• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2016

Filmi ‘Home Sweet Home’, i propozuar për Oscars, drejt festivaleve botërore

October 12, 2016 by dgreca

-Shumë shpejtë ‘Home Sweet Home’ do të fillojë promovimin e tij në Shtete të Bashkuara të Amerikës ku e presin edhe shumë shfaqje special të filmit/

3-home-sweet-home-okPRISHTINË, 12 Tetor 2016-Behlul Jashari/ Filmi ‘Home Sweet Home’, propozimi i Kosovës për Oscars, ka nisur rrugën drejt festivaleve botërore. Do të shfaqet në Cairo International Film Critics Week, që do të mbahet nga 17 deri 23 nëntor, e më pas do të jetë në konkurrencën zyrtare edhe në edicionin e 47 të International Film Festival në Indi, duke shënuar kështu premierën aziatike në Goa.Ky film në nëntor do të shfaqet edhe në Film Festival Cottbus në Gjermani, ku është në konkurrencë zyrtare për regjisorët debutantë.

Sipas revistës të madhe të industrisë së filmit ‘Variety’ (2007) festivali i filmit Cottbus renditet në mesin e 50 festivaleve më të rëndësishme në botë, thekson njoftimi dërguar sot nga Qendra Kinematografike  e Kosovës.

Paralajmërohet edhe se, shumë shpejtë ‘Home Sweet Home’ do të fillojë promovimin e tij në Shtete të Bashkuara të Amerikës ku e presin edhe shumë shfaqje special të filmit.

Filmi ‘Home Sweet Home’ me skenar nga Zymber Kelmendi, regji nga Faton Bajraktari, producent Trim Musliu dhe bashkëproducent Senad Abduli, është i mbështetur nga Qendra Kinematografike  e Kosovës dhe Agjencia e Filmit në Maqedoni.

Filmi ‘Home Sweet Home’ do të përfaqësoj Kosovën si propozimi zyrtar për konsiderim në kategorinë ‘Filmi më i mirë i huaj’ të Akademisë Oscar.Filmi debutues ‘Home Sweet Home’, ku luajnë aktorët e njohur si Donat Qosja, Arta Muçaj e Shkumbin Istrefi, pati premierën ndërkombëtare këtë vit në festivalin prestigjioz Karlovy Vary.

Ky film tregon historinë e Agronit, i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi përballet me rrethin, i cili emrin e tij e ka përdorur për përfitime personale.

2016-ta është viti i tretë që Kosova propozon film për konsiderim për filmin më të mirë të huaj në Oscars. Vitin e kaluar Kosova ka propozuar filmin ‘Babai’ të Visar Morinës ndërsa propozimi i parë ka qenë filmi ‘Tri Dritare dhe një Varje’ nga Isa Qosja.

Për më shumë, në fillimvit, filmi i shkurtër ‘Shok’ ka qenë i nominuar në kategorinë Best Live Action Short Film në Akademinë Oscars duke shënuar kështu herën e parë që një film kosovar nominohet për Oscar.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: ‘Home Sweet Home’, ne festivalet boterore, Oscars

Imazhi i Shqipërisë ose Të vdesësh për tu dukur

October 12, 2016 by dgreca

*….Shteti tek ne ka qënë gjithmonë në diskordancë me shtetarët. Ndryshe nuk ka se si shpjegohet etja e madhe për tu larguar nga vendi. Kjo është e dhimbshme. Megjithatë e vërteta jonë.
Për së dyti imazhi i Shqipërisë, që ofroni ju. Këtej në botë është i tillë. Në Shqipëri ndryshe ndodh, ndryshe veprohet, ndryshe konkludohet. Dhe ky nuk është qëllim i arritur. Veçse një shtim dozash mburrjesh të kota. Duke i hapur front të gjerë punë, atyre që mbajnë në supe imazhin e vertetë të Shqipërisë.
Jemi të varfër djema. Të varfër…/

1 Ilir-levonja (2)

Nga Ilir Levonja/

Brënda disa ditëve në studiot televizive shqiptare u arrit në një përfundim. Dasma mbretërore ia rriti Imazhin Sqhipërisë në Perëndim!Nuk kam asgjë me dasmën. Çiftit jetë e mirësi. Në mbretërinë e tyre që qoftë dashuri e pakufijshme puthjesh. Në fund të fundit gjithkush ka të drejtën e vetë të shpenzojë e të ftojë. Sa të dojë. E të llogarisë se sa do hedhi. Se sa do i hedhin etj. Megjithëse ka aty midis edhe ngrefje supesh për dhurata të çmuara. Që ne shqiptarët vdesim t’i përmendim për tu mburrur. Aq sa çvdesim për t’i përgojuar kur nuk na kthehet resto. Edhe pse nga ana tjetër vdesim të themi atë fjalën e urtë. Bëje të mirën dhe hidhe në lum.

Por nejse. Me gjithë dritë hijet, me gjithë qejf mbetjet apo luftën e ashpër politike. Deri vrasjet me atentate. Ashtu sikundër edhe sot. Mbretëria e Ahmet Zogut nuk është mundur akoma. Në drejtim të shtetit dhe pasaportës së qytetarit shqiptar. Kundrejt atyre në vendet e Europës dhe më tutje. Kurse monedha as që çohet nëpër mend. Sidomos pas atyre dedikimeve me lekë të reja apo të vjetra.
Prapë një krye letër pavlerë mbeti.
Tjetër ishte në kohën e mbretërisë.
Nuk e di se si mund të rregullohet imazhi i Shqipërisë. Duke demonstruar pamje të një dasme. Ndërkohë që pavarsisht lajmit.
Si një detyrë modeste e shtypit përreth mesdheut. Ekzistojnë paralele fashikujsh të tërë memorie. Ku e vërteta është një lloj ironie tipike e jona. Ose një përpjekje sipërfaqësore. Nga ato të zakonshmet tashmë. Të kostumeve plot sharm vrasjesh dhe surgjynizmi kundërshtarësh politikë. Duke filluar pikë së pari, me godinën. Apo vendin ku u mbajt ceremonia. Një pallat i filluar me donacionet italiane. Ashtu si shumë institucione tona. Qofshin këto të shtetit apo të kultit. Asnjëherë me paratë tona. Që ende i papërfunduar u grabit nga reformat e vëllavrasjes. Dhe diktatura e luftës së klasave.
Një mbretëri e degdisur deri në thepin e kontinentit afrikan.
Shpërbërje varresh. Janë bëmat tona. Të etërve dhe bijëve që ishin shtruar.
Një mbretëri e demaskuar për dyzetë e kusur vitesh. Aq sa çdo shqiptar i këtyre brezave. Nocionin satrap e ka si jastëk tek koka.
Një mbretëri e dëshiruar të kthehej. Por që e lënë në mëshirë të fatit dyerve të doganave. Për arsyet mediokre të admistratës së Shqipërisë post komuniste. Por edhe vullnetit politik të kohës. I cili i druhej si dreqi të ardhmes politike. Kjo për shkak të disa syresh. Nga mendësia e nomeklaturës. Të gjithë vinin nga një mitër. Dhe ndofta për herë të parë në historinë e shtetit të ri demokratik.
Klasat e prodhuara janë ish të përmbysurit që nuk duan asgjë tjetër. Veç të ikin nga kolonia ndëshkimore. Dhe Intelektuali i prodhuar nga fryma revolucionare. Por që vdes të pasurohet, t’i ngjaj armikut. Edhe pse e demaskon, e syrgjynos, e vret atë me shumicë të përditshme.
Ata e këta ishin aty bashkë. Sofruar. Si një formë propogande e re. Në një farë mënyre dasma duket si një paqje e madhe. Por plotësisht e rreme. Mjafton të kujtosh referendumin e prillit 1997. Mbi formën e regjimit. Një lloj strategjie kallpe. E gjoja bërjes së qejfit dhe hedhja e hirit sy Europës. Por që jo rastësisht përkoi në prill. Prilli njihet si muaji i tradhtisë së madhe të Ahmet Zogut. Si muaji i pushtimit të vendit. Klasa e atërshme. Intelektualët e frymës revolucionare. Djemtë e së njëjtës mitër. U bënë më aleatë se kurrë.
Mbretëria dhe Leka i parë i vunë përpara. Ndaj vërsulën me shumicë firmëtarë. Nga ata të zakonshimit tashmë. Të natës. Si e si të ndreqnin qorratisjen. Po mbretëria fitoi.
Po ja këta ishin aty. Këta pa përjashtim. E si mudet atëhere t’i rregullohet imazhi i Shqipërisë.? Kur në të njëjtën kohë, ceremonisë nuk i shpëtuan as statujat e udhëheqësve të proletariatit. Krahas çiftit dhe markave Roll Roys, Bentley etj? Si kështu?
Atyre që kanë pushtuar territore pafund të komunikimit me popullin. U duhet thënë se…, ose me dëshirë. Ose me padije. Ose të mbushur mendje nga tradita vrastare. E intelektualit të frymës revolucionare. Imazhin Shqipërisë ia rrisin. (Për mirë kjo.) Për së pari, vet ata shqiptarë që jetojnë e punojnë botës. Ata janë ambasadorët reale të vendit tonë. Ata që punojnë fortë. Që kanë imazhin e gjallë të njeriut të besës. Dhe që përpiqen të tresin firo nga vendi amë. Në lidhje me krimin. Korrupsionin në administratë. Që priren të tresin firot me pllaja dhe gomone droge nga Albanistani. Po ashtu kartelet e shqiptarëve të pandershëm që atashohen pranë grupimeve mafioze. Sidomos në tregtinë e mishit të gjallë.
Këta janë imazh, rregulluesit e Shqipërisë.
Që sado ua pisanjos dhe politika e shtetarëve të tyre. Prapë bota me Shqipërinë komunikon përmes këtyre.
Shteti tek ne ka qënë gjithmonë në diskordancë me shtetarët. Ndryshe nuk ka se si shpjegohet etja e madhe për tu larguar nga vendi. Kjo është e dhimbshme. Megjithatë e vërteta jonë.
Për së dyti imazhi i Shqipërisë, që ofroni ju. Këtej në botë është i tillë. Në Shqipëri ndryshe ndodh, ndryshe veprohet, ndryshe konkludohet. Dhe ky nuk është qëllim i arritur. Veçse një shtim dozash mburrjesh të kota. Duke i hapur front të gjerë punë, atyre që mbajnë në supe imazhin e vertetë të Shqipërisë.
Jemi të varfër djema. Të varfër…

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, imazhi i shqiperise

NJË PËRMENDORE E MUNGUAR

October 12, 2016 by dgreca

*Anastas Avramidhi – Lakçe -NJERIU QË S’KA NEVOJË PËR PËRMENDORE/

*….njerëzit e mëdhenj janë të vetëdijshëm, që në gjallje të tyre, sa më tepër se përmendoret që i bren koha dhe ndryshku, ata vetë i kanë  ngritur vetvetes, një përmendore të pavdekshme.Përmendore të tilla s’ka forcë në botë që t’i shembë.’/

1-anastasavramidhi

Nga Vangjel Simaku/

Anastas Avramidhi – Lakçe (1821 – 1890 ) është bir i shquar i Korçës  dhe një nga filantropët dhe patriotët më në zë të saj. Ai lindi në këtë qytet,  më 1821-ë, kur ai, si e gjithë Shqipëria ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane.Viti 1921-ë ishte viti, kur në shumë vende të Ballkanit u shfaqën shkëndijat e para të lëvizjeve të mëdha çlirimtare, që do të çonin pastaj në lindjen e shteteve të rinj ballkanike .Anastas Lakçe pati emigruar qysh i ri,  si dhe shumë korçarë të tjerë drejt Rumanisë, ku ishte formuar edhe një diasporë e fuqishme atdhetarësh, të cilët u morën shumë me çështjen kombëtare shqiptare. Atje Lakçe arrin të bëhet një nga njerëzit më të pasur të Rumanisë dhe një nga shtyllat e lëvizjes patriotike  në atë vend. Ndërkohë asnjëherë nuk e largoi vëmendjen nga toka e të parëve dhe Korça e tij. Shpeshherë bënte donacione të mëdha për ndërtime rrugësh e shkollash në këtë qytet dhe ndihmonte çdo vit familjet e vobekta,  duke përgatitur pajën për vajzat e tyre, që martoheshin,  pavarësisht nëse ishin të krishtera apo myslimane. Gjithashtu falë kontributit të tij në Korçë,  morën jetë shumë  institucione   kulturore dhe fetare.

Në një shkrim të tij mbi Koloninë Shqiptare të Bukureshtit, poeti Lasgush Poradeci shprehet kështu për kontributin e veçantë të Lakçes atje: ” Mbledhja e madhe e paralajmëruar u bë në të vërtetë pa as më të voglin vonim me 27 Dhjetor 1884 dhe  u themelua zyrtarisht Shoqëria e Pavarur – “Autoqefale” – e Kolonisë Shqiptare të Bukureshtit, me kryetar plakun milioner Anastas Avramidhi  Lakçe – Korçën. Ky i pari mbi të gjithë, fali një shumë prej 200 napolonash,  që në krijim të shoqërisë, ku u mblodhën  me tepër se 15 mijë franga ari. Emri i shoqërisë i pranuar midis entuziazmit me zëra të përbashkët u vendos të jetë “Drita” , simbol i ndritjes,  që sot e tutje të popullit shqiptar nga errësira shekullore. Përveç kryetar Lakçes dhanë njëkohesisht shuma të mira të hollash 49-ë antarë nga më të flaktit .”

Kjo shoqëri më pas do ta ndryshojë emrin nga “Drita” në “Dituria” dhe do të arrijë të nxjerrë edhe 12 numra të revistave me të njëjtin emër.

Një nga kontributet e Lakçes në këtë kohë ka qenë momenti, kur kjo Shoqëri vendosi t’i drejtohej Dhimogjerondisë  në Korçë, për futjen e mësimit të shqipes në shkollat greke të Korçës.Ajo dërgoi për këtë qëllim Efthim Markon, për të biseduar për këtë problem, i shoqëruar nga një letër personale e vetë Lakçes, milionerit me shumë reputacion në qytetin e Korçës, që derdhte çdo ditë shuma të mëdha pranë Dhimogjerondisë për ngritjen e mbarëvajtjen e institucioneve të Kishës. Ja çfarë shkruan më tej Lasgush Poradeci për këtë ngjarje:

“Kur kryepleqësia e Korçës  me gjithë përbënjës e numeronte Lakçen vazhdimisht si më parë një anëtar dhe  përfaqësues të bindjeve të përhershme, ky Anastas Avramidhi Lakçja, shtyllë shpirtërore dhe financiare,  e  fortë e Komitetit Ortodoks dhe e Mitropolisë së Korçës, bënte tashmë pa pritur një thyerje kundrejt qëndrimit të tij të mëparshëm, dërgonte me vendim të Komitetit në verën e ardhme të vitit 1885-ë, në Korçë Thimi Markon,  të ndërmjetësonte pranë Dhimogjerondisë dhe Mitropolitit Fillotheos Kostandinidhis , duke e porositur të futej gjuha shqipe në shkollat greqishte të Korçës”

Më 1888-ë, Lakçe publikoi edhe një libër të vetin në shqip, që u përkthye me pas edhe në gjuhët frenge, greke dhe rumune me titull “Për shqiptarët nga një shqiptar”, ku ai tregonte rëndësinë e edukimit në gjuhën shqipe.

Anastas Lakçe nuk u martua kurrë, por tërë pasurine e vet e shkriu për të tjerët dhe tokën e të parëve.

Por kontributi më i madh i tij ka qenë pa dyshim financimi për ndërtimin në qytetin e tij të lindjes i kishës katedrale të Shën Gjergjit, një kryevepër arkitekturore, nga më të bukurat e madhështoret jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan .

Kisha e vjetër me këtë emër datonte që në Mesjetën e Hershme, me 1253.Por rritja e vrullshme e qytetit të Korçës, mundësonte ngritjen e një kishe më të madhe me emrin e mbrojtësit të qytetit. Kështu që,më 1875-ë,  u prish kisha e vjetër dhe u rrethua vendi për ndërtimin e katedrales së re, mbi rrënojat e  saj.

U mblodhën për këtë shumë fonde e ndihma nga Mitropolia e Shenjtë e Korçës dhe më 1881-ë filloi ndërtimi i katedrales madhështore të Shën Gjergjit. Por fare papritur ndërtimi i saj u ndërpre.Dikush  ishte ankuar në Portën e Lartë në Stamboll se të krishterët e Korçës po ndërtonin një keështjellë. Në fakt kisha po ndërtohej me gurë të mëdhenj ngjyrë gri  nga malet e Korçës,  në mes të të cilëve  ishte shpuar  një vrimë, ku derdhej kallaj i shkrirë.Kjo i kthente gurët në një masë të vetme, që nuk  donte t’ia dinte për asgjë.

Kur u ndaluan punimet, Mitropolia e Shenjtë e Korçës, i kërkoi Patriarkanës së Shenjtë të  Kostandinopojës, që të ndërmjetësonte pranë qeverisë turke për të rimarrë lejën dhe  për të vazhduar punimet. Edhe njëherë  këtu, shkëlqeu sërish reputacioni i padiskutueshëm  i Anastas Lakçes. Njeriu, të cilin edhe vetë mbreti i Rumanisë e priste menjëherë, duke lënë mënjanë tërë punët e tij, edhe në këtë rast  ndërhyri fuqishëm pranë Portës së Lartë. Ajo u detyrua të dërgonte në Korçë një grup arkitektësh specialistë, të cilët  raportuan se ajo çka po ndërtohej nuk qe kështjellë, por një kishë.

Filantropi dhe patrioti i madh Anastas Lakçe  financoi që në fillim punimet me 5000 napolona flori, ndërkohë që shuma të konsiderueshme dhanë edhe shumë qytetarë të tjerë korçarë.

Ndërtimi i katedrales  iu besua mjeshtrit nga Opari  i Korçës, Naum Trasha. Ai përfundoi më 1905, vit në të cilin edhe u inaugurua.

Kaq madhështore  dhe fine  ishte kjo ndërtesë, sa që arkitektët italianë, vite më pas do të mahniteshin prej saj e në ndërtimin e Bankës Nacionale në Korçë, do të përdornin të njëjtën teknikë me gurë për  ndërtimin e saj .

Mbi portën e brendëshme të kishës ishte vendosur edhe një pllakë e madhe, në të cilën ishte shkruar emri i mirëbërësit Lakçe dhe viti i ndërtimit.

Më 1914, te kjo kishe u mbajt mesha e parë në gjuhën shqipe, kurse më 1923, imzot  Theofan Noli, doreëzohet kanonikisht peshkop nga dy mitroplite të dërguar nga Patriarkana e Kostandinopojës.

Po kjo mrekulli e Korçës nuk i shpëtoi dot mynxyrës së kuqe që ndodhi në Shqipëri,   pas vitit 1967-ë. Kontributi i Lakçes me shokë, i Nolit të madh dhe i patriotëve të tjerë, u hodh në erë me dinamit, më 1971-ë. Kjo vepër arti u  shemb marrëzisht në tokë, kurse gurët e saj u përdorën për ndërtimin e shkallëve të stadiumit të qytetit .

Por monstruoziteti i kuq vazhdoi më tej. Trupi i Anastas Lakçes, pas vdekjes, më 1984-ë, nën kujdesin e diaporës shqiptare  u balsamos dhe u soll në vendlindje. Ai u vendos tëprehej në një maozoleum, ndërtuar në oborrin e kishës së Shën Gjergjit. Kështu që  Korça po përjetësonte birin e vet.

Po injoranca e cinizmi i kuq satanik, që kishte filluar të hidhte rrënjë edhe në qytetin e kulturës, nxiste fëmijët dhe të rinjtë “lejfenistëë’ të përdhosnin nderin e këtij qyteti edhe atje, në banesën e fundit. Ata zbrisnin si hije nëpër shkallët e maozoleumit dhe ngulnin gozhdë e gjilpëra në kafkën e njeriut, që pat bërë aq shumë për prindërit e tyre të vobektë dikur. Ky ishte një akt i turpshëm e barbar, një denatyrim njerëzor, që vetëm terrori dhe mizoria e kuqe mundi të pjellë në këtë vend, të vetëshpallur si ateist. Më vonë trupi i Lakçes u vendos në varrezat e qyteti, ku prehet edhe sot.

Anastas Avramidhi – Lakçe, tërë jetën u përpoq për  çështjen kombëtare dhe qytetin e tij. Por  Korça kjo  “nënë pa dashuri”, nuk diti  ta vlerësojë siç duhet birin e  saj të madh. Ende sot në Korçë nuk ka një përmendore të filantropëve me emër të saj, të këtyre patriotëve të kulluar, që do t’i bënin nder çdo vendi.

Por njerëzit e mëdhenj janë të vetëdijshëm, që në gjallje të tyre, sa më tepër se përmendoret që i bren koha dhe ndryshku, ata vetë i kanë  ngritur vetvetes,  një përmendore të pavdekshme .

Përmendore të tilla s’ka forcë në botë që t’i shembë.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Anastas Avramidhi, Permendoret, Vangjel SIMAKU

Roli i shoqërisë civile dhe sfidat e saj

October 12, 2016 by dgreca

1-moza-ne-okbNga Zana Kola/Tetor 2016. Në një nga ambjentet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, u mbajt në New York konferenca me Temë: “Demokracia dhe zhvillimi” me inisiator drejtorin ekzekutiv të “Global Found” Z. Marc Jordan, i cili pasi falenderoi të pranishmit, tha se mirëpriste çdo diskutim e sygjerim të tyre.

Pjesëmarësit në këtë aktivitet të mbajtur nën kujdesin e OKB-së, vinin jo vetëm nga New York-u, por nga shtete të ndryshme të Amerikës dhe botës. Referuesit kryesor të kësaj konference ishin menaxherja e programeve dhe komunikimit për fondet e zhvillimit pranë UN zonja Sara Little, zotërinjtë Ed Elmendorf drejtues i lartë i UN, i cili ka 50 vite që bashkëpunon me NGO internacionale, Jeffery Huffines që përfaqësonte një nga liderët e organizatave jo qeveritare nën ombrellën e UN, etj.
Fokusi kryesor i takimit ishte zhvillimi i shoqërisë civile dhe sfidat e saj në demokraci. Axhenda për vitin 2030 dhe përpjekjet që duhen bërë nga të gjitha NGO për një ngritje të nivelit të ndërgjegjësimit të votimit, mirëmbajtjes së ambjentit e paqes në botë. Ku shoqëria civile u theksua aty  duhet të ndikojë në qëndrueshmërinë e këtyre zhvillimeve.
E ftuar në këto punime ishte edhe organizata e gruas shqiptare – amerikane The Women’s Organization “Hope & Peace”, përfaqësueset e së cilës folën me Z. Jordan edhe rreth situatës së gruas dhe fëmijëve në Kosovë, të cilët janë prekur nga lufta e makinerisë serbe dhe përpjekjet që duhet të bëjë OKB për ti mbështetur ato. Ato i treguan atij fakte e dokumenta origjinale dërguar nga miket e tyre nga Kosova, të cilat meren me kujdesin ku ndodhen motrat shqiptare dhe fëmijët e tyre, që padrejtësisht u vranë e malltrajtuan nga konflikti serb 1998 -199 në Kosovë. Të shpresojmë se çdo zë në këtë drejtim do ti shërbejë kauzës së drejtë.

Konferenca mbylli punimet pas pyetjeve e diskutimeve të shumta, në fund u shtrua edhe një koktej.

Filed Under: Komunitet Tagged With: i shoqerise civile, ROLI, Zana Kola

Zgjedhjet në Mal të Zi- Me guxim që të bëhemi faktor, e jo dekor !

October 12, 2016 by dgreca

Dr. Kenan Kurtagiq, kandidat i Lidhjes Demokratike Shqiptare në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi/

1-sanxhaku-okDr. Kenan Kurtagiq është njeriu i parë i cili po thyen  frikën ndër shqiptarët e Sanxhakut për vetë deklarim  të guximshëm së Ai dhe të gjithë si Ai janë shqiptarë etnik në këtë nën qiell shqiptarë.Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi dhe përpjekja e shqiptarëve që të janë të përfaqësuar dinjitetshëm në këtë shtet ka shty aktivist, njerëz të kulturës dhe shkencës që rreshtohen në Listën e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve etnik nën Malin e Zi. Një befasi e këndshme , por shumë shpresëdhënëse është rangimi në ketë listë i Dr. Kenan Kurtagiqit, këtij mjeku të shkëlqyeshëm.

Zoti Kurtagiq është pinjoll i familjes Kurtaga dhe trashëgimtar i denjë i dëshmorit të kombit Adem Nail Kurtagiq.

Vet prezenca e Dr. Kurtagiq ne Listen e Lidhjes Demokratike Shqiptare është dëshmi e atdhetarisë dhe e #guximit të zemrës shqiptare.Me qëndrimin e tij burrëror dhe njerëzor zoti Kenan ka bërë që frika nga të qenit shqiptar në trojet etnike në Mal të Zi e Sanxhak të mos jetë më tabu. Shprehja e të qenit ai çka je sot është më e domosdoshme se kurrë.

Zoti Nikollë Camaj është më i fortë me zotin Kurtagiq me të cilin është në Listën e Lidhjes Demokratike të shqiptarëve në Mal të Zi.Me guxim rrethoni nr. 12 në këto zgjedhje.

Me guxim që të bëhemi faktor, e jo dekor !(Dergoi per Diellin: Ismet Azizi)

 

Filed Under: Politike Tagged With: Dr. Kenan Kurtagiq, e jo dekor, faktor

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT