• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2017

Konstituohet Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës

January 24, 2017 by dgreca

 

1 kom kufijeve

Prishtinë, 24 janar 2017/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në takimin konstituues të Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi e Ramiz Kelmendi, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, vëzhguesit ndërkombëtarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-i, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe ai i Komunës së Istogut, Haki Rugova, përfaqësues të institucioneve tjera kompetente që do të jenë në cilësinë e anëtarëve të Komisionit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.Kryeministri Mustafa, me këtë rast theksoi se Qeveria nuk do të jap udhëzime se si të punojë Komisioni duke qenë se ai është profesional dhe do ta ketë plotësisht në kompetencë dhe përgjegjësi të tij që të përcaktojë kriteret, metodologjinë dhe teknikat e matjes së territorit të Republikës së Kosovës.“Raporti, të cilin ju do ta bëni përfundimisht, do ta aprovojë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe me këtë raport pastaj do ta njoftojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj lidhur me territorin që e kemi tani dhe territorin që e kemi pasur para datës 25 gusht të vitit 2015”, tha kryeministri Mustafa.

 

2 tavKryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Akademik Hivzi Islami u zotua në punë të paanshme dhe profesionale të Komisionit.

“Ky Komision nuk do të merret me shkaqet dhe efektet politike të kufijve, me markim ose demarkim të tyre, as me aspekte tjera. Komisioni ka për detyrë vetëm të bëjë matjen e territorit të Republikës së Kosovës, përkatësisht të secilës zonë kadastrale dhe komunë administrative.Komisioni do të qëndroj larg ndikimeve dhe animeve politike, partiake, të grupeve të interesit, sikurse që do të lë anash emocionet, patetizmin, folklorin, irracionalitetin. Neve na duhet këtu, në këtë moment, vetëm profesionalizmi. Në këtë çështje, si edhe në shumë çështje tjera me rëndësi kombëtare dhe shtetërore, është shumë i nevojshëm, më se i nevojshëm konsensusi i plotë i të gjitha forcave politike dhe institucioneve profesionale, shkencore dhe shoqërore të Kosovës”, tha Akademik Islami.Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, gjatë takimit ka vendosur që të funksionoj në dy grupe punuese, organizativ dhe profesional.Grupi organizativ do të merret me krijimin e kushteve teknike të punës, në bashkëpunim me Sekretariatin Koordinues të Qeverisë në Zyrën e Kryeministrit, pastaj me mbledhjen dhe sistemimin e materialit që do ta sjellin përfaqësuesit organizatave dhe agjencive, do të organizojë ballafaqimin e ekspertëve nga institucionet e ndryshme pas punës së profesionistëve të tyre, si dhe me çështje tjera organizativo-administrative deri te hartimi i Raportit final.Grupi Profesional ka për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe gjithë dokumentacionin zyrtar vetëm nga institucionet përkatëse, ku përfshihen të gjitha llojet e të dhënave dhe fakteve: kadastrale, hartografike, statistikore, shkencore dhe menaxheriale të institucioneve të KSAK (deri në vitin 1988) dhe të Republikës së Kosovës (pas vitit 2008).

Takimi i radhës është vendosur të mbahet më 1 shkurt.

Fjala e plotë e kryeministrit në takimin konstituues të Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.

Ne në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, më 23 dhjetor të vitit të kaluar, kemi marr vendimin për themelimin e Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.Sipas këtij vendimi, detyrë e komisionit është që të bëjë matjen e territorit para datës 25 gusht, do të thotë para nënshkrimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje për të përcaktuar saktësinë e territorit të Republikës së Kosovës.Në komision janë përfshirë përfaqësues të organizatave shkencore, profesionale, të institucioneve të shtetit që merren me këtë fushë, pastaj kryetarët e katër komunave që kufizohen me Malin e Zi, të Komunës së Pejës, Istogut, Deçanit dhe Junikut, përfaqësues të shoqërisë civile si ekspertë dhe dy përfaqësues nga rajoni i Rugovës, që përcaktohen nga Komuna e Pejës.Po ashtu kemi lutur përfaqësuesit ndërkombëtarë që të kemi edhe vëzhgues ndërkombëtarë që do ta vëzhgojnë punën e komisionit dhe kemi marrë propozimet prej tyre për një vëzhgues nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një nga Bashkimi Evropian dhe një nga KFOR-i.Qeveria nuk e ka marrë përsipër që vet të caktojë anëtarët e komisionit, por ne kemi përcaktuar vetëm organizatat, përkatësisht organet, nga të cilat kemi kërkuar që ata të delegojnë anëtarët e komisionit, përkatësisht ekspertë në  komision.

  •  Nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, është Kryetari i Akademisë, akademik Hivzi Islami;
  •  Nga Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore është caktuar, Dr.Fitim Humolli;
  •  Nga Grupi për Hulumtimin e Politikave të Ballkanit, është caktuar zëvendësdrejtori i këtij grupi, Jeton Rexha, që i përket shoqërisë civile. Kanë propozuar që me të,  të jenë edhe dy ekspertë që do ta mbështesin. Një ekspert do të jetë po ashtu edhe me Kryetarin e Akademisë të fushave profesionale;
  •   Nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, Avni Ahmeti;
  • Nga Agjencia e Ujërave,  Fidan Bilalli;
  •   Nga Agjencia e Pyjeve, Faruk Bojaxhi;
  •   Nga KOSTT-i, Besim Gërxhaliu;
  •   Nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, Agron Luta;
  • Nga Policia e Kosovës, Nënkolonel Kamer Jonuzaj, Departamenti i Kufirit;
  • Nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Idriz Shala;
  • Kryetari i Komunës së Pejës, z.Muhaxheri;
  • Kryetari i Komunës së Deçanit, z.Selmanaj;
  • Kryetari i Komunës së Istogut, z.Rugova;
  •   Kryetari i Komunës së Junikut, z.Kuçi; dhe
  •   Dy përfaqësues janë caktuar nga Peja, Ali Lajçi dhe Rrustem Selimaj.

 

Unë vetëm dëshiroj të them se ne si Qeveri nuk do të japim udhëzime se si të punojë Komisioni, sepse konsiderojmë se Komisioni është profesional dhe ne do ta lëmë plotësisht në kompetencë dhe përgjegjësi të Komisionit, që të përcaktojë kriteret, metodologjinë dhe teknikat e matjes së territorit të Republikës së Kosovës.Dëshiroj të them se ne do të mbështesim plotësisht, në mënyrë logjistike punën e Komisionit. Kemi Sekretarin e Qeverisë që është këtu së bashku me ne dhe ekipin e Sekretariatit, që do të mbështesë edhe në procesverbale edhe në transkripte dhe në përkthime, si dhe të gjitha materialet që ju nevojiten, dhe ato t’ju sigurohen me kohë.Raporti, të cilin ju do ta bëni përfundimisht, do ta aprovojë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe me këtë raport pastaj do ta njoftojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj lidhur me territorin që e kemi tani dhe territorin që e kemi pasur para datës 25 gusht të vitit 2015.Unë konsideroj se është një ndërmarrje shumë e rëndësishme për ne, sepse edhe qytetarët e Republikës së Kosovës janë të interesuar që të dinë saktësisht se sa është territori i Republikës së Kosovës për arsye të shumë diskutimeve dhe kontesteve që janë zhvilluar në këtë aspekt, por edhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta dijë se cili është territori i Republikës së Kosovës, i asaj Republike, atij shteti që ata e kanë njohur ndërkombëtarisht, sepse neve na kanë njohur 113 shtete, na kanë njohur në territorin në të cilin ne e kemi shpall Pavarësinë e shtetit.Prandaj, është mirë që mos të krijohet ndonjë konfuzion dhe të sqarojmë gjërat, është mirë edhe për ata që kanë pasur mendime të ndryshme, edhe për të gjithë qytetarët që të sqarohen.Fjala është vetëm për një nevojë që ne ta kemi një përgjigje të saktë dhe kjo përgjigje e saktë mendoj që është e dobishme për të gjithë, është e dobishme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, pa i ndarë pozitë-opozitë, është e nevojshme për Qeverinë e Republikës së Kosovës, është e nevojshme për institucionet e vendit dhe është e nevojshme për komunikimet tona që i kemi me faktorin ndërkombëtarë.Unë i falënderoj të gjithë ata që do të punojnë, edhe institucionet për propozimet të cilat i kanë dhënë, dhe uroj që kjo punë të kryhet me agjendën të cilën ju e caktoni.Unë kisha propozuar që në emër të Qeverisë, meqenëse këtu kemi edhe kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, që ai të drejtoj punën e këtij Komisioni, ndërkaq ne kemi ardhur sot që të marrim pjesë në konstituimin e Komisionit dhe prej këtij momenti, ne këtë çështje e lëmë në kompetencë dhe fushëveprimin tuaj, që të uleni dhe të përcaktoni mënyrën se si do të punoni më tutje në këtë Komision dhe të përcaktoni kohën. Ndërkaq ajo që ne e marrim obligim si Qeveri është që të gjitha adresimet që ju i bëni lidhur me materialet, dokumentacionin, edhe çështjet tjera që ju nevojiten, ato do t’ju sigurojmë.Unë ju uroj sukses në punë, e falënderoj edhe zëvendëskryeministrin Kuçi dhe Kelmendi, ministrin Hyseni dhe të gjithë tjerët, edhe Sekretarin e Qeverisë dhe Sekretariatin që janë këtu, ndërkaq do ta keni mbështetjen e plotë.Ne e vlerësojmë shumë këtë përkushtim dhe punën tuaj, dhe presim që atë punë ta bëni në mënyrë të pandikuar, krejtësisht në mënyrë të pavarur, me përgjegjësi profesionale dhe me etikë profesionale.

Faleminderit.

Fjala e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Akademik Hivzi Islami.

Të nderuar përfaqësues të organizatave, të agjencive profesionale dhe të instancave shkencore,

Të nderuar miq, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të BE-së dhe të KFOR-it.

Pa SHBA-të nuk do të kishte ardhur as çlirimi, as pavarësia e Kosovës, madje as që do të kishim pasur mundësi të bisedonim me fqinjët për këtë çështje kaq të rëndësishme dhe të ndjeshme, çfarë janë problemi i kufijve ndërshtetëror, dje me Maqedoninë, sot jemi në proces me Malin e Zi, nesër do të jemi në proces me Serbinë.Ambasadori i SHBA-ve, z. Delawie dhe Departamenti i Shtetit Amerikan, kanë pasur një angazhim të veçantë në çështjen e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi, tash një vit e gjysmë.

Të nderuara media,

Detyra që na është ngarkuar nga Qeveria e Republikës dhe kryeministri i saj, nuk është e lehtë, as e pëlqyeshme, as popullarizuese, ngase materia është e ndjeshme dhe komplekse dhe se debati tash e një vit e gjysmë është zhvilluar me tensione shumë të larta deri në skajshmëri.Komisioni do të bëjë krejt çka është e mundur që ta kryej këtë detyrë me përgjegjësi të lartë profesionale, do të punoj në favor vetëm të një komponenti: të së vërtetës, dhe me këtë, të heqjes së dilemave rreth madhësisë territoriale të Kosovës para 25 gushtit 2015, dhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Shënimin e Vijës Kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi.Përveç Qeverisë, këtë e kërkojnë, besoj, çdo njeri racional, opinioni i gjerë dhe bashkësia ndërkombëtare. Është e vërtetë se historia për shqiptarët e Ballkanit është treguar e padrejtë, veçanërisht sa i përket kufijve. Por mjerisht historinë dhe padrejtësitë historike nuk mund t’i korrigjojmë, sepse kohët kanë ndryshuar dhe në terrenin e marrëdhënieve ndërkombëtare ka një situatë krejtësisht tjetër. Këto padrejtësi i mbesin shkencës së historisë për t’i studiuar.Ky Komision nuk do të merret me shkaqet dhe efektet politike të kufijve, me markim ose demarkim të tyre, as me aspekte tjera. Komisioni ka për detyrë vetëm të bëjë matjen e territorit të Republikës së Kosovës, përkatësisht të secilës zonë kadastrale dhe komunë administrative.Komisioni do të qëndroj larg ndikimeve dhe animeve politike, partiake, të grupeve të interesit, sikurse që do të lë anash emocionet, patetizmin, folklorin, irracionalitetin. Neve na duhet këtu, në këtë moment, vetëm profesionalizmi. Në këtë çështje, si edhe në shumë çështje tjera me rëndësi kombëtare dhe shtetërore, është shumë i nevojshëm, më se i nevojshëm, konsensusi i plotë i të gjitha forcave politike dhe institucioneve profesionale, shkencore dhe shoqërore të Kosovës.Mjerisht sot vërehet një boshllëk, se si duket ftesës së kryeministrit nuk u janë përgjigjur pozitivisht disa subjekte, pikërisht ato subjekte dhe ata individë të cilët kanë ngreh dyshime se Kosova po humb territor.Këtu është rasti që të debatohet dhe të ballafaqohen të dhëna dhe argumente “pro” apo “contra”, midis profesionistëve pa i dhuruar askujt asnjë centimetër territor.Puna jonë do të jetë e natyrës pragmatike institucionale dhe neve dhe gjithë Kosovës i duhet rezultati, çfarëdo që të del ai, në mënyrë që të qetësohen shpirtrat dhe ndërgjegjja dhe vendi të ec përpara drejt një progresi ekonomik dhe shoqëror, dhe të krijohet një stabilitet i brendshëm brenda kornizave demokratike, por edhe një raport i mirë me fqinjët dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë.Në qoftë se jemi popull i madh pro euroamerikan, dhe jemi, atëherë duhet të bashkëpunojmë sinqerisht edhe me këta miq, ata janë pjesë e sigurisë sonë dhe e zhvillimit tonë tash e 17 vjet.

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: Konstituohet Komisioni i ekspertëve, për matjen e territorit, të Republikës së Kosovës

LELA KOKONA(DARDHA), SHKRIMTARJA PSIKOANALISTE

January 24, 2017 by dgreca

3 lela

Lela Kokona,Mesuese e nderuar, Shkrimtarja psikonanaliste origjinale e mjedisit tipik- tradicional shqiptar, me mjaft art, dhe me një fabul tejet interesante/

FB_IMG_1479977142759

Nga Nga Liliana Pere/

Profili./

1 fate te tarshgKush eshte gruaja serioze, mesuesja , shkrimtarja qe su lodh kurrë, aktivistja e shkëlqyer ne shoqaten Franceze, nëna e mrekullueshme, gruaja fisnike me zemër të madhe.Ne respekt të saj dhe për kuriozitetin e lexuesit unë e kam përshkruar figurën e Lela Dardha Kokona, reale ashtu si unë e njof nga afer. Nje model inspirimi për cdo moshë, me nje vullnet te hekurt, dhe një pasion e  dashuri të madhe për mesuesinë dhe krijimtarine. Nje romanciere me stil të vecantë. Herë prekes dhe herë  inkurajues, duke mos abstraguar asnjëhere nga realiteti.Me nota filozofike, duke e zbërthyer profesionin dhe letërsine në bërthamen e saj produktive.

Lela Kokona (Dardha) ka lindur më 21 dhjetor 1950, në Tiranë. Ka kryer shkollën e Gjuhëve të Huaja, dega rusisht në Tiranë. Ajo lindi e u rrit në një familje me tradita patriotike dhe intelektuale. Babai i saj, Gjolek Kokona, ishte pjesëmarrës në luftën për çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë. Pas çlirimit, ai ka qenë oficer me gradë madhore dhe një nga rrugët e Tiranës, sot mban emrin e tij.

Lela largohet nga Tirana dhe vendoset në Shijak, ku ajo martohet me një djalë nga ky qytet. I shoqi ishte mësues i gjuhës dhe letërsise shqipe, por kishte studiuar edhe histori e gjeografi. Serioz e i përkushtuar, ai ka qenë drejtor shkolle për 25 vjet, në një shkollë të asaj zone.

Edhe Lela fillon punë si mësuese, fillimisht e rusishtes, por më pas, duke iu bërë kjo e pamundur, ndërron profil dhe kalon si mësuese e pergjithshme.

Punonte me pasion dhe dëshirë dhe klasat e saj, gjithmonë dilnin me rezultate të larta.

Kjo i jepte edhe më shumë motiv dhe stimul për të punuar.

Brenda një kohe të shkurtër, Lela përshtatet me këtë ambient të ri, madje duke u bërë shumë e dashur dhe e afërt për fëmijët dhe kolegët.

Këta të fundit, nga ana e tyre, duke e ditur se Lela vinte nga një ambient tjetër, e përkrahnin dhe i jepnin kurajo. Dhe puna e shpërblen gjithnjë njeriun; ajo caktohet përgjegjëse e punës metodike për metodat e mësimdhënies, në të gjithë zonën që mbulonte ai vend, deri sa doli në pension.

Për Lelën, kjo ishte veç të tjerash edhe një mundësi e mirë për të njohur më në thellësi jetën e atyre njerëzve, përpjekjet, sakrificat për mbijetesë, por edhe zakonet dhe mënyrën e jetesës, çka, më vonë, do t’i vlente shumë në aktivitetin e saj letrar.

Gjithsesi, jeta dhe veprimtaria në një qytet të vogël, me normat dhe klishetë e ngurta të tij, nuk ishte e lehtë për t’u jetuar. Sidomos në ato kohëra, që tashmë dihet, kur njeriu ishte i shtrënguar të ndiqte rrugën e përcaktuar, normat e imponuara dhe veç kësaj, edhe një farë mendimi të ngushtë e meskin, që vinte nga poshtë e që ishte gjithmonë aty në trajtë trysnie.

Dhe ndoshta, ishte pikërisht edhe për shkak të kësaj, që Lela, ashtu siç ndodh shpesh me shpirtrat e lirë dhe mendjet e hapura, dimensionin tjetër të lirisë, atë të shpirtit, e kërkoi dhe e gjeti mjaftueshëm ndër faqet e librave. Ndjeu dhe jetoi historitë, dramat, bëmat dhe gëzimet që haste në shpirtin e çdo libri, se çdo libër ka një shpirt dhe është një jetë. Kjo është arsyeja që ai është mik i pagabueshëm, i pazhgënjyeshëm, i çiltër e besnik. Ai të kupton pa i folur e të ndjen pa iu qarë.

Kjo lidhje u bë edhe më e fortë me kthimin në Tiranë dhe daljen në pension të parakohshëm. Ndryshimet në ato kohë fillim tranzicioni ishin marramendëse. Ishin ndryshime që rroknin gjithçka: vendin, shtetin, punën, vendbanimin, sigurinë, formën e të menduarit, pra thelbin e jetës. Kaosi, edhe ai mendor, ishte i madh.

Por, edhe mundësitë për burime mësimi dhe informimi ishin akoma më të mëdha. Ishte e natyrshme; gjithë ky vrull prej stuhije s’kishte si të mos prekte e të formëzonte edhe jetën e Lelës. Ishin kohë transformimi, gati-gati transhendence, veçanërisht për ata shpirtra, që bota ekzistuese i dukej e vogël, e ngushtë dhe e pamjaftueshme.

Në vorbllën e trazuar të kohës, ajo angazhohet si mësuese në një shoqatë të huaj, që merrej me strehimin dhe integrimin e fëmijëve të rrugës. Aty vë tërë forcat dhe shpirtin e saj për të mësuar, por edhe për të ndihmuar me sa mundej, por me gjithë fuqinë e dhpirtit të saj energjik, ata fëmijë të harruar të fatit.

Në fakt, edhe pa një formim të mirëfilltë të profilizuar, krejt vetvetishëm, ajo bëri më së miri punonjësen sociale. Orët e mësimit ishin për fëmijët momenti më i gëzuar i ditës, momenti ku ata ndjenin përfilljen dhe dashamirësinë, kujdesin dhe dashurinë.

Disa prej tyre, i shkonin edhe në shtëpi kur kishin diçka për të ndarë, gëzime apo brenga, që ata nuk mund t’i mbanin deri të nesërmen. Shkonin me lot në sy, apo me buzëqeshje në fytyrë.

Por ata nuk kishin si ta kuptonin, se edhe ata po bënin diçka madhështore, diçka te fuqishme e të mrekullueshme: po ndryshonin një qenie, po fisnikëronin një shpirt, po shenjtëronin një jetë. Ishte kjo mirënjohja më e mirë dhe dhurata më e çmuar, që jeta i kishte bërë dhe që e shoqëronte si një aureolë.

Gjithë ajo çfarë ishte gatuar si një zjarr në shpirtin dhe qënien e saj, dalë-ngadalë, po kthehej në një llavë, që orvatej të shfrynte e të shpërthente me tërë forcën dhe energjinë, që kish qëndruar e fjetur ndër ngjarje e vite.

Dhe vullkani erdhi.

Libri i saj i parë, ‘’Kujtime të Trishta’’ ishte një shpërthim ndjenjash të hedhura në letër, që brenda kishte tharmin e dhimbjes dhe të mallit për motrën e dashur, të larguar para kohe nga kjo jetë. Në fakt, ky libër është një biografi e sjellë artistikisht në formën e një romani, me ngjarje të jetuara, por edhe me fantazi dhe situata të imagjinuara. Personazhet janë realë, por edhe të latuar e ngjyruar, për të sjellë më mirë qëndrimin e saj si autore. Kështu, kjo ngjarje, nuk na vjen thjesht si elegji e përlotur e sentimentale të një shpirti të thyer, por edhe si flakë shprese, që regëtin edhe në rrugëtimet më të errëta të shpirtit.

Në faqet e tij, ndeshim humorin, gëzimin, luftën, përpjekjen; ndeshim situata të këndëshme e shpresëdhënëse, të servirura me vërtetësi dhe  thjeshtësi të sinqertë. Pikërisht, ndoshta më së shumti, për këto cilësi që thamë më lart, por edhe në mënyrë të pashmangshme, për stilin dhe artin e hollë që derdhi pena e saj, bëri që libri të pëlqehej e të vlerësohej nga të gjithë lexuesit e tij. Veçanërisht, u pëlqye ky libër nga ata dhe ato që kishin pasur histori të ngjashme familjare dhe që në faqet e tij, lexonin brengën dhe shpirtin e tyre, por merrnin edhe forcën e ngrohtësisë së shpresës dhe gëzimit të jetës.

Libri i dytë ‘’Fate të Trashëguara’’

U shkrua pak kohë pas të parit. Nëpërmjet tij, autorja përpiqet të pikturojë tablonë sipas saj, të realitetit tjetër shqiptar. Atij realiteti, që shpesh fshihet, ose herë-herë, mbulohet me ngjyra të ndezura.

Nëse në librin e parë kemi dhimbjen dhe shpresën që ka të bëjë me vdekjen dhe dashurinë për jetën, në të dytin, kemi jetën si realitet i jetuar dhe vullnetin e luftën për ta ndryshuar.

Romani është pa frikë një psikanalizë e thellë e shoqërisë shqiptare, në kuptimin që ai prek dhe zbulon plagë të fshehura, të kaplura e të ngërthyera fort në thellësi të oqeanit shpirtëror shqiptar.

 

Dhe Lela i hap një nga një shtresat e shtypjeve dhe frenimeve psikologjike, që japin dhimbje dhe ankth të tmerrshëm, por që më pas çlirojnë energji të bllokuar, japin lehtësim të qënies dhe shije jetës.

Heronj të romanit, nga të cilët buron forca e brendshme, trimëria dhe sprova për të guxuar, në të vërtetë, janë ata që duken më të dobtit, më të brishtët, më zemërbutët, më shpirtdëlirët. Ata, që nuk kanë frikë, as turp të shfaqen siç janë, me botën e tyre të vërtetë dhe me mirësinë si brerore .

Ky roman është një himn për gruan; për gruan si nënë, si bijë, si bashkëshorte e si mike. Vetëm shpirti i një gruaje të vuajtur, me zgjuarsinë e lindur dhe dijen e kultivuar, mund të qëmtojë plagët e padukshme në trup e në shpirt.

Vetëm intuita e saj, frikshmërisht e pagabueshme, është në gjendje të lexojë me lehtësi librin e mbyllur me kujdes të mashkullit më të fortë e nopran dhe t’i interpretojë atij me sy mbyllur, kuptimin e faqeve të tij.

Vetëm ajo, gruaja, mund ta bëjë këtë. Ajo, më shumë se kushdo tjetër, ka nuhatjen dhe aftësinë të kapë edhe valëzën e puhisë së erës të krijuar nga rrahjet e krahëve të një zogu, por edhe kurajon për të luftuar si luaneshë, dhe të përballet me vështirësi, në dukje të pakapërcyeshme, për një jetë të denjë e të vërtetë për të dhe familjen e saj.

Dhe çka është më e rëndësishmja, e gjitha kjo vjen me një tregim që të rrëmben e nuk të lë t’i ndahesh asnjë sekondë, për të lexuar se çfarë vjen më pas. Faqe pas faqeje, kapitull pas kapitulli, kurioziteti ndizet dhe stili bëhet gjithnjë e më rendës, çfarë e bën këtë libër tepër interesant dhe tërheqës për lexuesin.

Me pak fjalë, këtë libër do ta përkufizoja si një psikanalizë origjinale të mjedisit tipik- tradicional shqiptar, e sjellë me mjaft art dhe me një fabul tejet interesante. Ndoshta, është nga ata libra, që të ngelen në kujtesë për një kohë të gjatë. Të paktën, këtë thonë disa nga lexuesit e tij.

Lela kokona Dardha vazhdon të shkruajë dhe së afërmi do t’i prezantohet lexuesit me një roman të ri, që me gjasë, do zërë vend shpejt në bibliotekën e dashamirësve dhe lexuesve të saj.

Personalisht, ajo çka më mahnit në rastin e Lelës, është se ajo gjithmonë përpiqet të mbetet e re dhe aktive, me gjithë vitet që ikin dhe ngjarjet që rrjedhin.

Ajo mund të përbënte nje shembull, apo model, për shumë gra e vajza të këtij vendi, të cilat të pafuqishme dhe pa kurajon për t’u përballur, shtyjnë ekzistencën e tyre nën qiellin përherë gri të mjedisit tradicional shqiptar.

Ndërsa Lela guxon. Për sa kohë, udhërrëfyese të saj janë mirësia, drejtësia dhe ndershmëria, ajo jeton lumturisht jetën e saj dhe thith ajrin e kulluar të lirisë.

Lela Kokona Dardha ka krijuar dhe respekton fort stilin e saj të jetës. Dhe sipas Paskalit, ‘’Stili është njeriu’’.

Lela eshte nderuar nga Albania Woman in the World me cmim nderi  Honorary Award- Elita e gruas shqiptare .

Per aktivitetin e saj te spikatur si mesuese Botuese dhe aktiviste humane e gruas ne shqipëri.Në përfundim desha ti uroj: Te ketë shëndet, jetë te gjatë dhe të na dhurojë krijimtari të bukur

Faleminderit Lela Dardha Kokona, mësuesja që su lodh kurrë, dhe libri mbeti dashuria e saj e madhe.

 

Filed Under: Featured Tagged With: E NDERUAR, LELA KOKONA(DARDHA), MËSUESJA, SHKRIMTARJA PSIKOANALISTE

Kosovë-Projekte ndërkufitare me Shqipërinë

January 24, 2017 by dgreca

-Afate kohore për veprime konkrete/

1 kosove shqip

PRISHTINË, 24 Janar 2017-B.Jashari/ Projektet ndërkufitare me Shqipërinë ishin një nga temat e takimit të sotëm të ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në qeverinë e Kosovës, Ferat Shala, me kryetaren e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.“Diskutimet konkrete u zhvilluan në dy drejtime: Në fushën e shpronësimeve dhe në projektet ndërkufitare me Republikën e Shqipërisë, ku tangohet në projekte edhe komuna e Gjakovës. U harmonizuan qëndrimet për veprimet e përbashkëta në funksion dobiprurës për dy institucionet dhe për forcimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në projektet ndërkufitare. Pokështu, u harmonizuan edhe afatet kohore për veprime konkrete”, thekson njoftimi i dërguar.Bëhet e ditur se, pikë referente e takimit ishte bashkëpunimi mes Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor dhe  komunës së Gjakovës.Sipas njoftimit, të dyja palët reciprokisht u falënderuan për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e suksesshëm në mes të dy institucioneve.

Filed Under: Rajon Tagged With: -Projekte ndërkufitare, Kosove, me Shqiperine

VLORA UNIVERSITARE, URA LIDHJEJE TE SHQIPERISE ME EUROPËN AKADEMIKE

January 24, 2017 by dgreca

Universiteti  “Ismail Qemali” i  Vlorës  jep titullin “Doctor Honoris Causa”  shkencëtarit grek  Triantafyllos Albanis dhe profesorit  të shquar italian Genuario Belmonte/

2. ok Prof. Triantafyllos vlerësohet

nga MSc. Albert HABAZAJ/

1. ok Senati UV

E premtja e datës 20 janar 2017 do të mbahet mend gjatë dhe do të shënohet në Kujtesën e Universitetit të Vlorës si një ditë e veçantë; ndër më të bukurat ditë, mesazhdhënëse, kulturoro-akademike e gëzimtare për senatin, stafin akademik, personelin administrativ dhe studentët ismailqemalistë të Universitetit tonë 23 vjeçar. Qe vërtet një festë dinjitoze dhe domethënëse, ku mirrnin pjesë anëtarët e Senatit Akademik, Kryetari i Senatit Akademik të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, njëkohësisht rektor i Universtitetit prof. Roland Zisi, rektorë të universiteteve të tjera shqiptare, dekanë, të ftuar të tjerë, pedagogë dhe studentë. Gjithashtu morën pjesë në këtë ceremoni nderimi jo vetëm për Universitetin, por sidomos për Vlorën e përparuar, edhe kryetari i Bashkisë Vlorë, z. Dritan Leli dhe kryetarja e Këshillit Bashkiak zj. Vojsava Shkurtaj. U realizuan propozimet e Departamentit tӫ Kimisë dhe atij të Biologjisӫ, të dy tӫ Fakultetit tӫ Shkencave Teknike, me vendimin e Senatit Akademik tӫ kӫtij universiteti pӫr dhӫnien e titullit “Doctor Honoris Causa” prof. Triantafyllos Almpanis (Albanis) dhe prof. Genuario Belmonte, duke ndërtuar një urë të re, të fortë e të qëndrueshme komunikimi akademik e kulturor midis vendeve mesdhetare të trekëndëshëshit jonian Shqipëri, Greqi, Itali me mikpritës Vlorën universitare dhe qytetare. Triantafillos Albanis dhe Genuario Belmonte, me pjesëmarrjen e tyre aktive për mbi dy dekada me Universitetin tonë, kurorëzuar me vlerësimin e merituar “Doctor Honoris Causa”, forcojnë urat kulturore mesdhetare dhe i japin një dimension tjetër të madh Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës (patjetër dhe qytetit) në botën akademike europiane.

2. ok Prof. Triantafyllos vlerësohet

Për Universitetin e Vlorës, prof. Triantafyllos Almpanis, i shquar në opinionin shkencor të Greqisë, ka qenë Njeri Institucion, sepse, qysh në fillimet tona, e ka parë me besim institucionin e ri e të brishtë të arsimit të lartë buzë deteve joniano-adriatik, duke e ndihmuar me shpirt e me mendje për paraqitje dinjitoze në botën akademike bashkëkohore në rajon e më gjerë. Prof. Almpanis njihet si një personalitet i shquar në fushën e edukimit dhe kërkimit shkencor, aktiviteti i të cilit është i fokusuar në studimin e kimisë së mjedisit, duke kombinuar në mënyrë të shkëlqyer aktivitetin e tij kërkimor me atë didaktik, shkencor dhe organizativ. Ai konsiderohet model i shkëlqyer në komunitetin akademik ndërkombëtar dhe kontributi i tij ka qenë i vazhdueshëm e i shquar në shkencat kimike dhe mjedisore, si dhe në fushën e veprimtarisë didaktike. Zëvendësrektori i Universitetit të Vlorës, prof. dr. Bilal Shkurtaj (fizikan), njëkohësisht Drejtor i Qendrës Kërkimore-Shkencore (QKSH të UV), paraqiti disa referenca biografike të aktivitetit kërkimor-shkencor të Profesorit të Janinës.

Profili kërkimor shkencor i prof. dr. Triantafyllos Almpanis (Albanis): U diplomua në moshën 23 vjeçare në Universitetin “Aristoteli” të Thesalonikisë, në Fakultetin e Kimisë dhe duke vazhduar studimet në fushën e tij fitoi titullin Ph.D në vitin 1987 në Universitetin e Janinës. Në vitin 1989, kreu studimet post doktoriale në Departamentin e Biokimisë në Universitetin Shtetëror të Teksasit në San Antonio dhe në vitin 1990, kreu një studim në post doktoraturë në Departamentin e Fizikës së Tokës në të njëjtin universitet, duke fituar një rritje në fushën e shkencave mjedisore, sidomos për efektet që mund të ndodhin në mjedis. Mbas kthimit nga Amerika në Europë, vazhdoi punën kërkimore në Institutin Agronomik të Mesdheut në Zaragora dhe në Qendrën për Studime të Avancuara në fushën e shfrytëzimit të energjisë prej mbetjeve të agrikulturës, ku iu akordua diplomë prej Këshillit të Europës, në tetor 1993. Karriera shkencore vazhdoi me studime të thelluar në fushën e Toksikologjisë Mjedisore: Metodat Biomonitoruese në Mjedis në Universitetin e Kupio, Finlandë, nëpërmjet një followship të financuar nga Fondacioni Shkencor Europian (Europian Scienze Foundation, ESF) në vitin 1995. Ai ishte gjithashtu akademik dhe bashkëpunëtor shkencor në Departamentin e Kimisë Inorganike dhe Departamentin e Inxhinierisë Kimike në Universitetin “Aristoteli” në Thesaloniki, gjatë periudhës 1981-1982. Për një periudhë prej 5 vjetësh, 1982-1987, Kërkues i asocuar në Departamentin e Kimisë në Universitetin e Janinës. Njëkohësisht, duke vazhduar edhe karrierën akademike, në vitin 1992 merr titullin lektor në Departamentin e Kimisë të Universitetit të Janinës. Prej vitit 1998-2003 ka qenë prof.as. dhe qysh nga viti 2004 e në vijim mban titullin “Profesor”. Në fushën e kërkimeve mjedisore ka qenë drejtor i Departamentit të Kimisë të Universitetit të Janinës prej vitit 2004-2008 dhe në periudhën 2010-2014 Rektor i Universitetit të Janinës. Sot është Zv. Rektor dhe njëkohësisht President i Komitetit Shkencor të Universitetit të Janinës. Fushat kryesore të kërkimit shkencor të prof. Triantafyllos janë: 1. Kimia mjedisore e pesticideve dhe mikrondotësit organikë; 2. Transporti i pesticideve në ekositemin mjedisor; 3. Zhvillimi i metodave analitike për përcaktimin e pesticideve dhe mikrondotësit organikë për vlerësime mjedisore; 4. Adsorbimi dhe fotodegradimi i pesticideve në kushte laboratorike dhe fushore; 5. Teknikat për largimin e mikrondotësve prej ujërave të shkarkimit dhe ujërave sipërfaqësorë dhe tokësorë. Në fushat e kërkimit shkencor ku ka punuar, prof. Triantafyllos ka dhënë një kontribut të madh në 42 projekte kërkimore, ku në 33 prej të cilëve ka qenë koordinator. Eksperienca e tij i ka kaluar kufijtë e Greqisë, duke qenë i spikatur në shkallë botërore. Është autor  dhe bashkautor i 207 artikujve të botuar në revista me reputacion të lartë dhe ka prezantuar në konferenca ndërkombëtare në gjithë botën 111 punime. Është anëtar i mjaft organizatave profesionale jashtëzakonisht të vlefshme si Shoqata Greke e Kimistëve, Shoqata Amerikane e Kimistëve, Divizioni i Agrokimistëve të Shoqatës Amerikane të Kimistëve, Shoqëria Ndërkombëtare për Studimin dhe Kontrollin e Ndotjes së Ujërave, i Grupit Helenik të Kërkimit për Pesticidet dhe Shoqërisë së Kimisë Analitike Mjedisore. Njëkohësisht ka patur dhe ka funksione e tituj me përgjegjësi të lartë kombëtare dhe ndërkombëtare, gjatë kohës që ishte President i Divizionit Rajonal të Shoqatës së Kimistëve të Greqisë në Epirin  e Veriut dhe ishujt Jonianë (Korfuz dhe Lefkas) në periudhën 1984-1985 dhe 1994-1997 dhe Kryetar i Agroekologjisë së Aplikuar dhe prej vitit 2002 është President i Shoqërisë Europiane-Mesdhetare të Edukimit, Vlerësimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit dhe qysh nga viti 2003 është President i Programit Pasuniversitar Ndërfakultetor në Agrokimi dhe Agrokulturë Organike, Universiteti i Janinës. Ka qenë gjithashtu President i Shoqatës së Universiteteve në Greqi në periudhën 2011-2012.

Aktiviteti i gjerë në fushën akademike dhe kërkimore-shkencore është shtrirë prej vitesh edhe në Shqipëri, me Universitetin e Tiranës dhe universitetet e tjera të vendit dhe, në mënyrë të veçantë, me Universitetin e Vlorës, nëpërmjet marrëveshjeve ndëruniversitare, projekteve të bashkëpunimit në fushën kërkimore-shkencore, pjesëmarrjes në konferenca shkencore e botimeve në buletinet shkencore. I madh ka qenë kontributi i tij për organizimin e kërkimit shkencor në  Universitetin e Vlorës nëpërmjet projekteve të bashkëpunimit, si: “Zhvillimi dhe aplikimi i metodave analitike dhe teknikave përmirësuese për ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore midis Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë” në periudhën 2005-2007; “Zhvillimi dhe zbatimi i metodave analitike për vlerësimin e ndotjes së mjedisit nga shkarkimet në ujërat sipërfaqësorë dhe të pijshëm në rajonin e Vlorës” në periudhën 2010-2014 në kuadrin e projekteve PKKZH; “Monitorimi wiereless i cilësisë së ujërave të lumenjve Arachtos dhe Vjosë” në periudhën 2012-2015 në kuadrin e Programit Ndërkufitar IPA Greqi-Shqipëri. Marrja e përvojës në kuadër të aplikimit të metodave analitike bashkëkohore nga QKSH ka qenë e vazhdueshme. Në mënyrë të veçantë ka mbështetur ngritjen e QKSH, pajisjen me aparatura dhe programin kërkimor shkencor të saj. Aktualisht, në kuadrin e projekteve që aplikojmë IPA II Cross-Bordes Cooperation Programme “Greece-Albania” 2014-2020, do të ketë një vazhdimësi të bashkëpunimit shkencor, ku prof. Triantafyllos do të ketë një kontribut të madh të paktën në tre projekte, ku do të mund të arrihen rezultate të shkëlqyera në zhvillimi e kërkimit të mirëfilltë shkencor dhe në integrimin me mësimdhënien dhe zhvillimin rajonal, që përbën sot një detyrë madhore të vënë para universiteteve nga Ligji i Arsimit të Lartë.  

Profesor Triantafyllos Almpanis (Albanis) nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” me këtë motivacion: “Personalitet i shquar i përmasave botërore në fushën akademike dhe shkencore, me një aktivitet të gjerë të fokusuar në studimin e kimisë analitike dhe të mjedisit, duke kombinuar në mënyrë të shkëlqyer aftësitë e tij kërkimore shkencore, didaktike dhe organizative. Aktiviteti i tij i gjerë shkencor pasqyrohet në pjesëmarrjen në projektet e shumta, prezantimet në konferenca, kongrese e revista shkencore ndërkombëtare, promovime për tituj akademik, bashkëpunimi i gjerë me shoqatat shkencore, departamente, institute, laboratore dhe qendra kërkimore shkencore. Veprat e tij përbëjnë një kontribut të madh dhe të pakrahasueshëm ndaj dijes bashkëkohore dhe shërbejnë si pika referimi për studimet teorike dhe praktike. Duke dhënë një kontribut të madh dhe konkret në organizimin e kërkimit shkencor në Universitetin e Vlorës, ai përbën njëkohësisht një model të shkëlqyer që synohet të arrihet”.

***

Universiteti i Vlorës është parë nga bota akademike italiane si Universiteti përballë Universitetit të Lecces. Qysh kur u ngrit si institucion i arsimit të lartë, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës (atëherë Universiteti Teknologjik “Ismail Qemal Vlora) nuk u pa vrëngër, me atë ndjesinë e inferioritetit të të madhit ndaj të voglit, “të pabërit ende”.

Pati interes nga profesorati italian, duke e trajtuar si partner Universitetin e Vlorës (UV) dhe iu dha prioritet raporteve konstante midis dy universiteteve adriatike, atij të Lecces (UL) matanë dhe këtij të Vlorës më këtë anë. Genuario Belmonte, qysh më 1994 ngriti ura bashkëpunimi. Qe i pari profesor europian që theu lartësisht emancipueshëm konceptin e “universiteteve të dorës së dytë”, duke prurë studentë italianë në auditoret e Universitetit të Vlorës (UV), ndërkohë që nga Vlora e Shqipëria rinia studentore ikte, ikte, ikte… Profesor Belmonte qe konstant në bashkëpunimin e frytshëm me Universitetin e Vlorës për procesin mësimor, shkencor, profesional e akademik. Njeri me botë të madhe e kulturë të gjerë, pa kompleksitete a koncepte inferioriteti për UV, por thjesht si matanas i UL, duke qenë një mbështetës projektesh serioz e këmbëngulës.

Profesor Genuario Belmonte nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” me këtë motivacion: Personalitet i shquar nӫ fushӫn akademike dhe shkencore me njӫ aktivitet tӫ gjӫrӫ tӫ fokusuar nӫ studimin  e biologjisӫ dhe mjedisit, nӫ mӫnyrӫ tӫ veҫantӫ tӫ biologjisӫ detare, duke kombinuar aftӫsitӫ e tij kӫrkimore shkencore, didaktike dhe organizative. Aktiviteti i tij shkencor pasqyrohet nӫ pjesmarrjen nӫ  projektet e shumta,  prezantimet nӫ konferenca, kongrese e revista shkencore ndӫrkombӫtare, bashkӫpunimi i gjӫrӫ me shoqata shkencore, departamente, institute, laboratore dhe qӫndra kӫrkimore shkencore. Vleresohet pӫr njӫ kontribut shumӫ tӫ madh pӫr vlerӫsimin e pasurive ambjentale nӫ Shqipӫri, duke promovuar edhe vlerat eko- turistike nӫpӫrmjet ekspeditave shkencore tӫ pӫrvitshme nӫ zonat detare, bregdetare dhe malore. Duke dhӫnӫ njӫ kontribut tӫ madh, konkret dhe tӫ vazhdueshӫm nӫ organizimin e kӫrkimit shkencor nӫ universitetin e Vlorӫs, ai pӫrbӫn njӫkohӫsisht njӫ model qӫ synohet tӫ arrihet nga stafi ynӫ akademik”.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike, Prof. asoc. Hajdar Kiçaj (biolog), në referencёn e prezantuar pёr dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” profesor Genuario Belmonte nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, paraqiti një pjesë të veprimtarisë kërkimore të profesorit italian, duke u përqëndruar kryesisht në aktivitetin e tij kërkimor të kryer përgjatë disa viteve në vendin tonë, në bashkëpunim me pedagogë dhe drejtues të disa universiteteve shqiptare, dhe veçanërisht me Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë dhe më ngushtë me Departamentin e Biologjisë.

Profili i fushës i prof. dr. Genuario Belmonte: Prof. Genuario Belmonte është diplomuar nё Universitetin e Ferrarёs nё vitin 1981 nё Shkencat Biologjike dhe nё vitin 1982 nё Shkencat Natyrore. Ёshtё specializuar nё Shkenca dhe Teknologji Ambjentale, nё Ekologji (Diplomë specializimi); nё Biologji Bregdetare, Detare dhe Ekologji (diplomё magjistrale). Nё vitin 1985 emёrohet Kёrkues Shkencor Universitar i Zoologjisё pranё Universitetit tё Lecces. Nё vitin 2001-2005, Profesor i Zoologjisё pranё Universitetit tё Lecces (sot Universiteti i Salentos).                                                                                                                                                                                                                    Nё periudhёn 2005-2008 ёshtё Zv. President i Fakultetit tё Shkencave Matematiko – Fizike dhe Natyrore nё Univesritetin e Lecces. Nga viti 2011 e nё vazhdim ёshtё Drejtor i Muzeut tё Ambjentit nё Universitetin e Salentos dhe nё vitin 2015 pёrgjegjёs Shkencor i Akuariumit tё Salentos. Aktivitet shkencor përmblidhet  nё 294 botime, nga tё cilat 244 punime shkencore, 103 nё kongrese (46 ndёrkombёtare) , 65 nё revista ndёrkombёtare. Pёrgjegjёs editorial i revistës “Thalasia Salentina”, e botuar nga Stacioni i Biologjisё Detare Porto Cezario (Deparatmenti i Shkencave dhe Teknologjive Biologjike e Ambjentale, DST e BA në Universitetin e Salentos). Anёtar i Konsorciumit Kombёtar Ndёruniversitar pёr Shkencat e Detit (CoNISMa). Ёshtё anёtar i mjaft shoqatave shkencore, si: Unioni Italian i Zoologjisё, Shoqata Botёrore e Copepodologistёve, Shoqata Italiane e Biogjeografisё, Shoqata Italiane e Biologjisё Detare, Shoqata Italiane e Ekologjisё, Shoqata Kombёtare e Muzeumeve Kombёtar Shkencor, Anёtar i Komisionit tё Faunёs tё Unionit Italian tё Zoologjisё, Anёtar i Kёshillit Drejtues tё Stacionit tё Biologjisё Detare nё Porto Cezario,etj. Bashkёpunёtor shkencor me 27 departamente, institute, laboratore dhe qendra shkencore, midis tё cilave mund tё pёrmendim: Departamenti i Biologjisё Shtazore dhe tё Njeriut tё Universitetit “La Sapenza” Romё, Stacionin e Zoologjisё Napoli, Laboratori i Biologjisё Detare Trieste, Instituti i Biofizikёs Piza, Institituti i Biologjisё Detare Venezia, Instituti Talasografik Taranto, Qendra Ndёrkombёtare e Kёrkimeve Detare Athinё, Universiteti “Aristoteli” Greqi, Instituti i Shkencave Detare Turqi, Universiteteti “Eqerem Çabej” Gjirokastrёs, Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Muzeu i Zoologjisё Kopenhage, Instituti i Zoologjisё Rusi, Universiteti i Stambollit (Fakulteti i Peshkimit) dhe Universiteti i Kajros, Egjypt. Ka aktivitet shumё të gjёrё nё fushёn e mёsimdhёnies si titullar lёndёsh, shoqёruar me veprimtari praktike dhe eksperimente laboratorike, udhёheqёs i doktoraturatave, anёtar komisionesh  e relator. Ndёr vite ёshtё docent pёr lёndёt Zoologjia I e II, Zoogjeografia, Zoologjia Evolcionistike, Etologjia, Zoologjia e Aplikuar nё tё Mirat Materiale, Ruajtja e Natyrёs dhe e Burimeve tё saj, Muzeologjia Shkencore.

Aktiviteti në Shqipëri. Aktiviteti i gjerё nё fushёn akademike dhe kёrkimore shkencore ёshtё shtrirё prej vitesh nё Shqipёri nёpёrmjet marrёveshjeve ndёruniversitare, projekteve tё bashkёpunimit nё fushёn kёrkimore shkencore, pjesëmarrjes nё konferenca shkencore e botimeve nё buletinet shkencore. Profesor Genuario Belmonte u lidh me botёn akademike shqiptare qysh nё vitin 1995 me qёllim kryesor propozimin dhe nisjen e kurseve universitare tё Biologjisё Detare si dhe vlerёsimin e pasurive ambjentale detare shqiptare. Bashkёpunimi u bё mё i ngushtё prej vitit 2002, duke realizuar njё njohje tё thellё tё bregdetit detar shqiptar dhe promovimin jo vetёm tё aspekteve natyralistike por edhe atyre eko-turistike.

Projekte. Pёrgjegjёs direkt nё 31 projekte kёrkimi dhe i pёrfshirё nё 11 tё tjerё. Drejtues e kordinator nё 6 projekte nё Shqipёri dhe konkretisht: Organizimi i kursit universitar tё Biologjisё Detare nё Universitetin e Gjirokastrёs 1995; Ndёrtimi i njё rrjeti qendrash nё kanalin e Otrantos pёr studimin e biologjisё detare 2002; Ngritja e njё departamenti tё Ekologjisё pranӫ Universitetit tё Vlorёs, 2003; Projektimi i njё Muzeu/Akuariumi Detar pranё Universitetit tё Vlorёs, 2005; Projekti PER Natur: Turizmi i qendrueshёm, perkorse tematike dhe promovimi i pasurive natyrore dhe kulturore. 2006-2007; Projektimi i asistencёs teknike pёr realizimin e njё Qendre Ndёrkombёtare tё Shkencave tё Detit (CISM) nё Vlorё. Përmes kёtyre projekteve u fuqizuan laboratorёt me aparatura e paisje pёr analiza kimiko-ambjentale, me njё minibibliotekё me literaturё tё shkencave detare,  muze didaktik me reperё tё thatё dhe tё konservuar si dhe ekspozitё fotografike dhe paisje pёr marrjen e kampioneve biologjikë nё det.

Ekspedita shkencore. Pjesёmarrёs dhe pёrgjegjёs/ organizator nё 25 ekspedita shkencore (katër oqeanografike nё Kanalin e Otrantos, katër nё Krime-Ukrainё, 14 nё Shqipёrinё Jugore, tre nё Maqedoni). Duke filluar nga viti 2000, ҫdo vit ka kryer ekspedita nё Shqipёri duke iniciuar bashkëpunimin shkencor me stafin akademik të universiteteve tona, konkretisht: 2002, tetor-nёntor. Vizitё – ekspeditё nё bregdetin e Shqipёrisё Jugore; 2003, qershor-korrik. Kampionime dhe ekspeditё nёnujore gjatё bregdetit shqiptar Jugor; 2004 dhe 2005, Kampionim dhe ekspeditё nёnujore nё Shqipёrinё Jugore; 2006, Kampionime nё liqenet e brendshёm dhe malorë si dhe nё bregdetin Jugor; 2008 shtator, 2009 korrik dhe dhjetor: Ekspeditё nё Malin Sharr – Maqedoni dhe rajonin e Dumresё pёr kampionimin e trupave ujorё nё male tё larta dhe nё zonat e brendshme tё Shqipёrisё; 2011 qershor – Kampionim i trupave ujor nё liqenet artificial nё zonat malore; 2011- 2012 korrik, Eskursion natyralistik me studentёt e magjistraturёs (Masterit) tё Biologjisё Bregdetare dhe Detare dhe Ekologjisё; 2013-2015, Ekspedita kёrkimore nё Kanalin e Otrantos dhe Adriatikut Jugor me anijet oqeanografike Urania dhe Minerva Uno; 2014, 2015, 2016. Ekspedita nё malet e Ҫikёs , Shebenik (parku nacional), Valmare. Ka mundur tё eksplorojё hapësirat bregdetare dhe ato ujore sipёrfaqёsore dhe nёnujore tё Adriatikut Jugor. Ai pёrshkoi zonёn malore tё Shqipёrisё sё Jugut nga Sazani, Karaburuni, Çika, Shebeniku, Skrapari, Pёrmeti, Tomorri, Gramozi e Malet e Sharrit nё Maqedoni. Ka qenë pjesëmarrёs nё tё gjitha aktivitetet shkencore tё zhvilluara nё Universitetin e Vlorёs  dhe ёshtё vlerёsuar me “Çertifikatё Mirӫnjohje” nga Universiteti i Vlorёs me rastin e 10 vjetorit tё hapjes sё Universitetit, si dhe me rastin e 100 vjetorit tё shpalljes sё Pavarёsisё. Belmonte e njeh shumë mirë florën dhe faunën shqiptare, detin dhe malin shqiptar, si të ishte një shqiptar me rrënjë e me degë këtu. Ndër mirësitë e tij akademike shkencore dhe qytetare, katër janë cilësitë më të spikatura: Belmonte është një studiues i vërtetë, një zhytës dhe alpinist i shkëlqyer dhe një vlonjat  i vërtetë. Të dy profesorët e huaj, edhe  Triantafyllos Almpanis (Albanis) edhe Genuario Belmonte, vijnë si tanët në Vlorë, janë bërë si të shtëpisë. Aq jemi familjarizuar, saqë ata i pranojnë dhe shakatë tona, se prof. Triantafyllos Almpanis i flasim Trëndafili Shqiptar dhe prof. Belmontes i themi Mali i Bukur, dhe, duke i bërë të dy tok u flasim Trëndafili Shqiptar në Mal të Bukur. Dhe qeshim çiltër me gurgullima shpirti…

Filed Under: Rajon Tagged With: Albert Habazaj, ME EUROPËN AKADEMIKE, URA LIDHJEJE TE SHQIPERISE, VLORA UNIVERSITARE

Kulti i Aleksandrit të Madh në trevat iliro-arbërore

January 24, 2017 by dgreca

1 aristotel Mici

Esse nga  Aristotel  Mici/

Në qoftë se do të kish ndonjë njeri, që do të krahasohej me Zotin, ky do të ish Aleksandri  i Madh.-Chateaubriand/

1 aleksandri i Madh

Figura e Aleksandrit të madh ka tërhequr vemendjen e shumë historianëve për gjatë shumë shekujsh. Bibliografia rreth personalitetit të tij, duke nisur që nga vepra e Plutarkut e derit tek historianët më të rinj, është nga më të pasurat midis njezëve të famshëm të botës. Titujt e librave të botuara rreth personalitetit të Aleksandrit të Madh janë mbi njëzet mij.  Është për t’u përmendur për këtë rast studiuesja  Nancy J. Burich, e cila nga kjo mori veprash kushtuar Aleksandrit të Madh ka zgjedhur dhe ka skicuar në një të libër bibliografik 691 tituj nga të gjitha kohërat.

Në tërë këto libra, biografë të ndryshëm të Aleksandrit të Madh janë përpjekur të ndriçojnë përmes argumenteve të shumta arsyet e shkëlqimit të këtij njeriu që me aktet e tij bëri epokë historike.

Aleksandri i Madh lindi në qytezën Pella të Mqedonisë më 20 korrik të vitit 356 Para Krishtit. Ai ishte i biri i mbretit Filipi i Dytë dhe i Olimpisë, që qe një princeshë nga fisi i Mollosëve të Epirit, dhe ish e bija e mbretit Neoptolemi.

Aleksandri çunak, tok me motrën e tij e kaluan fëmijërinë në oborrin mbretëror, në Pellas. Mirëpo djaloshi syzi dhe me flok kaçurrel pak e shikonte në shtëpi të atin, Filipin, i cili e kalonte kohën ndër luftime, po edhe në aventura dashurish me femra jashtë martese. E ëma, Olimpia ishte një nënë autoritare dhe energjike, që dominonte në edukimin e të birit. Po ndër kohë, shpesh ajo e mbushte djaloshin me një frymë urrejtje për të atin. Megjithatë, edukimi i djalit ishte problemi më i rëndësishëm  për të dy prindërit. Kështu që jeta familiare e çiftit mbretëror vazhdonte si gjithnjë rrjedhën e saj edhe pse me ndonjë krisje të brendëshme. Pra, të dy prindërit, si Olimpia dhe Filipi vazhdimisht kujdeseshin për rritjen e djalit të tyre, duke i dhënë një edukatë të shkëlqyer, të denjë për birin e një familje mbretërore për kohën. Në vitet e para të fëmijërisë Aleksandri pati si tutor Leonidën, që njihej si një pedagog i pasionuar në fushën e mësimdhënies. Prej atij Aleksandri do të mësonte mathematikën, sportin e ngarjes së kuajve, manovrimin e shpatës si edhe artin e përdorimit të harkut e shigjetës.

Po në kohën e adoleshencës, që nga viti viti 343 P.K. Aleksandri filloi të merrte mësime edhe nga filosofi i famshëm i Greqisë, Aristoteli, i cili do t’i jepte njohuri për filosofinë, poezinë, dramën, shkencat si edhe për politikën. Qe një fat i jashtëzakonshëm për Aleksandrin adoleshent të kishte për mësues një njeri me mendje të ndritur si ish filosofi Aristotel i Greqisë së Vjetër, i cili do ta edukonte dhe do ta frymëzonte nxënësin e vet me dashurinë për letërsinë e Greqisë. Midis veprave poetike Aleksandri do të pëlqente Iliadën e Homerit. Akili u bë figura ideale, që ai e admironte dhe e imitonte. Ndikimi i filosofit të shquar do të ishte i thellë në subkoshiencën e tij deri në moshë madhore. Edhe atëherë,kur do të ndodhej midis betejash të ndryshmenë largësi të Azisë, ai do të kish korespondencë me të dhe do te deklaronte se ai e donte atë jo më pak se babanë, sepse i ati i  kish dhënë jetën, kurse filosofi i kish treguar atij  si ta jetonte atë më mirë dhe më bukur

                                             *   *   *

I ati i Aleksandrit, Filipi II, pat krijuar një mbretëri të fuqishme maqedonase, aq sa  në vitin 338 Para Krishtit, arriti t’i mundë ushtritë e shteteve aleate të Greqisë në betejën e Keronesë. Pas kësaj fitoreje hegjemonia maqedonase u shtri mbi disa shtete të Greqisë. Në këtë kohë Filipi mblodhi në Korinth dhe një kongres panhelenik, ku u shpall paqja midis gjithë shteteve Greke dhe Maqedonisë dhe u deklarua lufta kundër Persisë. Kish lindur ashtu dhe shteti monarkist i Maqedonisë.

Ndërkaq Aleksandri qe rritur, dhe qe formuar kulturalisht dhe ushtarakisht. Në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare i ati besoi komandën e kavalerisë, të cilën ai e udhëhoqi, kur  Filipi ndodhej në fronte të largëta.  Duke qenë në krye të kësaj kavalerie, djaloshi 16vjeçar u nis kundër disa fiseve rebele, që veproni rreth Athinës dhe zonës së Tebës dhe i shpartalloi ato me sulmet e tij, duke ndihmuar kështu babanë, i cili ndodhej larg. Me këto veprime luftarake Aleksandri i ri tregoi se qe bërë një ushtatrak i zoti dhe komandant i talentuar.    Prindërit, jo më kot  qenë kujdesur për ta edukuar djalin e tyre të forte edhe fizikisht. Për këtë anë të formimit të tij ka meritë traineri i posaçëm, që përmendëm më sipër, Leonida, një person relativ me nënën e Aleksandrit, që e stërviste me rregullat e luftimit, me marshime të ndryshme, me përdorimin e shpatës, të harkut dhe shigjetës si dhe me ngarjen e kuajve. Që kur ish çunak i vogël, ande 10 vjeç, i  kërkonte të atit ta lejonte të ngiste kalin. Për këtë anë të pasionit djaloshar janë të famshme ushtrimet e tij prej kalorësi me kalin legjendar Buqefalis.

Një nga  këto legjenda tregon se si një thesalian, Filoniku, solli në oborrin e mbretit Filipi i Dytë një kalë të pashëm dhe të fuqishëm, që ta shiste për 14 talenta. Ky kalë dukej madhështor dhe quhej Buqefalis. Pasi u morën vesh për çmimin, mbreti me njerëzit e tij shkuan në fushën e stërvitjes së kuajve për ta vënë në provë kalin, që pati sjellë Filoniku. Me gjithë dëshirën e mirë të tyre përta blerë atë, ata nisën të ndërromnin mendje, sepse kali po u dukej i egër, fare i pabindur, pra i zorshëm, për t’u zbutur dhe mësuar. Asnjeri nga kalorësit dhe stallierët, që pat marrë me vete, i ati i Aleksandrit, Filipi, nuk po ia  arrinte qëllimit që ta zbuste e t’ia hipte lartë kalit. Ashtu ata vendosën që t’ia kthenin Buqefalin të zotit. Kur kuptoi këtë gjë, Aleksandri që ndodhej midis të rriturëve, u dëshpërua shumë.Edhe pse ende i vogël në moshë, ai u doli përpara të gjithëve dhe me zë të lartë u tha atyre: Ky kalë është i jashtëzakonshëm, këtë kalë nuk duhet ta heqim nga dora.

-Është i egër dhe nuk pranon anjeri t’i hipi lartë, – ia preu shkurt i ati..

– Ma lini një hërë mua, – u ndje djaloshi, – shikoni po nuk ia hipa!

Të gjithë vunë buzën në gas duke shprehur çudi dhe mosbesim. Po Aleksandri ish i sigurt për çfarë do të bënte dhe se si do të manovronte.

Sa ia dhanë kalin ai iu drejtua atij me fjalë të ëmbëla dhe dashamirësi, pastaj i vuri dorën tek kapistra e kokës,i kapi frerin afër gojës, dhe e ktheu kalin kundruall diellit, në atë mënyurë që Buqefali të mos ta shihte dot hijen e vetë. E bëri këtë se e kish kuptuar që Buqefali i trembej hijes së tij. Duke e përkëdhelur nga qafa dhe jelet e gjata, daloshi gjeti rastin dhe ia hipi kalit lartë.Pastaj, nga dalë zuri vend mbi shalë, futi këmbët në yzengji, dhe ashtu butësisht i dha shenjë kalit që të nisej. Duke i tundur frerët dhe kapistrën, Buqefali brenda minutës mori vrull si shigjetë.Pas pak kohe Aleksandri u kthye fitimtar gjithë ngazëllim, atje tek po e prisnin me brohoritje kalorësit e oborrit. Atë çast,i ati i doli para dhei tha me krenari:

“O biri im, shiko andej sa të arrin syri për një mbretëri sa më të madhe, sepse Maqedonia është shumë e vogël për ty.”

 

Pra, qysh adoleshent, Aleksandri, falë dhe tutorit trainer, qe më se i përgatitur  ushtarakisht për moshën. Ai pati rastin në beteja reale të demonstronte formimin e tij si komandant i aftë. Po ndërsa si luftëtar Aleksandri mbante marrëdhënie të pëlqyeshme me të atin, në jetën familiare ai qe ftohur me me të. Duke u rritur, Aleksandri kish vënë re se babai i tij vazhdonte një jetë të lirë dhe të padenjë duke u përzjerë në aventura erotike me femra të ndryshme. Dhe kulmi i acarimit, at e bir,do të arrinte në momentin më dramatik, kur Filipi  II,  i ati, do të binte në dashuri me Kleopatra  Euridike, mbesa e gjeneralit të vet, Attalus. Në këtë kohë ai u nda, pra u divorcua me Olimpinë, me nënën e Aleksandrit.

Nga kjo martesë e Filipit të Dytë pozicioni i trashëgimisë së Aleksandrit për fronin u bë i pasigurt, sepse cdo djalë i lindur nga  Cleopatra Euridike, do të isht një msaqdonas  i plotë për trashëgimin e fronit, kurse vetë Aleksandri do të ish një  gjysmë maqedonasi.

Për këtë arsye, i konfliktuar me të atin, ai iku nga Maqedonia tok me të ëmëm, Olimpinë. Dhe me ndihmën e saj, shkon në Epirus, në  Molossias,  tek njerëzit e nënës së tij. Pastaj vete edhe  në Iliria, ku u trajtua si mik  nga i pari i vendit. Prej andej, pas gjashtë muash, vendosi të kthehej në Maqedoni, ku me ndërmjetsinë e një miku të ngushtë, u gjend një rrugë pajtimi në familjen mbretërore.

*   *   *

Ndër kohë, në verën e vitit 336, i ndodhur në darkën e një dasme, Filipi i Dytë do të gjente vdekjen, i vrarë nga komandanti i rojeve të tij. Pikërisht ne këtë moment,  kur Aleksandri do të mbushte 20 vjetë, do të emërohej mbret i Maqedonisë nga mbarë fisnikëria ushtarake dhe ajo qytetare. Tani detyra kryesore e mbretit të ri ish të luftonte kundër Persisë dhe të grumbullonte pasuri nga vendet e Lindjes. Mbasi stabilizoi situatën brenda vendit, sidomos midis shteteve e fiseve greke, ku kish vendosur hegjemoninë, në vitin 334 u nis me ushtrinë e vet për në Azi. Pa shumë vështirësi ai i mundi persianët që në betejën e parë në brigjet e lumit Granik. Pastaj u fut në Azinë e Vogël, ku nënshtronte njerin pas tjetrit shtetet e atyre territoreve, duke u dhënë edhe premtimin se do t’i çlironte krejtësisht nga sundimi Persian.

Ende shumë i ri, ai dukej se ish një vizionar i madh. Kudo që shkonte me ushtrinë e vet Aleksandri vendoste demokracinë, themelonte qytete të rinj, ngrinte theatro, gjimnaze, hapte rrugë dhe nxiste tregëtinë midis vendeve. Për të gjitha këto akte progresive ai u quajt nga popujt Aleksandri i Madh.  

                                                             * * *

Kur kish  pushtuar gjithë Azinë e Vogël, Aleksandri u hodh në zonat e Sirisë. Atje në betejën e Issos, ushtria  persiane  pësoi disfatën e dytë. Dari  i Persisë shpëtoi kokën në ikje e sipër, duke e lënë familjen e tij mbretërore dhe tërë ngarkesat e pasura në mëshirë të fatit. Familja dhe pasuria e Darit ranë në dorë të Aleksandrit. Pas fitores së Issos, ai do të pushtonte edhe kryeqendrën e Fenikisë, Tyrin.Ndër kohë Dari përpiqej të merrej vesh me Aleksandrin  me rrugë paqësore dhe si shperblim për familjen e vet i dhuronte Aleksandrit Azinë e Vogël, i propozonte të paguante një shumë të madhe parshë dhe i jepte për grua njerën nga vajzat e tij. Po Aleksandri nuk  pranoi këto propozime. Ai kërkonte dorëzimin pa kushte të mbretit Persian. Po në qoftë se nuk pranoi të bënte martesë me vajzën e Darit të Persisë, Aleksandri, që nga dita në ditë po bëhej më shumë  hero legjendar, nuk ishte aspak indifferent me bukuritë femrore të vajzave aziatiko-iraniane. Pikërisht kur nuk pranoi të lidhej me të bijën e Darit, ai pati rastin të shikonte nje bukuri  trallisëse, që i mori mendjen me shikimin e parë. Ishte e bija e Oxyartes, i cili ish kryetari i fisit Baktria , që qe rebeluar ndaj tij. Ajo vajze, magjiplote si zanë, quhej  Roxana. Siç shkruan A. Burn, professor në  Universitetin e  Glasgowt: Alexandri, duke e parë atë, ra thellë në dashuri, mbase për herë të parë në jetën e tij  ( Alexander seeing her, fell deeply in love, perhaps for the first time in his life).  Po ai nuk deshte ta merrte ate si skllave, pra, duke shkelur rregullat e vendit…kështu ai deshte edhe pëlqimin e prindërve.  Ndër kohë, i ati i Roksanës vjen dhe dorëzohet tek shtabi i Alexandrit. Pas pak kohe Aleksandri dhe Roksana bënë  martesën, sipas ceremonisë iraniane, ku riti kryesor ishte që të hanin së bashku një kulaç me miell gruri, të prerë nga dhëndërri. Aleksandri, impulsive nga ana e vet, e zgjeroi simbolikën e ceremonisë, duke e prerë kulaçin me shpatën e tij.

                                                            *  *  *

Ndërkaq luftimet e Aleksandrit vazhdonin, ai sulej fitimtar nga një betejë në tjetrën. Pas Fenikisë, ai do të pushtonte me lehtësi Palestinën dhe Egjiptin. Është për t’u theksuar se në vendet që pushtonte Aleksandri nuk i prishte sistemet tradicionale të qeverisjeve; nuk i preku as tempujt; prandaj hierarkët fetarë të Egjiptit e shpallën  Aleksandrin si  birin e Amonit, Perëndi e Diellit. Lidhur me këtë anë të kultit të tij të hyjnizuar, le të kujtojmë edhe një mendim të At Shtjefën Gjeçovit, i cili në një nga hulumtimet e veta theksonte se “Aleksandri i Madh, me qënëse mbahej si i biri i Zeusit me brirë sqapi, (i identifiuar si Perëndi e diellit, Amonit Egjyptian),  kishte prerë edhe disa monedha me helmetë me brirë sqapi”.                                                                                                                   Ndër kohë, kulti i Aleksandrit përmesë prerjes së parasë do të shfaqej edhe në trevat Ilire; siç  pohojnë arkeologët, “nga qyteti i Durrësit e i Apolonisë kemi monedha të prera me fytyrën e Aleksandrit të Madh”.      

          Po jo vetëm në Egjipt, po kudo, ku vendoste pushtetin e tij, ai nuk sillej si pushtues barbar. Është kjo arsyeja që Aleksandri ishte dhe është i nderuar nga gjithë religjionet e mëdha fetare: Budistët e konsiderojnë Aleksandrin si Zot; pakistanezët e nderojnë si hero të tyre nacional; për ebrenjtë emri i Aleksandrit do të mbetet në “eternity”; Sinodi Ecumenik Ortodoks deklaroi se “Helenismi i përhapur nga Aleksandri shtroi rrugën e Krishtermit drejt Perandorit Konstandini i Math, që e zyrtarizojë atë.  Muhameti e përmend Aleksandrin në Kuran si një profet që dënon të keqen dhe vlerëson mirësinë.

Gjatë qendrimit në Egjipt Aleksandri themeloi ne bregun e deltës së Nilit, qytetin e Aleksandrisë , që do të bëhej qendra më e madhe kulturore e botës antike për kohën e tij dhe më vonë.

Pra, tërë pjesa perëndimore e mbretërisë persiane, Azia e vogël, Palestina, Egjypti, siç edhe i kemi  përmendur,  gjendeshin nën pushtetin e Alexandrit të Maqedonisë. Po që të shembej krejt mbretëria e Persisë, duhej të pushtohej edhe pjesa tjetër e mbetur e saj, ana lindore.

Duke synuar lindjen, Aleksandri  kaloi lumenjtë Tigër e Eufrat pa pengesa serioze dhe marshoi me ushtrinë e tij deri tek rrënojat e Ninivës, pranë fshatit quajtur Gaugamel. Atje, në atë vend, në vitin 331 P.K., Aleksandri shpartalloi me guxim tërë forcat e mbetura të Persisë. Vetë mbreti i Persisë, Dari, vrapoi të ikte fshehur, për të shmangur rrezikun e kapjes rob, po në rrugë e sipër e vranë njerëzit e rrethit të vet.

Beteja e Guagamelit ish vendimtare për shembjen e plotë të mbretërisë së Darit.Pas kësaj fitoreje Aleksandri pushtoi pa sforcim qytetet kryesore të Persisë si Babiloninë, Suzën, Peresepolin.

Mirëpo Aleksandri ëndërronte ta shtrinte pushtetin e vet deri në vendet më të largëta të njohura deri atëherë. Grekët e vjetër tregonin shumë gjëra tërheqëse për Hindinë dhe ashtu Aleksandrin e kish pushtuar ambicia që ta arrinte e ta pushtonte edhe këtë anë të largët të botës së artëhershme.

Aleksandri tok me ushtrinë e tij më në fund mori rrugën e marshimit të gjatë drejt viseve të Lindjes, kaloi brigjet e detit Kaspik dhe arriti brigjet e lumenjeve Amur-Darian dhe Sir-Darian. Më 327 P.K. Aleksandri nisi të sulmnte Indinë dhe me luftime ta parreshtura  mbrrijti deri në krahinën e Penxhapit. Po në përpjekjet për të nenshtuar zonat indiane midis lumenjëve Gang dhe Hifazi, ushtria e tij gjeti vështirësi me klimën tropikale të Indisë, me shira dhe stuhira. Në ato kushte ushtria dha shenja lodhjeje dhe mosbindjeje. Lindën ashtu pakënaqësi dhe kundërshtime. Masat e ushtarëve po i kërkonin Aleksandrit të kthehej në shtëpi. Atëherë edhe ai iu bind asaj dëshirë dhe dha urdhër për t’u tërhequr.

Sidoqoftë, Aleksandri kish arritur të bënte vetëm rreth një dekade mbretërinë më të madhe për kohën  atëherëshme. Si kryeqytet të asaj mbretërie, të pa anë e fund, ai caktoi qytetin e lashtë të Babilonisë. Në verën e vitit 323, kur po ëndërronte për ekspedita te reja ushtarake, Aleksandri u sëmur rëndë nga ethet. Trupi tij i lodhur në shtegëtime dhe beteja luftarake nuk e përballoi dot sëmundjen. Brenda pak ditëve  Aleksandri i Maqedonisë, i mbi quajtur nga të gjithë Aleksandri i Madh vdiq. Si pas të dhënave historike ai u nda nga jeta më 10 qershor të vitit 323 P.K.

Sipas Testamentit,Aleksandri nuk la trashëgimtar, prandaj  perandorinë e tij e trashëguan komandantët e ushtrisë, të cilët për arsye karrierizmi dhe pushteti ranë në luftra me njeri tjetrin. Perandoria e Aleksandrit më në fund u nda në tre shtete të mëdha dhe në disa të vegjël.

                                                           * * *

Po me gjithë jetën e shkurtër të Aleksandrit, impakti i tij në gjithë botën antike qe i jashtëzakonshëm. Aleksandri u vlerësua nga bashkëkohesit po edhe më vonë, jo vetëm si strateg i talentuar dhe guximtar, po edhe si largpamës. Në këtë vazhdë arsyetimi  edhe ish Presidenti Klinton, duke iu drejtuar artistëve të Hollivudit, ka thënë për Aleksandrin e Madh:  Hollivudi nuk duhet të joshet nga shkrime  rastësore, dhe të  injorojë  madhështinë e Aleksandrit, i cili në fakt kish lindur njeri, jetoi si një superman  dhe vdiq si  perëndi.

Ishte në bindjen e vet Aleksandrit që ai nuk i prekte praktikat tradicionale dhe religjionet e vendeve, ku futej me ushtrinë e tij. Për më tepër ai përpiqej që të bënte lidhje kulturash midis shtetesh dhe qytetesh. Në këtë këndvështrim historianët komentojnë edhe martesën e tij me Roksanën.

Biografët e kanë parë Aleksandrin e Madh dhe në dimensionin e etikës qytetare. Edhe pse qe i përndritur me atributet e një perandori, ai kish një prirje tolerante, që nuk ngjante me vrazhdësinë dhe egërsinë e monarkëve të kohës së vjetër. Këtë anë humane të sjelljes së tij na  e thekson edhe Plutarku: kjo duket- thotë ai- sidomos në pritjen e kujdesshme të njerzëve të familjes së Darit të Persisë, të cilët ushtarët e tij i kishin  kapur  rob. Ai, jo vetëm nuk u tregua mizor dhe i dhunshëm, po i priti ato me mirësjellje, duke u siguruar strehim dhe pajisje të mundshme për të jetuar, ashtu si nënës, gruas edhe vajzave të Darit.

         * * *

          Shtetet që dualën nga perandoria e tij, u quajtën shtete helenike, sepse u dominuan nga kultura dhe filosofia e Greqisë së lashtë helene. Vetë Aleksandri, para se të pushtonte Greqinë, ai qe vetë i pushtuar nga kultura dhe qytetërimi grek. Nga pushtimet e Aleksandrit të Madh kultura greke u perhaps në tokat e lindjes dhe u shkri me kulturat e atjeshme. Nga kjo përzjerje lindi kultura që u quajt greko-orientale ose helenistike dhe epoka e lulëzimit të saj quhet helenizëm.Në këtë periudhë kohore dolën personalitete të shquara si Euklidi  dhe Arkimedi. Qendra të famëshme të këtij qytetërimi, përveç Aleksandrisë në Egjipt, ishin edhe Antiokia në Siri dhe Pergamo në Azi të Vogël.  

                                                             * * *

Historianët e antikitetit, kur studiojnë Aleksandrit  e Madh në tërë dimensionin  e vet , kanë dhënë mendimin e tyre edhe për përkatësinë fisnore të personit të tij. Kështu, duke u nisur nga ana e amësisë, një professor në Brown University të Providencës, pohon se Aleksandri në formimin e tij  ka pasur gjak ilirian (shqiptar). Alexander by his background had some Illyrian (Albanian) blood.                                                               Alekandri i Madh, me dëshirën dhe nxitjen e Olimpisë, disa kohë të fëmijërisë së parë do t’i kalonte edhe në Epir, nën kujdesn e vëllajit të së ëmës, ku e lidhte gjaku dhe dashuria fisnore.   Kështu që, kur u rrit dhe u bë mbret, ai kishte pasur aq e aq raste që të ketë qenë  midis ilirëve, të komandonte, po dhe të komunikonte me ata. Në këtë mënyrë   mund të kuptohet ndikimi i qeverisjes së tij dhe i personalitetit të tij, që ka lënë gjurmë të dukshme në kujtesën historike në trevat e Ilirisë.                          

Në bisedat e zakonshme midis shqiptarëve Aleksandri i Madh quhet shpesh herë me trajtën e shkurtër të emrit Leka i Madh. Po ashtu quhet ai edhe në disa libra nëpër botimet shqiptare.  Për nder të Aleksandrit të madh, dhe në shenjë adhurimi për atë, ky apelativ “Leka“, do të gjente aq përhapje  midis stërgjyshërve të shqiptarëve. Të parët tanë qysh në thellësi të shekujve do t’i pagëzonin fëmijët me emrin e tij të shkurtuar “Leka”. Kronikat tregojnë se emri Lekë Dukagjini është shfaqur qysh nga viti 1387, rreth një shekull para Lekë Dukagjinit të kohës së Skenderbeut. Për trajtën e  shkurtër  të emrit të Aleksandrit të Madh, Prof. K.Biçoku ka shkruar në një artikull studimor: “Varianti i shkurtër i emrit Aleksandër , ‘Lekë’është emër i fondit të antrponimisë kombëtare i përdorur gjerësisht prej shqiptarëve gjatë shekujve të Mesjetes” Dhe sot e kësaj dite, si nostalgji  për figurën e Lekës së Madh, ky emër është ende shumë i gjallë dhe masiv: duke nisur  me emra nga Mesjeta si Lekë Zaharia, Lekë Dukagjini, Lekë Matrënga, Lekë Dushmani e deri në ditet tona, siç i shikojmë dhe i dëgjojmë jo vetëm në jetën e përeditëshme, po edhe në libra, gazeta, e fjalorë të ndryshëm,  si janë emrat e perveçëm bashkëkohës: Leka Kruta, Lekë Gjocaj, Lekë Gjoka, Lekë Margjini, Lekë Gjiknuri, Leka Gjergo, Leka Buda, Leka Bezhani, Leka Spiri e tj. Kjo formë e shkurtër e emrit të Aleksandrit ka dhënë pastaj në mjediset arbërore edhe emra familjesh, pra llagape, si Arian Leka, Adelina Leka,  Gazmend Leka, Anton Leka, Mariana Leka, Dardan Leka, Genc Leka, Ylli Leka, Vuksan Leka. Ndërkohë kjo trajtë e shkurtuar, siç pohojnë leksikologët dhe historianët ka evoluar në apelativin Llesh, që ka lidhje me Shën-Lleshin, po që është evoluimi fonetik i emrit Lekë, duke shprehur kështu përsëri nderimin për Lekën e Madh . Me trajtën e shkurtër të emrit ‘Lekë’ kanë dale, ndër shekuj,  kompozitat emrore si  mbiemra njerzish, siç i gjejme në krahinën e Himarës dhe të Labërisë:Gjonleka, Gjinleka, Kolëleka.Po nga kjo formë emrit të përveçëm, të Lekës së Madh, janë krijuar nga koha në kohë edhe toponime në vise të ndryshme të Shqipërise si: Lekaj, Lekasi, Lekli i Tepelenës, Lekdushi, Lekëbibaj, Leknia e Drinit.Pra siç shihet si nga ana antroponimike dhe ajo toponomastike, trajta e shkurtër e emrit të Alexandrit, si diminutive, në formën “Leka” është karakteristike vetëm në trevat shqiptare. Shenojmë se emri i Aleksandër, në vendet e tjera evropiane, kur është shkurtuar, ai ka dalë me trajtat “Sander”, po jo “Leka”. Pra, kuptohet se forma e shkurtuar “Leka”është një dukuri onomastike e përzgjedhur vetëm nga popullata e viseve arbërore.

                                                                    * * *

Po përveç se me emrin e vet, Aleksandri i Madh , në kohë dhe vende të ndryshme, ai  na  shfaqet dhe në dimensionet e legjendës. Jehona e orientimit të tij për të ngritur qendra qytetërimi dhe për të ruajtur të paprekur vendbanimet ekzistuese e lartësoi emrin e tij si udhëheqës legjendar. Mbështetur në impaktin e veprës së Aleksandrit, filozofi frëng Shatobriand, do të shkruante: “Në qoftë se do të ishte ndonjë njeri, që mund të krahasohej me Zotin, ky do të ishte Aleksandri i Madh”. Kudo që shkonte me ushtrinë e tij ai ngrinte qytete të  rinj edhe themelonte theatro dhe gjimnaze, ahtu si bëri në deltën e Nilit, ku  ndertoi nga e para një qytet madhështor, të cilin e quajti Aleksandria, po ashtu bëri edhe në zonate pushtuara të Persisë. Po në qoftë se Aleksandri  bëri aq e aq punë të dobishme në vende të largëta, vallë çfarë do të ketë  realizuar ai në Iliri , që nga kish prejardhjen  Olimpia, nëna e tij, dhe, sidomos në kryeqendrën e saj, në Shkodrën e lashtë .? Me siguri duhej të ketë pas dhënë ndonjë ndihmë të madhe në rregullimin  edhe zbukurimin e qytetit, aq sa njerëzit e futën në legjendë dhe, ashtu dale nga dalë, nga  një brez në tjetrin, në vend që ta quanin Aleksandrin e Madh ndihmues  të qytetit, zbukurues, apo përforcues e qujtën atë themelues  të Shkodrës , duke bërë ashtu një gabim historik. Megjith atë legjenda jetoi nga një shekull në tjetrin, duke mbrrijtur gojë pas goje deri në kohën e pushtimit turk. Pushtuesit Osmanë, duke e marrë për të vëtetë legjendën, e quajtën fillimisht Shkodrën  “Iskanderie”, që do të thotë në gjuhën e tyre  Aleksandria.  

Natyrisht, rreth kësaj  të pavërtete historianët kanë bërë vërejtjet e tyre kritike, siç ka bërë qysh në 1504  edhe Marin Barleti në veprën e tij “Rrethimi i Shkodrës”, ku shkruan: “Tashti pra, thonë disa të huaj se Shkodrën e paska ndërtuar Aleksandri i Madh; po ky pohim nuk duhet pranuar, sepse Shkodra ka ekzistuar shumë kohë më përpara se të lindëte Aleksandri i Madh, por edhe vetë turqit shkojnë me këtë mëndim, sepse qytetin e Shkodrës në gjuhën e tyre e quajnë Skanderie\Iskenderie dhe ky emërtim sipas tyre është i njejtë me emrin Aleksandria”[ Marin Barleti “Rrethimi i Shkodrës, sipas H.Lacaj] f. 37, Tiranë, 1981 . Po kjo lajthitje e fantazisë në këtë legjendë, duhet të ketë ndodhur jo vetëm për mospasjen parasysh te historisë, po edhe për arsye të kultit të Aleksandri të Madh, i cili qe glorifikuar gjithandej në vendet e mbretërisë së tij. Mjafton të të rikujtojmë se, në Egjypt, ai ish hymnizuar si biri i Perëndisë Diell.    

Kështu, në trevat e Ilirisë, prania e Aleksandrit të Madh, si hero i antikitetit na shfaqet në memorien e stërgjyshërve tanë jo vetm në antroponimi e toponomastike; numizmatikë, po ai del si figurë e adhuruar edhe në legjenda.

                                                              *    *    *

  Kohët e fundit, kulti i Aleksanit të Madh, u duk edhe në një material shkrimor me titull “Testamenti i Aleksandrit të Madh dhe Privilegjet  për  ilirët”,. Ky material u gjet nga Prof. L.Nadin në muzeun  Korrer të Venecias, aty nga viti 2002.  Këtë material Prof. Nadin, në bashkëpunim  me Prof. P. Xhufi e publikoi edhe në gjuhën shqipe, si pjesë e librit të vet “Statutet e Shkodrës”.  Nga historianë të ndryshëm ky material muzeal është parë me interpretime të ndryshme. Kështu Prof. M.Zeqo e ka quajtur atë vetëm një “apocryph”;  Prof. R.Osmani e shikon me dyshim duke u shprehur:” se “dokumenti mund të mos jetë autentik”, kurse historiani Agron Luka, në diskutimin e tij me Prof. Nadin, shkruan: “Testamentin dhe Previlegjet e Aleksandrit të Madh”, edhe sikur t’i konsiderojmë apriori si një falsifikim të mirëfilltë mesjetar të një njohësi të mirë të antikitetit, mendoj se ato hyjnë në punë”.  Po ky autor, në një publikim tjetër elektronik  “online”, në artikullin “Privilegjet e Aleksandrit  të Madh për  ilirët”, e përcakton materialin, tekst  apokrif i mesjetës së herëshme, a po dokument i rremë  duke  shtuar  për më shume edhe fjalët “tekst i rremë shkodranësh në Padova”. Dhe po aty vetë autori  shkruan se: ai tekst “është frut i mithit të Aleksandrit të Madh”. Duke u nisur nga ky deduksion i studiuesit Luka, duam të shtojmë se pavarësisht nga objeksionet që mund të dalin për “Testamentin e Aleksandrit dhe Previlegjet për ilirët”, ato materiale muzeale kanë  një lloj vlere, sepse, direkt, ose indirekt shprehin praninë e kultit  tëAleksandrit të Madh, të këtij heroi të antikitetit, në memorien  historike të intelektualëv në trevat iliro-arbërore . Nga kjo anë puna këmbëngulëse e Prof. Nadin është për t’u pershëndetur.

                                                                * * *

Ngjarje e veçantë, që fletë direkt për admirimin e figurës së mbretit  Leka i Madh nga ana jonë si  komb  është  edhe vendimi i shtetit shqiptar më 1925, që caktoi  Lekun, si njesi bazë  të monedhës shqiptare. Leku si monedhë e parë u stampua me figurën Lekës së Madh, shenjë nderimi kjo që tregonte se sa thellë kishte zënë vend Leka i Madh midis nesh. Është momenti të themi se ashtu si dikur francezët nderonin poerandorin e tyre, Napoleon Bonopartin , duke krijuar monedhën e shtetit të vet me emrin Napoleon, edhe Shqiptarët shpallën për vete  monedhën bazë Lekun, në kujtim të heroit të tyre të lashtësisë, të Lekës së Madh.Po kështu dhe Ahmet Zogu, si Mbret i Shqiptarëve, kur la fronin dhe mori arratinë, kujtimin për Lekën e Madh nuk e harroi, aq sa atë emër ia dha edhe të birit të sapolindur, duke e quajtur ashtu atë, Leka i Parë.

Po çka na e bën të duket, si më të afërt në kohë Aleksandrin e Madh, është  emri i dytë i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, që në turqisht do të thotë Aleksandri i Madh.

Me një anologji të tillë emërimi do t’i quante në fillim të shekullit XIX edhe poeti angles G. Bairon,  si Aleksandrin e Madh, ashti si dhe Gjergj Kastriotin, që për arsye glorifikimi, do t’i njesonte me trajtën turke të emrit  Iskander:

O Shqipëri, ku lindi Iskanderi

Këngë e rinisë, fanar i të urtëvet,

Dhe Iskanderi tjetër, që i dërmoi

Për herë armiqt me kordhn’ e tij keshnike.

Me këtë  mënyrë “binjakëzimi” i të dy heronjëve do të shkruaj me  emfazë dhe poeti  At Gjergj Fishta:

“Si Lekai i Madhi e Skanderbegu i biri.”

Emrin e Lekës së Madh, poeti Gjergj Fishta, do ta përdorë, prap,  figurativisht edhe si sinekdokë  për të dhënë kushtrimin për liri: “Bini Lekë, bini malcorë”

I sollëm këto shembuj poetikë për të parë konkretisht se sa thellë qendron figura e Aleksandrit të Madh në kujtesën e kombit shqiptar.

Për më tepër, duhet të shtojmë se vetë Gjergj Kastrioti, e nderonte dhe fliste me admirim  për Aleksandrin e Madh. Në një letër ai shkruan me krenari për të: ”Të parët tanë me Aleksandrin shkuan deri në Indi”. Ndjenja e krenarisë së Skënderbeut ndaj Aleksandrit të Madh, kuptohet edhe më shumë, po të kemi parasysh edhe   faktin se ai i kish marrë atij jo vetëm emrin, në trajtën e përkthyer, po edhe dy simbolet antike, yllin me tetë cepa dhe  brirët e cjapit  në helmetën legjendare mbi kokën e dhisë..

Siç dëshmojnë historianët, si shenjë tradite nga koha e Aleksandrit, Skenderbeu mbante yllin, që simbolizon diellin, të vendosur në vulën e tij të madhe. Ky fakt dëshmohet dhe në suprinën e varrit të nipit të Skënderbeut, Kostandinit, të bërë si kujtim nga e gjyshja e tij, Andronika. Lidhur me këtë Eqrem Bej Vlora shkruan:”Mbi  varrin  e nipit të Skënderbeut në kishën e Shën-Mërisë së ëngjëjve në Napoli është vënë stema e tij: një shqiponjë heraldike me një yll të bardhë e vezsullue në të dy krerët”.

E shoqja e Skëndebeut, Andronika, kish veneracion, gjithashtu, për emrin e Aleksandrit të Madh. Admirimin e saj për kultine tij ajo e shpreh me krenari edhe në varrin e nipit tjetër, Alfonsit, që ndodhet në manastirin e Trinisë së Shenjtë, në Real San Trinidat të Spanjës. ku e gjyshja i shkroi spanjisht në pllakën e varrit një epigraf, që siç na e jep në shqip Prof. Kristo Frashëri, ka këtë përmbajtje:  

 Këtu prehet  Alfonsi, biri i të  famshmit Gjergj Kastrioti, Mbret i Shqiperisë, mposhtësi i turqëve,      mbrojtësi i  pathyeshëm i krishterimit, të cilin turqit e quajtën Skënderbe dhe për nga prejardhja, vlera dhe shpirtmadhësia  krahasohet me  mbretin Aleksandër të Maqedonisë.Vdiq në moshën  15 vjeçare në qytetin  e Valencias, viti 1508.                                                                                                                                 Kjo ndjenjë adhurimi e familjesë së Kastriotëve për Aleksandrin e Madh, bëhet edhe më e qartë, po të kujtojmë për këtë rast dhe arsyetimin e Prof. K. Biçokut, i cili, kur trajton simbolet e heraldikës së Kastriotëve, pohon se “në vulën e Skenderbeut, ku është një shqiponjë dy krenare, ndërmjet dykrerëve të saj, është vendosur një yll me 6 cepa. Mbi këtë yll është një yll tjetër  me tetë rreze. Kurse në stemën e Kastriotëve , që është gdhendur dy herë  në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Kostandin Kastrioti, ylli është me 8 cepa dhe mbi krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhjen nga Aleksandri i Madh gjë që e kemi të shprehur në epigrafin e Alfonsit në një kishë të Valencias në Spanjë” .                                                                                           Pra pamë kështu dy interpretime analoge për të njëjtin motiv lidhur me admirimin e Kastriotëve  ndaj Aleksandrit të Madh.

Si përfundim, nga të dhënat historike dhe burimet shkrimore prej referencash të ndryshme kuptojmë se fryma e kohës së Aleksandrit të Madh ka qënë e gjallë në subkoshiencën  e etnisë iliro-arbërore, për gjatë periudhës së antikitetit si dhe të kohëve më të vona. Kështu era flladitëse e  mithit të Aleksandrit të Madh  është endur gjatë shekujve në kujtesen historike të gjithë breznive iliro-arbërorë përmes legjendave, shkrimeve, antroponimisë, toponimisë e numizmatikës, që bashkërisht, në një mënurë, ose një tjetër, kanë pas ndikuar në ndjenjën e krenarisë  për origjinën  iliro-arbëror tek të parët  e shqiptarëve qysh në krye të herës.

Bibliografi

A.R. Burn, Alexander the Great and the Helenistik World, Coller Books, NY, 1962.

A.R.Burn, Alexander the Great and the Middle East,Penguin Books, Great Britain, 1963 .

Charles A. Robinson, Alexander the Great, Duttion and   Company, NewYork, 1947.

Eugene N. Borza,  The Impact of Alexander the Great, Dryden Press, Ilynois, 1974.

Ian Worthington,  Alexander the Great  Man and God,Pearson- Longman, England, London, Boston, 2004.

Kasëm Biçoku,  studimi  “Flamuri i Shqipërisë”,  Oline, Google

Kristo Frashëri: Gazeta “Zemra Shqiptare”- Online.

Lucia Nadin,  “Statutet e Shkodrës”, Tiranë , 2002

Marin Barleti. “Rrethimi i Shkodrës”, Tiranë, 1981.

Nancy J. Burich, “Alexcader the Great”, Bibliografi,    The Oberlin Printing Company, l970.

Prof. A. Mishulin, Historia e kohës së Vjetër, Tiranë, 1950.

Plutarch,  By  C.J. Giankaris, Twayne Publishiers, Inc, New York 1970 .

Filed Under: Histori Tagged With: Aristotel Mici, iliro-arbërore, Kulti i Aleksandrit të Madh në trevat

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 69
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT