• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2018

Në kthellën e epërme

June 28, 2018 by dgreca

2 Aleksa1

Sadik Bejko: Në kthellën e epërme/1 AlisaShënime mbi librin poetik të Alisa Velajt/1 Aleksa jpg

Alisa Velaj u lind në qytetin e Vlorës, më 6 Nëntor 1982. Është diplomuar për Gjuhë-Letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës në vitin 2005. Kryen studimet pasuniversitare (SHPU) pranë katedrës së Letërsisë po në UT. Më pas merr titullun Doktore e Shkencave Filologjike, pranë Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në universitetin shtetëror të Shkupit.

Dy vëllimet e para me poezi “Themelet e erës” dhe “Drejt ajrit’ do t’i rrimarrë sërish me 2012 në përmbledhjen poetike “Përanash Flakës”.

“Tej kthellës së epërme” është përmbledhja e saj e dytë me poezi. Poezitë e saj janë përkthyer dhe botuar në: anglisht, hebraisht, suedisht, bengalisht,  rumanisht, frengjisht dhe portugalisht.

Në gjuhën angleze është botuar në mbi 70 tituj gazetash, revistash dhe antologjish, online dhe në print, ku spikasin tituj të tillë si; Four twentyfive Anthology (Australia), The Journal (UK), The Dallas Review (USA), The Linnet’s Wings (UK) The Seventh Quarry (UK), Envoi Magazine (UK) etj.

Vëllimi me poezi “The Wind Foundations” (‘Themelet e erës), përkthyer nga Ukë Zenel Buçpapaj botohet në 2017 nga revista amerikane Zany Zygote Review. Vëllimi tjetër me poezi “With no sweat at all” (“Pa kurrfarë mundi”) pritet të botohet në 2019 në USA nga Carvena Barva Press.

Në qershor 2014 do të futet në shortlistën prej 20 poetësh, pas konkurimit prej 5450 poetësh nga mbarë bota, për çmimin prestigjoz ‘Erbacce Prize Poetry Award’ në Britaninë e Madhe.

Në Shqipëri është fituese e çmimit ‘Zef Serembe’ në vitin 2012 për përmbledhjen me poezi “Përanash Flakës”.

Prej 10 vjetësh është pedagoge pranë katedrës së Letërsisë në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Libri “Tej kthellës së epërme”, botim i  shtëpisë botuese ‘Luis Print’, Durrës 2018, ka 150 faqe poezi. Një përmbledhje e plotë, e rëndë. Mund të ishte edhe 100 faqe, madje mund të ishte dhe 80 faqe dhe prapë do të ishte po me kaq peshë, me atë poezi të arrirë që mbetet përfaqësuese për autoren, por dhe për prurjet në poezinë e brezit të saj, në poezinë më të mirë që shkruhet sot tek ne në këtë fillim shekulli.

Libri është ndarë në disa cikle, si për të propozuar një arkitekturë, një kompozim. Nuk e di sa është e arritur kjo ndarje. Më tepër mund të  flitet për dy lloje lëndësh, për dy lloje bërthamash a vatrash rreth të cilave qerthullon e ngjizet në disa tituj vjershash jeta e gjallë dhe e fortë poetike e këtij libri.

E para vatër është ajo e një poezie që sjell përthyerjen në vargje, jo regjistrimin, por meditimin e pjekur dhe të distiluar nëpërmjet llambës magjike të fjalës, sjell poezinë mbi ngjarjet e përvojat e unit, mbi gungat e honet që lënë  pas goditjet e  fatit.

E dyta vatër përcjell poetikën e pejsazheve mesdhetare, vargje gjithë dritë e kthjelltësi, imazhe mbi zogjtë, anijet, udhëtimet në pambarimësi ujërash e horizontesh, perëndimet, zambakët, tulipanët, vjeshtërat, pulëbardhat, ishujt, dallgët, gadishujt… në “Tej të kthelltën e epërme” të poezisë.

Kjo tematikë e deteve të jugut vjen me shumë shëndritje e lëbyrje sysh, gati një dritë verbuese. Është një prurje prej një poeteje të lindur në Jugun detar, poete që sjell kësisoj imazhe, pamje e detaje që kanë lindur bashkë me të. Pra, dhe kjo lëndë është pjellë e një përvoje që vetëdijshëm ose jo ka krijuar depot e saj me lëndë kthjelltësish në thellësi të mbushura rëndshëm sa më nuk ka dhe që një ditë patjetër duhet të zbrazen.

Kjo lëndë mesdhetare nuk është vetëm imazh, nuk është vetëm pejsazh, është dhe përvojë, është dhe etyd i përthyerjes psikologjike të një ҫasti, të shumë ҫasteve që nga fëmijëria, që të bëra bashkë si gurët e mozaikut përbëjnë një panorame ndjesore e shqisore shprazur me drita, me kristale zambakësh e tulipanësh, me njomështi visesh ujore e brigjesh të zhveshura mbetur në retinën e vjeshtrave e të perëndimeve mesdhetare, në gojët e zambakëve, në grykët e zogjve, në delikatesën e thërrmimeve në hënë e shkëmb. Autorja për kontrast ka plazmuar ku e ku pak brengë, pak natë, pak mpiksje muzgu.

E përthyer kështu ndjeshmërisht, kjo botë mesdhetare nuk është një bukuri në vetvete apo për vete, por e njerëzuar, e hunanizuar.

Në krye të librit vjen një djalog me Homunkulusin, njeriun e krijuar prej laboratorit… një trokitje nga satira e ironia, që mbase, mbase në të pritmen do të marrin formë e shtat në poezinë e Alisa Velajt.

Ka rëndësi (dhe kjo duhet të nënvizohet) ajo që në këtë libër poetja Alisa Velaj , sjell lëndën e saj poetike. Nuk ka imitime të botëndijimeve dhe perceptimeve të të tjerëve. Poetët vijnë me lëndën e tyre, me bukën e brumin e tyre në furrën e poezisë. Madje poetët e krijojnë prej vetes botën e librave të tyre. Në një farë mase ne kështu po ravizojmë atë që origjinaliteti është thellimi te vetja jote, te eksperiencat e tua, duke mos përjashtuar as reflekset e biografisë së autorit. Ato duhen përfshirë patjetër.

E rëndësishme është që jo vetëm të sjellësh lëndën tënde, por edhe përftimin poetik personal të kësaj lënde. Dua të them se me dy temat kryesore të librit shprehimësia, rrjedha e lirshme, derdhja sintaksore e përpiktë dhe e brishtë në modelimin estetik të  tekstit, herë-herë me frymëmarrje të gjata, përcjellin një siguri në mjeshtërinë e të shkruarit, një siguri e maturi stili.

Këtu mund të thuash se prirja për të qenë i sofistikuar me patjetër, si ngutje e ҫdo të riu për t’u treguar “poet”, ka sjellë disa herë (jo shpesh) dhe poezi që duhen lexuar dy herë për të hyrë në to. Nuk jam kundër kësaj. Nganjëherë poezitë e mira duhen lexuar dy e tri herë… po, siҫ dihet, kjo manierë nuk duhet të sillet si qëllim më vete. Të jesh i kthjellët, i thjeshtë është më e vështirë se të jesh i ngatërruar. Forma në vetvete, lojërat e bukura me fjalën, nuk kanë asgjë të keqe, por kanë dhe një magji të zbrazët që shumë poetë nuk i rezistojnë ndaj rendin pas tyre dhe dehen me gjethet në të tilla të shterrura vreshta.

Por… që të mos jem i kyrsyer, po nxitoj të shtoj se përtej kësaj përkujdesjeje miqësore ndaj një kolegeje më të re, kujdesje për të mos shkarë në formë (mashtruese e mikluese), qoftë dhe në formë shkëndijuese, po shtoj se Alisa ka disa poezi që janë arritje të vërteta, të shëuara jo për atë, por për poezinë tonë në tërësi.

Këtu po rreshtoj, sipas meje,  disa nga poezitë më të mira të librit: Pasdite pulëbardhash, Ky qiell, Ti më dite, Degëz palme, Thirrja e ujërave, Herët, Aty ku vallëzoj, Duke pritur dimrin, Ungjill drite, Prag, Mirazh, Bulkthi dhe hëna, U shfaq Moxarti, Jo më larg se mali i Sinait, Bardhësi, Nokturn, Heshtohu heshta ime, Simetri, Në e dashtë dritën, E  veja, Nuk vjen përmes lutjeve, Ti eja në Paris,  Muranë, Ende, Me tinguj, Asgjë përpos dritës…

Në ciklin ‘Kujtesë mjerane e pasqyrës”, një cikël shumë i gjerë, me lëndë tragjike, me ngjizje imazhesh të trishta, me gjak e gjemba të djerrinave ballkanike, ndërkallen dhe poezi të kthjellëta të brishtësisë detare, mbase për ta thyer tonalitetin. Ky cikël ka dhe një përzjerje të stileve, të teknikave poetike, si reflekse nga poetë spanjollë, nga poetë paraardhës të poezisë eliptike. Alisa Velaj me poezinë e saj të këtij libri e ka përballuar këtë trysni të teknikave të fillim shekullit. Ajo në arritjet e saj, aty ku kallinjtë janë pjekur plot bukë me rrënjë në tokën e përvojave të saj, ia ka dalë të jetë vetvetja. Nuk ka nevojë për gjë tjetër, veҫ për ta respektuar dhe për ta marrë, trajtuar shumë seriozisht talentin e vet tashmë katërcipërisht të dëshmuar. Ky libër na e thotë shkoqur kaq gjë.

Në disa nga kryeveprat e saj si “Ky qiell”, “Ti më dite”, “Ungjill drite”, e shumë nga ato poezi që përbëjnë ciklin e vatrës së ndezur nga përvojat e unit, fjalët marrin rrezatimin e fshehtë të perlave. “Ky qiell” ka një melankoli të pjekur, nga dhimbje të përtej një momenti, dhembje e gjithëkohëshme, dhembje që na i flak mbi krye jeta tek shkon në punët e veta (të mëdha) pa i përfillur jetët tona (të vogla).  “Ti më dite” është poezi e mbushur me dhembje, me një lëndë të ngjeshur dhe kompakte, ku një përvojë e tillë merr kuptim, kur ҫlirohet nga helmet e teret në ajër e në dritë, në dritën e pastër të “Tej kthellës së epërme”. Për mua poezi të tilla, si këto më lart, janë më të arrira se disa nga poezitë e saj që shkëlqejnë nga një përsosuri teknike e realizim  forme që të lënë shtang (“Ti eja në Paris” etj).

Alisa Velaj me këtë libër dha një provë të asaj që poezia di të lindë e të gjejë vend në këtë tokë që prej qindra e qindra vjetësh ka qenë e hapur për poetët, për poezinë.  Një poezi si ndriҫim, si tretje në të kthjelltën e epërme të fjalës.

UNGJILL DRITE

(Nënës sime, Elvedinës)

Mos i lër gjethet e vjeshtës

Të të kalojnë mbi krye, nënë!

Kanë gjurmë nga trishtimet e zogjve

Psherëtima flladesh nga kujtesa të erërave të shkretëtirës

Që ngrenë lart një re pluhuri të kuqërremtë

(Njëjtë si nuancë e gjetheve të vjeshtës)

Është kaq i shndritshëm ky mëngjes detar, mam’

Ku ҫdo rreze dielli që të ngatërrohet flokëve

Më rrëfen se ka bardhësi më të bardha se bora

Lartësi më të mëdha se qielli

Dhe gjuhën e dashurisë s’është kurrë vonë për ta mësuar.

Kaq i paqtë është ky qiell pulë bardhash

Sa sytë e tu të thellë – dy copëza kaltërsish,

Mbajnë fshehur më të kthjelltin ungjill drite

Aq pak të lexueshëm për gjethet dhe erërat.

Filed Under: ESSE Tagged With: Alisa Velaj, Ne kthellen e eperme, Sadik Bejko

Kosova po merr pjesë në Tarragona 2018 me 40 sportistë

June 28, 2018 by dgreca

-Ministri Kujtim Gashi i pranishëm në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018/
2 Lojrat Mesdhetare

-Kosova po merr pjesë në Tarragona 2018 me 40 sportistë, 13 trajnerë dhe katër gjyqtarë/

 

1 L Mesdhetare

PRISHTINË,  28 Qershor 2018-Gazeta DIELLI/ Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ndodhet në vizitë zyrtare në Tarragonë të Spanjës, ku ekipi Olimpik i Kosovës po merr pjesë për herë të parë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.Ministri Gashi është takuar me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, në krye me presidentin, Besim Hasani, si dhe kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, të cilëve iu uroi suksese të mëtutjeshme në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Ministri Gashi është duke përkrahur sportistët, derisa të enjten po i ndjek nga afër garat e xhudistëve tanë, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu, të cilët po kërkojnë të ndjekin rrugën e Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqi. Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan të mërkurën medaljet e arta, të parat për Kosovën nga Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.Ministri do të jetë i pranishëm edhe në garat e sportistëve tjerë, të cilët po ashtu po e promovojnë shtetin e Kosovës, në vendin që nuk e njeh Pavarësinë e vendit tonë. Përndryshe ministri Gashi, është ministri i parë që zyrtarisht ka udhëtuar në shtetin Spanjës për të ndejkur garat mesdhetare të cilat po zhvillohen atje. Kosova po merr pjesë në Tarragona 2018 me 40 sportistë, 13 trajnerë dhe katër gjyqtarë./b.j/

Filed Under: Sport Tagged With: Behlul Jashari, kosova, Lojrat Mesdhetare

Statement on Congressional “Bytyqi” Resolution

June 28, 2018 by dgreca

Statement on Congressional “Bytyqi” Resolution/1 Bytyqi BrothersFor Immediate Release/
June 28, 2018/
Today, on the eve of the 19th Anniversary of the Bytyqi murders, the U.S. Congress’ House Foreign Affairs Committee marked up H.Con.Res. 20, a resolution regarding Serbia’s state-sponsored murders of three American citizens, clearing its way for passage by the full congress. Surviving family members and their representative were present for the markup and had this to say:
Ilir Bytyqi, brother to Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi:
“Until Goran Radosavljevic and others responsible for my brothers’ murders are brought to justice, we will not stop, we will not rest, and we will not be ignored. We are very grateful to Congressmen Zeldin and all the other members of the committee for supporting our family and this cause. They have lifted our spirits and sent a strong message to the Serbian government that the Congress will never let the Serbian government off the hook for protecting the war criminals that killed my brothers.”
Praveen Madhiraju, Executive Director of Pretrial Rights International and the family’s pro bono attorney:“Today’s vote made one thing clear. Serbia is again becoming known for protecting war criminals. President Aleksandar Vucic can no longer bluff his way into becoming a trusted partner of the United States. Congress is showing that President Vucic has alot of work to do.”
H.Con.Res. 20 recounts the factual history of the Bytyqi case, including that a main suspect, Goran “Guri” Radosavljevic, is a prominent member of the governing political party in Serbia, which President Aleksandar Vucic leads. It’s final paragraph states that “progress in resolving this case, or the lack thereof, should remain a significant factor determining the further development of relations between the United States and the Republic of Serbia.”  Then Secretary Rex Tillerson made similar remarks in December 2017 as have countless other U.S. officials and members of Congress.
For more background on the Bytyqi case, read this briefing packet on the case.
Contact: Praveen Madhiraju at +1.202.549.8094 or bytyqibrothers@gmail.com
Follow @BytyqiBrothers for more information and updates.

Filed Under: Komunitet Tagged With: “Bytyqi”, Resolution, Statement on Congressional

Mesazhet e lumtura fitorja e humbanakëve

June 28, 2018 by dgreca

Nga lir Levonja/ DIELLI/

1) Brenda këtyre njëzetë e katër orëve kam marr plot mesazhe ku tërësia e tyre është një hije, a një siluetë me kapuçon duke më shënjuar me gishtin e madh se, betejën për teatrin e kam humbur. Janë vetë aktorët ata që po firmosin, bilës edhe emra të mëdhenj etj…, dhe se Tirana do të ketë së shpejti një teatër të ri. Në këtë periudhë tetë mujore a një vjeçare, por çfarë rëndësie ka, në gjithë ato që kam thënë, nuk ka sikur një radhë të vetme ku të shprehem se jam kundër një teatri të ri. Të gjithë opinionet e mia janë aty, por edhe pjesë e librit që sapo hodha në qarkullim, Armiq të vegjël tokë e madhe. Madje jo më larg se, dje, postova një pasazh nga një rast me aktorin e madh Ilia Shyti dhe vetes. Kur drejtoja dikur një teatër. Shikonim mëhallën, ishte muzg, nga mbrapa teatrit aty, dikur kish ekzistuar Lushnja e vjetër, një rrugë e kalldrëmtë me vlerë bulevardi por që sot nuk ekziston më. Një e tillë që e shikon sot në ato fotoshopet që bëhen me sokakët e Krujës, Elbasanit a Prizërenit. Një keqardhje njerëzore, por zhvillimi nganjëherë i ngjan një lufte të pamëshimërshme. Dhe njeriu kupton se ka filluar të vdesi pikërisht kur i sharrojnë memorien a kujtimet. Donte të më thoshte diçka por u memecua dhe vetëm sa më preku supin e iku pa fjalë. Megjithëse një herë më kish treguar për një shtyllë diku aty, ku jepnin shfaqje mbrëmjeve ai dhe ca emra të tjerë si Vaçe Zela përshembull. Sot ato janë nocione thëniesh, me tha ai, më tha ajo. Ne nuk arritëm t’i ruajmë. E para se nuk besonim se kishim në mes njerëz të mëdhenj. E dyta, jemi më të aftë t’i japim shpejt e shpejtë një varr memories sonë se sa një copë tokë të re për një vepre të re.

2) Një proverb japonez thotë që njeriu i cili vritet në luftë është si puna e atij ujit që humbet në të çarat a skërkat e një toke të zhuritur. Kurse ai që vdes në emër të dashurisë është si puna e asaj farës që futet në tokë për dhënë një pemë. Kam përshtypjen se ne i përkasim rastit të parë, për faktin e klimës luftarake mes vedit, ideve tona dhe më e keqja këmbënguljes pa fund ku të më shkoj e imja. Disa syresh më quajnë një demokrat fanatik që po plas, me që artistët firmosën, megjithëse më kanë duartrokitur, ta zëmë kur kam kritikuar ashpër ta zëmë mënyrën se si u zgjodh Lulzim Basha kryetar. 

Ose kur kundërshtoja prishjen e mbikalimit tek Zogu i zi, si akti i parë i qeverisë Berisha më 2005-ën. Në kuptimin e mirëfilltë kam qënë dhe jam kundër çdo prishje, sidomos kur bëhet fjalë për objekte që kapin një periudhë kohe mbi pesëdhjetëvjeçare. Por edhe për objekte që sekuestrohen për shkak të aferave a burimeve financiare. Pasi e di fare mirë që vendi im i varfër ka kaq shumë nevojë për strehë, spitale, kopshte e çerdhe. Siç edhe kam kundërshtuar aktivitetin me tritol të qeverisë Rama – Meta, karshi objekteve të mëdha, me po këtë qëllim, dhurimin nevojave imediate të vendit. Sot përshembull, shqiptarët, i detyrohen para një sëre firmash, pikërisht nga firmat e Ramës. Siç edhe rasti i vjehrrit të Lulzim Bashës me atë hotelin në Ujin e ftohtë Vlorë. Janë para që do i paguani ju, jo Rama. Rama me Lulin do ta gjejnë, kurse keni me vete një thes me karrota Divjake. 

3) Por jemi tek teatri kombëtar…unë di shumë mirë që mes artistëve ka edhe ordinerë, bilës me shumicë. Jan produkte të kohës sonë. Ashtu sikur ka edhe pijenacër që kanë uzurpuar artin edhe pse nuk kanë lexuar një vepër letrare. Kam rastisur shpesh me të tillë që veç kulturës së tekstit, nuk e dinin se ku binte përshembull Jean Baptiste Poquelin ose Molieri, francezi që krijoi komedinë e rrugës. Por njihnin shumë mirë fërnetin, marrëveshjet me politikën sa nuk kishin për asgjë t’ia bënin në kokë, ta zëm Naim Frashërit, aktorit, abc-ja e aktrimit a filmit shqiptar. Ta dini, këta janë luftëtarë, ai soji i proverbit japonez, të cilët i ngjajnë ujit që humbet në skërkat e një toke të zhuritur, jo asaj farës për të prodhuar bimë, a zë, siç thotë një poete shqiptare me emrin Flora Brovina. Dhe ne i kemi pas me shumicë këtë soj sojit ”fitimtarësh”… Ne udhëhiqemi nga ky soj. Soji i ”fitimtarëve të një populli të mundur”, është dhe titulli i një libri të një miku dhe shkrimtari shqiptar F. Rustemi. Unë, ndofta me këto ”tekat’ e mia, mbase bëj pjesë tek ajo pjesë që akoma beson se nuk është mundur. Ndaj jam, kam qënë dhe do të jem kategorikisht kundër çdo prishje objektesh që sado pak, sado një grimë, do më kujtojnë diçka nga e shkuara e ime, nga e shkuara e njerëzve të mi. Edhe pse e di se të qenit me të drejtën, me të vertetën në shoqërinë shqiptare është të ecësh si në tehun e thikës. Ndofta jam nga ata naivët që besoj se edhe ne mund të kemi një ditë një histori të përbashkët, jo histori tekash, herë të kuqe, herë blu dhe tani së fundi violetë, si kjo ngjyra e rilinjdes sorosiane. 

4) Ne jemi sot një shoqëri e shpërndarë botës. Shumë prej nesh nuk kanë lënë vend a kryeqytet bote pa shkelur. Unë vet përshembull pashë së fundi Washingtonin… kryeqytetin e qverisë dhe ambasadave të botës. Mirëpo pavarësisht kohëve, ndryshime Washingtoni i vjetër ishte aty, përbri, buzë lumit Pomatac. Shqiptarët e Athinës përshembull e dinë mirë se sa teatro të vjetër janë ashtit të atij qyteti kaq të lashtë. Po kështu ata të Romës në Trastevere etj. Po kështu në Parisin e ëndrrave. Në Londrën e Shekspirit ruhet akoma një teatër druri me më shumë se koha vet. Kurse ne u gëzohemi arshivave të Vjenës nga ku vjedhim foto papushim për vende a qytete që nuk ezistojnë më. Las Vegasi përshembull, është atdheu i Casinove. Një i tillë i ndërtuar në një tokë ku ha pula gurë. Pa pemë, pa gjelbërim etj. I ndërtuar me një investim të familjeve mafioze. Por sot askush nuk hedh idenë e prishjes. Pasi shkatërrimi është rrisk i natyrës dhe jo i njeriut. Njeriu ka lindur të krijojë. Dhe tokë Tirana ka sa të duash, aq më tepër që po hapet.

5) Dola aty ku kam konsistuar në gjithë këto shkrimet mia në lidhje me teatrin kombëtar. Nuk kam qënë kurrë kundër ndërtimit të një teatri të ri. Biles do t’i heq kapelën cilëdo qeveri që do e ndërtoj një të tillë. Do jem krenar me kryeqytetin e vendit tim që të ndërtojë jo një por disa teatro. Të ndërtoj monumente, jo buste si rastet e fundit me Havzi Nelën në Kukës apo Eqerem Çabejn në oborrin e Akademisë së shkencave. Sepse unë sinqerisht më parë dua monumentet e atyre që futen në dhe’ për të pjellur bimë, jo atyre që humbin si uji në skërkat e një toke të zhuritur. Dhe në vendin tim, dominojnë monumentet e xhelatëve se sa ato të humanistëve. Ne mund të shembim çdo gjë, kështu edhe me këtë ekzistuesin. Sepse kemi plot arsye bajate si ajrimi apo të tjera, kësisoj mund ta shembim, të ndërtojmë një të ri me xhama. Por ne do varrosim memorien tonë, atë që nuk do na japë më bimë e zë. Por akullin e xhamave. Dhe sado të bëni galeri fotosh me portrete ta zëm të Agim Qirjaqit a Tinka Kurtit, ne do humbim truallin ku shkelën ata. Ne kemi përvojë të hidhur në këtë drejtim. Mjaft të përmendim Fishtën, a mazeolumin e gjoja varrit të Skënderbeut në Lezhë, shtëpinë e pavarësisë në Vlorë. Por edhe me atë të Lidhjes së Prizërenit. Çështja e teatrit është mbi Ramën dhe Lulzim Bashën, mbi çdo forcë politike. E para sepse aty u gatua dhe filloi historia e artit tonë kombëtar. Si shtet jemi aq shteti i ri sa nuk e kemi luksi të vëmë dorë tek memoria, sidomos kur ajo lidhet me kulturën dhe edukimin universitar. Ju mendoni se mund ta mbash kollaj hijen ta zëm të Drita Pelingut në xhamat e një institucioni të ri. Në buzëqeshjen e një kapteri që sot është kryetar bashkie dhe nesër një ikanak, asesi. Ajo që na çon diku është memoria, jo legjilsativi. Unë kundër armiqëve të memories jam, jo kundër zhvillimit.

Filed Under: Analiza Tagged With: fitorja e humbanakëve, Ilir Levonja, Mesazhet e lumtura

Kosovë-Vidovdani, festime dhe provokime serbe

June 28, 2018 by dgreca

-Në çdo 28 qershor serbët festojnë Vidovdanin apo Betejën e Kosovës, që ka ndodhur në vitin  1389, e cila ishte humbur/1 Vidovan-Autoritetet e Kosovës nuk japin leje për ardhjen e ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin/

2 Vidovan

PRISHTINË,  28 Qershor 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Serbë kosovarë dhe të ardhur edhe nga Serbia festojnë Vidovdanin,  të mbledhur sot në Gazimestan, në një fushë rreth pesë kilometra në veri të Prishtinës, duke shënuar kështu 629 vjetorin e Betejës së Kosovës.

Edhe me manifestime tjera, në çdo 28 qershor serbët festojnë Vidovdanin apo Betejën e Kosovës, që ka ndodhur në vitin  1389, e cila ishte humbur.

Policia e Kosovës deklaroi se, “për festën religjioze ortodokse të Vidovdanit, e cila festohet me datën 28 qershor, përmes hartimit të planit operativ, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, zbatueshmërinë e ligjit në vend, si dhe shtimin e masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimeve”.

Media serbe duke iu referuar burimeve të saj zyrtare njofton sot se, “autoritet kosovare kanë ndaluar vizitën në Kosovë të ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin, në Vidovdan”.

Kjo konfirmohet edhe nga autoritetet në Prishtinë, madje një zyrtar i MPJ-së ka shtuar se, “është shumë e qartë se futja ilegale e kujtdo ne territorin e Kosoves, nenkupton zbatim te ligjit nga policia e Kosoves”.

Para 29 viteve, në 600 vjetorin e Betejës së Kosovës, kreu i atëhershëm shtetëror serb, Slobodan Milosheviç, pikërisht në ditën e Vidovdanit në fushën e Kosovës – Gazimestan, u binte daulleve të luftës, e cila pastaj u ndez e përfshiu hapësirat e ish-Jugosllavisë, edhe Kosovën, luftës për Serbinë e madhe, nga më të përgjakshmet në gjithë historinë e Ballkanit, dhe që në fund e humbi e pastaj vet përfundoi në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë.

“Ne ishim të guximshëm e dinjitozë. Tani, gjashtë shekuj më vonë, ne sërish jemi në betejë. Nuk janë këto beteja të armatosura, por ato nuk mund të përjashtohen”, thoshte Milosheviç në fushën e Kosovës në Gazimestan.

Po para 29 viteve, në rrethana tragjike terrori, Serbia në Kuvendin e saj në 28 mars të vitit 1989 miratoi “kushtetutën e tankeve”, që përgjakshëm, me forcë e në mënyrë kundërkushtetuese rrënoi autonominë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 si element konstituiv me të drejtë vetoje në federatën e atëhershme, nga shpërbërja e së cilës pastaj dolën 7 shtete të pavarura.

Në demonstratat  gjithëpopullore në mbrojtje të Kosovës nga sulmet e Serbisë, vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë në Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Zhur e Dushanovë afër Prizrenit, Deçan, Gjilan e në anë të tjera të Kosovës.

Në ditën e Vidovdanit në Kosovë, në vazhdimësi, grupe ekstremiste të serbëve kanë manifestuar edhe provokacione, në forma të ndryshme. Provokime në fjalime, ku është thënë edhe se “serbët do luftojnë për Kosovën”  apo me ndonjë parullë a foto ka pasur edhe sot nga disa serbë të ardhur në Gazimestan, po edhe në manifestime tjera. Por, është parë edhe se numri i pjesëmarrëve në manifestime të tilla me provokime është më i paktë nga viti në vit…Policia e Kosovës me kohë bën të gjitha përgatitjet e nevojshme policore për mbarëvajtjen e manifestimit tradicional religjioz të Vidovdanit.

POLICIA E KOSOVËS: Komunikatë për media

Prishtinë, 28 qershor 2018

Lidhur me aktivitetet dhe manifestimet tradicionale religjioze ortodokse të festës së ‘Vidovdanit’, Policia e Kosovës ka ndërmarrë me kohë të gjitha veprimet paraprake, duke përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë.

Plani operativ policor u realizua me qëllim që gjatë aktiviteteve të mbajtura të arrihen objektivat si në vijim:

  • Mbajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit në vend.
  • Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimeve.
  • Garantimi i lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët.
  • Kontrollimi dhe rregullimi i nevojshëm i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale.
  • Përcjellja dhe sigurimi i eskortave, individëve dhe grupeve të veçanta.
  • Zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Republikës së Kosovës.Sa i përket aspektit të sigurisë, Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante të caktuara sipas planit operativ, gjatë gjithë kohës është përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit, në mënyrë që të kalojë qetë dhe pa incidente.

Njësitet policore po ashtu janë angazhuar edhe në mbarëvajtjen e qarkullimit të trafikut, duke ridrejtuar automjetet në rrugë alternative gjatë kohës, përderisa kanë kaluar eskorta apo automjete të cilat kanë qenë pjesë e manifestimit, e të cilat kanë qenë nën përcjellje policore. Ndërprerja e qarkullimit të përkohshëm të këtyre rrugëve ka ndodhur në intervale të shkurtra kohore.

Referuar vlerësimeve në terren në këto manifestime morën pjesë rreth 700 (shtatëqind) pjesëmarrës, të cilët në mënyrë të organizuar kanë marrë pjesë në Graçanicë dhe Gazimestan të rajonit të Prishtinës.Gjatë zhvillimit të të gjitha aktiviteteve manifestuese si në DRP Prishtinë po ashtu edhe në DRP Mitrovicë veri, sa i përket aspektit të rendit dhe sigurisë së përgjithshme çdo gjë ka shkuar sipas planit të paraparë operativ dhe nuk është shënuar asnjë incident.

Filed Under: Opinion Tagged With: Behlul Jashari, dhe provokime serbe, festime, Vidovdani

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT