• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2017

Sigurimsi Porodini, prova qe kriminelet komuniste nuk pendohen

January 28, 2017 by dgreca

1 Filip GuraziuNga Filip Guraziu/Shoqata e Ish te Perndjekurve Politike te Shqiperise me qender ne Shkoder/

Shoqata e ish te perndjekurve politike te Shqiperise me qender ne Shkoder deshiron te beje me dije opinionin mbare shqiptar  se  denon ashper qendrimin kriminal-enverist dhe antishqiptar te Sekretarit te veteraneve te Lanç  O.Porodini, i cili ne nje takim me veteranet e Deges se Shkodres vjelli vrere kunder Kryengritjes Antikomuniste te Postribes.  Shtresa e ish te perndjekurve politike megjithse pesoi trajtimin me brutal  nga organet e diktatures qe aplikuan me fanatizem dhe egersi ‘luften imorale te klasave’  te   shoqeruara   me grabitjen e prones, shkaterrimin e  familjeve etj, megjithse te burgosurit politike u torturuan dhe u trajtuan si skllever  duke i detyruar te punojne ne kushte shnjerezore ne miniera, tharje kenetash, ndertim aeroporti, pallate etj,  asnjehere gjate viteve te demokracise  nuk kerkuan hakmarrje, por çdo gje ja besuan drejtesise se shtetit demokratik ne pritje te nje ‘pajtimi kombetar’  si baze morale e domosdoshme per te ndertuar nje shoqeri solide shqiptare, gje qe nuk u be dhe nuk ka gjasa te behet, pasi pergjegjesit e krimeve te diktatures ende nuk kerkojne te falur.

Shtojme se Shoqata respekton  me nderim te gjithe ato te rinje dhe te reja te cilet sakrifikuan jeten e tyre ne lufte kunder okupatorve per lirine e atedheut  ne vitet e luftes se dyte boterore  me idealin  e ndertimit  te nje rendi  demokratik ne Shqiperi , pra respekton dhe nderon anetaret e ndershem te organizates se veteraneve te Lanc, por ne te njejten kohe deshiron  te beje te qarte publikisht se denoncon   me force dhe  ashper  ato  personazhe ( pjestare te organizates se veteraneve) qe ne vitet e diktatures u bene vegla te terrorit komunist dhe masakruan vellezerit e tyre shqiptar duke qene drejtues ne institucionin  famekeq te diktatures; ‘Sigurimit i shtetit’) te cilet  vazhdojne perseri te propogandojne urrejtjen klasore, si Odise Mihal Porodini. Ne sot  demaskojme sjelljen antishqiptare te veteranit Odise Mihal Porodini, veteran sa per te thene, ose vetem sa  per te perfituar benefice nga statusi, pasi rezulton se ai “paska luftuar” ne moshen 13 vjeçare !   Ky person  me funksione te larta ne Sigurimin e Shtetit Enverist, deri Drejtor i Deges se Puneve te Brendshme, edhe pse kane kaluar 25 vite demokraci dhe enverizmi si dhe diktatura komuniste eshte demaskuar dhe vazhdon te demaskohet me dokumente arshivore dhe prova te pakontestueshme, ende sot ne moshen 87 vjeçare, ka ne zemren e tij urrejtjen per armikun e klases, pra urrejtje per vellezerit e tij shqiptar.  Ju duket çudi ?  Faktet flasin vete;  ne daten 29 Nentor 2016 gjate takimit qe  Organizata e Veteraneve te Lanç, Dega Shkoder, organizoi  ne perkujtim te dites se ashtuquajtur “ çlirim i Shqiperise” , sigurimsi  Porodini, gjeti rastin te shpalose urrejtjen e tij klasore enveriste kunder shkodraneve, ai  i cilesoi patriotet e Postribes  qe organizuan levizjen antikomuniste ne vitin 1946 dhe vdiqen per idealet  e lirise ( te njejta  ideale me keto qe po mburremi sot ne Shqiperi ) si  kriminele ordinere.

Ne i themi Odise Porodinit qe fjala ne Shkoder ishte plotesisht ne kundershtim me interesat e shqiptareve dhe i sherben vetem armiqve te shqiperise.  Sot me shume se kurre shqiptaret kane nevoje qe te jene te bashkuar kunder sfidave qe po perballet  Shqiperia. Po ashtu  i themi sigurimsit Odise Porodini dhe atyre qe e perkrahin, se kriminelet e popullit shqiptar jeni ju sigurimsat, veglat qorre dhe te pashpirte te diktatorit Enver Hoxha qe pushkatuat 6.600 persona, vrate ne kufi 10.000 te rinje,  burgoset 20.000 shqiptare dhe   internuat 60.000 te tjere…!  Kurse ti, me gjuhen e enverizmit, pra me gjuhen e krimit, kerkon te mbjellesh urrejtje klasore, turp per ty! Si nuk e  kupton more Odise Porodini se shoqeria shqiptare   nuk mund te funksionoje me e bazuar ne urrejtjen klasore politike?  A jeton  me te sotmen, apo je ne enderr? Ndegjo more, se je bere per tu dhembsur! Mblidhe veten, behu burre dhe mbaje per vete nostalgjine tende per “ kohen e ndritur te diktatures” ( ne se nuk mund te ndahesh prej saje ). Kuptoje nje here e mire se komunizmi se bashku me Enverin, Mehmetin & Company tashme eshte pjese e se kaluares tragjike qe vete Shqiptaret dhe historia e kane hedhur ne kazanin e plehrave. Lerja te rinjve qe te ndertojne te ardhmen e tyre larg mllefeve te kaluara politike  dhe mos ja veshtireso rrugen e perparimit drejte demokracise dhe Europes.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Filip Guraziu, kriminelet komuniste, nuk pendohen, prova qe, Sigurimsi Porodini

GEORGE ORWELL – PROFETI MË I MADH I SHEKULLIT XX

January 28, 2017 by dgreca

1 George OrwellNga  Xhelal Zejneli/XHORXH ORUELI (George Orwell, 1903-1950) lindi në Motihari të Bengalit. Vdiq në Londër. Emri i vërtetë i tij është Erik Artur Bler (Eric Arthur Blair). Është prozator anglez. Nga India, ku babanë e kishte nëpunës britanik, shkoi si bursist për shkollim në Angli. Pasi mbaroi Etonin, shërbeu në policinë koloniale të Birmanisë. Për këtë përvojë të vet, flet në romanin e tij të parë, me theks antiimperialist, Ditët birmaneze (Burmes Days, 1943). Pasi u end nëpër Paris dhe Londër, duke e mbajtur veten me punë të ndryshme, botoi shkrimet autobiografike Në pikë të hallit në Paris dhe Londër (Down and Out in Paris and London, 1933). Në prozën jofiktive Rruga e skelës në Vigan (The Road to Wigan Pier, 1937) pasqyron  nga pozitat majtiste, minierat e Anglisë veriperëndimore. Pason edhe një vepër tjetër autobiografike Në nder të Katalonjës (Hommage to Catalonia, 1938). Në të flet për përvojën e vet në Luftën qytetare të Spanjës.

Për punën e tij letrare të mëtejme ishte me rëndësi njohja me rolin e Partisë Komuniste në shërbim të politikanëve stalinistë, të cilët i zbatonin direktivat e Kominternës sipas udhëzimeve të politikës së jashtme sovjetike, pavarësisht nga interesat e punëtorëve dhe të lëvizjes antifashiste në prag të luftës në Evropë.

Këto ishin vepra realiste, me intonacion social, pa kurrfarë orientimi ideologjik dhe propagandistik. Megjithëkëtë, ato nuk patën ndonjë jehonë të madhe.

Mirëpo, dy romane që lindën pas bombardimit gjerman të Londrës, patën një jehonë të fuqishme. Në këtë kohë, Orueli punonte në BBC. Për mënyrën e paraqitjes së fytyrës së totalitarizmit në këto dy vepra, publiku pa në to mekanizmin e diktaturës sovjetike.

Njëra prej tyre është Ferma e kafshëve (Animal Farm,1943, botuar më 1945). Ky roman është një satirë alegorike e cila, me gjithë origjinalitetin e vet, na përkujton prozatorin anglez-irlandez Xhonatan Svift (Jonathan Sëift, Dublin, 1667 – Londër,1745) pseudonim i  Isaac Bickerstaff-it.

Romani tjetër është Një mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e katër (Nineteen Eighty-Four, 1949). Është botuar edhe në trajtën “1984“. Është roman politik me ide aktuale dhe me ngjarje të vendosura në një të ardhme të afërt. Është një pasqyrim plot neveri i një shoqërie në të cilën mbizotëron kontrolli absolut i veprimeve dhe i mendimeve njerëzore. Pararendëse e këtij romani, në frymën e traditës së distopive të mëdha (utopive negative) është vepra Bota e re e guximshme (Brave New World, 1932) e prozatorit dhe eseistit anglez Aldus Leonard Haksli (Aldous Leonard Huxley, 1894-1963).

Me gjuhën e përpiktë dhe të rëndomtë, romani “1984” me dekada ka qenë ndër veprat bashkëkohore më të lexuara.

Me analizën racionale që e zbaton në esetë letrare dhe në letrat me përmbajtje sociale kritike (The Collected Essays, Journalism and Letters, 1968) Orueli arrin në gjurmët e sistemit të barazisë të ngritur mbi vlera humane. Me një fjalë, Orueli nuk është vetëm kritikues i komunizmit, por edhe i sistemit kapitalist të manipulimit të njeriut si dhe kritikues i instrumentalizimit të tij.

*   *   *

Një mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e katër është roman shkencor-fantanstik. Në të pasqyrohet shoqëria totalitare futuriste. Për t’i mbajtur masat të nënshtruara, pushtetmbajtësit apo oligarkët i përdorin arritjet më bashkëkohore të teknologjisë dhe të psikologjisë. Protagonist i romanit është Uinston Smithi (Winston Smith), nëpunës i ulët në Ministrinë e së Vërtetës, i ngarkuar për propagandën e regjimit. Ai dëshpërohet nga jeta dhe tenton të bëjë kryengritje, gjë që përfundon me burgosjen dhe me torturimin e tij. Romani “1984” u bë jo vetëm vepra më e njohur e Oruelit, por edhe një prej veprave klasike të distopisë dhe një prej romaneve më me ndikim të shekullit XX. Orueli shpeshherë konsiderohet si një nga klasikët e letërsisë moderne. Vepra bazohet në përvojat e autorit që kanë të bëjnë me Luftën civile në Spanjë, përkatësisht me Luftën e Dytë Botërore dhe me ideologjinë e fashizmit dhe të komunizmit. Romani është kuptuar si paralajmërim për brezat e ardhshëm dhe ka shërbyer si inspirim për shumë krijues letrarë, filozofë dhe teoricienë politikë.  

Në vitin 1989, d.m.th. dyzet vjet pas botimit të parë, ky roman është përkthyer në 65 gjuhë të botës dhe është vepra më e përkthyer angleze në gjuhë të huaja. Disa fraza dhe shprehje të këtij romani, si p.sh. Vëllai i madh, kanë hyrë në shumë gjuhë të botës. Idetë që ndërlidhen me romanin, shpeshherë quhen orvelianiane.

Veprimi i romanit fillon në Londër më 4 prill të vitit 1984, në orën 13. Smithi nuk është i sigurt në është kjo datë e vërtetë, për arsye se regjimi vazhdimisht manipulon me historinë. Ai e lexon librin Teoria dhe praktika e kolektivizimit oligarkik të shkruar nga rebeli Emanuel Golldshtajn. Në saje të këtij libri ai e paraqet historinë e përafërt të botës në të cilën zhvillohet veprimi. Implikohet se paraprakisht ka ndodhur një luftë bërthamore. Pas kësaj ka shpërthyer lufta qytetare, që në fund Partia të ngadhënjejë dhe të vendosë rendin që i përgjigjet asaj.

Shoqëria në romanin “1984” është e ndarë në mënyrë rigoroze në tri klasa. Pjesa më e madhe (85%) përbëhet nga klasa e ulët apo nga proletarët të cilët jetojnë në varfëri, kryejnë punë fizike dhe nuk kanë kurrfarë arsimimi, por në anën tjetër, gëzojnë njëfarë lirie “për të jetuar si kafshë”. Klasa e mesme përbëhet prej anëtarëve të Partisë së Jashtme të cilët ushtrojnë punë intelektuale ose burokratike. Këta jetojnë kryesisht në banesa shtetërore dhe janë objekt i represionit të ashpër. Klasa e lartë (rreth 2%) përbëhet nga Partia e Brendshme, anëtarët e së cilës jetojnë në luks dhe i kanë skllevërit e vet.

Për ta shkruar këtë vepër, Orueli është frymëzuar nga burime të ndryshme, por më së tepërmi nga tendenca totalitare e BRSS-së dhe e Rajhut të Tretë. Deklarata “2+2 =5” e cila aplikohet gjatë torturimit të Uinston Smithit gjatë hetimeve, ka qenë slogan i partisë bolshevike për planin e dytë pesëvjeçar. Ky slogan duhej t’i trimëronte njerëzit për ta plotësuar planin pesëvjeçar vetëm për katër vjet. Slogani ka qenë i ngjitur nëpër ndërtesat e Moskës, në panelet e reklamave si dhe në objekte të tjera.

Bota në romanin ”1984” është e ndarë në tri superfuqi. Kjo bazohet pjesërisht në Konferencën e Teheranit të vitit 1944. Isak Dojçeri (Isaac Deutscher), bashkëpunëtor i Observerit, thotë se Orueli ka qenë i bindur se me këtë konferencë “Stalini, Çerçili dhe Ruzvelti, me vetëdije kanë vendosur për ta ndarë botën”.

Winston Smithi ka pasur për detyrë të bëjë revidimin e historisë si dhe përjashtimin, largimin apo flakjen nga arkivat historikë të “jo-personave” të cilët regjimi nuk i duron më. Kjo nënkupton një paralele me metodat e Stalinit për “fshirjen” e personave të padëshiruar nga fotografitë, nga librat dhe nga revistat. Shembull i njohur është fotografia e Stalinit me Jezhovin. Me t’u bërë i padëshiruar në BRSS, Jezhovi likuidohet dhe shlyhet nga fotografia me Stalinin.

Një prej temave kryesore të veprës është censura, sidomos në Ministrinë e së Vërtetës ku fotografitë retushohen, ndërsa arkivat publikë ndryshohen që t’i heqin qafe “jo- personat“ e papërshtatshëm, njerëzit të cilët Partia ka vendosur t’i flakë dhe t’i fshijë nga historia.

Në tele-ekrane tregohen shifrat e rrejshme dhe të stërmadhuara të ekonomisë e cila vazhdimisht “shënon rritje“. Tregohet edhe standardi i jetesës – gjithnjë më i mirë, edhe pse në realitet qytetarët jetojnë keq e më keq, saqë mungojnë edhe artikujt ushqimorë më elementarë.

Vazhdimisht jepen raporte për fitoret e mëdha në frontet e luftës, ndonëse qëllimin e fundit të luftës askush nuk e di. Nuk dihet as armiku kundër të cilit zhvillohet lufta. Kemi një armik të papërcaktuar. Por, asnjë prej qytetarëve nuk ka mundësi t’i verifikojë informatat, për arsye se Partia i kontrollon të gjitha mediumet. Vetë Orueli ka thënë: “Qysh si i ri kam konstatuar se asnjë ngjarje nuk publikohet objektivisht në gazeta.“

*   *   *

Për romanin “1984“ janë shkruar recensione të shumta. Më 12.06.1949 New York Times shkruan: “James Joyce, në figurën e Stephen Dedalusit, e ka bërë ndarjen tanimë të famshme midis artit statik dhe kinetik. Vepra e madhe është statike për nga efekti i vet: ekziston në vetvete, nuk kërkon asgjë jashtë vetes. Vepra artistike kinetike ekziston për të kërkuar: nuk kënaqet kurrë, por kërkon me ngulm, ose neveritje ose dëshirë të madhe për ta realizuar rolin e vet. Romani “1984” i Oruelit është një realizim i madh i artit kinetik. Asnjë vepër e këtij brezi nuk ka krijuar dëshirë aq të madhe për liri dhe neveri aq të thellë ndaj tiranisë.“

Romani “1984“ ka pasur dhe vazhdon të ketë jehonë dhe ndikim të jashtëzakonshëm. Sot e kësaj dite, kudo vërehen grafitë në të cilët shkruan: “Vëllai i madh të vështron”. Konceptet e Vëllait të madh, janë bërë fraza të shpeshta me të cilat individi i kundërvihet  rrezikut që i vjen prej autoriteteve totalitare. Orueli vazhdimisht identifikohet me vitin 1984, saqë asteroidi 11020 që e zbuloi Antonin Markosi në korrik të atij viti, u quajt “Oruel”. Po atë vit u transmetua edhe reklama televizive 1984 me të cilën kompania Apple Inc. ia paraqiti publikut kompjuterin e vet personal Macintosh. Është xhiruar edhe si film artistik i shkurtër në regji të Ridley Scott-it dhe i inspiruar nga romani i famshëm i Oruelit.

Nga fundi viteve ‘70 të shekullit XX, e sidomos në periudhën pranë viti 1984 kemi një hiper inflacion të përdorimit të këtij romani për të përshkruar ngjarje të ndryshme: pushtimi i Afganistanit nga forcat ushtarake të Bashkimit Sovjetik, kriza e pengjeve në Iran, politizimi i lojërave olimpike në vitin 1980 dhe 1984, vendosja e orës policore në Poloni dhe në Filipine, implikimi i ShBA-së në konfliktin e Libanit dhe në Nikaragua, rizgjedhja e Ronald Reganit për president të ShBA-së nga fundi i vitit 1984. Të gjitha këto ngjarje shpjegoheshin në konotacionin oruelian.

Romani “1984“  aktualizohet edhe sot me rastin e zgjedhjes së Donald Trumpit për president të ShBA-së.

Referenca të temave, të koncepteve dhe të detajeve nga romani i Oruelit, shpesh janë paraqitur edhe në pop-kulturë, sidomos në pop-muzikë dhe në mediume. Këtu bën pjesë edhe emisioni televiziv reality Big Brother, në të cilin një grup njerëzish jetojnë bashkërisht në një shtëpi të madhe, të izoluar nga bota, të mbikëqyrur vazhdimisht nga kamerat.

Romani “1984“ është adaptuar edhe në film në të cilin rolin e Winston Smithit e luan aktori John Hard.

Në vitin 2005, revista Times, romanin “1984“ e përfshiu në listën e 100 romaneve më të mira të shkruara në gjuhën angleze që nga viti 1923. Sipas hulumtimeve të 500 profesorëve britanikë të kryera në vitin 2013, ku është kërkuar prej studentëve të numërojnë veprat letrare më të çmuara, romani “1984“ i Oruelit, është radhitur në vendin e gjashtë.  Vepra e Oruellit ka vlera universale dhe mesazhe humane.Në kohën e gënjeshtrave universale, ta thuash të vërtetën është akt revolucionar. (George Orwell).

       

Filed Under: ESSE, LETERSI Tagged With: – PROFETI MË, GEORGE ORWELL, I MADH I SHEKULLIT XX, Xhelal Zejneli

Kuvend kombëtar me të përndjekurit politikë- A DO TE DENOHET ENVER HOXHA?

January 28, 2017 by dgreca

*A do të kërkojnë rishikimin e datave simbol të sistemit komunist që shënojnë instalimin e diktaturës komuniste në Shqipëri?/

*A do të kërkojnë bërjen publike të  gjitha dokumentave që dëshmojnë krimet komuniste?/              *A do të kërkojnë hapjen e dosjeve të ish-bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit?/

*A do të kërkojnë heqjen nga të gjitha funksionet qe kanë sot në nomenklaturën/  shtetërore ish- prokurorët, ish-gjykatësit dhe ish-drejtuesit e lartë të organeve të diktaturës?/                                    *A do të kërkojnë gjetjen dhe rivarrosjen e gati pesëmijë të rënëve për liri dhe demokraci, kundër diktaturës së egër komuniste?/

Deklarate për shtyp*

Këto ditë  një lajm i bujshëm po qarkullon në vendin tonë. Më datën 28 janar në sallën kryesore të Pallatit të Kongreseve do t’u organizoka një kuvend kombëtar me të  përndjekurit politikë ku do të shpallet edhe një parti e tyre dhe sipas të dhënave, organizatori i saj do të jetë ish-anëtari i komisionit të posaçëm të Partisë Socialiste për hartimin e programit të kësaj partie dhe drejtori aktual i Institutit të Integrimit të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola. Organizimi i një kuvendi të tillë në një sallë të tillë kushton disa miljona lekë  që  organizatori i saj ia di burimin dhe ai është Partia Socialiste që e sponsorizon                                                                                          Per  cilët  të   përndjekur  e  quan   veten    përfaqësues  të    tyre personi i mësipërm?  Të përndjekurit politikë jo   të   gjithë  kanë të njejtin ideal. Midis tyre ka të djathtë dhe të majtë, ka demokratë, republikanë, liberalë, ballistë, monarkistë, socialist, social-demokratë, madje edhe komunistë. Një pjesë e tyre kanë patur idealin e Shqipërisë  Etnike dhe janë sakrifikuar për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi ndërsa të tjerë idealin komunist por që përfunduan në burg apo interninm për ndonjë tekë apo mosmarrëveshje jo parimore me idhullin e tyre diktator. Madje ka patur edhe nga ata të dënuar ordinerë që vidhnin apo kryenin veprime incesti me familjarët e tyre dhe regjimi totalitar, për t’i dënuar më tepër, u shtonte edhe akuzat politike për agjitacion dhe propagandë apo tentativë arratisjeje, si dhe të tjerë që u thyen dhe u vunë në shërbim të nomenklaturës së kuqe duke spiunuar deri edhe shokët e tyre Atëherë prej cilës prej këtyre shtresave të përndjekurish do përbëhet partia  e tij? Mos vallë me këto të fundit? Do të jetë një parti e djathtë apo e majtë? Cilët do të jenë aleatët e saj? Në rast se do e quajnë veten parti të djathtë, mos do të hyjnë në aleancë me Partinë Socialiste dhe aleatët e saj komunistë ashtu si ati i tij, Kurt Kola, që  me partinë “Rruga e lirisë” u bë pjesë e kësaj aleance?

Lidhur me sa më sipër neve na lindin këto pyetje:

A do të kërkojnë dënimin e diktatorit Enver Hoxha?

A do të kërkojnë rishikimin e datave simbol të sistemit komunist që shënojnë instalimin e diktaturës komuniste në Shqipëri?

A do të kërkojnë bërjen publike të  gjitha dokumentave që dëshmojnë krimet komuniste?

A do të kërkojnë hapjen e dosjeve të ish-bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit?

A do të kërkojnë heqjen nga të gjitha funksionet qe kanë sot në nomenklaturën  shtetërore ish- prokurorët, ish-gjykatësit dhe ish-drejtuesit e lartë të organeve të diktaturës?

A do të kërkojnë gjetjen dhe rivarrosjen e gati pesëmijë të rënëve për liri dhe demokraci, kundër diktaturës së egër komuniste?

A do të kërkojnë rishikimin e librave shkollore, rikthimin në muze të burgjeve  politike, si dhe ngritjen e memorialeve në nderim të shqiptarëve të rënë për liri dhe demokraci?

A do të kërkojnë organizimin e një konference kombëtare me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave të të persekutuarve si dhe të ekspertëve të OJQ-ve,  për krimet e kryera nga regjimet totalitare?

Ne kemi bindjen se, duke u nisur nga veprimet e tij të deritanishme nuk do të ketë kurajon të kërkojë një gjë të tillë. Po mundët na ktheni përgjigjen tuaj për të gjitha këto pyetje.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë të përndjekurve politikë, të mos marrin pjesë në këtë lëvizje sharlatanësh pasi ajo është kuvendi i hipokritëve, është kuvendi i  servilëve të regjimit të perënduar komunist dhe sundimtarëve të sotëm, që nuk kanë asnjë lidhje me të përndjekurit politikë të vërtetë. U bëjmë thirrje të mos bini pre e manevrave të ulta politike të ideatorit të kësaj lëvizje të re, Kryeministrit Rama, që ka si qëllim përçarjen e të përndjekurve politikë të vendit gjë që nuk do të mund ta realizojë kurrë.

*Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve      Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit

Politikë Demokratë të Shqipërisë                      të Përndjekurve Politikë

 

Shoqata e të Përndjekurve Politikë Shkodër(Titulli i Diellit, foto-arkiv)

Filed Under: Komente Tagged With: A DO TE DENOHET, Enver Hoxha, Kuvend kombëtar me të përndjekurit politikë-, reshat kripa

PESE PROVERBAT

January 28, 2017 by dgreca

Pese Proverba nga Jakov Sollomoni/

1- Kush ben per vehte ,ben sa per tre .
2- Kush e merr shtruar –shkon larg —
kush nxiton ,shkon drejt vdekjes .
3- Miqte e tu ,jane pasqyra jote .
4- Gjithe ato qe cukisin –jane te ngjashem .
5-Te menduarit gjate –eshte nje vrime ne uje .

Filed Under: Kulture Tagged With: nga Jakov Sollomoni, Pese Proverba

KOSOVA në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

January 27, 2017 by dgreca

Kosova, akreditim nga APKE me status të përhershëm/3 Kosova PE

2 Kosva PE

-Delegacioni i Kuvendit Kosovës në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës/

1 Kosova PE

PRISHTINË, 27 Janar 2017-B.Jashari/ Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i përbërë nga kryetari i delegacionit të përhershëm, Xhavit Haliti, dhe anëtarët Aida Derguti e Slobodan Petroviç, është duke marr pjesë në punimet e Sesionit të Parë të rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) në Strasburg, e cila është duke zhvilluar punimet  nga 23 deri 27 janar.Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës, për herë të parë është akredituar nga APKE me status të përhershëm, pjesëmarrësit e delegacionit nga Kuvendi i Kosovës janë pajisur me kartela identifikuese të APKE-së dhe tani posedojnë edhe zyrë si çdo delegacion tjetër anëtar në APKE. Bazuar në  Rezolutën 2094 të vitit 2016, Kuvendit të Kosovës i është ofruar e drejta që të përfaqësohet me delegacion në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në ditët e ardhshme, Byroja e APKE-së do të miratojë të drejtat e delegacionit  të Kuvendit të Kosovës në APKE.Delegacioni i Kuvendit te Kosovës, i ftuar nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit, Pedro Agramunt, ka zhvilluar një takim, në të cilin është njoftuar me mundësitë që do të ketë për të funksionuar i barabartë me delegacionet tjera në APKE.Po ashtu, me ftesë nga Delegacioni përfaqësues i Gjermanisë, delegacioni i Kuvendit të Kosovës ka zhvilluar një takim, në të cilin  temë e diskutimit ishin të drejtat e delegacionit  përfaqësues të Kosovës në APKE. Delegacioni gjerman nën udhëheqjen e Axel E. Fischer, i cili është edhe nënkryetar i APKE-së, uroi delegacionin përfaqësues të Kosovës për arritjet në APKE dhe shprehu mbështetjen e delegacionit të Gjermanisë në procesin e anëtarësimit të Kuvendit të Kosovës në APKE. Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës ka takuar edhe përfaqësuesen nga shteti i Luksemburgut, ish-kryetare e APKE-së (2014-2016), Anne Brasseur, e cila, po ashtu ka uruar për punën e madhe dhe për arritjet në procesin e përfaqësimit në APKE. Brasser bëri të ditur se do të vizitojë Kosovën në shkurt, me ç‘rast do të merr pjesë në Samitin e kryetareve të komisioneve për punë të jashtme, e  që do të mbahet në Prishtinë. Po ashtu, Brasseur ka shprehur përkrahjen e plotë të Luksemburgut në procesin e dhënies së të  drejtave që kanë edhe delegacionet tjera në APKE.Lidhur me këtë, gjatë takimit u theksua nevoja që kjo çështje të diskutohet dhe miratohet, mundësisht me konsensus, në Byronë e APKE-së gjatë sesionit të saj.Njoftohet se,  delegacioni i Serbisë është i angazhuar që nëpërmjet lobimit  brenda Këshillit të Evropës të pengoj të drejtën legjitime të miratuar nga APKE, që në sallën e Asamblesë delegacioni i Kosovës të ketë të drejtën e barabartë, sikurse e parasheh rezoluta 2094 (2016), neni 13, që delegacioni i Kosovës të ketë të drejtën e fjalës dhe ulësen në APKE.Delegacioni i Kosovës ka fituar të drejtën e fjalës në të gjitha komisionet dhe nen-komisionet, si delegacion me të drejta të plota në APKE.

Filed Under: Komente Tagged With: kosova, në punimet e Asamblesë Parlamentare, të Evropës/, të Këshillit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 69
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT