• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2017

FSK-ja ushtri, jo me ligj po me Kushtetutë, thotë Delawie

September 27, 2017 by dgreca

1 FSK

Qëndrimet zyrtare amerikane në lidhje me çështjet fundamentale politike – prej çështjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi e deri tek procesi i transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri, nuk kanë ndryshuar me ardhjen e Qeverisë së re të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, shprehet i vetëdijshëm për kufizimet që ka një qeveri me shumicë të ngushtë parlamentare, por ai po ashtu pret që opozita të ndihmojë në kalimin e çështjeve që nuk janë politikisht kundërthënëse, meqë “Kosova duhet të ecë përpara”.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Delawie ka sqaruar edhe qëndrimet rreth dialogut me Serbinë, krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, akuzave të ngritura kundër ministrit Nenad Rikalo, keqardhjes së shprehur me përmbysjen e vendimit për decertifikim të kandidatëve me dënime gjyqësore, si dhe efekteve të asistencës amerikane për Kosovën.

Në intervistë, ambasadori Delawie ka dalë në mbrojtje të lirisë së mediave, duke ia tërhequr vëmendjen “secilit zyrtar në Qeveri që të mos bëjë asgjë që do ta kërcënonte pavarësinë e mediave të lira në Kosovë”, për të cilat ka thënë se “janë një element i fortë në këtë vend”.

KD: Z. Ambasador, tani kemi Qeverinë e re. Cilat janë pritjet tuaja nga Qeveria e re dhe sa është realisht e mundshme që Qeveria e re të përmbushë pritjet – si tuajat ashtu edhe të shoqërisë kosovare – duke e pasur parasysh shumicën tejet të ngushtë që e kanë?

Delawie: Jam takuar me shumë ministra të rinj të Qeverisë së re dhe pritja e shpresa ime është se të gjithë ata do të punojnë për avancimin e interesave të Kosovës dhe të qytetarëve të Kosovës, si brenda ashtu edhe në botë. Prioritetet për të cilat e kam fjalën janë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe siguria; natyrisht janë edhe prioritetet e tjera të brendshme, që Qeveria duhet t’i ketë parasysh.

Për sa i përket çështjes së numrave që ngritët, 61 nga 120 vende është shumica më e ngushtë që mund të jetë dhe prapë të kesh shumicë. Por, duhet ta kesh në mendje qeverinë e kaluar. Kuvendi i fundit kishte shumicë të gjerë, prapë Kuvendi nuk është se ka mundur të arrijë shumëçka. Kështu që shpresoj që Kuvendi i ri, edhe nëse janë vetëm 61, mund të arrijë të bëjë diçka…

Filed Under: Interviste Tagged With: FSK-ja ushtri, jo me ligj po me Kushtetutë, thotë Delawie

VATRA DO MBYLLET, DIELLI U SHUA, SA HERE I KEMI DEGJUAR…?

September 27, 2017 by dgreca

*Vatra do mbyllet, e mbaroi qëkuri misionin, Dielli u shua…Sa here na kanë dëgjuar veshët fjalë të tilla?

1-GAZETA-DIELLI-VATRA-300x107

*Jetegjatesia e Vatres-105 vjece,  shkelqimi i Diellit ne 109 vjetorin e krijimit- kanë përgënjeshtruar të gjitha predikimet e vdekjes së tyre. Si për inat të pesimistëve(dhe shpifësve), kanë refuzuar të tërhiqen dhe të zhduken nga skena e botës shqiptare./

-NJE ESSE PER MISTERIN E JETEGJATESISE SE VATRES DHE DIELLIT-/

Peter-prifti-300x139

Shkroi: PETER R. PRIFTI*/

“Vatra e mbaroi qëkuri misionin e saj historik.”!

“Vatra dhe Dielli po i ngrysin ditët.”!
Sa herë, vallë, na kanë dëgjuar veshët fjalë si këto?
Fjalë të këtilla për Vatrën dhe Diellin janë pëshpëritur poshtë e lart me vite e me dekada. E megjithatë, Vatra dhe Dielli janë gjallë dhe sot e kësaj dite. I kanë përgënjeshtruar të gjitha predikimet e vdekjes së tyre. Si për inat të pesimistëve, kanë refuzuar të tërhiqen dhe të zhduken nga skena e botës shqiptare.
Jetëgjatësia e Vatrës dhe organit të saj – të dyja tashmë në dekadën e tetë të jetës së tyre – është më tepër se kureshti. Ajo paraqitet si një “mister” që të çudit, dhe që kërkon shpjegim. Por, po të rrish e të mendosh pak, nuk është vështirë të kuptosh pse Vatra dhe Dielli kanë arritur një moshë kaq të lashtë.
Pa dyshim, arsyeja numër një është shërbimi madhështor që i bëri atdheut Vatra gjatë 12 vjetëve, që kur u themelua më 1912 dhe deri më 1924. Me punën e shkëlqyer që bëri në atë periudhë, Vatra rrëmbeu zemrat dhe mendjet e shqiptarëve dhe u fut thellë në shpirtin e tyre, madje kaq thellë sa nuk mund ta harronm as brezi i imigrantëve të parë që e krijoi atë shoqatë, as brezat që pasuan 20, 40 dhe 60 vjet më vonë, deri në ditët tona. Vatra dhe Dielli u bënë fanar i shkëlqyer që ndriçonte rrugën e shqiptarëve në atë periudhë të artë, dhe trumbetë e fuqishme që ndizte zemrat e tyre flakë me ndjenjat e atdhedashurisë. Oshëtimat e asaj trumbete nuk heshtën, nuk u tretën në hapësirë, por tingëllojnë edhe sot në veshët e shqiptarëve.
Jeta e Vatrës është paralele me jetën e Shqipërisë moderne. Të dyja kanë një moshë. Prandaj, kur kujton apo bisedon për Vatrën, shqiptari dashur pa dashur e lidh emrin e saj me kombin shqiptar, me vendin e origjinës së tij. Dhe, sikundër ai dëshiron që të rrojë Shqipëria, po ashtu dëshiron – ndofta pa e kuptuar dhe ai vetë – të rrojë edhe moshatarja e saj, Vatra. Kjo ndjenjë fisnike i ka nxitur shqiptarët ta mbajnë gjallë këtë shoqatë famëmadhe për më se 80 vjet.
Kur kujton apo bisedon për Vatrën dhe Diellin, shqiptari, gjithashtu, kujton menjëherë emrat e nderuar të Fan Nolit, Faik Konicës si edhe të veteranëve të tjerë që themeluan Vatrën dhe punuan natë e ditë për Shqipërinë. Prandaj, respektin dhe admirimin që ka për Nolin dhe Konicën, ai e ndan me Vatrën, që është krijesa e tyre dhe thesari që u lanë trashëgim shqiptarëve. Këtë trashëgim shqiptarët e kanë ruajtur si amanet, dhe kjo ka ndihmuar për t’ia zgjatur jetën Vatrës nga një brez te tjetri.
Shqiptari e sheh Vatrën jo si një shoqatë të thjeshtë, por si një institut, apo monument historik. Si e tillë, ajo qëndron përmbi interesat lokale, të kufizuara dhe kalimtare të këtij ose atij grupi. Ndonëse është marrë me politikë – se me politikë u angazhua edhe Skënderbeu dhe Ismail Qemali – ajo shihet gati si simbol kombëtar, që përfaqëson dhe bashkon të gjithë shqiptarët, pa dallim. Ja një tjetër arsye që shpjegon jetëgjatësinë e Vatrës dhe DIELLIT.
Dielli është regjistri më i vjetër i jetës kolektive të shqiptarëve të Amerikës. Në faqet e tij është shkruar gati gjithë historia e tyre, që kur zbarkuan imigrantët e parë dhe deri te imigrantët e fundit. Vetë ky fakt i lidh ata me Diellin dhe Vatrën në një mënyrë intime, të ngrohtë, pak a shumë ashtu siç lidhen njerëzit me shokë e miq të vjetër dhe të paharruar. Edhe ky fakt ka lojtur rol në jetëgjatësinë e Vatrës.
Ka edhe një arsye tjetër që shpjegon misterin e lashtësisë së pashembullt të Vatrës. Ky është faktori semantik apo gjuhësor që ka të bëjë me vetë emrin e Vatrës dhe të organit të saj. Fjala “Vatra” tingëllon bukur në vesh, mbasi na sjell para syve imazhc të këndshme e të dashura si oxhakun e shtëpisë, zjarrin e ngrohtë, rrethin familjar, zakonet e mikpritjes dhe bujarisë. Po ashtu fjala “Dielli” na tërheq si një magnet, sepse “diell” do të thotë dritë, energji e pasosur, jetë e gjallëri. “Vatra” dhe “Dielli” janë emra të goditur, që i kanë tërhequr shqiptarët qysh nga fillimi i shekullit 20 dhe deri te pragu i shekullit 21, ku kemi arritur.
Nga diskutimi i sipërm del se jetëgjatësia e Vatrës dhe Diellit, sado e çuditshme që duket në sipërfaqe, nuk është mister i pazgjidhshëm. Vatra dhe Dielli kanë rrojtur dhe rrojnë mbasi ato janë të lidhura ngushtë qoftë me jetën e jashtme, kolektive të shqiptarëve (është fjala për punët e mëdha që kanë bërë nëpërmjet Vatrës), qoftë me jetën e tyre të brendshme, me ndjenjat shpirtë- rore dhe emocionale, me krenarinë dhe nostalgjinë për të shkua- rën, me gjithë historinë e tyre në Amerikë.
* Peter R. Prifti, ishte editor I Diellit dhe sekretar I VATRES. Ky artikull u botua DIELLI, Nju Jork, numri janar-shtator 1994.)

Filed Under: Featured Tagged With: Dielli u shua, Peter Prifti, Vatra u mbyll

“Vëllau” Erdogan nuk na njeh më

September 27, 2017 by dgreca

5-Ilir-levonja-2-288x300-1-250x260

Nga Ilir Levonja/1 thaci-erdoganLamtumirë Irak, lamtumirë Irak…, këto ishin thirrjet rrugëve të Irbilit të hënën mbrëma, 25 shtator 2017-të, pas daljeve të rezultatit të referendumit të mbajtur në provincën kurde në veri të Irakut. Kurdistani është një dhimbje më vete, një komb jo i vogël, rreth tridhjetë e ca million, toka e të cilit është ndarë në katër shtete, Iran, Irak, Turqi, Siri. Territoret më të mëdha janë në Irak dhe Turqi. Pas rënies së regjimit të Sadam Hysenit, por edhe për mosfunksionimin si duhet të demokracisë, trazirat, Isisi etj., kurdët e Irakut kanë fituar më shumë të drejta. Madje e kam përmendur edhe më përpara, kanë një ekonomi më stabël se vet irakenët. Por edhe një mobilizim popullor duke mbrojtur identitetin nga mortaja e rajonit Isis. Shteti ku bënin pjesë, mezi po mbahej vet. Sikur mos të kish ndërhyrë Amerika, Isisi do e kishtë përfshirë me kohë. Por ndodh e kundërta me realitetin kurd në Turqinë e Erdoganit. Megjithatë, ato thirrjet në anglisht, bye, bye Iraq…, sigurisht nuk kishin kujt t’i digjnin tjeër kujt më shumë se pashait të Bosforit, Rexhep Taip Erdogan. Njeriun që pak ditë më pare intelektualja dhe shkrimtarja e njohur Elif Shafrak, në të përditshmet e metropoleve do ta cilësonte si shkaktarin kryesor për varrosjes e demokracisë në vendin e saj. Jo rastësisht ai do i paraqitej botës, referendumit të asaj pjesë të kombit kurd, plot ironi se një një votim popullor nuk e bën fët e fët një shtet. Kësisoj edhe kurdëve brenda Turqisë, partisë popullore të Abdullah Oçalanit të cilin e mban të izoluar në burgun e ishullit Imral që prej vitit 1999. Intervista e tij qe e gjitha një ironi. Dhe midis të tjerave përmende edhe faktin Kosovë. Shtetin e ri që e kanë njohur 114 vende e akoma nuk u bë, e nuk ka për t’u bërë.
Nga ana tjetër, shoh webeve tona, e sidomos aty në Kosovë, një lloj habie. Një lloj mbetje qejfi me baba dovletin që foli ashtu hidhnak për Kosovën kur u tregonte reporterve se e kishte në tavolinë një ushtri të tërë, gati për të shuajtuar çdo pretendim për shkëputje nga Turqia.
Ky është problemi jonë, kujtojmë se duke na dhënë ca para për një xhami Turqia apo Erdogani na do të mirën. Nisur dhe nga ato vajtje ardhjet e shpeshta, komercialiteti me Turqinë, sot shqiptarët në përgjithësi janë në një debat ku po ngatërrojnë në llogje dite, besimin fetar edhe identitetin e tyre kombëtar. Ndihen turq për shkak të fesë dhe kanë kurajon ta quajnë terrorist heroin kombëtar.
Por të gjitha këto nuk kanë ardhur rastësisht.
Madje edhe Erdogani nuk afrohet rastësisht.
E ka thënë bash në Prizëren se Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë. Dhe ne jemi shurruar nga histeria. Jemi ulur këmbëkryq shesheve si me vetë Allahun.
Megjithëse Erdogani ka qënë dhe është gjithmonë kundër asaj që tashmë në opinionin e lindjes, bizantit apo otomanizmit njihet si ideja e Shqipërisë së madhe. Kur…., nuk është kurrë gjë tjetër, Shqipëria normale, e gjora, në dorë të këtyre turkoshakëve që ndihen turq, arabë, isisas. Këtë ia deklaruar sysh edhe televizioneve tona. Por ne harrojmë plot gjëra për pak qyl. Madje edhe shqiptarinë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, nuk na njeh më, Vëllau Erdogan

Drejtoresha e VOA: Gjatë diktaturës transmentomin pa e ditur se na dëgjonit

September 27, 2017 by dgreca

Më datën 26 shtator, Drejtoresha e Zërit të Amerikës Amanda Bennett ishte e ftuar speciale në Forumet UET në bashkëbisedim me pedagogë, gazetarë dhe studentë/

Amanda Benett

Vizita e znj.Bennett në Tiranë  erdhi në kuadër të një turneu që ajo ka nisur në pesë vende të Ballkanit, për të komunikuar me publikun e këtyre vendeve mbi rolin e Zërit të Amerikës dhe ndikimit të tij për rajonin.  Zëri i Amerikës ka qenë e vetmja dritare e së vërtetës dhe lirisë për shqiptarët nën diktaturën komuniste, kur mund të burgoseshe apo internoheshe nëse kapeshe duke dëgjuar radion në këtë kanal.

Po kjo radio vijon të jetë po aq me ndikim edhe pas 27 vitesh demokraci. Sipas statistikave të vetë radios ajo ndiqet në masën 60.5% në Shqipëri dhe 64% në Kosovë, ndërsa shumë më pak në vendet e tjera të rajonit, respektivisht ndiqet nga 12% e popullsisë në Serbi, 13.4% në Bosnje Hercegovinë dhe 26.5% në Mal të Zi.

Për të kuptuar rolin e kësaj media në Ballkan Drejtoresha e përgjithshme e Zërit të Amerikës e emëruar nga Kongresi Amerikan në mars të vitit 2016, ka ndërmarrë një tur në vendet e Rajonit, i pari tur i këtij lloji nga një drejtor i VOA-s.

Duke folur folur për këtë lidhje të fortë të VOA-s me shqiptarët zonja Bennett tha se “Jam e nderuar të jem këtu, të kuptoj lidhjen që kemi patur ndër vite, ne kemi qenë në këtë zonë për 75 vite, dhe mësova se si për shumë shumë vite kemi transmetuar në Shqipëri pa e ditur, pa e ditur nëse po dëgjonte dikush, kishte thjesht transmetim dhe transmetim, dhe ishte e vështirë të merrje vesh diçka. Ndoshta herë pas herë dikush do të vinte si refugjat dhe do të na thoshte se që të gjithë në Shqipëri e dëgjonin VOA. Dhe mund të mendonim se po na e bëjnë qejfin, po na thonë thjesht atë që duam të dëgjojmë, por pasi çdo gjë u hap ne erdhëm këtu dhe kuptuam se sa shumë njerëz na kanë dëgjuar.

Dhe është nder të kuptosh se kemi një histori të gjatë së bashku. Dhe sot mendoj se ka një gabim që njerëzit kanë bërë në të shkuarën, me situatën e medias në botë; lufta mbaroi, problemet mbaruan, kështu që nuk kemi më nevojë më për këtë. Por unë mendoj që kjo është gabim. Ne po kuptojmë serish që situata e medias këtu në Shqipëri reflekton situatën e medias në botë që ka shumë presione në median e lirë, presioni ekonomik, presioni politik, mundimi për të mbajtur një shtyp të lirë, që s’mban anë, që s’thotë vetëm njërën anë të medaljes. Pra mendoj që mundimi është më i madh se kurrë dhe lidhja jonë është ende shumë e rëndësishme”.

Media në Shqipëri për Bennett përballet me sfida më të mëdha se mediat në SHBA e vendet me demokraci më të zhvilluar, por ajo beson se gazetarët shqiptarët duhet të jenë më të bashkuar për t’i shërbyer njerëzve me përcjelljen e së vërtetës.

“Gazetarët e rinj në Shqipëri përballen me sfida shumë të veçanta, të ndryshme me ato që përballen gazetarët në vendin tim. Ajo çfarë po shoh në Ballkan, është se edhe me këtë situatë ata sërish mund të gjejnë gjëra që mund të bëjnë. Mendoj që disa nga gjenerata më e vjetër e gazetarëve janë mjaft të fokusuar në atë ç’ka nuk mund të bëjnë, dhe ka shumë gjëra që mund të bëjnë.  Shumë po përqëndrohen në atë ç’ka mund të bëjnë dhe mendoj është shumë e rëndësishme, po përpiqen të gjejnë burime, vende nga ku mund të gjejnë informacione për t’ia përcjellë njerëzve. Dhe mendoj që gjëja tjetër është që, gazetarët si të gjithë të tjerët duhet të bashkohen sepse nuk shoh ende ndonjë provë që ka një kulturë për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe të mbështetin njëri-tjetrin. Ju keni ligje shumë të mira informacioni, që ndoshta nuk janë kaq optimale sa duhet të jenë, por në eksperiencën time, në SHBA, edhe pse kemi ligje të mira informacioni, nëse nuk do të kishim luftuar çdo ditë, çdo hap për ta marrë atë informacion, do të ishte pa kuptim. Sepse besoj se ti merr aq liri , sa lufton për të”- tha ajo.

Rreziku i industrisë së “Fake News” dhe ndikimit rus në Ballkan

Industria e “Fake News” dhe ndikimi me anë të mediave e Rusisë në Ballkan është një rrezik që duhet luftuar me median e vërtetë, me informacionet e bazuara në fakte. Kështu beson, drejtoresha e përgjithshme e Zërit të Amerikës.
E pyetur për rolin e Rusisë në Ballkan dhe ndikimit nëpërmjet mediave, gazetarja qëka fituar çmimin Pulitzer në SHBA, u shpreh:
“Mendoj që rreziku është nga çdo vend, organizatë, lëvizje politike, çdo gjë, çdo njeri, që mundohet të përhapë këtë lloj informacioni, sepse e  sheh që vjen nga shumë vende të ndryshme, kshtu që,po  mendoj që është një shqetësim shumë i madh. E shoh në Ballkan si dhe në SHBA,  e shoh në të gjithë botën. Dhe mendoj që nuk vjen thjesht nga një vend, kshtu që duhet të dyfishojmë përpjekjet që të arrijmë të përcjellim  informacion të bazuar në fakte njerëzve, është shumë kritike, veçanërisht në Ballkan, ku mendoj se ju keni shumë eksperiencë me këtë. “
Ndërsa për industrinë e “Fake News”, lajmeve të rreme ajo tha se duhet të shqetësohemi për çfarëdolloj përpjekje që po ndodh për të na mbushur mendjen se çfarë nuk është e vërtetë është e vërtetë dhe anasjelltas.
“Unë besoj se është ‘OK’ të luftosh në betejë edhe kur e di se do të humbasësh, dhe kjo është një betejë që unë e di se do ta humbas. Do doja që njerëzit të mos e përdorinin fjalën “lajm i rremë” kurrë më dhe e gjej shumë të vështirë, unë  e përdor vetë sepse nëse thua lajm i rremë, do të thotë se pranon se lajmi mund të jetë i rremë, dhe nëse është i rremë nuk është lajm.  Kjo është ajo për të cilën po mundohen të na bindin, se mund të kesh lajme që janë të rreme, por nuk mund të jetë. Nëse nuk është i saktë, i bazuar në fakte, nuk është lajm.  Po përpiqen të na binin se s’ka fakte fare, se faktet janë opsionale, se faktet nuk kanë rëndësi dhe unë vërtetë e kundërshtoj këtë ide, që ska diçka të tillë si faktet. Por mund të shohësh problemi e lajmit të rremë, fjalës lajm i rremë, se shumë shpejt në vendin tonë, filloi duke thënë gjëra që vinin nga vendet e tjera, që ishin të gabuara, që vinin nga adoleshentë që po sillnin informacion fals dhe shumë shpejt lajmi i rremë u bë “lajmi me të cilin unë nuk bie dakort”. Dhe mendoj ky është rreziku kur e e thua këtë. Lajmi me të cilin nuk bie dakort nuk është domosdoshmërisht fals, mund të jetë i pakëndëshëm, që s’dua ta dëgjoj, por jo fals”, u shpreh Bennett.
Problemi i medias me lindjen e konceptit “post-truth” është shqetësues pranon ajo, por Bennett beson se ka gjithmonë diçka që gazetarët dhe media serioze mund ta kontrollojë.
”Nuk mund t’i detyroj qeveritë e huaja që të mos dërgojnë më informacione false nëpërmjet internetit, nuk mundem ta ndaloj këtë. Por mund të kontrolloj se cilat janë standartet që kemi dhe mendoj që në masën që mainstream media po polarizohet.  Mendoj që media, përfshirë media mainstream, janë duke e vendosur veten në pozicione mjaft politike, puna jonë si VOA është të kthehemi në vlerat e vjetra të gazetarisë që kemi patur 30 vite më parë, që janë; të jemi të balancuar, të drejtë, të bëjmë lajme të bazuara në fakte, të raportojmë lajmet ashtu sic janë dhe të sigurohemi që të tregojmë të gjitha pikëpamjet, edhe të njerëzve që ndoshta nuk ua kemi vënë shumë veshin në vitet e kaluar”- theksoi ajo.
Drejtoresha Bennett shoqërohet në këtë turne nga Elez Biberaj, Drejtor i Divizionit të Euroazisë. Biberaj thotë se “në një botë ku besimi tek media po bie, Zëri i Amerikës vazhdon të luajë një rol jetik, si një prej burimeve më të besuara të lajmeve. Zëri i Amerikës ofron alternativën e njoftimit të bazuar në fakte, përballë propogandës, shërben si një mjet ku mund të gjesh alternativat që ofron opozita, si dhe debatin publik, duke nxitur zhvillimin e shoqërive të lira e të drejta”. {SH.K}

Filed Under: Politike Tagged With: Amanda Bennett, diktatura komuniste, Tirane, UET, visit

‘Parasja e Zezë’ e regjisorit shqiptar bashkon aktorët Hollivudian

September 27, 2017 by dgreca

NGA ERMIRA BABAMUSTA/1 Parajsa e zeze
Sokol Pepkolaj është regjisor dhe skenarist. Filmi i tij i ri “Parajsa e Zezë” (Black Paradise)
po dridh trojet shqiptare, duke bashkuar aktorët Hollivudian. Filmi ka për aktorë kryesorë
Randal Paul dhe David Herrison. Filmi pritet të xhirohet në Berlin, Romë dhe Tiranë.5 parajsaSokol Pepkolaj i lindur në Tropojë me 10.06.1979 me prindër me origjinë shqipëtare. Martin
Pepkolaj babai i tij ishte oficer ushtrie dhe File Pepkolaj nëna e tij ishte mësuese. 1 ermiraFëmija i fundit nga shtatë fëmijët në të cilën janë katër femra dhe tre meshkuj të rritur me disiplinë të
lartë edukimi. Me një fizik në formë të shkëlqyer, ka praktikuar shumë lloje sportesh mes të
cilave, basketboll, notim, ski dhe karate duke patur rezultate të shkëlqyera. Në moshën 20
vjeçare fiton si kampion rajonal për mundje krahu dhe pas tetë vitesh merr rripin e Zi.
Disa nga pasionet e tij janë: sporti, muzika, kinemaja. Me kalimin e kohës ëndrra e tij
fëmijërore për kinemanë bëheht objektiv i parë i jetës së tij.6 parajsa
Intervista me Regjisorin dhe Skenaristin Sokol Pepkolajparajsa6Bisedoi Ermira Babamusta/
Na tregoni më shumë rreth vetes dhe fillimet tuaja si regjisor filmash?
Sokol Pepkolaj: Pasioni për kinemanë ka qënë dhe është shumë i fortë që nga fëmijëria.
Fillimet e mia kam nisur duke zhvilluar karrierën time si aktor në Itali dhe më pas në
Gjermani. Duke qënë se si aktor nuk mund të realizoja idetë e mia artistike, fillova të krijoja
filma me metrazh të shkurtër dhe mbas sukseseve si regjisor i filmave me metrazh të shkurtër
vijova të zhvilloja karrieren time si regjisor në krijimin e filmave me metrazh të gjatë.
Cilat janë disa nga arritjet tuaja deri tani?
Sokol Pepkolaj: Kam marrë pjesë në shumë filma në Itali, Gjermani dhe Shqipëri. Suksesi
më i madh ishte kur fillova karrierën si regjisor me filmin “Ultimo Respiro” fitova çmimin e
filmit më të mirë me metrazh të shkurtër në International Short Film Festival Detmold në
Gjermani.
Me cilat projekte po merreni tani? Për çfarë bën fjalë, skenari, producenti?
Sokol Pepkolaj: Momentalisht po merrem me filmin dramatik me metrazh të gjatë “Parajsa e
Zezë” këtu në Shqipëri. Ku prek temën e terrorizmit, bën fjalë për ekstremistët fetar dhe
organizimin e shërbimeve sekrete për ta luftuar zhvillimin e tij në terren. Producentët janë
Vito Shakaj dhe Gael Harrison, skenaristi Sokol Pepkolaj.
Cilët janë personazhet kryesore te Parajsa e Zezë dhe aktorët që marrin pjesë?
Sokol Pepkolaj: Personazhet kryesore të filmit janë fëmija, nëna e tij dhe shërbimet sekrete.
Për sa i përket aktorëve që do marrin pjesë është zhvilluar audicioni dhe jemi në përzgjedhjen
e aktorëve që do marrin pjesë.
Flisni për zgjedhjen e aktorëve dhe realizimin e projektit, ku po xhirohet?

Sokol Pepkolaj: Jemi në proces përzgjedhje të aktorëve dhe xhirimet më së shumti do të
zhvillohen në Shqipëri dhe një pjesë tjetër e xhirimeve do të zhvillohen në Itali, Gjermani dhe
Francë.
Cilët filma të tjerë keni realizuar dhe në cilat festivale janë shfaqur?
Sokol Pepkolaj: Disa prej filmave që kam realizuar janë:
“ Venuto al mondo”, regia di Sergio Castellitto ( 2012)
“ Piccoli errori di valutazione”, regia di Marco Bechini ( 2013)
“ Shad”, regia di Kenan Gurguvoci ( 2014)
“ Instabul Connection”, regia di Kenan Gurguvoci ( 2015)
“ Rekurti”, regia di Sunaj Raca ( 2015)
Në Melzo film festival Milano ku kam marrë çmimin e filmit më të mirë me mesazh
sensibilizues, gjithashtu si filmimi më i mirë në Detmold film festival Gjermani.
Cili është filmi apo projekti i rradhës?
Sokol Pepkolaj: Në vazhdim kam menduar të realizoj një tjetër film këtu në Shqipëri në
qytetin e Tropojës më shumë do informoheni në vazhdim.
Çfarë e bën një film një prodhim të mirë?
Sokol Pepkolaj: Një prodhim të mirë e bën historia e gjetur e filmit dhe mesazhi që filmi ka
dhe përcjell tek publiku.
Si e vlerësoni ju kinemanë sot? Çfarë roli luan arti dhe kinemaja në Shqipëri?
Sokol Pepkolaj: Mendoj se kinemaja është shumë e rëndësishme për kulturën artistike të një
populli dhe duhet të mbështetet dhe përkrahet nga institucionet shtetërore dhe të njihet nga
publiku.
Këshilla juaj për aktorët kur përgatiten për përsonazhin që luajnë, si ta përvetësojnë
rolin?
Sokol Pepkolaj: Më e rëndësishmja që një aktor duhet të bëjë është ta ndjejë rolin si pjesë e
karakterit të tij dhe të përshtatet për rolin që i kërkohet.
Çfarë talente të tjera keni?
Sokol Pepkolaj: Përveç aktrimit dhe regjizurës më pëlqen sporti, kërcimi dhe moda pas të
cilave jam gjithashtu i pasionuar.
Çfarë projektesh keni për të ardhmen dhe çfarë mund të presim nga ju për vitin 2017?
Sokol Pepkolaj: Në të ardhmen sigurisht kam ideuar plane artistike të reja dhe për 2017 jam
i sigurtë që filmi që momentalisht po merrem të rezultojë i arrirë dhe i suksesshëm.

Filed Under: Interviste Tagged With: ‘Parasja e Zezë’, aktoret e Hollivudit, Ermira Babamusta, Sokol Pepkolaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT