• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2016

Durrësi kujton!

November 22, 2016 by dgreca

Leonora Laçi- studiuese/

Në Odeonin “Nikolin Xhoja” të Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”,  Durrës me datë 18 nëntor u promovua libri i znj.Fatbardha Saraçi (Mulleti) “Kalvari i grave në burgjet e komunizmit” i botuar nga Insituti i Studimit të Pasojave dhe Krimeve të Komunizmit që në vitin 2013, por do ishte Durrësi që ti bëj këtë promovim të munguar nga ISKK.

Ky promovim u organizua nga Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve të qytetit bregdetar dhe Klubi i Artit dhe Kulturës Sigal Uniqa Group. Pati  të pranishëm studiues, poet, politikan, artistë e profesor e të tjerë njerëz të artit dhe kulturës durrsake por dhe më gjërë, ku shumë nga ata kanë provuar persekucionin komunist në forma të ndryshme. Promovimi zgjati rreth dy orë të cilat na u dukën shumë pak, në një sallë të mbushur plot, ku secili kërkonte të thoshte fjalën e tij,  ku pati vlerësime dhe kritika për autoren e disa librave, studiuesen, shkrimtaren Fatbardha Saraçi (Mulleti), e cila me buzëqeshje dhe me thjeshtësi i përcjellte ato.

Referuan disa studiues e shkrimtar ndër ta përmendim: piktoren Keidi Sejdiu, z.Bashkim Kopliku, z.Vladimir Muça, Prof. Alisa Velaj (Universiteti “Aleksander Moisiu” i Durrësit), z.Hysen Haxhia, z.Tanush Mulleti, z.Vaso Papaj etj. Pati dhe prani të mediave siç ishte News 24.

Ndër referatet që u mbajtën po citojmë disa nga frazat të cilat ju dorëzuan të shkruara autores, duke kërkuar ndjesë për mos përmendjen e të gjithëve pavarësisht dëshirës sime, referimet përmbledhnin vlerat por dhe të “metat” e veprës, pasi ka nga ata që nuk u vjen për shtat ose u rri ngusht e vërteta sepse mundohen të kapen me vogëlsira dhe jo me mesazhet e forta që përcillte vepra, dhe Fatbardha përmes rreshtave të saj.

  1. Bashkim Kopliku në fjalën e tij, vlerësoj autoren dhe veprën duke shprehur se –“ kjo vepër është një kontribut i madh i historiografisë shqiptare, dhe në letërsinë shqiptare”. Duke vazhduar me tej me analizën që i ka bërë veprës ndarë në disa çështje që sipas tij, janë ndër më të rëndësishmet për tu diskutuar. Pë ndalem në dy prej tyre për të cilat dhe autorja dha përgjigje në fund, çështja e pestë dhe çështja e gjashtë.

Në çështjen e pestë z.Bashkim Kopliku kërkon “llogari” se pse nuk është dhënë identiteti i këtyre personave të ulët deri në kriminelë, pasi autorja ka vendosur vetëm iniciale. Autorja Fatbardha i përgjigjet auditorit dhe referuesit me këto fjalë -“Unë kam bërë libra për ndergjegjësimin e shoqërisë dhe jo ta vazhdoj luftën e klasave tek pasardhësit e atyre që kanë bërë krime”. Duke lënë të kuptohet që urrejtja sjell urrejtje, dhe si znj. Fatbardha duhet të dimë të falim por jo të harrojmë, sepse harresa është vrastare.Ndërsa çështjes së gjashtë dhe të fundit të z.Kopliku, ku një ndër propozimet e tij ishte kritika për sa i takon korrektimit profesional drejtshkrimor, ku shprehet tekstualisht se: “ka shumë gabime drejtshkrimore: ku autorja ka përzier gegërishten, shkodranishten dhe gjuhën standard ekzistuese, dhe se fatkeqësisht korrektuesi gjuhësor i librave le shumë për të dëshiruar në punën e tij”. Znj.Saraçi me qetësin që e karakterizon u përgjigj se: “ndonëse vepra nuk është përfekte sa i takon anës drejtshkrimore apo përzierja e dialekteve vjen për shkak se para se të bëhej ky botim, më parë janë bërë libra të veçantë ndarë në vëllime ku i pari daton në vitin 1996 e duke vijuar në vitet 2000 me dy të tjerë, pra ky botim është botuar nga Insituti i Studimit të Pasojave dhe Krimeve të Komunizmit ku janë tre vëllime në një të vetëm, duke mos prekur origjinalitetin e veprave. Si dhe shprehet se pavarësisht përzierjes së gegnishtes me standarden apo gabimeve drejtshkrimore, ngjarjet janë po ato, dhe këto gabime nuk ndikojnë në përcjelljen e mesazheve të librit”.

Ndërsa referuesja Prof. Alisa Velaj, u përqendrua tek stili i vepres dhe vlerat letrare të saj, ku ajo e quajti përdorimin e gegnishtes një vlerë të shtuar. Ndërsa disa poetë u shprehen me gjuhën e poezisë. Pati dhe të tjerë që sollen episode nga ngjarje të dhimbshme, ku ishte e pashmangshme të mos i përfytyroje ato episode apo skena makabre që komunizmi bëri mbi popullin e vet, ato  krime çnjerëzore që duken të pabesueshme por ja që ishin më reale se realja. Z.Vaso Papaj në referimin e tij i mëshon rëndësisë së kësaj vepre dhe mësimeve të saj, ku shprehet më tej se :”E di që ju kanë ngacmuar gjatë leximit dhjetra e dhjetra emra të rinjsh e të rejash të studiuar në perëndim, që në atdhe përfunduan ose nën plumba ose baltra të Myzeqesë e tuneleve të Spaçit apo Bulqizës. Po sa i vlefshëm do të ishte ky libër po të futej nga Ministria e Arsimit në programet e historisë nëpër shkolla qoftë edhe për disa orë”.

Më tej piktorja Keidi Sejdiu u ndal tek femra shqiptare, dhimbja dhe forca e saj, citoj: “ se këto gra dhe forca e tyre janë motivi dhe modeli më i mirë i shoqërisë sonë”. Ndërsa z. Vladimir Muça e konsideron këtë libër një muzeal monumental historik për lëvizjen dhe prosperitetin e gruas shqiptare.

Një djalosh i vogël ndryshoi atmosferë duke luajtur në vjolinë shoqëruar nga mësuesja e tij në piano, që e pasuruan këtë event promovues. Por si qershia mbi tortë për  veprën e autores, Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës nën kryesimin e Nikolla Spatharit i jep asaj çmimin  “Osman Kazazi” me motivacion:“Për kontributin e dhënë në fushën e kujtesës historike dhe si e persekutuar e regjimit diktatorial”. Ky ishte vlerësimi i parë për librat  për znj.Saraçi e cila ka mbi 20 vite që shkruan.

Në fjalën e saj, ajo falënderoi të pranishmit që e bënë këtë pasdite të paharrueshme dhe falënderoi organizatorët që e vlerësuan misionin e saj humanist në dobi të kujtesës historike kolektive. E më tej shpreh qëllimin e saj në këtë ditarë kujtese, se këto libra nuk janë vetëm libra, që u hapin horizonte të reja atyre që duan të dinë, në të njëjtën kohë mesazhe për humanizëm, për përsosjen shpirtërore e morale të njeriut, për luftën e tij drejt përparimit përmes udhës së mundimeve, për mbrojtjen e tij nga kanosjet çnjerëzore, për ruajtjen e vlerave që kanë krijuar epokat e historisë sado të errëta të kenë qenë”. Më tej thekson se: “përmes dhimbjes arrihet njohja. Procesi i njohjes të historisë së vërtetë është një proces i domosdoshëm. Nëse nuk i tregon popullit tënd historinë e vërtetë, njerëzit do të fillojnë të shpikin, të trillojnë e të tregojnë histri të pavërteta. Kjo nuk është gjë e mirë.

Autorja ka bërë punën e institucioneve për kujtesen historike, ka bërë punën e historianëve që merren me kujtesen kolektive, të akademive shkencore, punën e instituteve, ajo me punën e përkushtimin e saj na ka lënë të zezën mbi të bardhë. Ka bërë misionin e shenjt për të njohur të vërtetën.

Filed Under: Histori Tagged With: Durresi Kujton, Fatbardha Saraci(Mulleti), Leonora Laci

Samiti, mbështjellje apo pështjellje e diasporës

November 22, 2016 by dgreca

Nga Rafael Floqi/1-rafaelÇfarë doli nga a gjithë ai organizim i samitit të diasporës? A duhet vlerësuar ai se e arriti  qëllimin për të cilin u organizua? Në fund të fundit, ai arriti të tubojë 1000 vetë nga 40 vende. dhe konkluzionet do të duhet të bëhen nga koha, Vërtet, pa qenë nihilist, vetë fakti që për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar u mbajt një samit i posaçëm për diasporën, është për t’u vlerësuar. Por a ishte kjo përpjekje e qëlluar apo e dështuar kjo është gjë tjetër.

A ishte Kryeministri Rama ai që kërkoi që ta ngrinte realisht emrin e emigrantëve në diasporë, apo ai kërkoi t’i përdorë ata politikisht, siç janë shprehur kritikët ndaj tij, kjo mbetet për t’u parë. Apo vallë qëndrojnë që të dyja? Por sidoqoftë, pavarësisht qëllimit, idesë dhe se kush e organizoi dhe qysh e organizoi, është e rëndësishme të themi se nisma për mbajtjen e këtij samiti duhet të përshëndetet. Samiti me gjithë mangësitë, ishte një përpjekje serioze e një dëshirë pozitive, por njëkohësisht, ashtu siç edhe dyshoi edhe një pjesë e opinionit, dhe një krehje e sedrës së Ramës, për të qenë një farë lideri mbarëkombëtar.

Kur ndoqa në televizion bashkëbisedimin e tipit Town-Hall të Ramës me diasporën, mendova se Rama duhet të kishte parasysh, madje, se ata që kishte përballë, se nuk ishin njësoj si të pranishmit në takimet e tij në bazë me fshatarët, gju më gju në fushë, ku karriget janë të njëjtat të sjella në çdo vend të njëjtat të sjella aty si butafori televizive, kur kryeministri batutaxhi, u jep ndonjë certifikatë pronësie dhe ata kafshojnë buzën, që të mos japin një hazër xhevap, pasi ç’të bësh ai është i pari vendit. Hëm…

Megjithatë nga ai bashkëbisedim u kuptuan “kumbullat” e tharta e “të vërteta” se për samitin kryeministrin e kishte kujtuar Linda, e shoqja, dhe se kishte frikë se mos “delegatët” nuk do të vinin, por se ishte qetësuar më vonë, nga që në Pallatin e Brigadave nuk kishte se ku të hidhje “mollën”, siç i thonë, por Rama vetë e kur kuptoi seç broçkulla po thoshte, e bëri mollën  “kumbull” për të qenë më interesant.  Madje edhe ata që kishin ardhur me mall por dhe me shqetësime nga diaspora, u thartuan, se nuk kishin si mos e vinin re përdredhjen e “mjeshtrit të batutave” pasi kumbulla në shqip nuk ka ndonjë farë konotacioni dhe aq pozitiv. Por është për t’u vlerësuar se kësaj here kryeministri u tregua i sinqertë dhe se kishte për gjë të pranonte se kishte ardhur në mësim “i papërgatitur”, dhe i gjithi ky samit ishte një “proces rekonjicioni” do të shtoja unë me një fjalor zbori apo ndryshe, si një farë shkuesie që “sot kishte të pamen ”.

Në fakt kryeministri që ka qenë dhe një farë kohe emigrant, gjë që ai s’ka qejf ta kujtojë, kur ka qenë në opozitë apo në krye të bashkisë, dhe kur ka ardhur për të takuar të vëllain Olsin në Michigan asnjëherë nuk është takuar me komunitetin, por vetëm me miqtë e Olsit. Mjafton të kujtojmë Thoma Gëllçin  me gjithë ngërçin e komisionit të medias, vendin ia mbajti hapur për disa vite, gjersa e bëri drejtor të TVSH-së, pa ndonjë kontribut në komunitet, apo znj. Olta Xhaçka që e zgjodhi deputete të PS-së, thonë ca zëra, vetëm për kontributin se ishte  komshie me Olsin.

Kuptohet kështu pse nga ai farë bashkëbisedimi në “komedinë të stand up – Rama”, pyetjes së një shqiptareje nga Belgjika, për lehtësira të tilla, aq ta vogla, si mos taksimi doganor i pakove që dërgohen nga diaspora për Vit të Ri, apo Krishtlindje, iu përgjigj me një përgjigje pa lidhje për taksimin e blerjeve on- line, që i la të pezmatuar dhe të menduar disi të pranishmit, me një pyetje të ligjshme. Kur kryeministri nuk është në gjendje të bëjë një lëshim kaq të vogël, qoftë si një premtim për diasporën në përgjithësi, çfarë mund të presin investitorët apo biznesmenët?

Një koleg nga Tirana, Roland Qafoku, natyrisht pa faj, për mos njohje të thellë të diasporës, në një koment të tij tek “Panorama” e sheh diasporën me konceptin si një organizim që duhet të vetë-ofrohet, se po nuk ofrua nuk është më diasporë, se po nuk u vetësakrifikua nuk është diasporë, por emigracion, apo mërgatë apo “turist për vënie dhëmbësh”, duke paragjykuar kështu sidomos mërgatën e sotme, apo emigracionin shqiptar.

Jo, diaspora nuk është vetëm “lopë që ka dëshirë të milet”, por një grupim njerëzish herë me formë e herë pa formë, herë i organizuar e herë jo, herë i interesuar dhe herë jo, por me dashuri të madhe për atdheun për arsye që dihen, vital por që ka nevojë për stimuj edhe për lehtësira për të dhënë më shumë, që ka nevojë për ndihmë në organizim të qendrave kulturore apo shkollave, për të mos u shuar.

Diaspora nuk kërkon ndihmë financiare nga qeveritë shqiptare, por kërkon vlerësim dhe mirënjohje.  Kur kjo mirënjohje mungon, kur bashkëpunimi me diasporën shihet politikisht, atëherë ndodh që dhe Federata Pan-shqiptare Vatra të ndihet e fyer, e ta shohë këtë aktivitet si partiak apo paradë e kryeministrit, po ashtu edhe drejtuesit e shkollës shqipe Albalife, apo diaspora e Evropës në Belgjikë. Këto shoqata nuk duhej të vetë-përjashtoheshin, sepse ishin të vrarë në sedër, nga koha vetëm pesë minutash  në dispozicion, pasi me të drejtë dukej pozicioni i pavlerësuar, se nuk u njihej dhe roli dhe kontributi i kësaj Federate mbi 100-vjecare.

Fakti se qeveria Rama nuk e njeh diasporën, nuk i di madje dhe numrat e saj, nuk e justifikon atë. Nuk mund t’i lihet gjithnjë faji së kaluarës 25- vjeçare dhe qeverive të mëparshme që në fakt nuk kanë bërë asnjë hap të organizuar por gjithnjë e kanë nderuar diasporën. Nuk mund të shihet diaspora gjithnjë me syza partiake. Kjo vlen sa për qeveritë aq dhe për vetë shoqatat e diasporës. Fakti që Presidenti apo opozita nuk ishin të pranishëm në samit e largoi një pjesë të diasporës, sidomos, atë historike, të edukuar me frymën antikomuniste të pasluftës. Por duhet që aq më tepër sot edhe diaspora sidomos ajo më e konsoliduara e Amerikës, nuk duhet të bjerë pre e luftës politike në vendlindje, por edhe as të kërkojë fonde nga Shqipëria për aktivitetet e saj.

Në fakt duke u ndalur në dikotominë emigracion-diasporë, nuk ka dallim në thelb diaspora që është një tërësi e përbërë nga emigrantët. Në fakt fjala diaspora është fjalë që vjen nga greqishtja, shpërhapje nga diaspeirein, shpërndarje në të gjitha drejtimet, prej dia- + speirein “shpërndaj farën”, e që është një grup njerëzish që jetojnë larg vendit të tyre dhe, sipas Fjalorit të Gjuhës shqipe, është e njëjtë me mërgatën,  me njerëzit e mërguar në dhe të huaj, mërgimtarët. Por shkaqet e këtij mërgimi mund të jenë të njëjta si vetlargimi ekonomik apo largimi me forcë, dëbimi nënkupto, i ngjashëm me diasporën izraelite. Nga ana tjetër, ndërmarrja e nismës për këtë samit, nuk mund të fshehë mangësitë edhe të kësaj qeverie. Rilindja pat premtuar vetë në opozitë hapjen e një ministrie Diaspore, që dështoi dhe nuk e bëri, kjo për arsye financiare, ndoshta dhe rrudhi konsullatat edhe në qendra të tilla si New Yorku. Nuk e ditka Rama, (apo duhet t’ia kujtojë edhe këtë Linda) që konsujt dhe konsujt e nderit nuk mund të jenë persona të njëjtë. Edhe një pyetje seç që m’u kujtua tani,  ku ishin konsujt e nderit në samitin e diasporës?

Qeveritë shqiptare në Shqipëri e Kosovë duhet të kuptojnë një gjë, që pavarësisht nga vend-origjina, pavarësisht nga koha e emigrimit diaspora me gjithë grupimet hatërmbetjet është një. Është në gjë e mirë pozitive hapat që janë hedhur, meqë e lejon edhe legjislacioni ndërkombëtar, që Shqipëria dhe Kosova mund të kenë ambasada dhe konsullata të përbashkëta, por kjo duhet çuar dhe më tej.  Qeveritë e Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës nuk i pengon asgjë, që në kuadër të kësaj pune atdhetare, të krijojnë një ministri të përbashkët të Diasporës. për të organizuar më mirë punët, për të integruar më mirë një të tretën e popullsisë të larguar pas viteve 90-të, dhe për këtë qeveria e Tiranës le të mësojnë nga pala kosovare që e ka mërgatën më të konsoliduar në vite, pasi diaspora pavarësisht, se nga cili vend vjen, nga: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina, Çamëria është një, dhe s’ka nevojë për integrim në BE, se është e integruar.

Nga ana tjetër nuk mjafton vetëm një aplikacion si ai “Popullsi”, dhe qëllimi i mirë për të regjistruar të gjithë mërgimtarët mbi baza vetdeklarimi, pa u sqaruar më parë, pyetjet që ziejnë në Diasporë: A ka rrezik për një taksim të dyfishtë të personave të regjistruar?  Nga ana tjetër, në vend të kërcënimit të ministrit Tahiri, se ata që regjistrohen nuk do marrin shërbime konsullore, duhet më shpirt praktik edhe ndonjë incentiv i vogël, si ai së paku, që pakot e dërguara prej personave të regjistruar nuk do të taksohen në Shqipëri, apo personat e regjistruar, nuk do të taksohen në aeroporte, që do ta bënte më tërheqëse për diasporën të regjistrohet, italianët s’thonë më kot se kapen më shumë miza me mjaltë. Kosova në dy vjet ka pasur një përvojë të bukur, për regjistrimin familjeve që hyjnë gjatë verës në vend, qysh kur hyjnë në dogana kur vijnë për pushime që ka rezultuar e  suksesshme, me 400 mijë të regjistruar në dy vjet, përvojë kjo, që lypset të merret dhe të zgjerohet. Natyrisht mund të merret informacion edhe nga ambasadat e huaja në Shqipëri ,por se kanë vrarë mendjen.

Si është menduar drejt për këto aplikacione si E-konsullata  pse të mos bëhet një gjë e tillë edhe për mësimin e gjuhës shqipe, librat janë njëra anë, shkolla po ashtu, por një investim një aplikacion apo investimi dhe lidhja me kompani si Duolingo që kanë programe mësimi në gjuhët e mëdha që të shtonin krahas një investimi shtetëror apo të diasporës me specialistë dhe fonde dhe gjuhën shqipe do të ishte një rrugë më pak shpenzime. Po ashtu librat e botuar për shkollat e diasporës do të kursenin shumë më tepër jo vetëm me transportin por dhe në kosto. nëse do të ishin shndërruar në e-books. Nëse mund të ndihmoj drejt për drejt unë mund ta bëj këtë, por duhet copyright, dhe grekët pasta na marrin të keqen.

Është fakt pozitiv, deklarata e presidentit të Kosovës, Thaçi për t’i lënë vende të lira diasporës, në parlament. Por megjithatë dukurisë së rrjedhjes së trurit i dihet shkaku dhe kahu, rikthimi i tij nuk mund të bëhet me apele. Në fillim viteve ’20-të, diaspora kishte deri deputetët e saj në Parlamentin shqiptar, autoriteti i diasporës në raport me shtetin shqiptar ka ardhur në rënie. “A ka sot krahasim ajo që ka bërë për Shqipërinë shoqata “Vatra” për dekada me radhë me korifenjtë e saj, Fan Noli, Faik Konica, Kristo Dako, Mihal Grameno, Parashqevi Qiriazi, Kristo Kirka, Kostaq Kotta e të tjerë dhe që i dhanë Shqipërisë pjesën më të mirë të bijve të vet dhe që e deshën Shqipërinë atëherë kur nuk kishte fare Shqipëri, duke sjellë pavarësinë, formimin dhe ndërtimin e shtetit shqiptar? A mund të krahasohet diaspora aktuale me atë që kanë bërë shqiptarët e Amerikës e të tjerë për pavarësinë e Kosovës, pyeste miku im, Roland Qafoku tek Panorama.  Ai ka deri diku të drejtë, por bën dhe një gabim të vockël, se sot nuk jemi në atë realitet imperativ, dhe se luftën e Kosovës, është po kjo diasporë e njëjta diasporë që e ka mbështetur, me para, me armë, madje, dhe me vullnetarë. Por sot nuk ka një situatë a casus të njëjtë. Nuk është faj i kësaj “diaspore të përgjumur që duhet të zgjohet dhe të rinisë punën për një kauzë të re: Atë të ndihmës ekonomike, duke investuar në atdheun mëmë që prej 25 vjetësh vazhdon të jetë shteti më i varfër në Evropë”, pasi është po kjo diasporë që është zhgënjyer, jo për mungesë fryme idealizmi nga ana e saj, por për një përplasje të pashembullt dhe dekurajuese me murin e korrupsionit si në Shqipëri dhe në Kosovë. Atdhedashuria është atdhedashuri, por biznesi është biznes. Mund të mos fitosh shumë në vendin tënd por askush nuk do të humbasë, pasi patriotizmi nuk hahet.

Po diaspora e ka një ideal bashkimin kombëtar, por kjo aspiratë shekullore vështirë se ngrohet me zgjidhjet gjysmake, me parullat e bashkimit brenda në BE, kur vendet të fuqishme si Britania po dalin. Të qenit evropian nuk mund të barazohet me të qenit shqiptar. Qeveritë shqiptare dhe çdo shqiptar së pari kërkon integrimin brenda gjakut. Kombi është sa bashkim gjuhësor kulturor aq dhe bashkim ekonomik.

Nëse qeveria vinte në mësim e papërgatitur diaspora i kishte bërë detyrat, mjafton të zbatosh platformën e paraqitur nga z . Mark Gjonaj  për biznesin dhe organizimin e diasporës dhe e kupton se shqiptarët e Amerikës e kanë të tyren thënien e pres. Kenedi, “Mos pyet se çka ka bërë Atdheu për ty, por se çfarë mund të bësh ti për Atdheun”.

Por ata të kthejnë krahët, kur pushtetarët apo paria e Tiranës a Prishtinës, nuk ka mirënjohjen, as vetëm për të vlerësuar kontributin, kur nuk ka as incentivën më të vogël, çka ka bërë që edhe kapitali shqiptar të investohet jashtë vendit. Kur bizneset e diasporës shohin biznesmenët e huaj linçohen me shkopinj bejsbolli, dhe këtu nuk ka vend më për idealizëm të diasporës, por për më shumë se faj të qeverive shqiptare.

Qeveritë duhet ta kuptojnë se diaspora është aktive kur ajo është e pranishme. Gjatë samitit në Tiranë dikush i parashtroi Kryebashkiakut Erion Veliaj pyetjen në lidhje me votën e emigrantëve.
Duke shprehur gatishmërinë për të pranuar votimin e emigrantëve, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se e majta ka bërë disa propozime në lidhje me këtë çështje për t’u garantuar emigrantëve shqiptarë një të drejtë. “Ne kemi bërë disa propozime. Propozimi i parë është që procesin e votimit ta bëjmë në ambasadë. E kemi bërë këtë propozim edhe në opozitë, edhe në qeveri, pra pavarësisht ku kemi qenë ne politikisht, është rrëzuar. Propozimi i dytë, që të bëhet me postë. Kjo do të thotë që ti vet identifikohesh me premtimet, me verifikimet. Vjen me një zarf fleta e votimit ku brenda ke edhe një zarf të parapaguar që ta kthesh mbrapsht, por sërish është refuzuar. Kemi bërë dhe një ofertë të tretë për votimin elektronik”, tha ai.
Nuk duhet se i takonte Veliajt kjo përgjigje, pasi është po Rilindja sot, që nuk e ka miratuar votimin elektronik që mund të bënte të mundur këtë më lehtë, dhe tani pavarësisht fjalëve  kjo dëshirë e diasporës është shtyrë për në kalandrat greke. Kjo më kujtoi të njëjtën pyetje që ia bërë ish Kryeministrit Berisha kur qe në Michigan ai më pohoi asokohe se ata ishin dakord për këtë. Por kjo nuk mjafton, siç duket partitë shqiptare kur janë në opozitë janë pro votimit të diasporës e  kur janë në qeveri e shohin atë me dyshim.

Por si mundet Maqedonia apo Mali i zi të zhvillojnë zgjedhje edhe në SHBA dhe Shqipëria jo. Ka një përvojë nga Maqedonia, personi që kërkon të votojë kërkon përfshirjen në regjistrin e votimeve dhe mund te votojë në qendrat ku ka përqendrime emigrantësh, në praninë e një komisioni të personave të zgjedhur me miratim të partive politike. Por ka edhe një përvojë të Parlamentit Italian, që siç ma pohonte kohë më parë prof. Palombo, një ish deputet prej vitesh në Montecitorio në Itali, ka një Komitet të diasporës dhe kulturës italiane në botë, me vende të përcaktuara, që nuk janë pjesë të partive politike italiane. Mundësitë janë të hapura kur është dëshira e mirë dhe ku nuk i lihet vetën në dorë voluntarizmit, pas së cilit mund të fshihen edhe deliret e liderëve që nuk do të na bënim të shijonim edhe “kumbullat e tharta” të Ramës.  E kam këtë impresion pasi më duket tallje e hapur thënia e Veliajt “Na ndihmoni siç loboni në Amerikë, duke ju shkruar kongresmenëve, një letër t’ua shkruani edhe deputetëve shqiptarë, atyre që nuk janë prononcuar. Më rezulton që kryeministri është prononcuar disa herë. Thashë që jemi gati që nesër”. Me fal, thashë me vete Erion, me nder kujt t’i shkruajmë :Armando Prengës, Tom Doshit apo Mëhill Fufit?

Sa për lobimin, shqiptarët e diasporës së Amerikës e kanë përdorur këtë mjet të demokracisë  amerikane qysh me Nolin dhe Vatrën në kohen e presidentit Wilson, e kanë përdorur edhe me Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane në kohën e Luftës së Kosovës, aq sa dhe vetë Millosheviçi e pohoi këtë në Hagë. Shqiptarët kanë ditur ta përdorin këtë instrument të politikës amerikane, më mirë se diasporat e tjera edhe më të konsoliduara, dhe pa bërë incidente si ai i fotos të z. Rama me Obamën. Qeveri shqiptare nëse do, vërtet, të ketë lidhje me diasporën, duhet të ngrihet edhe në lartësinë e mbretit Zog, që diti të vendoste, edhe pse një kundërshtar të tij një përfaqësues të diasporës, Faik Konicën si ambasador në SHBA, ndërsa ishte po kjo qeveri që largoi një ambasador aq të kulturuar, aq aktiv dhe aq diplomat, si zoti Mal Berisha, thjesht për mbiemrin e tij. Madje siç u pa dhe në samit, Rama duket se e ka paranojë, mbiemrin Berisha  pasi ia preu shkurt një përfaqësuesi të diasporës nga Kanadaja vetëm pse kishte këtë mbiemër.

Por le t’ia marrin borxh gojën Ramës për këtë samit. Për kryeministrin “Samiti është i thjeshtë, sepse është i drejtpërdrejtë. Ne nuk kemi një recetë të parashkruar, nuk kemi as një projekt të bërë gati dhe nuk duam që samiti të jetë një teatër ku ne të bëjmë sikur u mblodhëm, sikur folën, sikur vendosëm dhe në fund fare, ju largoheni pa lënë pas gjurmën e eksperiencës suaj. Jo, ne duam që të ulemi, të flasim hapur, ta shikojmë njëri-tjetrin në sy, për të kuptuar më mirë se çfarë mund të bëjmë më shumë së bashku dhe natyrisht, për të planifikuar më mirë së bashku, atë që mund të investojmë në dije dhe në para për Shqipërinë e gjeneratës tjetër.” Qoftë ashtu,  por  “Mos përgatitja nuk tregon demokraci, por mendjemadhësi dhe padija (injoranca) nuk është argument.

Megjithatë kryeministri njoftoi në fund të këtij samiti se brenda vitit 2017 do të krijohet Këshilli Kombëtar i Diasporës Shqiptare, ai tha gjithashtu se do të krijohet një bazë të dhënash që do të shërbejë edhe si bazë për votimin në distancë të shqiptarëve. Të shpresojmë, që Rama të mos duhet ta pyesë prapë Lindën, e që kumbullat e Pallatit të Brigadave të mos jenë të tharta. Ne presim, sepse siç thotë edhe Shekspiri, “që e sotmja të jetë vetëm preludi i ë nesërmes”, po fëmijët tanë nuk presin.

Filed Under: Analiza Tagged With: peshtjellja, Rafael Floqi Samiti i Diapsores

“Samit i Diasporës, Emigrantëve, apo i Edi Ramës” !

November 22, 2016 by dgreca

1-beqir-sinaNga Beqir SINA/
NEW YORK : Po flitet shumë këto ditë për Diasporën. Dhe, asnjëher më shumë se kësaj radhe. Dhe, për mendimin tim, me të drejt flitet, se për herë të parë mbahej një Samit,i ëndërruar dhe i shumë pritur, por i ashtuquajtur për Diasporën. Samit, tani ky, që ka përfunduar dhe mendojë se duhet pranuar “ se nuk ishte me të vërtet për Diasporën,” . 
Por, ky ishte një dështim i radhës, simbas meje, ose një Samit, si tha dhe nikoqiri i tij, Rama, “ Një ide e Lindës – që Kryeministri i ishte trembur, për nga pjesmarrja se mos dështonte, por që ishte në të vërtet, një sukses – sipas asaj që ky Samit, ia arriti të mbledh – kaq shumë shqiptarë – në Tiranë, 1000 vetë, nga të gjitha vendet ku jetojnë, 40 vende”. 
Edi Rama, Kryeministri i vendit, i njohur, dhe ai që do të shkruhet edhe në histori si “Kryeministri i Batautave,”, nuk i shpëtojë, pra nuk hezitojë, edhe kësaj radhe, qoftë edhe për një ditë – në hapjen e “Samitit të Diasporës”, pa përdoruar batutat e tij – që janë janë me shumicë, të tepruara, dhe vetëm “budallaliqet”, e tij, aqsa ndonjëher edhe pa lidhje, me ato që thotë ai.
Rama, në fjalën e tij në këtë Samit, para atyre 1000 të ftuarve, mendoj se nuk e dinte  që më shumë se gjysma e atyre, që kish shkuar atje, “nuk e kan atë aftësi të kuptojnë batutat e Kryeministrit Rama, qoftë për atë se nuk e dinë mirë shqipen,( perfshire dhe mysafirine kryesor asamblesitin Mark Gjonaj, nga Nju Jorku) por, edhe sepse një pjesë e tyre, janë të rritur dhe edukuar me tjetër, edukat në komunikimin e tyre me politikanët e huaj – ku sot ata jetojnë e punojnë, prej vitesh në diasporë”.
 Kryeministri Rama, si nikoqiri i këtij Samiti, në fjalimin e tij hapës, shpesh herë e ktheu fjalimin e tij,  tamam si ato debatet e çdo të ejte në Parlamentin Shqiptarë, ose si ato bashkëbisedimet e tipit Town-Hall të Ramës, kur ai mbledh qytetarët dhe fshatarët, në “mbledhjet e Kooperativës’, lagjeve e tjera, dhe u ndanë ato “Tapitë”, ku bashkë me çertifikatën e pronësisë, hallexhinjët, duhet të marrin edhe “batutat”, ironike të Ramës.
Mirëpo, tani, ngaqë Rama, ashtu është mësuar, besojë as që i ka shkuar ndërmend , me atë fodullëkun e vetë, që e karaterizon, atë, dhe ashtu si i ngatërron gjërat, ai vetë, kam parsyshë atë takimin si javën e fundit në Nju Jork, me ekspozitën, e tij personale, ku zotin Rama, edhe “njërëzit e tij” pra nga emigrantët e dy dekadave të fundit, ata të majtët, ku ai beson se i ka të tijtë, e bënë, Edi Ramën, për “ujë të ftohët” i themi ne Shqiptarët. Aqsa, ai nuk e dinte së kë kishte përballë, kësaj radhe, pavarësisht, se pjesën më të madhe të tyre, ai i kishte seleksionuar mirë – me anë të njerëzve të tij – që “punojnë’” për Edi Ramën, këtu në Amerikë.
Por, le të marrim atë se se çfarë është  Diaspora? mbasi deri tani nuk kam parë të merret askërkush, me këtë fakt, se “kush vallë po e përfaqëson Diasporën sot( sidomos, atë këtu në Amerikë) dhe kush është diaspora e vërtet shqiptare. kush po provon me folë në emër të Diasporës ?..…
Dhe, :”A janë ata që thirri Rama, dhe një pjesë e atyre, që shkuan atje, pra  ata që kan ardhur këtu në Amerikë, si emigrantë, për një jetë më të mirë, ose kan fituar një Llotari Green Crads, një pjesë e tyre, që “kur vinte Berisha – “shqyeheshin” të bënin një fotografi me të, e tani e shajnë, Diaspora!, apo janë ata krahu që i thërrasin vetes tani me “mburrje” që kan ardhur në pushtet socialistë, jemi të majtët – dhe që me siguri i ka angazhuar Edi Rama me njerëzit e tij – qëtë lobojnë për Edi Ramën dhe PS, në Amerikë.
Megjithse, si e kan bërë zakon tashmë në Shqipëri, “vetëm tre ditë merren me një ngjarje, dhe bëjnë lajm”, sepse, atje ka aq shumë probleme dhe halle, sa që nuk ja vlen të merresh tani me këtë Samit, se pa kaluar ‘hija” e këtij Samiti, gjera të tjera do të dalin, dhe Samiti, do të harrohet shumë shpejt, ashtu si e kemi zakon ne shqiptarët .
Pavarësisht, se ka akoma edhe nga ata që hidhen sa në një ekran Televizioni, në një ekran tjetër, analistët, gazetarët, politikanët, dhe nga ata që shkruajnë dhe merren me suksesin e “Samitit të Edi Ramës”, siç po e quajnë ata, të cilët pjesa më e madhe e tyre, si e pamë, ishin nga ata që i përfshiu ai emigrimi masivë i shqiptarëve, në dy dekadat e fundit, pra :” Për të bërë një jetë më të mirë”, në Amerikë, e Kanada,” jetë të cilën edhe e gjetën dhe ia arritën………qëllimit të tyre, duke shfrytëzuar edhe imazhin e Diasporës.
Por, le t’i bëjmë një analizë, dhe një “skenim” të brendeshëm të gjithë asaj, dhe atyre, që shkuan në Tiranë, në Samitin e Edi Ramës, këto ditë, në atë ashtuquajturin “Samitin e Diasporës”. 
I cili, u tha se ishte bërë me projektin dhe idenë e profesorve dhe studentëve, të Harvardit – Fondacionit Kokalis, me pjesmarrjen personalisht të Ministrit të Jashtëm – z. Ditmir Bushati, dhe “kushurirës” së tij Ambasadores në Uashington, Fioreta Luli – Fabre – që me sa di unë i ka thirruar “një e për një”, dhe personalisht, që ajo sipas meje të shtonte numërin njerëzve , sepse, edhe ndoshta , ambasadorja do të humbiste, rrezikonte edhe vendin e punës në Ambasadën tonë, këtu në Uashington.
Mirëpo, tani që ky Samit, përfundojë, e them me bindje të plotë :” se 75%, ose edhe më shumë, e pjesëmarrësve, atje në Tiranë,  nuk kan asnjë farë lidhje me atë që çfarë është Diaspora shqiptare, me të vërtet, në botë, dhe kush e përfaqëson atë.”
Por, janë shumica nga ata emigrantët shqiptarë, që lanë vendin e tyre, sepse , ose fituan një llottery Green Cards, ose fituan një azil poliitik (duke mashtruar me dokumentat azili-kërkuese, lidhur me alibin që krijuan mbi bindjet e tyre politike – dhe rrezikun, që gjoja u kanosej atje) apo edhe nga ata emigrantë, që shkuan në Kanada – të ftuar nga ky vend – në bazë të kërkesave – nevojave të mëdha, që ka Kanadaja, për emigrantët e kualifikuar,
Unë, mendojë ata që janë Diaspora e vërtet, dhe ata që duhet të flasën në emër të Diasporës, ata që duheshin ftuar, dhe duheshin pyetur, dhe ata që duhet të ishin të parët dhe të “mburrej” ky Samit dhe organizatori i saj, duke na bërë krenar edhe ne shqiptarët e Amerikës, asnjeri prej tyre, nuk u pa të ishte( por, ka edhe me disa perjashtime – nga ata që janë me të vërtet Diasporë, por që shkuan dhe mirë bën, sespe, i njoh mirë, sepse kan shkruar në Samit, jo të përfaqësojnë dhe as të flasën në emër të Diasporës, por se e duan dhe e kan dashur gjithonë Shqipërinë, dhe e kan pasur ëndërr të bashkohen një ditë kështu si u bashkuan .
Përse , nuk u përfishi Vatra( megjithëse, ata vetë e deklaruan se përse, dhe nuk ka nevojë për ta komentuar unë ose të bëj plagjitur si ndonjera…..), Mbasi, këtu në rradhë të parë Federatën PanShqiptare Vatra ( të cilës Edi Rama ja përmend Konicën e madh dhe Nolin, por e do ta ketë atë nën kontrollin e tij, dhe jo t’i jap asaj vendin që e meriton ajo si Vatër) , partitë nacionaliste, në Diasporë, Lidhja Qytetare e DioGuardit, lobi i parë dhe i vetëm,  veprimtarët tanë patriotë e atdhetarë, nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Çamëria, intelektualët e njohur të diasporës, e tjer, u ftuan ose u thirrën si “make up” i Samitit, jo si u takonte atyre. 
 Që të bëshë një Samit, si ky, kaq të madh dhe të mbledhësh kaq shumë shqiptarë, çka, natyrisht ka një kosto të jashtëzakonëshme, qoftë për buxhetin e shtetit, por dhe të vetë atyre që shkuan me “xhepat” e tyre, pra të djerës e mundit të tyre, që Edi Rama, duket se i “shfrytëzojë’” për fasadë, pikërishtë, tani, kur edhe do të nisi viitin tjetër fushata për zgjedhjet e reja – 2017, do të thotë se ky ishte Samti i Emigranteve, të Edi Ramës, i cili ka qenë edhe vet emigrantë, por asnjëher nuk e permend dhe nuk e permendi edhe kësaj here…..! 
Sepse, është krejt tjetër gjë të bëshë “Samit me Diasporën” dhe,  krejt tjetër gjë të bëshë një “Samit me Emigratët” ose një samit, ky , si ato që bënë Edi Rama dhe Erjon Veliaj me emigrantët shqiptarë në Greqi, Itali, Angli, e tjerë, duke bërë fushat për Partinë Socialiste, në çdo sesion kur ka ndonjë fushat elektorale në Shqipëri. 
Kohët e fundit, kan qenë dijetarët, studiuesit, gazetarët, dhe historianët, ata që e kanë përcaktuar termin Diasporë, dhe kush është Diaspora, por edhe kush janë emigrantët. Megjithëse, për ne shqiptarët, në Shqipëri, ky term ka qënë i definuar, qysh në kohën e regjimit të egër komunist, sundimin e Enver Hoxhës. 
E cila, siç dihet  e “klasifikojë” termin Diasporë, duke e ndarë  atë, “në atë të vjetër, që përfshinte, të arratisurit, para 1944, me ardhjen fuqi  të regjimit komunist në Shqipëri, dhe më vonë në këtë “kontigjent”, u përfshinë edhe disa bashkëpuntor të Sigurimit të Shtetit , ose e ashtuquajtura “dërgata” të cilët kanë hyrë, e kan dalë në Shqipëri, edhe atëhere, kur “nuk hynte edhe një mizë” nga jashtë atyre kufinjëve. 
Kurse, një tjetër Diasporë shqiptare, ishte ajo e arratisjes së kundërshtareve të regjimit të cilët, Tirana, nuk ua lejtone hryjen, dhe Tirana, i shpalli ose ju vuri damkën atyre dhe familjeve të tyre, që lan pas në Shqipëri, si : “Armiqët e popullit” – “Tradhëtarët” – “Agjentët e inteligjecave të huaja” – dhe “Armiqt e përbetuar të komunizmit”, pikërisht ata vetë ose anëtarët e familjeve të tyre, që janë këtu, dhe fatmirësisht, nuk u bën fasadë e Ramës , në të ashtuquajturin “Samiti i Daiasporës”
Duhet bërë me këtë rast edhe një sqarim, mbi termin e përcaktuar Diasporë. Ku duhet theksuar se si “janë dalluar, ato në mes të llojeve të ndryshme të diasporës, në bazë të shkaqeve të saj, të cilët janë detyruar të ikin nga Shqipëria, Kosova dhe trojet shqiptare”.
”Shqiptarët, për tu larguar nga vendi i tyre, sakrifikuan shumë, ndersa familjet e tyre vuajten ose hoqen shume .  Rregjimi komunist i quante Diasporë, në atë që e lidhtë atëhere me ”Imperializmin Amerikan,( rrezikun Anglo Amerikan) Perendimin, (me ata që kan sytë nga Perndimi) me ish  tregtarët tradicional, me ish pronarët e pasnikët e vendit, me ish aristokracin e vendit, me familjet  fisnike, familjet e mëdha, ose deri tek ata të punës në emigracione,( këtu përfshin shqiptarët jashtë Shqipërisë, Luginës së Preshevës , Malit të Zi, Maqedonisë, dhe një pjesë atyre të Kosovës, ose atyre nga lloji i koherencës politike, brenda komunitetit të diasporës dhe lidhjet e tyre me tokat stërgjyshore. 
Ku, disa  shoqata dhe organizata të komunitetit këtu në diasporë, SHBA, mbajnë edhe sot lidhje të forta politike, sociale e shoqerore, me atdheun e tyre, si cilësi të tyre, dhe që mund të jenë tipike për shumë diaspora, duke marrë parasyshë, atë edhe për se u larguan nga vendi i tyre, kur e kundërshtuan rregimin e egër të Enver Hoxhës, por edhe pasradhësit e tyre, që lanë Shqipërinë, nga mungesa e integrimit të plotë të tyre, në shoqërinë dhe jetën politike të vendit të tyre.
Mbasi mund të thuhet me plotë gojën se Samiti  i Ramës, ose Samiti i Emigrantëve, si mund të quhet ky në rastin e Shqipërisë, “what ever” është, si “një Diell, që nuk të ngroh as pak” një Diell, ky që del në Dimër”, i thonë shqip.
 Nëse, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të ishte serioz, dhe i sinqert me Diasporën, dhe nuk do të kishte ndonjë qëllim për ta shfrytëzuar këtë Samit, nuk kishte se përse të merrej me diasporën ( emigrantët)  dhe vetëm kontributin ekonomik të tyre, sespse, në fund të fundit,  s’ka një muaj që me diasporën në Nju Jork, u mbajtë një “Forum Ekonimik i Rrjetit të Bizeneseve në Diasporë”, dhe vetë zoti Rama, e përshëndeti nga Tirana.
 Si Diaspora, por edhe Emigrantët shqiptarë, kanë  qenë, janë dhe do te jenë një nga dy motorrët energjik dhe të fuqishëm të zhvillimit ekonomik dhe demokratik të Shqiperisë, liirisë dhe çlirimit të Kosovës, pavarësisë së saj, të drejtave të shqiptarëve , dhe çështjes së Çamërisë.
Si Diaspora, por edhe Emigrantët shqiptarë, si ata që ikën, u arratisën, dhe is ata që emigruan i kanë  dhenë  Shqipërisë, Kosovës, trojeve shqiptare, me vite shumë , bile nuk do të bëja krahasime , por me duket se kanë bërë më shumë se disa nga ata politikan në Shqipëri e Kosovë, që respektin ndaj kësaj disapore dhe ketyre emigrantve e kan zero, po ta provosh kur shkone ne vendlindje.
Diaspora Shqiptare – Emigrantët Shqiptarë, ose, si i thërrasin tani në vendin tonë janë :’Ambasadorët e përhershëm nëpër botë të vendit tonë”, prandaj edhe shkuan me shpenzimet e tyre, për rreth tre ditë më radhë në Tiranë, në të ashtuquajturin :”Samitin e Parë i Diasporës shqiptare”.
Ku, me të drejt rreth 1000 shqiptarë nga 4 kontinentet, 40 vende, u bënë pjesë e këtij samiti, të cilët ndanë pikëpamjet, shqetësime por edhe ide të ndryshme për rritje të bashkëpunimit me vendim mëmë, por as që e “dëgjojë” ose ua mori njeri parsyshë ato çfarë thanë.
Në tre ditë të punimeve të këtij samiti, përkatësisht në datat 18 deri më 20 nëntor  u zhvilluan një sërë panelesh diskutimi me karakter politik, ekonomik e kulturor, sa për të thën dhe justifikuar Samitin. Samiti, u përmbyll mbrëmjet e të dielës me një natë gala në Pallatin e Kongreseve, me pjesëmarrje të gjerë, ku nuk munguan edhe përfaqësues nga kabineti i Kosovës .Megjithatë, ҫështja mendoje se sot është kjo dhe duhet dhënë përgjigje : “A duhen Diaspora dhe Emigrantët, vetëm për kontributet e tyre ekonomike dhe për vota! A po duhet integrimi i plotë i tyre në shoqërinë, shqiptare, pa i shfrytëzuar ata dhe potencialet e tyre, ekonomike e intelektuale, nga çdo qeveri, që ka ardhur në këto 25 vjet, por edhe në Kosovë, prej çlirimit dhe pavarësisë së saj….!!!
Shqipëria, Kosova, trojet shqiptare – vendorigjina e Disaporës dhe Emigrantëve, duhet ti krijonë kushte të sinqerta, natyrishtë, duke i dhënë fillmisht të drejtën e mohuar të votës, por edhe duke i integruar në administratë sa më shpejt si dhe duke stimuluar dhe mbrojtur investimet e tyre financiare, e jo kërkuar rryshfet per tyre. Shqipëria, Kosova, trojet shqiptare nuk bëjn dot pa Diasporën – Emigrantët, të shpërndar nëpër botë, por duhet ditur se dhe Diaspora dhe Emigrantët, nuk mund të bejnë dhe nuk mundet të jeton dot pa Shqipërinë, Kosovën dhe trojet e tyre Etnike!

Filed Under: Analiza Tagged With: Beqir Sina, Samiti i daspores

KARDINALI QË I TEJKALOI ËNDRRAT, NGA FERRI NË SELINË E SHENJTË

November 22, 2016 by dgreca

1-visar-zhiti-me-kardinalin-ernest-simoniNga Visar Zhiti/

…kjo ditë për mua është një mrekulli, del nga realiteti i përditshëm dhe i tejkalon madje dhe ëndrrat…

Shumë vite më parë, sikur të guxonte ndokush e të na thoshte fshehurazi atje në burg, që ai burri i urtë, që pastron në heshtje tryezat e mencës së të  burgosurve, do të vijë një ditë e do të jetë kardinal dhe ti, bashkëvuajtës i tij, në promovimin e një libri të shkruar për atë, do të flasësh si kreu i ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, nuk do ta besonim dot kurrë. Sikur ai zë profetik të ngulmonte atëhere, që po, ka për të ndodhur në 20 nëntor 2016, dhe ku? – në Romë, në Kishën e shqiptarëve, në San Giovanni della Malva në Trastevere, mbase unë nuk do ta përballoja dot kumtin e do të rrëzohesha për tokë nga emocioni i fortë.

Vëllezër dhe motra, po, ka ndodhur mrekullia. Dhe siç thoshte Dotojevskij, jeta shpesh ia kalon edhe fantazisë më të çthurur. Kjo ditë, me këtë meshë kuptimplote, është dhuratë e Zotit.

Mendoheni pak, në diktaturën më të egër në perandorinë komuniste, në vendin e parë dhe të vetëm të shpallur ateist në botë, në Shqipërinë e vogël me drama të mëdha, të mbyllur, njeriu me emrin Ernest Simoni Troshani ishte dënuar, sepse ishte prift dhe unë isha i dënuar për poezitë e mia.

Kishat, tempujt e fesë regjimi i kishte prishur dhe shtonte burgjet. Kur mua më çuan në burgun e Spaçit, i ri me pranga në duar, atje ishte dhe Don Ernesti, 52 vjeç, që kishte bërë deri atëhere mbi 17 vjet burg.         Dhe do të lirohej pas një viti, por nuk do të ishte i lirë, do ta vazhdonte dënimin duke hapur kanale.

Për kalvarin e jetës së tij na tregon libri “Don Ernst Simoni – Dai lavori forzati all’incontro con Francesco”, botim i “Paoline”-s. Gazetari i “Avvenire”-s, shkrimtari Mimmo Muolo, me mjeshtëri ka sintetizuar dhe historinë moderne të Shqipërisë, pas Luftës së Dytë Botërore, duke ndalur në martirizimin e klerit katolik shqiptar, nga ku 38 prej tyre, të pushkatuar pa faj, u lumturuan para ca ditësh në Shkodër, në qytetin ilirik të Kardinal Ernest Simonit. Po nga Shkodra ishte dhe Kardinali tjetër, i emëruar nga Papa San Giovanni Paolo II, edhe ai e kishte kaluar gjithë periudhën e komunizmit burgjeve dhe internimeve. Të dy kardinalët tanë kanë jetë martirësh.

Don Ernesti në burg ishte me të gjithë dhe rrinte i veçuar. Në sy kishte mirësi dhe mister si një ikonë nëpër rrënoja. Po dhe në burg duhej të ishte prifti, meshtari. Meqënëse s’mund të ishte në ndonjë kishë, kishën e kishte futur brenda vetes. Mes urisë, atyre që kishin uri më shumë, të rinjtë, duheshin ndihmuar. Dhe ajo copëz buke që jepte Ernesti fshehurazi, teksa pastronte tryezat, ishte më shumë se sa të japësh sot një darkë të shtrenjtë në restorant luksoz.

Papa Françesko u përlot kur dëgjoi për vuajtjet e Don Ernestit, u përqafuan të dy… dhe lotët vezullonin si brilantë prej flakës së qiririt, të ndezur midis tyre.

Kjo trini, Papa Françesku, Don Ernesti dhe Qiriri, është emblematike dhe tregon triumfin mbi vuajtjet dhe persekutimin. Se në Shqipërinë e diktaturës ishin të ndaluar:

1- Papa dhe zëri i Vatikanit, kujtoj që në akt-akuzë, kur më nxorën në gjyq, kisha dhe fajin e pafajshëm që kisha dëgjuar fshehurazi dhe Radio Vatikanin.

2- Po kështu dhe Don Ernesti ishte i ndaluar, meshat e tij, lutjet, që i bënte fshehurazi për të persekutuarit dhe persekutorë, dëshmohen dhe në libër, Janë bërë dhe mesha fshehurazi, nën tokë, në minierën e burgut. Ka patur dhe pagëzime fshehurazi, për të cilat të dënonin prapë.

3- Ndërkaq  i ndaluar ishte dhe qiriri, drita e tij. Po, po vërtet, nuk është metaforë letrare, por e dhimbjes së vërtetë. Në Shqipërinë komuniste nuk lejoheshin qirinjtë, konsideroheshin si mbeturinë fetare.                                                                                                    Ndërsa nga poezitë më të bukura shqipe, shkruar nga poeti kombëtar i Rilindjes shqiptare, Naim Frashëri, titullohet “Fjalët e qiririt”. Qiriri është misionari i dritës.

Pra kjo trini e triumfit, Papa Françesku, Kardinal Ernesti dhe Qiriri, është dhe frymë e këtij libri, prandaj dhe është vënë në kopertinën e tij. Falenderojmë editorinë “Paoline” për librat e mrekullueshëm që na jep dhe shkrimtarin Mimmo Muolo, që shkruan aq shumë për shqiptarët.

Zbritëm si turmë nga Golgota jonë, të ringjallur. Shqiptarët i kthyen sërisht sytë nga shpresa dhe Zoti. Dyert, që ia kishte mbyllur diktatura Shenjtes Nënë Tereza, ia hapën bashkë me zemrat. Dhe po vazhdojnë rrugën europiane drejt ëndrrë së tyre.

Dhe mes nesh kemi Kardinalin e ri, dhuratë nga Papa Françesku, edhe si një dëmshpërblim i vuajtjeve tona,. Gëzimi i ngjan një feste.Edhe Kryeministri shqiptar Edi Rama e përqafoi Kardinalin tonë me po atë dashuri, si biri Atin.

Ne, në këtë Jubile të Mëshirës, festuam dhe 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Vatikanit, ndërsa lidhjet e shqiptarëve me Selinë e Shenjtë janë shekullore.

Na prijnë martirët në rrugën e paqes dhe dritës.

__________________________________________

(Fjala e mbajtur në Kishën e Shqiptarëve në Romë, “San Giovanni della Malva di Trastevere, pas Meshës që celebroi kardinali i ri Don Ernest Simoni Troshani, në promovimin e librit që i kushtohej atij, 20 nëntor 2016)

Filed Under: Opinion Tagged With: Kardinali Troshani, në Selinë e Shenjtë, Nga ferri, Visar Zhiti

Mikrofoni i fikur i Samitit, apo diaspora si streha e fundit e kryeministrit Rama

November 22, 2016 by dgreca

1-petrit-kucanaNga Petrit Kuçana/Drejtor i gazetës “The Albanian” Londër/ “Nëse ju nuk ju pëlqen ambasadori, atëherë që në këtë moment unë e anuloj takimin”. Kjo ka qenë përgjigja e prerë që u erdhi njerëzve të Ramës disa vite më parë në Britaninë e Madhe, ndërsa u orvatën t’i mbushnin mendjen Lord Dubs, që në takim të mos e merrnin ish-ambasadorin Berisha, pasi “nuk e kishte në qejf” kryeministri. Fisnikëria e Lordit britanik, përtej buzëqeshjes dhe pritjes së ngrohtë ndaj kryeministrit shqiptar, kurrsesi nuk e kaloi atë që quhet procedurë, protokoll, (të qenurit shtet). Nuk ishin të paktë ata që u befasuan kur e panë kryeministrin Rama siç e do zakoni përkrah Ambasadorit Mal Berisha…

Ky incident të kujtohej ndërsa merrje ftesën me firmën elektronike “Miqësisht Edi Rama” për Samitin e Diasporës dërguar muaj më parë.  Vërshimi i reagimeve nga mërgimtarët shqiptarë në  të katër anët e botës, ku u refuzua në masë një ftesë e tillë duke filluar nga “Vatra” e Amerikës e deri tek shoqatat që “nuk i kishin punët mirë” me ambasadat, bëri që kryeministri të kalonte në planin B; aplikimet online. (Madje atyre që kishin konfirmuar pjesëmarrje iu kërkua që të dërgonin biletën, për t’u siguruar që do të vinin)

Shkurt e shqip çdo emigrant (dhe jo vetëm) mund të aplikonte në webin e hapur për samitin, për të siguruar një ftesë formale me qëllimin e vetëm mbushjen e sallave. Ishte krejt normale që në samit të takoje njerëz bie fjala që kanë ikur prej vite e vitesh nga Londra dhe ishin si përfaqësues “të emigrantëve” të Londrës, pa përfshirë ata që as vetë nuk e dinin se pse ishin aty.  Besohet se edhe vetë kryeministri është i vetëdijshëm se Samitit së paku nuk ishte përfaqësues, por për organizuesit do të mjaftonte mbushja e sallave, ku patjetër ishte e rëndësishme që pamja vizuale.

Diaspora u përça

Me dhjetëra shkrime paralajmëruan dështimin e të ashtuquajturit samit,  organizuar nën kujdesin e kryeministrit Rama, por mbushja e sallave, (nuk kishte vend për të hedhur një kokërr kumbulle në pallatin Mbretëror tha kryeministri).  Kryeministri Rama arriti të mbushë sallat, ashtu si mjerisht suksesshëm, arriti të përçajë më mënyrën më të paparë që nga vitet e pas luftës së dytë botërore. Çfarë do të ndodhte nëse këtë samit do ta organizonte bie fjala ndonjë institucion i parlamentit si Komisioni i Jashtëm Parlamentar, në bashkëpunim me institucionin e Presidentit të republikës?

Aq e madhe ka qenë kjo ndarje, saqë kërkimi i faljes nga kryeministri, (mbase hera e parë që kërkon falje si kryeministër) nuk shërbeu për asgjë, thjesht ishte një show mediatik, pasi që në krye të herës ka qenë i vetëdijshëm për këtë. Caktimi i  diskutantëve apo përfshirja e disa zyrtarëve të Kosovës apo të trojeve të tjera shqiptare, të shoqëruara me fjalimet e ngjyrave të thekshme folklorike, duke ngacmuar edhe nervin e pastër dhe idealist të mërgimtarëve,  ishin thjeshtë një tentativë për të fshehur plagën e madhe që u hap në diasporë, “delegatët e Ramës” dhe “refuzuesit e Ramës”.  Në shumë shkrime dhe komente u cilësua edhe si “Mukja e dytë” apo “Asambleja e Partisë Socialiste”, “Diaspora e Ramës” etj etj, dhe nuk dihet se kush do të mendonte ndryshe, kur në këtë organizim jo vetëm që  opozita u mënjanua tërësisht dhe sidomos institucioni i Presidentit të Republikës dhe gjithkush e vinte re nga fjalët me superlativa që i shkonin Ramës, e deri tek pyetjet të stisura dhe të përgatitura.  Çdonjëri që beson ndryshe do t’i mjaftonte të dëgjoje të ashtuquajturin “bashkëbisedim me Ramën”, për të kuptuar se aty nuk ishte diaspora. Kurrsesi. Ishin thjeshtë disa idealistë të pandreqshëm dhe ithtarë të kryeministrit.  “Zanati ynë na detyronte të ishin të pranishëm, për të përcjellë këtë aktivitet.  Mbase nuk është e rëndësishme për të përshkruar të ashtuquajturat debate nëpër konferencat e ndryshme, sesa i bashkëbisedimit me kryeministrin.

Lufta për mikrofonin

Ishte më tepër se tragji-komike kur shikoje “shpërndarësit e mikrofonit” me kufje që merrnin udhëzime nga lart, nga ndonjë regji qendrore, por u ndjeva i lumtur që u gjenda së bashku me disa miq të mi nga Londra, jo thjesht të majtë, por edhe drejtues të degës së këtushme të Partisë Socialiste . Me patjetër që donim të flisnim dhe të pyesnim, por “djali i mikrofonit” shmangej largohej me gjithë insistimin tonë të vazhdueshëm. Thjesht kërkuam ndihmën e miqve rreth e rrotull, që mund të kërkonin mikrofonin, por djali i mikrofonit vazhdonte të shkonte gjithandej vetëm tek neve jo. Mbi dhjetë veta në grupin tonë, duke përfshirë edhe miqtë tanë të majtë insistuam, por mikrofoni nuk vinte. Një ndër shqiptarët e suksesshëm të Britanisë z. Renis Gjoka  mundohej që të insistonte për marrjen e mikrofonit, por “djali me kufje” i mikrofonit megjithëse konfirmonte se do të na sillte mikrofonin, largohej për të shkuar gjithandej, vetëm tek ne jo. Kur shikon se ka kaluar rreth një orë  që insiston për marrjen e atij dreq mikrofoni, vë një bast me Renisin, jo të vogël, £5000 paund që nuk do na sjellin mikrofonin. U kërkojmë të gjithëve që ta ngrenë dorën, Ermirit që kërkon të hapë një Universitet në Shqipëri, një shqiptari të Turqisë, një vajze bukuroshe që nuk dinim nga cili shtet ishte, se mbase do ia ndryshonte mendjen “djalit me mikrofon”

Për mua do të mbeten të paharrueshme skenat, kur miku im inxhinier i suksesshëm, Elsion Bajrakurtaj kryetari i FRESH- Londër, pas insistimit për sjelljen e mikrofonit përdori humorin anglez me theksin e bukur të Shkodrës “Mos hajde këtu, dil jasht e jepja ndonjë burri” dhe deri tek gjesti shqiptar që nxjerr portofolin duke i kërkuar sjelljen e mikrofonit në shkëmbim të parave… Asnjë nga këto nuk funksionoi, ndërkohë që tronditeshim nga pyetjet që bëheshin, me “i nderuar zori kryeministër i të gjithë Shqiptarëve” tek sygjerimi për të kontribuar me 10 dollarë, tek shkrimtarët që kishin probleme për botimin e librave të tyre e dreqi i mallkuar nuk e merrje vesh se si bëheshin ato pyetje… Kjo ishte diaspora?!!! Trup e faqja e zezë. I rikujtoj mikut tim Renisit shumën e £5000 paundëve dhe pas një lufte e merr mikrofonin nga një i pranishëm që foli. Ngrihem të pyes kryeministrin por mikrofoni ishte i fikur. Regjia lart nuk e pa “të arsyeshme që ne të mos pyesnim” dhe më tepër se nervozizmi në ato raste, të kujtoheshin reagimet e ndryshme, kur të mohohet e drejta e fjalës; të qëlloje me këpucë orkestruesin, regjizorin, të përplasje mikrofonin dhe të ikje në mënyrë demonstrative?

Më shumë keqardhje ndjeja për shqiptarin e mirë Elsion Bajrakurtaj që është edhe kryetari i FRESH-it në Londër, sytë e pafajshëm të Renisit që habitej se si mund të ndodhte kjo, sesa për kryeministrin që më shikonte tek kërkoja fjalën në këmbë me mikrofon të fikur… dhe ndërmend të vinin fjalët e Arben Manajt se Samiti ishte një farsë…

Monologu i kryeministrit

Cila mund të jetë fjala më e përshtatshme në shqip, që mund ta përshkruajë atë samit, apo atë bashkëbisedim me kryeministrin?Marre, turp, faqja e zezë, turp e faqja e zezë, u koritëm, u marruam… ata janë diaspora? Kurrsesi. Ishte thjeshtë pasqyrim i të ftuarve të Ramës, “kryeministrit të kombit” dhe ato pyetje kurrsesi nuk përfaqësonin diasporën. Rama thjesht poshtëroi diasporën, u tall në mënyrën me të skajshme, më cinike. Ku ishin me qindra mijëra profesorë e doktorë që ligjërojnë në universitetet britanike dhe në ato në botë? Ku ishim artistët e sipërmarrësit, ata që kanë shërbyer dhe shërbejnë si ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira shqiptare? Ku ishin ata qytetarë të thjeshtë që t’i thonin kryeministrit se nuk dëgjuam asgjë nga ty, qoftë edhe një kërkim fjale për mosmbajtjen e premtimit që ka dhënë me zë dhe me figurë, për të drejtën e votës?

Si nuk e pyeti askush nëse kryeministri Rama ndjehej i turpëruar se që në tre vite e gjysmë nuk e ka përmendur (qoftë edhe përmendur) tre herë fjalën diasporë apo të ngrinte probleme  që lidhen drejtpërdrejt me emigrantët kur bie fjala aeroporti i Rinasit është me i shtrenjti në rajon dhe më gjerë, dhe që Mali i Zi  që ka pak më shumë banorë se gjysma e Tiranës dhe ka dy aeroporte?

Si nuk e pyeste askush nëse kryeministri Rama ndjehej i turpëruar përpara diasporës, ku me gjithë ato miradi fjalësh që foli për ta, nuk shpjegoi se kush e ka qenë ai bir…nëne që e ka penguar atë që në këto tre vite e gjysmë, të hapte së paku një ministri për diasporën si Kosova, ta pyeste se cilin model shteti kishte ndjekur qeveria e tij për këtë çështje, se si është e mundur që biznesmenë të suksesshëm shqiptarë nga Londra apo më gjerë, nuk guxojnë të investojnë në Shqipëri?

Si nuk e pyeste askush nëse kryeministri Rama ndjehej i turpëruar, që nuk i tregon diasporës bie fjala se sa është minimumi jetik, konkretisht sa para i duhet një qytetari shqiptar për të mbajtur frymën gjallë, para këto që paguhen nga diaspora, pasi janë mbi 400 mijë frymë që mbijetojnë për kafshatën e gojës?

Si nuk e pyeste askush nëse kryeministri Rama ndjehej i turpëruar që në vend të ambasadorëve më të mirë shqiptarë nëpr botë, profesorë, doktorë etj etj, zgjodhi kriminelë dhe i futi në parlament e që disa prej tyre kanë përfunduar në burg, duke e kthyer parlamentin shqiptar në strehë kriminelësh?

Si nuk e pyeste askush nëse kryeministri Rama ndjehej i turpëruar, që e ktheu Shqipërinë në vendin e shpresës së munguar, ku ikja mbetet e vetmja shpresë, apo t’i bëntë një pyetje të sinqertë, se si është e munguar që një mërgimtar që punon në perëndim e ka rrogën mesatarisht dy herë më të madhe se një ministër, por nuk ka arritur të ketë vila në bregdet, apo pasuri të paimagjinueshme? Si nuk e pyeste askush nëse kryeministri Rama, nëse ndjehej i turpëruar se si “kryeministër i të gjithë shqiptarëve”, nuk ka bërë asgjë përveç fotografive dhe demagogjisë dhe se nuk ka një rezultat konkret pas dy mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive të dy shteteve shqiptare, dhe që vazhdon të tundë si sukses unifikimin e një abetareje?

Si nuk e pyeti askush se si është e mundur që prej tre vite e gjysëm nuk u kujtua njëherë për diasporën dhe u kujtua vetëm pak muaj para fillimit të fushatës elektorale, ndonëse disa e lavdëruan pë idenë e gruas,(kaq serioze!!!).  Si nuk i kërkoi askush, qoftw edhe nga ata qw donin tw besonin se ishte iniciativw e mirw qw kryeministri Rama t’i numëronte vetëm tre gjëra që ka bërë për diasporën, në tre vite e gjysmë të qeverisjes së tij?

Diaspora si streha e fundit… e kryeministrit

Po me patjetër që dikush duhej ta lavdëronte kryeministrin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për diasporën, shtimin e numrit të saj. Dikush duhej t’i tregonte se vetëm në Britani të Madhe nga janari në shtator të këtij viti sipas  BBC-së (që nuk është media kazani) janë regjistruar 706 fëmijë shqiptarë, katër herë më shumë se sirianë dhe se ne nuk dimë si t’u përgjigjemi miqve tanë britanikë kur pyesin se çfarë po ndodh në Shqipëri. E mbase me patjetër do të konsideroheshin si shumë politike shumë pyetje të këtilla, por të paktën dikush ta pyste krejt sinqerisht, se a ka ndonjë strategji kryeministri për të ndihmuar ata shqiptarë që u detyruan të largohen, pasi nuk mund të paguanin faturat e milionëshe të energjisë elektrike, ato pesë mijë eurot për një vend pune etj etj, (dhe që të paktën në Britani tashmë janë në mbijetesë, që janë mbi 18 vjec dhe nuk guxojnë të rregjistrohen). Dikush duhej t’i thoshte kryeministrit se burgjet e Britanisë po mbushen me shqiptarë…

Por këtë kryeministri Rama e dinte, prandaj fasada ishte e rëndësishme, me drita e ngjyra, me banderola në sheshin Skënderbej,  e me çmime e lajka, se kështu do të hyjë në histori… që pas Ismail Bej Vlorës ishte Rama që mblodhi diasporën… dhe me patjetër sulmi ndaj Greqisë dhe folklori kuq i zi do i çonte peshë qoftë edhe për një moment, zemrat idealiste të shqiptarëve në çdo truall ku jetojnë, apo edhe në diasporë… Por ata që ishin të pranishëm në këtë samit, qoftë edhe ithtarët me të flaktë të tij, që jo domosdoshmërisht ndjekin zhvillimet politike në Shqipëri, thellë thellë e besojnë se Diaspora shërbeu si streha e fundit… e kryeministrit Rama.

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: apo diaspora, Edi Rama, Mikrofoni i Samitit, Petrit Kucana, streha e fundit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT