• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2018

KUR KISHA ORTHODOKSE SHQIPTARE TENTOI TA SHPALLTE SHENJT GJERGJ KASTRIOTIN

January 17, 2018 by dgreca

1 ok skenderbeu

Kisha Orthodokse e Shqipërisë, që e kishte shpallë Autoqefalinë që më 1922 në kongresin e Beratit, por që ende nuk ishte njohur nga Patriarkana e Stambollit(u njoh 1937), ndërmori një lëvizje në vitin 1931 për ta shpallë Shenjt heroin Kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbe. Ky nuk është koment kafenesh, por një lajm i konfirmuar për kohën. Madje Kisha Orthodokse Shqiptare kishte ngritë në qershor 1931 një Komision, që udhëhiqej nga vetë Kryepeshkopi i asaj kohe Visarion Xhuvani. Lajmin e konfirmon edhe gazeta Dielli e 30 qershorit 1931 që e përshkruan me detaje nismën e Kishës Orthodokse. Komisioni kishet deklaruar se po studionte jetën, veprën, bëmat e Skënderbeut me qëllim që ta deklarojë dhe t’ia nënshtrojë procedurave kishtare për ta shpallë Shenjt.

Sipas deklaratës që vinte nga Tirana, Kisha deklaronte se ky propozim ishte paraqitë në Sinodin e Shenjtë Kishtar dhe se cështja do të shtrohej për aprovim po në Sinodin e Shenjtë, në Tetor 1932.

Gazeta Dielli komentonte oponencën e vet:A i takon Sinodit të Shenjtë ta shpallë heroin tonë Kombëtar Shenjt? Për Diellin, Shenjtëria e Heroit qëndron se ai i takon të gjithë Kombit, jo vetëm një feje, pasi ai i bashkoi të gjithë shqiptarët kundër pushtuesit Otoman. Pastaj, për shqiptarët, nuk ka nevojë të paraqitej në Sinod, pasi ai ishte i Shenjt, derisa Kombi e njihte për të tillë.

Editori i asaj kohe e përfundon komentin e tij: Përse duhet ta monopolizojë Heroin njëri besim fetar?

Dielli rekomandonte:Nëse kisha Orthodokse e do fort Heroin Kombëtar, le t’i ngrertë një shtatore!

Filed Under: Komente Tagged With: dalip greca, Kisha Orthodokse, Skenderbeu-Shenjt

KISHA ZOJA E SHKODRES DHE VATRA, SONTE MESHE DHE SIMPOZIUM PER HEROIN KOMBETAR

January 17, 2018 by dgreca

Njoftim i Radio Vatikanit: Në Nju Jork, meshë dhe simpozium për Vitin kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut/Kisha VATRA

Viti jubilar kushtuar Skënderbeut po kremtohet kudo ndër shqiptarë. Përveç Shqipërisë e Kosovës, edhe diaspora shqiptare kudo ndodhet organizohet me veprimtari të ndryshme në 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit.

Kështu, kisha e Zojës së Shkodrës, në Nju Jork, në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare “Vatra”, ia kushton ditën e nesërme, 17 janar, kujtimit të Atletit të Krishtit, siç e quajtën papët e Romës Skënderbeun, i cili ndali hordhitë otomane në portat e Evropës.

Në orën 17.00, në kishën e Zojës së Shkodrës kremtohet një meshë përkujtimore. Më vonë, në orën 18.00, në Qendrën “Nënë Tereza”, fillon Simpoziumi kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Në të marrin pjesë përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare në Nju Jork, si edhe të ftuar të veçantë nga Shqipëria si prof. Romeo Gurakuqi, historian; publicisti nga Kosova, prof. Fahri Xharra; historiania Dr.Azeta Kola nga bashkësia shqiptare vendase dhe dr. Pashko Camaj, përfaqësues i Federatës “Vatra”.(Radio Vatikani)

Don Ndue Gjergji: simpozium mbi Skënderbeun në Detroit, më 27 janar

Viti kushtuar Skënderbeut si nga qeveritë e Tiranës e të Prishtinës, ashtu edhe nga Kisha Katolike në trevat shqiptare po përvijohet tashmë në pritje të 17 janarit, 550-vjetorit të vdekjes. Jo vetëm në mëmëdhe, por edhe në diasporë, shqiptarët përkujtojnë heroin e tyre kombëtar. Ndër veprimtaritë e shumta, veçojmë ato të diasporës shqiptare në Miçigan të SHBA-ve, ku Viti i Skënderbeut po përjetohet si bashkësi në unitet ndërmjet besimtarëve të të gjitha feve: katolike, ortodokse, myslimane dhe bektashi. I rëndësishëm, simpoziumi që do të mbahet më 27 janar, ku për atë, që u quajt nga Papët “Atleti i Krishtit”, do të flasin personalitete e profesorë si Sami Repishti, Mërgim Korça, Romeo Gurakuqi, papas Antonio Belushi, Gjon Berisha, Pëllumb Xhufi e shumë të tjerë.

Bashkeorganizatore e veprimtarise eshte dhe dega e Vatres ne Michigan.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Gjergj Kastrioti Skenderbeun, Meshe dhe Simpozium per, Vatra dhe Kisha, Zoja e Shkodres

Qytetarët nga Mitrovica i japin lamtumirën Ivanoviqit

January 17, 2018 by dgreca

Vrasja e Ivanoviqit të mos shfrytëzohet për axhenda politike/2 Lamtumira

Qindra qytetarë nga Mitrovica i kanë dhënë lamtumirën Oliver Ivanoviqit, i vrarë të martën në mëngjes para zyrës së subjektit të tij politik, me emrin, iniciativa qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP].

Kortezhi me arkivolin e Ivanoviqit është nisur nga Mitrovica veriore për në Beograd, ku pritet të varroset të enjten.

Ivanoviq ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e parë. Vrasjen e Oliver Ivanoviqit, e kanë dënuar zyrtarët e institucioneve të larta të Kosovës.

Vrasja e Ivanoviqit të mos shfrytëzohet për axhenda politike

Këshilli i Sigurisë së Kosovës thekson se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj shprehet se dënohet çdo tendencë për ta shfrytëzuar politikisht vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Kosovo Trauer um Oliver Ivanovic (Reuters/D. Kojadinovic)

Këshilli i Sigurisë së Kosovës i kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka konstatuar se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe e qëndrueshme dhe se organet e rendit janë duke kryer me përgjegjësi detyrat e tyre në ruajtjen e qetësisë publike dhe të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit. Ky konstatim u bë nga organi më i lartë i sigurisë në vend, pas vrasjes një ditë më parë të liderit lokal serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Kërkohet ndihmë nga qytetarët

Këshilli i Sigurisë së Kosovës diskutoi mbrëmë deri vonë për situatën e sigurisë, me theks të posaçëm atë në veri të Kosovës. “Këshilli i Sigurisë së Kosovës thekson se autoritetet e sigurisë dhe ato të ndjekjes po zhvillojnë hetime intensive në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq dhe po hetojnë të gjitha pistat e mundshme. Organet e rendit kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët, pa dallim, që të ofrojnë ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre në zbulimin e kapjen sa më të shpejt të kryesve të këtij akti kriminal dhe sjelljen e tyre përpara drejtësisë”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Kosovo Mitrovica trauert um Ivanovic (DW/J. Đukić-Pejić)

Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetimet pas vrasjes së zotit Ivanoviq, një ditë më parë ndërsa ka vlerësuar që në rast të nevojës për ndihmë dhe ekspertizë në ndriçimin e rastit mund të kërkohet ndihmë profesionale edhe nga agjencitë e specializuara ndërkombëtare, në veçanti nga FBI e SHBA-së. Kërkesë drejtuar autoriteteve të rendit në Kosovës për ta hetuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit, kanë kërkuar edhe autoritetet e Serbisë, por, një gjë e tillë tash për tash nuk iu është lejuar.

Akti kriminal nuk duhet të shfrytëzohet për axhenda politike

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha se institucionet e Kosovës e dënojnë çdo tendencë që ky akt kriminal të shfrytëzohet për agjenda politike dhe të tjera nga kushdo qoftë. “Institucionet e Kosovës janë vërtetë në krye të detyrës, pra, policia. Policia e Kosovës po ashtu ka marrëdhënie të mira me plot organizata simotra. Sikur ne ta ndjejmë nevojën për ndihmesë në hetime, mund ta ftojmë FBI, që është shumë i besueshëm. Nuk i mirëpresim deklarimet e askujt për ndërhyrje në rend dhe ligj në veri. Mendojmë se edhe ky krim, por edhe zhvillime të caktuara kriminale që ndodhin në veri, janë po ashtu rezultat i përfshirjeve ilegale që ndodhin në veri nga instanca të tjera jashtë Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Ramush Haradinaj im DW-Interview (DW)

Makina nga u krye vrasja gjendet e djegur

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, nga ana e tij, ka thënë se në kuadër të hetimeve, policia deri tash ka informacione rreth makinës që është gjetur e djegur dhe besohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së zotit Ivanoviq. “Kjo veturë ka qenë pa targa, por ne kemi arritur që të kemi informatat e nevojshme për prejardhjen e veturës dhe pronësinë e saj”, tha Shpend Maxhuni duke mos dhënë detaje të tjera që mund ta dëmtojnë procesin e hetimeve.

Vrasja e liderit lokal serb të veriut të Kosovës Oliver Ivanoviq, thelloi krizën e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Delegacioni serb në bisedimet në Bruksel, ndërpreu dialogun teknik të rinisur pas disa muajsh ndërprerje. Shefi i këtij delegacioni Marko Gjuriq, tha se dialogu me Prishtinën nuk do të vazhdojë siç tha” pa marrë një përgjigje rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit”. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh i habitur pse Beogradi ndërpreu “dialogun teknik” me Kosovën.

Filed Under: Kronike Tagged With: Lamtumira e Ivanoviqit, Mitrovice

Delawie: Ata që e shfuqizojnë Ligjin për Specialen do të përballen me pasojat

January 17, 2018 by dgreca

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie u ka bërë thirrje përfaqësuesve politikë në Kosovë që të heqin dorë nga shfuqizimi apo ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale. Në të kundërtën, ai ka thënë se politikanët që do të përballen me pasoja të rënda.

2 Delawie

Ne Foto:Ambasadori amerikan Greg Delawie/

“Deputetët që e mbështesin këtë nismë dhe politikanët që i prijnë asaj përkundër mohimeve të tyre, do t’iu nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra” ka deklaruar Delawie. Këto komente ai i ka bërë në ditën kur Kryesia e Kuvendit po vendosë nëse do të përfshijë për seancën e radhës së Kuvendit nismën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Dëshiroj të flas me ju, qytetarët e Kosovës se përse Gjykata Speciale është kaq e rëndësishme për Kosovën dhe përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë gjithçka që kanë në fuqi për të siguruar që gjykata ta përfundojë mandatin e saj”, ka thënë Delawie.

Kosova e ka bërë këtë Gjykatë, vazhdoi Delawie, për të sjellë para drejtësisë të gjithë ata persona që janë akuzuar se kanë kryer krime kundër individëve të tjerë, gjatë kohës së luftës së Kosovës për liri.

“Kosova ka luftuar më 1999 dhe ne kemi qëndruar pranë jush, kemi qëndruar me viktimat, kemi qëndruar përkrah drejtësisë. Askush nuk do të mundet ndonjëherë t’i rishkruajë librat e historisë për fushatën e krimeve mizore të Republikës Federale të Jugosllavisë, por realiteti është se disa individë që kanë luftuar për kauzën e drejtë të lirisë së Kosovës kanë kryer krime të rënda kundër të tjerëve, për çka edhe duhet të japin llogari”, ka theksuar ambasadori amerikan.

“Kjo është përse duhet Gjykata Speciale. Viktimat, rastet e të cilave mund të ndiqen penalisht nga Gjykata Speciale përfaqësojnë shumë etni, shqiptarë, romë, serbë e tjerë dhe të gjithë kanë qenë kosovarë. Andaj të gjithë meritojnë trajtim të barabartë para ligjit”, theksoi ai.

“Kjo Gjykatë na intereson sepse ndërhyrja e jonë më 1999 ishte e bazuar në idenë se krimet e luftës ndaj kujtdo, ishin sulm ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe mbajmë në mend vuajtjet e një milion kosovarëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre, të strehuar nëpër male apo përtej kufirit maqedonas. Dëshironim drejtësi për ta. Ushtarët amerikanë vënë jetën e tyre në rrezik për ta mbrojtur atë parim dhe ua kemi borxh që të vazhdojmë ta mbrojmë këtë parim edhe sot”, ka thënë ambasadori amerikan.Ai tha po ashtu, se Gjykata nënkupton se Kosova nuk mund të jetë vend i tillë ku mosndëshkimi do të ishte normë.“Ta pranosh ketë realitet do të nënkuptonte kthim në udhëheqin e stilit të epokës së Millosheviqit të cilën një gjeneratë e qytetareve kosovar kanë luftuar për ta rrëzuar”, theksoi ai.“Gjykata Speciale në intereson, sepse duam që Kosova ta marrë vendin e saj si shtete evropian duke ju bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ndryshimi apo zhbërja e Ligjit për Gjykatën Speciale dhe demonstrimi i përbuzjes për sundimin e ligjit do ta vë Kosovën mbrapa me vitet të tëra në integrimin e saj drejt institucioneve evropiane”, vijoi ambasadori amerikan.Në vijim, Delawie u është përgjigjur edhe pohimeve të disa liderëve në Prishtinë, se punën e Gjykatës Speciale mund ta marrin sipër edhe institucionet vendore të drejtësisë. Por, ai ka hedhur dyshime.“Ne kemi investuar shumë në sistemin e drejtësisë në Kosovë, por ky sistem ende nuk e ka demonstruar që është i aftë që të ndajë drejtësi në rastet e profilit të lartë dhe dëshmitarët vazhdojnë që të jenë subjekt i frikësimeve, kërcënimeve dhe dhunës. Ende nevojitet një mekanizëm i jashtëm. Drejtësia për viktimat ka pritur kohë të mjaftueshme”, tha Delawie.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të ë Kosovës që të këmbëngulin që udhëheqësit e tyre ta mbrojnë të drejtën për drejtësi.“Pyetini, çfarë lloji dëshironi që Kosova të bëhet. A dëshironi që Kosova të bëhet vend ku sundimi i ligjit nuk aplikohet për ata që kanë pushtet, fuqi apo miq politikanë? A dëshironi që Kosova të jetë një vend i tillë, ku kriminelët nuk përballen me asnjë pasojë për krimet e tyre? A dëshironi që Kosova të mbetet prapa, kur të tjerët t’i bashkohen Bashkimit Evropian?”, ka shtruar dilemat dhe pyetjet ai.

“Apo, a mos dëshironi që Kosova të jetë ai vend ku respektohet sundimi i ligjit, ku mbrohen të drejtat e viktimave dhe e cila e merr vendin e vet të duhur si anëtare e respektuar e bashkësisë ndërkombëtare në aleancë me vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Delawie.“Ky është vizioni im për vendin tuaj, për të ardhmen e vendit tuaj. Nëse e ndani këtë vizion, atëherë qëndroni përkrah drejtësisë, qëndroni krah viktimave, qëndroni bashkë me mua kundër kësaj përpjekjeje për ta zhbërë përkushtimin e Kosovës ndaj Gjykatës Speciale. Kjo është krejt ajo çka unë dëshiroj për Kosovën, që Kosova të ketë sukses si një vend i drejtë, i pranuar dhe me prosperitet”, ka deklaruar në fund Delawie.(Arton Konusheci-RFL)

Filed Under: Politike Tagged With: Ambasadori Delawie, Ligji per Specialen, pasojat

AMBASADA AMERIKANE NE PRISHTINE, APLIKIME PËR TË GJITHA VIZAT

January 17, 2018 by dgreca

AMBASADA E SHBA-ve NË PRISHTINË FILLON PROCESIMIN E APLIKIMEVE PËR TË GJITHA VIZAT  EMIGRUESE PËR BANORËT E KOSOVËS/

Ambasada US PrishtinePRISHTINË, 17 Janar 2018 – Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë  dërgoi sot këtë komunikatë për mediat:Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga muaji janar 2018,  do të fillojë me procesimin e aplikimeve për të gjitha Vizat Emigruese (IV), për banorët e Kosovës. Gjatë viteve të kaluara, aplikuesit e Vizave Emigruese procesoheshin nga Ambasada Amerikane në Shkup, Maqedoni. Pasi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka për qëllim që të ofrojë shërbime të niveleve të larta për aplikuesit kosovarë dhe është e vetëdijshme për vështirësitë e udhëtimit në Shkup, ajo ka vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza në Prishtinë.

Vizat Emigruese janë për qytetarët të cilët dëshirojnë të jetojnë përherë në Shtetet e Bashkuara. Vizat Emigruese janë hapi i parë për t’u bërë banor i përhershëm i ligjshëm, apo për t’u pajisur me kartën e gjelbër (green card). Megjithëse ekzistojnë shumë lloje të Vizave Emigruese, shumica e emigrantëve pajisen me viza në bazë të kategorisë së familjes, apo të punësimit.  Për të qenë të  pranueshëm për të aplikuar për Vizë Emigruese, qytetari i huaj duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan i afërm i ngushtë, ose i afërm i ngushtë rezident i përhershëm i ligjshëm, ose nga një punëdhënës i ardhshëm. Sponzori fillon procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimi për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS).  Pas aprovimit të peticionit, aplikuesit do të njoftohen rreth datës së terminit të tyre në një Ambasadë të SHBA-ve jashtë shtetit. Me aprovimin e Vizës Emigruese, ata mund ta përdorin atë që të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara.

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë pret që të ofrojë shërbime shtesë për vizat në vitin vijues. Ju lutemi ndiqni faqen e Ambasadës në Facebook për risitë dhe përditësimet. Pyetjet tuaja mund të dërgoni në:  PristinaVisas@state.gov.

INFORMATA TË RËNDËSISHMË

  • Aplikuesit duhet të arrijnë jo më herët se 15 minuta para kohës së terminit për intervistë. Çantat e mëdha, kompjuterët portativ (laptopët) dhe armët janë të ndaluara në Ambasadë. Në mënyrë që të lehtësohet kontrolli i sigurisë, aplikantët duhet marrin parasysh që mos të marrin me vete pajisje eletronike.
  • Personat të cilët kanë pyetje specifike në lidhje me aplikimet për Viza Emigruese, duhet të kontaktojnë Seksionin Konzullor përmes: PristinaVisas@state.gov.
  • Më shumë informata për procesin e aplikimit për Viza Emigruese mund të gjenden në faqën  e internetit të Departamentit të Shtetit: https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/immigrate/the-immigrant-visa-process.html

17 January 2018

 

U.S. EMBASSY PRISTINA TO PROCESS ALL IMMIGRANT VISA APPLICATIONS FOR RESIDENTS OF KOSOVO

The U.S. Embassy in Pristina is pleased to announce that beginning in January 2018, it will begin processing all Immigrant Visa (IV) applications for residents of Kosovo.  In previous years, IV applications were processed by the U.S. Embassy in Skopje, Macedonia.  Because the U.S. Embassy in Pristina seeks to provide high levels of customer service to Kosovar visa applicants and recognizes the difficulty of traveling to Skopje, it has decided to expand the visa services offered in Pristina.

Immigrant Visas are for foreign citizens who want to live permanently in the United States.  IVs are the first step to becoming a lawful permanent resident (LPR), or getting a green card.  Although there are many kinds of IVs, most immigrants receive visas in the family- or employment-based categories.  To be eligible to apply for an IV, a foreign citizen must be sponsored by a U.S. citizen relative, an LPR relative, or a prospective employer.  The sponsor begins the immigration process by filing a petition on the foreign citizen’s behalf with U.S. Citizenship and Immigration Service (USCIS).  After such a petition is approved, applicants will eventually be notified of their appointment date at a U.S. Embassy abroad.  Once the IV is approved, they may use it to immigrate to the United States.

The U.S. Embassy in Pristina looks forward to offering additional visa services in the coming year.  Please follow the Embassy on Facebook for news and updates.  Questions may be sent to PristinaVisas@state.gov.

IMPORTANT POINTS

  • Applicants should arrive no more than 15 minutes before the time of their interview.  Large bags, laptops or weapons are prohibited at the Embassy.  To facilitate security screening, applicants should consider leaving electronic devices at home.
  • Individuals with specific questions about their Immigrant Visa applications should contact the Consular Section at PristinaVisas@state.gov.
  • More information on the Immigrant Visa application process may be found on the State Department website here:  https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/immigrate/the-immigrant-visa-process.html

Filed Under: Emigracion Tagged With: AMBASADA AMERIKANE NE PRISHTINE, APLIKIME, Behlul Jashari, PËR TË GJITHA VIZAT

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT