• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2017

Rreth 1 Milion festues në Times Square

January 1, 2017 by dgreca

1-times-sq

3-times-squarePjesa më e madhe e globit e priti fillimin e 2017-ës me fishekzjarre dhe festime, edhe pse shumë njerëz reflektojnë në zymtësi mbi politikën dhe kulturën popullore të vitin të kaluar.Rreth një milion festues u mblodhën në sheshin “Times Square” në Nju Jork, për të parë topin famshëm të kristaltë të shënojë mbërritjen e vitit të ri.

Presidenti Barack Obama, në fjalimin e tij të përjavshëm, reflektoi mbi vitin e kaluar, dhe dy mandatet e tij në detyrë. Ai e përfundoi fjalimin duke përcjellë një urim të ngrohtë nga familja Obama, dhe duke uruar të gjithë familjarisht, një vit të lumtur dhe të bekuar.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump i shkruajti në Twitter urimet e Vitit të Ri: “Gëzuar Vitin e Ri për të gjithë, duke përfshirë edhe armiqtë e mi të shumtë dhe ata që më kanë luftuar me mua dhe kanë humbur kaq keq saqë nuk dinë ç’të bëjnë. Me dashuri!”

Disa orë më parë, Zelanda e Re, ishujt e Oqeanit Paqësor, Australia dhe Rusia ishin ndër vendet e para që mirëpritën vitin e ri 2017.

Një prej festimeve të para më të njohura ishin fishekzjarret vjetorë në Sidnei të Australisë.

Festimet në Stamboll, Turqi, u ndërprenë për shkak të një sulmi të armatosur në një klub nate ku u vranë të paktën 35 persona.

Siguria është shtuar në shumë qytete pas sulmit të 19 dhjetorit ku një kamion goditi një treg Krishtlindjesh në Berlin dhe ku u vranë 12 njerëz.

Kryeqyteti gjerman ka shtuar postblloqe dhe makina të blinduara pranë portës Brandenburg për të mbrojtur turmat nga automjetet.

Në Dubai, qindra e mijëra njerëz panë shfaqjen e fishekzjarreve nga Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë.

Në Vatikan, Papa Françesku i bëri thirrje njerëzve të ndihmojnë të rinjtë të gjejnë vetveten në shoqëri, duke folur gjatë Mbrëmësores që shënoi Vitin e Ri. Ai tha se të rinjtë janë privuar nga “punë dinjitoze” duke i detyruar ata “të trokasin derë më derë, të cilat përgjithësisht, mbeten të mbyllura”. Papa shtoi se të rinjtë duhet të lejohen të marrin pjesë në shoqëri në vend që të përjashtohen nga ajo.(VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: me shume, ne Times Square, se 1 Milione

ME 7 JANAR 2017 DO TË PËRKUJTOHET ABAZ KUPI NË NEW YORK

January 1, 2017 by dgreca


1-abazkupitv
Partija “Lëvizja e Legalitetit”- Dega e SHBA-së në bashkëpunim me familjen Kupi ka nderin të njoftojë komunitetin shqiptar, entet fetare dhe politike, mbretërorët shqiptarë, anëtarët e partisë “Levizja e Legalitetit”, miqtë dhe dashamirët e familjes Kupi se edhe sivjet, si cdo vjet, ditën e Shtunë me datë 7 Janar 2017, në orën 12 në mesditë do të mblidhemi tek varri i Gjeneral Abaz Kupit, në varrezat Maple Grove Cemetery, në Kew Gardens për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së udhëheqësit të nacionalizmit shqiptar, burrit që, në krye të trupave të Mbretit Zog, i zbardhi faqen Shqipërisë më 7 Prillin e 1939, dhe themeluesit të Organizatës Kombëtare të Lëvizjes së Legalitetit.

1-major-abaz-kupi-1940

Të gjithë shqiptarët janë të mirëpritur.

1-abaz-kupi-dhe-maclean

Salla ku do të mbahet përkujtimorja ndodhet :ADRESA:127-15 Kew Gardens Road, Kew Gardens, New York 11415

1-mithat-frasheri-e-abaz-kupi-londer-1949

Filed Under: Featured Tagged With: abaz kupi, DO TË PËRKUJTOHET, ME 7 JANAR 2017, ne New York

Kosova 2017, 18 vjetori i lirisë e 9 vjetori i pavarësisë

January 1, 2017 by dgreca

-Në Kosovë, Viti i Ri është pritur në sheshe si tradicionalisht në vitet e lirisë e pavarësisë /

2-prishtine

– Në vitin 2017, djalë lindi fëmija i parë. Sa banorë i ka Kosova dhe cilët janë emrat më të shpeshtë, të rekordit/

1-prishtine

-Lajmi i para 17 viteve -1 janarit 2000. Si e priti Kosova Vitin e Ri – të parin në liri/

1-ok-prishtina

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

3-pema

PRISHTINË, 1 Janar 2017/ Në Kosovë, Viti i Ri 2017, i 18 vjetorit të lirisë e 9 vjetorit të pavarësisë, është pritur gëzuar si tradicionalisht në këto vite në sheshet e kryeqytetit, Prishtinës, e qyteteve të tjera, ku ka pasur edhe koncerte, mes shkëlqimit të dritave e fishekzjarreve, stolive edhe me shumë bredha të mëdhenjë.

Derisa, “në robëri pritet veç festa e lirisë”, si raportoja nga Kosova në prag të ndërrimit të moteve në kohën e paraluftës e luftës, në vitin e parë të lirisë së Kosovës nga mbrëmja e 31 dhjetorit 1999 e deri pas mesnatës mëse 100 mijë njerëz për herë të parë të lirë ishin në sheshet kryesore të Prishtinës në pritjen e Vitit të Ri 2000, ndërsa festime të mëdha në sheshe kishte edhe në qytetet e tjera kosovare.

Në vitin 2017, djalë lindi fëmija i parë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku gjatë 2016-tës kishte 10.040 lindje.

Sipas Statistikave të Lindjeve të publikuara në verën 2016, brenda vitit 2015 në Kosovë kishte  24.594 lindje, kurse jashtë vendit 6 715. Binjakë u lindën 712 foshnje, ndërsa trenjakë e më shumë u lindën 18 foshnje.

Kosova shkon drejt dy milionëshit të banorëve rezidentë, derisa sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, ku nuk u përfshinë katër komunat veriore, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë.

Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit. “Ti je pjesë e atdheut” është motoja me të cilën Kosova edhe në vitin 2016 ka vazhduar procesin e regjistrimit diasporës dhe deri tash ka arritur të evidentojë mëse 400.000 bashkatdhetarë.

Ndërkohë që priten  statistikat e vitit 2016, në Kosovë, emrat më të shpeshtë, të rekordit, për fëmijtë e lindur në vitin 2015, për vajza ishte Alea me 223 pagëzime dhe Erina me 146, ndërsa për djemtë Diar me 214 dhe Ajan me 205 pagëzime.

Dy emrat më të shpeshtë për vajzat ishin të njëjtit edhe në vitin 2014, por nën një ishte Erina me 199 pagëzime e nën dy Alea me 182. Në 2015-ën emri për vajzat Alea rikthehet në vendin e parë ku ishte edhe në 2013-ën me 154 pagëzime, e që pasohej nga Tuana me 118.

Për djemtë edhe në 2014-tën emri më i shpeshtë ishte  Diar me 215 pagëzime, e pas tij Amar me 180. Edhe në 2013-tën për djemtë emërat e njejtë Diar me 122 dhe Amar me 117 pagëzime ishin më të shpeshtit, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

—

LAJMI I PARA 17 VITEVE -1 JANAR 2000:

http://groups.yahoo.com/group/albania/message/3014

Afro 100 000 qytetarë e pritën Vitin e Ri në sheshet e Prishtinës

PRISHTINE, 1 janar /ATSH- B. Jashari/ – Afro 100 000 qytetarë në
Prishtinë e pritën Vitin e Ri në sheshe dhe rrugët e mbushura me borë në
shoqërinë e koncerteve dhe programe të ndryshme festive.
Kryeqyteti i Kosovës, që festoi Vitin e Ri për herë të parë në liri,
ishte një nga pesë qytetet e botës prej nga qendrat më të mëdha televizive
bënë transmetime të drejtpërdrejta.
Një mesazh solidariteti, me kërkesën për lirimin sa më të shpejtë të
7 000 djemve dhe vajzave kosovare, që vazhdojnë të mbahen peng në burgjet e
Serbisë, u lexua në sheshin kryesor “Nënë Tereza” të Prishtinës.

http://www.hri.org/news/balkans/ata/2000/00-01-01.ata.html#06

http://www.hri.org/news/balkans/ata/2000/00-01-01.ata.html

[02] Some 100 000 citizens welcome New Year on Prishtine Squares

PRISHTINE, January 1 (ATA)-By B. Jashari, Nearly 100 000 citizens of Prishtine received the New Year on snow covered squares and streets in the company of various festive concerts and programmes.

The capital of Kosova, which celebrated the New Year for the first time in freedom, was one of the five cities of the world from which the biggest TV centers carried live broadcasts.

A message of solidarity, appealing for the rapid release of 7 000 Kosovar sons and daughters, who continue to be held hostage in Serbia’s prisons, was read at the main square “Mother Teresa” of Prishtine. /dast/lm/

Filed Under: Featured Tagged With: 18 vjetori i lirisë, e 9 vjetori i pavarësisë, Kosova 2017

GJON BUÇAJ: VATRA, SHTËPIA E TË GJITHË SHQIPTARËVE

January 1, 2017 by dgreca

Intervistë e z. Gjon Buçaj, Kryetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” dhënë bashkëpunëtores të gazetës”Dielli” Marjana Bulku/1-gjon-nikoleta

Pyetje: Çifti Buçaj, simbol mikpritjeje sa herë që “Vatra” çel dyert ju jeni aty me prezencën e përzemërt e bujare që qartazi dëshmon karakterin tuaj, çfarë i keni dhënë Vatrës në këto vite duke qenë drejtues i saj, çfarë ju ka dhënë ajo juve?

Përgjigje: Mikpritja asht nji ndër virtytet e thelbit etnik të shqiptarit, prandej na në “Vatër” përpiqemi t’i presim mysafirët me përzemërsi simbas traditës si dhe me qellim që ata të ndjehen si në shpi të vet; “Vatra”, në të vërtetë, asht shpi e të gjithë shqiptarëvet, prandej edhe quhet “Vatër”, rreth të cilës mblidhen antarët e familjes. Përpiqemi që të jemi të dy së bashku, sidmos kur mysafiri ose ndonji nga mysafirët asht femën.Përsa i përket pjesës tjetër të pyetjes, mund të them se “Vatrës” do të doja t’i kisha dhanë ma shumë, por kohën dhe përpjekjet për t’a ndimue, ia kam kushtue me dashuni, i motivuem kryesisht nga idealizmi atdhetar i paraardhësavet tanë. Kam pasë fatin të kem bashkëpuntorë të përkushtuem për arritjet sado modeste që mund të jenë. Kemi hapë ose rihapë degë në disa shtete të Amerikës e në Kanada dhe, kështu, kemi rritë numrin e antarëve. Në vitin 2012 kemi përkujtue 100 vjetorin e themelimit të “Vatrës” me nji konferencë shkencore dhe me nji darkë kremtimi, ku kanë marrë pjesë ma se 1000 vetë, nga shumë anë të Amerikës, të Kanadasë dhe t’Europës, si dhe nga trojet tona. Atë kremtim e kemi njehë si përkujtim e mirënjohje për themeluesat dhe për ata që e mbajtën “Vatrën” gjatë nji shekulli, në shërbim të çashtjes kombëtare. Me pjesëmarrjen n’atë kremtim të klerikëvet ma të naltë, si përfaqësuesa të besimevet tona tradicionale, kemi dashtë me dëshmue randësinë që “Vatra”, në traditën e trashigueme prej Rilindjes, i jep harmonisë ndërfetare te shqiptarët dhe e çmon si gur me randësi në themelin e ndërtesës së përbashkët të kombit.

Nga “Vatra”, si organizatë vullnetare dhe jo fitimpruse, askush nuk pret ndonji shpërblim material, por vetëm moral: kënaqsinë kur je i vetëdijshëm se, me anë të saj, ke kontribue për interesin kombëtar. Jam i nderuem dhe i lumtun që kam pasë rastin t’ia ndiej atë kënaqsi për kontributin tim sado e vogël.

  1. Ju jeni larguar nga Shqipëria në moshë të re, në vitin 1951, si ka mundësi që gjuha shqipe, traditat kanë mbetur kaq të gjalla tek ju?

Përgjigje: Besoj se kjo mund të spjegohet nga disa faktorë, tue fillue prej karakteristikës së shqiptarit si tradicionalist, cilësi të cilën e ka luftue komunizmi për t’i lëshue rrugë krijimit të “traditave” të reja të ideologjisë së huej që, për afër gjysmë shekulli, helmoi përbamjen shpirtnore të kombit. Qëndresa kundër kësaj ndërhymjeje shkatrruese e spjegon deri dikund egërsinë me të cilën regjimi e nënshtroi tragjikisht kombin, sidomos segmentet e tij, ku kjo qëndresë ishte ma e fuqishme. Përveç asaj, në fatkeqsinë e largimit prej atdheut, kam pasë edhe fatin e mirë me qenë me gjithë familje, antarët e së cilës ishin të moshave të ndryshme. Kudo që na ka hjedhë fati, të rijt i kanë mësue gjuhët e vendit në shkollë ose në punë, por prania e të vjetërve ka ndimue që në shpi të flitet vetëm shqip. Të vjetrit ankoheshin se komunizmi, përveç tjera të zezave, luftonte edhe traditat, prandej besoj se vetvetiu ka lindë dëshira me i ruejtë ato. Kështu asht krijue, në mënyrë spontane, nji lloj mbështjellësi virtual rreth familjes për mbrojtjen e traditave të mira nga tjetërsimi, qoftë me humbjen e tyne ose me depërtimin e veseve këqija të ambjentit rretherrotull. Në këtë kuptim, në kontaktin e parë me njerzit tanë mbas periudhës së komunizmit, asht vrejtë shpesh njifarë ndryshimi, pse na ishim të kohës kur kishim lanë vendin, kurse ata të vitit të takimit.

Nji spjegim tjetër, besoj, vjen nga fakti se atdheun e vlerëson dhe e don ma shumë kur të mungon, e ne na ka mungue për shumë kohë. Atdheu përfshin jo vetëm vendin si kuptim gjeografik dhe popullin, por edhe trashigiminë historike, kulturore e shpirtnore, ku bajnë pjesë edhe traditat dalluese të brumit tonë etnik.

  1. Nëse do bënim një udhëtim në kohë në cilin vit do ndalonit, cilën ngjarje e ruani ende të gjallë?

Përgjigje. Janë shumë, prandej e kam të vështirë të veçoj nji vit ose nji ngjarje të vetme. I kam shumë të freskëta kujtimet dhe të forta mbresat e disa ngjarjeve në vitet e jetës sime: ardhja e komunizmit; vrasja e babës; ikja me familje prej Shqipnije; dy burgosje në Jugosllavi; dalja në botën e lirë; vdekja e vëllaut; martesa; diplomimi në mjeksi; ardhja në Amerikë; shembja e komunizmit; lufta e Kosovës me tragjedinë dhe lavdinë e saj dhe pavarësia; antarësimi i Shqipnisë në NATO; largimi i Nanës nga kjo jetë; qindvjetori i “Vatrës”….. Megjithatë po veçoj vitin 1947, në nderim të kujtimit të Nanës me mirënjohje, kur jam largue prej shpije në kërkim të shkollimit. E vejë me katër fëmij të vegjel, megjithëse në nji familje të madhe me kunetën e kunata ku ndima e kujdesi nuk mungojshin, Nana kishte nevojën e fëmiut ma të madh. Megjithatë, ajo më nxiti e më dha bekimin me shkue larg shpisë, në kërkim të nji ardhmënije që mund të ndërtohej vetëm me shkollim.

  1. Cila është historia më e bukur e jetës tuaj?

Përgjigje: Padyshim harmonia dhe dashunia në jetën familjare, nga ku buron shija për jetën dhe energjia me ecë përpara.

  1. Shqipëria ka përjetuar shumë udhëkryqe, cili mendoni se ia ka kërcënuar seriozisht të ardhmen asaj?

Përgjigje: Kadare thotë se kombi shqiptar ka përjetue dy kataklizma, të cilët ia kanë ndryshue fizionominë: okupimi afër pesëshekullor otoman dhe komunizmi. Të dy këta faktorë kanë qenë okupues, me ndryshimin se ai otoman u imponue dhe u mbajt gjithnji me praninë e kambës së huej, kurse komunizmi u përqafue nga nji pjesë e shqiptarëve të cilët, me porosinë dhe ndimën e anmiqvet shekullorë të kombit, e imponuen dhe e mbajtën me dhunë për afër nji gjysmë shekulli. Komunizmi, i përhapun nga shqiptarët shërbëtorë të këtij okupimi ideologjik, ka mujtë me depërtue edhe në familje, në çerdhet ma intime të shoqnisë shqiptare, ndërsa kamba e huej e okupatorit, qoftë otoman ose e kujdo tjetër, ka mbetë gjithmonë e hueja dhe, si e tillë, nuk ka mujtë me nxanë vend as me damtue si mikrobi i mbrendshëm i sëmundjes komuniste. Me ndryshimin e palcit etnik dhe me izolimin nga bota e civilizimit perëndimor, regjimi komunist e ka kërcnue të ardhmen e identitetit tonë si komb dhe, me politikën vetëvrasëse të internacionalizmit, e ka lanë Shqipninë pa aleanca mbrojtëse për të ardhmen e saj si shtet i pavarun.

  1. Teksa ju sheh bashkë me ”Zambakun e Prizrenit”, zonjen tuaj Nikoleta, nënkupton se lidhja juaj bashkëshortore është inspiruese brenda familjes por edhe jasht saj, dua mendimin tuaj të përbashkët cilat do ishin tre tipare thelbësore që gruaja nënë, zonjë do duhej ti trashëgonte tek bijat, nuset, zonjat përreth?

Përgjigje: Ndershmënia, bujaria dhe përkushtimi për familjen.

  1. Intelektuali dhe patrioti, veprimtari dhe humani Buçaj që jetën e vet e lidh ngushtë me atë të atdheut, cila mendoni se është ngjarja më e bukur që i ka ndodhur ndonjëherë Shqipërisë që sot duket e pashpresë?

Përgjigje: Pavarsia e Shqipnisë, që u realizue në nji moment kritik për ekzistencën e kombit, asht pa dyshim ngjarja ma fatlume, edhe pse përfshiu ma pak se gjysmën e popullsisë dhe të trojevet etnike. Pa atë shqiptarët do të mbeteshin të shpërndamë nën sundimin e anmiqvet, pa forcë dhe pa identitet. Nji pjesë do të asimilohej dhe të tjerët do të zhdukeshin ose do të shpërnguleshin me dhunë. Prandej kombi asht përjetësisht mirënjohës rilindasve që e kapën momentin dhe sakrifikuen edhe jetën për shpëtimin e tij. Por ngjarja ma e bukur që i ka ndodhë Shqipnisë e që unë e kam përjetue, asht shpërbamja e komunizmit. Mjerisht, për nji pjesë të madhe të shqiptarëvet, gëzimi dhe entuzjazmi i asaj ngjarjeje ia kanë lëshue rrugën zhgënjimit e dëshprimit, pse me lirinë nuk erdhi drejtësia as mirëqenja e barabartë, por vorfnija dhe diskriminimi ekonomik dhe politik. Sikur politikanët e tranzicionit të kishin pasë pak nga idealizmi dhe përkushtimi i rilindasve, Shqipnia do të dukej sot ma mirë dhe me shpresë ma shumë për të ardhmen.

  1. Pse po ikin shqiptarët, a e ve kjo në pikpyetje patriotizmin e tyre?

Përgjigje: Ikja në masë e familjevet shqiptare, sidomos në këto vitet e fundit, asht nji akuzë e randë kundër qeverisë që, në krye të rendit të ditës ka blemjen dhe manipulimin e votës në luftë për pushtet dhe për pasunim të paligjshëm, dhe jo krijimin e jetës ma të mirë e ma të drejtë për qytetarët e vet. Për gjeneratën time, motivi për të lanë atdheun ka qenë kërkesa për liri dhe shpëtimi prej përsekutimit, në shumë raste edhe shpëtimi i jetës. Sot, shumica e familjevet që ia këthejnë shpinën atdheut, kanë për motiv nji jetë ma të mirë dhe nji ardhmëni ma të sigurtë që në atdhe nuk e kanë. Vorfnija asht aq e madhe sa, në shumë raste, familjet nuk e kanë të sigurtë as bukën. Mjerisht, edhe shumë të rij që ende nuk kanë krijue familje, nuk shohin shpresë për të ardhmen e tyne, prandej detyrohen ta kërkojnë atë jashtë vendit. Rrjedhimisht, mendoj se largimi i shqiptarëvet sot, ve në pikëpyetje ma tepër patriotizmin e politikanëve të korruptuem, se sa të atyne që largohen. Nuk ka dyshim se komunizmi e ka damtue ndjenjën e patrotizmit, por ky damtim asht shumë ma i dukshëm te klasa politike, e cila asht përgjegjëse për mungesën e krijimit të kushteve ma të mira të jetesës për qytetarët gjatë periudhës së tranzicionit.

  1. Konservator dhe novator, çfarë kanë trasheguar bijtë tuaj nga ju?

Përgjigje: Dashuninë për vendlindjen e prindvet dhe për vendlindjen e tyne, Amerikën, ruejtjen e gjuhës dhe respektin për traditat dhe për historinë tonë, ndershmëninë dhe korrektesën në punë e në shoqni ku jetojnë…..

Qofshi të bekuar

 

Filed Under: Featured Tagged With: E TË GJITHË, Gjon Bucaj, Marjana Bulku, shqiptareve, Shtepia, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 67
  • 68
  • 69

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT