• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2017

TE GJITHE TAKIMET E KRYEMINISTRIT HARADINAJ NE TIRANE

September 27, 2017 by dgreca

Kryeministri Haradinaj dhe kryeministri Rama nisin organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut/1 rama2

TIRANË, 27 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/Rama HaradinajTiranë, 27 shtator 2017/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur sot me nderime të larta në Tiranë nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, që është edhe vizita e tij e parë jashtë vendit.

Tek Pallati i Brigadave, kryeministri Haradinaj është pritur me ceremoni ushtarake. Pas kësaj, nën kryesinë e dy kryeministrave, është mbajtur takimi i parë inaugurues i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.Me këtë rast, kryeministri Haradinaj është shprehur i kënaqur që një organizim i tillë, do të bashkoj edhe më tej shqiptarët.“Kosova ka një rrugë të vështirë të krejt etapave të veta, por çdoherë e ka ndjerë që nuk është vetëm. Edhe në momentet tona më të vështira nuk kemi mbetur vetëm. Pra, populli i Shqipërisë, bashkëkombësit tanë kanë qenë me ne në çdo kohë” ka thënë kryeministri Haradinaj.

Viti i Skënderbeut do të nis me mbledhjen e dy qeverive më 27 nëntor e vijon të nesërmen më 28 nëntor në 105 vjetorin e Pavarësisë. Kryeministri Rama e quajti këtë vit si motiv për të ripërtërirë lidhjet me njëri-tjetrin dhe si një yll orientues të rrugës së përbashkët, në funksion të një të ardhme të merituar për të gjithë shqiptarët.

“Nuk kishte se si sot, teksa kryeministri i Kosovës e nderon Shqipërinë me vizitën e tij zyrtare, mos të nguteshim që të çelnim siparin e përpjekjes së përbashkët për konkretizim të një viti simbolik që e duam të favorshëm dhe frymëzues për të gjithë shqiptarët, viti nën shenjën e paperëndueshme të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut” tha kryeministri Rama.

Nën kujdesin simbolik të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, Viti i Skënderbeut do të bëjë bashkë në aktivitete të ndryshme botën akademike e universitare të dy shteteve, por edhe të vendeve tjera ku jetojnë shqiptarët.

Shqipëria, mbështetëse në proceset euroatlantike të Kosovës/1 Meta haradinaj-Presidenti Meta e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke premtuar mbështetjen e vazhdueshme të shtetit shqiptar për Kosovën/

-Kryeministri Haradinaj: Institucionet e Shqipërisë zë i fuqishëm në shtimin e njohjeve për Kosovën/

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur në takim nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.Fillimisht, presidenti Meta e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke premtuar mbështetjen e vazhdueshme të shtetit shqiptar për Kosovën.Presidenti Meta e siguroi kryeministrin Haradinaj se Republika e Shqipërisë do të jetë mbështetëse në proceset euroatlantike të Kosovës, duke vlerësuar rolin e tij në këto procese të rëndësishme për Republikën e Kosovës.Kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë rolin dhe kontributin e institucioneve të Shqipërisë, duke veçuar edhe rolin e presidentit Meta në ngritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.Poashtu, kryeministri kosovar tha se bashkëpunimi rajonal do të jetë në axhendë të Qeverisë së Kosovës gjatë këtij mandati, me theks me Republikën e Shqipërisë.Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj kërkoi që institucionet e Shqipërisë të jenë zë i fuqishëm në shtimin e njohjeve për Kosovën, dhe mbështetëse në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

 Kryeministri Haradinaj u prit në takime të ndara nga Basha e Berisha/

1 bashaKryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shqipëri është pritur në takime të ndara nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha dhe nga ish -Presidenti dhe ish- kryeministri, Sali Berisha. Gjatë takimit kryetari Basha e ka uruar kryeministrin kosovar për marrjen e detyrës së re, duke i ofruar përkrahje edhe më tutje në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, në këtë fazë. 1 Haradinaj Berisha2 basha HaradinajKryeministri Haradinaj gjatë takimit me kryetarin Basha, shprehu mirënjohjen për përkrahjen që ka marrë në vazhdimësi ai dhe Kosova, nga institucionet dhe partitë politike të Shqipërisë, në të gjitha fazat e rëndësishme, si para po ashtu edhe pas pavarësisë.

Ndërkaq, ish kryeministri Berisha, e ka uruar kryeministrin Haradinaj për detyrën siç tha ai jashtëzakonisht të rëndësishme, për punët që e presin përpara për t’i zgjidhur për Kosovën dhe për mbarë shqiptarët. “Pavarësisht nga kufijtë që kemi, interesat në shumë drejtime janë të njëjta. Kam besim të madh që z. Haradinaj dhe Qeveria e tij do të realizojnë një agjendë e cila është në interes më të madh të popullit të Kosovës, por dhe mbarë shqiptarëve”, tha Berisha.Kryeministri Haradinaj, tha se Kosova ka pasur nder që z.Berisha ta thërras president. “Kemi bashkëpunuar në çdo kapacitet tjetër dhe si kryeministër i Shqipërisë, si kryetar i PD së. Në Kosovë e kemi ndjerë dashurinë e presidentit Berisha për Kosovën. E ndjejmë edhe sot. Poashtu jemi vërtetë të nderuar ta ndajmë një kohë bashkë duke pasur parasysh që ka udhëhequr me Shqipërinë në procese të transformimit të vet, në procese jetike të anëtarësimit në NATO dhe në procese tjera. Njëkohësisht kosovarët përjetësisht do të jenë falënderues presidentit Berisha që në kohën e qeverisjes së tij me Shqipërinë rruga e kombit është bërë realitet”, tha Haradinaj. 
1 OborriKryeministri Haradinaj u takua me Princin Leka II

Në vazhdën e takimeve që ka zhvilluar në Shqipëri, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Rezidencën e familjes Mbretërore është pritur edhe nga Princi Leka i II-të, nga i cili pranoi urimet më të përzemërta për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës.1 Leka

” Ndjehem shumë mirë të pres kryeministrin e Kosovës z.Haradinaj pikërisht në Vitin e Skënderbeut, në Rezidencën e familjes Mbretërore. Ne jemi shumë krenar që kemi një kryeministër që është duke i shërbyer Kosovës me dinjitet, një atdhetar i vërtetë që e do Kosovën. Pikërisht është duke punuar për çështjen kombëtare. E vlerësoj shumë vizitën tuaj kryeministër. Uroj të keni sukses në detyrën tuaj, në shërbim të kombit shqiptar. Jam dhe do të mbetem gjithmonë në shërbim të Kosovës dhe në mbështetjen tuaj”, tha ai.Për kryeministrin Haradinaj tradita për ta vizituar familjen mbretërore, për ta vizituar mbretin Leka më herët, tani prapë mbretin Leka është një traditë e cila buron prej ndjenjës që kemi për rrugën tonë si komb, në shtetndërtim dhe në institucione. “Mbretëria shqiptare na bënë nderë në të gjitha dimensionet, kudo që jemi shqiptar marrim vetëm të mira. I jam mirënjohës mbretit Leka, zonjës Elia, për një angazhim të vazhdueshëm për çështjen shqiptare, qoftë për përfaqësimin e shqiptarëve, vlerave të shqiptarëve, por edhe për tema që lidhen me pozicionin e Kosovës si njohje, si anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ishte një kënaqësi e veçantë. Kemi qenë dhe do të mbetemi çdoherë bashkë”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj u prit nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi

1 Gramozi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur në takim të veçantë nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, me bashkëpunëtorë.Gjatë takimit kryetari i Kuvendit, Ruçi e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën e re në udhëheqje të Qeverisë së Kosovës, duke vlerësuar lartë dinamikën e re qeverisëse, të vendosur që në fillim të mandatit.Me këtë rast kryetari Ruçi theksoi gatishmërinë e institucionit që drejton që edhe më tutje të vazhdojë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës në avancimin e agjendës evropiane.Nga ana e tij, kryeministri Haradinaj vlerësoi rolin e legjislativit shqiptar në ndihmën dhënë institucioneve të Kosovës dhe në shtetndërtimin e saj.”Institucionet e Shqipërisë kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të çmuar për Republikën e Kosovës në të gjitha periudhat, dhe kjo na inkurajon që të vazhdojmë edhe më tutje shkëmbimin e përvojave”, tha kryeministri Haradinaj.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Takimet e Haradinaj, Tirane

GAZETA “BUJKU” DHE REFERENDUMI PER PAVARESI

September 27, 2017 by dgreca

Gazeta “Bujku”, 27 shtator 1991: KOSOVA FILLOI REFERENDUMIN PËR SOVRANITET
1 Bujku
-Gazeta  e rezistencës “Bujku” në 27 shtator 1991,  në kryetitullin në ballinë shkruante: “Kosova filloi Referendumin për Sovranitet”-
-Pas mbajtjes së referendumit, gazeta “Bujku” në numrin e 4 tetorit 1991 në  ballinë  kishte kryetitullin “Mbi 99 për qind të votuesve për sovranitetin shtetëror të Kosovës”/
PRISHTINË, 27 Shtator 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Pikërisht para 26 viteve, në 27 shtator 1991,  shtypi i kohës, gazeta  e rezistencës “Bujku”, e vetme e përditshme shqipe që dilte në Kosovë atëherë, në kryetitullin në ballinë shkruante: “Kosova filloi Referendumin për Sovranitet”.
Kryeartikulli theksonte: “Republika e Kosovës filloi referendumin për të ardhmen e vet: Shtet Sovran dhe i Pavarur. Referendumi i parë historik i Kosovës i shprehjes së vullnetit të lirë politik të popullit filloi në kushte e rrethana shumë të rënda që po përjeton Kosova nën pushtetin policor serb, prandaj vota për sovranitet e pavarësi është edhe votë e deklarimit demokratik e paqësor për liri e barazi të plotë për çka shqiptarët në Kosovë dhe në Jugosllavi edhe para këtij referendumi janë deklaruar fuqishëm me shumë forma të shprehjes e të manifestimit të vullnetit të lirë.
Siç merret vesh nga Komisioni qendror për zbatimin dhe për përcjelljen e referendumit në Kosovë dhe nga komisionet nëpër komuna dhe siç njoftojnë reporterët dhe korrespondentët tanë nga terreni, kudo ka entuziazëm e gatishmëri për këtë vetëpërcaktim demokratik të fatit dhe të ardhmërisë së popullit të Kosovës”…
Nën fotografinë kryesore të faqes së parë të gazetës shkruante: “Deklarim demokratik për ardhmërinë e Kosovës: pamje e Prishtinës”. Aty, po në ballinë, në një mbititull shkruante “Udhëzime për mbajtjen e Referendumit”, e në titull theksohej “Referendumi është legal dhe legjitim”.
Para 26 viteve në Referendumin për Kosovën shtet Sovran dhe i pavarur  të mbajtur nga 26 deri në 30 Shtator 1991 kosovarët votuan pro 99,87 për qind, me pjesëmarrje masive 87,01% e 1.051.357 qytetarëve me të drejtë vote.
Pas mbajtjes së referendumit, gazeta “Bujku” në numrin e 4 tetorit 1991 në  ballinë  kishte kryetitullin “Mbi 99 për qind të votuesve për sovranitetin shtetëror të Kosovës”, ndërsa mbititullin “Kumtesë e Komisionit Qendror për Zbatimin e Referendumit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
Gazeta e vetme e përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë, “Bujku”,  themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, gazetë e rezistencës me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik e pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci dilte nga 18 janari i vitit 1991, pasi me dhunë nga regjimi okupues i Serbisë ishte ndaluar e mbyllur gazeta tradicionale kosovare Rilindja.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, DHE REFERENDUMI. PER PAVARESI, Gazeta Bujku

1914 Kur Edit Durham vlerësohej :”Qytetare Nderi e Vlorës”

September 27, 2017 by dgreca

4durham

Edit Durham   u shpall nga qyteti i Flamurit;”Qytetare nderi e Vlorës”, 103 vite te shkuara/

1-gezim-llojdia

Nga Gëzim Llojdia*/

103 vjet më parë ,në moshën 51 vjeç Durham Edit Durham   u shpall nga qyteti i Flamurit;”Qytetare nderi e Vlorës”. Edit Durham lindur në  8 dhjetor  1863  ikur nga bota në 15 nëntor  1944, thënë më shkurt në ditët e clirimit të Shqipërisë nga nazizmi.

1 Durhan

  Udhëtare,shkrimtare,antropologe,humane  dhe piktore  arriti në Ballkan në vitin 1900. Ajo qëndroi aty e tutje derisa s angjau  shpërthimi i vitit 1914,që shënonte luftën e parë të përbotshme qëe detyroi të kthehej në.Por në mes vere të këtij viti,një ceremoni e pzazakontë do të zhvillohej në qytetin ku u ngrit flamuri.Gazeta”Jeta e Re”, Vlorë, dt. 1.9.1938 shkruan:”Me 3 gusht të vitit 1914, në hotel “Ballkan” në Vlorë, u organizua ceremonia e dhënies së titullit: “Qytetar Nderi e Vlorës” zonjeë Mis Durham.
Gazeta vijon me përcjelljen e lajmit:”Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike, mike e Shqipërisë, që u bë e famshme per shkrimet e saj antropologjike rreth jetes ne trojet shqiptare, ne fund te shekullit të XIX -të dhe fillim të shekullit të XX – të.Autore e disa librave te botuar edhe në Shqiperi.Në fjalen e tij kryekatundari i Vlores Ibrahim Abdullahu tha se :”Mis Durhami e bëri Europën të  hedhë  syëe nga Shqipëria.Zonjës me propozim te Mid’hat Frasherit iu dhurua edhe një pendë e arteë dhe një kostum popullor.Me rastin e festimit të 28 nëntorit 1920, Ali Asllani, ftoi në qytetin e Vlorës kryeministrin Sulejman Delvina te cilin edhe e shpalli “Qytetar Nderi të Vlores”. Pas Mis Durham, ishte i pari shqiptar që u shpall qytetar nderi i Vlorës.

2.
Në verën e vitit 1921, shkruan Marcus Tanner ,një angleze e moshuar udhëtonte për në Shqipëri. Ishte më shumë si një turiste mbretërore sesa një vizitë standarde turistike.

‘Në mbrëmje, një procesion i madh me dritat dhe këngët erdhi në jetë isha e  nderuar, rruga plot me njerëz të varfër mirënjohës, të gjithë të gëzuar’, shkruante ajo. ” i. Shkoi në ballkon … por ti  falenderuar sa më mirë që munda.

Cili është qëllimi i përkushtimit?Pyet Marcus Tanner. Në të vërtetë, ajo ishte Edith Durham, ë bijë e një kirurgu në Londër dhe një grua që u reinventua në moshën e mesme si një eksploruese, etnologe, , ishte gazetar dhe lider i lirisë shqiptare.Arsyeja pse shumë shqiptarë erdhën për ta takuar , siç e tha ajo, ishte e thjeshtë. Më shumë se çdo i huaj tjetër, ju mund të keni ndihmuar për ta vendosur gjendjen e saj të re në hartë.

Durham nuk solli pavarësinë e Shqipërisë – shqiptarët e bënë këtë. Ajo nuk ishte e pranishme edhe kur flamuri i kuq dhe i zi i Skënderbeut u ngrit në Vlorë më 1912. Por, shpallja e pavarësisë ishte diçka, duke mbajtur atë që ishte një tjetër. Nëse jeni duke kërkuar një vend për të qëndruar në gjuhën shqipe, atëherë ju keni ardhur në vendin e duhur dhe do të jeni në gjendje të shfrytëzoni më së shumti festën tuaj.

 

Durham arriti në Ballkan në vitin 1900,pra në  në vitet e fundit. E  stolisur  si udhëtare, ajo qëndroi aty e tutje derisa shpërthimi i vitit 1914 e detyroi të kthehej në një Britani që ajo mezi e njihte.Tokat e Shqipërisë, të shtrirë thellë  dhe brenda Perandorisë Osmane, ishin pothuajse të panjohura për botën, që fliste  anglisht. Vetëm poeti, Byron, piktori, Edëard Lear dhe një pjesë e vogël e britanikëve të tjerë kishin arritur aty. Madje edhe shpëtuesit kishin hulumtuar malet e veriut, rreth Shkodrës, që Durham e bëri shtëpinë e saj të dytë.”Arratisja nga Shqipërisë e tmerroi atë.” Një udhëtim i gjerë në Serbi është njohur me përparimin e jashtëzakonshëm të Serbisë. Shqipëria ishte një ‘rrënim pa rrugëdalje’Pozicionimi  i Durhamit për  shqiptarëve në Ballkan, i cili, që nga fundi i viteve 1870-të, ishte formuar një narrativ i krishterë gjithnjë e më agresiv. Shkrimtarët britanikë patën tronditur në rastin për të krishterët e shtypur të Ballkanit dhe folën për humbjet   e shqiptarëve nga  si mashtruesit  osmanë dhe madje si jobesimtarë.Për të kundërshtuar këtë, Durham bombardoi  britanie me letra dhe artikuj, duke folur për Shqipërinë , e cila u shfaq në vitin 1909 si Shqipëria e Lartë.Në të njëjtën kohë, ajo kultivoi një grusht politikanësh dhe mendimesh britanike me ndikim, si deputeti i Tory dhe gazetari radikal Henry Nevinson, me sekretarin e jashtëm britanik, Lord Gray.

Në vitin 1912 dhe 1913, fuqitë e krishtera në Ballkan ranë mbi osmanët me idenë e ndarjes së Ballkanit midis tyre. Frika më e keqe e Durhamit u realizua kur u bë e qartë se Shqipëria do të merrte vetëm ‘liri’ brenda kufijve shumë të kufizuar.Fuqitë e mëdha mohuan Shkodrën në Mal të Zi, por kjo ishte një koncesion i rrallë për parimin e vetëvendosjes. Durham nuk ndihej veçanërisht mirë nga humbja në Shqipëri e Gjakovës dhe Dibrës. Ajo ishte etike dhe historikisht e padepërtueshme dhe katastrofike për perspektivat ekonomike të shtetit të ri, tha ajo.Durham kishte kaluar disa herë nëpër Kosovë  ndërkohë që simpatikoi gjendjen e pakicës serbe, ndjeu se vendi ishte pothuajse tërësisht shqiptar. Pretendimi serb për Kosovën, shkruante ajo, i ngjante “një ëndërr në natën e së kaluarës. Rreth nesh në mes të ditës  popullsia shqiptare “.Në jug, ku grekët po qarkullonin, Durham ishte në gjendje të bënte më shumë. Ajo dhe Nevinson telegramuan fuqitë që u takuan në Londër për Shqipërinë për t’i informuar ata. Si rezultat, ata e zhvendosën kufirin shqiptar në jug. Të dy ata kishin ‘shpëtuar Koritza [sic]’, shkruante më vonë, në mënyrë laconike.Durham bëri më shumë se vetëm të shkruajë dhe të lobojë. Në vitin 1913, ndërsa refugjatët nga Gostivari, Dibra dhe qytete të tjera kaluan kufirin me Shqipërinë e re të prerë, Durham krijoi një operacion të ndihmës së tyre, me Fondin Shqiptar të Ndihmës, i cili shpëtoi mijëra jetë. Vdekja e Durhamit në Londër në vitin 1944.

 

Marcus Tanner është autor dhe gazetar i specializuar në Evropën Qendrore dhe Lindore. Ai atë që korrespondenti i Ballkanit i pavarur nga 1988 në 1994 dhe si ndihmës i redaktorit të huaj. Libri i tij i ri, Mbretëresha Mountain e Shqipërisë: Edith Durham dhe Ballkani, është jashtë tani.

* Studiues.Anetar i Akademise Evropiane te Arteve.

Filed Under: Histori Tagged With: Edith Durham, me 1914, Qytetare e Vlore

Më mirë pa heronj, sesa keqpërdorimi i tyre!

September 27, 2017 by dgreca

2 enver-Bytyci-1

Nga Enver Bytyçi/

Ramush Haradinaj eshte per vizite zyrtare në Tiranë. Dhe është për të kjo vizita e parë që bën në postin e kryeministrit jashtë Kosovës. Për mua kjo është gjithashtu një ngjarje. Dy kryeministra që nuk kanë nevojë për përkthyes, flasin, bisedojnë dhe rekordojnë me njëri-tjetrin. Eshtë një zhvillim ky shumë pozitiv nga pikëpamja formale, sepse në atë qëi jepet publikut duket shija e një spekullimi, manipulimi dhe përpunimi të trurit të shqiptarëve në favor e pse jo në mbështetje të një qeverisjeje me shumë probleme, me shumë dështime. Ata rekorduan, por jo për projekte zhvillimi. Rekorduan për Vitin e Skënderbeut dhe Ditën e Flamurit!

Sapo jam kthyer nga Austria dhe një nga njerëzit prominentë të këtij vendi, me ndikim në Bruksel, më thotë: “Nuk e kuptoj pse Shqipëria është kaq prapa në integrimet europiane, kur Serbia dhe Mali i Zi kanë përparuar shumë”! I them se “Vijmë edhe ne drejt integrimit, por pak më me ngadalë”! Nuk doja që jashtë kufijve të vendit tim të fajësoj dikë, qofshin këta dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj situate, pra ata që na qeverisin keq.

Vizita e zotit Haradinaj u shfrytëzua mjeshtërisht për ta fsheh këtë qeverisje të mbrapshtë! Skënderbeu u bë përsëri simbol i keqqeverisjes. Megjithëse zoti Rama ia la këtë lojë manipuluese ta ekzekutojnë presidenti Meta dhe presidenti Thaçi, ata mblodhën grupet e punës për “Vitin e Skënderbeut”! Pastaj caktuan datën e mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive në një ditë feste, më 28 nëntor. Diabolikët do të marrin daullet dhe do t’i krahasojnë këta të dy me Skënderbeun. Do t’i himnizojnë dhe mitizojnë dhe me këtë akt, politikanët tanë do ndjehen si në qiellin e shtatë! Entusiazëm, eufori, flamuj, protrete të Skënderbeut e të Ismail Qemalit, diku mundet që të shfaqen edhe portretet e diktatorit Hoxha. Kjo do të jetë panorama e atmosferës së brendshme.

Do “hedhim vallen në gojë të ujkut”, thjesht për të mos vënë re varfërinë, hajdutërinë, krimin, trafiqet, korrupsionin, por edhe lëvizjet mbas perdes për të krijuar atë që quhet “Jugosllavi e Re”. Duke mitizuar Skënderbeun, qeverisjet e sotma na e ngushtojnë më shumë lakun në fyt dhe e lirojnë atë, sa për të na lejuar të marrim pak frymë. Ndërsa oksigjenin na e japin me komandë, patriotizmin na e shesin me okë, mjafton që të mos kuptojmë se na mungon frymëmarrja, mjafton të bëhemi rob të ireales,

Jo për kompromis, por nuk dua që për këtë ta fajësoj kryeministrin e Kosovës, zotin Haradinaj. Ai kishte nevojë për ndihmën e zotit Rama dhe është i detyruar si malësor të jetë mirënjohës ndaj tij. Ky është një princip njerëzor i patjetërsueshëm, nëse kemi të bëjmë me njerëz. Por zoti Rama nuk mundi që të njëjtën gjë ta bënte me Isa Mustafën, i cili mund të kishte njëmijë gabime, ndërkohë që duhet vlerësuar për ruajtjen e integritetit të tij përballë kërcënimit të kryeministrit shqiptar me paternalizëm klasik!

Në mungesë të rezultateve në ekonomi, në infrstrukrurë, në rritjen e të ardhurave për qytetarët, në kryerjen e reformave aq të bujshme, zoti Rama ka zgjedhur të luajë me mjeshtri muzikën e mitizimit të figurave historike e patriotike shqiptarë dhe t’i keqpërdor ato në funksion të forcimit të pushtetit të tij. Në këtë skemë ai ka bërë llogari të qarta. Në Ballkan mitet janë modë e nacionalizmit dhe nacionalistëve. Njerëzit jetojnë ende me legjendat religjioze dhe heroizmat, të cilat janë të pakapshme për trurin njerëzor, siç i definon ato shkrimtari britanik, Robert Graves.

Studiuesit e shkencës së mitologjisë venë në dukje gjithashtu se mitet dhe mitizimi i historisë bëhet me qëllim homogjenizimin e kombit.  Të njëjtën gjë synon zoti Rama me fushatën e shpalljes së vitit të Skënderbeut. Serbët prej dy shekujsh e kanë homogjenizuar kombin e tyre përmes miteve të krijuara, me qëllim sundimin e kombeve të tjera në rajon dhe fatkeqësisht asgjësimin fizik të shqiptarëve. Prandaj ata zgjodhën si model mitizimin e Betejës së Fushë-Kosovës të 28 qershorit 1389, ditë të cilën e shndërruan në festë fetare si dita e Shën Vidovdanit. Në këtë ditë janë kryer disa akte politike: U vra Fnaz Ferdinand ne Sarajevë (1914), u publikua letra e Informbyrosë, Stalinit (1948), u bënë mitingje me një milion pjesmarrës (1989), etj.

Ndërsa ne shqiptarët më së shumti i kemi përdorur heronjtë e vendit për të justifikuar keqqeverisjen. Diktatori komunist shpalli “Vitin e Skënderbeut” (1968), sepse dështoi me revolucionin kulturor btë tipit kinez të vitit 1966-1967 dhe i mëkoi shqiptarët me mitin e heroit kombëtar. Një dekadë më vonë, kur Shqipëria ishe izoluar tërësisht dhe kishte dështuar në politikat e tij zhvillimore, pra vitin 1968 e shpalli vitin e Lidhjes së Prizrenit (100 vjetori).

Tani është riktyer miti i Skënderbeut si një model jo për të krijuar një momogjenitet kulturor, etnik, fetar, por për t’i bashkuar shqiptarët rreth një elite politike, që fatkeqësisht me shumë gjasa është e lidhur me krimin, trafiqet dhe oligarkinë, duke rrënuar kështu shpresën e shqiptarëve për një jetë më të mirë, më cilësore dhe më të denjë. Askush nuk mund ta qortojë përkujtimin e ngjarjeve dhe figurave historike, nëse ato zhvillohen natyrshëm dhe thjesht si nevojë e kujtesës historike. Kjo mënyrë e trajtimit të ngjarjeve të tilla nuk ka nevojë për shpallje politike e qeveritare, aq më pak për impenjime në 365 ditët e një viti. Thjesht do të mjaftonte mbështetja e qeverisë për veprimtaritë që mund të zhvillojnë institucionet e specializuara.

Nga pikëpamja e shkencës moderne në studimet bashkëkohore, nuk është historia ajo që përcakton shkallën e nivelit të integritetit dhe dinjitetit të një kombi e të një populli. Përkundrazi, është suksesi politik zhvillimor, gjendja ekonomike dhe të ardhurave, situata sociale në të cilën jetojnë njerëzit e një vendi, shteti. Nëse do të ishin mitet historike prova e përparimit dhe progresit e për pasojë edhe integritetit dhe dinjitetit të një kombi, shqiptarët, ballkanasit, sidomos serbët, do të ishin shënuar në histori si vendi/vendet më të civilizuara në botë. Por nuk ndodh kështu! Janë kritere të tjera ato që përcaktojnë pozitën civilizuese të kombeve dhe popujve. Qeverisja e mirë është në themel të këtij civilizimi.

Ndërsa ne vazhdojnë të na i japin e ndërkohë t’i pranojmë mitet historike si nevojë e përditësuar për përceptimin e gradës identitare tonën. Sa kohë do të vazhdojmë me këtë logjikë, ne do të mbetemi peng i një politike të gabuar, nuk do të bëjmë hajr, e ndërkohë do të shënohemi në rendin e parë të refugjatëve e të pjesmarrjes në kriminalitet e në veprimtari të paligjshme!

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Enver Bytyci, Më mirë pa heronj, sesa keqpërdorimi i tyre!

Rama e Haradinaj nisin me “Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut”

September 27, 2017 by dgreca

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj janë zotuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve./

1 Rama HaradinajNga Zijadin Gashi/

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar edhe nga disa prej ministrave të kabinetit të tij, po qëndron në Tiranë, ku me nikoqirin, kryeministrin Edi Rama kanë ndërmarrë nismën për përurimin e Komisionit për organizimin e “Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut”.Paraprakisht, Rama dhe Haradinaj janë pajtuar që më 27 nëntor, një ditë para shënimit të Ditës së Flamurit shqiptar, qeveritë e dyja vendeve të takohen në Korçë.

Kosova dhe Shqipëria, ka thënë kryeministri Edi Rama, mund të nisin me ri-aranzhimet e kufirit, duke i bërë kalimet kufitare ndërmjet dy shteteve, të ngjashme me ato që i aplikojnë vendet e Bashkimit Evropian.Po ashtu, tha Edi Rama, shfrytëzimi vetëm i Portit të Durrësit nga ana e Kosovës, nuk është i mjaftueshëm dhe kërkoi që të ketë edhe pika tjera.

Të dy kryeministrat thanë se Prishtina dhe Tirana duhet të thellojnë bashkëpunimin, shkëmbimet tregtare dhe të krijojnë lehtësime për aktivitetet e bizneseve.

Një temë e pashmangshme e takimeve të kryeministrit Haradinaj me liderët rajonal, mbetet edhe çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si një prej kushteve të paplotësuara të Kosovës për liberalizimin e vizave.

Haradinaj, nuk e ka komentuar qëndrimin e fundit të Malit të Zi se Demarkacioni për këtë vend është mbyllur me marrëveshjen e gushtit të vitit 2015, nga Qeveria e kaluar e Kosovës, por të cilën të cilën Haradinaj nuk e njeh. Por, ai tha se do të punohet në gjetjet e reja në lidhje me shënjimin e vijës kufitare.

“Kosova po procedon në përputhje me rregullativën e vet dhe obligimet e saj politike. Kur ta kemi një situatë të re dhe më të qartë të gjeturave tona, ne do t’i drejtohemi fqinjit tonë”, theksoi Haradinaj.

Mirëpo, homologu i tij, Edi Rama kishte një porosi për Haradinajn, duke i kërkuar atij që të gjejë një zgjidhje për Demarkacionin.“Interesi i Kosovës është zgjidhja sa më e shpejtë e këtij problemi i cili është kthyer në ngërç në raportet e Kosovës me faktorin ndërkombëtar”, tha Edi Rama.Ai tha se kryeministri Haradinaj tani duhet të ndahet nga qëndrimi i tij i ngurtë sa ishte në opozitë dhe të gjejë zgjidhje sa më të shpejtë për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ndryshe, vizita në Tiranë, paraqet vizitën e parë zyrtare jashtë vendit të kryeministrit të ri të Kosovës.Kryeministri Haradinaj është pritur në Tiranë me ceremoni shtetërore me rreshtimin e Gardës së Republikës së Shqipërisë.Haradinaj pritet të takohet edhe kreun e opozitës, Lulzim Basha, dhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ky vit do të shërbejë si “yll orientues i rrugës së përbashkët krah për krah njëri-tjetrit në funksion të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë shqiptarët”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Haradinaj, Rama, Viti i Skenderbeut

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT