• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2017

Fjala e ditës:BERISHA

January 26, 2017 by dgreca

2-lindita-komani

NGA LINDITA KOMANI/

Intervista e sotshme e Berishës në Syri.net e tregon qartë se qëllimi i kryesor i heqjes së tij nga pushteti në 2013 përmes një koalicioni që u pagëzua me praninë e Tadic, ishte pikërisht zhbërja e Kosovës. Fatkeqësisht gjithë sa ka ndodhur me trenin e të tjera para tij e sa ndoshta do të ndodhë, janë prova të asaj që kush ka sadopak ndjeshmëri politike e një sixth sense të lindur pikërisht për këtë temë, e ka kuptuar që në 2013. Dhe tani është trishtim i madh kur e mendoj se sa njerëz me mend që njoh nga Kosova e kanë bërë atë gabim që kanë punuar me influencën e tyre në nivel ndërkombëtar, pikërisht për ta larguar Berishën nga pushteti duke investuar te Rama e pasardhësi i tij sepse i kanë quajtur e ardhmja më e mirë edhe për Kosovën si e tillë, më vete ose bashkë me Shqipërinë. Trishtim për një arsye kryesore, sepse asnjëherë nuk e kanë njohur me themel Shqipërinë dhe klasën politike të dalë nga komunizmi, sepse kanë marrë informacione për këtë nga njerëzit e gabuar që iu kanë fryrë në vesh gjithmonë informacionet e gabuara, mllefet e gabuara, urrejtjet e gabuara, barrat e gabuara. Koka bën, koka pëson. Dhe kjo koka jonë shqiptare mësoka vetëm e vetëm duke pësuar.

LEXOJE TE PLOTE INTERVISTEN

***

EKSKLUZIVE/ Berisha: Aneksimi i Mitrovicës fut kombin në luftë. Donald Trump interesi i shqiptarëve

auto_sali_berisha_fakt_31485468090

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë të dhënë për emisionin FAKT në SYRI.net, për gazetarin Çim Peka, është shprehur se nëse Serbia tenton të marrë Mitrovicën, atëherë i gjithë kombi shqiptar është në luftë, bashkë me Shqipërinë.

Duke folur për zgjedhjen e Donald Trump, Berisha u shpreh se ai do ta mbështesë kombin shqiptar, për shkak se ky është një popull pro amerikan.

MË POSHTË INTERVISTA E PLOTË E ISH-KRYEMINISTRIT SALI BERISHA PËR GAZETARIN ÇIM PEKA:

Çim Peka: Zoti Berisha përshëndetje,  të falënderoj sërish që jeni në Fakt.

Sali Berisha: Kënaqësia është e imja, ju përshëndes përzemërsisht.

Peka: Ju falënderoj. Po e fillojmë me atë që konsiderohet si lajmi i vitit. Në fakt e gjithë bota është tronditur nga fitorja e Donald Trump. Po le të flasim për atë që na shqetëson ne. Këto ditë pas inaugurimit dhe marrjes së detyrës, ka një shqetësim në mënyrë të veçantë nga mediat kosovare mbi një afrimitet të mundshëm të tij me presidentin rus Putin. A ndihen shqiptarët të rrezikuar në gjykimin tuaj?

Berisha: Së pari dua të theksoj se nuk është lajmi i vitit, por është lajmi i shekullit. Inaugurimi i tij është inaugurimi i shekullit.  Për një sërë arsyesh. Së pari, i kundërshtuar në mënyrë të fuqishme nga të gjitha shtyllat e tjera të pushtetit, të vendit më të fuqishëm në botë dhe jashtë çdo parashikimi ai u ul më 20 janar në karrigen e njeriut më të fuqishëm të globit dhe planetit. Në këtë kontekst nuk ka dyshim që ai arriti këtu si udhëheqës, si lider i lëvizjes më të fuqishme revolucionare paqësore ndoshta të historisë së njerëzimit, aq sa janë të mëdha dhe të rëndësishme Shtetet e Bashkuara. Donald Trump u bë president si frymëzues dhe nuk u bë president si shtetar, si njeri i eksperiencës shtetare. Nuk u bë president si një hero i kësaj apo asaj lufte. Donald Trump u bë president si frymëzues i lëvizjes më të fuqishme që ka njohur SHBA-ja dhe bota. Kjo lëvizje e cila ka segmentet e saj të fuqishme në Europë, është ajo që nxori Britaninë nga BE, është kjo lëvizje që dërgoi Matteo Renzin në shtëpi.

Peka: Gjykata Kushtetuese sapo ka marrë një vendim që zgjedhjet mund të mbahen që në këtë moment.

Berisha: Nuk arrij t’i kuptoj miqtë e mi në Itali që sa herë do të shkojnë në zgjedhje do të ndryshojnë ligjin. Atë ligj të mirë e kanë, vend demokratik Italia, bën zgjedhje. Pra është kjo lëvizja që solli Donald Trump.

Peka: Pasojat e kësaj lëvizje për shqiptarët zoti Berisha?

Berisha: Dakord, po vetëm në një moment dua të ndalem, kundrejt përpjekjes së gjithanshme për demonizimin e saj. Unë nuk besoj se vlerat janë të kërcënuara. E kërcënuar në mënyrë serioze është statuskuoja e stablishmentit të sotëm. A besoj unë se ka një dëmtim, do ketë një dëmtim, një rënie të interesave amerikane për shqiptarët? Jo. Trump tha: America the firts! Amerika e para! Ç’ka do të thotë interesi amerikan i pari. Kam bindjen më të madhe se një komb pro-amerikan si shqiptarët, nuk mund të mos jetë një interes i presidencës së Trump. Nëse Trump, deklaron se unë do t’iu zgjidh një sërë problemesh me Putin, qëndrimet e mija ndaj Putin unë i kam të shprehura dhe nuk i lëvis. Më kujtohet vite më parë kur u zgjodh George Bush , europianët me një lloj zhvlerësimi filluan të flasin për presidentin kaubojs dhe jo vetëm kaq por pak më keq. Filluan të kundërshtojnë Amerikën me pretekstin se kështu nuk do Putin, apo këtu na zemërohet Putin, apo nuk kemi pse të irritojmë Putin. George Bush bëri një lëvizje, i lëshoi të gjithë përtokë, në një takim në Lubjanë me Putin. Pasi u takua me Vladimir Putin, filluan të kuptojnë se ky president, ka vlerat e lirisë si axhendën e tij kryesore dhe nuk e kanë këta kritikë, lirinë më çmuese se ai që drejtonte SHBA dhe nuk besoj unë që liria do vuaj nga Donald Trump. Ka një gjë, një moment. Cili do ishte në vlerësimin tim misioni i të gjitha misioneve të Donald Trump? Bllokimi i deindustrializimit të botës perëndimore. Cili është zhvillimi më negativ që po e bren sot perëndimin dhe botën perëndimore? Është fenomeni i deindustrializimit i pranuar universalisht nga të gjithë por që deri sot asnjë nuk guxon t’i dal në ballë e as ta ndalojë. Unë për informacion, 7 vjet më parë në samitin e Partive Popullore Evropiane, Silvio Berluskoni,  në një fjalim do ta quaja nga më të rëndësishmit që kam dëgjuar, kërkon që të krijohet një komision për të studiuar si të përballemi me Kinën. I tha audiencës se disbalanca tregtare mes Italisë dhe Kinës ka arritur në 80%. Tani, nga ajo ditë e deri më sot, lider i botës që të ketë lëvizur një gjë për të frenuar këtë, nuk ka. Po ju kujtoj një moment. Në kulmin e krizës së suprimeve kam qenë në Dallas dhe po ju them një gjë. Meqenëse amerikanët ishin shkaku, nga establishmenti nuk erdhi njeri direkt, por edhi Bill Clinton. Ai i tha audiencës: Amerika është shkaku i krizës.  Se Amerika ishte shkaku i krizës financiare. Bëri një analizë: Ku u katandisëm me këtë politikë tha. Sot ekonomia amerikane ka vetëm 3 shtylla: ndërtimi që falimentoi nga suprimet, financat që janë të sëmura dhe shërbimet. Sepse u deindustrializua. Për fat të keq , miku im i madh nuk e kishte ilaçin që duhej. Ai i bëri thirrje Kinës, që mund të ishte një nga shkaqet. Na bli më shumë bono thesari që të blejmë më shumë mallra. Kjo ishte deindustrializim. Ndaj të presim dhe të shohim.

Peka: Për ju Donald Trump është një frymëzues. Tashmë është e qartë se fitoi kundër establishmentit.  Nuk ka ndodhur në një ceremoni inaugurimi që presidenti i SHBA-së, që presidenti i zgjedhur të mbajë një fjalim kundër të gjithë atyre që kishte ftuar dhe pro popullit.

Berisha: Sepse ai nuk ishte njëri prej tyre.

Peka: Në 25 vite, figura kryesore në Shqipëri është Sali Berisha që konsiderohet establishment. Si ka mundësi që figura kryesore e establishmentit në Shqipëri, frymëzohet nga Donald Trump dhe është kundër establishmentit të shtyllave politike të SHBA-së?

Berisha: Jo unë nuk jam, por unë të them absolutisht nuk jam kundër, por çfarë kam patur? Unë e kam ndjek me shumë keqardhje reagimin ndaj fitores së tij. Ne i kemi miq ata, por një reagim jo i drejtë. Fitoi, tani të përpiqesh dhe të shtrigëzosh një fitore që e dha populli yt, atëherë del jashtë dimensionit. Del jashtë dimensionit tënd, mendon se je shumë më tepër nga ç’je. Me këtë unë nuk kam qenë absolutisht dakort. Dhe po të më pyesësh mua se cili do jetë rezultati i presidentit Trump, unë nuk mund të them. Unë thashë, nëse Trump arri atë guxim, se për deindustrializim kanë folur të gjithë. Po hapa, çfarë po bën ky? Po ecën si luan, si lider.

Peka: Zoti Berisha, në qoftë se kanë pasur aleat shqiptarët, kanë pasur SHBA-në. Pak më parë thatë se Donald Trump, frymëzoi dhe fitoi kundër të gjithë shtyllave të politikës amerikane. Por aleat i shqiptarëve deri tani kanë qenë shtyllat e politikës amerikane. Personi që fitoi kundër shtyllave, a mund ta rrezikojë mbështetjen që shqiptarët kanë patur pa kufi nga ky komb, nga këto shtylla?

Berisha: Unë mendoj se tek shtylla Trump, shqiptarët kanë miq të shkëlqyer. Shiko si jemi ne, ne jemi shumë interesant si popull. Nuk jemi një vend i rëndësishëm, nuk kemi ndonjë peshë të madhe. Por një gjë e kemi: Nuk besoj të ketë vend tjetër me miq të shumtë për frymë dhe për kokë saç kemi ne shqiptarët. Në administratën aktuale ne kemi miq të shkëlqyer.

Peka: A keni ju miq në administratën aktuale?

Berisha: Pa diskutim, miq edhe të shkëlqyer, por jo vetëm unë, ka Shqipëria. Të themi një gjë: Ekipin që ky, ta themi në thonjëza, i panjohur për politikën, se në botën e tij ky ka qenë star dhe super star. Ekipin që ky soli është ekipi i gjigantëve, në të gjitha aspektet. Unë besoj që në Shtëpinë e Bardhë të jetë ulur një ekip kollosësh, kollosë suksesi, i përbërë nga një , gjenerali që mori Pentagonin është gjenerali më i respektuar në historinë e pas luftës së SHBA, Matis e të tjerë me radhë. Kongresmeni Pompeu, që mori CIA, nuk është gjeneral, por është Ëestpoint, është Harvard, është Kongres. Ky ka sjellë me vete në grup gjigantësh suksesi, me të cilët nuk besoj kurrë që do preken vlerat, do zgjerojnë dhe do lartësojnë vlera.

Peka: A ka patur Sali Berisha, komunikim apo mesazh me ndonjë anëtar i administratës së Trump, pas fitores.

Berisha: Kam patur. Unë kam miq në të gjitha antat, natyrisht më shumë republikanë. Nuk shkova sepse kam qenë një herë. Eksperienca është e jashtëzakonshme. Ata që se kanë ndjekur, është humbje, por për të dytën, nuk përbën një risi. Ne kemi miq aty, në administratë, do kemi dhe miq të tjerë se janë duke u plotësuar vendet.

Peka: Zoti Berisha, opozita e djathtë shqiptare mund të ketë dhe gjasat janë se ka shumë miq në administratën e  Trump, por kombi shqiptar a ka miq në administratën e Trump. Kombi shqiptar, se interesat e shqiptarëve, aleat më të mëdhenj dhe lobimin më të madh prej amerikanëve e ka patur.

Berisha: Edhe do ta ketë. Jam shumë i sigurtë. Nuk është rastësore, është mbi bazën e një qëndrimi.

Peka: Analistë të njohur jo vetëm në Amerikë por edhe në Europë, po flasin për takimin Trump-Putin, madje po aludohet edhe për vendin që është i njëjtë me atë ku është takuar Regan me Gorbaçov. Po aludohet se Trump është prej atyre personazheve politike që e ndan botën në tavolinë. Lëvizjet e fundit në Kosovë janë shqetësuese, për të mos thënë të frikshme. A mendoni se Kosova është e kërcënuar nga Trump.

Berisha: Absolutisht jo. Kosova nuk është e kërcënuar nga Trump. Ai është personi që ka mbështetur formën më efiçente të ndërhyrjes në Kosovë, ndërhyrjen e armatosur. Trump ka mbështetur në pozicionin që ka qenë ndërhyrjen me forca të armatosura. Forca tokësore. Kjo ishte mbështetja më ekstreme që mund t’i jepej Kosovës. Dhe nuk ka, nuk besoj në këtë Jaltë të re sepse ajo ishte një zhvillim pas një lufte me lumenj gjaku dhe miliona viktima. Kjo është një situatë krejtësisht tjetër. Ajo çka është e vërtetë është se Trump, mund të ketë një qëllim pak të veçantë ndaj BE. Duhet të jemi të hapur se qëndrimin më të papërshtatshëm ndaj BE e kanë vetë anëtarët e BE. Çfarë mund t’i thonë Trump, kur ta zëmë e tha që është shndërruar në një klub gjerman kur ka vite që europianët, bërtasin jo një Europë gjermane. Angela Merkel para 4 vitesh me atë ultësinë  e saj u tha evropianëve të saj: nuk ekziston identiteti evropian, më thoni cili është. Ka identitet gjerman, anglez, francez, italian dhe tani thonë duhet luftuar për një Gjermani evropiane. Të nxjerrim Gjermaninë nga karakteri i saj gjermanik. Po pse do ta nxjerrësh Gjermaninë nga karakteri i saj. Energjia e saj po ndërton. Energji e saj as në Europën e pas luftës, energjia gjermane jo vetëm rindërtoi Gjermaninë por kontribuoi në ndërtimin e  Evropës ish komuniste e me radhë. Nëse e bën një temë të përditshme, Gjermani europiane dhe jo Europë gjermane, ka të drejtë ai, ky është një klub gjerman.

Peka: Pas Brexit dhe fitores së Trump, pas këtyre raporteve ndërmjet Trump dhe BE. Pas vet situatës në Be, a ju duket se rruga e Shqipërisë drej BE është një rrugë virtuale, rruga drejt një vendi që nuk ekziston?

Berisha: Rruga e Shqipërisë drejt BE është rruga drejt standardeve. Është e vlefshme ta ndjekësh deri në orën e fundit. Cili do të jetë fati i BE? Angela Merkel që është dhe udhëheqësi kryesor u shpreh 2 muaj më parë që është në gjendje kritike pas Brexit. E vërteta është që zgjedhjet në Itali e çuan përtej kritikës. Ka shumë mundësi që Grillo, edhe Grillo është anti euro. Makroni, ministri i Ekonomisë së Francës socialiste, një nga kandidatët kryesorë të së majtës edhe ai në Berlin, sulme bubullimë kundër Gjermanisë se po përfiton ajo. Gjermania është zhvilluar e ka faktuar historia. Në sajë të energjisë së saj, nuk është zhvilluar në sajë të sistemit kolonial që ka patur. Ose ta ketë patur levë kryesore, jo. Ka patur fatkeqësinë që ka shkatërruar, por tani që është kthyer në një energji ndërtuese, Gjermania nuk ka asnjë lloj problemi për t’i gjermanizuar francezët, apo italianët. Jo absolutisht sepse nuk gjermanizohen. Në këtë kontekst nuk është e sigurt e ardhmja. Mund të themi që Italia mund të dalë nga Euro. Ose do të shkojë drejt një federate, ose organizate të tregut të lirë.

Peka: Të kthehemi tek halli jonë, Kosova. Ngjarjet e javëve të fundit janë vërtet shqetësuese dhe ngjarjet që lidhen pak ditë para inaugurimit të Trump. Serbët morën guxim, pak nga perceptimi i asaj se çfarë po thuhej mbi raportet Trump-Putin, serbët morën guxim dhe de fakto tentuan ta aneksojnë Mitrovicën sepse treni ishte motiv. A mendoni se ky rrezik kapërceu?

Berisha: Jo nuk ka kapërcyer dhe ky rrezik ekziston. Mendoj se në këtë rrezik përgjegjësia e parë dhe kryesore u përket shqiptarëve. Po marr Tiranën zyrtare.

Peka: Shqiptarë, keni parasysh Tiranën apo edhe Prishtinën?

Berisha: Po flas për të dyja. Është shumë kollaj se ne e kemi këtë në Ballkan, që çdo gjë do tua hedhi të tjerëve. Vetë janë të larë dhe të pafajshëm për asgjë, çka nuk është kurrë e vërtetë. Përgjegjësitë kryesore janë gjithmonë të prekshme. Politika e Tiranë: Një ndryshim thelbësor në favor të Beogradit. Në dëm thelbësor të udhëheqjes politike të Prishtinës.

Peka: Ku e shikoni këtë Zoti Berisha?

Berisha: Sigurisht, në qoftë se ti që nuk ke asnjë problem bilateral, madhor të pazgjidhur me Beogradin, përveç problemeve që ka Kosova, shkon dhe bëhesh protagonist dhe kapërcen mbi Prishtinën dhe paraqet udhëheqjen e Beogradit ashtu sikur nuk janë, ky është shërbimi i parë i madh moral që u bën por nuk është vetëm kaq. Do t’u rrëfej një gjë interesante. Para nja 5 vitesh më vjen një mesazh nga Departamenti i Shtetit, direkt nga Sekretarja e Shtetit dhe më kërkon: A mund të bësh një deklaratë,për të mbështetu-ishin bisedimet të nesërmen në Bruksel.. a mund të bësh një deklaratë më thotë? Jo i thashë, nuk e bëj. I thuaj sekretares se unë deklaratën do ta bëj pasi ata të vendosin se unë vetëm kështu i ndihmoj ata. Në qoftë se u bëj deklaratë përpara dhe shqiptarët shohin se ata janë si punë shkopi i Tiranës, ata zhvleftësohen, Beogradi merr revansh. Nuk e pata të lehtë, por i qëndrova parimit tim. Ndodhi që të nesërmen ata firmosën dhe unë e quajta jetike a historike marrëveshjen me atë mbështetjen e madhe. Po kështu në çdo rast, sepse përpjekja e Beogradit ishte e jashtëzakonshme që Kosova të futej në axhendën e diskutimeve mes Tiranës dhe Beogradit. Ne e përjashtuam atë në mënyrë kategorike. Pse? Së pari zotërit e shtëpisë janë udhëheqja politike. Së dyti, jemi në konflikt të hapur interesi, unë mbaj anën e Kosovës. S’ka diskutim ajo punë. Unë në çdo rast do mbështes Kosovën. Ky duhet të ishte qëllimi, Edi Rama e përmbysi këtë qëllim. Ka ardhur,e kam theksua dhe një herë Kiçi, a do ta presësh më tha mua? Por me një kusht që të mos përmendësh Kosovën në zyrën time. E respektoj, unë si mikpritës e prita, unë absolutisht nuk jam kundër vizitave, kam pasur ftuar presidenti Tadiç, por dihej hapur qëndrimi i Tiranës, që ne nuk diskutonim për Kosovën, ne mbështesnim Kosovën. Tani vijmë tek tjetra. E gjithë ajo që iu bë Kosovës për të treguar se nuk funksionon si shtet, ajo përbën një,-ky është defaktorizimi që i bëri Rama,- ai në vetvete përbën një lloj bllokimi të neveritshëm me të cilin Serbia paraqiti Kosovën para botës në mënyrën më të shëmtuar. Do vijmë tek zhvillimi i fundit. Treni pa diskutim ishte përpjekje aneksioniste. Eci, eci aventurier. Nuk është vetëm atje. Shiko debatin në Prishtinë për shkëmbimin e territoreve. Kur, atë kohë të ka sulmuar tjetri, kur ai të sulmon , ti i jep kokën në tepsi atij dhe thuaj ti çfarë do të thotë kjo? Po pse pikërisht, unë iu them shqiptarëve, kërkesa për shkëmbime territori midis Kosovës dhe Serbisë, ka qenë kërkesa kryesore e Serbisë që paraqiste ndaj nesh dhe që ishin kategorikisht kundër dhe lobonin në SHBA për të qenë kundër. Dhe më thonin më herët pse jeni kaq kundër? Nuk kemi pse ndajmë territore, por këta verbalë, nuk e dinë. Ai synon Ibrin, ai synon Pejën.

Peka: Si e synon Pejën nga Ibri, zoti Berisha?

Berisha: Zor i madh, s’ka gjë me Ibrin ai, aty kam lind thotë. Ai po përpiqet të rikthejë Serbinë e Madhe. Asnjë gur, jo metër katror, asnjë gur nuk duhet dhënë nga territori i Kosovës. Aq më tepër kur tani ai tregon se do të sulmojë, le të sulmojë. Nuk përgatitet në këtë mënyrë. Ky është një disfatizëm i neveritshëm, i pashembullt. Çdo të thotë ajo? As edhe një gur.

Peka: Disfatizëm nga ana e shqiptarëve?

Berisha: Nga pala shqiptarëve, pse duhet të rri unë kur Beogradi ai ka qenë dhe absolutisht ai do të jetë. Begradi po punon vazhdimisht për Serbinë e Madhe në Mitrovicë dhe Bosnje dhe pastaj ku ti dalë me radhë. Unë e përgëzoj udhëheqjen politike të Kosovës se në krizën e krijuar mbajtën qëndrimin më të mirë: Çuan trupat, trenin e ndalën se këta thonë e ndalëm ne, ka mundësi. Nuk e kishin nisur për në Rashk, dyshja ultranacionaliste Nikolic-Vuçic, treni nuk ishte nis për Rashk, treni ishte nis për Mitrovicë. Duhet të jesh surrealist të thuash që nuk e dimë se ishte parruga…

Peka: Zoti Berisha, dje edhe sot në media serioze në rajon që citojnë burimin por nuk japin burimin, po flasin as më shumë e as më pak se trenin e ka ndalur Erdogan, një telefonatë e tij kërcënuese ndaj presidentit Nikoliç dhe i është thënë se nëse treni kalon për 20 minuta avionët turq janë mbi Beograd.

Berisha: Nuk mund të them se cila është e vërteta. Tregohen shumë gjëra, nuk ka diskutim që një fuqi madhore i detyroi ta ndalojnë në Rashk trenin. Pa diskutim, ndikim të fuqishëm ka patur edhe dalja e trupave speciale të Kosovës në kufi sepse treni nuk mund të hynte kurrsesi në territorin e Kosovës sepse ishte marshim,  ishte marshim të të pushtojë me 50 bashkim buzuk. Aq sa dua unë. Çfarë tha dje në Bruksel Nikoliç? Po tha, treni kishte atë parrullë që kemi në preambulën e Kushtetutës, Kosova është e jona, është Serbi, Në rregull atëherë, po qe se Kosova është Seri, atëherë do mbetesh jashtë derisa të bindesh që Kosova është e pavarur.

Peka: Zoti Berisha, Tirana zyrtare ka përgjegjësi.

Berisha: Të jashtëzakonshme. Vetë qëndrimi ndaj trenit çfarë ishte? Më ka bërë të mendoj më shumë s ekurrë për një marrëveshje Rama-Vuçic.

Peka: Heshtje..

Berisha: Jo nuk ishte heshtje, më keq se heshtje. Unë merrem me Enverin disa dhe vazhdoj punën. Unë skam punë me ty, unë po merrem me këtë fansin tim që më shkruan pse fole e s’fole. Ca do të thuash ti? Ti je në rregull, kjo në gjuhë diplomatike është absolutisht Go Ahead. Nuk ishte heshtje, ishte miratim dhe hec përpara. Nuk foli 24 orë, kur foli, po si mund të qëndrojë në  një mënyrë kaq indiferente ndaj një gjëje që mund të shpërthente një luftë, pasojat e të së cilës direkt më shumë se kush, përveç Prishtinës, do i vuante Tirana? Dëgjo ti Enver si Millosheviçi e turizmi do kohë të tilla. Ajo ishte Sandër, go ahead.

Peka: Tirana zyrtare po, zëra publike dhe politikë dhe të rëndësishëm në Kosovë kanë përgjegjësi sepse menjëherë ofruan shkëmbim e territori. Po Prishtina zyrtare a ka përgjegjësi?

Berisha: Prishtina zyrtare në disa zhvillime duhet të jetë më e vendosur.

Peka: Për shembull?

Berisha: Muri, ata që mendojnë ta ndajnë territorin e Kosovës me mure, ata duhet të përballen me forcën e ligjit. Historia ka dëshmuar se nëse shqiptarët mbeten në mëshirën serbe i pret vetëm zhdukja. Ku e ngre këtë mur ti? Muri dhe ndjej keqardhje kur dëgjoj, çdo gjë Bashkimi Europian. Po ti je shtet në rradhë të parë, je i pavarur dhe si shtet i pavarur, nëse ti nuk je i zoti…

Peka: Shtet i pavarur pa ushtri…

Berisha: Jo nuk është pa ushtri, ajo përbën një problem, por jo një problem kaq të madh. Se po të jetë puna absolutisht për fatin e tyre jo të mirë, sot në pozicionin më luftarakë se shqiptarët nuk gjendet asnjë komb se deri dje ishim me rroba guerilase. Mos i shty më tutje. Nuk është ashtu. Nëse ti sulmon dhe përballesh me një luftë të cilën nuk e fiton kurrë.

Peka: Luftë me Kosovën apo edhe me Shqipërinë?

Berisha: Me shqiptarët, kombi është vetëm një.

Peka: Po shqiptarët janë në NATO, a mund të bëjnë shqiptarët një luftë jashtë NATO-s?

Berisha: Shqiptarët asgjë nuk i pengon për të luftuar me njëri-tjetrin…

Peka: Zoti Berisha ju po thoni se aneksimi i Mitrovicës i fut automatikisht shqiptarët në luftë?

Berisha: Absolutisht nëse shqiptarët do t’i thonë vetes një komb plotësisht…

Peka: Edhe nëse rrezikojnë anëtarësimin në NATO?

Berisha: Nëse sulmohet? S’mund të ketë kurrë rrezikim anëtarësimi në NATO, por nëse vriten shqiptarë ta harrojnë që s’do ketë reagim tjetër. Ky reagim ishte evident në vitet 98-99,  por tani do jetë 10 herë më i madh. Shqiptarët kanë një motiv, do reagojnë si komb i vetëm. Dhe, për fat të keq të tyre, janë më të freskët në mësimet e tyre për luftën, do detyrohen të luftojnë pas 5o vitesh.

Peka: Zoti Berisha, një ndarje ose aneksim i Mitrovicës, a çon automatikisht në bashkimin e Shqipërisë me Kosovën?

Berisha: Kjo është hilja, është një joshje serbe. Territoret midis Serbisë dhe Kosovës mund të shkëmbehen vetëm atëherë kur Serbia të ketë njohur plotësisht Kosovën, të ketë normalizuar çdo lloj marrëdhënie me të, të ketë vendosur fqinjësinë e mirë dhe të mos i shohë më shqiptarët si një rrezik, t’i shohë shqiptarët si fqinj me të cilët do të ndërtojë të ardhmen në shekuj. Unë e kam thënë, ideali i bashkimit është ideali më i fuqishëm, por bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, mund të ndodhë, në asnjë mënyrë ndryshe veçse si dy shtete të pavarura, funksionale, të lira, demokratike, bashkimi i të cilave nuk përbën asnjë kërcënim për asnjë vend tjetër. Kjo është rruga. Nëse ne përqafuam rrugën e lirisë ne duhet t’u besojmë këtyre vlerave, ne duhet t’i ndjekim këto. Por nëse mendojmë tani, ai na sulmon dhe ne t’ia servirim territorin dhe të bëjmë sikur po bashkohemi, ne bëjmë vetëm lojën e tyre dhe për fat të keq , dhe për fat të keq ithtarë të tyre ka jo pak në botën shqiptare.

Peka: Të ktheheshim sërish tek politika jonë e brendshme, që k të bëjë me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose më mirë të themi aleatin tonë të vetëm për të qenë më konciz. Një përfshirje e zotit Rama në debate të brendshme sa i përket zgjedhjes së Trump, fillimit u lexua dhe u duk si një tentativë e Ramës për të siguruar një vizitë në SHBA, gjë të cilën e pak e realizoi. Mirëpo kur marrim sot dhe shikojmë me vëmendje deklaratën e zotit Rama dhe kur shikojmë se është i vetmi lider në Ballkan që nuk e ka uruar presidentin Trump, na rezulton që zoti Rama ka patur një kusht për vazhdimin e aleancës, nëse president zgjidhej ai që donte zoti Rama. Menjëherë pas fitores së Trump, janë dy lëvizje që ka bërë qeveria shqiptare, një drejt Iranit dhe një drejt Kinës, sigurisht me motivacion bashkëpunimin ekonomik, por janë dy vendet që presidenca Trump ka shpallur si problemin kryesorë të SHBA-së. A ju duket se zoti Rama tashmë është i qartë dhe po i vendos shqiptarët ndërmjet pyetjes:Me mua kundër Trump, miq me amerikanët por jo me këtë president.

Berisha: Dy janë momentet kryesore që duhet marrë parasysh. Begraundi i tyre familjarë është fund e krye anti amerikanë. Këtë Edi Rama nuk ka nguruar ta tregojë edhe kur ka qenë në opozitë edhe në raste të tjera, dhe me NATO-n dhe me Bushin etj. Së dyti, Edi Rama me deklarata e tij kundër kandidatit për president të SHBA-së, tregoi vetëm një mercenar apo halabak politik, ose një kone e George Soros. Po ndalem pak tek ky moment. Shqiptarët, por jo vetëm shqiptarët nuk e dinë dhe nuk e imagjinojnë dot fuqinë e jashtëzakonshme të George Soros.

Peka: Zoti Berisha e besoni vërtet këtë apo është kthyer në legjendë?

Berisha: Absolutisht, është realitet. Pse? Soros nuk është më i pasuri në botë…

Peka: Por ka qenë një nga kundërshtarët tuaj…

Berisha: Prit, është një nga miliarderët e pasur që krijon pasuri dhe spekulim duke mos prodhuar asgjë në një formë mëkatare sa më nuk bëhet. Soros është njëshi i botës për të vendosur miliardat e tij për qëllime politike. Kaq, qëndrojmë këtu. Për të kujtuar se cili është Soros, po të kujtoj një intervistë të tij në fushatën elektorale të dytë të George Bush. Ai mbështeste John Kenedy. I thotë gazetari: ke sponsorizuar fushatën? Po thotë i kam dhënë 20 milionë, a nuk mbaj mend sa. Dhe i thotë: Do të ishte i gatshëm të jepje të gjithë pasurinë tënde? Me një kusht. Cili kusht i thotë gazetari: të jem i sigurtë që fiton Bushi. Ja, ky është Soros, si asnjë miliarderë tjetër në botë. Vazhdojmë pak më tej. Ka shpërndarë, pa diskutim që është gjeni në financa, jashtë çdo lloj diskutimi, ka shpërndarë me dhjetëra me qindra milionë në Europë dhe kudo për të krijuar rrjetin, netëorku i Soros është i Soros, nuk është i Amerikës, apo është një farë mënyre i lidhur në një krahë me politikën amerikane. Po kjo nuk shkon. Soros me shumat që jep ka fuqinë më të madhe se kushdo tjetër, politike, qoftë në SHBA, tek demokratët siç faktohet, por qoftë në Bruksel, në Europë dhe kudo. Tani Edi Rama për koiçidencë ka qëlluar të jetë njeriu më i investuar nga Soros, në vendet ish-komuniste. U përdor egërsisht nga Soros, quajti turpin e qytetërimit Donald Trump, i cili po të shikosh në biografinë e tij ai më shumë është shoë man i kulturës. Pse më shumë? Se miliarderë ka plot. Po edhe miliarderë edhe shoëman, nuk ka. Dhe ky ishte një shoëman brilant dhe të thuash se ky qenka një turp i qytetërimit, atë mund ta thotë vetëm Soros dhe Rama që ia dha formulën. Pra Edi Rama u përdor pr të thënë atë që nuk e tha kush mbi tokë për Trump, për ta thënë në mediat e tij në CNN, në New York Timesdhe në mediat e tjera kryesore. Çfarë tha tjetër Edi Rama? Ai e dinte se me këto, marrëdhëniet do të dëmtohen me Shtetet e Bashkuara.

Peka: E tha se nuk e besonte se fitonte presidenti Trump, apo se realisht nuk është i lirë nga Soros për të ndërtuar raporte me presidencën Trump?

Berisha: Absolutisht është e dyta. Se nuk fiton presidenti Trump, unë që jam para teje kam thënë që nuk fiton, me mendjen time dhe janë shumica dërmuese që kanë thënë se nuk fiton. Ka patur tek tuk që ka thënë e fiton, por në përgjithësi, mendimi i përgjithshëm, i mediave, i poleve, parashikimet kanë qenë. Matteo Renzi shkoi 3 ditë përpara bëri fushatë kundra tij në SHBA, por nuk tha kush, s’mund të thuhet ajo fjalë sikundër nuk mund të krahasohet kurrë. Amerika është liri e ndërtuar në 200 vjet. Çfarë tha? I organizoi Soros protestën më të madhe në ditën e inaugurimit. Zëdhënësi i tij tha: Presidenti ka respekt të shëndetshëm për amendamentin e parë të kushtetutës. Në këtë kontekst Rama u sul si një mercenar i Soros, dhe njëlloj mercenari i përdorur si halabak politik.

Peka: Pra ju mendoni se është peng i George Soros?

Berisha: Absolutisht është peng i Soros.

Peka: Po nëse zoti Rama do t’i vendos shqiptarët, që ka gjasa që të ndodh siç po duket, do t’i vendos shqiptarët ndërmjet dy zgjedhjeve, ndërmjet tij dhe aleancës me SHBA-në, a mendoni se shqiptarët do ta ndjekin zotin Rama?

Berisha: Kurrë, shqiptarët janë të mençur dhe kurrë nuk do sakrifikojnë. Nuk them që janë 100% pro amerikanë, por shumica dërrmuese pro amerikane dhe nuk do sakrifikojnë kurrë miqësinë, mirënjohjen por edhe sensin.

Peka: Gjithmonë në qoftë se amerikanët  nuk do jenë indiferentë ndaj Shqipërisë.

Berisha: Jo nuk janë, amerikanët nuk kanë qenë kurrë indiferent ndaj Shqipërisë. Kjo është e gabuar. Po të shohim, s’mund tua thuash kurrë atë. Që në vitet 18-20 e me rradhë, nuk është se Shqipëria ka qenë çështje kryesore në historinë e tyre, por aq sa e kanë mbajt në axhendë, në historinë e lirisë kanë qenë përcaktues ata.

Peka: Zoti Berisha, kryetar i opozitës Zoti Basha vazhdon shtegtimin e tij ndërkombëtar. Ishte në SHBA, tashmë është në Bruksel dhe me sa di unë do të jetë edhe në Berlin. A keni një komunikim me të dhe a ka arritur opozita shqiptare të vendos nëpërmjet zotit Basha të vendos  raporte me administratën e Trump?

Berisha: Të shkëlqyer…

Peka: E keni dëshirë, apo informacion?

Berisha: Absolutisht informacion dhe të sigurtë. Raporte të shkëlqyera..

Peka: Çfarë i sigurojë opozitës raportet e shkëlqyera? Se raporte mund të kesh, por nëse nuk ka angazhime,  nuk kanë vlerë përveç miqësisë.

Berisha: Zoti Basha dhe Mediu që ishin këto ditë atje kanë zhvilluar takime me eksponentë shumë të rëndësishëm të Kongresit, të Senatit por edhe të administratës dhe mund të them me siguri që kanë gjetur mirëkuptim për problemet shumë të drejta që kanë shtruar si kundër ka patur, në Bruksel. Ka patur një takim të veçantë me presidentin e Partive Popullore Evropiane. K gju mbështetje të plotë dh rezoluta që u miratua është dëshmia më e saktë e saj. Miratoi një rezolutë, Asambleja e PPE.

Peka: Zoti Berisha, a ka arritur Zoti Basha të marr garanci, jo vetëm mirëkuptim, që zgjedhjet nuk do të preken?

Berisha: Ka marrë garanci që zgjedhjet në Shqipëri do të jenë në lupë mikroskopike dhe ka arit të marrë garanci të plota për një interes maksimal të tyre për zgjedhje dhe pa vështirësi.

Peka: Meqenëse jemi në fund, të kalojmë pak tek politika e ditës. Qershoi po afron, duket se Rama-Meta do të shkojnë sërish bashkë në zgjedhje. A mund t’i mund kjo opozitë?

Berisha: Absolutisht.

Peka: Jeni i bindur për këtë?

Berisha: Absolutisht, jam i bindur sepse tani është kohë bilanci për çdo shqiptarë. Dhe, jam i bindur se sot, janë të paktë shqiptarët që nuk shohin katastrofën në zhvillim të shpejtë në vendin dhe në shoqërinë e tyre. Jam i bindur se shqiptarët me të drejtë thonë: mirë këta, po këta tjerët, për demokratët. Një gjë i them çdo shqiptari. PD ka qenë në pushtet, pa diskutim me një zinxhir problematikash, suksesesh, por kurrë në histori nuk është thënë për qeverinë e saj se nga ’12 e deri më sot, nuk ka patur qeveri të tillë të korruptuar si kjo, të lidhur me krimin si kjo. Pra nuk i ka rreshtuar asnjë kundërshtar i saj rekordet e zeza që i rreshtojnë Ramës këto 4 vite, për të mos thënë largimin masiv të qytetarëve nga vrasja e shpresës. Për të mos thënë pastaj, politika e jashtme e kësaj qeverie është një politikë e rrezikshme, dhe unë e kam denoncuar këtë edhe para se Rama të bënte deklarata e marra për Trump. Këta dolën me doktrinën e zero problemeve me fqinjët, duke menduar se në këtë mënyrë paraqitesh si pëllumb i paqes. Ata nuk kuptuan se çfarë ishte kjo doktrinë për diplomacinë e Turqisë. Turqia ndihej superfuqi rajonale , duke e ndjerë veten superfuqi rajonale, Turqia thoshte pastaj që kam zero probleme me fqinjët. Në fakt i doli e kundërta. Pati probleme më shumë se kurrë në histori që nga themelimi deri më sot, kjo ka qenë periudha kur ka patur më shumë probleme me fqinjët.

Peka: Kurrë në 25 vjet, opozita shqiptare qoftë e majtë apo e djathë, nuk ka ndodhur të futet në zgjedhje në këtë situatë të kapjes së mediave. Dje në këtë studio, gazetari i njohur Blendi Fevziu gati i revoltuar ndaj televizionit ku ai punon dhe që ka 20 vjet që bën emisionin e tij. Si mendoni se kjo opozitë mund të arrijë t’u shpalosë shqiptarëve platformën e saj me këtë situatë të mediave?

Berisha: Unë mendoj se është detyrimi i saj ta arrij.

Peka: Donald Trump foli për Fake News në SHBA…

Berisha: Ky është ligj i përditshëm…

Peka: Kryetari i opozitë shqiptare nuk po arrin ta bëjë këtë gjë në Tiranë.

Berisha: Këtu Fake News apo news me tualet është sallata më e zakonshme. Do të të japë një shembull dhe uroj që mediat në momentin e tyre të fundit të ndalen, të kthehen, t’i thërrasin vetes dhe të mendojnë se janë një pushtet i lirisë, janë një shtyllë e lirisë. Po marrim shembullin e fundit të portalit “Shuplaka” i një gazetari të nderuar investigativ, Artur Çani, na fakton që Erion Veliaj nga 31 ditë të muajit, vetëm 8 ditë ka qenë në Tiranë, të gjitha tjerat jashtë shtetit dhe në avion, ndërkohë që këto media  e kanë paraqitur në ekranet e tyre, duke mashtruar tiranasit dhe shqiptarët çdo ditë. Uroj që ky shkrim, kjo gjetje, tua u prek ndërgjegjen drejtuesve të mediave, redaktorëve, kryeredaktorëve. Në ç’kuptim? Kurrë të mos bien më në këtë mënyrë dhe pse? E kanë shumë thjeshtë, hanë llokumet, kasetat e Veliajt. S’do t’i të më lësh të vij në aktivitet, s’të jap. Të bëhen përcjellës të një mashtrimi të tillë, të paskrupullt, amoral i një kryetari bashkie i cili u thotë qytetarëve se jam tek rruga Sabaudin Gabrani dhe në një kohë që është në Singapor dhe ditën tjetër u thotë jam tek rruga Halil Bega dhe atë ditë është në Milano. Një kryetar bashkie i tillë është turpi i njeriut, por mediat janë më keq se ai kur pranojnë një praktikë të tillë. Uroj që leksioni i Atur Canit tu shërbejë sepse është leksioni i një kolegu të tyre.

Peka: Sali Berisha nuk ka hezituar kurrë ta takojë median edhe kurrë ka menduar  se ata kanë abuzuar. Lulzim Basha nuk po e bën.

Berisha: Sali Berisha kurrë nuk u ka çuar mediave kaseta të parapërgatitura, por i ka patur dyert e hapura. Kush ka dashur kudo, përveç atyre orëve të punës në zyrë, ka ardhur tek ish kryeministri, tek kryeministri, apo ish kryetari i opozitës. Në mënyrë absolute nuk kam zhvilluar kurrë aktivitete, vetëm kur ato s’kanë ardhur.

Peka: Gjithsesi nuk keni hezituar kurrë të përplaseni me të. Ndërkohë që kryetari Basha i cili gjendet në raporte shumë më të këqija se sa ju në aspektin mediatik, i cili nuk pasqyrohet, por refuzon të bëjë atë që bëri kryetari i vendit më të lirë në botë: të atakojë mediat që në fakt po e zhdukin nga ekrani. Nuk është se po zhdukin zorin Basha, po zhdukin opozitën.

Berisha: Në fakt po e zhdukin opozitën . Qëllimi i tyre ndaj opozitës është ma i paimagjinueshmi. Nj moment është që kryetari i opozitës dhe lideri i opozitës, duhet të përdorin të gjitha mjetet ligjore për të përmbysur këtë situatë. Unë nuk jam, megjithëse thash nuk kam nguruar, ka edhe media të caktuara që i kam përjashtuar se i përjashtonte edhe mbretëresha e Anglisë. Kur unë përjashtova njërën, Mbretëresha e Anglisë kishte përjashtuar BBC. 3 muaj, pastaj u hapa prapë, por sinjalin e dhash. Unë jam përpjek të jem i hapur ndaj mediave, të krijoj hapësira. Nuk kam dejonizuar, natyrisht ka segmente mafioze nga më kriminalet në media. Kjo është e njohur. Kur unë sulmoja, po marrë Bolinon, dilte që gazeta e tij ishte e lidhur me Sakra Korona Unita. Dilnin artikuj njëri pas tjetrit. Tani, a mund të lejoj unë që Bolino të përdorte imunitetin e gazetarit, që ishte dobësia më e madhe? Natyrisht do i thoja. Apo ringjallja e “gazetës shqiptare” që e themeluan fashistët. “Gazeta shqiptare” me këtë titull i themelua nga fashistët. Ç’nevojë ka që të futej në treg një gazetë e fashizmit?

Peka: Ishit ju kryetarë shteti kur ndodhi kjo gjë zoti Berisha?

Berisha: Unë e denoncova, por e respektova. Prapë se prapë nuk isha unë diktator, unë isha President i parë i një vendi demokratik duhet të respektoja ligjet. Atë që bëra e denoncova.

Peka: Zoti Berisha edhe një pyetje të fundit për shkak të kohës. A rrezikohet funksioni i kryetarit të PD-s pas zgjedhjeve 2017.

Berisha: Pyetje shumë interesante. Në bindjen time, në vlerësimin tim, PD do i fitojë zgjedhjet, por për fatin e çdo njeriu në hierarkinë e kësaj partie është gjithçka në dorën e saj dhe Sali Berisha pas përfundimit të asaj fushate elektorale në parti që isha i detyruar ta mbikëqyrja në një farë mënyre, nuk përzihet më në zhvillimet e saj. Unë jam në mënyrë përfundimtare i tërhequr, mbështes në ato mënyrat e mia brenda mundësive, por kurrë nuk i përzihem asaj, as në fatin e tij, as në fatin e atij, as në fatin e kësaj, e as në fatin e asaj.

Peka: Kjo lloj tërheqje, kemi një rast në Itali, një tërheqje pak a shumë të ngjashme të Silvio Berluskonit, por e djathta italiane sot është në kuota minimale. Tërheqja mund të jetë parimore, morale, por a është e efektshme. E thënë më shkurt: A jeni i kaqur me Lulzim Bashën si pasues?

Berisha: Absolutisht, mendoj se opozita ka realizuar gjëra jashtëzakonisht të vështira dhe të rëndësishme në vlerësimin tim. Për fat të keq kam qenë i bindur gjithnjë se janë të një rëndësie fondamentale për vendin, por nuk janë të një rëndësie po kaq të madhe elektorale në sjellje direkte. Mendoj se vlerësimi im pa diskutim që është pozitiv, sikundër duhet të them një gjë. As dhe një moment, për 1 të qindërtën e sekondat, Sali Berishës nuk i ka shkuar në mendje se bëra gabim që dhashë dorëheqjen. Absolutisht, bëra shumë mirë. Sepse i qëndrova…në fund të fundit beteja e njeriut është betejë për dinjitet njerëzor dhe nuk kam asnjë lloj keqardhje nuk mundem të kem. E vetmja gjë që shoh njerëz, që rri dhe mendoj ndonjëherë jo ky ndikon. Unë ndikoj në të gjithë jetën politike sepse shih Edi Ramën, ai fillon e i mbaron fjalimet me mua. Ai rrugës kur ecën, vetëm për faktin që janë ndërtuar gjatë qeverisjes së mëparshme, ai flet kundra meje dhe me mua.

Peka: Kjo është e vërtetë që ndikoni në të gjithë jetën politike. A keni menduar që të mos ndikoni ndonjëherë?

Berisha: Absolutisht, gjer minutën e fundit të jetës sime do të luftoj në mbrojtje të interesit publik, siç unë e gjykoj. Nuk them që unë kam monopolin e të vërtetës për këtë interes, por interesin kombëtar dhe publik unë do t’i mbroj në çdo lloj situate nëse fuqitë e mia mendore dhe fizike më lejojnë.

Peka: A do të jetë Sali Berisha deputet në parlamentin e ri e 2017?

Berisha: E vendos udhëheqja e partisë Demokratike.

Peka: Po ju jeni i gatshëm?

Berisha: Pa diskutim…

Peka: Zoti Berisha, unë të falënderoj.

Berisha: Faleminderit.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Berisha, Fjala e ditës, Lindita Komani

Disa gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë u ndalohen vizat për SHBA

January 26, 2017 by dgreca

Ambasada Amerikane ne Tirane revokon vizat për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë/ 

logo e fresket e ambasades se shba

Deklarate e Ambasades se SHBA/

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza. Për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ne nuk mund të komentojmë mbi raste individuale. Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar. Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri.

T‎he U.S. Embassy has revoked the non-immigrant visas of several Albanian judges and prosecutors after determining that the officials no longer qualify for these visas. Because visa records are confidential under U.S. law, we cannot comment on individual cases. The U.S. Embassy took this action in advance of the upcoming vetting process that will assess certain officials’ ties to corruption and in response to a case involving the flagrant abuse of an official visa by a senior prosecutor and his spouse, leading to a revocation of their visas.
The U.S. Embassy takes seriously allegations of corruption and will continue to review justice officials’ visas and visa applications with additional scrutiny. The Department of State has broad authority to deny and revoke visas based on information indicating that a visa holder may be inadmissible to the United States, and will continue to use this authority to advance its anti-corruption efforts in Albania.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: deklarate, e Ambasades, prokuroret shqiptare, se SHBA, Vizat per gjyqtaret

AURELA KONDURI , Mësuesja idealiste, që punon vullnetare në Greqi

January 26, 2017 by dgreca

AURELA KONDURI , Mësuesja idealiste, që punon vullnetare në Greqi/

2 aurela me kostume

-Motivi :‘’Gjuha përbën identitetin e një kombi, dhe une e ndjej si një përgjegjësi, obligim.’’ Tu mësoj nxënësve shqiptarë gjuhën e tyre./

1 aurela nxens

Histori Suksesi/ Nga LILIANA PERE/

3 aurela selanik

PROFILI/Aurela Konduri- nje grua në profesion mësuese, e bukur e sjellshme, plot edukatë nga familja, e dashur dhe mjaft komunikuese, që në bashkebisedimin e parë krijoi nje respekt të vecantë tek unë.Një grua dhe mësuese e re,  idealiste me sens patëriotik ruan dhe mëson Gjuhën shqipe në një vënd të huaj Greqi  nxënesve ku mundet, me të gjitha energjitë e saja pozitive pa u lodhur.Eshtë për tu admiruar vërtet kjo mesuese e re që në formimin e saj,  Gjuha shqipe qëndron e bukur e ëmbel dhe plot vlerë, tipar themelor i Identitetit Kombëtar.Çdo të diel Aurela bën rrugën Janica- Selanik rreth 70 km me autobus, për t’u gjendur pranë fëmijëve të saj për të mësuar gjuhën shqipe. Nga viti 2011 e deri më sot eshte mësuese vullnetare e gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve shqiptarë, të cilat mundësohen nga shoqata e emigrantëve shqiptarë “Nënë Tereza”, fillimisht mësuese në dy qytete të Greqisë, Janica dhe Selanik.Eshte e pranishme në Seminaret Mbarëkombëtare të Gjuhës  Shqipe të organizuara nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës.Kumtesa e projekte per gjuhësinë dhe rolin e saj në arsimin ndërkulturor me theks mësimin e gjuhës shqipe,epranishme   në konferenca ndërkombëtare “Udhëkryq Gjuhësh dhe Kulturash”, të organizuara nga Universiteti Aristoteli, Selanik.Nga viti 2012 eshte bashkëpunëtore e grupit shkencor “Polidhromo”, grup për dygjuhësinë dhe shumëkulturën.

AURELA KONDURI – mësuese vullnetare e gjuhës shqipe në Greqi, e vleresuar në Samitin e Parë të Diasporës Shqiptare me Trofeun SHQIPONJA E ARTE!

1 aurela shkoder

Ndiqni veprimtarinë e Aureles për tu njohur më tepër.PYETJE:-E dashur Aurela,impresionet nga bashkebisedimi ishin te medha. Ju lutem flisni per lexuesit e Diellit në SHBA, për më shumë njohje. Kush është Aurela? Nga vjen? Kush është familja? Profesioni….?

Pergjigje Aurela:Kam lindur dhe rritur në qytetin e Fierit, vajzë e vetme mes dy vellezërve, nuk u perkedhela aspak, studiuese dhe kembengulese gjithmone ne temperamentin tim.

Kam mbaruar studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, dega Cikël i Ulët.

Kam punuar përreth 6 vjet si mësuese në Seman të Fierit, ku jam dalluar për përkushtimin dhe profesionalizmin e saj në mësimdhënie, kjo u duk dhe në orët e hapura mësimore që ajo zhvilloi duke marrë vlerësimin e kolegëve të saj, për një mësimdhënie cilësore dhe produktive.

PYETJE:-A i kujtoni ditet kur jeni larguar nga Shqipëria , dhe për cfare motivesh? Flisni pak ju lutem si vazhdoi kjo rrugë?

Pergjigje Aurela:Po.Të dhimbshme. Sigurisht për një  jete më të mirë

Në nëntor të vitit 1999 u largova  nga Fieri për në Greqi ku jetoj deri më sot me familjen, bashkëshortin dhe vajzën time tashmë 14 vjeç.

Nga viti 2011 e deri më sot jam mësuese vullnetare e gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve shqiptarë, mësime të cilat mundësohen nga shoqata e emigrantëve shqiptarë “Nënë Tereza”, fillimisht mësuese në dy qytete të Greqisë, Janica dhe Selanik.

Ka marrë pjesë me prezantime në Seminaret Mbarëkombëtare të Gjuhës  Shqipe të organizuara nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Pjesëmarrje me kumtesa e projekte në lidhje me   per gjuhësinë dhe rolin e saj në arsimin ndërkulturor me theks mësimin e gjuhës shqipe,  në konferenca ndërkombëtare “Udhëkryq Gjuhësh dhe Kulturash”, të organizuara nga Universiteti Aristoteli, Selanik.

Nga viti 2012 jam bashkëpunëtore e grupit shkencor “Polidhromo”, grup për dygjuhësinë dhe shumëkulturën në arsim dhe shoqëri, ku është dhe përgjegjëse për aktivitetet që kanë lidhje me gjuhën shqipe.

Gjithashtu jam bashkëpunëtore në botimin e revistës Polidhromo, me përkthime në anglisht-greqisht-shqip.

Gjithashtu pranë këtij grupi, ku pikënisje kam Fakultetin Pedagogjik të Universitetit Aristoteli, Selanik, prej 4 vitesh ofroj vullnerarisht mësime shqip për studentë shqiptarë dhe jo vetem.

PYETJE:- Prej  disa vitesh jeni e angazhuar si përkthyese dhe interpretuese në konferenca dhe simpoziume shkencore, dicka me tepër ju lutem…

Pergjigje Aurela:Ne vitet 2011-2015 kam qene në pozicionin e N/kryetares së Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, aktualisht në këshillin drejtues të saj.

Nga viti 2012 bashkë me nxënësit e mij që mësojnë shqip marr pjesë në Festën e Shumëgjuhësisë ( Multilingual Festival) që organizon Bashkia e Selanikut, duke u paraqitur me me një program më vjersha, këngë valle dhe veshje popullore shqiptare perpara një auditori me pjesëmarrës nga e gjithë Evropa.

Për aktivitetin vullnetar në shërbim të gjuhës shqipe, të promovimit të kulturës, traditave dhe zakoneve shqiptare, kam qënë shumë herë e ftuar në emisione radiofonike greke, ka artikuj në shtypin shqiptar në Greqi dhe Shqipëri, intervista dhe kronika në kanalet televizive shqiptare.

Kam qënë shumë herë e ftuar të zhvillojë biseda me studentë të Fakultetit Pedagogjik të Universitetit Aristoteli në Selanik,

Gjithashtu kam marrë pjese në studime akademike të Universiteteve greke, ku kam  dhënë përvojën time si mësuese e gjuhës shqipe, gjithmonë kërkuese ndaj vetes për rritjen e standarteve të mësimdhënies të gjuhës shqipe.

Nga tetori i vitit 2011 jap vullnetarisht mësim shqip tek fëmijët e emigrantëve shqiptarë nën kujdesin e shoqatës Nënë Tereza, në ambientet e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit Aristoteli bashkë me kolegët e mij që për shumë vite i janë përkushtuar këtij misioni.

Pyetje : Aurela, megjithëse kanë kaluar shumë vite ju kujtoni me shumë mall ditën e ndarjes me nxënësit tuaj, kur do të niseshit drejt Greqisë.

Pershkruani disa momente qe ju kane ngelur ne mendje…

***

Pergjigje Aurela: “Akoma më kujtohen fytyrat e përlotura të fëmijëve që më kishin rrethuar dhe më thoshin që nuk të lëmë të ikni” Ishte shumë e vështirë ndarja me fëmijët, prindërit, kolegët…

Tashmë jam përkushtuar mësimit të gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve. Për mua nuk është thjesht dashuria, pasioni për profesionin, por tashmë për të është kthyer në një mënyrë jetes, në një qëllim jete.

Gjuha përbën identitetin e një kombi, një element të rëndësishëm të kulturës dhe trashëgimisë së tij, dhe une e ndjen si një përgjegjësi, obligim.

Në vitet e para, e shtuna i përkiste fëmijëve te mij në Janica, ku jetoja me familjen dhe e diela fëmijëve në Selanik, vazhdoj edhe sot të jetoj.

PYETJE:- E dashur Aurela gjatë viteve si mësuese vullnetare e gjuhës shqipe, ju shquheni për përpjekjet për ta ngritur mësimin e gjuhës shqipe në një nivel shkencor me një devotshmëri të madhe, më tej ju lutem ?

Pergjigje Aurela:Këtu nuk mund të lëmë pa përmendur bashkëpunimin me Fakultetin Pedagogjik të Universitetit Aristoteli në Selanik, ku prej vitit 2012 jam pjese e grupit shkencor “Polidhromo”, një grup për dygjuhësinë dhe shumëkulturën në arsim dhe shoqëri,  ku jam përgjegjëse për aktivitetet që kanë lidhje me gjuhën shqipe. Në kuadrin e këtij bashkëpunimi prej 4 vitesh jap vullnetarisht mësim shqip për studentë shqiptarë dhe jo vetëm…

Pyetje: E dashur Aurela: Përpjekjet e bëra për integrimin e gjuhës shqipe në sistemin arsimor grek nga ana juaj jane te medha ”. Mendoni se ndikimi i njërës gjuhë tek tjetra i ndihmon nxënësit?

Aurela përgjigjet:Eshte e vertete.Une kam marrë pjesë ne disa konferenca ndërkombëtare “Udhëkryq Gjuhësh dhe Kulturash” të organizuara nga Un. Aristoteli në bashkëpunim me universitete të tjera brenda dhe jashtë Greqisë, me prezantime, kumtesa, si “Përvoja ime me fëmijë një dhe dygjuhësh. Ndikimi i njërës gjuhë tek tjetra. Përpjekjet e bëra për integrimin e gjuhës shqipe në sistemin arsimor grek” jane te mira, edukimi ndërkulturor.

Në këto vite kam ndjekur dhe seminaret Mbarkombëtare që organizon Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës për mësimin e gjuhës Shqipe në Diasporë, ku në gusht të vitit 2016 në Shkodër ajo prezantoi projektin me temë: “Metoda e projektit në kuadrin e arsimit ndërkulturor si një përqasje e integruar e mësimdhënies”

Në dhjetor 2016 në një seminar trajnimi në shkollën greko-shqiptare Omiros, Korçë u paraqita me temën “Praktika të mira didaktike në arsimin ndërkulturor dhe atë dygjuhësh” duke prezantuar metoda të përdorura me nxënësit e mij në mësimin e gjuhës shqipe. Pra edukimi ndërkulturor, konsiderohet si një mjet i përshtatshëm për nxitjen e tolerancës, paqes dhe vetëdijes kulturore, veçanërisht ku flasim për komunitete shumëkulturore.

Për 4 vjet me radhë shoqata Nënë Tereza, jap mësim shqip, marr pjesë në Festën e Shumëgjuhësisë ( Multilingualism Festival) të organizuar nga Bashkia e Selanikut me pjesëmarrje nga e gjithë Evropa. Jam paraqitur me nxënësit e mij çdo vit, me një program në gjuhën shqipe.  Shumë emocionuese në këto dy vitet e fundit ishte paraqitja me veshje popullore shqiptare, një përvojë mbresëlënësë për fëmijët që recituan, kënduan dhe hodhën valle nën ritmet e muzikës popullore shqiptare.

Liliana per Aurelen vazhdon:Aurela ka marre pjesë në shumë programe dhe studime shkencore te Universiteteve greke.

Në vitin 2015 ajo ishte pjesë e grupit të punës dhe ndërmjetesë e një programi për mësimin e gjuhës greke

Në Samitin e Parë të Diasporës Shqiptare që u mbajt nga 18-20 nëntor në Tiranë, ajo u vlerësua me Trofeun SHQIPONJA E ARTË, çmim që iu dha nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Lindita Nikolla, në kategorinë “Mësoj gjuhën shqipe” Siç thotë Aurela, ishte një vlerësim që nuk i përket vetëm asaj, por të gjithë kolegëve të saj që për vite me radhë i janë përkushtuar vullnetarsht mësimit të gjihës shqipe. Por nuk ka kënaqësi më të madhe për ne mësuesit, kur dëgjon fëmijët të flasin shqip, kur shumë prej tyre vazhdojnë studimet e larta dhe janë të suksesshëm në Universitet shqiptare, por edhe jashte saj.

Ne pjesëmarrjen e saj në programe dhe studime të ndryshme akademike, Aurela kujton me shumë emocione pjesëmarrjen në vitin 2015 në një program për mësimin e gjuhës greke të financuar nga Europa dhe shteti grek, kryesisht në ndihmë të nënave emigrante të papuna. Si ndërmjetëse e këtij programi, mundësoi që të merrnin pjesë shumë nëna emigrante shqiptare që jetojnë ne Selanik. Në këtë program u dha mundësia që të promovohej kultura, zakonet, traditat dhe kuzhina e pasur shqiptare. ( këtë pjesën që flas për këtë programin, si ta shikoni ju, mund dhe të mos e përmendim fare)

Në fund po përmend intervistat në stacionet radiofonike greke për të folur për aktivitetin tim në mësimin e gjuhës shqipe, rëndësinë e mësmit të gjuhës amtare tek fëmijët që jetojnë në greqi, kronikën në Top Channel në tetor 2016 “Të mësosh shqip në Greqi” nga A. Marku. Artikullin në gazetën Shekulli, “Aurela, mësuese në dy qytete në Greqi”, nga A. Ashiku. Një artikull të timin ne shtypin shqiptar në Greqi “ Gjuhën shqipe na e mësojnë nëna dhe mësuesja” Librin “Shkolla Shqipe e Selanikut” nga A. Ashiku. Pjesë e dokumentarit “Multilingual Thessaloniki. Voices of divercity”

Në mars 2016 me një përfaqësi të grupit polidhrom, dhe tre studente shqiptare që ndjekin mësime të gjuhës shqipe, u zhvillua një takim me Konsullen e Përgjithshme të Rep. së Shqipërisë në Selanik, znj. Pavlina Ylli. e cila shprehu mbështetjen e saj për çka ky grup bën në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, përmes aktiviteteve te tij.

Faleminderit e dashur Liliana, je nje grua mjaft e plotësuar ne figurën tuaj si grua dhe profesioniste. Eshte fat për gratë qe i ke renë botës verdallë dhe ke evidentuar dhe promovuar aktivitetin e tyre. Nder per ju , ne dhe Shqipërine.Te kam motër te madhe.

Te falenderoj nga zemra e dashur mësuesja e mire,Aurela që meson shqip ne nje vend te huaj, trashëgon kulturen tone vullnetarisht dhe pa ulodhur.

Ju jeni vertet nje pasardhëse dinjitoze e Motrave Qirjazi në formimin tuaj ne aktivitetin dhe vlerat e tua multi dimesionale si grua humane dhe mësuese e shkëlqyer.

Mirese te vini ne Shqipëri te jap fjalën se do të  nderoj me Titullin “Motrat Qirjazi”.

Faleminderit dhe njëhere dhe te uroj suksese nga zemra.

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: AURELA KONDURI, Liliana Pere, Mësuesja idealiste, që punon, vullnetare në Greqi

PESË PROVERBAT E PARA

January 26, 2017 by dgreca

Me propozimin dhe realizimin e lexuesit të rregullt dhe bashkëpunëtorit të Diellit, z. Jakov Sollomoni, me banim më Izrael,po nisim publikimin e një cikli me proverba, që ai vetë,do të sjellë dy herë në javë për lexuesit tanë. Në mesazhin shoqërues, z. Sollomi shkruan:Këto proverba janë mbledhur brenda një kohe të gjatë dhe përzgjedhur sipas shijes sime .Nuk janë të mara nga gjuha shqipe ,por të përshtatura- ato flasin edhe shqip sepse proverba nuk ka autor sic mund të ndodh me një libër .Populli i kujtdo vendi është autori i tyre dhe ky autor është më i besuari dhe më i nderuari ndër gjithë autorët .Unë jam thjesht një ndërmjetës i tij .Besoni dhe respektoni bukurinë e tyre …!”- Jakov Sollomoni-Izrael/

1 Jakov Solomoni

PESË PROVERBA/

1-  Më e mira ,është armiku i së mirës   .

2–Më mirë vetëm ,se të keqshoqëruar

3–Më mirë vezën sot ,se pulën nesër

4–Kush ngjitet më lart se sa duhet –bie më posht se sa beson

5–Kush bën zanatin e tjetrit -e bën supën në një shportë.

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: E PARA, Jakov Sollomoni, PESË PROVERBAT

KJO DITË E GJITHË PËR TË KUJTUAR

January 26, 2017 by dgreca

Nga Visar Zhiti/*

1 Visar

Gazeta”Dielli” e publikon me rastin e 27 Janarit, Ditës së Kujtesës/*

KJO DITË E GJITHË PËR TË KUJTUAR/

Çdo Solomoni, të persekutuar a mbret, /

  ligjvënës a mjek, poet e mik, kushdo qoftë, /

edhe në harrime, edhe pa këtë emër…/

Kjo ditë e gjithë për të kujtuar… /

Por tmerri është më i madh, nuk e nxë dot kjo ditë, /

del përtej, Kanë mbetur nëpër ajër klithma pa gojë/

dhe lotë pa sy, /

të përziera me shiun që nuk bie, por rri pezull /

si ankthi. /

Dhe trishtimi i mëpastajmë si lodrat e fëmijëve /

pa fëmijët, /

të shkelura, të thyera./

Urtësi pleqsh të flakura tej si borsalinat e tyre të çara/

dhe heshtje e zezë si një qen këmbëthyer,/

gjysma macesh, copra pasqyrash, flatra zogjsh e librash…/

I vërvit era andej-këndej apo kujtesa e çoroditur./

Në rrugën e zbrazët një këpucë gruaje e hedhur,/

si zemër e shtrembëruar, e kuqerremtë si gjak i tharë…/

Ku po e çonin  jetën? Ku?/

Shpejt, shpejt, shpejt, ec, lëviz!/

Ju – andej harrimit,/

këtej harrimit – ju./

Shtyhuni! Të nisen makinat? Ku? Ku? Dhe urdhërat

kanë mbetur nëpër natë, në natën që s’ka yje,

por tela me gjëmba.

Në natën e fundit, ku nuk zbardh më…

Nga lart na vijnë fatkeqësitë, por jo nga Qielli.

Nga Golgota e dënimit

ku ngjitemi vetë, kurse rrënjët

janë gjithmonë poshtë

dhe po vetë i ushqejmë me farkeqësitë tona…

Avitem dhe unë andej, kaloj në kohë i lemerisur,

ndal ndanë tyre, shpirt dhe i largët,

plagë që vetëm dhëmb, dot nuk pëshpëris: të kishit

shkuar në vendin tim, dikur,

nuk do ju përzinin, do ju prisnin nëpër shtëpitë e varfëra,

do ju mbronin, edhe pse të pushtuar

nga vrasësit e përbashkët. Bukën

dhe frikën me ju do ta ndanin. Se ndodhi vërtet,

si nuk ndodhi?

Qëndresa dhe nderi si në librat tuaj të lashtë…

Popull i zgjedhur, që dhe Zoti na zgjedh, s’e dimë pse,

për të vuajtuar,

se vuajtja të bëka më të mënçur

e martirizimi të shenjtë. Të ecësh

pas një Krishti prej ere, me dishepujt e përhapur gjithandej.

Në vend të breroreve të tyre përshfaqen

pllanga të dritave të projektorëve të luftës…

I gjatë rreshti, shumë i gjatë,

gjysma në të shkuarën

dhe gjysma në të ardhmen

dhe thashë, nuk mjafton një ditë për të kujtuar…

Këpucë të kalbura, që ecin vetë pa këmbë. Mos

janë këpucët e vuajtjes, të durimit të padurueshëm,

të frikës së shndërruar në guxim paranojak? Ja,

dalin nga rrethimi, poshtë telave me gjëmba, ku po shkoni,

mijëra këpucë, se si jeni, gojë ulërimash të vrara,

nuk ju nxë dot asnjë kujtesë,

pirgje leckash të gjalla, por krimi

është më i madh, ohu-u, sa i madh! Dhe sa e pakët

ndjenja e atyre që kryejnë krime, më e vogël

se guriçka brenda në njërën nga këpucët e vdekura.

Edhe unë, i zbathur, me këmbët e përgjakura,

me thembrën sikur të ishte e Akilit,

me një shigjetë fatkeqësi të ngulur, që s’duket,

nuk marr nga ato këpucë jetime. Dhe në m’u bindshin,

jo, jo, teksa endem mes tyre dhe kërkoj një amanet

të fshehtë, teksa i mbush me elegji

këpucët e zeza të netëve

dhe këpucët e lodhura të ditëve…

Kujtesën e botës e mbyti gazi i kobshëm i furrave.

Ky hi i hidhur jete s’është nga zjarri,

nuk bën genocid zjarri

dhe nuk çmëndet pas ndonjë doktrine. Kolla e krimit

u përhaq gjithandej, te rrugët e dyert,

kolliten shkallët, dritaret, shpresa, automatiku i zi,

deliret, pemët, librat, zhgënjimet, pendesa, stinët,

ëndrrat kolliten në ëndrra të sëmura…

Dhe ai sapun makabër, i nxjerrë nga të gjallët,

si mund t’i lajë duart e ngjarjeve?

M’u mor fryma, errësirë… Më sillni një rreze të thyer,

diçka që feks, një pikël drite sa loti. Ç’janë këto vezullime?

Mijëra unaza të mijëra gishtrinjve të prerë,

në atë shiun e ngrirë që nuk bie…

Po ora, ku është ora e njeriut, vajti vonë

për kthimin

ku s’do të mbërrihet dot asnjëherë.

Kërkëllijnë skeletet,

çohen nga balta e asgjësë dhe kërkojnë mishin

që ua zhvatën,

duan pyllin e djegur të flokëve. Ditën e hapur të syve.

Kujtesën prapë. Përsëri. Gjithmonë. Pa kujtesë bota

bëhet  vetëm një kafkë.

Pse heshtin fjalët, po kalben

bashkë me buzët e kohës,

puthja e mortjes mbulon brigjet

dhe mijëra e mijëra këpucë bosh mbushen me shi

dhe ecin mbrapsht, i aviten zanafillës.

Fundosen në gropën ku kanë hedhur të gjallë njerëzimin,

se qoftë dhe vetëm një njeri, ai është njerëzimi i gjithë.

Skeletet me koska mermeri

ulërijnë për atë pjesë jete të pakryer

më fort se sirenat ngjethëse të atyre trenave të egër

që s’ndalnin asgjëkundi,

veçse në stacionin e fundit të vrasjeve.

Por ka prapë stacione, le të bien epidemitë përreth, është ai

i ndërgjegjes së popujve,

stacion tjetër i fantazmave… Stacioni i tmerrshëm i kujtesës…

Ja, erdhën nga prapa diellit. Stacioni i fundit

i mallkimeve.

Ju – andej harrimit,

këtej harrimit – ju. Në mes ndarja

si një e çarë fatale e tokës.

S’ka më rreshta, as rregull,

turma mëkatesh, histori e shqyer

nga bishat që s’kanë histori, vec atë të daljes nga shpellat,

gjëmojnë hapat e shurdhëta të akuzave të gjërave, se ç’lëviz

poshtë dheut të huaj, hapen vetë varret masive, dal

dhe unë. E si të mos jem hebre, kur dhe unë

kam holokaustin tim?

Kohë s’kam dhe aq që të ringjallem,

vërtitem në vorbulla gjyqesh,

jo në atë të fundit,

kërkoj ashtu si pallton time të kalbur – kujtesë,

vetëm një ditë, e ç’i duhet më shumë një fantazme.

Parandjenjat rendin me motorë të zinj rrugëve të natës.

Mbi një fron era shfleton fletët e një Kurani vëllazërie…

Pallton time e ka vrasësi im, jo se është aq shumë ftohtë,

por nga që do të përvetësonte dhe fatin tim,

atë që duhej të kisha, të mëpastajmin…

Palltoja e fatit shndërrohet në metal të ndryshkur, e ngrirë

mes erërave

ashtu si këpucët e zbrazëta në bregun e një lumi,

që nuk harron. Ku i pashë, në ç’makth?

Të jetë art aluçinant? Pse ka më pas kësaj? Shpirti

gjithmonë është lakuriq në qiell.

E ku mjafton një ditë për të kujtuar,

nuk i nxë dot të gjitha… ja, vjen agu i ditës tjetër

me një diell kryecopëtuar. Nuk mjafton as kjo ditë,

aq më pak një jetë.

As harresa nuk mjafton, s’mundet, nuk e përpin dot

të tërën, nuk mjafton as vdekja.

T’i kujtojmë të vrarët tanë… Vrasja e tyre na kujton

që nuk i mbrojtëm dot, por të mos rivriten me harresë…

Të vrarët nuk kanë vdekjen e tyre,

prandaj ata nuk vdesin kurrë.

Kurse vrasësit, ah vrasësit, ata janë të pa edukuar,..

Po kjo është pak që mund të thuhet e s’ka rëndësi për ta.

Të egër janë, të tmerrshëm, pa shpirt, asgjë s’kanë

që të mund t’u shkojë në Qiell.

Në baltën e ferrit do të mbeten duke e bërë baltën

edhe më të keqe…

Koha pa kohë, e gjithkohëshmja… ecën

me hapat e zbathura të një Krishti.

U riktheve, Bir? Po përse kthimi i ngjan

një lamtumirë që s’mbaron, që lëkundet si dorë e këputur,

ja, u zvogëlua prej largësisë, u bë si ajo dorëza prej argjëndi,

yad  e quajnë hebrenjtë,

që me gishtin e zgjatur të saj lexojnë librat e shenjtë.

Prekini plagët e mia dhe dora do ju shndërrohet në argjend…

Ç’po shkrin kështu mbi Ungjillin tim, çasti?

Pika të nxehta kohe,

pikon kujtesa prej dylli e qiririt që ndeza

dhe flakëza, duke mos gjetur mbrojtje mes qerpikëve,

mërgon nëpër yjet e largët.

Romë, datë e harruar…

 * Asambleja e Përgjithshme OKB-së e caktuar 27 janarin Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Kjo datë përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau nga forcat sovjetike në vitin 1945.

 

Filed Under: Featured Tagged With: e gjithë, KJO DITË, per te kujtuar, Visar Zhiti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 69
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT