• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2017

Apolloninë e kanë krijuar grekët, po shqiptarët ku ishin?

August 30, 2017 by dgreca

Katër shkrimtarë nga Suedia vizitojnë Shqipërinë /

1 Apollonia,_4 me shkrimtaret suesdes3 Me shkrimtaret suedez2foto nga aktiviteti

Shkruan: Nuri Dragoj/

Disa ditë të fundmuajit qershor, bashkë me professor Zyhdi Dervishin dhe Viron Konën, u ndodhëm në shoqërinë e katër shkrimtarëve suedez që erdhën për të vizituar Shqipërinë. Anna Matsson, poete, shkrimtare, anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë, perkthyese e veprës së Astrid Lindgren ne gjuhën Kmere; Kristin Bjarndotter, poete, shkrimtare në gjuhën suedeze dhe inslandeze, kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve të rajonit të Göteborgut. Dy prej miqve qenë me origjinë shqiptare. Sokol Demaku, poet, publicist, gazetar, shkrimtar dhe përkthyes, njëkohësisht kryetar i Qendrës Kulturore Migjeni në Borås të Suedisë dhe Hamit Gurguri, shkrimtar, përkthyes, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Göteborg.

Në datën 26 qershor ndodheshim në Fier. Drejtorja e Bibliotekës aë qytetit, Klodiana Gjata, erdhi për të na takuar pranë hotel “Dashamiri”. Biseduam me të lidhur me aktivitetin, pjesëmarrjen dhe pasi e ajo e garantoi shkrimtarin Sokol Demaku për zhvillimin normal të aktivitetit, u largua për të na lënë në shoqërinë e mikut tim, Nuri Plaku, poet, studiues dhe njohës i thellë i muzeut të Fierit. Nuriu na ftoi për darkë në Karavasta, e cila ndodhet rreth 25 km në perëndim të gjysmës së rrugës Fier-Lushnjë, ose një orë udhëtim me makinë. Ishte bashkë me shkrimtarin Lili Gogu.

Pranë Lagunës së Karavastasë

Laguna e Karavastasë është më e madhja në Shqipëri dhe nga më të rëndësishmet e bregdetit Adriatik, me gjatësi 10.6 km, gjerësi 4.3 km dhe thellësi deri në 1.5 m, ose me sipërfaqe prej 4330 ha. Gjithkush që ka interes për të, mund të shohë të dhënat edhe në wikipedia. Ajo ndahet nga deti me anë të pyjeve me pishë të Parkut Kombëtar të Divjakës. Aty gjenden disa lloj pishash dhe veçon një lloj i veçantë Pelikani që quhet Dalmatian Pelican. Kolonia e Pelikanit Kaçurel (Pelikani Crispus) përbën gati 5% të numrit të përgjithshëm të kësaj specie në shkallë botërore. Ajo lidhet me detin me anë të tre kanaleve, një prej të cilëve është hapur për nevoja të peshkimit. Në brendësi të saj gjenden ishuj të vegjël, në të cilët folenizojnë shpendët. Shkalla e kripëzimit të saj luhatet nga 19 gram për kg në dimër, në 35 gram për kg në verë. Duke u konsideruar me rëndësi ndërkombëtare, ajo mbrohet nga Konventa e Ramsarit, nënshkruar më 29 nëntor 1996. Katerina Karugati, specialiste italiane e biodiversitetit, këshillon që kjo lagunë e veçantë për nga lloji në botë, duhet të ruhet me kujdes, pasi mund të çoj në humbjet e specieve të rralla, si ariu, ujku, shumë lloje zogjësh etj. Por sipas saj, gjithçka varet nga qeveria shqiptare, pasi specialistët e huaj mund të japim vetëm rekomandime. Masat konkrete të ruajtjes dhe zhvillimit të saj, mbeten detyrë e shtetit shqiptar.

U ulëm për të darkuar në një lokal buzë lagunës. Ne mesin e bisedës, kur tavolina ishte mbushur plotë, Nuri Plaku u drejtua nga shkrimtaret suedeze dhe u tregoi se gati 100 vjet para tyre, Shqipëria ishte vizituar nga Edith Durham, një grua e shquar angleze, dashamirëse e popullit shqiptar. Kur pati kaluar në malet e jugut, në një fshat i poqën një mish në hell dhe kur u shtruan për të ngrenë, asaj nuk i pëlqeu. Mbase jo shija, por mënyra e të ushqyerit. Ata që e rrethonin, shoqërues dhe organizator të darkës, hanin si të babëzitur, për shkak se qenë të lodhur dhe të uritur. Durham shkruante se shoqëruesit e saj e shqyenin mishin si kanibalë.

– Sot, – tha Plaku, – kemi  përpara dy zonja suedeze. – Durham i përket fillim shekullit XX, ndërsa juve, fillim shekullit XXI. Asaj i shtruan mish të pjekur në hell, juve peshk. A mund të na thoni, si ju duket?

-Shumë i mirë, – tha Kristina. – Ne jemi e kundërta e Durham, e pëlqejmë darkën, pasi juve darkoni me kulturë dhe peshku është më i miri që kemi ngrenë deri më sot.

Në bibliotekë dhe muze

Në orën 10 të ditës së nesërme, në bibliotekën e qytetit u zhvillua një aktivitet interesant. Drejtorja e bibliotekës, Klodiana Gjata, falenderoi miqtë nga Suedia për praninë e tyre në Fier. Për çeljen e veprimtarisë ajo kishte gjetur një mënyrë të veçantë. Vajza dhe djem të moshës nën 14 vjeç, hodhën një valle popullore, karakteristike të trevës, e cila e ndezi menjëherë mjedisin dhe I dha karakter gazmor. Pas kësaj e mori fjalën shkrimtari Sokol Demaku, i cili u përqendrua në veprimtarinë e shqiptarëve në Suedi, kryesisht në Borås, si dhe rolin e Qendrës Kulturore Migjeni.

Anna Matsson shpjegoi rëndësinë e shkrimtares Astrid Lindgren, përkthimin e saj në gjuhën Kmere dhe u përqëndrua në romanin për fëmijë, Pipi Çorapegjata. Kristinë Bjarndotter, komentoi rreth letërsisë dhe poezisë suedeze në ditët tona. Të dyja shkrimtaret suedeze recituan disa poezi, që vetëm për nga mënyra e interpretimit tërhoqën vemëndjen e të pranishmëve. Ndërsa Hamit Gurguri foli për shkrimtarët suedez Wilhelm Morberg dhe Strinberg. Gurguri është njëkohësisht dhe përkthyes i veprës së tyre.

Pas veprimtarisë së kryer në mjediset e bibliotekës dhe një kafe mes miqshë, u drejtuam për në Muzeun Historik të Fierit, një godinë dy katëshe e mbajtur mirë, me lulishte e gjelbërim të bollshëm para saj. Nuri Plaku shpjegonte hap pas hapi zhvillimet historike dhe objektet që popullonin brendinë e asaj godine. Muzeu është hapur në vitin 1948, në një nga ndërtesat e sekuestruara të familjes aristorkrate të vrionasve, me një iventar të paktë, mbledhur kryesisht nga pasuritë arkeologjike të Apolonisë dhe relikeve të ndryshme të dëshmorëve të luftës. Në vitin 1953 u transferua në një ndërtesë dy katëshe, duke u ndarë në pavione sipas periudhave kohore, për t’u zhvendosur 25 vite më pas në një tjetër godinë, ku mori fizionominë e tij të plotë.

Në katin e parë përfshihet pavioni i arkeologjisë me objekte të ekspozuara që datojnë nga neoliti e deri në fund të periudhës antike. Këto objekte i përkasin iventarit të gjetjeve në vendbanimet e ndryshme të trevës, si Apolloni, Bylis, Margëlliç, Krotinë, etj. Ky fond arrin deri në 200 objekte, skulptura mermeri, kolona, enë qeramike, fibula, monedha etj. Vizitorët mësojnë se pavioni arkeologjik është mjaft i pasur dhe gati të gjitha objektet e ekspozuara janë origjinale, kur në botë janë zëvendësuar me riprodhime.

Kur bie fjala për vitin 1997, Nuri Plaku ul kokën. Nuk mund ta fsheh shijen e hidhur të gjurmëve vandaliste mbi institucionin e memories fierake, sepse forcat e regresit social dëmtuan disa pavione. Por me ndërhyrjen e ish-kryetarit të Bashkisë Baftjar Zeqaj, ato u rindërtuan me material cilësor, u bënë përpjekje për të korrigjuar diçka, fal dhe kontributit të individëve të veçantë si Kozma Dashi, Kreshnik Muçaj etj.

Periudha e Mesjetës, që më parë ishte e trajtuar në mënyrë të përciptë, u pasurua me data e të dhëna konkrete, si heraldika e principatës së Muzakajve, imazhin e pijësit më të njohur të tyre, Andrea Muzakës, ekspozimi i armëve të  tipeve të ndryshme, kobure dhe pushkë stralli, shpata, thika, etj. Shohim pavionin e Luftës së Parë Botërore, foto e dokumente nga kampi i ushtrisë austrohungareze ngritur buzë lumit Seman, çaste nga beteja për marjen e Fierit, marshimi i kavalerisë italiane në fshatin Marinëz dhe autoblindat e para, përdorur në këtë zonë.

Një pjesë të rëndësishme të hapësirave të katit të parë e zënë dy mjedise karakteristike: dhoma qytetare fierake dhe dhoma rurale myzeqare. I përkasin përiudhës së paraluftës. Përballë tyre ngrihet një pus uji karakteristik. Të dyja ambientet janë të kompletuara me objekte dhe orendi tipike, që tregojnë qartazi nivelin e jetesës dhe tiparet dalluese krahinore.

Interesant është pavioni i ikonografisë, ku shohim portikë dhe fragmente ikonostasesh, baldokinë, pitaf, frontore me shqiponjën ortodokse bizantine dykrerëshe, gruaja me fustanellë, flamuj dhe kryqe argjendi, këmbana me simbole e shandanë, pra, shprehja më e lartë e artit ikonografik aplikuar nga mjeshtarat grabovarë në kishat e Myzeqesë përgjatë shekullit të 18-19.

Këto objekte mbartin vlera historike të patjetërsueshme, siç është dera e kishës së Shën Mërisë e vitit 1789, fragmenti me dragoj i ikonostasit të kishës së Shën Gjergjit e vitit 1786. Imazhin e vizitorit e plotëson një kolazh fotografik i ekspozuar me përmasa të bollshme, ku përfshihen të gjitha kishat dhe manastiret e rrethit të Fierit, të shpallura monumente kulture.

Vend të dukshëm zë paraqitja e aktivitetieve tradicionale të kësaj treve, si mjeshtëria e punimit të leshit, baltës, kashtës, drurit, hekurit, tezjahu i rrogozit dhe i copave, lundra e përdorur në Kënetën e Sheqit, këndi i bariut myzeqar me zile, këmborë e orenditë e kasolles, enët e guzhinës prej bakri, veglat muzikore të përdorura nga mosha të ndryshme etj. Kostumografia dhe elementet e tyre fragmentar japin një tjetër pamje tërheqëse në këtë pavion, ku dallohen disa shtresëzime kulturore, sidomos në veshjet karakteristike rurale dhe qytetare, guna me rrëke e zonës së Semanit, veshja kolorative e zonës së Roskovecit, takia myzeqare, veshja mallakastriote burra e gra, veshjet vllahe, kosovare, çame dhe rome, pasuri dhe dëshmi e qartë e larmisë demografike të kësaj treve. Ndërsa veshja qytetare shprehet me nivel elitar, xhaketat, bundet, jelekët dhe bluzat e zonjave fierake mbartin një pasuri të rrallë simbolike, si kultin e selvisë e të shqiponjës, ngjyrat e blerta dhe vishnjen e ndezur të shtresave të larta e sidomos motivet e pasura floreale. Në këtë kontekst është edhe kostumi 100 vjeçar i nuses së Sami bej Vrionit, dhuruar nga i vjehrri, Esat Pashë Toptani.

Pas kësaj vizite mbreslënëse shkuam për të kaluar drekën te Dafinat. Drejtoresha e bibliotekës erdhi bashkë me dy shoqet e veta, punonjëse në të njëjtin institucion, Daklea Hamoniku dhe Edlira Nika. Një drekë e bollshme, me ushqim bio, mjedis tepër gazmor, për të cilën i jemi mirënjohës zonjës Gjata.

Qyteti antik i Apollonisë dhe befasimi i suedezëve

Pasdite shkuam në Apolloni, qytetin antik, ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut, më i përmenduri ndër 30 qytete të tjera me të njëjtin emër të kohës antike. Apollonia ndodhet 12 km larg qytetit të Fierit. Bënte shumë vapë. Sokol Demaku dhe Hamit Gurguri nuk ngopeshin duke parë, por dhe dëgjuar. Nuk lodheshin duke përkthyer gjithë ditën për suedezet. Kristina dhe Anna merrnin frymë me vështirësi. Uleshin nëpër sofatët e gurtë për t’u shlodhur pak dhe ngriheshin sërish. Donin të shihnin, të dëgjonin ciceronin. Muzeu ishte një mrekulli.

-Kjo është gjëja më e bukur që kemi parë deri tani, – u shpreh Kristina. Ciceroni vazhdonte shpjegonte. Qyteti i Apollonisë është themeluar në fillim të shekullit VI, para erës së re. Gërmadhat e Apollonisë janë zbuluar në fillim të shekullit XIX. Gjurmë të hershme arkeologjike janë disa objekte të epokës së hekurit, tipike të kulturës ilire.

Pas Dyrrahut, qyteti i Apollonisë ishte qyteti më i rëndësishëm në pellgun e Adriatikut, ngritur në një kodër ku zotëron gjithë zonën, me një sipërfaqe prej 140 ha, rrethuar me mur 4 km të gjatë. Fusha që shtrihej për rreth tij, formuar me aluviolet e lumit Seman dhe Vjosë, ka qenë ndër rajonet më pjellore të fushës së Myzeqesë.

 

Apollonia u themelua nga korinthasit! A kishte banorë vendas, para ardhjes së tyre?

Ciceroni, Lavdosh Jaupaj, vazhdonte të shpjegonte duke kaluar nga një pavion në tjetrin. Thuhet se ky qytet i lashtë është themeluar në shekullin e shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinthi. Prania e tyre është dokumentuar në vitin 588 para krishtit. Emrin e mori nga perëndia Apoloni dhe ndër 24 qytetet e botës mesdhetare që mbanin këtë emër në antikitet, Apolonia e Ilirisë ishte më e rëndësishme dhe luajti rol të madh në tregtinë midis helenëve dhe ilirëve. Mendohet që të ketë patur 60 mijë banorë.

-Si është themeluar nga grekët? -pyeti me habi Kristina. -Nuk ka patur banorë vendas?

Personi i ngarkuar për të na shpjeguar shtoi se prej shumë autorëve pranohet fakti që Apollonia popullohej nga fiset ilire dhe autorë të tjerë bëjnë fjalë për këmbime të rregullta tregtare të vendasve me popullisnë helene. Për këtë iu referuam dhe të dhënave në Wikipedia. Kjo është e pranueshme, por kur thuhet se klasë sunduese qenë kolonët korinthas, lë vend për dyshime, pasi është e pamundur që në një qendër të banuar nga vendas, të vijnë 200 kolonistë të huajë, pa strehë dhe tokë, pa të mira materiale, dhe të bëhen menjëherë klasë sunduese. Kjo është e pamundur. Ata nuk mund të dominonin sapo vinin, vetëm me rrobat e trupit. Pas shekujsh mund të ndodhte gjithçka, por jo themelimi i qytetit prej tyre. Gjithsesi këto janë produkte të politikave të kohës së shkuar dhe asaj të sotme, mbase dhe në vazhdën e punimeve që synojnë kthimin e trojeve shqiptare në greke. Besoj se fakti që, në gërmimet arkeologjike kanë marrë pjesë dhe shqiptarë, nuk do të thotë që konkuzionet e arritura të jenë përfundimtare.

Teoria e themelimit të Apollonisë nga korintasit, nuk mund të konsiderohet e saktë. E keqja është se ne jemi bazuar në studimet e kryera nga të huajë dhe nuk kemi asnjë studim të pavarur. Nuk dihet nëse kjo është produkt i paaftësisë apo i nënshtrimit ndaj të huajve. Ngjasimi i objekteve me ato të periudhës helene, nuk do të thotë se janë greke, pasi bëhet fjalë për dy popuj fqinjë, ku nuk mund të shmanget ndikimi i kulturave në mënyrë reciproke.

Të mos harrojmë që Straboni thoshte se popullsia e Apollonisë erdhi duke u shtuar nga të mërguarit prej qyteteve helene Kikys dhe Dyspont, të cilët zgjodhën me dëshirë për banim Apolloninë dhe Dyrrahun. Dyshim krijojnë dhe lajmet e gjetjes së objekteve helene në varrezën e madhe tumolare ilire të Gllasinacit në Bosnjë. Përderisa është varrezë ilire, përse objektet qënkan helene? Mos edhe këtu ka pasaktësi, që mund të vijë si pasojë e mos njohjes së kulturës helene, nga fuzionimi i kulturave apo nga qëllimet dashakeqe?

Shpesh përmenden mardhëniet e lirëve me kolonitë, koloni këto brenda popullsisë ilire. Tashmë dihet që marrëdhëniet kryesore të tyre kanë qenë me Dardaninë, prej nga merrnin argjendin. Straboni përmend minierat e Demastionit dhe atë e vendos në prapatokën e Apollonisë. Po ky autor përmend djathin Dardan, ndërsa Plini fletë për “rrathë ari që vinin nga Dardania, prandaj quheshin dardanë”. Marrëdhëiet e tyre shkojnë deri në Pejë të Kosovës dhe ka pak ose aspak të dhëna për marrëdhënie me rajonet që popullonin helenët në jug të Peloponezit.

-Nuk mungojnë dhe mendimet që në Apolloni shkuan kolonë nga Dyrrahu (Durrësi), – shton ciceroni. Por unë mendoj se askush nuk mund të kundërshtojë faktin që kolonët e quajtur korintas të kenë qënë ilir, pasi tërë Epiri banohej nga ilirët. Lidhur me themelimin e Apollonisë, autori antik Stefan Bizantini thotë se “këtë qytet të Ilirisë si dhe Epidamnin e banonin Ilirët”. Më pas aty shkuan 200 kolonë korinthas me në krye Gylakun. Mirëpo ky lajm është i dyshimtë, mund të jetë i sajuar shekuj më pas, pasi në atë kohë, asnjë dijetar nuk e përmend emrin e tij. Gjithsesi thuhet që, më pas është gjetur një mbishkrim me emrin “fusha e Gylakut (Gylakion Pedion). Deri më sot është zbuluar vetëm 10% e qytetit të dikurshëm të Apollonisë. Me rëndësi aty janë monumenti i Agonotetëve, Odeoni, Biblioteka, Muri rrethues, Portiku, Vila romake me mozaik, Muzeu arkeologjik, Kisha e Shën Mërisë etj. Ndonëse përmenden si kolonë korinthasit, mbishkrimet në Monumentin e Agonotetëve tregon se ai është financuar nga një qytetar me origjinë romake, Kuint Vil Krisp Fur Prokuli, i cili mbante tre funksione: Prytan, agonotet dhe kryeprift i përjetshëm. Romaku e financoi atë, në nderim të vëllait të tij, Valentin, i cili do të ishte bërë agonotet, në rast se nuk do të kishte vdekur Siri.Në fakt, emërtimin Apolloni korinthase e mori nga fjalët e autorëve të ndryshëm, siç është dhe historiani grek Don Kiasi, që e cilëson në këtë mënyrë.

Grabiten objekte me vlerë areologjike

Po le të kthehemi sërish në Apolloni. Në vitin 1806, gërmadhat e këtij qyteti janë përshkruar nga Pouqueville. Më pas Ë.M. Lake  bënë fjalë për skulpturat, mbishkrimet, murin rrethues dhe një tempull kryegjatë. Shkrimtaret suedeze, Kristin Bjarndotter dhe Anna Matsson, dëgjonin me vëmendje.

-Gjithkush që ka shkelur mbi Apolloni ka rrëmbyer ç’të mundi, – u them unë.

-Si është e mundur?-pyeti ajo. Nuk kishte shtet?

-Nuk ka patur. Përherë ka qenë nën sundimin e të huajve. Kanë grabitur të huaj dhe vendas. Ibrahim Pashë Vrioni grabiti gurët e tempullit për të ndërtuar sarajet e veta, peshkopi i Beratit Anthimi mori skulpturat dhe objektet antike që gjendeshin në manastirin e Shën Mërisë dhe i nisi për në Greqi.

Në Apoloni janë bërë gërmime nga disa arkeolog. Në vitin 1861, aty mbërriti arkeologu Leon Heuzey, i ngarkuar nga Napoleoni II, për të studiuar veprimet luftarake të Cezarit në Iliri, i cili dha informacion me vlerë për disa skulptura.

Në kërkim të të fshehtave të nëntokës së saj, u vu dhe një ekip arkeologësh francez, të kryesuar nga Leon Rei, i cili zbuloi teatrin dhe e quajti Odeon. Ai zbuloi ndërtesën e Agonotetëve që e mori emrin nga vëllezërit e familjes së Villëve, të cilët merreshin me organizimin e shfaqjeve për publikun dhe quheshin “agonotetë”. Gjatë Luftës së Dytë Botërore arkeologu italian C. Sestieri, zbuloi një ndërtesë me oborr qëndror, ku gjeti në tullë vulën “Gimnasiou”, duke zbluar në këtë mënyrë gjimnazin e Apollonisë. Gjatë kësaj periudhe u grabitën një numër i madh monumentesh të zbuluara. Dëmtimet vazhduan edhe më pas me vendosjen e trupave gjermane.

Pushkatohen tre oficerë shqiptarë

Ishte viti 1916, kur ushtria italiane dhe ajo austriake kishin marrë nën kontroll Shqipërinë, austriakët në veri dhe italianët në jug. Ata bënë të gjitha përpjekjet për të zhvatur sa më shumë nga vendi i zhytur në mjerim. Në Apolloni bëheshin kërkime arkeologjike nga austriakët. Areologët austriak Prashniker dhe Shober, bënë gërmime në murin rrethues të anës lindore, ndërtuar në periudhën klasike, gërmuan në banesa dhe hapën disa varre. Dy austriakët grabitën në numër të madh skulpturash dhe i dërguan në Vjenë, ndërsa rezultatet e kërkimeve i botuan në serinë akademike austriake. Seria e botimit të tyre mbante titullin “Archaologische Forschungen in Albania und Montenegro” Ëjen 1919, si dhe C. Prashniker, Muzakia und Mallakastra, Ëien 1920. Në radhët e ushtrisë së tyre kishte dhe ushtarakë shqiptar. Midis tyre dhe oficeri përmetar Kamber Bënja. Fillimisht ai nuk shfaqi dyshim për gërmimet e arkeologëve të perandorisë dualiste. Kjo duket qartë në bisedën e tij me të birin, Zenelin, të cilit i fliste për rëndësinë e atyre kërkimeve që tregonin lashtësinë e kombit shqiptar.

-Ta dish biri im, që ne jemi një popull i lashtë dhe kemi të drejtë të mburremi me të kaluarën tonë, – i thoshte oficeri patriot të birit. Sipas tij, të huajt që hynin dhe dilnin nëpër trevat tona, çfarëdo që të bënin, nuk e ndryshonin dot faktin që ne kemi historinë dhe gjuhën amtare. Ata vinin dhe shkonin, por asnjeri prej tyre nuk kishte mundur të tjetërsonte kombin shqiptar. Këtë nuk e bëri dot “as arroganca e Romës së lashtë, as dredhitë e Bizantit, as halldupi i nëmur, as greku dinak e as serbi katil”. Nuk mundën të shuanin dhe as të vidhnin ekzistencën e vendasve, “të cilën nuk kanë mundur ta përmbysin mijëravjeçarët”. Gërmimet ai i shihte si një hap të madhërishëm, “për të provuar kush jemi dhe nga vijmë”. Kamberi mendonte kështu sepse besonte në deklaratat e Vjenës, në të cilat thuhej se Austria punonte për të mirën e Shqipërisë. Besonte edhe për faktin se Austro-Hungaria dha ndihmesën e vet për krijimin e Shqipërisë, ndonëse me kufij të cunguar. Por në të vërtetë edhe austriakët shihnin interesat e tyre.

Të dy aleatët që “luftonin” për çështjen shqiptare, i patën kthyer armët njeri-tjetrit. Konfuzioni ishte i madh. Populli shqiptar nuk merrte asnjë informacion të saktë mbi zhvillimin e ngjarjeve. Batalionet me vullnetarë shqiptarë qëndronin buzë Vjosës. Vullnetarë të tjerë, nën komandën e Sali Butkës, i qenë drejtuar Korçës. Orientimi ishte i vështirë. Shpresohej të mësohej ndonjë informacion nga robërit austriakë apo italianë, por ata i zmadhonin ngjarjet. Informacionet e dëshmitarëve në përgjithësi nuk qenë të sakta, ndonëse shënoheshin me zell nëpër ditaret ushtarake. Pjesa më e madhe e ushtarëve ishin të lodhur dhe jashtëzakonisht të frikësuar, pasi nuk kuptonin përse po e bënin atë luftë larg vendlindjes së tyre.

Austriakët shtriheshin në krah të Vjosës dhe patën përparuar deri në malet e Korçës. Ata mendonin se shqiptarët nuk ishin pjekur ende si komb për të gëzuar pavarësinë, prandaj qenë të mendimit që të mos fitonin po ato të drejta që u premtoheshin boshnjakëve. Edhe vullnetarët shqiptarë që komandoheshin nga Ahmet Zogu, kishin zënë Vjosën.

Në Pojan të Fierit vazhdonin gërmimet dhe oficerët austriakë tentuan të merrnin disa antikitete për t’i dërguar në Vjenë. Ky veprim u kundërshtua prej oficerëve shqiptarë. Ndër ata që u bënë pengesë ishte dhe kapiten Kamber Bënja, i mbështetur nga Ahmet Zogu dhe shokë të tjerë. Kamber Bënja u trondit kur vuri re që objektet arkeologjike shqiptare, të zbuluara nëpërmjet gërmimeve nga arkeologë ushtarakë austriakë, ishin duke u vendosur në arka. Një tjetër oficer shqiptar, Abaz Taushani, pyeti Kamber Bënjën se përse bëhej një ngutje e tillë, aq më tepër kur ishte fjala për objekte me vlerë të madhe arkeologjike. Besimi i madh që kishte Kamberi te austriakët duket dhe në dialogun e tyre.

-Nënkoloneli është miku ynë, – i tha Kamberi. Të paktën kështu paraqitet. Ka thënë se këto materiale arkeologjike janë grumbulluar për një muzeum shqiptar.

Por tjetri nuk u bind nga përgjigja e shokut të vet.

-Ato janë të sigurta aty ku janë, të ngulura në tokë, – iu përgjigj Abazi. Është folur për muzeum, por nuk thuhet ku do të jetë ky muzeum. Mos është fjala për në Vjenë? Çfarë aleatë janë këta që vjedhin në mes të ditës pasurinë tonë më me vlerë?

Kamberi e shihte shokun e vet drejt e në sy.

-Ke të drejtë, – tha ai pas pak, duke vështruar ngultazi nga Abazi. -Kjo çështje duhet parë sipas gjykimit tuaj, pasi unë deri tani i kam konsideruar si dashamirës të Shqipërisë.

Bashkë me Abazin dhe Bexhet Manastirliun hartuan një protestë. Atë e lexoi Abaz Taushani. Me pak fjalë në të thuhej: “Protestojmë sepse këtu po rrëmbehen të gjitha zbulimet me vlerë arkeologjike, pa lajmëruar autoritetet e vendit. Ne mendojmë se ju keni ardhur në Shqipëri si miqtë tanë, por kjo ngutje për të përcjellë me eskortë të gjitha bustet e mermerit, unazat e floririt e të bronxit me gurë të çmuar dhe gjithë atë qeramikë të stolisur me figura mitologjike, që janë pjesë e historisë sonë kombëtare, është e padrejtë dhe e palejushme”!

Nuk duhej të merrej as arka e gurit që ndodhej në oborrin e gjimnazit turk të Beratit. Ajo arkë, në të vërtetë ishte një krematorium, ku kishte shënime me vlera të rralla për historinë dhe origjinën e qyteteve të tokës së lashtë ilire.

Çështja u bë problem. Oficerët e lartë austriakë filluan të shqetësoheshin. Nënkoloneli G.V., pyeti me ironi: Përse jeni zemëruar ju zotërinj? Ajo arkë guri, a nuk do të ishte për nder që të vendosej në muzeun e Vjenës dhe ta vizitonin mijëra qytetarë nga e gjithë bota, që të mësonin më në fund se GYLAKIA* e juaj, ka qenë djepi i qytetit të lashtë të Apollonisë?

– Zoti nënkolonel, – ndërhyri Kamberi. Ju keni studiuar dhe e dini mirë që Apollonia ishte baza kryesore e Romës, për pushtimin e Ilirisë. Kjo fushë ka qenë një kamp i përjetshëm përleshjesh, ku romakët gjunjëzuan mbretin e fundit të Ilirisë, Gentin. Pas shkatërrimit të atij shteti, këto qytete të mjera kuptuan se Iliria kishte qenë i vetmi shtet që i jepte garanci lirisë së tyre.

– “Takimi për sot mbaroi, – tha prerë nënkoloneli austriak. Shkoni në vijën e parë të frontit dhe i raportoni komandantit për shthurjen e vullnetarëve tuaj”!

Austriakët shfrytëzuan tërheqjen e disa vullnetarëve nga fronti dhe akuzuan tre oficerët shqiptarë, kapiten Kamber Bënjën, toger Bexhet Manastirliun dhe toger Abaz Elbasanin, si nxitës për largimin e tyre. Pas kësaj ata u arrestuan dhe, me një gjyq të shpejtë, u dënuan me pushkatim. Akuza ishte: “Kanë ndikuar në shthurjen e vullnetarëve shqiptarë që ishin rreshtuar në çetat e komanduara nga austriakët”.

Ky fakt pohohet edhe nga arkeologu Hasan Ceka. Sipas tij, austriakët bënë kërkime arkeologjike në Pojan dhe zonat e afërme, mblodhën skulpturat me vlera të mëdha artistike e historike, të cilat donin t’i nisnin për në Vjenë. Ata u kundërshtuan nga tre ushtarakë shqiptarë, të cilët e paguan me kokë. Ata u akuzuan si njerëz të venë në shërbim të italianëve. Për këtë arsye, gjyqi ushtarak i dënoi me vdekje. Përfundimisht, një pjesë e skulpturave u dërguan në muzeun e Vjenës, ku ndodhen edhe sot.

Kapiten Kamber Ali Përmeti, komandant batalioni, toger Bexhet Riza Efendi Manastiri dhe Abas Bej Elbasani, u akuzuan për krim ushtarak, se kishin nxitur ushtarët të braktisnin pozicionet. Në bazë të ligjit ushtarak të Austrisë, ata u pushkatuan më 4 qershor 1916. Në njoftimin e datës 22 qershor, të komandës së Divizionit të Trupës së Fanterisë, thuhej se largimi nga fronti i pjesës më të madhe të rekrutëve, në dy batalionet e Matit, kishte si shkak propagandën e oficerëve shqiptarë. Në mesin e muajit gusht të vitit 1916, ministrit të Jashtëm austriak Burian, i raportohej lidhur me porosinë e dhënë për çështjen e pushkatimit të disa oficerëve shqiptarë.

Në informacionin që i dërgohej Vjenës ngarkohej me përgjegjësi edhe Ahmet Bej Zogu, për qëndrim jo energjik ndaj tyre. Por ndaj tij dhe disa oficerëve të tjerë, nuk u grumbulluan prova të mjaftueshme për t’u marrë masa të rrepta. Ahmet Beu, pa e ditur që pranë batalioneve shqiptare ndodhej kapiteni Botyck, në të njëjtin pozicion detyre me Kamber Ali Përmetin, u largua nga Fieri sapo mësoi për hetimin gjyqësor që po i bëhej çështjes. Austriakët bënë përgjegjës edhe togerin Mahmut Shefkiu, komandant kompanie në batalionin e VIII, sepse, sipas tyre, kishte njoftuar ushtarët të largoheshin për në shtëpi. Për këtë ai u pushkatua në Tiranë, më 15 qershor 1916. Gjyqi arrinte në përfundimin se ky veprim nuk ishte thjesht ide e oficerëve shqiptarë, por ata ishin të shtytur nga jashtë. Gjyqtarët ushtarakë qenë të mendimit se oficerët vendës mund të kishin lidhje me armikun, pasi shpesh herë ishin prerë dhe linjat telefonike.

Në një tjetër dokument pohohej se komanda ushtarake kishte pushkatuar në fshehtësi tre të rinjë shqiptarë, për shkak të qëndrimit të tyre patriotik. Ata ishin Kamber Efendi Përmeti, Bexhet Efendi Kalkandeleu dhe Abas Beu nga Elbasani. Abazi kishte kryer studimet në Itali dhe pati shërbyer për disa kohë në regjimentin italian. Ai mendonte se në ushtrinë austriake do të gjente njerëz të ndershëm, besim të cilin e pagoi me kokë. Sipas këtij burimi, pushkatimi i tyre u bë, pa u dhënë asnjë farë argumenti. Madje gjykata nuk u garantoi as mbrojtjen ligjore të pandehurve.

Meleq Bej Frashëri, në një informacion që i dërgonte komandës austriake, i cilësonte të pafajshëm oficerët shqiptarë të pushkatuar. Sipas tij, largimi i ushtarëve nuk kishte ndodhur për shkak të ndikimit të tyre, por sepse u jepej rroga në bankënota, në një kohë që Italia i paguante me 80 lira ari në muaj. Dokumenti i arkivit të Vjenës jepte hollësi rreth biografisë së informatorit. Sipas tyre, toger Meleq Bej Frashëri kishte qenë në shërbim të Wiedit, si oficer xhandarmërie. Ai dallohej në punë dhe qe dekoruar për trimëri, por në vitin 1914 u plagos dhe u çua në Vjenë për mjekim, ku qëndroi disa kohë. Duket se për kujdesin e treguar ndaj jetës së tij, ai qe dashamirës ndaj Austrisë dhe informacionet që dërgonte quheshin të besueshme.

Ari shqiptar në flakë

Po le të kthehemi sërish në vizitën tonë. Ciceroni shqiptoi përshkrime të flakëve që shiheshin shekuj më parë në hapësirën gjeografike të rrethit të Fierit. Ka shumë autorë që bëjnë fjalë për flakë të vazhdueshme që ndriçonin qiellin e kësaj treve në shekuj. Digjej ari i zi, siç i thonë ndryshe naftës dhe gazit të nëntokës. Don Kiasit i kishte lënë përshtypje Nymfeu. Ai përshkruan një zjarr të madh që dilte pranë lumit Vjosa (Aos) dhe digjej ditë e natë, por nuk përhapej, madje në afërsi të tij kishte gjelbërim bimësh. Edhe Eliani thotë se “zjarri nuk zë hapësirë të madhe”, që do të thotë se zjarri me siguri ka qenë djegie e rerzervave nëtokësore të gazit, që për shkaqe atmosferike është ndezur dhe ka vazhduar të digjej derisa ka shteruar rezerva nëntokësore në atë territor. Aristoteli shkruante se aty dilte asfalt dhe pisë, si curila që shpërthejnë nga toka. Për Strabonin në shkëmb dilte flakë zjarri që rrinte i ndezur vazhdimisht dhe nënë të rrjedhin burime të vaktë dhe asfalt. Popullsia vendase duke mos e kuptuar burimin e flakëve, e besonin si burim të perëndive. Këto të dhëna janë hedhur dhe në Wikipedia.

Duke mësuar rreth këtyre ngjarjeve të përshkruara shumë shekuj më parë, mu kujtuan djegiet e gazit dhe naftës në gjysmën e dytë të shekullit XX. Sa shumë naftë dhe gaz ka patur Shqipëria! Në vitin 1957 mori flakë një pus nafte në Marinzë. Duket se gjatë nxjerrjes së naftës qenë cenuar damarët e gazit natyror dhe pusi u gjend në flakë. Për 30 ditë, gjithë treva e Fierit nuk e njihte natën. Flakët ndriçonin gjithçka. Gati 23 vite më pas, dhe pikërisht në vitin 1980, do të ndodhte një tjetër fatkeqësi shqiptare. U përfshi nga flakët pusi gjigant i Drenovës. Për dy vite me radhë flakët përpinin qiellin. Ishte aq flakë e madhe, saqë mali i Trebeshinës dhe ai i Taroninës në Përmet, ndriçonin gjithë natën. Shqipëria e quajti fatkeqësi kombëtare. U bënë përpjekje për shuarjen e tij por pa sukses. Mijëra batanije leshi të presuara u hodhën mbi të për ta shuar, por qe e pamundur. Dhejtëra avionë lëshonin lëndë të ndryshme mbi zjarrin gjigant për ta fikuar, por të gjitha përpjekjet shkuan dëm, duke marrë me vete dhe miliona dollarë për shuarjen e dështuar. Gazeta italiane Coriera della Sera, në korrik të vitit 1980, shkruante se po digjej Banka e Shqipërisë.

Kristina Bjarndotter lëshoi një Uaaa të zgjatur, ku ndihej habia dhe keqardhja për këtë humbje të madhe. Pas saj një, Pse? E më tej, si është e mundur? Por ja që të mundura janë të gjitha. Ora shënonte 18 e 30. U ndam me Fierin, për të udhëtuar drejt një tjetër qyteti turistik, Beratit.

* Gylakia – Apollonia e Ilirisë, e ndodhur në pjesën juglindore të Shqipërisë së sotme, themeluar rreth vitit 620 para erës së re, fillimisht e quajtur Gylakia, si pasojë e emrit të themeluesit të saj, Gylax. Më vonë ka marrë emrin e Apollonit, themeluesit të saj legjendar.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Katër shkrimtarë nga Suedia, Nuri Dragoi, vizitojnë Shqipërinë

RIKTHIM NE ISHULL

August 30, 2017 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/

SHK4SHK5SHK6SHK7SHK8SHK9

Më datën 29 gusht, dhjetra ishushtarakë që kanë shërbyer në ishullin e Sazanit, bashkë me familjet e tyre vizituan ishullin e Sazanit. Vizita e tyre u realizua nën kujdesin e drejpërdrejtë të Ministres së Mbrojtjes dhe Komandës së Forcës Detare. Lëvizja e pjesmarrësve të aktivitetit nga porti i Vlorës dhe kthim u krye me anijen “Butrinti”. Për disa orë, ishushtarakët dhe familjet e tyre vizituan bazën, vendin ku kanë shërbyer, shtëpitë ku kanë jetuar, duke sjellë plot mbresa e kujtime nga jeta e tyre në këtë ishull. Mjaft prej vizitorëve, ishbanorë të ishullit, tashmë janë emigrantë në vende të ndryshme. Të përmalluar ata i tregonin fëmijëve dhe miqve të tyre, vështirësitë e shërbimit në ishull, detyrat që kanë kryer, jetën dhe aktivitetin, problemet socialekonomike, kushtet familjare, arësimimin e fëmijëve, etj. Ndërkohë ata shprehën plot mendime dhe sugjerime me vlerë se, si mund të jetë perspektiva e ishullit të Sazanit. Në fund ata shprehën mirënjohjen për Komandën e Forcës Detare dhe organizatorët që mundësuan zhvillimin e këtij aktiviteti. Më gjerësisht për këtë vizitë do njiheni me reportazhin “Bijtë e Sazanit”, i cili do botohet së afërmi tek “gazetaDielli”.

Filed Under: Kronike Tagged With: RIKTHIM NE ISHULL, Sazani, Shefqet Kercelli

DЁNIMI I PAFAJSISЁ APO FAJЁSIA E DЁNIMIT

August 30, 2017 by dgreca

1-Eugjen-Merlika-225x300

NGA EUGJEN MERLIKA/

odiseja.pafajsisё

(Mbresa dhe pёrsiatje nga leximi i librit “Odiseja e Pafajsisё” i Lek Pёrvizit )/

Kohёt e fundit, “Panteonit tё Nёnёdheshёm”, letёrsisё sё “armiqve tё klasёs”, i u shtua njё vepёr e re, “Roman i jetuar”, “Odiseja e Pafajsisё”, me autor piktorin , poetin e publiçistin e njohur, Lek Pёrvizin. Ky roman qё i jepet lexuesit shqiptar ёshtё shpalosja e jetёs sё vёllait tё madh tё shkrimtarit, tё ndjerit Valentin Pёrvizi. Ёshtё tregimi i njё jete plot peripeci, qё filloi nё ditёn e parё tё korrikut 1920, nё kullёn e Skurajve, rrёzё Malit tё Skёnderbeut, nё malёsinё mes Krujёs e Matit, qё kishte qёnё zemra e Principatёs sё Kastriotёve dhe pёrfundoi nё njё ditё vere, nё 13 marsin 1999, nё njё spital nё Bolonjё tё Italisё. Duke mbajtur parasysh kёto dy data e ngjarjet qё lidhen me ta, do tё mendohej se ajo jetё i pёrkiste njё qytetari shqiptar qё u largua nga vёndlindja nё njё moshё tё re, pёr tё gjetur fatin nё Vendin pёrtej Adriatikut e mbeti atje deri nё fund.

Titulli i veprёs, mjaft domethёnёs, shtyn kёrshёrinё pёr t’a zbuluar atё jetё, nё tё gjitha shfaqjet e saj mё tё rёndёsishme. Ajo kёrshёri kthehet nё njё makth tё vёrtetё, i cili e mban tё pushtuar deri nё fund, deri nё çastin qё ajo jetё fiket, pёr t’u ndezur diku nё botёn e pёrjetёsisё. Ai makth pёrcaktohet nga fakte e ndodhi tё vёrteta, qё sa mё shumё lexuesi zhytet nё to aq mё shumё zgjojnё tek ai pyetje pa pёrgjigje, nё tё cilat pёrpёlitet vetёdija qytetare e tij : a mund tё ketё dёnim pёr njё njeri pёr tё cilin nuk ka asnjё farё padije tё vёrtetё pёr veprimet e tij ? ; cili kod etik, moral apo ligjor mund tё pёrligjё njё dukuri tё tillё tё llahtarёshme ?; deri ku arrin pёrgjegjёsia morale e njё shoqёrie dhe e njё shteti qё ligjet e tyre i hartojnё mbi kritere tё tilla?

Autori i le tё nёnkuptuara kёto pyetje tё vetёdijes sё lexuesit, ai mjaftohet me pёrshkrimin besnik tё ndodhivet qё kanё pёrcaktuar jetёn e njё çifti njerёzish tё dashuruar. Historia e saj mbetet hullia kryesore e romanit, nё tё cilёn derdhen rrjedha ngjarjesh tё tjera qё kanё pёrcaktuar epokёn historike. Ajo dashuri ndёrthuret me ngjarjet e kohёs sё luftёs sё dytё botёrore, jo vetёm se lind e zhvillohet gjatё saj, por se ato bёhen pёrcaktuese, me ashpёrsinё e tyre, nё ecurinё e saj. Ka diçka madhёshtore, deri nё kufijtё e legjendёs, nё fuqinё dhe qёndrueshmёrinё e asaj ndjenje, qё sfidon ligёsinё e botёs, por triumfon mbi gjithshka. Ajo dashuri ёshtё mё jetёgjatё se diktatura komuniste qё pllakosi Shqipёrinё, duke e vёnё çiftin nё njё provё jashtёnjerёzore, 47 vjet ndarjeje tё detyruar nga ligjet e shkruara e tё pashkruara tё njё regjimi, sa mizor aq dhe unik, nё historinё e komunizmit evropian.

Shkrimtari kapet fort mbi kujtesёn e studimeve klasike, duke peshkuar nё to historinё e Odiseut, princit tё Itakёs, i cili, mbasi i dha fund njё lufte dhjetёvjeçare nёpёrmjet njё dredhie qё mbante erё pabesie, pra mёkati, u end nёpёr Mesdhe pёr dhjetё vjet tё tjera, nё kёrkim tё ishullit tё tij, duke pёsuar njё farё ndёshkimi tё Perёndive pёr tё keqen qё kishte shkaktuar. Njёzet vjetori i aventurёs sё Uliksit, i ndarё nga Penelopa, ёshtё njё refren qё lexuesi e has nё roman, pёr tё bёrё njё krahasim nё mёndjen e tij mes dy epokash. Zhytja nё botёn e Homerit i duhet shkrimtarit pёr tё nxitur pёrsiatjen e lexuesit mbi ndryshimin e kohёve. Bashkёkohёsia, shekulli i njёzetё, me tё gjithё pasurinё e tij tё sukseseve tё gjithanёshme tё shkencёs nё pёrmirёsimin e jetёs njerёzore, ёshtё njё kthim mbrapa nё errёsirёn e sё shkuarёs, pёrsa i pёrket shtatit tё tij moral. Njё shekull qё numuron dhjetra milionё njerёz tё vrarё nё luftёra apo tё vdekur  si pasojё pёrndjekjesh sistematike nga regjime çnjerёzore, qё kishin mohuar dhe vetё Perёndinё, qё ka nёpёrkёmbur mizorisht parimet morale bazё tё ndёrtimit tё shoqёrisё njerёzore, ka pak ose aspak tё ngjajshёm nё rrjedhёn e gjatё tё historisё sё kёtij planeti.

Fatkeqёsisht, edhe ne si regjim komunist, dhamё ndihmesёn tonё bujare nё kёtё katrahurё qё qe shkelja e tё drejtave mё parake njerёzore. Viktimat e kёsaj ndihmese janё tё shumta e secila prej tyre pagoi tributin e saj padrejtёsisё endemike tё kriminalitetit tё regjimit. Nё mes tё kёsaj kasaphane, pa caqe nё mizori, u gjend i pёrfshirё edhe çifti i romanit : Valentini, oficeri nё shёrbim tё ushtrisё italiane nё Romё dhe Maria Gorizia, studenteja bolonjeze qё u dashurua me djaloshin e pashёm shqiptar e lidhi jetёn me tё nё mes tё njё batёrdie qё qe lufta e dytё botёrore. E veçanta e kёsaj dukurie nuk qёndron nё vetё faktin, mbasi martesat mes shqiptarёsh e italianesh dhe anasjelltas, nuk pёrbёnin ndonjё sensacion n’atё kohё, por nё njё tjetёr fakt : qё çifti i sapo martuar, i shtyrё nga vёshtirёsi, edhe se mjaft serioze, tё çastit n’Itali, vendos tё kthehet nё Shqipёri nё vjeshtёn e vitit 1944, kur ishin tё shumtё ata qё e braktisnin atё.

Ngjarjet nё roman jepen nё kohёndodhjen e tyre, tё renditura me saktёsinё e njё dokumenti historik. Valentini filloi e mbaroi shkollat n’Itali nga viti 1926 deri nё vitin 1941, me pёrfundimin e studimeve nё njё nga shkollat mё tё njohura ushtarake tё Mbretёrisё, n’Akademinё e Modenёs, duke dalё oficer me gradёn toger kalorёsie e shёrbim nё Merano, nё verilindje t’Italisё. Nё vitin 1942 kreu njё kurs njёvjeçar pёr mjetet e blinduara nё qytetet Civitavekia e Trieste e u caktua me shёrbim nё Bolonjё, ku u njoh e u dashurua me njё vajzё liceiste, Maria Gorizia Manini. Viti 1943 e gjeti komandant tё njё reparti tankist nё Romё. Mё 8 shtator, kapitullimi dhe armёpushimi i parё ndёrmjet italianёve dhe aleatёve, e gjeti n’atё detyrё. Pёr afёr dy javё ai luftoi nё krye tё plotonit tё tij, kundёr ushtrisё gjermane qё pushtoi Italinё, nё Tivoli, nё mbrojtje tё Romёs. Mё 20 shtator qёndresa e repartit tё tij u thye dhe ai u zu rob, e sё bashku me oficerё tё tjerё antifashistё u caktua pёr t’u dёrguar nё kampin e Dakaut, nё Bavari. Mundi tё arratiset nga grumbullimi nё Fraskati e tё kthehet ilegal nё Bolonjё tek e fejuara. Pёr disa muaj qёndroi fshehur aty, kreu martesёn me gruan e dashuruar e nё korrik 1944 vendosi tё kthehet nё Shqipёri, i ndikuar nga dy shokё qё kishin tё njёjtin synim.

Odiseja e vogёl e kthimit nё Vendin e lindjes zgjati disa muaj e ka njё çast mjaft interesant nё zhvillimin e ngjarjeve : “Nё fakt Valentini desh tё ja mbushte mёndjen Gorit qё ajo tё mos nisej me tё, por tё priste nё Bolonja, ku ai, sapo tё mbaronte lufta do tё vinte t’a merrte. Gori nuk pranoi dhe kёshtu ata vendosёn tё merrnin udhёtimin pёr nё Shqipёri, qё nisi nё muajin gusht 1944. Nё rrugёtimin e tyre u ndalёn nё Verona, ku Gori kishte njё motёr tё martuar me drejtorin e filiales sё Mondadorit. Burrё e grua u munduan me u a mbushё mendjen tё mos shkonin nё Shqipёri. Bile tё qёndronin tek ata sa tё donin, deri sa tё merrte fund ajo luftё e mallkueme. Por jo ! Fati i tyne ishte tashma i caktuem…..”

Kёshtu e pёrshkruan autori, nё bazё tё shёnimeve tё lёna nga vёllai, atё çast pёrcaktues sё jetёs sё personazhit. Sikur tё kishte pranuar dhuntinё e mikpritjes sё baxhanakut e tё mos vazhdonte sendёrtimin e projektit tё kthimit nё Shqipёri, do tё ishte shmangur odiseja e gjatё dhe e dhimbёshme qё shoqёroi pёr gati gjysёm shekulli jetёn e dy njerёzve, tё lidhur pazgjidhshmёrisht nga njё ndjenjё dashurie me D tё madhe. Por odiseja e vogёl qё kaloi nёpёr qytetet e Vjenёs, Zagrebit, Budapestit, Beogradit, Prizrenit, mbaroi nё qytetin e Shkodrёs, ku autokolona gjermane i zbriti.

Aty filloi odiseja e madhe, qё mbas pak javёsh do tё merrte formёn e saj dramatke, me arrestimin e Valentinit dhe mbetjen nё rrugё tё madhe tё njё gruaje tё re nё njё vёnd tё huaj. Drama e fuqishme qё luhej nё zemrat e mёndjet e dy tё rinjve, si pasojё e ndarjes, ndёrthurej me tragjedinё qё pllakosi njё pjesё tё mirё tё shqiptarёve, t’atyre qё besonin nё Shtetin e bashkuar shqiptar e nё shoqёrinё e lirё. Valentini u dёrgua nё njё nga burgjet e Shkodrёs e u mbajt aty pёr dy vjet, pa asnjё proçes, sepse mbi tё nuk kishte asnjё padi tё bazuar nё ligj qё mund t’a dёnonte. Gruaja e re qё, gjatё gati dy viteve, i qёndroi pranё, me aq sa e lejonin rregullat, me kujdesin dhe dashurinё e saj, duke shpresuar nё “mrekullinё” e lirimit tё tij e duke e kёrkuar atё mё kot nё dyertё e zyrёs sё Mehmet Shehut, mё sё fundi, nё marrёveshje me tё vendosi tё riatdhesohet.

Riatdhesimi i Gorit, nёse nga ana materiale jep pёrshtypjen se shpejton proçesin e “normalizimit” tё jetёve tё personazheve, me nxjerrjen e Valentinit nga burgu e bashkimin me familjen nё njё kamp internimi dhe kthimin e nuses nё gjirin e familjes sё saj nё Bolonja, ishte njё goditje e fortё qё i u dha shpresave tё tyre pёr vazhdimin e jetёs sё bashku. Qё nga ai çast secili ka jetёn e tij : Valentini nё serinё e pafundme tё kampeve t’internimit e Gorizia nё Vendin e saj tё lindjes, nё njё jetё tё tёrhequr, si ajo e njё murgeshe, duke i shёrbyer nёnёs sё saj tё sёmurё dhe mbas largimit tё saj nga kjo botё, duke pёrkёdhelur, nё heshtjen e vetmisё e nёn peshёn e viteve, shpresёn e vakёt tё njё ribashkimi me djalin e saj tё zemrёs. Tё vetmet objekte qё materialisht i mbanin tё lidhur ishin letrat apo kartolinat e pakta nё vite qё çensura e regjimit i dorёzonte me pikatoren e “mёshirёs” sё saj.

Kjo ndarje dramatike prej 47 vjetёsh, besoj njё nga shembujt e rrallё nё nivel planetar, me tё gjithё problemet e veta tё sferёs sё ndjenjave njerёzore tё masakruara nga njё rend gjёrash qё nuk kishte asgjё njerёzore nё pёrbёrjen e tij, ka nё sfond diktaturёn e proletariatit tё komunistёve shqiptarё. Nё morinё e krimeve, mbi tё cilёt “udhёheqёsit” shqiptarё ndёrtuan “botёn e re”, ata tё ndarjes sё familjeve pёr arsye politike, tё cilat janё shumё mijёra raste, pёrbёjnё jo vetёm mёkate tё rёnda pёr shpirtёrat e tyre qё ballafaqohen çdo ditё me drejtёsinё hyjnore, por edhe njё njollё tё zezё pёr gjithё shoqёrinё tonё, tё djeshme e tё sotme, mbasi as sot nuk shfaqet asnjё brejtje ndёrgjegjeje n’atё drejtim, asnjё kёrkesё faljeje, asnjё shprehje pendese, nga ajo mori njerёzish qё, dashje pa dashje, i shёrbyen asaj tё keqeje.

Romani, jo pёr njё “deus ex machina” t’autorit, por pёr njё ndryshim epokal historik, qё mban vulёn e vullnetit tё Zotit, atё tё dёshtimit tё komunizmit si sistem n’Evropё, e tё pasojave tё detyrueshme tё asaj dukurie edhe nё Shqipёri, ka njё fund qё i shёmbёllen njё pёrralle. Mё 21 shkurt 1991, kur populli dhe rinia e Tiranёs tёrhiqnin zvarrё statujёn e Enver Hoxhёs nёpёr rrugёt e kryeqytetit, Valentini nisej me aeroplan pёr nё Bolonjё, ku e priste Gorizia, gruaja e ёndrrave tё rinisё dhe e shpresave tё qetёsisё sё viteve tё fundit tё jetёs. Ҫifti, tashmё i futur nё rrugёn e pleqёrisё, u ribashkua mbas gati gjysёm shekulli ndarjeje tё detyruar, duke pasё bёrё vetёm tё mira nё gjithё jetёn e tyre. Lexuesi ndjen njё farё lehtёsimi kur lexon episodin e takimit  tё burrit me gruan mbas 47 vjetёsh, por mёndja i shkon tek mijra rastet e tjera tё ndarjeve tё detyruara, tё cilёve fati nuk u dhuroi kurrё njё rast tё tillё, tё cilin ndoshta e shijuan n’atё botёn tjetёr, mbasi prej kёtej nuk mundёn kurrё tё gjejnё ngushullim…..

Jeta e pёrbashkёt e çiftit tё rigjetur vazhdoi shtatё vjet, qё pёrbёjnё njё tё shtatёn e kohёs sё humbur nga ndarja. Qenё vite lumturie tё brёndёshme por edhe tё shqetёsimeve trupore qё vetё mosha i paraqet pёr tё gjithё. Nё fund tё tyre Valentini u largua nga jeta tokёsore, duke e lёnё pёrsёri vetёm Gorizian e tij tё shtrenjtё. Por nё kёtё kohё, qё do tё kishte qёnё mё e vёshtira pёr kёtё heroinё tё vёrtetё tё tempullit tё familjes, i u gjendёn pranё kunati Lek dhe bashkёshortja e tij, Angjelina, tё cilёt, me kujdesin dhe dashurinё e tyre, shpёrblyen, aq sa ishte e mundur, virtutet e njё gruaje qё meritonte admirim e mirёnjohje.

“Koha ban tё vetёn dhe kёshtu edhe Gori, kjo Penelope e shekullit tё njёzetё, ndёrroi jetё pёr t’u bashkue me Uliksin e saj, Valentinin, nё pёrjetёsinё e Parajsёs. Ky ishte romani i jetuem nga ky çift, njё Odise e vёrtetё e Pafajsisё”, pёrfundon Lek Pёrvizi, thjeshtё e bukur romanin e tij.

Si lexues e mik i tij i shpreh falёnderimin e sinqertё pёr kёtё vepёr t’arrirё e tё dobishme, jo vetёm pёr tё pёrjetёsuar figurat lartёsisht njerёzore e tё virtutёshme tё vёllait e bashkёshortes sё tij, por edhe pёr dёshminё, skajshmёrisht objektive, tё njё epoke tё zezё, nё tё cilёn qemё viktima tё dhunёs shtetёrore e pjestarё tё “Odisesё sё Pafajsisё”.

Duke pёrfunduar kёta rrjeshta me lot ndёr sy, mё vijnё nё kujtesё qindra episode tё njё jete tё kaluar, pёr vite me rradhё, me Valentinin e Lekёn nё kampin e Plukut. Figura e Valentinit ёshtё skalitur nё kujtesё si ajo e njё Njeriu, tek i cili nё çdo veprim spikaste ndershmёria, karakteri i fortё e shpirtmadhёsia, virtute tё rralla pёr kohёn tonё. Ai qe pёr mua njё mik i shtrenjtё, nga i cili mёsova shumё e tё cilit i shpreh gjithё respektin, dashamirёsinё e vlerёsimin tim tё sinqertё. Dritё e paqe shpirtit tё Tij, tё provuar aq shumё nё kёtё jetё !

Gusht 2017

Filed Under: ESSE Tagged With: “Odiseja e Pafajsisё”, Eugjen Merlika, i Lek Pёrvizit

Daniel Shure në Çikago u nderua me Plaketën,,Ura e Gurit Shkup,,

August 30, 2017 by dgreca

1-karacica

Nga Skënder Karaçica/

460_345_resize

Daniel Shure,këshilltar i lartë në Odën Ekonomike Izrael-Amerikë në Çikago tashmë është bërë i njohur për diasporën shqiptare në Amerikë si dhe për Tiranën,Prishtinën dhe pjesët tjera etnike në Ballkan,me angazhimet e tij të pareshtura karshi kaheve të reja të zhvillimit ekonomik dhe të investimeve në ekonomitë e të dyja vendeve.

Shpallimet historike që hedhin dritë për popullin shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë lidhur me praninë dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore,kanë thyer shumë tabu antishqiptare që i ka kurdisur nëpër vite në Amerikë dhe Evropë,qarqet serbe,greke dhe maqedonase për gjoja se ,,shqiptarët ishin vrasës të hebrenjve,,dhe ata paskëshin ,,pritur me lule,,fashistët hitlerianë dhe italianë në Ballkan,kanë mundësuar që Daniel Shure dhe Oda Ekonomike Izrael-Amerikë të di më shumë për popullin mik shqiptar në hapësirën e vet etnike.

Krejt në këtë frymë,Daniel Shure,pati organizuar me sukses konferencën ekonomike për investime në Çikago që i dedikohej ekonomisë së shtetit të ri të Kosovës dhe priti me nderim të lartë presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani në selinë e këtij institucioni ekonomik dhe të bisnesit në Amerikë,për të hapur mundësitë për miqësinë dhe ndihmën për popullin human dhe mikpritës shqiptar.

Në sajë të angazhimit për shqiptarët në Ballkan,Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Përendimore me kryetarin Nebi Hoxha,e nderoi Daniel Shure me Plaketën ,,Ura e Gurit Shkup,,që në emrin e tij ia dorëzoi sekretari i SHSHA-së Mahmut Skenderi.Këtë mirënjohje miku i shqiptarëve e priti me gëzim dhe ritheksoj se do të jem në çdo kohë pranë popullit mik shqiptar në rrjedhat e ndihmës dhe të projekteve të nisura për investime në ekonomitë shqiptare nga Amerika.

Në takimin e sotëm në Çikago u bisedua lidhur me përgatitjet që kanë nisur në Muzeun Holokaust në Skokie,ku do të vëhet Pllaka Përkujtimore me mbishkrimin:Prania dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore,që ky manifestim do të organizohet me programin e SHSHA-së  në bashkëpunim me këtë institucion historik hebreik dhe të Odës Ekonomike Izrael-Amerikë,ku do të marrin pjesë përfaqësues të diasporës shqiptare në Amerikë, delegacionet shtetërore nga Shqipëria,Kosova dhe pjesët etnike, thuhet në këtë takim në Çikago.

Ne Foto: Daniel Shure

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Daniel Shure, Skënder Karaçica/Çikago, u nderua me Plaketën, Ura e Gurit Shkup

Edhe familjet shqiptare në Houston kanë humbur shtëpitë, makinat dhe pasurinë

August 30, 2017 by dgreca

1504098645300817_SHQIPTARET-HJUSTON-MBULIM_15_11 Houston

E prekur thellësisht nga situata e rënduar në këtë qytet, ambasadorja thotë se ka kontaktuar me drejtuesit e organizatës “Arbëria Houston”, të cilët i kanë treguar se familjet në fjalë kanë humbur nga kjo fatkeqësi natyrore shtëpitë, makinat dhe të gjithë pasurinë që kanë. “Së pari, shpresoj thellësisht që të gjithë të mbeteni jashtë rrezikut për jetën, – thotë ajo, e më pas i inkurajon shqiptarët “të qëndrojnë sa më afër njëri-tjetrit e të ndihmojnë me sa të munden”. “Ne si Ambasadë, – vazhdon Faber, – do t’iu vëmë në dispozicion gjithçla kemi mundësi”.

1 Vlora CitakuEdhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i përcolli me shqetësim pasojat e stuhisë në Houston, ku jetojnë qindra familje shqiptare, e tha se ka komunikuar me disa prej tyre, që përveç dëmeve materiale, aktualisht janë jashtë rrezikut.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: familjet shqiptare, Hurricane, në Houston

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT