• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2017

Presidenti Meta uron ushtarakët

December 4, 2017 by dgreca

105 vjetori i krijimit të FA, Presidenti Meta uron ushtarakët/

18105 vjet.Foto ilustruese, ushtaraket shqiptare marin ne dorezim autoblindat USAshpetim njerzishARCH Angel-kryeengjejt ne ujerat shqiptare.Logo e FA

Mesazh i Presidentit të Republikës Sh. T. Z. Ilir Meta, me rastin e 105-Vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të RSH !

Të nderuar ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,

105-Vjet më parë, vetëm pak ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, u krijuan Forcat tona të Armatosura.

Me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm, si President i Republikës së Shqipërisë dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kam nderin e veçante që t’ju përcjell të gjithëve ju ndjenjat e konsideratës time më të lartë për përkushtimin dhe sakrificat tuaja në shërbim të atdheut dhe interesave tona kombëtare.

Një mirënjohje të veçantë kam për të gjithë familjarët e ushtarakëve tanë, sakrificat e tyre dhe forcën që ata gjejnë për të përballuar largësinë dhe mungesën e bijve, prindërve dhe bashkëshortëve të tyre.

Në këtë përvjetor të shënuar historik ne kujtojmë me respektin më të madh të gjithë ata që kontribuan për krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare që nga Mehmet Pash Derralla deri në ditët e sotme.
Në mënyrë të veçantë përkulemi me mirënjohje të thellë për Heronjtë dhe Dëshmorët e Atdheut, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e pavarësinë e vendit tonë.

105-Vjetori i krijimit të Forcave tona të Armatosura na gjen sot anëtarë të NATO-s.

Ndaj një falënderim e mirënjohje të veçantë për të gjithë ushtarakët shqiptarë që kontribuojnë aktualisht përkrah forcave ushtarake të Aleancës në Afganistan, Detin Egje, Letoni, në Mali, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, e kudo në misione ndërkombëtare.

Në këto çaste, një mirënjohje e posaçme u shkon ushtarakëve të Forcave të Armatosura që po punojnë me përkushtim për t’u përballur me situatën e vështirë të përmbytjeve në vend.
Angazhimi i Forcave të Armatosura dhe koordinimi i tyre me institucionet e tjera dhe autoritetet lokale është një garanci më shumë në ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve të pronës private dhe publike.

105-Vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura të Shtetit Shqiptar më jep mundësinë të konfirmoj edhe njëherë mbështetjen e palëkundur për zhvillimin dhe modernizimin e tyre.

Ky moment historik më nxit, gjithashtu që të inkurajoj Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe gjithë aktoret e tjerë në vend që të vlerësojnë dhe trajtojnë me kujdes në rritje ushtarakët shqiptarë.

Gëzuar 105-Vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë!
Lavdi të përjetshme të gjithë atyre që dhanë jetën në emër të Atdheut!

Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë, kudo ku ata shërbejnë në dobi të demokracisë, paqes, sigurisë dhe lirisë.

Ilir Meta
President i Republikës së Shqipërisë

{Sh.K. Sipas faqes zyrtare të Presidencës}.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Presidenti Meta, uron ushtarakët

Marie Shllaku- intelektualja shkodrane që jetën ia fali Kosovës

December 4, 2017 by dgreca

Marie Shllaku- intelektualja shkodrane që jetën ia fali Kosovës që të jenë pjesë e Shqipërisë/

1 Marije-Shllaku-388x220

(Marie Shllaku: Nuk do t’i mungojnë kurrë lulet Kosovës t’i sjellë mbi vorrin tim)/

Shkruan:Msc–Kristinë Dedaj/

Heroina Marie Shllaku la gjurmë të pashlyeshme në jetën dhe mendjen e popullit shqiptarë .Kjo ikonë emblematike mbetët njëra ndër figurat e pazevëndësueshme në historinë e kombit tonë që nga koha kur veproi deri në ditët e sotme si një atdhetare e flakët ku synonim i saj ishte Shqipërina etnike. Puna, jeta dhe veprimtaria e saj prej një atdhetare la gjurmë duke e begatuar epokën e ndritur të historisë së femrës shqiptare në luftë për liri dhe çlirim e bashkim kombëtar . Historia është mësuese e jetës prandaj jeta flet për njeriun, koha flet për vitet e njeriu me punë e sakrificë le gjurmë në histori. E tillë ishte edhe Marie Shllaku e cila edhe pse e re në moshë u gjend kudo ku e kërkonte nevoja për të kryer detyrat që i kishte dhënë vehtës përkrah atdhetarve të çështjës sonë kombëtare .Heroina e guximshme me veprën dhe kontributin e saj na tregoi se ishte trimëreshë, e fortë dhe e pathyeshme ku nuk iu frikësua as vdekjës .Marie Shllaku u lind në qytetin e Shkodrës më , 22 tetor 1922 ku edhe i mori njohuritë e para në kuvendin e motrave Stigmatine . Pastaj vazhdon studimet në Universitetin e Romës në degën e filozofisë . Marie Shllaku zotëronte disa gjuhë : gjuhën frënge , italiane,gjermane,greke dhe pak edhe në gjuhën serbokroate .Kjo atdhetare e devotshme shumë shpejt u admirua nga populli në Kosovë. Figurën e saj mund ta përshkruaj si një vajzë shumë e zgjuar e vizionare, e bukur , oratore , e shkathët dhe shumë e guximshme .

Marie Shllaku u inkuadrua e u rreshtua në radhë me atdhetarët më të devotshëm të asaj kohe siç ishin : prof.Ymer Berisha , Ndue Përlleshi , Shaban Dema , Ukë Sadiku , Alush Smajli , Shaban Polluzha , Ndrecë Nikolla , Mehmet Gradica , Zef Gjidoda , Adem Shala ,Feriz Boja, Qazim Bajraktari si dhe shumë atdhetarë të tjerë të cilët vepruan për çështje kombëtare dhe në asnjë mënyrë nuk pajtoheshin me pushtimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në ish- Jugosllavi.

Marie Shllaku ka shërbyer një kohë si ndihmëse në Qelën e Gjergj Fishtës e pastaj si sekretare e patriotit Iliaz Agushi në vitin 1942 në Ministrinë e  Punëve Botërore  dhe gjatë viteve 1943-1944   ishte sekretare e Ministrit të Brendshëm inxh. Xhafer Deva.Ajo bashkëveproi me të gjitha forcat politike që me përkushtim ishin dhe mbanin tokat tona që na i lanë të parët tanë . Marie Shllaku me ato që bëri për atdheun mbetët për ne Orleania Shqiptare.At Bernard Llupi prifti atdhetar shkodran që në atë kohë ishte famullitar në Pejë,e njoftoi atdhetarën Marie Shllaku me trimin e Dukagjinit Ndue Përlleshin i cili në atë kohë ishte kryetar i komunës së Budisalcit të Lugut të Drinit.Organizohët ato ditë edhe një takim me popullatën e kësaj ane në Budisalc ku në atë takim flet edhe Marie Shllaku. Pas disa ditësh në fshatin Krushevë e Madhe në odën e Ukë Bekës heroina trime mban një fjalim pranë Flamurit ku u bëri thirrje popullates së këtyre trojeve të ngritën në një kryengritje kundër këtij pushtuesi të egër sllavo-komunist.Shqiponja e maleve tona, Marie Shllaku, plagoset nga forcat e egra dhe gjakatare sllavo-komuniste në fshatin Gllogjan në Lugun e Baranit , ku trimat dhe atdhetarët tanë heroinën legjendare do ta strehojnë në kullën e Pjetër Tomës nga Doberdoli deri sa Maria të sherohët.

Në dimrin e vitit 1945 në Rrezallë të Drenicës heroike u mblodhën shumë burra si: prof Ymer Berisha, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Ukë Sadiku etj. dhe e vetmja femër Marije Shllaku. Në këtë kuvend luftëtaret trima u betuan dhe u dakorduan që do të luftojnë deri me vdekje për të realizuar çlirimin e Kosovës kreshnike. Në mesin e atyre që mbajtën fjalime atë ditë ishte edhe fjalimi i heroinës Marie Shllaku ku do të kujtohet më vonë nga hetuesi:

” Gjithë vllaznit shqiptarë , me tana forcat duhet me e luftue sllavo – komunizmin , me i largue partizanët jugosllavë nga Kosova , se  çdo pus e kanë mbushë me krena shqiptarësh.” Ku pastaj do të shtojë : ” Partizanëve të Serbisë po u ndihmojnë partizanët e Shqipërisë… Shqiptarët nuk duhet me shkue e me luftue në tokë të huej .”

Merita e pajtimit dhe bashkimit të dy komandanteve Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës i takon heroinës Marije Shllaku. Këta dy komandantë trima që nga ajo ditë që u besatuan e deri sa ranë heroikisht nuk u ndanë më nga njëri – tjetri.4 Korriku i vitit 1945 u mbajt Mbledhja e Plloçicës në të  cilën u  morën vendime të rëndësishme ku u vendos edhe për mbajtjën e Kuvendit të  Dobërdolit.Ishte  iniciativa e prof.Ymer Berishës dhe shumë veprimtarve të tjerë të kësaj lëvizje që të mbahët më, 4 – 5 gusht 1945 , Kuvendi i Dobërdolit , apo siç quhej  ndryshe “ Besa Kombëtare” apo si njihej në  popull të Llugat e Dan Pjetrit i cili kishte jehonë të madhe në qarqet shqiptare .  Ky Kuvend tuboi rreth vetës diku 2000 luftetarë .

Në këtë ngjarje të rëndësishme historike morën pjesë shumë trima të asaj kohe si : Ukë Sadiku me vëllanë Shabanin dhe birin Skenderin, prof.Ymer Berisha , Marie Shllaku,Ndue Përlleshi me vëllanë e tij Zefin , Bajraktari i Uçës, Zef Gjidoda , Feriz Boja, Qazim Bajraktari ,Ferat Kotorri, Kolë Bibë Mirakaj , Prekë Shyti,Ali Meta,Adem Shala,Mehmet Aga i Rashkocit,Alush Smajli,Demë Ali Pozhani,Adem Shala,etj.Rol të madh në këtë ngjarje të rëndësishme luajti edhe trimi Alush Smajli  – Qerraja ( 1899  – 1946 ) , i cili përveç luftëtarve të tij solli me vete edhe Flamurin Kombëtar (të gjatë tetë metra) e vuri në Dardhën e Madhe dhe i caktoi rojet e nderit gjatë tërë kohës sa është mbajtur ai Kuvend Ky kuvend i rëndësishem historik  mblodhi rreth vetës edhe një oficer nga Shqipëria , një oficer gjerman edhe një oficer anglez .Pjesëmarrja e tyre ishte me shumë interes ngase këtu shihej edhe rëndësia e këtij Kuvendi dhe serioziteti për një qëndresë edhe më të organizuar e çetave kryengritëse shqiptare ndaj forcave partizane – çetnike në Kosovë.Në këtë Kuvend u mor qëndrimi të formohej kryesia e cila do të përbëhej nga dymbëdhjetë veta ku më vonë do të quhet : ” 12 Këshillat ” e Kuvendit të Dobërdolit .

Marie Shllaku përveç pjesmarrjës ishte ideatore edhe procesmbajtëse e këtij kuvendi të madh historik me qëllim të organizimit për bashkim me Shqipërinë dhe të gjitha viseve ku jetonin shqiptarët .  Për qëllim të një organizimi më të mirë në këtë kuvend u vendos që të luftohej  për çlirimin e Kosovës nga kthetrat serbo- sllave e komuniste dhe të bëhet bashkimi kombëtar . Kuvendi zgjodhi Ukë Sadikun për udhëheqës i sektorit ushtarak ndërsa prof Ymer Berishën udhëheqës i sektorit politik. Në hetuesi ajo heroina Marije Shllaki do të kujtojë fjalimin e saj të rëndësishëm :

” Motra dëshiron me vdekë me ju , e ju me të ! Vëtëm dorëzimin sllavokomunistëve mos me jua ba sa të jemi gjallë! Ma mire me vdekë  me gra e fëmijë e me i pa si po desin se sa serbi me na i pre!  Po së shpejti ne do të fitojmë ! ” E burrat ia kthyen : ” Ti motër shqiptare na ke ndihmue në kohët më të vështira. Ti pranove vdekjën më ne , e edhe ne pranojmë vdekjën me ty! Rrnoftë motra jonë .”

Për pjesëmarrjen në Kuvendin e Dobërdolit , për strehimin e kaçakëve dhe për përkrahjën e lëvizjës  kombëtare dhe një Shqipëri etnike , udhëheqësit e këtij Kuvendi dhe shumë veprimtarë të kësaj ane u dënuan me burgim shumëvjeçar. Atyre sistematikisht iu plaçkitën dhe iu dogjën shtëpitë , u maltretuan familjet dhe iu bënë akte gjenocidiale ndaj tyre .

Ideali i Marie Shllakut ishte të shihte Kosovën e lirë , bashkimin e shqiptarëve brenda kufijve etnikë dhe krijimin e një shteti të fortë shqiptarë pra  i një Shqipërinë Etnike.

Përfundimisht mund të thuhet se në Kuvendin e Dobërdolit kishte ndodhur ngjarje shumë e rëndësishme dhe e veçantë e historisë sonë sepse në atë Kuvend u mblodhën për të parën herë prijësit e Lëvizjes për Bashkimin dhe çlirimin e trojeve arbërore. Për herë të fundit u vunë në provë forcat dhe energjitë gjithëshqiptare për të organizuar një luftë kundër armikut serbo  – sllav .

Publicisti e studiuesi ynë i njohur Tomë Mrijaj në librin ” Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekuj ” shpalos për lexuesit disa nga kujtimet që ia kanë  rrëfyer gjyshja dhe babai gjatë qendrimit një javor të sokoleshës heroike Marie Shllaku në shtëpinë e tyre.

”Me ardhjen e babait të saj Mark Simon Shkrelit nga Shkodra në Kosovë i dërguar nga forcat e sigurimit të Shqipërisë për të bindur vajzën e tij të re, që të hiqte dorë nga rruga e saj patriotike në male me çetat nacionaliste të Kosovës. Frati i Pejës at Bernard Llupi e kishte drejtuar babain e saj Mark Simon Shllakun tek Patër Tomë Xhaja frati i kishës së Zllakuqanit e ky i fundit si vend strehimin e sigurtë për heroinën atdhetare kishte zgjedhur shtëpinë e tyre. ”” Gjatë ditës kur antarët e familjes punonin punët e bujqësisë në arat e mbjellura Maria kalonte ditën duke biseduar me babain e saj. Ishin vërtetë momente emocionuese dhe gëzohesha kur i shihja tek bisedonin ngrohtësisht atë e bijë tregonte gjyshja fisnike . Nuk e harroj kurrë ditën e ndarjes mes babait dhe bijës së vet të re . Shumë lot derdhi shkodrani Mark Simoni për bijën e tij. Maria, si burrëneshë malesh qëndroj e forte deri sa babai i saj u largua . Ajo duke menduar babain filloi të qajë me dënesë saqë mendova se zemra po i del nga krahërori.”

Kështu pra ,shtëpia e Nikollë Pren Mrijajt nga fshati Zllakuqan i komunës së Klinës ishte vatra ku u pritën ngrohtësisht heroina legjendare e trojeve etnike Marie Shllaku bashkë me babain e saj. Marie Shllaku në shenjë respekti dhe dashamirësie gjyshës Liza Mrijaj i dha flamurin e Gjergj Kastriotit – flamurin kombëtar .Amazona shqiptare, Marie Shllaku e deshti shumë Kosovën ku mori pjesë në shumë aksione luftarake .  Dita e  12 shtatorit e vitit 1945 ishte ditë e rëndë dhe e zezë për luftëtarët tanë dhe për fshatarët e kësaj ane sepse në Çeli të Jellovcit fshat ky i komunës së Klinës u zhvilluan luftime të ashpra kundër forcave të egra sllavo- komuniste . Gjatë kësaj përleshje që zgjati me orë të tëra trimat tanë nuk dorzoheshin . Pra ,atë natë të zymtë shtatori me gjakun e tyre të pastër lanë tokën e ripushtuar të Kosovës kreshnike ushtarët e vrarë të çetës se prof Ymër Berishës e të Ukë Sadikut. Në luftën e Çelisë së Siçevës u asgjësua Çeta e komandantit të njohur Ukë Sadikut nga Gjurgjeviku i Madh . Ata trima që bien duke luftuar në altarin e lirisë për realizimin e idealeve kombëtare do të ngritën përseri.

U vranë Sadri Hoti, nipi i  Ukë Sadikut  – Isufi , Smajl Hajdari, Rexhep Ademi , Sadik Lutani , Zefi me djalë , Metë Dina etj , ndërsa u plagosën Alush e Murat Smajli, Marije Shllaku , Ali Meta etj. Mirpo edhe nga ana e armikurt kishte shumë të vrarë e të plagosur .

Nga Lugina e Çelisë dolën të gjallë nga Çeta e Ukë e Shaban Sadikut, por me shumë plagë të rënda në trup tetë luftëtarë : Komandanti Shaban Sadiku, Ali Meta, Musli Hoti, Marie Shllaku, Alush Smajli,  Rexhep Ismajli – Kapter Rexhepi, Ali Zeqiri dhe Sokol Ahmeti.

Kësaj ngjarje me rëndësi historike i kanë kënduar edhe këngë.Në odat tona rapsodët iu këndonin heronjëve dhe ato këngë edhe sot percillen brez pas brezi.Rapsodi e lartësoi personalitetin e heroinës dhe luftëtarve trima me këto rreshta:

” Ç’ka Çelia që ushton ?

Shaban Sadiku po lufton.

Në  Çeli bash të Kisha,

Po lufton Shaban Berisha.

Po lufton  Shaban Sadiku ,

Vet i gjashti nga Gjurgjeviku.

E ke rritë Sadik Ramën,

S’e ka shoqin n’krejt Ballkanin.

E ke rritë Ukë Sadikun,

Si luan n’Bjeshkë t’Gjurgjevikut.

Gjithë në ballë i ka dal anmikut.

E ke rritë Shaban Sadikun,

Gjithmonë tmerr ishte për anmikun.

E ke rritë prof .Ymer Berishën,

N’krejt Shqypninë s’ia gjanë çiftin.

Marije Shllaku – bijë shkodrani,

Midis vllazneve si yll i dritës,

Bash si n’malet e Drenicës,

Po m’i ngjan Shote Galicës.

Prej Çelisë deri të Shapi,

Kah po m’shkon Marie Shllaku,

Rrjedhshin n’tokë asaj pika gjaku,

Fort prej plumbash shpue shtati.

Thërret Maria : -Pjetër , o vlla?!

A asht mbet kund ndoj shka?

Jo ori motër tanë i kem’ vra!

Se çfarë trimash ka Shqypnia

S’i ka mreti as shtatë kralia”

Edhe plagёt  e marra nё trup nuk e mposhtёn heroinёn e re e tё guximshme e cila arriti qё tё çante rrethimin .Gjatë kësaj kohe nacionalistët trima  edhe pse Kosova ishte e pushtuar nga forcart serbo- malazese nuk u gjunjëzuan e  as nuk u zbrapsen sepse popullatën e kishin në ndihmë.

I mbante zemra prej shqiptari dhe nje vendim i tyre i prerë: ose do te jetonin në Kosovën e lirë e të bashkuar me Shqiperinë  ose të gjithë do të vdisnim .

Marie Sllaku ashtu e plagosur strehohet në një shtëpi të fshatit por pas disa ditesh bie në duar të armikut. Fatkeqësisht vajza e re  pas disa ditësh në Açarevë  duke rrugëtuar për në fshatin

Dobërdol rrugës takon një faqezi nga fshati Açarevë i cili e dorëzon në OZN-së, organizatë  kjo famkëqe sllavo – komuniste në Skënderaj . Pasi u arrestua nga focat famkeqe komuniste filloi një etapë e rëndë dhe më shumë peripeci për heroinën shqiptare sepse dergohet ne burgun famkeq të Mitrovicës ku përjetoj maltretime nga bishat e egra sllavokomuniste : Gojko Medenica, Spasoje Gjakoviqi dhe tradhtari Nazmi Kursani dhe dërgohet pastaj në gjykatën e qytetit të Prizrenit.

Ndaj kësaj heroine  u  përdorën metodat më të rënda të tortures sa që i premtuan nëse flet edhe do të lirohej por sokolesha nuk u mposhtë për asnjë moment dhe nuk nxori asnjë fjalë nga goja. U inskenua  kinse edhe rrembimi nga ” ballistët e Ymer Berishës” dhe e dergojnë në një vend të izoluar për shumë ditë. Ia punojnë me lojën e letrave kinse për prof Ymer Berishën dhe priftin e Pejës at Bernard Llupin.

Dita e 29 qershorit e vitit 1946 për qytetin e bukur të Prizrenit ishte ditë e kobshme sepse para një trupi gjykuesish sllavokomunist do të uleshin në bankën e të akuzuarve njëzet e shtatë veta me akuzë pse e duan vendin e tyre dhe janë shqiptarë. Kah fundi të rinjtë gjimnazistë të Pejës. E në fund fare më i vogli, me moshë e me shtat,kujtuesi I kesaj ngjarje Shefqet kelmendi, I cili thot se ishte  nderë e kënaqësi e veçantë për mue.

Pra , procesi gjyqësor i Marie Shllakut u zhvillua në qytetin e Prizrenit më 29 qershor 1946 ku zgjati deri më 13 korrik 1946 ndërsa vendimin e morën dy ditë më vonë më 15 korrik 1946. Prokuror i përgjithshëm ishte kumunisti i pistë e antishqiptar, Ali Shukria i cili kërkoi që kjo lule e re të dënohej me pushkatim vetëm pse donte Shqipërinë etnike. Në këtë proces gjyqësor atë ditë u shqiptuan dënimet me vdekje edhe për tre bashkëluftëtarët e saj  pra, për at Bernard Llupi Gjergj Martinin dhe Kolë Parubin .Martirët shkodranë u pushkatuan  nga armiku por idealin e tyre nuk munden ta ndalin.Ndërsa për njëzet e tre të burgosurit e tjerë u dha denimi me burgim nga 1 deri me 20 vjet .

Dita e 25 nëntorit 1946 për  Prizrenin dhe mbarë trojet etnike shqiptare  ishte ditë zije sepse atë ditë u pushkatuan katër martirët e Shkodrës së lashtë : Marie Shllaku 24 vjeçare, at Bernard Llupi 60 vjeçar, Kolë Parubi 41 vjeçar dhe Gjergj Martini 29 vjeçar  ku deri me sot nuk u dihen as varret.

Heroina Marije Shllaku ,për prof. Ymer Berishën ishte një sinonim se si femra shqiptare kishte vyrtytin e : krenarisë,trimërisë,diturisë,besnikërisë por edhe të dashurisë për atdheun.Ishte ”Orleania”e Shkodrës,ishte ”Janica ”e Sulit ,ishte ”Shota ”e Drenicës,ishte ”Teuta ilire”! Prandaj e nderonte dhe e çmonte këtë vajzë më tepër se ta kishte motër dhe ndjeu dhimbje të thellë kur mësoi për fatin e saj tragjik.

Marie Shllaku dhe at Bernard Llupi kishin të njejtat ideale nacionaliste dhe për këtë qëllim komunistët i pushkatuan po së bashku me të njejtat plumba dhe në të njëjtën ditë nga xhelatët sllavokomunistë dhe tradhëtarët shqipëtarë.

Një nga pyetjet që hetuesi komunist ia bëri heroinës guximtare e sypatrembur ishte : Kur keni filluar të merreni me politikë ? ,  ” Që në moshën time të re jam marrë me politikë në qoftë se mund të quhet politikë dashuria e ime për vendin , përpjekja ime për  një Shqipëri Etnike dhe të bashkuar me pjesët e saja të shkëputura siç janë Kosova me Çamërinë .”

Marie Shllaku u akuzua nga komunisti Ali Shukriu për :

Ishte sekretareshë e Ministrit të Punëve të Brendshme Iljaz Agushit dhe ing. Xhafer Devës dhe kishte mbetur në Kosovë për të punuar kundër sistemit të ri shoqëror ;

Ajo së bashku me disa fshatar i kishte organizuar ata dhe kishte dal në male për të luftuar kundër partizanëve dhe kundër sistemit të ri duke penguar UNÇ- në të ndërtojë pushtetin popullor dhe për të rregulluar situatën në Kosovë;

Në fund të vitit 1944 duke i njohur njerëzit që ishin në lidhje me ing. Xhafer Deva , ajo bëri lidhjen e ndërsjelltë të tyre me Ismail Goranin dhe Ukë Sadikun të cilët pastaj sulmuan Gjilanin , Ferizajin dhe vendet e tjera ;

Në janarin e vitit 1945 pasi doli në mal ajo bëri prapagandë që shqiptarët mos të rreshtohën në armatën njugosllave por të dalin në mal për të luftuar kundër forcave partizano – komuniste ;

Se në janarin e vitit 1945 mori pjesë në Kuvendin e Drenicës , së bashku me prijësit e njohur siç ishin : prof Ymer Berisha, Mehmet Gradica , Major Qinsi, major Kutova , Ahmet Shala , Ukë Sadiku ,Shaban Polluzha , Metë Dina etj. ku u vendos të sulmoheshin njësitë  e UNÇ –në Drenicë ;

Se me të mbaruar lufta e Drenicës dhe derisa u burgos në vjeshtën e vitit 1945 , ajo vazhdoi aktivitetin e saj në mal duke i nxitur luftëtarët e rezistencës antikomuniste , mori pjesë në shumë tubime ku u morën vëndimet për të vazhduar rezistencën me armë dhe e bindte popullin që të dilte në male e të bashkoheshin luftëtarëve të Shqipërisë Etnike  ;

Se mori pjesë në Kuvendin e Dobërdolit apo siç quhej ndryshe “ Besa Kombëtare ” në gusht të vitit 1945 , ku u vendos që prof Ymer Berisha të jetë udhëheqës politik , Ukë Sadiku udhëheqës ushtarak i gjithë luftëtarve të rezistencës n ë Kosovë ;

Se mbajti lidhje të vazhdueshme dhe të pandërprera me prof Ymer Berishën dhe me

prijësit e tjerë;

Se  ishte pjesëmarrëse në betejat kundër njësive ushtarake jugosllave dy here me radhë ndërsa në betejën e Siqevës  aty nga gjysma e muajit shtator 1945 , u vranë 11 oficerë dhe ushtarë  të armatës jugosllave e ajo vet u plagos në disa vende;

Se mbajti lidhje me at Bernard Llupin dhe nga ai mori të holla, ushqim , letra dhe porosi të tjera.

Se Marija edhe pse ishte e plagosur u kujdes që bandat të tërhiqen jashtë kufijve të

endit tonë sipas vendimit të aprovuar më parë.

Për  heroinën legjendare që la emër në historinë tonë kombëtare sa të dhimbëshme por edhe krenare njëkohësisht  janë thurë edhe vargje :

” Por ma së fundi në at kuvend

Mbasi folën shumë me rend,

Çohetn n’kambë nji vajzë e re,

E merr fjalën si tue u nxe,

Të gjith kuvendi ashtu tue e pa,

Si kjo vajzë në at moshë që ka,

Ende shtatin mirë pa rritun,

Aq e pjekun , e përgatitun!… ”

Shefqet Kelmendi kishte fatin ta njihte heroinën trime dhe e ndjente se Kosova dhe vetë qyteti i bukur i Prizrenit historik do të jenë mirënjohës për atë që bëri ajo për këto troje ku ndër të tjera citojmë:

”  Verë e vitit dyzetegjashtë …

Sot Prizreni në gji të vet ,

 Me xhelozi ruan një sekret.

Borxhlinj të jemi motra jonë,

O Marije o shqiponjë  ”

Heroina sypatrembur vdiq në lulën e rinisë por  jetoi  me shumë intensivitet e trimëri ku jetën dhe veprën e saj e vuri në shërbim të atdheut dhe të lirisë dhe kështu me sakrificën e vet, mbajti gjallë në shpirtin e kombit dëshirat e shpresat liridashëse deri në fitore.

Ditët e fundit në burg martira e Dardanisë  i kalonte duke kënduar sa që kush e degjonte duke kënduar mendonin ose nuk është mire mentalisht ose ka ndonjë informacion se do ta falin për arsye se është femër . ”Ajo i qetësonte me fjalët se edhe pak ditë e po martohëm e nisjani këngës edhe ju kosovarë se kurrë Kosova nuk ka marrë nuse shkodrane më këngëtare se unë… ”

Atdhetarja jonë legjendare , Marije Shllaku ishte krenare që jetën ia fali Kosovës kreshnike . Fjalët e fundit të Marie Shllakut përpara pushkatimit nga komunistet ishin : “ Kosova ime e dashur sa me shpresë të madhe të gjeta e sa me zemër të plasun po të lë! Edhe në këto çastet e mia të mrama po i lutem Zotit që gjaku im të bëhet dritë. ”

  Heroina Marije Shllaku në mendimet, kujtimet dhe në opinionet e të tjerëve

Tomë Mrijaj , publicist dhe studiues: Kushdo që merr përsipër misionin fisnik apo mendon të studioj dhe shkruaj mbi figurën e heroinës së pamposhtur shkodrane Marie Shllaku, i bën një shërbim të madh trojeve etnike, kulturës dhe historiografisë mbarëshqiptare, e cila e ka lënë në harresë për shumë dekada këtë personalitet të shquar të atdhetarizmit.

Tek portreti intelektual dhe patriotik i vajzës së re, gjatë gjithë jetës së saj të shkurtër, kanë spikatur disa cilësi shumë të veçanta, si: zgjuarësia, urtësia, trimëria, guximi, vetëmohimi, largpamësia, të cilat i përdori të unifikuar me dashurinë e madhe për trojet e lashta të Dardanisë heroike, me të cilën ajo u lidh ngushtë deri sa flijoi jetën e saj.

Vajza sypatrembur Marie Shllaku, privoi dashurinë e saj për të pasur familjen e re, fëmijët dhe burrin e ardhshëm, vetëm e vetëm për tu martuar me Kosovën, me të cilën ajo ishte e lidhur shumë.

Sot  nuk mund të gjesh një rast të vetëm në historinë e Kosovës apo Shqipërisë, ku një vajzë e re të privoj vetën nga endrrat rinore, familja, karriera politike, ekonomike, kulturore etj., sikurse ka bërë Marie Shllaku. Figurat e ndritura të kombit tonë, duhen vlerësuar për mesazhin dhe kontributin e madh që ato kanë dhënë me jetën e tyre, për ditët e bukura që gëzojnë pasadhësit në Kosovë dhe Shqipëri.Në themelet e lirisë dhe pavarësisë, janë gjaku i mijëra dëshmorëve, që ndër shekuj kanë ndërtuar historinë e lavdishme kombëtare mbarëshqiptare.

Ajo ishte e vetmja vajzë e re e shkolluar asokohe që luftoi me armë në dorë në Kosovë, e cila vinte nga një qytet i famshëm antik si Shkodra, me tradita të lashta historike, kulturore dhe patriotike, ku kanë dalë gjithnjë personalitete të shquara, që janë e mbetën sot ndera dhe krenaria e gjithë trojeve etnike.

Maria, ishte truri i organizimit të rezistencës antikomuniste dhe anti serbe në Kosovë. Ajo ishte vajza e vetme e shkolluar, që ishte në krye të 50 çetave nacionaliste, që vepronin në Kosovë, ku komunistët jugosllave dhe trathtarët shqiptarë ishin në kulmin e aktivitetit të tyre antishqiptarë.Ali Meta , kushëri i Ukë Sadikut ,pjesëmarrës i masakrës së madhe në Çeli të Jellovcit :” Më pat tregue Xhafer Deva për cilëlsitë e Marije Shllakut. Ishte femën e pazevëndësueshme. E sjellshme, e mprehtë, nji trimneshë e rrallë, nji heroinë e rrallë. Ajo ka krye punë shumë të mëdha. Unë i mbeta borxh. i pata thanë se do të kthehesha shpejt në Kosovë,por rrjedha e ngjarjeve më la borgj ndaj saj. ” Dhe shtoi : ” Nanëlokja e Shkodrës ia dhuroi Kosovës martire këtë heroinë heroinash. Në botën shqiptare,deri më sot nuk ka lindë nji intelektuale sokoleshë, e aftë,trime dhe e zgjuar sa ajo.”

Emil Kastrioti : ” Marie Shllaku ka qenë një ndër bashkëthemeluesit e , atëhershme të quajtur : Organizata ”Besa Kombëtare ” ,të cilin e themeloi më 12 shtator 1943 në Pejën e Haxhi Zekës i nderuari prof. Ymer Berisha,ndërsa në atë mbledhje konstituive , ka marrë pjesë edhe Marie Shllaku e cila gjatë luftës së përgjakshme si dhe rezistencës malore pas përfundimit të LDB u zhvillua dhe muar përmasa të një Lëvizje mbarëkombëtare antisllave, me karakter e program të vërtetë demokratik. LDNSH përveç se humbi në mënyrë tragjike krijuesit e saj: prof . Ymer Berishën, Gjon Serreqin, Ajet Gergurin, Shaban Polluzhën, Ahmet Selacin, Haredin Vidishiqin, dhe luftëtaren shkodrane më të guximshme,oratoren,strategen dhe ” Mbretëreshën shkodrane ”, siç e quanin luftëtarët e saj Marie Shllakun. ”

Jetish Kadishani,studiues : ” Oratoria e Marie Shllakut ishte e zjarrtë,saqë popullates iu ndezën ndjenjat atdhedashëse dhe shumë prej tyre ishin të gatshëm t’u bashkoheshin shumë grupeve dhe çetave kryengritësish shqiptarë në vise të ndryshme të Kosovës,të cilat prej shumë vjetësh po lëviznin sa në një terren, sa në një tjetër,duke luftuar me njësitë e sapoformuar partizane,që silleshin mjaft keq me popullatën e pafajshme civile në fshatra e qytete. Marie Shllaku , bëri për vete burra e gra, të rinj e pleq, me pak fjalë,tërë popullatën,se ishte një patriote e kulluar shkodrane,të cilën e donin dhe e përkrahnin të gjithë. ”

Ibrahim Metaj ” Në luftën për çlirimin e atdheut nga ripushtuesi sllavokomunist , Marije Shllaku u gjend në Drenicën legjendare, ku, dy dekada më pare, luftoi dhe qendroi për 12 vjet me radhë heroina e popullit Shote Galica… Marije Shllaku edhe në momentet më vendimtare ,në kohën më tragjike të luftës kundër ripushtimit serbosllav,ju bashkangjit krahut më atdhetar të asaj kohe,rreth 100 intelektualve që u angazhuan në rezistencën shqiptare të fundit të Luftës Antifashiste.”

Pren Nikolla,Klinë :  ” – Marije Shllaku ishte trime shkodrane, vajzë e bukur dhe e shkolluar. Sapo kishte hyrë në Çetën e Ndue Përlleshit, kur erdhi në mal një vajzë e pashme , pedante ,me automatik në krah e revole në këllef. Ishte edhe një person me të, nuk e njihnim askush përveç Ndout. Ai i tha Ndout që ta merr Marinë në çetën e tij, por Ndou nuk pranoi duke i thënë : – ”Vështirë është të qëndrojë një femër e vetme në mesin e këtyre meshkujve. Nuk dua të kem fjalë pastaj! dhe Maria u kthye me atë personin që erdhi. Thuhet se me atë rrugë kishte shkuar në Drenicë të profesor Ymer Berisha”

Shefqet Klemendi : ” Sot , i thinjur, e mjaft i lodhur , shpeshherë kujtoj të kaluarën time të hershme. E kur e kujtoj atë,më del përpara Ajo, Motra ime dhe jona,heroina me të cilën pata nderin të ulem në gjyq me të: Marije Shllaku.

Në ditë të zjarrta,në ballë të fortunes,vajza shkodrane jetën ia fali Kosovës martire.

Dhimbja jote – dhimbja ime.

Rruga jote – rruga ime.

Jetës sime i ke pri’

Në ditë të vështira më ke dhënë fuqi!

Në të lashtin Prizren gjëmon historia.

Në të riun Prizren rron edhe Marija!

Këta rreshta në një kamp afër Sarandës, më 1987.

Gjithmonë e kam ndie veten borxhli ndaj saj,dritë pastë.Ajo për mua ka qenë dhe është motër shpirti.” Engjëll Berisha : ” Pesë vjet pas gjykimit dhe pushkatimit të heroinës shqiptare Marije Shllaku , më 1951 , duke ushqyer një dashuri të pafund për trimërinë e saj dhe një borxh  moral e njerëzor për jetën e njomë që ia fali kombit,u ula dhe bëra një nga akuarelet e mia të para. Ndonëse e quajta Nora, ajo në të vërtetë është Marije Shllaku 24 vjeçare , të cilën e likuiduan çetnikët. Mbi dyzet vjet e kam mbajtur të fshehtë, në vetvete, frymëzimin e mirëfilltë dhe emrin e vërtetë të këtij akuareli, identitetin e së cilës e zbulova vetëm tashti vonë , më 1995.”

Rushit Ramabaja : ” Bija dhe motra jonë Marije Shllaku ishte një figurë e ndritur , largpamëse , dinjitoze dhe heroike. Ajo erdhi në Kosovë dhe doli në skenën historike kur s’kishte më shumë se 22 vjet. Pra, pikërisht atëherë, kur shkelësit tanë të moçëm, tash të veshur me rason e kuqe dhe maskuar si kalorës të lirisë,përbuzës të egër,me zhganin e furtunshëm siç na kishin rënë një mijë e katërqind vjet pandërprerë,sërish po nguteshin ta venin larine dhe atdheun tone në altarin pansllavist të pushtimeve, Marije Shllaku u ngrit t’i sfidonte me luftën dhe jetën e vet. ”

Ramiz Kelmendi : ” Marije Shllakun nuk e kemi , jo që nuk e kemi askund të pranishme që ta shohim,si disa të tjerë që i kemi nëpër monumente ,por nuk e kemi as edhe një pllakë përkujtimore për të. Ajo që po më vret më së shumti, po më pikëllon shumë, po më vret shumë, është se nuk mund të pajtohem me një harresë kaq të paarsyeshme , kaq jokombëtare , nuk pajtohem që po i harrojmë njerëzit tanë më të merituar. ”

Mehmet Aga i Rashkocit: ” Kur  përmendet emri i Marije Shllakut duhet me u çue në kambë. Në jetën time nuk kam pa e as që kam me pa e me ndigjue për nji vajzë si ajo.Nuk ban ma nana sokoleshë të tillë. E bukur, e sjellshme,me karakter të hekurt,e squet e trimneshe si ajo. Ajo asht krenaria e races sonë.”

Demë Ali Pozhari : ” Marije Shllaku… Emni i saj asht i pavdekshëm. Në kuvendin e Dobërdolit ,me fjalimin që mbajti, na përloti të gjithëve. Na la pa mend.Nji rast i rrallë, i

çuditshëm e i papërsëritshëm. Ajo s’dinte çka qet pushka. Dhe , ma e çuditshëme, vjen prej Shkodre bija e sojit,në Kosovë dhe vdes për larine e Kosovës. Asaj i kemi borxh…”

Gjergj Dedaj,lider politik i PLK : Marije Shllaku është femra e parë shqiptare e burgosur politikisht dhe e denuar me vdekje.Marije Shllaku është heroina shkodrane e cila la studimet në Itali ,duke iu bashkangjitur luftës antikomuniste në Drenicë dhe Kosovë në vitin 1946,kur Kosova u tradhtua nga komunistët jugosllav, serb dhe shqiptarë, të cilët kishin premtuar një luftë të përbashkët antifashiste dhe në përfundim të saj Kosova do t’i bashkohej Shkodra vullnetarisht Shqipërisë. Kjo vetëm që doli genjeshtër dhe tradhti e radhës por persekutuan çdo individ,grup apo levizje e cila ishte për idenë dhe të drejtën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Në vitin 1945-1946 Shaban Polluzha, Xhafer Deva, Ukë Sadiku, Ymer Berisha, Shaban Dema, Ndue Perlleshi dhe shumë patriot të tjerë vazhduan rezistencën aktive për realizimin e Shqipërisë natyrale dhe të së drejtës për vetvendosje të popullit të Kosovës. Këtij grupi i cili ishte aktiv në Drenicë dhe viset tjera të Kosovës iu bashkuan edhe katër shkodran: Marije Shllaku, at Bernard Llubi,Kolë Parubi dhe Gjergj Martini. Ata nga Shkodra erdhën në Drenicë duke iu bashkuar çetave çlirimtare antikomuniste edhe studentja e re e filozofisë Marije Shllaku plagosët në Drenicë dhe arrestohet nga komunistet projugosllav dhe se bashkum me at Bernard Llubin, Kolë Parubin, dhe Gjergj Martinin dërgohet në burgun e Prizrenit ku prokuror ishte komunisti famkeq Ali Shukriu.Bashkë me katër shkodranët u burgosën edhe me dhjetra kosovarë.Në një proces të montuar politik të katër shkodranët: Marije Shllaku, at Bernard Llubi,Kolë Parubi dhe Gjergj Martini u denuan me vdekje dhe u pushkatuan diku në rrethinën e Prizrenit ku as sot nuk u dihet varri.Të tjerët u denuan me burg. Partia Liberale e Kosovës duke e parë këtë sakrificë dhe flijim të shkodranve  për  Kosovën në vitin 1994 botuam librin:”Shqipëria e Marije Shllakut-katër martirët shkodranë”të autorve Ramiz Kelmendi dhe Viktor Gashi të cilët ishin poashtu të arrestuar në vitin 1946 rne grupin e Marije Shllakut.PLK nga atëherë ka themeluar Mirënjohjen e kësaj partie ”Marije Shllaku” e cila iu ndahet personaliteteve dhe institucioneve meritore si : Bashkisë së qytetit të Shkodrës,Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit, Pjetër Arbnorit, Metush Krasniqit e shumë të tjerve për kontributin e tyre për lirine dhe demokracinë e Kosovës.

Figura e Marie Shllakut përben një figurë emblematike të luftës për liri e bashkim sepse ajo me deshirë dhe atdhedashuri të paparë vjen nga Shkodra e lashtë  për t’u bashkuar me luftetarët e Kosovës për të bashkuar kombin dhe për të bërë Shqipërinë etnike.

Për vite të tëra kjo heroinë mbeti në harresë nga pushtetarët si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë për të cilën edhe Maria luftoi dhe u flijua. Duhet të përulemi para veprës së kësaj figure të ndritur të çështjes sonë kombëtare dhe asesi të lihet në harresë edhe me tutje heroina e intelektualja e shquar e kombit tonë.

Marie Shllaku është në mesin e luftëtarve të cilët duhet të kenë vendin e vet të merituar në historinë e popullit shqiptar prandaj kjo luftëtare e madhe e bashkimit kombëtar duhet të perjetësohet në lapidaret e lirisë në shumë qytete e sidomos në qytetin e Shkodrës ku lindi e u shkollua dhe në qytetin e bukur të Prizrenit ku dha jetën për lirinë e Kosovës . Lapidari i lirisë për këtë heroinë duhët të ngritet në shenjë respekti dhe falendërimi e sidomos tani kur Kosova është e lirë dhe me krenari duhet të mbajë në gjirin e vet deshmorët e kombit.

Veprimtaria patriotike e sokoleshës së re e sypatrembur do të mbetët një shembull i rrallë i atdhedashurisë ku punoi, luftoi dhe u flijua me heroizëm në historinë tonë kombëtare dhe do të këtë vend të veçantë në zemrat tona. Në pyetjen që i banë prokurorët dhe gjykatësit komunist të kohës në gjygjinë në Prizrën se: A e di se për këto krime të pret pushkatimi?
Marie Shllaku përgjigjët: Nuk do t’i mungojnë kurrë lulet Kosovës t’i sjellë mbi vorrin tim.A i ka dalë borgjitë Kosova Marie Shllakut vërtët ësht një pyetje e madhe që don përgjigje të studiuarë. Disa libra janë botuarë më iniciativën e intelektualëve atdhetarë, disa rrugë mbajnë emrin e Marie Shllakut, porë mungon një lapidarë i veqantë në Prizrenin e Beslidhjeve shqiptare, dhe në Shkodrën e saj. Prandaj Kosova i ka mbetë ende borgj Marie Shllakut, që ti sjellë luletë e vonuara në varrin e sajë që edhe pse kanë kaluar shum dekada ende nukë e dijm se ku e ka atë varrë.

Maria ishte ndër femrat e pakta që u rreshtuan në lëvizjen kombëtare të asaj kohe ku me një trimëri të rrallë ishte kundër coptimit të tokave shqiptare.

Heroina Marie Shllaku do të përkujtohet gjithmonë si njëra ndër nacionalistet e devotshme që Kosovës ia fali jetën. Ideali për të cilin punoi, luftoi dhe u sakrifikua patriotja e shquar  e trojeve etnike Marie Shllaku ishte dhe është Bashkimi Kombëtar prandaj gjaku i saj dhe i luftëtarve të tjerë të lirisë përkon me amanetin se ka ardhur koha për bashkim në një shtet të vetëm pra, në Shqipërinë Etnike. Lulja e bukur dhe e veçantё Marie Shllaku la gjurmë në historinë tonё kombëtare dhe çdo herё do të kujtohet si një heroinё dhe martire e Shqipёrisё etnike. Prandaj duhet të përulemi para emrit të heroinës legjendare.Marie Shllaku dhe gjithë bashkëluftëtarve të saj që u flijuan për çlirimin tonë nga kthetrat e egra serbo – komuniste dhe synonim i tyre ishte bashkimi ynë kombëtar.Lavdi emrit dhe veprës së martirës shkodrane Marie Shllaku e cila u flijua për të mos vdekur kurrë! Një autor thoshte :” Nuk  është e tmerrshme të vdesësh, e tmerrshme është të mos jetosh.”

  • Dёrgoi pёr Gazetёn Dielli, Nue Oroshi

Filed Under: Histori Tagged With: Marie Shllaku- intelektualja shkodrane, Msc-Kristinë Dedaj, që jetën ia fali Kosovës

Shqiptarët në Filadelfia për të 6-tën herë e ngritën flamurin në bashkinë e qytetit (City Hall)

December 4, 2017 by dgreca

Nga Sadik ELSHANI/

23915802_1572945062728583_9090939202154483653_n23915710_1572945552728534_5932520941185218144_nfoto grupiIMG_02631 salle 11 gezuar filad

28 Nëntori – Dita e Flamurit është një Ditë e Madhe, Ditë e Shenjtë, dita më e rëndësishme në historinë shumëshekullore të kombit tonë. Atë ditë të Vitit të Madh, 1443, Skenderbeu u kthye në Krujë, ngriti flamurin e kuq me shkabën e zezë dykrenare në mes, për të shënuar pastaj periudhën më të lavdishme të historisë sonë kombëtare. Dhe pas një pushtimi gati pesëshekullorë, më 28 nëntor të vitit 1912, në praninë e përfaqësuesve nga të gjitha trevat shqiptare, Shqipëria u shpall shtet i pavarur. Të tjerat i ka thënë historia dhe tani të përqëndrohemi  te veprimtaritë që shoqata “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia ka organizuar për ta shënuar këtë Ditë të Madhe, Festën tonë Kombëtare.

Më 20 nëntor shoqata jonë mori pjesë në Paradën e Ditës së Falenderimeve (Thanksgiving Parade). Nxënësit e shkollës “Gjuha jonë” ishin veshur me kostumet e bukura kombetare dhe së bashku me prindërit e bashkëkombësit tjerë marshonin të shoqëruar nga këngët e vallet shqiptare, ku mbizotëronin ato atdhetare. Përcjellësit e shumtë të paradës i pëlqenin shumë kostumet tona kombëtare dhe me gjeste me duar e trup u bashkangjiteshin ritmeve të muzikës sonë. Si çdo vit tjetër më parë, më 25 nëntor u organizua Mbrëmja e Madhe e Flamurit me një darkë të begatë e program të pasur artistik. Të pranishmit i argëtoi grupi muzikor i Edi Duros dhe këngëtaret Mira Konçi e Nazife Bunjaku. Për herë të parë në mesin tonë e kishim artistin Mirush Kabashi, i cili me recitimet e tij me plot emocione e ngriti në këmbë tërë sallën. Ne këtë mbrëmje festive ishte e pranishme edhe ambasadorja e Shqipërisë në ShBA, zonja Floreta Luli-Faber, si dhe kryetari i Akademise Shqiptaro – Amerikane te Shkencave dhe Arteve, profesor Skender Kodra. Po ashtu, këtë vit për nder të Ditës së Flamurit kemi filluar edhe me vizita në familjet e shqiptare.

Dhe ja erdhi edhe data e 28. Që nga festimi i 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 2012, shoqata “Bijtë e Shqipes” në bashkëpunim të ngushtë me qytetin e Filadelfias organizon ngritjen e flamurit tonë në Bashkinë e Filadelfias me një ceremoni solemne. Kjo veprimtari nuk është thjeshtë një akt ku ngritet flamuri në mënyrë mekanike, por është shndërruar në një festë të bukur e madhështore ku mblidhen shqiptarët të veshur me rrobat më të bukura, shoqëruar me simbole kombëtare, këndojnë e vallëzojnë, shprehin krenarinë e të qenit shqiptar, shpalosin vlerat tona kombëtare para qytetit të Filadelfias. Ngritjenen e flamurit në bashki gjithmonë e kemi organizura ditën e premte, pas së enjtes së Ditës së Falenderimeve (Thanksgiving), sepse shkollat janë të mbyllura dhe një pjesë e shqiptarëve e kanë ditë të lirë. Pra, na siguronte një pjesëmarrje të madhe të bashkatdshetarëve. Këtë vit për shkak të disa veprimtarive të tjera në bashki, ne nuk mund ta organizonim veprimtarinë në ditën e premte dhe ne zgjodhem ditën e martë, 28 nëntor, që ishte ditë pune. Për këtë ishim të shqetësuar se, a do të mund të siguronim një pjesëmarrje të lakmueshme të bashkatdhetarëve? Më vonë u vërtetua se shqetësimet tona kishin qenë të pabaza…

Herët në mëngjes Haki Çollaku me vëllaun e tij, Hasbiun, që kishte ardhur nga Shqipëria dhe djalin e tij, Drinin, kishin sjellur flamujt dhe pajisjet e zbukurimet përkatëse për ta përgatitur skenën, tribunën ku do të mbahej manifestimi. Pas pak castesh erdhi edhe shkruesi i këtyre radhëve dhe disa të tjerë që menjëherë iu përveshën punës për ta rregulluar skenën. Skena u rregullua për bukuri e me shije mjeshtërorë artistike, me një flamur të madh kombëtar në sfond, flamuj shqiptarë e amerikanë anash dhe në mes prttretet e Skenderbeut dhe Ismail Qemalit. Duke ardhur një nga një e grupe – grupe sheshi u mush plot shqiptarë. Të gjithë vinin me fytyra të qeshura, sepse ngritja e flamurit në qytetin e Filadelfias, në vendlindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është nder, është një mirënjohjë për Shqipërinë, gjithë shqiptarët dhe posaçërisht, bashkësinë shqiptaro – amerikane të Filadelfias. Për shqiptarët nuk ka simbol më të shtrenjtë se flamuri ynë. Është ky Flamuri i Shenjtë i Skendrbeut, që pasqyron shpirtin e pastër, karakterin e fortë dhe vlerat e larta morale e njerëzore të kombit tonë, flamuri që bashkon të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në botë. Edhe në këtë ceremony shqiptarët ishin mbledhur të bashkuar, ashtu siç na thërret edhe Himni ynë kombëtar: “Rreth flamurit të përbashkuar…”

Në emër të kryebashkiakut (Mayor-it) të Filadelfias, Jim Kenney, në këtë ceremoni merrnin pjesë Përfaqësuesja e Qytetit të Filadelfias (City Representative), zonja Sheila Hess dhe zëvendësdrejtorja e Zyrës për Çështje të Emigrantëve, zonja Symbol Lai. Që në çastet e para të takimit tonë, zonjat Hess e Lai shprehen befasinë e tyre të këndshme për numrin e madh të pjesëmarrësve, organizimin shumë të mirë dhe atmosferën festive, shumë të gëzuar, plot energji e dinamizëm. Shihje vetëm fytyra të qeshura. Ceremoninë e hapi zoti Sadik Elshani, i cili u uroi të pranismëve 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe bëri disa njoftime lidhur me programin e kësaj veprimtarie. Gjatë këndimit të Himnit tonë Kombëtar në shtyllë ngritej flamuri Kuq e Zi, flamuri i shqiptarëve. Për të ngritur flamurin këtë vit u nderuan zotërinjtë Bajram Berisha, afarist nga Shqipëria, mbështetës i shoqatës sonë dhe zoti BujarÇela, anëtar i Këshillit Drejtues të shoqatës “Bijtë e Shqipes”. Pas këndimit të himneve kombëtare të ShBA-ve dhe atij shqiptar, fjalën e mori z. Tajar Domi, kryetar i shoqatës “Bijtë e Shqipes”. Në fjalën e tij z. Tajar theksoi rëndësinë e kësaj date që nga koha e Skenderbeut e gjer te shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë në Vitin 1912, përpjekjet shumëshekullore të shqiptarëve për liri e pavarësi. Ai i bëri një përshkrim edhe rrugëtimit 100 vjeçar të Shqipërisë së pavarur, që kohëve të fundit është bërë një faktor me rëndësi i stabilitetit në rajon e më gjërë, rolin e saj në NATO dhe pjesëmarrja e saj në misionet paqëruajtëse në Iraq e Afganistan. Një pjeës të fjalës së tij ai ia kushtoi edhe ndihmës së madhe që ka dhënë Amerika në mbrojtjen dhe përkrahjen e Shqipërisë dhe çeshtjes shqiptare në përgjithësi. Për këtë populli shqiptar gjithmonë do t’i jetë mirënjohës Amerikës dhe popullit amerikan. Duke e përfunduar fjalën e tij, ai u bëri një thirrje të gjithë pjesëmarrësve:

 “Të nderuar pjesëmarres : Duke përkujtuar 28 Nëntorin, Ditën tonë të Flamurit, të gjithë ne së bashku kemi detyrimin atdhetar , për të trashëguar ndër brezat e fëmijve tanë, gjuhën e bukur shqipe, kulturën e historinë tonë kombëtare, dhe të ndjehemi krenar me to. Në të njejtën kohë le të falenderojmë bashkinë e këtij qyteti dhe shtetin e Pennsylvanisë , për mundesitë e shkëlqyera që u japin komuniteteve të ndryshme, midis tyre edhe atij shqiptar, që të evidentojnë dhe manifestojnë për ngjarjet e mëdha historike të tyre, siç është edhe Dita jonë e Flamurit për të cilën jemi mbledhur sot.”

Pastaj shumë e entuziazmuar dhe e emocionuar, fjalën e mori zonja Sheila Hess, e cila tha se ndihej e privilegjuar që po merrte pjesë në festimin e 105 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëherësh po sillte përshëndetjet e ngrohta dhe konsideratën e lartë të kryebashkiakut (Mayor-it) Jim Kenney. Ajo falenderoi shoqatën “Bijtë e Shqipes” për ndihmesën e dhënë për të organizuar këtë ceremoni të përbashkët. Ajo shtoi se ky vit shënon edhe 15 Vjetorin e Themelimit të shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe uroi për punën e mirë që po ben shoqata për të mbështetur, për të promovuar dhe për të bashkuar bashkësinë shqiptare të Filadelfias. Filadelfia është një qytet i pasuruar me llojshmërinë e popujve të ndryshëm që vijnë nga të gjitha anët e globit dhe e zgjedhinë Filadelfinë si shtëpi të tyre për të rritë familjet, bërë biznes dhe për të përparuar, vazhdoi ajo. Ndërsa për rolin e shqiptarëvë në Filadelfia ajo u shpreh: “Qyteti mirëpritës i Filadelfias përparon (lulëzon) me kontributin që e bëjnë shqiptaro – amerikanët e Filadelfias në të gjitha fushat e jetës së qytetit – zhvillimin ekonomik e tregtar si dhe karakterin dhe pasurinë kulturore të lagjeve tona.” Ajo gjithashtu i njoftoi të pranishmit se qyteti i Filadelfias dhe kryebashkiaku Kenney janë të përkushtuar për t’i mirëpritur emigrantët nga të gjitha anët e botës. Pas përfundimit të fjalës së saj ajo ia dorëzoi zotit Domi Proklamatën me të cilën kryebashkiaku i Filadelfias e nderonte Shqipërinë në përvjetorin e saj të pavarësisë dhe shoqatën “Bijtë e Shqipes” me rastin e 15 Vjetorit të Themelimit të saj dhe e shpallte 28 Nentorin e vitit 2017 si Ditën e Shqipërisë në Filadelfia.

Në vazhdim fjalën e mori zonja Symbol Lai, e cila shprehu kënaqësinë që në emër të kryebashkiakut po na uronte mirëseardhjen në Bashki për ta shënuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Edhe ajo e theksoi se Filadelfia është qytet ku emigrantët janë të mirëpritur, “kështu ne ndërtojmë paqen dhe mirëkuptimin në mes të popujve të ndryshëm”. “Ceremonia e sotme e ngritjes së flamurit është një rast jo vetëm për të shfaqur lidhjet tuaja me Shqipërinë, por edhe për të përparuar këmbimet ndërkulturore, kështu që qytetarët që nuk janë familiar me muziken tuaj, ushqimet tuaja, ose traditat tuaja, mund të mësojnë për pasurimin dhe aromën që po i kontribuojnë qytetit tonë ne rritje” – theksoi zonja Lai.

Pas këtyre fjalimeve të shkurtëra përsëri jehoi kënga dhe vallja shqiptare. Me kaq veprimtaria në sheshin përpara Ndërtesës së Shërbimeve Komunale mbaroi për të vazhduar pastaj me një Pritje (Reception) në Ndërtesën e Bashkisë (City Hall). Këtë vit ishte hera e parë që po organizonim një pritje të tillë, por çdo gjë ishte rregulluar bukur: tavolinat mbushur me plot ushqime tradicionale shqiptare, ushqime të tipit aperitiv të përshtatshme për kokteje të tilla, pije të ndryshme. Për këtë ishte kujdesur zoti Enver Parllaku, nga restoranti “La Fontana”, si dhe shumë zonja shqiptare. Edhe zoti Jakup Domi kishte sjellur ca ushqime te shijshme, ndërsa zoti Shpëtim Daku kishte sjellur ca shishe me verë. Edhe në këtë sallë madhështore mbizotëronte një atmosferë festive dhe shumë e gëzueshme. Bashkatdhetarët po këmbenin bisada të përzemërta, po shprehnin kënaqësinë për organizimin shumë të mirë të festimit të Ditës së Flamurit ne Bashkinë e Filadelfias, shprehnin falenderimet për shoqatën “Bijtë e Shqipes” dhe veprimtarët e saj të angazhuar në organizimin e kësaj ceremonie.

Në këtë pritje merrte pjesë edhe miku i shqiptarëve, anëtari i Këshillit Bashkiak, zoti Mark Squilla, i cili me kënaqësi iu drejtua të pranishmëve, duke shprehur adhurimin e tij për këngët dhe vallet tona që luhen me aq energji e dinamizëm dhe se e ndiente veten të lumtur që po festonte së bashku me miqtë e tij shqiptarë. Ai i porositi shqiptarët që fëmijve të tyre t’ua mësojnë gjuhën shqipe, traditat shqiptare, sepse këto janë vlera që i begatojnë shqiptaro – amerikanët. Po ashtu, ai e përgëzoi shoqatën “Bijtë e Shqipes” për punën e mirë që po bën në këtë drejtim, duke e mbajtur hapur shkollën shqipe, duke organizuar me dhjetëra veprimtari atdhetare e kulturore.

Kështu edhe këtë vit me plot sukses u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit në Bashkinë e Filadelfias. Nuk mund ta mbyllim këtë shkrim pa i shprehur falenderimet dhe mirënjohjen tonë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetit të Pennsylvanias dhe qytetit të Filadelfias që na kanë pranuar si qytetar të lirë e të barabartë, ku jetojmë, punojmë, studiojmë, rrisim familjet tona dhe me krenari e ngremë flamurin tonë Kuq e Zi. Ndërsa Shqipërisë sonë të dashur i urojmë mbarësi e përjetësi!

Philadelphia, 2 dhjetor 2017

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ngritja e Flamurit Kuq e Zi, Sadik Elshani, Shqiptaret ne Filadelfia

Mundësia e luftës me Korenë e Veriut po “rritet çdo ditë”

December 4, 2017 by dgreca

Këshilltari H.R. McMaster: mundësia e luftës me Korenë e Veriut po “rritet çdo ditë”/

National Security Adviser H.R. McMaster gestures as he answers questions from members of the media during the daily briefing in the Brady Press Briefing Room of the White House, Thursday, Nov. 2, 2017. (AP Photo/Pablo Martinez Monsivais)

Këshilltari i Sigurisë i Shtëpisë së Bardhë H.R. McMaster, në një intervistë tek rrjeti CNN të shtunën tha se, mundësia e luftës me Korenë e Veriut po “rritet çdo ditë”.”Ka mënyra për t’u përballur me këtë problem, përveç konfliktit të armatosur, por është gjithjë e më e vështirë dhe nuk ka mbetur shumë kohë”, tha këshilltari H.R. McMaster, duke iu referuar udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-Un.Koreja e Veriut njoftoi javën e kaluar se tani ka kapacitetin të godasë territorin e Shteteve të Bashkuara, pasi bëri një prove me një raketë të re ndërkontinentale.Njoftime të medias, bëjnë të ditur se Pentagoni po studion disa vende në bregun perëndimor të vendit, ku mund të instalohen sisteme shtesë mbrojtjeje, pas kërcënimit të Phenianit për një goditje të mundshme në Shtetet e Bashkuara.

McMaster: Potential for war with North Korea ‘increasing every day’

White House national security adviser HR McMaster said Saturday that North Korea represents “the greatest immediate threat to the United States” and that the potential for war with the communist nation is growing each day.

“I think it’s increasing every day, which means that we are in a race, really, we are in a race to be able to solve this problem,” McMaster told an audience at the Reagan National Defense Forum in Simi Valley, California when asked if North Korea’s launch of an intercontinental ballistic missile Tuesday had increased the chance of war.

President Donald Trump remains committed to the complete denuclearization of the Korean Peninsula, McMaster said, adding that there are nonmilitary ways to deal with the issue, such as calling on China to impose greater economic sanctions against Pyongyang. McMaster noted that Beijing’s “tremendous coercive economic power” over North Korea.

“There are ways to address this problem short of armed conflict, but it is a race because he’s getting closer and closer, and there’s not much time left,” McMaster said, referring to North Korean leader Kim Jong Un. With every missile launch or nuclear test, Kim has improved his country’s capabilities, McMaster said.

“We’re asking China not to do us or anybody else a favor,” he said. “We’re asking China to act in China’s interest, as they should, and we believe increasingly that it’s in China’s urgent interest to do more.”

China should take unilateral action to cut off North Korean oil imports, McMaster said, adding, “you can’t shoot a missile without fuel.” He said that both he and Trump felt that a 100% oil embargo would “be appropriate at this point.”

But the national security adviser said Kim was extremely unlikely to change his behavior “without some significant new actions in the form of much more severe sanctions” and “complete enforcement of the sanctions that are in place.”

On military options, McMaster acknowledged that given North Korea’s fielding of conventional artillery and rockets aimed at Seoul, South Korea, “there’s no military course of action that comes without risk.” But he said that Pyongyang’s actions had made America’s alliances with Japan and South Korea “stronger than ever.” {përgatiti për “Dielli-in, Shefqet Kërcelli}.

Filed Under: Opinion Tagged With: H.R. McMaster: mundësia e luftës, me Korenë e Veriut, Shefqet Kercelli

IDENTITETI I RREZIKUAR APO ASIMILIMI POLITIK

December 4, 2017 by dgreca

Diskursi politik/

Në sajë të rezultatëve të  zgjedhjeve  lokale për komunën e Tuzit që u mbajtën javën e fundit të nëntorit, del qartë se subjektet politike nacionale shqiptare nuk janë duke u mbeshtetur  nga votuesit shqiptar, nga del  se kemi të bëjmë me një çështje komplekse, ku  përveç  presionit permanent  nga  ana e pushtetit,  përkatësisht  nga partitë të ashtuquajtura qytetare, kemi të bëjmë me një proces i cili është duke ndikuar në zbehjen e identitetit  të subjekteve politike shqiptare me pasoja asimilimin politik të këtij mjedisi/

Nail_Draga

Nga Nail  Draga/

Ne prag të zgjedhjeve lokale në Tuz(26 nëntor 2017), mediat njoftuan se në mes subjekteve nacionale të shqiptarëve në Malësi(ASH,UDSH dhe LDSH), u arrit një marrëveshje e cila obligonte nënshkruesit për të qenë unik  në zgjedhje pra te dalin me  një listë të përbashkët. Por, duke ditur rrethanat për nënshkrimin e një marrëveshjeje të tilëë si dhe  animozitetet në mes subjekteve shqiptare nuk ishin të pakët ata qe dyshuan për një marrëveshtje në mes paleve nënshkruese. Dhe, ashtu si u dyshua, dy-tre ditë më pas, opinioni u informu se nuk  kemi të bëjmë me listë të përbashkët zgjedhore, por ajo mundësi ekziston pas zgjedhjeve.  Marrëveshja  filloi të mohohej pikërisht nga ata te cilët e kishin nënshkruar, nga del se kishim të benim me një akt jo të vullnetshëm, por ma tepër si akt mediatik se sa me seriozitetin  politik. Duke marrë parasysh përvojën e kaluar por edhe gjendjen aktuale del se ishin të kota përpjekjet e Tiranës për unifikim të spektrit politik shqiptar në Malësi. Nga një qendrim i tillë ne lidhje me ketë marrëveshje me drejt do të ishte të thuhet se janë marrë vesh për mos me u marrë vesh(!).

Mbeshtetje nga diaspora 

Edhe pse ishte një mbeshtetje aktive nga ana e diasporës shqiptare  me banim  në SHBA me origjinë nga Malësia që votuesit shqiptarë në Malësi të votojnë subjektet politike shqiptare rezultati i zgjedhjeve nuk ishte i favorshëm, sepse partia me e votuar doli ajo joshqiptare(DPS), e cila njëherit fitoi edhe numrin më të madh te mandatëve të këshiltarëve(15) për Komunën e Tuzit.Nga ana tjetër subjektët politike shqiptare(ASH,UDSH,LDSH) të cilat morën pjesë në zgjedhje veç e veç, fituan 12 mandate apo 37.5%, duke i  mundësuar të tjerëve të formojnë pushtetin lokal. Është çështje tjetër se a do të jetë pjesë e pushtetit lokal ndonjë subjekt nacional shqiptar, sepse shumica parlamentare lokale mund të formohet pa subjektet shqiptare.

Mundësi korigjimi  për malësorët në vitin 2018

Duke marrë parasysh se ne vitin 2018, qytetarët e Malësisë do të votojnë edhe dy herë tjera, votimi i 26 nëntorit 2017, ishte testi i parë i votuesve të Malësisë, andaj  ekziston mundësi reale për korigjimin e gjendjes ekzistuese.

Nuk ka dilemë se kjo çështje do të jetë në agjenden e analizave të subjekteve përkatëse, për të analizuar  çdo vendvotim, duke sjellur përfundime të qendrueshme  për veprim të metutjeshëm. Votimet ishin ata qe ishin, dhe duhet qenë realist e pranuar së qytetarët votuan  ashtu si kanë dëshiruar me vullnet të lirë  apo presion, duke anashkaluar subjektet nacionale dhe votuar  ato të ashtuquajtura qytetare në përqindje më të madhe. Për njohësit e rrethanave shoqërore dhe sociale në Malësi  një votim i tillë nuk ishte befasi  sepse pak kush ka shpresuar  se do të ndodhte ndonjë mrekulli. Një konstatim i tillë mbeshtetet në faktin se partia e pushtetit(DPS) në Malësi ka mbeshtetësit e vet tradicional vite më radhë, e trashëguar nga koha e monizmit.

Politika e pushtetit dhe identiteti i zbehur

Trajtimi i çështjeve që kanë të bëjnë me elektoratin votues në Malësi, nuk  dallon shumë nga viset tjera shqiptare, por duhet thënë se ky mjedis në aspektin politik është shumë  heterogjen, ku subjektet politike shqiptare e kanë të vështirë të jenë superiore ndaj subjekteve të tjera të ashtuquajtura qytetare.  Ndërsa politika perfide e pushtetit me metoda të ndryshme ka ndikuar në zbehjen e subjekteve politike shqiptare, nga del se subjektet malazeze apo si thuhet gjoja qytetare, kanë arritur këtu të kenë votues të tyre, duke dobësuar unitetin e elektoratit votues shqiptar. Po ashtu nuk përjashtohet mundësia qe mos koordinimi për gjetjen e një modusi për unifikimin e subjektëve politike shqiptare në një  fletë të përbashkët zgjedhore ka dekurajuar votuesit shqiptarë, duke vlerësuar situatën se kemi të bëjmë për interesa personale e grupimeve të ndryshme e jo ato kombëtare.  Ndërsa, nuk duhet përjashtuar as listat me  kandidatët e propozuar për këshilltarë, që nuk ka dilemë se kanë mundur të jenë më të pranueshme për votuesit. Në këtë gamë  nuk duhet përjashtuar edhe qasjën  lideriste e ataviste te disa përfaqësuesve të subjekteve politike, që ka  ndikuar  në dekurajimin  e elektoratit votues shqiptar.

Partitë qytetare dhe asimilimi politik i Malësisë

Duke i cilësuar këto zgjedhje lokale si historike, kemi pasur angazhimin permanent të pushtetit(DPS) përmes premtimeve të ndryshme dhe formave të tjera  të presionit, duke ndikuar në  elektoratin e Malësisë, në mënyrë identike si ne zgjedhjet e kaluara.Ishte ky një veprim perfid  i tyre si duket  për të përgatitur strukturën e re kadrovike për komunën e pavarur, për ta udhëhequr ne mandatin e ardhshëm.

Po ashtu ka vijuar propaganda e pushtetit duke favorizuar    konceptin qytetar të subjektëve politike si me e pranueshme në nivel shtetëror  e menjanuar ate nacional. Një veprim i tillë demagogjik i pushtetit nuk është i panjohur tek shqiptarët sepse kemi të bëjmë me një qasje te kordinuar me pasoja për këtë mjedis. Është pikërisht kjo qasje e pushtetit  qe ka ndikuar në zbehjën e identitetit politik të Malësisë, çështje kjo e cila ka filluar të marrë përmasa shqetësuese. Nëse nuk do të kemi  ndryshim sasior në të ardhmën, komunën e pavarur të Tuzit ka gjasa maksimale ta udhëheqin partitë nga korpusi qytetar, duke u menjanuar ata nacionale shqiptare. Nëse partive qytetare malazeze iu shtojmë edhe  ate boshnjake e cila këtu ka elektorat të konsiderueshëm është e qartë  se malësorët do të jenë të huaj në shtëpi të tyre. Janë këto plane të pushetit me strategji perfide  që quhet asimilim politik i Malësisë, duke rrezikuar identitetin kombëtar shqiptar në Malësisë.

Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me manipulim ordiner, sepse përfaqësuesit e subjekteve politike qytetare malazeze, nuk mund të jenë përfaqësuesit autentik të Malësisë, sepse të tillë mund të jenë vetëm  te zgjedhurit nga partitë nacionale shqiptare.

Dhjetor 2017

Filed Under: Politike Tagged With: APO ASIMILIMI POLITIK, IDENTITETI I RREZIKUAR, Nail Draga

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT