• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2016

Pangallos dikur pranonte: Arbërishtja është shqipja e vjetër

November 8, 2016 by dgreca

Replikë me Teodor Pangallos, i cili në vitin 2002 thoshte: Po të humbim arbërishten, është si të humbim atdheun/

Nga Arben Llalla/

Përherë, kur Athina ka probleme serioze politike me Shqipërinë, Greqia detyron grekët me origjinë shqiptare-arvanitase që t’i kundërvihen shqiptarëve. Shkrimi i botuar këto ditë nga politikani i njohur arvanitas Teodor Pangallos tregon se ai gëlltit fjalët e tij për hir të politikës së gënjeshtrës së Greqisë. Pangallos shkruan sot se tjetër është arvanitas e tjetër shqiptar dhe më tej vazhdon se himariotët janë grekë. Nëse shfletojnë fjalorin e gjuhës greke-shqipe, fjala “arvanitas” në greqisht përkthehet në shqip “shqiptar”. Më 1994, kur marrëdhëniet greko-shqiptare pësuan ngrirje, tensionime të mëdha, Greqia dërgoi dy misionarë për shkrirjen e akujve me Presidentin Berishën. Ata ishin studiuesi i njohur Aristidh Kola dhe politikani Karolos Papulias. Pra, dërgoi grekët me origjinë shqiptare, të cilët gëzonin respektin e politikanëve të Tiranës. Edhe sot, Greqia ka nxitur politikanin Teodor Pangallos që t’i kundërvihet politikës zyrtare të Tiranës.Tre “grekë” ka angazhuar shteti grek për të kritikuar përditë me shkrime nëpër gazetat e Athinës kryeministrin Edi Rama. Ata janë tre grekë të njohur, për të cilët deri dje kishin shumë respekt intelektualët, politikanët dhe në përgjithësi shqiptarët: Teodor Pangallos, diplomati Aleksandros Mallias dhe publicisti Stravros Çimas. Që të tre këta kanë njohje personale dhe familjare me shumë shqiptarë. Ka disa ditë që Pangallos, Mallias dhe Çimas hedhin baltë mbi Edi Ramën për çështjen shqiptare-çame dhe Himarën.

Meqenëse unë e dua të vërtetën dhe faktet janë kokëfortë përpara çdo njeriu po ribotoj edhe njëherë fjalimin e Teodor Pangallosit mbi gjuhën shqipe që e flasin aq bukur arvanitasit dhe që kuptohet lehtë nga ne, vëllezërit e vegël të tij. Ky fjalim u mbajt nga Teodor Pangallos përpara shumë intelektualëve grekë, arvanitas dhe shqiptarë. Meqenëse dikur zoti Pangallos ka thënë që nuk është historian që të sjellë mendime të bazuara në histori, por është arvanitas, politikan, atëherë duhet të mbajë vendin që i takon, atë të arvanitas-politikanit dhe mos t’i hedhë benzinë zjarrit të historisë.

Në tetor të vitit 2002 në sallën e Arkivit folkloriko-muzikor në Athinë u bë prezantimi i Antologjisë së Këngëve Arvanitase të Greqisë, përgatitur me kujdes nga këngëtari dhe muzikologu i shquar arvanitas Thanasi Moraiti. Midis shumë personaliteteve të shquara të jetës politike e kulturore arvanitase në Greqi që vlerësuar librin shkencor foli edhe deputeti i PASOK-ut, arvanitasi Teodor Pangallos, i cili tha për gjuhën mëmë të tyre arvanitase:“Për ne që u lindëm në shtëpi, ku gjyshja jonë fliste arbërisht, këtë gjuhë që nuk është siç dëgjojmë të thonë sot ca karafilë, greqisht me ca fjalë të tjera, por është shqip, shqipja e pastër e shekullit XIV dhe këtë na e dëshmojnë edhe emigrantët e sotëm shqiptarë që ndodhen në Mesogjia dhe na thonë: Ju flisni shqipen e vjetër. Dhe kjo është shumë e logjikshme nga pikëpamja gjuhësore, pasi gjuha e shqiptarëve që u vendosën këtu në shekullin XIV, panë gjuhën e tyre të evoluojë në greqishten dhe ajo që erdhi deri në ditët tona ishte idioma e vjetër e shqipes. Për ne humbja e gjuhës arbërishte është si të kemi humbur atdheun, sepse përmban një kulturë, të cilën jo në kushtet e një shtypjeje, sepse arvanitasit nuk mund t’i shtypte kush në Greqi, ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë, kryeministra, presidentë dhe pronarë të kryeqytetit, jo në kushtet e një shtypjeje, pra, por vetë ata e “gëlltitën” të shkuarën e tyre, sepse në mënyrë fanatike qenë bindur se ishin grekë, dhe me ndihmën edhe të mësuesve arritën ta zhdukin gjuhën arbërishte, të cilën askush nuk e flet sot, të paktën nga mosha ime e poshtë. Tani, lavdi zotit, na kanë mbetur ende ca gjyshër e gjyshe që e flasin. Mirëpo është mëkat që kjo gjuhë të humbasë dhe besoj se puna që ka bërë Thanas Moraiti ndihmon që të mos jetë arbërishtja një atdhe i humbur. Duhet të dalin në dritë, gjuha, kultura, zakonet, doket, sepse përndryshe, po mbeti në errësirë do të jetë vërtetë një atdhe i humbur.

Nuk jam historian që të sjell një mendim të bazuar historik, por jam Arvanitas dhe di historinë e familjes time ashtu siç e dinë edhe shumë arvanitas të Athinës. Le të mos harrojnë lexuesit se në kundërshtim me Athinën, periferia e Athinës zotërohej deri vonë dhe në shumë raste vazhdon të zotërohet nga fshatra që rrënjët e tyre shkojnë shumë mbrapa dhe thellë atje ku vetë familjet njihen mirë mes tyre.”

 

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: arben llalla, dikur pranonte: Arbërishtja, është shqipja e vjetër, Pangallos

SHBA: Presidencialet 20166 : Presidenti Clinton voton për Hillary Clinton dhe Susan Shkrelin

November 8, 2016 by dgreca

Nga Beqir SINA – New York/
Mbasi Barack Obama, i dha një përkrhaje në fushatën e saj Suzanna Shkrelit si pjesë e një shtytje për votimin e demokratëve, në zonënë elektorale numër 8-të, në Michigan është Presidenti Bill Clinton ai që jep votën sot për Susana Shkrelin, në Detroit/
LANSING MI- Ish-presidenti Bill Clinton, tërhoqi një turmë të madhe votuesish në një sallë të vogël në kantonin Lansing – Detroit, të dielën pas vizitës në kishën në Flint, duke bërë edhe një nga përpjekjet përfundimtare, dhe duke kërkuar votën Demokratike të martën, për të bërë Hillary Clinton, presidenten e parë grua në historinë e SHBA-së.
Mirëpo, në qendër të vëmendjes së mbështetjes së tij, kësaj rradhe në Michigan të dielën si një shtet që mund të jetë i rëndësishëm, për Presidenten Klinton, ai u kërkojë votueseve të votojnë edhe kandidaten demokrate Susane Shkreli , ku në takimin me Bill Klintonin – presidentin e 42-të i vendit në sallën e unionit të UAë Lokal 652, ishin më shumë se 600 votues, dhe ai kërkojë votën e tyre.
Bill Clinton, i cili foli për 30 minuta, për se duhet të votohen kandidatët demokrat, sot të martën e madhe, tha duke pasur parasysh përmirësimin në ekonomi gjatë udhëheqjes së kësaj administrate nga Presidenti Barak Obama, i cili mori detyrën në vitin 2009, dhe kështu “zgjedhjet e së martës në shumë mënyra nuk duhet të humben me votën që do të jepet për kandidatën demokrat përfshirë edhe kandidaten demokrate, shqiptaro amerikanen Susana Shkreli” tha Clinton.
Kurse, në satusin e saj zyrtar në rrjetin social facebook, vet kandidatja e parë shqiptare për në kongresin Amerikan, demokratja  Suan Shkreli , shkruan sot të martën, kur sapo kan nisur votimet dhe ajo duket se ka pasur një nga ditët më të mëdhe të kësaj fushate.
“Ishte një ditë të madhe,” për mua shkruan ajo, teksa ka publikuar edhe një fotografi me mikun e madh të shqiptarëve Priesidentin Bill Klinton, i cili mbrëm kishte mbledhur  në qëndrën e votimit UAW lokal 652 në Lansing, disa nga figurat politike më me ndikim në këtë shtetet, Guvernatorin Blanchard, senatori Debbie Stabenow, dhe Gretchen Whitmer, dhe rreth 600 mbështetës,  të i japin edhe asaj një mbështetje të fundit për sot – me votën për Susan Shkrelin për kongresiste.
Suzanna Shkreli, është kandidate demokrate për zonën elektorale Qarku 8 i Kongresit në Michigan – e cila më 24 Tetor, ka fituar edhe një përkrahje nga partia demokrate, dhe njeriu më i fuqishm i saj aktualisht – Presidenti  në detyrë Barack Obama.
Presidenti Obama, i cili është në fund të mandatit të tij, gjatë këtyre ditëve, ka bërë një “fushatë” për kandidatët demokrat, në të gjithë Amerikën, me ata kandidatë, që janë në në garë në të gjithë vendin, përfshirë këtu edhe kandidaten për presidente të SHBA, ose njeriun që do ta zvëndësojë atë në Shtëpin e Bardhë zonjën Hillary Rodham Clinton.
Obama, gjatë kësaj fushate dha një mbështetje për gati 60 kandidatë për në Kongresin e SHBA dhe 150 asambleist  Shteti, dhe anëtarë të Senatit të shtetit, gjatëtë gjithë këtyre javëve, sipas gazetës së Uashingtonit – Politico.
Me këtë rast para largimit të tij, Presidenti Obama, thuhet se ka planifikuara që këto përpjekje për të përkrahur këta kandidat prej tij, janë të paparë për një president, dhe, janë një shenjë paralajmëruese, për prioritet e tij post-presidenciale, për të punuar në rindarjen reformave në nivel shtetëror, njoftoi Politico.
Obama, me këtë rast duke prëkrahur edhe Susana Shkrelin  ka thënë se ajo ishte një “lidere e ashpër dhe e zgjuar”, që do të luftojë për familjet që punojnë Michigan.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, i cili ka shprehur hapur mbështetjen për shqiptaren Suzana Shkreli, e cila kandidon për kongresmene në zgjedhjet presidenciale, që po mbahen sot në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka cilësuar Shkrelin, si një lidere të zgjuar dhe të fortë, që do të luftojë për të mbrojtur të drejtat e grave.
“Të gjitha familjet në Michigan mund të mbështeten tek Suzana Shkreli, ajo do të luftojë për to, Suzan Shkreli, është liderja që keni nevojë”, ka thënë Presidenti amerikan.
Obama, e ka profilizuar Shkrelin si një kandidate liberale që do të ndihmojë Hillary Clinton dhe demokratët e tjer, në Kongresin Amerikan për politikat që do të ndërmarrë  Presidentja Clinton në rast se fiton zgjedhjet presidenciale.
Shqiptarja Suzana Shkreli u fut në lista për kandidate në Kongresin Amerikan pas largimit të aktores Melissa Gilbert për arsye shëndetësore.
“Në Kongres, unë e di se Shkreli do të qëndrojë deri fund për të luftuar për të mbrojtur sigurimet shoqërore dhe Medicare, për të mbrojtur të drejtën e gruas, dhe për të zgjedhur dhe për t’i dhënë fund asaj në barrën dërrmuese të borxhit të kredisë studentore”, ka thën Obama në një deklaratë të lëshuar nga fushata Shkreli .
Në të njëjtën deklaratë, Shkreli, tha se ajo ishte “jashtëzakonisht e nderuar ” që të ketë mbështetjen e Obamës, dhe do të punojë për të mbështetur prioritetet e deklaruara nga presidenti.
Shkreli, po kandidon kundër një kongresmeni të “fuqishëm” dhe në detyrë, Republikanin Mike Bishop, R-Rochester, i cili u zgjodh për herë të parë në vitin 2014 për të zëvendësuar ish Republikanin Mike Rogers.
Stu Sandler, zëdhënës për fushatën e Bishop, tha pas lajmit se në mbështje ka hyrë edhe miratimi i Obamës në këtë fushat, tha se “nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh atë se Shkreli është “ në dorë të Nancy Pelosit, dhe demokratëve të tjerë liberal në Kongres.”
“Liberal Demokratët, duan edhe një kandidate liberale e cila do të ndihmojë Hillary Clinton dhe demokratët në Kongres, që kalojë agjendën e tyre liberale të Obamacare, rritjen e taksave, kontrollin e armëve, amnistin për emigrantët e paligjshëm, dhe dobësit e ekospozuar kundër terrorizmit radikal islamik”, tha Sandler.
Ndërkaq, mbrëm Hillary Clinton, ka përdorur ditën e fundit të fushatës për të rritur mbështetjen e saj në shtetet kryesore në këtë “fushë beteje”, ndërsa Donald Trump, ishte duke i rënë kryq e tërthor SHBA në shpresën e fundit, për një një arritje në një fitore të papritur në ditën e zgjedhjeve.
Clinton qëndrojë në qytetet më të mëdha të Pensilvanisë – Pitsburg dhe Filadelfia – së bashku me disa ndalesa në Michigan, në mesnatë, u ndal në North Carolina State University me Lady Gaga.ndërsa, Tim Kaine, zëvendsi i saj ishte North Carolina dhe Virginia.Sot duke votuar në Nju Jork, kandiadtja potenciale për në Shtëpinë e Bradhë Hillary Rodham Clinton, tha se ju mund të votoni për një shpresë, gjithëpërfshirës, Amerikën madhe zemre. Dhe vlerat tona kryesore janë duke u testuar në këto zgjedhje. “
Dhe, unë e di që njerëzit janë të frustruar, shumë njerëz ndihen të lënë anash dhe të lënë prapa. Kan frikë, edhe zemërimë në vendin tonë. Por, unë kam për tju dhën gjithëcka dhe ndryshuar me një plan, me miqtë e mi “, tha Clinton, teksa po hidhte votën në një kuti në Nju Jork.
Clinton edhe sot është duke u përqendruar me argumentet e saj mbyllëse në promovimin e një mesazhi shumë optimist në lidhje me një Amerikë, si thotë ajo  gjithëpërfshirëse dhe me mundësi për të gjithë.
Kurse kundërkandidati i saj Donald Trump, i cili edhe ai ka votuar sot në Nju Jork,  ka vazhduar të përqëndrohet më të madhe ende tek mesazhi i tij kundrejt  kundërshtarit të tij dhe polemikat e Hillary Clintonit me  e – mailet.
Kurse kundërkandidati i saj Donald Trump, i cili edhe ai ka votuar sot në Nju Jork,  ka vazhduar të përqëndrohet më të madhe ende tek mesazhi i tij kundrejt  kundërshtarit të tij dhe polemikat e Hillary Clintonit me  e – mailet.
 

14915213_10101906992643636_8318438500114452979_n.jpg

14SCOTUS-facebookJumbo.jpg

160822-vote-polls-election-2012-1839_fc224a44f045db6847c9425782b25267.nbcnews-fp-1200-800.jpg

13343123_1141927575872161_2181373676890918414_n-1.jpg

635942509858553502-AFP-550282314.jpg

election2016.jpg

hillary-clinton-donald-trump.jpg

Screen-Shot-2016-11-08-at-4.00.04-AM.png

suzana.jpg

th (1).jpeg

th.jpeg

Filed Under: Politike Tagged With: Beqir Sina, Klinton Bill, per Hillarin dhe Suzana Shkrelin, voton

Ambasadori Lu, vlerëson kontributin e shqiptaro-amerikanëve në SHBA dhe Shqipëri

November 7, 2016 by dgreca

ambasadori LU sot(1)

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, komentoi rolin e shqiptaro-amerikanëve në përparimin e Shqipërisë. Zoti Lu u intervistua nga korrespondenti i VOA në Tiranë, Ilirian Agolli dhe i bëri komentet në prag të Samitit të Diasporës që mbahet në Tiranë nga 18 deri në 20 nëntor. “Doja ta filloja këtë intervistë me një histori, – tha zoti Lu. Është një fotografi e famshme e një djali sirian që u përhap në internet në mbarë botën. Ai ishte plagosur në një sulm ushtarak dhe ishte i përgjakur. Kur presidenti Obama shkoi në Kombet e Bashkuara në shtator, ai foli rreth një fëmije amerikan që quhej Aleks, i cili i kishte shkruar një letër ku i kërkonte ta sillte djalin e vogël sirian në shtëpinë e tij. “Dua që ai të jetë pjesë e familjes sonë, dhe ai do të jetë si vëllai im”, shkruante Aleksi. Letra e gjashtëvjeçarit u bë e famshme në mbarë botën dhe të gjithë mësuan se ai ishte shumë i veçantë. Ata nuk e dinin në fakt që ai ishte një shqiptaro-amerikan. Prindërit e tij janë nga Shqipëria. Kjo më kujton mënyrat e ndryshme me të cilat shqiptaro-amerikanët kanë kontribuar në Shtetet e Bashkuara. Ne jemi një vend imigrantësh dhe në Amerikë ka 214 mijë shqiptarë që punojnë në fusha të ndryshme të jetës. Ata janë atletë, lojtarë hokei, lojtarë futbolli, muzikantë, artistë hip-hopi, regjisorë filmash, biznesmenë, shkencëtarë, dhe ka nga ata që shërbejnë në forcat e armatosura amerikane duke sakrifikuar çdo ditë për sigurinë e vendit tonë. Ne kemi patur politikanë që kanë qënë shqiptaro-amerikanë. Ish-kongresmeni nga Nju Jorku, Joe Dioguardi është shqiptar-arbëresh. Kryetari i bashkisë së Usterit në Masaçusets dhe ai i bashkisë së Nju Orlinsit në Luiziana janë shqiptaro-amerikanë. Kemi një shqiptaro-amerikane që është një atlete e famshme olimpike: Enkelejda Shehaj është një nga qitëset më të mira në botë. Ajo mori pjesë në lojrat olimpike të vitit 1992 në Barcelonë dhe mori pjesë atje si përfaqësuese e Shqipërisë. Pas trazirave të 1997-ës, imigroi në Shtetet e Bashkuara. Verën e kaluar ajo konkurroi në Rio si amerikane edhe njëherë pas 24 vjetësh. Kemi shqiptaro-amerikanin Ferid Murad, i cili fitoi çmimin Nobel në mjeksi në vitin 1998. Dhe sigurisht, shqiptaro-amerikanët ndoshta më të famshëm, janë vëllezërit, Xhim dhe Xhon Belushi, aktorë që unë i kam ndjekur kur isha fëmijë. Të gjitha këto raste më kujtojnë gamën e gjerë të kontributeve që shqiptaro-amerikanët kanë dhënë për vendin tim dhe ky kontribut vetëm sa ka filluar.”

I pyetur se çfarë roli mund të luajë diaspora shqiptare e Amerikës në përparimin e Shqipërisë, zoti Lu tha:”Ne e dimë se ka qindra mijëra shqiptarë që jetojnë në SHBA. Ajo që njerëzit mund të mos e dinë është se në Shqipëri vijnë çdo vit mbi 100 mijë amerikanë dhe shumë prej atyre janë shqiptaro-amerikanë. Kjo shpjegon pasurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.Diçka tjetër që njerëzit mund të mos e dinë, – tha ambasadori Lu, – është sot në Shqipëri jetojnë në mënyrë të përhershme rreth 20 mijë amerikanë, shumë prej të cilëve janë shqiptaro-amerikanë dhe punojnë çdo ditë për të kontribuar në të mirë të përparimit të Shqipërisë.

Kam takuar shqiptaro-amerikanë që vijnë në Shqipëri dhe që dëshirojnë të kontribuojnë për arsimin. Njëri prej tyre mendon të hapë një universitet amerikan këtu. Kam takuar biznesmenë shqiptaro-amerikanë që shpresojnë të investojnë në infrastrukturë, në fasone dhe në biznesin bankar. Ka shqiptaro-amerikanë që janë anëtarë të parlamentit, një shqiptaro-amerikan shpreson të themelojë një bankë amerikane investimesh këtu. Ka shqiptaro-amerikanë që punojnë në mjekësi e në arsim. Madje kam katër shqiptaro-amerikanë të mrekullueshëm që punojnë këtu në ambasadë. Një punon në zyrën time si sekretar për zv/ambasadorin, një tjetër është oficer i sigurisë diplomatike, një është prokuror federal amerikan, i cili punon për krimet e rënda në çështje shumë të vështira të antikorrupsionit. Njëra është agjente e FBI-së. Ajo punon çdo ditë me policinë për çështje të antikorrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndoshta historia ime e preferuar është ajo me Rrok Mirditën, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar. Ai ishte kryeipeshkvi katolik për Durrësin dhe Tiranën. Ai ishte shqiptaro-amerikan. Ai emigroi në SHBA kur ishte djalë i ri, u rrit në Nju Jork, u bë prift në moshën 25-vjeçare dhe shumë vite më vonë, Papa Gjon Pali i Dytë e emëroi në Shqipëri. Ai e ringriti kishën katolike pas komunizmit dhe shpenzoi 25 vjet nga jeta e tij në shërbim të katolikëve shqiptarë. Në një farë mënyre, ai është babai i kishës katolike këtu në Shqipëri dhe shumë shqiptarë si dhe amerikanë ushqejnë ndjenja respekti për kontributin e tij. Gjithnjë e më shumë shqiptaro-amerikanë vijnë në Shqipëri çdo vit dhe kam besim se sa më shumë të vijnë aq më shumë do të rritet kontributi i tyre vit pas viti.” {VOA }

Filed Under: Interviste Tagged With: Ambasadori Lu, diaspora, samiti, SHQIPTARO-AMERIKANET

“SHQIPËRIA EVROPIANE” DHE KRIMET E KOMUNIZMIT

November 7, 2016 by dgreca

Shkruan: Eugjen Merlika/

1 eugjen-merlika (2)

 “Ajo që është keq për moralin është keq edhe për politikën”- J.J.Rousseau  në  “Letër D’Alembert-it”/

Ka disa ditë, që kur u njoftua dekorimi i 67 “ballistëve”, të pushkatuar më 21 tetor 1943 në Divjakë të Lushnjes nga Brigata e I sulmuese, prej Kryetarit të Shtetit, Bujar Nishani, një pështjellje e madhe ka pushtuar mediat dhe politikën shqiptare, me gjithë problemet e shumta e të mëdha që kjo e fundit duhet të përballojë.

Ndjeshmëria e madhe e mjediseve shqiptare kundrejt së shkuarës sonë, tregon se ne mbetemi shpirtërisht të lidhur me të, duke prapësuar çdo prirje për t’u shkëputur prej saj, kryesisht njollave e çfaqjeve negative. Mbas 25 vjetësh të tjetërsimit të sistemit ende ngurojmë të rishkruajmë historinë e mbetemi robër të së shkuarës, me të gjitha kundërshtitë e saj, me dëme të mëdha për ecjen tonë përpara. Kundërveprimet e ashpra, në të gjitha nivelet, ndaj vendimit të Kryetarit të Shtetit, për t’i u njohur mbas gati tre të katërtat e qindvjetorit, 67 shqiptarëve të thjeshtë faktin se ata kishin qenë viktima të një krimi politik, të padenjë për një popull të qytetëruar, dëshmojnë se idhtarët e atij krimi gjënden edhe sot mes nesh.

Ata janë jo vetëm në veshjen e ish zyrtarëve të lartë të regjimit komunist, apo t’ashtuquajturve “veteranë”, të cilët n’atë kohë nuk kishin mbushur as njëzet vjeç, por edhe në brezat e tjerë, deri në të katërtin. Ndër ta bëjnë pjesë njerëz të pushtetit, tw ish roganeve të dhunës shtetërore, të shoqërisë civile, të partive politike, por edhe përfaqësues të inteligjencës jo proletare. Kjo masë jo e njëtrajtëshme, që në këto ditëështë paraqitur si një “bllok graniti”, në mbrojtje të “fitorjeve” të luftës N.Ҫl. dhe në ridënimin e gjithë kundërshtarëve të partisë komuniste gjatë e mbas luftës, me qëndrimin e saj të vendosur tregon se e gjithë frazeologjia për “demokracinë”, “vlerat evropiane” frymëzuese, Shqipërinë “perëndimore” e anëtare të Nato-s etj., janë të gjitha “gjethe fiku” për të maskuar një të vërtetë të hidhur e dëshpëruese. As brezi i katërt i Shqipërisë komuniste nuk don ose nuk është në gjëndje të ketë një ndërgjegje të tijin, të shkëputur nga dogmat e gjyshërve e nga mashtrimi i 70 vjetëve, kryesisht për luftën e dytë botërore.

Pa dashur të përsëris vetveten n’analiza t’asaj periudhe historike e pa hyrë në hollësitë e saj, më duket se bisedat e ditëve të fundit, në mediat pamore apo të shkruara, na venë përballë një problemi që, më shumë se sa me interpretimetnë kah historik t’atyre ngjarjeve, ka të bëjë me një çështje formimi moral të shoqërisë sonë. Përtej vendimit të ligjshëm të Presidentit që, për herë të parë në 25 vjetët e pas komunizmit, ka guximin të verë gishtin zyrtarisht mbi plagën më të thellë të sistemit që n’embrion, atë të dhunës e terrorizmit, me të cilët u mbruajt komunizmi shqiptar, simbas modelit të Rusisë bolshevike të Stalinit, më duket se të gjithë ata diskutime mund të përmblidhen në një pyetje të thjeshtë : si qytetarë, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të botës, a duhet të kemi një qëndrim të prerë e pa mëdyshje kundër dhunës politike, ushtarake, policore, në të gjitha format e saj të larmishme, në të gjitha rrethanat e ngado që të vijë?

Nga përgjigja që ne, si shoqëri, me sinqeritet i japim kësaj pyetjeje, varet përkatësia jonë bindjeve, vlerave, ligjeve e praktikave të botës së qytetëruar e demokratike. I gjithë kundërveprimi masiv ndaj vendimit të Presidentit, mjerisht na provon se ne jemi ende shumë larg koncepteve njerëzore, që janë në bazën e moralit të vërtetë, jo pse nuk i njohim, por sepse paragjykimi dhe padija historike me të cilët jemi mbruajtur na e bëjnë të pamundur përqafimin e tyre.

Episodi, aq shumë i përfolur, është një shembull tipik i mos zbatimit të ligjeve të moralit në gjëndjen e jashtzakonëshme të luftës civile. Duke marrë për të vërtetë versionin zyrtar të ngjarjes, po sjell fragmente të shkurtëra të një dokumenti të AQSH : F.41, viti 1943, D. 32, Fl.4. Bëhet fjalë për letrën që komandanti i brigatës së I, Mehmet Shehu i dërgoi më 30 tetor 1943 Shtabit të përgjithshëm t’ushtrisë n.çl. Mbas një beteje mes partizanëve komunistë të Brigatës së parë dhe forcave balliste, të fituar nga të parët, u zunë robër 172 vetë dhe u vranë 10-15 të tjerë. Ka një ligj të lashtë sa bota dhe luftërat, jo gjithmonë të respektuar : robërit e luftës nuk vriten. Por si veproi fituesi kundrejt bashkatdhetarëve të tij? Ja çfarë thotë vetë ish Kryeministri i Shqipërisë: ”Robërit i gjykuam. Gjyqi përbëhej prej meje, nënkomisarit të komandës dhe një partizani të Bat. I të Brigatës. Neve (gjyqi) vendosëm ekzekutimin e 65 ballistëve. Të tjerët, 29 vullnetarë për brigatë dhe batalione të vendit, të tjerët u liruan të çarmatosur…… mua më duket se kemë qënë gabuar, kemi ekzazheruar, kemi qënë shumë të rreptë. Do të mjaftonte pushkjatimi i 15-20 ballistavet nga më përgjegjësit. Porse këtë rradhë gabimi, faji kryesor është i imi…… i rrëmbyer nga temperamenti mikroborgjez i çastevet, qesh i mejtimit për këtë masë të pa masë!…… Gjurmët e këtij terrori (nënvizimi im)duhen çdukur dhe shpresojm se do t’a shdukim në t’ardhmen. Kjo do të vlejë shumë edhe për mua personalisht, që të mos nxitem herë tjetër, të jem m’i matur e të mos lë të tërhiqem nga sentimentet dhe buçitjet e çastevet që në mua çfaqen akoma si konsekuencë e një origjine mikro-borgjeze, patriarkale, prapanike, mesjetare.”

Se sa e sinqertë qe kjo “autokritikë” na e vërtetojnë dokumentat angleze, nga të cilët po shkëpus vetëm një frazë :”Në fshatin Ҫepan të Skraparit, ai (Mehmet Shehu) torturoi Seit Ҫepanin, të birin e Asllan Ҫepanit, duke i prerë me sharrë të dy këmbët dhe duke e lënë të vdesë në agoni”. Një skenë rrënqethëse, për primat filmash të tmerrit !

Një tjetër dëshmi është ajo e FrancoBenantit, një mjeku italian që shërbeu e luftoi në formacionet partizane : “Nga mesi i korrikut (1944), Mehmet Shehu dogji fshatin e Tërnovës, n’afërsi të Dibrës, duke vrarë 130 gra e fëmijë. Më 5 gusht në Kostenjë, në rajonin e Ҫermenikës, divizioni i tijmasakroi 32 të pafajshëm, mes të cilëve edhe disa të porsalindur. Menjëherë pas Breneshit, në zonën e Zaranikës, ai vari në litar 18 persona, për t’u hakmarrë për vdekjen e një partizani. Pastaj për të kurorëzuar veprën, Shehu u sul në zonën e Matit, në lindje të Tiranës, ku në ditët e fundit të gushtit, pushkatoi dhe dogji 76 persona.”

            Duke u kthyer përsëri në episodin e Divjakës, simbas Xhelal Staraveckës, atëherë komandant batalioni i Brigatës I, kriteri i zgjedhjes së të pushkatuarve, me ndërhyrjen e Dushan Mugoshës, ishte edhe fetar, sepse u liruan 19 robër ortodoksë. Ky fakt na kujton terrorizmin e islamistëve të Shebabit që, në universitetin e Kenias, vrisnin të gjithë ata qënuk mbanin përmëndësh Kuranin….. Vlen të përmendet edhe përgjigja e Enver Hoxhës, atëherë Komisar i shtabit të përgjithshëm, të cilën e gjejmë në dokumentin n. 33 të 5 nëndorit 1943 : “Ky ekzekutim, shoku Mehmet, si kundër që e njeh edhe vetë në letrën që i çon shtabit, është i tepëruar dhe pa vend dhe shumë i gabueshmë pse në vend që të na sjedhij fitime na dëmton….. Letra jote që i çon Shtabit të Përgjithshëm për këtë çështje, na siguron se do ti moderoç ndjenjat e inspiruara nga momenti dhe nuk do të përsëritet më gjë punë e tillë, dhe herë tjetër nuk do të mungojë gjakftohtësia….” Se sa u zbatua kjo porosi e pamë më sipër. Por brënda gjinisë vërejtjet pranohen, edhe se krimet e Mehmetit, të “spanjolit” simbas Pandi Kristos, një tjetër kolegutë luftës, “ngjethnin erën”siç shprehej dikur i madhi Shaekespaere. Por ata nuk e penguan që ai zotëri të qeveriste Shqipërinë për afër 30 vjet, dhe ende sot t’i këndohen bëmat e “lavdishme”!

Kjo ishte ngjarja, simbas pohimeve të vetë atij që e ka ideuar e zbatuar e ky është gjykimi i tij rreth saj e njëkohësisht edhe i Enver Hoxhës, të parit të komunistëve shqiptarë. Bazuar mbi të vërtetën e këtij fakti historik, Shoqata Antikomuniste e ish të Përndjekurve politikë i kërkoi Presidentit dekorimin e atyre viktimave të dhunës. Ndoshta Presidenti kërkoi të japë një provë të shkëputjes së pas komunizmit nga krimet e kësaj natyre të parardhësve, një ide e lëvdueshme, që gjeti një kor kundërshtimesh ndaj vendimit. Doli në pah një masë e madhe njerëzish, deri në nivelet më të larta të politikës, të cilët në këtë rast i u kundërvunë dënimit të krimit, edhe kundër logjikës më parake të moralit njerëzor, edhe kur ai u shfaq në format e tij më mizore, më tragjike.

Cila është përfytyresa që i japim t’ashtuquajturve “aleatë strategjikë”, Evropës e SHBA, sado të prirur qofshin segmentët e majta të tyre për të heshtur e për të mos vënë në dukje or’e çast krimet e komunizmit, duke dalë në mbrojtje të një krimi, të kritikuar atëherë nga vetë ushtruesit e tij ? Cili është mësimi që i përcjellim të rinjve tanë me këtë zell në hymnizimin e terrorit komunist të luftës e të mbas luftës së dytë botërore, ende treçerek shekulli mbrapa ? Ҫfarë besueshmërie mund të kemi si shoqëri e si shtet, duke vazhduar së mbajturi në piedistal kriminelët e hajdutët e duke poshtëruar kujtimin dhe veprën e atyre që kanë ndriçuar historinë tonë me shëmbujt e ndershmërisë, të shtatit moral e të atdhedashurisë ?

Kemi nevojë të nxjerrim në pah vlerat tona të vërteta, ato që u shpalosën madhërisht gjatë luftës së dytë botërore, jo duke masakruar njerëz, duke vrarë robër, gra e fëmijë, por duke shpëtuar qindra hebrenj të strehuar në shtetin tonë të bashkuar. Kemi nevojë të shohim përpara, jo duke ringjallur idhujt e rremë të historisë sonë, por duke i braktisur ata, duke i a dorëzuar gjyqit të historisë së vërtetë e duke pohuar me të madhe vullnetin tonë për të dënuar krimin, nga çdo anë që të vijë e çfarëdo ligjërimi të ketë. E parë në këtë vështrim e gjithë pështjellja e ditëve të fundit më duket se qe një rast i humbur në pohimin e vlerave tona e tëdëshirës sonë për të qenë pjesë e bashkësisë së qytetërimit të kontinentit tonë.

Nëntor 2016

Filed Under: Opinion Tagged With: “SHQIPËRIA EVROPIANE” DHE, Eugjen Merlika, krimet e komunizmit

Lëvizja Vetëvendosje: Aktivisti i burgosur Astrit Dehari humb jetën

November 7, 2016 by dgreca

-Ramush HARADINAJ-AAK:Shteti duhet të japë përgjigje për çfarë ndodhi sot në Prizren/
protesta-vv
-Ministria e Drejtësisë e qeverisë së Kosovës në një komunikatë sonte bën të ditur se është njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për vdekjen e të paraburgosurit në Spitalin Rajonal të Prizrenit/

astrit-dehari

Prishtinë, 5 Nëntor 2016/ Një i ri aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka humbur sot jetën në moshën 26 vjeçare në Prizren, ka njoftuar subjekti më i madh opozitar në Kosovë.

Astrit Dehari mbahej në burg prej 68 ditësh si i burgosur politik me prova të fabrikuara në një proces të montuar gjyqësor, bëhet e ditur në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje. Kërkohet zbardhje e plotë e rastit dhe përgjegjësi institucionale për humbjen e jetës së Astrit Deharit.

Në komunikatë më tej thuhet: Në këto momente të rënda për familjarët dhe shokët e Astrit Deharit, dhe për të gjithë ne, Lëvizja VETËVENDOSJE! po ndjek nga afër deklaratat kontradiktore të organeve të shtetit të Kosovës lidhur me vdekjen e tij. Astrit Dehari po mbahej në burg prej 68 ditësh bazuar mbi akuza të montuara për terrorizëm nga Prokuroria dhe Policia e kapur e Kosovës. Astrit Dehari ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Nga njëra anë, Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ka deklaruar se Astrit Dehari ka vdekur rrugës për në Spitalin e Prizrenit për shkak të konsumimit të barnave. Nga ana tjetër, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka deklaruar se Astrit Dehari ka vdekur pasi ka mbërritur në Spitalin e Prizrenit dhe ende nuk ka nxjerr raport mbi vdekjen e tij. Burime të tjera tregojnë se Astrit Dehari mund të ketë vdekur në burg si pasojë e mungesës së duhur të kujdesit ndaj shëndetit të tij. Kurse kryeprokurori i Prizrenit deklaron se vdekja është e dyshimtë. Të gjitha këto janë informata kontradiktore dhe të papërputhshme.Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë disa herë thirrje dhe protesta për lirimin e aktivistit Astrit Dehari dhe 5 aktivistëve të tjerë që ende mbahen si të burgosur politikë. Protesta e fundit për lirimin e aktivistit Astrit Dehari është mbajtur dje pranë burgut të Prizrenit, por kërkesa jonë e drejtë ka rënë në vesh të shurdhër.

Përtej deklaratave kontradiktore të organeve të shtetit, ndërkohë që ende jemi duke bërë maksimumin për të marrë vesh të vërtetën e plotë mbi ngjarjen, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban pikësëpari përgjegjës për këtë vdekje zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës, Prokurorinë dhe Qeverinë e Kosovës që e kanë mbajtur Astrit Deharin si të burgosur politik për 68 ditë rresht pa zhvilluar një gjykim të paanshëm dhe të drejtë me akuza krejtësisht të montuara.

MINISTRIA E DREJTËSISË ËSHTË NJOFTUAR NGA SHËRBIMI KORREKTUES I KOSOVËS PËR VDEKJEN E TË PARABURGOSURIT

Ministria e Drejtësisë e qeverisë së Kosovës në një komunikatë sonte bën të ditur se është njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për vdekjen e të paraburgosurit A.D., në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Në momentin e marrjes së lajmit, janë aktivizuar të gjithë mekanizmat dhe institucionet relevante për t’u marrë me rastin.Zyrtarët e Shërbimit Korrektues, tashmë po kryejnë veprimet për sqarimin e rastit. Përveç kësaj, me kohë janë njoftuar ekipet e policisë, ndërkohë ekipi i Mjekësisë ligjore dhe Prokurorisë janë duke punuar për hetimin dhe sqarimin e rastit.Ministria e Drejtësisë i shpreh ngushëllime pjesëtarëve të familjes së të ndjerit A.D, duke ndjerë keqardhje të thellë për rastin tragjik dhe siguron opinionin se do të njoftohet me kohë, posa të merret raporti zyrtar nga organet gjegjëse.

NJOFTIMI I SHËRBIMIT KORREKTUES TË KOSOVËS

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin se sot, më 5.11.2016, në rrethana ende të pasqaruara, i paraburgosuri A.D., ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, shpreh keqardhje të thellë për rastin tragjik të ndodhur sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse, së shpejti do të japin raport për rrethanat dhe detajet e këtij akti tragjik.
I pandehuri A.D. ishte në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nga neni 136, par. 1, lidhur me nenin 135, par. 1, nënpar. 1.7 të KPRK-së dhe dyshim i bazuar për veprën penale neni 374 par. 1 të KPRK.

DEKLARATE E RAMUSH HARADINJAT

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj deklaroi:Vdekja e Astrit Deharit, një aktivisti politik, në një burg në Kosovë, pavarësisht rrethanave të vdekjes, është një ngjarje e trishtë për të gjithë ne, edhe si politikë edhe si shtet!

Kemi mundur të kishim bërë më shumë për Astrit Deharin dhe shumë bashkëmoshatarë të tij, të cilët po shohin gjithnjë e më pak shpresë në këtë vend!

Shteti duhet të japë përgjigje për çfarë ndodhi sot në Prizren.

Në këto momente dhimbjeje për familjen, miqtë dhe kolegët e tij në Vetëvendosje, në emrin tim dhe të kolegëve të mi në AAK, ngushëllimet më të sinqerta!

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Dehari, humbi jeten, vetevendosja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT