• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2017

Nuk është e Skënderbeut, maska është e jona!

September 1, 2017 by dgreca

Nga Enver Bytyçi/

Sot në mëngjes Gjergj Kastrioti Skënderbeu i gdhi i maskuar, jo i mbuluar. Kalit i dukeshin të gjitha, Skënderbeut jo, as trupi as përkrenarja. Kjo ndodhi tërheqi vëmendjen e gjithë opinionit, deri në kufijtë e linçimit të një feste tradicionale të Zotit, sepse shihet si një ngjarje e rrallë, si ato ngjarjet e rralla që ne i përjetojmë si askush tjetër e jemi njëjtësuar me to po ashtu si askush tjetër. Ne vetë prodhojmë histori specifike, të jashtëzakonshme, të papërsëritshme, të padëgjuara për kombet e tjera, përfshirë dhe kombet e prapammbetura! Ne vrasim me gjakftohtësi nënën e fëmijës tonë! Dhe heshtim edhe kur shteti përgjegjës për këto ngjarje makabre e kërkon përgjegjësinë te unë, të ti, te ai që flet e shkruan?! Skënderbeu u gdhi sot me maskë, sepse prej kohës së tij e deri më sot ne shqiptarët jetojmë me maska. Maska është karakteristika jonë më e përhapur, më e dukshme, më prezentative. Kur jemi në hall, bëhemi urë, zhapinj dhe me ato lutjet tona dukemi si viktimat e xhunglës. Kur jemi në kalë, i shkelim të gjitha qeniet e gjalla e këmbë, njerëzit na duken milingona. Prandaj kur duhet të mburremi me Nënë Terezën e kthejmë në një lolo, çfarë nuk shpikim dhe ta denigruar. Kur duhet të krenohemi me Skënderbeun e maskojmë, madje e shajmë, ia bëjmë nënën shkinë dhe motrën, gruan e shkjaut. Fantazitë tona shkojnë përtej imagjinatës. Kujt i shkoi mendja që ta maskojë Skënderbeun ditën e Kurban Bajramit?! Kush u angazhua, kush e urdhëroi këtë akt, kush e bëri, kush e pa e nuk bëzani?! Eshtë një rrjet i madh njerëzish kryesisht me pushtet ligjor e shpirtëror, i cili është marrë me këtë akt të shëmtuar. Pse i shëmtuar? Sepse nuk është puna që monumenti i Skënderbeut u maskua në një procesi rinovimi, rikualifikimi, restaurimi. U maskua për një rit islam fetar, shpirtëror, u maskua “për të mbrojtur fenë islame nga Krishti”! Dhe më plas shpirti ta di, pse qenka fyese prania e Skënderbeut të pamaskuar në këtë rit?! Kujt ia lëndoi shpirtin kjo prani?! Po këta ateistët tanë në krye të Bashkisë së Tiranës e të qeverisë shqiptare, pse lejuan “heqjen” e heroit kombëtar nga sheshi i vet?! Sheshi është i yni dhe i Skënderbeut, sepse mban emrin e tij. Dhe më së fundi: – A do ta maskonin monumentin e diktatorit këta monstra, nëse ai do të gjendej ende në lindje të sheshit, si dikur?! Ne shqiptarët duhet t’ia heqim maskën vetës, kolegut në krah, komshiut, e deri lidershipit tonë që me tam – tame shpall vitin e Skënderbeut e ndërkohë në një ditë të shenjtë si kjo jep leje që të dhunohet, poshtërohet dhe diskriminohet figura emblematike e përbashkuese e kombit shqiptar! Ky është akt terrorist, me të cilin bashkia e Tiranës dhe qeveria e Shqipërisë kanë bashkëpunuar! Ky është një turp kombëtar, që nuk mund ta zhbëjë lapsi i asnjë akademiku, përfshirë dhe kreun e Akadaemisë, Prof. Korkuti!

Filed Under: Komente Tagged With: Enver Bytyci, maska është e jona!, Nuk është e Skënderbeut

FUND PROVOKIMEVE E LOJËRAVE DJALLËZORE ME FIGURËN E GJERGJ KASTRIOTIT

September 1, 2017 by dgreca

LETËR E HAPUR: Zotit Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë, Zotit Edi Rama, Kryetar i Këshillit të Ministrave/

21277769_10211973821215154_917012060_o

Shkëlqesia juaj, zoti President I nderuar zoti Kryeministër Me indinjatë të thellë mësuam se sot në Tiranë një qytetar apo një grup qytetarësh kanë mbuluar me çarçaf të zi monumentin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit,- Skënderbeut. Po të ishte një ditë e zakonshme, mund të konsiderohej si një akt vandal i njjerëzve ordinerë, që kërkojnë të dëmtojnë apo të profanojnë monumente, muze, objekte kulturore, varre etj. Por në një ditë si kjo e sotmja, kur vëllezërit e besimit mysliman e, së bashku me ta edhe ne të besimeve të tjera, festojmë Kurban Bajramin, një veprim i tillë është provokim i hapur, i ulët dhe i paskrupullt i një mendjeje djallëzore të frymëzuar e të financuar nga qarqe te caktuara antishqiptare, që me synime shoviniste e revanshiste kërkojnë të hedhin baltë mbi njjërin nga simbolet me të fuqishme të identitetit tonë kombëtar, siç është Skënderbeu dhe mbi një nga faqet më të lavdishme të historisë sonë kombëtare,siç është qëndresa heroike e shqiptarëve të udhëhequr nga Skënderbeu, që për 25 vjet me radhë u thyu hundët ushtrive e sulltanëve më të fuqishëm të perandorisë osmane në mbrojtje të trojeve të Arbrit. Ka disa kohë që qarqe të caktuara jashtë kufijve tanë dhe pseudohistorianë mercenarë të paguar nga ato qarqe, duke mos mundur të errësojnë figurën dhe veprën e pashoqe të Gjergj Kastriotit, të cilën e dëshmon historia, mundohen ta ndajnë figurën e tij nga trungu kombëtar, duke pretenduar t’i japin kombësi e shtetësi tjetër. Është heshtur ca si shumë ndaj sharlatanëve të tillë, të cilëve u duhet treguar vendi, duke i akuzuar për fallsifikime të historisë kombëtare. Janë këto qëndrime që dita-ditës kërkojnë të fitojnë terren e popullaritet, duke arritur deri në provokimin e turpshëm të ditës së sotme, i cili nuk mund të quhet as i rastit e as i shkëputur. Zgjedhja e ditës së Kurban Bajramit ka si synim të hedhë njollë mbi festën e shenjtë dhe të lërë të kuptojë se kjo gjë është bërë në mënyrë demonstrative nga besimtarë myslymanë, për të krijuar incidente e përplasje me pasoja të rrezikshme. Por kemi bindjen e plotë që, vëllezërit e besimit myslyman, janë po aq atdhetarë sa e gjithë pjesa tjetër e popullsisë dhe me indinjatë të thellë distancohen nga provokatorë të tillë djallëzorë e të rrezikshëm. Ai apo ata provokatorë, mercenarrë të paguar, mund të jenë te secilit besim. Por ne jemi të bindur që besimtarët e të gjitha besimeve në Shqipëri distancohen nga veprime të tilla të turpshme dhe të rrezikshme. Të njëjtën gjë duhet të bëjnë në mënyrë publike edhe drejtuesit e institucioneve të tri besimeve fetare në Shqipëri. Ne që jetojmë në emigracion, bustin e Gjergj Kastriotit kemi arritur ta ngremë në sheshe që mbajnë emrin e tij. Tek arbëreshët, në çdo qytet e fshat, busti e monumenti i heroit tonë kombëtar ngrihen në sheshet kryesore, si nderim për historinë tonë kombëtare e si simbol i identitetit tonë kombëtar. Shteti shqiptar dhe drejtësia shqiptare duhet të marrin masat e nevojshme, të hapin proces hetues e gjyqësor ndaj provokatorëve të tillë, për të mos u lënë shteg veprimeve të mëtejshme antikombëtare. Le të jemi të gjithë të bashkuar për t’u treguar vendin mercenarëve të tillë të shitur tek qarqe të caktuara antishqiptare. Të mos harrojmë leksionin që dha Papa Françesku II përpara gjithë botës, duke zgjedhur Shqipërinë si model i bashkëjetesës vëllazërore midis feve. Të mos harrojmë që, mbi besimet fetare që i respektojmë e nderojmë në shkallën maksimale, Feja e shqiptarit është Shqiptaria.

Me konsideratën më të lartë

Ndue Lazri

President i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Itali (FNAI)

Filed Under: Politike Tagged With: Fund lojrave me Heroin, Gjergj Kastrioti, Ndue Lazri

Vatranët vazhdojnë të vijnë në festë, në “Ditët e Nënë Terezës”

September 1, 2017 by dgreca

-Kudo të mirëpritur, edhe  në Ipeshkvinë e Kosovës e në Katedralen Nënë Tereza nga Ipeshkvi Dodë Gjergji e Don Lush Gjergji, mbërrijnë edhe Zef Balaj, një vatran i vjetër, anëtar i Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, që ka ardhë me bashkëshorten Lina, anëtari i Këshillit të Vatrës, Lek Përlleshi, me bashkëshorten Vera.  Është, së bashku, edhe Nue Balaj, nipi i Zefit…/

1 zefi perqafe me Imzotin1 ok dom Lushi zefi1 zefi Ipeshkevi1 Nipi e zefi1 ok Zef Ipeshkev1 ulur

-Emra të vatranëve nga SHBA në korniza dritaresh të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë/

-Vatranë, shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që tradicionalisht verave vijnë në Shqipëri, Kosovë e viset tjera shqiptare, të ardhur edhe enkas për “Ditët e Nënës Terezë”  në Prishtinë janë edhe sot, do jenë edhe ditëve në vijim…/

1 behluli Zefi

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

1 zefi fletDritarja e zefit3 zefi dhe nipi Lina Lek2 Ipeshkevi zefi1 ok zefi treshe2 Leka 2PRISHTINË, 1 Shtator 2017/  Vatranët, shqiptarët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të vijnë në “Ditët e Nënë Terezës” në Kosovë për të qenë edhe pjesëmarrës në festimet e shugurimit të Katedrales në kryeqytet, Prishtinë, me emrin e shenjëtëreshës shqiptare, të njohur e të admiruar në gjithë botën.

Në selinë e Ipeshkvisë së Kosovës, pranë Katedrales, pasditën e të enjtes pritet edhe një grup tjetër vatranësh…

Nga rruga e gjatë, nga Nju Jorku në Prishtinë, pas mbërritjes së Aeroport adresa e parë e ardhjes së vatranëve është Ipeshkvia, në dyert e mëdha të hapura të së cilës i pret me përqafime e gëzim, vëllazërisht e përzemërsisht, Vikari Gjaneral, Mons. Lush Gjergji.

Poashtu shumë të mirëpritur nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, që nga zyra e tij kishte zbritur në holl për t’u uruar mirëseardhje, të gjithë së bashku ulen rreth një tryeze.

Edhe për Ipeshkvin Dodë Gjergji edhe për Don Lush Gjergjin janë të njohur  Zef Balaj, një vatran i vjetër, anëtar i Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, që ka ardhë me bashkëshorten Lina, anëtari i Këshillit të Vatrës, Lek Përlleshi, me bashkëshorten Vera. Është, së bashku, edhe Nue Balaj, nipi i Zefit…

Biseda e gjatë nis e vazhdon…Të gjithë bashkë edhe me Ipeshkvin Gjergji vizitojnë Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë dhe njoftohen nga afër me përgatitjet për shugurimin, që është një ngjarje e festë e madhe.

Papa Françeku ka emëruar Kardinalin shqiptar Imzot Ernest S. Troshani, të Dërguarin e Tij të Veçantë për kremtimin e shugurimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, është njoftua nga Vatikani – Selia e Shenjtë në 15 Korrik 2017.

Po në këtë ditë Ipeshkvia e Kosovës ka shpallur Programin e Shugurimit të Katedrales Nënë Tereza, që do të jetë në 5 shtator 2017, ditën e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Shenjëtëreshes Shqiptare. Kremtimi solemn i Meshës së Shugurimit do bëhet në mesditë, nga ora 11:00.

Kremtimi ka nisur me hapjen e “Ditëve të Nënë Terezës”, në ditëlindjen e saj dhe ditën e bekimit të gurthemelit të Katedralës, në 26 gusht.

Kjo ditë shënjonte edhe fillimin e përgatitjes së afërt të festës së Shën Nënë Terezës, e cila kremtohet në 5 shtator, kur do të bëhet edhe shugurimi i Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Në mbrëmje në Katedrale Don Lush Gjergji, biografi i Nënë Terezës, paraqiti një kumtesë,  derisa u dha një program kulturor me këngë klasike dhe recitim të poezive dhe uratave të Nënë Terezës.

Hapja e mbrëmjes u bë me këngën “Nënës së mirë” të kompozuar nga Gjek Gjevalekaj,  e të interpretuar me zërin e fuqishëm e të ngrohtë të sopranos Adelina Paloja dhe me poezinë e Nënë Terezës, e shkruar gjatë udhëtimit për në Indi, “Lamtumirë”, të cilën e recitoi studentja dhe poetja Jehona Gashi.

Programi vazhdoi me këngën “Ebben! Ne andrò lontano” të Alfredo Catalani; recitimit mjeshtëror të Lumnie Sopi të dy poeziv-uratë të Nënë Terezës “Falënderimi për muzikë dhe për këngë” dhe “Gjej kohë”, me të cilat risjelli fjalët e Nënës Tereze me plot emocion.

“Agimet shqiptare” të Agim Mula, të interpreuar nga sopranja Adelina Paloja, e përcjellë me piano Pranvera Hoxha, dhe recitimi i poezive-uratë “Jeta” dhe “S’ka rëndësi” nga Bislim Muçaj permbyllën program kulturor.

Poashtu në Katedrale u hap edhe një ekspozitë e autorit Sakip Imeri e fotografive dokumentare që nga vënia e gurthemelit të Katedrales Nënë Tereza.

Mbërmja vazhdoi në një koktel rasti për pjesmarrësit në oborrin e Rezidencës së Ipeshkvisë, ku vijoi bashkëbisedimi dhe bashkëndarja e gëzimit për Nënën tonë Tereze.

Që në nisje të “Ditëve të Nënë Terezës”, në Katadrale, si dhe në ekspozitën “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca”, të hapur në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, ishin të pranishëm edhe vatranë të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, mes të cilëve i ardhur enkas bashkë me bashkëshorten Dila është Marjan Cubi, anëtar i Kryesise së Vatres, njëherësh  arkëtar si dhe kryetar i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë.

Shqiptarët nga SHBA – Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, që vepron në Nju Jork dhe rrethinë, kanë kontribuar për mëse 9 vite me 2 milionë dollarë, që janë mbledhur dhe janë dorëzuar.

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji në fjalën përshëndetëse  në hapje të “Ditëve të Nënë Terezës”  vlerësoi lart të gjitha kontributet, ndërsa takoi e falënderoi vatranët edhe gjatë koktejit.

“Dua me këtë rast të falënderoj të gjithë donatorët, që na kanë ndihmuar për ndërtimin e kësaj Kishe, ata që janë sot prezentë e ata që do të jenë me 5 shtator”, u shpreh Ipeshkvi Gjergji.

“Do të vazhdojmë me kontributet”, shprehet Zef Balaj që është biznesmen e donator, si edhe veprimtar i çështjes kombëtare, derisa sheh se ende punohet në Katedralen  Nënë Tereza.

Nën një nga dritaret e Katedrales, në kornizë, sheh të shënuar emrin e tij, i vie mirë për këtë që është edhe si shenjë mirënjohje, ndërsa thotë se nuk jam vetëm unë kontribues, se do donte të jenë edhe emrat e vëllezërve: Gjelosh, Pjetër e Zef Balaj.

Te dritaret e Katedrales ka edhe emra të tjerë kontribuesish, vatranësh nga SHBA, mes të cilëve: Ilir Marjan Cubi…

Vatranë, shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që tradicionalisht verave vijnë në Shqipëri, Kosovë e viset tjera shqiptare, të ardhur edhe enkas për “Ditët e Nënës Terezë”  në Prishtinë janë edhe sot, do jenë edhe ditëve në vijim…

Nesër, në 2 shtator, bëhet hapja solemne e aktiviteteve kuturore e shpirtërore treditëshe të festës. Në 3 shtator në orën 11:00 zhvillohet meshë në Katedrale, ndërsa në 4 shtator  në ora 18:00 – Mesha, Lutja e Mbrëmësores me Lutjet e Nënë Terezës në Kishën e Shën Ndout në Prishtinë…

Dhe, edhe gjatë këtyre ditëve do shihemi përsëri me Zef Balajn, i cili siç shprehet në bisedë, ka lindur në Shqipëri – Pukë, është rritur në Kosovë, dhe prej vitesh është në SHBA…

Do takohemi përsëri edhe me vatranë të tjerë,  edhe me ata që i takuam kur nisën “Ditët e Nënë Terezës” -me Fran Markun, anëtarin e Këshillit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, me Tomë Paloken, që ka shkruar e do e botojë së shpejti librin “Shqiptarët më të mirë në Amerikë që i njoha unë”…

Ishim së bashku edhe në ndejen në mbrëmjen e 26 gushtit në një nga lokalet pranë Katedrales bashkë edhe me Pashk Deskun, një i nohur i vatranëve që e takuan në Prishtinë, si edhe shumë njerëz të farefisit e miqë të tjerë që i takojnë përditë në trojet shqiptare…

***

Gurthemeli i Katedrales në Prishtinë është vënë në 26 gusht 2005 për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë nga ana e Presidentit historik Ibrahim Rugova, Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinalit të Uashingtonit Teodor Mekkerik.

“Sot është një ditë e madhe për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit – të lumturës Nëna Tereze – asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin”, shprehej gjatë ceremonisë Presidenti Rugova.

“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj katedraleje”, theksonte Presidenti Rugova.Presidenca e Kosovës tradicionalisht ndanë dekoratën Medalja Humanitare Nëna Terezë, që u jepet personave që kontribuojnë në çështjet humanitare.Katedralja në Prishtinë nisi të ndërtohej ndërkohë që ishte festuar 6 vjetori i Kosovës së lirë nga qershori 1999. Në 2005-tën shënohej dhe 600 vjetori i lindjes së kryeheroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Ipeshkevi Imzot Dode Gjergji, Mons. Dom Lush Gjergji, ne Ditetet e Nene Terezes, vatranet

DIELLI: VELLEZER MUSLIMANE- GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!

September 1, 2017 by dgreca

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!/

1 Gezuar

Gazeta “Dielli” në SHBA uron të gjithë lexuesit, vatranët, të gjithë shqiptarët muslimanë, kudo ku ndodhen:

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!
Kjo ditë e bekuar e sakrificës le t’na kujtojë sa e rëndësishme dhe thelbsore është për jetën tonë dashuria dhe respekti për njeri-tjetrin. Kjo ditë na përcjell mesazhin: Të duam veten dhe të tjerët! Të mendojmë mirë për njeri-tjetrin dhe të bëjmë më të mirën për njerëzit që na rrethojnë, që të jetojnë në harmoni !Dashuria është pasuria më e cmuar e njerëzimit. Kjo ditë na apelon për dashuri, respekt dhe jo urrejtje!

Filed Under: Sociale Tagged With: dalip greca, dielli, Gezuar Kurban Bajrami, uron, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 49
  • 50
  • 51

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT