• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2017

FYTYRA E RE E CENSURËS SË SHTYPIT

May 1, 2017 by dgreca

2C7523B84913461DA081C6E23A217E6E

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit/

  Nga Frank Shkreli/

Çdo vit, 3 Maji shënon ditën kur mbarë bota kujton parimet themelore të lirisë së shtypit.  Është gjithashtu një rast për të vlerësuar lirinë e shtypit në vende të ndryshme të botës. E caktuar si e tillë nga Kombet e Bashkuara, në këtë ditë, në mënyrë të veçantë, mbrohet media nga sulmet që i bëhen pavarësisë së shtypit, nga qeveri dhe grupe të ndryshme terroriste.  Këtë ditë, kujtohen gjithashtu edhe gazetarët të cilët, anë e mbanë botës, kanë humbur jetën në krye të detyrës.

Sipas një njoftimi të UNESCO-s, tema e këtij viti për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit është: “Mendjet kritike për kohëra kritika: Roli i medias në avancimin e shoqërive paqësore, të drejta dhe gjithëpërfshirse”, ndërkohë që thuhet se pjesëmarrësit në aktivitete të ndryshme botërore do të shqyrtojnë edhe sfidat me të cilat përballet media sot, përfshirë prirjet e vazhdueshme anë e mbanë botës për të sulmuar gazetarët kudo.

Ndërkaq, në këtë ditë kushtuar lirisë së shtypit në botë, sulmet kundër atyre që furnizojnë publikun me informacione si dhe censura e lajmeve anë e mbanë botës kanë arritur nivele të reja dhe komplekse, falë teknologjisë së re informative.   Ky është vlerësimi i raportit vjetor të  Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve mbi lirinë e shtypit në botë.  Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, (KMG) me qendër në Nju Jork, është një ent i pavarur, jo fitim prurës që kujdeset për mbrojtjen e lirisë së shtypit në botë. Raporti “Sulmet Kundër Shtypit: Fytyra e re e Censurës së Shtypit”, është një përmbledhje e gjithanshme mbi lirinë e shtypit anë e mbanë globit. Në raport, gazetarë dhe ekspertë të medias shqyrtojnë abuzimet e reja ndaj lirisë së medias dhe ekspozojnë vendet të cilat, pa asnjë ndëshkim, shkelin lirinë e shtypit.  Përveç kësaj, në raportin e këtij viti të KMG-ës, ekspertë të ndryshëm ofrojnë zgjidhje të mundshme për këto abuzime, përfshirë këshilla se si të mënjanohet censura, si të garantohet siguria e gazetarëve dhe e burimeve të tyre, dhe ofron mënyra se si të luftohet pushteti kur kërkon të shuaj kritikat e shtypit me mënyra të ndryshme, me qëllim për të venë në dyshim edhe kredibilitetin e medias në përgjithësi.Në raportin vjetor të KMG-ës — i cili u shpërnda të martën, njëkohësisht, në Universitetin Oksford nga Instituti Reuters për Studimin e Gazetarisë në Angli dhe në Universitetin Kolumbia në Nju Jork — thuhet se megjithë shpresat që ofron teknologjia e re informative, qeveritë, aktorë jo-qeveritarë dhe korporata të ndryshme në mbarë botën, po censurojnë masivisht përhapjen e lirë të informacionit duke përdorur taktika të ndërlikuara dhe tepër të sofistikuara.    Raporti i vitit 2017, Sulmet ndaj Shtypit, me nën titull Fytyra e Re e Censurës, nënvijon një numër metodash që  faktorë të ndryshëm, përdorin për të kontrolluar përhapjen e lirë të lajmeve dhe të informacionit, përfshirë trysnitë financiare ndaj gazetarëve si individë dhe ndaj botuesve të gazetave dhe agjencive të lajmeve si ente të tilla,  duke përdorur njëkohsisht lloj lloj ligjesh, me qëllim për të shkurajuar kritikat ndaj qeverive dhe aktorëve jo-qeveritarë që mund të jenë bashkpunues me qeverinë.Në raport përfshihen artikujt e nja 20-gazetarëve dhe ekspertëve të njohur botërorë, përfshirë gazetaren e njohur amerikane Christiane Amanpour, të cilët dokumentojnë ato që ata cilësojnë si fytyra të reja dhe alarmante të censurës, jo vetëm nga qeveritë por edhe nga aktorë dhe ente jo-qeveritare anë e mbanë botës.  Christiane Amanpour paralajmëron edhe gazetarët amerikanë në lidhje me sigurinë dhe qëndrueshmërinë e lirisë së shtypit në vendin e tyre, ndërkohë që shkruan mbi rritjen e dukshme të sulmeve kundër gazetarëve, anë e mbanë botës.  

Ndër ekspertët e lirisë së fjalës dhe të shtypit në botë që ka shkruar një artikull në Raportin Vjetor të (KMG-ës), të këtij viti mbi sulmet kundër lirisë së shtypit, është edhe David Kaye Reporteri i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e të Drejtës për Lirinë e Mendimit dhe të Shprehjes. Në kapacitetin e tij, si përfaqsues i organizatës botërore, u hedh një vështrim ligjeve dhe institucioneve që, sipas tij, po luftojnë në  mbrojtje të lirisë së fjalës, në mbarë botën.

Duke njoftuar botimin e Raportit vjetor mbi lirinë e shtypit në botë, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Joel Simon u shpreh se ai që e quajti si, “Mjedis jo-miqësor për gazetarët, shkaktuar nga retorika pas-zgjedhore e Donald Trump-it president, ka ngritur shqetësime në Shtetet e Bashkuara”, por shtoi se, “Gjendja e lirisë së shtypit në pjesën tjetër të botës është shumë, shumë më e keqe dhe tepër shqetësuese.  Ndërsa kemi aq shumë informacion në dispozicionin tonë, mungesa e njohurisë dhe e lajmeve të vërteta mbi ato që po ndodhin në botë, sa vjen e shtohet për ditë, si rrjedhim i sulmeve të egëra e të dhunëshme kundër medias dhe si përfundim i përdorimit, nga qeveritë, të sistemeve të reja kontrolluese të informacionit dhe teknologjisë, me qëllim për të censuruar dhe për të përgjuar median dhe gazetarët.”  Ai shtoi se, si rrjedhim, përpjekjet për të shtypur lirinë e medias në përgjithsi po bëhen më të ndërlikuara dhe më të përhapura se kurdoherë tjetër më parë.
Mendohej se teknologjitë e reja, siç është interneti global, platformat e ndryshme të medias shoqërore, telefonat e dorës me kamera e të tjera, do ta bënin të pamundur censurën nga ana e qeverive të ndryshme, por në vend të kësaj teknologjia modern e ka bërë censurën më të komplikuar dhe shumë më të sofistikuar, duke i dhënë censurës së shtypit një fytyrë të re.  Sipas KMG-ës, këto strategji të reja të censurës teknologjike kanë kontribuar dukshëm në rritjen e numrit të gazetarëve të vrarë dhe të burgosur anë e mbanë botë, duke llogaritur se në fund të vitit që kaloi kishte shënuar 259 gazetarë të burgosur, që thuhet se është numri më i madh i gazetarëve të burgosur që është dokumentuar ndonjëherë nga kjo organizatë.   Përveç qeverive autoritare që përdorin teknologjinë e re për të censuruar shtypin, janë edhe forcat e dhunës dhe ato terroriste – përfshirë militantët islamik e deri tek grupe kriminale të drogave – të cilat po përdorin tenologjinë e re të informacionit për të anashkalur median e rregullt dhe për të komunikuar drejtë për drejtë me publikun. Në të vërtetë, teknologjia e re, përveç anës negative të censurës ka edhe anën pozitive.

Teknologjia e re e informimit sfidon gjithashtu edhe qeveritë autoritare anë e mbanë botës, të cilat janë përpjekur, në të kaluarën, që të kontrollojnë përhapjen e lajmeve publikut, nepërmjet kontrollit të drejtë për drejtë të medias. Çdo njëri me telefon dore mund të shërbejë si gazetarë dhe si të tillë janë shumë dhe e bën të vështirë arrestimin e të gjithë atyre nga qeveritë autoritare, thotë enti për mbrojtjen e gazetarëve, KMG.

Cila do qoftë fytyra e re e censurës në ditën botërore të lirisë së shtypit këtë vit në indeksin e saj vjetor për 2017, organizata mbështetse e medias së lirë, “Gazetarët Pa Kufij”, konstaton se vitin e fundit është rritur dukshëm numri i vendeve ku gjëndja e lirisë së shtypit është përkeqësuar jashtzakonisht shumë. Harta që tregon lirinë e shtypit anë e mbanë botës po bëhet gjithnjë e më e zezë thotë ky ent ndërkombëtar për mbrojtjen e fjalës së lirë.

Ndërkaq, edhe organizata Freedom House, sipas raportit të saj mbi lirinë e medias në botë njoftoi gjithashtu disa ditë më parë, se vjen në të njëjtin përfundim se liria e medies anë e mbanë botës ka rënë në pikën më të ultë në 13 vitet e fundit për shkak të kërcënimeve të pashembullta ndaj gazetarëve dhe organizatave mediale, ndërhyrjeve të shtuara të vendeve autoritare dhe veprimeve të Rusisë dhe Kinës për të rritur ndikimin e tyre përtej kufijve të vet.Në raportin e Freedom House, thuhet mëtej se vetëm 13 për qind e popullatës në botë gëzon medien e lirë, që do të thotë në vende ku përkatësisht ekziston një mjedis ku mbulimi i lajmeve politike është i fuqishëm, siguria e gazetarëve është e garantuar, ndërhyrja e shtetit është minimale dhe shtypi nuk është subjekt i presioneve të rënda ligjore dhe ekonomike.  Në raportin e Freedom House theksohet se 42% e popullësisë në botë gëzon një medie me liri të pjesshme, ndërkohë që 45% e popullësisë botërore jeton në vende pa liri të shtypit.  Shqipëria dhe Kosova, fatkeqsisht mbeten ende në radhët e vendeve me liri të pjesshme të lirisë së shtypit.

Filed Under: Opinion Tagged With: E CENSURËS, Frank shkreli, FYTYRA E RE, SË SHTYPIT

KRYETARI I VATRES NE FLORIDA

May 1, 2017 by dgreca

1 torta

Ne Foto:Clearwater ceremonia e festimit te 105 vjetorit te themelimit te Vatres/

Kryetari i Federates Panshqiptare te Amerikes Dr. Gjon Bucaj, i shoqeruar nga zonja e Tij Nikoleta, nga anetari i Kryesise dhe arketar i Vatres Marjan Cubi me zonjen Dila, si dhe nga anetari i Keshillit te Vatres, Eduard Bucaj, prej disa ditesh po ndjekin nga afer mbledhjet e degeve te Vatres ne shtetin e Florides, ne prag te Kuvendit te Vatres qe do te zhvillohet ne Nju Jork me 10 qershor 2017. Ne shtetin e Florides aktualisht e zhvillojne veprimtarine 4 dege te Vatres.

7 Shkolla shqipe

Ne Foto:Me nxenesit e shkolles shqipe/

Takime u organizuan nga deget ne Tampa, Jacksonville, Orlando. Ne Clearwater, u organizua edhe festimi i 105 vjetorit te themelimit te Vatres. Po percjellim informacionin e deges se Vatres ne Tampa-Clearwater:

2 Marjani grup

105 vjetori i krijimit të Vatres u kremtua nga Vatranet dhe bashkatdhetare ne qytetin e Clearwater, Florida. Me kete rast vizituan degen e Vatraes neTampa kryetari i Vatres Dr. Gjon Bucaj, arketari I Vatres Z. Marian Cubi dhe bashkeshortet e tyre të nderuara. Ne kete mbremje festive moren pjese kryetari i ri i deges se Washington D.C z. Armin Zotaj dhe anetari I bordit të kesaj dege z. Eduard Bucaj. I pranishem ishte miku i Vatres nga McDill Air Force base Colonel Walt Pjetraj me origjine shqiptare.

1 JacksonvilleNe Foto:Nga atkimi ne Jacksonville/

Mbremja u hap me himnin e flamurit Amerikan dhe flamurit shqiptar. Kryetari i deges Vatra Tampa z. Tasim Ruko pershendeti mysafiret dhe të gjithe bashkeatdhetaret duke perkujtuar sakrificen mbi nje shekullore të gjithe parardhesve qe kontribuan per të mbajtur zjarrin e Vatres shqiptare të ndezur ne Diaspore. Fjalimin e rastit e mbajti Dr. Bucaj ku pershkroi punen patriotike të gjithe brezave qe kontribuan ne mbijetesen shekullore të Vatres dhe misionin e Vatres per të percuar gjuhen, traditat dhe kulturen ne brezat e rinj ne Diaspore. Dr. Bucaj shprehu kenaqesi qe ishte I pranishem per here të pare ne Clearwater dhe falenderoi degen e Vatra Tampa per punen dy vjecare dhe mbarevajtjen e shkolles Shqipe “Vatra”. Ai gjithashtu permendi qe eshte e rendesishme qe të vazhdoje harmonia midis besimeve fetare per gargantuar bashkim dhe tolerance ndermjet shqiptareve.

1 OrlandoNe Foto:Takimi ne Orlando/

Me pas, të gjithe pjesemarresit u ndjen krenar dhe u mallengjyen nga vargjet e kenges dedikuar Vatres per 105 vjetorin e krijimit nga kengetari i mirenjohur i serenatave korcare z. Mihallaq Andrea. Me pas Dr. Bucaj dhe Z. Ruko shuan qirinjte e tortes me mbishkrimin Gezuar 105 Vjetorin.

Mbremja vazhdoi deri ne oret e vona të nates me muzike nga të gjitha trevat dhe me nje menu të pasur tradicionale shqiptare ofruar nga restoranti Jessi’s restaurant.
Vatra Tampa falenderon të gjithe bashkeatdhetaret qe moren pjese ne kete pervjetor dhe të gjithe vullnetaret qe e bene kete mbremje me speciale.

Shenim: Se shpejti do te kemi nje informacion me te zgjeruar per aktivitetet e zhvilluara ne deget e Florides.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, florida, Gjon Bucaj, takimet e kryetarit

Në Londër arrestohen tri vajza për “terrorizëm”

May 1, 2017 by dgreca

2 LonderTri vajza u arrestuan në lindje të Londrës, në kuadër të hetimeve të një komploti për sulm terrorist, që u parandalua javën e kaluar.

Policia Metropolitane tha se dy 18-vjeçare dhe një 19-vjeçare janë arrestuar nën dyshimet për përgatitje dhe nxitje të akteve terroriste.

Të premten e kaluar, policia britanike tha se ka parandaluar një komplot terrorist, duke qëlluar një grua gjatë bastisjes në një shtëpi në Uillesden, në veriperëndim të Londrës.

Bastisje ka pasur edhe në Kent, ku janë arrestuar gjashtë persona.

Muajin e kaluar, nga një sulm terrorist në Londër kanë vdekur gjashtë veta.

Filed Under: Kronike Tagged With: Në Londër arrestohen, për terrorizëm, tri vajza

A është Maqedonia shtet i shqiptarëve?

May 1, 2017 by dgreca

Ali Ahmeti dhe çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni/

Disa qasje politike të SHSH-së në Çikago/
Nga Skënder Karaçica/
 
Për popullin shqiptar në Maqedoni,që nga viti 1945,ata e patën statutin e pakicës kombëtare dhe përmes këtyre ,,ligjeve,,ata janë anashkaluar në margjinat e kohës dhe tërë jetën e kanë zhvilluar përmes rrugëve të mërgimit ,që me paratë e fituara me mund i bënë tërë ekonominë familjare,kështu rithekson SHSHA në Çikago në disa qasje politike  aktuale sot.
 
Ngjarjet e vandaliste të bandave kriminele të Nikolla Gruevskit në parlamentin e përgjakur të Maqedonisë,tregon më së miri se në çfarë gjendje e ka sjell këtë vend multietnik qeveria për këto tetë vjetë që,për fotin jo të mirë në kualicion ishte partia shqiptare(BDI) e Ali Ahmetit.Çfarë u bë me ,,programet,,e fjalëve të mëdha për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni?-SHSHA pyet Ali Ahmetin.Për tetë vjet të ,,qeverisjes,,vetëm numër në qeverinë e Gruevskit,shqiptarët nuk fituan asgjë,madje asgjë në planin e gjerë dhe veçmas në kahet e zhvillimit dhe të politikave të investimeve në Maqedoninë Përendimore ku populli shqiptar është shumicë.Për tetë vjet sa denar ka investuar qeveria në këtë pjesë dhe sa investitorë të huaj janë nisur me projektet e tyre të investimeve?-bënë aktuale për opinionin e BE-së dhe të SHBA-së,shqiptaro-amerikanët në Çikago.
 
Krejt zhvillimi i ekonomisë famljare shqiptare që nga Kumanova e deri në Dibër,është bërë me paranë e fituar me djersën e mërgimit nëpër botë dhe SHBA,ku pushteti maqedonas vetëm ka marrë valutën e mërgimtarëve shqiptarë,ndërsa nuk ka dhënë asgjë për të mirën e tyre.Çfarë bëri pushteti për këto vite,SHSHA e pyet Ali Ahmetin që,edhe sot nuk e kemi të qartë pse BDI nuk e pati selinë qendrore në Shkup,por në Tetovë?
 
Po ritheksojmë se çështja shqiptare në Maqedoni ende nuk është zgjidhë drejt përmes aktit më lartë kushtetues dhe,në dritën e kohës pse shqiptarët nuk janë në pozitën e barazisë kombëtare si shtetformues
por mbetën tash e një shekull pakicë kombëtare.Për këto tetë vjetë Ali Ahmeti nuk është marrë seriozisht me çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni
dhe me shumë është marrë me retorikën e tij të urtë e të butë:Fol dhe vepro vetëm ashtu si thotë shteti(!).
 
Tashti edhe pas ngjarjeve në parlamentin e përgjakur nga bandat kriminele të Gruevskit dhe të bekimit nga ana e presidentit Ivanov,Ali Ahmeti në takimet me zyrtarët ndërkombëtare të BE-së dhe SHBA-së nuk thotë asnjë fjalë për çështjet aktuale shqiptare në Maqedoni dhe nuk e kemi të qartë pse kaq shumë ik nga problemet e ditës dhe,e drejta prej tij dëgjojmë një retorikë ,,politike,,shterpë që qarqet e këtyre diplomacive kur e dëgjojnë në këtë rrafsh,e lanë të qetë nën tymin e kohës politike që e ka kapluar këtë vend.
 
Pse shqiptarët nuk veprojnë me një zë dhe me një platformë të përbashkët politike?-pyet sërish SHSHA.Pse veprimi politik dhe kombëtar zhvillohet në fronte të ndara dhe në përqarje të skajshme,
që pozitën e shqiptarëve e ka sjellë para aktit të kryer në margjinat e kohës dhe në favor të pushtetit maqedonas.Pse tash sa kohë në Maqedoni,partitë shqiptare dhe BDI e Ali Ahmetit nuk e thonë të vërtetën për çështjen e (pa)zgjidhur kushtetuese të shqiptarëve.
 
Zgjedhja e Talat Xhaferit si kryeparlamentar  në kohën kur bandat kriminele nën flamurin nacionalist dhe kundër popullit shqiptar të orkestruara nga komanda e Nikolla Gruevskit dhe me bekimin e presidentit Ivanov,kanë thelluar edhe më shumë krizën politike deri në eskalim ndëretnik me rreziqe për rajonin e Ballkanit,ku roli i tij as që do të ketë ndonjë peshë të jetës demokratike parlamentare.Në këto
rrethana aktuale,do të ishte mirë që faktori politik shqiptar mos të bëjë yrysh për karrigën e (p)ushtetit,por të nisë një rreshtim të ri kombëtar që pozita e shqiptarëve duhet të rregullohet me Kushtetutë dhe jo me fjalë të konferencave për shtyp.
 
Për gjendjen e krizës së  thellë politike në Maqedoni,mbanë përgjegjësi BDI e Ali Ahmetit dhe konsiderojmë se ata nuk e kanë fuqinë dhe as rolin udhëheqës të ,,shumicës,,në jetën demokratike parlamentare që kriza politike të zgjidhet në favor të çështjes shqiptare,bënë të ditur për opinion SHSHA në Çikago.Atëherë,çfarë më tutje?Do të ishte kërkesë ditës që të formohet një rrafsh i ri kombëtar poltik,ku të gjitha partitë politike shqiptare të veprojnë në një front të përbashkët që me pushtetin maqedonas të nisin debatin për ndryshimet e Kushtetutës për avancimin e çështjes shqiptare në shtetformues dhe të shkallës së barazisë kombëtare si bashkësi i dytë shumicë kombëtare.Nëse këtë rrafsh politik të aktualitetit nuk mund të bartë mbi supet e veta Ali Ahmeti,ne konsiderojmë se do të mirë që politikani nga Kërçova të japë dorëheqje dhe të lirojë udhën për forcat tjera kombëtare që mund të vijnë nga hapësira shqiptare në Maqedoni dhe nga diaspora në Amerikë.
 
Kjo është politika e ditës për Ali Ahmetin,thekson në fund SHSHA.
 

Filed Under: Analiza Tagged With: A është Maqedonia, shtet i shqiptarëve?, Skender Karacica

Marrëveshja e Konçulit, është koha të rishikohet!

May 1, 2017 by dgreca

Shkruan: Mr.Sc.Refik  HASANI/

Që nga koha e arritjes së nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit, asnjë takim nuk është mbajtur për tu konsultuar, vlerësuar implementimi  i këtyre pikave në praktik. U bën mbi gati dy  dekada, të gjitha anët pozitive dhe negative kemi munduar t’i shohim të ksaj marrëveshje. Për këtë kohë edhe nenet dhe preambulla e çdo kushtetute më të avancuar do të dilte në pah se çka duhet të përmirësohet. Popullata shqiptare ishte ngritur në kryengritje të armatosur dhe përmes UÇPMB-së mbrojti pragun, nderin dhe dinjitetin e Shqiptarëve. Me kërkesën dhe këmbëngulësinë e faktorit politik u vendos që luftimet duhet të ndërpriten se do të garantohen të drejtat individuale dhe kolektive të kësaj Krahine. Me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, në emër të tyre, marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-s, z.Pieter FEITH, i cili ndërmjetësoi vazhdimisht ndërmjet Qeverisë së Beogradit dhe UÇPMB-së. Kjo marrëveshje ishte rezultat  që u arritë duke u konsultuar të gjithë liderët e partive politike, Drejtues politik të Ushtrisë son dhe Komandanti  i Përgjithshëm i UÇPMB-së, z.Shefket  MUSLIU.

Gati dy dekada pas, kjo marrëveshje ka shumë arsye të rishikohet, pasi:

Beogradi jo që nuk e ka respektuar marrëveshjen e Konçulit, por i ka shtuar forcat e armatosura, paramilitare, forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardën kombëtare, milicinë, policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, policinë ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës. Edhe pse jemi dëshmitarë të kohës, deri më sot askush nuk ka kërkuar që kjo marrëveshje të plotësohet, duke u përmirësuar me elemente që me kohë nuk janë paraparë

– Prezenca e forcave serbe është shtuar edhe më shumë në këto zona,
– Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar,
– Kemi baza të shumta ushtarake si   ,,Sitilia ” dhe fusha mbi qytetin e Preshevës i quajtur livadhi i Shehut dhe pjesë të tjera në rajonin e kësaj Krahine shqiptare,
– Forcat e të gjitha llojeve të Beogradit jo që janë tërhequr nëpër kazerma, por edhe më shumë pozicionohen nëpër vendbanime dhe lokalitete shqiptare,
– Policia multietnike nuk është instaluar në bazë të përqindjes së popullatës së kësaj krahine,
– Shqiptarët në hierarkinë komanduese në policin multietnike nuk janë të përfaqësuar,

                  Së paku të tërhiqet vëmendeja që pikat e ksaj nuk jan duke u respektuar

Çdo nismë për të filluar që kjo marrëveshje të plotësohet me elemente nga terreni. Vendbanimet dhe lokalitetet shqiptare për çdo ditë ballafaqohen me telashe duke u përballur me vështirësi dhe me padrejtësi të madha. Kjo të rikthehet edhe një herë në një marrëveshje ose të shpallet botërisht se Qeveria e Beogradit është shkelësi i kësaj. Është në interes të ruajtjes së sigurisë dhe investimin për sjelljen e paqes i faktori ndërkombëtar, përveç që bëri ndërmjetësimin, nuk është e mjaftueshëm, pasi edhe duhet të monitorojë respektimin në tërësi të pikave të kësaj marrëveshje. Popullata shqiptare nga kjo krahinë tanimë ka krijuar një identitet dhe përvojë, ka ditur të organizojë referendumin më 1 e 2 mars 1992 për një autonomi territoriale dhe me të drejtë bashkëngjitjeje me shtetin  amë. Mbi të gjitha ka ditur ta bartë barrën për organizimin dhe formimin e ushtrisë për çlirimin e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Por, edhe do të  marrë përgjegjësit e kësaj ane kanë ditur dhe kanë kërkuar për ndërprerjen e luftimeve dhe uljen në tryezën e bisedimeve dhe kjo të bëhet me një marrëveshje që do ta implementohej dhe që do ta garantonte faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar. Kur kemi ditur të gjithë këto është momenti pasi pikat e marrëveshjes nuk janë askund duke u respektuar, atëherë duhet të kërkojmë unanimisht të dalim me një qëndrim për këtë marrëveshje.
Më së paku  përmendët dhe asnjë takim a konsultim nuk është mbajtur për  mbi dhjetë.  Shumë pak zihet në gojë kjo marrëveshje, prandaj të gjithë akterët duhet të kërkojn të rishikohet pasi nuk është implementuar si duhet. Pala serbe ishte pyetur, konsultuar edhe për detaje, por nuk kishte pranuar të nënshkruante, prandaj pikërisht kjo palë askund nuk i’u ka përmbajtur pikave të këtij dokumenti çështja e pazgjidhur e Krahinës Shqiptare.

1  Maj  2017

 

(Autori, përveqë këtij vështrimi ka edhe një  punim  të prezentuar në  konferencë shkencore mbi  rolin dhe rëndësin  marrëveshjes së Konçulit).

Filed Under: Analiza Tagged With: është koha, Marrëveshja e Konçulit, Refik Hasani, të rishikohet!

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT