Fondi Shqiptaro-Amerikan për zhvillim dha kontribut të rëndësishëm për ndërtimin e Pazarit të Ri të Tiranës/

Të Martën me 14 Mars 2017, në Ditën e Verës,u përua Pazari i ri i Tiranës. Ky Pazar përveç se një hapësirë e re publike për qytetarët përmban tre komponentë: tregun e fruta-perimeve, merkatën e peshkut dhe të mishit dhe sheshin e eventeve. Këtu qytetarët do të blejnë produkte të freskëta të zonës së Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. “Në merkatën e gjelbër do të jenë tregtarët e fruta perimeve, ku janë 135 tezga dhe ku do të akomodohen 135 tregtarë. Përballë është merkata e mishit dhe peshkut, ku janë 25 njësi shërbimi, restorante dhe kafene. Është edhe sheshi rekreativ, ku do të organizohen evente të ndryshme”. Aktiviteti në këtë zonë do të vijojë gjatë gjithë 24 orëve, në varësi të shërbimeve. Po si do të funksionojë ky kompleks i ri, ku për herë të parë pronar do të jenë vetë tregtarët?
“Që nga momenti i hapjes, Pazari i Ri si kompleks do të regjistrohet si OJF, që do të jetë në pronësi të vetë tregtarëve. Gjithashtu, pazari do të ketë një administratë që do të kujdeset jo vetëm për mbarëvajtjen e punës këtu, por edhe për evente, apo për të sjellë turistët e huaj dhe vendas”, sqarojnë përfqasuesit e Bashkisë. Për ndërtimin e këtij kompleksi, Fondi Shqiptaro- Amerikan i Zhvillimit, Bashkia e Tiranës dhe qeveria kanë investuar 6.5 milionë euro, ndërsa vlera e pronës, sipas bashkisë është rritur në masën 40-50%. Dy muaj më parë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj u shpreh se, kemi hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit, ku nuk jemi aty thjesht për të kërkuar ndihmë, por si bashkëpunëtorë dhe partnerë. Kjo do të thotë se, Fondi Shqiptaro-Amerikan po financon pazarin, tregun e fruta-perimeve dhe sheshin, Bashkia e Tiranës po bën tregun dhe markatën e mishit dhe të peshkut, kurse qeveria qendrore me anë të FZHR-së, po na ndihmon me fasadat dhe rritjen e vlerës së gjithë pronave përreth”. Ditën e fillimit të punimeve, Drejtori i Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, zoti Michael Granoff theksoi se, ky është një projekt dhe një shembull jashtëzakonisht i mirë për të treguar se si puna në ekip mund të përmirësojë jetën e qytetit dhe qytetarëve. “Siç e shihni, ky është një projekt mjaft ambicioz, që ka mundësinë të transformojë, jo vetëm këtë zonë, por të fillojë gjithashtu transformimin e gjithë qytetit të Tiranës. Është një projekt goxha i madh, që askush nga ne nuk mund ta bënte vetëm dhe shembulli më i mirë që jep ky projekt është bashkëpunimi dhe partneriteti i krijuar midis Bashkisë, ekipit tonë dhe midis qeverisë qendrore, për të arritur një përfundim dhe një rezultat sa më të mirë. Ky nuk është vetëm një projekt publik, është një projekt i një partneriteti publik dhe privat. Ideja është që të gjithë personat që jetojnë dhe punojnë këtu, të jenë pronarë të kësaj hapësire”, theksoi zoti Granoff. {Pergatiti per Diellin: Shefqet Kërcelli}
Të jesh fitimtar i një beteje nuk duhet vetëm ta fitosh atë, por edhe të meritosh fitoren. Të kuptosh se pas fitores vijnë ditë më të vështira, apo ditët e bindjes dhe krijimit të besimit që rikonfirmojnë edhe njëherë meritën e fitores. Pasi çdo fitore afatshkurtër tregon dobësinë e fitimtarit dhe paaftësinë për të zotëruar fitoren përmes faktesh të mëvonshme që e forcojë atë. Koha nuk duhet ta zbeh fitoren, nëse ndodh kjo vihen në dyshim meritat e fitores. Çdo betejë ka humbësit dhe fituesit e vet, por në një lojë të padrejtë fituesi duhet të ketë frikë nga fitorja e tij. Nëse ka një fitore të përkohshme është pikërisht, kjo fitore. Përse e them këtë?!



PRISHTINË, 15 Mars 2017-B.Jashari/ Kosovës i duhen politika të qarta dhe të vendosura që stimulojnë gjithpërfshirjen e grave në jetën publike, në politikë, ekonomi dhe sisteme të edukimit, tha sot kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. “Barazia gjinore është interes nacional dhe strategjik i shoqërisë sonë që aspiron zhvillimin dhe ecjen përpara në proceset euro-atlantike”, theksoi aiKryeparlamentari Veseli tha se, Kuvendi ka miratuar një mori ligjesh, që në përmbajtjen e tyre formale janë ligje të standardeve më të mira evropiane, por ajo që shihet është se këto ligje po hasin në vështirësi serioze gjatë zbatimit të tyre.“Është koha për veprime të drejtpërdrejta dhe konkrete, për tejkalimin e barrierave të diskriminimit gjinor të grave. Vetë gratë duhet të jenë subjekt i këtij i këtij ndryshimi dhe udhëheqëse të tij”, theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës.Në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, është zhvilluar sot takimi i Grupit të Grave Deputete me mbi 100 asembleiste nga komuna të ndryshme të Kosovës dhe përfaqësuese të tjera komunale, në të cilin është diskutuar për buxhetimin gjinor. Takimi është organizuar nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me mbështetjen e UNDP-së.Në fjalën e hapjes së këtij takimi, kryetarja e GGD-së, Blerta Deliu-Kodra, uroi fillimisht Ardita Sinanin për pozitën e re në krye të Komunës së Preshevës, ndërsa më pas u ndal te pozita e gruas në shoqërinë tonë dhe te mundësitë e fuqizimit të rolit të saj. “Në vitin 2015, Kuvendi ka miratuar Ligjin e ri për barazi gjinore, në bazë të së cilit kërkohet që 50 për qind e pozitave në të gjitha sektorët t’u takojnë grave. Megjithatë, raportet thonë se ky ligj nuk po gjen zbatim as ne institucionet qendrore e aq me pak në ato lokale. Në numër total të shërbyesve civilë, 41 për qind llogaritet që janë gra, por shqetësuese mbeten pozitat drejtuese, 5.2 për qind e të cilave udhëhiqen nga gratë”, theksoi Deliu-Kodra.Ajo shtoi se pjesëmarrja aktive e grave në politikat lokale ka impakt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e tyre, duke e rritur efikasitetin, llogaridhënien dhe transparencën e komunës.Zv/përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccassalvo, duke folur për mbështetjen për fuqizimin e grave në Kosovë, tha se sfidat e barazisë gjinore janë sfida të shoqërisë njerëzore. Kauza e barazisë, sipas saj, është madhore.“Kosova sot është e para në rajon për nga numri i grave deputete. Ka pasur grua Presidente. Ka gjykatëse e prokurore. Sot ka shumë më shumë gra që punojnë e që udhëheqin biznese dhe ky numër po rritet çdo ditë”, theksoi Roccassalvo. Ajo tha se buxhetimi gjinor është fushë e rëndësisë së lartë për sukses të mëtejmë.Kryetarja e sapozgjedhur e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e pranishme në këtë takim, theksoi se duhet të rriten përpjekjet që rëndësia e femrës të mos shihet vetëm si shtyllë e familjes, por edhe e shoqërisë dhe e të gjitha proceseve politike e shoqërore. “Një faktor shumë i rëndësishëm në realizimin e të drejtave të barabarta mes gjinive dhe avancimit të pozitës së femrës në shoqëri, padyshim është pavarësia financiare e femrës. Realizimi i plotë i buxhetimit gjinor është fitorja e radhës dhe me rëndësi të veçantë në luftën tonë të përbashkët”, theksoi kryetarja Sinani.Në vazhdim, lidhur me temën e këtij takimi dhe për rëndësinë e fuqizimit të rolit të gruas në përgjithësi, diskutuan edhe deputetet e Kuvendit të Kosovës: Lirie Kajtazi, Shqipe Pantina, Time Kadriaj, Shukrije Bytyçi dhe Myfera Shinik. Takimi vazhdoi me diskutime të asembleisteve nga komuna të ndryshme të Kosovës dhe deputete të Kuvendit të Kosovës, të cilat shfaqet qëndrimet e tyre lidhur me buxhetimin gjinor në qeverisjen lokale, për rëndësinë, sfidat dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren në këtë proces.Në fund, u lexuan edhe disa propozim-rekomandime, mbi bazën e diskutimeve të pjesëmarrëseve.

