• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2018

JAPONIA HUMBI BOTËRORIN POR FITOI ADMIRIMIN E BOTËS

July 3, 2018 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Humbjen e Japonisë (3-2) në ndeshjen e Botërorit me Belgjikën të hënën që kaloi, trajneri i skuadrës kombëtare japoneze, Akira Nishino e cilësoi si “tragjike”.   Ishte hera e tretë, sipas vërejtësve të Botërorit, që Japonia u gjënd në prak të çerek finales së Botërorit, ndërkohë që disa prej lojtarëve në fund të lojës ranë në gjunjë duke u përlotur nga zhgënjimi i humbjes.   Ai shprehu zhgënjimin e tij të thellë për humbjen që skuadra e tij pësoi nga Belgjika, duke thënë se, “Nuk është se ne nuk luajtëm mirë, por duhej që t’a fitonim ndeshjen kundër Belgjikës.  Ne donim të fitonim, skuadra jonë ishte e fortë dhe ne mundëm të përballoheshim me Belgjikën dhe besoj se mund të fitonim”, u shpreh ai për median në mbarim të ndeshjes, ndërkohë që burrërisht mori përsipër përgjegjësinë për humbjen duke venë në dyshim taktikat e tija të përdorura në ndeshjen me skuadrën belge.

Sidoqoftë, Japonia humbi kundër Belgjikës me rezultatin 3-2 dhe si përfundim i këtij rezultati, është Belgjika ajo që do të përballet me Brazilin në fazën e ardhëshme të çerek finales së ndeshjeve të Botërorit për Kupën e Futbollit, 2018.

Thuhet se Botërori mund të konsiderohet si skena më e madhe botërore, ku çdo katër vjet, kombe nga mbarë bota paraqesin me krenari jo vetëm aftësitë sportive të lojtarëve dhe skuadrat më të mira futbollistike, por është edhe një rast i mirë për çdo komb pjesëmarrës në këto lojëra, të ndajnë me mbarë botën — edhe pjesë të kulturës së tyre kombëtare të fushave të ndryshme.

Pa marrë parsyshë nëse skuadra e Japonisë fitoi ose humbi ndeshjet e saja në Botërorin e Kupës Botërore të Futbollit që po zhvillohen në Rusi gjatë këtyre ditëve, tifozët japonezë pas të gjitha ndeshjeve të skuadrës sës tyre kombëtare, pa përjashtim, habitën botën duke ndërmarrë diçka të paparë në raste të tilla ndërkombëtare.  Ata, pa hesitim, qoftë në fitore ose edhe në rast humbjesh të skuadrës japoneze, madje me sy të përlotur, kanë pastruar karrigat dhe stadiumin nga letrat, ushqimet dhe mbeturina të tjera të hedhura nga tifozët e zemëruar me humbjen ose të gëzuar në kulm për fitoren e skuadrës së tyre kombëtare.  Ishte ky një gjest respekti i tifozëve japonezë, i cili në të vërtetë habiti botën, kur ata madje edhe pas humbjes së futbollistëve japonezë kundër Belgjikës — ndeshje e cila ua humbi të gjitha shpresat për vazhdimin e pjesëmarrjes së Japonisë në ndeshjet e mbetura të Botërorit në Rusi — tifozët japonezë   qëndruan në stadium pasi mori fund loja, për të ndihmuar puntorët vullnetarë vendas të pastronin stadiumin nga mbeturinat e lëna pas nga dhjetëra mijëra shikues.  Shumë komentues, sidomos në rrjetët sociale, e kanë cilësuar gjestin e tifozëve japonezë si momentin më të mirë për ‘ta në ndeshjet e Botërorit të këtij viti.

Çdo humbje është zhgënjyese dhe i prishë qejfin cilitdo qoftë tifoz serioz, por tifozët japonezë dhe skuadra e tyre kombëtare e futbollit, largohen nga Kupa Botërore e Futbollit 2018 në Rusi me krenari, pasi negjithë humbjen e kombëtares së tyre, ata siguruan admirimin dhe respektin e botës duke i dhënë njerëzimit një mësim të madh me sjelljen e tyre – një mësim që meriton të kopjohet nga të gjithë dhe jo vetëm në raste skenash botërore, siç është Botërori i Kupës së Futbollit, por gjithmonë dhe gjithkund, përfshirë nivelin vendor dhe shtetëror. Sjelljet e mira të tiforëve japonezë nuk kaluan pa u venë re as nga media botërore.  Shumë komentues në media dhe në rrjetët sociale shfaqën shpresën që shembulli i treguar nga tifozët japonezë me këtë rast, do të bëhet traditë dhe të kopjohet edhe nga tifozë të tjerë, ashtu siç ndodhi kësaj radhe, në të vërtetë, me tifozët senegalezë pas fitores së skuadrës së Senegalit kundër Polonisë.

Gjesti tepër fisnik i tifozëve japonezë tregon në të vërtetë shkallën e zhvillimit kulturor në jetë dhe në të gjitha fushat e veprimtarisë së një populli, ndryshe nga huliganët e futbollit serbë e rusë, por edhe të tjerë, të cilët as kësaj radhe nuk u munguan të shfaqnin ndjenjat e tyre primitive anti-shqiptare nepër rrugë edhe gjatë ndeshjeve të Botërorit në stadiumet ruse.

Për japonezët, as humbja në fushën e topit dhe asgjë tjetër nuk mund të arsyetonte koritjen kombëtare as humbjen e njerzillëkut e të sjelljeve të mira nga ana e tifozëve të tyre në stadium — e dhunën jo se jo – dhe as fyerjet dhe parullat  primitive kundër një kombësie tjetër.  Media të ndryshme ndërkombëtare njoftojnë se kjo nuk është hera e parë që mbështetsit e skuadrës kombëtare japoneze, pastrojnë stadiumet, duke theksuar se sjelljet e tyre jashtë vendit, siç ishte pastrimi i stadiumeve pas ndeshjeve të Botërorit në Rusi, në të vërtertë, nuk ishte asgjë e jashtzakonshme –pasi është pjesë e kulturës së tyre kombëtare.  BBC-ja citon gazetarin e futbollit Scott McIntyre që jeton e punon në Japoni, të ketë thënë, se sjelljet e mira të tifozëve japonezë në Rusi, “Nuk janë vetëm pjesë e kulturës së futbollit, por janë pjesë e kulturës japoneze në përgjithësi. Thuhet se futbolli pasqyron kulturën.  Një aspekt i rëndësishëm i shoqërisë japoneze është fakti se çdo gjë duhet të jetë absolutisht e pastërt për të gjitha ndeshjet sportive, përfshirë futbollin”, ka thënë ai.  Kjo është diçka që u mësohet fëmijve që në moshë tepër të re.  Ndërsa, profesori i sociologjisë në universitetin Osaka të Japonisë, Scott North ka thënë gjithashtu për BBC-në se, “Pastrimi i stadiumeve pas ndeshjeve është pjesë e sjelljeve bazë që mësohen në shkollë, ku fëmijët e kanë për detyrë, që në atë moshë, të pastrojnë dhomat e mësimit dhe koridoret e shkollave të tyre, ndërkohë që këto sjellje pastaj bëhen pjesë e gërshetuar e dukurive të traditës kulturore për një pjesë të madhe të popullësisë japoneze.” Pastrimi i stadiumeve në Rusi nga tifozët japonezë, shtoi ai, për japonezët paraqet një rast për t’i treguar botës krenarinë e tyre ndaj mënyrës së jetesës dhe kulturës së tyre, ndërkohë që duan të përdorin rastin të ndajnë atë krenari edhe me ne të tjerët”, ka theksuar Profesori North. “Japonia nuk do të thotë vetëm lojtarët, por shtë çdo gjë tjetër, përfshiër edhe tifozët. Ne duhet të luajmë rolin tonë, për të përfaqsuar vendin tonë, si është më mirë”, citohet një tifoz japonez që kishte shkuar në Rusi për të parë ndeshjet e skuadrës së vendit të tij. Por tifozët japonezë bëjnë të njëjtën gjë edhe pas ndeshjeve sportive në nivel kombëtar, mbrenda Japonisë dhe jo vetëm. Japonezët mbledhin mbeturinat kudo në vende publike ku mblidhen turma të mëdha, përfshirë kafenetë, kinematë dhe sallat ku mbahen koncertet muzikore.

Përveç shfaqjes së tyre të krenarisë kombëtare, nuk ka ndonjë arenë ose skenë tjetër më të përshtatëshme se Botërori, për të deklaruar nevojën dhe detyrimin e të gjithëve – për tu sjellë mirë në raste të tilla – por edhe për të treguar se secili prej nesh mund të bëjë diçka sado pak të vogël dhe në çfardo rrethanash, për t’u kujdesur për planetin tonë, në një kohë kur po flitet aq shumë për mbrojtjen e mjedisit, në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare, si një obligim mbarë botëror.

Ndonëse Japonia u largua nga Botërori pas një humbjeje 3-2 kundër Belgjikës, e cila si përfundim, në minutat e fundit të ndeshjes, siguroi kualifikimin për në çerek finalen e Botërorit, skuadra japoneze e futbollit u këthye në atdhe me kokën lartë për arritjet sportive në fushën e topit të Botërorit 2018 në Rusi.  Ndërkohë, tifozët japonezë, me një shembull përgjegjësie të lartë qytetare, jo vetëm se shpalosen vlerat e tyre kulturore të sjelljeve të mira njerëzore para botës — në një arenë të tillë ndërkombëtare siç është Botërori — por siguruan njëkohësisht, admirimin dhe respektin e mbarë botës për përgjegjësitë e treguara njerëzore ndaj njëri tjetrit dhe të tjerëve për rreth, por edhe për mbështetjen dhe kujdesin që ata treguan ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe të këtij planeti të quajtur Tokë, në të cilin jetojmë të gjithë dhe ndaj të cilit të gjithë jemi përgjegjës për ta ruajtur dhe për t’u kujdesur për të, duke ua lënë pasardhësve tanë pak më të pastër se ç’e kemi gjetur.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, Japonia dhe Boterori

Frederik Ndoci: A Man of a Thousand Voices

July 3, 2018 by dgreca

1 Munr KamirBy Munr Kazmir/

Much has been said in the last few months about new immigrants entering our Nation’s borders, though the debate has often focused on those who don’t deserve to be here.1 Frederik

However, today, I want to share the story of one who does: Frederik Ndoci.

Frederik’s story is a familiar one in the United States.

It resonated with me because it mirrors that of so many of my people, including myself.

Frederick’s story is one of suffering and resilience, obstacles and strength, oppression and freedom.

But above all, it is the story of the quintessential American dream.

Frederik is an Albanian singer, songwriter, poet, writer, actor, and an international recording artist.

He was born in 1960, a peculiar time in the long history of this small nation.

It was at the height of power for the People’s Socialist Republic of Albania, a communist regime that rule from 1944 to 1992.

The regime ruled with an iron first, particularly against its own people.

And unsurprisingly, it failed to cultivate — and oftentimes explicitly banned — artistic talents, particularly those associated with western nations like the United States.

Nevertheless, Frederik’s talent was hard to miss, and thus hard to mute.

Recognizing this, his aunt Magdalena enrolled him in the local church’s choir — this was, of course, before the communist party

banned religion altogether.

Excited to finally practice his art, Frederik began singing in the group.

But Sister Anunjata, the nun tasked with overseeing the choir, had other plans.

“You aren’t one for the choir,” she told him.

Engulfed in tears, young Frederik thought that his dreams of becoming a musician came to a screeching halt.

Sensing his dismay, Sister Anunjata continued: “No, no. You can’t be in the choir because you were born to sing solo. God has blessed you with a special talent.”

From there, Frederik often left his small, north-Albanian city of Shkodër to perform for crowds and enter singing competitions, where he won first place time and again.

And his talents did not end there.

As an example of his extraordinary abilities, Frederik participated in his first art exhibition at age seven.

And he began acting as well, starring in leading and supporting roles.

As Frederik was raising in the ranks of stardom, the communist Albanian government took notice.

So, when he began participating in films that encouraged freedom and democracy, the communist government declared him “an enemy of the people” and accused him of working on behalf of other countries (including the CIA, FBI, and KGB, to name a few).

Like many of my Jewish brothers and sisters in Nazi Germany, Frederik was banned from performing his talents and from joining artistic organizations in Albania.

But again, Frederik’s talents were hard to mute. Although Frederik continued to pursue his acting career, he focused primarily on his first love: music. His unmatched range and abilities led to his recognition as “Man of a Thousand Voices.”

Frederik’s albums Canta Frederik and Sono Gitano, for instance, became bestsellers worldwide, particularly in Italy.

And another album, Frederik and Friends, featuring American Christian sacred songs, was very well received in the United States.

The world also noticed Frederik’s all-encompassing talents.

He has fifteen Grammy nominations for several categories, including record of the year, album of the year, song of the year, best new artist, best male pop vocal performance, best pop vocal album, and best instrumental arrangement.

Frederik also holds one IMA nomination and countless awards from his home country.

Understanding the plight of oppression from his own life experience, Frederick has made sure to exhibit his talents to those who fight against it.

Notably, when Pope Francis made his first official European visit to Albania, Frederik performed seven songs for the Pope.

He also performed for the late Mother Teresa. I was happy to find out that my dear friend has performed in Israel, too.

And members of Frederik’s family who lived in the United States were recognized for their efforts on behalf of the Jewish people in New York.

His wife belongs to Panduku Family, that has supported Jewish community in the past.

But there is more.

In addition to being a superstar cultural icon, Frederik is an exemplary family man.

A father of four, Frederik is incredibly dedicated to his wife and children.

His two oldest children, Flodia and Klea, live in California.

And his two youngest children — Nikolo, already an exceptional dancer; and Marilu, an academic superstar — are the source of his strength to continue fighting for what is right and serving as an example for all of us lucky enough to know him.

Frederik serves also as Cultural Adviser for the oldest Albanian — American organization named PanAlbanian Federation of America “VATRA” (The Hearth) founded on 1912, the most powerful organization in strengthening the relations between US and Albania.

When Frederik was named “Man of a Thousand Voices,” I don’t think it was only because he sings baritone, tenor, bass, countertenor, arias, romantic ballads, rock songs, and Napolitano — all in authentic style.

Nor was it only because he sings in six different languages — in three distinct vocal ranges.

Rather, it is because his strength, resilience, and determination to exercise his talents and fight his oppression makes him a man that speaks for us all — a man worthy and deserving of the privileges of this country.

Filed Under: Featured Tagged With: Frederik Ndoci: A Man, Munr Kazmir, of a Thousand Voices

DEGA E MIÇIGANIT NË KRYE TË FEDERATËS, ME 75 ANËTARË

July 3, 2018 by dgreca

1 Ceqet Mondi– Ftojmë degët e tjera që t’i përgjigjen shembullit të degës së Miçiganit dhe të hyjnë në garë me të për të rritur anëtarësinë. Në mënyrë individuale kësaj gare, të anëtarësimeve të reja, i prinë anëtari i këshillit të Vatrës, Mehmet Kadria, i cili i solli Vatrës 10 anëtarë të rinj në ditëlindjes e 106-të të Federatës. A ka ndonjë vatran që ti përgjigjet garës së Mehmet Kadris? Nëse po, gazeta Dielli do ta publikojë shembulline  tij menjëherë.

1 vatranet e Michigan.JPG1 vatra Michigan18301289_444507055886353_3650016316664197644_nMe Naumin34442925_2077469282282002_8802586252550340608_n

Kryetari i degës së Vatrës në Miçigan, z. Mondi Rakaj, dërgoi me 30 qershor anëtarësitë e fundit, që kishin mbetë pa u shlyer. Siç ka informuar gazeta “DIELLI” kjo degë kishte dërguar pagesat për 12 anëtarë(me listat emërore dhe me adresat) qe mars, ndërsa me 14 Maj 2018 dërgoi pagesat dhe listën e anëtarësisë edhe për 11 veta, ndërsa me  30 qershor erdhën listat e plota dhe çeqet e firmosur që me 30 maj 2018 për 52 anëtarë. Në tërësi dega e Vatrës në Miçigan ka në evidencë 75 anëtarë. Është dega që prinë në krye të të gjitha degëve. Përgëzime për punën e mirë që bën bordi drejtues i degës së bashku me kryetarin e saj Mondi Rakaj, me anëtarin e Këshillit të Federatës VATRA, z. Alfons Grishaj.Nje vlerësim i veçantë ia drejtojmë vatranit veteran të Miçiganit, z. Kujtim Qafa, i cili e ripërtëriti anëtarësinë për vitin 2018. Përgëzime vatranëve të Miçiganit, që ashtu si gjatë të gjithë historisë të kësaj dege, ka qenë në krye të vatranëve. Është po kjo degë që e ka suportuar më së shumti Gazetën Dielli, veçanërisht në edicion special të 28 nëntorit. Në vend të dytë deri tani është dega e Vatrës në Tampa me 41 anetare.

Ftojmë degët e tjera që t’i përgjigjen shembullit të degës së Miçiganit dhe të hyjnë në garë me të për të rritur anëtarësinë. Në mënyrë individuale kësaj gare, të anëtarësimeve të reja, i prinë anëtari i këshillit të Vatrës, Mehmet Kadria, i cili i solli Vatrës 10 anëtarë të rinj në ditëlindjes e 106-të të Federatës. A ka ndonjë vatran që ti përgjigjet garës së Mehmet Kadris? Nëse po, gazeta Dielli do ta publikojë shembullin e  tij menjëherë.

U tërhiqet vëmendja degëve që nuk i janë përgjigjë thirrjeve të njëpasnjëshme të Kryesisë. Këmborët bien për ata që kanë vesh!…

Dega e Vatrës në Michigan është dalluar edhe për veprimtaritë e organizuara, sic ishte bashkëpunimi dhe bashkëorganizimi me komunitetin e Michiganit i veprimtarive për 550 vjetorin e  Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.  Dega e Vatrës në Michigan ka marrdhënie mjaft të mira edhe me senatorin Gary Peters. Po ashtu dega ka mbështetur veprimtaritë e organizuara nga Qendra, sic ishte pjesmarrja së bashku me familjet e tyre në Mbrëmjen gala të 106 vjetorit të Ditëlindjes së Federatës Panshqiptare të Amerikës’VATRA”.

Filed Under: Featured Tagged With: 75 anetare, Vatarnet e Michiganit

ME 1 KORRIK 1970 U SHUA KRYETARI 52 VJEÇAR PETER CHIKOS

July 3, 2018 by dgreca

KRYEVATRANI QË BASHKOI GJAKUN E SHPRISHUR TË ARBËRIT ME SHQIPTARËT E AMERIKËS/

1 peter 2

*KUJTOJMË KRYETARIN E VATRES, PETER CHIKOS, MAJORIN E SHTABIT TE GJENERAL EISENHOWER, QË U DEKORUA ME KRYQIN E FRANCËS DHE YLLIN E BRONZTË TË AMERIKËS(POR JO NGA SHTETI SHQIPTAR)…

20180703_054011

  • PAS LIRIMIT NGA USHTRIA CHIKOS KRIJOI ANGJENSINË MË TË FUQISHME TË SIGURIMEVE NË NEW ENGLAND, U MOR ME MENAXHIMIN E GAZETES DIELLI DHE U ZGJODH KRYETAR I VATRËS-1 parada e vajz
  • ME 20- 30 NËNTOR 1969, ME RASTIN E 60 VJETORIT TË DIELLI AI SOLLI 120 PËRFAQËSUES TË ARBËRESHËVE TË ITALISË NË BOSTON DHE NJU JORK NË VEPRIMTARI 10 DITORE…

1 Peter me vashatPETER CHIKOS KISHTE NJË ËNDËRR: TË BASHKONTE GJAKUN E ARBËRIT NËPËR BOTË…

  • U SHUA ME 1 KORRIK 1970 DHE U PËRCOLL ME PROTOKOLL ZYRTAR TË SHTETIT TË MASACHUSSETTS ME 3 KORRIK.

NGA DALIP GRECA*

Diaspora shqiptare ishte e pafat pse unifikusi i gjakut të shprishur të Arbërit, Peter Genci Chikos, i biri i njërit prej themeluesve të Vatrës, arkëtarit të parë të saj, bashkëshoqëruesit të Fan S Nolit në krijimin e Kishës Orthodokse Autoqefale, ish Kryetari I Besa-Besën, Llambi Chikozit, qe jetëshkurtër. Ai ndërroi jetë në fillim të betejës për të bashkuar gjakun e Arbërit të shpërndarë nëpër botë. Shkoi në vendbanimet e arbëreshëve, në Palermo, në Romë, u prit nga Papa, mori pjesë në veprimtaritë kushtuar 500 vjetorit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, dhe një vit më pas e “tundi” Amerikën tek solli një përfaqësi prej 120 arbëreshësh, profesorë, akademikë, studiues, klerikë, vajza të reja, që për 10 ditë u bashkuan me shqiptarët e Amerikës dhe organizuan koncerte e vizita në Boston, paradën e madhe shqiptare në  Nju Jork, në Avenunë e 6-të, një seminar shkencor 2 ditor, ekspozita pikture me punimet e Ibrahim Kodrës dhe Lin Delisë, Lutje fetare në Katedralen Snt. Patrick, me të tri fetë, darkë solemne me 2 mijë veta etj….

…Ishte vetëm 52 vjeç, kur në mengjes herët të 1 korrikut 1970, në shtëpinë e tij në  adresën:110 Crestvieë Rd,  Belmont, Boston, ndërroi jetë pas një ataku në zemër. Mbrëmjen e kishte kaluar me mikun e tij të mirë, një nga kryetarët e Vatrës ndër vite,doktorin e parë të shqiptarëve në Amerikë Andrew Elia. Kishin biseduar gjatë rreth punëve të vatrës. Peter Chikos sapo ishte kthyer në Boston pas një udhëtimi njëmujor nëpër Evropë, ku kishte takuar personalitete të ndryshme evropiane dhe krerët e mërgatës shqiptare në vijim të ëndrrës së tij për të bashkuar të gjithë shqiptarët.

Kryetari i Vatrës la në pikëllim të thellë familjen e tij, vatranët dhe të gjithë ata që i ishin bashkuar në nismën e tij.

I BIRI I BASHKËTHEMELUESIT TË VATRËS, LLAMBI CHIKOZI

Peter Chikos ishte i biri një patrioti të njohur, që kishte ardhë në SHBA në fillim të Shekullit XX. I ati i tij, Llambi Chikozi kishte qenë në udhëheqje të Shoqërisë Besa-Besën, një ndër nisiatorët dhe mbështetsit e krijimit të Kishës Autoqefale Orthodkse shqiptare, guri i themelit të Federatës. Llambi Chikozi ishte një ndër pesë themeluesit e Vatrës dhe me 28 prill kur Federata u shpall e themeluar atij iu caktua detyra e arkëtarit të parë të Vatrës.

Peter Chikos kishte ardhë në jetë në Janar të vitit 1918 në Boston. Ai kishte qenë një fëmijë i mbarë dhe në mësime shkëlqeu. Peter Chikos mbaroi universitetin për Drejtësi duke përfunduar me rezultate të larta studimet në Northeast të Bostonit, në fakultetin e Drejtësisë.

Gjatë Luftës së Dytë botërore shërbeu në shtabin e Gjeneral Eisenhower në Francën në Armatën e Gjashtë dhe përcolli mesazhe të lirisë amerikane . Ai ishte pjesë e formacioneve luftarake amerikane që cliruan Francën dhe më pas ishte pjesë në komisionin të Kontrollit të Berlinit. Majori Peter Chikos është dalluar në kryrjen e detyrave luftarake. Ai është dekoruar për trimëri dhe zgjuarsi në fushën e luftës me Medaljen”Croix de Guerre avec Palmes” nga Gjeneral Leclerec i Francës e me Medaljen e “Yllit të Bronzit” nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.U largua me nder nga Ushtria në fund të luftës duke pasur gradën e Majorit.

Në jetën civile Peter Chikos ishte po aq i sukseshëm. Ai ishte themelues dhe partner i Agjensisë së Sigurimeve “Chickering Insurance” të Bostonit, nga më të mëdhatë dhe më të suksshmet në të gjithë New England.

PIKËLLIMI I FAMILJES DHE KOMUNITETIT

Ishin mbledhë disa qindar bashkombas në shtëpinë mortore  në Watertoën, në një lagje aristokratike, siç e përshkruan revista “Shejzat”, “Koha”, dhe gazeta që ai e deshi dhe për të cilën punoi me shpirt, “Dielli” shqiptarëve të Amerikës. Pjesmarrësit ishin aq të shumtë sa nuk i merrte shtëpia e madhe mortore, por një pjesë rrinin jashtë dhe policia rregullonte trafikun dhe mbante rregullin. Kryetarit të Vatrës iu bë një nderim i jashtzakonshëm dhe u përcoll me protokoll shtetëror. U trajtua si personalitet i lartë nga shteti amerikan. Katër dhoma ishin plot me kurora me lule të sjella nga personalitetet e shtetit, nga familja, nga vatranët, komuniteti, dhe arbëreshët.

Me 3 korrik kortezhi i gjatë i makinave, të cilit i prinin 6 automobila me kurora me lule, e dërguan arkivolin me trupin e pajetë të kryetarit Chikos në Kryekishën “Shën Gjergji” të Imzot Nolit, në atë kishë, ku kishte kontribuar aq shumë edhe i ati i Peter Chikos Llambi Chikozi, por dhe ai vetë. Kumbona e Katedrales ra përmortshëm duke përcjellë me jehonën e saj njërin nga shqiptarët që pat një ëndërr: Të bashkonte shqiptarët, kudo që jetonin nëpër botë; Kryetarin e Vatrës, Peter Chikos. Kisha nuk mundi t’i merrte të gjithë  bashkombasit që donin t’i jepnin lamtumirën kryetarit të Vatrës.Përpara Kishës ishin mbledhur qindra bashkombas të ardhur nga shtete të ndryshme të Amerikës, por dhe nga Kanadaja. Katedralja ishte mbushë aq shumë sa nuk mund t’i mbante. Arkivoli ishte mbuluar me Flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën atë flamur Majori kishte luftuar në radhët e ushtrisë më të fuqishme të botës,madje pranë Gjeneralit të Famshëm Eisenhower. Gjashtë vetë e shoqëronin arkivolin, ku përveç autoriteteve, dallonin ish kryetari i Vatrës Anthony Athanas dhe dr. Hamdi Oruçi, drejtusi i veprimtarive të 60 vjetorit të Gazetës Dielli. Meshën e kryesoi Peshkopi i Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare në Amerikë Hirësia e Tij Stephan Lasko, i ndihmuar nga At Sotir Dilogjika, At Christ Ellis, At Nick Liolin dhe Arthur Liolin…

Pas meshës Hirësia e tij Peshkop Stephan Lasko mbajti një fjalim prekës. Fjalimin nekrologjik e mbajti dr. Andrew Elia, i cili kishte qenë bashkëbiseduesi i fundit me të ndjerin.

Në emër të Vatrës nga altari i Kishës foli miku i tij, dr. Hamdi Oruçi.

Trupi i kryetarit të Vatrës u varros në të njëjtën varrezë ku pushonin trupat e Fan S. Nolit, Faik Konicës dhe vatranëve të tjerë. Ceremonia u mbyll me drekën e Lamtumirës, që u shtrua në restorantin e famshëm për kohën të Athony Athanas ”Pier Four”. Dy sallat e mëdha të restorantit ishin të mbushura pot. Në drekën e mortit e “qau” me fjalë shpirti kryetarin, që iku në kulmin e punëve të mira për Vatrën, z. Hajdar Tonuzi, ish nën/kryetar i Vatrës.

Në të gjitha veprimtaritë përcjellëse ishin të përfaqësuara zyrta kryesore të shtëtit: Guvernatori, Kryetari i bashkisë, Kongresitët dhe senatorët. Nga Çikago kishte ardhë Profesor  Torielli, i Universitetit të Loyola, që kishte qenë komandant i Petter-t gjatë luftës, kishin ardhë institute të njohura e agjensi sigurimesh etj. Vatra e Bostonit ishte e gjitha aty, por edhe degët e Vatrës nga shtete të ndryshme; nga Detroiti, Waterbury, New Yorku, New Jersey, Chikago, Ohio, Toronto. Një përfaqësi e përbërë nga ish kryetarët e Vatrës qëndronte në krye: Andrew Elia, Ali Arrëza, Christo Thanas, James Thanas, Barney Kirka, Editori i Diellit dr. Athanas Gegaj, Editori i gazetës”Liria” Dhimiter Trebicka. Nga personalitetet e Mërgimit shquheshin: Tahir Kolgjini, Selim Damani, Vasil Germenji, Dr. Rexhep Krasniqi, Lemi Kokalari, Vahit Chika, Nick Kreshpani, Ago Agaj, Reis Agaj, Gjon Gjinaj, një nga luftëtarët e lirisë etj.

Kryetari i Vatrës Peter Chikos la pas: Zonjën Nicholina, tre fëmijët- Marlyn 20 vjecare, Paul 19 vjecar dhe Roberta që atë kohë ishte 15 vjecare; la vëllanë John; dy motra- zonjën Flora Theodore prej Belmont, zonjën Tefi Chani prej Brockton, Boston.

EDHE GAZETA AMERIKANE”THE BOSTON GLOBE” E NDEROI PETER CHIKOS

Gazeta amerikane “The Boston Globe” në numrin e saj të së Enjtes të 2 korrikut 1970, në edicionin e mëngjesit shkroi një artikull special për ta përcjell qyetarin shembullor amerikan Peter Chikos, pa harruar t’i përmend edhe origjinën shqiptare të prindërve si dhe suksesin në drjtimin e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”, bashkimin e mërgatës shqiptare dhe arbëreshe dhe sukseset në jeten ushtarake e civile.Gazeta shkruante : Si offcer i inteligjencës ushtarake ai ka shërbyer në stafin e Gjeneralit Aizenhauer gjatë pushtimit të Francës dhe ka luftuar për çlirimin e saj. Ai ka arrë pjesë në çlirimin e Jugut të Francës si anëtar i grupit ushtarak nr.6 dhe shërbeu në Misionin “Berlin Controll” pas thyrjes së nazistëve.

Për shërbim të jashtzakonshëm në Gjermani ai u dekorua me Medaljen “Ylli i Bronztë” dhe “ Freanch de Croix de guerre With Palms”, shkruante Boston Globe….(Lexoje të plotë në Diellin e printuar..Per me shume fotografi shkoni ne Facebook dielli vatra)

Filed Under: Histori Tagged With: dalip greca, Kujtojme Peter Genci Chikos

Nju Jork, Skënderbeu dhe Qiriazët në fokusin e botimeve të reja

July 3, 2018 by dgreca

 

11

Aktivitetet e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, vazhduan me promovimin e librave të botuara në bashkëpunim me Institutin për Studime Shqiptare dhe Protestante në Shqipëri dhe Vëllazërinë Ungjillore të Shqiptarëve në Amerikën e Veriut.

Kështu, në Kishën Protestante Rumune “Maranatha”, në kuadër të cilës funksionin edhe Kisha Protestante Shqiptare “Rruga e shpresës”, u bë promovimi i pesë titujve të botuar në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Shqiptare dhe Protestante me seli në Tiranë.444

Bëhet fjalë për librat “Skënderbeu në vendet nordike” nga autorët Xhevat Lloshi e Xhon Kuanrud,  “Shkupi për Vitin e Skënderbeut (1468-2018)”, “Jeta ime” – Sevasti Qiriazi-Dako, “Gjerasimi – predikues, iluminist, rilindës” –Xhon Kuanrud, dhe “Pengu i kaçakëve” nga Gjerasim Qiriazi.33Drejtori i Institutit Skender Asani, tha se bashkëpunimi mes dy instituteve ka bërë që sot të kemi para nesh këto tituj shumë domethënës për shkencën dhe kulturën shqiptare. Ato do të jenë në funksion të sforcimit të identitetit shqiptar, atje ku e kishin lënë familja Qiriazi, nga e cila kemi shkollën e parë shqipe, Kongresin e Manastirit dhe aleancën me SHBA-në.

Kurse, drejtori i Institutit të Studimeve Shqiptare dhe Protestante, David Hosafllok, theksoi rëndësinë e këtyre veprave në mesin e literaturës shqiptare, të cilat burimin e frymëzimit e kanë pikërisht te figura kombëtare shqiptare e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Edhe përfaqësuesi tjetër i ITSHKSH-së, Sevdail Demiri, foli për këto botime, të cilat sipas tij, e plotësojnë mozaikun e formësimit të identitetit shqiptar, përmes kontributit madhor të Qiriazëve të Manastirit.

Pastori i Kishës Protestante Shqiptare, Beni Pango, theksoi që diversiteti fetar në mesin e shqiptarëve duhet parë si një përparësi dhe mundësi më tepër për bashkim dhe përparim mes nesh.

Të martën aktivitetet do të vazhdojnë në bashkëpunim me Qendrën Islame Shqiptare në Nju Jork dhe Nju Xhersi, me promovimin e disa titujve shkencor të Institutit. Dhe të shtunën, aktivitetet përmbyllen në Federatën Panshqiptare “Vatra”. Të gjitha këto ngjarje kulturore në SHBA, zhvillohen në shenjë të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të, Shqiptarëve në Maqedoni, Skender Hasani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT