Kristina Leskës, 22 vjeçe, që studion në qytetin e St. Clair Shores, iu dha bursa e studentit në Universitetin e Beaumont Grosse në Wayne, në nder të kujtimit të Paige Stalker, një adoleshenteje që ishte vullnetare aty dhe u vra në vitin 2014. Leska kishte ëndrra të mëdha kur mbërriti në Amerikë.

Ajo shpreson t’i bëjë ato realitet pasi përfitoi bursën në nder të studentes amerikane që punonte si vullnetare në spital. “Dua të bëhem dentiste”, u shpreh Leska. Stalker e cila ishte vullnetare në spital që prej moshës 16-vjeçare, mbeti e vrarë pasi ishte duke qëndruar në makinë në zonën e Detroitit me miqtë e saj, kur dikush iu afrua dhe e qëlloi. Vrasja e saj vazhdon të qëndrojë e pazbardhur, por bursa e saj me vlerë 5000 $ në nder të saj i ka kaluar 22-vjeçares nga Shqipëria. “Kjo është diçka e dhimbshme, sepse ajo kishte plane për të ardhmen e saj, ashtu si dhe unë. Shpresoj që familja e saj të ndihet pak më mirë që një vajzë e re po ndjek ëndrrat e saj, me bursën që i takonte bijës së tyre. Kjo bursë më motivon të mësoj më shumë dhe të mos dorëzohem. Unë jam rritur në Shqipëri dhe erdha këtu menjëherë pas shkollës së mesme. Ishte gjëja më e vështirë për mua të largohesha nga vendi që dua dhe të quaj shtëpi Amerikën. Kisha shumë frikë. Por jam shumë e emocionuar, pasi ky është një nga vendet më madhështorë të botës”, u shpreh shqiptarja. Për Leskën ka qenë një udhëtim i gjatë. Shkenca ka qenë gjithmonë një pasion për të. Por Shqipëria edhe pse një vend i qëndrueshëm është e varfër dhe me mundësi të pakta. Prindërit e saj e mbështetën vendimin e saj për të udhëtuar në Amerikë për një vizë studentore dhe ajo për momentin është duke ndjekur universitetin e Wayne-t. Qëllimi i saj, sapo erdhi në Michigan, ishte të gjente një karrierë ku mund të bënte një ndryshim në jetën e një populli dhe ndërsa ajo është ende duke eksploruar në fushën e kujdesit shëndetësor, shpreson të diplomohet si një dentiste e ardhshme. “Nuk ka asgjë më të bukur se të bësh të bukur buzëqeshjen e dikujt. Paige kishte një buzëqeshje të bukur. Ajo ishte gjithashtu vullnetare në universitet si unë”, tha ajo. Betsy Schulte e cila punon me studentët vullnetarë në Beaumont tha se një ditë pasi Stalker u vra, dikush vendosi një shënim në tavolinën ku ajo ulej dhe aty shkruhej “Paige, na mungon. Ne nuk do të të harrojmë kurrë”. Shënimi vazhdon të jetë ende aty dhe shërben si një kujtim për adoleshenten që donte të bëhej mjeke, por edhe si një frymëzim për studentët si Leska dhe përfituesit e tjerë të bursave të dhëna nga universiteti i Beaumont-it.

-Kryetari Gazmend Muhaxheri: Si çdo herë tjetër Komuna e Pejës është bartëse e ndryshimeve pozitive/



gjithmonë dyert e sallës “ Vatra” këtu në New York janë të hapura për veprimtari, dhe aktivitete të ndryshme./
,























“ Të punojmë për të mbjellë farën e lirisë, ku respekti i çdo njeriu do të jetë gjëja e parë dhe individualiteti i mbrujtur mbi baza të shëndosha morale në çdo kryerje, është ideal. Një ideal që nuk i largohet realitetit, po që i vjen në ndihmë duke rrojtur me nder dhe me djersën e ballit. Një ideal me virtytet më të larta dhe me ndjenja njerëzore.” ( 18/ 02/ 1945)
Kujtimet e mbesës së heroinës për hallën e vet, Artemis Kokalari, si dhe dëshmitë konkrete me dokumente dhe fotografi në munitor, nga famijarët e tjerë krijuan një atmosferë sa emocionale dhe njohëse për auditorin.
Para syve tanë del diplomantja e Universitetit të Romës në degën e Letërsisë dhe Arteve të Bukura, që nuk pranon vendin në katedrën e atij universiteti, sepse ka bindjen që vetëm si shkrimtare, si intelektuale mund t’i shërbejë atdheut. Ajo kishte vizionin e saj për zhvillimin e historisë dhe kombit shqiptar. Heroina e kulturuar ishte aq shumë e apasionuar pas fjalës së bukur shqipe njëkohësisht mbante mbi supe tragjedinë e përherëshme të njeriut me karakter të papërkulur.


ve në Romë, Musineja shkruan një studim- “Ali Pascia di Janina” dhe e boton ne L’Albania më 1940. Shkruan novelën “Nënua Plakë” në Romë, dhe ditarin autobiografik “Jeta ime universitare”. Me tezën e doktoraturës “Letteratura Albanese – Naim Frashëri” laurohet në vitin 1941.Vendi i saj ishte Shqipëria, këtu ajo besonte dhe ëndërronte t’i vinte në ndihmë vendit të saj.Kthehet në Shqipëri e vendosur për të vijuar rrugën e zgjedhur si shkrimtare. Lexon shumë, përkthen Luixhi Pirandelon dhe mbledh mijëra e mijëra vargje nga folklori shqiptar, nga gjuha e popullit, fjalës artistike të mençurisë popullore. Ajo është e apasionuar dhe zhytet e tëra në botën e përrallave, gjë e gjëzave në folklorin shqiptar.
