• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2017

Prishtinë-Hapet për publik Ekspozita # ecokosovo

February 25, 2017 by dgreca

1 ekspo

1 Ecoekspoz-Fotografia e Arijana Deshishkut ku shihet duke ushtruar joga me një maskë të gazit, është njëra nga tri fotot fituese: Fotografia tregon një mikro protestë timen. Unë besoj se mjedisi duhet të jetë i pastër në mënyrë që të përjetohet plotësisht të ushtruarit e jogës të shëndetshme/2 ekekspoz4 ekspoz-Andrew Russell, Koordinator i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së tregon pse Kombet e Bashkuara në Kosovë kujdesen për mjedisin dhe shëndetin/

PRISHTINË, 25 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI/ Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara (UNV) – në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) hapën një ekspozitë me fotografi të përzgjedhura nga fushata #ecokosovo dhe shpallën fituesit, në një ceremoni që u zhvillua të premten në mbrëmje në Bibliotekën Kombëtare.
Ekspozita, që do të jetë e hapur deri në 28 shkurt, përmban 103 fotografi të zgjedhura nga më shumë se katërqind që janë paraqitur në fushatën avokuese online në temën mjedisi dhe shëndeti.Në hapje të ngjarjes, Andrew Russell, Koordinator i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së theksoi: “Pse Kombet e Bashkuara në Kosovë kujdesen për mjedisin dhe shëndetin? Sëmundjet e organeve të frymëmarrjes dhe sëmundjet tjera të shkaktuara nga faktorë të mjedisit po ua shkurtojnë jetëgjatësinë qytetarëve të Kosovës. E megjithatë, popullata i kushton shumë pak vëmendje këtij problemi, siç mund të shihet edhe në raportin tonë të fundit të Pulsit Publik. Shpresojmë që rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me ndikimet vdekjeprurëse mjedisore në shëndet, përmes fotografive dhe mjeteve të tjera, do të rezultojë në angazhim më të madh nga ana e qytetrëve për këtë çështje absolutisht kritike”, tha Russell.

Në fjalën e vet të rastit, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala shprehi kënaqësinë që ishte pjesëmarrës i ngjarjes: “Kam kënaqësinë që sot jam pjesë e ekspozitës Mjedisi dhe Shëndeti. Besoj që kj ekspozitë do të ndikojë fuqishëm për të tërhjekur vemendjen e gjithë akterëve institucional dhe qytetarëve për të ndikuar më shumë në ruajtjen e mjedisit”, tha Ministri Shala.Edhe Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani theksoi rëndësinë e mobilizimit të përgjithshëm në mbrojtjen e mjedisit: “Kosova duhet t’i bashkohet vendeve tjera në ruajtjen e cilësisë së ajrit duke ratifikuar konventat, protokolet dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Ministria e Shëndetësisë në strategjinë e saj ka gjithmonë promovimin e jetës së shëndetshme dhe ushtron kompetencën përmes sponzorimit dhe implementimit të ligjeve nga fusha e shëndetësisë. Gjithashtu, kjo ministri, përmes institucioneve përkatëse është e gatshme të jetë pjesë e çdo iniciative, organizimi apo mekanizmi nacional dhe ndërkombëtar i cili për objektiv final ka avancimin e shëndetit publik dhe ruajtjen e mjedisit”.Fotografia e Arijana Deshishkut ku shihet duke ushtruar joga me një maskë të gazit, është njëra nga tri fotot fituese. “Fotografia tregon një mikro protestë timen. Unë besoj se mjedisi duhet të jetë i pastër në mënyrë që të përjetohet plotësisht të ushtruarit e jogës të shëndetshme”, shpjegon foton e saj Arijana.
Prej nëntorit deri në dhjetor 2016, #ecokosovo-së i kanë arritur mbi 400 foto aplikime. Fotografitë janë dorëzuar online me qëllim të ngritjes së vetëdijes për mjedisin dhe shëndetin në Kosovë. Fushata ishte e suksesshme dhe u paraqit si sfidë e vështirë për pesë anëtarët e jurisë të cilët kishin për detyrë të zgjedhin vetëm tre fitues nga të gjitha aplikimet. Me një temë të gjerë mjedisi dhe shëndeti në Kosovë, pjesëmarrësit ishin të lirë të shkrepin foto të Kosovës dhe mjedisit të saj ashtu si ata e shohin dhe e përjetojnë.Agon Nimani, një tjetër fitues, bëri foto nga një këndvështrim më ndryshe. Me një dron, ai shkrep një foto të një deponie makinash nga një pamje ajrore. Fotografia e tij përshkruan një problem tjetër mjedisor: mbeturinat. Duke iu referuar fotos së tij, ai thot se “Sinjali i ndryshimeve klimatike është i padurueshëm dhe alarmant, por në qoftë se zvoglojmë sasinë e mbeturinave, ne ulim nivelin e ngrohjes globale.” Duke iu referuar ajrit në Prishtinë si “helm”, Agoni thot se ai do të lë “fotot e tij të flasin vet.” Nga dhjetëra metra lartësi mbi deponi, fotot po që flasin.

Arian Mavriqi, fituesi i tretë i konkursit #ecokosovo, zgjodhi të përqëndrohet në bukurinë natyrore të Kosovës. Në një kodër me pjerrësi të butë, fotoja e Arianit është pikërisht natyra. Gjethet ngjyrë kuqe të rëna në tokë janë në kontrast me trungjet e pemëve të bardha, që ngrihen aty. Sipas Arianit “Kujdesi për mjedisin është kujdes për shëndetin tonë. Sa më shumë të kemi kujdes, më të shëndetshëm do të jemi.”

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe vendore, garues dhe qytetarë. Alban Muja, artist i njohur kosovar foli në emër të panelit vlerësues.Fushata avokuese #ecokosovo është projektuar dhe implementuar nga Trembelat. Pas Bibliotekës Kombëtare, ekspozita do të shfaqet në Bulevardin Nënë Tereza në Prishtinë prej 3 deri në 6 mars./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Ekspozita # ecokosovo, për publik, Prishtinë-Hapet

MOS HIDHNI BALTË MBI FORMACIONIN E RI POLITIK “ALEANCA POPULLORE PËR DEMOKRACI”!

February 25, 2017 by dgreca

REPLIKË PËR NJË SHKRIM BOTUAR NE GAZETEN”DIELLI” ME 18 SHKURT 2017, QË PËRMBAN HELMIN E DIZINFORMIMIT- ADRESUAR ZOTIT RESHAT KRIPA /

Nga Artan Lleshi Gjonmarkaj/
Anetar i Keshillit Kombetar te APD/

Në gazetën Dielli të datës 18 Shkurt 2017  lexova shkrimin me titull “Jehona e Protesës” shkruar nga zoti Reshat Kripa. Bëhet fjalë për protestën e organizuar dhe drejtuar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë. Nga ky shkrim kundërshtoj me forcë të paktën dy rrjeshta 1Partia-Aleanca-Popullore-per-Demokraci-300x200

Ne Foto: Nga takimi i promovues i  Aleancës Popullore për Demokraci/

për të cilat ndjej detyrimin moral të bëj këtë përgjigje personale për autorin por njëkohesisht për të sqaruar opininin publik, të emigracionit tonë atdhetar në SHBA si dhe shumë shqiptarë të tjerë që e lexojnë me kënaqësi  “Diellin”, një burim informacioni pa çensurë politike që i shërben mendimit të lirë dhe demokracisë..

Zoti Reshat Kripa, abuzon me lirinë e medias dhe dizinformon publikun lidhur me Aleancën Popullore për Demikraci kur deklaron gjera të pavërteta se kameleoni Edi Rama …  “krijon edhe një parti me të ashtuquajtur të përndjekur politikë në krye të së cilës emërohet një renegat i kësaj shtrese që ka mohuar edhe paraarsdhësit e tij.”  Reshat: Ku e gjeni të drejtën të  dizinformoni dhe të na fyeni të gjithëve.Unë nuk mendoj se Reshati, është i detyruar apo i komanduar, por  nuk po ja them të gjitha pasi mendoj me keqardhje se me ato që mund të ka kaluar nëpër burgje dhe internime,psikologjia dhe mentaliteti i këtij personi ka pësuar dëme që nuk e lejojnë të arsyetojë . Unë e di që Reshat Kripa është anëtar i Partise Demokratike dhe kjo nuk e bën atë aspak mëkatar si drejtuesit e saj, por Reshati nuk duhet të lejojë të përdoret pasi  nuk është kandari i demokracisë dhe as padroni i të përndjekurve dhe nuk ka asnjë të drejtë të hedhi baltë mbi formacionin e ri politik të Aleancës Popullore për Demokraci, e themeluar në 28 Janar 2017. Pranoj që ne presim shpifje, thashetheme dhe dizinformime, por nga veglat e sigurimit të shtetit dhe jo nga një njeri i ndershëm, pavarësisht se cilës forcë politike ai i përket dhe aq më shumë nga një i përndjekur.Reshat Kripa shumicën e atyre qe thotë në gazetën Dielli i shkruan bukur dhe fare mirë por jo aq bukur, do ti thoja unë dhe çdo i përndjekur i regjimit sllavokomunist. Unë i gjithë rrethi im familjar dhe të përndjekurit që citon zoti Reshat Kripa nuk e harrojmë diktaturën e Enver Hoxhës që shkatërroi psikologjikisht, shpirtërisht dhe fizikisht të gjithë popullin shqiptar për 45 vjet nga 1945 deri në 1991, por dihet se ne që ishim antikomunistë u përndoqëm patëm fatin më të keq nga gjithë shqiptarët e kohes së diktaturës 45 vjeçare dhe u pushkatuam, u burgosëm , u intrenuam ne në atdheun socialist. Zoti Reshat është i saktë kur thotë: “Para syve më dalin figurat e mbi 6.000 të vrarëve me dhe pa gjyq. Më dalin figurat e mbi 10.000 të vdekurve nëpër burgje dhe kampe internimi.  Më dalin  figurat e mbi 17.000 të burgosurve politikë dhe mbi 100.000 të internuarve nëpër kampet e vdekjes. Më dalin këto pamje dhe nga zemra më shpërthen një thirrje: “Mos harroni”! Tamam për këtë arsye zoti Reshat ne krijuam këtë formacion të ri politik. Do ishte një kontribut i çmuar çdo vërejtje dhe sugjerim nga ana juaj zoti Reshat Kripa por parprakisht lexoni dhe analizoni programin e APD dhe kauzën e saj, njihuni gjithashtu me Kryetarin, i lindur dhe i rritur në internim por sot është jurist i diplomuar në Angli. Njihuni gjithashtu me kryesinë dhe antarësinë e saj. Në programin tonë ne kemi Kujtesën.

Në shkrimin botuar në  Dielli me titull “Jehonën e protestës” zoti Reshat thotë “Mos harroni të rënët tanë, por mos harroni edhe ata që i vranë, pasi ata dhe pinjollët e tyre janë sot në krye të shtetit dhe një nga këta është edhe Kryetministri Edi Rama. Mos harroni të burgosurit dhe të internuarit politikë, por mos harroni edhe ata që i burgosën dhe i internuan, pasi ata vetë dhe pinjollët e tyre sot po përpiqen t’i bëjnë varrin demokracisë. Zoti Kripa unë ju pyes ku e ke demokracinë por është e drejta juaj të mendoni ndryshe dhe të shkruani në Dielli dhe kudo për jehonën e protestës së PD, ështe e drejta juaj ti shërbeni programit të PD, por nuk ju nderon të dizinformoni ndaj nesh.  Ne të përndjekurit që formuam APD u shkëputëm nga tutela mashtruese e PD sepse për 25 vjet Sali Berisha  na mashtroi si  të përndjekurit dhe pronarët parti që nuk e ka pasur fare në konsideratë diasporën.

Në  programin tonë përcaktohet qartë se APD është Parti e të përndjekurve, e pronarëve dhe e diasporës dhe synon të zbatojmë parimet themelore të demokracisë. A mund të na thoni z. Kripa pse PD për 25 vjet na mashtroi nuk i realizoi premtimet e saj ? .

Programi ynë nuk parashikon që ne të përndjekurit të marrim kallashin kundër bijve të komunistëve, por jemi të vendosur të dënojmë komunizmin dhe të bëjmë politikën e pajtimit, nëpërmjet kujtesës së të keqes, ku bën pjesë edhe zyra e dizinformimit të ish sigurimit të shtetit dhe 25 vjet tranzicion pseudodemokratik. Kujtesa për kalimin  nga totalitarizmi dhe tranzicionin e shëmtuar që kultivoi korrupsion  shtetëror kriminalitet, drogë dhe banditizëm , në shtet demokratik ku respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut është e rëndësishme për ne dhe ajo realizohet me : Hapjen e arkivave, rehabilitimi dhe kompensimin e viktimave, kthimin e pronave të grabitura siç përcakton neni 181 i Kushtetutës, për të përndjekurit, ish kulakët dhe ata që vazhdojnë të persekutohen me termin e Katovicës “ish pronarë“  por që janë pronarët e vërtetë. Këto  janë objektivi i programit të APD, për të cilën PD nuk ka vepruar për 25 vjet dhe ju dizinformoni.

Ne u shkëputëm nga PD se nuk duam të vazhdojmë të trajtohemi si bujkrobër të PD. Ju dhe PD për 25 vjet po mjafoheni me sharjen e komunizmit dhe të diktatorit Enver Hoxha vetëm me deklarata ne ekrane dhe nëpër gazeta dhe në praktikë të zbatohet platforma e Katovicës. A mund të na thon ipse PD ka qene ne ballë të fushatës  që të përndjekurve dhe pronarëve të mos ju kthehet prona e trashëguar. Banditizmi shtetëror na thotë sot themeluesi i PD Sali Berisha në miting, por kush e instaloi, kur filloi banditizmi, kush e mbrojti dhe kush vazhdon t’a mbrojë ? Askush nuk mund të thotë se gjatë  këtyre 25 viteve të paktën një i perndjekur eshte rehabilituar e shpërblyer totalisht dhe i është kthyer prona e grabitur. Po ashtu dhe pronarët që pritën që që shteti (PD-PS) tu kthente pronën pane se si të dy krahet miratuan ligje per të mos kthyer pronën tek pronari. Atehere pse shtresa e te persekutuarve dhe e pronarëve duhet ta degjojne thirrjen e z. Reshat Kripa, kur ne tribunen e protestës  jane persekutoret e djathtë, me përjashtim të “Kaçit” që është edhe i majtë edhe i djathtë, që shet e blen mjafton ne jetë në karrike të deputetit   .
Zoti Kripa. E djathta sapo ka lindur, ajo quhet Aleanca Popullore për Drejtësi dhe  ka marrë përsipër të mbrojë dhe përfaqësojë të përndjekurit dhe të shpronësuarit që kërkojnë pronat e tyre Unë ju sugjeroj se është më mirë qe ju si anëtar i PD nëpërmjet artikujve sensibilizoni që Partia Demokratike , dje Sali Berisha dhe sot Lulzim Basha të përpiqen të korigjojnë gabimet e PD, apo fushatë dizinformimi  ndaj nesh që shkëputemi nga PD sepse duam ti mbrojmë vetë të drejtat tona? Besoj se ky reflektim personal i imi do ndihmojë të reflektoni ju zoti Reshat por dhe shumë të tjerë që kanë plotësisht të drejtë që pas mashtrimit 26 vjeçar PD-PS, tani në fillim  të tregohen skeptikë dhe mosbesues ndaj APD.

Besoj se do të takohemi në mbledhjet tona.

 

Artan Lleshi Gjonmarkaj.
Anetar i Keshillit Kombetar te APD.

Filed Under: Komente Tagged With: Artan Lleshi Gjonmarkaj, me Reshat Kripa, Replike

Veseli falenderon ambasadoren amerikane në OKB Nikki Haley

February 25, 2017 by dgreca

Kosovë-Kryeparlamenatri Veseli i shkruan letër falënderuese ambasadores së SHBA-së në OKB /1-Haley-per-Kosoven-300x169

-Ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley ka deklaruar ditë më parë se Republika e Kosovës e ka vendin e saj në Kombet e Bashkuara. Kjo deklaratë ka ardhur disa ditë pasi kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh Kadri Veseli, është takuar në Washington me presidentin e ri të SHBA-së Donald Trump, i cili i ka dhënë mbështetje të plotë Republikës së Kosovës/

PRISHTINË, 25 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i ka dërguar një letër Përfaqesueses së Përhershme të SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, ambasadores Nikki Haley, për ta falënderuar për angazhimin e saj për anëtarësimin e plotë të Kosovës në OKB.

Kryeparlamentari Veseli e ka siguruar ambasadoren amerikane se Republika e Kosovës do të vazhdojë punën në rrugën e integrimeve në organizata ndërkombëtare dhe është krenare për miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”Është kënaqësi për mua që ju shkruaj, për t’ju dhënë falënderime dhe mirënjohje të sinqertë në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për deklaratën e juaj të fuqishme, për mbështetjen e dhënë për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkaua. Ne jemi krenarë për progresin që kemi bërë brenda një kohe të shkurtër pas shpalljes së pavarësisë dhe angazhohemi që të vazhdojmë këtë progres në bashkëpunim me Shtetet e Bashkauara të Amerikës dhe Organizatën e Kombeve të Bashkauara. Republika e Kosovës është krenare që është aleat i përjetshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është shumë mirënjohëse për miqësinë me ju”, ka shkruar Veseli.

Ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley ka deklaruar ditë më parë se Republika e Kosovës e ka vendin e saj në Kombet e Bashkuara.

Kjo deklaratë ka ardhur disa ditë pasi kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh Kadri Veseli, është takuar në Washington me presidentin e ri të SHBA-së Donald Trump, i cili i ka dhënë mbështetje të plotë Republikës së Kosovës./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: ambasadoren amerikane, ne OKB, Nikki Haley, Veseli falenderon

Ambasadori Delawie:SHBA-ja do të vazhdojë të përkrahë pavarësinë dhe Integrimin e Kosovës

February 25, 2017 by dgreca

-Politika amerikane sa i përket Ballkanit në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti ka qenë shumë konsistente gjatë disa dekadave të fundit, pa marrë parasysh a ka qenë demokrat apo republikan në Shtëpinë e Bardhë. /

1 Intervista e ambasad amerikan

-Departamenti i Shtetit e ka shqyrtuar çështje e kufirit me shumë vëmendje, kufirin që komisioni e ka shënuar para një viti e gjysmë.  Drafti i kufirit është identik me atë që e ka ndarë Kosovën me Malin e Zi të paktën qysh prej vitit 1974.  Është kufiri që është në Kushtetutën e Kosovës, është kufiri që është në flamurin e Kosovës, është kufiri i duhur./

-Intervista e ambasadorit Delawie për emisionin Rubikon në KTV, 16 shkurt 2017/

KTV: Zoti ambasador, mirë se vini në Rubikon.

Ambasadori Delawie: Faleminderit shumë.  Është kënaqësi që jam këtu.

KTV: Faleminderit.  Ka kaluar pothuajse një muaj prej se SHBA-ja e ka presidentin e ri, Presidentin Donald Trump dhe dhe ka pasur shumë fjalë për vazhdimin e përfshirjes së SHBA-ve në Kosovë dhe në rajon.  Si mendoni se do të zhvillohet kjo?

Ambasadori Delawie: E di se ka pasur shqetësime rreth kësaj kudo nëpër rajon.  Por, jam duke e përcjellur me shumë vëmendje çka po ndodh në Uashington dhe mund të them se politika amerikane sa i përket Ballkanit në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti ka qenë shumë konsistente gjatë disa dekadave të fundit, pa marrë parasysh a ka qenë demokrat apo republikan në Shtëpinë e Bardhë.  Nuk kam parë asnjë indikacion që kjo do të ndryshojë tash për tash.  Ende janë vetëm disa persona të emëruar në administratën e re.  Natyrisht, të gjithë do të duhet të përcjellim se kush do të caktohet në nivelin e dytë të zyrtarëve të administratës.  Por, deri tash mendoj se po veprojmë pak a shumë nën të njëjtën politikë si në të kaluarën, që është se SHBA-ja do të vazhdojë të përkrahë pavarësinë dhe rritjen e Kosovës, si dhe integrimin në strukturat evropiane.

KTV: Pra, nuk pritni që do të ndryshojë diçka në këtë zyrë të re?

Ambasadori Delawie: Nuk kam parë asgjë deri tash që do të bënte që të shqetësohem për ndonjë ndryshim.

KTV: E kemi parë një situatë të re në procesin e dialogut me Serbinë dhe po ashtu i kemi parë edhe disa manovra, që u karakterizuan si provokime që vijnë nga Serbia.  I pari ishte arrestimi i Ramush Haradinajt në bazë të një aktakuze nga Serbia; i dyti ishte i ashtuquajturi “treni rus”; dhe i treti ishte muri që ishte ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës.  Cili është komenti juaj për këtë?  Ku po çon kjo?

Ambasadori Delawie: Sa i përket dialogut: mendoj se është shumë me rëndësi që të vazhdojë.  Ka pasur arritje të njëmendta nga dialogu: integrimi i policisë në veri, mbledhja e të hyrave doganore në kufirin Kosovë-Serbi, kodi telefonik që u demonstrua, më duket, para dy javëve, shpresoj ta shoh hapjen e urës së Mitrovicës pas nja një muaji e ca… Mendoj se këto të gjitha janë dëshmi konkrete të përparimit nga dialogu dhe dëshiroj ta bëj një analogji.  Nëse jetoni në një shtëpi në një lagje dhe nuk shkoni shumë mirë me fqinjin tuaj, natyrisht që mund të shpërnguleni në ndonjë shtëpi tjetër.  Shtetet nuk mund ta bëjnë këtë.  Është shumë me rëndësi që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë të punojnë drejt përmirësimit të marrëdhënieve të tyre, drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre.  Kjo i mbështet të dy vendet dhe ambiciet e tyre për tu integruar më thellësisht në institucionet evropiane dhe i mbështet përpjekjet e të dy vendeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve të tyre.

KTV: Por nëse i shohim këto vepra të provokimit siç ishte rasti me murin dhe trenin, a mendoni se kjo sjell më shumë besim ndërmjet të dy palëve apo më shumë tensione?

Ambasadori Delawie: Mendoj se duhet të vazhdojmë të punojmë drejt përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  Mendoj se muri – zgjidhja e çështjes së murit në Mitrovicë ishte për të mirën e të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, pa marrë parasysh prej cilës bashkësi etnike vijnë ata.  Mendoj se zona e re për këmbësorë do të jetë e bukur.  Ura po bëhet gati për tu hapur dhe mendoj se ajo zonë do të jetë ndër më të bukurat në Kosovë.  Mendoj se kjo u zgjidh shumë mirë.  Pati shumë punë për të gjithë, e kuptoj këtë… Kompromiset ishin të rëndësishme, por mendoj se në fund përfundoi në mënyrë pozitive.  Duhet të vazhdojmë ta zbatojmë të njëjtën energji dhe të njëjtin optimizëm për çdo gjë të lidhur me dialogun ndërmjet dy vendeve.

KTV: Po shohim dhe dëgjojmë data të ndryshme se kur do të hapet ura.  Ju pritni që ura më në fund të hapet muajin e ardhshëm, ashtu siç thatë?

Ambasadori Delawie: BE-ja po punon në projekt.  Kjo ishte gjëja e fundit që kam dëgjuar.  Pati probleme me murin dhe pati probleme me motin – ishte ishte aq ftohtë aq gjatë – dhe edhe kjo gjë vonoi punimet.  Nuk jam plotësisht i njoftuar me të rejat e fundit, por mendoj se duket që punët po shkojnë mirë.  Moti më në fund nuk është me ngrica dhe kjo do të mundësojë që punimet të vazhdojnë.

KTV: Ka pak padurim lidhur me ritmin e dialogut.  Janë bërë pothuajse gjashtë vjet qysh ka filluar dhe ende nuk e kemi të qartë se kur do të përfundojë dhe nëse rezultati përfundimtar do të jetë kjo marrëveshja gjithëpërfshirëse ndërmjet të dy vendeve.  A keni ndonjë pikëpamje se kur do të duhej të përfundojë me marrëveshje gjithëpërfshirëse?

Ambasadori Delawie: Mendoj se është me rëndësi që të vazhdohet të punohet; të vazhdohen të përmbushen të gjitha marrëveshjet e arritura përmes dialogut, të cilat nuk janë zbatuar ende plotësisht e pastaj të shikohen mundësitë se në çfarë fushash të reja Kosova dhe Serbia mund të punojnë së bashku për t’i përmirësuar jetët e qytetarëve të tyre.  Njerëzit janë duke punuar në integrimin e organeve të drejtësisë në veri ku po arrihet shumë përparim, por nuk është kryer tërësisht dhe duhet të përfundohet në tërësi.  Pra, vetëm duhet të vazhdojmë të ecim përpara sepse kështu mbështeten ambiciet e të dy vendeve për tu bërë pjesë më e madhe e Evropës.  Datat?  Jërat ndodhin kur ndodhin, por unë do të vazhdoj t’i nxis gjërat këtu dhe të bëj më të mirën time për t’i mbështetur përpjekjet e të dy vendeve për përmirësimin dhe normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

KTV:  Çështja e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi ende mbetet e pazgjidhur.  Keni qenë i zëshëm lidhur me këtë çështje dhe i kemi disa nisma të reja si komisioni që u formua me përfaqësues të institucioneve të ndryshme për matjen e territorit të Kosovës.  A mendoni se ky paraqet hap përpara në zgjidhjen e kësaj çështjeje?

Ambasadori Delawie: Shpresoj që është hap përpara.  Keni të drejtë, kam qenë shumë i zëshëm për këtë çështje.  Departamenti i Shtetit e ka shqyrtuar këtë çështje me shumë vëmendje, kufirin që komisioni e ka shënuar para një viti e gjysmë.  Drafti i kufirit është identik me atë që e ka ndarë Kosovën me Malin e Zi të paktën qysh prej vitit 1974.  Është kufiri që është në Kushtetutën e Kosovës, është kufiri që është në flamurin e Kosovës, është kufiri i duhur.  Më duhet të them se do të dëshiroja që një copëz e energjisë që është shpenzuar në këtë çështje t’i ishte përkushtuar zgjidhjes së çështjeve të vërteta në Kosovë, si trajtimi i çështjes së korrupsionit apo të papunësisë… për të gjetur mënyra që jeta e qytetarëve të rëndomtë të përmirësohet dhe të jetë më produktive.  Po ashtu, vazhdoj ta konsideroj ironike se shumë prej njerëzve që e kundërshtojnë marrëveshjen për kufirin tashmë kanë pasaporta të huaja apo viza Shengen dhe po ua mohojnë bashkëqytetarëve të tyre të Kosovës mundësinë për të udhëtuar që ata vetë e gëzojnë.

KTV: Dhe për ju është e qartë se kufiri është në rregull sepse kemi dëgjuar po ashtu interpretime të pikëpamjes së ambasadës amerikane apo të Departamentit të Shtetit se në fakt jeni të zëshëm për të gjetur një marrëveshje si të vazhdohet tutje e jo se ky demarkacion është në rregull.

Ambasadori Delawie: Departamenti i Shtetit ka ardhur në përfundim se kufiri që komisioni e ka shënuar është në përputhje me kufirin që ka ekzistuar qysh prej vitit 1974, kur Kosova ishte krahinë, kur Mali i Zi ishte krahinë.  Pra, ky është rast i bazuar në fakte.  Ne sigurisht që e përkrahim këtë kufi.  Mendoj se është për të ardhur keq që kjo çështje ka të bëjë me një vend që ka qenë shumë miqësor ndaj Kosovës.  Mali i Zi e ka përkrahur Kosovës në themel qysh prej fillimit të pavarësisë.  Pra, siç e thashë, është çështje e pakuptimtë, është çështje e rrejshme.  Natyrisht, duam që shtetet të kenë marrëveshje dhe ne nuk do t’iu themi çfarë të bëjnë saktësisht.  Kjo nuk është puna jonë.  Por, kufiri që komisioni e ka shënuar është kufiri i duhur; është kufiri prej vitit 1974 dhe sigurisht që do t’i inkurajoja deputetët e Kuvendit dhe zyrtarët e qeverisë së Kosovës për ta ratifikuar marrëveshjen ashtu që të merren me çështjet tjera më të rëndësishme për qytetarët.

KTV: Po e shohim që opozita thotë diçka krejt tjetër që na duhet një proces tjetër për shënimin e kufirit.  Kemi pasur protesta dhe kemi dëgjuar sërish se nëse çështja kthehet në Kuvend, mund të ketë prapë protesta.

Ambasadori Delawie: Protestat nuk më shqetësojnë.  Dialogu nuk më shqetëson.  Mospajtimet nuk më shqetësojnë.  Çka më shqetëson është dhuna politike.  Natyrisht që kemi protesta edhe në Shtetet e Bashkuara dhe kemi pasur protesta me qindra vjet.  Kemi mospajtime në Kongresin tonë; i kemi pasur qysh prej fillimit.  Por, dhuna politike, kjo është çështje krejt tjetër.  Dua të them, nëse dëshironi ta kontrolloni agjendën në një vend, në demokraci, duhet të fitoni në zgjedhje.  E nëse nuk mund të fitoni në zgjedhje, atëherë përdorimi i dhunës në përpjekje për t’i arritur qëllimet nuk i ndihmon vendit.

KTV: Çka quani dhunë politike?  Cilat janë vepra që bëjnë dhunë politike që i shihni në Kosovë?

Ambasadori Delawie: Përdorimi i gazit lotsjellës, përdorimi i koktejve të Molotovit, hedhja e gjërave në Kuvend, kjo është dhunë politike.

KTV: Shumë veta argumentojnë se për shkak të këtyre mospajtimeve ndërmjet opozitës dhe qeverisë dhe partive në pushtet, ndoshta mënyra për ta zgjidhur këtë çështje është se do të duhet të organizojmë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.  A do ta zgjidhte kjo çështjen?

Ambasadori Delawie: E dini, është ide e keqe për të mbajtur zgjedhje veç pse nuk mund të mendoni çka tjetër të bëni.  Mendoj se njerëzit janë zgjedhur në Kuvend në vitin 2014 dhe deputetët e Kuvendit duhet të punojnë në emër të qytetarëve; zyrtarët qeveritarë duhet të punojnë për të mirën e qytetarëve dhe i nxis ta bëjnë këtë.  Ka ende kohë për punë të njëmendtë për çështjet si liria fetare, papunësia, sundimi i ligjit dhe më me dëshirë do t’i shihja politikanët dhe zyrtarët duke u marrë me këto çështje se sa të hyjnë në një vit të një periudhe të pacaktuar të etheve zgjedhore gjatë së cilës nuk arrihet shumëçka.

KTV: Këtë javë pamë se Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë me të cilën e shtyn Qeverinë e Kosovës për të punuar në formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.  A mendoni se kjo është mënyra për të ecur përpara?

Ambasadori Delawie: Mendoj se nëse pyetni këdo në Forcat e Sigurisë së Kosovës se cili [shtet] i huaj ju ka mbështetur më së shumti, mendoj se të gjithë do të thonë Shtetet e Bashkuara.  Ne i mbështesim dhe i kemi mbështetur për një kohë të gjatë Forcat e Sigurisë së Kosovës.  Ne e mbështesim transformimin nga Forcat e Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës.  Mendojmë se kjo duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.  Duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese që mundësojnë transformimin.  Ne do ta mbështesim atë në tërësi.

KTV: Por, po e shohim se tash për tash, për shkak të serbëve, për shkak të bojkotit të Kuvendit dhe qeverisë nga Lista Serbe, kjo gjë nuk mund të bëhet lehtësisht.  A ka mënyrë tjetër për ta bërë këtë gjë?

Ambasadori Delawie: Sigurisht që e inkurajoj Listën Serbe për tu kthyer në Kuvend dhe për të filluar, për të rifilluar punën për zgjedhësit e tyre në Kosovë, siç i inkurajoj edhe serbët e Kosovës që kanë pozita qeveritare të kthehen në qeveri.  Mendoj se ekziston mënyra për të arritur ku duam.  Natyrisht kjo përfshin diskutim, përfshin bashkëpunim, përfshin kompromis.  Por, sigurisht ne mbështesim përdorimin e ndryshimeve kushtetuese për ta mundësuar transformimin.

KTV: Dhe ju pritni që deputetët e Listës Serbe do të votojnë për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës?

Ambasadori Delawie: Mendoj se është me rëndësi për të gjitha partitë në Kuvend që ta diskutojnë këtë çështje.  Nuk do të bëj parashikim se kush do të votojë për çka, kjo do të ishte e papërshtatshme nga ana ime.  Por, është e sigurtë se nëse nuk flisni për këto çështje, atëherë nuk do të arrini ku doni.  Duhet t’ua bëjmë të mundshme deputetëve të Listës Serbe për tu kthyer në Kuvend, zyrtarëve për tu kthyer në qeveri dhe për ta rinisur dialogun ashtu që të gjithë të mund të punojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

KTV: Kemi parë që përfaqësuesit serbë në Kosovë dhe nga Beogradi po kërkojnë që të lëvizet më shpejt drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.  Si mendoni se duhet të vazhdojë ky proces?

Ambasadori Delawie: Marrëveshja e Brukselit shpjegon mjaft qartë se çka duhet të ndodhë.  Nëse ia filloj t’i përmend të gjithë hapat do ta harroj ndonjë, prandaj më falni, por marrëveshja është në internet, mund ta gjeni aty.  Shpresoj që fillon shumë shpejt.  Kjo çështje është zvarritur qe një vit e gjysmë dhe mendoj se duhet ta nisim atë.  Është me rëndësi të kuptohet se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është edhe në Planin e Ahtisaarit, që solli pavarësinë e Kosovës.  Qëndrimi i qeverisë sime është se asociacioni nuk është në nivel ekzekutiv të çështjeve qeveritare, është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.  Natyrisht që e mbështesim që ajo të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.  Kur Përfaqësuesje e Lartë e BE-së, Mogherini ishte këtu në pranverë, ajo po ashtu tha se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.  Ka mënyrë.  Procesi është sqaruar në marrëveshjen e Brukselit dhe mendoj se ka ardhur koha që njerëzit të ulen e të punojnë dhe të fillojnë ta zbatojnë këtë ujdi.

KTV: Por, pjesë të marrëveshjes thonë që Serbia duhet t’i shpërbëjë strukturat paralele.  Ka ende struktura parelele në veri të Kosovës dhe kemi dëgjuar zyrtarët qeveritarë të Kosovës duke thënë se nuk mund të vazhdojmë të punojmë në çfarëdo asociacioni para se të ndodhë kjo, para shpërbërjes së atyre strukturave paralele sepse kjo do të rrezikonte funksionalitetin e Kosovës si tërësi.

Ambasadori Delawie: Asociacioni është rruga drejt shpërbërjes së strukturave paralele.  Arsyeja për Asociacionin, arsyeja për tërë këtë marrëveshje është për të shtuar sovranitetin e Kosovës mbi tërë territorin e saj dhe për të marrë parasysh, në veçanti, fushat e shëndetësisë dhe arsimit ku gjuha është aq e rëndësishme për ofrimin e shërbimeve.  Që të ndodhë kjo, duhet të ndodhë edhe gjëja tjetër.  Duhet të shkojnë së bashku.

KTV: Z. Delawie, folëm në pjesën e parë të kësaj interviste për izolimin e Kosovës për shkak të procesit të liberalizimit të vizave.  Kosova është i vetmi vend në Evropë pa liberalizim të vizave Shengen.  Si e shihni zgjidhjen e kësaj çështjeje?  A është kushti i vetëm shënimi i vijës kufitare?  Kemi dëgjuar po ashtu se edhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është ndër kushtet kyçe.

Ambasadori Delawie: Mendoj se Kosova ka arritur përparim të mirë në përmbushjen e listës së kërkesave të BE-së për liberalizimin e vizave.  Kanë qenë rreth 90 e ca kërkesa dhe pothuajse të gjitha janë përmbushur.  Siç e dini, dy gjërat e fundit që BE-ja i kërkon janë kufiri me Malin e Zi, për të cilin tashmë folëm dhe rezultatet në luftimin e krimit dhe korrupsionit.  Sa i përket kufirit, siç e thashë më parë, do të nxisja parlamentarët që ta ratifikojnë.  Është në interes të vendit që ta bëjnë këtë dhe sigurisht kjo do të hapë derën për procesin e liberalizimit të vizave që BE-ja do ta bëjë.

Sa i përket rezultateve: nuk më takon mua të gjykoj, i takon Bashkimit Evropian t’i diskutojë proceset dhe përpjekjet, por personalisht, do të arsyetoja se në vitin 2016 kemi parë që është bërë punë e rëndësishme kundër korrupsionit.  Në një rast ishin 57 zyrtarë policorë të arrestuar, pastaj ka pasur një numër i deputetëve që kanë dhënë dorëheqje kur ndaj tyre u ngrit aktakuzë për korrupsion; kemi pasur zyrtarë komunalë që janë arrestuar ose akuzuar për korrupsion.  Mendoj se ky është progres.  Tani, qartazi që këto duhet të përcillen ashtu që prokurorët të ndërtojnë rastin më të mirë të mundshëm, gjykatësit të mundësojnë ndarje të shpejtë të drejtësisë sido që të përfundojë rasti.  Por, po të isha Kosova, do të argumentoja se po arrijmë përparim.  Ende ka punë, por megjithatë po arrihet përparim.

KTV: E pastaj do të duhej të presim liberalizimin e vizave?

Ambasadori Delawie: Duhet të pyesni BE-në për këtë sepse nuk më takon mua kjo gjë.

KTV: Siç keni paralajmëruar, ambasada amerikane po punon për ndërtesën e re në Prishtinë.  Si po shkon puna, kur do të kryhet?

Ambasadori Delawie: Kam mësuar prej ndërtimit të shtëpive të mia që nuk është zgjuarsi të parashikohet se kur do të kryhet një projekt ndërtimi.  Por, presim që të hapet në 2018-tën.  Ndërtimi po shkon mirë, po ngritet gjithnjë e më lart mbi atë rrethojë prandaj jemi optimistë.  Do të jetë shumë mirë që të bartemi në një ndërtesë të ndërtuar enkas për zyre sepse ambasada jonë tash për tash është në një grumbull shtëpish, të cilat janë shtëpi të mira, por nuk janë ndërtuar për të qenë zyre që na duhen neve.  Në vitin 2018, jam i bindur do të jetë ndër ndërtesat më të bukura në Kosovë, e sigurisht do të jetë ndër ndërtesat më miqësore ndaj mjedisit dhe me energji efiçente, me burime gjeotermale dhe gjëra të tilla, pra do të jetë mjaft e mirë.  Kjo po ashtu do t’na mundësojë hapjen e shërbimeve të plota për viza për qytetarët kosovarë.  Tash për tash, shumica e qytetarëve të Kosovës duhet të shkojnë në Shkup për t’u pajisur me vizë amerikane.  Na vjen keq për këtë, por tash për tash thjesht nuk mund t’i shërbejmë të gjithë në sektorin tonë konsullor.

KTV: Ju i lëshoni disa lloje të vizave në Prishtinë?

Ambasadori Delawie: Po, si dhe po përpiqemi t’i zgjerojmë shërbimet.  Qytetarët mbi moshën 60-vjeçare mund të vijnë këtu në Prishtinë në vend se të shkojnë në Shkup.  Para disa ditëve lajmëruam se do t’i bëjmë intervistat për viza për studentë për programin veror për punësim dhe udhëtim, që është program i posaçëm i punës sezonale në Shtetet e Bashkuara.  Këtu natyrisht shumica janë të rinjë, që do të thotë diku rreth 500-600 më shumë kërkues për viza që do të shqyrtohen në Prishtinë e jo në Shkup.  Po përpiqemi t’ua lehtësojmë qytetarëve kosovarë për të ardhur këtu për intervista për viza, por çelësi vërtetë do të jetë përfundimi i ambasadës së re.

KTV: E atëherë të gjitha vizat do të jepen në Prishtinë?

Ambasadori Delawie: Por, kur ta hapim ndërtesën e re; kur ta hapim sektorin e ri të konsullatës, çdo qytetar kosovar që dëshiron të aplikojë për vizë do të mund ta bëjë këtë në Prishtinë pa shkuar në Shkup.

KTV: Ambasador, nesër është ditë e madhe për Kosovën.  Është përvjetori i nëntë i Pavarësisë së Kosovës.  Për shikuesit e mi është me rëndësi të dëgjojnë porosinë nga ambasadori i njërit prej vendeve që na ka mbështetur më së shumti që ta kemi këtë ditë dhe që ta kremtojmë atë në mënyrën që duam.  Pra, cila është porosia e qeverisë amerikane për Ditën e Pavarësisë së Kosovës?

Ambasadori Delawie: Së pari dua të them: Urime ditëlindjen.  Kemi qenë me Kosovën prej fillimit dhe e kemi mbështetur rritjen e saj, zhvillimin e saj ekonomik, zhvillimin e saj kulturor dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.  Gjithashtu, dëshiroj t’ju ngacmoj pak e t’ju them se të premten do ta kemi një video të re në faqen tonë në Facebook, prandaj përcilleni atë.

Por, më seriozisht, dëshiroj të shpreh shqetësimin që e kemi dëgjuar në 2016-tën: shumë njerëz flasin për qeverisjen si proces për ndarjen e hises së përfitimeve dhe unë ndjej se shërbimi publik nënkupton besimin e publikut dhe obligimi i parë për çdo shërbyes publik, pa marrë parasysh a është politikan, shërbyes civil, gjyqtar apo prokuror duhet të jetë që interesat e qytetarëve të Kosovës të jenë në krye.  Për 2017-tën, sigurisht që do të dëshiroja të nxis të gjithë që janë në shërbimin publik në Kosovë, pa marrë parasysh çfarë roli luajnë ata, që të pyesin veten: çka po bëj sot për qytetarët e vendit tim?  Jo për partinë time, jo për familjen apo miqtë e mi.  Këto janë të rëndësishme në baza personale, por në rolin tonë si shërbyesë publikë, duhet të kujdesemi për publikun së pari.  Shpresoj të shoh përkushtim nga të gjithë zyrtarët publikë të Kosovës duke pyetur veten: çka po bëj sot për vendin tim?  Ju faleminderit shumë.

KTV: Ambasador Delawie, ju faleminderit shumë për intervistën.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ambasadori Delawie, Pavaresine, SHBA-ja do të vazhdojë të përkrahë

HARTA E SHQIPËRISË NATYRALE E UGO OJETTI, NË LIBRARIT ITALIANE

February 25, 2017 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/1 Harta

 1.Ugo Ojetti, L’Albania, a cura di Olimpia Gargano, Milano, Ledizioni, 2017. 
Ky është prezantimi italisht i  botimit për Shqipërinë nga  studiuesja italiane Dr Olimpia Gargano, më shkruan :ky libër i shkruar në vitin 1902 nga Ugo Ojetti është publikuar për herë të parë në një botim të ri, me prezantimin dhe komenteve tim,ajo përmban edhe hartën origjinale  të “Shqipëria së Madhe” në vitin 1902.Ugo Ojetti lindur në  Romë, 15 korrik, 1871 – vdekur në Firenze, 1 janar, 1946  ka të mbledhura në këtë libër përshtypjet e vizitës së tij në Shqipëri, përfunduar në verën e vitit 1901 si një korrespondent për Corriere della Sera. Botuar në Torino në vitin 1902, është paraqitur këtu për herë të parë në një botim të ri, të shoqëruar futjen dhe shënime  që kanë të bëjë të njohur apo të rizbulojnë një nga librat më të mirë të udhëtimit të auorëve  italianët në Shqipëri. Vëllimi përfshin riprodhim të hartës origjinale “Shqipëria e Madhe”.
paraqitje
2.Dr Olimpia Gargano në prezantimin që bënë për lexuesin italianë shkruan:Më 1 korrik 1901, Ugo Ojetti hyrë në Brindisi  për tu drejtuar Prevezës, ndalesa e parë  e udhëtimi të  tij në Shqipëri si një korrespondent për Corriere della Sera. Fryti i
Verës së  kaluar në mes njerëzve dhe tokave  shqiptare është libri që kemi në duart tona, një  seri udhëtimesh në vend ke  ne jemi të bashkuar nga i njëjti det.Gazetari, shkrimtari dhe kritiku arti, në  më pak se tridhjetë vjet Ugo Ojetti tashmë ishte i famshëm si autor i romaneve. Pastërtia e stilit të tij të gjallë të detajuar  dhe paraqitja e gjendjes reale u bë një shembulli i prozës së artit në dekadat e para të shekullit të njëzetë  në artikuj letrare,me  tema  kulturore, që janë botuar.Libri i tij i parë i udhëtimit, në Amerika fitimtare (1899),ka  mbledhur raportet e postuar nga Shtetet e Bashkuara. E dyta ishte pikërisht Shqipëria, botuar në vitin 1902.Në ato vite,shkruan stuiuesja italiane Dr O.Gargano, Adriatiku lindor ishte në pamjet e politikës së jashtme italiane.
brigjet që dukeshin  në anën e kundërt të kanalit të Otrantos konsideroheshin si burime ekonomike dhe tregtare dhe koloni të reja të mundshme jashtë shtetit. Këto Projekte morën  formë, megjithatë në rrugë të  pasigurt, në pranverën e vitit 1939, kur pas
pushtimi fashist, mbreti i Italisë Vittorio Emanuele III ka shtuar në kurorën e saj
Perandori i Etiopisë, titullin e mbretit të Shqipërisë.
Në nivel shkencor, letrar, ne duhet të kujtojmë se Italia ka  përkushtua këtij vendi
e punon vlera e të cilit është ende e  njohur vetëm për lexuesit e specializuara. Për të kufizuar veten për disa emra, mos harroni monografi të vlefshme nga Arturo GALANTI Shqipëri. Lajme gjeografike, etnografike dhe historike (vitit 1901), studimet e natyrore-etnografike e Antonio Baldacci (Albania, 1929), gërmimet arkeologjike e Luigi Maria Ugolini, ese dhe Hetimet gazetareske e Vico Mantegazza.Deri më tani, më i njohur për punën e përgjithshme ishte:” Shqipëria, një dhe një mijë (1939)e  Indro Montanelli, i lindur edhe nga një seri e cështjeve për Corriere della Sera.Montanelli arriti të atin Sextilius, i  cili  ishte tashmë në vend, si përgjegjës për organizimin kulturore italiane. Tani ky botim i ri i librit nga Ugo Ojetti hedh dritë mbi një tjetër kontribut i rëndësishëm në zbulimin e Shqipërisë  dhe Evropës  në shekullin e fundit.
Kam vizituar vende janë nënshtruar një vizion të dyfishtë: nëse nga kronikani i vëmendshëm Ojetti të dhënat e të dhënave aktuale, nga ajo që ishte lexues i pasionuar proza e tij është e mbushur me citate të drejtave të autorit, në një lojë inter textua i cili krijon efektin e një vendi në antologji, ku literatura e dhënë ka imazhe të hapur një hapësirë në të cilën një ndërmjetës luan hendekun midis të dhënave reale – për natyrën e saj të kufizuar dhe inappagante – dhe një të kaluar legjendar, nëse jo mitike.
referencat e tij shkojnë nga bota e lashtë (në vendin e parë, Virgil) me Dante, Victor
Hugo, dhe natyrisht Bajron, i cili përshkoi i Shqipërinë me vargje që kanë skalitur karakterin e pashlyeshme në imagjinatën evropiane.Edhe para se të zbarkonin nga anija, shkrimtari-udhëtar gjen në kujtesën e tij jehonën  e atyre vendeve që dalin në dritë sedeftë agimit “dhe kënga e dytëe Childe Harold është udhëzues i përsosur nga këtu për në Dodonës të  Janinës “.Nëse Bajroni kishte gjetur shqiptarët me fustanella si malësorët  skocez të  fëmijërisë së tij ,Ojetti i sheh ato si një zviceran nuk korruptuar ende nga progresi, karaktere e një albumi direkt  që ishte një strehë për artistët. Në vend të kësaj, porte midis “malet  blu të Hotit, Kastrati, e Pulati kurorëzuar me re, legjendar për arroganca e ashpër e banorëve “, shënon hyrjen në mbretërimit e paepur” të ligjit
Mountain “, kodi i së drejtës zakonore, e cila për shekuj me radhë e ka përshkruar fenomeni i  gjakmarrjes. Në  Durrës ata kujtohen fjalët e Marcus Tullius Cicero, të cilët në shek e 58-. C. Ai u tërhoq në ekzil vullnetar: “Unë kam ardhur në Dyrrachium, qyteti i  lirë, të këndshme…Dashuria për kulturën klasike e ka udhëhequr atë për të parashikuar  në faqet e saj që Ajo do të vijë e vërtetë në të njëzetat, kur arkeologjia italiane  rishfaqet mbetet në  Bouthroton. Ndër figurat më të njohura në historinë e Shqipërisë nuk është Ali i frikshëmi  Tepelenës, Ojetti ngjall në kuadër të vargjeve që kishin përkushtuar Victor Hugo. i emëruar Pasha i Janina  në kohën e Perandorisë Osmane, Ali ka ushtruar pushtetin e tij gjithnjë pavarur dhe despotik, takticien  i aftë, ai luante me  orbitën politike franceze dhe britanikët, në përputhje me lehtësit e momentit. Gjykata i tij e  Janinës ishte një destinacion për diplomatëve, arkitektë, shkrimtarë dhe udhëtarët nga e gjithë Europa.”Engjëlli i vdekjes”, “gjeniu i errësirës”, “despot i Epirit”, “njeri lufte dhe krime “, këto janë disa nga epitetet e të cilit Ali Tepelena i  ishte dhënë nga
shkrimtarë, Alexandre Dumas në krye, i cili  e kishte bërë antihero “Lindore” për
excellence, e zymtë dhe piktoresk të mjaftueshme për të siguruar një vlerësim të lartë të miratimit. Në pallat ka qenë i gjykata  shkathesh ose sharlatan e momentit, se pas
disa përpjekjeve të pasuksesshme për të gjetur gurin filozofik e kishte ardhur në trekëmbësh. Nga kujtimet e Ojetti dalin edhe emrat, të gjitha italiane, dy prodhuesit kryesorë të pallatet e pashallarëve, dmth, të Neapolitan dhe siciliane Carretto Del Santo Monteleone.Syri  i raportuesit identifikon situatat që, ndërsa në pasqyrë pasur të
Letërsia udhëtimit, ata kishin ikur për vizitorët e tjerë të huaj. Ne mësojmë se kalaja nëntokësore  e  Janinës u kthye në burg, i vërtetë  ishte ferri  i qindra  të dënuarve të cilit nga  dënimi  i  kishte fshirë të gjitha gjurmët e njerëzimitAta mbetën të grumbulluar në errësirë, duke pritur për një gjykim që do të mund të lëshohet pas
dekada, nëse ndonjëherë.Ugo Ojetti mbërriti në Shqipëri në të njëjtin vit në të cilin piktorja, shkrimtarja  dhe etnografia  londineze  Mary Edith Durham filloi kërkimin që do ta kishte bërë atë një nga autorët më të rëndësishëme në letërsinë e udhëtimit në Ballkan. Pyes veten nëse e tyre
Ata duke udhëtuar nëpër  këto shtigje sigurisht,që secili ka lënë dëshmi të vlefshme për ata që duan të lëvizin në zbulimin e këtij rripi ende enigmatik të Lindjes
më afër shtëpisë,përfundon parathënien e saj studiuesja italiane Dr.Olimpia Gargano.
3.Dr Olimpia Gargano, mëson gjuhët  italiane dhe latine në shkollë të mesme Angelico Aprosio të Ventimiglia. përkthyese letrare nga  gjuhët anglishtë, frëngjisht, gjermanisht, mban një doktoraturë në Letërsi Krahasuese në Université Nicës Sophia Antipolis dhe Universitetit të Napolit L’Orientale. Hulumtimi i saj fokusohet në analizën e imazhit të Shqipërisë në letërsinë moderne dhe bashkëkohore, me vëmendje të veçantë në veprat e Mary Edith Durham, Alexandre Degrandi, Ugo Ojetti. Ndër botimet  e saj  më të fundit në gjuhën italiane, janë përkthimin dhe redaktimi i botimit të   Mary Edith Durham,. Zbulimi i Evropës Shqipërisë në fillim të shekullit të njëzetë,  botuar në Lecce, nga  Besa  në vitin 2016.

Filed Under: Kulture Tagged With: E UGO OJETTI, Gezim Llojdia, HARTA E SHQIPËRISË. NATYRALE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT