• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2018

Dule Malindi këndon në Vatër:Mbeçë more shokë Mbeçë

March 14, 2018 by dgreca

1 dule gezim1 Ulur1 Gezimi spjegon1 dera

Këngëtari i njohur skraparlli Dule Malindi ishte mysafir në Vatër të Martën me 13 Mars 2018. Ai e filloi vizitën në mënyrën më origjinale;pa u ulur mirë ia nsi këngës”Demir Zyko, Demir Kënga”, me refrenin e dhimbshëm”Mbeçë more shokë mbeçë…”:

Mbeçë, more shokë, mbeçë
Përtej Urës së Qabesë
Falëm me shëndet nënesë,
Kàun e zi le ta shesë….

Zëri melodioz kumboi në Vatër dhe u shoqërua me duuartrokitje. Natyrisht ai nuk kishte ardhë për koncert në Vatër, thjesh imrpovizoi…. Ky ishte prezantimi i tij para mikpritësve vatranë.

– E kisha ëndërr që të vizitoja Vatrën, tha ai për gazetën Dielli dhe tregoi motivin e kësaj vizite:- “Unë mbaj emrin e gjyshit. Ai quhej si unë, Dule Malindi. Ka emigruar herët në SHBA, dhe kur shqiptarët e Amerikës u bënë bashkë duke themeluar Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA nën drejtimin e kolosëve Noli e Konica, ai pa hezitim,u bë pjesë e saj. Në shtëpi ruajmë relike të Vatrës, dëftesa të tij me vulën e Vatrës, që tregojnë kontributet e tij për çështjen shqiptare në emër të Vatrës dhe ndjehem krenar, që sot vij në këtë Tempull të Historisë së Shqiptarëve të Amerikës, si nipi i vatranit Dule Malindi….

Biseda rrjedh lirshëm me nga një gotë raki, sipas traditës shqiptare. Editori i Diellit shpalos për Malindin dhe shoqëruesit e tij Historinë e Vatrës dhe të Diellit,ndërsa Zef Balaj dhe Asllan Bushati plotësojnë bisedën, ndërkohë që Këshilltarit për çështjet e kulturës në Vatër, z . Gezim Nika, i prezantoi mysafirit vizionin për veprimtaritë kulturore dhe ruajtjen e identitetit Kombëtar këtu në SHBA.

***

KUSH ËSHTË DULE MALINDI?

Dule Malindi është këngëtar i njohur. Një klarinetist shqiptar që luan muzikën popullore popullore tipike të qyteteve jugore të vendit. Ai ka regjistruar një album për etiketën Shqipja Master Studio.

Malindi është mjeshtër i interpretimit të këngëve të vjetra të trevave jugore, këngëve të dashurisë, kolazhe dasme, të mërgimit, të bukurive natyrore, këngëve me tematikë sociale etj.
*Në Nëntor 2013, Dule Malindi merr pjesë në Musical-Fest 2013 me këngën “Laberi Dhe Toskeri”, në bashkëpunim me Paro.
*Më datë 3 Shkurt 2015, Dule Malindi publikon videoklipin “Dashuri Moj Hallemadhe”, në bashkëpunim me Paro Ziflaj.
*Më datë 14 Korrik 2016, Dule Malindi publikon videoklipin “Kolazh Dasme 2016”.
*Më datë 13 Maj 2017, Dule Malindi publikon videoklipin “Mall Per Vendlindjen”.
*Më datë 8 Korrik 2017, Elton Qeraj publikon videoklipin “Berat-Permet-Skrapar”, në bashkëpunim me Dule Malindi.
* Më datë 12 Janar 2018, Dule Malindi publikon videoklipin “Rrofte Vera Dhe Rakia”.

*Fotografite i shihni ne facebook dielli vatra

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Dule Mlaindi, Mbece, more shoke mbece, Vater

Një gjeni si Stephen Hauking

March 14, 2018 by dgreca

Kujtoj nga intervista- Lary King:  “cili është problemi aktual më i rëndësishëm e më i vështirë që po përballon njerëzimi”…?

Stephen Hauking :-“Shtimi i pakontrolluar i popullsisë”, iu përgjegj shkencëtari… “Po qe se vazhdohet me këto ritme, – vazhdoi ai, – në vitet ’30 të shekullit të ardhëshëm, njerëzit do të bashkëjetojnë ngjitur me njeri tjetrin…/

1 Andon Dede1 Stephen_Hawking

Nga Andon Dede, Nju York/

Vdekja e shkencëtarit të shquar, Stephen Haukins, është një humbje e madhe për Botën, në përgjithësi. Them kështu se ai nuk qe vetëm një gjeni në fushën e Kozmologjisë apo Fizikës teorike, por dhe një mendje e ndritur e një qytetar i madh që ka ngritur zërin për problemet më shqetësuese që po përballon e do t’i duhet të përballojë njerëzimi dhe që, për fat të keq, kanë rënë në vesh të shurdhër tek ata që mund të ndihmonin për shmangien e rreziqeve të mundëshme që mbartin ato. Por unë, duke mos qënë specialist i atyre fushave nuk guxoj të merrem më shumë për ndihmesën e jashtzakonshme të tij në shkencat që lëvroi. Për më tepër që lexuesi, me disa klikime në Internet mund të gjejë të dhëna e informacione me bollëk për jetën dhe veprën e këtij shkencëtari të shquar. Përmes këtyre rreshtave desha vetëm të rrëfej një përjetim timin e që mbart, sipas meje, mesazhe të mëdha.

Sapo kishim ardhur në Amerikë dhe po ndiqnim në darkë emisionin e përditshëm “Larry King Live”. Sado turp që të jetë, unë deri atëhere kisha dëgjuar vetëm emrin e këtij gjeniu të gjallë dhe nuk dija pothuajse asgjë më tepër për të. Kur Larry Kingu bëri prezantimin e të ftuarit, unë, që nuk e dëgjova mirë, me që po merresha me diçka tjetër, i them time shoqeje: “Aman mbylle se nuk e shoh dot…Keq më vjen për të, por le ta kalojmë tek një emision tjetër kësaj radhe…”. Ajo nuk e plotësoi kërkesën time duke u justifikuar se “mbase ia vlen, me që është shkencëtar i shquar”. “Shkencëtar i shquar ai?!” – ia ktheva unë dhe nuk e zgjata më dhe nisa ta dëgjoj me vëmendje. Pyetjet e moderatorit të njohur dhe përgjigjet e shkencëtarit të shquar më mbërthyen qysh në fillim pas ekranit, si rrallë herë. Po e them pa e tepëruar se ajo intervistë ka qënë dhe mbetet një nga më interesantet dhe më me vlerë që kam ndjekur në jetën time, në mos e pakrahasueshme me të tjerat. Edhe pse kanë kaluar rreth njëzet vjet qysh atëhere, po të më pyesë njeri tani, jam gati t’i riprodhoj pa vështirësi pyetje-përgjigjet e saj, si ato që lidhen me “gropat e zeza” të hapësirës, nëse ka jetë në planetet e tjera e çështje të tjera. Nuk më hiqet nga mendja dhe pyetja e fundit që i bëri Larry Kingu se “cili është problemi aktual më i rëndësishëm e më i vështirë që po përballon njerëzimi”. “Shtimi i pakontrolluar i popullsisë”, iu përgjegj shkencëtari, “Po qe se vazhdohet me këto ritme, – vazhdoi ai, – në vitet ’30 të shekullit të ardhëshëm, njerëzit do të bashkëjetojnë ngjitur me njeri tjetrin…”. (Po e them në parantezë, nga që nuk guxoj ta pohoj me zë të lartë, se po doli parashikimi i tij, nga ky mbipopullim nuk na ndan më shumë se një dhjetëvjeçar…).

Ja, ky qe episodi apo përjetimi im që desha ta ndaj me të tjerët, jo thjesht si një kuriozitet, gjë që as që do t’ia vlente, por për disa mesazhe të fuqishme që dalin prej tij, sipas këndvështrimit tim.

Ai qe gjeni dhe për fat të keq, Bota ka aq pak të tillë. Duke qënë kështu, mos vallë ne të tjerët, s’kemi se ç’përfitojmë nga përvoja e tij?! Mendoj se është e kundërta, ndaj dhe i shkruajta këto rreshta. Historia botërore ka treguar se shëmbuj si ky, që kanë pësuar fatkeqësi të tilla shëndetësore, si ai, komplet i paralizuar e që lëvizte me karrocë e komunikonte me aparate speciale, pra, ka pasur plot, madje edhe tek njerëz të talentuar në mos dhe gjeni. Por, mjaft prej tyre, në mos shumica, i janë dorëzuar fatit dhe e kanë vazhduar jetën në atë mjerim të vajtueshëm që Zoti apo Natyra kishte rezervuar për ta. Krejt ndryshe ndodhi me Stephne Haukins-in: ai vazhdoi veprimtarinë shkencore, madje dhe pedagogjike, thuajse njëlloj si të qe normal. (Sa për kuriozitet: para ca kohësh kam ndjekur në television, një kronikë për një biznesmen të suksesëshëm që ishte pa këmbë e me duar të gjymtuara).

Por, nga përvoja e tij mendoj se mund të përfitojmë të gjithë. Ne ankohemi e dorëzohemi për shkaqe apo simptoma fare të lehta, duke filluar nga një dhimbje koke apo shpatulle e deri tek ndonjë grip që na privon nga jeta normale. Lëmë çdo punë e mbështillemi në qoshen familjare, duke pirë çaj, pasi kemi kapërdirë më parë medikamentet e mjekut…Shpirtërisht jemi për tokë, a thua se morëm fund…Unë nuk them që të mos i kushtojmë vëmendje e kujdes shëndetit të përditëshëm, por le të mendojmë përherë se ka shumë më keq, ndaj të rezistojmë e të mos dorëzohemi. Unë i jap shumë rëndësi faktorit psikologjik apo psiko-terapisë dhe këtë përfundim nuk e kam vetëm nga teoria por dhe nga përvoja personale. Por, këto tema dalin jashtë këtij shkrimi e meritojnë trajtesa të posaçme.

Për të mos u zgjatur, dua ta shoh episodin e mësipërm edhe në një kënd-vështrim tjetër. Është folur e flitet shpesh se “ku qëndron bukuria e njeriut”. Madje, dhe kohët e fundit, disa kanale televizive u ndalën tek kjo temë duke e parë atë krejtësisht tek pamja e jashtëme, madje në hiret e disa femrave që Natyra u kishte dhënë fytyra të bukura, gjokse të hedhura e të pasme të bollshme…As që më pëlqen ta zgjas me këto. Por, do të doja të ndalesha tek një lloj bukurie tjetër, që lidhet me botën e brendëshme të njeriut, si kjo që shtjellova për Hauking-un e madh: duke ndjekur intervistën e tij, përgjigjet e mënçura, si rrallë herë më parë, unë as që e kisha mendjen më tek pamja e tij e jashtëme, për të cilën mblodha buzët në fillim të emisionit. Në fund, më erdhi aq keq që mbaroi intervista e që më duhej të ndahesha nga komunikimi televiziv me atë gjeni të gjallë. A nuk është dhe kjo një lloj bukurie tek njeriu apo e kam gabim?!

Nju York, 14 mars 2018

Filed Under: Histori Tagged With: Andon Dede, Një gjeni, si Stephen Hauking

Dita e Verës në Tiranë

March 14, 2018 by dgreca

Dita e Verës, atmosferë festive dhe show me avion në qiellin e Tiranës/

1 RedbullTIRANE, 14 Mars / -Dita e Verës, atmosferë festive, show me avion në qiellin e Tiranës Atmosfera festive ndihet sot kudo në rrugët dhe në sheshet e qytetit të Tiranës.Kryeqyteti ka veshur ngjyrat e festës, ndërkohë që koha e mirë dhe aktivitetet e shumta të parashikuara nga Bashkia e Tiranës kanë bërë që mijëra qytetarë të dalin shëtitje bashkë me familjet dhe miqtë.2 Banda

Sot në orën 12:00 tek sheshi Skënderbej, do të ketë show, por jo në tokë, në qiell. Sot bën 25 vite Aeronautika shqiptare dhe për këtë kryebashkiaku Veliaj përmes një postimi në Instagram njofton se piloti, Martin Sonka do të bëjë show me një mini aeroplan në qiell.1 Sheshi

Gjithashtu, Parku i Madh pret Ditën e Verës, sivjet edhe më i pastër e më i sistemuar, më i madh me zgjerimet e rrugicat e reja, më i ndriçuar e më rekreativ. Ai do të jetë sot një nga destinacionet kryesore të qytetarëve të Tiranës. Varka dhe kanoe për argëtim, aktivitete sportive, panair kulinarie e muzikë do të gjallërojnë ditën e sotme.

2 skenderbeu 1

Ndërkohë që në orën 10:00 nga sheshi “Skënderbej” drejt Liqenit Articial, do të zhvillohet për herë të parë parada e karnavaleve ku fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit do të parakalojnë me veshje të ndryshme.

Veç zbukurimeve me lulet që simbolizojnë largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës, ndërmarrjet bashkiake kanë veshur edhe të gjitha pemët përgjatë gjithë këtij bulevardi me ngjyra që krijojnë një atmosferë festive.

Në rrugë të ndryshme të qytetit janë ngritur skena më të vogla për të vegjlit, por edhe për të rinjtë të cilët do të kenë mundësi që të ndjekin DJ dhe këngëtarët më të mirë të momentit të zhanreve të ndryshme muzikor.

Ndërkohë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar sot të gjithë qytetarët për Festën e Ditës së Verës, teksa ka postuar foto nga Pazari i Ri që shënon edhe 1-vjetorin e hapjes së tij.“Mirëmëngjes nga Pazari i Ri. 1 vit me xhevahirin e Tiranës që më shumë se treg, bëri bashkë një komunitet. Gëzuar Ditën e Verës”, shkruan Veliaj.Projekti transformues i Bashkisë së Tiranës, e ka kthyer zonën e Pazarit të Ri, nga një ngrehinë, në një hapësirë që funksionon 24 orë, ku paradite fokusi më i madh është te tregtia dhe pazari, kurse pasdite te kulinaria, restorantet rreth e rrotull dhe aktivitete të tjera kulturore, festive e panaire.

 “Dita e Verës”, tradita shqiptare që vjen nga lashtësitë1 D Veres

Një festë festë pagane, shumë më e hershme se krishtërimi është festimi i Ditës së Verës,  në të gjithë zonën e Elbasanit por edhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Por në këtë ditë të shënuar, Elbasani kthehet në qendër të festimeve me aktivitete të larmishme, nga ekskursionet në natyrë, deri tek dreka e begatshme familjare, ku nuk mungon ballokumja.

Zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës.

Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit. Kushdo që do të kalojë këto ditë pranë Elbasanit do të ndjejë aromën ndjellëse të ballakumeve.

Ballakumet janë ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste. Në Elbasan gatuhen vetëm në këtë ditë. Kjo i bën ato edhe më të veçanta. Janë ëmbëlsirat që gatuhen me miell misri të situr mirë, gjalpë bio dhe sheqer të imët.

Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores”, një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë. Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

– Shpati në Ditën e Verës-

Në zonën tradicionale malore të Shpatit, rreth 22 kilometra larg Elbasanit, festa niste me një ekskursion shpateve te Bokanikut, ku të rinjtë që një ditë më parë përgatisnin shilarthe e sheshe për lodra të ndryshme, ku merrnin pjesë me kenaqësi jo vetëm mosha e re, por edhe burra e gra të moshuar.
Kjo ditë e 14 marsit, që ndryshe quhej dita e luleve, gjithnjë shoqërohej me bisqe të gjelbëruar drurësh apo lule të hershme. Dreka e bollshme me mish gjahu shtrohej kolektivisht, pas së cilës, u mbetej fëmijeve për t’a mbyllur festën me trokitje nëpër dyer të fshatit, ku gostiteshin me vezë, pala fiku, fruta të ruajtura për këtë ditë. Vitet kaluan dhe kjo festë pak nga pak i humbi disa nga veçoritë e saj. Së fundi ajo ka mbetur si festë e fëmijëve, por që ruan akoma me fanatizëm drekën e bollshme dhe lulet.

-Në Shënavlash, festohet me natyrën pranë-

Në fshatin Shënavlash edhe sot festa nuk ka humbur asgjë nga tradita. Këtu pergatitjet për këtë festë fillojnë që dy ditë përpara nga fëmijët që merren me këtë parapërgatitje.
Mëngjezi i Ditës së Verës i gjen tërë fëmijët e fshatit grupe-grupe me hithra në duar, duke trokitur derë më derë. Askush nuk kthehet duarbosh. Pjesa ruhet edhe për ndonjë fëmijë që ka munguar. Dhe pasi mbaron riti i fëmijëve, të rinjtë dhe të moshuarit dalin nga shtëpitë dhe urojnë njëri- tjetrin “Gezuar Ditën e Verës! Qoftë një verë e mbarë!”
Gratë në këtë ditë as qepin, as bëjnë punë dore me shtiza sepse, siç besohet, janë të mbrojtura nga gjarpëri. Dhe 12 ditë pas festës së luleve, fshati feston ditën e Baba Nevruzit, kur nuk pritet asnjë lloj druri, sepse besohet se atë ditë tërë pylli falet.
Në fshatra të tjerë në rrethin e Elbasanit, “të plotfuqishmit” e festës së Ditës së Verës kanë mbetur vetëm fëmijët, që mëngjezi i gjen dyerve të shtëpive, prej nga kthehen të gostitur me gjithfarë frutash dhe embëlsirash. Gurabija e mbrujtur me maja miell misri e gjalp erëkëndshëm dhije, ëmbëlsuar me sheqer të bluajtur, me emrin joshës ballakume, i ka mbetur vetëm Elbasanit.(Sipas ATSH)

Filed Under: Kronike Tagged With: Dita e Veres, ne Tirane

Dita e Verëzes në Kosovë, si Dita e Verës në Shqipëri

March 14, 2018 by dgreca

5 skenderbeu
-Prej një viti festë zyrtare në Prizren, e vendosur nga Kuvendi i Kumunës/

1 VeraPRISHTINË, 14 Mars 2018-Behlul Jashari/ Si Dita e Verës në Elbasan, në Shqipëri, në 14 mars, është edhe në Kosovë  Dita e Verëzes, në të njëjtën kohë e me rite dhe emërtim ngjashëm, në rajonin e Prizrenit, përfshirë krahinën e pojës  në malet e Sharrit në lartësi mbidetare mëse 1.000 metra, në komunën e Dragashit, më jugoren në shtetin e ri të dytë të shqiptarëve.1 vogelushja

Si Dita e Verës në Elbasan, në Shqipëri, në 14 Mars, është edhe në Kosovë  Dita e Verëzes, në të njëjtën kohë e me rite dhe emërtim ngjashëm, në rajonin e Prizrenit, të Zhurit, Vërrinit, përfshirë krahinën e Opojës  në malet e Sharrit në lartësi mbidetare mëse 1.000 metra, në komunën e Dragashit, më jugoren në shtetin e ri të dytë të shqiptarëve.3 zjarre ne Kosove

Në Kosovë, edhe pse ka ide,  ende nuk ka organizime institucionale, për festimin e Ditës së Verës, por ritet e festës të lashtë pagane iliro-shqiptare tradicionalisht janë ruajtur brez pas brezi nga populli.  Ndërkohë, Dita eVerëzës – Dita e Vërës prej një viti është festë zyrtare në Prizren, sipas vendimit të Kuvendit të Kumunës.1 byreku

“Si festë tradicionale është e theksuar në fshatrat e Vërrinit, Lumës dhe të Opojës. Ne 14 mars, fillon ripërtëritja e natyrës dhe si festë do ia shtonte atraktivitetin Prizrenit si qytet turistik”, u theksua me atë rast.Në mbledhjen e Kuvendi Komunal të Prizrenit në  23 shkurt 2017, kur u mor vendimi, u lexua shkrimi i vitit 1911 i personalitetit të madh të kombit shqiptar, Faik Konica “Ç’është dita e verës?”, ku theksonte se  “Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve”.1 Flia

Në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në një raportim nga Kosova në 14 mars 2012, para 6 viteve, shkruaja për idenë se, Elbasani mund të jetë shembull edhe për Prizrenin, për organizime edhe institucionale në festimet e Ditës së Verëzes.
“Kjo pyetje juaj është një ide e mirë për të ardhmen”, tha atëherë koordinatori për kulturën në Komunën e Prizrenit, Urim Ukimeri, duke u përgjigjur në pyetjen nëse ka ide a iniciativa që në qytetin më të madh jugor të Kosovës Dita e Verëzes të shënohet edhe me ndonjë organizim institucional, si në Elbasan.

Në foto arkivi të ATSH të vitit 2010 shihet një fëmi në Opojë, ku në Ditën e Verëzes në borë me vezë të ngjyera është shkruar shkurtesa me shkronja të para të emrit në anglisht të Agjencisë kombetare-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë – Albanian Telegraphic Agency – ATA, për të cilën prej mëse çerek shekulli, nga pranvera 1992, raportoj nga Kosova edhe për festimet e Ditës së Verëzes.

Ndërsa, para 22 viteve, në 18 mars 1996, në gazetën e përditshme “Bujku”, të vetmes atëherë në Kosovë, themelues-kryeredaktor i  parë i së cilës isha, në reportazhin nga kufiri Kosovë-Shqipëri me titull “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”,  i dërguar edhe në ATSH dhe që në “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetur” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë e gjejë se është botuar, në 19 mars 1996, edhe në gazetën Rilindja që dilte në Tiranë pas ndalimit nga regjimi okupues në Prishtinë,  mes tjerash, kam shkruar:

“Një grup i të rinjëve dhe të rejave nga rrethi i Prizrenit, ditë më parë ishin penguar të shkojnë në Shqipëri, meqë nuk iu ishin dhënë vizat dalëse nga administrata e instaluar policore serbe në Prizren.

Qëllimi i udhëtimit të tyre në Shqipëri ishte të marrin pjesë në festën e njohur të qytetit të Elbasanit-të Ditës së Verës, Ditës së Luleve, të 14 marsit.

Donon të shihnin se si kremtohet në Elbasan e njëjta festë që është edhe në Prizren e rrethinë”.

Në Opojën e njohur për dimrat me shumë dëborë e pranvera ca “të vonuara”, në prag të Ditës së Verëzes,  pasdite dhe në mbrëmje të rinjë, po edhe fëmijë, ngjiten bjeshëve, te krojet që nuk shterojnë kurrë, mbledhin bimë a lule, drunj e  shkurra dëllinje, dhe ndezin zjarre.

Vezët e ziera e të ngjyera, cakërrohen me njëra-tjetrën në garën cila është më e forta, ndërsa të spërkatura me ujin e krojeve hahen në bjeshkë dhe në shtëpi për shëndet e jetëgjatësi.

Në Ditën e Verëzes zgjimi është i hershëm dhe vazhdojnë ritet e festës, pjesë e së cilës janë edhe këngët e vallet, edhe gatimet e traditës me miell misri apo gruri, por që nuk janë ballokume Elbasani, edhe pse të ngjashme janë.

Në drekën e Ditës së Verëzes në tryeza-sofra shtrohet edhe mishi i qengjit, sipas traditës së këtyre anëve me blegëtori të zhvilluar.

Dita e Verëzes festohet nëpër familje, së bashku, si dhe me vizita te fqinjët e farefisi, me besimin se sjell fat, shëndet, mbarësi, përtëritje e dashuri njerëzore.

Në këtë ditë që është e fillit të verës së re, ritet, përfshirë edhe lulet e bimët që vendosen mbi portat eshtëpive, ndërlidhen edhe me zgjimin e bimësisë, gjallimin,  kalimin nga dimri në pranverë.

Afër Prizrenit dhe në kufi me Shqipërinë, në rajonin e Vërrinit, në festime në fshatin Zhur, më të madhin në Kosovë vezët e ziera herët i ngjyrosin fëmijët dhe bashkë me të rinjët dalin në zonat malore të afërta, ku mbledhin lulen e parë që lulëzon në pranverën e herëshme, luleborën.

Nënat zhurjane bëjnë gatimin tradicional, flinë, si dhe shumë gatime të tjera të veçanta për Ditën e Verëzës, që ështe edhe dita e vizitave të shumëta mes të të afërmëve dhe dhe familjarëve.

“Ani mori Verëz moj e lumja Verëz
Ani dita e parë o ani e Pranverës o”.

Këto janë vargje të këngëve që këndohen në këtë festë të Ditës së Verës në Zhur, fshatin e madh të Kosovës afër vendkalimit drejt Shqipërisë në Vërmicë-Morin nëpër Autostradën e Kombit.

Verëzes i këndohet edhe në 13 mars – në mbrëmjen e pragditës së saj, derisa në çdo lagje të fshatit të rinjtë ndezin zjarre “që t’i jepin sa më shumë fuqi Diellit”.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Behlul Jashari, Dita e Verëzes në Kosovë

Ekskursion Turistik në Strugë, Ohër dhe Pogradec

March 14, 2018 by dgreca

-Një mundësi për të njohur bukuritë e trevave shqiptare/1 Jola DociShkruan Jola Doçi-Dibrani/*Të festosh është normale,por të organizosh udhëtime është një medalje në vete. Edhe bordi drejtues i “Spitalit Ushtarak Universitar i Traumës nga Tirana”,në krye me stafin e tij drejtues, Dr.Arben Zeneli,shefi i urgjencës,Dr.Gjevalin Bushi si dhe shefi i kirurgjisë Dr.Skender Buci organizuan ekskursion turistik.1 PamjePamje nga grupi turistik i”Spitalit Ushtarak Universitar i Traumës nga Tirana” për një udhëtim dy ditor për Strugë,Ohër dhe Pogradec. 2 grupi 1Iniciativës së tyre për ta festuar “Ditën  e Mësuesit” dhe “Ditën  e 8 Marsit” iu bashkuam të gjitha profilet nga ne, si mjek e deri të mirëmbajtësit e spitalit. Për hir të opinionit, po që nuk i komplimentojmë,besoj do u mbesim borxh  me qe  është një institucion  me i  specializuar dhe më i afti për sa i përket traumave me madhore qe ka shteti ynë. Dhe për hire të vërtetës duhen përshëndetur për punën qe bëjnë me përkushtim natë e ditë,orar e pa orare në shërbim të popullit në te katër anët e Shqipërisë,madje edhe nga Kosova ,Mali i Zi dhe Maqedonia qe  ia mësyjnë kësaj qendre universitare!Pikësynim i yni ishte për ta bere një ekskursion dy ditor, ku më mirë së në Strugën e bukur, qytet piktoresk. Po ashtu Liqeni i Stugës bashkon edhe dy qytete tjera  të bukura Ohrin dhe Pogradecin si dy degë lisi të veshura me plot  perla bukurish  natyrore njëri në “Maqedoni  tjetri në Shqipëri”?…

-Të rikujtojmë një fjalë popullore se bukurive të asaj ane iu ka ndërruar shtrati ,por pritet qe të kthehet lumi në shtratin e vet pas 100 vitesh“,nga ndarjet dhe pazarllëqet e fuqive të huaja qe i krijuan Shqipërisë!!!

-Rruga dhe vargmalet qe i kaluam  me një atmosferë kënge ,humori dhe relaksimi nga  bukuritë natyrore na u prish në pikën kufitare  të “Qafë Thanës”.Aty  ishte rrëmujë me pritje nga varg  makinash  dhe mjete tjera  transportuese në hyrje dhe dalje nga Shqiperia për Maqedoni?.Mu kujtua se kam pas rastin ti shkeli shumë shtete të Evropës,por nuk ka as në administratë,as në  rrugë me prit radhën nga rrëmuja e pa rregullsive. Më iku mendja me shumë pyetje,kureshtje,enigma,të vërteta e të pa vërteta nga një e kaluar historike qe po i përcjell popujt e Ballkanit edhe në shekullin e 21-të.!!! Kontrolli ishte i rrepte  sikur i frikësohen realitetit te zhbërjes së Maqedonisë që e ka mbërthyer “Kolapsi i formimit të rrejshëm mbi shpatullat e popullit shqiptar”?. Shikoja me shumë kureshtje valvimin e flamurit maqedonas dhe flamujve të shumë shteteve, pos  flamurit shqiptar që mungonte!?.. Në vazhdim mu kujtuan informacionet për këto zona qe ofrojnë shumë mundësi për turizëm, ku mbizotërojnë përgjithësisht peizazhet panoramike,po ashtu na doli ,u  përballëm  me Strugën e bukur ,me Strugën e  “Festivaleve të Poezisë dhe kulturës”,prandaj  nuk gabuam  qe këtë herë kemi zgjedhur pikërisht këtë zonë t’ja shijojmë vlerat e saj  turistike.

Arkitektura dhe kultet fetare i përngjanin  atyre  shqiptare, jo sllave siç i kane përvetësuar sllavo-maqedonasit etj?!…

Pas një  shëtitje pak orësh ne Strugë  u përballëm me shumë qytetar qe i pyesnim për diçka  në gjuhen shqipe, edhe pse na kuptonin,përgjigjeshin  shumë sakte, por në gjuhen maqedonishte, jo shqip!.2 oher1 struge oher Pogradec1 PogPamje nga këto tri qytete Struga,Ohri dhe Pogradeci që flasin vet me bukuritë dhe perlat e veta përrallore!

-Me të vazhduar rrugën për në Ohër gjithashtu arkitektura dhe kultet fetare i përngjanin  atyre  shqiptare, jo sllave siç i kane përvetësuar sllavo-maqedonasit etj?!…

Edhe Ohri  si qytet na shoqëronte me bukuritë e veta deri të Kalaja dhe  pika tjera turistike.

-Ishte shume tronditëse,as një mbishkrim nuk  ishte akoma në gjuhën shqipe edhe se atje ne Struge janë mbi 80%  popullata shqiptare?. Për çdo ditë  partitë politike shqiptare dalin me lloj,lloj  deklaratash se jemi në procesin e barazimit me maqedonasit…Çuditërisht i shtrova një pyetje një qytetari te rëndomtë me ktheje përgjigje në një shqipe,por në dialektin gegë…Të them të drejtën u gëzova dhe i thashë zotëri  të falënderoj,që dikush mori guximin të me përgjigjet në gjuhen e të parëve tanë…-Ai me tha “S’jam  shqiptar zonjë,unë jam (Turqali),por e flas gjuhën shqipe…

Kjo me habiti…”Turqali”…e ka mendjen të turqit sigurisht?-Gegërishten time të bukur, këtë gjuhë të engjëjve,ai e fliste në mënyrë prefekte.

-Më vrau në shpirt të shprehurit e tij…Mu kujtuan fjalë e Krishtit,kur i tha judës”Se para orës tre do me mohosh 3 here”…- Përse o popull shqiptar që jetoni në trojet tuaja të mbrojtura me  gjakun e arbrit,keni frikë të deklaroheni se kush jeni  dhe të “Jeni zotë të vetvetes dhe brezave që vijnë”…

-Nga doni tu vij liria…nga fryma e shenjtë,mos harroni…(tre gjëra të pamohueshme, “jeni në shtëpinë e tokën tuaj,jeni shqiptarë,jeni pasardhësit e pellazgëve dhe të pa mposhturit  “Skënderbeut”…Ai kur erdhi në trojet e tij u shpreh (lirinë nuk u a solla unë, por e gjeta në mes jush)!.Përfunduam këtë vizitë  turistike me një zemër të thyer filluam të kthehemi për Shqipëri. Për drekë ndamë kohën për në Qytetin e Pogradecit. Edhe aty ishte një ditë e bukur që rrezet e diellit nga ujit  e pastër të liqenit  ndriçonte drejt në sytë tanë nga një kolorite shumë ngjyrësh. I përngjante një dite të bukur pranvere para kohe. Mbaruam edhe këtë ekskursion me mbresa  të shumta dhe porosi që çdo shqiptar ti vizitoj   bukuritë e veta se vërtet në (shqiptarët duhet të krenohemi qe na takojnë neve dhe qe na i dhuroj zoti  këto perla ,bukuri dhe vende të shenjta).

Foto-Reportazh nga Struga –Ohri dhe Pogradeci 2018

  • E dërgoi për Diellin Shefqet Dibrani.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Ekskursion Turistik në Strugë, Jola Doçi-Dibrani, Ohër dhe Pogradec

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT