APLIKO: Shkollat e famshme japin bursa për nxënës Kosovar/
Imagjino një shkollë ku vijojnë mësimet rreth 200 nxënës që vijnë nga 90 nacionalitete të ndryshme të bashkuar për të promovuar paqe dhe qëndrueshmëri. Të gjithë këta nxënës kanë bursa të siguruara dhe pa shqetësime financiare të mbledhur në vende të ndryshme si Itali, Holandë, Hong Kong, Swaziland, Bosnje dhe Hercegovinë, etj me të njëjtin qëllim, që ta bëjnë ndryshimin në botë. E gjitha kjo duket si një shkollim i mesëm ideal dhe ëndërr për çdo nxënës.
Por ëndërra mund të bëhet realitet nëse aplikoni në shkollat UWC. Në UWC shkollat apo United World Colleges (Kolegjet për botën e bashkuar) mësimi nuk ndodh vetëm në klasë por në çdo moment që ju flisni me ndonjë nxënës tjetër, ju mësoni më shumë për botën dhe për kulturat tjera. Kolegjet për Botën e Bashkuar (UWC) shndërron edukimin në një forcë që bashkon njerëzit, kombet dhe kulturat në mënyrë që të promovojnë paqe dhe qëndrueshmëri në botë.
Përveç jetesës me njerëz të kulturave të ndryshme, në UWC ju pret IB kurrikula (International Baccalaureate) që është ndër planprogramet mësimor më të kompletuara dhe më të pranuara në gjithë botën. Njerëzit mësojnë nga aktivitete të ndryshme e jo vetëm në laboratore dhe klasa mësimore. Prandaj kurrikula IB ju mundëson që t’a zgjeroni diapazonin tuaj të diturisë nëpërmjet sporteve të ndryshme (kajaking, shigjetari, not, basketboll, etj), shërbime komuniteti dhe aktivitet tjera kreative (muzikë, kor, gazetari, shkrime). Duhet të jeni pjesë e një prej 16 shkollave të UWC-së që vërtetë t’i shijoni momentet më të bukura që gjithmonë do t’i kujtoni.
A dëshironi edhe ju të bëheni pjesë e këtyre shkollave të famshme dhe të bëni ndryshimin në botë? Edhe nxënësit Kosovar të shkollave të mesme të moshave 16 deri 18 mund të aplikojnë që të bëhen pjesë e këtyre shkollave. Aplikacionin dhe informacione mbi procesin e aplikimit mund t’i gjeni këtu. Më shumë për shkollat UWC mund të gjeni këtu. Afati i fundit për aplikim është 10 Shkurt 2016. Pyetjet e juaja mund t’i dërgoni në kosova.nc@gmail.com.
Ngjarja ka ndodhur në një repart elitar të këmbësorisë së ushtrisë greke në Mesologji të Greqisë, ku 7 ushtarët e ushtrisë greke, por me origjinë shqiptare, janë fotografuar mbrëmjen e së premtes së kaluar dhe në vazhdim kanë publikuar foton e bërë brenda ambienteve të repartit ushtarak duke bërë me pëllëmbët e tyre simbolin e shqipes dy krenare.Ngjarja e pazakontë ka shqetësuar së tepërmi krerët e ushtrisë greke, te cilët kanë urdhëruar menjëherë hapjen e një hetimi, ndërsa komandanti i repartit dhe shefi i shtabit te forcave tokësore greke, rrezikojnë postet e tyre.



Njoftohet se Kryetari i Bashkise Lezhë, Fran Frrokaj ne fjalën e tij me këtë rast theksoi se, “Kjo ditë shënon përmbylljen e një prej periudhave më të shëndritëshme të historisë sonë, kur Shqipëria iu imponua Europës si mbrojtëse e qytetrimit të saj dhe kur Gjergj Kastrioti hyri në histori si një ndër gjeneralët më të mëdhenjë të epokës së vet, si strateg i luftës dhe profet i paqës”. Ai shtoi se kjo ditë historike për shqiptarët kudo, nuk është vetëm një datë kur Heroi Kombëtar i Shqiptarëve ndërroi jetë, por kujtohet na të gjithë, “Si një përjetësim i veprës madhështore të tij, si një trashëgimi e vyer e trimërisë dhe urtësisë, vlera këto që na bejnë të ndjehemi krenarë që jemi trashëgimtarë të Gjergj Kastriotit, njeriut simbol të Bashkimit të Kombit, që diti të arrij konsensusin e princave hatërmbetës, duke u berë baza e themelit të shtetit”. Në fjalën e tij përshëndetse, Kryetari i Bashkisë Lezhë, Frank Frrokaj njoftoi se, në nderim të veprës së Heroit Kombëtar kishte gati për t’ia paraqitur Kuvendit të Shqipërisë propozimin për shpalljen zyrtare të 2-Marsit, Ditën e Besëlidhjes së Lezhës, si festë mbarë kombëtare”, duke theksuar se Lidhja historike e Gjergj Kastriotit-Skënderbe me Lezhën dhe me Besëlidhjen e saj, mbetet një dëshmi e pakontestueshme. 