• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2018

PA PROF. NAMIK RESSULIN NUK KA LETERSI SHQIPE

September 7, 2018 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/1 Namik ResuliPROF.NAMIK RESSULI (1908 – 1985)/

PENA E ARIT E BERATIT…

Ky asht pena e artë e unitetit mendimit letrar, artistik e Atdhetar të Popullit Shqiptar.

Prof. Namik RESSULI asht dijetar i pakufi në fushat e zhvillimit kulturor të popujve. Asht krejt i veçantë per mendimet e sakta në vlersimet letrare të vepres së shkrimtarit. Asht jo vetem njohës i kulturës Europjane Perëndimore, po edhe zbatues i perpiktë i rregullave të saja historike, letrare, shkencore dhe filozofike të kohës moderne. E njoha në 1957 prej një Antologjisë “Rreze Drite” që më dha me e studjue Prof. Gasper Ugashi.

Asht le në Berat me 10 Shtator 1908. Studimet i ka perfundue në Torino t’ Italisë, me një nga profesorat e njohun atje si linguist, Prof. Matteo Bartoli. Në vitet 1930 asht kthye në Shqipni dhe, ka punue profesor në Normalen e Elbasanit. Ishte edhe në Shkoder dhe së fundi në Tiranë. Në 1939 asht profesor i Gjuhës Shqipe në Romë. Vjen në Shqipni në vitet 1940 – 44 dhe asht antar i “Institutit Studimve Shqiptare” në Tiranë. Në 1941 asht bashkautor i dy vllimeve të Antologjisë së Shkrimtarve Shqiptar. Mendimet kritike e shkencore që jep per Shkrimtarët e Veriut dhe, vlersimi që i ban “Lahutës së Malcis” së At Gjergj Fishtës, e vendosë në grupin e Shkrimtarëve të “perjashtuem” të Veriut, nga “Akademia e shkencave të RPSSh”, e formueme nga sllavokomunistët antishqiptar mbas vitit 1944. Prof. Namik Ressuli largohet nga Shqipnia perfundimisht me pushtimin e vitit 1944. Në Itali i kushtohet qendrave të studimeve Shqiptare e, në 1954 boton në Torino revisten “Shpirti Shqiptar”. Një titull që i pershtatej para gjithkujt tjeter vet Autorit të saj.

Nga 1955 – 1971 asht Profesor në “Institutin Oriental” të Napolit, ku vazhdon me ngulm punen shkencore per Gjuhen Shqipe dhe gramatiken e saj. Ribotoi të perfunduem me sukses “Mesharin” e Buzukut, që mbetet nder monumentet shkencore të Gjuhes Shqipe.

Prof. Namik Ressuli me të vertetë e mbylli jeten me 12 Shtator 1985 në Torino…

Po, Ai asht një shkamb që nuk lejon nder shekuj me ra një gur nga Keshtjella e Beratit !

E Pena e artë e Namik Ressulit, i jep shkelqim edhe ma shumë gurve t’ Asaj Kështjelle!

Per Prof. Namik Ressulin brezat e ardhshme nuk do të thonë kurr ishte.., po, AI ASHT !

            Melbourne, Shtator 2018.

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz radovani, Pena e arte, Prof. Namik Resuli

KOSOVA PARA NJЁ ҪASTI HISTORIK

September 7, 2018 by dgreca

“Ёshtё mё e mirё njё paqe e sigurtё se njё fitore e shpresuar”- TITO LIVIO (59 – 17 p.K.), historian i madh latin/1-eugjen-merlikaNGA EUGJEN MERLIKA/

Ka disa javё qё nё botёn shqiptare, pёrfshirё Shqipёrinё, Kosovёn dhe Mёrgatёn shqiptare, vёndin kryesor nё bisedat e pёrsiatjet politike e ka zёnё njё pikёpyetje hamletiane mbi njё projekt sёrbo – kosovaro – shqiptar nё shqyrtim, tё pёrkrahur nga institucionet zyrtare tё BE e, me gjasё, edhe nga ata tё ShBA.

Po t’a zhveshim kёtё rrahje tё gjёrё mendimesh, nё forma vetiake nga pёrfaqёsues tё politikёs dhe tё mediave tё shkruara e pamore, nga termat propagandistike e etiketimet tradicionale tё panevojshme, qё kёpusin qё nё lindje fillin e arsyetimit mbi thelbin e problemit, besoj se do tё arrijmё nё njё trajtim mё objektiv e tё dobishёm tё njё situate e cila na paraqitet pёr herё tё parё mbas 106 vitesh tё mёvehtёsisё shqiptare.

Pikёrisht para 106 vitesh Shqipёria ishte Vendi i fundit nё Ballkan qё kishte mbetur nё kuadrin e Perandorisё Osmane e qё, nё vetvete, gёlonte nga njё diskutim i gjёrё, kryesisht nё rrafshin intelektual dhe administrativ mbi kёrkesat pёr njё pavarёsi tё plotё apo pёr njё autonomi tё zgjeruar, tё kryera nga rrethe atdhetare nё drejtim tё Portёs sё lartё. Kёto kёrkesa mbёshteteshin edhe nё pёrfundimet e fitoreve ushtarake tё kryengritjes shqiptare, qё patёn kurorёzimin e tyre nё marrёveshjen e Shkupit. Por ndёrsa shqiptarёt diskutonin pёr kёtё pёrparёsi tё s’ardhmes sё tyre politike, koalicioni ballkanik, i pёrbёrё nga ushtritё serbe, malazeze, greke e bullgare, mёsyu trevat shqiptare, duke pёrvehtёsuar gati dy tё tretat e Shqipёrisё etnike. Ushtria turke, e dobёsuar nga kryengritjet shqiptare, ndoshta e panxitur mё nga interesat e perandorisё qё ishte nё perёndimin e fuqisё sё saj shekullore, braktisi nё mёshirё tё fatit territoret e Shqipёrisё osmane. Pёrballё kёsaj gjёndjeje katastrofale, qё rrezikonte edhe vetё qёnien e njё Shteti tё shqiptarёve, njё grusht atdhetarёsh tё prirё nga Ismail Qemali, vendosёn krijimin e tё parit Shtet tё bashkuar shqiptar, fatmirёsisht me nxitjen dhe pёrkrahjen e diplomacive tё Vjenёs e tё Romёs.

Nё njё epokё mendёsish perandorake e ndarjeje tё botёs nё shtete koloniale e kolonizuese, me shumё vёshtirёsi u arrit qё tё njihej Shteti shqiptar, nё kufijtё e tij tё cunguar, nё konferencat e Londrёs e tё Versajёs. Historia e kёtyre mё se njёqind viteve pati si fill pёrçues tё saj çёshtjen kombёtare. Nё njё tё tretёn e shekullit qё shkoi, deri nё bashkimin e njё pjese tё madhe tё trojeve shqiptare nё vitet 1941 – 1945, kombi i ndarё e plagёt e dhimbёshme tё tij ishin thelbi i gjithё shqetёsimit e problematikёs sё jetёs shoqёrore, shtetёrore, kulturore e shpirtёrore tё shqiptarёve. Mё 1945, me vendimet e tё mёdhenjve tё botёs mbi gjeopolitikёn e Evropёs sё mbas luftёs dhe bashkёpunimin e komunistёve shqiptarё me kujdestarёt e tyre homologё jugosllavё, çёshtja kombёtare pёsoi njё goditje vdekjeprurёse e pёr gjysmё shekulli, me pёrjashtime tё rralla, doli nga orbita jo vetёm e jetёs politike dhe administrative, por edhe nga ajo e jetёs shpirtёrore e kulturore tё shqiptarёve.

Viti i parafundit i shekullit, me shfaqjen mё tё egёr e mё kriminale tё shovinizmit serb, me pasoja shkatёrruese mbi popullsinё kosovare dhe kundёrveprimin ushtarak humanitar tё Nato-s, hapi njё epokё tё re nё jetёn e kosovarёve. Pavarёsia e shpallur disa vite mё vonё, e njohur nga Perёndimi nё tё dy anёt e Atllantikut, i hapi rrugёn njё etape tjetёr tё jetёs kombёtare tё shqiptarёve, kryesisht atyre tё Kosovёs. Por proçesi i pёrparimit tё Kosovёs e tё integrimit tё saj n’Evropё, pёr shkak tё shemёrive e konjukturave ndёrkombёtare, aftёsisё sё serbёve pёr tё lobuar e pёrkrahjes qё gjejnё nё Fuqi tё mёdha si Rusia dhe Kina e, sё fundi, edhe pёr mangёsi tё theksuara tё klasёs politike kosovare, nuk ecёn me ritmet e duhura. Gjatё viteve tё fundit çёshtja e Ballkanit perёndimor duket se ka marrё mё shumё rёndёsi nё tryezat e diplomacisё sё Bashkimit evropian, i cili ngulmon nё takimet e drejtpёrdrejta mes drejtuesve kryesorё tё Serbisё e tё Kosovёs, qё tё arrijё nё njё marrёveshje tё pranueshme e tё kёnaqёshme pёr vetё popujt e tyre, por edhe nё pёrputhje me parimet kryesore tё Bashkёsisё evropiane, nё tё cilёn dy shtetet synojnё tё hyjnё nё kohё relativisht tё shkurtёra.

Parimi i diplomacisё evropiane, pёrsa i pёrket politikёs sё zgjerimit, duket se ёshtё i lidhur me shmangjen e problemeve tё grindjeve ndёrmjet mёtonjёsve. Nё kёtё kuadёr synimi i tyre sot ёshtё i pёrqёndruar nё shmangien kundёrshtisё serbo – shqiptare si gur themeltar i njё godine harmonie pёr tё gjithё Ballkanin. Nёse ky ёshtё synimi i Evropёs e i ShBA, mendoj se ne e kemi pёr detyrё tё mundohemi me tё gjitha mundёsitё tona pёr tё lehtёsuar sendёrtimin e tij. Ajo gjё ёshtё nё rradhё tё parё nё interesin tonё, mbasi normalizimi i marrёdhёnieve tё Prishtinёs me Beogradin do t’i hapte rrugёn normalizimit botёror tё çёshtjes kosovare, me pasojё arritjen e synimit tё pranimit tё saj nё tё gjithё organizmat ndёrkombёtare, me tё drejta tё plota tё njё shteti sovran.

Pёr tё arritur nё kёtё pikё tё dёshiruar pёr Kosovёn dhe gjithё shqiptarёt duhen shmangur pengesat qё, me ose pa tё drejtё, quhen vendimtare. Kёto njёjtёsohen me problemet e pakicave etnike nё trevat e dy shteteve. Diplomacia bashkёkohore evropiane ka bёrё njё njё kapёrcim tё fuqishёm mbrapa, duke pranuar pёrparёsinё e shteteve etnike nё shmangien e arsyeve tё kundёrshtive dhe vatrave tё tensionit mes shteteve. A nuk ishte kjo teza e herёshme e kombёtarizmit shqiptar? A nuk kemi njё shekull qё ne ngremё lart flamurin e padrejtёsive historike kundrejt nesh, pikёrisht sepse mёsymja e fqinjёve dhe ligjёsimi i saj nga diplomacitё e shteteve tё mёdha ka qёnё njё nga fatkeqёsitё mё tё mёdha tё kombit tonё nё shekullin e shkuar?

Pёr tё sendёrtuar kёtё mundёsi normalizimi duhet bёrё njё ndryshim kufijsh: Mitrovica e veriut, e banuar nga 130.000 serbё me Luginёn e Preshevёs, Bujanovcit e Medvegjes. E para duhet t’i kalohet Serbisё dhe e dyta Kosovёs. Nё kёtё shkёmbim , nga ana ekonomike, del e fituar Serbia, pa dyshim, nё sajё tё pasurisё nёntokёsore qё pёrfaqёson Trepça dhe Mitrovica e veriut. Logjika tregtare e arsyetimit shtyn shumicёn e politikanёve dhe opinionistёve t’a quajnё tё papranueshme kёtё mundёsi, qoftё edhe nё shkёmbim tё njё paqtimi tё vёrtetё mes shqiptarёve tё Kosovёs dhe serbёve, njё paqtim qё nёnkupton njohjen de jurenga serbёt dhe miqtё e tyre tё Kosovёs sё pavarur dhe sovrane. Kёtu shtrohet pyetja: a i a vlen ky flijim i interesit material tё Kosovёs sot, pёr t’ardhmen e saj, tё siguruar nga marrёveshje tё firmosura nё prani e mbikqyrje tё diplomacive perёndimore evropiane dhe amerikane, marrёveshje qё sanksionojnё zyrtarisht njohjen e ndёrsjelltё, hapjen e njё epoke bashkёpunimi tё sinqertё e tё gjithanshёm nё dobi tё integrimit evropian? E nё kёtё rast lind njё tjetёr pyetje: a mund e duhet t’i besojmё serbёve, a mund tё zёvёndёsojmё shprehjen e famёshme tё Virgjilit “Trembiu grekёve dhe kur tё bёjnё njё dhuratё”, duke ndёrruar emrin e grekёve me atё tё serbёve? A duhet tё mbajmё parasysh se nesёr nё vend tё Vuçiçit, qё mendoj se e don marrёveshjen mund tё vijё njё Seshel, apo njё tjetёr dishepull i Millosheviçit, qё t’a hedhё atё nё kosh e tё kёrkojё edhe njё herё tjetёr rishikimin e kufinjve, duke mёtuar kthimin e tyre nё shekullin e shkuar? Kёtu hyn nё veprim fuqia politike e mbikqyrёsve tё asaj marrёveshjeje, qё janё nё gjёndje tё sigurojnё mos realizimin e skenarit tё hamendёsuar mё sipёr, nёse ata na e japin kёtё siguri nuk kemi pse tё ngurojmё. Pёrputhja e interesave tё integrimit n’Evropё pёr tё dy popujt ёshtё njё tjetёr motiv shumё i rёndёsishёm qё mund tё heqё dyshimet e mundёshme nё lidhje me t’ardhmen.

Nёse marrёveshja do tё parashohё qёndrimin e popullsisё shqiptare tё Mitrovicёs nё territorin e Kosovёs dhe bashkimin  e krahinave tё Luginёs me tё, mё duket se ajo mund tё jetё e pranueshme. Sidoqoftё ky mbetet njё problem pёr t’u zgjidhur nga Kosova, populli i saj dhe klasa politike e saj. E kjo bёhet nёpёrmjet njё bisede tё shtruar nё institucionet pёrkatёse, njё lloj “Kuvendi tё Arbёrit”, nё traditёn mё tё mirё tё tij, ku tё peshohen argumentat pro dhe kundёr, pa paragjykime e me gjakftohtёsi, duke lёnё mёnjanё njё pjesё tё mirё tё mllefit qё historia na ka futur nё gjak, si pasojё e njё tё shkuare tё dhimbёshme e me shumё flijime nga ana e jonё. Nё kёtё kuvend duhet tё mbizotёrojё logjika e ftohtё pragmatiste, e projektuar mё shumё nё t’ardhmen se sa e ngulitur nё tё shkuarёn, vetёdijesimi qё çdo sipёrmarrje e madhe, e tillё duhet quajtur edhe kjo e paqtimit me Sёrbinё, kёrkon flinё e vet. Legjenda e Rozafёs mbetet gjithmonё aktuale e ka çfarё tё na mёsojё.

Krijimi i njё grupi pune qё do tё qёndrojё pёrbri kryetarit tё shtetit nё bisedimet e Brukselit mё duket njё nisjativё mjaft e drejtё dhe e dobishme. Por ngulmimi i Presidentit Thaçi pёr tё sendёrtuar marrёveshjen, mё duket se nuk meriton lumin e padive qё i bёhen. Ai duhet tё jetё njё pёrpjekje pёr mirёkuptim, pёr shoshitje tё gjithё elementёve pёrbёrёs tё bisedimeve, pёr tё pёrcaktuar caqet pёrtej tё cilёve nuk mund e nuk duhet tё shkohet. Nё kёtё drejtim duhet tё japё ndihmesёn e vet edhe opozita kosovare, qё nuk duhet tё ngujohet nё bindje tё parafabrikuara e tё flasё jashtё kuvendit, por tё marrё pёrgjegjёsinё e saj, nёpёrmjet ballafaqimit tё hapur me ekipin negociues e me shumicen nё parlament.

Ёshtё njё provё e madhe edhe nё fushёn ndёrkombёtare, njё provim i aftёsisё sonё ndёrtuese qё duhet tё shprehim, i prirjes pёr t’i zgjidhur problemet tona nёpёrmjet marrёveshjesh tё peshuara, tё shoshitura e tё pranuara, jo si detyrim nga njёri apo tjetri, por si njё detyrё qё e ardhmja shtron sot para vullnetit tonё pёr tё punuar pёr tё. Kundёrshtimi paragjykues i pёrhershёm dhe i pabazuar nё logjikёn historike, nuk ёshtё shprehje e kthjelltёsisё sё ideve, mbasi teza se”kufinjtё janё vendosur me luftё” e pёr pasojё logjike, me luftё duhet tё ndryshojnё, jo vetёm nuk ka asnjё dobi pёr t’ardhmen tonё, jo vetёm na kthen mbrapa nё mendёsi tё vjetra e tё tejkaluara nga kohёt, por nuk i pёrgjigjet sё vёrtetёs historike, mbasi pёr ne kanё qenё produkt i vendimeve tё tё mёdhenjve tё botёs qё ligjёsuan pushtime tё cilёve ne nuk qemё nё gjёndje t’u kundёrviheshim e pra “tё luftonim”. Nёse sot, nё sajё tё ndryshimeve tё mёdha tё Evropёs, na jepet mundёsia t’i pёrcaktojmё ata nёpёrmjet bisedimeve ndёrtuese, nuk mё duket se ёshtё rasti t’u bishtnojmё atyre e, aq mё tepёr, t’i hedhim poshtё.

Nuk mё duket bindёs edhe njё qёndrim tjetёr i shprehur kёto ditё, i huajtur nga arsenali i diplomacisё evropiane tё sё shkuarёs, se “ndryshimi i kufinjve pёrbёn njё rrezik pёr pёrballime tё reja nё rajon”. Nё rastin e veçantё tё shqiptarёve me serbёt duhet tё jetё e kundёrta, duhet tё sigurojё njё periudhё harmonie e bashkёpunimi me fqinjёt. Pёrvoja e kёtyre tridhjetё viteve tё fundit n’Evropё tregon se ndryshimet, pasojё e marrёveshjeve paqёsore kanё funksionuar mirё e nuk kanё krijuar asnjё problem. Mjafton tё mbajmё parasysh bashkimin e Gjermanisё dhe ndarjen e Republikёs Ҫeke nga Sllovakia.

Sё fundi mendoj se marrёveshja me Sёrbinё, nё perspektivёn e integrimit evropian, krijon premisat edhe pёr hapa tё mёtejshme nё drejtim tё bashkimit kombёtar, mbasi njё Kosovё e shkёputur nga litari serb i lidhjeve tё sё shkuarёs, ka mundёsi nёse e dёshiron, nёse i pёrgjigjet aspiratave tё shqiptarёve nё tё dy anёt e Drinit, tё kёrkojё mё me lehtёsi bashkimin, aq shumё tё dёshiruar me Shqipёrinё.

Si pёrfundim i kёsaj pёrsiatjeje kundёr rrymёs, desha tё kujtoj njё thёnie tё njё historiani tё madh anglez, Edward Gibbonit: “Shqiptarёt kanё mbrojtur gjithmonё kauzёn e humbur”. Ndoshta kёtё herё kemi rastin tё pёrgёnjeshtrojmё historianin anglez e tё tregojmё se jemi nё gjendje t’a rrokim çastin e volitshёm e tё punojmё pёr interesat e vёrteta tё kombit e, kryesisht, tё fёmijёve e nipave tanё.

Shtator 2018                                                                         Eugjen Merlika

Filed Under: Opinion Tagged With: Eugen Merlika, kosova, para çastit Historik

Kosova para 28 viteve me Kushtetutë shpallej Rapublikë

September 7, 2018 by dgreca

-Në 7 Shtator 1990, Kosova u shpall Republikë me Kushtetutën e miratuar nga Kuvendi i saj në një mbledhje në Kaçanik, që pasonte Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut e pasohej me Referendumin për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur të mbajtur nga 26 deri në 30 Shtator 1991 me votimin pro 99,87 për qind dhe pjesëmarrjen masive 87,01%  të 1.051.357 qytetarëve me të drejtë vote/

1 Ramajli1-Zhvillimet më të rëndësishme brenda dhjetë viteve të Kosovës shtet ishin në 2012-tën, kur Kuvendi, në 7 Shtator që ishte ditë e përvjetorit të Kushtetutës 1990,  ka miratuar amendamentimin e  Kushtetutës së Republikës lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes  ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës/2 Kushtet-Kosova e pavarur e shpallur para 10 vitesh në 17 Shkurt 2008 deri tani është njohur nga 116 shtete, ndërsa sot ka edhe një përvjetor – njëvjetorin e konstituimit në 7 Shtator 2017 të Kuvendit të zgjedhjeve parlamentare të 11 Qershorit, të tretave në pavarësi e të gjashtave në vendin  e lirë/

1 Kushtet-Kosovën, nga shtetet fqinje, vetëm Serbia nuk e ka njohur ende…Presidenti i Serbisë nuk ka pranuar të takojë presidentin e Kosovës sot në Bruksel/1 Ilias Ramajli

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 7 Shtator 2018/ Para 28 viteve, në 7 Shtator 1990, Kosova u shpall Republikë me Kushtetutën e miratuar nga Kuvendi i saj në një mbledhje në Kaçanik, që pasonte Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut e pasohej me Referendumin për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur të mbajtur nga 26 deri në 30 Shtator 1991 me votimin pro 99,87 për qind dhe pjesëmarrjen masive 87,01%  të 1.051.357 qytetarëve me të drejtë vote.

Republika e Kosovës me kushtetutën e vet e institucionet demokratike të zgjedhje parlamentare e presidenciale që pasuan, të 24 majit 1992, atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, por megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit  të popullit mbi 90 përqind shumicë shqiptare, si edhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.

Në krye të Kuvendit të Kosovës në atë kohë të vendimeve e ngjarjeve historike ishte Ilaz Ramajli. Ishin këto ngjarje e zhvillime drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, gjithnjë në rrethana të rënda të okupimit e shtetrrethimit ushtarako-policor që kishte vendosur Beogradi, kur në mënyrë kundërkushtetuese dhe përgjakshëm me kushtetutën serbe të tankeve u rrënua autonomia që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 element konstituv me të drejtë vetoje i federates. Ajo Kushtetutë ishte e para në historinë kushtetuese të Kosovës, ndërsa e dyta ishte ajo e 7 Shtatorit 1990, në rrugën drejt lirisë e pavarësisë.

“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990, jo vetëm që ishin akte kushtetuese juridike, por në kohën kur u nxorën ishin edhe akte mbrojtëse dhe pozicionuese në raport me situatë e krijuar në ish Jugosllavi”, ka theksuar Ramajli në një intervistë që kam zhvilluar.

Nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, nga elementet konstituive të federatës, mes të cilave ishte edhe Kosova që u bë shtet, shtete të reja të rajonit dolën gjithësej shtatë – edhe Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedona, Mali i Zi dhe Serbia.

“Akti i nxjerrjes së Kushtetutës u bë pikërisht në kohën kur më nuk kishte asnjë dyshim se Jugosllavia kishte hyrë në rrugën e pa kthim të shpërbërjes së sajë. Nxjerrja e Kushtetutës dhe shpallja e Republikës së Kosovës nga Kuvendi me 7 Shtator 1990 ishte dhënie e formës kushtetuese juridike të vullnetit të shprehur unanimisht nga shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës, dhe nga subjektet e atëhershme politike në Kosovë”, shprehet Ilaz Ramajli.

Në Kosovën e lirë nga qershori 1990, prej vitit 2001 deri para 10 viteve, Kosova ka pasur një Kornizë Kushtetuese, e miratuar nga OKB-ja, e cila ishte dokument më shumë inicial kushtetues, por ka mundësuar zhvillimin e vendit nga një krijesë de fakto e pavarur, ndonëse nën protektorat, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë.

Kosova para 10 viteve miratoi Kushtetën e Republikës, e cila në nenin 1 e përcakton “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.  Ishte viti 2008 kur u miratua nga Kuvendi i Kosovës akti më i lartë  juridik i shtetit në ditën e 9 Prillit, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik, ndërsa ka hyrë në fuqi në 15 Qershor.

Atëherë, dekretimi i 41 ligjeve, të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës.

Ndërsa zhvillimet më të rëndësishme brenda dhjetë viteve ishin në 2012-tën, kur Kuvendi, në 7 Shtator që ishte ditë e përvjetorit të Kushtetutës 1990,  ka miratuar amendamentimin e  Kushtetutës së Republikës lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes  ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ndërsa në 10 Shtator pasoi vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i mbledhur në Prishtinë, për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare.

“Përmbyllja e mbikëqyrjes është vlerësimi më i lartë ndërkombëtar, që i është bërë shtetit të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë”, u vlerësua atëherë.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur pavarësinë, ishte formuar më 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të shtetit të ri, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin.

Kosova e pavarur e shpallur para 10 vitesh në 17 Shkurt 2008 deri tani është njohur nga 116 shtete, ndërsa sot ka edhe një përvjetor – njëvjetorin e konstituimit në 7 Shtator 2017 të Kuvendit të zgjedhjeve parlamentare të 11 Qershorit, të tretave në pavarësi e të gjashtave në vendin  e lirë.

Kosovën, nga shtetet fqinje, vetëm Serbia nuk e ka njohur ende, por të dy vendet vijojnë dialogun drejt normalizimit të marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian – në Bruksel, ku sot pritej të zhvillohej edhe një takim tjetër i nivelit të lartë presidencial, në të cilin proces Prishtina angazhohet për një marrëveshje përfundimtare që do përfshinte edhe njohjen reciproke.

Por, sipas deklaratave nga delegacioni i Beogradit, presidenti i Serbisë, Aleksanadar Vuçiç nuk ka pranuar të takojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi sot në Bruksel.

Raportimet nga Brukseli bëjnë të ditur se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini  ka takuar ndaras presidentët, të cilët i kishte ftuar për të vazhduar dialogun final Kosovë-Serbi.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Referendumi per Kosove, shtet sovran

NJOFTIM

September 7, 2018 by dgreca

NË TIRANË DO TË PROMOVOHET “DEMOKRACIA NUK PRET”-1-2-3 I FRNAK SHKRELIT/1 Fran 3 vell

Ditën e martë, 11 Shtator, Ora 11.00 paradite në Hotel Rogner, Salla Antigonea, Tirane, organizohet promovimi i vëllimeve 1-2-3 të gazetarit Frank Shkreli, ish drejtor i Divizionit të Euro-Azsë në Zërin e Amerikës.

Të interesuarit mund të bëhen pjesë e veprimtarisë.

Filed Under: Kronike Tagged With: "DEMOKRACIA NUK PRET", villimi 1-2-3

NJE FOTO HISTORIKE E AMBASADES AMERIKANE

September 6, 2018 by dgreca

1 Regan Nene Tereza

Presidenti Ronald Regan dhe Nënë Tereza në vitin 1986/

Ambasada e Amerikës në Tiranë ka zgjedhur sot një fotografi të veçantë, si foto të ditës.

Ambasada përmes një fotografia ka kujtuar 13 qershorin e vitit 1986. Në këtë fotografi shihet ish-Presidenti i Kombeve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Regan duke qeshur së bashku me Nënë Terezën dhe Motrën Frederik, ndërsa të tre takohen në Shtëpinë e Bardhë.

Nënë Tereza u dekorua me Medaljen e Lirisë nga Presidenti Regan dhe mori titullin qytetare nderi amerikane nga Presidenti Klinton në vitin 1996(KultPlus)

 

Filed Under: Featured Tagged With: Foto Historike, Nene Tereza, President regan

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • …
  • 38
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT