
Nga Astrit Lulushi/
Shqipëria vazhdon të jetë plang në lojë bixhozi mes bijëve të saj. Duke filluar nga shpallja e pavarësisë, ajo është udhëhequr nga qeveri që kanë përfunduar në dështime, shumica për shkaqe të brendshme. Madje, edhe rreziku i copëtimit të saj nga të huajt është përdorur thjesht sa herë e ka dashur interesi i atyre që marrin pjesë në këtë lojë. Vendi ka provuar çdo sistem; të mirë, thuajse të mirë, e deri më të keqin; dhe tani, për afër 30 vjet, fati i saj është në tryezën e lojës mes oligarkësh. E njëjta gjendje vazhdon; qëllimi i atyre që udhëheqin është fitimi, ndërsa opozita pret rradhën e saj. Populli është i lodhur. Shumica e njerëzve të mirë kanë ikur; edhe ata me pak shpresa kërkojnë rrugë për t’u larguar, ndërsa të gjithë pyesin: Ç’po ndodh?, apo Çfarë ka ndodhur?
Në kohët e lashta, rreth 400 vjet pes., në Athinë, një djalë i ri i afrohet Sokratit dhe e pyet; “Filozof, si mund të bëhem i mençur? “Më ndiq mua”, i tha Sokrati, dhe e çoi në det. Aty filloi ta lagte pak nga pak. Papritur, Sokrati e kapi dhe e zhyti djalin në ujë. I riu luftoi me dëshpërim dhe pak para se t’i zihej fryma, Sokrati e tërhoqi. I zemëruar, djali i bërtiti: “Çfarë bën?! Kërkon të më mbysësh?’ Me qetësi, Sokrati u përgjigj: “Absolutisht jo. Nëse ky do të ishte qëllimi im, nuk do të kisha tërhequr “. “Atëherë, pse e bëre?” pyeti i riu. “Kur të duash mençuri aq shumë sa ke nevojë për ajër, vetëm atëherë do ta kesh atë”, iu përgjigj Sokrati. Pastaj, u kthye në breg dhe u largua.
Sa afër një prove të tillë kanë qenë ata që kanë udhëhequr Shqipërinë në të kaluarën dhe tani? Thuajse aspak! Prandaj vendi gjithmonë ka patur në krye njerëz të pa-aftë, aspak të mençur, por vetëm të djallëzuar. Sot për sot në Shqipëri, dhënia e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian do të shkaktonte habi. Do të pritej me brohoritje në televizionin e Kryeministrit, ndërsa populli i thjeshtë, në kufirin skandal të varfërisë, do të dridhej nga mirëqenia e lartë në vendet e BE-së. Të gjithë e dijnë s’e në ç’gjendje ndodhet vendi, ku qeverisja më e mirë është mosqeverisja, ndërsa korrupsioni përshkallëzues dhe papërgjegjshmëria e përgjegjëshme, janë ato për të cilat çdo vendas natyrëshëm reagon: Eshtë ndikimi i rrezikut rus në Ballkan që i jep vendit këtë status, apo vërtet standartet ekonomike Shqipëri – BE përputhen? Sepse askush nuk po flet për përmbushjen e standarte të tjera, veç atyre në gjyqsor e polici?
Në Romë, rreth vitit 200 pes., kur historiani Kato i Vjetri u pyet gjatë përurimit të një statuje kushtuar një figure tjetër, pse nuk kishte statuja të tij, ai u përgjigj: Pasi të kem vdekur, do të dëshiroja që njerëzit të pyesnin pse nuk ka shtatore për mua, sesa sot që jam gjallë të pyesin, pse Kato ka një të tillë?
Archives for April 2018
DITA E LIRISË SHQIPTARE NË KENSICO DAM PLAZA,NY- 6 MAJ 2018
DO TË PËRKUJTOHET 28 VJETORI I RËNIES SË NICK MRNACAJ, E “PAGEZUAR” SI DITA E LIRISË SHQIPTARE NË KENSICO DAM PLAZA, ME 6 MAJ/

* Ky manifestim i përvitshëm është pagëzuar si “Dita e Lirisë Shqiptare”/
*Në fund të aktivitetit do të organizohet ceremonia e ngritjes së Flamuri shqiptar.
Të dielën me 6 MAJ 2018, ora 1 pm, në “Kensico Dam Plaza”, Valhalla – White Plains, NY do të organizohet takimi përkujtimor kushtuar martirit të Demokracis – Nick Mrnacaj, me rastin e 28 Vjetorit të rënies.Kjo dite konsiderohet si “Dita e Lirisë Shqiptare.
Ky manifestim i përvitshëm që tashmë është pagëzuar si “Dita e Lirisë Shqiptare” organizohet nga Shoqata Kulturore Artistike Kelmendi dhe familja Mrnacaj. Shoqëria Kulturore “Kelemendi” ka përgatitur një program artistik enkas për këtë ngjarje.Në fund të aktivitetit do të organizohet ceremonia e ngritjes së Flamuri shqiptar.
Pjesmarrja e komunitetit është e mirëpritur.
25 VJET, PAPA GJON PALI II TEK GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU
Nga Fritz RADOVANI/

PAPA GJON PALI II ME KARDINAL KOLIQIN/
“Historia endè nuk e ka njohtë até që ka ngja në Shqipni…”..
25 Prill 1993, kur Papa Gjon Pali II, po hynte fitimtar në Katedralen e rindertueme të Shkodres, ditë në të cilen Ai puthi Token Shqiptare, Token e rijtun në shekuj me gjakun e Shenjtë të mija Martirëve Shqiptarë, e së fundit të ramë nën shpaten komuniste e barbare. Na dukej e pabesueshme se jemi tue pa me sy Burrin ma të madh të Shekullit që me doren e Tij, po na bekonte e po na ringjallte Fenë në zemrat tona!Ishte po, Ai Papë, që në qershorin e vitit 1991, Burrnisht kishte refuzue kerkesen e tradhëtarit dhe zbatuesit të “Revolucionit Kultural” Ramiz Alia, në vitin 1967 në Shkoder, per me vizitue Vatikanin, me shpresë mashtrimi per me ruejtë postin e presidentit.
Ishte Ai Papë që porsa mërrijti i dhuroi Qytetit të Shkodres Fuguren e Zojës së Këshillit të Mirë dhe e vendosi me doren e Tij, tue e bekue Gurin e rindertimit të Kishës së Zojës brijë Kalasë Rozafat, për të treten herë e shkatrrueme mbas 1967 nga anadollakët. Mesazhi i Tij ishte: “T’i kthehet vendit dhe Popullit Tuej paqa, një jetë ma e mirë dhe zhvillimi social simbas traditave njerzore e fetare të kësaj tokë” (26 Prill, Vatikan).
Ishte Polaku Vojtila, që kur Bashkimi Sovjetik kërcënoi Poloninë atje për lëvizjet demokratike deklaroi: “Nëse një ushtar sovjetik do të shkelin kufinin polak, unë do të çveshëm si Papë dhe do të shkoj me luftue atje për Lirinë e Atdheut tim!”
Papa Gjon Pali II asht njohësi ma i saktë i Shqipnisë robnueme komuniste dhe per këte t’i referohemi Atij: “Kam ardhë këtu për me ju shpreh nderimin tim Vllazënor edhe komunitetëve të ndryshme fetare që bashkjetojnë këtu prej shekujsh: Komunitetit Kristjan Ortodoks dhe Komunitetit Mysliman, të cilëve, u sjellë një përshëndetje të përzemërt…Kam ardhë për me i shfaqë çdo Shqiptari admirim dhe mbështetje në këte fazë delikate të kalimit historik dhe të të shumë së dishruemes ringjallje shoqnore e shpirtnore.
Të dashtun Vllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë ta mbroni me forcë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë sikur edhe vetë ky shesh na e kujton u shque Figura e naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar…
Ju keni vuejtë për Kombin Tuej. Prandej dhe keni të drejtë ta doni kaq shumë. Populli i juej kaloi një tragjedi me të vërtetë tronditëse nën shtypjen komuniste.
Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës njerzore nën rregjimet totalitare si ai që ju keni njohtë, ku njeriut i mohohej një nga të drejtat ma thelbësore: Liria e shfaqjes së mendimit dhe e besimit të tij si dhe liria e ndërgjegjës. Mohim ky, që shpesh merrte formën e një shtypjeje të tmershme. A ka gja ma të randë sësa mbyllja e Tempujve të çdo besimi dhe, a nuk u dënuen me vdekje priftërijtë, vetëm pse guxuen të ushtronin rritët fetare? A nuk u përsekutuen besimtarët tue u burgosë ose tue u fye me të gjitha mënyrat?
Në vendin tuej të vishkulluem mashumëse asnjë vend tjetër nga përsekutimi asht e thjeshtë me gjetë gjurmët e katakombëve të lashta kristjane dhe t’arenave ku, dëshmitarët e Krishtit hidheshin me dhunë për me ushqye bishat.
Këtu kje një luftë e ashpër kundër Fesë, simbas një vije dogmatike të një programi shoqnor dhe politik, i mbështetun nga ideologjia komuniste…
Dukej sikur mjeti ma i domosdoshëm për me realizue e trumbetue “Parajsën në tokë” kje tue i mohue njeriut atë forcë që e lidhë me Krishtin, forcë kjo, rreptësisht e dënueme si një “dobësi e pandershme për njeriun”.
Në të vërtetë kjo forcë e pame jo me atë sy ishte ma shumë dishka shqetësuese për ata, ashtu si e treguen faktët. Përsoni njerëzor në të vërtetë me energjinë që vjen nga Feja, nuk lejon lehtësisht të hidhët në anonimatin kolektiv…
Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit. Asht e vërtetë se edhe në Përandorinë Romake janë ba përndjekje të ashpra ndaj të Krishtenëve, por atëherë ishte fjala për shtet i cili në emën të një feje, asaj pagane, luftonte ata që mbështetshin Ungjillin e Krishtit. Kurse këtu, shteti asht përpjekë me shue çdo shprehje fetare në emën të një ateizmi radikal, të mbështetun në një sistem universal dhe përgjithësues. E gjithë kjo ndodhte në një kohë kur askush nuk mund të ndërhynte për me mbrojtë dinjitetin e njerëzve që u ishte mohue gjithshka, tue i çveshë deri nga ma “njerzoria”, liria e tyne…
Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë!
Dhe në fakt ky duhët të jetë pikësynimi sot, me këthye shpejt fletën tue mos harrue atë që ka ekzistue për me shikue përpara. Pikëpamje kjo, që në një prizem vështrimi asht e drejtë e, madje, e domosdoshme, por me një kusht, që me mbetë gjithmonë në kujtesën tonë ajo që ngjau në të kaluemen. Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikëthye tek të njajtat gabime të përlotuna dhe, asht shtegu ma i mirë për një proçes pajtimi të vërtetë. Por, kjo liri besimi fetar të cilën Ju, ma në fund po e shijoni, nuk asht vetëm një dhuratë e çmueshme e Zotit për ata që kanë hirin e Fesë, por asht një dhuratë për të gjithë, sëpse ajo, asht thëmeli i garancisë për çdo shprehje tjetër të lirisë. Ajo prek njeriun në intimitetin e vet, në atë cep të Shenjtë dhe të padhunueshëm që asht ndërgjegja, ku, kenja njerëzore takohët me Krijuesin dhe fiton ndërgjegje të plotë të dinjitetit të vet.
Nga një liri e tillë, e trajtueme ashtu siç duhët, nuk ka përshka ti trembemi asnjë shrregullimi njerzor. Besimi i çiltër në Té nuk i përçanë njerëzit por përkundrazi, i bashkon me gjithë veçantitë e tyne. Si na e mëson edhe Feja, nëse kemi një Krijues të perbashkët që të gjithë jemi Vllazën. Kështu, që Feja, asht një kështjellë mbrojtëse kundër totalitarizmit dhe një kontribut vëndimtar për një vllaznim human.
Liria e vërtetë fetare i shpëton ngacmimëve të intolerancës dhe të sektarizmit, dhe ofron mënyra dialogu të respektueshëm dhe konstruktiv…
Shqipni, qendro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!Rruga që do të bash nuk asht aq e lehtë. Endè ka plagë të pambylluna. E kaluemja lé të shërbejë si mësim por kurrë mos të të shtyjë në hakmarrje mëllefesh.
Tashti asht koha për me shkue me besim drejt së ardhmës.E madhe asht detyra që të pret për të cilën tashma e ké fillue punën më një zell të lavdrueshëm. Në përpjekjen për rimëkamjen ekonomike asht e domosdoshme që të gjithëve t’ u garantohët puna e, ajo që asht ma esenciale për me jetue me dinjitet, lé ti bashkohët edhe vullneti për t’ a konsolidue demokracinë tuej të ré.Kjo nuk arrihët pa çmue si duhët disa vlera thelbësore tue fillue sëpari nga dinjiteti i jetës njerëzore. “Një demokraci pa vlera, -kam shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus-mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia… ” (25 Prill 1993, Në sheshin Skenderbeu, Tiranë).
***
Dhe unë, po persëris: “Historia endè nuk e ka njohtë até që ka ngja në Shqipni…Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Europjan dhe asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë! ”
Melbourne, 25 Prill 2018.
Histori-Papa Gjon Pali II dhe Presidenti historik Rugova, takim para çerek shekulli
-Në 25 prill të vitit 1993 raportoja nga Prishtina në Tiranë: Papa është sot edhe në çdo familje shqiptare në Kosovë. Lajmin se si pritej e përjetohej në Kosovë vizita e Papa Gjon Palit II në Shqipëri e nisja herët në mëngjes me telex-in që ishte mundësia e vetme e lidhjes dhe me shumë vështirësi në atë kohë nga Prishtina me Tiranën…/






-Në 11 mars 1993 Shenjtëria e Tij, Papa Gjon Pali II priti në audiencë Presidentin e Kosovës Rugova/
-Më parë, po para çerek shekulli, në shkurt 1993, Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova udhëheqte delegacionin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…
SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/
PRISHTINË, 25 Prill 2018/ Para çerek shekulli, gjatë vizitës së Atiit të Shejtë Papa Gjon Palit II në Shqipëri, Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova e takoi në Tiranë dhe i dhuroi një gur nga muret e qytetit të Ulpianës në shenjë kujtimi për dy martirët e krishterimit, Florin e Laurin. Po atëherë, më parë, në 11 mars 1993 Shenjtëria e Tij, Papa Gjon Pali II priti në audiencë Presidentin e Kosovës Rugova nga i cili mori një Promemorie për çështjen shqiptare. Gjatë qëndrimit në Itali Presidenti Rugova takoi Kryeministrin e atëhershëm Italian Xhuliano d’Amato, nga i cili kërkoi angazhimin e Qeverisë Italiane për vendosjen e forcave paqeruajtëse në Kosovë si hap i parë për shtensionimin e situatës dhe fillimin e zgjidhjes së krizës.Para udhëtimit në Itali-Vatikan, po në vitin 1993 – në 16 shkurt Presidenti Dr. Ibrahim Rugova udhëheqte një delegacion nga Kosova, që kishte shkuar në Amerikë me qëllim që të njoftojë udhëheqësit e Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtypjen e të drejtave civile, njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve të Kosovës. Presidenti Rugova bëri publik planin dhjetëpikësh të veprimit për ta zgjidhur krizën e Kosovës dhe për t’u dhënë fund padrejtësive. Për herë të parë kërkon një protektorat civil ndërkombëtar në Kosovë.Gjatë qëndrimit në Uashington Presidenti Rugova u prit nga Tomas Najllz, Ndihmëssekretar i Shtetit për Evropë dhe Kanada si dhe në Komitetin e Kongresit Amerikan për Marrëdhënie me Jashtë nga kongresmenët Li Hamilton, Tom Lantos dhe Ben Gilman.Nga 17 deri më 19 shkurt Presidenti Rugova mori pjesë në tubimin kushtuar problemit të ish-Jugosllavisë të organizuar nga “Qendra Karter” në Atlanta të SHBA-ve…
KATEDRALJA NËNË TEREZA NË PRISHTINË, E PËRKRAHUR NGA PAPA GJON PALI I DYTË
Në 26 gusht 2005 Presidenti historik Rugova vuri gurthemelin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë së bashku me atëherë Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinalin e Uashingtonit Teodor Mekkerik.“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj Katedraleje”, theksonte Presidenti Rugova.
SHQIPTARËT NGA AMERIKA, DHE VATRANËT,KONTRIBUES PËR KATEDRALEN SHËN NËNË TEREZA
Në 5 shtator 2017, shumë solemne dhe madhështore ishte festa, mesha e shugurimit të Katedraljes-Shenjtërores Shën Nënë Tereza në Prishtinë nga i Dërguari i Posaçëm i Papa Françeskut, Kardinali shqiptar Ernest Simoni – Troshani, e me pjesëmarrje edhe vatranësh të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, të cilët edhe u vlerësuan e falënderuan për kontributet. Shqiptarët nga SHBA – Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, që vepron në Nju Jork dhe rrethinë, kanë kontribuar për mëse 9 vite me
RAPORTIMI PARA ÇEREK SHEKULLI: PAPA NË SHQIPËRI – EDHE NË ÇDO FAMILJE SHQIPTARE NË KOSOVË
Papa është sot edhe në çdo familje shqiptare në Kosovë, kam raportuar kështu nga Prishtina në Tiranë për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të lajmeve të Shqipërisë para 25 vitesh.Në 25 prill të vitit 1993 lajmin se si pritej e përjetohej në Kosovë vizita e Papa Gjon Palit II-të në Shqipëri, e nisja herët në mëngjes me telex-in, që ishte mundësia e vetme e lidhjes, dhe me shumë vështirësi, në atë kohë nga Prishtina e Kosova me Tiranën e Shqipërinë. Më pas për të përcjellë e parë vizitën shkova në Gjakovë, qytetin pranë kufirit të hekurt që ndante, ku mund të shihej Televizioni Shqiptar përkundër pengesave e zhurmuesve që i kishën vënë në gjithë Kosovën në rrethanat e okupimit të egër nga regjimi i Beogradit.Për vizitën e parë historike të një Pape në Shqipëri, nga transmetimet e Radio Televizionit Shqiptar në televizorin e një familje gjakovare u bënë edhe foto për gazetën e vetme të përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë “Bujku”, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha dhe që si gazetë e rezistencës me orientim të fuqishëm properëndimor e pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci dilte nga 18 janari i vitit 1991, pasi me dhunë ishte ndaluar gazeta tradicionale kosovare Rilindja…
KUJTESË- VIZITA HISTORIKE E ATIT TE SHEJTË PAPA GJON PALI I DYTË NË SHQIPËRI






Nga Tonin Mirakaj/Nju Jork/
25 vjet më parë, me 25 Prill 1993, Shqipëria priti me shumë kënaqësi, gëzim dhe shpresë Atin e Shejtë Papën Gjon Pali i Dytë.Kjo ishte vizitë e parë e një Pape në Shqipëri, në historinë 2000 vjeҫare të Katoliҫizmit. Ishte një kohë tranzicioni nga një regjim diktatorial që sundoi vendin për ma se 45 vjet, një demokraci që ishte në agim të sajë, duke sjellë dritë mbas natës së errtë dhe të gjatë, dhe shpresë për një të ardhshme më të mirë, në gjirin e Europës që Shqipëria i takonte.Dihet se 554 vjet më parë,me 1464, Papa Piu i Dytë, Shejtëria e Tijë Enea Silvio Piccolomini ishte përgatitë të udhtonte në Shqipëri, por mjerisht ndërroj jetë para se të nisej.
Thuhet se qëllimi i Tij ishte të ngrinte në Kardinal, Imzot Paul Engjellin, që ishte në atë kohë kryeipeshkëv i Durrësit, dhe të kunorezonte Gjergj Kastriotin, Skënderbeun, si komandant i forcave të krishtera anti otomane.
Rregjimi komunist kishte shkatërue krejtsisht Kishën katolike, ekzekutue dhe burgosë klerin, mbyllën të gjithë seminaret dhe shkollat fetare të të tri besimeve kryesore, dhe që nga viti 1967, Shqipëria ishte deklerue “shteti i parë atheist në Botë”!
Asnjë shtet tjeter, nuk e shoqëroi Shqiperinë ne këtë nismë të mbrapshtë anti fetare.Shqipëria ishte i vetmi shtet në Botë,e ashtu mbeti deri sa i erdhi fundi komunizmit.
Që nga viti 1990,diktatura kishte marre fund,dhe kishte linde demokracia.Kisha, Xhami dhe qendra fetare, kishin fillue ringjallje, te drejtuara nga ata pak klerike qe kishin mbijetue ne burgje dhe kampe pune te detyrueshme te regjimit komunist.
Nje fukarallek i pergjithshem, ishte rrezultat i centralizimit te ekonomise, qe pushteti kishte vendose ne te gjith vendin.Zhvillimi i ngjarjeve ne Shqiperi, qe nga fillimi i vitit 1991 vazhdonte me nje shpejtesi qe tronditi themelet e sistemit diktatorial, qe sundoi vendin mizorisht qe nga viti 1945.Ishte e qarte se ndryshimet rrenjesore ishin te pa evitueshme.Zeri i popullit shqiptar “liri-demokraci” ushtonte ne mbare vendin.Regjimet komuniste ne Europen Lindore kishin rene njeri mbas tjetrit, gje qe i trondiste udheqesit e vendit.Ndoshta vrasja e Ҫausheskut i friksoi,dhe e kishin te qarte se u ishte afrue fundi. Me 22 shkurt, rrezohet shtatorja e Enver Hoxhes, qe qender te Tiranes. Me 5 Mars 1991, vendosen mardhenie diplomatike ne mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Me 20 Mars, nje delegacion nga Selia e Shejte (Vatikani) i kryesuar nga Nensekretari i shtetit per marredhenie shtetnore, Imzot Celli viziton Shqiperine. Njoftohet lirimi nga burgjet i 258 te burgosurve politik. Mbahen zgjedhjet e para shume partiake, ku natyrisht se fiton PPSH, por fitore e tyre nuk eshte e pranushme.Demostrata vazhdojne,nga se zgjedhjet ishin te manipuluara.
Me 18 Maj 1991, delegacioni i dyte i Selise se Shejte, i kryesuar nga Ipeshkvi Arberesh i Lungros,Imzot Erccole Lupinaci vjen ne Shqiperi. Gjat qendrimit prej dy muajsh,themeluen Veprimin Katolik dhe Karitasin Shqiptar. Me 22 Maj,vendosen mardhenie diplomatike me Britanine e Madhe.
U formue qeveri koalicioni me kryeminister Ylli Bufi, i krahut te moderuar te PPSH.Minister i ekonomise u emrue Gramoz Pashko qe ishte njeri nga udheheqsit e Partise Demoratike.Ngjarje te rendesishme vazhojne. Sekretari i Shtetit Amerikan James Baker viziton Shqiperine.Pritet nga nje turme prej 200 mije shqiptaresh ne sheshin “Skenderbej “ne Tirane. Zoti Baker premtoi ndihma, dhe keshillon masen te vazhdojne rrugen drejt demokracise.
Ne Tirane hapet Kisha e Zemres se Krishtit, dhe Kathedralja Orthodokse e Lajmerimit te Zojes. Kryeministri i Shqiperise Ylli Bufi pritet ne audience nga Ati i Shejte, Papa Gjon Pali i dyte.Italia pregatite nje program ndihmash te shpejta per Shqiperine.Ne kete kohe PD vazhdon pregatitjen, forcon poziten e saje politike,dhe Sali Berisha del ne skene si nje nga udheheqsit kryesor te levizjes demokratike.
Shqiperia dhe Selia e Shejte (Vatikani) vendosin marrredhenje diplomatike.Imzot Ivan Dias, Nunci Apostolik fillon riorganizimin e Kishes Katolike.Ai ne kete kohe sherbente si Ipeshkev per te gjithe Shqiperine.
Me 4 Dhetor 1991, kryeministri Ylli Bufi dekleron se Shqiperia ka grure vetem per 6 dite….. dhe dy dite me vone jep doreheqjen. Ne vend te tij emrohet Vilson Ahmeti.Gjendja vazhdon te keqesohet. Qeveria nuk mund te kontrolloje situaten nga se demostrata vazhdojne pa nderprerje shoqerue nga grabitje te pronave shteterore. Kerkohen dhe zhvillohen zgjedhje te parakoheshme. Fiton Partia Demokratike 61.7 %. Situata ndryshon, dhe njefare qetesie dhe shprese kthehet ne vend. Me 9 Prill, Parlamenti zgjedh Sali Berishen, President. Ramiz Alia jep doreheqjen. Formohet qeveri e re me kryeminister Aleksander Meksin.
Me 7 Maj 1992, Ati i Shejte prêt ne audience Presidentin e pare demokratik Dr.Sali Berishen.
Mbas te gjithe ketyre ngjarjeve dhe shume te tjera, Selia e Shejte njofton emerimin e kater Ipeshkvive, dhe se Ati i Shejte do vizitonte Shqiperine me daten 25 Prill 1993, dhe ne Kathedralen e Shkodres,do zhvillohej ceremonia e Shugurimt.Ky lajm jepet naten e Krishtlindjes me 24 Dhetor 1992, nga Nunci Apostolik Imzot Ivan Dias.Njeni prej ketyre ishte famullitari i Kishes Katolike Shqiptare te New Yorkut, Imzot Rrok Mirdita.Te tjeret: Imzot Frano Ilia,Imzot Zef Simoni dhe Imzot Robert Ashta.Me Shugurimin e tyre, formohej zyrtarisht Hierarkia e Kishes Katolike Shqiptare, qe nuk ekzistonte nga viti 1967. Lajmi se Ati i Shejte Papa Gjon Pali i Dyte do vizitonte Shqiperine, i gezoi te gjithe shqiptaret pa dallim besimi.
Pregatitjet protokollore filluan menjehere, nen drejtimin e Nuncit Apostolik Imzot Ivan Dias.Rindertimi i Kathedrales se Shkodres kishte fillue, dhe duhej te perfundohet perpara dates 25 Prill.Ne pregatitje te nevojshme asiston edhe qeveria demokratike e vendit.Organizohet nje Kor kishtar i perbere nga tri grupe te ndryshme kengetaresh: Kori i Shkodres qe udhehiqej nga dirigjenti Gjon Kapidani, kori i Prishtines nen drejtimin e maestrit Gjergj Kaqinari dhe kori i Tiranes i udhehequr nga Ermelinda Paparisto. Kori i perbashket kendoi Meshen Gregoriane “De Angelis”nen drejtimin e dirigjentit Gjon Kapidani.
Ne ora 8.30 te mengjesit,me 25 Prill 1993, aeroplani i lindjes ajrore Al-Italia, me mikun e shtrejte te Shqiperise, Shejterine e Tije Papa Gjon Pali i Dyte, ulet ne aeroportin Internacional te Rinasit. Po sa zbret nga aeroplani, Ati i Shejte ulet ne gjunje dhe puth token Shqiptare, ne sheje respekti per gjakun e Martirve, derdhur nder shekuj ne mbrojtje te fese dhe identitetit kombetar.
Per ta pritur kishin dale ne aeroport Presidenti i Republikes Dr. Sali Berisha me zonjen,Nena Tereze nobeliste e Paqes, Nunci Apostolik Imzot Ivan Dias, kryetari i parlamenti Shqiptar Pjeter Arbenori, kryepeshkopi i Kishes Orthodokse Autoqefale Shqiptare, Hiresia Anastas,kryetari i Bashkesise Islame Shqiptare Hafiz Myfti Sabri Koҫi,dhe shume te tjere personalitete te shquara te fese, kultures dhe politikes se vendit .Kishin dale gjithashtu pjestar te trupit diplomatit te akredituar ne Shqiperi.
Ne pershendetjen e rastit, Presidenti Berisha tha: “Shenjteria e Juaj: Eshte kenaqesi dhe nder i veҫante per mua qe ne emer te shqiptarve t’ju uroj, At i Shejte, mireseardhjen ne Shqiperi.Kjo vizite eshte nje gezim i madh per te gjith shqiptaret kudo qe jetojne,eshte nje nder i veҫante per Shqiperine, nje ngjarje e shenuar ne historine e saje.
Ju vini sot ne token e Skenderbeut, ne dheun e Nene Terezes si edhe te qindra e mijra martirve te krishterimit.Kjo vizite shpreh dashurine, respektin, dhemshurine dhe mbeshtetjen Tuaj te madhe per Shqiperine dhe shqiptaret ne ket periudhe te veshtire, por plot shpresa te historise se tyre.Ne vazhdim, Presidenti thote:Ju vini ne Shqiperi sot me misionin e Shen Pjetrit per t’u kujdesur per besimtaret dhe Kishen Katolike, te cilet u martirizuen ne Kalvarin qe lame pas.Dua t’ju falenderoj nga zemra per kete dhe t’ju siguroj se do te keni perkrahjen tone te plote.E perfundon fjalen e Tije me: At i Shejte! Edhe njehere Ju falenderoj dhe nga zemra Ju uroj mireseardhjen ne Shqiperi.Zoti e bekofte kete dite”.
Ne vazhdim, pjese nga fjala e Atit te Shejte:
“Zoti President,
Te nderuar Perfaqesues te Parlamentit
Te nderuar vellezer Ipeshvij,
Antare te shquar te Trupit Diplomatik
Vellezer e motra shqiptare fort te dashur: Mire se ju gjej!
Me gezim dhe mirenjohje ndaj Zotit vizitoj sot per here te pare ket toke te dashur shqiptare…
Mbasi falenderon Kryetarin e shtetit, Ati i Shejte vazhdon: Pershendes me dashuri Arqipeshkvin Anastas dhe besimtaret e Kishes Orthodokse, e lidhur me ne nga besimi ne Krishtin, e nga detyra per bashkepunim aktiv ne perhapjen e Ungjillit. I drejtoj nje pershendetje te perzemert Kryemiftiut Sabri Koҫi, duke kujtuar takimin tone ne janarin e kaluar ne Assisi, per te kerkuar nga Zoti dhuraten e paqes ne Europe dhe Bote.
Ty, o popull shqiptar, ta drejtoj pershendetjen time te ngrohte dhe te dashur! I dime te gjithe ngjarjet e trishtueshme qe te eshte dashur te perballosh, veҫanerisht ne 25 vitet e fundit. Vite te nje mundimi te vertete,pasojat e te cilit, koha me veshtiresi do te arrije t’i fshije dhe Europa dhe gjith bota nuk duhet t’i harrojne……. Sot jam i gezuar qe mund te ndaj me ty, Vend i pasur me tradita kulturore dhe shpirterore, gezimin per lirine e rifituar”.
Mbas perfundimit te ceremonise ne Aeroport, autokolona me Atin e Shejte,grupin qe shoqeronte dhe autoritete te vendit, niset drejt Shkodres,ku do zhvillohej ceremonia e Shugurimit te kater Ipeshkvive Shqiptar, qe zyrtarisht formohej Hierarkia e Kishes Katolike Shqiptare.
Shkodra ishte mbushe plot me shqiptar te ardhur nga e gjith Shqiperia, Kosova, Mali i zi, vende Europiane dhe Amerika.150 shqiptar nga Famullia “Zoja e Shkodres”ne New York dhe 50 nga Kishat e Detroitit kishin mberrijte ne Shkoder.Qyteti ishte zbukurue me parulla qe uronin mireseardhje Atit te Shejte,dhe flamur te Shqiperise, Vatikanit dhe Amerikes.Shkodra ishte ne feste!
Kathedralja ishte plot, me rreth 4000 persona dhe sheshi perpara me disa dhetra mijra.Ishte nje gezim qe nuk ishte pare ndonjehe me pare.
Hyrja ne Kathedrale e Nenes Tereze dhe e udheqesve te shtetit, nder te cilet Presidenti Sali Berisha me zonjen,Pjeter Arbenori, ministri Alfred Serreqi, u priten me duartrokitje qe vazhduen per disa minuta. Ne ora 11.40 hyn ne Kathedrale procesioni me Atin e Shejte, shoqerue nga 6 Kardinal,nder te cilet Eminenca e Tij John Kardinal O Connor, Argjipeshkev i New Yorkut, 150 Ipersshkvij dhe qindra priften, freten dhe gjakoj.Brohoritje, duartrokitje te shoqeruara me lot gezimi,
vazhduen pa nderprerje deri sa Ati i Shejte mbrrini ne krye te Altarit.
Simbas programit, Atin e Shejte e pershendeti Nunci Apostolik Imzot Ivan Dias, i cili ne mes te tjerash tha: “Me gezim te madh e gjith Shqiperia katolike, orthodokse dhe muslimane Ju presin sot.Shqiperia e njohur si toke e mikpritjes, e beses dhe burrerise i thote me gjithe zemer Shejterise Suej: Mire se vjen, kush vjen ne emer te Zotit.
Eshte Shqiperia e ungjillizuar nga Shen Pali, e cila njohi momente te lavdishme ne historine e saj te krishtere prej dy mije vjetesh dhe i dha Kombit njerez te shquar te fese, te shkences dhe kultures. Eshte shqiperia e heroit kombetar dhe patriotit te krishtere, Gjergj Kastriotit Skenderbeut, i cili i dha popullit shqiptar sensin e unitetit dhe identitetit kombetar.Eshte Shqiperia, qe ne kohet tona i ka dhene botes Nene Terezen e Kalkutes, apostull i vertete i dashurise ne sherbim te pervuajtur per me te varferin e te varferve.
………Vizita e sotme e Shejterise Suej na mbush me gezim te madh. Le te jete vepra aterore qe kryeni sot me shugurimin e ipeshkvive te pare shqiptar pas ketij mundimi te gjate, lajmetare dhe fillim per kohe te reja per Kishen Katolike dhe per gjith popullin shqiptar”.
Ne ket kohe,Nunci Apostolik, i paraqet Atit te Shejte kandidatet per shugurim. Aj pergjigjet :”I prendoj me kenaqesi”.
Mbas ceremonies se shugurimit, vazhdon Eukaristia e dites, me celebrant Atin e Shejte, shoqerue nga kori i perbashket kishtar, nen drejtimin e dirigentit Gjon Kapidani.
Nga ballkoni i Argjipeshkvise Ati i Shejte pershendeti turmen e madhe perpara Kathedrales, dhe u paraqiti Argjipeshkvin e Arkidiocesit te Shkodres Imzot Frano Ilia dhe ndihmesin e Tije Imzot Zef Simoni.Ne fund, tha keto fjale per Nene Terezen:
“Te dashur,Nuk mund te mos pershendes nje njeri fort te pervuejtur qe ndodhet ne mes nesh.Eshte Nene Tereza e Kalkutes.Te gjithe e dine nga vjen,cili eshte Atdheu i saje.Atdheu i saj eshte ketu.Edhe ne kohet e izolimit te plote te Shqiperise ishte kjo rregulltare e pervuajtur, kjo sherbyese e me te vorferve qe perҫonte ne tere boten emrin e Atdheut tuaj.Ne personin e Nenes Tereze Shqiperia eshte nderuar gjithmone……. Ju falenderoj sot ne emer te Kishes Universale, ju falenderoj te dashur shqiptare, per kete bije te tokes tuaj”.
Ne ora 5, Ati i Shejte u nis drejt kryeqytetit te Shqiperise Tirane. Aty, i beri nje vizite kortezie Presidentit te Republikes ne pallatin e Brigadave.Beri gjithashtu nje vizite te shkurte ne Nunciaturen Apostolike.Ne ora 7.30, Ati i Shejte arrijti ne sheshin Skenderbej, ku e prisnin disa qindra mijra shqiptare pa dallim besimi.
Ndersa Ati i Shejte bashke me Nenen Tereze, Presidentin e Republikes, Argjipeshkvin e ri te Durres Tiranes, Imzot Rrok Mirditen, Kardinalin e New Yorkut dhe te tjere shoqerues, zune vend ne tribune perpara Muzeumit Kombetar, nje grup kercimtaresh, te veshur me kostume kombetare, luante valle tradicionale qe dukej qarte se Ati i Shejte i pelqente.
Ne kete rast, u mbajeten fjalime nga Presidenti Sali Berisha, Ati i Shejte Papa Gjon Pali i Dyte dhe Argjipeshkvi Imzot Mirdita.Perkthyes i fjalimeve ishte Dom David Xhuxha,drejtor i seksionit shqiptar prane Radio Vatikanit.Brohoritje, duartrokitje dhe thirrje “Rrofte Papa” kjen te shpeshta gjate fjalimeve, te cilat shprehnin kenaqesine qe ndiente turma per viziten e Papes ne Shqiperi.
Me se 500 gazetar dhe reporter, nga e gjith bota shoqeronin Papen ne ket vizite historike ne Shqiperi. “Katholic New York” kishte dergue reporterin John Burger dhe fotografen Maria Bastone, te cilet hollesisht shkruen per ket vizite. “A NEW DAWN FOR ALBANIA” shkruan gazeta Catholic New York,ne edicionin e saje te dates May 6,1993, e cila boton 8 faqe reportazh dhe fotografi shoqeruese per viziten e Atit te Shejte ne Shqiperi.
Ne fjalimet e Tije, Papa Gjon Pali i Dyte, beri thirrje shqiptarve per vllazerim, bashkepunin dhe drejtesi per te gjithe, gjate ndertimit te demokracise dhe shetit ligjor.Thirrje disa here, te mos harrohet e kaluara, keshtu qe mos te perseritet me ne te ardhmen. Sa u praktikuen keshillat e Atit te Shejte, gjate 25 vjeteve, mbetet per tu gjykue nga historia, e shkrueme nga historian te vertete.
Burime per kete shkrim nga:
Papa ne Shqiperi, David Xhuxha
Catholik New York
Dielli,organ i Federates Vatra
Revista Kuvendi
Scarsdale,16/Prill/2018
- Per me shume foto shihni ne facebook dielli vatra
- « Previous Page
- 1
- …
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- …
- 42
- Next Page »