• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2017

A DO TA DO TA DOREZOJE RAMA KOKEN E TAHIRIT?

October 17, 2017 by dgreca

*Përgjimi italian: Saimir Tahiri në gojën e Moisi Habilajt, Rama: sa më shpejt e vërteta/

1rama-dhe-tahiri_0-e1508247874911

*Mediat italiane: si ra në grackë Habilaj dhe lidhjet e tij me zyrtarë të lartë/

dosja Basha

BASHA-Prej 24 orësh, në emër të opozitës dhe besoj gjithë shqiptarëve të ndershëm i kam bërë pyetjen; çfarë do të thuash tani që Moisi Habilaj ndodhet në pranga dhe i akuzuar si kreu i një prej bandave kryesore të narkotrafikut.

1 gazeta-e-jugut

Eshte trondite skena politike shqiptare. Opozites i ka ardhe Lepuri ne shteg; akuzat e saj per Saimii Tahirin dhe lidhjet e tij me Habilajt-klan kriminal(Saimiri deklaroi se eshte kusheri i 10-te, ndersa vellai i Moisi Habillait, tha se jemi kusherinj te gjashte. Opozita nuk mund ta linte ne heshtje kete rast te arte.Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar dosjen e plotë të drejtësisë italiane për ҫështjen, Habilaj-Tahiri.Dosja, siç shkroi shtypi, është me një volum prej 400 faqesh.Moisi Habilaj, është arrestuar një ditë më parë nga policia italiane, dhe opozita ka deklaruar se ai ka lidhje gjaku me ish-ministrin Saimir Tahiri, dhe ka kërkuar nga Rama arrestimin e Tahirit.

Po fare tha Basha ne Konference Shtypi?

Kam thirrur këtë konferencë për shtyp në orët e para të mëngjesit pasi Shqipëria ndodhet para shpërthimit të një skandali me përmasa historike, përsa i përket krimit të organizuar shqiptar dhe lidhjeve të këtij krimi me qeveritarët e sotëm.Dje, pas muajsh dhe vite pune, policia italiane arrestoi Moisi Habilajn, kreun e një prej bandave më të rrezikshme dhe të fuqishme të trafikut të drogës midis Shqipërisë dhe Italisë.Moisi Habilaj njihet po kështu si kushëriri i Saimir Tahirit, për 4 vite Ministri i Brendshëm i Shqipërisë.

4 vite me radhë, Partia Demokratike ka denoncuar mbi 1 mijë e 400 herë lidhjet e Saimir Tahirit me narkotrafikun përmes bandës së Habilajve. Mbi 1 mijë e 400 herë Edi Rama e ka marrë në mbrotje Saimir Tahirin dhe ka refuzuar të ndërmarë hapat politikë dhe ligjorë, edhe atëhere kur lidhja e Saimir Tahirit me bandën e Habilajve u provua, siç ishte rasti i dëshmisë së Dritan Zaganit, kreut të Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, i cili denoncoi se banda e Habilajve përdorte mes të tjerave automjetin personal të Saimir Tahirit, audin e famshëm, taksinë e drogës me imunitet ministror.

Prej 24 orësh, Edi Rama hesht.

Prej 24 orësh, në emër të opozitës dhe besoj gjithë shqiptarëve të ndershëm i kam bërë pyetjen; çfarë do të thuash tani që Moisi Habilaj ndodhet në pranga dhe i akuzuar si kreu i një prej bandave kryesore të narkotrafikut.

Partnerët strategjikë prej vitesh e prej muajsh i kanë vënë Edi Ramës në dispozicion materiale të pakundërshtueshme që faktojnë jo vetëm lidhjen por rolin e Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm, në trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.

Edi Rama ka refuzuar të ndërmarrë çdo lloj veprimi. Përkundrazi, e ka mbrojtur Ministrin e tij të Brendshëm dhe, në qeverisjen e tij të dytë, e ka graduar koordinator kombëtar për bashkëqeverisje me qytetartët.

Ne e dimë se është çështje orësh apo ditësh, para se të bëhen publike, faktet e vëna në dispozicion autoriteteve shqiptare për lidhjen e Saimir Tahirit dhe për përgjegjësinë e tij direkte për mbrotjen dhe promovimin e trafikut të drogës përmes bandës Habilaj. Ne e dimë se prej kohësh ato janë në dispozicion të Edi Ramës.

Pyetja që sot shtroj në emër të opozitës dhe në emër të çdo shqiptari të djathtë apo të majtë, është se çfarë pret Edi Rama ti vërë prangat, ta arrestojë e ta ekstradojë, në mos ta gjykojë këtu në Shqipëri, Saimir Tahirin, si një ndër kapitenët kryesorë të trafikut të drogës në 4 vitet e kaluara?

Natyrisht nuk pres përgjigje prej Edi Ramës.

Edi Rama e ka mbrojtur Saimir Tahirin këto 4 vite edhe pse e ka ditur se, ai, është protektor dhe përfitues i drejtpërdrejtë i trafikut të drogës, përmes bandës Habilaj dhe bandave të tjera të krimit të organizuar.

Edi Rama e ka bërë këtë me vetëdije të plotë, sepse paratë e drogës dhe muskuli kriminal i bandave, është përdorur nga Edi Rama bashkë me Saimir Tahirin gjatë zgjedhjeve të 2015-ës dhe në veçanti në zgjedhjet e 2017-ës.

Sot, jo vetëm Shqipëria, apo Italia por Europa dhe gjithë bota kanë përpara “corpus delicti”, faktet e pakundërshtueshëm të lidhjes së Edi Ramës dhe Saimir Tahirit me botën e errët dhe narkobandave shqiptare.

Jemi përpara vendimeve të rëndësishme.

Shqiptarët kanë dy rrugë;

Të ulin kokën e të pranojnë realitetin malinj që iu imponohet çdo ditë në rrugët e sheshet e qyteteve tona nga bandat që përdorin kallashët dhe tritolët për të larë hesapet me njëri-tjetrit, pavarësisht prej numrit të viktimave të pafajshme, dhe të fëmijëve që ndodhen në këto rruge, në këto sheshe të qyteteve dhe fshatrave tona, të pranojnë se ekonomia shqiptare e bashkë me ta edhe shqiptarët si krah pune të shndërrohen skllevër dhe burime përfitimi për bandat e narkotrafikut dhe qeveritarët e lidhur me ta, ose, së bashku të ngrihemi dhe të kërkojmë të drejtën tonë legjitime për të mos u qeverisur as nga bandat, as nga ministrat, as nga kryeministri i bërë njësh me ta.

Eshtë ora e vendimeve të mëdha.

Por sot, është dita që Saimir Tahiri të arrestohet dhe procesi gjyqësor ndaj tij të nisë pa vonesë.

Faktet janë publike, provat janë në tavolinën e Edi Ramës dhe me siguri do të bëhen publike në orët apo ditët në vijim.

Nga ana e Tij Rama po jep shenja se do ta shese koken e Tahirit. Ne reagimin e tij, Rama shkroi ne statusin e tij:

RAMA- DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!

Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve! Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet. Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet. Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!

Po te vertent ka kerkuar edhe Tahiri, i cili e ka pranuar se gafa me e madhe e tij, ishte shitja e makines Habilajt. Por ka pase edhe nje veprim simbolik nag Kryeprokurori LLalla, i cili ia ka mbylle deren Tahirit, kur ky i ka kerkuar takim.

Filed Under: Featured Tagged With: Habilaj, krimi, Rama, tahiri, trafiku

Gazetarja malteze “paguan” me Jetë sfidën me Krimin qeveritar

October 17, 2017 by dgreca

Caruana Galizia, një gazetare investigative, e cila e lidhi kryeministrin e Maltës, Muscat me skandalin e Panama Papers, ka humbur jetën pasi një bombë shkatërroi veturën e saj.

1 Galizia

Një nga gazetaret më të njohura investigative të Maltës u vra të hënën kur një bombë shpërtheu në automjetin e saj, pak pasi ajo qe nisur nga shtëpia. Daphne Caruana Galizia shkruante në një blog të njohur, që vinte në pah korrupsionin në nivele të larta, duke përfshirë edhe nivelet më të larta.Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat tha të hënën se “nuk do të lërë gur pa lëvizur” për të kërkuar personat që ndodhen pas sulmit, që vrau njërën nga kritiket e tij më të njohura.

Lidhje mes pushtetit dhe Panama Papers

Televizionet lokale raportuan se Caruana Galizia, e cila kishte nxjerrë në pah lidhje midis Maltës dhe informacioneve që ndodhen në të ashtuquajturat Panama Papers kishte bërë një kallëzim në polici më herët këtë muaj, për shkak të kërcënimeve që kishte marrë.Midis të tjerave, ajo kishte shkruar se gruaja e Muscat-it, Michelle, si dhe ministri i tij i Energjisë dhe shefi i stafit të qeverisë kanë pasur kompani në Panama. Si Muscati, ashtu edhe e shoqja i hodhën poshtë akuzat.Krimi e ka shokuar Maltën, ku ndodhin pak krime.  Udhëheqësi opozitar Adrian Delia e quajti vrasjen “masakër politike” dhe e quajti atë treguese për “kolapsin e plotë të rendit dhe ligjit në vend”.Gazeta amerikane Politico në vitin 2017 e quajti Caruana Galizia si një nga 28 personat që po “formësojnë, trondisin dhe po vë në lëvizje” Evropën.

Filed Under: Featured Tagged With: Daphne Caruana Galizia, Gazetarja malteze, me Krimin qeveritar, sfide

Kosova-Ngecje në njohje dhe anëtarësim në mekanizma ndërkombëtarë

October 17, 2017 by dgreca

Kosova ka ngecur në procesin e njohjeve të reja dhe anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtarë, si pasojë e kapaciteteve të vogla të udhëheqjes diplomatike dhe kundërshtimit të fuqishëm diplomatik të Serbisë në organizata ku ajo ka ndikim, vlerësojnë analistë të çështjeve politike.

Nga Luljeta Krasniqi-Veseli/

Problemet me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, sipas analistëve, ndërlidhen edhe me mosnjohjen e saj nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.Analisti i çështjeve politike, Ramush Tahiri tha për Radion Evropa e Lirë se ka disa rrethana të cilat ndikojnë në ngecjet e Kosovës, si në procesin e njohjeve të reja, ashtu edhe të anëtarësimit të saj në mekanizma ndërkombëtarë.“Janë disa rrethana që ndikojnë në këtë stagnim. Kosova është shtet i vogël dhe ka kapacitete të vogla të udhëheqjes diplomatike në planin ndërkombëtar. Njohja e 114 shteteve duket që është e bollshme për një shtet të vogël siç është Kosova”, tha Tahiri.“Hendikep i Kosovës është se nuk është pranuar në organizata ndërkombëtare dhe nuk është pranuar në Kombet e Bashkuara dhe në këtë bazë nuk shkon vendosja e marrëdhënieve diplomatike me automatizëm, por me secilin shtet duhet të lobuar, e me secilin shtet Kosova nuk ka kapacitet të vendosë marrëdhënie diplomatike”, theksoi Tahiri.Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk janë prononcuar rreth kësaj çështjeje.Që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, Kosovën e kanë njohur 114 shtete. Ndërkohë, është bërë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare, përfshi edhe organizatat më të rëndësishme financiare dhe sportive.Por, nuk ka arritur të rrumbullakojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar, pasi që nuk është bërë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave tjera, që ndërlidhen me OKB-në.Kurse në raportet me Bashkimin Evropian, mbetet ende larg liberalizimit të vizave dhe procesit të anëtarësimit. Përderisa e arritura kryesore në raportet me BE-në, mbetet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, e cila ka filluar të zbatohet nga prilli i vitit 2016.Dy vitet e fundit, përkundër paralajmërimeve të zyrtarëve më të lartë të shtetit, Kosova nuk arriti të bëhet anëtare e UNESCO-s (Agjencisë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim e Kombeve të Bashkuara), Këshillit të Evropës dhe as INTERPOL-it (Policisë Ndërkombëtare).Ndërkohë, për analistin e çështjeve politike Artan Muhaxhiri, njohjet e Kosovës kanë stagnuar gati krejtësisht në muajt e fundit.Sipas tij, për të lëvizur nga kjo gjendje, aktualisht nuk ka as iniciativa as fuqi politike nga përfaqësuesit e Kosovës, ndërkohë që mungon edhe përkrahja nga partnerët ndërkombëtarë, siç ishte dikur. “Për ngecjet në njohje dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, fajtor janë qeveritarët tanë të cilat jo vetëm që nuk kanë pasur fuqi që vetë të bëjnë diçka më të madhe, por edhe nuk kanë pasuri fuqi të reagojnë ndaj fushatave të egra të Serbisë e cila ka qenë penguesja kryesore për mospranimin e Kosovës në këto organizata”, thotë Muhaxhiri. Sipas Muhaxhirit, në procesin e lobimit, ka shumë rëndësi qasja e institucioneve të Kosovës ndaj vendeve veç e veç. “Më i rëndësishëm është stagnimi i anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, siç janë UNESCO, INTEROPL-i dhe mekanizmat tjerë, pasi që këto anëtarësime do t’i jepnin Kosovës një imazh tjetër në spektrin ndërkombëtar politik, por edhe do ta fuqizonin shtetësinë e saj”, thotë Muhaxhiri.Në anën tjetër, Ramush Tahiri thotë se pas përfundimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, mund të priten njohje të reja dhe rrjedhimisht edhe anëtarësime të Kosovë në organizatat ndërkombëtare.Sipas Tahirit, disa shtete kanë probleme të brendshme apo të ngjashme me rastin e Kosovës, ndërsa disa shtete tjera kanë marrëdhënie të mira me Serbinë dhe ato presin që të këtë njohje nga Serbia dhe në atë bazë ta njohin një ditë edhe Kosovën.

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe anëtarësim, Kosova-Ngecje, në njohje

MESUESI SHPETIM BRAHAJ “SFIDON” SHTETIN

October 17, 2017 by dgreca

01
(Në vend të një letre të hapur për kryeministrin e Shqiperisë, Edi Rama -Per Diejni Ministrit te Diaspores z. Pandeli MAJKO)
03
 
 NGA TAJAR DOMI/
02Organizimet në diasporë, qofshin këto shoqata, klube apo grupime me te vogla se këto, të orientuara sigurisht me një platformë ( statut ) të miratuar ligjërisht nga shteti ku këto e ushtrojnë aktivitetin, kanë në themel kontributin atdhetar që duhet të jap komuniteti dhe përfaqesuesit e tij, në këtë teritor ose më gjerë. Sigurisht janë njerëzit konkret, të ditur e të aftë, me dëshirë të madhe për ti dhënë kombit e vendit ndihmën që mundet të japin, ata që marrin përsipër krijimet e këtyre strukturave që gjithashtu në themel duhet të kenë punën që duhet bërë për të mbajtur bashkë shqiptarët. Rëndësia e këtyre qendrave aktive, del në dukje më shumë në momentet e vështira, dhe kjo ka ndodhur gjatë gjithë historisë tonë kombëtare, por më së fundmi u pa në luftën e Kosovës dhe krijimin e shtetit të saj, ku diaspora kudo në botë por veçanërisht ajo në SHBA, ishte faktor i fuqishëm i fitores së kësaj lufte.
 Përvoja e këtyre organizimeve këtu në SHBA, fillon me “VATREN”, 105 vite më parë, veprimtarinë e së cilës nëpërmjet figurave të saj udhëheqëse si Fan Noli, Faik Konica e të tjerë, tashmë thuajse çdo bashkatdhetar e njeh. Por në këtë cerek shekulli, kur më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është shpërndarë në shumë shtete e kontinente, dhe ata jane orientuar e përfshirë në jetën e këtyre vendeve, me kalimin e viteve veçanërisht në brezat e rinj, rreziku i shkëputjes nga vendlindja, është i madh. Në këto kushte të reja, qëllimi i këtyre grupimeve në diasporë, mendojmë se duhet të përqëndrohet në ruajtjen e trashëgiminë e gjuhës shqipe, historisë e kulturës tonë kombëtare, funksion te cilin më së miri e kryejnë shkollat shqipe të hapura në qytete të ndryshme.
Një prej këtyre shkollave, ndoshta më e madhja dhe më e organizuara në SHBA, është shkolla shqipe “Gjuha Jonë” në qytetin e Filadelfias, veprimtaria e së cilës drejtohet nga shoqata “Bijtë e Shqipes” në këtë qytet. Themi kështu sepse ajo ka disa tregues që e shprehin këtë. E kjo nuk do të thotë se roli e kontributi i shkollave të  tjera në SHBA është më i pakët, pavarësisht nga madhësia, numri i nxënësve apo jetëgjatësia e tyre. Shkolla shqipe “Gjuha Jonë” hapi dyert e saj me 7 mars 2004, pra ky është i 14-ti vit shkollor i saj, dhe që nga ajo kohë jo vetëm nuk është ndërprerë asnjëherë veprimtaria e saj, por vit pas viti ajo është shtuar në numrin e nxënësve që e frekuentojnë e në cilësinë e saj. Kjo shkollë ka 5 nivele, pra ndiqet nga nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën. Këtu punojnë çdo vit 5 mësuese, një për cdo klasë dhe nxënësit marrin njohuri jo vetëm të gjuhës shqipe, por edhe të historisë e kulturës tonë kombëtare. Një orë për çdo ditë mësimi, nxënësit ndjekin pasionin e tyre për muzikën, nëpërmjet mësuesit të muzikës së kësaj shkolle. Deri më tani, kane ndjekur mësimin në të, 620 fëmijë të bashkatdhetarëve tanë, shumica e të cilëve kanë përfunduar deri në klasën e pestë. Sigurisht nuk është një punë e lehtë për organizatorët, pasi është një punë vullnetare e bërë ndër vite nga drejtuesit e shoqatës, në bashkëpunim me prindërit e mësuesit . Megjithatë, është dicka e marrë përsipër, prandaj po e bejmë atë me deshirë të madhe, duke punuar në grup, ku dora e secilit mbështet e  forcon ecurinë e shkollës.
 
Por qëllimi i këtij shkrimi, ka të bëjë me të tjerë njerëz, jashtë antarësisë së komunitetit tonë të Filadelfias dhe jashtë shoqatës “Bijtë e Shqipes”, të cilët me angazhimin e kontributin e tyre, mund te themi me plot gojën se kanë sfiduar shtetin, duke realizuar një detyrim të tij për shkollat shqipe në diasporë, furnizimin e tyre me librat e nevojshëm shqip. Ne kemi pas edhe më përpara raste kur bashkatdhetar të nderuar janë munduar dhe kanë ndihmuar në këtë drejtim. Por rasti më i fundit lidhet me atë të mësuesit Shpetim Brahaj, me origjinë nga qyteti i Kuksit, të cilin e njohëm  para dy muajsh në Qendren tonë Social-Kulturore, se bashku me dajën e tij me banim në Nju Jork, Miftar Avdili. Ata u emocionuan nga ambjenti që gjetën aty dhe që prezanton diçka nga puna e madhe që bëhet, veçanërisht me shkollën shqipe dhe me bashkatdhetarët që u ndodhën, me të cilët u shkrinë së bashku megjithëse të panjohur me parë. E kujtojmë vazhdimisht atë çfarë Miftari tha : “…unë do ta shkrija një pjesë të pasurisë për këto ambjente që bashkojnë shqiptarët…, nuk mblidhemi diku në Nju Jork kështu.” Ndërsa Shpëtimi, mësuesi mjaft aktiv që ne njohëm, e që do të na zgjidhte shqetësimin tonë të vazhdueshëm për librat e shkollës tonë shqipe, e mori me vete angazhimin për këtë, në heshtje, pa shumë fjalë e premtime. Dhe nuk e harroi kurrë.  Me kthimin në Shqiperi, ai filloi të trokas në shumë shtëpi botuese të librit shkollor, dhe me datën 23 shtator më bie telefoni ku dëgjoj zërin plot emocion të Shpetimit :” z. Tajar, kam siguruar 40 abetare dhe po aq fletore pune per klasën e parë. Këto janë dhuruar nga shtëpia botuese “SHKRONJE PAS  SHKRONJE ” e z. Roland Cano…, po ndjek edhe për klasat e tjera “. Ndjeva një gëzim përbrenda, jo vetëm se ishte zgjidh një pjesë  e atij shqetësimi që ne kishim, por edhe për faktin se paska edhe në Shqipëri  njerëz  që e duan me shpirt shkollën, gjuhën e dëshirojnë ta ruajnë atë edhe jashtë saj, megjithëse shpesh i bëhet propagandë të kundërtës. E falenderova Shpëtimin, por përgjigja e tij ishte :”…jo, unë nuk bëra asgjë, në krahasim me atë që bëni ju atje në Filadelfia dhe që unë u mahnita kur e pashë”. Dhe telefoni bie përsëri nga Shpëtimi, pas dy ditësh :”…Shtëpia botuese “PEGI” e Perparim Rustemit, ka dhuruar 40 tekste të gjuhës e leximit për klasën e dytë e të tretë, ndërsa shtëpia tjetër botuese “ALBAS” me menaxher Sevimin, dhuroi 30 copë për klasën e katërt e të pestë “. Për ne ishte një gur i madh që këto shtëpi botuese po vendosnin në historikun e shkollës shqipe “Gjuha Jone”. Po, si e arrite këtë? – e pyetëm Shpëtimin, kur ne kemi vite që merremi me strukturat përgjegjëse në ministritë përkatëse të shtetit, dhe nuk  kemi gjetur zgjidhje. “Unë mendoj- thote ai, se çdo gjë është e mundur mjafton që personat që paguhen për këtë të jenë të motivuar për punën dhe të njohin realisht sakrificën e punën e madhe që bëjnë bashkombasit tanë në diasporë, për trashëgiminë e gjuhës, historisë e kulturës tonë kombëtare, siç pashë tek ju”. Pas kësaj përgjigje, ne çonim ndërmend takimet e shumta, bisedat telefonike e i-mailet e shkëmbyera vetëm për këtë pune me qeveritë shqiptare, pa arritur thuajse asgjë. Për hir të së vërtetës, vitet e fundit ka pas perpjekje me të mëdha nga ana e ambasadës tonë në Ëashington DC, veçmas nga znj. Floreta Faber, por këto përpjekje dhe dëshira të saj me sa duket nuk janë bashkuar me të të tjerëve, e për pasojë kontributi ka qenë minimal. Nuk mund të jetë normale për shtetin, në qoftë se konsulli ynë në Nju Jork shqetësimit tonë për librat e shkollës shqipe i përgjigjet që i kemi 400 copë në Shqipëri por nuk kemi buxhet për ti sjellë, e kjo nuk lidhet me përgjegjësinë e saj, por me hallka e sektor të ndryshëm që nuk funksionojnë siç duhet, si një e tërë.
 
 Z. Kryeminister !
 
U bë një vit nga koha kur u organizua Samiti i pare i Diasporës në Tiranë, për domosdoshmërinë e të cilit ne ishim të bindur dhe mendonim se konkluzionet apo platforma që do të miratohej për në vazhdim ( të cilat sipas nesh, nuk qenë të detajuara si duhet) , do të çonin përpara mbështetjen reciproke e të përbashkët Qeveri – Diasporë. Me krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve, Ju bëtë një hap përpara por të cunguar, duke vendosur një ministër shteti per diasporën ( nje emer i mire menduar), e jo duke krijuar një ministri të vecantë për të, megjithëse e kishit eksperiencën pozitive të qeverisë së Kosovës e cila ka një ministri të tillë, dhe prej saj kemi perfituar edhe ne shërbimin e munguar nga qeveria shqiptare.  Dhe,  siç thote populli, me sa duken bathët, këtë nuk do ta kemi edhe për disa vite.
 
Por, shohim me kënaqësi  që paska edhe një zgjidhje: Gjeni njerëz të përkushtuar, të aftë profesionalisht e  menaxher të zot, si mësuesi Shpëtim Brahaj, vendosni në drejtim të punëve, dhe ndoshta gjërat jo vetëm që do të lëvizin por do të shkohet me siguri drejt suksesit . Dhe meqenëse jemi mësuar që vlerësimet, por edhe udhëzimet , ne shqiptarët kur i marrim nga të huajt i quajmë më të vlefshme, po citoj një mendje të tillë e cila shprehet : “…gjuha shqipe është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shënjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjeter shqiptar”.
 
E pra , është detyrim i çdo shqiptari, por edhe i qeverive në radhë të parë (qofshin këto të majta apo te djathta), që gjuhën shqipe të mos e lënë të asimilohet në vendet e tjera ku ata jetojnë. Dhe kjo kërkon punë, ndërgjegjësim e masa konkrete të përbashkëta, për ti shëndrruar këto qendra social-kulturore në diasporë, jo vetëm në qendra patriotike e atdhetare nëpërmjet përkujtimit të figurave e ngjarjeve të mëdha historike, por në qendra të mësimit të gjuhës shqipe në radhe të parë, nëpërmjet shkollave shqipe që e kryejnë me së miri këtë mission.  
 
            I nderuar kryeminister !  
Ndoshta do të ishte mirë që përfaqesuesit e qeverisë, por edhe ju personalisht, ti prekni, ti vizitoni këto shkolla shqipe pasi shpresojmë që në këtë mënyrë ju do të bindeni më shumë për punën e tyre, duke bërë që  kontributi juaj për to në këtë rast, ashtu si edhe i mësues Shpetimit, do të ishte i madh. Merreni këtë si ftesë publike për te vizituar “Shtepinë e Shqiptarit” në Filadelfia SHBA, në kohën më të përshtatshme për ju.
 
Shoqata “Bijte e Shqipes” ka vendosur ti vlerësojë me Certificatë Mirënjohje të tre shtepitë botuese që u përmendën më sipër, “ Shkronjë pas shkronjë ”, “Peggi “ , dhe “Albas” ,  si dhe mesuesin Shpëtim Brahaj , për kontributin e tyre fisnik e atdhetar duke furnizuar me librat e nevojshëm shkollën shqipe “Gjuha Jone” në Filadelfia, duke shpresuar se në të ardhmen  jo të largët ,shteti do të marrë përsipër nevojat e këtyre shkollave kudo në diasporë.
 
 
 
Tajar  Domi
 
Kryetar i Shoqatës “Bijtë e Shqipes”
 
Filadelfia
14 Tetor 2017

Filed Under: Opinion Tagged With: Mescessi, sfido Shtetin, Shpetim Brahaj, Tajar Domi

Hidet shqiptare në SHBA

October 17, 2017 by dgreca

–Shqiptaro-amerikani Sokol Ndreu çon hidet shqiptare në SHBA/1 Hidet

Nga Shefqet Kërcelli/ Në Shqipëri, hidet janë vërtet nga frutat më të kërkuara, më të shijshme e më të dashura të vjeshtës. Ndaj konsumi i tyre është padyshim i lartë dhe interesi për kultivimin e kësaj peme frutore sa vjen dhe rritet, duke kaluar nga pemë oborresh në pemë për kultivim. Ekspertët e AgroWeb.org bëjnë të ditur se hidet mund të rriten lehtë në pothuajse të gjitha llojet e klimave. Sipas tyre, pema e Hides rritet në klimë të butë e të thatë. Kjo pemë e duron klimën e ftohtë në dimër, madje mbijeton edhe deri në -15 gradë celcius.

Por është fakt që fama e Hideve Shqiptare po rritet.

Kështu ndërsa shitja e Hideve në tregun vendas është shndërruar në një biznes fitimprurës, fama e tyre po kapërcen kufijtë e Europës. Ky frut ka njohur tregje të reja drejt Amerikës dhe Australisë falë komuniteteve të diasporës. Të nxitur nga kujtimet dhe nostalgjia e shijes së këtyre frutave fantastike që rriteshin në avllitë a bahçet e shtëpive të tyre të dikurshme, shqiptarë që tashmë prej vitesh jetojnë në SHBA apo edhe Australi, kanë nisur t’i shndërrojnë Hidet në një biznes të vërtetë fitimprurës. Duke u furnizuar me fidanë nga Shqipëria, specialistët e AgroWeb.org raportojnë se ata kanë nisur kultivimin e hideve në toka të marra me qira për periudha afatgjata, me qëllim shndërrimin e tyre në ferma.

Histori suksesi

Hidet në Amerikë apo Australi janë fruta të rralla shumë pak të njohura apo familjare. Në këto vende hidet nuk kultivohen dhe njihen vetëm nga importi, por kërkesat e komuniteteve ballkanike për to është e konsiderueshme. Ky është faktor i rëndësishëm që ndihmon disa shqiptarë të jenë të suksesshëm në iniciativën e tyre. Zoti Sokol Ndreu, jeton prej 20 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Boston. Prej dy vitesh, ai ka nisur kultivimin e hideve në një fermë të vogël në periferi të qytetit. Ndreu tregon për AgroWeb.org  mbi nisjen e këtij kultivimi, i cili siç thotë ai ka nisur të japë shenjat e para të kënaqshme financiare. “Hidet për momentin janë frutat ku ne kemi pritshmëri për fitimet e biznesin tonë. Bashkë me familjen ne zotërojmë një fermë ku kultivojmë disa kultura frutash dhe perimesh. Më të veçanta janë hidet, nuk njihen shumë këtu dhe kjo na ndihmon në shitje. Mbi të gjitha fidanët e tyre i kemi porositur dhe na kanë ardhur nga Shqipëria. Tërhiqen shumë si fruta, jo vetëm nga komuniteti shqiptar këtu, por mbi të gjitha nga vetë amerikanët që i konsiderojnë bio”, thotë Ndreu në një bisedë për AgroWeb.org.

Burimi zyrtar faqja e AgroWeb.org.

Redaksia e gazetës “Dielli” i uron suksese të mëtejshme bisnesmenit Ndreu në këtë ndërrmarje të veçantë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: ne SHBA, Sokol Ndreu, won hides

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT