• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2017

Kick-boxer-i shqiptar Kampioni i Botes Florian Marku fiton me Knock Out perballe Kampionit te Greqise Bitakos,

June 10, 2017 by Administrator

florian marku

Nga Albano Kolonjari

Florian Marku, kick-boxer-i shqiptar  Kampioni I Botes ne versionin MMA ne sportin e Kicboxer u ndesh te shtunen ne mbremje ne Athine perballe kampionit te Greqise  . Florian Marku nuk e diskutoi asnjehere fitoren duke e vene kundershtarin e tij disa here ne veshtiresi. Pas nje dyluftimi prej kater minutash, Florian Marku arriti ta fitonte takimin me Knock Out. Fitorja e sportistit shqiptar u pershendet nga dhjetra bashkeatdhetare qe ishin te pranishem ne sallen e sportit. Florian Marku eshte 2 here Kampion i Botes ne kick box dhe 1 here kampion i Europes.

The MMA Fighter Florian Marku  is one of the greatest talents. He fights himself upwards very successfully. In the K-1, he always convinces on the whole line. He always fights with a good overview, with explosive kicks and box combinations!

Florian Marku was 2009 accused of a robbery of 5 million leks post with others. During his stay in prison he has passed to Islam, and these days is released from prison. Florian Marku managed to wrest the gold necklace in WKU Rus Simon Poskotin and WKA, the 72.5 kg category, in a very exciting challenge in Munich, Germany. Although Poskotin go as the favorite in this duel, Albanian Marku not only managed to resist shocks opponent, but gained ground after each round being declared the winner on points at the end .

Stats

  • Name: Florian Marku
  • MMA Record: 1-0-0 (Win-Loss-Draw)
  • Kickbox Record: 41-3-0 (Win-Loss-Draw)
  • Nickname: TNT
  • Age: 24 | Date of Birth:09.29
  • Weight Class: Lightweight
  • Height: 5’8″ (172cm) | Reach: N/A
  • Born: Albania

Filed Under: Sport Tagged With: Kid Box, kmapioni shqiptar

PERSE HARADINAJ?

June 10, 2017 by dgreca

HaradinajNga Dr. Hasan Ademaj/1 HaradinajPërse Haradinaj …/

Ndër emrat që qarkullojnë si kandidatë të mundshëm për të kryesuar qeverinë e ardhshme të Kosovës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është padyshim më i kompletuari. Kjo pasi ai, në ndryshim prej dy të tjerëve ka dhe një farë eksperience në problemet e qeverisjes duke qenë kryeministër i Kosovës, ndonëse për një periudhë të shkurtër.

Kur vihet në diskutim emri i zotit Haradinaj, zakonisht përmendet periudha e luftës për çlirimin e Kosovës, ku ai duke qenë një nga komandantët kryesorë të UÇK-së u bë për herë të parë i njohur për masat e popullit duke krijuar në këtë mënyrë autoritet dhe simpati të padiskutueshme tek një pjesë e madhe e njerëzve. Mirëpo, duke qenë se lufta ka kohë që ka mbaruar do të ishte gabim që meritat dhe aftësitë e treguara në luftë të përdoreshin si kritere vlerësimi për t’i besuar kujtdo një post drejtues në administratën shtetërore. Pra dhe për zotin Haradinaj ato ç’ka ka bërë gjatë luftës duhen parë vetëm për të evidentuar përkushtimin e tij dhe devotshmërinë për t’i shërbyer atdheut.  Në këtë rast gatishmëria për të kontribuar për vendin, duke i dhënë gjithçka, mund të thuhet se është pak a shumë e njejtë si në kohë lufte ashtu dhe në paqë. Dhe këtë, Ramush Haradinaj e tregoi edhe pas çlirimit të Kosovës, kur vullnetarisht hoqi dorë nga posti i kryeministrit të vendit për të shkuar në Gjykatën e Hagës, me qëllim kryesor të zhvlerësonte përpjekjet e qarqeve të caktuara serbe për të njollosur luftën për liri të popullit të Kosovës.

Dhe, pikërisht sot Kosova ka nevojë të ngutshme të ketë në krye të qeverisë një figurë me autoritet e prestigj, një personalitet të vendosur i cili duke pasur në plan të parë parimin “Kosova mbi të gjitha”, jo vetëm të jetë i përkushtuar për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve, por edhe të jetë në gjendje të refuzojë  çdo propozim a ofertë kur gjykon se cënohet sovraniteti dhe e ardhmja e vendit.

Zhvillimet e pasluftës në Kosovë kanë treguar se Haradinaj, ka preferuar deri dhe duke  “u thyer zemrën” dhe miqve të rëndësishëm të Kosovës, kur ka konstatuar se mund të cënohen interesat e vendit. Megjithatë, kryesorja për t’i besuar drejtimin e qeverisjes një individi duhet vlerësuar në bazë të vizionit të tij për të ardhmen, sidomos kur është fjala për një vend si Kosova, ende i pakonsoliduar, sidomos në aspektin ekonomik duke qenë se ekonomia është motori i cili ve në lëvizje gjithë mekanizmat e tjera.

Duke u njohur me ato ç’ka premton lideri i AAK-së, Haradinaj, nuk ka si të mos krijohet një farë optimizmi për të ardhmen e Kosovës. Nuk është aspak vështirë të konstatosh se ai e njeh mirë gjendjen e vendit dhe si ai mjeku i cili ka përcaktuar saktësisht diagnozën gjen dhe medikamentet e duhura për ta shëruar një gjendje të tillë edhe pse për disa duket si e pashpresë.
Konkretisht, një vend të rëndësishëm në programin e tij i kushtohet ndërtimit të infrastrukturës dhe përmirësimit të asaj ekzistuese, kryesisht ndërtimit të rrugëve. Në mungesë të një infrastrukture bashkëkohore nuk mund të pretendohet zhvillimi ekonomik i vendit. Sa më i zhvilluar të jetë komunikacioni aq më i madh bëhet dhë zëllimi i shkëmbimeve midis subjekteve të biznesit kosovar por edhe ai midis trevave të ndryshme të vendit. Gjithashtu, një infrastrukturë e zhvilluar nxit dhe hapjen e bizneseve të reja duke kontribuar kështu në hapjen e vendeve të reja të punës, gjë e cila do të zvogëlonte dukshëm përmasat e hemoragjisë së largimit të rinisë kosovare nga vendi.

Haradinaj premton për një shpërndarje uniforme të investimeve në të gjithë vendin, gjë që sjell një zhvillim të të gjitha trevave, duke bërë që të nxitet iniciativa e sa më shumë qytetarëve në fushën e biznesit. Në kuadër të reformave në ekonominë e vendit kandidati për kryeministër, premtoi dhe për një rifillim të aktivitetit në gjigandin e Trepçës, gjë e cila do të sillte dhe një rritje të ndjeshme të kapacitetit ekonomik të Kosovës.

Por, Haradinaj është i ndërgjegjshëm se zhvillimi ekonomik i vendit është i lidhur ngushtë me largimin e influencës së Serbisë në jetën e vendit. Një zhvillim i gjithanshëm i ekonomisë kosovare do të paksonte ndjeshëm nevojën për prodhimet serbe gjë që mbyll shtigjet për presione të formave të ndryshme nga Beogradi. Por ai, lidhur me këtë u kujton bashkëqytetarëve të tij se pas mënjanimit të influencave nga Serbia, nuk do të kenë më mundësinë që për mosrealizimet e tyre të justifikohen me “pengesat” nga “influencat serbe”, por do të mësohen të analizojnë vetë punën e tyre.

Si një politikan tashmë me eksperiencë, i cili e njeh mirë mënyrën e funksionimit të shtetit lideri i AAK-së e ka të qartë se asgjë nuk mundë të bëhet pa një shtet ligjor ku ligji të zbatohet në mënyrë rigoroze.
Prandaj, gjatë fushatës ai premton dhe një fuqizim të ndjeshëm të rendit në Kosovë dhe rritjen e sigurisë. Në këtë kuadër ai paralajmëroi dhe krijimin e “Byrosë Nacionale të Hetimeve” për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Që është një poltikan realist, Ramush Haradinaj e pasqyron kur  si partner kryesor ekonomik të Kosovës vendos Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke hedhur idenë e krijimit të një zone ekonomike të veçantë ku të operojnë investitorët amerikanë. Një ide e tillë mbështetet në faktin se ishin SHBA-të vendi që kontribuoi më shumë se kushdo në çlirimin e Kosovës, logjikisht janë dhe më të interesuarit që shteti i Kosovës të funksionojë sa më mirë, në radhë të parë në aspektin ekonomik; shtoji këtyre dhe faktin që amerikanët kanë dhe një bazë ushtarake në Kosovë. Ndër të tjera, nuk mund të mos merret në konsideratë dhe kontributi i biznesit shqiptaro-amerikan dhe i diasporës në zhvillimin e ekonomisë kosovare.  

Përsa i përket realizimit të premtimeve të mësipërme të zotit Haradinaj, duhet pasur parasysh se ai nuk i përket asaj klase politikanësh të cilët kanë vetëm fjalë, por është shquar si njeri i fjalës së dhënë, si njeri i besës.

Filed Under: Politike Tagged With: Dr. Hasan Ademaj, Kryeministri i Kosoves, Perse Ramush Haradina

IKJA E PRELË SINISHTAJ

June 10, 2017 by dgreca

1 ok PreleNga Dr. Pashko R. Camaj/

Para pak ditësh, konkretisht më 31 Maj 2017, në New York, pushoi së rrahuri zemra e madhe e Prelë N. Sinishtaj, duke lënë të pikëlluar e të vetmuar, jo vetëm familjen e ngushtë, të shoqën Pashkën, të bijat Noren dhe Linen, vëllaun e motrat, apo vëllazërinë e gjërë, por të gjithë komunitetin shqiptar, dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

Prelë Sinishtaj do të mbetet si figurë emblematike e diasporës sonë, figurë që do t’i mungojë çdo takimi apo shoqërie ku mblidhej. Ishte një aktivist i papritueshëm, një donator zemërgjerë pothuajse i pashoq, si në aksione bamirëse për skamnorë apo studentë, ashtu edhe në aksione për luftë e për ndërtimin e Kosovës. Ishte nje nder aktivistet me te dalluar te fondacionit “Vendlindja Thrret” e cila grumbulloj fonde te shumta per perkrahjen e Ushtris Çlirimtare te Kosovës.  Ishte pjesëmarrës i shumë aktiviteteve që kishin për qëllim edhe raujtjen e identitetit këtu në Amerikë, përmes punës në Këshillin e kishës, apo me angazhim për botimin e librave në gjuhën shqipe. Përkrahu botime e aktivitete, përkrahu  intelektualë në Malësi, Kosovë e Shqipëri. Por, duhet veçuar edhe faktin se Prela përkrahu dhe mëkëmbi familjen e vet në Malësi.

Prelë Sinishtaj i takon gjeneratës së parë të emigrantëve nga Malësia, të cilët erdhen pa njohur gjuhë as rrugë, u gjeten mjaft mirë, donëse me sakrifica të shumta, por arritën të mëkëmbin vehten dhe të ndihmojnë familjet e varfëra në vendlindje. Arriti në SHBA, së bashku me motrën Lezen e kushrirën Colen, si i ri pa i mbushur 20 vjetë, posa kishte kryer shkollen e mesme në Gjimnazin e Ulqinit në gjeneratën me Sabri  Gjonin, Zef Camaj, Ded Dedvukaj etjere dhe pas nji vit studimesh në Universitetin Kosovës ne Prishtinë-degen e Historise. Edhe pse i ri, Prela dijti të kujdeset për motër e kushrirë, t’i perkrahe e t’i ndihmojë ato, dhe në anën tjetër të jet prezent kudo që mblidheshin malësorët.

Edhe pse e mori botën në sy shumë i ri, ai ruajti dashurinë e pastër për Pashkën, të cilën e kishte njohtuar, qëkur kishte filluar studimet në Kosovë, e solli atë në Amerikë dhe krijoi një familje të mrrekullueshme, me të cilën patën dy vajza.

Personalisht Prelën e njoha qëkur isha fëmi, mirëpo njoftimin e plotë e arrita vetëm këtu në New York, ku na përpjeku fati i përbashket i mërgimit, fati i kërkesës së një jete më të mirë, por edh fati i ikjes nga një sistem totalitar, i cili shqiptarëve u jepte tepër pak shpresë. Te gjith ata qe e kan njoh Prelen, e dijn se Prela kurr nuk e duroi padrjetësinë. Kurr nuk u pajtua me atë që nuk i dukej e drejtë, kurr nuk mundi të përkrahë, apo edhe të thojnë një fjalë të mirë për atë që nuk i pëlqente, apo nuk ia donte zemra.  Prela nuk mshefte emocionet e veta, ishte shum i haptë në shoqëri dhe kjo njdonjëher edhe kushtoi me ‘humbejn’ e ndonjë shoku, por të cilët gjithnjë i ktheheshin mrapa, duke e njohur pastëritnë e shpirtit të tij. Duke  e njohur si njeri pa intriga dhe pa të keq ndaj askujt.  Te gjith e dinim se pamvarësisht nga situata dhe ceshtja per te cilen flitej, nje gje ishte e pakontestuashme, Prela mbi të gjithe e donte shqipatrine, punoj dhe u angazhua me gjitha mundësite e tij deri ditën e fundit te jetës së tij.

Prandaj, me mall kujtojmë sot këtë njeri, i cili shumë shpesh na bënte edhe të qeshim; lodhjen na e kthente në gaz. Por kur ishin temat serioze, natyrisht u jepte rëndësinë e duhur. Për Prelën do të ndihet mungesa shumë gjatë; me siguri deri sa të jetojë gjenerata jonë, gjenerata që e gjithmonë e dëshironte takimin me të.

Edhe me dukjen e tij, me paraqitje markante, Prela tërhiqte vemendjen, edhe të të panjohurve, saher gjindej në mesin e tyre, si në demnstrata ku tuboheshin edhe njerëz që nuk njihen ndër veti.  Ne udhëtimet e shumta të tij si dhe ne vendin e punës se vet, Prela gjithnji angazhohej të edukoj të huajit për shqiptarët dhe novojat e tyre.  Mund ta thom se Prela ishte një ambasodor i mrrekullaushem për gjith shqiptarët në trojet e veta etnike. I njohur në gjithë komunitetet e ndryshme të gjith shqiptarisë, kështu që kur përmendej emri i tij, medohej në malësorët besnikë,  e kur përmenëdshin malësorët, shumë nga të tjerët kujtonin burrin e thinjur para kohe, fjala e të cilit kishte pesh dhe zënte vend.  Prandaj, Prela do të na mungojë të gjithëve, jo vetëm ne që e kishim mik, apo ne që e kishim bashkmalësor, por të gjithëve që e njihnin dhe paten pun me te.   

Në fund dua të ceki se brenda vitit Prela humbi nënën e pastaj edhe vëllain Kolën, me të cilin ishte i lidhur pa masë. Ndoshta kjo edhe e ligësoi edhe më, kështu që, edhe pse thonë se njeriu duron ma shumë se guri, si duket zemra e Prelës nuk mundi të duronte më, por dërëzoi betejen e tij te fundit.  

I perjetshem kjoft kijtimi ne tu Prel N. Sinishtaj-Pushfsh në paq!

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: dr. Pashko Camaj, Shuhet PRELË SINISHTAJ

Figura e Dom Nikollë Kaçorrit në një Sesion të veçantë shkencor, Durrës

June 10, 2017 by dgreca

Nga Fatmir Minguli/1NikolleKacorri

Figura e Dom Nikollë Kaçorrit në Sesionin e II të veçantë shkencor, Durrës 3 qershor 2017/

-Organizuar nga shoqata e intelektualëve mbarëshqiptarë ”Trojet e Arbërit”me qendër në Prishtinë.)

Në pallatin e Kulturës “’Aleksandër Moisiu”, në odeonin “”Nikolin Xhoja” në 3 qershor të këtij viti u u mbajt sesioni i II –të shkencor me temën: Imzot Nikollë Kaçorri (1867- 1917), personalitet kryesor i Pavarësisë së Shqipërisë. Me pjesmarrjen e mbi tetëdhjetë vetëve, studjues e intelektualë nga gjithë trojet shqiptare si dhe nga diaspora,  në këtë tubim të veçantë, u realizua ky sesion shkencor  në kujtim të 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të klerikut të madh shqiptar, Dom Nikollë Kaçorrit. Fakti që u organizua ky sesion në qytetin e Durrësit ka të bëjëme atë që kleriku i madh ka shërbyer ne kete qytet mbi njëzet vjet jo vetëm si klerik por si atdhetar, studjues, qeveritar etj. Në qytetin e Durrësit ndodhet busti i tij.

Si organizator i këtij eventi unë shpreh kënaqësinë që mbi njëzetë studjues referuan në qytetin tonë.

Kryetari  i shoqatës “Trojet e Arbërit” Mr. sc. Nue Oroshi hapi pjeën solemne duke i ftuar të gjithë  pjesmarrësit të këndojnë Hymnin Kombëtar. Pastaj ai kujtoi shkurtimisht jetën e dy veprimtarëve të ndjerë Willy Kamsi dhe Gjelosh Gjokaj të cilët u ndanë nga jeta kohët e fundit. Vetë presidenti Nue Oroshi recitoi plot pasion dhe intonacion poemën e Ernest Koliqit “Kanga e Kapidan Markut”.

Kjo pjesë interesante solemne e këtij sesioni shkencor, u mbyll me një falenderim për të gjithë pjesmarrësit.

Seanca e dytë, natyrisht ajo më e gjata u drejtua nga Nue Oroshi, Tomë Mriaj, Eugjen Merlika, Riza Sadiku, Rukije Rama, Fatmir Minguli. Dhe u hap me fjalën e Dr. Nikollë Tomës e cila trajtoi jetën dhe veprimatrinë e Dom Nikollë Kaçorrit në Kuvendet Kombëtare. Sali Ajazi, autor i një libri monografik për Dom Nikollë Kaçorrin, trajtoi personalitetin e klerikut Kaçorri si nënkryetar i Qeverisë së Vlorës.

Eugjen Merlika, një studjues i përkorë i probleve historike e konsideroi Dom Nikollë Kaçorrin si Apostull të bashkimit të shqiptarëve. Tom Mriaj, autor i disa librave dhe që jeton e punon në SHBA, Në temën e tij e radhiti imzot Nikollë Kaçorrin njerin ndër baballarët e Kombit. Fatmir Minguli si një studjues nga Durrësi trajtoi figurën e Dom Nikollës në periudhën e Mbretërisë së Princ Vidit, duke dhënë fakte interesante nga veprimtaria e veçantë e klerikut shqiptar.

Dr. Sc. Mehmet Rukiqi në temën e tij analizoi kontributin e Dom Kaçorrin në letërsinë gojore shqiptare. Ndërsa studjuesi dhe autori i shumë librave, mes tyre dhe një monografi për Nikollë Kaçorrin, Dr. Nikollë Loka trajtesën e tij e mbështeti në ndihmesat e mëdha të Dom Nikollë Kaçorrit në kulturën dhe arsimin shqiptar. Mr. sc. Rezehana Hysa e radhiti në tempn e saj Dom Nikollë Kaçorrin ndër arkitektët e Pavarsisë së Shqipërisë.

Dr. sc Besim Morina foli për kontributin fetar dhënë kishës Katolike nga imzot Nikollë Kaçorri. Presidenti i shoqatës “’Trojet e Arbërit” zoti Nue Oroshi paraqiti para pjesmarrësve të sesionit shkencor dokumentin origjinal të Memorandumit të Dom Nikollë Kaçorrit dhe të tjerëve dërguar Perandorit dhe Mbretit të Austro- Hungarisë, Franc Jozef më 13 nëntor 1912.

 

 

 

 

 

Pjesmarrësit në këtë sesion i  përshëndeti me një fjalë  edhe meshtari me banim në Amerikë klrik i fuqishëm ndër më të njohurit për çështjet kombëtare don Anton Kçira. Ai gjatë përshëndeti punimet e këtij sesioni shkencor shumë me vlera dhe krejt i veçantë. Në fjalën e tij ai  dha vlerësimin  dhe kontributin e madh të imzot Nikollë  Kaçorrit, nënkryetarit të parë të Shqipërisë. Don Anton Kçira trajtoi edhe kontributin e Don Pren Kolës për gjetjen dhe sjelljen e eshtrave të Dom Nikollë Kaçorrit në Shqipëri e që prehen në kishën e bekuar Santa Luçia të Durrësit.  Gjatë sesionit u bënë diskutime nga pjesmarrësit si Zoti Sabri Maxhuni, personalitet në lëmë të historisë dhe të biznesit, mbështetës i sesioneve të shumta të intelektualëve të shoqatës ”Trojet e Arbërit”. Ai në fjalën etij përshëndetëse shtoi se Dom Nikollë Kaçorri mbetet në kujtesën tonë si atdhetar  dhe klerik dinjitoz për çështjen e Shqipërisë, për prosperitetin e saj.   Zonja Valdete Dërralla, mbesë e Mehmet Pashë Dërrallës foli për kontributin e antarëve të qeverisë së Ismail Qemalit, ndërsa Fran Kaçorri, i afërt i familjes së Dom Nikollë Kaçorrit në emër të shoqatës “Nikollë Kaçorri” shpërndau shumë çertifikata për ata që kanë kontribuar në përjetësimin e klerikut të madh shqiptar, Dom Nikollë Kaçorri. Prishtinasi Sadik Maxhari, i veshur me kostum kombëtar shqiptar veç diskutimit të tij recitoi poezi me karakter kombëtar.

Në fund të trajtimit të temave dhe diskutimeve ctë ndryshme u shafaq filmi dokumentar për Dom Nikollë Kaçorrin, prodhim dinjitoz i TV Prizrenit, i realizuar nga Enver Sulaj. Ky film ishte si të thuash një shoqërim plot vlera i gjithë këtij sesioni shkencor. Gjithçka në veprimtarinë e këtij sesioni u përkujdes nga sekretaria e përbërë nga Leonora Laçi, Reze hana Hysa dhe Kristinë Dedaj.

Në këtë sesion shkencor kishte dhe tema të tjera të përgatitura si nga Uran Butka, Don Gjergj Meta, prof. dr. Kastriot Marku, Prof. Dr.Muhamet Shatri. Mungesa e prof. Shatrit qe për shkaqe shëndetësore, por dihet se ai ka qenë mbështetës i vazhdueshëm  në sukseset e shoqatës “Trojet e Arbërit”, Mërgim Korça, kumtesën e të cilit e lexoi zoti Nue Oroshi, Don Pren Kola, Kastriot Veselaj dhe Mikel Gojani që për arsye të ndryshme nuk ishin prezent, por që gjithsesi temat e tyre janë në mes studimeve të këtij sesioni shkencor të posaçëm për figurën e klerikut shqiptar Dom Nikollë Kaçorri.

Vlen të përmendimin ndihmën e madhe që Drejtori i Pallatitë të Kulturës, shkrimtari Bashkim Hoxha dha së bashku me stafin e tij të mrekullueshëm si dhe telezionin Adria Net për gatishmërinë dhe korrektësinë e tij. Po kështu duhen përshëndetur dhe pronarët e restorant “La fontana” për drekën e përgatitur me mjeshtëri për të gjithë pjesmarrësit.

Ky sesion shkencor do të mbetet në historinë e kombit shqiptar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Fatmir Minguli, figura e dom Kacorrit, Sesioni i Durresit

Emily Glass, Misioni: Të merrej me bunkerët e Shqiperise

June 10, 2017 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*/bunkeri1.Emily Glass  është një arkeologe,ajo   ka punuar më shumë në sitet arkeologjike në jug të vendit ,kryesisht aty më i njohuri dhe më i vizituari ndërkombëtarisht, quhet Butrint. Emily erdhi në vendbanimin e sotëm Plocë , diku nga viti 2007  sëbashku me një Dr kubanezo-amerikan për të  bërë një server të këtij siti arkeologjik  në kodrinën  me çfarë forme gjeometrike ,të një koni të përmbysur besoj. Emili ishte një pasiononte e kësaj fushe,  filltonte kohe  sëbashku me punëtorët, pa ngritur kokën nën vapën përvëluese që sjellin kodrat e Kudhës-Gërhotit,me një spatul të vogël e thjeshtë dhe këmbëngulëse. Brenda një jave serveri përfundoi dhe Emily  me grupin një mesditë ,zbritën më në jug.Nuk e kisha ndeshur më përveç ndonjë lajmi në mediumet e kohës. Befasisht  një mbrëmje të vonë duke lexuar lajmet te akademia .edu, ndesha këtë shkrim të Emilisë.

2.Emili  Glass  graduar nga   Universiti Bristol,  në degën Arkeologji dhe Antropologji.Askujt nuk do ti shkonte ndër mend si një mision specifik .“Të merrej më mbetjet e diktaturës”.Çfarë mbetjesh,ndërkaq.Mos e ka fjalën qé pjesët e humbura  ti rivendos rregullsisë,llogarit drité-errësirën e ardhur,duke lënë diellin dhe hënën né vetminë e tyre.

Ajo e shpjegon qartësisht këtë mision me këto fjalë:Gjatë Luftës së Ftohtë, Shqipëria materialisht dhe filozofikisht është përvetësuar nga diktatura paranojake e Enver Hoxhës.Kjo la peizazhin komuniste plot me infrastrukturën mbrojtëse të cilat janë nënshtruar një sërë përdorime  zyrtare dhe jo-zyrtare.Duke përdorur një qasje moderne dhe konfliktit arkeologjike, u përqendruam në kulturën materiale dhe dimensione të peizazhit, hulumtimet e mia shqyrton perceptimin dhe identitetin e këtyre krijesave, kryesisht bunkerë,gjatë ndërtimit të epokës komuniste tyre, instalimin dhe përdorimin, si dhe ripërdorimin e tyre post-komunist dhe ri interpretim.

3.Autorja shkruan për bunkerët  se  E.Hoxha krijoi një stacion bunkersh gjatë viteve 1960, si një mjet për mbrojtje, por ai gjithashtu ka shërbyer për të mbajtur popullsinë nga frikë e botës së jashtme.Numri absolut i bunkerëve dhe fortifikimeve që janë ndërtuar krijuan nivelin më të gjerë të mbrojtjes ,që Shqipëria ka përjetuar ndonjëherë, edhe pse efikasiteti i tij nuk ishte testuar ngase  vendi nuk u pushtua gjatë Luftës së Ftohtë.Bunkerë janë instaluar si një përgjigje ndaj një numri të kërcënimeve të huaj në sovranitetin e vendit,shprehet E. Glass.

Kjo ka arritur kulmin e saj gjatë vitit 1968 kohë e pushtimit të  Varshavë të Çekosllovakisë, ku Bashkimi Sovjetik dhe aleatët e saj kryesore kanë ndalur përpjekjet për liberalizimin Çek. Organizata e Traktatit të Varshavës ishte një traktat kolektiv i  mbrojtjes në mes të shteteve komuniste gjatë Luftës së Ftohtë, nga të cilat Shqipëria kishte qenë një anëtar themelues në vitin 1955.Megjithatë, që nga ajo kohë, Shqipëria kishte ndërprerë lidhjet me Bashkimit Sovjetik në vitin 1961 dhe formoi një marrëdhënie të re me Republikën Popullore të Kinës. Për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Bllokut Lindor, Hoxha besonte se Shqipëria do të jetë objektivi i ardhshëm i Paktit të Varshavës-për tu  sulmuar dhe për të përgatitur vendin për pushtim.

4.Duke sjell të dhëna rreth këtij fakti,Glaas shkruan:Fillimisht, bunkerë janë prodhuar dhe instaluar në një shkallë relativisht të moderuar, përqendruar përgjatë kufijve tokësore me Greqinë dhe Jugosllavinë dhe kufirit bregdetar me Italinë. Zonat ushtarake, portet, qytetet dhe rrugët kryesore janë të mbrojtura edhe me bunkerë dhe foleve të zjarrit për përdorim ushtarak dhe për të ruajtur municion dhe pajisje. Megjithatë, nga fundi i viteve 1970 dhe fillim të viteve 1980 prodhimi bunker shqiptar shkoi deri në lodhje . Fabrika konkrete filluan të përdorin masa të mëdha për të sajuar  pjesë bunker i cili do të pajisur së bashku si një bashkim pjesësh gjatë instalimit.Kjo do të tregonte  se bunkerët mund të krijohen  më shpejt se kurrë më parë dhe janë ngritur në të gjithë peisazhit. Shkalla e madhe e këtij programi bunker  ka konsumuar sasi të konsiderueshme të financave shtetërore dhe burimeve të punës në një kohë kur plakja e pajisjeve  të  infrastrukturës  dhe industrisë  së  vendit ishte në nevojë urgjente për investime.Kjo situatë u bë më akute pasi Shqipëria ndarë përfundimisht me Republikën Popullore të Kinës në vitin 1978 dhe hyri në një periudhë vetë-mbështetja, pa një protektorat për herë të parë.

Autorja sjell fakte rreth bunkerëve shqiptarë.Numri aktual i bunkerë të prodhuara në Shqipëri  thotë Glass ,gjatë kësaj kohe është e panjohur dhe vlerësimet mund të shkojnë deri në më shumë se 1 milion, edhe pse shuma zakonisht është cituar është diku në mes 400,000 dhe 600,000. Pas vdekjes së Enver Hoxhës në vitin 1985, trashëgimia e ndërtimit të  bunkerëve  vdiq me të. Shqipëria nuk mund të përballonte  këtë shpenzim të  kushtueshëm më gjatë. Pas Udhëheqja komuniste në fund u shemb në vitin 1991, bunkerët u panë  si një trashëgimi të vjetërsuara të një epoke se vendi ishte duke u përpjekur për të lënë pas.Gjatë viteve 1990 dhe 2000, bunkerët e Shqipërisë u lanë të kalben. Natyra e fuqishme e ndërtimit të tyre betoni dhe çeliku i bëri ata shumë të vështirë për të shkatërruar, jeta post-komuniste u rrit dhe bunkerët të ngulitura në peizazhin shqiptar ishin në shpirtin kombëtar. Megjithatë, në vitet e fundit, bunkerët në disa vende janë shkatërruar me makineri të rëndë për nxjerrjen e përforcime metalike të përfshira brenda tyre, duke lënë vetëm një grumbull të betonit pas.Ato bunkerët që mbeten janë të ripërdoren shpesh për qëllime praktike siç janë strehimoret e kafshëve apo për ruajtjen dhe si vende të krijoj raki dhe përdorin si hedh gatim.Bunkerët mëdha dhe të vegjël  që janë të vendosura në zonat turistike shpesh janë pikturuar me shkëlqim ose janë konvertuar në bare plazh apo restorante. Akti i pikturës ose ripërdorimit të bunkerëve bën një risi nga këto struktura të Luftës së Ftohtë dhe zvogëlon nivelin e frikës që ata dikur kanë mbajtur.

*Autori ka drejtuar parqet arkeologjike të  Vlorës

Filed Under: Kulture Tagged With: búnkeres e shqiperise, Emily Glass, Gezim Llojdia, misión special

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT