• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2018

BOTOHET NE VATIKAN LIBRI I EDLIRA AGAJ ZHITI “DITA E SHENJTORES NËNË TEREZA”

March 16, 2018 by dgreca

1 Shen Tereza Eda Sapo doli nga shtypi libri “Il giorno di Santa Madre Teresa”, botim i shtëpisë botuese të Vatikanit LEV (Libreria Editrice Vaticana), më prestigjozia e ndër më të njohurat në Itali. Autore është , Edlira Zhiti, që ideoi dhe mblodhi  emocionet dhe mbresat e grave ambasadore dhe bashkëshorteve të ambasadorëve pranë Selisë së Shenjtë, të pranishëm në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës në Sheshin “San Pietro” në meshën e madhe të celebruar nga Papa Françesku.

Edlira Zhiti me ato shkrime krijoi antologjinë e saj, sa të veçantë dhe origjinale, po aq dhe dhe universale. Secila prej pjesemarreseve në antologji, ambasadore apo bashkeshorte ambasadori, ka sjellë rrëfime e përsiatje të drejtperdrejta, që i lidhin me Shenjtoren. Disa prej tyre kanë patur fatin jo vetem ta takojnë, por dhe të luten së bashku me të, dikush tjeter tregon një udhetim nga Roma në Vjenë, pas lumturimit të Nene Terezes – me reliquet e saj, një tjetër tregon dhe për takimin e Nënë Terezes në Turanë më vejushen e diktatorit, një grua tjeter, tregon që e arrestojnë në moshen 18 vjecare se shpërndante literaturë subversive, ndersa me vone njihet me lutje të Nënë Terezës duke fituar kështu lirinë e brendshme si dhe mjaft deshmi të tjera që të mrekullojne me sinqeritetin e tyre. “Fryma e Nënë Terezës na ka bashkuar të gjithave”, – shkruan Edlira Zhiti në esenë e saj që paraprin shkrimet, ku gjendet ato të ambasadoreve, asaj të Mbretērisë së Bashkuar, të Bosnjës, të Gjeorgjisë, të San Marinos, të bashkëshorteve të ambasadorëve  si ajo e Japonisë, ndërkohë dhe konsulente e botimit, e Angolës, Austrisë, Kanadasë, Kilit, Guatemalës, Indonezisë, Italisë, Libanit, Polonisë, Republikes Demokratike të Kongos, Rusise, Slovakisë, Sllovenise, Hungarisë e Bashkimit Europian. Në fund të librit janë vendosur deshmitë e dy murgeshave shqiptare, Motër Elena e Motër Majlinda, të cilat të frymezuar prej Nene Terezes kane ndjekur rrugen e Saj…” -E kam ndjekur Nënë Terezën”,- thote Edlira Zhiti. Kam qene në ditën e Lumturimit të Saj si pelegrine në Sheshin “Shën Pjeter” së bashku me bashkeshortin dhe djalin tonë, Atjonin, emri i të cilit në shqip do të thotë “Ati ynë”.

Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezes ku merrja pjese si bashkeshorte e titullarit të Ambasadës Shqiptare, sytë e mi nguleshin te vendi ku Atjoni ishte ulur dikur… Prania  e Tij e perhershme në ne, që drejton zemrën dhe hapat e mi, më thërriste ta bëja këtë libër, që përbashkon shtete e kontinente me bukurinë e pafund te shpirtit të gruas, të shenjtërisë së nënës.(Korresp i Diellit)

 

Filed Under: ESSE Tagged With: DITA E SHENJTORES, Eda Agaj Zhiti, Nene Tereza

PARIS, Kosova ftesë kompanive franceze për investime

March 16, 2018 by dgreca

1 Thaci Thirrje investime

 -Presidenti Thaçi në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në Kosovë/

PARIS, 16 Mars 2018-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Këshillit të Biznesit Francë-Kosovë “MEDEF International” në Paris. Presidenti Thaçi ka thënë se si shtet i ri, me popullatën më të re në Evropë, Kosova është e etur për dije, punë, zhvillim dhe prosperitet, duke paraqitur një potencial të madh për investime. Ai ka thënë se në Kosovë janë bërë reforma në të gjithë sektorët e jetës dhe konfirmimi më i mirë i këtyre të arriturave është nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit me Bashkimin Evropian, por edhe marrja e statusit të vendit kandidat për fondet e MCC-së të Kongresit Amerikan.“Të dyja këto janë dëshmi e suksesit tonë në reforma të gjithanshme dhe në konsolidimin e shtetit të Kosovës. Jemi vend me rritje konstante ekonomike, mesatarisht 4 për qind në vit, që prej kur jemi shtet. Kemi stabilitet të borxhit publik dhe sistem bankar të suksesshëm dhe të qëndrueshëm”, ka thënë presidenti Thaçi.Kreu i shtetit ka folur edhe për ndërtimin e rrugëve dhe autostradave që lidhin Kosovën me vendet e rajonit dhe më gjerë, me kontinentin dhe me portet më të mëdha, duke shtuar tutje se është rritur vazhdimisht edhe prodhimi vendor dhe cilësia e prodhimeve.“Kemi vazhduar të hapim shkolla e universitete që të përgatisim fuqi punëtore, që të jetë konkurrente në Evropë. Sot shohim kompani evropiane e botërore që kanë ardhur në Kosovë dhe po i shfrytëzojnë këto kapacitete e këto potenciale të Kosovës”, ka pohuar ai.Presidenti ka thënë se mbi të gjitha, sot Kosova është një vend që ka mbyllur kapitullin e luftës dhe është një shtet i fokusuar në zhvillim, bashkëpunim dhe integrim.“E kemi thënë qartë që veten e shohim në NATO dhe në Bashkim Evropian. E kemi mirëpritur konfirmimin nga NATO-ja dhe BE-ja që Kosova, si dhe i tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor, e kanë vendin në këto dy organizata”, ka thënë presidenti Thaçi.I pari i shtetit ka theksuar se Kosova nuk është më ajo e para 20 vjetëve, por është një vend që me sukses ka tejkaluar shkatërrimet e luftës dhe është kthyer kah paqja dhe zhvillimi.“Në këtë sukses tonin jemi falënderues për përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare kanë qenë bashkë me ne në ndërtimin e sistemit tonë juridik, që garanton drejtësi për të gjithë”, ka thënë ai. Presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për shtetin francez, që ka përkrahur Kosovën në ndërtimin e paqes, në ndërtimin e shtetit dhe tash na përkrahin në ndërtimin e një të ardhme evropiane.“Jemi mirënjohës që kompanitë nga Franca kanë qenë ndër investitorët e parë në Kosovë. Por, dëshirojmë që këtë bashkëpunim ta thellojmë edhe më shumë, sidomos në ekonomi”, ka thënë presidenti Thaçi.Ai i ka ftuar kompanitë e Francës që t’i shikojnë mundësitë për të bashkëpunuar sa më shumë në fushën e ekonomisë, me interes të ndërsjellë të dy shteteve, por edhe të tërë kontinentit tonë./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, ftese kompanive franceze, Investime ne Kosove, Thaci

E majtë dhe e djathtë

March 16, 2018 by dgreca

1 astrit LULUSHI
Nga Astrit Lulushi/
Njeriu, në dukje i qetë, dëshiron atë që nuk e ka vetë; paqe me botën e jashtme apo një lloj armëpushimi. Përbrenda ai vlon. Por njeriu vërtetë i i qetë është në paqe. Kjo, jo më shumë për faktin se nuk di të ketë bërë gjë të keqe, por sepse nuk i ka shërbyer imorales e amorales, atyre për të cilat një ditë duhej t’i vinte turp.
Na ishte një herë një kohë kur liria nuk kishte shumë vlere, madje nuk çmohej fare. Njeriu i trembur “kishte dëshirë” t’i dorëzonte vullnetarisht liritë e veta dhe ishte gati t’i nënshtrohej lehtësisht çdo autoriteti. Ishte epokë kur dijet merreshin e mbaheshin mbyllur që të mos përhapeshin, dhe virtytet nuk respektoheshin, shkeleshin, nuk ruheshin. Kjo gjendje e bënte njeriun të ishte injorant, padije, gjithmonë i zhgënjyer në veprimet e veta, të fundosur nënpeshën e tyre edhe pa ndihmën e shtetit.
Po ashtu, spastrimet e herë-pas herëshme, apo “fushata e luftës së klasave” tregonin se asnjë person nuk ishte i mbrojtur nga “gabimet”; njeriu nuk shpërblehej për atë që kishte dhënë, por për atë që jepte, ose jo. Kjo e bënte atë lehtë skllav përballë një dënimi apo një fjale a lëvdate publike.
Por kur mendon për të kaluarën, njeriu priret të harrojë keqbërësit dhe idiotët që i shërbyen asaj kohe, dhe kujton të urtët. Sepse në fund, nuk ka rëndësi se si, por në ç’anë ke luftuar. Dhe ishin vetëm dy anë; e majtë dhe e djathtë; e keqe dhe e mirë.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, e djathte, e majte

Edhe Kadaren e Agollin i kritikonte ndonjëherë “DRITA”

March 16, 2018 by dgreca

1-Gezim-Llojdia-240x3001 drita

Nga Gëzim Llojdia/

1.Kadarenë  e kam vizituar në studion e tij në vitin ,86,ndërkaq isha veçse një student .  Nga kjo vizitë mbajë mend ende pamjen e një murgu të  letrave, që çuditërisht vinte nga bota e epërme hyjnore. Dua të shqyrtoj, se ai ishte një :”punëtor i letrave”, që e gdhinte dhe ngryste kohën me letërsinë. Nën syrin tim ky ishte mendimi i parë .Mirëpo edhe pse Kadare  njihej  ndërkaq tej kufirit të këtij vendi dhe botohej nëpër botë (në bibliotekën  e tij në shtëpinë  e tij,librat me kopertina të ndryshme ishin  botimet në gjuhët e ndryshme të botës) , shkrimtarin  e godisnin me forma dhe mënyra të ndryshme  dhe më çuditërisht   e më tepër të përhapura aso kohe  ishin letrat,  që mbrinin nëpër redaksi gazetash apo kritikat që i bënin jo në pak raste :” lexuesit  që në disa raste shfaqen si lexues të  porositur”. Aso kohe parimi  ishte i qartë .Nëse ishe dikush, pra nëse ishe kaposh,ta prisnin bishtin dhe nëse s’ishe i tillë, të vinin krejt papritur  bisht.I lexueshëm parimi i kohës :”Partia mbi të gjitha kudo dhe në çdo vend”.

2.Mjafton për të shfletuar të përjavshmen  :”Drita”,letrarore-artistike të 10korrikut 1966,për të kuptuar qartësisht si bëhej kritika nga lexuesit në shtypin letrar.Në dukje qartësisht kritika e ndershme, po në thelb a ishte e tillë?Një tregim me shumë pik-pyetje,shkruan (B.Myftari,punëtor në stabilimentin:”M.Duri” Tiranë.) Ku midis të tjerave shkruan:Unë do bëj fjalë në këtë shkrim për një tregim të tillë,për tregimin:Zbërthimi” të Ismail Kadaresë,që është botuar nga fundi i vitit të kaluar në gazetën:”Drita”. Ja përmbajtja më dy fjalë:”Një fshatar nga një “fshat i humbur”, që nuk e ka parë luftën me sy’ gjen një natë në bregdet një minë të cilën e merr për fuçi vaji dhe duke e rrokullisur e çon në shtëpi. Kur  kupton se është minë jep alarmin në të gjithë fshatin. Fshatarët të trembur nga kjo e papritur  sikur tu kishte rënë kolera braktisin shtëpitë dhe dalin jashtë fshatit.

Duke vijuar  me tregimin, autori shkruan se : djali i madh i fshatarit shkon në qytet për të mësuar si zbërthej mina .Fshatarët  kërkojnë një mjeshtër, por as ai nuk e zbërthen dhe shpëtojnë vetëm kur vijnë partizanët. Mbasi përfundon së lexuari këtë tregim të lindin këto pyetje:” Ç’ka dashur të thotë autori me këtë tregim?.

Ku ndodhet ky fshatë i “humbur” që s’ka parë luftë me sy?

Ç’janë këta fshatarë që tremben kaq shumë nga mina?

Armikun. Ne qoftë se  mina përfaqëson armikun,po ushtarët fashistë të postës çfarë përfaqësojnë?Autori ka dashur të thotë diçka, por nuk ja ka dal. Një fshat i tillë nuk ndodhet asgjëkund në Shqipëri. Vetëm në fantazinë e autorit. Fshatrat tona janë djegur e zhuritur nga fashistat e nazistat. Fshatarët, që përshkruhen në tregim nuk janë shqiptarë. Shqiptarët nuk tremben. Këtë e dinë shumë mirë edhe armiqtë. Pra janë krijuar nga autori .E marrin minën për një moment si simbol, që përfaqëson armikun. Por,autori e rrëzon vetë këtë si simbol kur thotë se aty afër ndodhej një postë me ushtarë fashistë .Pra u rrëzua simboli e bashkë me simbolin edhe tregimi,sepse ky tregim është bazuar në simbol.Ky tregim mund të mbetet si legjendë,por të edukon  për keq. Fshatarët simbas autorit tremben nga mina(armiku) braktisin shtypit dhe largohen të tmerruar. Por legjendat e bukura të popullit na tregojnë  të kundërtën.

Marrim shembull :”Gjergj Elez Alia”,Bajlozi i zi që ka dalë nga deti përfaqëson armikun…Me tej ky autor shkruan: Gjuha në tregim është e thatë. Ajo nuk është bazuar në pasurin e folklorit tonë,megjithëse autori përmend shpesh fjalët “tmerr”,”llahtarë” etj. Tregime të tilla nuk dëshiroj të lexoj. Presim nga shokët shkrimtarë të na shkruajnë vepra të bukura,të bazuara ne gjuhën popullit,ku pasqyrohen bukurit e vendit tonë, shpirti i popullit tonë,vetëmohimi i popullit tonë për ndërtimin e shoqërisë sonë të re,për ndërtimin e socializmit,vrullit revolucionar,që ka pushtuar masat tona punonjëse. Besoj se shkrimtarët do të na e plotësojnë dëshirën sepse tani,ata janë më afër me masat dhe do ti njohin më mirë ato,përfundon letra e punëtorit të stabilimenit M.Duri” të Tiranës.

2.Po në faqen dy të kësaj gazete letrare-artistike shfaqet edhe shkrimi i M.Zeqo,nxënës ,Durrës. Duke folur për edukimin komunist revolucionar të brezit të ri,  ai merë në analizë, disa tregime të disa autorëve shqiptarë. Në fillim ai analizon tregimin e A.Cergës :”Ne ishim tetë”  duke shqyrtuar fjalët se ky ishte një tregim i mirë. Ndërsa tregimi tjetër:Ujqërit’ i Agim Cergës,shkruan M.Z është i zbehtë dhe ka tinguj fallco. Në këtë tregim vihet re  një tendencë humanizmi të sëmurë. Autori  me anë të këtij tregimi e zbut figurën e oficerit fashistë i cili ka ardhur në vendin tonë. Ky oficer ka lëkundje shpirtërore dhe nuk donë, që të luftoj kundër shqiptarëve. Autori e justifikon këtë duke thënë se  është arbëresh. Pra oficeri nuk don të luftoj kundër shqiptarëve se është arbëresh, por sikur ky oficer të ishte në nj shtet tjetër,a do të luftonte?

Dua të theksoj se ky oficer duhej të kish merita në ushtrinë fashiste,përderisa kishte gradën oficer.Nëpërmjet tregimit ky njeri me merita fashiste na del njerëzor dhe i dhembshur .Më poshtë autori analizon tregimin e autorit T.Laco “Larashi” duke quajtur një tregim të mirë.Duke analizuar D.Agollin, ai shkruan:”Tregim i dobët dhe pa vlerë është tregimi”Kamerad,kamerad” i D.Agollit.Se kuptoj ce  ka shqetësuar D.Agollin të shkruante këtë tregim. Një doktor italian dezerton nga ushtria e tij dhe vjen tek partizanët .A nuk kishte ndonjë cilësi të shquar. Sish trim,por nga ana tjetër  ish i dhënë mjaft mbas dashurisë,megjithëse në një moment autori e ngre doktorin kur  ky ndodhet pranë një gruaje,që po lindte,prapë se prapë figura e doktorit është e zbehtë .Ku qëndron fabula e këtij tregimi?

Duke mbyllur këto shënime dua të theksoj  edhe njëherë se ne të rinjtë,duam të lexojmë tregime, që na mësojnë,duam të gjejmë  në letërsi heronj,që të mund ti marrim shembull në punën e  jetën tonë. Mbyllet po me këto fjalë letra e nxënësit nga Durrësi.

Filed Under: Komente Tagged With: Gezim Llojdia, Kadaren e Agollin, Kritikonte, Kur Drita

SQARIM PËR NJË NJOFTIM TË VATRËS

March 16, 2018 by dgreca

Logo Vatra-1

Në njoftimin e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA të datës 25 Janar 2018 përmendet se Dr. Gjon Buçaj ka ndërhyrë në tekstin e Kanunores së Vatrës.Sqarojmë se ky njoftim kishte të bënte kryesisht me Amendamentet e pamiratuara dhe jo me Kanunoren. Ish kryetari z.Gjon Buçaj nuk ka ndërhyrë në tekstin e Kanunores dhe i kërkojmë ndjesë z. Buçaj për këtë pasaktësi.Lidhur me Amendamentet e pamiratuara në Kuvendin e Floridës 2015 dhe as me pas, siç u sqarua në mbledhjen e Këshillit të dt. 3 Mars 2018, po punon grupi I punës I kryesuar nga z.Bashkim Musabelliu që të gjitha draftet e amendamenteve dhe sugjerimet që po bëhen nga degët ti paraqesë për miratim në kuvendin e rradhës. Vetëm Pas miratimit përfundimtar të Amendamenteve nga delegatët në Kuvend, do të botohet zyrtarisht Kopja e çertifikuar e Kanunores dhe do ti shpërndahet anëtarësisë.
Me këtë rast po botojmë edhe letrën e z. Buçaj, e cila është botuar më perpara edhe gazetën Dielli në print.

***

LETRA E ISH KRYETARIT DR. GON BUÇAJ

Të dashtun Vatranë e Vatrane,

kam kënaqsinë t’ju dërgoj Kanunoren e Vatrës, të rishtypun bashkë me shtesat (Amendment) e saj, anglisht edhe shqip.Do t’ ju kujtohet se në Kuvendin e VATRËS të vitit 2013, në mes tjerash, u vendos që të formohej nji komision i cili, gjatë priudhës deri në Kuvendin e ardhshëm, do të merrej me hartimin e nji projekti për nji kanunore të re, që do t’i përshtatej ndryshimeve të kohës.

Këshilli Drejtues formoi nji komision me kyetar z. Bashkim Musabelliu, për hartimin e nji projekti për nji Kanunore të re, të cilin e përgatiti dhe e paraqiti në Kuvendin e vitit 2014, por gjatë diskutimevet doli ideja për të ruejtë Kanunoren origjinale, kurse ndryshimet e parapame në projektin e ri t’i bashkoheshin tekstit të vjetër si shtesa (Amendments).

Disa nga shtesat u aprovuen në Kuvend, por për arsye kohe, u autotizue Kryesia për hartimin e të gjitha shtesavet dhe përgatitjen për shtyp.Edhe në Kuvendin e vitit 2015, ku z. Asllan Bushati lexoi sygjerime për hartimin e shtesavet, u la në kompetencën e Kryesisë që të ndiqej procedura e porositun në Kuvendin e 2014-ës. Prej Kuvendit 2014 Vatra ka funksionue simbas ndryshimeve të aprovueme në atë Kuvend, edhe pse rishtypja e Kanunores origjinale me shtesat e reja nuk kanë qenë ende të botueme në shtyp.

Tue ndjekë me vëmendje porosinë e Kuvendit, përgatitja për shtyp e shtesavet në gjuhën shqipe asht përfundue para Kuvendit 2017 dhe asht dërgue me e-mail (Kryesisë, degëvet, editorit, zotit Musabelliu e tjerëve), me përjashtim të përtkthimin dhe të marrjes nepër dorë të versionit anglisht nga nji ekspert ligjor. Kjo ka mbetë nji nga punët dhe projektet e nisuna për t’u përfundue nga Kryesia e re. Për këtë qellim, zotit Dritan Mishto i kam lanë në dorë nji listë punësh për t’u krye, tue përfshi përkthimin e shtesavet dhe shtypjen bashkë me Kanunoren origjinale në të dy gjuhët.

Tue pa se, pesë muej e ma tepër mbas Kuvendit, Kryesia e re nuk ka mujtë me gjetë kohë për të marrë në dorë përkthimin e shtesavet dhe botimin e tyne bashkë me Kanunoren origjinale, e ndjeva obligim që unë ta marr përsipër këtë punë detyrë të mbetun e pakryeme.

Përkthimi profesional asht pa nga nji ekspert ligjor amerikan dhe, ndonji ndryshim që ky i fundit ka ba në tekstin anglisht, asht reflektue në tekstin shqip. Kështu ishte porosia dhe premtimi i përsëritun në Kuvend dhe në mbledhjet e Këshillit Drejtues. Si kryetar i Kryesisë së autorizueme nga delegatët në Kuvend të rregulltë, e aprovova rishtypjen e Kanunores bashkë me shtesat (Amendments) në të dy gjuhët. Kam besim se ju anëtarët do ta çmoni dhe se Kryesia e re do t’a presi me mirënjohje.

Kanunorja origjinale dhe shtesat mund të ndryshohen vetëm me votat e dy të tretave të delegatëve të rregulltë në nji Kuvend të rregulltë, kurse shtesa të reja mund të aprovohen me shumicë të thjeshtë, 51%.

Me përshëndetje të përzemërta,

Gjon Buçaj

19 Janar 2018

 

Filed Under: Opinion Tagged With: dr. Gjon Bucaj, Letra, per njoftimin, Sqarim i Vatres

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT