• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2017

DRINI KUPI, 28 VJEC, NDERROI JETË NË NJU JORK

August 12, 2017 by dgreca

NJOFTIM- DRINI KUPI, 28 VJEC, NDERROI JETË NË NJU JORK/1 Drini Kupi

 

Një lajm tragjik vjen nga familja e Lulzim Kupit më banim në Nju Jork: Djali i tij, Drini Kupi, 28 Vjec, ka humbur jetën në një aksident me motorcikletë.

Familja Kupi njofton komunitetin se pret ngushellime Ditën e Hënë,

14 Gusht 2017 nga ora 5.00 PM deri në orën 9 PM dhe të Martën me 15 Gusht 2017 nga Ora 5 PM deri në 9 PM.

Arkivoli me trupin e  të ndjerit do të pushojë në :

Memorial Chapel në adresën:

114-03 Queens Blvd

Forest Hills, NY 11375

Gazeta Dielli i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Kupi dhe fton komunitetinqë që t’i gjendet pranë Familjes Kupi për t’ia lehtësuar dhimbje.

Filed Under: Featured Tagged With: Drini Lulzim Kupi, nderroi jete, ne Nju Jork

Vdes burri më i vjetër në botë

August 12, 2017 by dgreca

1 me i vjeter burriBurri më i vjetër në botë, Yisrael Kristal ndërroi jetë në moshën 113-vjecare. Ai mori para një viti rekordin Guinness për moshën e tij, por gjendja e rënduar shëndetësore ka bërë që të vdesë.

1 burri me i vjeter

Bëhet me dije se ai ka vazhduar të mbijetojë duke qëndruar pranë dy fëmijëve, 9 nipër e mbesave dhe 32 stërnipërve.

Kristal nga Polonia i përket popullit hebre dhe është ndër të vetmit që ka mbijetuar nga lufta duke peshuar vetëm 37 kg.

Kur theu rekordin botëror për moshën në mars të 2016, ai nuk kishte dhënë asnjë shpjegim për jetëgjatësinë e tij.

“Nuk e di sekretin për jetë të gjatë, besoj se gjithcka është e vendosur nga lart dhe asnjëherë nuk do ti dimë arsyet e vërteta,” – kishte thënë

Filed Under: Kronike Tagged With: nderroi jete, në moshën 113-vjecare, Yisrael Kristal

Deputeti i PDIU Rakipi aksidentoi me vdekje një këmbësor

August 12, 2017 by dgreca

1 Rakipi

Aksidenti i mëngjesit të sotëm në aksin Vorë-Tiranë me pasojë vdekjen e një qytetari dhe ku rezulton i implikuar deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi, nuk është ngjarja e parë ku një ligjvënës ndodhet në pozitën e të dyshuarit apo edhe të akuzuarit, qoftë politikisht apo edhe të opinionit publik.

aksidente

Nëse i referohemi ngjarjeve të tilla, historia e aksidenteve të shkaktuara apo ku kanë rezultuar të përfshirë zyrtarë të shtetit apo deputetë janë disa, por më pasoja të rënda si humbje jetësh rezultojnë vetëm 4, me gjithë aksidentin e mëngjesit të së shtunës.

Pavarësisht se deri më tani asnjë prej të akuzuarve, qoftë edhe politikisht si autorë aksidentesh, nuk është marrë nën hetim për të provuar ose jo fajësinë e tyre, ndoshta ngjarja e sotme mund të shënojë një pikë kthese edhe për rastet kur në ngjarje të tilla të rënda janë të përfshirë zyrtarë të shtetit.

Nëse një qytetar i zakonshëm, me automjetin e tij përfshihet në një aksident, ai nuk falet, as moralisht e as ligjërisht.

Brenda pak minutash policia publikon të dhënat, masën e marrë ndaj tij, pamjet filmike, fotot dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me ngjarjen. Ndërsa në ato raste kur të implikuar në aksidente rrugore janë zyrtarë apo ligjvënës të shtetit, gjithmonë ka një hezitim apo një përpjekje për të mbuluar me një mister atë që ka ndodhur, duke shmangur jehonën dhe duke u munduar deri në fund të ruhet anonimati i personit të përfshirë.

Kështu ndodhi edhe sot me komunikatën zyrtare të policisë, e cila jepte me iniciale si shtetasin që kishte humbur jetën, ashtu edhe drejtuesin e mjetit të përfshirë në aksident. Por vetëm kaq, pasi për të nuk thuhej as pozicioni që mban, as mosha dhe asnjë e dhënë tjetër.

Nëse ky është një standard, atëherë e njëjta praktikë duhet të ndiqet me çdo qytetar tjetër në këtë vend që sot, nesër, apo në ditët në vijim mund të përfshihet në një aksident, të cilat në Shqipëri shkaktojnë viktima më tepër sesa çdo vepër tjetër.

Çështja nuk është nëse policia po tenton sot të mbajë disi të fshehur një ngjarje të zbuluar nga mediat, por ky është një mentalitet që mbizotëron ndër vite; ndërsa aksidente të tilla ose janë denoncuar nga partitë politike ose janë hulumtuar nga mediat, por në fund të fundit, institucionet ligjzbatuese nuk kanë lëvizuar as majën e gishtit për të thënë një version mbi atë që ka ndodhur, qoftë edhe pa përcaktuar fajtorë.

Gjithçka është tentuar të mbahet larg vëmendjes, transparencës, madje duke ngritur dyshime të forta për mbylljen e çështjeve pa u hapur asnjë hetim.

Aksidentet ndër vite me pasojë vdekje

Nëse i referohemi statistikave, rastet kur në aksidente janë të përfshirë zyrtarë dhe kur ka pasur pasoja të rënda, janë të pakta.

Sokol Nako, ish-ministër i Transporteve, është përfshirë në një aksident të rëndë, ku humbi jetën një qytetar, ndërsa ai më pas dha dorëheqjen. Aksidenti, që u mbajt fillimisht i fshehtë, dhe më pas u tha se ministri i atëhershëm ishte në një inpektim rrugësh, ndodhi në aksin dytësor Tiranë-Durrës. Në atë kohë, opozita akuzoi ministrin si të përfshirë drejtpërsëdrejti në aksident, por vetëm ditë më pas pati një reagim, kur Nako dha dorëheqjen nga pozicioni ministror dhe më pas u largua nga politika. Në atë kohë çështja u mbyll, ndërsa ish-ministri i Transporteve, duket se zgjodhi rrugën për të “ndëshkuar” veten duke lënë mënjanë karrierën politike.

Rreth një vit më pas, mediat raportuan për një tjetër aksident me makinë, ku edhe sipas denoncimeve të opozitës së atëhershme (PD) akuzoheshin ish-Kryeministri Nano dhe Blendi Klosi, aktualisht deputet. Aksidenti ndodhi në shkurt të 2001-it, pranë Shkallnuerit, fshat në Durrës, ndërsa viktima ishte një shtetas 81 vjeç, që u tha se po ecte anës rrugës. Në atë kohë u raportua se trupi i pajetë i të aksidentuarit përfundoi në një kanal anës rrugës, në rrethana që nuk u zbardhën asnjëherë nga policia dhe prokuroria, por akuzat publike nga opozita fajësonin dy politikanët e lartë që kishte PS në atë kohë. Edhe në këtë rast hetimi u mbyll pa nisur mirë, me pretendimin se autorët nuk dihen, ndërsa asnjë nga emrat e akuzuar nga opozita e atëhershme nuk u thirr në Prokurori. Madje për të zbardhur aksidentin e Shkallnuerit, PD kërkoi në dhjetor të 2003-it, ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, që nuk u miratua nga mazhoranca socialiste.

Një tjetër denoncim i bërë nga PD është aksidenti i korrikut 2014, ku u akuzua Kryeparlamentari Ilir Meta, aktualisht President i Republikës për fshehjen e ngjarjes.

PD akuzoi se një 19-vjeçar u aksidentua për vdekje nga eskorta e Kryetarit të Kuvendit, që drejtohej nga Ilir Meta, duke vijuar më tej se Ministria e Brendshme dhe policia po manipulonin ngjarjen.

Aksidenti ndodhi në fshatin Bilalas në Manëz, ndërsa viktima ishte kalimtar. Në atë kohë, Ministria e Brendshme, tha se oficeri i gardës që ishte përfshirë në aksident ishte arrestuar, por ai po udhëtonte me automjetin e tij, duke përgënjeshtruar akuzat e PD për një përfshirje në aksident të eskortës së Kryetarit të Kuvendit, apo fshehjen e ngjarjes prej tij.

Aksidenti i fundit që ka ndodhur me përfshirjen e një zyrtari është ai i mëngjesit të 12 gushtit 2017, ku një shtetas 53 vjeçar humbi jetën, ndërsa makina drejtohej nga deputeti Aqif Rakipi, i cili është vetëdorëzuar në polici pak minuta pas ngjarjes.

Filed Under: Politike Tagged With: Deputeti Rakipi. aksident

Kosovë- Qeveria në detyrë me ministra të rinj

August 12, 2017 by dgreca

-Qeveria në detyrë me ministra të rinj në mbledhjen e gjashtë pas zgjedhjeve të para dy muajve në Kosovë/

2 Qeveria min e rinj-Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është ftuar për të hënën e javës së ardhshme/

-Kur do ketë Kosova qeverinë e re të votuar në  Kuvendin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit ende nuk dihet/

PRISHTINË, 11 Gusht 2017-Behlul Jashari/ Qeveria e Kosovës, e zgjedhjeve të para tre viteve, zhvilloi sot edhe me disa ministra të rinj mbledhjen e 152-të, të gjashtën të pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të para pikërisht dy muajve, 11 qershorit, të shtatën si qeveri në detyrë pasi u rrëzua në 10 maj në seancën e Kuvendit në mocion mosbesimi.Në hapje të mbledhjes, kryeministri në detyrë Isa Mustafa njoftoi kabinetin qeveritar me ndryshimet e bëra në qeveri, pas zgjedhjes së disa ministrave për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Janë këtu prezentë disa prej plotësimeve që janë bërë dje, që praktikisht i kemi përmbyll dhe nuk e kemi lënë asnjë ministri pa mbulesë. Është zëvendësministri i Punëve të Jashtme i cili është autorizuar të kryej detyrën e ministrit, Emanuel Demaj. Është Kurtan Kajtazi prej Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili poashtu sot e ka marrë autorizimin që të ushtrojë detyrën e ministrit dhe kemi Valentin Toçin, i cili tani është në krye të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kështu që të gjithë sektorët i kemi të mbuluar me përgjegjës, përderisa të kemi punë, atëherë e bëjmë këtë punë dhe e përmbyllim në mënyrë komplete”, tha kryeministri Mustafa.

Më parë, në 7 gusht,  bëhej e ditur se kryeministri Mustafa mori vendim për emërimin e katër ministrave të rinj në kuadër të qeverisë së Kosovës.

Në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, kryeministri Mustafa ka emëruar ministër të Financave zëvendësministrin e deritashëm Agim Krasniqi, ministre të Kulturës, Rinisë dhe Sportit shefen e deritashme të Stafit në Kryeministri, Vlora Dumoshi, ministër të Infrastrukturës zëvendësministrin e deritashëm, Hanefi Muharremi, si dhe ministër të Punës dhe Mirëqenies Social, zëvendësministrin e deritashëm, Safet Kamberi.

Paralajmërohej se, në vijim kryeministri Mustafa do të marrë vendim për emërimin edhe të ministrave të tjerë në vend të ministrave të deritashëm, të cilët janë zgjedhur deputetë.

Ministrat e rinj do të ushtrojnë këto detyra deri në themelimin e Qeverisë së re të Kosovës, bënte të ditur njoftimi dërguar nga qeveria në detyrë.

Kur do ketë Kosova qeverinë e re të votuar në  Kuvendin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të para dy muajve ende nuk dihet.

Mbledhja e 2 gushtit mund të ishte e fundit e kësaj qeverie, pasi për një ditë më pas ishte ftuar mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës pas së cilës mund të zgjidhej qeveria e re, por seanca vetëm nisi dhe mbeti e papërfunduar, pa zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nisi në 3 gusht paradite me vonesë dhe vijoi me tre pushime dhe një ndërprerje në mesditë, pastaj e ftuar për në orën 15:00 për vazhdimin që u bë i pamundur nga mosardhja e deputetëve të koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-Nisma. As në 4 gusht nuk vijoi seanca meqë vijoi mungesa e deputetëve të koalicionit fitues, ndërkohë që vetëm gjysma e tyre kishin ardhur në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës edhe dje gjatë vazhdimit të seancës konstituive nuk arriti të procedojë me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, pasi përsëri nuk merrte pjesë koalicioni PDK-AAK-Nisma, i cili si fitues i zgjedhjeve është i vetmi subjekt që ka të drejtën për propozimin e kryetarit të Kuvendit, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të para tre viteve.

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është ftuar sot nga kryesuesi-deputeti më i vjetër, Adem Mikullovci, për të hënën e javës së ardhshme, 14 gusht, me të vetmen pikë në axhendë: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Të mërkurën e kësaj jave në takimin e dytë konsultativ të partive parlamentare me kryesuesin koalicioni PDK-AAK-Nisma ka kërkuar edhe një takim tjetër pas një jave dhe më pas thirrjen e seancës në 17 a 18 gusht.

“Nuk pati konsensus lidhur me propozimin që vazhdimit të seancës t’i paraprijë një takim tjetër konsultativ të mërkurën e ardhshme, në 16 gusht 2017”, theksonte njoftimi dërguar nga Kuvendi. Kryesusi i seancëse konstituive, i cili është nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ka deklaruar se nuk do ftojë më takime konsultative të partive parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka marrë pjesë në takime konsultative duke theksuar se ato janë të panevojshme dhe se thirrja e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit është në kompetencë të kryesuesit.

Pa zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve nuk përmbyllet konstitumi i Kuvendit dhe nuk mund të kalohent në votimin e kryeministrit e qeverisë së re të Kosovës.

Rezultatet e zgjedhjeve nuk i kanë dhënë numra të mjaftueshëm koalicionit fitues për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Këto rezultate as nuk i mundësojnë asnjë subjekti të vetëm ta krijojë qeverinë e re, prandaj koalicionet paszgjedhore, që nuk janë bërë ende, janë të domosdoshme si e vetmja alternativë për të mos shkuar sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme paralamentare, që do ishin të dytat brenda vitit 2107, kur janë edhe zgjedhjet e rregullta lokele në 22 tetor.

Filed Under: Analiza Tagged With: kosova, ministra te rinj

Liria pozitive e besimit….

August 12, 2017 by dgreca

1-Blerta-Haxhiaj

Liria pozitive e besimit dhe liria negative e besimit  – Habermas/

Nga Blerta Haxhiaj/

Habermas Jurgen me një teori normative në mënyre të kujdeshme na tregon se si duhet te jete (….) dhe jo se si është (….). Një ngjajshmeri me Hanna Arend – ku e gjithë puna e saj është në kuader të politikes dhe jo për politikën. Gjendja shpirtërore karakterizohet nga dy tendenca primare të cilat janë  – ekspansioni i konceptimeve natyraliste mbi boten dhe ndikimi politik i fanatizmave fetare. ‘Commonsense’ qytetar vihet në sprovë dhe ato fetare dhe jo fetare mundohen të gjejnë një ‘Modus Vivendi’  që të jetojnë në një rregullsi dhe në harmoni së bashku. Ku është momenti për inkuadrimin e elementeve teknike? – Krijimi i opinionin dhe shprehja e vullnetit të lire në shoqeritë demokratike mund të funksionojë dhe të realizohet atëherë kur qytetaret përmbushin pritjet e mundshme në qytetarinë e sjelljeve dhe në komunikimin e tyre. Nuk është e lehte të komunikohet mes dy apo më shumë religjoneve sepse lëmë vend keqkuptimeve dhe konflikteve qoftë verbale – simbolike apo fizike. Që bindja fetare të realizohet edhe në komunikim duhet të respektohet ajo,  duhet të gjendet rruga e duhur për këte komunikim.  Dialogu midis Natyralizmit dhe Religjonit (mes asaj qe rritet nga vetëvetja dhe të shënjtes) si element inkuadrohet sekularizmi, roli, poziviteti dhe negativiteti i saj mirëpo pa harruar teknikat dhe elementet në komunikim sepse nëpermes komunikimit shprehin njohurite dhe dijet. Habermas në “Theory of Communicative Action”, religjonin e trajton nga një prespektive sociologjike. Si një mënyre arkaike e integrimit social, qëkur atëherë, sidoqoftë, ai eksploron rolin e religjonit në politik dhe marrëdhenien midis “metodikes” religjoze dhe filozofike të diskursit. Filozofia hyn në loje vetem me anën sekulare : – “Unë bëj dallimin në mes termit ‘sekular’ dhe atij ‘sekularist’. Në ndryshim me pozicionin mospërfilles të një personi sekular apo jobesimtar, i cili mban qendrim agnosticist përkundrejtë vlerave fetare, sekularistët hyjnë në polemike me doktrinat fetare të cilat, megjithatë tezat e tyre të papërligjura shkencerisht gëzojnë sidoqoftë një peshe shoqërore. Sot sekularizmi shpesh mbështetet mbi një natyralizëm të rrepte, do të thotë një natyralizem të argumentuar shkencërisht. Ndryshe nga rasti i relativizmit kulturor në këte rast mua nuk me duhet të marr qendrim për sfondin filozofik. Sepse në bashkelidhjen tonë mua më intereson çeshtja nëse zhvleftësimi sekular i fese, kur një dite ai pranohet nga shumica dermuese e qytetarve sekulare, do të përputhet, përgjithësisht, me raportin e skicuar të barazise shtetërore – qytetare dhe diferencave kulturore” Si filozof ky autor (Jurgen Habermas) ka përshkruar qasjen e tij si një ‘ateizem metodologjik’, e cila nënkupton një lloj eksperimenti në demitiligjizimin radikal e cila sidoqoftë është e hapur. E shikuar nga ky kënveshtrim nuk do të nënkuptoje që kjo është e pakuptueshme apo e vështire nga ana e reflektimit teologjik. Ai garanton atë  që quhet aftësitë e panevojshme për kuptimin që janë të ruajtura në gjuhen religjoze. Aftesi të cilat nuk janë të reduktuara në arsye filozofike dhe sekulare. Autori insiston në diferencen mes mënyres diskursive filozofike dhe teologjike, si një refleksion i fatit, teologjia nuk mund të heqe dore nga esenca e vet në eksperiencen religjoze dhe rituale. Si pasojë ajo reziston si apologji e cila synon të japë (gjeneroje) besime religjoze nga premisat filozofike. Këtë revizionim Habermas e zhvillon në dialogun e zhvilluar me Cardinal Ratzinger (Pope Benedict XVI), këtu verehet se sa shumë filozofia perëndimore përmban trashëgimi Kristiane, ku filozofet asimilohen duke ndjekur idete e përgjegjësisë, autonomise dhe të justifikimit; historia dhe kujtesa; fillimi i ri; inovacioni; kthimi; alienimi; rimishërimi; individualizmi dhe komuniteti. Idea e Krishtertë se qenia njerëzore është një imazh i Zotit ka qënë një bazament i rëndësishem për teorine morale–politike perendimore. E cila nëse përkthehet në idene religjoze nga këndveshtrimi sekular ‘njeriu si i barabartë në dinjitet dhe respekt i pakushtëzuar’. Këtu mundësohet lidhja mes mundësive të shprehjeve të diferencuara dhe ndjeshmërise e cila derivon në ato jetë të cilat kanë konsumuar, semundje sociale, dështimi në jete dhe deformimi i relacionit njerezor. Në mënyren e veprimit apo pragmatizmit religjoni mund të prese ose të kete përmbajtje njohëse integrale e cila nuk është ezauruar nga mundimet sekulare. Habermas duket që ka lokalizuar kufijte e eksperimentit të tij metodologjik të demitiligjizimit. Autori evokon për një dialog në të cilën format e përbashkëta sekulare dhe religjoze mund të mësojne nga njera-tjetra. Këtu lidhja mes menyres sekulare dhe religjoze ateron ne ate pozicion ne te cilen Habermas e quan dhe e vendose religjonin ne sferen publike. Jo çdo hapesire publike përben një sfere publike? Duhet të plotësohen disa kushte që të përmbushen kriteret për sfere publike, pra jo çdo hapësire përben një habitat (gjendje) të sferes publike.”Për ta njohur të veçantën në natyren sociale të njeriut, duhet përkthyer fjale për fjale formulimi i famshem i Aristotelit, me çka njeriu është një zoom politikon: njeriu është një kafshë politike, do të thote një kafshe ekzistuese në hapësiren publike. Me sakte mund edhe të thuhej: njeriu është një kafshe, i cili fale ndërthurjes se tij fillestare në nje rrjetezim publik të marrëdhenieve sociale vetem atehere i zhvillon kompetencat e veta, të cilat e bëjne ate një personalitet … Ne, njerezit mësojme nga njeri – tjetri dhe kjo është e mundshme vetem në hapësiren publike të një mjedisi kulturor stimulus” Sfera publike lidhet me strukturat dhe pasojat e qellimeve se përse një sfere e tillë ekziston. Shpeshhere kur flasim për sferen publike kihet parasysh se sfera e mediave, një nga elementet qe e përbejne sferen publike. Habermasi vinte në dukje se përmasa e sferes publike kerkon të përligje të drejten e pushtetit të saj politik duke këmbëngulur në karakterin universal të burimeve normative të cilave individet i drejtoheshin. Habermas sferen publike e sheh si nje ideal vleresues ku ndryshimi ne sferen publike nenkupton fuqinë korrigjuese të saj duke paraqitur një përmase normative dhe aksiologjike që i njihen sferes publike si një tip – ideal. “Per sferen publike të qytetarise ashtu siç shihet nga Habermas, si një arene e debatit publik, te informuar dhe rezonues ….” Në diskutim domethene në debat, për të ditur nëse ‘kërkesat e vlefshmerise’ të paraqitura në aktin e kominikimit janë gjithashtu të perligjura ku bëhet fjalë për ‘perpikeri’–‘ saktesi ‘ dhe ‘çiltersi’. Që diskutimi të rrjedhe mirë duhet siguruar që çdo pjesemarres ka një mundësi të barabartë për të shpalosur ‘përpikmërinë’ e mendimit te tij, të kërkoje të vleresohet ‘saktësia’ e tij dhe të parashtrohe hapur ‘çiltersine’ e tij. Relacioni në qendër të përmbajtjes janë detyrat e qytetarve besimtare për të përkthyer religjonin e tyre të bazuar mbi thirrjeve apo shprehjeve sekulare, mundesisht të hapura ndaj arsyes. Për Habermasin besimi nuk duhet nënvleresuar si një force ekzistenciale e religjonit, se si besimi për disa besimtare mund të sigurojë bazat e mjaftueshme për drejtimet e tyre politike, edhe atëhere kur arsyeja publike mund të merret si mbështetësë e këtyre pikepamjeve. Çeshtja e cila besimtaret e përshtatin në religjonin e tyre nga pikëpamjet sekulare si justifikim imponon ngarkesa të panevojshme të këtij lloji. Përgjigjet e kërkuara për këtë lloj përshtatshmërie ndoshta u pershtaten vetem politikaneve dhe personaliteteve publike nën institucionet e pushtetit të cilet e bëjnë, aplikojne dhe ekzekutojne ligjin. Jo vetëm në sferen publike mirepo edhe në ambientet e pushtetit, arsyeja religjoze mund të jete e mjaftueshme për të justifikuar vendimet shtrenguese ligjore dhe administrative. “Sekularizmi i pushtetit shtetëror ishte përgjigjja e përshtatshme ndaj luftërave konfensionale të fillimeve të Eres së Re. Parimi i ‘ndarjes se shtetit nga kisha’ është përmbushur shkallë-shkallë dhe në mënyra të ndryshme në legjislacionin e vendeve te ndryshme. Dora dores pushteti shtetëror merrte karakter sekular, me përpara vetem sa të duruara, u jepeshin të drejta të metejshme – pas lirise së besimit së fundi edhe e drejta për ushtrimin e lire dhe të barabarte të besimit. Një vështrim historik mbi këtë proçes të vështire dhe që zgjati deri ne shek. XX mund të na jape informacion të mirë për premisat e arritjes së çmueshmerise të një lirie besimi gjithëpërfshirese, të përgjithshme dhe të barazvlefshme për të gjithë qytetaret” Habermasi qëndron në premisen se parimin e neutralitetit e zhbën atë që nëngjesh demokracinë moderne konstitucionale, me ndarjet e saj të kishave dhe statusit. Këtu është idea se të gjitha vendimet politike duhet (patjeter) të formulohen në atë gjuhe e cila është e barabarte për të gjithë qytetaret, dhe duhet (patjetër) të jete e mundshme që të justifikohet në po atë gjuhe. Mirepo ka edhe të tille që e kundërshtojne këtë ide për një demokraci te legjitimuar. Respektivisht presupozohet se proçedurat dhe vendimet duhet të veprojne me një background të barabarte për të gjithë qytetaret, edhe pse demokracia duhet të mbajë legjitimitetin e vet dhe të shmange disfunksionimet prapë se prapë derivon te pushteti. Përmbajta e këtyre debateve shtrihet mbi barrën e qytetarve, besimtaret mund të kenë si objektiv teorite e Habermasit i cili tenton të vendose  planin asimetrik mbi barren e tyre, nga ana institucionale duke tejkaluar mënyrat sekulare të justifikimit. Jobesimtaret nuk kanë nevoje të mbajnë të njëjtin justifikim religjoz. Këtu Habermas ofron hipotezen se besimtaret dhe jo – besimtaret janë të përfshirë në një proçes komplementar të mësimit në të cilën nga çdo anë mund të mesojnë nga njeri – tjetri, si një proçes kooperativ mesimi. “Ndërkaq mbetet gjithnjë e diskutueshme se si në rastin konkret do të hiqet kufiri mes lirisë positive të besimit, pra të së drejtës për të ushtruar besimin tënd dhe lirisë negative të besimit, për të mos qënë i detyruar t’u nënshtrohesh praktikave fetarë të besimeve të tjera. Por në një demokraci, të dëmtuarit – qoftë edhe jo drejtëpërdrejtë – marrin pjese edhe vetë në procesin e vendimmarrjes”. Përshtatja mundëson që të shtrohen pyetje dhe çeshtje nga të dy anët, besimtari e cili kërkon argumente të pranueshme publicistike ndërkohe që jo–besimtari mundohet ta afrojë religjonin si një burim të mundshem të mendimit, ku të gjitha të vërtetat e ekzistences njerëzore janë të relevuara. “Kuptimi deontologjik i vlefshmerise së normave, ndërkohe të bëra problematike, shpalosen në kushtet e diskursit si ideja posttradicionale e vërtetësise së marrjes parasysh në mënyre të barabarte të interesave. Nevoja arsyetuese, e shtrirë në vete normat, me pas tërheqe vemendjen në desiratin e një parimi perkates të moralit, i cili si rregull argumentuese mund të bënte të mundshme nje konsensus të arsyetuar mbi normat e diskutueshme dhe me këtë mund t’i  ruante moralin edhe në kushtet moderne një domethenie kognitive” Habermasi sugjeron disa shtrirje të mundshme te besimtaret, ku në perëndim në fund të fundit, të Krishteret nuk janë edhe aq të ngarkuar ashtu siç mendohet, pas të gjithave disa nga idete sekulare të cilat informojnë një demokraci konstitucionale informojnë edhe të drejtat individuale të patjetersueshme, liria dhe pelqimi qe origjinen e kanë në Krishterim. Disa arsye te religjoni, ato mund të kenë dalë në siperfaqe në mënyre inteligjente si një prepozicion te jo-besimtaret, e të cilat nuk mund të përshtaten nga eksperienca e jetes apo te fati, sidoqofte mbetet e rëndesishme që jo-besimtaret të mesojnë nga besimtaret dhe duhet që besimtaret të kenë një avantazh epistemologjik në këtë proçes përshtatshmërie apo ndryshe proçesi determinues ose një permbajtje sekulare të përshtatshme të jetë e bazuar mbi arsyen. Objektivizmi presupozohet se sipas këndveshtrimit të tij është një asimetri mes arsyes publike sekulare nga e cila në të dy anët e saj ka akses në parimet e tij, dhe arsyet religjoze nga e cila vetem besimtaret kanë akses të plote.

Përndryshe mbështjetja objektive nga pozicioni i Habermasit është të drejtojë atë objektivitet e cila thirret në përmbledhje ku të tërë parimet e të gjitheve kanë një akces të barabarte duhet të kenë një vend të priviligjuar në diskursin politik. Për të refuzuar pozicionin publik të arsyes sekulare, në një shoqeri pluraliste, është si të thuash aty nuk ka arsye publike, çdo prespektive e qytetarit qofte religjoze apo jo është e kuptueshme që të jete e barabarte me te tjeret. “Doemos ‘toleranca’ nuk është çeshtje vetëm e ligjvënies dhe ligjzbatimit, ajo duhet praktikuar në jetën e përditshme. Tolerance do të thotë që besimtaret, besimtaret ndryshe dhe jobesimtaret të pohojne reciprokisht bindje, praktika dhe forma jetesore që ata vete nuk i pranojnë” Mos të harrojme se dikush mund të heqe asimetrine mes aksesit të arsyes sekulare dhe religjoze duke bërë një diskurs të barabartë të pranueshme për të gjitha parimet, mirëpo kjo vështire mund të justifikoje eksperiencen ekzistenciale. Diskursi diskursiv i diskutimit, pohimi që konsiston në zberthimin racional të objektit për të cilin mendohet, gjykohet e cila eshte e kunderta e intuites. Ndërthurja simpatike shoqëri – politike – religjon të derivon në kanale të shumta të komunikimit, për të shkuar atje duhet kuptuar se çfare është natyralizëm, sekular, sfere publike, hapësirë publike, demitiligjizimi (deligjitimi i mitit) dialogu që thërret autori ka format e përbashkëta që mund të mësojne nga njera – tjetra, liria negative dhe liria positive e besimit.

Filed Under: Analiza Tagged With: Blerta Haxhiaj, Habermas, Liria pozitive e besimit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT