• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2017

KOREJA E VERIUT PRANE VENIES SE RAKETAVE TE SAJ NE RREZEN E SHBA

October 22, 2017 by dgreca

north-korea2DREJTORI I CIA- Koreja e Veriut është shumë pranë përmbushjes së qëllimit për të vënë nën rrezen e goditjes së raketave të saj Shtetet e Bashkuara/

z.mike PompeoSipas drejtorit te CIA, Mike Pompeo, Korea e Veriut është gati për të sulmuar Shtete e Bashkuara të Amerikës brenda pak muajsh. Njëkohësisht alarmi është dhënë dhe për sulme të mundshme xhihadistësh
Brenda pak muajsh Korea e Veriut do të jetë në gjendje të sulmojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një raketë balistike. Alarmi është dhënë nga drejtori i Cia, Majk Pompeo, i cili paralajmëroi Shtëpinë e bardhë dhe nga sulme të mundshme nga ana e shtetit islamik pas humbjeve të pësuara në Raka, në Siri

 Gjithashtu Ai theksoi se,Uashingtoni preferonte ende diplomacinë ndaj sanksioneve, por shtoi se forca ushtarake mbetej një opsion. Peniani pretendon se ka aftësinë për të goditur Shtetet e Bashkuara. “Koreja e Veriut është pranë përmbushjes së objektivit e nga pikëpamja e politikës amerikane, ne duhet të sillemi sikur thuajse e ka arritur këtë. Kanë avancuar aq shumë, sa tani duhet të mendojmë se si të ndalim hapin përfundimtar”, u shpreh Pompeo. Javën e  kaluar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson këmbënguli se Presidenti Donald Trump donte ta zgjidhte krizën përmes diplomacisë. Në fjalimin gjatë të cilit preku shumë tema, Pompeo tha gjithashtu se shërbimet e zbulimit kishin arritur në përfundimin se ndërhyrja e Rusisë nuk kishte ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 2016-s. Por më vonë, CIA lëshoi një deklaratë që dukej se i kundërshtonte konstatimet e shefit të saj. “Vlerësimet e inteligjencës për ndërhyrjen e Rusisë nuk kanë ndryshuar dhe drejtori i CIA-s nuk donte të sugjeronte këtë”, thuhet në deklaratë. Pompeo preku gjithashtu çështjen e çiftit të rrëmbyer amerikano-kanadez, që u lirua javën e kaluar. Sipas tij ata ishin mbajtur peng në Pakistan për 5 vite e jo në Afganistan, siç ishte menduar më herët, transmeton tch. Informacioni bie ndesh me atë të autoriteteve pakistaneze, që thanë se familja ishte mbajtur në Afganistan e se më pas ishte zhvendosur përtej kufirit në distriktin fisnor të Kurramit, në Pakistan më 11 tetor.

North Korea ‘on cusp’ of perfecting nuclear weapons capabilities, warns CIA

Director Mike Pompeo has said North Korea is months away from perfecting its nuclear weapons capabilities.

“They are close enough now in their capabilities that from a US policy perspective we ought to behave as if we are on the cusp of them achieving” their objective of being able to strike the United States, Pompeo told a national security forum in Washington. But he said there’s a difference between having the ability to fire a single nuclear missile and the capability of producing large amounts of fissile material and developing an arsenal of such weapons. Speaking later at the same event, National Security Adviser H.R. McMaster said, “We are in a race to resolve this short of military action.” “We are not out of time,” he told the forum, organised by the Foundation for Defence of Democracies think tank. “But we are running out of time.” North Korea, which started its nuclear programme decades ago, has accelerated its weapons tests. Twice in July, it launched a long-range missile that could potentially reach the US mainland. In September, it conducted its most powerful atomic explosion yet.

Dire threats traded by President Donald Trump and North Korean leader Kim Jong-un have further stoked fears of war. John Brennan, who was Pompeo’s predecessor as CIA chief, voiced concern late on Wednesday about Trump’s tweets and said the prospects of a military conflict on the Korean Peninsula “are greater than they have been in several decades.”  “I don’t think it’s likely or probable, but if it’s a one-in-four or one-in-five chance, that’s too high,” Brennan said at Fordham University in New York.

Both of the Trump administration officials stressed that while military force was a last resort, the President was prepared to use it if necessary to ensure Kim is not able to put America at risk with a nuclear weapon.

Independent experts differ on just how advanced Pyongyang’s programme is in miniaturising a nuclear warhead to fit on a missile and in mastering how to make a missile re-enter the Earth’s atmosphere and strike a target.

Pompeo said intelligence on North Korea and the current state of its weapons capabilities is imperfect, and “when you’re now talking about months, our capacity to understand that at a detailed level is in some sense irrelevant.”

“We are at a time where the president has concluded that we need a global effort to ensure Kim Jong-un doesn’t have that capacity,” Pompeo said.

With tough international sanctions now in place, Pompeo said China has done more than expected to reduce trade with its wayward ally but can do more. Beijing has also communicated around the world it is intent on helping the US resolve the issue, he said.

McMaster said China has the vast majority of economic power over North Korea, controlling 90 percent of its external trade, but Russia has considerable influence too.

He urged Moscow to use that influence to convince Kim to move toward denuclearisation “as a last chance to avoid severe consequences” against the North.

Per “Diell-in”, Shefqet Kercelli

Filed Under: Analiza Tagged With: Drejtori i CIA, gati sulmi, Koreja e veriut, Mike Pompeo, Raketat

Luarasi, i Petro Ninit, ka mbetur pa shkollë!

October 22, 2017 by dgreca

….Rilindasi ka mbetur pa muze dhe bustin e tij/

1 Petro NiniNga ARTUR AJAZI/Duket si një ritual i zi, si një revansh që nuk ka forcë ta ndalë, dhe kjo është ajo që ka nisur të ndodhë me simbolet dhe bustet që na kujtojnë ne heronjtë dhe historinë kombëtare. Dhunohen emra rrugësh, buste heronjsh, vende të shenjta, dhe askush nuk flet, askush nuk ngrihet dhe të kërkojë arsyen e kësaj përdhosje të vlerave tona historike që po synojnë zhdukjen e identitetit tonë si komb. Kjo gjë ka ndodhur edhe në një fshat të vogël në juglindje në Kolonjë, në fshatin Luaras, ku duart të zeza kanë dhunuar dhe shkatërruar jo vetëm bustin e rilindasit martir Petro Nini por edhe shkollën e fshatit. I ndodhur rreth 2 orë e gjysëm larg qytetit të Ersekës, fshati ku lindi u rrit dhe mbylli sytë pas helmimit nga qarqet antishqiptare greke, rilindasi i madh i gjuhës dhe shkronjave shqipe Petro Nini, fshati Luaras, të shfaqet para syve me gjithë madhështinë dhe emrin e madh, të paharruar për gjithë brezat e shqipëtarëve. Duke marrë njëherësh mbiemrin e fshatit, i ardhur nga një familje e nderuar, Petro Nini, ky luftëtar dhe kolloz i paepur i gjuhës dhe shkronjave shqipe, qysh në vogëli do të shfaqej si një krijesë e inteligjente, kurajoze, dhe shumë patriot, duke përqafuar leteraturën e kohës, rrëfenjat e paraardhësve të tij por edhe të bashkohësve duke nisur qysh në moshën 18 vjeçare misionin e mbrojtjes dhe përhapjes së gjuhës së të parëve. Petro Nini Luarasi, vinte nga një familje e hershme nga i njëjti fshat, që asokohe kishte mbi 350 shtëpi. Rilindasi  shumë shpejt do të rradhitej në armatën e emrave të shquar që po mbronin me jetën dhe gjakun e tyre gjuhën shqipe, nga sulmet dhe skenarët e asokohe të kishës Orthodokse Greke, por edhe hordhive turke. Petro Nini Luarasi, lindi si pishtar dhe u bë legjendë e gjuhës shqipe dhe mbeti i tillë. Deri para viteve ’90 fshati Luaras, qyteti i Ersekës (por edhe Tirana  me gjimnazin e saj të famshëm) kishin një shkollë me emrin e Petro Ninit, duke marrë vendin që i takonte në historinë e themeluesve të gjuhës shipe. Ai sot renditet tek “Martirët e Gjuhës Shqipe”. Ishin pikërisht ata që u vranë, helmuan dhe syrgjynosën, në përpjekjet e tyre shekullore për të mbrojtur gjuhën shqipe, për ta shpëtuar atë nga shpërbërja. Në fshatin Luaras, deri në vitin 1993, ekzistonte një shkollë, një shtëpi muze dhe një bust i rilindasit të madh Petro Nini Luarasi, duke vendosur kështu emrin dhe veprën e tij në piedestalin e duhur të heronjve të kombit. Ardhja e tranzicionit, ndryshimi i sistemeve, aspak nuk kishte si qëllim ndryshimin e emrave, shembjen e busteve të rilindasve, të cilët kanë meritën e madhe të shpëtimit të gjuhës shqipe. Dhunimi i tyre ka ndodhur pikërisht pas braktisjes së fshatrave, nga qarqet antishqiptare  dhe papërgjegjshmëria e drejtuesve të Arsimit në rrethin e Kolonjës në vite. Janë pikërisht këta të fundit që me “pakujdesinë” e qëllimshme e kanë katandisur sot fshatin e Petro Nini Luarasit, në gërrmadhë, dhe pa shkollë. Atje sot nuk ka shkollë, pasi ajo është rrënuar, busti i  rilindasit shtë thyer nga “duart e padukshëm”, dhe kjo ka ndodhur gjatë vitit të zi 1997, nga segmente antishqipëtare me prapavijë  greke. Krahina  dhe sidomos fshati Luaras, ka qenë shembull i mbarëvajtjes dhe tolerancës fetare, por si për habi atje kanë nisur të  “mbijnë” kishëza orthodokse, duke patur ndoshta si qëllim edhe fshirjen nga faqja e dheut e simboleve të historisë së Luarasit, fshatit që i dha kombit dhe historisë tij Petro Ninin. Interesimit pranë ZAZ vazhdimisht nga banorët e paktë të Luarasit, zyrtarët  në Ersekë i janë përgjigjur se “atje nuk kanë mbetur më familje, nuk ka çfarë duhet shkolla”. Por asnjë përgjigje për bustin e thyer të Petro Ninit, për shkollën e rrënuar, për muzeun e shkatërruar. Kjo padyshim nuk është arsye për ta lënë Luarasin pa mësues, apo më keq me një mësuese e cila mbledh nja 12-13 fëmijë të moshave të ndryshme duke u bërë atyre jo mësim por gallatë, e duke i lënë analfabetë për gjithë jetën. Situata dramatike në Luaras, në fshatin e Petro Ninit, duhet të shqetësojë gjithë zyrtarët vendorë në Kolonjë, Bashkinë, ZAZ, dhe qeverinë pasi atje janë dhunuar vlerat e kombit dhe simbolet e gjuhës shqipe. Banorët e Luarasit shprehen se “fakti që shteti prej 27 vitesh nuk merr  masa për të ringritur vlerat e rilindasit të madh Petro Nini, tregon për një dorë të kujdesshme dhe dashakeqëse që shënjestrën e kanë diku larg, për të krijuar vatra harrese ndaj figurave të tilla me përmasa gjigande, por ne nuk i kemi harruar dhe nuk do ti harrojmë patriotët e fshatit por edhe krahinës së Kolonjës, ata janë në memorjen e kombit”. Mbetet detyrë e qeverisë, të kthejë sytë nga vlerat e shkelura, nga ringritja e respektimi i figurave kombëtare që i dhanë kontribute madje edhe jetën e tyre gjuhës së bukur shqipe.

Filed Under: Histori Tagged With: Artur Ajazi, i Petro Ninit, ka mbetur pa shkollë, Luarasi, rlindasi pa bust

SOT- Kosova voton, ditë e mirë ecje në zhvillim demokratik

October 22, 2017 by dgreca

-Ambasadori Amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ka vizituar Demokracinë në Veprim, e cila për këtë ditë të zgjedhjeve lokale ka rekrutuar mbi 2 500 vëzhgues në të gjitha komunat dhe vendvotimet në Kosovë/

1 ambasadori amerikan

 Ne Foto:Ambasadori Amerikan Greg Delawie, ka vizituar Demokracinë në Veprim/

1 Behluli ok

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI, i akreditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve/

1 ok zgjedhje

 PRISHTINË, 22 Tetor 2017/ Atmosferë e një dite të mirë zgjedhjesh lokale dhe e ecjes në zhvillimin demokratik të Kosovës është sot në votimet për kryetarët dhe asamblesitët e komunave.Nga ora 7:00 deri në 19:00, në gjithë Kosovën do të jenë të hapura 899 qendra votimi me 2.505 vendvotime, ndërsa numri i votuesve të regjistruar është 1.890.952.1 plaku voton

Në këto zgjedhje lokale, të gjashtat në liri e të tretat në pavarësi, garojnë 91 subjekte politike, prej tyre 35 parti, 30 iniciativa qytetare, 25 kandidatë të pavarur dhe 1  koalicion.2 Kosove zgjedhje

“Sot është dita e fjalës tuaj, prandaj, shfrytëzojeni duke votuar për komunën tuaj”, është mesazhi drejtuar qytetarëve i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, i cili thekson se  janë ndërmarrë të gjitha masat për një proces fer, demokratik dhe për të shprehur lirshëm vullnetin.

1 Kosova zgjedhje“Për komunën tënde. Voto” është sllogani i Zgjedhjeve Lokale 2017 në Kosovë, të cilat po monitorohen nga mëse 33.200 vëzhgues të akredituar, rreth 100 të misionit të dërguar nga Bashkimi Evropian.Ambasadori Amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ka vizituar Demokracinë në Veprim, e cila për këtë ditë të zgjedhjeve lokale ka rekrutuar mbi 2 500 vëzhgues në të gjitha komunat dhe vendvotimet në Kosovë.Votohet në të gjitha 38 komunat e Kosovës, prej të cilave 27 janë me shumicë shqiptare, e  në 11 komunitetat pakicë e bëjnë shumicën – në 10 serbët e në 1 turqit.Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dërguar 220 përfaqësues në komunat veriore me shumicë serbe, të cilët u ofrojnë këshilla teknike komisioneve komunale të zgjedhjeve lokale.KQZ ka hapur zyrtarisht Qendrën Mediale, e cila është një hapësirë e veçantë për mediat e akredituara në Ditën e Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit dhe pas saj, e ku do mbahen edhe konferenca për shtyp, nga të cilat dhe për zhvillimet e rezultatet e zgjedhjeve do raportojë Gazeta DIELLI, organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, me korrespondentin në Kosovë.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Sot Kosova, zgjedhje

Produktet e universitetit të Tiranës dhe partia

October 22, 2017 by dgreca

  • Marrëzia jonë është kaq e bukur, kaq me ethe, sa e gjitha çfarë ndodh në Shqipëri është material brilant për syrin regjisorial. Tek ne asgjë nuk ndodh seriozisht. Tek ne gjithçka bjerret në preteksin e yçklave të njëpasnjëshme që dalin. Ne jemi robër të dyshimit.

5-Ilir-levonja-2-288x300-1

Nga Ilir Levonja/ Florida/

Ajo që të bën përshtypje në këtë zallamahinë e çështjes Tahiri, me aktorë komisionin e mandateve, treshen e prokurorëve, Tahirin vet, publikun që pret, ku midis ka plot femra të eksitura, punë trendi etj…, është ballafaqimi i mësueses më nxënësen. Apo i pedagoges me studenten.

Ky ballafaqim midis zonjës Hysi, rojtares a kuratores së ligjeve qeveritare dhe prokurores Imeraj. Një rob nga grigja jonë, por që i irriton ”reformatorët” me faktin që paska lindur në Tropojë. Dhe po të vësh re sot faqet në shtypin e ditës, ka aq shumë mllef komentesh ku prokurorja del si një kamikaze për emrin e Berishës. Nuk e di, por marrëzia jonë është kaq e bukur, kaq me ethe, sa e gjitha çfarë ndodh në Shqipëri është material brilant për syrin regjisorial. Tek ne asgjë nuk ndodh seriozisht. Tek ne gjithçka bjerret në preteksin e yçklave të njëpasnjëshme që dalin. Ne jemi robër të dyshimit. Dhe kështu kemi për të mbetur. Madje për hatër të këtij dyshimi dhe inatit me iksin apo ypsilonin, nuk e kemi problem të falim çdo mëkat, çdo padrejtësi popullore a sociale.

Jo më kot sot të gjithë po merren me zhbirimin e lidhjeve të prokurores me Berishën, se sa me kartelin e drogës ku përmendet Tahiri. Por mos u nxitoni në përfundime se, prokuroria e Katanias ka akoma prova të pa shpalluara.

Por jemi tek ballafaqimi i mësueses me nxënësin. Eshtë si të thuash ballafaqim i investitorit me produktin. E para, pedagogia plot ironi i kujton prokurores doktorimin, çfarë është dhe çfarë nuk përbën provë. Madje me pyetje që karakterizohen rëndom me atë ë-në shqiptare. Provë është kjo, ë? Thotë media 3 tonë drogë, kjo është prove, ë? E dyta, përballë saj nxënësja që me qetësi i kujton mësidhënien se cili është roli i prokurorit dhe cili i gjykatës etj.

Pse e shoh këtë ballafaqim si një sadifaksion historik? Një rast që do i ofronte vendit intelektualët e vërtetë. Produktet e universitetit të tij. Dhe për më tepër respektin e brezave që po rriten për katedrat edukuese të baballarëve të tyre. Por nuk ndodhi. E gjitha u kthye në një ironi pyetje përgjigjesh.Kur duhej të ishte një bashkëpunim i forte në kuptimin e vlerave intelektuale. Aq më tepër kur jemi peng i një reforme në drejtësi duke mbetur në klasë vit pas viti për aderimin në europë. Një bashkëpunim ku askujt tjetër, nuk do i takonte për të qënë më krenar se sa  universitetit dhe kësaj pedagoge për studentin e tyre. Por nuk ndodh. Ndodhi e kundërta. Kjo pedagoge që sot është një shtetare partiake, bëhet vazhdimësi e asaj inteligjence mediokre, produkt i universitetit të Tiranës. Jo për fajin e universitetit. Jo për fajin e Shqipërisë, por për fajin e partisë.

Tani se cila është prove dhe cila nuk është e tillë, është bajate t’ia tregosh një pedagogeje të jurispudencës. Por duhet ndonjëherë edhe ajo përvoja me fjalë po bajate prej popullit. Ajo që sipas teje prove është muti, jo era e tij. Tahiri vetëm erë po lëshon. Se cili është dallimi e dashur pedagoge, po ta ilustroj me një bisedë poetike mes gjermano amerikanit Charles Bukowksi dhe së vjehrrës. (Ndofta një vjehërr artistike) Gruaja plot edukate e mirësjellje i ankohej përse njerëzit përdorin fjalë të pista? Në fakt edhe ai ishte një përdorues i hapur i tyre, më shumë se aq. Mbase ajo po i binte pragut që të dëgjonte dera.

Dhe ai iu përgjgij, sepse po të përdorim këtë fjalorthin tend plot edukatë e kulturë, nuk ka më jetë pasi bëhet një jetë e mërzitshme. Kjo po ndodh edhe aty, një edukim i mërzitshëm po vret Shqipërinë ditë më ditë. Dhe sigurisht ti je pjesë e tij.

Filed Under: Opinion Tagged With: dhe partia, e universitetit të Tiranës, Ilir Levonja, Produktet

KAMZA, 5 VITE SPONSORE E SHKOLLAVE SHQIPE NE AMERIKE

October 22, 2017 by dgreca

1 rreth tavolinesU bënë pesë vjet që bashkia e Kamzës në prefekturën e Tiranës, me kryetar  z Xhelal Mziu, furnizon me Abetare e Fletore shkrimi shkollat shqipe,që janë hapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një pjesë përmes Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”.1 qemali symby

Sivjet, në emër të Bashkisë Kamëz, u dhuruan në VATER, 50 Abetare  e fletore shkrimi, nga një ekip i përbërë nga ; Sekretari i Përgjithshëmi Bashkisë, z  Qemal Çejku dhe z Bilbil Bajraktari -kryetari i Këshillit bashkiak Kamez, z Halil Kovaçi dhe Isa Kovaçi, biznesmen nga New Jersey.1 Te gjithe bashke

Mysafirët u pritën në Vatër ditën e Mërkurë, 18 tetor 2017, nga Kryetari i Vatrës, z. Dritan Mishto dhe bashkëpunëtorët e tij.1 Te dera

Kryetari i Vatrës , z. Mishto i falenderoi mysafirët dhe sponsorët për kontributin e vazhdueshëm përgjatë këtyre pesë viteve duke furnizuar shkollat shqipe me tekste mësimore. Fjalë përgëzimi kanë thënë edhe bashkëpunëtorët e tjerë të z. Mishto, të pranishëm në këtë takim.

Edhe mysafirët kanë falenderuar Vatrën për kontributin e saj jo vetëm në komunitetin shqiptar të Amerikës dhe Kanadasë, por edhe për Kombin shqiptar.
Bashkia Kamez, me kontributin e saj 5-vjeçar, është duke bërë një sensibilizim real për të gjithë Institucionet shqiptare, për shtetin shqiptar, për t’I nxitur që të angazhohen dhe të mbështesin diasporën në çdo aspekt , veçanërisht në shkollat shqipe për të ruajtë traditat, gjuhën, kulturën Kombtare. Bashkia Kamëz është dhe një model për ruajtjen e kontakteve të qytetarëve të saj të emigruar, duke iu qëndruar atyre afër për nevojat që kanë për dokumentacion, apo nevoja të tjera.

Kamza përbën një model, që po sfidon edhe vetë qeverinë shqiptare, e cila përveçse takimeve fasadë, tip guide-turistike me emigrantët, nuk ka bërë asgjë konkrete që t’ia vlejë apo të ketë lënë gjurmë në diasporë. Madje veprimtaritë e saj, më shumë e kanë përçarë diasporën shqiptare të Amerikës.

Edhe ministri i parë i Diasporës, i emëruar nga Qeveria Rama 2, z. Pandeli Majko, nuk duk ka mundur ende të jape një sinjal pozitiv për një project real për Diasporën Shqiptare. Deri tani duket se z. Majko nuk është Ministër për Diasporën, por një shoqërues i kryebashkiakut Veliaj, dhe të dy së bashku presin shirita e dalin në ekranet e televizorëve kombëtar përgjatë 24 orëve.

Filed Under: Featured Tagged With: Abetare ne VATER, Bashkia Kamez, dritan Mishto, Qemal Çejku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT