• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2018

HARADINAJ:Kosova, marrëdhënie strategjike me Vatikanin

May 22, 2018 by dgreca

DSC_4496

-Kryeministri Ramush Haradinaj: Kosova e interesuar për marrëdhënie strategjike me Vatikanin/

DSC_4599

-Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, e inkurajoi popullin e Kosovës për paqe, pajtim dhe prosperitet me vendet fqinje dhe në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike/

DSC_4444 VATIKAN, 22 Maj 2018-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Vatikan, ku sot është pritur në takim nga Kardinali Pietro Parolin, Sekretar shteti i Vatikanit.

Të arriturat e vendit në aspektin politik dhe demokratik, pozicioni i Kosovës karshi vendeve të rajonit dhe bashkëpunimi ekonomik dhe diplomatik me këto vende, ishin disa nga temat e diskutimit në këtë takim.

“Kosova është e përkushtuar që të vazhdoj avancimin e raporteve me Vatikanin dhe se njohja e shtetësisë së Kosovës nga Vatikani, është hap i nevojshëm”, tha Kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj përmendi edhe faktin se liria fetare dhe orientimi euro-atlantik i Kosovës janë vlera të pacenueshme, vlera këto që duhet të promovohen edhe në raportet mes dyja vendeve.“Shteti i Kosovës është faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit si dhe promovuese e fqinjësisë së mirë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës dhe Qeverisë për përkrahjen e vazhdueshme të Selisë së Shenjtë dhënë Kosovës.

 “Kosova është e interesuar që në Ballkan të shtyjë procesin e paqes permanente dhe pajtimit, në të njëjtën frymë, Kosova është e interesuar të ketë marrëdhënie strategjike me Vatikanin”, ishte qëndrimi i Kryeministrit Haradinaj.Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, e inkurajoi popullin e Kosovës për paqe, pajtim dhe prosperitet me vendet fqinje dhe në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike.Qëndrimi i Kryeministrit Haradinaj në Selinë e Shenjtë po bëhet në kuadër të vizitës zyrtare në këtë vend, në të cilën do të zhvillohen një ser takimesh me nivele të larta dhe me interes për vendin.Pas pritjes nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, Kryeministri Haradinaj i bëri vizitë edhe Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, qendra e Selisë së Shenjtë./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Behlul Jashari-Dielli, Haradinaj, Vatikan

Spaçi ose pengu i pa zbardhur

May 22, 2018 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Nga një podium i vogël, brenda ambjenteve të burgut të Spaçit, ambasadorja e Europës u tha shqiptarëve se ka një plan projekt financimi nga komuniteti për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të të burgosurve të regjimit të kaluar. Kjo përkonte me 45 vjetorin e të ashtuquajturës revolta e disidencës, e ndodhur në kampin e riedukimit a burgun famëkeq në Spaç të Mirditës, pikërisht midis datave 21 e 23 maj 1973. Eshtë një nga ato institucione ku tregohet fytyra e vërtetë a brutaliteti i luftës së klasave, faqja e zezë e së shkuarës sonë jo të largët, në ato vitet e ndërtimit të socializmit. Institucioni që u krijua nga ata që ndjenjave perverse u veshën parullat në emër të popullit, për popullin, t’ia lërojmë nënën popullit. Ky ishte soji më i pa arsimuar, soji i gjirizeve, shkurt rënia jonë kombëtare, soji klasor pasojat e të cilit po i vuajmë edhe sot. Megjithatë është tmerrësisht e trishtueshme që, edhe pas kaq vitesh demokraci, akoma ka të pushkatur që nuk u janë gjendur dhe identifikuar eshtrat.

Dhe kjo ka arsyet e veta.

E para ne nuk e njohim faljen si institucion. Nuk bëm kurrë një pajtim kombëtar. Dhe shpesh e më shpesh suportojmë me pushtet ata që na kënaqin nepset tona.

E dyta nuk u ndamë nga komunizmi as me distancim moral dhe as me ligj. Sajuam ca platforma të zbehta ligjore mbi pastrimin e figurës, dosjet, ca platforma gjoja dëmshpërblimesh, etj…, por që gjithsesi nuk kishin asgjë të përbashkët me thelbin, ndarjen a distancimin nga e shkuara e turpshme.

E treta…, komunistëve u dhamë pushtet, i bëm lidera. I kemi akoma aty. Kurse bijtë i nderojmë e i votojmë. Madje edhe platformën e fjalës së lirë, duke dëgjuar devizën disa vjeçare se vrasjet, persekutimet etj…, i bënë në emër të ligjit. Jo diktaturës. Kjo është dhe fyerja më e madhe, karshi së sotshmes, dhimokracisë sonë. Dhe plotësisht e shpjegueshme kur në të njëjtën kohë që përkujtohej kjo revoltë në ato ambjente mjerane, kryeministri i vendit grindej me një minoritar nga Dropulli në emër të fushatës së llogaridhënies. Një bajatizëm i radhës i bijve ,etërit e të të cilëve e quanin gju më gju me popullin. Askush tjetër nuk kishte arsye më të qartë se qeveriu dhe qeveria ta linin vetëm atë tubim, ku të rrahurat me shufra hekuri, shfarosja dhe shpërbërja ishin mjete normale të komunikimit. Ndërkohë edhe një mesazh i qartë e që na i jep pa gajle, neve, verbanëve me sy të bukur. Por ne jemi verbanë, verbanë dhe të shurdhët.

Ka edhe dhjetra arsye antinjerëzore, të tjera. Ndaj në ato ambjente britmash të fikura, karshi fjalimeve sa për të larë gojën, rëndon akoma një fakt. Të pushkatuarit e humbur. Pengu i pa zbardhur që na mban akoma pezull mbi një luftë të ashpër klanesh.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, pengu i pa zbardhur, Spaçi ose

Krijesë e mjerë

May 22, 2018 by dgreca

1 Astrit Lulushi

Nga Astrit Lulushi/

Njerëzit ndjehen të pambrojtur e gjithmonë në nevojë; janë thuajse të humbur për të njohur njeri-tjetrin e botën përreth; nuk dijnë çbëjnë, enden, ngrihen në mëngjes e kthehen në mbrëmje, pa shkuar gjëkundi. Aftësia e tyre për të arsyetuar është e brishtë, sa edhe ajo për të njohur mundësitë e shumta të vendit të tyre; historinë duhet t’ua kujtosh; priren drejt gabimit, ndikohen nga çdo lloj mendimi i paarsyeshëm; edhe kur vepron, këtë e bën në mënyrë impulsive bazuar në injorancë e mendim të gabuar, në ideologji të keqe, në bullizëm ose në fjalët emocionale të të tjerëve.

Cili është fati politik i kësaj krijese kaq të mjerë? Pak lumturi mund të pritet. Më e mira që mund të shpresojë është jeta nën një tiran; më e keqja është jeta në gjendje ku dhuna, pasiguria dhe kërcënimi është  i vazhdueshëm. Cilën duhet të zgjedhë? Jetën boshe nën tirani apo jetën natyrore mes pasigurisë e frikës? Deri tani vetëm këto të dyja ka njohur. Edhe politikanët alternativë tjetër nuk kanë ofruar, ndërsa hedhin baltë mbi jetën e cila mund të bëhet e lumtur bazuar në mendim të arsyeshëm, vullnet të mirë e mirëqenie.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Krijesë e mjerë

Komandanti i FSK vizitë në SHBA

May 21, 2018 by dgreca

-Komandanti i  Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama qëndron për vizitë në SHBA/

1 a KOM FSK1 Kom FSK2 fsk 22 Kom FSK1 interv abcSHBA, 21 Maj 2018-Gazeta DIELLI/ Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, i shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Kosovës Vlora Çitaku,  atasheu i Mbrojtjes në SHBA kolonel Ilir Qeriqi, atasheu i Mbrojtjes së SHBA-ve në Prishtinë koloneli Jeffrey H. Fisher si dhe nga komandanti i  Gardës Kombëtare të Ajovës  gjeneralmajor Timothy Orr,  më 17 maj 2018 mori pjesë  në  ceremoninë e 25-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror (SPP) të Gardës Kombëtare të SHBA-ve, ku u prit  nga gjeneral Joseph L. Lengyel, Komandant i Byrosë së Gardës Kombëtare në Kolegjin Kombëtar të Luftës, Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare Ft McNair, Washington DC.

Gjeneral Rama e  falënderoi Gjeneralin Lengyel për partneritetin e jashtëzakonshëm. Ai theksoi vizitën e fundit në Kosovë të mbi 100 qytetarëve të Ajovës  nga sektorë të shumtë si: arsimi, bujqësia, biznesi i vogël, sporti, ushtria, siguria. Në veçanti e falënderoi për  kontributin e zhvillimit të ushtrimit fushor “Shqiponja 6”.

Në kuadër të kësaj  vizite, gjeneral Rama u takua me zyrtarët të lartë të  Departamenti të Shtetit, Mr. Matt Palmer  dhe me ndihmës asistenten e  Sekretarit të Mbrojtjes Ms. Laura Copper me të cilët diskutoi mbi zhvillimet e fundit në FSK,  sfidat e sigurisë ne rajon dhe procesin e  tranzicionit të FSK-së në FAK. Gjeneral Rama i njoftoi me të arriturat e deritashme të FSK-së si një forcë e besueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe i falënderoi për mbështetjen e deritashme.

Gjeneral Rama po ashtu pati takim në Senat, ku u takua me Senatoren Joni Ernst nga Ajova. Me këtë rast  biseduan lidhur me zgjerimin dhe  dinamizmin e Partneritetit Ndërshtetëror. Gjithashtu Gjeneral Rama u takua me kongresmenin Mike Turner nga Komitetit për NATO, me të cilin pati mundësi diskutimi lidhur me hapat dhe proceset e mundshme për integrim në strukturat e sigurisë rajonale dhe euroatlantike, si  dhe e njoftoi për bashkëpunimin  e FSK-së me NATO-n.

Gjeneral Rama pati rastin dhe nderin të takonte të ftuarën e nderit për këtë mbrëmje, zonjën Dr. Heather Wilson, më ç ‘rast theksoi vlerën e partneritetit dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  të mbështetur në orientime perëndimore dhe euroatlantike që ka Kosova.

Gjeneral Rama me Sekretaren e Forcave Ajrore biseduan edhe mbi mundësinë për të përmirësuar sigurinë kibernetike në Kosovë përmes mbështetjes së Forcave Ajrore, si zonë kryesore e misionit të Forcave Ajrore të SHBA-së. Në mënyrë të veçantë ai e falënderoi atë për mundësinë e përfshirjes së Kosovës për të konkurruar për herë të parë, për një vend (kadetë) në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së në vitin 2019.

Gjeneral Rama pati mundësinë të vizitonte edhe Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, ku për herë të parë, duke filluar nga gushti i  këtij viti, një pjesëtar i FSK-së dhe një anëtar i PK-së, do të marrin pjesë në këtë universitet. Ky bashkëpunim do të mundësojë zhvillimin profesional të mekanizmave të sigurisë në vend.

Po ashtu  ai  ka pasur  edhe një vizitë të shkurtër në Akademinë e Trajnimit të Shërbimit të Emergjencave të Uashingtonit.

Komandanti i FSK-së gjatë qëndrimit në SHBA  u intervistua nga Zëri i Amerikës, mediat e Gardës Kombëtare dhe nga gazetarja e NBC./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Komandanti i FSK, vizite ne SHBA

VATRA JOINS THE COMMUNITY IN CELEBRATING THE 75th ANNIVERSARY OF SAINT NICHOLAS ORTHODOX CHURCH

May 21, 2018 by dgreca

download_20180521_125223download_20180521_125221

By Rafaela Prifti/

MAY 19 – The parishioners and guests gathered to celebrate three quarters of a century of prayer at St. Nicholas Orthodox Church as Archbishop Nikon blessed the temple and most importantly the people of the community. A delegation of senior Vatra representatives included Chairman Dritan Mishto and Board Members Marjan Cubi and Zef Balaj. The presence of the civic leaders and diplomatic corps was recognized by Father Niko. Special thanks were given to Imam Tahiri who attended the prayers and to Father Popaj who was unable to be present but sent his greetings. Saturday morning service is part of an ongoing celebration of the physical renewal the building as well as the spiritual appreciation for the Church’s lasting legacy.  

Initially located in Manhattan, the Church has moved to its current location in the Jamaica Estates area of Queens in 1970. The Project of Beautification that began last year has provided new floors and walls and an upgrade of the interior.  As stated in the flyer prepared for the occasion, the restoration and preservation of the icons are an important part of the Church’s heritage and inheritance. The credit for repairing and restoring the original icons of the parish goes to a seasoned restoration artist Edmond Agalliu. Additionally, he has completed four new icons that adorn the walls. Three opening for large new icons and four portable icons are available for sponsorship that has the option of being acknowledged with an inscription. “Whether memorials or tributes or requests for prayer, these additional icons will stand for many, many more years incorporated into the life of worship and praise here at St. Nicholas Church.” confirms the brochure.   

To begin the celebration of seventy-five years of prayer and service, Archbishop Nikon blessed the Project of Beautification that began last year. The reading of the liturgical passages and the swearing of the officers of the Parish Council were carried out ceremonially. His eminence delivered the service with a clear message: Be thankful for the church and be thankful for one another. The church is not a building, the church is the people, the church is YOU!

After the ceremony, I was about to head out of the building in the pouring rain of Saturday afternoon.  The Parish Council Chair, James Liolin, insisted on providing a safe and dry ride to my next destination. Through a random act of kindness outside the church, I understood that its community lives by the words it preaches.  
During this year, the Church will celebrate through several events.  Its past, present and the future it represents will be documented in a Commemorative 75th Anniversary Journal.

 

Filed Under: Featured Tagged With: 75th ANNIVERSARY OF SAINT NICHOLAS ORTHODOX CHURCH, Rafaela Prifti, Vatra Joins

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 35
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT