• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2018

Kosova, rast unik qe nuk i duron krahasimet!

July 1, 2018 by dgreca

2Sadik-ElshaniNGA SADIK ELSHANI/*FILADELFIA/

Nuk di çka te thote njeriu kur i degjon deklaratat naïve, deklaratat e pamatura te udheheqesve te Kosoves, sidomos kur mundohen ta krahasojne Kosoven me rajonet, provincat, shtetet tjera te botes, gjoja per ta perforcuar, sqaruar me mire rastin e Kosoves. Dhe pikerisht e bejne kete ne formen me te papershtatshme, me te demshme. Krahasimi shpesh perdoret per ta bere me te qarte mendimin e shprehur apo nje rast, dukuri, duke krahasuar diçka qe eshte me pak e njohur me diçka tjeter te ngjashme me te dhe me te njohur. Ne qarqet diplomatike dhe ne arenen nderkombetare ne pergjithesi, rasti i Kosoves eshte mjaft i njohur, sidomos ne 3 – 4 dhjetevjeçaret (dekadat) e fundit. Kosova eshte rast i vecante, rast ne vete dhe nuk i duron krahasimet me disa rajone te tjera te Europes dhe botes, qe mund te duken si te ngjashme, por ne te vertete nuk jane. Ta krahasosh Kosoven me vendet tjera do te thote se ata qe jane ne krye te shtetit te Kosoves nuk e njohin historine, karakteristikat e veçanta te vendit te tyre, vendit tone dhe nuk kane fakte e argumente te tjera me bindese per t’i paraqitur para botes. E kunderta eshte e vertete, ne kemi fakte e argumente bindese qe jane ne anen, dobine tone dhe qe jane argumentuar nga shume hitoriane, diplomate, politikane, etj, Sidomos jane argumentuar bukur nga histiriani Noel Malcolm ne librin e tij: “Kosova, nje histori e shkurter”. Pastaj, Kushtetuta e vitit 1974 e perparoi poziten e Kosoves si njesi perberese shtetndertuese te ish Federates Jugosllave. Historia, rasti i Kosoves eshte unik dhe duhet te trajtohet si i tille, te mbrohet si i tille. Dhuna ne shkallen gjenocidale qe ka ushtruar Serbia nder shekuj ndaj Kosoves dhe popullsise se saj shqiptare, e perjashton ate nga çdo kerkese per ta kontrolluar, pervetesuar Kosoven. Pastaj vijne faktoret historike e demografike qe jane ne dobine tone. Ne duhet te ngulim kembe ne kerkesat tona, duke u bazuar ne keta faktore e jo te bejme krahasime te panevojshme qe mund ta demtojne çeshtjen e Kosoves. Ne nuk kemi nevoje qe te lidhemi e pastaj te mbesim peng i rasteve te tjera, sepse ato nuk jane te njejta. Secili i di me mire hallet e veta dhe secili le t’i qaje hallet e veta.

Deklarata e kryetarit Thaçi se nese nuk arrihet marreveshja me Serbine, atehere Kosova mund te behet si Palestina, eshte e pavend, e papjekur, e pavertete dhe e demshme. Larg e me larg krahasimeve me Palestinen, miken e serbeve. Nuk eshte vendi dhe tema e ketij shkrimi, por palestinezeve u mungon nje dr. Ibrahim Rugove, me kapadaizma hamasiste palestinezet kurre nuk do ta arrijne pavaresine e tyre. Me siguri Thaçit keto ia ka thene ndonje zyrtar i kategorise se ulet ne Bruksel dhe ai e ka marre si te kryer. Mire eshte qe çeshtja me Serbine te zgjidhet nje hap e me pare, por kjo nuk do te arrihet lehte, sepse kerkesat e Sebise do te jene te papranueshme. Mire eshte qe te na njohe Serbia, por edhe nese nuk na njeh nuk duhet te brengosemi shume, sepse ajo kurre nuk e ka njohur ekzistencen (te qenit) tone dhe gjithmone eshte munduar qe te na zhduke nga faqja e dheut. Menyra sesi sillen udheheqesit e Kosoves kundrejt Serbise te le te kuptosh se Serbia nuk eshte agresori dhe as ne nuk jemi viktima dhe ne mes nesh asgje e keqe nuk ka ndodhur. Eshte e kunderta: Shume gjera te tmerrshme kane ndodhur si rrjedhoje e dhunes se Serbise. Ne nje situate normale, pikerisht Serbia duhej t’u printe proceseve te normalizimit te marredhenieve, duke e pranuar fajin, duke u penduar dhe duke kerkuar falje per krimet e saj shekullore. Per ne duhet te jete e qarte se po te mos ishte Serbia, atehere nuk do te na kishin ndodhur keto tragjedi. Ne shqiptaret, i marrim gjerat ne menyre shume te thjeshtesuar dhe joserioze. Mjafton vetem te lexosh nje titull neper gazetat e Kosoves te dates 30 qershor: “Dorezohet Vuçiq: Ne Kosove nuk kemi asgje, fitojme nese ia marrim veç nje meter”. Do te deshironim qe te ishte keshtu, por duhet te kemi kujdes nga ata qe humbjet i festojne si fitore, diçka nuk eshte ne rregull me ta: Ata nuk kane as fytyre e as karakter. Trysnia duhet ushtruar mbi Serbine agresore dhe jo mbi Kosoven, viktime. Po aq naïve dhe e demshme eshte edhe deklarata tjeter e Hashim Thaçit se ne dialogun me Serbine nuk do te kete vija te kuqe. Per te mos dalur nga tema e ketij shkrimi, per kete nuk po zgjatem me teper ketu, por njera nder vijat e kuqe duhet te jete: Teresia teritoriale e Kosoves dhe shtetesia e saj e plote dhe e pakushtezuar.

Krahasime absurde jane bere edhe me heret. Dikush u mundua te ngjallte skenarin e dy Gjermanive, Lindore e Perendimore. Diçka qe eshte e vdekur dhe dihet sesi ka perfunduar ai skenar: Gjermania Lindore sot nuk ekziston. Krahasimi i dy Gjermanive te dikurshme dhe Serbisise si Gjermani Perendimore dhe Kosoves si Gjermani Lindore eshte i pabaze dhe shume i demshem per arsyet qe permendem dy – tre rreshta me lart. Ne rastin e Kosoves dhe Serbise, behet fjale per dy popuj, vende te ndryshme dhe jo nje vend i ndare ne dy pjese. Krahasim me i drejte me dy Gjermanite do te ishte ai, Shqiperi – Kosove: Shqiperia si Gjermania Perendimore dhe Kosova si Gjermania Lindore – kjo vetem per hir te argumentit, sepse qe ne titull te ketij shkrimi e thame qe krahasimet duhet t’i leme anash.

Perseri, dikush mundohej qe ta krahasonte Kosoven edhe me Katalonine, por as ky krahasim nuk qendron. Edhe me heret, ne fillim te viteve te 90-ta te shekullit te kaluar kur u krijua e ashtuquajtura Republika Serbe e Krajines, ne disa qarqe behej fjale nese edhe Kosova synonte nje status te tille te ngjashem, por dr. Rugova nuk e pranoi as kete krahasim, ai ngulte kembe qe Kosova te trajtohej si e vecante: Ne rrethanat e caktuara te asaj periudhe, te shkeputej nga Serbia, te shpallej nje protektorat ndrkombetar e me vone te pavaresohej. Tani dihet fare mire sesi perfundoi fati i Krajines, nuk ekziston me si njesi politike e shteterore.

Prandaj, te mos bejme krahasime kur nuk kemi nevoje, krahasime qe nuk e bejne me te qarte gjendjen tone, por e nderlikojne edhe me teper dhe vetem mund te na demtojne. T’i ngulim kembet per te perparuar çeshtjen e Kosoves si nje rast i veçante qe eshte dhe nuk i duron dot krahasimet me te tjeret. Vete te jemi te zotet e fatit tone dhe te mos e lidhim ate me te tjeret, se mund te mbesim me gishta ne goje.

Philadelphia, 1 korrik, 2018

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Analiza Tagged With: rast unik, Sadik Elshani

NJERIU QË I DO FLAMUJT ME GJITHË SHPIRT

July 1, 2018 by dgreca

Në kuadrin e 4 Korrikut, ditës së Pavarësisë të Amerikës/

1 fuatNga Fuat Memelli-Boston/2 me motrenNjohja me Jose Nesmachinovin, personazhin e këtij shkrimi, zuri fill rastësisht. Ai kishte ardhur nga Florida ku jeton, për të vizituar dy motrat e tij si dhe për të festuar tok me to ditën e Pavarësisë të Amerikës. Motrat, të cilat banojnë në pallat me mua, më njohën me vëllanë e tyre, i cili më la mbresa të veçanta. Dhe kjo, jo rastësisht. Ai është njeri me kulturë të gjerë, por mbi të gjitha është njeri patriot. Patriotizmin e ka në shpirt, ndaj i buron natyrshëm. Vetëm një herë e takova atë, por njeriu le gjurmët e tij edhe me një takim Kishte veshur një bluzë me simbolet e falamurit amerikan dhe një shqiponjë. Më pas, për të më treguar se ka ardhur i përgatitur për të festuar ditën e Pavarësisë së Amerikës, veshi një bluzë tjetër me gërmat USA. Biseda për flamujt, ishte epiqendra e bisedës tonë. Më tregoi një flamur të madh ku ishte stampuar flamuri amerikan dhe ai kanadez. Ishte hera e parë që shihja një flamur të tillë me simbole të dy vendeve.-Kush e ka bërë këtë? – e pyes unë.-Njerzit e kanë bërë, thotë. Amerika dhe Kanadaja , kanë shumë gjëra të përbashkëta. Janë vende fqinjë, kanë gjuhë të njëjtë –anglishten, kanë tradita e zakone të njëjta, kanë një volum të madh tregëtie midis tyre. Janë dy vende vëllëzër. Ata që e kanë stampuar, i kanë patur parasysh këto. Ky flamur më shkon shumë për shtat mua, pasi jam shtetas kanadezo-amerikan, thotë Joseja. Biseda jonë për flamujt, vazhdon.-E shihni këtë flamur kanadez? –më drejtohet mua- Po , i thashë. Ai ka një histori më vete. Dhe nisi ta tregojë.- Para disa ditësh isha në Kanada. Shkoj shpesh aty, pasi kam jetuar 23 vjet. Isha duke ecur me makinë në Toronto, kur shoh në rrugë dy flamuj kanadezë. Ula shpejtësinë dhe u zgjata t’i mar. Dikush që ishte pas meje, bërtiti pasi pengova trafikun. Unë nuk u mërzita. I mora flamujt dhe vazhdova rrugën. Në pamje të parë duket një veprim i thjeshtë por për mua është shumë i rëndësishëm. Si mund të lihen flamujt në rrugë?! Si mund të kalosh para tyre e të jesh indiferent ?! Flamujt janë simbole të një vendi. Ata nuk i përkasin partive, i përkasin popujve. Me flamujt përpara, miliona njerëz në botë, kanë dhënë jetën në luftra. Kanadanë e quaj atdheun tim të dytë. Jetova aty 23 vjet. Kisha  shtëpinë dhe biznesin tim. Aty u lindën dhe u rritën fëmijët e mi, prandaj ai flamur është i shtrenjtë për mua. Njërin nga dy flamujt që gjeta, ia dhashë vëllajt, por kam edhe një.-Edhe unë kam lidhje me Toronton, i thashë. Një nga djemtë e mi jeton aty. Ka krijuar familjen e vet dhe ka një vajzë. Kam qënë aty disa herë,  vazhdova unë. – Me që edhe ti paske lidhje me Kanadanë, ky flamur të takon ty, tha Joseja. –Prit të bëj një fotto para se të ma japësh, i thashë unë.-Dakort, u përgjegj dhe i bëra foton që shikoni.Tek shkrepja aparatin, pashë se u emocionua shumë dhe gati u përlot. Më shumë se fjalët e mija, flet fotua e tij. Shiheni dhe do më besoni! Pastaj ma dha flamurin kanadez. Unë kisha në shtëpi tre flamuj: atë shqiptar, amerikan dhe kanadez. M’u bënë dy kanadezë. Tani kam katër flamuj. Ata janë stolia e shtëpisë ku jetoj. Rinë pranë njëri-tjetrit si shokë të ngushtë.

Për të njohur më mirë këtë njëri, i kërkova të më thotë diçka për jetën e familjes dhe të parëve të tij dhe ai më tregoi historinë, e cila është sa e vështirë, aq edhe e ngatërruar.

Të parët e tij kishin qënë me origjinë nga Ukraina. Para revolucionit të Tetorit, gjyshi i tij  dhe njerzit e tjerë të afërt, ishin mbështetës të Carit dhe patën punuar për të. Revolucionarët që ardhën në fuqi pas përmbysjes së regjimit të Carit, i quajtën të padëshirueshëm dhe i kërkuan që familja e tyre dhe njerzit e tjerë të afërt, të largoheshin nga Rusia. I çuan deri në Odesë dhe i thanë:”Shkoni ku të doni”. Me një anije, pas një jave e ca udhëtimi, mbritën në Uruguaj. Ishin të huaj dhe pa asnjë ndihmë. Edhe gjuhën e këtij vendi nuk e dinin. Pasi i morën të dhënat përkatëse, i nisën diku në veri të vendit, kufi me Brazilin, te një vend që quhej “Orosko koloni”. Aty i thanë të marin tokë e të bëjnë shtëpi. Me mundime të mëdha, nisën  jetën nga e para. Me që përballë tyre ishte kufiri me Brazilin dhe kishte familje braziliane, babai i Joses njihet dhe martohet me një braziliane. Nga martesa e tyre, lindën katër fëmijë : dy djem e dy vajza. Joseja lindi në vitin 1952. Në vitin 1971, Joseja vendoset në Toronto të Kanadasë, ku lindën e u rritën edhe dy fëmijët e tij. Këtu ndenji 23 vjet dhe pastaj bashkë me familjen, shkoi në Florida, ku jeton edhe sot. Ja, kështu ka rrjedhur jeta e familjes dhe e këtij njeriu, që i do flamujt me gjithë shpirt.

Filed Under: Opinion Tagged With: 4 korriku, Fuat Memelli, njeriu i flamureve

VALON BEHRAMI, KAPITEN I HELVETIKEVE KUNDER SUEDISE

July 1, 2018 by dgreca

Historike, në “World Cup 2018” ky shqiptar do të jetë kapiten i ekipit zviceran ne ndeshjen e se martes në St.Petersburg kundër Suedise…/1 valonGjenevë, Shqiptari me origjine nga Kososva Valon Behrami (33 vj, i gjate 184cm) do te nenshkruaj kapitullin e ndeshjes të së martes së ardhshme ne  St.Petersburg kunder Suedise me 3 krroik 2018 ne ora 16:00, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra te cilin emeriom e ka cilesuar si hosiorike per botërorin.

Kosvari Valon Behrami lojtari i Udinese do të jetë kapiten i ekipit kombëtar për të zëvendësuar Stephan Lichsteiner, i pezulluar pasi mori një kartë të verdhë të dytë në fazën e grupeve kundër Kosta Rikës.

“Unë jam edhe më krenar që vishja këtë triko” tha Behrami ne Ticino të premten. Mesfushori mbrojtës i Udinesos kishte impresionuar kundër Brazilit me aktivitetin e tij të madh kundër Neymar në veçanti.

Granit Xhaka, bartës i armbandës në detyrë në një ndeshje miqësore kundër Panamasë në fund të marsit, ishte gjithashtu një kandidat për postin e kapitenit.

Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” kujton se Valon Behrami (33) erdhi me familjen e tij nga Mitrovica në Stabio në moshën katër vjeçare. Në Tessin ai filloi karrierën e tij si futbollist, ku nga 2002 deri 2003 luante për FC Lugano.

Pas u paraqit 78 herë për klubin përfaqësuesi i kombëtares helvete odisenë në klube europiane e filloi në: Genoa, Verona, Lazio, Roma, West Ham, Fiorentina, Napoli, Hamburger SV, Watford, Udinese. Për më tepër Valon Behrami është bërë futbollisti i parë zviceran që merr pjesë në katër kampionate botërore.

Kombëtarja e Zvicrës që po merr pjesë në kampionatin botëror të futbollit Rusia 2018, mbrëmë arriti të ndalë Brazilin e talenteve të mëdhenj me rezultat 1 me 1, dhe më meritori llogaritet Valon Behrami, shqiptar me origjinë nga Mitrovica e Kosovës

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka(kapiten)  Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili janë shqiptarët që po mbrojnë ngjyrat e Zvicrës dhe krenarine shqiptar në Rusi.

 

Filed Under: Sport Tagged With: kapiten i Zviceraneve, Valon Berami

LUIGJ ÇEKAJ NE SOFREN E DIELLI-t

July 1, 2018 by dgreca

CIKEL NGA LUIGJ ÇEKAJ/
1 luigj_cekajMallkimi im i fundit për Kalin e Trojës/1 Kali i trojesKal i stërmallkuar, ti që ia vure zjarrin Trojës

Dhe ke tash mijëra e mijëra vjet që bën sikur zhdukesh prapa natës sate të paharruar.

Mallkimi i të gjithë popujve ty prapa të ndjekt  kudo

Dhe në pyjet ku linde ti, kurrë më mos mbiftë këso dore një mëz druri kaq të harbuar.

 

Tashmë kur trok- troket tua të befta, p.sh. prej latsive Tora-Bora,

Mund të zbesin urgjent tek toka, nëpërmjet radiove të transmetimit.

Kur potkojt tu të nëpërqiellshëm rrotëza, krifa e B. Ladenit të gjithë post-galopët ,

Tradhëtine, me të vërtetë sikur e kanë rrasur në epokën e re të duraluminit.

 

Kal i përbindshëm shtrigash ku lind dhe vdes çdo ditë nga pak Itaka,

Mallkuar qofë edhe Ulisi ai shpiksi i vrasjeve të tua të kahershme

Ndërsa ti bishtkreshperuar, gojëndezur e dhëmbëpërgjakur,

Të gjithë jetën mbetsh duke rrëshqitur nepër dosjet e tua të nëndheshme.

 

Tashti në fund të hingëllimës sate

Ç’të mallkoj me fjalë më tepër?

Kal i ndyrë ke qënë gjithmonë

Dhe kal i larë me gjak njeriut ke mbetur.

 

Në vënd të statujës sate,

Tek muret e shtëpis së bardhe

Pasi te  ringjallet Françisk Goja

Dotë vizatoj një dhelpër…kal.

Filadelfia, 4 Qershor 2002

 

Shpirti i Vjeshtës

 

Një zog të porsa shtypur në një kryqëzim të Bostonit,

Krejt rastësisht e mbuloi qefini i zverdhur i një gjethi.

Poshtë harqeve të epërme të “Urës Longfellou”

Siç duket këteevit ka për tac dhëne shpirtin kjo vjeshte.

 

Në fund të horizontit, ca karvane rësh,

Drejt veriut shvendosen lehtas, si të veshura me sandale.

Dhe krejt si thundër e vetme kau, hëna,

Shfaqet aty këtu, duke çaluar nëpër plazhe.

 

Pasi i ka zhdeshur pemët era, s’dihet ku e ka ma shtëpinë

Dhe turistët pak sa të trëmbur motit të keq vazhdojnë të kthehen në Europë.

Kur dhe ja krejt si dhë piskana, një gjëmë dhe një vetëtimë

Për fundimisht e dha në sinjalin se dimri mund të filloj qysh sot.

 

Nesër pensionistët do të udhtojnë drejt Floridës.

Si ushtarët drejt stervitjes, si shtëpi humburit drejt metros

Prandaj dhe në këtë vjeshtë si nji dështim magjistricash.

Gjithmon do ta çukis në mushkëri veç me sqepin e korbit të Alen Poen.

 

 

                                                                                                        Boston, 9 Shtator 2002 

 

 

 

 

 

 

 

Vdekja e Desdemonës

 

Gjithmonë e kam perligjur kështu vdekjen e pritshme të Desdemonës.

Otelo e vrau jo se nuk e deshti, por se qe verbuar prej syve të saj!

Dhe jam plotsisht i bindur se po mos të kishte qën aq i keq sa ishte shpirti i Jargos

Desdemona nuk është çudi edhe sot e kësaj dite mund të ishte gjallë.

 

Ndryshe nuk ka se si spjegohet gjithë ky zollum njerzor në pushtet

Kur ja p.sh. dihet se më dorcën e përgjakur të O.S. veshur tek dora e djathtë,

Dosjen e vet e mbylli të nxirë

Edhe shekulli i “drejt” njëzetë.

 

Mbarë njerzimin herë pas here intrigantët e kanë larë kudo me gjak.

Por unë në këtë vjershë përveç dramës së Desdemonave,

Denoncoj publikisht edhe të gjithë ata prindër injorantë,

Që vrasin ëngjuj të bardhë nëpërmes, kryerjes së krimit të aborteve.

 

 

                                                                                                        Shkodër, 8 Janar 2000

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Luigj Çekaj. Kali i trojes

Presheva në rrezik, seancë urgjente e këshilltarëve shqiptarë

July 1, 2018 by dgreca

Preshevë,1 korrik  -Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare, në mbledhjen e mbajtur, më 30 qershor 2018, shqyrtoi situatën aktuale politike në Luginë të Preshevës, duke e vlerësuar atë të rëndë e me përmasa të keqësimit të mëtejmë, njoftn agjencia e lajmev “Presheva Jonë”…

1 Presheva

Kjo gjendje kaq e rënduar, thuhet më tej në kumtesën e PDSH-së, vjen si rezultat i largimit të shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone, në mungesë të perspektivës për një jetë më të mirë.

“Duke qenë se bisedimet Prishtinë-Beograd të udhëhequra e të lehtësuara nga Brukseli zyrtar janë në përmbyllje e sipër sidomos në raportin shqiptaro-serb, në kuadër të kësaj: Partia Demokratike Shqiptare bën thirrje subjekteve politike shqiptare për mbajtjen e seancës së Kuvendit të Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës brenda pesëmbëdhjetë ditësh, për të sjell vendime kruciale për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke fuqizuar dhe sinkronizuar dokumentet e mëhershme të miratuara në këtë organ të shqiptarëve të Luginës së Preshevës përfshirë dhe asociacionin e komunave me shumicë shqiptare autoktonë në Luginë të Preshevës”, thuhet në vazhdimin e Kumtesës së PDSH-së.

Lidhur me përgatitjen dhe organizimin e seancës së Kuvendit të Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, Partia Demokratike Shqiptare gjatë ditëve në vazhdim do të organizoj një takim të përbashkët me liderët e subjekteve politike në Luginë të Preshevës, shoqërisë civile dhe personaliteteve tjera me karakter kombëtar, përfundon kumtesa e PDSH-së, të nënshkruar nga kryetari i aj Dr.sc. Ragmi Mustafa/ Sevdail Hyseni

Filed Under: Politike Tagged With: Kumtese e PDSH, Presheva ne rrezik, Ragmi Mustafa, Sevdail Hyseni

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 42
  • 43
  • 44

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT