• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2016

KUJTOJMË VËLLAIN FEIM KAJA

October 8, 2016 by dgreca

Më 8 tetor u mbushën 23 vite të ndarjes nga jeta e vëllait tonë Feim Kaja. Që atë ditë që të dhamë lamtumirën e fundit, o vëlla i dashur, mori fund edhe gëzimi i plotë në zemrat e familjes tonë.

Ishalla zoti ta ka shpërblyer me Parajsë, ashtu sic meriton një njeri me zemër të madhe dhe shpirt të pastër si ti.

Të përkujtojmë me shumë mall mbarë familja Kaja.

Kështu shkruan motra më e vogël, Ulumbija ,nga Staten Island, New York.

Filed Under: Komunitet Tagged With: FEIM KAJA, KUJTOJMË VËLLAIN

De Biasi:”Spanja do te ndalet vetem nese ekipi do te jape mbi 101% “

October 8, 2016 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/A do te parkoje Shqiperia neser “autobusin” perballe Spanjes:”Nuk e di nese do te kemi nje autobus aq te gjate sa per te mbuluar gjithe porten. Nese do te kemi, do te vendosim nje pa rrota ne menyre qe te mos na hyje topi poshte, sepse rrezikon qe edhe ne ate pak hapesire qe ekziston, ta pesosh. Gjithsesi, rreshtimi i ngjeshur në mbrojtje nuk eshte çeshtje zgjedhjeje, Pergjigjia jone per kete menyre mbrojtje vjen edhe si rezultat i skemes qe ka kundershtari per te na sulmuar”, tha tekniku kuqezi Giani De Biasi ne koferencen per shtyp qe u zhvillua nje dite para takimit Shqiperi-Spanje. Por a do te kete Shqiperia mundesine e nje rezultati pozitiv me Spanjen. De Biasi thote qe ne kete pike duhet te jemi te ndergjegjshem”Ne jemi te ndergjegjshem  per aftesite e ekipt tone. E dime qe jemi te vegjel dhe perpapa nje kundershtari si Spanja diferencat jane te medha. Gjithsesi do te zbresim ne fushen e Loro Boricit per te bere lojen tone, duke luajtur ne menyre te zgjuar. Edhe me Portugaline askush nuk na jepte shans por ndeshjen e fituam ne. Futbolli eshte ii tille”. Spanja eshte nje super skuader. Per teknikun shqiptar De Biasi, Spanja e ka kaluar periudhen e “renies”. “Spanja vjen nga nje periudhe e sukseshme me Del Boskon ku fitoi tre trofe. Me pas pati nje periudhe renie. Por tani me tranjerin e ri Lopetegu lojtaret po rizgjohen pasi kane te bejne me nje tranjer te ri . Megjithate shperosoj qe neser te mos jene ne formewn e tyre me te mire”.

Mungesat.

Shqiperia nuk do te kete ne dispozicon sulmuesin e vet Armando Sadiku. Tekniku De Biasi thote:”Eshte nje mungese e madhe. A ka luajtur shume mire ne ndeshjet e fundit. Ai eshte nje lojtar shume i rendesishem per ne. Megjithate edhe futbollistet e tjere qe kemi ne sulm jane te forte dhe besoj se do te bejne qe mungesa e tij te mos ndihet”. Ne pikepyetje do te jete edhe Kukeli, per te cilin De Biasi thote:”Pesoi nje demtim ne fundin e pjeses se pare ne takimin me Lihtenshtenjin. Nuk e dime nese do te arrije te rikuperohet. Eshte shume i rendesishem per ne dhe po bejme perpjekje qe ta kemi, ne te kundert do te jete ne stol”.

Dy fitoret e para dhe ecuria e ekipit :

”E kam deklaruar edhe here te tjera. E kemi arritur mrekulline me pjesemarjen ne Kampionatin Europian. Tashme pjesa me e veshtire eshte ta mbajme gjalle kete mrekulli. Megjithat une jam i bindur se ky grup lojtaresh ka mundesi te shkoje shume me teper. Spanja do te ndalet vetem nese ekipi do te jape mbi 101% ne takim e neserm. Besoj se kemi mundesi ende qe te rritemi. Eshte normale qe pas nje kualifikimi historik si ai i yni, tani te kerkojme me teper. Duhet te kemi parasysh qe Spanja eshte shume me e mire se ne, por do te luajme me dinjitet dhe krenari, duke shpresuar qe pas ndeshjes do te flasim rreth nje rezultati pozitiv. ”.

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, De Biasi:, shqiperia, Spanja

DE BIAZIN: HEROI I PROFESIONIT

October 8, 2016 by Administrator

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka dhënë një intervistë të gjatë për prestigjiozen spanjolle “AS” duke treguar gjithë historinë e tij me kombëtaren shqiptare dhe duke komentuar takimin e nesërm ndaj Spanjës në “Loro Boriçi”, i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”

Ndeshja kundër Spanjës do të jetë një vazhdim i paraqitjes së mirë në Kampionatin Europian?

Shpresojmë të kemi një rendiment të mirë, edhe pse e kemi të qartë që Kampionati Europian i përket së shkaurës tashmë. Duhet të jemi të përulur dhe të përqëndruar. Madje, edhe në këtë mënyrë, diferencat mes nesh dhe Spanjës janë si të shkosh nga Toka në Hënë, ose si një luftë me gurë ndaj Kallashnikovit.

A mund të surprizojë Shqipëria në këtë grup të vështirë?

Për ne është akoma më e vështirë të bëjmë histori tani që ia arritëm njëherë. Grupi është shumë i fortë. Ndeshjet më të rëndësishme për ne janë kundër Maqedonisë, Izraelit dhe Lihtenshtejnit. Kundër Spanjës dhe Italisë nuk kemi çfarë të humbim. Mendoj se 40% shanse të dalë e para ka Spanja, 40% Italia dhe 20%-ëshi tjetër ndahet mes 4 ekipeve të tjera.

Ju pëlqen stili i lojës së Spanjës?

Më pëlqen, por preferoj të jem më shumë konkret sesa poetik. Nëqoftëse dikush ka cilësi, mund ta bëjë atë lojë. E rëndësishme është të marrësh maksimumin e mundësive që ke. Të gjithë lojtarët e Spanjës luajnë në ekipe të mëdha. Shikoni ku luajnë lojtarët e mi.

Diego Kosta apo Morata?

Nëqoftëse nuk luan asnjëri prej tyre do të ishte më mirë (qesh).

Jeni mik me Del Bosken. Çfarë mendimi keni për të?

Ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Të gjithë thonë se është e lehtë të fitosh me lojtarët që pati ai, por ai ia arriti me një përulësi të madhe. Në takimin mes trajnerëve në Paris na tha: “Kam fituar sepse kisha lojtarë të mirë.” Unë them se diçka e tillë ndihmon, por duhet t’u japësh atyre motivim për t’i bërë të fitojnë gjithnjë.

Është më e vështirë të fitosh trofe me Spanjën apo të kualifikohesh me Shqipërinë në Kampionatin Europian?

Janë dy suksese të ndryshme. Spanja pas 2008-s arriti të fitojë edhe në 2010-n dhe 2012-n. Ne shkuam në Hënë me kualifikimin për në Kampionatin Europian dhe tani është më e vështirë për ta përsëritur në vitet në vazhdim. Disa ditë më parë u thashë lojtarëve: “Jeni ngjitur nga Kategoria e dytë në të Parën. Tani duhet të tregoni që jeni lojtarë të së Dytës që luftojnë në të Parën. Nëse mendojmë se jemi lojtarë të së Parës, jemi të vdekur.”

Ju shkuat në Shqipëri pas një periudhë të vështirë në Serinë A.

Po. Më kishin shkarkuar nga Udineze pas vetëm 3 muajsh. Akoma nuk e kam kuptuar. Më acaroi diçka e tillë. Nuk mund të vendosësh për fatet e një trajneri në vetëm 3 muaj. Isha shumë i rënë moralisht, nuk doja të trajnoja më në Itali.

Bëtë një hap prapa për të ringritur karrierën tuaj?

Po, dhe askush nuk do ta kishte menduar. Në historinë time si trajner gjithnjë kisha arritur të plotësoja objektivat që më kishin vendosur klubet. U ngjita nga Seria C në Serinë A me Modenën, më larguan 3 herë nga Torino dhe gjithnjë i arrita rezultatet që më kërkuan, përfshirë ngjitjen në Serinë A. Goditja e fundit, përfundimtare, ishte ajo e Udinezes.

Mendonit se mund të bënit historinë që arritët me Shqipërinë?

Më duhej një sfidë e vështirë sepse doja t’u tregoja njerëzve që isha një trajner i vlefshëm. Shqipëria ma dha mundësinë. Askush nuk e mendonte se do të shkonim në Kampionatin Europian, por duke punuar fort, duke vepruar me mendje të ftohtë dhe duke zgjedhur lojtarët e duhur, ia arritëm qëllimit.

Çfarë menduat në momentin e parë që shkelët në Shqipëri?

Shkova aty një ditë dhjetori, e mbaj mend mirë. Nuk kisha qënë kurrë më parë. Në fillim ishte e vështirë sepse kisha vendosur me vështirësi. Fola me presidentin dhe arriti të më bindte. Ishte shumë e vështirë, por me kalimin e kohës mund të them se mora një vendim të mirë.

Çfarë ju shtyu të thonit po?

Më dhanë një fletë të bardhë pa kushte, dhe ta dini që nuk ishte për para, sepse fitoja 4 herë më shumë më përpara, por të kesh një popull mbrapa që të motivon dhe shpreson të ndryshojë mentalitet me ty, më shtyu të pranoja. Federata ishte e vogël, vendi gjithashtu, po përjetonin shumë probleme. Ndeshja e parë që luajtëm ishte në një stadium të vjetër që e kishin ndërtuar italianët në 1935-n dhe që thuajse nuk kishte ndryshuar fare që atëherë.

Dhe ju desh që të ndërtonit një kombëtare thuajse nga zero.

Nuk kisha njohuri për lojtarët që duhet të ndiqja. E filluam punën që nga themelet dhe udhëtuam shumë në kërkim të lojtarëve. Që nga Suedia deri në Azerbajxhan. Duhej të ndryshonim diçka, sepse me të njëjtët lojtarë të ekipeve të mëparshme do të kishim të njëjtat rezultate negative. Në ndeshjen e parë kundër Gjeorgjisë u shkuajta një letër futbollistëve: “Nëse ju më ndiqni mua, do të arrijmë aty ku nuk e mendoni.” Në fund ia arritëm, por ishte një udhëtim shumë i gjatë.

Si i gjetët futbollistët që mund të grumbullonit?

Në internet. Filluam nga sajti “Soccerassociation” duke parë në çdo lojtar të çdo lige nëse kishin shtetësi shqiptare ose nëse mbiemri i tyre ishte shqiptar. Sapo i gjenim, analizonim videot e tyre në “Youtube” për të parë nëse ishin të vlefshëm. Më pas, në fazën e fundit, shkonim të flisnim em ta dhe i pyesnim nëse dëshironin të luanin me ne.

Dhe funksionoi.

Po. Portierin Berisha shkuam ta kërkonin në një fshat peshkatarësh në Suedi. Luante në ligën e parë të Suedisë për Kalmarin. E bindëm dhe e bëmë të debutonte ndaj Iranit në një ndeshje të zhvilluar në Turqi. Priti çdo gjuajtje që i erdhi dhe bëri një super ndeshje.

Pra keni qënë më shumë se një përzgjedhës.

Duhet të punoja psikologjikisht më shumë se të trajnoja. U mundova t’u shpjegoja lojtarëve atë çfarë doja duke i parë në sy dhe duke i bërë të kuptonin. U përqëndrova te emocionet. Shumë donin të luanin për Shqipërinë sepse familja e tyre ishte nga atje, ose sepse gjyshërit e tyre kishin emigruar gjatë luftës. Në fund arritëm të bashkonim një grup djemsh që ishin të dhënë pas flamurit dhe që japin gjithnjë 100% për vendin e tyre.

Keni patur aq sukses sa ju dhanë dhe nënshtetësinë shqiptare…

Kryeministri Edi Rama është një njeri me vlera të mëdha. Ka jetuar në Gjermani dhe Francë dhe flet disa gjuhë. Për shkak të rezultateve tona të mira, arrita të krijoj një marrëdhënie direkte me të. Më dha pasaportën diplomatike, gjithashtu titullin “Honoris Causa”, dhe mbi të gjitha më krijoi iluzionin e të qënit një trajner shqiptar.

Si u përjetua pjesëmarrja historike e Shqipërisë në Kampionatin Europian?

Më e rëndësishmja ishte kur arritëm kualifikimin, duke u kthyer nga Armenia. Kishte njerëz në aeroport, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, nëpër të gjitha rrugët e Shqipërisë. Lojtarët nuk mund ta besonin çfarë kishin arritur. U tregua që ishim të gjithë bashkë dhe kishte një solidarizim të madh.

Mund të shërbejë futbolli për të ngritur një shtet me probleme si Shqipëria?

Sigurisht. Më e rëndësishme për mua ishte që u dhamë fëmijëve të vegjël mundësi dhe iu vërtetuam që nëqoftëse gjërat bëhën mirë, atëherë mund të arrihen rezultate të mira. Tani jemi idhuj për ta, njësoj si Kristiano Ronaldo apo Mesi. Sot të rinjtë përvvec këtyre të fundit, flasin për Xhakën, Sadikun… Pjesëmarrja në Kampionatin Europian ka bërë të mundur rinovimin e dy stadiumeve. Janë stadiume moderne, si ato të Francës apo Spanjës. Të mëparshmit ishin katastrofë.

Shqipëria ka përjetuar një diktaturë 45 vjet me Enver Hoxhën. A dallohet kjo gjë në mentalitetin e lojtarëve?

Po, njësoj si në shumicën e njerëzve në atë vend. Kur më shohin në rrugë vendosin dorën në zemër dhe më falenderojnë. Ata vuajnë autoritetin e njerëzve me më shumë pushtet, qoftë ekonomik. Janë të bindur dhe të disiplinuar. Mua njerëzit më ofrojnë çdo gjë. Nuk mund të paguaj nëqoftëse shkoj në një restorant.

Ishim një ditë në një të tillë dhe nga një tavolinë tjetër na u ofrua një shishe që kushtonte 120 euro. Të mendosh sa vlerë kanë aty 120 euro. Dhe kjo nuk vjen prej suksesit tonë, por sepse e kuptojnë që jemi duke i bërë gjërat me seriozitet dhe duke u përfshirë në gjendjen e vendit. Nuk punojmë në Shqipëri për të nxjerrë fundin e muajit dhe për të kursyer. Nëqoftëse do të ishte për atë gjë, do të kisha ikur në Kinë kur e pata mundësinë.

A ndiheni shqiptar, edhe pse jeni italian?

Në njëfarë mënyre po. Për mua është shumë e rëndësishme besnikëria. Më ndodh kur jam në një klub dhe gjithashtu tani me kombëtaren shqiptare. Jam shqiptar sepse jetoj në atë realitet, edhe pse në disa pjesë të Italisë nuk tingëllon mirë të shprehem kështu. Është një pjesë që bën ndryshimin mes dy vendeve dhe i takon formës së politikës.

Por më përpara Italia ishte gjithashtu mafia, përveçse pica dhe spageti. Në fakt, në Amerikë gangsteri më i njohur është një italian. Mendoj se e gjithë bota është njësoj, dhe që kudo ka të këqinj dhe të mirë. Në Shqipëri shumica e njerëzve janë puntorë dhe jetojmë me pak. Është një popull me krenari. Më thonë gjithnjë që jam ambasadori i Shqipërisë në Itali.

Lojtari juaj më i mirë, mbrojtësi i djathtë Elseid Hysaj i Napolit, shkoi në Itali me gomone bashkë me babain e tij…

Dhe kjo gjë e ka bërë të jetë shumë kërkues. I ati tentoi të shkonte në Itali tre herë derisa ia arriti. Më pas çoi aty familjen e tij për të siguruar një jetë me më shumë mundësi, siç ndodhi me djalin e tij i cili u formua si futbollit në kategoritë inferiore të Empolit.

Si e kujtoni ngjarjen e dronit në ndeshjen kundër Serbisë?

Kur shkuam në Beograd ishin marrë masa të tilla sigurie njësoj si për zv. presidentin e SHBA-ve që kishte qënë për vizitë disa ditë më parë. Qarkullimi ishte bllokuar dhe çdo 150 metra kishte policë. Luanim në një stadium të vjetër ku nuk ishin përgatitur mirë dhe ku njerëzit mund të futeshin në fushë pa asnjë problem. Në fund mirë që dolëm shëndoshë, pasi mund të kishte shkuar më keq.

Tani luan gjithashtu Kosova. Si ju ndikon kjo?

Është e çuditshme. Shumica e tifozëve tanë nuk duan që Kosova dhe Shqipëria të luajnë të ndara. Për shumë prej tyre Kosova është Shqipëri. Tani ata kanë dy përfaqësuese, edhe pse slogani i tyre është “një komb, një kombëtare”. Lojtarët nga Kosova që luajnë për ne nuk duan të ndryshojnë ekip. Të shohim në të ardhmen.

EDHE “MARCA” SHKRIM PËR DE BIAZIN: HERO I PROFESIONI(panoramasport)

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, De Biasi:, heroi

Dasma e Princit Leka II dhe Elia Zaharia-Fotoreportazh

October 8, 2016 by dgreca

 

1-ok-princiPrinci Leka II dhe nga sot Princeshë Elia Leka u lidhën në martesë në një ceremoni madhështore që u mbajt në Pallatin Presidencial që filloi të ndërtohej nga gjyshi i Princit Leka, Mbreti Zog & në vitin 1936.Rreth orës 11:00 në Sallën e Fronit është zhvilluar ceremonia e celebrimit të martesës nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

1-princi-2

Më tej krerët e të gjitha komuniteteve fetare në vendin tonë, atij mysliman, katolik, ortodoks dhe bektashi kanë bekuar lidhjen mes Princit Leka dhe Elia Zaharia në martesë.

3-princiPas ceremonisë së celebrimit, gjithë të ftuarit do të zhvendosen për në mjediset e Rezidencës pranë Galerisë së Arteve ku do të mbahet një koktej që do të zgjasë rreth dy orë. Në qendër të vëmendjes së organizatorëve të këtij eventi dhe dëshirë parësore e Familjes Mbretërore dhe çiftit, është promovimi i traditës, artit, kulturës, veshjeve, kulinarisë, pijeve, muzikës dhe valleve shqiptare të cilat do të shoqërojnë etapat e kësaj dasme.

epa05576250 Albanian Prince Leka Zogu II (L) and his wife Elia Zaharia (R) smile for a picture after their wedding ceremony held in Tirana, Albania, 08 October 2016. EPA/GENT ONUZI

5-princi

epa05576245 Elia Zaharia pictured during her wedding ceremony with Albanian Prince Leka Zogu II (not pictured) held in Tirana, Albania, 08 October 2016. EPA/GENT ONUZI

9-me-kryetarin-e-bshk

10-popull

1-veshPas një pushimi disaorësh, pas koktejit, dasma do të vazhdojë me darkën që do të mbahet në Pallatin e Brigadave me rreth 300 të ftuar, 150 përfaqësues të familjeve të rëndësishme mbretërore, Lartësitë e tyre, të ftuar të huaj dhe 150 të afërm dhe miq të ngushtë të çiftit.

Do të jenë edhe shumë përfaqësues të familjeve të mëdha mbretërore të Evropës dhe më gjerë si princesha e Spanjës, Sofi, Princi i Luksemburgut, Princët nga Lihtneshtejni, LSM Princesha Lalla Salma e Marokut, LSP Farah Diba etj.

Gjithashtu, të ftuar do të jenë edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidenti i Republikës,Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, ministra të Qeverisë etj.

Filed Under: Komente Tagged With: Dasma e Princit Leka II, dhe Elia Zaharia

POPULLSIA E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË ITALI NË VITIN 1901

October 8, 2016 by dgreca

 

1-ok-aurencNga Aurenc Bebja, Francë/

1-bebjaShkrimi në gjuhën frënge i gjeografit Charles Rabot « Numërimi i popullsisë që flet shqip, frengjisht, greqisht, sllovenisht dhe gjermanisht në mbretërinë e Italisë », 1903 – i mbështetur po ashtu në punën e M. H. Raseri, të publikuar në vitin 1902 në « Bulletin international de l’Institut de la statistique », Romë – na sjell disa të dhëna interesante mbi komunitetin shqiptar (arbëresh).Numërimi është kryer me 10 shkurt të 1901 (40 vite më vonë se censusi i 1861), i cili klasifikon popullsitë sipas gjuhës që përdornin në jetën e përditshme.

Sipas këtij censusi, 252 600 banorë ose 58 208 familje, të cilat banonin në 178 komuna, nuk përdornin italishten si gjuhë komunikimi. Si rrjedhim, komuniteti shqiptar renditej i pari, i ndjekur nga francezët, grekët, sllovenët, gjermanët dhe katalanasit.Gjuha shqipe flitej në 21 564 familje ose prej 90 000 individësh të shpërndarë gjeografikisht në 47 komuna të Italisë jugore dhe të Siçilisë.

Në distriktin e Cozenca-s, në Kalabri, shqiptarët formonin një grup të konsoliduar. Jetonin aty 9 251 familje (pothuajse 39 000 individë) të vendosur në qytezat e :

Castrovillar : 5 253 familje në 16 komuna

Rossano-s : 2 053 familje në 5 komuna

Cosenza-s : 1 569 familje në 4 komuna

Paola-s : 484 familje në një komunë

Në 17 prej 26 komunave të distriktit të Cosenza-s, shqiptarët përbënin 2/3 ose të gjithë popullsinë e këtyre zonave lokale.

Ndërsa në distriktin e Catanzaro-s, i cili ndodhet në Kalabrinë veriore, jetonin 1 543 familje që flisnin shqip, ose pothuajse 6 570 individë të shpërndarë në 6 komuna (tre në qytezat e Catanzaro-s, dy në Cotrone dhe një në Nicastro).

Pra në Kalabri formohej komuniteti më i madh i popullsisë që fliste shqip në Itali. Gjithsesi kishte komunitete shqiptare të izoluara gjeografikisht në disa provinca të tjera jugore, si për shembull : 55 familje në Abruzzes, 2 121 në Molise, 886 në Campanie, 2 530 në Basilicate dhe 3 290 në Siçili.

Këto 8 882 familje banonin në 27 komuna, ndër të cilat 14 ishin të tëra ose pothuajse të tëra shqiptare, ndërsa 13 të përziera, ku dominonte gjuha italiane.

« Këta shiptarë kanë emigruar në Itali në shekullin XV dhe XVI ». Kuptohet se autori e ka fjalën për arbëreshët. Ai shton se që nga ajo kohë, shqiptarët kanë ruajtur me devotshmëri, jo vetëm gjuhën e tyre, por edhe traditat, këngët e tyre kombëtare, madje edhe kostumet, siç e kanë konstatuar dhe vetë turistët, të cilët kanë vizituar fshatin e bukur shqiptar të Piana dei Greci, i cili ndodhet në hyrje të Palermos.Sipas numërimit të vitit 1861, në Itali jetonin 55 443 shqiptarë. Sipas autorit, mendohet se ky numërim nuk është realizuar i tëri, prandaj në vitin 1901 numri i shqiptarëve del më i lartë. Në tjetër faktor shpjegues është dhe shkalla e lartë e fertilitetit tek popullsia shqiptare.

* Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : http://www.darsiani.com

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, komuniteti shqiptar, ne Itali 1901

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT