• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2018

Sajmola e Mezhgoranit me varret e grekut dhe të italianit

January 26, 2018 by dgreca

14327_777267655642456_4182162100886822036_nNga Keze Kozeta Zylo/Nju Jork/26952095_886122198233579_4011964536787248298_o

Të dëgjosh vendime të çmendura rreth tokes amë, sidomos kur je larg Atdheut të ikur pikërisht nga këta çmendurakë do të thotë të besh kujdes dhe të mbash mendjen e kokës në vend, për t’i përballuar pazaret e fëlliqura dhe të paskrupullta që luhen mbi kurrizin tënd dhe të popullit që ngeli skllav dhe po aq i mjerë…

mezhgorani-846x1024

Është fjala për varrezën greke që do të ndërtohet ne grykë të Këlcyrës, etj ose në gjuhën e vendimit të ministrisë “vendprehje” fjalë e përzgjedhur greke: që do të thotë shqip: prehje në “vendin e tyre”…ashtu siç kanë urdhëruar grekët dinakërisht.ismail-qemali-dhe-delegatet-e-vlores-1912

Nuk ka shqiptar e bir shqiptari që mund të heshtë në këtë tragjedi kombëtare që po luhet ndër sytë tanë, por që mjerisht sëmundja e verbërisë është e një shkalle të lartë, ku okulistët “priftërinj”grekë dhe të pabesë u nxjerrin sytë me duartë e tyre…1 kalendari i Vatres

Jo vetëm si shqiptare e bijë shqiptari që s’mund të heshtë, por kam dhe të drejtën morale dhe legjitime si bijë e Mezhgoranit të flasë dhe te rrëfejë tmerret e luftës italo greke që na treguan prindërit dhe gjyshërit sa ishin gjallë, meqënse një pjesë e tragjedisë ka pasur për skenë Mezhgoranin që rri buzë Trebeshinës dhe që lag këmbët nga uji i bekuar i lumit Vjosa. m6

Kur dëgjova se do të ngrihet varreza madhështore për ushtarët grekë, ose “vendprehje” meqënse grekët e kanë shumë për zemër këtë shprehje, u drodha, u trishtova pamasë, por nga ana tjetër mora fuqi Anteu se një ditë shqiptarët do t’i çojnë në vendprehjen greke atje ku kanë atdheun e tyre.  Mora fuqi si Anteu nuk do të mposhtem ose s’do të mposhtemi për sa kohë ne të Diasporës kemi kontakt me tokën, nënën tonë, Kombin. m8

Ndonëse pabesia greke tentonte ta vriste Anteun me kundërshtarët e tij, ai dilte fitimtar dhe ndërtoi tempull me kafkat e tyre.Populli i qytetëuar, i lashtë dhe plot kulturë, varrezat e ushtarëve grekë dhe italianë në Sajmolë që është një fushë e bukur buzë Vjosës, i trajtuan me respekt, sepse është kodi: “Te vdekurin lëre të prehet i qetë, mos e ngacmo.  Dhe plot 80 vjet eshtrat dhe varret e tyre s’u ngacmuan kurrë, toka nuk u prish, pasi ishte tokë buke, trupat e tyre nuk u prekën dhe kjo është mëse njerëzore”.Banda VATRA

Ato u prekën vetëm me vendim qeverie ne vitin 1985 sipas z.Beqir Zaimi mësues patriot, në atë kohë kryetar këshilli i fshatit Mezhgoran i cili thotë: Natyrshëm më lind pyetja: “Përderisa gërmohet, kërkohet dhe verifikohet identiteti i tyre, përse nuk cohen në vendin e tyre në Greqi, por hiqen nga Sajmola e Tepelenës dhe çohen në Gryke të Këlcyres 4 km.me tej?  Me sa di unë, kjo është hera e dytë që gërmohet.  Ka qenë shtatori i 1985-ës kur u gërmuan, u sistemuan dhe u varrosën përsëri nën mbikqyrjen e një komisini dypalësh me mendimin se kjo do të jetë shtëpia e tyre e përjetshme, sepse kështu janë rregullat ndërkombëtare” perfundon mesues Zaimi.

E gjithë kjo tragjedi me autorë greke dhe aktorë të përbashkët shqiptaro grekë është nga më të fëlliqurat që bie erë lufte dhe pabesie.  I çojnë në grykë të Këlcyrës ku është shumë afër pranë Sajmolës sime, sepse atje është kisha greke dhe pretendimet për “Vorio Epirin” të qeverisë dhe shoqatave antishqipare greke realizohen plot sukses.  Janullatosi që pushtoi kishën autoqefale shqiptare të Fan Nolit ligjërisht, nuk i del shpirti pa parë të ndërtuar Varrezën e ushtarëve grekë në tokën shqiptare, që ai dhe shpura e tij e quan tokë greke, toka e Vorio Epirit, ndërsa për Çamërinë as që i bie mendja fare…

Dëshmitarët e Mezhgoranit dhe opinionistët e shitur…

Është turp dhe faqja e zezë kur dëgjoj në emisionet televizive opinionistë që thonë se lufta-italo greke ka qenë lufte midis tyre dhe jo për shqiptarët. Ata nuk i ngacmuan shqiptarët… Në fakt shumë prej tyre që flasin me këtë gjuhë kanë interesa të mëdhaja, blerja e tyre nga greku mund të shikohet qartazi dhe nga turmat e verbra.  Po cili shtet në botë të lejon të shkelësh tokën dhe ta bësh fushë beteje për të tjerët?  Ata erdhën dhe shkelën tokën tonë, ata dhunuan pronat tona, ata vranë dhe plaçkitën, ata ndoqën popullsi të tëra nga fshatrat.  E meqë jemi tek Mezhgorani po flas me shumë kompetence dhe dije se cfarë pësoi fshati nga lufta italo greke?  Për 6 muaj fshati u braktis i tëri, ata shkuan muhaxhirë sipas babait tim dhe shumë të tjerëve, pati dhe ndonjë plak të therrur nga greku, mos gabohem familja ime u strehua në Krahës në një familje fisnike dhe plot mirësi.

Disa të tjerë sipas një shkrimi të gazetarit Fatos Baxhakut të shkruar vite më parë shkuan nëpër male dhe ja si shkruan:   “Si s’e mbaj mend kur nisi lufta italo-greke!  Në fillim erdhën italianët dhe na thanë që të zbraznim fshatin.  Më parë ishte vrarë një grua e ngratë, Qazime e quanin – nis të tregojë xha Sadiku – ishte mesnatë kur kemi nisur të iknim.  Bënte ftohtë. Ne u ngritën lart në stanet që kishim në mal.  Atje kemi ndenjur derisa ka mbaruar lufta.  Kur jemi kthyer kemi parë katrahurë.  Gjithandej trupa ushtarësh të vrarë, mushka të ngordhura, fshati që bërë mos o Zot.  Por jeta pak nga pak nisi të marrë udhë sërish.  Mbaj mend një italian që kishte mbetur këndej nga anët tona, ai ishte arbëresh, Stefaneli e quanin më mësoi që të mblidhja pushkë.  Mblodha 34, ato i shita.  Mbaj mend që kam blerë një arë me ato para. Pastaj jeta ime vazhdoi me partizanët derisa erdhën peripecitë e pasluftës”.

Diku aty pranë tij jeton një tjetër i moshuar. Myftar Cani i ka kaluar të 80-at. Edhe ai e mban mend mirë natën kur iu desh të linin fshatin.  “Ne u detyruam të iknim, sepse greku nisi të qëllonte me artileri fshatin tonë ku mendonte se ishin forcat italiane.  Kështu që na u desh të iknim. Familja ime shkoi në Krahës, atje kishim kullotat tona. Por shumë të tjerë ikën nga sytë këmbët, deri në ullishtat e Vlorës. Jemi kthyer andej nga pranvera kur grekët ishin tërhequr.  Ç’t’ju them më parë. Këtu ishte bërë batërdia. Vendi qe mbushur me kërma njerëzish e kafshësh.  Kishte kudo municione të braktisura. Më është fiksuar ajo skenë sikur të ketë ndodhur dje”, vazhdon Myftari.

Opinionistët dhe sahanlëpirësit e qeverisë po e shesin luftën italo greke sikur të ketë qenë një show i “kryeqeveriut” të tipit “ERTV” dhe jo një luftë që mbushi fshatrat me viktima të pafajshme, me kufoma që s’kaloje dot në faqen e malit të Trebeshinës që quhet “Kumbulla”, me kufoma që tromaksën fëmijë e pleq.

Era e luftës italo greke dhe pasojat e saj u ndjenë për 50 vjet të tjera, sepse ata lanë bombat, predhat që të çanin kokën, frikën që s’kaloje dot në disa rrugë të Mezhgoranit.  Më lejoni të sjellë pranë jush lexues të dashur një rast nga më të dhimbshmit e jetës sime, ku shoku i bangës sime në klasë të parë Ceni Izet Rrapo, humbi jetën nga bomba që i plasi duke ecur fshatit, Markollë quhej vendi.  Si fëmijë frikësoshesha pamasë nga këto ngjarje tejet dramatike.  Në fshatin tonë janë disa qëu plagosen pas lufte nga bombat se po të kishja tim atë gjallë me një kujtesë fenomenale mund të sillja dhe më shumë fakte… Dikush humbi dorën, krahun, sytë, mbetën me shenja djegjeje në trup, ata janë dëshmitarë të gjallë të hisorisë makabre që ndodhi në luftën italo-greke, por që pasojat po i ndjejmë edhe sot moralisht edhe fizikisht edhe pse kanë kaluar pothuajse 80 vjet.

Mos ndërtoni muezeum per ushtarët greke, por ndërtoni për ushtarët shqiptarë që luftuan për Atdheun.

Zot cfarë dhimbje më jep kur disa të ftuar në studio të ndryshme shqiptare deklarojnë me mburrje se do të ndërtojnë muzeum për ushtarët grekë sepse do të ketë shumë tërheqje nga turistët…

Po pse duhet muzeumi pranë varreve të ushtarëve grekë për trimërite e tyre?  Jo, botës i duhet treguar  se si na pushtuan, dhunuan, vranë, plaçkitën…  Le ta ngrenë muzeumin në Atdheun e tyre dhe eshtrat e ushtarëve të prehen atje ku kanë origjinën.  Le të ngrihet një memorial i përbashkët thjesht si kujtim për të vdekurit.  Mos ngrini muezeum për pushtuesit, por ngrini muzeum për ushtarët e popullit mezhgoranas dhe fshatrave përreth që dhanë jetën për Atdheun në një nga betejat më të mëdha heroike në luftën kundër Italisë fashise ku ra heroikisht akademiku ushtarak, trimi sypatrembur biri i Progonatit Asim Zeneli.  Ngrini muzeumin në vendin më piktoresk, më mahnitës buzë lumit Vjosa dhe malit lirik të Trebeshinës të dhuruar nga natyra, ngrini muzeumin te flitet për të vërtetat historike, në vendin ku u lind Fehmi Bej Mezhgorani qe mori pjesë në Pavarësinëe Shqipërisë,  avokati i parë i kushtetutës shqiptare në qeverinë e Ismail Qemalit, flisni për protestën e popullit mezhgoranas për shkollen shqipe ne fillim te shekullit te kaluar, për Sami Mezhgoranin dritë nga drita e diturisë kombëtare sjellë ne foto nga Marubi.  Flisni dhe shkruani për të gjithë vatranët mezhgoranas që shkuan në Amerikë dhe mbështetën kauzën e Nolit dhe të Konicës.  Shkruani për Dr.Përparim Tepelenën dijetarin erudit, për prof.Sejfulla Malëshovën që e kishte shtëpi të dytë Mezhgoranin nga nëna e tij Pashakoja, por u persekutua nga diktatura.

Vendosni pikturën gjigande të piktorit të popullit Guri Madhi si “Gryka e Mezhgoranit” dhe të jehojë zëri i baritonit të famshëm Mentor Xhemalit, me këngën “NJë zë po del nga gryka e Mezhgoranit” sillni portretin e kompozitorit të shquar korçar Kristo Kono dhe të mbushet muzeumi me tingujt magjik të kompozuar nga vetë ai “Simfonia Mezhgorani”.  Në se do të keni këtë dashamirësi dhe atdhedashuri historia mezhgoranase nuk do të harrohet kurrë, dhe ndoshta atëhere do të kthehet dhe vëmendja e qeveritarëve dhe ata që merren me turizmin, pasi është lënë në mëshirë të fatit.

Rruga që është vetëm 5 kilometra nga varrezat e ushtarëve grekë dhe italianë në Saimolë për në Mezhgoran është e frikshme, e pashtruar, pasi askush s’kujtohet, askush s’ndihmon, ndonëse meriton shumë e shumë, por është lënë pse jo dhe qëllimisht në harresë…

Por le të hidhemi përsëri tek ndërtimi i varrezës së ushtarëve grekë.  Vendimi tjeter i qeverisë është që pasi të ndertohen varrezat ose “Vendprehja” e ushtarëve grekë do të mbahet  ceremoni përkujtimore që do të zhvillohen në datën 28 tetor, me protokoll shtetëror. Çfare nderimi për okupatorët!  Dhe të mendosh që është vetëm  dhe vetÇm 5 kilometra nga heroizmi i popujve përreth nga Sajmola e Mezhgoranit që mban eshtrat e grekut dhe të italianit.

25 Janar, 2018

Staten Island, New York

Filed Under: Mergata Tagged With: Keze Zylo, Mezhgorani, varret e grekut

Dilni se, demokratët nuk vrasin

January 26, 2018 by dgreca

…dilni e protestoni se, protesta është e vetmja mburojë nga plumbat e specialistëve….Dilni se, demokratët nuk vrasin./

2-Ilir-196x300-1

Nga Ilir Levonja/Florida/

Në gjithë auditoriumin shqiptar, po përhapet një frymë pasigurie, rreth protestës që opozita kërkon të mbaj nesër më 27 janar 2018. Kjo kuptohet, me qëllim dështimin e saj. Ka një frymë overdozë ku frika ka filluar tu shtojë njerëzve të rrahurat e zemrës, tu ngrejë shkallët e tensionit, madje të fshijnë ndonjë planifikim për të dalur në rrugë. Studio të tëra ku elokuenca e mashtrimit, brenda një perversiteti kostumesh firmato, një grupi njerëzish pengëmarrës, apo pushtues të vëmendjes së shqiptarëve, tall mender bythën me një shoqëri të tërë. Flasin për vrasje, djegie, plaçkitje etj. Një arsenal i hienash, sa nuk është vështirë për të kuptuar, se, në Shqipëria është popull, a shoqëri, turmë, vetëm kjo klasë pengmarrësish që vendos e vulos si t’i dojë menderja. Të tjerat janë një agjitacion e propogandë që fatkeqësisht për shoqërinë e budallepsur a popullin e thjesht, bën efekt. Dhe fatmirësisht e me sukses të plotë, sjell avenir pushteti për hienat e shqiptarëve. Kurrë më pare sa deri sot, këta që qeverisin nuk janë ndjerë kaq të frikësuar sa nuk po lënë qoshe ekrani të parrullojnë vrasje, trazira, qaravitje langaraqësh edhe pse janë në puhstet me tepsi, hanxhar, e gjithë pajisjet e domosdoshme të një kasaperie. Në kësi raste të jeni të bindur, bylmezja krihet me nxitim për të mbuluar shëmtinë e vet. Eshtë një simptomë e qartë që tregon paaftësisë për të qeverisur. Një grup i tërë interesi që flet për reforma sa për demogagji. Që bën llogaritë me laps kopjativ në vesh, ku treshi bëhet kollaj tetë. Por e vërteta nuk është asgjë tjetër, dështim.

Në historinë e shtetit të shqiptarëve, në demokraci, në mbretëri, luftë, diktaturë e proletariatit. E këtë dëmdemokracinë e tanishme, faktet tregojnë se demokratët e vertetë kurrë nuk kanë vrarë. Kurrë nuk vrasin. Përkundrazi, fal asaj fryme liberale brenda tyre edhe hasmin e vet e kanë bërë mbret. I kanë dhënë pushtet, aq sa radhët e tyre liberale sot, janë plot kapterë dhe ish sigurimsa. Mos u çudisni, kur shikoni bashkë torturuesin me një të persekutuar. Eshtë tolerance demokrate. Demokratët kurrë nuk kanë vrarë, por fal kësaj fryme liberale, që është karakteristikë e sojit, ka penetruar aty çdo lloj kurve e kurvarë i diktaturës. Dhe i ka përdorur e po i përdorë ashtu siç dine të të kollondrisin specialistët e dritave të kuqe. Demokratët nuk dine të vrasin. Filloni nga 21 janari i 2011-ës. Nuk vranë demokratët. Vranë ata që akoma i keni me foto në internet se si u sillnin policëve me sa u hante krahu. Për këto merita shqiptarët këtë soj vrasësi, i bën ministra, deputetë, kryetar në bashki të ndryshme të vendit. Këta të vrasin, madje të bëjnë tu shkosh nga mbrapa me karafilë e të vendosësh lule tek vendi ku vra njeriu jot. Në 1997-ën, nuk vranë demokratët. Por ato vemje të sigurimit që fal pikërisht frymës liberale të demokratëve, lejuan qëllimisht hapjen e depove, dezertuan. E gjithë mëkatet e tyre ua mveshën demokratëve. Dhe mire ua bën. Dhe mire ua bëjnë. As në protestat e 98-ës, madje specialistët e vranë një demokrat. Dhe me të vrarin i hidhnin benzinë zjarrit, si e si shqiptarët të shqyheshin e pengëmarrësit të ndanin pushtetet, tenderat, tokat e kultivimit të kanabisit. Aq sa sot një qytet me histori të madhe si Vlora, apo Labëria e folkut, është faqja e zezë e jona për shkak të kultivimit të bimëve narkotike. Demokratët kurrë nuk vrasin, janë njerëz të shpirtit dhe e duan njeriun. E duan vëllain. Janë zogjtë e mendimit të lire pa robëruar, pa sunduar tjetrin. Por nuk se çfarë i bën kur brenda frymës së tyre, ka pjesë edhe kurvi. Aq sa me siguri deklarata të tilla për përmbysje klasash, nga një pinjoll nomeklature, studentëve të dhjetorit u mbushin gjoksin ca sarkazma hidhnake, plot absurd shqiptarësh. Demokratët kurrë nuk kanë vrarë…, megjithatë ju i identifikoni si të tillë. Eshtë një devijim i koklavitur ky, ndodh vetëm me ne. Po, po, vetëm me ne. Për shkak të fisnikërisë demokratë kemi marrë mbi shpinë plot zullume. Ndihemi fajtor me keq se ata që bën luftën e klasave. Një diktaturë vulgare elementit të të cilës i dhamë mundësinë të arsimohet, dekorohet dhe së fundi pushtet drejtësie për persekutime të tjera. Po, fal liberizmit demokrat. Specialistët kanë të drejtën të çojnë ditë më dite dele tek kasapi. Ta dini, prapë vrasës janë demokratët.

Në kurrikulat e shtetit shqiptar janë me mijra frymët e mbytura. Apo turpet kombëtare siç është rasti i Musine Kokalarit dhe familjes së saj. Rasti i kuksianit Havzi Nela. Por kurrë, askush nuk u dënua. Dhe prapë sot, specialistët, i mbajnë shqiptarët në antiakuaza, në llogje të tilla. Edhe pse koha, sistemi, ka të bëj me grabitjet, ekonominë, llogaritë e thjeshta që çojnë tek përmirësimi i jetës së tyre. Një jetë sociale që i ka bërë të flasin me vete. Aq sa nuk e kanë për gjë të të shesin edhe nderin për një vend pune. Mirëpo specialistët, mungesën e ujit, rrugëve, varfërimin e përditshëm, e kthejnë në akuza vrasjesh e luftë klasash. Në përmbysje sistemesh etj. Dhe kanë të drejtë. Eshtë makutëria e demoktratëve, që u dha vend, i strehoi etj. Por nuk ia vlen… Ndaj dilni e protestoni se, protesta është e vetmja mburojë nga plumbat e specialistëve.

Dilni se, demokratët nuk vrasin.

Filed Under: Analiza Tagged With: demokratët nuk vrasin, Dilni se, Ilir Levonja

KJO DITË E GJITHË PËR TË KUJTUAR

January 26, 2018 by dgreca

NGA VISAR ZHITI/*

KJO DITË E GJITHË PËR TË KUJTUAR-Botohet me rastin e 27 Janarit, Ditës së KUJTESES/

Visar Zhiti                                                   

Çdo Solomoni, të persekutuar a mbret, ligjvënës a mjek, /

poet e mik, kujdo qoftë tjetër, edhe pa këtë emër,/

bashkëvuajtës dhe i përndjekur, edhe në harrime…/

1.

Kjo ditë e gjithë për të kujtuar… /

Por tmerri është më i madh, nuk e nxë dot kjo ditë, /

del përtej. Kanë mbetur nëpër ajër klithma pa gojë

dhe lotë pa sy, /

të përziera me shiun që nuk bie, por rri pezull/

si një ankth. Dhe dhëmbja e mëpastajme /

si lodrat e fëmijëve pa fëmijët, /

të shkelura, të thyera./

Urtësi pleqsh të flakura tej si borsalinat e tyre të çara/

dhe heshtje e zezë si një qen këmbëthyer,

gjysma macesh, copra pasqyrash, flatra zogjsh e librash…

I vërvit era andej-këndej apo kujtesa e çoroditur.

Në rrugën e zbrazët një këpucë gruaje e hedhur,

si zemër e shtrembëruar, e kuqerremtë si gjak i tharë…

dhe një djalë me pranga,

fantazmë që e arrestojnë çdo ditë…

Ku po e çonin  jetën? Ku?

Shpejt, shpejt, shpejt, ec, lëviz! Ju – andej harrimit,

këtej harrimit – ju.

Shtyhuni! Të nisen makinat? Ku? Ku? Dhe urdhërat

kanë mbetur nëpër natë, në natën që s’ka yje,

por tela me gjëmba.

Në natën e fundit, ku nuk zbardh më…

Brenda natës ka prapë natë,

minierat e zeza të ferrit…

2.

Nga lart na vijnë fatkeqësitë, por jo nga Qielli.

Nga Golgota e dënimit

ku ngjitemi vetë,

të shtyrë nga djalli që gjithmonë mbetet poshtë,

në terr

dhe i ushqen rrënjët e së keqes

me egoizmin helmues, me ambicjet vrastare,

që bëhen çmenduri kolektive. Doktrinë e krimit…

Po unë dua ditën time të harresës…

3.

Avitem për andej, kaloj në kohë i lemerisur,

ndal mes dënimit, shpirt dhe i largët,

plagë që vetëm dhëmb, dot nuk pëshpëris: të kishit

shkuar në vendin tim, dikur, nuk do ju përzinin,

do ju prisnin nëpër shtëpitë e varfëra, do ju mbronin,

edhe pse të pushtuar

nga vrasësit e përbashkët. Bukën

dhe frikën me ju do ta ndanin. Se ndodhi vërtet,

si nuk ndodhi?

Qëndresa dhe nderi si në librat tuaj të lashtë…

Dua dhe unë ditën time të harresës…

Se pastaj u vësulën mbi ne shumë më keq,

Na vranë tanët

dhe pastaj të vrarë na mbyllën burgjeve dhe punonim

në minierat e ferrit si skllevër…

Djalli po hakmerrej.

4.

Popull i zgjedhur, po Zoti na zgjedh dhe ne,

s’e dimë pse, për të vuajtuar,

se vuajtja na e bëka më të mënçur botën

e martirizimi të shenjtë. I duhen të ardhmes si drita…

Të ecësh pas një Krishti prej ere, me dishepujt

e shenjtët e përhapur gjithandej.

Në vend të breroreve të tyre përshfaqen

pllanga të dritave të projektorëve të luftës,

në burgje e në kufi,

mbi fytyrën e atij që do të zbraseshin plumbat

si breshër i mortjes.

I gjatë rreshti i të dënuarve, shumë i gjatë,

dhe rreshti i ushtarëve po ashtu, ende më i gjatë…

gjysma në të shkuarën

dhe gjysma në të ardhmen

dhe thashë, nuk mjafton një ditë për të kujtuar…

5.

Dua dhe unë ditën time të harresës,

Të gjithëve u duhet një ditë tepër, jo vetëm të vrarëve…

Çizme të mëdha diktature

kanë bllokuar horizontet, njëra si e hitlertë, e zezë

dhe tjetra si e stalintë, e kuqe…

Alarm! Po ecën historia, jo kundërhistoria si përbindësh!

Midis tyre këpucë të kalbura, që ecin vetë pa këmbë.

Mos janë këpucët e vuajtjes, të durimit të padurueshëm,

të frikës së shndërruar në guxim paranojak? Ja,

dalin nga rrethimi, poshtë telave me gjëmba, ku

po shkoni, mijëra këpucë, se si jeni,

gojë ulërimash të vrara,

nuk ju nxë dot asnjë kujtesë,

pirgje leckash të gjalla, por krimi

është më i madh, ohu-u, sa i madh! Dhe sa e pakët

ndjenja e atyre që kryejnë krime, më e vogël

se guriçka brenda në njërën nga këpucët e vdekura.

Ja, ja, dhe këpucët e mia aty, as këpucë nuk ishin,

copa çizmesh të çara në minierat e ferrit…

Dhe unë, i zbathur, me këmbët e përgjakura,

me dobësitë sikur të ishte e Akilit,

me një shigjetë fatkeqësie të ngulur, që s’duket,

jo, jo, nuk dua të marr këpucë jetime të të tjerëve.

Dhe në m’u bindshin, teksa endem mes tyre

dhe kërkoj të miat. Por një amanet të fshehtë

mund ta marr,

i kujdoqoftë, është i njeriut, teksa i mbush me elegji

këpucët e nxira të netëve

dhe këpucët e zbardhura të ditëve…

7.

Ndërgjegjen e botës nuk e mbyt dot të gjithë

gazi i kobshëm i furrave të së keqes.

Ky hi i hidhur jete s’është nga zjarri prometean,

nuk bën genocid zjarri

dhe nuk marroset pas ndonjë doktrine.

Është i zjarrit tjetër të djallit

Që të fut të ftohtin e vdekjes. Kolla e krimit

u përhaq gjithandej, te rrugët e dyert,

kolliten shkallët, dritaret, shpresa, automatiku i zi,

deliret, pemët, librat, zhgënjimet, pendesa, stinët,

ëndrrat kolliten në ëndrra të sëmura…

Dhe ai sapun makabër, i nxjerrë nga të gjallët,

si mund t’i lajë duart e mëkatit?

Dua dhe unë ditën time të harresës,

Të gjithëve u duhet një ditë tepër, jo vetëm të vrarëve,

edhe vrasëse,

që të pendohen…

M’u mor fryma, errësirë… Më sillni një rreze të thyer,

diçka që feks, një pikël drite sa loti.

Ç’janë këto vezullime? Mijëra unaza

të mijëra gishtrinjve të prerë,

në atë shiun e ngrirë që nuk bie…

Po ora, ku është ora e njeriut, vajti vonë për kthimin

ku s’do të mbërrihet dot asnjëherë.

Kërkëllijnë skeletet,

çohen nga balta e asgjësë dhe kërkojnë mishin

që ua zhvatën,

duan pyllin e djegur të flokëve. Ditën e hapur të syve,

kohën e pajetuar. Kujtesën prapë. Përsëri. Gjithmonë.

Pa kujtesë bota bëhet vetëm një kafkë.

Pse heshtin fjalët, po kalben

bashkë me buzët e kohës,

puthja e mortjes mbulon brigjet

dhe mijëra e mijëra këpucë bosh mbushen me shi

dhe ecin mbrapsht, nga dita e sotme e kujtesëz

i aviten fillimit,

ditës së parë të krimit… këpucë Buhenvaldi,

Aushvici, Dahau… nga gulagët në laogai… në Spaç,

Burrel, Qafë Bari… në burgjet pa emër të botës.

Fundosen në gropën ku kanë hedhur të gjallë

njerëzimin,

se qoftë dhe vetëm një njeri,

ai është njerëzimi i gjithë.

8.

Skeletet me koska mermeri

ulërijnë për atë pjesë jete të pakryer

më fort se sirenat ngjethëse të atyre trenave të egër

që s’ndalnin asgjëkundi,

veçse në stacionin e fundit të fundit.

Autoburgje dhe kamionë internimesh…

Le të bien epidemitë përreth, masakrat, ka prapë stacione,

është ai i ndërgjegjes së popujve,

stacion tjetër i fantazmave…

Stacioni i tmerrshëm i kujtesës…

Ja, erdhën nga prapa diellit. Stacioni i fundit

i mallkimeve.

Po i mëshirës, i faljes? Stacione gërmadhë, që…

Ju – andej harrimit,

këtej harrimit – ju. Në mes ndarja

si një e çarë fatale e tokës.

S’ka më rreshta, as rregull,

turma mëkatesh, histori e shqyer

nga bishat që s’kanë histori, veç atë të daljes

nga shpellat,

gjëmojnë hapat e shurdhëta të akuzave të gjërave,

se ç’lëviz poshtë dheut të huaj, hapen vetë varret masive,

dal dhe unë.

E si të mos jem hebre, kur kam holokaustin tim?

Dhe gjerman i dënuar jam, polak, rus hungarez,

rumun, edhe palestinez, etj, etj, afrikan, aziatik,

amerikan, kryeqi është njëlloj kudo,

jam shqiptar në Kosovë, dal nga gropa e përbashkët…

E ti je unë… Kohë s’kam dhe aq që të ringjallem,

vërtitem në vorbulla gjyqesh,

jo në atë të fundit,

kërkoj ashtu si pallton time të kalbur – kujtesë,

vetëm një ditë, e ç’i duhet më shumë një fantazme?

Parandjenjat rendin me motorë të zinj rrugëve të natës.

Mbi një fron era shfleton fletët e një Kurani vëllazërie…

Pallton time e ka vrasësi im, është ftohtë

dhe atij i duhet fati im,

ky i më pastajmi, i pasluftës,

i rënies së perandorisë të së keqes.

Palltoja e fatit shndërrohet në metal të ndryshkur,

e ngrirë mes erërave

ashtu si këpucët e zbrazëta në bregun e një lumi,

që nuk harron. Ku i pashë, në ç’makth?

Të jetë art aluçinant? Pse ka më pas kësaj? Shpirti

gjithmonë është lakuriq në qiell.

Dhe një ditë kujtese për të gjithë…

9.

A mjafton një ditë për të kujtuar, i nxë dot të gjitha…?

Dua ditën time të harresës… Ja, vjen agu i ditës tjetër

me një diell kryecopëtuar. Nuk mjafton as kjo ditë,

aq më pak një jetë.

As harresa nuk mjafton, s’mundet, nuk e përpin dot

të tërën, nuk mjafton as vdekja.

T’i kujtojmë të vrarët tanë… Vrasja e tyre na kujton

që nuk i mbrojtëm dot, por të mos rivriten me harresë…

Të vrarët nuk kanë vdekjen e tyre,

prandaj ata nuk vdesin kurrë.

Kurse vrasësit, ah vrasësit, ata janë të pa edukuar,..

Po kjo është pak, pu-pu sa pak që mund të thuhet

e s’ka pike rëndësi për ta.

Të egër janë, të tmerrshëm, pa shpirt, asgjë s’kanë

që të mund t’u shkojë në Qiell.

Në baltën e ferrit do të mbeten duke e bërë baltën

edhe më të keqe…

Mëshirë dhe lutje. Edhe për armikun. Ta duam,

aq sa na do, më thua ti…

Me drejtësi në fillim edhe për ata.

Pastaj për vete të duam

më shumë, të mos jemi si ata, kemi lindur që të duam,

pa dashuri nuk ka jetë…

durim dhe paqe!

Edhe baltën ta shpëtojmë, ta bëjmë siç ka qenë,

baltë krijuese, të jetës, e artit të njeriut…

 

10.

Koha pa kohë, e gjithkohëshmja… ecën

me hapat e zbathura të një Krishti.

U riktheve, Bir? Po unë që përjetoj një lamtumirë

që s’mbaron,

që lëkundet si dorë e këputur,

ja, u zvogëlua prej largësisë,

u bë si ajo dorëza prej argjëndi,

që hebrenjtë e quajnë yad, që me gishtin e zgjatur

të saj lexojnë librat e shenjtë.

Prekini plagët e mia

dhe dora do ju shndërrohet në argjend…

Si penë që dua të shkruaj, u bë lamtumira,

si çelës i shtëpisë tënde qoftë ora e kthimit,

e ke varur në qafë si një fëmijë,

që mos të të humbë gjatë lojës, se e gjitha lojë qënkërka,

Biri im, në tokë dhe në Qiell.

Dot nuk e kujtoj të gjithën, vuaj,

dhe të harroj të gjithën nuk mundem dot, vuaj.

Kujtesë-harresë… harresë-kujtesë… janë ditët e mia,

Kujtoj nga ato që duhen harruar,

harroj nga ato që duhen kujtuar,

Ç’po shkrin kështu mbi Ungjillin tim, çasti?

Pika të nxehta kohe

pikon kujtesa prej dylli e qiririt që ndeza

me shkëndijëzën time mes qerpikëve të pambrojtur,

prandaj dhe mërgoi nëpër yjet e largët.

Qiriri im i fundit

 Romë, datë e harruar…

*Botohet me rastin e 27 Janarit, Ditës së KUJTESES/

Filed Under: Histori Tagged With: Botohet me rastin e 27 Janarit, Ditës së KUJTESES, E gjitha per te Kujtuar, KJO DITË, Visar Zhiti

PORTRETI AUTENTIK I GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDERBEUT

January 26, 2018 by dgreca

2 libriNDERIM DHE MIRENJOHJE PER SKULPTORIN , PROF.HEINRICH KAUTSCH (1859-1943), AUTOR I MEDALJEVE ME PORTRETIN E SKENDERBEUT/

NGA HYSEN S.DIZDARI / autori

Ne Foto:Skulptori i njohur ,Prof. Heinrich Kautsch(1859-1943)/

Populli  shqiptar dhe veçanarisht ne studjuesit e historise së filatelisë shqiptare,duhet të jemi mirënjohës një studjuesi të ri dhe shumë të talentuar i cili jeton dhe punon në Francë e quhet Aurenc Bebja ,i cili na ka gëzuar pa masë me zbulimin e  një dokumenti të ri; një libër i cili është botuar në vitin 1912 në Romë ,Itali dhe të cilin e ka  publikuar  në blogun e tij :

hptts\www.darsiani.com me datën 13 Janar 2018 ku shkruan:“ Në veprën me titull “L’Albania” të Vico Mantegazza, botuar në vitin 1912, në Romë, nga shtëpia botuese “Bontempelli e Invernizzi”, gjejmë në faqen,17, një portret të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, mundësuar nëpërmjet medaljes artistike të skulptorit Heinrich Kautsch.”

Zbulimi i medaljes me portretin e Skenderbeut të botuar në Librin “L’Albania ,,  të autorit Vico Mantegazza mund të konsiderohet si zbulimi më i madh i vitit  2018 në lidhje me studimet përkujtimore me rastin e 550 vjetorit të vdekjes Skënderbeut për këto arsye :

Skulptori i njohur ,Prof. Heinrich Kautsch(1859-1943) është autor i disa medaljeve dhe skulpturave  të cilat janë vlerësuar dhe cilësuar nga specialistët e arteve figurative nga më të arrirat ,të cilat spikatin për stilin e veçantë të kompozimit dhe bukurinë e rrallë artistike.

Libri me titull “L’Albania” i cili jep një medaljon të skulptorit Heinrich Kautsch verteton nga një burim i dytë i pamvarur se  autori i medaljonit të portretit të Skendërbeut ,i cili është vendosur edhe në pullën e parë shqiptare., me Skendërbeun është skulptori ,Heinrich Kautsch.

Por për hirë të së vërtetes medaljoni që jep libri L ‘Albani nuk është ai autentiku  i cili është vendosur në pullën e emetuar me 1 dhjetor 1913 ,por Qeveria e patriotit Ismail Qemali mund të ketë porositur jo një ,por disa medaljone tek skulptori ,Heinrich Kautsch.Por studjues të tjerë do të zbulojnë në të ardhmen një dokument apo libër me medaljonin autentik.

Portreti i Skenderbeut i realizuar në medaljonin nga skulptori, Heinrich Kautsch i cili është vendosur në pullën e parë shqiptare  të emetuar me 1 dhjetor 1913 ka disa veçori dhe arritje të veçanta , cilësore të cilat janë:

Se pari;Portreti i Skenderbeut i realizuar në medaljon u emetua me vendimin e Qeverise së patriotit Ismail Qemali me 1 Dhjetor 1913 dhe u shtyp në një tirazh 2 milion 950 mije kopje sipas ,John S. Fipps në librin e tij “Pullat dhe postat e Shqipërisë  dhe  Epirit  1878-1945”faqe 121.

Por vlera të mëdha historike ka një  dokument  i zbuluar nga Thimi Nika  studjuesi i njohur dhe autor i librit ,,Historia e filatelisë Shqiptare,, botuar në vitin 2013,faqe 95 tregon  se ; Përlindja e Shqipëris në ,numrin 21 të  datës 15-28 Mars 1914 thekson se të  gjitha pullat me portretin e Skendërbeut u shtypën në tirazh 2.875.000 copë .

Portreti i Heroit tonë Kombëtar  Gjergj Kastrioti – Skendërbeut duke u bazuar tek dy burime e mësipërme të pamvarura është shtypur, në 2.875.000 (2.950.000 ) afërsisht tre miljon kopje dhe kjo pullë sot ndodhet e shpërndarë në të gjithë botën; publikon portretin e Heriot tonë Kombëtar,Gjergj Kastrioti Skendërbeut më mirë se ç,do dokument tjetër dhe me të drejtë është cilësuar emisioni i pullave  me tirazhin më të madh në historinë e pullës shqiptare edhe nga studjuesi i njohur Thimi Nika në   librin ,,Historia e filatelisë Shqiptare,, faqe 95.

Se dyti;

Kjo pullë me portretin Skendërbeut shënon pullën e parë shqiptare që  ka të ralizuar me mjeshtëri të lartë  artistike portretin e Heroit tonë Kombetare –Skendërbeu e cila na jep tiparet karakteristike autentike të Skendërbeut ,siç  na i jep të qarta At Dhimitër Frangu ,bashkëkohës i Skendërbeut dhe arkëtari i tij përsonal  në  librin “Veprat e Lavdishme të  Skendërbeut,,të  përkthyer nga italishtja e vjetër nga atdhetari Lek Pervizi botuar në ,Tiranë  në  vitin 2005.1 Dhimiter Frangu

Ky libër siç thekson përkthyesi i tij Lek Pervizi në faqen 12 është  i vetmi libër i shkruar nga bashkëkohësit e afërt të  cilët jetuan dhe luftuan me Skendërbeun dhe për nga rëndësia që ka,është  botuar në  gjuhen italiane ne vitin 1506,dhe   ribotuar rreth 20 herë në gjuhët, italiane,franceze ,gjermane ,angleze e tjere.Por edhe potreti i Skendërbeut që jep në  kopertinën e librit të At Dhimitër Frangut  ,ngjason me portretin e Skendërbeut ,i cili është vendosur në emisionin e e pullës të emetuar me,1 dhjetor  të vitit 1913.

Prandaj kjo është arsyeja që ky portret ka tërhequr  interesin dhe vëmendjen e kureshtjen e artistëve,piktorëve,skulptorëve ,historjanëve,studjuesve të artit dhe filatelisë  shqiptare dhe të  huaj.

Se treti;

Në shënjë respekti dhe mirënjohje për  Prof. Heinrich Kautsch ,i propozoj  ; Komisionit Shtetëror të Pullës Shqiptare që portreti i skulptorit Heinrich Kautsch,me vendim të veçantë të këtij komsioni të emetohet në një pullë postare , përkujtimore së bashku me portretin e Skënderbeut  të realizuar në medaljon prej tij ,brenda vitit 2018 me qenë se dhe vendimi i Qeverisë  Shqiptare  me plotë të drejtë e ka cilësuar vitin mbarëkombëtar të Skendërbeut .

Në këtë emision të pullës duhet të vendoset edhe medaljoni i  zbuluar nga studjuesi , Aurenc Bebja në librin me titull “L’Albania” të autorit Vico Mantegazza.

Por vlerat e këtij emisioni pulle do të rriteshin, duke  vendosur  edhe portretin e studjuesit të njohur  të filatelisë shqiptare John S. Fipps për librin e tij :

“Pullat dhe postat e Shqipërisë dhe Epirit  1878-1945” sepse ky është i pari autor i një studimi të plotë në fushën e historis të  filatelisë shqiptare për vitet 1878-1945,sepse  John S. Fipps në librin e tij na tregon se portreti i Skendërbeut i cili është vendosur në pullën e parë është marrë nga një medaljon i skulptorit  Heinrich Kautsch,pamvarësisht të ndonjë gabimi ortografik  i cili mund të gjendet në ç,do libër.

NË KUJTIM TË 550 VJETORIT TË VDEKJES TË GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT JU KUJTOJ SHQIPTARVE KUDO NDODHEN NJË FRAGMENT TJETËR TË POMËS TË POETIT NAIM FRASHERI:

,,A e shihni Skënderbenë

Mbret i mirë ,trim e burrë

U përpoq për Mëmëdhenë ,

Po s,i vdes emëri  kurrë

Skënderbeu  është i gjallë

Rron e mbretëron për jetë.

Kjo fjalë  s,është  përrallë

Ndaj t,urtit  është e vërtetë ,,

TIRANE ME,25 JANAR 2018

Filed Under: Histori Tagged With: Hysen S.Dizdari, I GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDERBEUT, PORTRETI AUTENTIK

Zgjohu Ulqin Me Zemër përpara Të mbrojmë të Ardhmen !

January 26, 2018 by dgreca

1 Ismet KurtiNga Ismet KURTI*/Me interes të veçantë e përcjell fushatën zgjedhore  në Ulqin, në vendlindjen time të shenjt. Mundohem në çdo mënyrë të shtijë vetën në mesin e votuesit shqiptar duke e shikuar dhe analizuar prej këndvështrimeve  të ndryshëme. Nuk është e lehtë, unë ashtu si shumë nga gjenerata të kohës time emigruam për shkaqe të ndryshme duke marrur  rrugët e botës për të kërkuar një jetë më të mirë dhe duke u larguar nga një sistem totalitar që vetëm ngjallte jo barazi dhe pa siguri për popullin e veçanërisht për ne, shqiptarët që me shekuj jetojmë në këto treva stërgjyshore.

Për një periudhe të gjatë ky sistem vazhdoj me avazin e ti të vjetër duke ushqyer apetitin e tyre që e kishin strategji të përsosur se si ti pastronin këto treva nga trashëgimtarët  e tyre shekullor.Më vonë, mbas lëvizjeve kombëtare në Kosovë ndodhi edhe ajo që unë,  dhe ne shqiptaret e atyre trevave as që e paramendonim, ne nuk e paramendonim se sistemi e kishte bërë punën e vetë duke u fikur shpresën për barazi dhe siguri të gjthë shqiptarëve autokton.

Në Kosovë vizionaret e kohës nuk e lejuan sistemin që të ju shuan  shpresën dhe aspiratat e rilindësve tanë. Këta të rinjë dhe te reja te asaj kohe ndezën flaken që shkëndijat e se cilës i zgjojë nga gjumi shqiptaret  në Plavë Guci, Malësi dhe Ulqin me rrethina.

Ishte kjo një periudhe që premtonte shumë për shqiptaret. Ata që u kyçen në politiken a asaj kohe u konsoliduan si faktor I fort politikë si një trup i vetëm dhe i unifikuar . Edhe armiku e shihte shume qarte këtë qendrim stoik dhe të vendosur dhe të papritur dhe parashikuar  nga aparati shtetëror serb, se nuk ishte pjesë e strategjisë që ata po aplikonin kundrejt shqiptarëve.

Megjithë se kjo periudhe e shkurt premtonte shumë shqiptaret përfituan shumë pak. Politika Malazeze me në krye me Krajl Gjukanin shumë shpejt e kuptoj se vetëm duke ju “premtuar” shqiptarëve do të arrinte qëllimet e tija, kështu me premtime dhe gjithnjë me ndihmën e shqiptarëve vazhdoj dhe mbijetoj sfida të mëdha deri te pavarësia nga Serbia.

Gjate dy dekadave të fundit Krajl Gjukani vazhdoj duke e përsosur edhe më tutje strategjitë e ti për shkatërrimin dhe grimcimin  e faktorit politik shqiptar, dhe kështu edhe  një herë të shuaj shpresën e popullit  për një jetë të barabartë  me ndihmën tash të “partnereve satelit” të tijë politike.

Amerika dhe Unioni Europian duke shikuar interesin regjional dhe at global po investonin në këtë “Project shtet” dhe inkurajonin investime të huaja duke e fuqizuar edhe më shumë kralevinen malaziase dhe i mundësojë që të krijoj një pasuri të marramendëse  për Të dhe të afërmit e tijë duke investuar për interesat personale në lami të ndryshme të shoqërisë.

Këto investime të ndërkombëtarëve u ndanë me strategjinë e tyre të vjetër duke mos investuar në trevat me popullsi shqiptare por përkundrazi, në shumë raste duke i shkatërruar edhe ato gjë që ekonomikishte i siguronin ekzistencën popullit nga këto treva.

Për shqiptaret si investim ekonomik ai pra Krajl Gjukani implementoj strategji  te veçantë për tregun tonë“parti politike shqiptare me bollëk” një strategji që sot ka sjell  në pozitë shumë të pa lakmueshme votën dhe votuesin shqiptar.

Duke u arsyetuar në gjendjen e keqe ekonomike liderët politik shqiptare pa një vizion largpamës ranë në grackat e kësaj strategjie dhe e humben plotësisht fuqinë e tyre politike duke bërë garë në mes veti se kush më shpejte do të ja ofroj votën shqiptare partisë në pushtet.

Kjo strategji nga pushteti malazias dhe mungesa e një vizioni kombëtar nga partitë shqiptare për një të ardhme më të mirë për votuesin shqiptare por duke u përqendruar vetëm se si te qëndrojnë ne pushtet dhe afër Krajl Gjukanit, e ka shtyre një pjesë të mirë të shqiptarëve që votën e tyre për përfitime shume të vogla ashtu si liderët shqiptare ta çojnë drejtpërdrejt te partia ne pushtet.

E unë si shqiptar I kësaj treve më të drejt votimi duke shikuar rrjedhat e cekura me lart nuk kam se si të votoj dhe kah të orientohem në këtë amulli të kurdisur.

Duke qenë I sigurt se për partin në pushtet nuk jamë banor i barabartë, atë e dëshmojnë me shekuj megjithëse edhe përkundër faktit se në partin e tyre i kane disa “shqiptare” që sytë ua ka verbuar pasuria dhe uria për pushtet i bënë të mohojnë  edhe gjakun e tyre.

Është edhe me e rrezikshme kur ata apelojnë për përkrahje politike për partine në pushtet. Me këtë përkrahje ne vazhdojmë të ju mundësojmë atyre që ne të zhbëhemi si shqiptar. Ne si komb kemi një histori të vrazhdë  ne këtë aspekt, andaj unë, kurrë nuk do të bëhem pjesë që të ndihmojë në asnjë mënyrë asimilimin e vëllezërve të mi por përkundrazi, apeloj të ata qëe ti hapin sytë  dhe të gjejnë rrugën që  kanë  humbur.

Si të votoj për parti shqiptare deri sa ato  bëjnë fushate kaq të përçarë pa anjëz strategji largpamëse për te mirën e popullit.  Si te dhuroj votën unë  kur kam dyshime se vetëm do ta çojnë votën  aty ku edhe me par pa kurrfarë kushteve të mirëfillta po vazhdojnë të ja sigurojnë ekzistencën atyre qe votën time do ta keqpërdorin ne vazhdimësi.

Megjithëse bëjnë fushata si kinse parti nacionale por në fakt vazhdojnë të përkrahin një qeveri që vazhdon të asimiloj dhe të shpërngulë shqiptaret nga trevat e tyre me çdo kusht.

Unë si bire I këtyre trevave dhe bashkëvendas i Juaji ne mërgim nuk mendoj se kërkoj shumë nga ju që populli ju dhuron besimin të na përfaqësoni.

Nuk kërkojmë të na shëroni plagën shekullore dhe të na bashkoni me shtetin amë, e di që nuk keni mundësi edhe po deshët. ( ketë e presim nga shteti amë)

Nuk presim nga ju as të çelni pika kufitare që do të zhvilloj ekonomin dhe përmirësoj gjendjen e shumicës që jetojnë  rreth këtyre pikave, e di qe nuk keni mundësi edhe po deshët.

Nuk kërkojmë nga ju as që të filloni procesin që Ulqinit ti kthehet Shqipërisë simbas marrëveshjes 100 vjeçare, e di që nuk keni mundësi edhe po deshët.

Përdorni këtë besim jo vetëm për përfitime personale dhe partiake.Kërkojmë të respektoni votën dhe besimin e dhënë. Të na përfaqësoni me dinjitet duke mos lejuar me çdo kusht që të nënçmohen të drejtat elementare të një populli autokton duke i mbrojtur ato me kushtetutë dhe ligje ndërkombëtare.

Vetëm sikur ju në fushate të dilni me moton: Zgjohu Ulqin Me Zemër Përpara Të Mbrojmë të Ardhmen sa lehtë do të ju kisha dhanë votën.

NY 01/25/18

*E sergio per Diellin:Esad Gjonbalaj

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ismet Kurti, Me Zemër përpara, Të mbrojmë të Ardhmen !, Zgjohu Ulqin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT