• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2018

Presidenti: Kemi shumë arsye për t’u krenuar me dhjetë vjet shtet

February 18, 2018 by dgreca

1 Ok Thaçi

Prishtinë, 18 shkurt 2018 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka organizuar një pritje shtetërore për nder të mysafirëve të ftuar për dhjetëvjetorin e pavarësisë.Para mysafirëve ndërkombëtarë, presidenti Thaçi ka thënë se ndjehet i gëzuar që po e shënojmë këtë përvjetor së bashku, duke gëzuar të arriturat e shtetit tonë dhe duke konfirmuar edhe një herë se qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin për vlerat tona të përbashkëta: lirinë, barazinë, shoqërinë shumetnike dhe shumëfetare, tolerancën, bashkëpunimin dhe dialogun.“Kur kujtojmë se ku ishim para 20 vjetëve, se ku ishim para 10 vjetëve dhe shohim se ku jemi tani, kemi çdo arsye që të jemi krenarë”, ka thënë presidenti Thaçi.5Thaçi

Ai ka thënë se që nga përfundimi i luftës kemi punuar që të ndërtojmë paqen.“Ata që e lexojnë deklaratën tonë të pavarësisë, e kuptojnë se asgjë në përpjekjet tona për ndërtimin e shtetit nuk ishte e njëanshme. Negociatat e udhëhequra nga laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari, ishin të thella dhe shteruese. NATO, Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe aleatë të tjerë punuan së bashku për të gjetur zgjidhjen që do të sillte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm. Kjo zgjidhje ishte pavarësia e Kosovës dhe dekada jonë si shtet e ka dëshmuar këtë. Kur i vlerësojmë këto dhjetë vjet, e shohim që jemi shteti që ka rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor në dekadën e fundit. Jemi vend që garanton të drejtat e të gjitha komuniteteve në kushtetutën tonë. Herën e parë që morëm pjesë në olimpiadë, fituam medalje të artë. Jemi konsoliduar si shtet, brenda dhe jashtë. Pjesa veriore e Kosovës sot është integruar dhe ka filluar të funksionoj rendi dhe ligji. Kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët. Madje edhe me Serbinë kemi arritur marrëveshjen e parë për normalizim në Bruksel dhe tani po punojmë për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe për fqinjësi të mirë”, ka thënë presidenti Thaçi.Kreu i shtetit ka shtuar se konfirmimi më i mirë për suksesin e reformave tona është nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me Bashkimin Evropian.“Kjo tregon se kemi ecur me hapa të mëdhenj e të qëndrueshëm në reformat ekonomike, politike dhe në drejtësi. Republika e Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, e ka të qartë vizionin e saj për të ardhmen: do të bëhemi anëtarë të BE-së, NATO-s dhe OKB-së. Ky vizion i ynë nuk ka alternativë dhe ne do t’ia arrijmë ta bëjmë realitet”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti ka thënë se kemi sfida përpara, por ato janë të njëjta si sfidat e të gjitha shteteve të tjera fqinje.“Zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës, fuqizimi i sundimit të ligjit. Këto janë sfidat e stome. Por, së bashku me miqtë tanë, jam i sigurt që do t’ia dalim edhe në përballje me këto sfida. Dhe do të ecim sigurt edhe drejt realizimit të ëndrrës tjetër: anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në NATO dhe OKB”, ka thënë ai.Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se duhet të festojmë e të gëzohemi për të arriturat tona, por edhe të mendojmë dhe punojmë me këmbëngulje për realizimin e aspiratave tona.

Filed Under: Politike Tagged With: 10 Vjet shtet, Presidenti Thaçi

PERSEKUTIM

February 18, 2018 by dgreca

Ka edhe nga ata që mburren me rolin kaluar të persekutuesit. Prandaj tjetri ndjehet i persekutuar/1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/

Persekutimi është sëmundje, përndjekje në çdo qelizë, keqtrajtim i vazhdueshëm i njeriut ndaj njeriut (luftë brenda llojit), frikë e dhimbje.

Pavaresisht sesi quhet, persekutimi, ka të njëjtin stil kapërcimi të viktimave. Edhe atë që nuk e prek, i lë dhimbjen e frikës. Kështu, njeriu ikën, lë vendin, për një strehë në vend tjetër, dhe aty gjen tolerancë dhe bëhet tolerant. Toleranca, ka thënë John F. Kennedy, nuk nënkupton mungesë angazhimi për besimet e veta. Përkundrazi, toleranca dënon persekutimin e të tjerëve. Harroi persekutuesit, por mos harro emrat e tyre, thotë ai.

Por si harrohen emrat? E çuditëshme duket, paradoksale, por emrat jetojnë pikërisht kur harrohen, kur të tjerët tuten, tkurren, tërhiqen dhe u lenë vend atyre. Dhe këta, të unët, siç janë, tani më të liq, sepse mundohen të fshehin egërsinë e tyre, disa ndryshojnë vetëm një shkronjë të emrit, marrin pamje tjetër, dhe dalin në krye si figurë nga me të pastrat.

Ka edhe nga ata që mburren me rolin kaluar të persekutuesit. Prandaj tjetri ndjehet i persekutuar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Peresekutim

Ngjyrat e Festes, Kosova festoi, 10 Vjet shtet

February 18, 2018 by dgreca

1 Rita Ora-Në festimet e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kuvendi në seancë solemne, parakalim i Forcës së Sigurisë e Policisë, koncert i Rita Orës, e cila  është dekoruar nga presidenti i Republikës, Hashim Thaçi…/1 Parakalimi
1 Engel 1Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/1 Tribuna

   PRISHTINË, 18 Shkurt 2018/ Shënimi i 10 vjetorit të  shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ishte pika e vetme e axhendës së seancës solemne të Kuvendit të Republikës, në të cilën merrnin pjesë  edhe personalitete të shumëta ndërkombëtare dhe kombëtare, nga Shqipëria presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, i cili edhe ka mbajtur një fjalim, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ish-presidenti e ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e të tjerë, të cilët në hapje të seancës u përshëndetën nga kryetari i Kuvendit kosovar, Kadri Veseli.

1 flet Thaci rama ne krah Në seancën e hapur me Himnin Shtetëror të Kosovës merrnin pjesë edhe drejtuesit më të lartë të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë e politikë dhe kori  diplomatik.

1 Kuvendi Kos

    “Orientimi politik i shtetit tonë është autokton, perëndimor: Integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian. Raporte të ngushta e të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aleanca me shtetet e botës së lirë – është qenësore për ne.Ne duam dhe jemi të gatshëm për të marrë përgjegjësinë që na takon në sfidat globale: në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe rreziqeve tjera kundër paqes e sigurisë në botë”, tha në fjalën e hapjes kryetari i Kuvendit të Kosovës, Veseli.1 engel 3

     Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Rama, me fjalën e të clit është përmbyllur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës në 10 vjetorin e pavarësisë, theksoi: “Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada me përfaqësi diplomatike të njëjta. Pse jo një President, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”.  Mes pjesëmarrësve ishte edhe kongresisti amerikan Eliot Engel, i cili sot ka ditëlindjen, në ditën kur para 10 viteve SHBA-të e kanë njohur pavarësinë e Kosovës në orët e para pas shpalljes. Kongresistit Engel iu dha fjala në seancën solemne të Kuvendit, pas fjalës hyrëse të kryeparlamentarit kosovar Veseli. “Kongresisti  Engel e ka sot ditëlindjen”, tha kryeparlamentari i Kosovës dhe të gjithë e uruan edhe me duartrokitje.

    “Dëshiroj Kosovën ta shoh në Bashkimin Evropian, dëshiroj Kosovën ta shoh në NATO, dëshiroj ta shoh Kosovën duke përparuar…”, tha kongresisti nga SHBA, i cili është shprehur se e don popullin e Kosovës dhe e uron edhe në këtë 10 vjetor të pavarësisë.Kongresisti Engel, ka qenë në Kosovë shumë herë, dhe një nga vizitat ishte në qershorin e vitit historik 2008, kur në 16 1 kuvendi 1qershor duke folur në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, i duartrokitur shumë here, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga SHBA-të në ditën e ditëlindjes së tij ishte dhurata më e mirë që e kishte fituar ndonjëherë.

     “Kur u deklarua pavarësia me 17 Shkurt, unë u preka aq shumë duke shikuar në televizion festimet në Prishtinë dhe Kosovë.  Isha posaçërisht i prekur nga fakti që me mijëra shtetas tuaj e valëvitnin flamurin Amerikan në rrugët e Kosovës.  Ditën tjetër kur ishte edhe ditëlindja ime, Shtetet e Bashkuara e pranuan Kosovën. Kjo ishte dhurata më e mirë që e kam fituar ndonjëherë për ditëlindje”, është shprehur Engel në seancën solemne të Kuvendit kosovar të mbajtur për nder të tij.

    Në ditën e parë pas shpalljes në 17 Shkurtin historik 2008 pavarësinë e Kosovës e ka njohur edhe Shqipëria, si dhe Mbretëria e Bashkuar, Franca, Turqia, Afganistani dhe Kostarika.

    Kosova në prag të ditës së 10 vjetorit të pavarësisë mori edhe njohjen e 116-të nga shtetet anëtare të OKB-së, nga Barbadosi.

    Kosova përmbyllë sot festimet 10 ditëshe në 10 vjetorin e pavarësisë, në një ditë që, sipas axhendës zyrtare,  ka nisur me mbjelljen e 115 pemëve në Memorialin “Adem Jashari” në Prekaz, për të vijuar me Konferencën ndërkombëtare “Një dekadë pavarësi-Rruga evropiane e Kosovës”, me Seancën Solemne të Kuvendit, parakalimin e Forcës së Sigurisë dhe Policisë në sheshet “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti”, me  “Libri i Pavarësisë” për deputetët që e kanë shpallur pavarësinë  dhe me pritjen shtetërore të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

    “Si presidenti i Kosovës jam i vendosur që shtetin e Kosovës ta bëjmë me ushtrinë e tij dhe atë sa më shpejtë që është e mundur”, tha ai duke folur për FSK-në në parakalim.

    Shumë njerëz në Prishtinës kanë festuar edhe gjatë natës së kaluar në sheshe, ku ka kënduar shqiptarja e famshme në gjithë botën Rita Ora në koncertin që është pasuar me shumë fishekzjarre që kanë shëndritur kryeqytetin e Kosovës.

    Rita Ora është dekoruar nga presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, me Medaljen Presidenciale Jubilare të 10 vjetorit të pavarësisë për kontributin në promovimin e Kosovës në botë.

    “Në këto dhjetë vjet pavarësi, Rita Ora ka qenë imazh i Kosovës kudo në botë. Ajo karrierën e zhvilloi bashkë me emrin dhe flamurin e Kosovës. Performimi i saj para mbi 300 mijë qytetarëve mbrëmë ishte një rikthim i gëzimit dhe emocioneve të 17 shkurtit 2008.

    Për kontributin e saj të pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë, unë mbrëmë e kam dekoruar Rita Orën me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Faleminderit Ritë. Jemi krenarë me ty”, ka shkruar presidenti Thaçi.

   ***

FSK-ja parakalon në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës3 FSK-Në tribunë ishte edhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjenerali Timothy Orr/2 FSK 1PRISHTINË, 18 Shkurt 2018- Gazeta DIELLI/ Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës dërgoi sot këtë komunikatë:

Në përvjetorin e dhjetë të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot, (18.02.2018) në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës, u mbajt manifestimi qendror, ku parakaluan edhe kuadratet e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

1 FSK 1

Në përvjetorin e dhjetë të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në tribunë ishin prezentë edhe ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjenerali Timothy Orr dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë dhe oficerë madhor të FSK-së.

Manifestimi filloi me intonimin e Himnit shtetëror të Kosovës nga Orkestra frymore e FSK-së.

Më pas, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrrahman Rama, raportoi para presidentit Thaçi, për gatishmërinë e Forcave të Sigurisë së Kosovës për parakalim.

Në fjalën e tij, presidenti i Republikës së Kosovës, njëherësh edhe komandant suprem i FSK-së, Hashim Thaçi tha se, “bërja e këtij shteti dhe çlirimi i Kosovës i ka bashkuar breza të tërë të cilët flijuan gjithçka për të bërë realitet shtetin sovran dhe demokratik, e cila para 10 viteve pikërisht, më 17 shkurt, që ishte  dhe do të mbetet ngjarja më e rëndësishme e popullit tonë. Herën e fundit kur kishim një parakalim të FSK-së, ishte para katër viteve. FSK-ja i kishte kryer të gjitha përgatitjet për t’u transformuar në Forcë të Armatosur të Kosovës, fatkeqësisht ne si politikë e Kosovës, nuk ishim në gjendje që t’i përcjellim si duhet në hapa Forcat e Armatosura të Kosovës, por tani gjërat kanë ndryshuar në Kosovë.

Si president i Kosovës jam i vendosur që shtetin e Kosovës ta bëjmë me ushtrinë e tij, dhe atë sa më shpejt që është e mundur”.“FSK dhe Policia e Kosovës të cilat janë më të mirat në rajon, janë edhe fuqia e shtetit dhe garancia më e mirë e sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë, prandaj momenti i shumëpritur i zyrtarizmit të ushtrisë tonë është duke trokitur në derën e hapur.Partnerët tanë strategjitë dhe NATO janë duke e përkrahur plotësisht këtë proces të ushtrisë së Kosovës, sepse ajo do të jetë vetëm një vlerë tjetër e shtuar në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, tha më tej presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.Pas fjalës së presidentit Hashim Thaçit, parakaluan kuadratet e FSK-së: Trupa Frymore, Njësia Ceremoniale dhe shtatë kuadratet e FSK-së, si dhe pesë kuadrate të Policisë së Kosovës.

Në manifestim ishin të pranishëm udhëheqësit shtetëror të Kosovës, si dhe dhjetëra delegacione shtetërore, burrështetas, presidentë, kryeministra, ministra, mysafirë të shumtë nga trupa-diplomatike, KFOR-it, si dhe mijëra qytetarë të Kosovës dhe trojeve etnike./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Kosova feston, shtet 10 vjet

KOSOVE: GEZUAR PERVJETORIN E 10-të TË PAVARËSISË!

February 18, 2018 by dgreca

NGA TEUTA SAHATÇIJA/*

1 Teuta Sahatciu 1

I nderuari Keshilltar i qytetit te madh të New Yorkut Z. Mark Gjonaj/

Të respektuar kryetar të Shoqatave shqiptare që veprojnë në New York e gjetiu/

Veprimtar nga të gjitha trojet shqiptare/

Zonja dhe zotërinj/1 teuta Proklamata

Është privilegj i madh që sot këtu para jush, në cilësinë e Ambasadores së shtetit të Kosovës, në emër të institucioneve të Kosovës, në emër të Misionit të RKS në New York dhe në emrin tim personal, të ju uroj Përvjetorin e 10 të Pavarësisë.Ende sot kur e përmendi postin tim, Misionin Diplomatik dhe shtetin e Kosovës, kam emocione. Vetë këto fjalë kthejnë kujtimet për kohën kur nuk kishim shtet dhe shteti ku ishim ishte armiqësor ndaj nesh.

Kujtimet shkojnë më tej në dekada e shekuj kur teritoret e shqiptarëve përjetonin një pas një ekzode, zbarzje të votrave. Ekzodi i fundit i cili e përgjysmoi numrin e shqiptarëve në Kosovë ishte ai i 1999, kur 800,000 shqiptarë u përzunë nga shtëpitë dhe u shëndëruan në refugjat të cilët nuk dinin as a do të kthehen ndonjëhere në votrat e të parëve.

Kujtimet nxjerrin vitet e 80-ta dhe kohën e helmimeve massive të nxënësve shqiptarë duke e artikuluar qartë brengën më të madhe të okupatorit: shkollën dhe gjuhën shqipe.

Historia vazhdon më tej të depërtojë në kohra të errta kur djemtë tanë ktheheshin nga ushtria, të masakruar nëpër kuti të blinduara metalike, për të nxitur frigën dhe ekzodin e djemve të rinj jashtë kufinjëve të Kosovës.

1989 Millosheviqi suprimoi Institucionet e Krahinës së Kosovës, pjesë konstituive të Federates së Jugosllavisë duke e kthyer ate ne një teritor të pa vlerë. Gjuha shqipe u zëvendësua me atë serbe me alphabet cirilik në cdo emër të rrugës, dokumentit, të firmave.

Universiteti i Prishtinës si e arritur e madhe kombëtare, i mbylli dyert për shqiptarë, bashkë me shkollat e mesme. Shkollat fillore u ndane në pjesën shqipe pa ngrohje dhe me dritare te thyera dhe në pjesën sërbe me klasa të ngrohta të shtuara me tapete dhe perde. Shkolla fillore si arsim maksimal i lejuar për shqiptarë, do të prodhonte gjenerata shërbëtorësh dhe sharraxhinjësh që do tu shërbenin qytarëve të rendit të pare.

Apart’heidi  në qendër të Europës lulëzonte. Shqiptarët ishin qytetar të rendit të dytë me qëllim të shëndërimit në një grumbull qenjesh pa shkollë, pa respect, pa miq ndërkombëtar, pa institucione, pa të ardhme.

Por e ardhmja e pashprese qe na e kishte përgaditur Millosheviqi me shokë, nuk u pranua nga ne.

Nën udhëheqjen e urtë të Presidentit Historik Ibrahim Rugova, populli u mblodhe nën një kulm, u bashkua dhe veproi. Shtëpitë, xhamitë e kishat u shëndëruan në shkolla e spitale. Permes QIK, bota cdo ditë informohej për krimet, dhunën, terrorin që pllakosi Kosovën. U mbajtën zgjedhjet demokratike nën presion të paparë dhe u zgjedhën Institucionet Paralele.

Diaspora në anën tjetër vepronte fuqishëm si krah i forte në mbajtjen gjallë të institucioneve, shkollës dhe shëndetsisë së Kosovës. Përmes protestave para UN, në cdo vend e shtet e qytet bënte të ditur gjendjen alarmante të shkeljes së të drejtave elementare njerëzore, të gjenocidit që po merrte krah në Kosovë.

Senatorët e Kongresistët, mediat e personalitetet e ndryshme të cilët më pare nuk e dinin se kah i bie Kosova, me punën e palodhshme të diasporës, u bënë zëdhënës të Kosovës, të së drejtës, dhe vepruan  kundër terorit.

Kur kjo rezistencë paqësore nuk mundi të ndalë aparatin kriminal, UÇK me Adem Jasharin i mblodhi djemt e vajzat më të mira  dhe i doli krah Kosovës që vuante.

Batalioni Atlantiku në Amerikë i mblodhi të rinjtë të cilët nuk ishin në Kosovë, i kishin punët mire në SHBA dhe çkado që ndodhte ne Kosovë, nuk i prekte drejt përdrejtë. Por mbrojtja e vendlidjes, ngritja për një çështje të drejtë nuk i la indifferent. Ata duke u përshëndetur me familjarë e lane SHBAnë dhe u nisën për Kosovë për të mos u kthyer.

Kur afrohet çdo pervjetor, me shokët e batalionit Atlanktiku i perkulemi varreve të  Mehmeti, Agroni e Yllit që personifikojnë luftën, sakrificën, detyrën kombëtare, krenarinë mbi të cilat është ndërtuar ky shtet i ri.

Me respekt të lartë dhe perulje të thellë e kujtojmë sakrificën e vllezërve Bytyqi dhe gjithë atyre që dhanë jetën për lirine e Kosovës.

Populli i Kosovës dhe shqiptarët kudo që janë do të jenë falenderues përjetësisht.

Sot Kosova është e njohur nga 116 shtete, është një shtet në zhvillim, ku institucionet po e ndertojnë rrugën demokratike të funksionimit,  ku ekonomia po përpiqet të bëhet krah i progresit duke krijuar hapsirë diasporës dhe biznesit vendor të gjejnë mënyre të bashkëpunimit e jo të ndihmës, ku investim i madh po behet ne fuqizimin e edukimit si mjet më të fuqishëm për mbajtjen e zhvillimin e kombit.

Të nderuar bashkëkombas, të dashur miq, jam e lumtur që këtu  nga Neë Yorku, mund të them:Kosove e dashur urime ditëlindjen e 10të!

*Fjala përshëndetëse e mbajtur nga ambasadorja Teuta Sahatqija në darkën solemne organizuar nën drejtimin e këshilltarit Mark Gjonaj mbajtur me 17.02.2018; 6:30 ne  Marina del Rei.

Filed Under: Featured Tagged With: KOSOVE: GEZUAR, PERVJETORIN E 10-të, te Pavaresise, Teuta Sahatcija

The memory keeper

February 18, 2018 by dgreca

Më vjen ky roman «Il pero fiorì a dicembre» i Shpend Sollaku Noé-se,  rreth nji kohe t’ftofët, kur sapo kujtimet e bukurat e fmijve të palindë si unë, po vriteshin ende pa u jetue...m’paskesh nisë tregimin e Vendit t’Hirtë…/
1 Shpendi1The memory keeper/

2Hortensa

nga Hortensia Haxhiademi /
Kaherë, më mbrrijnë shkresa nga mëmëdheu. Babi m’i paloste dikur… Mama m’i sjell pa u ankú. Dhurata të miqve, libra të bibliotekës së tim Eti a të tim Gjyshi; çka shpëtoi, letra të shkrueme fillimshekulli… që vjete e vjete, rrugtojnë.
I prek. Këto të shënuemet me penë të ngjyeme n’kallamar t’hershëm më mahnisin ma fort nga tana.
Burra që shkruanin me kaq pasion, herë shtruem herë ethshëm. Sikur përpiqem t’i menoj ndër menime t’veta. Nuk janë çudina këto që ju llafos, a mbase janë. Unë rrekem t’kujtoj si qenë kaq t’hijshëm!! Ndër gërma si rruza… e shkojnë menimin si varg. Si banin kaq kujdes që diçka e zakontë sa nji letër e thjeshtë nga Gjinokastra nanës së re, a kjo kartë postu t’Ungjit nga përtej alpesh t’largta – tingllón si kangë e lmuet m’vete. T’ëm bajë me i përgju ato dhelatime e porosi t’vogla si me qenë athere mtani, mbas nji shekulli! Shkru me etiketë, hijë, dhele t’përmbajtun, kaq ma e bukur nji kshu. E respekt.
Kohë zotnijsh.
Madje që n’vogli e tynja. S’ka ma t’tillë!
E dëgjoj shpesh kët shprehje. Shpeshherë si nji rrefren, shoqnu me çdo lot të zverdhun thatë – gatitë për në online. Vrenjtem e lodhë kur u knohen vujtjet e mohimet – mëshohet n’to…! Rrallëherë ndriçon rrezja fort në veprën që lanë. Rrallëherë knohet e bukur vëmendshëm siç qe… Asfare msohet n’libra e klasa!!! Asht trashgimija e kujtimi ma i bukur – e shpërdorimi mendor ma i pamerituem e pamend.
Sikur se due atë lotin thjesht të “qajmë”. Që s’din asnji rresht nga Ta, a shkruen asnji rresht për Ta. At’ që i vajton pa e vërejtë në ç’gjuhë e çdo gjuhë, e çdo site e tendë cirku që gjindet! Ky refren pambarim e psalme t’nji kulti të panjoft që vetëm qan me lot t’vizatuem!!! Që i vret prap e prap në kët vajë t’randomtë kaherë ziliqare; u vret n’mjegull e m’zi çdo gërmë e çdo gjeth që lanë.
Hipokrizia ma e poshtme!! Lexoja hiret njihere, masnej qaja vajat!
Vujtjet ja qajnë ata që dhembin!!

Po nuk ban ma Nana burra t’tillë, a ban n’yje t’rralla. Se po t’i bante gjallë ene njiherë – mbase do e qajshin vedin pak ma me zotnillik, ma hijshëm, ma ditun!!
Mama m’i ka mbledhë prap rrotull, vit m’vit… ku gjendem. Letrat, librat – fotografat gri me vështrim që shifte lart e larg n’blu t’hapun, në çdo moshë. M’i ka pranë vetes. Gjana mbase s’i interesojnë askujt, veç mua…
…I lmoj me mollza, vërtet, fjalosem… i mbaj për vete ca kohë – para se me i nda – po desha – me ndonji si unë. Që mbase harrohen ne ata tuj i kqyrë. Po deshën. Se s’ka ma t’Tillë…
Heshtun m’i ban dhurata; ma ka kuptu kët dëshirë e mahni. T’asaj – që veç prej nji fati a ndodhe t’ylltë mban çelsin e ca Bukurave edhe ajo.
I hap në valixha të vockla, (gjithnji m’i udhton në valixha t’vockla e veç, e unë ia due kët huq). Gjej mes tyne për çudi edhe ndonji dyfletshe – hartim timin të gjimnazit… Me këtë shkrim ende të paprish prej fëmije që as do e njihja më po mos ia njifja menimet.
Ja them me vete, më ka fut ndër Ta- sa e mirë e syhapun asht! E ka zënë malli si duket, asht ulë m’lexon “Po që s’ka shkrujtë keq as kjo ime bijë…!!” . Se mamave çdo gjë e mirë u duket… dhe guxon me m’futë edhe mu mes librave e dyfletshave t’vyeme.
Paçka. Ata t’Mijtë qenë. Ndaj s’më ban me ia thy zemrën po za e i godis ato t’mirat n’albume. Ze lexoj librat…
Dhuratat më të bukura timet megjithatë, po të doni të më bani ndonjiherë dhuratë – janë librat, e çdo media tjetër. Ka raste dëgjoj “Po ta nis ndimësja.. “sekretarja” ime, pse s’të erdhi?” Unë qeshi e them n’mirkuptim: E s’ka gja, mbase ua dhashë adresën gabim, a mbase s’erdh posta në kët vend ku jetoj…! Menduem ngel’e kënaqun megjithatë, që paska gjetë orë, hapsinë e udhë ç’ka i ke buzqeshë që n’lindë…
Naive kujtimesh, që mrekullohe kaq shpejt. Ke msu ne ti. Kadalë kadalë, po bahesh ma e “kthjelltë” ma e l’mume me k’to… thjeshtat e përditshme t’shqiptarvet… Sikur s’i don as ti me shumë shpjegime…
…Asht ma mirë kur më vijnë lehtë, papritë. Ma bukur laku dëshira me i lexu a ndigju – njashtu, me nxitim si nji mendim i funit. Rrijnë ma fort me ty kur vijnë natyrshëm.
Ndaj nuk sëkëlldisem.
Ja pse u gëzova kur ky libër i Shpend Sollaku Noé-s për fat mbrriti, ashtu si lajm i mirë – që e merr, ne e sh’pështjellë, njashtu siç për çudi m’dëfteu. Shpendin e njoh thjesht si lexuese. Asnji bisedë, asnji kujtim, asnji kafe, asnji how do?! Veç librat ia kam pa rishtazi. Nji vepër e gjanë shkruar me kaq passion & kujdes, e që ndryshe nga letra të tjera shqipe është disponibile & e mirëmbajtun po me kaq kujdes online. Gjë që e bën të prekshme për ata si ne që janë larg po e kanë dashni e kureshtje gjuhën e vet. Kam blerë edhe libra të tjerë shqip, porositë mamës nga librari të Tiranës, a online – ç’ka kam gjetë. Ca perla, ndonji tjetër ja kam vu kamve të minderit mos lëvizi.
Nga Noé, megjithatë, pak, shumë pak kam blerë e lexuar nga Noé – krahasú me ç’ka shkrue. Sepse e zbulova vonë. Në fakt, më parë librave të tij, lexova njohje & përmbledhje rreth letrave të tij në web sites miqsh e kritikësh – mjaft me ma nxitë kureshtjen. Kushedi pse s’e paskam hasë ma parë. Pa asnji shpjegim. Se atyne t’mirave s’u kërkohet asnjihere ndjesë, admirimi s’u asht asnjihere i vonë. I lexon në voli tate në çdo moshë e nën çdo qiell, e prapë e prapë. E ja si e din që janë të mira.
Ndaj shëtita në Amazon library e bleva disa libra prej shkrimtarit, nji numur i vockël fare po të mendosh ç’vepër voluminoze i ka ba emrit të vet e vendit të vet. Merr përmasa edhe ma krenare po të mendosh që është botuar në kufinin e vetëm 28-30 vjetve, shqiptar yni, në shumë gjuhë. Në mbshtjellën e pasme të Barcodes, US – AutorHouse 2010 , Noé quhet Dante Alighieri i shekullit XXI. Ja ç’thuhet – sepse kët pjesë , pasi kam lexuar Barcodes e kam shume , po shumë endje: “ … no pits or circles of hell in his poem, but his vision is equally terrifying… we feel more than damned..” “ I never read a poem so beautiful, but baffling; so imbued with lyricism, but bitter as poison; so truthful, that you immediately want to read Holy Scripture again; so present that you regret the past; so pungent that you feel you should wear gloves when flipping the pages!” … Më duket si t’i kam shkruar unë këto rradhë, e mendoj me dorën mbshtetë në kapak – a mund tʼia kisha ulë kapakun kaq randë e drejt, e bukur – Barcodes ásht i tillë!

A lexohet megjithate aq bukur vëmendshëm Noé… Asfare msohet n’libra e klasa! Atdheu që qéllet s’duket ta vonojë megjithatë. Tregimfolësi jeton alpet e veta, e flet gurrat e veta, kushedi se ku, ashtu shpenguem. Kaherë me nji buzqeshje finoke që t’ban me qeshë bashkë me të; Po paska mbrritë tek ajo bluja tjetër ndërkohë – tek ajo maja tjetër, vazhdon rrëfenjën. Se s’ka udhë tjetër. Qysh prej atij libri të kaltërt që si tregon vetë autori u kthye n’karton nji a dy vjet para… demokracisë. Ende s’i kam lexu Mëzat e Kaltër – duhen vjete të lexosh Noé-n e unë sa kam fillue. Jo mjaft të jem në gjendje të ulem (nëse mundem) e të them dy fjalë me vend për nji vepër që do bante krenar çdo shqiptar, është aq e gjanë & e folun.
Dëshiroj me ju dëftye megjithatë, ç’ka thanë nji tjetër poet për punën e atyne pak si Shpend Sollaku Noé – plot 80 vjet ma parë – sepse Ai besoj fort i njifte:

“Në nji kohë si kjo e jona, me u marrë njeriu me poezí a me çdo art tjetër të bukur asht nji punë e kotë e nji mundim i pafrytshëm. Artisti apo shkrimtari shqiptar, qi ti banjë ballë nevojavet të jetës, duhet mâ përpara të merret me ndonji punë qi ep bukë si ç’flitet këtu në Shqipni, dhe për mjeshtërin qi i flet zemra të punojë nëpër orë pushimi ose të lanjë mangut gjumin e natës. Me fjalë të t’jera të banjë nji sakrificë dhe nji sakrificë të madhe. Të rrijë pa dëfrime jete, të rrijë pa prehje e qetsi, të rrinjë ma në funt edhe pa gjumë, për të krijuë diçka të bukur dhe artistike.
Epoka e jonë materiale të tillë njerëz i quën të sëmundë. Dhe deri diku asht e drejtë. Mundimi i vazhdueshëm duhet të pjelli në funt frytin e shpërblimit. Pse me u mundue me mjellun në kopshtin e jetës pemë qi nxjerrin gjithmonë lule dhe nuk lidhin kurrë as ndonji kokërr të vogël?
Me gjithë këtë në këtë Shqipnin t’onë ka disa të pakët qi i ka kapun nji sëmundje e tillë. Dhe kur të kujtohet se këtu ke na përveç satisfakcionit material ke mrapa dhe urrejtjen e publikut për veprën qi i fale me kujdes e dhimbje shpirti, ahere gjendja e shkrimtarit shqiptar bahet sá mâ tepër tragjike. Drama e Ibsenit “Armiku i Popullit” e shpreh mjaft bukur në këtë rast botën shqiptare kundrejt puntorit të Muzavet.
Dikur nëpër perioda t’errta të vendevet t’jera gjindesh ndonji Mecen a Richelieu, të cílët i murën puntorët e pendës ndën mprojtje. Dhe vetëm për këtë mprojtje këta bamirës e lidhën vehten e tyne me historín e literaturës Romake e Frange. Këtu tek ne ngjanë e kundërta. Mprojtja mâ e madhe qi munt t’i bahet nji shkrimtari asht ta çojnë mësuës osè sekretar në ndonji zyrë të vogël. Nga nji herë ngjanë qi e qisin jashte fare dhe nga kjo punë e thjeshtë dhe e lanë pa bukë në të katër rrugët.
Po a munt të lulëzojë në këtë mënyrë literatura shqiptare? Sigurisht jo. Ndër të tilla kushte puna e letrave asht nji heroizëm, nji idealizëm pa kufi… Me gjithë këto sá u tha sipèr, un prap përmblodha nji volum të vogël të vjershavet të mija dhe ja paraqis publikut shqiptar. Nji punë e pakët, por e kujdesëshme, qi besoj se do t’i vlejë mjaft literaturës s’onë të vorfën. “
Et’ hem Haxhiademi
-nga parathania e Lyrës
Elbasan 14 Mars, ‘37

A këndohet mençëm Noé? … Barcodes fillon me këtë Namë ngjethse që t’ijët ia këndojnë me zell vetes përditë e përvit, e vazhdon:
“ Go, people, crawl / as stingy crooks/ to kiss the hands of piteous Godfathers/ to lick the feet of bank administrators, / to tear the knees in delirium/ toward the Sacred Appearance, / to whip the evil from the skull, / to engrave bleeding snakes on the back “ -“ May Eternal be the Prayer “ këndon përfund autori – “ Our Bank that art in Land…”
Ndërkohë që overtura e harpës së bukur të Haxhiademit e ulë perden po me kët bekim e namë :
“ Ktá qi votrat ngjyn’ me petka t’zeza..
Nëqoftse do t’më mbaj’ shum’ frym’ e ime
E rastet të volitshme të më jenë,
…Do t’u vargoj të gjithve veprat n’shkrime,
Qi nga nji përmendore t’vogël t’kenë ;

…Por ah, kujt ti thuësh për pun’ të shkuëme,
Kur bij rrebêlësh rrijn’ me duer përveshë
Edhé lëpijn’ me shij’ ndër en’ të shpuëme..”
“.. Mbassi detyrën shpërdoruën pa vend
E si ç’ më ra në vesh, sa bes’ s’e zuna,
Nga vledhja n’burg i vun’ të han’ me qent ;
Këtyne u kujtoj prá qi godita,
Ca Përmendore porsi Piramida.
~ Haxhiademi , Lyra ,
Kanga Shekullore , 14. III. 1937 ~
Ah, këta filla paralele t’kohnave, që puqin t’Parët e mençëm të Nji Fisi!
Pavarësisht nga koha, smundat sociale e letrare në të cilat krijojnë, edhe má fort prej tyne, pavarësisht nga ambienti në të cilin krijojnë, qoftë ky i 80 vjetvet ma parë a sot, të Tillët – e kanë të qartë misionin e vet. Mbase, e para gjá që u ásht shkrue qysh n’lindë. Është nji faqe interesante me Aforizma të Noé-s në fund të Abysses , botuar në States nga Author House, 2009. Ndër të tjera autori shkruan : “ Intellectuals Inspire Revolutions. They enter first as idealists- and exit first as losers, kicked out by opportunism & ignorance” ( Intelektualët frymzojnë ndryshime të mëdha. Fillojnë të parët me idealizëm – e dalin po të parët – përjashtue prej oportunizmit e injorancës ) !!…. Sikur jehojnë ato fjalë t’mençme prapë pas vjetesh “ Në nji kohë si kjo e jona …”
Gjithnji kam besue se detyra e shkronjsve të letrave, atyne t’vërtetve që i njoh sa i has, fillon e mbaron me rrëfenjën…
Ndërkohë ata kanë lëvize tek tregimi a vargu tjetër që asht i shkruem qyshkur mbrenda tyne, nji mision e diktesë, ndi e ditë qysh n’vogli.
Asht detyra e t’tjerve megjithate, ta mësojnë rrëfenjën, ti vendosin ato t’Artat e hershme e Ndritatve sotme, ato m’a t’mirat aty në ballë. T’jua tregojnë fmijve e rinisë në banka e klasa, zevendsu nji sistem të vjetërsuem & tjetërsuem, shpesh me prioritete të hutueme e të neveritun. Tua paraqesin mençem- si ma e mira jonë që duhet mësue….
Më vjen ky libër rreth nji kohe t’ftofët, kur sapo kujtimet e bukurat e fmijve të palindë si unë, po vriteshin ende pa u jetue. Kur çdo rranjë e kangë e njomtë ja ku po ç’bahesh; çdo rrezej sapo i knohesh lutja e funit… t’vulosesh n’kutia betonesh hermetike t’pa harta, n’emën të çdo njerke që i thirresh nanë.
E bashkë me kangën mekún, edhe ma mjerë ata që mbetën mbas! Zinte ftofta e thatsina e madhe…
m’paskesh nisë tregimin e vendit tHirtë…
E hapa mbramë, me nji shënim nga dora e vetë shkrimtarit… Nga ato shënimet që ju dëfteva m’sipër, kujdesun e finesë si nji menim i heshtun se asht ba zakon! E ende më çudit. Sa gjest fisnik. Sepse unë, kam lexuar shumë shkrimtarë shqiptare – por njoh pak Zotnij!
Do e marr edhe nji kopjen time megjithatë. Ju shkrofshi gjithnji gjana t’bukura. Po unë, gjithnji do i jem mirnjohse atyne që mendojnë gjuhën e kujtimet time si për lezetin tim. Gjithnji do i kërkoj e gjej me kureshtje. Përherë do i buzëqeshi e ruej Puntorët e Muzavet, ata ma t’fismit – përkrah.

Po afron Mars… Ky shënim, i kushtohet tim Gjyshi & gjithkujt e gjithçkaje që i kam ba v’menje ma fort n’menime t’mija.
 

 

 Hortensia Haxhiademi

Filed Under: Opinion Tagged With: Hortensia Haxhiademi, Shpend Sollaku Noe', The memory keeper

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT