai i vetëm 200?! Kjo është e pamundur. Ka të dhëna se Shën Kozmai ka hapur vetëm një shkollë në Himarë më 1770 dhe një shkollë në Dropull më 1773. Shkollat greke kanë qenë të pakta deri në fillim të shekullit XIX. Ato numëroheshin me gishtat e njerës dorë.

Kozma Etolos u arrestua në një fshat të Fierit nga turqit dhe u var më 24 Gusht 1779. Në një shënim Gjergj Mihali shkruan se Shën Kozmai u vra nga Mullai Ahmet Kurt Pasha i Beratit, i cili ishte paguar nga hebrenjtë. Për pagesën që bënë hebrenjtë për të vrarë Shën Kozmain shkruajnë edhe shumë autor grekë, sepse ai i urrente shumë këta të fundit. Kozma Etolos më shumë ka qëndruar në Epir, në atë zonë që e njihte mirë gjuhën e banorëve. Ai bëri një udhëtim në Traki dhe Maqedoni, por misioni i tij dështojë në këto treva. Shën Kozmai ishte një murg i thjeshtë, pa një vend të sigurtë qëndrimi, nuk shërbente në asnjë kishë, por bukën e gojës e siguronte duke mbajtur fjalime ortodokse në çdo fshat.

Sipas shumë biografëve Kozma Etolos bënte propagandë që dita e pazarit në Greqi të mos jetë dita e diel, ashtu siç e kanë vendosur hebrenjtë, por të jetë dita e shtunë, me qëllim që njerëzit të Dielën të shkojnë në kishë për t’u lutur. Thirrja e Kozma Etolos që dita e pazarit të bëhej të shtunën e dëmtoi rëndë bashkësinë hebre, sepse të shtunën ata kryenin ritet e tyre fetare.

Në të vërtetë nuk ishte ideja e Kozma Etolos që dita e pazarit të bëhej të shtunën dhe jo të dielën, por e tregtarëve shqiptarë të Epirit. Marko Gjolas (Markos Gkolias), në librin e tij, botim 1972, me titull: “Kozma Etolos dhe Epoka e tij”, në faqen 18, shkruan se shumica e popullsisë ishte e krishterë dhe tregtarët e krishterë dëshironin të kishin pazaret e tyre në ditën e shtunë duke dëmtuar tregtarët hebrenj. Financuesit e kësaj ideje ishin tregtarët shqiptarë të Epirit, të cilët financuan predikimet e Kozma Etolos për Ditën e Pazarit të jetë e shtuna. Kështu, nga një propagandë e thjeshtë për tregti, ajo u shndërrua në një propagandë fanatike fetare, e cila mori formën e plotë të urrejtjes ekstremiste midis ortodoksëve dhe hebrenjve.

Në fillimet e shekullit XVIII, shqiptarët po hynin fuqishëm si tregtarë në tregun e Perandorisë Osmane, ata mundën të organizonin Ditën e Pazarit duke ua marrë ekskluzivitetin hebrenjve, të cilët kishin gjetur hapësirën e pasurimit të tyre pikërisht duke organizuar këtë ditë.

Për urrejtjen e hebrenjve ndaj Shën Kozmai, ai vetë ishte i ndërgjegjshëm. Më 2 Mars 1779, Kozma Etolos i shkruante vëllait të tij, Krisanthos:

“Dhjetëra mijëra të krishterë më duan, por vetëm njëri më urren, mijëra turq më duan, por vetëm njëri kaq shumë, mijëra hebrenj duan vdekjen time, por askush nuk e do jovdekjen time”.

Pra, siç del nga letra Shën Kozmai ishte i bindur se vdekja do t’i vinte nga hebrenjtë, sepse ata kishin shumë arsye për ta vrarë atë. Më 2013, Rabini hebre, Morntehai Frizi, deklaroi publikisht se hebrenjtë e vranë Shën Kozmain.

Sipas legjendës, Shën Kozmain e varën në një pemë dhe trupin e tij e hodhën në lumin Seman, pas tre ditësh e gjeti famullai i kishës dhe e varrosi në oborrin e saj.

Një gojëdhënë thotë se kokën e Shën Kozmai e mori Ali Pasha dhe e lau me argjend si shenjë respekti për profecinë në favor të tij.

Kozma Etolos nuk mundi të shkelte të gjitha trevat e Shqipërisë së sotme që banorët ishin në ato vite shumicë të krishterë si në Korçë, Elbasan, Durrës e gjetkë. Misioni i tij u ndal  atje, në Kolkondas të Fierit.

Shën Kozmai u shpall Shenjtor në 20 Prill të 1961, nga Patriarkana e Stambollit

Fakte që Shën Kozmai ishte kundërshtar i Greqisë së Lashtë dhe gjuhës shqipe

Në Doktrinë e parë Shën Kozmai i drejtohet grekëve:

“Ne nuk jemi grekë, por të krishterë!

Dhe Unë, Vëllezërit e mi, që denjësisht qëndrova në këtë apostoli të shenjtë për mëshirën e Krishtit tonë dhe të Perëndisë sonë, Ju nuk jeni grekë, Ju nuk jeni mosbesues, heretikë, ateistë, por ju jeni të krishterë ortodoksë të devotshëm, se ju jeni të pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, ju jeni bijtë e bijat e Krishtit tonë.”

Këto vargje të Shën Kozmait kanë shfaqur shumë polemika dhe diskutime në Greqi, sepse ai shpreh hapur luftën ndaj kulturës dhe Greqisë së Lashtë. Asaj Greqie që besojnë grekët e sotëm të jenë trashëgimtarë. Shën Kozmai ishte i vetëdijshëm se “grekëve” që ju fliste ishin trashëgimtarët e Greqisë së Lashtë, por ata nuk flisnin greqishten e tij, por gjuhën e perëndive të Olimpit që ishte dhe është shqipja. Shqiptarët e shekujve të kaluar ishin të bindur se ishin grekët e lashtë, këtë e ka deklaruar edhe ish-zëvendëskryeministri i Greqisë, Teodoror Pangallos më 2003, në Athinë.

Lufta kundër gjuhës shqipe e Shën Kozmait

Në të gjithë librat grekë që lexova për Shën Kozmain ndesha në fjalinë e tij kundër gjuhës shqipe që thoshte në trevat shqiptare: “Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd, sesa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t‘i marr atij të gjitha mëkatet në qafën time, që nga dita e lindjes së tij deri sot, do t’i porosis të gjithë të krishterët që t’i flasin dhe do t’i shlyej të gjitha mëkatet. Ai nuk do ta gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra”. (Predikimi i shtatë, drejtuar shqiptarëve të Epirit)

Me këtë teori Shën Kozmai donte të çrrënjoste gjuhën shqipe nga shqiptarët. Këtë shpjegim e thonë të gjithë studiuesit grekë të biografisë së tij. Në kohën që Shën Kozmai mallkonte gjuhën shqipe, ishte vetë Sulltan Abdulhamiti më 31 maj 1779, i cili lëshoi një ferman ku thuhej që të merret në mbrojtje kultura, gjuha greke, të mbrohen grekët nga shqiptarët, të ndiqen ata që mësojnë shqip. Por lind pyetja: Përse Kozma Etolos kërkonte të ndalohej gjuha vllehe dhe shqipe që flisnin banorët në territorin e Greqisë së sotme? Pra, kjo kërkesë e tij tregon se popullsia nuk ishte greke në ato territore ku propagandonte Shën Kozmai si në Trakia, Maqedoni dhe Epir, por shqiptare dhe vllehe.

Ka të dhëna se në vitin 1777, Kozma Etolos qëndroi në fshatin Baieasa ose Vovousa që banohej nga vllehët afër Janinës, ai ju tha banorëve:

“Gjuha greke është gjuha e Zotit, ndërsa gjuha vllehe është gjuha e djallit.”

Këto janë vetëm disa vështrime historike për propagandën e Shën Kozmait për greqizmin e Jugut të Shqipërisë. Por sot, misionin e Shën Kozmait e vazhdon Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Gerasimos Janaullatos. Ai me anë të gjuhës melankolike, i butë dhe me një buzëqeshje ironike e me kulturën bizantine, “hiqu sikur s’ke, hiqu sikur s’je”, ka arritur t’i fusë në kurthe politikanët shqiptarë për të siguruar pavdekshmërinë e misionit të tij të vërtetë. Por, Hirësia e Tij duhet t’i trembet vetëm hakmarrjes së Zotit, ditën e gjykimit. Jam i bindur që ai i trembet vërtetë shumë asaj dite.

Çfarë ishte në të vërtetë Shën Kozmai

Shën Kozmai nuk ishte grek, sepse nuk ekzistonte kombi grek, as Greqia si shtet. Ai ishte një misionar i përhapjes së ortodoksisë së Bizantit duke sulmuar gjuhët dhe kulturat popujve të tjerë. Kozma Etolos, nëse do ringjallej sot do të çmendej nga nderimet e mëdha që i bënë Greqia, sepse ai punoi dhe luftoi për ortodoksinë nën Perandorinë Osmane.

Sot, Greqia Shën Kozmain e ka shpallur Babai i Greqisë Moderne. Ky është një vlerësim i drejtë, sepse ai tërë jetën e tij ia kushtoi gjuhës dhe kulturës ortodokse të sotme greke që s’ka lidhje fare me gjuhën dhe kulturën e Greqisë së Lashtë. Sipas kësaj del se Kombi i sotëm grek nuk është ai kombi grek që kanë shkruar filozofët dhe historianët e lashtë nga frymëzohet e tërë bota. Pra, historia e Greqisë së sotme fillon me Shën Kozmain, kjo sipas vetë grekëve.

Ka disa vite që thonë se është gjetur një letër e Shën Kozmait e nënshkruan në fund nga dora e tij para se ta arrestonin. Për mendimin tim ky është një mashtrim, sepse nuk mund ta vërtetojë askush origjinalitetin e saj duke u nisur nga koha që jetoi Kozma Etolos. Nuk janë ruajtur letra të tilla për shumë arsye, sepse ai nuk ishte ndonjë figurë qendrore e Kishës Ortodokse të Patriarkanës së Stambollit. Ato që i referohemi si profecitë e Shën Kozmait nuk janë veçse tekste, të cilat janë bazuar në predikimet e tij. Nuk ka dorëshkrime origjinale të tij, sikurse nuk ka edhe data të sakta për secilin prej tyre. Besohet se ndonëse fillesat janë predikimet e tij, ato janë shkruar dhe kopjuar vetëm pas vdekjes së tij, sikurse mund të ketë edhe modifikime si rezultat i këtij procesi. Bashkë me profecinë që shkruesit e më vonshëm i sollën deri në ditët tona japin edhe komentet që lidhen me kohën që jetoi Shën Kozmai.

Kozma Etolos ishte një fanatik i kishës ortodokse, i cili propagandonte gjuhën e saj. Ai kishte për qëllim që popullsitë që jetonin nën pushtimin osman si shqiptarët, vllehët, sllavët e të tjerë, t’i kthente në një popullsi unike në shërbim të Patriarkanës së Stambollit, e cila ishte vënë në shërbim të Sulltanit prej kaq vitesh.

A ishte profet Shën Kozmai?

Ai nuk mund të ishte profet, në atë periudhë shumë njerëz përdornin fjalitë që kishin lexuar nëpër libra për të përfituar të holla. Ishte koha, ku në perandorinë otomane njerëzit ishin injorantë, të pashkolluar, të shtypur, ishin skllevër që punonin për të paguar haraç dhe ishte e logjikës që një njeri i shkolluar në manastire në Malin e Agios Oros të gjente terrenin për të propaganduar për atë që ishte paguar.

Shën Kozmai në fjalimet e tij nuk i referohej asnjëherë filozofëve të Greqisë së Lashtë, por librave të hebrenjve, librave të krishterimit që nuk ishin të autorëve grekë, por hebrenj. Në këtë pikë kemi përplasje midis ideologjisë së filozofëve dhe të ortodoksisë. Ai ishte një mbrojtës i pushtimit turk, sepse shpesh herë predikonte se pushtimi turk është i mirë, ata i mbrojnë grekët nga kërcënimi i perëndimit.

Në përfundim të këtij studimi, i cili është mbështetur mbi bazë të të dhënave serioze le të hedhin akuzat ata që besojnë në gënjeshtrën. Le të na quajnë ateistë, komunistë, heretikë, jo i krishterë, nacionalistë, por e vërteta mbetet e vërtetë, edhe vetë profetët përkulen para fakteve të pamohueshme.

Shën Kozmai duhet nderuar vetëm për realizim e Profetësisë së Tij që Greqia e sotme është një shtet fanatik ortodoks, ku minoritetet nuk njihen, ku qytetarët grekë që i përkasin besimeve të tjera si myslimanë, katolikë, jakuva e të tjerë, shtypen, kërcënohen në vendin që pretendon se ka patur demokraci qysh në lashtësi.

Bibliografia e shfrytezuar

Gazeta, ANAPLASIS, Janar, 1953

Revista Istorika Themata, Gusht, 2003, Greqi

Revista, ISTORIKO Grnosia, 2001

Revista CONTACT, 2001, Agrinio

Marko Giolas, Kozmai dhe Epoka e tij, 1975

Κ. Simopulos, Udhëtarët e Huaj në Greqi,

Thoma Paskidhu, Pellazgët, 1879, Greqi

  1. D.Metallinu, I Zoi toy Kozma Etolos, 2003

Efstathios Gieorgios, Kozmas Etolos…, Thessaloniki, 2010

Menun Ioannio, Kozmas Etolos…., Athinë, 1979

Theothoru Zish, Agios Kozma Etolos, 2008

Stergios Sakkos, Agios Kozmas-Profetis

Nikoslaos Psimenos, Etolakarmane Llogji, 1981

www.history-of-macedonia.com

www.pare-dose.net

www.agioskosmas.gr

www.freeinquiry.gr

Filed Under: Histori Tagged With: arben llalla, por të Krishterë!, Shën Kozmai! Ne nuk jemi Grek

Mirënjohje për GjeneralLejtnant Rrahman Ramën

August 23, 2016 by dgreca

Pakti i Atlantikut i Rinisë së Kosovës, mirënjohje për GjeneralLejtnant Rrahman Rama/

Para disa ditësh, Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës {FSK}, Gjeneral Lejtnant Rrahman Rama, priti një delegacion të Asosacionit të Paktit Atlantik të Rinisë së Kosovës,{KYATA, KOSOVO YOUTH ATLANTIC ASSOCIATION}, të përfaqsuar nga kryetari i saj, z. Besim Salihu. Qëllimi i vizitës së delegacionit të këtij asociacioni ishte dhënia e Certifikatës së Mirënjohjes, Komandantit të FSK-së, Gjeneral Lejtnant Rrahman Ramës, me motivacionin, “Për mbështetjen e ofruar gjatë realizimit të aktiviteteve të kësaj organizate si dhe promovimit të vlerave EuroAtlantike tek rinia e Kosovës”. Gjatë dorëzimit të Certifikatës  së Mirënjohjes, kryetari i këtij Asocioni, z. Salihi falenderoi komandantin e FSK-së, Gjeneral Ramën për angazhimin e tij dhe të FSK-së, për përkrahjen e pakursyer në realizimin e shumë projekteve të kësaj organizate dhe në promovimin e vlerave EuroAtlantike. Me këtë rast, Komandanti i FSK-së, Gjeneral Rama, falenderoi Asocacionin e Paktit Atlantik të Rinisë së Kosovës për këtë bashkëpunim, duke shprehur gatishmërinë e FSK-së, për përkrahjen në vijimësi të iniciativave që kanë për qëllim forcimin e vlerave EuroAtlantike tek Forca e Sigurisë së Kosovës, dhe bashkëpunimin rajonal gjatë procesit të vështirë për krijimin e një ambienti të paqes, sigurisë dhe integrimit në NATO. Në këtë mënyrë ky Asosacion,{KYATA}, do i shërbëjë më së miri këtij qëllimi final të FSK-së, theksoi Gjeneral Rama. {Sh.Kërcelli}.

Filed Under: Opinion Tagged With: Mirenjohje, NATO, për GjeneralLejtnant, Rrahman Ramën

Do të Shfaqet në Nju Jork Filmi “The Righteous Gypsy

August 23, 2016 by dgreca

KONSULLATA E PËRGJITHSHME E KOSOVËS NË NJU JORK NJOFTON KOMUNITETIN/

Do të Shfaqet Filmi “The Righteous Gypsy”/

Ju njoftojmë prej 22 deri me 25 Gusht ne Landmark Sunshine Cinema, do të fshaqet Filmi “The Righteous Gypsy”. Filmi tregon ngjarjen e nje Hebreje të Kosovës, jeta e së cilës është shpëtuar rastësisht nga një gruaje Rome.

Ju lutem, bashkangjitur keni të dhënat e detajuara rreth vendit se kudo të shfaqet filmi.(Klikoni mbi fotografi dhe ne fund te fotos ekni te dhenat)

Me respekt,

Consulate  General of the Republic of Kosovo in New York

801 Second Avenue
Between 42 & 43 Street.
Suite 301
New York, NY 10017

Tel: 212-949-1400
Fax: 212-949-1403

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: "The Righteous Gypsy", Do të Shfaqet Filmi, Konsullata e Kosoves

TE GJITHE DENOJNE SULMIN MBI RTK NE PRISHTINE

August 23, 2016 by dgreca

– Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës  e dënon sulmin ndaj RTK/

-Thaçi: Sulm kriminal ndaj mendimit, fjalës dhe medieve të lira/

-Qeveria e Kosovës: Sulmi ndaj RTK, sulm ndaj fjalës së lirë/

-Veseli: Hedhja e mjetit shpërthyes mbi RTK, veprim kriminal/

-Ambasada e SHBA: Sulm shtesë kundër demokracisë kosovare…/

-AAK Dënon sulmin ndaj RTK-së: Urgjencë të zbardhen rastet/

-Vetëvendosje: RTK është bërë altoparlant i Qeverisë – por kjo nuk justifikon bombat/

-Nisma për Kosovën dënon sulmin ndaj transmetuesit publik RTK/

-BE-ja në Kosovë dënon sulmin e mbrëmshëm në RTK/

-OSBE dënon fuqishëm sulmin ndaj transmetuesit publik në Kosovë/

Kohëve të fundit, më parë, me mjet shpërthyes zolë është sulmuar natën e  4 gushtit objekti i Kuvendit të Kosovës dhe është raprotuar për vendosje bombe gjatë ditës së  9 gushtit në shtëpinë e kryetarit të Komisionit Shtetëror të Kosovës për shënjimin e kufirit me Malin e Zi/

PRISHTINË, 23 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Radio Televizioni i Kosovës është sulmuar mbrëmë me granatë dore, bën të ditur transmetuesi publik bazuar edhe në raportet e njësisë së deminimit në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ka rrethuar objektin.

Njoftohet se, rreth orës 22:00, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në RTK, saktësisht te transmetuesi i valëve.“Policia ka rrethuar objektin e televizionit dhe është duke ekzaminuar provat për të konstatuar shpërthimin në Radio Televizionin e Kosovës. Në kohën e shpërthimit brenda hapësirave të RTK-së ka pasur gazetarë dhe staf tjetër të cilët janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm. Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz”, thekson njoftimi.Stafi i RTK-së është duke pritur raportin e policisë për të dalë me versionin zyrtar rreth këtij shpërthimi.Sindikata e Punëtorëve e RTK-së në një deklaratë sot “dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm kriminal ndaj mediumit të vetëm publik RTK, ku persona të panjohur kanë sulmuar objektin e RTK-së, me granat dore me saktësisht vendin ku janë të vendosur transmetuesit e valëve dhe gjeneratorët rreth orës 22:00”.”Në kohën kur ka ndodhur ky shpërthim, shumë nga kolegët tanë ishin në vendet e tyre të punës dhe fatmirësisht të gjithë kanë shpëtuar. SPERTK dënon fuqishëm këtë akt të shëmtuar të këtyre personave dashakeq, i cili është i drejtuar ndaj të ardhmes së RTK-së dhe gjithë vendit”, thuhet në reagimin e sindikatës.Po ashtu  SPERTK  kërkon nga organet e hetuesisë, që sa më parë të zbardhin këtë akt qyqarë të drejtuar ndaj mediumit të vetëm publik RTK.  “SPERTK nuk dëshiron të paragjykoj motivet e këtij sulmi, por i dënon të gjitha sulmet fyerjet, të cilat po bëhen kohës së fundit në adresim të RTK-së”, thuhet në fund të reagimit të dërguar.Edhe Sindikata e Pavarur e RTK-së deklaroi sot se “dënon ashpër sulmin kriminal ndaj Transmetuesit Publik RTK, duke vënë në rrezik jetën e të punësuarve të cilët në momentin e sulmit ishin në vendin e tyre të punës”.“SPRTK fton organet e drejtësisë që të marrin masa në zbardhjen e ketij akti të shumtuar dhe ndaj kryesve dhe orkestruesve të merren masa ligjore”, thuhet në deklaratën e dërguar.Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës  e dënon sulmin me bombë dore ndaj Radio Televizionit të Kosovës. “Ne kërkojmë nga Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera që ta hetojnë me urgjencë këtë rast në mënyrë që të gjinden autorët”, thekson deklarata e sapodërguar.“Ky sulm është veprim kriminal dhe duhet të sanksionohet.Nga sulmi kanë mundur të pësojnë kolegët gazetarë, disa prej të cilëve në kohën e shpërthimit kanë qenë në vendin e tyre të punës”,thekson njoftimi.“Fatmirësisht askush nuk ka pësuar nga ky sulm.Sulme të tilla kanë për qëllim ushtrimin e presionit dhe frikës mbi gazetarët, por institucionet e sigurisë nuk duhet që ta lejojnë një gjë të tillë”, përfundon deklarata e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

VESELI: HEDHJA E MJETIT SHPËRTHYES MBI RTK, VEPRIM KRIMINAL

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dënon ashpër sulmin ndaj Radio Televizionit të Kosovës.”Hedhja e mjetit shpërthyes mbi Radio Televizionin e Kosovës, përbën një veprim kriminal që në vazhdën e veprimeve të ngjashme të kohëve të fundit, synon të cenojë rendin publik, sigurinë e qytetarëve dhe zyrtarëve të institucioneve publike. Ne jemi shtet demokratike dhe nuk mund të lejojmë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në axhendën shtetërore, debatin politik dhe lirinë e mediave”, thuhet në reagimin e kryeparlamentarit Veseli, të sapodërguar.Kuvendi i Republikës së Kosovës fton organet e drejtësisë që përgjegjësit e këtij sulmi mbi transmetuesin publik të sillen para organeve të drejtësisë dhe marrin denimin e merituar, përfundon njoftimi.Kohëve të fundit, më parë, me mjet shpërthyes zolë është sulmuar natën e  4 gushtit objekti i Kuvendit të Kosovës dhe është raprotuar për vendosje bombe gjatë ditës së  9 gushtit në shtëpinë e kryetarit të Komisionit Shtetëror të Kosovës për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, Murat Mehës.

POLICIA E KOSOVËS: SHTËPRTHIMI TE RTK RRETH ORËS 21:48

Policia e Kosovës në njoftimin e sapodërgur konfirmon se mbrëmë rreth orës 21:48 në rrugën “Xhemajl Prishtina” tek objekti i Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së), është raportuar për një shpërthim që dyshohet se është kryer nga mjeti shpërthyes granatë dore. Policia e Kosovës me njësitet  e saj policore, duke përfshirë edhe ato të specializuara ka reaguar menjëherë duke ndërmarr veprime të shpejta operacionale dhe hetimore lidhur me rastin.Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe më pastaj janë kryer procedurat e mëtutjeshme policore, duke përfshirë kontrollimin e hapësirës, mbledhjen e dëshmive dhe provave materiale, në bazë të të cilave dyshohet se në pjesën e prapme, anash objektit të RTK-së, ka shpërthyer mjeti i dyshuar granat dore.Policia e Kosovës në konsultim me prokurorin kompetent i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes i cili ka zgjatur deri në orën 08:50 të ditës së sotme dhe rasti është iniciuar si “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”. Në bazë të informacioneve të deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Policia është duke punuar në analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante, duke përfshirë kamerat e sigurisë, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësit/ve të këtij rasti. Njëkohësisht Policia e Kosovës fton të gjithë personat apo qytetarët të cilët posedojnë ndonjë informacion lidhur me rastin ta njoftojnë.

QEVERIA E KOSOVËS: SULMI NDAJ RTK, SULM NDAJ FJALËS SË LIRË

Qeveria e Republikës së Kosovës deklaroi sot se dënon ashpër sulmin me mjet shpërthyes ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të kryer mbrëmë në rrethana ende të pasqaruara.Qeveria e Kosovë konsideron se ky është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj të gjitha mediave në Kosovë.Qeveria e Kosovës fton organet kompetente shtetërore që të zbardhin këtë rast dhe të vënë para drejtësisë kryesit dhe nxitësit e këtij akti të shëmtuar.Qeveria e Kosovës, po ashtu, i bën thirrje të gjithë përfaqësuesve dhe subjekteve politike që në diskursin e tyre publik të mos etiketojnë, sulmojnë dhe linçojnë mediat publike dhe private, në funksion të respektimit dhe të mbrojtjes së fjalës së lirë.

RTK: SULMI MË I RËNDË DERI NDAJ LIRISË SË MEDIAS DHE FJALËS SË LIRË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës dënon ashpër sulmin me granatë dore, që ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00, në oborrin e RTK-së.“Sulmi i mbrëmshëm është sulmi më i rëndë deri më tash ndaj lirisë së medias dhe fjalës së lirë në Republikën e Kosovës, me qëllim të frikësimit të gazetarëve dhe redaktorëve të RTK, për të raportuar në mënyrë të paanshme dhe profesionale”, thekson deklarata e sapodërguar.Menaxhmenti i RTK-së “fton subjektet politike, sidomos Lëvizjen Vetëvendosje, që të ndalen gjuha e urrejtjes, kërcënimet, ofendimet dhe shantazhimet kundër Transmetuesit Publik”.“Gjuha e përdorur kundër Transmetuesit Publik tregon që në shoqërinë tonë  ende ka grupe e forca politike, të cilat qëllimet e veta tentojnë t’i realizojnë me dhunë, duke shtypur fjalën e lirë dhe duke mbytur lirinë e mediave”, vijon deklarata.Menaxhmenti i RTK-së konsideron se sulmi i mbrëmshëm kishte për qëllim frikësimin dhe disiplinimin politik të RTK-së.“Por, kjo nuk do të ndodhë. RTK do të vazhdojë që, duke përmbushur misionin ligjor, të raportojë për të gjitha zhvillimet relevante, duke përfshirë të gjitha palët dhe akterët relevantë, pa u përfshirë asnjëherë në agjenda politike dhe elektorale. E sigurojmë audiencën tonë se ky sulm nuk do të ketë asnjë ndikim në punën tonë profesionale”, thekson deklarata.Menaxhmenti i RTK-së kërkon nga organet e rendit që të zbardhin sa më shpejt që është e mundur këtë rast dhe autorët e këtij akti terrorist të dalin para drejtësisë.“Ndërsa nga institucionet e vendit kërkojmë që të jenë më të përgjegjshëm dhe që sa më shpejt që është e mundur të zgjidhin çështjen e pronës së RTK-së dhe të sigurojnë ambient më të sigurt për punë të punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës”,  përfundon deklarata e dërguar nga Lorik Arifaj, drejtor i Televizionit -Radio Televizioni i Kosovës.

AAK DËNON SULMIN NDAJ RTK-SË: URGJENCË TË ZBARDHEN RASTET

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)  vlerëson se sulmi i mbrëmshëm në oborrin e RTK-së, është një akt kriminal  dhe i dënueshëm, dhe mbi të gjitha i kalkuluar për të krijuar një situatë të paqëndrueshme, që nuk mund të jetë në interes të askujt.  “Përtej që është një sulm i orientuar kundër lirisë së medias, e cila është bazament i çdo demokracie, kjo është një ngjarje e shëmtuar”, thekson AAK.

Kjo parti opozitare shprehet se, sulmet e fundit, duke përfshirë edhe këtë të mbrmëshmin kundër RTK-së, shtrojnë urgjencën e mobilizimit të organeve të rendit dhe të drejtësisë, që të zbardhen rastet dhe sulmuesit të nxirren para drejtësisë.  “Çdo vonesë në këtë drejtim, krijon një atmosferë të pasigurisë që mund të ketë pasoja të pariparueshme”, përfundon deklarata dërguar nga AAK. 

THAÇI: SULM KRIMINAL NDAJ MENDIMIT, FJALËS DHE MEDIEVE TË LIRA

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm kriminal, me mjet shpërthyes, ndaj RTK-së.

“Ky sulm kriminal ndaj radiotelevizionit publik është sulm ndaj mendimit, fjalës dhe medieve të lira”, shprehet ai.Thaçi u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve dhe subjekteve politike që në diskursin e tyre të mos linçojnë mediet, por të mbrojnë fjalën e lirë.“Ftoj organet kompetente të shtetit që të zbardhin këtë rast dhe të vënë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e këtij akti të shëmtuar kriminal”, deklaroi Presidenti Thaçi përmes ‘facebook’.

 VETËVENDOSJE: RTK ËSHTË BËRË ALTOPARLANT I QEVERISË – POR KJO NUK JUSTIFIKON BOMBAT

Subjekti politik më i madh opozitar në Kosovë deklaroi se, “me tentimin e për ta lidhur Vetëvendosje-n me sulmin e mbrëmshëm në RTK, menaxhmenti i këtij televizioni e konfirmoi përfundimisht që RTK-në e kanë shndërruar në propagandues klasik të Qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje ka shumë kohë që i bënë thirrje RTK-së të mos i shërbejë Thaçit, Veselit dhe Mustafës si altoparlant agjitacioni. Kapja e RTK-së është dëshmuar përmes uzurpimit të pozitave drejtuese nga militantët partiakë; është dëshmuar nga përgjimet dhe po dëshmohet vazhdimisht nga politikat redaktoriale të këtij mediumi.

Qeveria dhe klani Pronto nuk gjeti fajtorët për asnjërin prej sulmeve që kanë ndodhur kohët e fundit. RTK-ja në vend që të kërkojë përgjegjësi nga kjo qeveri dhe klani pronto, për dështimin e sistemit të sigurisë në vend dhe për mosgjetjen e fajtorëve, e sulmoi Lëvizjen Vetëvendosje.Lëvizja Vetëvendosje nuk pajtohet me sulmin e mbrëmshëm ndaj RTK-së, jo sepse RTK-ja e sotme simbolizon fjalën e lirë, por sepse nuk mendojmë që sulmet e tilla me bomba ndihmojnë ndonjë kauzë të drejtë në Kosovë. Çlirimi i shtetit tonë nga klani pronto që ka uzurpuar çdo institucion publik, do të ndodh vetëm përmes protestave masive paqësore nëpër sheshet e Prishtinës”, thuhet në deklaratën e VV.

NISMA PËR KOSOVËN DËNON SULMIN NDAJ TRANSMETUESIT PUBLIK RTK

Subjekti politik opozitar, Nisma për Kosovën e konsideron të pa pranueshme përdorimin e mjeteve të dhunës për çfardo arsye qoftë.

“Nisma për Kosovën kërkon që organet e rendit që sa më shpejt ta kryejnë detyrën e tyre dhe kryesit e këtij akti t’i nxjerrin para drejtësisë”, thuhet në deklaratë.

Ambasada e SHBA: Sulm shtesë kundër demokracisë kosovare…

-Ambasada amerikane në Kosovë dënon sulmin me minahedhës drejt hapësirave të RTK-së. Komunikatë e Ambasadës Amerikane mbi sulmin kundër RTK-së/

PRISHTINË, 23 Gusht 2016-/ Ambasada amerikane në Prishtinë dënon sulmin e mbrëmshëm me minahedhës në drejtim të hapësirave të Radio Televizionit të Kosovës, duke e parë ate si një sulm shtesë kundër demokracisë Kosovare dhe avancimit të mundimshëm të Kosovës drejt integrimeve Euro-Atlantike.

“Një grup i vogël paftyrësh tanimë ka shtuar edhe një sulm mbi lirinë e mediave në listën e saj të sulmenve kundër parimeve demokratike dhe vlerave Euro-Atlantike. Kosova është më e mirë se kaq”,  thekson komunikata e dërgur nga Ambasada e SHBA në Kosovë.

Ambasada amerikane fuqimisht përkrahë përpjekjet e institucioneve Kosovare për sundimin e ligjit në hetimin e këtyre krimeve.

“Qëndrojmë pran qytetarëve të Kosovës duke i kundërshtuar ata të cilët më parë do të shërbeheshin me taktika terroriste, sesa me ato të njerëzve të lirë dhe demokratikë”, thekson Ambasada e SHBA.

 

23 August 2016

 

U.S. EMBASSY PRISTINA STATEMENT ON ATTACK ON RTK

The U.S. Embassy condemns last night’s grenade attack on the premises of Radio-Television Kosovo as another assault on Kosovo’s democracy and hard-won progress toward Euro-Atlantic integration.  A small, faceless group has now added an attack on media freedom to its assault on democratic principles and Euro-Atlantic values.   Kosovo is better than this.  The American Embassy fully supports the efforts of Rule of Law institutions in Kosovo to investigate these crimes. We stand with the people of Kosovo in rejecting those who would rather use tactics of terrorists than those of a free, democratic people.

BE-JA NË KOSOVË DËNON SULMIN E MBRËMSHËM NË RTK

BE-ja në Kosovë dënon sulmin e mbrëmshëm në RTK, thekson deklarata e dërguar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.  “RTK-ja është institucion kombëtar i rëndësishëm i themeluar nga qytetarët e Kosovës dhe i themeluar për qytetarët e Kosovës. Një sulm mbi te është kërcënim ndaj lirisë së shprehjes dhe interesave të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së shpreh shqetësimin për këtë sulm tashmë të dytë mbi një institucion publik gjatë disa javëve të fundit.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të mos shprehin mospajtimet e tyre përmes mjeteve që dëmtojnë pronën ose që mund t’u shkaktojnë dëm jetës së njerëzve.

U bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të gjejnë autorët dhe t’i sjellin para drejtësisë, në mënyrë që të evitojnë çdo përpjekje të tillë në të ardhmen”, përfundon deklarata dërguar nga Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së.

EU OFFICE IN KOSOVO/EU SPECIAL REPRESENTATIVE CONDEMNS THE ATTACK ON THE RTK

 “The EU in Kosovo condemns last night’s attack on the RTK. The RTK is an important national institution established by and for the people of Kosovo. An attack against it is a threat to the freedom of expression and to the interests of the people of Kosovo.

The EU Office in Kosovo/EU Special Representative expresses concern over this already second armed attack on a public institution over the last feë ëeeks. Ëe call on all to refrain from expressing disagreements through any means ëhich damage property or can cause harm to people’s lives.

Ëe call on relevant institutions to find the perpetrators and bring them to justice, so to avert any such attempt in the future.”

OSBE DËNON FUQISHËM SULMIN NDAJ TRANSMETUESIT PUBLIK NË KOSOVË

Prishtinë / Vjenë, 23 gusht/ Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, dhe Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, kanë dënuar sot sulmin e mbrëmshëm në mjediset e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) në Prishtinë.

Njoftimi dërguar thekson se, një mjet shpërthyes është hedhur në oborrin e RTK-së, në afërsi të antenave të transmetimit. Për fat të mirë, në shpërthim nuk ka pasur të lënduar.

“Jam i tmerruar nga sulmi ndaj RTK-së në kohën kur kishte ende njerëz që punonin brenda ndërtesës. Ky duket të jetë akt frikësimi dhe e dënoj atë në mënyrën më të fuqishme. Ky është sulm ndaj një institucioni të rëndësishëm publik dhe ndaj lirisë së shprehjes”, tha Ambasadori Schlumberger.

“U bëj thirrje organeve për zbatim të ligjit që të hetojnë këtë rast sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të sjellin autorët para drejtësisë,” shtoi ai.

Duke u shprehur e lehtësuar që nuk ka pasur të lënduar në sulm, Mijatoviç tha: “Ky është një sulm i pastër në medien e lirë dhe në shoqërinë në tërësi, të cilin e dënoj në kuptimin më të fuqishëm të fjalës. Besoj se ky incident do të hetohet shpejt dhe në tërësi”.

OSCE STRONGLY CONDEMNS ATTACK ON PUBLIC BROADCASTER IN KOSOVO

PRISHTINË / PRIŠTINA / VIENNA, 23 August 2016 – The Head of the OSCE Mission in Kosovo, Jean-Claude Schlumberger, and the OSCE Representative on Freedom of the Media, Dunja Mijatović, today condemned last night’s attack on the premises of Radio Television Kosovo (RTK) in Prishtinë/Priština.

An explosive device was thrown into the yard of the RTK premises, close to its transmission antennas. Fortunately, no one was injured in the explosion.

“I am appalled by the attack on RTK at the time when there were still people working inside the building. This appears to be an act of intimidation and I condemn it in the strongest terms. It’s an attack on an important public institution and on freedom of expression,” said Ambassador Schlumberger.

“I call on law enforcement bodies to investigate this case as soon as possible and bring the perpetrators to justice,” he added.

Mijatović, expressing relief that no one was injured in the attack, said: “This is a clear attack on free media and on society as a whole, one that I condemn in the strongest sense of the word. I trust that this incident will be swiftly and thoroughly investigated.”

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: granate, RTK prishtine, Sulm

Palazzo Scanderbeg – Rome

August 23, 2016 by dgreca

1 Pallati i skenderbeut

PALLATI KU DIKUR QENDRONTE GJERGJ KASTRIOTI SKENDËRBEU GJATË VIZITAVE TË TIJA NË ROMË PËR TAKIMET ME PAPËT E ROMËS, ËSHTË KËTHYER TASHTI NË NJË HOTEL LUKSOZ, SIÇ MUND TË SHIHET EDHE NGA FASADA E RE E NDËRTESËS.

KUR ISHA NË ROMË SI REFUGJATË POLITIK MË 1970, PASI JETOSHA ATY AFËR, KALOJSHA SHPESH ASAJ RRUGE.  NDËRTESA NË ATË KOHË ISHTE NJË GËRMADHË, POR RUANTE MBI DERË FOTOGRAFINË HISTORIKE TË HEROIT TË KOMBIT SHQIPTAR, ATY KU SIÇ MUND TË SHIHET EDHE NË KËTË FOTO, RUHET EDHE SOT ME MBISHKRIMIN: “GEOR CASTRIOTA SCANDERBEG PRINCEPS EPIRI –AD FIDEM ICONIS REST AN DOM MDCCCXLIII”.

MË THONË SE HOTELI, NDONËSE I RI, KA TËRHEQUR MENJËHERË VEMËNDJEN E TURISTËVE TË SHUMTË NË ROMË, KU PËRVEÇ KOMODITETIT QË U OFRON ATYRE HOTELI SCANDERG, ATA NJIHEN EDHE ME HISTORINË E HEROIT TË SHQIPTARËVE DHE SHPËTIMTARIT TË EUROPËS, GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDËRBEU.  KRENARI!

TË JETOJË PËRGJITHMONË KUJTIMI I TIJ. NË RADHË TË PARË, NDËR SHQIPTARË!

FRANK SHKRELI

Filed Under: Komente Tagged With: Frank shkreli, Palazzo Scanderbeg, Rome

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 79
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT