NEW YORK : Po flitet shumë këto ditë për Diasporën. Dhe, asnjëher më shumë se kësaj radhe. Dhe, për mendimin tim, me të drejt flitet, se për herë të parë mbahej një Samit,i ëndërruar dhe i shumë pritur, por i ashtuquajtur për Diasporën. Samit, tani ky, që ka përfunduar dhe mendojë se duhet pranuar “ se nuk ishte me të vërtet për Diasporën,” .
Por, ky ishte një dështim i radhës, simbas meje, ose një Samit, si tha dhe nikoqiri i tij, Rama, “ Një ide e Lindës – që Kryeministri i ishte trembur, për nga pjesmarrja se mos dështonte, por që ishte në të vërtet, një sukses – sipas asaj që ky Samit, ia arriti të mbledh – kaq shumë shqiptarë – në Tiranë, 1000 vetë, nga të gjitha vendet ku jetojnë, 40 vende”.
Edi Rama, Kryeministri i vendit, i njohur, dhe ai që do të shkruhet edhe në histori si “Kryeministri i Batautave,”, nuk i shpëtojë, pra nuk hezitojë, edhe kësaj radhe, qoftë edhe për një ditë – në hapjen e “Samitit të Diasporës”, pa përdoruar batutat e tij – që janë janë me shumicë, të tepruara, dhe vetëm “budallaliqet”, e tij, aqsa ndonjëher edhe pa lidhje, me ato që thotë ai.
Rama, në fjalën e tij në këtë Samit, para atyre 1000 të ftuarve, mendoj se nuk e dinte që më shumë se gjysma e atyre, që kish shkuar atje, “nuk e kan atë aftësi të kuptojnë batutat e Kryeministrit Rama, qoftë për atë se nuk e dinë mirë shqipen,( perfshire dhe mysafirine kryesor asamblesitin Mark Gjonaj, nga Nju Jorku) por, edhe sepse një pjesë e tyre, janë të rritur dhe edukuar me tjetër, edukat në komunikimin e tyre me politikanët e huaj – ku sot ata jetojnë e punojnë, prej vitesh në diasporë”.
Kryeministri Rama, si nikoqiri i këtij Samiti, në fjalimin e tij hapës, shpesh herë e ktheu fjalimin e tij, tamam si ato debatet e çdo të ejte në Parlamentin Shqiptarë, ose si ato bashkëbisedimet e tipit Town-Hall të Ramës, kur ai mbledh qytetarët dhe fshatarët, në “mbledhjet e Kooperativës’, lagjeve e tjera, dhe u ndanë ato “Tapitë”, ku bashkë me çertifikatën e pronësisë, hallexhinjët, duhet të marrin edhe “batutat”, ironike të Ramës.
Mirëpo, tani, ngaqë Rama, ashtu është mësuar, besojë as që i ka shkuar ndërmend , me atë fodullëkun e vetë, që e karaterizon, atë, dhe ashtu si i ngatërron gjërat, ai vetë, kam parsyshë atë takimin si javën e fundit në Nju Jork, me ekspozitën, e tij personale, ku zotin Rama, edhe “njërëzit e tij” pra nga emigrantët e dy dekadave të fundit, ata të majtët, ku ai beson se i ka të tijtë, e bënë, Edi Ramën, për “ujë të ftohët” i themi ne Shqiptarët. Aqsa, ai nuk e dinte së kë kishte përballë, kësaj radhe, pavarësisht, se pjesën më të madhe të tyre, ai i kishte seleksionuar mirë – me anë të njerëzve të tij – që “punojnë’” për Edi Ramën, këtu në Amerikë.
Por, le të marrim atë se se çfarë është Diaspora? mbasi deri tani nuk kam parë të merret askërkush, me këtë fakt, se “kush vallë po e përfaqëson Diasporën sot( sidomos, atë këtu në Amerikë) dhe kush është diaspora e vërtet shqiptare. kush po provon me folë në emër të Diasporës ?..…
Dhe, :”A janë ata që thirri Rama, dhe një pjesë e atyre, që shkuan atje, pra ata që kan ardhur këtu në Amerikë, si emigrantë, për një jetë më të mirë, ose kan fituar një Llotari Green Crads, një pjesë e tyre, që “kur vinte Berisha – “shqyeheshin” të bënin një fotografi me të, e tani e shajnë, Diaspora!, apo janë ata krahu që i thërrasin vetes tani me “mburrje” që kan ardhur në pushtet socialistë, jemi të majtët – dhe që me siguri i ka angazhuar Edi Rama me njerëzit e tij – qëtë lobojnë për Edi Ramën dhe PS, në Amerikë.
Megjithse, si e kan bërë zakon tashmë në Shqipëri, “vetëm tre ditë merren me një ngjarje, dhe bëjnë lajm”, sepse, atje ka aq shumë probleme dhe halle, sa që nuk ja vlen të merresh tani me këtë Samit, se pa kaluar ‘hija” e këtij Samiti, gjera të tjera do të dalin, dhe Samiti, do të harrohet shumë shpejt, ashtu si e kemi zakon ne shqiptarët .
Pavarësisht, se ka akoma edhe nga ata që hidhen sa në një ekran Televizioni, në një ekran tjetër, analistët, gazetarët, politikanët, dhe nga ata që shkruajnë dhe merren me suksesin e “Samitit të Edi Ramës”, siç po e quajnë ata, të cilët pjesa më e madhe e tyre, si e pamë, ishin nga ata që i përfshiu ai emigrimi masivë i shqiptarëve, në dy dekadat e fundit, pra :” Për të bërë një jetë më të mirë”, në Amerikë, e Kanada,” jetë të cilën edhe e gjetën dhe ia arritën………qëllimit të tyre, duke shfrytëzuar edhe imazhin e Diasporës.
Por, le t’i bëjmë një analizë, dhe një “skenim” të brendeshëm të gjithë asaj, dhe atyre, që shkuan në Tiranë, në Samitin e Edi Ramës, këto ditë, në atë ashtuquajturin “Samitin e Diasporës”.
I cili, u tha se ishte bërë me projektin dhe idenë e profesorve dhe studentëve, të Harvardit – Fondacionit Kokalis, me pjesmarrjen personalisht të Ministrit të Jashtëm – z. Ditmir Bushati, dhe “kushurirës” së tij Ambasadores në Uashington, Fioreta Luli – Fabre – që me sa di unë i ka thirruar “një e për një”, dhe personalisht, që ajo sipas meje të shtonte numërin njerëzve , sepse, edhe ndoshta , ambasadorja do të humbiste, rrezikonte edhe vendin e punës në Ambasadën tonë, këtu në Uashington.
Mirëpo, tani që ky Samit, përfundojë, e them me bindje të plotë :” se 75%, ose edhe më shumë, e pjesëmarrësve, atje në Tiranë, nuk kan asnjë farë lidhje me atë që çfarë është Diaspora shqiptare, me të vërtet, në botë, dhe kush e përfaqëson atë.”
Por, janë shumica nga ata emigrantët shqiptarë, që lanë vendin e tyre, sepse , ose fituan një llottery Green Cards, ose fituan një azil poliitik (duke mashtruar me dokumentat azili-kërkuese, lidhur me alibin që krijuan mbi bindjet e tyre politike – dhe rrezikun, që gjoja u kanosej atje) apo edhe nga ata emigrantë, që shkuan në Kanada – të ftuar nga ky vend – në bazë të kërkesave – nevojave të mëdha, që ka Kanadaja, për emigrantët e kualifikuar,
Unë, mendojë ata që janë Diaspora e vërtet, dhe ata që duhet të flasën në emër të Diasporës, ata që duheshin ftuar, dhe duheshin pyetur, dhe ata që duhet të ishin të parët dhe të “mburrej” ky Samit dhe organizatori i saj, duke na bërë krenar edhe ne shqiptarët e Amerikës, asnjeri prej tyre, nuk u pa të ishte( por, ka edhe me disa perjashtime – nga ata që janë me të vërtet Diasporë, por që shkuan dhe mirë bën, sespe, i njoh mirë, sepse kan shkruar në Samit, jo të përfaqësojnë dhe as të flasën në emër të Diasporës, por se e duan dhe e kan dashur gjithonë Shqipërinë, dhe e kan pasur ëndërr të bashkohen një ditë kështu si u bashkuan .
Përse , nuk u përfishi Vatra( megjithëse, ata vetë e deklaruan se përse, dhe nuk ka nevojë për ta komentuar unë ose të bëj plagjitur si ndonjera…..), Mbasi, këtu në rradhë të parë Federatën PanShqiptare Vatra ( të cilës Edi Rama ja përmend Konicën e madh dhe Nolin, por e do ta ketë atë nën kontrollin e tij, dhe jo t’i jap asaj vendin që e meriton ajo si Vatër) , partitë nacionaliste, në Diasporë, Lidhja Qytetare e DioGuardit, lobi i parë dhe i vetëm, veprimtarët tanë patriotë e atdhetarë, nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Çamëria, intelektualët e njohur të diasporës, e tjer, u ftuan ose u thirrën si “make up” i Samitit, jo si u takonte atyre.
Që të bëshë një Samit, si ky, kaq të madh dhe të mbledhësh kaq shumë shqiptarë, çka, natyrisht ka një kosto të jashtëzakonëshme, qoftë për buxhetin e shtetit, por dhe të vetë atyre që shkuan me “xhepat” e tyre, pra të djerës e mundit të tyre, që Edi Rama, duket se i “shfrytëzojë’” për fasadë, pikërishtë, tani, kur edhe do të nisi viitin tjetër fushata për zgjedhjet e reja – 2017, do të thotë se ky ishte Samti i Emigranteve, të Edi Ramës, i cili ka qenë edhe vet emigrantë, por asnjëher nuk e permend dhe nuk e permendi edhe kësaj here…..!
Sepse, është krejt tjetër gjë të bëshë “Samit me Diasporën” dhe, krejt tjetër gjë të bëshë një “Samit me Emigratët” ose një samit, ky , si ato që bënë Edi Rama dhe Erjon Veliaj me emigrantët shqiptarë në Greqi, Itali, Angli, e tjerë, duke bërë fushat për Partinë Socialiste, në çdo sesion kur ka ndonjë fushat elektorale në Shqipëri.
Kohët e fundit, kan qenë dijetarët, studiuesit, gazetarët, dhe historianët, ata që e kanë përcaktuar termin Diasporë, dhe kush është Diaspora, por edhe kush janë emigrantët. Megjithëse, për ne shqiptarët, në Shqipëri, ky term ka qënë i definuar, qysh në kohën e regjimit të egër komunist, sundimin e Enver Hoxhës.
E cila, siç dihet e “klasifikojë” termin Diasporë, duke e ndarë atë, “në atë të vjetër, që përfshinte, të arratisurit, para 1944, me ardhjen fuqi të regjimit komunist në Shqipëri, dhe më vonë në këtë “kontigjent”, u përfshinë edhe disa bashkëpuntor të Sigurimit të Shtetit , ose e ashtuquajtura “dërgata” të cilët kanë hyrë, e kan dalë në Shqipëri, edhe atëhere, kur “nuk hynte edhe një mizë” nga jashtë atyre kufinjëve.
Kurse, një tjetër Diasporë shqiptare, ishte ajo e arratisjes së kundërshtareve të regjimit të cilët, Tirana, nuk ua lejtone hryjen, dhe Tirana, i shpalli ose ju vuri damkën atyre dhe familjeve të tyre, që lan pas në Shqipëri, si : “Armiqët e popullit” – “Tradhëtarët” – “Agjentët e inteligjecave të huaja” – dhe “Armiqt e përbetuar të komunizmit”, pikërisht ata vetë ose anëtarët e familjeve të tyre, që janë këtu, dhe fatmirësisht, nuk u bën fasadë e Ramës , në të ashtuquajturin “Samiti i Daiasporës”
Duhet bërë me këtë rast edhe një sqarim, mbi termin e përcaktuar Diasporë. Ku duhet theksuar se si “janë dalluar, ato në mes të llojeve të ndryshme të diasporës, në bazë të shkaqeve të saj, të cilët janë detyruar të ikin nga Shqipëria, Kosova dhe trojet shqiptare”.
”Shqiptarët, për tu larguar nga vendi i tyre, sakrifikuan shumë, ndersa familjet e tyre vuajten ose hoqen shume . Rregjimi komunist i quante Diasporë, në atë që e lidhtë atëhere me ”Imperializmin Amerikan,( rrezikun Anglo Amerikan) Perendimin, (me ata që kan sytë nga Perndimi) me ish tregtarët tradicional, me ish pronarët e pasnikët e vendit, me ish aristokracin e vendit, me familjet fisnike, familjet e mëdha, ose deri tek ata të punës në emigracione,( këtu përfshin shqiptarët jashtë Shqipërisë, Luginës së Preshevës , Malit të Zi, Maqedonisë, dhe një pjesë atyre të Kosovës, ose atyre nga lloji i koherencës politike, brenda komunitetit të diasporës dhe lidhjet e tyre me tokat stërgjyshore.
Ku, disa shoqata dhe organizata të komunitetit këtu në diasporë, SHBA, mbajnë edhe sot lidhje të forta politike, sociale e shoqerore, me atdheun e tyre, si cilësi të tyre, dhe që mund të jenë tipike për shumë diaspora, duke marrë parasyshë, atë edhe për se u larguan nga vendi i tyre, kur e kundërshtuan rregimin e egër të Enver Hoxhës, por edhe pasradhësit e tyre, që lanë Shqipërinë, nga mungesa e integrimit të plotë të tyre, në shoqërinë dhe jetën politike të vendit të tyre.
Mbasi mund të thuhet me plotë gojën se Samiti i Ramës, ose Samiti i Emigrantëve, si mund të quhet ky në rastin e Shqipërisë, “what ever” është, si “një Diell, që nuk të ngroh as pak” një Diell, ky që del në Dimër”, i thonë shqip.
Nëse, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të ishte serioz, dhe i sinqert me Diasporën, dhe nuk do të kishte ndonjë qëllim për ta shfrytëzuar këtë Samit, nuk kishte se përse të merrej me diasporën ( emigrantët) dhe vetëm kontributin ekonomik të tyre, sespse, në fund të fundit, s’ka një muaj që me diasporën në Nju Jork, u mbajtë një “Forum Ekonimik i Rrjetit të Bizeneseve në Diasporë”, dhe vetë zoti Rama, e përshëndeti nga Tirana.
Si Diaspora, por edhe Emigrantët shqiptarë, kanë qenë, janë dhe do te jenë një nga dy motorrët energjik dhe të fuqishëm të zhvillimit ekonomik dhe demokratik të Shqiperisë, liirisë dhe çlirimit të Kosovës, pavarësisë së saj, të drejtave të shqiptarëve , dhe çështjes së Çamërisë.
Si Diaspora, por edhe Emigrantët shqiptarë, si ata që ikën, u arratisën, dhe is ata që emigruan i kanë dhenë Shqipërisë, Kosovës, trojeve shqiptare, me vite shumë , bile nuk do të bëja krahasime , por me duket se kanë bërë më shumë se disa nga ata politikan në Shqipëri e Kosovë, që respektin ndaj kësaj disapore dhe ketyre emigrantve e kan zero, po ta provosh kur shkone ne vendlindje.
Diaspora Shqiptare – Emigrantët Shqiptarë, ose, si i thërrasin tani në vendin tonë janë :’Ambasadorët e përhershëm nëpër botë të vendit tonë”, prandaj edhe shkuan me shpenzimet e tyre, për rreth tre ditë më radhë në Tiranë, në të ashtuquajturin :”Samitin e Parë i Diasporës shqiptare”.
Ku, me të drejt rreth 1000 shqiptarë nga 4 kontinentet, 40 vende, u bënë pjesë e këtij samiti, të cilët ndanë pikëpamjet, shqetësime por edhe ide të ndryshme për rritje të bashkëpunimit me vendim mëmë, por as që e “dëgjojë” ose ua mori njeri parsyshë ato çfarë thanë.
Në tre ditë të punimeve të këtij samiti, përkatësisht në datat 18 deri më 20 nëntor u zhvilluan një sërë panelesh diskutimi me karakter politik, ekonomik e kulturor, sa për të thën dhe justifikuar Samitin. Samiti, u përmbyll mbrëmjet e të dielës me një natë gala në Pallatin e Kongreseve, me pjesëmarrje të gjerë, ku nuk munguan edhe përfaqësues nga kabineti i Kosovës .Megjithatë, ҫështja mendoje se sot është kjo dhe duhet dhënë përgjigje : “A duhen Diaspora dhe Emigrantët, vetëm për kontributet e tyre ekonomike dhe për vota! A po duhet integrimi i plotë i tyre në shoqërinë, shqiptare, pa i shfrytëzuar ata dhe potencialet e tyre, ekonomike e intelektuale, nga çdo qeveri, që ka ardhur në këto 25 vjet, por edhe në Kosovë, prej çlirimit dhe pavarësisë së saj….!!!
Shqipëria, Kosova, trojet shqiptare – vendorigjina e Disaporës dhe Emigrantëve, duhet ti krijonë kushte të sinqerta, natyrishtë, duke i dhënë fillmisht të drejtën e mohuar të votës, por edhe duke i integruar në administratë sa më shpejt si dhe duke stimuluar dhe mbrojtur investimet e tyre financiare, e jo kërkuar rryshfet per tyre. Shqipëria, Kosova, trojet shqiptare nuk bëjn dot pa Diasporën – Emigrantët, të shpërndar nëpër botë, por duhet ditur se dhe Diaspora dhe Emigrantët, nuk mund të bejnë dhe nuk mundet të jeton dot pa Shqipërinë, Kosovën dhe trojet e tyre Etnike!