• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2017

VENDIME TË RËNDËSISHME TË KËSHILLIT DREJTUES TË VATRËS

June 26, 2017 by dgreca

1 Kuvendi family1 Numerim votash

Në Foto: 1- Foto e përbashkët në Kuvendin e Vatrës të 10 Qershorit. 2- Nga numërimi i hapur i votave për secilin kandidat/

Të Shtunën me 24 Qershor 2017, në orën 10.00 paradite, u mblodh Këshilli Drejtues i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” dhe mori vendime të rëndësishme.

1 Vendim 1

VENDIM NR.1

Këshilli Drejtues i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, pas paraqitjes së raportit zyrtar të Kryesisë së Kuvendit të mbajtur më 10 Qershor 2017, nga shumica e anëtarëve të saj, Z. Adriatik Spahiu dhe Znj. Nazo Veliu, përkatësisht Nënkryetar dhe Sekretare e Kryesisë së Kuvendit dhe pas diskutimeve të anëtarëve të tij

Konstatoi:

Gjatë zhvillit të punimeve të Kuvendit pati mangësi si në drejtimin e punimeve të Kuvendit nga ana e Kryesisë së Kuvendit, ashtu edhe në mënyrën e organizmit dhe mbajtjes së diskutimeve; Pavarësisht dobësive dhe të metave organizative, Kuvendi ia arriti qëllimit të tij në përmbushjen e detyrave kanunore.

Sa më sipër Këshilli Drejtuesi i Federatës Panshqiptare VATRA

V E N D O S I:

  1. Këshilli Drejtues e konsideron të mbyllur debatin rreth Kuvendit të 10 Qershorit 2017 dhe vendosi përqëndrimin e strukturave të reja në realizimin e detyrave të ngarkuara.
  1. Mbështetjen pa rezerva të Kryetarit z. Dritan Mishto në ushtrimin e detyrave të tij funksionale si drejtuesi më i lartë i Federatës;
  1. Mbështetjen pa rezerva të Kryesisë së dhe ta nxisë atë në zbatimin e programit fitues;
  1. T’i kërkojë Kryesisë së re nxjerrjen e detyrave përkatëse për përmirësimin e punës në përgatitjen e kuvendit të ardhshëm.

VENDIMI NR 2

2 Vendim 2

Këshilli Drejtues në Vendimin e vet nr. 2 të datës 24 Qershor, thekson : 1. Shqyrtimin emër për emër të anëtarëve të kryesisë së re dhe miratimin  tërësore të përbërjes së saj.

  1.  Miratimin e Vendimit Nr. 2 /  Datë 13 Qershor 2017  të Kryetarit të Federatës për krijimin e Komisionit të Garancive Kanunore. Emërimin e z. Bashkim Musabelliu si Kryetar i Komisionit të Garancive Kanunore, me detyrë përmbledhjen e akteve kanunore ekzistuese, sistemimin e tyre dhe përgatitjen për botim. Ky Komision me një përbërje prej tre anëtarësh do të ketë fuqi konsultative të kufizuar deri në Kuvendin e ardhshëm, i cili do të përcaktojë rolin e mëtejshëm të tij. Komisioni nuk ka fuqi vendimmarrëse dhe nuk përfshihet në listën e organeve zyrtare vendimarrëse të Federatës.
  1.       Emërimin e z. Marko Kepi si Këshilltar i Kryetarit të Federatës, pa funksion vendimmarrës dhe nuk përfshihet në listën e zyrtarëve vendimarrës të Federatës.
  1.  Emërimin e z. Dritan Haxhia si Koordinator të Medias, pa funksion vendimmmarrës, por koordinativ për  mirëvatjen e aktiviteteve tona dhe pasqyrimin në media

3 Lista e Keshillit 3

ANËTARËT  e  KËSHILLIT DREJTUES

Agim Alickaj

Alfons Grishaj

Arben Zeqiraj

Astrit Gjonpali

Ahmet Hoti

Anton Raja

Albert Përndocaj

Bukurosh Curre

Bashkim Musabelliu

Cezar Ndreu

Dalip Greca

Dritan Haxhia

Eduart Bucaj

Elton Mara

Gëzim Nika

Ibrahim Kolari

Idriz Lamaj

Ismer Mjeku

Isuf Spahiu

Kaltrina Hoti

Kujtim Porja

Lek Përlleshi

Lek Mirakaj

Gjergj Lacuku

Medi Hoxha

Mehmet Kadrija

MeritaMcCormack

Mark Mrnacaj

Muhamet Omari

Pashko Camaj

Ramadan Gashi

Ramiz Mujaj

Rrustem Gecaj

Sabit Bitici

Sergio  Bitici

Shpresa Gallo

Uke Gjonbalaj

Ylli Dosku

Zamira Rubjeka

Zyhdi Karagjozi

Vasilika Dhimitri

Valentin Luma

Shënim: Kryetarët e Degëve janë anëtarë ex officio të Këshillit Drejtues

 

Filed Under: Featured Tagged With: te Keshillit Drejtues te Vatres, Vendime te Rendesishme

ODIHR dhe SHBA – deklarata për zgjedhjet Shqiptare

June 26, 2017 by dgreca

1 ODHIR

Vëzhguesit pohuan se procedurat zgjedhore nuk u respektuan plotësisht në shumë qendra votimi, dhe ndodhën përsëri votimi në grup dhe ndërhyrja e aktivistëve të partive. Po ashtu, transparenca e numërimit të votave nuk është e garantuar. Dita e zgjedhjeve kaloi në mënyrë të rregullt, thuhet në deklaratë, por disa procedura të rëndësishme nuk u respektuan plotësisht, në një numër të konsiderueshëm qendrash votimi të vëzhguara./

Nga Ilirian Agolli/Voa/Vëzhguesit ndërkombëtarë, që vëzhguan zgjedhjet parlamentare këtë të dielë në Shqipëri, theksuan deklaratën e tyre paraprake të paszgjedhjeve në një konferencë shtypi se zgjedhjet u mbajtën pas një marrëveshje dypartiake, dhe kjo siguroi pjesëmarrjen e opozitës, por zbatimi i saj krijoi një sfidë për administratën zgjedhore dhe rezultoi në një zbatim selektiv dhe jo të qëndrueshëm me ligjin.

Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve pohoi se partitë ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht dhe liritë themelore u respektuan.

“Politizimi i vazhdueshëm i organeve dhe institucioneve të lidhura me zgjedhjet, akuzat e gjera për blerjen e votave, dhe presioni ndaj zgjedhësve ulën besimin e publikut në procesin zgjedhor” – tha Roberto Battelli, Koordinator i Posaçëm dhe udhëheqës i misionit të vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, në deklaratën e përbashkët të vëzhguesve ndërkombëtarë.

“Praktikat e të kaluarës u përsëritën, veçanërisht shqetësimet për frikësime dhe presione ndaj votuesve, duke krijuar një atomosferë negative.

Marrëveshja PS-PD ishte një zhvillim pozitiv, por ajo solli tendosje në procesin zgjedhor.

Vëzhguesit pohuan se procedurat zgjedhore nuk u respektuan plotësisht në shumë qendra votimi, dhe ndodhën përsëri votimi në grup dhe ndërhyrja e aktivistëve të partive. Po ashtu, transparenca e numërimit të votave nuk është e garantuar. Dita e zgjedhjeve kaloi në mënyrë të rregullt, thuhet në deklaratë, por disa procedura të rëndësishme nuk u respektuan plotësisht, në një numër të konsiderueshëm qendrash votimi të vëzhguara.

Marrëveshja e 18 majit ishte e rëndësishme për të mbajtur zgjedhjet dhe solli disa përmirësime, pohuan vëzhguesit në deklaratën e përbashkët, por disa zhgënjime erdhën prej zbatimit të selektiv dhe të paqëndrueshëm në kurriz të ligjit.

Vonesave në formimin e komisioneve të shkallëve më të ulta dhe të numrit të madh të zëvendësimeve, – thuhet në deklaratë, – një pjesë e mirë e stafit zgjedhor nuk arriti të trajnohej. Të gjitha këto e ulën efektivitetin e administrimit të zgjedhjeve.

Zgjedhjet u zhvilluan në klimën e ndarjeve të thella dhe të gjata politike mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike të opozitës, si dhe në klimën e një besimi të ulët të publikut tek procesi zgjedhor.

Vlerësimi përfundimtar i zgjedhjeve, thuhet në deklaratë, do të varet pjesërisht nga mënyra se si do të zhvillohen fazat përfundimtare të procesit zgjedhor, duke përfshirë numërimin e votave, shpalljen e rezultateve dhe trajtimin e ankesave apo apelimeve të mundshme.

Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve përbëhet nga 330 vëzhgues nga 43 vende, duke përfshirë 255 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër të vendosur nga OSBE/ODIHR-i, 36 parlamentarë dhe punonjës nga Asambleja e OSBE-së, 25 nga APKE dhe 11 nga PE-ja.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron qytetarët shqiptarë

Shtetet e Bashkuara uruan qytetarët shqiptarë për ushtrimin e të drejtës së tyre demokratike të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, 2017. Në një deklaratë të ambasadës së Shteteve të Bashkuara thuhet se votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore në pjesën më të madhe të Qendrave të Votimit.

“Ne përgëzojmë punonjësit dhe vëzhguesit e përkushtuar të zgjedhjeve së ditës së votimit, të cilët punuan gjatë një dite feste kombëtare dhe të nxehti ekstrem, për të përmbushur detyrat e tyre” – vlerësohet në deklaratë.

Vëzhguesit ndërkombëtarë, thotë ambasada e SHBA-ve në Shqipëri, dëshmuan incidente të blerjes së votës, fotografimit të fletës së votimit, dhe presoni ndaj votuesve, por zyrtarët e zgjedhjeve dhe forcat e rendit iu përgjigjën pjesës më të madhe të këtyre ankesave, disa prej të cilave përfunduan në arrestime.

“Edhe pse disa nga shkeljet zgjedhore të dëshmuara ishin serioze dhe duhen adresuar, ato nuk ishin aq të përhapura sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve” – thuhet në deklaratë.

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: dhe SHBA - deklarata, Ilirian Agolli, ODIHR, per zgjedhjet shqiptare

Gezim i femijeve te Mesonjtores “Kuq e Zi” ne Astoria, Nju Jork

June 26, 2017 by dgreca

19429710_10158793079490567_2891608825153238504_n

Nga Kristaq PAPA/

Nxenesit e Mesonjtores “Kuq e Zi” qe funksionon prej tre vitesh ne dy nivele ,mbyllen  me sukses te plot vitin shkollor 2016-2017.Vec nxenseve te shkolles, ne kete gezim te femijeve moren pjese edhe mesues, prinder te femijeve, por edhe miq e dashamires te kesaj mesonjtoreje qe ndihmojne funksinimin normal te saj .Te gezuar qene vecanrisht femijet qe ndiqnin e perfunduan mesimet ne nivelin e dyte e qe perfunduan Abetaren ,librin e pare te kesaj GJUHE!Gezimin e tyre femijet si zakonisht e shprehen me kenget qe kenduan si dhe me poezit e dialogjet qe inerpetuan .Ne mes te ketij gezimi atyre u dhane certifikatat e titujve “Mbese e Nene Terezes”qe i merituan nxeneset Alba Bundo ,Ernea Tollja e Naile Tollja ndersa me titullin “Nip i Skenderbeut”nxenesi Rion Krasniqi.Nxenesit e nivelit te pare :Aiden Dajlani,Eron Papa,Amelia Semini,Thomas Vicens Ford i lll,Klara Dushollari,Erik Mehmetaj,Joana Kulla e Mason Papa u nderuan me dipllome si nxenes “Te shkelqyer” ne kete vit shkollor.
Me kete rast une falenderoj; nxenesit, per deshiren dhe perpjekjet qe bejne per te pervetesuar gjuhen e te pareve te tyre ,gjuhen e perendis, sic e cilesonin rilindasit e medhenje ,GJUHEN SHQIPE.,po edhe prinderit e tyre, qe vec ngarkesave te perditreshme, nuk pertojne, te sjellin femijet e tyre ne Mesonjtore cdo te shtune e cdo te diele.Do te vecoja ne kete falenderim biznesmenin e mikun tim Kristaq Foto si dhe zoterinjet Altin Bundo Erion Mehetaj dhe Ermal Semini .Me perkushtimin e femijeve ,prinderve e miqeve te Mesonjtore son ,jam i bindur se gjuha shqipe do te ruhet dhe do te trashegohet bres pas brezi nder shekuj, ne komunitetin shqipetare te Astorias N Y si shenje thelbesore e identitetit tone kombetare !Faleminderit femije,prinder ,mesues e miq!

Filed Under: Emigracion Tagged With: femijet e Mesonjtores, Kristaq papa, Kuq e zi, perfunduan vitin shkollor 2017

25 VJET NGA “ZBARKIMI” NË TIRANË I KORPUSIT TË PAQES

June 26, 2017 by dgreca

25 vjet më parë, 24 Qershor 1992, “Korpusi i Paqes” “zbarkoi “ për të parën herë në Tiranë. Profecia e ish Presidentit Sali Berisha:Do t’ju pëlqejnë vajzat shqiptare- Nga 22 pjesëtarë të Korpusit të Paqes, 10 djemë u martuan me vajza shqiptare, dhe një amerikane me një djalë shqiptar./
 1 Ok Hotel Tirana
Ne Foto:Amerikanet e pare te Korpusit te Paqes ne Tirane me 24 Qershor 1992/
Nga Dalip Greca/
 Craig Doughert është njëri nga pjesëtarët e Korpusit të Paqes që në verën e parë të demokracisë shqiptare, zbarkoi në vendin e shqiponjave për të kontribuar për demokratizimin e bastionit të fundit të komunizmit. Ai thotë se gazetat e asaj kohe në Shqipëri i patën epitetuar si “dallëndyshet e demokracisë amerikane”, ndërkohë që pas kësaj, një qytetar anonim shqiptar, i kishte provokuar më një shkrim të botuar para viteve ’90 në “Zerin e popullit”, ku Korpusi i Paqes, epitetohej si agresor dhe pushtues! Ai, anonimi, u kishte treguar një kopje të atij shkrimi të atëhershëm dhe këtu ishte mbyllur incidenti.
Craig, ashtu si shumë kolegë të tjerë të korpusit, për herë të parë ia kishte dëgjuar emrin Shqipërisë në muajin e parapërgatitjeve drejt vendit të panjohur, por kjo nuk i pengoi ata që të shkonin me dëshirë në misionin e ngarkuar. Gati të gjithë pjesëtarët ishin të rinjë në moshë, disa sapo kishin mbaruar kolegjet në Amerikë.Një ndër ta edhe Craig.
Udhëtimi për në Shqipëri ishte një aventurë e lodhshme por e këndshme, ndërsa realiteti i atjeshëm, më shumë se sa sfidë.
Craig Doughert nuk e ka të vështirë që të rikujtojë në detaje aventurën shqiptare. Po e përshkruaj si aventurën pasi vërtetë nuk i munguan elementët e aventurës. Kështu psh, ai kujton se në ditën e parë të zgjimit në hotelin shqiptar, një ngritje paksa e vonuar, të ndëshkonte me moslarjen e fytyrës pasi uji ikte më me vrap se gjumi. Guxoje e zgjoheshe vonë, i laje sytë me pështymë. Ai qesh, tek e kujton….Ndërsa kur dilnin shëtitje nëpër Tiranë i shihnin me kurreshtje sikur vinin nga një planet tjetër. Element tjetër i aventurës është një fakt interesant: Shumë prej pjesëtarve ranë në dashuri jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me vajzat shqiptare, ndërsa njëra prej vajzave amerikane ra në dashuri dhe u martua me një djal shqiptar dhe lindën kështu çiftet shqiptaro amerikane që bashkëjetojnë edhe sot.
-Kur u nisëm ishim 22, kur u kthyem u shumuam, u bëmë 32,-thotë Craig, tek do ta takoja në Nju Jork. Më pas ai kujton pritjen në ambasadën amerikane në Tiranë, ku takuan edhe ish presidentin Berisha, në prani të ambasadorit Rayerson. Biseda me Berishën është zhvilluar në anglisht. Ai u kishte thënë se ishte i sigurtë që herën tjetër, kur ekipi të largohej, biseda do të zhvillohej në shqip. Dr. Berisha na e parandjeu aventurën e martesës shqiptaro-amerikane. Duke qeshur na tha ne djemëve se do të njheshim me shumë vajza të ambla shqiptare dhe se ndoshta edhe martoheshim. Shqiptaret janë të bukura dhe familjare të mira, dhe na shkeli syrin. Ne të gjthë u shkulëm së qeshuri duke mos i kushtuar vëmendje, por ja tani…
 
Ish pjesëtari i Korpusit të paqes, Craig Doughert, tek e takova para disa vitesh në shtëpinë e tij të përkohshme në Barnes Avenju në Bronx,Nju Jork, nxori nga albumi personal një fotografi, e cila i takon muajit gusht 1992. Foto është bërë gati 3 muaj pas mbërritjes. Është një kujtim i tërë ekipit, dalë përpara Universitetit të Tiranës.
Craig m’i prezanton me radhë pjesëtarët e Korpusit të Paqes: në rreshtin e parë, nga e majta në të djathtë; Llenda Corry, e cila u emërua pedagoge në Vlorë, Aimee’, në Përmet, Lynnn Can’t në Fier, Roberti në shkollën e gjuhëve të huaja në Tiranë, Eddie Sottles në Universitetin e Shkodrës, Dina Siber në Kavajë.
Në reshtin e dytë, nga e majta në të djathtë; Lisa Morgan, punoi në Universitetin e Gjirokastrës, Heidi, në shkollën e gjuhëve të huaja të Shkodrës, Shirley, fillimisht u emrua në Elbasan, pastaj në Tiranë,Anne, dha anglisht në shkollën e gjuhëve të huaj të Korçës, Nancy Hohman në Berat, Kristen punoi në Durrës, Tim Walsh në Elbasan, Sean në Universitetin e Korçës,John shkoi e dha mësim në Pogradec, Tom në Universitetine Tiranës, Robert në Gjirokastër,, David në Tiranë,Jack në Universitetin e Shkodrës, ndërsa vetë ai, Craig-u, në gjimnazin e Lushnjës. Në bashkëbisedimin që zhvillova me të,Craig zbulon gjithë të fshehtat e misionit të tijë dhe pjesëtarëve të tjerë të Korpusit të Paqes….(Fragment nga libri ne proces” Histori Shqiptaro-Amerikane”)

Filed Under: Featured Tagged With: 25 vjet, dalip greca, i Korpusit të Paqes, NGA "ZBARKIMI" NË TIRANË

Një replikë për të mirën e Albana Xharrës!

June 26, 2017 by dgreca

2 enver-Bytyci-1

Nga  Enver Bytyçi/ Albana Xharra ka shkruar para disa muajsh egër kundër Sali Berishës dhe ky i fundit ka reaguar vetë ndaj kritikave dhe shpifjeve të saj dashakeqëse. Prandaj nuk jam prononcuar aso kohe. Sot Albana, në ditë të keqe për Partinë Demokratike të Shqipërisë, është marrë prapë me Sali Berishën, duke aluduar se edhe për këtë humbje “fajin e ka Saliu”! Po për çfarë “faji të Saliut” shkruan ajo? Sipas saj Partia Demokratike e Shqipërisë ka humbur, sepse Berisha i paska thënë asaj “Ndrikull” dhe “Nëna e Zeqos”!! Kështu Albana gjithçka e rrotullon rreth kërthizës së saj, edhe humbjen e PD-së, të cilën prej sot katër vitesh nuk e drejton Berisha, por zevendësi i tij, Lulzim Basha. Aq shumë na ishte gëzuar Albana për këtë humbje, sa nuk sheh humbjen katastrofale që ajo i shkaktoi PDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke e lëshuar atë krahasuar me vitin 2014 shumë më poshtë sesa rënia e Partisë Demokratike krahasuar me vitin 2013. Nëse bëjmë këto krahasime, atëherë vërejmë se partia e Albanës ra me 14 deputetë e Partia Demokratike e Shqipërisë pritet të bjerë me 5-6 deputetë. Dhe Albana e kërthizës së botës nuk merret me veten e partinë e saj, as me ndikimin negative që pati anëtarësimi i saj në PDK, por inatin e shfryn te Sali Berisha! Aq maniake e pakontrollueshme është, aq egoiste dhe arrogante shfaqet ajo! Kam shkruar shpesh, duke shpjeguar se “Egoizmi ka në themel hakmarrjen”. Përfundimisht shënimi i Albanës në mënyrën si është shkruar, me cinizmin e saj të pafre e të pakontrolluar, na dëshmon se ajo është e rrezikshme, njësoj siç është i rrezikshëm për shoqërinë çdo person egoist, që në vend të arësyetimit dhe gjykimit ve urrejtjen dhe hakmarrjen primitive. Rreziku i njerëzve të tillë rritet, nëse kemi parasysh se kjo kategori personash janë mjaltë për shërbime të caktuara në arritjen e qëllimeve që ato kanë në raport me Kosovën, Shqipërinë apo shqiptarët! Ndërsa sa i përket shpifjeve të saj të kaluara për kontributet, veprimtarinë dhe bëmat e Sali Berishës, ia siguroj asaj dhe çdo kritiku tjetër se historia do t’i shkruajë ato me realizëm pa u ndikuar aspak nga egoja e sëmurë e një njeriu që kujton se është kërthiza e botës, si Albana Xharra! Shkodranët thonë “T’u rittë mendja djalo!”, unë po të paralajmëroj Albana: “Mos hyp në majë të thënës se rrëzohesh një ditë e mund ta nxjerrësh gopin”! Dhe nuk e di nëse bëhesh apo nuk bëhesh soj, edhe po e nxore këmbën mbas qafe, duke nxjerrë gopin nga vendi! Kështu Bacë, meqenëse të pëlqen shumë ky nocion! Pse jo, edhe: -Kështu mixhë! Mos hapro, se ze n’thue e thyen qafën!

 

Filed Under: Komente Tagged With: e Albana Xharrës!, Enver Bytyci, Një replikë për të mirën

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT