• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2016

Fitimtarë me tasa alumini

October 27, 2016 by dgreca

Më 21 tetor të vitit 1943, vriten pa gjyq 67-të burra. Kjo afërmendsh është masakër. Sado në kohë lufte të ketë ndodhur….Mungesa e një gjykimi është mirëfilli krim lufte. Ose krime kundër njerëzimit. Kundër rivalit politik./

 

1-ilir-levonja-2-288x300Nga Ilir Levonja/Më 21 tetor të vitit 1943, vriten pa gjyq 67-të burra. Kjo afërmendsh është masakër. Sado në kohë lufte të ketë ndodhur. Sado në situatë nga ato kur zjarri është oferta e parë. Sado për inatin tim e për inatin tënd. Dhe për më tepër kur bëhet fjalë për front të organizuar. Me struktura e të tjera si këto. Me skuadra, brigada, batalione etj. Mungesa e një gjykimi është mirëfilli krim lufte. Ose krime kundër njerëzimit. Kundër rivalit politik. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Matjan. Një vend bash në zemër të Darsisë. Malësisë në anën lindore të fushës së Myzeqesë.

Janë plot 67 frymë njerëzore. Të cilët në një apo tjetër mënyrë, vendosën të radhiteshin në një front. Ashtu sikundër bëjnë sot plot e plot qytetarë. Dikush vishet blu e dikush i kuq.
Kjo shpjegohet me një arsyetim të thjesht…, të gjithë nuk ishin ideatorë të Ballit, por militantë. Militues, ndjekës. Që pas kulturës shqiptare. Dikush për hatër të mikut, dikush për hatër të babës, u radhit në një front. U radhit e me zemër të hapur. Për një Shqipëri të lirë. E gjitha siç e kish bërë nëna. Kaq. Kjo ishte logjika e kohës.
Ajo që rri e rri e bëhet mollë sherri mes shqiptarëve. Të cilët ca për shkak të dështimit të tyre. Në ndërtimin e një sistemi. Në idealizmat e tyre butaforike. Larg realitetit plot miza dhe tasa alumini. Flirtonin nën një luftë klasash më mizore se ajo kundër pushtuesit.
Megjithëse duhet thënë, që, një Shqipëri tjetër. Më pragmatiste. Nuk do ta kishte humbur kurrë shancin e njohjes së saj, si nga Italia fashiste. Ashtu edhe nga Hitleri. Por që e humbi. Eshtë fakt historik reforma fashiste për arsimimin e trojeve shqiptare si Kosova, Mali i zi etj. Dërgesa e një numri të madh mësuesish. Mirëpo në këtë hullumuli, e drejta e vetshpalljes fitues, i një lufte të falimentuar në stepat siberiane, në Vollgë etj…, nuk ka domethëniense gjithkush është armik i vendit të tij.
Militantët, milituesit, ndjeksit nuk ka pse futen të gjithë në vathën e thertores. Aq më tepër që në ngjarjen e msipërme përflitet që po nën këtë kulturë…, për hatër të mikut, për hatër të babës. Janë seleksionuar robtë kokë për kokë. Deri sa numri mbeti 67. Me në krye një njeri që tha, se, ”derr bëhetm dhe komunist jo”.
Dhe sado tradhtar të ketë qënë ky njeri. Ky ballist nopran. Ky myzeqar kokëngjeshur. Koha i dha të drejtë. Shqipëria dështoi me ”çlirimtarët”. Dhe për më keq thelloi luftën e shfarosjes së njeriut prej njeriut.
Shoh në shtyp. Në opinionin mbarë shqiptarë…, një valë indinjate. Aq më tepër burra shteti. Nga ana tjetër gra të rrëgjuara nga koha. Nga mosha, pjestarë të administratës së diktaturës. Së shfarosjes së njeriut nga njeriu. Siç ishte dhe rasti i së vesë së Hysni Kapos.
Eshtë për të vënë duart në kokë. Se si një Shqipëri demokratike, pos njëzetë e kusur vjeçare. Hapjeje me botën. Që është tashmë në botë dhe që ndihet aty për shkak të lidhjes së drejt për drejtë. Fëmijët e saj, bijtë e saj kanë ngritur jetën etj. Nuk po kupton akoma se sa larg është nga rendi demokratik. Nga të kupturit se termi tradhtarë në një katrahurë kohe, nuk i shërben aspak të ardhmes. Biles në emër të ardhmes shqiptarët do bëjnë mirë të heqin termin tradhtar. Pasi me të mirat dhe të këqijat e tyre, janë të gjithë nga pak tradhtarë. Madje më keq për fituesit…, nëse pretendojnë se kanë çliruar vendin. Se kanë ndërtuar atë. Si i bëhet hallit me vrasjet brenda sojit. Si t’ia bëjmë faktit, që, këta 67-të njerëz. Militantë apo ballistë… më përpara se tradhtarë janë shqiptarë. Pra, vëllezër. Dhe sado tradhtar të jetë vellai, vëllezërit…, si i bëhet halli me xhelatin e vëllait.? Ndaj dekoratat, medaljet dhe të tjera. Nuk janë merita, por antimerita. Faqja e zezë e jona. Ajo që nuk kurrë nuk dimë të pajtohemi. Që kurrë nuk u ndërgjegjësuam se sa të shpifur e kemi të shkuarën.
Duhet të ketë qënë viti 1992. (Dhëntë zoti nuk gaboj) Megjithatë mbaj mend si sot. Ka qënë ditë gjysëm gri, shkurti. E ftohtë. Kur në sheshin e qytetit të Lushnjes. Parakaluan 67-të arkivolë. Flitej se në gropën e gjëmës, kishin gjetur kufoma duarlidhur. Flitej për një britmë nate që i prishte gjumin komandant Mehmetit. Plumbi nuk e kishte marrë siç duhej të gjorin. U fol se si një grua, e ”qetësoi” me një plumb koke. Një grua që do të bëhej nënë. E mbaj mend se si në sfond përtej, qëndronin shamikuqtë, fitimtarët e braktisur. Nomeklatura kishte ikur në kurbet. Qe një botë ku unë për herë të parë besova se do niste pajtimi. Se shqiptarët do i qanin mëkatet bashkë. Duke larë shpirtin karshi kohës dhe ardhmërisë së fëmijëve të tyre. Besova pasi një kortezh i madh shpuri arkivolët në varrezat e luftës. Nuk kisha parë deri atë mot jetë një kortezh të tillë. (Pashë ca vite më vonë, prapë shqiptarë, militantë të jetës më të mirë. Kortezhin e Otrantos drejt Vlorës. Kishte dhe disa viktima nga qyteti im.) Megjithatë shqiptarët nuk u pajtuan. Vazhdojnë edhe sot në të tyren. Në fitimtarë, humbës, e tradhtarë. Në ca dekorata pa vlerë përballë pajtimit, faljes. Kërkund nuk sheh pikën e mëshirës. Edhe pse zeniti i jetës po u perëndon. Kërkund nuk shesh ndërgjegjësimin. Dhe u gëzohen ca dekoratave kallpe të një presidence kallpe. Të një sistemi formal i pjellë nga diktatura. Dhe që ne menduam se kapëm demokracinë. Përkundrazi, tradhtarët qeverisin. Militantët vriten, përdhosen. Madje u gëzohen dekoratave kallpe sa herë që vinë në pushtet.
Martirë dhe ”fitimtarë” nuk nxirret dufi me duf.

Filed Under: Opinion Tagged With: Fitimtarë, Ilir Levonja, me tasa alumini

VATRA- SIMPOZIUMI PER FAIK KONICËN ORGANIZOHET ME 26 NËNTOR

October 26, 2016 by dgreca

QË NGA 12 NËNTORI NË MJEDISET E VATRËS DO TË ÇELET EKSPOZITA ME 60 FOTOGRAFI , PORTRETE, PUBLIKIME, LETRA, TË FAIK KONICËS/

simpoziumi-per-faik-konicen-organizohet-me-26-nentorFederata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, në mbyllje të veprimtarive për Vitin e Konicës, do të organizojë me 26 Nëntor 2016, duke filluar nga Ora
10 AM, në Selinë e saj në Bronx, Simpoziumin kushtuar personalitetit të Faik Konicës.

Komisioni i përbërë nga : Asllan Bushati, Mithat Gashi, Idriz Lamaj dhe Dalip Greca, kanë bërë përp- jekje që kjo veprimtari të hedh dritë mbi kolosin e shqiptarizmës, intelek- tualin, publicistin, diplomatin, bash- këthemeluesin e VATRËS, ustain e Gjuhës shqipe, Faik Bej Konica.

Në Simpozium do të referojnë studi- ues të Konicës: ILir Ikonomi(Zeri i Amerikës), Fotaq Andrea (Francë), dr. Gjon Buçaj, Idriz Lamaj, Anton Çefa, Arjeta Ferlushkaj (Biblioteka e Shkodrës), Neka Doko(Drejtoresh e Bibliotekës Fan S. Noli” pranë Kryekishës Orthodokse”Shën Gjergji” në Boston) dhe Dalip Greca.

Më pas do të promovohet libri me dy romanet e Faik Konicës” Martesa e Lejlës” pasuar nga”Sotiri dhe Mitka” përgatitur për botim nga studiuesi Fotaq Andrea dhe të sponsorizuar nga Vatra.

Në fund të veprimtarisë do të shpallen fituesit e Konkursit kushtuar “2016-Viti i Faik konicës” shpallë nga VATRA.

Njoftohen të interesuarit se që nga data 12 Nëntor, në mjediset e Vatrës do çelet Ekspozita Kushtuar Faik Konicës me rreth 60 fotografi, për- gatitur nga Fotaq Andrea.Ekspozita mund të vizitohet çdo ditë. Sillni dhe familjet tuaja që ta vizitojnë. Njoftoni dhe miqtë tuaj.

 

Filed Under: Vatra Tagged With: Ekspozita, Faik Konica, Simpoziumi, Vatra

BASHKOJNI ME NE DHE E COJME ME TEJ TRADITEN

October 26, 2016 by dgreca

VATRA DHE BASHKESIA SHQIPTARE JU FTOJNE NE FESTEN E FAMURIT!/

VATRA DHE BASHKESIA SHQIPTARE NE NEW YORK FESTEN E PAVARESISE SE SHQIPERISE DO TA  FESTOJE ME 27 NENTOR 2016, DUKE NISE NGA ORA 6 E MBREMJES NE RESTORANTIN EASTWOOD MANOR NE BRONX./

newspaper-dielli-october-2016-faqe-3ADRESA:

3371 Eastchester Rd, Bronx, NY 10469

TEL:(718) 654-4200

ARGETIMIN MUZIKOR : NGA I MIRENJOHURI FREDERIK NDOCI DHE ARTISTE NGA SHQIPERIA.

BASHKOJNI ME NE DHE E COJME ME TEJ TRADITEN 104 VJECARE TE VATRES ME BASKESINE SHQIPTARE.

KLIKONI MBI POSTER DHE MESONI DETAJE

 

Filed Under: Featured Tagged With: Festa e Flamurit, FTESË, Vatra

NISHANI: 67 nacionalistët u ekzekutuan nga bolshevikët

October 26, 2016 by dgreca

*NISHANI: 67 nacionalistët u ekzekutuan nga bolshevikët shqiptarë të orientuar nga emisarët jugosllavë/

*Reagim i Institucionit të Presidentit të Republikës/

Institucioni i Presidentit të Republikës hedh poshtë të gjitha sulmet dhe provokimit e adresuara nga nostaligjikët enveristë të diktaturës më të egër dhe të urryer të pasluftës së Dytë Botërore në Evropë, Diktaturës Hoxhiste.Kujtimi dhe dekorimi i 67 nacionalistëve të ekzekutuar nga dora kriminale e një grupimi të bolshevikëve shqiptarë të orientuar nga të dërguarit jugosllavë, është një detyrim dhe përgjegjësi historike e Shqipërisë së sotme euro-atlantike.Asnjë prej martirëve të ekzekutuar dhe në asnjë moment të vetëm të jetës së tyre nuk pati një bashkëpunim me pushtuesin.

Përkundrazi, ata ishin luftëtarë të lirisë kundër nazi-fashizmit.

Ata u ekzekutuan në mënyrën më makabre të mundshme vetëm për faktin se ishin kundër modelit dhe ideologjisë bolshevike, që një grup individësh po përhapnin përmes terrorit në viset shqiptare.Ata u ekzekutuan në mënyrën më kriminale të mundshme pasi ishin kundër shitjes së trojeve shqiptare tek të huajt.Ata u ekzekutuan se kërkonin orientimin perëndimor të Shqipërisë.Institucioni i Presidentit të Republikës e konsideron të papranueshme ringjalljen e urrejtjes staliniste, veçanërisht kur ajo vjen nga anëtarë të Kabinetit Qeveritar të një vendi anëtar i NATO-s dhe kandidat për Bashkimin Evropian.

A nuk u ekzekutuan pa gjyq me qindra intelektualë në qytetet e Shqipërisë me akuzat e rreme të bashkëpunimit me pushtuesin?A nuk u ekzekutuan dhe burgosën me qindra klerikë martirë me akuzat e rreme të bashkëpunimit me pushtuesin?A nuk u ekzekutuan, burgosën, interrnuan me qindra mijëra shqiptarë të pafajshëm me akuzat se ishin bashkëpuntorë të “imperializmit” dhe të “revizionizmit”?

A nuk u ekzekutuan në kufi me qindra të rinj me akuzën se donin të tradhëtonin Atdheun dhe partinë?A nuk u konfiskua çdo pronë shqiptarëve me akuzën se ishin armiq të pushtetit po të pasuroheshin me pronat e tyre?A nuk u burgos brenda një kampi të madh me tela një popull i tërë i lënë në varfëri ekstreme dhe padituri të thellë me akuzën se liria është opium për popullin?

Ky realitet shqetësues tregon se sa shumë është dëmtuar shoqëria shqiptare nga moshetimi dhe mosdënimi i krimeve të komunizmit, si i vetmi vend ish-diktatorial që nuk e ka kryer këtë proces.Këto provokime na treguan edhe njëherë se sa seriozisht e kërcënuar mbetet liria jonë.

Ata që e kanë përdhosur Luftën Antifashiste dhe sakrificat për liri të shqiptarëve duke kryer krime mbi shqiptarët, do të mbeten përjetësisht në altarin e turpit të historisë së kombit shqiptar.

Filed Under: Komente Tagged With: 67 ballistet, Nishani, vrases bolsheviket

NDAHET NGA JETA AKADEMIKU ALFRED UÇI, “KALORES I SKENDERBEUT”

October 26, 2016 by dgreca

2-alfred-uci

AKADEMIKU ALFRED UÇI, PERSONALITET I SHQUAR I ARSIMIT, KULTURËS DHE  SHKENCËS  MBARËKOMBËTARE SHQIPTARE/

1-alfred-uciNga: Prof.Murat Gecaj/

Sot, më 26 tetor 2016, përmes TV u njoftua se u nda përgjithnjë nga jeta, Akademiku Alfred Uçi (Korçë,15 dhjetor 1930-Tiranë,26 tetor 2016), personalitet i shquar i arsimit, kulturës dhe shkencës mbarëkombëtare shqiptare. Përveç njohjes së kahershme dhe takimeve të pashkëputura me të, sidomos në vitet e fundit, së bashku me prof.A.Uçin, kemi qenë në udhëtimet e bëra në Shkup (10 tetor 2012), Prishtinë(23 nëntor 2012) e Ulqin(8 mars 2013) dhe, së fundi, në Pogradec(11 maj 2013). Atje dërguam dhuratë librin e tij, kushtuar Petro Nini Luarasit dhe morëm pjesë në veprimtaritë e bukura dhe mbresëlënëse, që u organizuan, me atë rast. Kudo ai u prit me  nderim e respekt të veçantë, për përkushtimin e dëshmuar ndaj Atdheut e popullit, për ndihmesën e pakursyer në edukimin dhe mësimin e brezit tonë të ri dhe për veprat e shumta e plot vlera, që ai ka shkruar dhe që zenë një  vend të merituar në letrat shqipe.

Për ta kujtuar sadopak jetën dhe veprën shumëplanëshe të Akademikut të njohur Alfred Uçi, më poshtë po ripublikoj një shkrim modest, të cilin e pata shkruar, me rstin e organizimit të ceremonisë festive për 80-vjetorin e ditëlindjes së tij. Ndërsa tani marrim pjesë në hidhërimin e madh për  ndarjen e tij nga jeta dhe i dërgojmë ngushëllimet më të sinqerta: bashkëshortes Rozeta, dy vajzave e familjarëve të tjerë, si dhe kolegëve e miqëve të tij të shumtë. 

Të paharruara qofshin jeta dhe veprimtaria pedagogjike e shkencore, kulturore e botuese etj., të prof.Alfred Uçit-Akademik!

Tiranë, 26 tetor 2016

1.

Prof. Alfred Uçi feston 80 vjetorin e lindjes…Një jetë e mbushur me mësime e studime: të mesmet në Korçë, Tiranë e Shkodër dhe të lartat për estetikë e filozofi, në Universitetin “Lomonosov” të Moskës , më 1949-1954. Detyrën e pedagogut e nisi në Institutin e Lartë Ekonomik të Tiranës. Pastaj, me krijimin e Univesitetit të pare shqiptar, dha lëndët e estetikës e të filozofisë, në disa fakultete të tij. Në vitin 1970, iu dha titulli “Profesor” e më pas “Akademik”, kur u krijua Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, ka kryer detyra të rëndësishme drejtuese: drejtor i Institutit të Kulturës Popullore (1979-1987) dhe kryetar i Komitetit të Kulturëse e Arteve (1987-1990). Për meritat e tij, në vitin 2005, u nderua nga Presidenti i Republikës, me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Gjatë jetës së tij, përveç veprimtarive kombëtare e ndërkombëtare në Tiranë, ka marrë pjesë dhe ka referuar në kongrese, konferenca e simpoziume shkencore jashtë vendit, si në Sofje, Athinë, Ankara, Beograd, Prishtinë, Vjenë, Itali, Suedi, Francë etj. Ka shkruar një numër të madh artikujsh, referatesh e kumtesash me tematikë nga fusha e filozofisë, sociologjisë, estetikës, etnografisë, folkloristikës, kritikës letrare etj.

Duke përgjithësuar përvojën e punës dhe të kërkimeve të veta, prof.A.Uçi ka shkruar e botuar mjaft libra. Ndër ta, përmendim: “Estetika, jeta, arti” (1970), “Probleme të estetikës” (1976 e 1980), “Labirintet e modernizmit (1978), “Mitologjia, folklori, letërsia” (1982), “Çështje teorike të estetikës dhe të kultures” (1986),”Estetika” – Vëllimi I, II, III (vitet 1987-1988), “Shekspiri në botën shqipare” (1996), “Dostojevski në kohën tonë” (1997), “Ferrparajsa Danteske” (1998), “Prometeu dhe Hamleti” (greqisht, në Athinë, 1998), “Grotesku kadarean”(1999), “Estetika e groteskut – Teoria dhe historia” (2001), “Estetika në folklor dhe në letërsinë shqipe” (2001), “Paradigma të ndërgjegjes shoqërore – estetikë filozofike e politike” (2001), “Estetika e groteskut”-në tre vëllime dhe libri i ri i tij është “Filozofia e donkishotizmit”.
2.

Pra, prof.Alfred Uçi kishte se çfarë të tregonte dhe të dëshmonte para familjarëve, kolegëve, ish-studentëve të panumërt, miqëve e dashamirëve të jetës, në festimin e 80-vjetorit të ditëlindjes. Ishin të pranishëm: akademikë e profesorë, personalitete të jetës politike e shoqërore, nga media e shkruar dhe ajo elektronike e tjerë.  Gjithashtu, merrnin pjese, në këtë ceremoni: ish-Presidentët e Shqipërisë, prof.Rexhep Meidani e Alfred Moisiu, kryetari i Akademisë së Shkencave Gudar Beqiraj e zv.i tij MuzaferKorkuti, këshilltari i Kryeministrit Nerinan Ceka e të tjerë. Ata kishin ardhur së bashku, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar të kryeqytetit Tiranë, për ta uruar e përgëzuar për jetën e tij të begatë e të përkushtuar, në fushat e arsimit, kultures dhe shkencës sonë mbarëkombëtare. Me fjalën e tij me peshë, studimete  botimet e  shumta, ai është bërë një personalitet i njohur, si brenda dhe jashtë vendit tonë.

Veprimtarinë e mësipërme e hapi dhe e drejtoi Erion Kristo. Ndërsa vetë prof.Uçi i përshëndeti dhe i falënderoi nga zemra pjesëmarrësit për nderin, që i bënë dhe u ndal shkurt rreth disa pikëpamjeve të tij në studimet dhe botimet e ndryshme, sidomos në fushën e estetikës dhe filizofisë së jetës. Duke u shprehur me modesti, ai nënvizoi se çdo gjë e ka bërë në shërbim të popullit e Atdheut, brezit të ri të vendit tonë.

Me plot emocione, e përshëndeti prof.Uçin, shkrimtari i njohur Dritëro Agolli, koleg e bashkëkrahinas i tij. Në vazhdimësi, për aspekte të jetës, veprimtarisë dhe botimeve folën, me radhë, kolegë e ish-studentë të tij: Moikom Zeqo, Gjergj Simoni, Josif  Papagjoni e Zyhdi Dervishi. Kryetari i Shoqatës “Devolli” i dorëzoi atij dëshminë “Krenaria e Shoqatës Devolli” dhe propozoi që prof.Alfred Uçit, personalitet i shquar shumëplanësh, t’i jepet edhe titulli më i lartë, “Nderi i Kombit”.

Gjatë kësaj veprimtarie u shfaq një dokumentar televiziv, i cili fliste, me gojën e vetë prof. Uçit, për jetën dhe veprimtarinë e tij të pasur,, në mjaft fusha të jetës. Gjithashtu, u recituan pjesë të ndryshme, që lidheshin me aspekte të veçanta të krijimtarisë së tij mjaft të pasur. Mjedisin festiv e bënë më të gëzueshëm recitimet dhe buqetat me lule të freskëta, që i dhuruan atij nipër e mbesa dhe i uruan nga zemrat e tyre të vogla, jetëgjatësi e lumturi.

Gjithashtu, në këtë festë të gëzuar u njoftua se  miq e dashamirë të A.Uçit, nga brenda e jashtë vendit, e kanë uruar atë me mesazhe të ngrohta, me rastin e kësaj ngjarjeje të shënuar, si nga Shqipëria, Kosova, Kalabria, Amerika e tjerë. Në këtë veprimtari festive, u tha se atij i kishte dërguar një mesazh urimi, kryesia e Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë.

Në mbyllje, pjesëmarrësit i kaluan disa çaste së bashku, në koktejin e organizuar me këtë rast,nga familja dhe bënë mjaft fotografi, të cilat do të mbeten kujtim i paharruar për të gjithë (Tiranë, 15 dhjetor 2010)

Filed Under: Komente Tagged With: Alfred Uci, Murat Gecaj, nderroi jete

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT