• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2017

Presidenti Thaçi në Bruksel, takime të nivelit të lartë

February 8, 2017 by dgreca

P-04P-01Presidenti Thaçi: Angazhimi politik dhe gjeostrategjik i BE-së, qenësor për Kosovën dhe rajonin/

Bruksel, 8 shkurt – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot në takime të ndara nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.Në këto takime presidenti Thaçi tregoi për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe theksoi nevojën për angazhim strategjik të BE-së në Kosovë dhe në Ballkan Perëndimor.

B-02

“Jemi të përkushtuar për të ardhmen tonë evropiane dhe kemi bërë hapa të rëndësishëm që nga nënshkrimi MSA-së, mirëpo procesi i integrimit të Kosovës në BE duhet të përshpejtohet me veprime konkrete, sepse vonesat vetëm sa e dëmtojnë kredibilitetin e BE-së dhe e zbehin përkrahjen e qytetarëve të Kosovës për këtë proces”, u shpreh presidenti Thaçi.“Është qenësore për Kosovën, për tërë rajonin, që Bashkimi Evropian të mbetet i angazhuar në Ballkanin Perëndimor dhe ky angazhim të jetë politik dhe gjeostrategjik”, ka shtuar presidenti Thaçi.Përkundër sfidave aktuale të BE-së që ndërlidhen me çështjen e refugjatëve dhe të zgjerimit, në këto dy takime është konfirmuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Presidenti Thaçi në Bruksel, takime të nivelit të lartë

Nesër në Colmar: Shqiptarët janë me ty gjeneral!

February 8, 2017 by dgreca

Shqiptarët janë me ty gjeneral!/2 haradinaj 1

Ramush Haradinaj do t’i sjell fitore të madhe Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare/

Të nderuar shqiptarë,Nesër në Colmar të Francës Ramush Haradinaj do të mishërojë drejtësinë përballë proceseve të montuara gjyqësore dhe të motivuara politikisht nga regjimi i Serbisë. Kam bindjen e fortë se edhe kësaj radhe Ramush Haradinaj do t’i sjell fitore të madhe Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare.

Themelet e lirisë së Kosovës janë ndërtuar edhe mbi gjakun e plagëve të shumta të Ramush, Daut dhe Veton Haradinajt, themelet e lirisë së Kosovës janë ndërtuar mbi gjakun e heronjve Luan, Shkëlzen dhe Enver Haradinajt, themelet e lirisë së Kosovës janë ndërtuar edhe mbi gjakun e Lokes së Madhe të Kosovës, Aze Brahimajt (gjyshes së Ramushit) nga duar e së cilës kanë ngrënë bukë shumë luftëtarë të lirisë…

Gjeneral Ramushin e pret Kosova që të kthehet ngadhënjimtarë edhe nga kjo betejë!

Shqiptarët janë me ty gjeneral!

Me respekt të thellë

Bardhyl Mahmuti

 

Filed Under: Komente Tagged With: neser ne Colmar, Ramush Haradinaj

Mos prit 18-tën, fillo e protesto!

February 8, 2017 by dgreca

5-Ilir-levonja-2-288x300-1Nga lir Levonja/Kur filluam protestat në 1991, nuk caktuam datë. Por u zgjuam, u mblodhëm dhe dolëm shesheve. Këtë e bën edhe në qytete të tjera. Ndihej kudo një dridhje ajri. Asokohe, ata që udhëtonin të thoshin se qyteteve, në kryqëzime, agjensi udhëtimesh. Ato që ishin, sidomos pranë shesheve të stacioneve të trenave dhe autobuzëve etj. Gjen grupe njerëzish. Nga gjashtë persona e më shumë, që kuvendojnë. Shfaqin pakënaqësi. Duan ndryshim etj. Dhe kështu vazhduam deri vonë. Në mos gabojë vitet 2000.Kurse tani në Shqipëri është bëre e modës protesta me paralajmërim. Protestat me mbushje autobuzësh nga rrethet.Me ata militantë që për pak bindje. Dhe për pak lekë, plus dy byrekëve dhe rrugës falas. Vinë e shembin, shkulin, djegin…, lënë edhe kokën siç edhe ndodhi në protestën e 21 janarit 2011. Sot një kronikë e thatë e Wikipedia-s.

Me 4 të vrarë, 22 të plagosur, 17 të rrahur etj.

Kësaj metode nuk do t’i shpëtojë as kryetari i autokratëve të Shqipërisë. Kreu i opozitës më të vakët në historinë e demokracisë sonë. Ka hedhur në internet një tabelë kuq e zi me indeksin thurje (#) dhe numrin 18. Me një fjalë më datën 18 shkurt do fillojmë të protestojmë.

Pas tij një shpurë e tërë autokratësh ka bërë të njëjtën gjë. Dhe shumë prej tyre fërkojnë duart. Dhe me tiparet e skilanjosit, pëshpërisin atë parrullën ”nesër avazi, nesër”.

Kjo puna e protestave të paracaktuara. Më kujton ato njoftimet e ruajtësve të rendit. Kur ua bëjnë personave të kërkuar. E kam theksuar edhe herë tjetër. Siç mbaj mend një ish ministër u tha gazetarve aty nga 1998-ta në mos gaboj. Se duke filluar nga java që vjen nuk do të ngelet më këmbë bande a kokë grupi. I lumtur që do fillonte reformat. Dhe të plaste nga inati kundërshtari politik. Në fakt ai po i paralajmëronte. Si të thuash po u jepte kohë. Dhe kur dita e madhe zbardhte, togat e rënda me maska dhe automitikë të fjalës së fundit. Gjenin në strehëzat e fortifikuara vetëm bishtat e bandave. Ata anëtarë grupesh të rregjistruar orët e fundit. Ata mefshanë që mendonin se puna e bandave do vazhdonte përjetësisht.

Kokat ua lanë interpolit dhe policisë në vendet fqinje. Ashtu siç po bëjnë edhe sot me policitë e vendeve fqinje.

Në fund të fundit e mbajtën fjalën. I filluan reformat dhe ndërtimin e shtetit.

Mirëpo tashmë kjo puna e paralajmërimit është bërë e modës.

Të paralajmëroj që do të godas. Do të mësyjë. Do të kap. Do të fus në burg. Biles që të të mbushet mendja po dal qytet më qytet. Po u kërkojë të paguajnë ca autobuzë atyre që kanë përfituar tendera nga unë. Dhe do apo nuk do ti, do da djegim bulevardin. Shqipërinë do ta sjellim poshtë dritares.

Ndërkohë një vend fqinj si Rumania, qytetaria e të cilit proteston vetëm për një tentativë, një klauzolë që të lë përshtypjen se mbron korrupsionin. Dhe vazhdon të protestojë edhe pas tërheqjes kryeministrore. Duke mos pranuar këtë lloj karshillëku qeveritar.

Nuk kanë dalë në protestë me paralajmërime.

Nuk kanë prurë militantë me autobuzë.

Pse? Se janë qytetarë bashkëkohor.

E besojnë dhe dinë se çfarë është demokracia.

Ndërkohë në Shqipëri një rrjet i tërë televizionesh, trumbetojnë si bërjen e shtetit, përmes gojëve të disa çibanëve me teserë, që u falen gjysmat e lekëve nga faturat e papaguara. Dhe që i lëpihen mikrofonave përpara qeveriut. Sepse ai është gjeniu qylit. Dhe qylaxhinjtë po na thonë se po bëjmë shtet, duke u faluar atyre gjynahet. Ndërkohë plot mendje në internet pyesin. Po ne pse nuk jemi si Rumania. Pse nuk bëjmë si Rumania. Ose a do të ndodhi më 18 siç po ndodh në Rumani.

Pse? Se ata janë qytetarë. Kurse ne militantë. Dhe luajmë me njëri-tjetrin me palajmërime. Më kërcënime. Me damogogji kolektive. O ngrihesh nesër, e proteston. O ndryshe bën sikur, e kalon radhën.

Filed Under: Politike Tagged With: fillo e protesto!, Ilir Levonja, Mos prit 18-tën

SHERBIM KONSULLOR ONLINE

February 8, 2017 by dgreca

1 sherbim konsullorNjoftim i Ambasades Shqiptare ne Washington DC dhe e Konsullates ne Nju Jork:/

Zyra Konsullore prane Ambasades Shqiptare ne Washington DC njofton se ka filluar Sherbimi Konsullor Online.

Aplikoni nepermjet faqes se MPJ ose direkt tek e-Albania.

http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbimet/sherbimet-konsullore-online

Filed Under: Mergata Tagged With: Ambasada ne Ushington, ONLINE, SHERBIM KONULLOR

MUZIKA PROFESIONISTE SHQIPTARE: MBIJETESE NDAJ DOKTRINES SE REALIZMIT SOCIALIST

February 8, 2017 by dgreca

Shkruan: Prof. Dr.  SPIRO J. SHETUNI/Universiteti Winthrop/Rock Hill, South Carolina/U.S.A./

1-spiro-j-shetuni1

Politizim dramatik/

Shqipëria ishte shteti ballkanik i cili u shkëput i fundit nga Perandoria Otomane e udhëhequr nga turqit, pasi qëndroi si provincë e saj për një periudhë gati pesë-shekullore (1468-1912).  Gjendja e trazuar politiko-shoqërore e vendit gjatë dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit XX nuk e nxiste shumë artin muzikor profesionist.  Gjatë kësaj periudhe historike, vendi thuajse nuk njohu ndonjë lloj arti të tillë muzikor.  Ç’është e vërteta, në qytete të mëdha, si:  Shkodër,  Prizren, Gjakovë, Pejë, Dibër, Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, etj., s’mungonin muzicienë dhe grupe muzikore profesioniste ose gjysmë-profesioniste.  Megjithatë, thelbi, bërthama, zemra e artit muzikor shqiptar të dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit XX ishte kryesisht arti muzikor tradicional i trashëguar gjatë shekujve në mënyrë orale.  Në vazhdim të shekullit, gradualisht, dalngadalë, si pa kuptuar, nisin të lindin filizat e parë të një arti muzikor profesionist, i cili njohu arritje përshtyplënëse sidomos në vitet 1930-të të shekullit XX.  Një art muzikor profesionist i vërtetë në Shqipëri lindi pasi sistemi politiko-shoqëror i monarkisë kushtetuese (1928-1939) u zëvendësua me sistemin politiko-shoqëror të diktaturës komuniste (1944-1991).  Për hir të së vërtetës, duhet pranuar se, gjatë jetës gati pesëdhjetë-vjeçare, përmbajtja themelore e këtij arti, njohu një politizim dramatik!  Politizim!  Politizim!  Politizim!

Krizë e thellë

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, periudhë e cila afërsisht përkon me kohën e sundimit të sistemit politiko-shoqëror të diktaturës komuniste në Shqipëri (1944-1991), muzika profesioniste shqiptare ka qenë ngaherë në krizë të thellë.  Një dukuri e tillë nuk erdhi thjesht për arsye të moshës së re të saj.  Ajo erdhi, kryesisht, për shkak se mbarë arti profesionist shqiptar i kësaj periudhe historike iu nënshtrua plotësisht teorisë dhe praktikës marksiste-leniniste dhe doktrinës së ashtuquajtur realizëm socialist.  Rrjedhimisht, në të vërtetë, ai u shndërrua në një mjet të fortë ideologjik në duart e Partisë Komuniste të Shqipërisë:  udhëheqësja e jetës ekonomiko-shoqërore dhe politiko-kulturore të vendit.  Kështu, dashur-padashur, ky lloj arti vetëm se idealizonte sistemin politiko-shoqëror të diktaturës komuniste, vetëm se ngrinte lart “fitoret madhështore të vendit nën udhëheqjen e sprovuar të Partisë Komuniste,” vetëm se çorodiste mendjen e shqiptarit, sa të indoktrinuar ideologjikisht, aq edhe të varfër ekonomikisht!

Izolimi i përgjithshëm dramatik, në të cilin sistemi politiko-shoqëror i diktaturës komuniste e futi vendin, solli frytet e tij të hidhura në çdo sferë të jetës së shoqërisë shqiptare, pra, edhe në lëmin arsimor, shkencor, kulturor e artistik të saj.  Ndoshta mjafton vetëm të mbajmë parasysh se marrdhëniet arsimore, shkencore, kulturore e artistike të Shqipërisë me vende të tjera (në këtë rast, me vendet ish-komuniste të Europës Lindore, përfshirë Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike) u shkëputën në fillim të viteve 1960-të.  Duke filluar prej kësaj kohe e deri në shëmbjen e sistemit politiko-shoqëror të diktaturës komuniste (fillimi i viteve 1990-të), Shqipëria nuk njohu më shkëmbim idesh, përvojash e njerëzish me vende të tjera, qofshin këto edhe të Europës Lindore.  Kurse marrdhëniet arsimore, shkencore, kulturore e artistike me vendet kapitaliste të Europës Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë vazhdimisht tërësisht të ndaluara!  Në kushte të tilla, s’është vështirë të merret me mend dëmi i madh që iu shkaktua tërë kulturës së vendit:  përtharja e vazhdueshme e mendimit arsimor, shkencor, kulturor e artistik të tij;  prapambetja e thellë shkencore e kulturore në krahasim me vende sivëllezër, etj.  

Kriza e muzikës profesioniste shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX, në thelb, s’është gjë tjetër veçse shprehje e konformizmit, bindjes dhe nënshtrimit të plotë të saj ndaj teorisë dhe praktikës markiste-leniniste dhe doktrinës së ashtu-quajtur “realizëm socialist,” dukuri që karakterizoi jetën e tërë artit profesionist shqiptar të kësaj periudhe të gjatë historike.

Kompozitorë të mirënjohur

Midis kompozitorëve shqiptarë të mirënjohur të gjysmës së dytë të shekullit XX, alfabetikisht, përmendim:  

Daija, Tish (1926-2004)

  • Deda, Ferdinand (1941-2003)
  • Dizdari, Limoz (1942-)
  • Dungu, Pjetër (1908-1989)
  • Gaci, Pjetër (1931-1995)
  • Gaqi, Thoma (1948-)
  • Grimci, Abdulla (1919-)
  • Gjoni, Simon (1926-1991)
  • Harapi, Tonin (1928-1992)
  • Hoshafi, Tahsim (1922-2008)
  • Ibrahimi, Feim (1935-1997)
  • Jakova, Prenkë (1917-1969)
  • Kapedani, Gjon (1934-2009)
  • Kono, Kristo (1907-1991)
  • Krajka, Agim (1937-)
  • Kushta, Shpëtim (1946-)
  • Lara, Kozma (1930-)
  • Laro, Kujtim (1947-2004)
  • Mula, Avni (1928-)
  • Nova, Vangjo (1927-1992)
  • Peçi, Aleksandër (1951-)
  • Prodani, Agim (1928-1989)
  • Trako, Kostandin (1919-1986)
  • Zadeja, Çesk (1927-1997)
  • Zoraqi, Nikolla (1929-1991)

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, të tërheq vëmendjen fakti se, individualiteti krijues i një radhë kompozitorësh shqiptarë, u formua, si duke u mbështetur mbi lëndën melodiko-modale tradicionale, ashtu edhe duke mbajtur qëndrim krijues ndaj saj.  Kështu, midis të tjerëve, Çesk Zadeja, në veprat më të mira, sjell një përqasje të ndjeshme me lëndën melodiko-modale tradicionale.  Ai nuk mungon të citojë tema tradicionale, vetëm se, më shpesh, krijon në atmosferën e tyre.  Sidoqoftë, në rastet më të shumta, muzika e tij, përmes individualitetit krijues të dalluar qartë, sjell emocione thellësisht shqiptare.  Ndodh kështu mbasi është e pranishme një ngjizje me vetë shpirtin e popullit shqiptar.  Përsa i takon përmbajtjes, tipari kryesor individual i muzikës së Zadejës shfaqet epizmi krenar.

Tish Daija, po ashtu, e mbështet shpesh krijimtarinë e tij mbi lëndën melodiko-modale tradicionale, herë duke cituar, herë duke krijuar në atmosferën e saj.  Me një sukses të veçantë, Ai ka shfrytëzuar elemente melodiko-modale tradicionale sidomos në baletin Halili dhe Hajrija.  Janë, në radhë të parë, temat muzikore tradicionale të Gegërisë dhe të qyteteve shqiptare, të cituara e të trajtuara me mjeshtëri, që e bëjnë muzikën e këtij baleti aq tërheqëse.  Bashkë me thjeshtësinë dhe bukurinë e rrallë të saj, dëgjuesi shquan edhe individualitetin krijues të kompozitorit.  Përsa i takon përmbajtjes, tipari kryesor individual i muzikës së Daisë shfaqet lirika entusiaste.Duke u mbështetur gjithmonë mbi lëndën melodiko-modale tradicionale të Mëmëdheut dhe duke mbajtur qëndrim krijues ndaj saj, përsa i takon përmbajtjes, Nikolla Zoraqi ka, si tipar kryesor individual të muzikës së tij, lirikën dramatike;  Tonin Harapi—lirikën e çiltër, shpesh hymnizuese;  Kozma Lara–lirikën dramatike;  Simon Gjoni–epikën dramatike;  Pjetër Gaci–lirikën gazmore;  Feim Ibrahimi–epikën heroike;  Limoz Dizdari–lirikën e gjerë pasionante;  Shpëtim Kushta–epikën hymnizuese;  Kujtim Laro—epikën ëndërruese;  Thoma Gaqi–epikën e thellë dramatike;  Aleksandër Peçi–lirikën hymnizuese, etj.

Vepra të shquara

Me gjithë nënshtrimin ndaj teorisë dhe praktikës marksiste-leniniste dhe doktrinës së ashtu-quajtur realizëm socialist, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, brenda muzikës profesioniste shqiptare, u krijuan një radhë veprash të shquara.  Në këto vepra, përmbajtja e shëndoshë, trupëzuar në një formë artistike përshtat individualitetit krijues të kompozitorëve, ka qenë e pandarë nga karakteri etniko-kombëtar.  Midis tyre, lejomëni të përmend krijime, si:  

  • Opera Mrika (Jakova)
  • Simfoni numër 1 (Zadeja)
  • Baleti Halili dhe Hajrija (Daija)
  • Baleti Cuca e maleve (Zoraqi)
  • Koncert për piano e orkestër (Harapi)
  • Baleti Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë (Ibrahimi)
  • Simfoni në si minor (Dizdari)
  • Poema simfonike Alarme të përgjakura (Kushta)
  • Poema simfonike Borova (Gaqi), etj.

Gjatë fundit të viteve 1970-të, muzika profesioniste shqiptare u pasurua me vepra të tjera të shquara, si:  

  • Suitë simfonike (Zadeja)
  • Baleti Tokë e pamposhtur (Zoraqi)
  • Opera Zgjimi (Harapi)
  • Poema vokalo-simfonike Tanë Shqipnia asht betue,

pa gjak malet mos me i lëshue (Ibrahimi)

  • Triua instrumentore Këngët e tokës (Dizdari)
  • Rapsodi-koncerti Toka ime, kënga ime (Gaqi), etj.

Rënie dhe ngritje

Ndërkohë, në mbarim të shekullit XX, gjatë viteve 1980-të e 1990-të, muzika profesioniste shqiptare, duke pasqyruar vetë gjendjen e trazuar politiko-shoqërore e kulturoro-artistike të vendit, mjerisht, u ngadalësua në mënyrë dramatike, u venit dhe sikur e humbi busullën drejt së ardhmes.  Sidoqoftë, me fitoren e sistemit politiko-shoqëror demokratik në vitin 1991, kompozitorët shqiptarë, dalngadalë, me mundim, përpjekje, dhimbje, por edhe besim, nisën që t’u drejtohen shkollave, rrymave e drejtimeve muzikoro-artistike bashkëkohore perëndimore të kompozimit, të cilat, deri atëherë, konsideroheshin si herezi!

Kritikë dhe studiues me emër

Ndër studiuesit muzikorë shqiptarë, historikisht, më i parë është:  

  • Noli, Theofan Stilian (1882-1965)

Figurë e shquar fetare, burrë shteti, poet, përkthyes i talentuar, Noli e afirmoi veten edhe si muzikolog.  Rruga e arsimimit të Tij është pa dyshim një shembull i rallë, i cili meriton të ndiqet nga çdo studiues arti:  

  • në vitin 1912—d.m.th., në moshën 30-vjeçare—mbrojti gradën shkencore universitare Baçelor i Arteve, pranë Universitetit të Harvardit (Boston, Massachusetts, Shtetet e Bashkuara të Amerikës).
  • në vitin 1938—d.m.th., në moshën 56-vjeçare—mbrojti gradën shkencore universitare Baçelor i Muzikës, pranë Konservatorit të Muzikës të Anglisë së Re (Boston, Massachusetts, Shtetet e Bashkuara të Amerikës).
  • në vitin 1945—d.m.th., në moshën 63-vjeçare—mbrojti gradën shkencore pas-universitare Doktor i Filozofisë në fushën e historisë, pranë Universitetit të Bostonit (Boston, Massachusetts, Shtetet e Bashkuara të Amerikës), duke pasur si tezë George Castrioti Scanderbeg (1405-1468).

Sa i mrekulluar me figura të mëdha historike të së kaluarës (Jezu Krishti, Jul Qezari, Gjergj Kastrioti—Skënderbeu, Napoleon Bonaparti), aq edhe i dashuruar pas fushës së muzikës, në vitin 1947, Noli botoi studimin muzikologjik Beithoveni dhe revolucioni francez (Noli 1947).  Në këtë libër, Ai mbrojti pikëpamjen sipas së cilës, kompozitori i madh gjerman, Luduig van Beithoven (1770-1827), u ndikua fuqimisht në veprimtarinë e tij krijuese nga idetë e Revolucionit Borgjez Francez të shekullit XVIII (1789-1799).  

Midis kritikëve dhe studiuesve muzikorë shqiptarë me emër të gjysmës së dytë të shekullit XX, alfabetikisht, përmendim:  

  • Bello, Pandi (?-)
  • Çefa, Aleksandër (1935-)
  • Filja, Hysen (1935-2009)
  • Hysi, Fatmir (1951-)
  • Kalemi, Spiro Ll. (1937-)
  • Loli, Kosta (1948-)
  • Paparisto, Albert (1925-)
  • Stringa, Hamide (1932-)
  • Shkreli, Kujtim (?-)
  • Shuteriqi, Zana (1953-)
  • Theodhosi, Spiro (?-)

Kritikët dhe studiuesit muzikorë shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX janë më shpesh autorë artikujsh, të cilët u botuan kryesisht në gazetën Drita dhe revistën Nëntori:  organe qendrore letraro-artistike të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë gjatë kësaj periudhe historike.  Por, midis kritikëve dhe studiuesve muzikorë, ka edhe autorë librash, si, p.sh.:  Spiro Ll. Kalemi (Kalemi 1973, 1982), Hysen Filja (Filja 1979), Kujtim Shkreli (Shkreli 1987), Fatmir Hysi (Hysi 1991), etj.  Kur flitet për kritikën muzikore shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX, duhet mbajtur parasysh edhe ndihmesa e disa kompozitorëve në këtë lëmë, ndër të cilët lejomëni të përmend Çesk Zadejën.  

Ndërkohë, midis studiuesve ndërkombëtarë që kanë shkruar mbi çështje të muzikës profesioniste shqiptare, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, alfabetikisht, më lejoni të përmend dy emra:

    • Emerson, June (1937-)

 

  • Leotsakos, George (1935-)  

***

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, muzika profesioniste shqiptare, ndonse, për shkak të nënshtrimit ndaj teorisë dhe praktikës marksiste-leniniste dhe doktrinës së ashtu-quajtur “realizëm socialist,” njohu një politizim dramatik dhe krizë të thellë, sërish mbijetoi!  Mbijetoi!  Mbijetoi!  Mbijetoi!  Një dukuri e tillë materializohet qartë në tregues të caktuar—kompozitorë, vepra muzikore, kritikë, studime teorike, etj.–, disa nga të cilët vetëm sa u përmendën.   

Filed Under: Analiza Tagged With: MUZIKA PROFESIONISTE, Prof. Dr. SPIRO J. SHETUNI, SE REALIZMIT SOCIALIST, SHQIPTARE: MBIJETESE NDAJ DOKTRINES

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT