– Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin ndaj RTK/
-Thaçi: Sulm kriminal ndaj mendimit, fjalës dhe medieve të lira/
-Qeveria e Kosovës: Sulmi ndaj RTK, sulm ndaj fjalës së lirë/
-Veseli: Hedhja e mjetit shpërthyes mbi RTK, veprim kriminal/
-Ambasada e SHBA: Sulm shtesë kundër demokracisë kosovare…/
-AAK Dënon sulmin ndaj RTK-së: Urgjencë të zbardhen rastet/
-Vetëvendosje: RTK është bërë altoparlant i Qeverisë – por kjo nuk justifikon bombat/
-Nisma për Kosovën dënon sulmin ndaj transmetuesit publik RTK/
-BE-ja në Kosovë dënon sulmin e mbrëmshëm në RTK/
-OSBE dënon fuqishëm sulmin ndaj transmetuesit publik në Kosovë/
Kohëve të fundit, më parë, me mjet shpërthyes zolë është sulmuar natën e 4 gushtit objekti i Kuvendit të Kosovës dhe është raprotuar për vendosje bombe gjatë ditës së 9 gushtit në shtëpinë e kryetarit të Komisionit Shtetëror të Kosovës për shënjimin e kufirit me Malin e Zi/
PRISHTINË, 23 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Radio Televizioni i Kosovës është sulmuar mbrëmë me granatë dore, bën të ditur transmetuesi publik bazuar edhe në raportet e njësisë së deminimit në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ka rrethuar objektin.
Njoftohet se, rreth orës 22:00, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në RTK, saktësisht te transmetuesi i valëve.“Policia ka rrethuar objektin e televizionit dhe është duke ekzaminuar provat për të konstatuar shpërthimin në Radio Televizionin e Kosovës. Në kohën e shpërthimit brenda hapësirave të RTK-së ka pasur gazetarë dhe staf tjetër të cilët janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm. Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz”, thekson njoftimi.Stafi i RTK-së është duke pritur raportin e policisë për të dalë me versionin zyrtar rreth këtij shpërthimi.Sindikata e Punëtorëve e RTK-së në një deklaratë sot “dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm kriminal ndaj mediumit të vetëm publik RTK, ku persona të panjohur kanë sulmuar objektin e RTK-së, me granat dore me saktësisht vendin ku janë të vendosur transmetuesit e valëve dhe gjeneratorët rreth orës 22:00”.”Në kohën kur ka ndodhur ky shpërthim, shumë nga kolegët tanë ishin në vendet e tyre të punës dhe fatmirësisht të gjithë kanë shpëtuar. SPERTK dënon fuqishëm këtë akt të shëmtuar të këtyre personave dashakeq, i cili është i drejtuar ndaj të ardhmes së RTK-së dhe gjithë vendit”, thuhet në reagimin e sindikatës.Po ashtu SPERTK kërkon nga organet e hetuesisë, që sa më parë të zbardhin këtë akt qyqarë të drejtuar ndaj mediumit të vetëm publik RTK. “SPERTK nuk dëshiron të paragjykoj motivet e këtij sulmi, por i dënon të gjitha sulmet fyerjet, të cilat po bëhen kohës së fundit në adresim të RTK-së”, thuhet në fund të reagimit të dërguar.Edhe Sindikata e Pavarur e RTK-së deklaroi sot se “dënon ashpër sulmin kriminal ndaj Transmetuesit Publik RTK, duke vënë në rrezik jetën e të punësuarve të cilët në momentin e sulmit ishin në vendin e tyre të punës”.“SPRTK fton organet e drejtësisë që të marrin masa në zbardhjen e ketij akti të shumtuar dhe ndaj kryesve dhe orkestruesve të merren masa ligjore”, thuhet në deklaratën e dërguar.Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin me bombë dore ndaj Radio Televizionit të Kosovës. “Ne kërkojmë nga Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera që ta hetojnë me urgjencë këtë rast në mënyrë që të gjinden autorët”, thekson deklarata e sapodërguar.“Ky sulm është veprim kriminal dhe duhet të sanksionohet.Nga sulmi kanë mundur të pësojnë kolegët gazetarë, disa prej të cilëve në kohën e shpërthimit kanë qenë në vendin e tyre të punës”,thekson njoftimi.“Fatmirësisht askush nuk ka pësuar nga ky sulm.Sulme të tilla kanë për qëllim ushtrimin e presionit dhe frikës mbi gazetarët, por institucionet e sigurisë nuk duhet që ta lejojnë një gjë të tillë”, përfundon deklarata e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
VESELI: HEDHJA E MJETIT SHPËRTHYES MBI RTK, VEPRIM KRIMINAL
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dënon ashpër sulmin ndaj Radio Televizionit të Kosovës.”Hedhja e mjetit shpërthyes mbi Radio Televizionin e Kosovës, përbën një veprim kriminal që në vazhdën e veprimeve të ngjashme të kohëve të fundit, synon të cenojë rendin publik, sigurinë e qytetarëve dhe zyrtarëve të institucioneve publike. Ne jemi shtet demokratike dhe nuk mund të lejojmë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në axhendën shtetërore, debatin politik dhe lirinë e mediave”, thuhet në reagimin e kryeparlamentarit Veseli, të sapodërguar.Kuvendi i Republikës së Kosovës fton organet e drejtësisë që përgjegjësit e këtij sulmi mbi transmetuesin publik të sillen para organeve të drejtësisë dhe marrin denimin e merituar, përfundon njoftimi.Kohëve të fundit, më parë, me mjet shpërthyes zolë është sulmuar natën e 4 gushtit objekti i Kuvendit të Kosovës dhe është raprotuar për vendosje bombe gjatë ditës së 9 gushtit në shtëpinë e kryetarit të Komisionit Shtetëror të Kosovës për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, Murat Mehës.
POLICIA E KOSOVËS: SHTËPRTHIMI TE RTK RRETH ORËS 21:48
Policia e Kosovës në njoftimin e sapodërgur konfirmon se mbrëmë rreth orës 21:48 në rrugën “Xhemajl Prishtina” tek objekti i Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së), është raportuar për një shpërthim që dyshohet se është kryer nga mjeti shpërthyes granatë dore. Policia e Kosovës me njësitet e saj policore, duke përfshirë edhe ato të specializuara ka reaguar menjëherë duke ndërmarr veprime të shpejta operacionale dhe hetimore lidhur me rastin.Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe më pastaj janë kryer procedurat e mëtutjeshme policore, duke përfshirë kontrollimin e hapësirës, mbledhjen e dëshmive dhe provave materiale, në bazë të të cilave dyshohet se në pjesën e prapme, anash objektit të RTK-së, ka shpërthyer mjeti i dyshuar granat dore.Policia e Kosovës në konsultim me prokurorin kompetent i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes i cili ka zgjatur deri në orën 08:50 të ditës së sotme dhe rasti është iniciuar si “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”. Në bazë të informacioneve të deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Policia është duke punuar në analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante, duke përfshirë kamerat e sigurisë, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësit/ve të këtij rasti. Njëkohësisht Policia e Kosovës fton të gjithë personat apo qytetarët të cilët posedojnë ndonjë informacion lidhur me rastin ta njoftojnë.
QEVERIA E KOSOVËS: SULMI NDAJ RTK, SULM NDAJ FJALËS SË LIRË
Qeveria e Republikës së Kosovës deklaroi sot se dënon ashpër sulmin me mjet shpërthyes ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të kryer mbrëmë në rrethana ende të pasqaruara.Qeveria e Kosovë konsideron se ky është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj të gjitha mediave në Kosovë.Qeveria e Kosovës fton organet kompetente shtetërore që të zbardhin këtë rast dhe të vënë para drejtësisë kryesit dhe nxitësit e këtij akti të shëmtuar.Qeveria e Kosovës, po ashtu, i bën thirrje të gjithë përfaqësuesve dhe subjekteve politike që në diskursin e tyre publik të mos etiketojnë, sulmojnë dhe linçojnë mediat publike dhe private, në funksion të respektimit dhe të mbrojtjes së fjalës së lirë.
RTK: SULMI MË I RËNDË DERI NDAJ LIRISË SË MEDIAS DHE FJALËS SË LIRË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës dënon ashpër sulmin me granatë dore, që ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00, në oborrin e RTK-së.“Sulmi i mbrëmshëm është sulmi më i rëndë deri më tash ndaj lirisë së medias dhe fjalës së lirë në Republikën e Kosovës, me qëllim të frikësimit të gazetarëve dhe redaktorëve të RTK, për të raportuar në mënyrë të paanshme dhe profesionale”, thekson deklarata e sapodërguar.Menaxhmenti i RTK-së “fton subjektet politike, sidomos Lëvizjen Vetëvendosje, që të ndalen gjuha e urrejtjes, kërcënimet, ofendimet dhe shantazhimet kundër Transmetuesit Publik”.“Gjuha e përdorur kundër Transmetuesit Publik tregon që në shoqërinë tonë ende ka grupe e forca politike, të cilat qëllimet e veta tentojnë t’i realizojnë me dhunë, duke shtypur fjalën e lirë dhe duke mbytur lirinë e mediave”, vijon deklarata.Menaxhmenti i RTK-së konsideron se sulmi i mbrëmshëm kishte për qëllim frikësimin dhe disiplinimin politik të RTK-së.“Por, kjo nuk do të ndodhë. RTK do të vazhdojë që, duke përmbushur misionin ligjor, të raportojë për të gjitha zhvillimet relevante, duke përfshirë të gjitha palët dhe akterët relevantë, pa u përfshirë asnjëherë në agjenda politike dhe elektorale. E sigurojmë audiencën tonë se ky sulm nuk do të ketë asnjë ndikim në punën tonë profesionale”, thekson deklarata.Menaxhmenti i RTK-së kërkon nga organet e rendit që të zbardhin sa më shpejt që është e mundur këtë rast dhe autorët e këtij akti terrorist të dalin para drejtësisë.“Ndërsa nga institucionet e vendit kërkojmë që të jenë më të përgjegjshëm dhe që sa më shpejt që është e mundur të zgjidhin çështjen e pronës së RTK-së dhe të sigurojnë ambient më të sigurt për punë të punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës”, përfundon deklarata e dërguar nga Lorik Arifaj, drejtor i Televizionit -Radio Televizioni i Kosovës.
AAK DËNON SULMIN NDAJ RTK-SË: URGJENCË TË ZBARDHEN RASTET
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerëson se sulmi i mbrëmshëm në oborrin e RTK-së, është një akt kriminal dhe i dënueshëm, dhe mbi të gjitha i kalkuluar për të krijuar një situatë të paqëndrueshme, që nuk mund të jetë në interes të askujt. “Përtej që është një sulm i orientuar kundër lirisë së medias, e cila është bazament i çdo demokracie, kjo është një ngjarje e shëmtuar”, thekson AAK.
Kjo parti opozitare shprehet se, sulmet e fundit, duke përfshirë edhe këtë të mbrmëshmin kundër RTK-së, shtrojnë urgjencën e mobilizimit të organeve të rendit dhe të drejtësisë, që të zbardhen rastet dhe sulmuesit të nxirren para drejtësisë. “Çdo vonesë në këtë drejtim, krijon një atmosferë të pasigurisë që mund të ketë pasoja të pariparueshme”, përfundon deklarata dërguar nga AAK.
THAÇI: SULM KRIMINAL NDAJ MENDIMIT, FJALËS DHE MEDIEVE TË LIRA
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm kriminal, me mjet shpërthyes, ndaj RTK-së.
“Ky sulm kriminal ndaj radiotelevizionit publik është sulm ndaj mendimit, fjalës dhe medieve të lira”, shprehet ai.Thaçi u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve dhe subjekteve politike që në diskursin e tyre të mos linçojnë mediet, por të mbrojnë fjalën e lirë.“Ftoj organet kompetente të shtetit që të zbardhin këtë rast dhe të vënë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e këtij akti të shëmtuar kriminal”, deklaroi Presidenti Thaçi përmes ‘facebook’.
VETËVENDOSJE: RTK ËSHTË BËRË ALTOPARLANT I QEVERISË – POR KJO NUK JUSTIFIKON BOMBAT
Subjekti politik më i madh opozitar në Kosovë deklaroi se, “me tentimin e për ta lidhur Vetëvendosje-n me sulmin e mbrëmshëm në RTK, menaxhmenti i këtij televizioni e konfirmoi përfundimisht që RTK-në e kanë shndërruar në propagandues klasik të Qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje ka shumë kohë që i bënë thirrje RTK-së të mos i shërbejë Thaçit, Veselit dhe Mustafës si altoparlant agjitacioni. Kapja e RTK-së është dëshmuar përmes uzurpimit të pozitave drejtuese nga militantët partiakë; është dëshmuar nga përgjimet dhe po dëshmohet vazhdimisht nga politikat redaktoriale të këtij mediumi.
Qeveria dhe klani Pronto nuk gjeti fajtorët për asnjërin prej sulmeve që kanë ndodhur kohët e fundit. RTK-ja në vend që të kërkojë përgjegjësi nga kjo qeveri dhe klani pronto, për dështimin e sistemit të sigurisë në vend dhe për mosgjetjen e fajtorëve, e sulmoi Lëvizjen Vetëvendosje.Lëvizja Vetëvendosje nuk pajtohet me sulmin e mbrëmshëm ndaj RTK-së, jo sepse RTK-ja e sotme simbolizon fjalën e lirë, por sepse nuk mendojmë që sulmet e tilla me bomba ndihmojnë ndonjë kauzë të drejtë në Kosovë. Çlirimi i shtetit tonë nga klani pronto që ka uzurpuar çdo institucion publik, do të ndodh vetëm përmes protestave masive paqësore nëpër sheshet e Prishtinës”, thuhet në deklaratën e VV.
NISMA PËR KOSOVËN DËNON SULMIN NDAJ TRANSMETUESIT PUBLIK RTK
Subjekti politik opozitar, Nisma për Kosovën e konsideron të pa pranueshme përdorimin e mjeteve të dhunës për çfardo arsye qoftë.
“Nisma për Kosovën kërkon që organet e rendit që sa më shpejt ta kryejnë detyrën e tyre dhe kryesit e këtij akti t’i nxjerrin para drejtësisë”, thuhet në deklaratë.
Ambasada e SHBA: Sulm shtesë kundër demokracisë kosovare…
-Ambasada amerikane në Kosovë dënon sulmin me minahedhës drejt hapësirave të RTK-së. Komunikatë e Ambasadës Amerikane mbi sulmin kundër RTK-së/
PRISHTINË, 23 Gusht 2016-/ Ambasada amerikane në Prishtinë dënon sulmin e mbrëmshëm me minahedhës në drejtim të hapësirave të Radio Televizionit të Kosovës, duke e parë ate si një sulm shtesë kundër demokracisë Kosovare dhe avancimit të mundimshëm të Kosovës drejt integrimeve Euro-Atlantike.
“Një grup i vogël paftyrësh tanimë ka shtuar edhe një sulm mbi lirinë e mediave në listën e saj të sulmenve kundër parimeve demokratike dhe vlerave Euro-Atlantike. Kosova është më e mirë se kaq”, thekson komunikata e dërgur nga Ambasada e SHBA në Kosovë.
Ambasada amerikane fuqimisht përkrahë përpjekjet e institucioneve Kosovare për sundimin e ligjit në hetimin e këtyre krimeve.
“Qëndrojmë pran qytetarëve të Kosovës duke i kundërshtuar ata të cilët më parë do të shërbeheshin me taktika terroriste, sesa me ato të njerëzve të lirë dhe demokratikë”, thekson Ambasada e SHBA.
23 August 2016
U.S. EMBASSY PRISTINA STATEMENT ON ATTACK ON RTK
The U.S. Embassy condemns last night’s grenade attack on the premises of Radio-Television Kosovo as another assault on Kosovo’s democracy and hard-won progress toward Euro-Atlantic integration. A small, faceless group has now added an attack on media freedom to its assault on democratic principles and Euro-Atlantic values. Kosovo is better than this. The American Embassy fully supports the efforts of Rule of Law institutions in Kosovo to investigate these crimes. We stand with the people of Kosovo in rejecting those who would rather use tactics of terrorists than those of a free, democratic people.
BE-JA NË KOSOVË DËNON SULMIN E MBRËMSHËM NË RTK
BE-ja në Kosovë dënon sulmin e mbrëmshëm në RTK, thekson deklarata e dërguar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. “RTK-ja është institucion kombëtar i rëndësishëm i themeluar nga qytetarët e Kosovës dhe i themeluar për qytetarët e Kosovës. Një sulm mbi te është kërcënim ndaj lirisë së shprehjes dhe interesave të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në deklaratë.
Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së shpreh shqetësimin për këtë sulm tashmë të dytë mbi një institucion publik gjatë disa javëve të fundit.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të mos shprehin mospajtimet e tyre përmes mjeteve që dëmtojnë pronën ose që mund t’u shkaktojnë dëm jetës së njerëzve.
U bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të gjejnë autorët dhe t’i sjellin para drejtësisë, në mënyrë që të evitojnë çdo përpjekje të tillë në të ardhmen”, përfundon deklarata dërguar nga Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së.
EU OFFICE IN KOSOVO/EU SPECIAL REPRESENTATIVE CONDEMNS THE ATTACK ON THE RTK
“The EU in Kosovo condemns last night’s attack on the RTK. The RTK is an important national institution established by and for the people of Kosovo. An attack against it is a threat to the freedom of expression and to the interests of the people of Kosovo.
The EU Office in Kosovo/EU Special Representative expresses concern over this already second armed attack on a public institution over the last feë ëeeks. Ëe call on all to refrain from expressing disagreements through any means ëhich damage property or can cause harm to people’s lives.
Ëe call on relevant institutions to find the perpetrators and bring them to justice, so to avert any such attempt in the future.”
OSBE DËNON FUQISHËM SULMIN NDAJ TRANSMETUESIT PUBLIK NË KOSOVË
Prishtinë / Vjenë, 23 gusht/ Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, dhe Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, kanë dënuar sot sulmin e mbrëmshëm në mjediset e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) në Prishtinë.
Njoftimi dërguar thekson se, një mjet shpërthyes është hedhur në oborrin e RTK-së, në afërsi të antenave të transmetimit. Për fat të mirë, në shpërthim nuk ka pasur të lënduar.
“Jam i tmerruar nga sulmi ndaj RTK-së në kohën kur kishte ende njerëz që punonin brenda ndërtesës. Ky duket të jetë akt frikësimi dhe e dënoj atë në mënyrën më të fuqishme. Ky është sulm ndaj një institucioni të rëndësishëm publik dhe ndaj lirisë së shprehjes”, tha Ambasadori Schlumberger.
“U bëj thirrje organeve për zbatim të ligjit që të hetojnë këtë rast sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të sjellin autorët para drejtësisë,” shtoi ai.
Duke u shprehur e lehtësuar që nuk ka pasur të lënduar në sulm, Mijatoviç tha: “Ky është një sulm i pastër në medien e lirë dhe në shoqërinë në tërësi, të cilin e dënoj në kuptimin më të fuqishëm të fjalës. Besoj se ky incident do të hetohet shpejt dhe në tërësi”.
OSCE STRONGLY CONDEMNS ATTACK ON PUBLIC BROADCASTER IN KOSOVO
PRISHTINË / PRIŠTINA / VIENNA, 23 August 2016 – The Head of the OSCE Mission in Kosovo, Jean-Claude Schlumberger, and the OSCE Representative on Freedom of the Media, Dunja Mijatović, today condemned last night’s attack on the premises of Radio Television Kosovo (RTK) in Prishtinë/Priština.
An explosive device was thrown into the yard of the RTK premises, close to its transmission antennas. Fortunately, no one was injured in the explosion.
“I am appalled by the attack on RTK at the time when there were still people working inside the building. This appears to be an act of intimidation and I condemn it in the strongest terms. It’s an attack on an important public institution and on freedom of expression,” said Ambassador Schlumberger.
“I call on law enforcement bodies to investigate this case as soon as possible and bring the perpetrators to justice,” he added.
Mijatović, expressing relief that no one was injured in the attack, said: “This is a clear attack on free media and on society as a whole, one that I condemn in the strongest sense of the word. I trust that this incident will be swiftly and thoroughly investigated.”