• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2017

Serbi-Kosove:Tensione edhe pas takimit në Bruksel

January 28, 2017 by dgreca

3Kosove serbi

Takimi i zhvilluar në Bruksel më 24 janar, ndërmjet përfaqësuesve të nivelit të lartë politik të Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e Zyrës së përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka synuar uljen e tensioneve ndërmjet dy vendeve, që u shpërfaqën javëve të fundit nëpërmjet një retorike të ashpër nga autoritetet e të dyja vendeve.Por, pavarësisht takimit të së martës në Bruksel, retorika e ashpër nga të dyja palët ka vazhduar edhe më tej, duke ngritur pikëpyetje nëse dialogu i rinisur me nivel të lartë të përfaqësimit politik, do të mund t’i ulë tensionet, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend, shqiptarë dhe serbë.

Politologu Belul Beqaj, profesor i Shkencave Politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se takimi në Bruksel, me nivelin e lartë të përfaqësimit të të dyja vendeve, nuk kishte të bënte me vlerësimin e objektivave të arritura drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por për të kundërtën e kësaj.

Shkasi imediat që u takuan liderët e institucioneve të larta të Kosovës dhe Serbisë, sipas tij, ka të bëj me provokimet dhe rrezikun potencial të krijuar pas ngjarjeve të fundit, qoftë me murin në Mitrovicë të veriut, qoftë me trenin që ishte nisur për në këtë pjesë të Mitrovicës nga Beogradi.

“Realisht, duhet të konstatohet një gjendje, e cila ka të bëjë me qëllimin e kundërt karshi objektivave që janë parashtruar drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Pa e bërë një analizë të mirëfilltë se çfarë janë të arriturat dhe dështimi, nuk mund të ecim në drejtimin e duhur, pavarësisht se kush do të jetë në përfaqësimin eventual të ri, pavarësisht se çfarë platforme do të shtrohet eventualisht në vazhdimin e dialogut”, thekson Beqaj.

Njohësi i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, thotë për Radion Evropa e Lirë se, pas takimit të fundit në Bruksel të autoriteteve të larta të të dyja vendeve, situata do të qetësohet. Sipas tij, Bashkimi Evropian ua ka bërë të qartë të dyja palëve obligimet që kanë në raport me marrëveshjet që i kanë arritur deri më tash në kuadër të dialogut.

“Pres që këto tensione të bien, para së gjithash për shkak se në mënyrë shumë të qartë u është bërë me dije Beogradit dhe Prishtinës, se duhet t’i vazhdojnë bisedimet dhe t’i zgjidhin problemet përmes bisedimeve, si dhe që duhet të dërgojnë porosi të tilla që nuk i ngritin tensionet. Unë jam gati se i bindur se e gjithë kjo do të zgjidhet, por se sa kjo do të bëhet shpejt, kjo është çështje e veçantë. Por, mendoj që në qoftë se janë afatizuar zgjidhjet e disa problemeve, atëherë ato probleme duhet të zgjidhen brenda afateve”, thotë Nojkiq.

Në anën tjetër, pas vazhdimit të retorikës së ashpër edhe pas takimit të fundit në Bruksel, zyra e Mogherinit ka reaguar duke kritikuar pjesëmarrësit e takimit se kanë dhënë deklarata publike për zhvillimet në takim, pavarësisht pajtimit që të mos e bëjnë këtë.

Profesor Beqaj thotë se mungesa e transparencës lidhur me zhvillimet në takimet në Bruksel, përfshirë edhe takimin e fundit, e bëjnë procesin e dialogut të përcillet me situata kundërthënëse. Sipas tij, vetë zyra e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, duhet të sqarojë se çfarë ka ndodhur në takim.

“Mogherini nuk ka qenë e interesuar të bëhet transparent takimi i dy liderëve, ndonëse ky nuk ka qenë takim i shefave të shërbimeve sekrete. Pra, në vend se të korrigjohet si gabim që ka të bëjë me anën publike, kjo ka qenë çështje interne. Së dyti, a ka qenë e pakënaqur zyra, përkatësisht Mogherini, për shkak të deklaratave, të cilat janë dhënë në s’përputhje me atë çfarë janë biseduar temat në bisedat interne apo ndoshta për shkak se kanë thënë të pavërtetat publike? Pra, këto çështje e komplikojnë shumë situatën, në vend se ta thjeshtësojnë dhe ta qartësojnë atë”, vlerëson ai.

Sido që të jetë, Nojkiq vlerëson se retorika e ashpër duhet të ndërpritet, pavarësisht që sipas tij, ajo më tepër shërben, siç thotë ai, për konsum të brendshëm.

“Një situatë e tillë mund të nxisë pasoja të padëshirueshme, por unë mendoj që e gjithë kjo, para së gjithash ishte vetëm një retorikë dhe tërheqje e vëmendjes. Mendoj se kjo është një fushatë parazgjedhore, e cila ishte e drejtuar edhe nga ana e Prishtinës, por edhe nga ana e Beogradit”, thekson Nojkiq.

Ai shprehmendimin se edhe çështja e murit të ngritur në Mitrovicë të veriut, për të cilin autoritetet e Kosovës kanë thënë se do ta shembin, nuk do të jetë shkas për dështim të dialogut, ndonëse sipas tij, ndërtimi i murit është veprim i gabuar nga autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut. Sipas tij, këtë problem tashmë e kanë vënë në dukje përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe ata do ta imponojnë edhe zgjidhjen.(Kortezi-Bekim Bislimi)

 

Filed Under: Analiza

Punë qensh e karvane me qenër

January 28, 2017 by dgreca

2-Ilir-196x300

Nga Ilir Levonja/Dikur një i përndjekur politik, me emrin Pjetër Arbnori, i quajti specialistë. Jo socialistë. Këta janë specialistë, tha, jo socialistë. Po, po kështu tha. Dhe si ai mjeku që ka zbuluar diagnozën e një rruge pakthim për pacientin, e la në shenjtërinë e vet. Drejt fundosjes, drejt shpërbërjes çikë e nga një çikë.

E gjitha kjo mu kujtua nga këto, replikat brenda qeveritare, me qentë dhe karvanin e ”progresit”. E me skenarë për futje droge në makinat e njëri-tjetrit. Modele të përkryra nga telenovelat bum nga tregu turk. Ku edhe pse të gjithë i thërrasin njeri-tjetrit, vëlla. Të gjithë për një synim vdesin…., të therin, të rjepin, ta pjekin.., t’ia fusin njëri-tjetrit.
Pra vëllai, vëllait. Modele që, aq sa të pabesueshme i duken dikujt. Aq të vërteta janë për palën tjetër. Një kulturë marrosje që reflektohet hera-herës në hollin e së dielës shqiptare. Me gjyqet midis birit e nënës. Dhe jo më…, mes socialistit me socialistin e ri. Apo shpurën e atyre lopçarëve me çizme, që, pasi molën mirë e mirë lopën e fqinjit, iu përveshën të nesërmen lopës së hasmit të tij.
Eshtë kjo e gjitha që ne sot karakterizohemi nga një shoqëri me një humnerë mosbesimi karshi njëri-tjetrit. Ku, për pak pushtet, për një palë çelësa, nuk e kemi vështirë të falim edhe kovat me gjak të vëllait. Nuk e kemi të vështirë t’i biem shkurt.
Ai që na mëson të njohim hasmin. Ai na mëson se si mund të marrim edhe kthesa të shpejta.
Megjithatë mua më dhimbet kjo mpirja kolektive që kemi fituar. Duke u bërë spektatorë inatçor se kush nga shefat ka të drejtë.
Madje me kollajllëkun më fin, u këpusim nga një të fshirë gome nga memoria. Se si i falim kaq lehtë qentë. Dhe se si qeverisim me ta.
Ndërkohë që na dhembin brinjët për pak komoditet njerëzor.
Sot plot qytetarë mendojnë se partitë janë një prurje intelekte e masave. Me forume, vendimarrje dhe programe për të përmisuar jetën e shoqërisë. Dhe plot prej tyre atashohen me këtë mendësi.
E vërteta është e kundërta. Janë seli forumesh plot intriga. Me mure klithmash nga thikat pas shpine. Nga prerja në besë. Nga prishja e pazareve të drogës. Ose komoditet nga tenderat e vjedhur prej parave tona. Ku mbi gjithçka, mbi çdo gjë, më shumë se përpjekja programore për përmisimin e jetës sonë, dominon lufta e kardashëve. Siç i thërrasin rëndom shoqi-shoqit aktorët turq.
Kjo është e gjitha.
Ndaj dhe ai, i perndjekuri i moçëm i quajti specialistë.
Dhe duam apo nuk duam ne, kjo frymë specialistësh, u përhap nga të gjitha anët.
Aq sa sot një shef partie më përpara se të prezantojë një program social a politik. Pret frymëmarrë prishjen qenve. Ndarje e qenve që kanë ngecur. Edhe pse i quan qen. E nuk lë pikë pështyme pa ua sprucuar fytyrës. Prapë kështu duhet, kësisoj bëhet. Jo ndryshe.
Pret prishjen e pazareve. Pastaj u thotë forumeve se do qeverisim së shpejti. Do kthehemi fitimtarë. Dhe flet për fitore qensh. Për karvane qensh.
Dhe duam apo nuk duam ne, vetëm aty një shefi partie nuk ia bën syri tërr nga drejtësia. E përse t’ia bëj.
Kemi çimentuar sistemin parti e drejtësi një e të pandarë.
Dhe çfarë tha partia e nuk e bëri drejtësia?!
Kujt qeni i doli fjale drejtësia?
Që partitë tona në tërësi, kanë humbur fillin e pluralizmit. Nuk ka më asnjë diskutim. Por që ta humbi dhe një popull i tërë. Ky është fakt i gjallë që po ndodh në Shqipërinë e sotshme. Ndaj marrëveshjet e heshtura, kolektive. Kur qentë zihen e grihen. Nuk janë asgjë tjetër, por pakt pajtimi me për një pluralizëm të vdekur. Me një demokraci, po të vdekur.

Filed Under: Politike Tagged With: e karvane, Ilir Levonja, me qenër, Punë qensh

“KIRUG” I RUGOVES, KUNDËR QEVERISË PËR KOMISIONIN E MATJES SË SIPËRFAQES

January 28, 2017 by dgreca

KLUBI  I INTELEKTUALËVE   RUGOVAS”KIRUG”-PROKLAMATE/

1 Kirurgu

Kryesia   e Klubit të Intelektualëve Rugovas “ KIRUG”, në takimin e punës të mbajtur në Prishtinë në datën 23  janar 2017, filluar nga ora 13:00, në përbërje  nga Prof dr Riza Smaka, Prof dr Mujë Rugova, Prof dr Ali B. Muriqi, Prof dr Zymer Neziri,  Prof dr Shemsedin Dreshaj,Prof dr Hysen Lajqi, Prof dr Jeton Kelmendi , Prof dr Azem Lajqi, pas  diskutimit, njëzerit miratoi këtë:

PROKLAMATË

Klubi   i Intelektualëve Rugovas ( KIRUG), e  mbështet fuqishëm  dhe e vlerëson të drejtë, konsistent dhe konsekuent   qendrimin    parimor  të Forumit të  Intelektualëve Rugovas ( FIR) tok me përfaqësuesë të subjekteve politike   dhe  të  qytetarëve të Rekës,  Rugovës dhe Pogurit ,të  miratuar  në takimin e datës 22 janar 2017, të mbajtur në Pejë  , me të cilin, është refuzuar me indinjatë marrja  pjesë  edhe e  përfaqësuesve të  qytetarëve të Rekës, Rugovës dhe Pogurit në Komisionin Qeveritar  për Matjen e Sipërfaqes së Kosovës!

FIR-i , edhe sipas   vlerësimit të KIRUG-ut ,  ka konkluduar drejtë se temë aktuale dhe akute kontestuese është  via kufitare ndërmjet Kosovës dhe  Malit të Zi,  por, jo edhe  matja   e sipërfaqes së vendit tonë , ndryshe, e planifikuar për të lehtësuar   procesin e ratifikimit të Marrëveshjes  për Demarkacionin e  Kufirit  të Kosovës dhe Malit të Zi,

  • matja e territorit të vendit , nuk do të duhej as nuk do të mund të bëhej   drejtë as realisht  para se të   demarkohej kufiri  ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi  në  përputhje me delimitacionin   e të njëjtit nga  viti 1945 , sipas të cilit, linja kufitare , nga atëherë ( Acqiured Right)  ka konsistuar  nga Qafa e Çakorrit – Mokrat- Hajla- Kulla !,çfarë do rezultati nga matja e tashme e  sipërfaqes së Kosovës , kurrsesi  nuk do të mund të shërbente si pretekst justifikues për  ratifikimin e  Marrëveshjes për  Demarkacionin e Kufirit Kosovar – Malazez ,  paradoksalisht të sponsoruar fuqishëm nga Qeveria e Kosovës , me të cilën, propozohet  devijim negativ  dhe i dëmshëm  i vijes kufitare të  fituar historikisht (Acquired Right) e të njohur me  dokumentet kushtetutare ligjore   dhe zyrtare të Kosovës, Sërbisë, Malit të Zi, YU II si dhe me dokumente  juridike ndërkombëtare!,
  • Qeveria e Kosovës ,duke e  shpërfillur  kufirin kosovar – malazez   historik  , sipas së drejtës së fituar  , të  delimituar e të  sanksionuar nga viti 1945 në linjen Qafë e Çakorrit –  Mokra- Hajle- Kullë, deri tani asnjëherë të  modifikuar në procedurë legale, nga shkaqe që vetëm ajo  mund t’i  dijë ( sic) ,  gjithnjë, makijavelisht dhe  paskrupulla shtetërore, synon  të ratifikojë  Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit Kosovar – Malazez  edhe pse është në dëmin e integritetit territorial të vendit për hiq më pak se 82 km2  ndaj ,
  • kundershtohet fuqishëm dhe  me indinjatë,  matja  aktuale e territorit të  Kosovës para fiksimit  përfundimtar dhe  të drejtë të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të bazuar (jo vetëm në të dhënat kadastrale sekondare e suplementare ) në faktorët gjeografikë, ekonomikë, historikë, etnikë , në dokumentet zyrtare të Kosovës, Malit të Zi, Sërbisë dhe  YU II si dhe në aktet ndërkombëtare me të cilat  kufinjët administrativë ndërmjet njësife federative të YU II, janë pranuar për    linja kufitare ndërshtetërore pra edhe kufiri i  Kosovës dhe Malit të ZI  në linjën Qafë e Çakorrit – Mokra – Hajlë – Kullë!

Aktualisht ,Qeveria e Kosovës , në këto ditë , ka formuar Komisionin Qeveritar për Matjen e Sipërfaqes së Kosovës ,në  të cilin do të emëroheshin  edhe përfaqësues të zonave kufitare kosovare – malazeze të Rekës, Rugovës dhe Pogurit! Pikërisht ,Qeveria   e Kosovës, edhe në  këtë mënyrë, paradoksalisht ,orvatet për të krijuar pretekste inkonsistente  për ratifikimin  imediat të  Marrëveshjes për Demarkacionin  e Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi, edhe pse, e njëjta  është  tërësisht  e gabuar dhe  e dëmshme për integritetin territorial të   vendit tonë, për hiq më pak se, 82 km 2!

Ndryshe, çështja   kontestuese ndërmjet  Qeverisë së Kosovës ,në një anë dhe, opozitës parlamentare, sëpakut 210 000 qytetartëve peticionistë kundërshtues të Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi , të shumë intelektualëve kundershtarë të   demarkacionit   në  fjalë ,të  manifestuar   nëpërmjet një numrit evident të  eseve, analizave kritike , artikujve  profesionalë , studimeve shkencore dhe , sëpakut ,dy librave të recensionuara e të publikuara  si dhe të  disa   tubimeve gjithëpopullore protestuese, në anën tjetër, nuk i referohet sipërfaqes së vendit, por , linjës kufitare   deviante , të gabuar, të dëmshme e të bazuar vetëm në  të dhëna sekondare , suplementare kadastrale problematike të propozuar nga Komisioni Shtetëror i  Kosovës për Demarkacionin  e Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi, të  cilen , iracionalisht dhe  paradoksalisht e  mbështet Qeveria e Kosovës!

Komisioni Shtetëror i Republikës së Kosovës për Demarkacionin e Kufirit të Kosëvës me Malin e Zi , gjatë  negociatave me  Komisionin për Demarkacionin e Malit të ZI, ka  bërë dështime qenësore në  disfavorin  e integritetit territorial të   Republikës së Kosovës , nga se,   një ,në vend të  negocimit bilateral kosovar – malazez  të mbeshtetur në  valorizimin  e  faktorëve  primarë    natyrorë (të determinuar nga  konfiguracioni   i  terrenit  ,siç janë   majat,  kreshtat, qafat,  ujëndarjet e ujërëniet, vargmalet ), gjeografikë,   gjeostrategjikë, historikë,  etnikë të balansuar,   ekonomikë, pronësorë , ka praktikuar vetëm kadastrin ( sic) ,ndryshe,  komponentën e karakterit sekondar, subsidiar  si dhe, dy , në vend të  demarkacionit  kufitar kosovar- malazez sipas  delimitacionit të bërë në shkurtin e vitit 1945, të pandryshuar asnjëherë , Komisioni  Shtetëror për Demarkacionin e Kufirit Kosovar – Malazez,  jashtë mandatit të caktuar nga Kuvendi, ka aplikuar  ridelimitacion madje  të  gabuar, të  emërtuar “demarkacion” e ,për të qenë edhe më keq, panevojshem e me asgjë të justifikuar  të dëmshëm për integritetin territorial të  vendit tonë  ( Sikundër dihet e me asgjë nuk  mohohet,  Komisioni për Demarkacionin ishte i autorizuar  për   ridelimitacion kufitar   kosovar- malazez, por, përkundrazi , nga Kuvendi i RK-së, ishte i mandatuar  qe , në bazë delimitacionit  egzistues nga  viti 1945 ,   të  aplikojë  demarkacionin nëpërmjet rektifikacioneve të balansuara  në terren!

Seandejmi , KIRUG-u   kërkon nga Qeveria e Kosovës që ,  në vend të aplikimit të matjes “sa për matje”  të  sipërfaqes së Kosovës  para fiksimit  përfundimtar e të drejtë të kufinjëve shtetëror  ,  të ndryshojë  qendrimin e deritashëm për ratifikimin e pakusht të Marrëveshjes për Demarkacionin, ashtu që , vendoshmërisht  të   angazhohet për  demarkacionin  kufitar të vendit tonë konform me delimitacionin e  kufinjëve administrativë të njësive federative të   ex YU II ( 1945- 92)   përkatësisht të   kufirit të Kosovës dhe Malit të   Zi ( Qafë e Çakorrit –  Mokra – Hajle – Kullë)  ,i cili  nga viti 1945 nuk ka ndryshuar asnjëherë dhe si i tillë  është i  konfirmuar  me dokumente kushtetutare të  YU II, Kosovës, Sërbisë, Malit të Zi si dhe me akte relevante   politike dhe  juridike ndërkombëtare!

KIRUG-u edhe në këtë rast  prononcohet për  demarkacion ndërkufitar të vendit tonë me Malin e Zi por  të bazuar në delimitacionin e vitit 1945 ( të cilin, koincidentalisht, kryesisht , e kanë   disajnuar vetë malazezët  në krye me Millovan Gjillasin, Milladin Popoviqin,  Svetozar Vukmanoviq Tempo-n …), i cili, si i tillë, figuron edhe në hartat zyrtare të   Kosovës ,Malit të Zi, Sërbisë, YU II si dhe në  në tekstet dhe publikimet  shkollore, universitare dhe  shkencore , në enciklopeditë bashkëkohore të shteteve në fjalë si dhe të shteteve tjera.

Ndryshe,  KIRG-u , për shtetin Mali Zi , edhe  këtu shprehë mirënjohje  për pranimin e vendit tonë për shtet të pavaruar e  sovran   dhe , është i  përcaktuar   fuqishëm për  krijim dhe kultivim të marrëdhënieve fqinjësore të mira e të qendrueshme ndërmjet tij dhe vendit tonë!

KIRG-u , nga shkaqe politike e pragmatike , duke e abstraktuar dimensionin e faktorin historik   para vitit 1945,   angazhohet dhe thekson se :

  • kufiri Kosovar – Malazez duhet të demarkohet dhe të sanksionohet konform me delimitacionin e të njëjtit në vitin 1945 ,në linjen  Qafë e Çakorrit- Mokra – Hajlë – Kullë,kufiri i tillë do të mbetej i pakontestuar dhe si i tillë i qendrueshëm dhe do të krijonte parakushte të volitshme për  kultivim të raporteve  shoqërore, ekonomike, politike, kulturore, shkencore reciproke të  dobishme ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe se matja eventuale e sipërfaqes para  fiksimit të drejtë dhe përfundimtar të kufirit , në këtë rast, ndërmjet  Kosovës dhe malit të Zi, do t’ishte iracionale, e panevosjme dhe e dëmshme për aq sa do të  shfrytëzohej  si pretekst  lehtësues pro ratifikimit të  demarkacionit të versionit qeveritar të dëmshëm për  integritetin territorial të vendit tonë!

 

Kryetari i KIRUG-ut                                      SEKRETARI I KIRUG-ut

 

Prof dr Riza SMAKA                                        Prof dr Jeton KELEMENDI

Filed Under: Analiza Tagged With: KIRURG, Kudner Komisionit, per matjen e siperfaes, se Kosoves

Shqipëria dhe Kosova kanë avancuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë

January 28, 2017 by dgreca

ST2
-Presidenti Thaçi priti ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahirin:Bashkëpunimi më i ngushtë mes dy shteteve kontribuon në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian/

ST1

-Kosovë-Shqipëri, ministrat e brendshëm takohen në Prishtinë/

2 Minstrat e BrendshemPRISHTINË, 28 Janar 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahirin, i cili ishte i shoqëruar nga një delegacion i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, me në krye Spartak Brahon.Në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, me fokus të posaçëm në fushën e sigurisë, thekson njoftimi dërguar nga Presidenca e Kosovës.Presidenti Thaçi ka theksuar se bashkëpunimi më i ngushtë mes dy shteteve kontribuon në procesin e integrimit të tyre në Bashkimin Evropian.”U jemi mirënjohës të gjitha institucioneve shtetërore të Shqipërisë, të gjitha partive politike për mbështetjen që i japin Kosovës në të gjitha fushat”, ka shtuar presidenti.Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri ka thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë avancuar bashkëpunimin e tyre në fushën e sigurisë.Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri, në vizitën në Prishtinë u prit nga  ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, në  një takim ku është biseduar për punët që janë bërë dhe që duhet të bëhen nga të dyja vendet, sipas njoftimit dërguar nga ministria kosovare.1 Min e Brendshem“Bashkëpunimi sektorial, por edhe i përgjithshëm midis vendeve tona do të jetë shumë dimensional dhe afatgjatë. Falënderova Tiranën për reagimin dhe përkrahjen e Kosovës lidhur me ndalimin e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj. Ne si dy vende, si dy qeveri që kanë të njëjta synime, kanë objektivat e njëjtë ndërkombëtare e diplomatike do të vazhdojmë të bashkërendojmë planet tona”, theksoi ministri Hyseni.Ministri Hyseni vuri në dukje se është trajtuar edhe gjendjen e përgjithshme e sigurisë pas provokimeve që i ka bërë Serbia. Ai tha se është konstatuar se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile.Ndërsa ministri Tahiri vlerësoi lartë bashkëpunimin në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe krimit ndërkufitar.

Ministri Tahiri theksoi se është për tu vlerësuar bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve, sidomos në koordinimin dhe veprimet e përbashkëta, në luftën kundër terrorizmit. Ai tha se kërkesat e Serbisë ndaj INTERPOL-it për ndalimin e ish luftëtarëve të UÇK-së janë absurde.Të dy ministrat u dakorduan që do të ketë përmbledhje të bazës ligjore sa i përket ligjit për të huaj, që do të rregulloj vendqëndrimin dhe punësimin e qytetarëve të dyja vendeve në shtetet respektive, në mënyrë që lehtësohen procedurat burokratike.

Filed Under: Kronike

Sekretari Mattis, SHBA nuk ndryshon strategji për Kosovën

January 28, 2017 by dgreca


1Mattis duke bere betimin
Frikën se nën udhëheqjen e Donald Trump-it, administrata amerikane do te ndryshojë politikat në Kosovë e ka shuar sekretari i ri i Mbrojtjes, James Mattis në një dëshmi me shkrim për Senatin. Në raportin prej 56 faqesh, shefi i Pentagonit konfirmoi se SHBA do ta mbrojë Kosovën dhe se NATO do të qëndrojë atje për aq sa të jetë e nevojshme.
“Kosova është shembulli më i mirë se çfare ndodh kur komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Amerika, angazhohet për të mbrojtur interesat dhe vlerat e saj”, pohon Mattis, i cili shton se përballë situatës së sigurisë në rajon KFOR-i është vendimtar në sigurimin e stabilitetit, e nuk do të rekomandonte reduktimin e trupave.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Gjenerali shprehu mbështetjen për dialogun Prishtinë-Beograd dhe pohoi se njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Ndërkaq edhe kryeministrja britanike Theresa May, gjatë takimit me presidentin Donald Trump, deklaroi se do të mbronin Kosovën bashkë me SHBA.

Kosova mirëpret komentet e sekretarit amerikan të mbrojtjes/

1 sekretari Mattiu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të shtunën se është i bindur që administrata e re amerikane do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, posaçërisht për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.Ai i bëri këto komente pas publikimit të një dokumenti, në të cilin Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, citohet të ketë thënë se prania e forcave të NATO-s mbetet thelbësore për sigurinë dhe qëndrueshmërinë në rajon. Gjatë seancës së konfirmimit të tij në senatin amerikan më 12 janar, ai citohet të ketë thënë se para çdo vendimi për shkurtimin e pranisë ushtarake amerikane në Kosovë, Forca e Sigurisë duhet të marrë mandatin për sigurinë dhe mbrojtjen territoriale.“Përshëndes qëndrimin e Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës zotit Mattis për Kosovën, për themelimin e Ushtrisë së Kosovës dhe qëndrimet në rajon. E kam theksuar edhe më herët se edhe nga kontaktet me administratën e re të SHBA-ve dhe Presidentit Trump, Kosova do të vazhdon të mbetet në fokus të thellë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një politikë të kujdesshme për konsolidimin dhe afirmimin e shtetit tonë, për thellimin e raporteve të posaçme dhe të përjetshme në mes të Kosovës dhe SHBA-ve prandaj këtë qëndrim e përshëndes fuqishëm dhe zotohemi në kryerjen e obligimeve tona kushtetuese, ligjore sipas normave dhe standardeve ndërkombëtare”, tha pesidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sekretari Mattis ka theksuar se Kosova është një shembull se çfarë ndodh kur komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, përkushtohet angazhohet për mbrojtjen e vlerave dhe interesave të tij.Ai i ka vlerësuar si thelbësore përpjekjet e Bashkimit Evropian për zhvillimin ekonomik dhe politik në Kosovë si dhe për qëndrueshmërinë e saj. Bashkimi Evropian ka theksuar ai, tashmë luan një rol të rëndësishëm në Kosovë duke ndërmjetësuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nëpërmjet dialogut Beograd-Prishtinë. Bisedimet lejojnë të dyja shtetet të përparojnë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me mirëkuptimin se njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të përmbyllet para anëtarësimit.Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Kosovën me praninë ushtarake dhe civile. Rreth 650 trupa amerikane vazhdojnë të shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s ndërsa Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka një bazë ushtarake amerikane.Roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të saj të Kosovës. Udhëheqës të institucioneve dhe partive politike shfaqin shpresën për vazhdimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për proceset e ardhshme politike në Kosovë përfshirë edhe ato të integrimeve euroatlantike.

Filed Under: Featured Tagged With: Sekretari Mattis, SHBA nuk ndryshon, strategji për Kosovën

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 69
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT