• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2017

Nënshtetësi shqiptare për Haradinajn

April 24, 2017 by dgreca

Në Shqipëri presidenti Nishani i dha sot nënshtetësinë shqiptare ish kryeministrit të Kosovës dhe udhëheqësit të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, dhe bashkëshortes së tij Anita “me kërkesë të tyre”, shkruhet në dekretin e firmosur sot nga zoti Nishani. Nënshtetësia shqiptare për Haradinaj vjen pak ditë para se Gjykata franceze e Colmarit të shprehet, më 27 prill, me një vendim ndaj kërkesës së autoriteteve të Beogradit për ekstradimin e tij në Serbi.

Haradinaj u arrestua në Francës në Janar të këtij viti, në bazë të një urdhëri arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, e cila e akuzon atë për krime lufte. Beogradi pretendon se ka ofruar prova të reja që, siç thuhet, nuk janë paraqitur gjatë gjykimit të tij në Hagë, ku zoti Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm, në vitin 2008 dhe më pas në vitin 2012 në një rigjykim të pjesshëm që ishte rasti i vetëm në historinë e Gjykatës për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Zoti Haradinaj vazhdon ta konsiderojë vetën “peng politik” dhe procesin një “abuzim me ligjin dhe drejtësinë”, duke nënvizuar faktin se Serbia nuk mund të ketë juridiksion në Kosovë. Autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, Interpol që mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë, kërkesa që kishin pasuar disa raste të ndalimit nëpër aeroporte të drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të urdhërave të ndalimit nga ana e Beogradit.

Ndalimi i tij në bazë të urdhër arrestit serb nxiti shumë reagime në Kosovë ku parlamenti miratoi edhe një rezolutë për pezullimin e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e tij.

Filed Under: Komente Tagged With: Nënshtetësi shqiptare, për Haradinajn

Hahn: Deklaratat për ndryshim kufijsh, të papranueshme

April 24, 2017 by dgreca

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, i ka cilësuar ‘të papranueshme’ dhe ‘kundërproduktive’ deklaratat e liderëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor që implikojnë ndryshimet e kufijve, ka njoftuar Shërbimi për Ballkanin i Radios Evropa e Lirë.

“Shpreh zhgënjim dhe nëse mund të them edhe zemërim për shkak të deklaratave nxitëse të disa liderëve në rajon. Deklaratat e tilla, që mund të cilësohen edhe si përzierje në shtetet e tjera dhe implikojnë ndryshime të kufijve, janë të papranueshme dhe për më shumë janë të panevojshme dhe kundërproduktive”, tha Hahn pas takimit me shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq në Bruksel.

Deklaratat e Hahn pasuan intervistën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në portalin Politiko në të cilën nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, ‘nëse perspektiva e anëtarësimit të vendeve të rajonit të Ballkanit në BE, vazhdon të zbehet’.

Johannes Hahn tha se do të ishte e gabueshme të mendohet se me deklarata të tilla ‘mund të bëhet trysni ndaj BE-së’, për anëtarësim.

“Deklarata e tillë shumë lehtë mund të shkaktojë kundërefekt. Duhet të jemi të vetëdijshëm se evropianët kanë një interes të fuqishëm për paqe, përparim dhe stabilitet në rajon, dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes marërdhënieve të mira fqinjësore, ku të gjithë punojnë bashkë dhe ndihmojnë në zhvillimin e mëtejmë të rajonit”, tha Hahn.

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn tha se suksesi i negociatave të Serbisë drejt anëtarësimit në BE varet edhe nga dialogu i Beogradit me Prishtinën.

“Shpresoj se të dyja palët do të tregojnë një qasje konstruktive dhe do të vazhdojnë më tutje me rezultate të prekshme. Jam i bindur se së shpejti do të hapim kapituj të ri dhe duhet të shfrytëzojmë çdo rast që ta mbajmë dinamikën”, tha Hahn. (REL)

Filed Under: Politike Tagged With: Hahn, ndryshim kufijsh, Rama

Baca Lush

April 24, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

 Të gjithë webet e Shqipërisë sonë, që ti e quan vend pa popull. Shkruajnë se je prej Bërdice, Dajçi, Trushi etj. Madje u këpusin fotove të tua. Sidomos këtyre të sotshmeve, me kopenë e dhive nga një vulë copyright-i. Nga ato të webeve botërore se kanë hallin se mos u vjedhin imazhin tend. Janë një sërë syresh. Kjo është një katastrofë normale shqiptare. Një zallamahi kuçkash. Pasi ty si top model kushedi se sa të paguajnë. Eshtë një anormalitet normal shqiptar.

Sidomos kur thonë se bariu i dhive bllokon aksin rrugor Shkoder, Lezhë. Madje e shesin për sukses ndalimin tënd në komisiariat. I hedhin edhe dru zjarrit e të akuzojnë për yshtje nga opozita. Megjithëse ti aty ke qënë. Ke vite. Opozitar prej kohësh. Më kujtohet që për 8 marsin, protestoje se i kishin katranosur gruas emrin me një emër burri. Apo të martuar jo me ty, por me babain e saj… E kësisoj nuk po përfitonte pensionimin. Mishmash zyrash shqiptare. Po, të na rroj partia.
Kjo ka rëndësi për ne, kjo na bën burra të forte. Kush po pyet për pensionin e gruas tënde. Nuk e shikon… për ne shqiptarët më shuml vlen një ndeshje mes Realit dhe Barçës, se sa e ardhmja jonë. Jemi vend pa popull thua ti. Jo bacë, jemi vend me popull, por popull i dehur ama. Dhe kur je i dehur, realiteti është tjetër gjë. Pra aty ke qënë baca Lush. Nuk e ke sot ditën e pare që proteston. E hëna ka qënë ditë e shpallur prej kohësh prej teje si ditë e proteste. Kundër padrejtësisë së mbifaturimeve, vertetimeve, dëmeve të bruçelosëz, linçesave të pavlera të tregtisë etj. Dhe jo mungesës, por vjedhjes që një qeveri i bën një fermeri. Por këta nuk duan as tregtarë e as fermerë dhish, vreshtarie, a të tjera foragjere. Veç Kanabisit. Ndaj ato plagë të bruçelosëz në kyçet e këmbëve, t’i kesh hallall. Nuk e paske kuptuar qeveriun e hashashit. Nuk i ndan tapitë për dhi, ai. jo. As për vreshtari. Por për atë farën e re të Sativës, e cila zhvillohet shpejt.
U bën kohë që ti proteston.
Madje në një nga pankartat e tua, shkruar dore, thua që kjo qeveri është bërë për të detyruar me shit shtëpi e tokë.
E ke gabim. Dëgjom mua. Dhe shiko Taulantin ku është sot.
Dhe ai nga soji i protestuesve vjen.
Mbill kanabis baca Lush…, mbill kanabis e ta shohësh. Se sa gabim ke qënë. Mos bëj punë të bukura, që siç thoni ju shkodranët me të lëvdue tjetri. Por bëj punë që ta mbytësh gjindjen. Sot vendit këta i duhen. Jo ti që je një qytetar normal i demokracisë.

Filed Under: Komente Tagged With: Baca Lush, Ilir Levonja

STRASBURG- NJË TAKIM I PËRZEMERT DHE NJË PERKRAHJE SHPIRTERORE

April 24, 2017 by dgreca

Në Strasburg të Francës në organizimin e Ambasadorit të boksit Shqiptar z. Halit Nezaj vizituan ish Kryeminstrin Ramush Haradinaj. /

18111218_120332000359247116_288452427_o18052425_120332000359749623_476500350_o1 ramush boksier18120463_120332000364540361_524966594_o18120372_120332000339939146_1666508602_o

Nga Halit Neza/Strasburg 23 prill2017 Hotel Le Regent Contades BW Premier Sot si kurrë një herë me parë rrugët e qytetit te Strasburgut ishin me te frekuentuara me qytetarët shqiptarë. Kalvani i madh i bashkëkombasve vinin nga qytete e ndryeshme të Gjermanisë, nga Speyeri,Mannheimi,Müncheni,Stuttgarti,Frankfurti,Ausburgu,nga qytetet e ndryshme te Zvicrres,nga Belgjika,Austria,Danimarka Luksemburgu,nga Kroacija si dhe shtete te tjera ku gravitojnë shqiptarë. Pikërisht sot kishin ardhur për tu takuar me legjenden e gjallë të luftës me gjeneralin dhe ish kryeministrin e Republikës te Kosovës Ztr. Ramush Haradinaj.

18083782_120332000336842349_45636924_o18111257_120332000363154895_1583221835_o18111349_120332000337000999_1959430210_oTë gjata ishin radhët e bashkëkombaseve dhe të vogla ishin tri sallat e Hotel La regnet Contades te cilat sot ishin te rezervuara enkas për shqiptarë. Shqiptarët sot kishin ardhur për tu takuar me legjndën e gjallë njeriun qe i dha vulën ndritur historisë dhe Epopesë se lavishme të UÇK-së ztr. Ramush Haradinaj,qe haraqin e lirisë se Kosovës familja Haradinaj e pagoi shumë shtrenjët por nuk u dorërze dhe nuk do te dorëzohet kurrë para sfidave dhe kurthave te pabesa qe i sjellin armiqet tanë shekullor. Nen patronatin e ztr. Halit Nezaj ,sot një takim i veçantë me ish kryeministrin Haradinaj, ishte rezervuar për njerëzit e kulturës,filmit sportit dhe te politikes nga Brukseli,te cilët u çmallen me gjeneralin Haradinaj, ne biseda te ngrohëta dhe shumë te sinqerta,ku lideri i lirisë gjenerali dhe ish kryeministri i Republikës se Kosovës ishte shume optimist në perkrahjën e parezervë dhe mbeshtetjen qe po i jep ne keto momente mergata shqiptare…….. Ishin prezent poeti Neki Lulaj,pastaj elita e filmit dhe kinomatografisë filmike mjeshtri i karates dhe kampion i shumëfisht ne Zvicer ztr. Agron Pajaziti,elita e boksit legjenda e kampionit ztr. Muharrem Gjocaj,ztr. Labinot Xhoxhaj,bokseri Ardian Maliqi,bokseri Shëndritë Hotijani,veprimtari Metë Nezaj,ztr. Kamer Maloku,Mentor Mushkolaj dhe shumë te tjerë…te cilet kishin lenë pushimin e fund javës per tu takuar me liderin e tyre. Poeti Neki Lulaj,pas shtërngimit te duarve me ztr.Ramush Haradinaj,shpalosi mbeshtetjen e parezervë qe po ju behën juve i nderuar gjeneral dhe foli ne veçanti për rendësin e keti takimi.me pastaia ja dhuroi librin „Kodi i tokës“,permbledhej poetike dhe theksoi zoti gjeneral,kur ju ishit ne Den Hagë dhe nga një lajm i fshehtë qe rrodhi nga Den Haga qe juve do te ju jepet pafajësija e pata shkrue këtë poezi te titulluar Kurth dhe e cila po ate ditë e dergova librin për botim ne Tiranë e ju pas dy ditësh u liruat nga burgu. Erdha te t`ju takoja ne Prishtinë dhe te ju dorezoja ketë libër por pasukses,kurrë nuk me ka shkuar mendja qe te ju takoja këtu i ndaluar ,padrejtësisht me një aktakuz te një shteti qe nuk ekziston e qe nepëshekuj ka qen armik i perbetuar i popullit shqiptar por ja kështu e paka jeta…? Mes tjerash tha:I nderuari „Avni Rrustemi“,qe nga janari i keti viti populli shqiptarë jeton ne një ankth,…për fatin tuaj Ne po shpresojmë dhe po presim me padurim lirimin tend dhe kthimin ne gjirin e ngrohët te familjës dhe në parlamentin e Republikës te Kosovës ku te presin një kodër e madhe punesh dhe aktivitetesh politike.Dhe mendoi qe verdikti ndërkombëtar i Den Hages nuk guxon te zhvleftësohet. Andaj edhe te duam te kemi ne Kosovë…Deri kurë me keto dredhi dhe pabesi ne kurrizin e brisht te shqiptarëve.Neve na keni pranë…. Zot.Ramush Haradinaj pos tjerash tha…Qendroi krenar qe jam ky qe jam dhe qe ju kam kështu per rreth jo sot as dje por qe nga janari e deri me sot e besoi se kështu do te ju kem terë jetën. Ngrisë kokën lartë dhe mburrëm me ketë Diasporë të shkëlqyer qe e kemi dhe edhe as një popull ne botë nuk ka kesi diaspore…Andaj edhe ne te ardhshmen do ta keni mikpritjen edhe me te madhe kur te vini ne vatrat tuaja se me te vertet u hamende me qendrimin tuaj…Do jem argat i pakursyer per çfarë qe ju qet puna juve ne atdheun e përbashkët.Interesimi i pakursyer i mergatës shqiptare dhe vizitat e vazhdueshme qe mi keni berë nga shtetet e ndryshme te Evropës,nga SHBA,Kanada,Alaska,Australija ka qen njeëmbeshtetje e pakursyer qe nuk do te ja u harrojë kurrë,ju jeni nderi i kombit tonë Ju falemnderit.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Halit Neza, Ramush Haradinaj, Starsburg, Strasburg

Diaspora-Mbështetje shqipes në Bavari

April 24, 2017 by dgreca

-Mbahet Kuvendi Themelues për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari/

MYNIH-GJERMANI, 24 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Nga qeveria e Kosovës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri i Diasporës, Valon Murati, kanë qëndruar për vizitë zyrtare në Mynih të Gjermanisë.Gjatë kësaj vizite, të dy ministrat kanë marrë pjesë në Kuvendin Themelues për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, i cili është organizuar nga Këshilli Nismëtar për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, në bashkëpunim me konsullatat e Kosovës dhe të Shqipërisë në Mynih, Ministrinë e Diasporës dhe me shoqatat, bizneset, mësuesit dhe prindërit që jetojnë në Bavari.Me këtë rast, ministri Bajrami premtoi mbështetjen e vazhdueshme të MAShT për arsimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë me tekste shkollore, kurrikula, si dhe trajnime për mësimdhënës.Ministri vlerësoi punën dhe angazhimet e Këshillit, e po ashtu edhe të mësimdhënësve dhe prindërve që po bëjnë punë të rëndësishme për organizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë.Duke folur për ndihmën që mund të japë Kosova në këtë drejtim, ndër të tjera, ministri Bajrami përmendi organizimin e përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë, pra Seminarin tradicional për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Diasporë, ku e ftoi mësimdhënësit që të jetë pjesëmarrës në seminarin e radhës, i cili këtë herë do të mbahet në Gjakovë.Gjatë punës së Kuvendit Themelues për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, u diskutua për procesin e hapjes së shkollave shqipe, projekt që ka për qëllim ruajtjen e kulturës, të gjuhës dhe të identitetit kombëtar për fëmijët shqiptarë që jetojnë në diasporë./b.j/

Filed Under: Emigracion Tagged With: Diaspora-Mbështetje shqipes, në Bavari

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT