• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2018

Kosovë-Nisin Ditët e Mësimit të Bashkimit Evropian

May 8, 2018 by dgreca

-Festohet Dita e Evropës 9 Maji/

1 ramus Vesel-Dita e Evropës 9 Maji është festë zyrtare, përcakton Ligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës i miratuar në Kuvend në 21 maj 2008/

PRISHTINË, 8 Maj 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ditët e Mësimit të Bashkimit Evropian në Kosovë fillojnë sot me një orë mësimi në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë. Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, hap serinë e Ditëve të Mësimit për BE-në me një ligjëratë së bashku me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Zyra e BE-së/PSBE në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës si dhe drejtoritë komunale të arsimit, po organizojnë një sërë bisedash me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës. Për një muaj me radhë, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së do të mbajnë “orë mësimi” në shkolla të ndryshme në gjithë Kosovën. Projekti është mbajtur me sukses çdo vit që prej vitit 2009 dhe është mundësi për nxënësit e shkollave të Kosovës që të takojnë diplomatë të BE-së dhe përfaqësues nga institucionet e BE-së, si dhe që të mësojnë për BE-në dhe mundësitë dhe sfidat e procesit të integrimit evropian. Prezantimet nga ambasadorët do të përfshijnë përvoja nga vendet e tyre përkatëse, për sa i përket procesit të integrimit evropian, derisa edhe shpjegojnë para nxënësve se çfarë do të thotë perspektiva evropiane për Kosovën.

Duke marrë parasysh që këtë vit, Ditët e Mësimit për BE-në qëllojnë në muajin e Fushatës së Zyrës së BE-së për Arsim Cilësor, ambasadorët e BE-së do të përqendrohen posaçërisht tek rëndësia e shkollimit të mirë për zhvillimin personal, por edhe për zhvillimin socio-ekonomik të vendeve përkatëse, si dhe se çfarë do të thotë përparim i Kosovës në rrugën e saj evropiane.

Në Kosovë kanë nisur dje një sërë aktivitetesh treditëshe edukative dhe kulturore për shënimin e Ditës së Evropës – 9 Majit.

Aktivitetet nisën në mesditë në Mitrovicë me Lançimin e fushatës për arsimin cilësor në Kampusin e Kolegjit të Biznesit Ndërkombëtar (IBCM) në jug të qytetit dhe me hapjen e lokaleve të reja të Zyrës Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian (EUICC) në veri, ku zhvillohet edhe ceremonia e dhënies së çmimit për posterin më të mirë për arsimin cilësor. Ceremonia e dhënies së çmimit për posterin më të mirë për arsimin cilësor është zhvilluar edhe në ambientet e EUICC në Prishtinë.

Në 8 maj pasdite Konferenca për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë mbahet në Parkun Arkeologjik të Ulpianës, organizuar nga Aleanca Franceze (në bashkëpunim me ambasadën franceze). Në mbrëmje, në Amfiteatrin e Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës,një Koncert i posaçëm me piano mbahet nga Ramë Lahaj, tenor, i cili paradite mban një konferencë shtypi në ambientet e EUICC.Në Ditën e Evropës, 9 Maj,  në mesditë hapet Panairi i arsimit me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, në EUICC në Prishtinë.Aktivitetet, që vijojnë edhe pasdite, përmbyllen në mbrëmje me Prezantimin e çmimit Evropiani i Vitit gjatë pritjes për Ditën e Evropës, në një nga hotelet  e kryeqytetit të Kosovës. Dita e Evropës 9 Maji është festë zyrtare, përcakton Ligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës i miratuar në Kuvend në 21 maj 2008.Dekretimi, nga Presidenti i Republikës, i  këtij ligji si dhe i 40 ligjeve tjera të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, e cila është miratuar nga Kuvendi  para 10 vitesh në 9 prill, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008.

DITA KUR DO T’I BASHKOHEMI FAMILJES EVROPIANE, NUK ËSHTË E LARGËT

“Të rinjtë e Kosovës duhet të dinë që ne do t’i takojmë familjes së madhe evropiane, familjes qindra milionëshe. Tërë popujt që kanë bindje, perspektiva, vlera, ne do të jemi pjesë e tyre. Dhe kjo ditë nuk është e largët, këtë duhet ta dini. Koha po shkon shpejt, dhe besojmë se këtë vit do ta marrim lajmin e drejtë dhe të merituar për liberalizimin e vizave, por nuk duhet të shkoj në pakufi edhe pozicioni i Kosovës për t’u bërë anëtarë i BE-së, sepse këtë e meritojmë dhe është e drejtë e jona”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në bashkëbisedimin me të rinjtë, me temën “Ardhmëri-Zhvillim-Perspektivë”, “Çka nënkupton integrimi evropian për të rinjtë e Kosovës”, që u organizua nga Ministria e Integrimit Evropian në shënim të ditës së Evropës.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se Evropa është pak skeptike në zgjerim, pra nuk është aq entuziaste në zgjerim, por këtë skepticizëm nuk e ka të lidhur me Kosovën, por për shkak të proceseve të veta të brendshme.

“Njëkohësisht, Kosovën nuk e ka njohur Serbia dhe pesë vendet e BE-së dhe për këtë arsye për Brukselin është më i vështirë partneriteti me Kosovën. Megjithatë, edhe pse ka pasur një lodhje vitin që shkoi në marrëdhëniet Kosovë-BE, mendoj se e kemi rikthyer dinamikën  Kosovë-BE , dhe raporti i fundit i progresit për vendin është konfirmim se Kosova është në hartë, është pjesë e vendeve të Ballkanit dhe rinia  e Kosovës nuk janë të pabarabartë. Në fakt jemi më të vonuar, por jo të pabarabartë, dhe ne tash jemi në një etapë kur dikur kanë qenë vendet tjera, Shqipëria, Mali i Zi apo Maqedonia”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke folur për proceset avancuese të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, kryeministri Haradinaj tha se kur sot flasim për liberalizimin e vizave, nesër do të flasim për statusin kandidat, për hapjen e negociatave me Kosovën, e më vonë edhe për kapitujt veç e veç, dhe theksoi se gjithë kjo është ligë që Kosova duhet të kualifikohet, për të vazhduar garën mes popujve, ekonomive, e vendeve, edhe atëherë kur jemi anëtarë të BE-së.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj u tha të rinjve, se edhe pas marrjes së liberalizimit të vizave, nuk duhet të gabojmë me veprime të cilat do të mund të ndikonin tek BE-ja, në ndaljen e vizave, pra duhet të jemi shumë të kujdesshëm në udhëtime dhe veprimet tona.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha tha se e ardhmja jonë është në BE, por e ardhmja jonë nënkupton se duhet të bëjmë shumë punë që Kosovën të bëjmë vend ku të gjithë të kemi të ardhme të ndritur dhe secili nga ne e ka këtë rol.Në këtë debat nga një fjalë para të rinjve, e kanë mbajtur edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe shefja e Zyrës së BE-së/përfaqësuese speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.Në këtë debat kryeministri u përgjigj në shumë pyetje që u adresuan nga të rinjtë për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi, me theks të veçantë proceset integruese euro-atlantike.Debati u organizua nga Ministria e Integrimit Evropian në kuadër të 9 Majit, Ditës së Evropës.

Filed Under: Politike Tagged With: 9 Maji, Dita e Evropes

Të pabesët dhe të pafetë bëjnë të pabesueshmen!

May 7, 2018 by dgreca

Albina Deda Gjoci: Të pabesët dhe të pafetë bëjnë të pabesueshmen!.

1-albina-deda1 Komunistet

E tronditur si nënë vendosa të reagoj me neveri ndaj një statusi sa shpirtëzi po aq dhe me ngjyrat histeriko-politike të një eksponenteje të ‘Rilindjes’ së Edi Ramës me emrin Genta Kaloçi.

Ajo përqeshi dhe proklamoi gëzimin e saj që tejkalon tmerrin human për humbjen e jetës së një të riu 18 vjeçar-djalë i vetëm i poeteshës e shkrimtares Flutura Açka.Nuk kam fjalë të them dhe as mallkime nuk përdor se nuk janë fjalor i genit tonë.Veç për diçka të rëndë e të zezë po i paralajmëroj shqiptarët njerëzisht dhe politikisht.Monstra Kaloçi dhe monstruoziteti i saj nuk janë lajthitje personale. Aspak.Aq sa nuk ishte rrugaçëri individuale përfshirja e Sajmir Tahirit në kanabizimin e vendit.

Është taktikë e strategji e cila tashmë ka dalë në sipërfaqe.

Është hakmarrje e enveristëve dhe kryeperversit enverist Edvin Rama kundër shtresës më fisnike, më krenare e më të vuajtur të kundërshtarëve të regjimit diktatorial.Kaloçja e Edvinit nuk përbën sensasion se kryekaloçi i Kristaqit e Spiro Kolekës është kryeministër, ndërsa kaloçët e tjerë të qeverisë janë bijtë biologjikë të bllokmenëve duke filluar nga nipat e Hysni Kapos e deri te vajza e Llambi Gegpriftit.Ndaj dhe reagimi i Genta Kaloçit le të përcillet jo vetëm me neveri por me një zgjim ndjenje të veçantë ndaj asaj që po instalohet:

Diktatura e krimit shpirtëror dhe e luftës së re të klasave.

Këta nuk janë injorantët e partizanë kriminelë të ish-zonës së parë operative të veshur me rroba të robërve italianë të pushkatuar, por bijtë e tyre miliarderë të ngjyrosur e kapardisur me ‘Valentino’ e ‘Armani’!

Filed Under: Komente Tagged With: Albina Deda, te pabeset, te pafete

SHQIPTARJA, më e bukura e Manchesterit

May 7, 2018 by dgreca

SHQIPTARJA, më e bukura e Manchesterit për 2018/

31969947_1611126802339744_2817731677000826880_n

Mjaft shqiptarë kanë emigruar në vende të ndryshme si SHBA, Itali, Mbretëri e Bashkuar apo dhe shumë vende të tjera dhe mjaft mirë mund të shërbejnë si histori frymëzimi dhe suksesi për shumë të rinj. Një prej tyre është Fatime Gashi.Në moshën 2 vjeçare familja e saj emigroi drejt Anglisë për të shpëtuar nga sulmet serbe.  Familja e saj e ndërtoi jetën në shtetin britanik, dhe sot vajza e madhe e familjes ka zënë titujt kryesorë të shtypit anglez. Fatimja është shpallur si vajza më e bukur e Manchesterit në kompeticionin e bukurisë së qytetit.“Mançesterti më ka dhënë kaq shumë dhe ndihem sikur kjo është mënyra ime e kthimit në qytetin tim në shtëpi. Kjo ende më duket si një ëndërr “, – është shprehur bukuroshja shqiptare.

Filed Under: Featured Tagged With: Fatime Gashi, më e bukura e Manchesterit, për 2018

Koncert recital me Klarinetistin e shquar Igli Tuga

May 7, 2018 by dgreca

1 Igli2 Igli3 Ifli

Nga Keze Kozeta Zylo/Është kënaqësi të dëgjosh dhe të ndjesh nga afër muzikën, tingujt e shpirtit nëpër skena të ndryshme apo dhe nëpër dhoma. Kur producenti i TV “Alba Life” po editonte gjithë koncertin që kishte filmuar dje në Purchase Collage Conservatory of Music, shtëpia ime u mbush me një aftmosferë tejet të këndshme, me aromë magjie muzike, si lule Maji që shpërthejnë në pemë, parqe e kudo…Igli Tuga është një klarinetist që të mahnit me performancën e tij.Ditën e shtunë ishte një koncert i një artisti shqiptar që ka debutuar në disa skena dhe jo vetëm që debutoi në Conservator por njëkohësisht ishte pjesë e përfundimit të tij për master, që flet për marrjen e një edukimi më të lartë në art dhe muzikë.

Klarinetisti Igli Tuga është student i profesoreshës Ayako Oshima dhe dha një recital si master koncert.Tingujt e klranitës së tij ishin tinguj kristalor dhe lidheshin në perfekskion me instrumentet e tjerë.  Lidhja ishte e përkryer me artistin e shquar Raif Hyseni si Accordion, Sevim Umer- Perscussion.  Evan Ducreay Violin, Jacob Stevenson, Cello.  Fatos Qerimaj luajti Solo for Clarinet with out Drone.

Clarinet Quintet Blat major op 34 nga Carl Maria Von Weber.  Allegro, Fantasy, Menuetto, capriccio presto, Rondo, allegro giocoso.

Let’s be happy (klezmer tune) nga Gioria Feidman dhe Fantasy for Acoordion clarinet nga Raif Hyseni

Igli Tuga ka një lirshmëri te jashtëzakonshme në lojë, sjellë muzikalitetin magjishëm dhe të imponon të fokusohesh dhe te harrosh gjithcka që ke përreth, atëhere cdo dëgjues dhe dashamirës i muzikës kupton se ku të mbyll magjia e artit, kupton se c’talente të papërsëritshme sjellë koha dhe Kombi.

Në këtë koncert u soll mjeshtërisht muzika klasike, moderne dhe ajo shqiptare.  Duke dëgjuar Iglin nuk ke se si të mos kujtosh legjendën e klarinetës Laver Bariun, nuk ke se si të mos krenohesh me Fatos Qerimaj këtë artist, klarinetist, pedagog të cilët medoemos janë ushqyer nga thesari i kulturës kombëtare.

Igli Tuga është një klarinetist qe te nderon, jo vetëm me talentin e tij, por dhe me ambicjen që ka për t’u inetgruar plot kulturë në botën marramendëse të artit dhe muzikës në Amerikë.

Muzika nën tingujt e klarinetës të sjellë aq pranë Benjamin David “Benny” Goodmen një klarinetist nga më të famshmit amerikan të xhazit dhe një bandleader i njohur si Mbreti i Swing.

Bashkëpunimi i Iglit me artistët e talentuar si Raif Hyseni, Fatos Qerimaj etj të kujton përsëri Goodman i cili udhëhoqi një nga grupet më popullore muzikore në Shtetet e Bashkuara.

Koncerti i tij në Carnegie Hall në New York City më 16 janar 1938 përshkruhet nga kritikët Bruce Eder si “koncerti më i rëndësishem i muzikës së xhazit apo muzikës popullore në histori.

Këtë shpresoj së shpejti për Iglin artistin shqiptar që më bën të ndihem krenare.per nje koncert në Carnegie Hall dhe më gjerë…

Arbërie Hetemi mori disa intervista me artiste të mirënjohur për TV “Alba Life” që do të transmetohen së shpejti në kanalin televiziv.

Staten Island, New York

6 Maj, 2018

Filed Under: Emigracion Tagged With: Igli Tuga, Keze Zylo, koncert recital

Si shihet atdheu nga larg

May 7, 2018 by dgreca

image1

Nga Skender Karacica/

Çfarë (po)ndodhë me çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni dhe partitë (politike)shqiptare…?!
U bënë njëzetë vjet nga ,,pavarësia,, e Maqedonsië nga ish -Jugosllavia dhe çështja shqiptare mbeti e (pa)zgjidhur në këndin e margjinave politike të kohës!Partitë politike(shqiptare)e kanë bërë si ,,rregull,,që pas zgjedhjeve parlamentare marrin udhë në ,,programin politik,,të (pa)koalicionit me partitë sllavo-maqedonase (Nikolla Gruevski-Zoran Zaev)dhe si me hy në punë dhe me e marrë një rrogë të mirë dhe dofarë shkallë të jetës si ,,hyqmet,,se jo mahi…!!!
Çfarë u bë dhe çfarë nuk do të bëhet kurrë në hapësirën etnike shqiptare në Maqedoni,do të thosha,do të jetë ora e kurdisur e kohës me pushtetin maqedonas që,hë për hë,do të jetë ora kryesore poltike:RRINI URTË E BUTË,PUNONI DHE VEPRONI,E DINI…VETËM ÇFARË THOTË SHTETI(sic!).
Në parlament tashti kemi vetëm 19 deputetë shqiptarë(!)që dorën në zemër nuk kanë as forcën,as mundësitë ligjiore dhe as guximin që të nisin proceset (d)emokratike në këtë shtet problematik dhe me një të ardhme të paqartë kushtetuese,ku populli shqiptar ka mbetur as në tokë e as në qiell…!
Nëse nuk ndryshon kjo gjendje (shqiptare)në shtratin klinik të kohës sipas Shekspirit,,Të jesh,apo mos të jeshë,,atëherë do të ishte mirë që deputetet e (p)opullit të dorëzojnë mandadet dhe të shkojnë në shtëpi!
Kur të dëgjueshmit shkojnë në shtëpi,atëherë do të dëgjohet zëri i BE-së dhe SHBA-së se çështja shqiptare ende nuk është zgjidhur në shkallën e barazisë kombëtare(shtetformues) e jo pakicë kombëtare!
Koha po troket në ndërgjegjen e (vrarë)të partive politike shqiptare që për këto vite nuk e kanë lëvizur asnjë guri karshi çështjes së (pa)zgjdhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoni!
Çikago,7 maj 2018

Filed Under: Emigracion Tagged With: Atdheu nga Larg, Skender Karacica

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 35
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT