• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2018

AUSTRIA, MBËSHTETJE PËR KOSOVËN

November 6, 2018 by dgreca

-Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz: Zhvillimet pozitive në Kosovë dhe në tërë rajonin janë shumë me rëndësi për ne. Si kryesues i Presidencës së Bashkimit Evropian i kemi vendosur shtetet e Ballkanit Perëndimor në fokus/

1 ok Thaci-Kurz5-Haradinaj-Kurz qeveri3-Haradinaj-Kurz ok

-Presidenti Thaçi dhe kancelari Kurz: Marrëveshja Kosovë-Serbi sjellë paqe të qëndrueshme dhe stabilitet për tërë Ballkanin Perëndimor/

-Kryeministri Haradinaj: Austria mike e madhe e Kosovës dhe mbështetëse e fuqishme/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari(Me shume foto gjeni ne fb (dielli vatra)

 

PRISHTINË, 6 Nëntor 2018/  Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, në vizitën sot në Kosovë u prit në takime të ndara nga Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, dhe nga Kryeministri Ramush Haradinaj.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar kancelarin Kurz për mbështetjen që Austria po i jep Kosovës në marrëdhëniet bilaterale dhe në arenën ndërkombëtare.

“Austria është duke vazhduar udhëheqjen e BE-së si kryesuese e radhës dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ka bërë përpjekje për të promovuar perspektiven evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kosova është shteti më proevropian në rajon dhe e kemi bërë të qartë vizionin tonë për anëtarësim në BE dhe NATO. Prandaj, puna dhe angazhimi ynë për arritjen e këtyre qëllimeve mbeten konsistente. Kjo është arsyeja që ne duhet të punojmë me përkushtim për të përmbyllur reformat e brendshme, në ekonomi, të drejtësi, edukim, shëndetësi dhe në qeverisje të mirë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Në kontekst të integrimeve euroatlantike, presidenti Thaçi ka thënë se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kushti thelbësor.

“Kosova ka ndërtuar raporte fqinjësore të mira me të gjitha shtetet fqinje. Po mundohemi maksimalisht që të ndërtojmë raporte korrekte edhe me Serbinë. Fatkeqësisht, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Përkundër këtij fakti, Kosova mbetet thellësisht e përkushtuar për dialogun me Serbinë, për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që nënkupton normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe pajtimin, që nënkupton njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, kancelari austriak, Sebastian Kurz, theksoi se ka ardhur si Kancelar i Qeverisë Federale të Austrisë dhe si kryesues i Presidencës së Bashkimit Evropian për të theksuar mbështetjen për Kosovën.

“Zhvillimet pozitive në Kosovë dhe në tërë rajonin janë shumë me rëndësi për ne. Si kryesues i presidencës së BE-së i kemi vendosur shtetet e Ballkanit Perëndimor në fokus, sepse dëshirojmë që si rajon të gjitha shtetet të kenë një perspektivë evropiane dhe i mbështesim të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në këtë rrugë. Që të sigurohet paqe, liri dhe siguri në mënyrë afatgjate dhe të qëndrueshme në Ballkan është i rëndësishëm një dialog i suksesshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe përmbyllja e suksesshme e këtij dialogu me një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh kancelari Kurz, duke kërkuar nga qytetarët e Kosovës që t’i përkrahin përpjekjet e lidershipit për forcimin e paqes në rajon.(Lexoje te plote (ne Gazeten Dielli www.gazetadielli.com) specialen e pergatite nga korrespondenti yne Behlul Jashari)

 

Filed Under: Politike Tagged With: Austri-Kosove, Kryeministri Haradinaj, Presidenti i Austrise Kurz, Presidenti Thaçi

SHBA DHE SHQIPËRIA NË KONFERENCËN E PAQES NË PARIS 1919-1920

November 6, 2018 by dgreca

1 Konferenca_e_paqes_Paris_1919Fb1 konf paqes.IMG2 statistike.IMG4statistike.IMGbumci_fishta_berati_konferenca_paris_1919

Nikë Gashaj/

1 Nikë Gashaj

Menjëherë pas hyrjes së SHBA-së në luftë, në prill të vitit 1917, diplomacia amerikane ka filluar përgatitjet për marrëveshjen e paqes së pasluftës. Ideja për formimin e një trupi punues, i cili do të bënte një studim në detaje për të gjitha çështjet dhe eventualisht do të shqyrtohej, i lihej presidentit Wilson dhe këshilltarit të tij të afërm, Edvard Hauz, ndonëse gjurmat e para shpien drejt ministrisë së Punëve të Jashtme të Amerikës, Steit Departmentit dhe shefit të tij, Robert Lising. Sidoqoftë, amerikanët kanë dëshiruar që  ky trup punues të formohet sa më parë dhe, mundësisht, të mbetet në fshehtësi. Sipas propozimeve të para, kjo zyrë, siç është quajtur në fillim, është dashur të jetë e përbërë prej pesë ekspertëve, të cilët do të punonin nën mbikëqyrjen e shefit të Steit Departamentit. Zyrja, ndërkaq, gjatë një viti u transformua në një komision hulumtues i cili në  tetor të vitit 1918, ka numëruar 126 bashkëpuntorë të profileve të ndryshme.

Ky komision i ka mbaruar hulumtimet apo studimet që kanë përfshirë, pothuaj tërë botën dhe i ka përgatitur rreth 2000 raporte dhe 1000 harta të ndryshme. Presidenti Wilson është mbështetur në këto raporte, kur i ka propozuar zgjidhjet territoriale të përmbajtura në 14 pika, dhe me rastin e përpilimit të propozimeve për marrëveshje paqësore. Komisioni ka ekzistuar si trup i veçantë deri në dhjetor të vitit 1918, atëherë është kyçur në punën e delegacionit amerikan në Konferencën e Paqes. Njëzet e tre anëtarë të këtij komisioni, në Konferencën e Paqes në Paris, i janë bashkuar presidentit Wilson.

Meqenëse Shqipëria ka qenë  më së paku e njohur nga të gjitha vendet e Evropës, anëtarët e Komisionit kanë qenë të detyruar që për një kohë shumë të shkurtër të  përgatisin sintezën e tërë asaj që është shkruar dhe thënë mbi shqipërinë, çka ka pasur për pasojë ndërtimin dhe nxjerrjen e konkluzave të shkallëve të ndryshme të objektivitetit, apo dallimet evidente të qëndrimeve midis anëtarëve të Komisionit, posaçërisht kur ishte fjala për zgjidhjen e përgjithshme dhe në tërësi të çëshjes shqiptare në kuadrin ballkanik dhe në suaza të sferave të interesit dhe me influencë të disa fuqive europiane.

Qëndrimet dhe pikëpamjet e ndryshme midis anëtarëve të Komisionit në lidhje me  zgjidhjen e çështjes shqiptare janë rezultat i dy qasjeve, dy rrymave, polarizimin e të cilave e ka  thelluar dhe lufta. Njëra anë e ka mbrojtur pozicionin e legalitetit, ndërsa tjetra i ka  përkrahur të ashtuquajturat të drejta natyrore. Për shembull, në raportin e parë të një autori, emri i të cilit nuk është shënua, ndër të tjerat thuhet se ndarja e Shqipërisë konsiderohet e “dëshërueshme”. Prandaj sipas tij territori i Shqipërisë duhet të jetë i ndarë, ashtu që pjesa veriore me Shkodrën t’i takojë Malit të Zi, pjesa e mesme, duke përfshirë Durrësin, Serbisë dhe pjesa jugore me Vlorën, Greqisë. Autori, në përfundimin e raportit, zotohet fuqishëm për predominimin e faktorëve ekonomikë në relacion me cilësitë nacionale të popujve ballkanikë, sepse i konsideron si  zgjidhje adekuate dhe të qëndrueshme vetëm ato zgjidhje që mbështeten në prosperitetin ekonomik.

Raportin e lartpërmendur e kritikoi ashpër njëri ndër udhëheqësit e Komisionit hulumtues, Xhejms Shotvel, Kryetari i Shoqërisë Gjeografike Amerikane, duke vlerësuar se  raporti në fjalë nuk ofron zgjidhje për tri çështje kryesore sot, e ato janë çëshja e Maqedonisë, Çështja e Shqipërisë dhe çështja e arqipelagut të Egjeut. Më tutje Shotveli shton: Çështja shqiptare është e dyfish e rëndësishme për SHBA-në, për arësye se zgjidhja e saj do të mund t’i besohej Amerikës, si fuqi e cila nuk është drejtpërdrejt e interesuar. Në lidhje me pohimin se është e qendrueshme vetëm ajo zgjidhje që i  merr parasysh faktorët ekonomikë, duke lënë pas dore përcaktimet nacionale, Shotveli vlerëson se ajo është kryesisht me vend, në qoftë se  niset nga pozicioni i interesave të  fuqive europiane. Mirëpo, në qoftë se merren parasysh ndjenat kombëtare të popujve ballkanikë, atëherë vlera e këtij pohimi është e dyshimtë. Kështu, pra, këtu parashtron edhe një pyetje: A do të thotë se zgjidhja e kufijve mbi baza nacionale nënkupton se çdo njësi politike, njëkohësisht, duhet të jetë edhe njësi e veçantë ekonomike? Shotveli është i  mendimit se në lidhje me këtë çështje është e nevojshme të shqyrtohet hollësisht  mundësia e institucioneve sikurse janë portet e lira, hekurudhat e ndërkombëtarizuara  dhe doganat para se të vihen në praktikë dhe të aplikohen kriteret ekonomike për caktimin e kufijve në dëm të atyre nacional.

Raportet e Komisionit i kushtojnë mjaftë hapësirë rregullimit fisnor të shoqërisë shqiptare, e sigurisht për arsye se  për një gjë të tillë ka pasur, relativisht, mjaftë shkrime.

Emri Edit Durham përmendet shpesh, dhe anëtarët e Komisionit shpesh thirren në  punimet e saj, veçanërisht kur është në pyetje tradita e shqiptarëve dhe prejardhja e tyre. Nga përfundimet, kryesisht, del se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe se janë  të  shpërndarë.Veçanërisht është potencuar dallimi midis veriut dhe jugut të Shqipërisë.

                                                    Gjuha shqipe

        Ka  munguar një analizë e thelluar dhe subtile e gjuhës shqipe, sepse konkluzat për të janë  nxjerrë në mënyrë mekanike dhe, si duket, sipas inercisë së disa punimeve, të cilat lehtë janë marrë si autoritative dhe definitive. Në një raport të gjerë, i cili merret me çështjen ballkanike, qëndron se ”në Shqipëri ekziston një gjuhë e të folurit, plotësisht e pangjyrë kur të përjashtohen shprehjet turke, greke  dhe sllave”. Disa kanë shkua aq larg sa që për gjuhën shqipe kanë shkruar se është ”një lidhje e tmerrshme e thjeshtësisë dhe e parregullsisë” dhe se kjo gjuhë nuk ekziston fare…” Në këto vlerësime nuk është vështirë të hetohen idetë, gjuha dhe konstruksionet të tëra, që  janë lëshuar në qarkullim, kohë pas kohe, sipas situatës politike, nga ana  e vendeve fqinje ose e Fuqive të Mëdha, që në momentin e caktuar, kanë pasur interes për diçka të tillë.

Këto mendime u kundërshtuan edhe nga vet shqiptarët. F. Noli, në një memorandum Komisionit hulumtues thekson se gjuha shqipe është ” i vetmi shembull që mbijetoi nga gjuhët origjinale të Evropes Juglindore, e cila është folur qysh para Homerit”. Ajo, sipas mëndimit të tij, padyshim është gjuhë ariane krejtësisht e ndryshme nga gjuha greke ose ato sllave.

Zhvillimi i ngjarjeve në Konferencën e Paqes do të tregojë paraqitjen e drejtë  dhe adekuate të çështjes së gjuhës shqipe, të mbështetur në rezultatet e hulimtimeve në terren, çka ka pasur një rëndësi të madhe praktike, sepse uniteti gjuhësor është lidhur drejtpërdrejt me unitetin kombëtar, si dhe me ekzistimin e tij. Ekzistimi i dy dialekteve kryesore, të veriut dhe të jugut, dhe dallimet midis tyre, në momentet vendimtare, kur është parashtruar çështja e Shqipërisë dhe e ardhmëria e saj, është përdorur si dëshmi se shqiptarët nuk  flasin një gjuhë dhe prandaj nuk  e përbëjnë një tërësi unike shtetformuese. Komisioni hulumtues, si dhe delegatët amerikanë në Konferencën e Paqes, nuk e kanë parashtruar seriozisht çështjen e gjuhës shqipe dhe të unitetit të saj, sepse të dhënat dhe faktet kanë  qenë bindëse, se ka të bëjë me një dallim normal midis dy dialekteve të një gjuhe.

Religjioni  dhe shqiptarët

Çështja e religjionit është më i ndërlikuar. Vendet ballkanike, të ngarkuara me identifikimin konfuz dhe me barazinë e kombit me fenë, duket se nuk  e kanë kuptuar raportin e shqiptarëve ndaj kishave të ndryshme në Shqipëri. Ekzistimi i tri religjioneve të ndryshme në Shqipëri, për shumicën, automatikisht, ka pasur një domethënie dhe është  nënkuptuar se atje anët e fortifikuara janë në një konflikt të përhershëm. Për shembull, Greqia tërë territorin e Epirit helen e ka themeluar dhe  mbështetur në ekzistimin e popullatës ortodokse dhe në ceremonitë greke në  zonat kontestuese. Kështu një autor thotë: “ekzistojnë tri religjione në Shqipëri dhe ato janë në një konflikt reciprok”. Megjithatë, ka pasur edhe burime në gjuhën angleze, që anëtarëve të Komisionit dhe delegatëve u kanë mundësuar shpjegime më të dokumentuara dhe më objektive, duke i kontribuar ashtu ngritjes së shkallës së informimit objektiv mbi njëmendësinë shqiptare.

Në këtë drejtim një rol të rëndësishëm e ka luajtur organizata  pan-shqiptare “Vatra” në Amerikë, Shoqata Anglo-Shqiptare etj. Anëtarja më e njohur e kësaj shoqatë ka qenë Edit Durham, e cila është shquar dhe dalluar me një seri veprash mbi Shqipërinë. Po ashtu dhe koloneli Obri Herbert dhe Lord Lamintagon, në mënyrë aktive janë marrë me paraqitjen dhe prezentimin e Shqipërisë. Misionarët amerikanë, me raportet e veta, e kanë plotësuar pasqyrën mbi jetën fetare në Ballkan dhe në Shqipëri. Këtu duhet të veçohet misionari amerikan, Telford Erikson, i cili në Shqipëri ka ardhur në vitin 1913 dhe për një kohë të gjatë ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën publike të Shqipërisë.

Mërgimtarët shqiptarë në Amerikë, me gazetat e tyre në gjuhën angleze, janë përpjekur që të tërheqin vëmendjen për të pavërtetat e përçarjes fetare të shqiptarëve. “Shqiptari është tepër fanatik për çështjen e lirisë dhe të pavarësisë për të qenë fanatik në pikëpamje religjioze”, shkruan në një artikull të një reviste në vitin 1919. Një autor shkruan, se në shqipërinë e Jugut myslimanët dhe të krishterët jetojnë së bashku brenda një familje, nën një kulm apo pullaz. Ndërsa në Shqipërinë e veriut mund të gjenden dhe shembujt e tillë që në krye të fisit të krishterë qëndron personi i besimit mysliman dhe anasjelltas. Kjo tolerancë fetare shkon deri në ato përmasa dhe kufij sa kalon në një gjendje indiferente ndaj çështjes fetare. Andaj, shqiptarët të besimeve të ndryshme, ndjenjat kombëtare, dashuria ndaj atdheut qendrojnë në vend të parë, përmbi gjithçka.

Në një histori të një grupi autorësh amerikanë mbi shqiptarët në Shqipëri dhe në Amerikë, vihet në përfundim se feja kurrë nuk ka qenë motiv i mosmarrëveshjes dhe  përçarjes në mes të prijësëve shqiptarë (Federal Writers Project. The Albanian Struggle in the Old World and New, Boston, 19 39, fq. 42).  Raporti i përgjithshëm i Komisionit të Lidhjes së Kombëve, më 12.5. 1922, nuk i mbështetë argumentet dhe pikëpamjet e atyre që thonë se  shqiptarët, për shkak të përçarjes fetare, nuk janë të aftë  për të qeverisur me një shtet bashkëkohor. Ata, sipas atij raporti, janë ”të lidhur me zakone të përbashkëta, me traditë shekullore, madje edhe me gjuhë, sepse dallimi në mes të gegërishtes dhe toskërishtes, në të vërtetë, paraqet vetëm një dallim dialekti”. Pjesëtarët e besimit të  ndryshme, përundrazi, shpeshherë janë të lidhur me lidhje gjaku, me traditë si dhe me festa dhe kremtime të përbashkëta fetare. Janë të evidentuara rastet kur priftërinjtë apo kleri i të tri religjioneve së bashku i kanë  vizituar Xhamitë dhe Kishat.

Në anën tjetër, amerikanët nëpërmjet misionarëve të vet, ose përmes revistave të ndryshme, kanë pasur mundësi të konkludojnë se argumenti i mungesës së tolerancës fetare, me çka disa shtete kanë dalur kundër pavarësisë së Shqipërisë, në të vërtetë ka  zënë fill dhe është formuar nga përvojat, përkatësisht nga gjendja e tillë e intolerancës fetare, në vetë ato shtete.

Konstatin Çerkezi, aktivist i njohur shqiptar, shkruan se lajmet mbi intolerancën fetare janë të pavërteta. Ai konsideron se  të krishterët dhe myslimanët në Shqipëri kanë marrëdhënie shumë më të mira sesa protestanët dhe katolikët në Europën e qytetëruar. Ndërkaq, mund të supozohet se ajo ka qenë pasojë  e influencës së propagandës së madhe greke, e cila ka qenë e organizuar mirë dhe ka punuar si në Europë ashtu edhe në Amerikë.

Çështja e Shqiprisë së jugut ose Epirit

Çështja e Shqipërisë së jugut, ose e Epirit, është shtruar para diplomacisë europiane qysh në Kongresin e Berlinit më 1878. Qysh atëherë e deri te zgjidhja definitive e kësaj çështje, në vitin 1921, aneksimi i këtij territori Greqisë, ka qenë një ndër detyrat kryesore të diplomacisë greke. Problemi i Epirit është imponuar fuqishëm në periudhën ndërmjet luftarave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore. Si pasojë e fitores së aleatëve ballkanikë mbi Turqinë dhe pretendimeve greke ndaj trojeve shqiptare, duke e arsyetuar atë si  trashëgimi kulturore helene, me përdorimin e gjuhës greke dhe të ekzistimit të popullsisë ortodokse të krishterë, të ritit grek, në rajonin kontestues.

Në lojën rreth Epirit kanë marrë pjesë, kryesisht, Austria dhe Italia, të përkrahura nga Gjermania, në një anë, si dhe Fraca, e përkrahur nga Rusia, në anën tjetër. Krahu i parë ka qenë për pavarësinë e Shqipërisë, ndërsa ana tjetër për aneksimin e Epirit Greqisë. Britania e Madhe, e ngopur me koloni, si zakonisht, ka mbajtur baraspeshën dhe është përpjekur që ta pengojë luftën, që nuk i ka konvenuar në atë moment.

Konferenca e Londrës e ka zgjidhur këtë çështje ashtu që në territoret kontestuese e ka derguar Komisionin, që  në vend, mbi baza etnografike, të caktohen kufijtë ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë. Komisioni, pas shumë peripecish dhe zvarritjesh, e ka shpallur vendimin në Firencë më 20.12. 1913, sipas të cilit qytetet Korça, Gjirokatra, Delvina, Tepelena dhe të tjerët i takojnë Shqipërisë.

                  Masakrimi mbi popullsinë civile shqiptare nga ushtria greke

Qeveria greke, gjoja ka punuar për zbatimin e vendimit të Konferencës së Londrës  për evakuimin e trupave nga këto territore, por në anën tjetër e ka nxitur lëvizjen për formimin e autonomisë së Epirit. Autonomia është shpallur më 2. 3. 1914. Në krye të qeverisë autonome ka ardhur Zografos, ministër i mëparshëm në qeverinë greke. Ky manovër i qeverisë greke, e cila, zyrtarisht, ishte neutrale, nxiti dhe shkaktoi ngjarjet në të cilat e humbën jetën banorë e pafajshëm të këtyre trojeve. Më se 400 vendbanime më të vogëla e më të mëdha janë shkatërruar dhe zhdukur tërësisht.

Masakrimi i ekzekutuar mbi popullsinë civile shqiptare, nga ushtarët e njësive të rregullta greke, të ndihmuara nga kriminelët e lëshuar nga burgjet, për atë rast, nuk ka kaluar i pavërejtur. Opinioni amerikan për këto ngjarje është informuar relativisht vonë, kryesisht përmesë shtypit ditor. Revista e përmuajshme shqiptare “The Adriatic Review”, që ka  filluar të dal më 1918, i shfrytëzoi këto ngjarje për qëllime propagandistike, kur grekët paralajmëruan mundësinë e përsëritjes së djegjes, plaçkitjes dhe masakrimit, në qoftë se nuk plotësohen kërkesat e tyre. Autori i një artikulli nënvizon se me ankth në zëmër i përkujton masakrimet e tmerrshme mbi shqiptarët, në verë të vitit 1914, duke cekur se  kështu ndihet për arsye se dëgjohen lajmet për përdorimin dhe ekzekutimin edhe të një gjenocidi mbi popullatën shqiptare. Në raportin e gjeneralit De Vera, shef i misionit holandez në Shqipëri, kujdes i veçantë i është kushtuar faktit se ushtarët grekë masakrimin e kryen në mënyrë sistematike, qëllimisht dhe shumë mizorisht. Edhe raportuesit e tjerë e vërtetojnë një gjë të tillë. Koloneli Obri Herbert flet për veprat jonjerëzore të ushtarëve grekë. Një autorë tjetër shkruan se “krimet dhe vandalizmat që i bënë grekët nuk janë të atij lloji që gjuha njerëzore mund t’i përshkruajë. Ndërsa, Mehmed Konica konsideron se qëllimi i grekëve ka qenë që të djegin gjithçka, qysh prej Tepelenës e deri në Korçë, në mënyrë që më vonë, aty të vendoset popullara greke, çka ka pasur si pasojë mijëra njerëz, edhe gra e fëmijë, që kanë vdekur nga uria ose nga të ftoftit gjatë dimrit të vitit 1914. Shumica e dëshmitarëve e kanë vërtetuar se shqiptarët me kurrgjë nuk e kanë provokuar këtë kërdi. Ndër dëshmitarët e tillë ka qenë dhe Xhorxh Fred Wiliams, ambasador i SHBA-së në Athinë.

Shqiptarët në Amerikë me të gjitha mjetet që kanë pasur në dispozicion, janë përpjekur që të tërheqin vëmendjen e opinionit publik, për situatën në Shqipëri. Roli i tyre në Konferencën e Paqes në Paris ka qenë me rëndësi të madhe.                                         

Gjatë Konferencës së Paqes, me rastin e hapjes së problemit të Epirit ose Shqipërisë së Jugut, është hapur përsëri çështja e gjuhës. Qeveria greke ka bërë orvajtje që përdorimin e gjuhës greke, si dhe të gjuhës së kishës dhe të tregtisë, ta përdorë si dëshmi se  popullata e territoreve të kontestuara i përket etnisë greke.

                                               Delegacioni shqiptar

Në memorandumin e parë të cilin delegacioni shqiptar ia ka dërguar Konferencës së Paqes, është prezentuar shkurtimisht historia e Shqipërisë, dhe pastaj janë përpunuar disa pika kryesore, me ndihmën e  të cilave delegacioni shqiptar ka shpresuar se do  të ndikojë që çështja shqiptare të zgjidhet në mënyrë të volitshme. Në memorandum është theksuar se nuk mund të quhen grekë  të gjithë ata që i takojnë Kishës Ortodokse Greke. Në të njëjtin memorandum nga Konferenca Paqës kërkohet që Greqia të paguajë dëmshpërblimin për djegjen e fshatrave në Shqipërinë e jugut.

Në memorandumin e dytë, të cilin delegacioni shqiptar ia ka dërguar Këshillit të Dhjetë, më 24.2. 1919, kërkesat shqiptare janë shtruar detajisht. Përveç tjerash thuhet se  Komisionit ndërkombëtar, i cili pas Kongresit të Belinit ka qenë i dërguar në këtë rajon për t’ia bashkuar Greqisë, i është dashur të kthehet mbrapa pa kryer punë.

Memorandumi, po ashtu flet për të padrejtat që Konferenca e Londrës, e vitit 1913, ia ka bërë Shqipërisë. Ajo Greqisë ia ka dhënë jo vetëm kufirin gjatë lumit Kalamai, por edhe tërë territorin, prej Artës e deri te Stillosa, ku, para luftrave ballkanike, kanë jetuar 63.000 shqiptar (40.000 myslimanë dhe 23.000 ortodoksë). Sipas këtij memorandumi, Greqia kërkesat e veta për Shqipërinë jugore, të cilën e quan Epiri Verior, i arsyeton gjoja se në rajonin kontestues jetojnë 120.000 grekë dhe 80.000 shqiptar. Delegacioni shqiptar ka  pranuar se në trojet për të cilat bëhej fjalë jetojnë vetëm 20.000 banorë me orientim pro-grek, kryesisht ata që jetojnë në luginën Drinopojë dhe rreth Delvinës. Ata janë fshatarë, që nuk kanë tokë të vetën, por i punojnë  tokat e banorëve vendas.  Me fjalë të tjera, delegacioni shqiptar e ka ngritur zërin kundër tezave të tilla, që thonin se  shqiptarët e besimit ortodoks i përkasin nacionalitetit grek.

Me qëllim të vërtetimit të karakterit shqiptar të Shqipërisë jugore, delegatët shqiptarë në memorandum i kanë paraqitur disa mendime të vëzhguesëve neutral. Kështu, Lordi  Habhauz, i cili, në fillim të shekullit 19, ka qëndruar me Bajronin në Shqipëri, është i mendimit se vetëm shqiptarët kanë vetëdije nacionale, derisa të gjithë popujt tjerë të Perandorisë janë grupuar sipas religjionit.

Delegacioni grek kërkesat e veta i ka bazuar në disa pika kryesore, prej të cilave më e rëndësishme është ajo, se raca dhe gjuha nuk mund të jenë kritere, sipas të cilave caktohet përkatësia nacionale. Grekët nga Epiri Verior, dëshirojnë të jenë  në kuadër të “Greqisë së qytetëruar” dhe kurresesi në kornizat e Shqipërisë së pacivilizuar. Argumenteve të lartpërmendura, grekët ua kanë shtruar edhe shkaqet ekonomike dhe strategjike. Epirin nga Shqipëria e ndajnë malet, derisa në mënyrë të natyrshme është i lidhur me Greqinë. Korça, Janina, Gjirokastra dhe Saranda paraqesin një tërësi ekonomike, e cila me Manastirin dhe Selanikun e përbënë dhe mbyll një rreth të madh të prodhimtarisë dhe tregut. Më tutje delegacioni grek është shërbyer me një statistikë që atij i ka shkuar në favor. Ndërkaq, pala shqiptare, duke u shërbyer me të dhëna statistikore franceze dhe  turke, ka pohuar se në Shqipëri të jugut gjithsejt ka 290.812 banorë, e jo 231.000, siç ka pohuar Venizelas. Prej atij numri, sipas palës shqiptae, vetëm 15.000 janë grekë. Pala greke, në anën tjetër, deklaronte se në rajonin kontestues ka fare pak, ose aspak shqiptarë. Kështu që në lidhje me këtë çështje pala greke dhe ajo shqiptare kanë pasur të dhëna, arsyetime dhe përfundime të ndryshme dhe të kundërta.                    

                             Komisioni ndërkombëtat për çështje greke

Komisioni ndërkombëtar për çështje greke, për herë të parë është mbledhur më 18.2. 1919. Në kompetencën e këtij komisioni janë kaluar edhe  kërkesat e delegacionit shqiptar, ashtu që edhe në këtë rast çështja shqiptare, respektivisht çështja e Shqipërisë së jugut është shqyrtuar tërthorazi. Komisioni në fjalë ka qenë i përbërë prj 8 ekspertësh, nga dy vetë nga Franca, Italia, Britania e Madhe dhe SHBA. Amerikanët i kanë përfaqësuar V. Vestemani dhe K. Deji. Në një cikël mbledhjesh prej 18.02.-06.03.1919, Komisioni është përpjekur ta zgjedhë këtë çështje, duke marrë parasysh kërkesat greke dhe shqiptare. Meqënëse anëtarët e këtij komisioni kanë përfaqësuar katër fuqi të mëdha, natyrisht se ka ardhur deri te mospajtimi, si rezultat i pikëpamjeve të ndryshme ndaj këtij problemi. Çështja e ndërlikuar dhe e koklavitur e Adriatikut e ka qitur në një hije të thellë çështjen e Shqipërisë së jugut dhe të Vlorës, veçanërisht duke e aktualizuar marrëveshjen e fshehtë të Londrës, të cilën presidenti Wilson e ka refuzuar apriori si marrëveshje që është në kundërshtim me parimet e gjithëmbarshme të zgjidhjes paqësore.

Përfaqësuesit italianë në Komision për çështje greke, kanë kërkuar që të respektohet kufiri shqiparo-grek prej vitit 1913. Franca dhe Britania e Madhe duke dëshiruar që të ndalojnë Italinë me realizimin e synimeve të saj për të depërtuar në Ballkan dhe për të siguruar një prapavijë për politikën adriatike, e kundërshtuan propozimin italian dhe propozuan një vijë e cila ka  qenë shumë më e afërt me propozimin grek, sesa me kufirin e vitit 1913. Kjo vijë kufitare do të shkonte pak nën Pogradec, duke iu lëshuar në një vijë të shtrembër ndaj Këlçyrit, e  cila mbetet në Shqipëri, pastaj duke prekur Vjosën dhe Drinin larg mbi Gjirokastër dhe  duke përfunduar në Veri të Himarës.

Gati  të gjitha bazat e Korçës dhe të Gjirokastrës, sipas këtij propozimi, kalojnë në posedimin dhe qeverisjen e Greqisë. Franca dhe Britania e Madhe e justifikojnë këtë propozim me argumentet e Venizelosit, të cilat bazohen në ndjenjat helenofile të popullsisë dhe në shkaqe ekonomike. Pra delegatët francezë dhe anglezë në këtë rast u vunë në  anë të Greqisë. Karakteristika kryesore e propozimit amerikan është përpjekja e harmonizimit dhe të kërkesës për kompromis në mes të propozimit grek dhe francezo-anglez, nga njëra anë, dhe të propozimit shqiptar të përkrahur nga italianët, nga ana tjetër, e i cili në të vërtetë e ka paraqitur kufirin nga viti 1913.

Kështu, mospajtimet e anëtarëve të Komisionit të lartpërmendur kanë rezultuar dhe janë manifestuar edhe në Konferencën e Paqes në Paris. Prandaj, çështja e Shqipërisë së jugut, ose Epirit verior, në Konferencën e Paqes ka mbetur e pa zgjidhur. Vetë fakti i moszgjidhjes së çështjes së Shqipërisë së jugut tregon se ajo ka  qenë e lidhur dhe është shikuar në kontekstin e përgjithshëm të çështjes së Adriatikut dhe  njëkosisht qëndrimi i pandryshueshëm dhe i patundshëm i Italisë, ka vënë në pyetje vazhdimin e Konferencës së Paqes.

Meqenëse  Shqipëria është bërë antare e Lidhjes së Kombeve, më 19.12. 1920, çështja e  kufirit shqiptaro-greke ka kaluar në kompetencat e kësaj organizate, respektivisht të Konferencës së Ambasadorëve në Paris, që ka paraqitur vazhdimin e Konferencës së Paqes. Pas një diskutimi të gjatë për çështjen e kompetencave të njërës apo të tjetrës palë, Konferenca e Ambasadoreve në Paris, më 09.11.1921, e ka marrë vendimin me  të cilin njihen dhe pranohen ata kufij të Shqipërisë, që i  ka pasë caktuar Konferenca ndërkombëtare në Firencë, në vitin 1913. Këshilli i Lidhjes së Kombeve pastaj e ka dërguar Komisionin në  territoret kontestuese. Raportet e këtij Komisioni gjatë vitit 1922, e kanë vërtetuar në mënyrë të padyshimtë karakterin shqiptar të popullatës së rajonit kontestues.

             Roli i presidentit Wilson për  çështjen e Shqipërinë në Konferencën e  Paqes në Paris

1Uilson-1

Wilsoni, në një letër sekretarit shtetëror Robert Lasing, kërkoi që ai ta marrë përsipër çështjen e Shqipërisë, respektivisht apelet e shqiptarëve. Po ashtu Wilsoni duke iu përgjigjur Adamidit, i cili kishte kërkuar intervistë, përmes sekretarit të vet e porositi atë  që para delegacionit amerikan ta prezentojë çështjen e Shqipërisë, duke shtuar, se ai tashmë ka pasur intervistë me disa përfaqësues shqiptarë dhe se “kurrsesi nuk do t’i harrojë kërkesat e tyre”.

Delegacioni shqiptar në Paris ka pasur edhe vështirësi të natyrës administrative. Delegatëve amerikanë  u është dashur që të intervenojnë në rastin e  Turtulit dhe të Mid’hat Frashërit, të cilëve nuk  u është lejuar që të  hyjnë në Francë. Me këtë  rast, delegatët amerikanë janë shprehur se italianët dhe francezët dëshirojnë të pengojnë ardhjen e tyre që kanë mendime e pikëpamje të kundërta.

Presidenti Wilson me paraqitjen e vet ka zgjuar interesimin e masave, për atë që ndodh në Konferencën e Paqes në Paris, ndonëse, në esencë, sipas dëshmisë së bashkëpuntorëve të tij më të afërt, çështjet me rëndësi thelbësore ka dëshiruar t’i zgjidhë në mënyrë sekrete dhe në nivelin më të lartë.

Ishte e vështirë të pritej që Wilsoni të penetrojë në të gjitha detajet e raporteve të ndërlikuara, të përbëra dhe të ngatërruara, midis politikanëve ballkanikë dhe aq më pak që ai të impresionohet nga qërimi i tyre publik i hesapeve.

Pjesëmarrësit e Konferencës së Paqes në Paris, pas kyçjes edhe të delegatëve amerikanë me presidentin Wilson në krye, nuk kanë arrijtur ta zgjidhin çështjen e  Shqipërisë së jugut. Këtë problem, siç e pamë, e zgjidhi Konferenca e Ambasadorëve në  Paris. Mirëpo, duhet theksuar se çështja e Shqipërisë, nga  dhjetori 1920 dhe më tutje, është zgjidhur nën rrethana plotësisht  të ndryshueshme, që me siguri kanë  qenë më të volitshme për Shqipërin.

Meritat e presidentit Wilson në këtë pikëpamje qëndrojnë aty se ai ka arritur ta pengojë implementimin e marrëveshjes së fshehtë të Londrës të vitit 1915, e cila,  praktikisht, ka paraparë zhdujen e  Shqipërisë si shtet. Ai ishte faktori vendimtar në politikë e tij ndaj  çështjes se Adriatikut dhe në lidhje me Shqipërinë në përgjithësi. Prandaj, është politika amerikane ajo që  i ka ndaluar fuqitë europiane që ta legalizojnë ndonjërën nga  zgjidhjet e ofruara, prej të cilave asnjëra nuk ishte në favor të Shqipërisë.  

Në bazë të asaj që ekspozuam më sipër, mund të përfundojmë se  presidenti Wilson, së bashku me delegacionin amerikan, në Konferencën e Paqes, në mënyrë vendimtare kanë  ndikuar në zgjidhjen e çështjes së Shqipërisë së jugut ose të Epirit Verior.

Ashtu që, delegacioni amerikan me qendrimet e veta i ka penguar zgjidhjet definitive të parakohshme, të cilat, në rrethana ekzistuese, do të shkonin në dëm të Shqipërisë. Kjo  zvarritje ka mundësuar që kjo çështje të shtrohet para Lidhjes së Kombëve dhe Konferencës së Ambasadorëve në Paris në momentin kur Shqipëria ishte anëtare e barabartë e Lidhjes së Kombeve dhe kur marrëdhëniet ndërkombëtare kanë imponuar zgjidhje dhe perspektiva të tjera.

Filed Under: Politike Tagged With: konferenca e Paqes, Nike Gashaj, SHBA dhe Shqiperia

Përndritjet hyjnore përmes vargjeve të Carrie Hooper

November 6, 2018 by dgreca

…. Në ditët tona një stërmbesë e Bajronit dhe Edith Durham-it, poetesha amerikane Carrie Hooper, i këndon me po aq pasion, mallëngjim dhe dashuri një vendi ekzotik, por tejet të dashur për të, Shqipërisë dhe shqiptarëve…/

1 carrie-h21 dr. Yllka FILIPI.JPG

NGA DR. YLLKA FILIPI*/

Rreth dy shekuj më parë jashtëzakonisht i magjepsur Bajroni* do t’i këndonte Shqipërisë dhe shqiptarëve me mallëngjim, nderim e himnizim të thellë: Shqipëri, lejomë të kthej syt’ e mi/ mbi ty, o Nënë e rreptë burrash t’egër” /…/: Ç’armiq për vdekje, po sa miq besnikë/…/ Armiku ua pa kurrizin ndonjëherë?/ Po aq e magjepsur nga traditat dhe zakonet, madhështia dhe ashpërsia e natyrës, rreth një shekull më parë (edhe pse kishte marrë fund periudha e romantizmit bajronian), Edith Durham do t’i binte tejembanë territorit shqiptar; e çuditur dhe e mrekulluar nga bëmat, trimëria, virtytet dhe vlerat  e shqiptarëve do të shprehej: Dhe nga të gjithë popujt e Ballkanit, vetëm shqiptari është artist!  Me personalitetin e tij të pashtruar, ai del gjithnjë mbi të tjerët.*  Në ditët tona një stërmbesë e Bajronit dhe Edith Durham-it, poetesha amerikane Carrie Hooper,  i këndon me po aq pasion, mallëngjim dhe dashuri një vendi ekzotik, por tejet të dashur për të, Shqipërisë dhe shqiptarëve.

                     “I am from Albania”- my student said. Who would have thought that three such small words

would have had such a great impact on a life? But that is what happened that unforgettable day.1

                                 “Jam nga Shqipëria”- tha studenti im. Kush do ta kishte menduar se tri fjalë kaq të vogla, mund të  kishin pasur një ndikim kaq të madh mbi një jetë?

Kapaciteti imagjinativ i individit postmodern ndërton brenda kështjellës së ngurtë të un-it, dhomëza të vogla, korridore dhe sallone tejet të ngushtë me dritareza prej nga lehtshëm mund të hyjë drita, arratiset duke shpërfilluar kështu kodet e hapësirës, kufijtë shtetërorë, deri dhe shtrydhjen e ndërgjegjes kolektive duke mbartur një dëshire të çartur për t’u avitur drejt lirisë në toka e qiej të tjerë. Vërtitur në orbita të tilla të vetëndjerit Njeri, i ka thyer kufijtë, bordet dhe pengesat duke u dhënë me trup e me shpirt kah një iluzioni tranzit për ta tejkaluar pikën zero të zanafillës së vdekjes, për ta shpërfillur totalisht kodin gjenetik hapësinor të ndërgjegjes tërësisht selektive ndaj vazhdimësisë, të ardhmes, evolucionit, në ëndrrën më të bukur për të takuar të zakonshmen e cila falë këtyre shtresave të padukshme rrugëprerëse, i është bërë pengesë drejt transhendencës.

Falë presionit të pashmangshmën që ushtron bota postmoderniste mbi individin e ditëve tona, vetvetiu lind ideja e rimodelimit shpirtëror të qëllimit human: Kush jemi? Nga vijmë? Ku po shkojmë? Ky glob i vogël rrethuar me ujëra nga të gjitha qoshet e skutat, dalëngadalë po i thyen mitet mbi qiellin e tokën, ngjyrat, racat, kombet, ëndrrat, flamurët dhe gjakun e derdhur të të parëve. Procesi tejet i ngadalshëm e njëherësh kokëfortë dhe i ashpër po bjerr identitetin e uni-it kombëtar me një klithmë të heshtur, duke rrezikuar të shkojmë drejt një shurdhërimi të fortifikuar globalizmi. Nuk mund ta çbësh dot, ose duhet të vetëpërjashtohesh drejt algoritmeve të tjerë hapësinorë, duke përfunduar pashmangshmërisht, drejt reduktimit të egos nacionaliste.

Në këtë kaos misterioz vërtiten orbita të rrëmujshme kombesh, individësh dhe krijuesish të vetëpërjashtuar me dëshirë nga turmat të cilat futen në marrëdhënie e bashkëveprojnë midis tyre shpesht duke u tkurrur, zvogëluar apo vetëasgjësuar si heronjtë suprem të idealizmit! Kjo  ndërthurje dekodifikon përmbysjen e realiteteve imagjinative. Arratisja nga realiteti i ashpër dhe frika nga tmerri i metamorfizimit pa dëshirë, mbetet frika më e madhe. Njeriu postmodern sot nuk di ku i ka këmbët, shpirtin jo se jo, po as kokën! Nënndërgjegjja i pëshpërit se është në kërkim të lirisë.

Do we moderns encounter a modern poet…? Do we encounter that very poet who today is often and hastily dragged into the vinicity of thinking, and covered up with much half -baked philosophy? A e kemi takuar ne modernët, një poet modern…? A e kemi hasur poetin e vërtetë që sot e tërheqin zvarrë rrathët e mendimit dhe mbulohet me klishe filozofike gjysmë të gatshme? 1

______________________________________________________________

1 Carrie Hooper, Word paintings, Piktura në fjalë, përktheu A. Mehmeti Gjon Buzuku, Prishtinë, 2018, fq.(28-29). (Të gjitha citimet janë marrë aty.)

 2 Martin Heidegger, Poetry, Language, Thought, translations by Albert Hofstadter New York, Haerper & Row, 1971, pg.94

Çështë ky ngut, ç’është ky vrap, për ku kështu? Mes këtyre çapitjeve naive, pavarësisht dëshirës së mirë, uni- postmodern bie padashur në grackën e vetëizolimit. Ka ardhur koha për të kthyer kokën pas. Të ndalesh, të biesh në krahët e mallit, të shtrihesh në ngastrat e gjelbra të tokës së mbjellë në livadhet e zemrës tënde. Të shijosh aromën e vendlindjes, Shqipërisë.

Ky zgjim si nga një ëndërr e mundimshme, më bëri të dridhem! Lexoj: Piktura në fjalë! Poetesha njujorkeze Carrie Hooper Me vëllimin poetik “WORD PAINTINGS” i këndon Atdheut Tim, Atdheut Tonë, me pasion, dashuri dhe adhurim duke e ngritur deri në piedestal. Përtej dimensionit tokësor, ajo shpalos, në faqe të panumërta dimensionin shpirtëror i cili fluturon i lirë në qiellin shqiptar dhe rezonon dashuri për Shqipërinë, dashuri për heronjtë tani, dashuri për shqiptarin e thjeshtë, traditën, kulturën. “Jam nga Shqipëria”- tha studenti im… – zanafilla e ka pikënisjen këtu: Ky emër vjen rrufeshëm në perceptimin tim si Muzë e patriotizmit, e dashurisë për Atdheun Tim, Atdheun Tonë. Shndërrohet në himn të shqiptarizmit vajza që flet bukur e pastër shqip, krijesa e verbër dhe e brishtë, me shpirt të ndjeshëm, rritur nën madhështinë hijerëndë të New York-ut, muzikantja amerikane me shpirt shqiptar që luan mrekullisht piano, poliglotja që dashuron dhe flet rrjedhshëm 8- gjuhë të huaja.

       This unexpected experience ignited the flame of curiosity and thus was born my desire to learn Albanian. Nothing would stop me. I had to learn Albanian come what way. I searched diligently until I found the only Albanian textbook available in Braille from the Library for the Blind in England. This book would serve as the key that would open the door to that mysterious and different language and culture (…)

     Kjo përvojë e papritur ndezi flakën e kureshtjes dhe kështu u lind dëshira për të mësuar gjuhën shqipe. Asgjë nuk do të më pengonte. Duhej patjetër të mësoja shqip. Kërkoja vazhdimisht, derisa më në fund gjeta  të vetmin libër në brail për të mësuar shqip  te Biblioteka e të verbërve në Angli. Ky libër do të bëhej çelësi që do të hapte derën për tek kjo gjuhë dhe kjo kulturë e mistershme dhe e ndryshme.

       Hyjnizimi i gjuhës, flamurit, kulturës, traditës shqiptare. Nga cikli: Reflections of an Albanian at heart – Reflektimet e një shqiptareje në zemër.

 (…) I remember the joy I felt when I said my first word in Albanian…I remember my pleasure …, … my gratitude… O language of Albania, the music of your words fill my spirit with joy! Your expressive words fill my heart with joy! When I hear your words, my hole being is filled with joy! Through you I have come to know a strong, brave and courageous people, who have survived the oppression of foreign rulers and an evil dictatorship.3

Mbaj mend gëzimin kur mësova fjalën e parë shqip…, kënaqësinë…, mirënjohjen… O gjuha shqipe, muzika e fjalëve të tua e kënaq shpirtin tim! T’i flas fjalët e tua shprehëse gëzon zemrën time! T’i dëgjoj fjalët e tua mbush qenien time me gëzim! Përmes teje jam njohur me një popull të fortë, trim e guximtar, i cili e ka mbijetuar shtypjen e sunduesve të huaj dhe djallëzinë e diktaturës.

__________________________________________________

4 Po aty, fq.28-31

Resound, O beloved language, no matter where your people live! May you live forever, O beautiful Albanian language!5

Tingëllofsh o gjuhë e dashur në popullin tënd kudo që të ndogjet! Rrofsh përgjithmonë e bukura gjuhë shqipe!

  a-)  Të vetëndjerit shqiptar, nënndërgjegjësimi universal mes kombeve, shkrirja e kufijve fizikë, hapja e kufijve shpirtërorë prania e pronorit – ynë, janë dëshmi e fortë:

Our prized flag/ Is embroidered/ With our history/ Of pain and suffering ( Our prized flag, pg.37)

 (Flamuri ynë i çmuar /Me historinë tonë të dhimbshme/ Me vuajtjet tona është qëndisur (Flamuri ynë I çmuar fq. 36-37))

…we are a mighty nation / (pg. 37)      Një komb i fuqishëm jemi (po aty, fq.36)

Klithma e dhimbjes për fatin e kombit shqiptar, keqqeverisjet, plagët e emigrimit:

They would cry a river of tears/ For their broken country (Enough, pg.45)

Për mëmëdheun e tyre të thyer/ Një lumë lotësh do të derdhnin (Mjaft, fq.44)

b-) Malli për kohën kur ndiqte kurse të gjuhës shqipe në Universitetin e Arizonës:

When i breathed/ The beloved Albanian language (Longing for Arizona, pg.52)

Kur gjuhën e dashur shqipe/ thellë frymoja (Malli për Arizionën, fq.50)

c-) Zbulimi i mistereve të qenies postmoderniste, kush jam, ku shkoj?

The sweltering afternoon/ Oppresses me/ The streets of New York Buzz with life/ A heard of people rushes who knows where? (Walking in New York, pg.53)

Pasditja e nxehtw/ Më shtyp/ Rrugët njujorkeze gumëzhijnë./ Njw turmë njerëzish/ Dyndet/ Kush e di se ku? (Duke ecur në New York, fq. 52)

Autorja viziton një ditë në një shkollë shqiptare në New York, teksa dëgjon një kor fëmijësh mrekullohet dhe shkruan vargjet:

I heard a choir of eagles/ with melodious tones/ they embroidered/  The Albanian Flag (I heard a choir of eagles, pg.55) Dëgjova një kor shqiponjash./ Me tinguj melodiozw/ flamurin kuqezi qëndisnin! (Dëgjova një kor shqiponjash, fq.54)

d-) Përndritja hyjnore: Here prayers are lifted up/ And sermons preached/ In the majestic Albanian Language/ In the dessert/ Of our fast paced modern life/ you stand/ as an oasis of peace/ And a  souce of hope. ( The church of Our Lady of Shkodra, pg.58)

Në prehrin tënd/ këndohet, lutet, predikohet/ Në gjuhën krenare shqipe/. Në shkretëtirën/ E jetës bashkëkohore/, Të shpejtharxhuar,/ Si oazë e paqes /Dhe burim i shpresës,/Në madhështinë tënde qëndron (Soditje për Kishën Zoja e Shkodrës, fq.58) )

Nga cikli: Mishërimi i shpirtit shqiptar ( The embrodiment of the Albanian spirit)

___________________________________

5 Po aty, fq.28-31

Evokimi i figurave të lavdishme historike kushtuar:

a-) Gjergj Kastrioti Skënderbeut (Heroi i Shqipërisë)- The hero of Albania. Ndwr të tjera Hooper shkruan: A brave and daring lion/…./ (pg.65) Një luan trim dhe guximtar (fq.64)

Long live the exalted eagle/ Freedom’s candle/ The light of albanianism/ The hero of Albania (pg.65)

Rroftë shqiponja e lartësuar/ Qiriri i lirisë/ Drita e shqiptarizmit/ Heroi i Shqipërisë

b-) Kushtuar Nënë Terezës: You were a bud/  That bloomed through the world/ Your divinity/ Transcended every creed/…/ You who called yourself a small pencil/ Wrote words of peace/…/ Thank you, Mother (Ode to Mother Tereza, pg.67)

Një gonxhe ishe/ Që në mbarë botën lulëzoi/ Hyjnia jote kapërcente të gjitha besimet/…/ Ti, që quaje veten një laps i vogël/ shkruaje fjalë të paqes/…/ Të faleminderit Nënë (Për Nënë Terezën, fq..66)

Nga biseda rrënqethëse me një studente në Arizona State University, mbi përvojën tragjike si  refugjate e Luftës në Kosovë, në shtetin e Arizonës, Hooper shkruan poezinë:

c-) A child of War/ Një fëmijë i Luftës:

She was a child of war/ Uprooted from her beloved country/ Displaced in a foreign land/…where…/ Gained the strength/ To soar beyond her misery./

Një fëmijë I luftës ishe çrrënjosur nga atdheu i dashur/ Për në tokë të huaj zhvendosur/… atje… fuqinë fitoi / Të fluturonte mbi mjerimin e saj/

E fuqishme ngërthen Metamorfoza: fëmijë i pikëlluar-grua e çeliktë: The child of war/ Became a woman of steel/ But she will never scap/ The terrible memories/…/

U shndërrua fëmija i luftës/ Në një grua të çeliktë/ Por nga kujtimet më të tmerrshme/  Kurrë nuk do të lirohet/…/

Spikat universalizmi i dhimbjes për fëmijët që vuajnë tmerret e luftës në mbarë globin:

She is not/ The only child of war/ Do you think about that?  Ajo nuk është/ E vetmja fëmijë lufte/ Mendoni për të?

When children fall on the corpses of loved ones?/ Do you see the children’s tears/ That water the land/ Turn asunder by discord? (pg.69-70)  

Dëgjoni klithmat e fëmijëve/ Që shpojnë natën/ Kur shemben shtëpitë e tyre/ Kur digjen fshatra e qytete/ Kur mbi kufomat/ E të dashurve fëmijët rrëzohen?/ A mos shihni lotët e  fëmijëve/ Që tokën e copëtuar ujisin? (fq.69-70)  

Carrie Hooper ngre poetikisht jo vetëm figurat e lavdishme të historisë, por edhe njerëz të thjeshtë të cilët ka patur fatin t’i takojë e t’i njohë në jetën reale. I këndon me mall e brengë:

a-) Malësori krenar (I vrarë në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001):  A song interrupted/…/ Dreams killed/…./ A life stolen/…/ Hearts broken/…/ Souls shake/ By all the questions/…/ However, the worst atrocity/ Could not kill/ Your essence/…/ Not even death could separate you from us/ Because your presence/ Pulses in our breast/ For us you are immortal/Proud man of mountains/ (pg.85-87)

Një këngë e ndërprerë/…/ëndrrat e vrara/…/një jetë e vjedhur/…/Zemra të plasura/…/ Shpirti i tronditur nga të gjitha pse-të/ Mirëpo thelbin tënd/ As tmerri më i egër nuk e vrau dot/…/ Nga ne as vdekja / Nuk mund të largojë/ Se në gjirin tonë pulson prania jote/…/Për ne i pavdekshëm je/ Malësor krenar (fq.84-86)

E shkruar pasi vizitova shkollën shqipe në Bronx- të New York-ut- shprehet Hooper.

b-) Për mësuesen e gjuhës shqipe: You plant the first seeds of the albanian language/ In the hearts of the little ones/ Blessed are you / Precious violet/ Në zemrat e të vegjëlve/ Farat e para të gjuhës mëmë mbjell/ Lum ti/ Manushaqe e vyer (fq.92)

c-) Vijojmë me këngën kushtuar Jusuf Luzaj: A temple of knowledge/ A monument of patriotim/…/…/ You made a sweet wine/ Out of the grapes of your suffering/…Poems blossomed/ In the meadow of your mind/…/

Among…/ Philosophers/ Our immortal name resound./ (pg.97)

Tempull i dijes/ Korife i atdhetarizmit/…/…/ Nga rrushi i fatkeqësive një verë të ëmbël prodhove/…/ Livadhit të mendjes lulëzonin vargjet…/ Në plejadën e filozofëve/ Gjëmon emri yt i  pavdekshëm (fq.96)

A ishte kjo një shenjë hyjnore? A ishte kjo rruga? Shkaku? Zanafilla e dashurisë për një komb të panjohur, dashuria me dëgjim të parë! Çfarë ishte kjo krijesë e verbër e brishtë, me shpirt të ndjeshëm, e rritur në madhështinë hijerëndë të New York-ut, që studionte piano e që dashuronte gjuhët e huaja? Pse kaq shumë dashuri për Shqipërinë, gjuhën shqipe dhe shqiptarët? Dora hyjnore merr pjesë në këtë përzgjedhje. Zoti i ka dhënë aftësinë të dëshirojë të flasë më njerëz, të komunikojë, të eksplorojë shpirtin njerëzor, të trishtohet, lumturohet, ëndërrojë si ata.

Nderimi dhe dashuria deri në përulësi për nënën, e shkruar me rastin e Ditës Ndërkombëtare  të Gruas, është të mbush me mall e emocion. Hooper I quan: Duart e nënës të buta, mëndafsh: A mother’s hand/ Silky smooth (pg.99)

Nga cikli; Essential truths – Të vërtetat thelbësore Këtu lundron në një liman të qetë meditimi filozofik. Për nga forma, filozofia lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me universin shpirtëror.5

Autorja ngre lart bukurinë e shpirtit njerëzor, thelbin, molisjen, zhubrimin, deri edhe vdekjen e trupit. Por shpirti, as nuk plaket e as nuk zhbëhet- nënkupton poetja. Jeta është një mrekulli-thotë Hooper,- Ne e shkruajme këtë lojë teatrale çdo ditë.

Reality, in the pure conception of the understanding is that which corresponds to a sensation in general; that consequently, the conception of which indicates a being (in time)6 Realiteti në konceptin e pastër të të kuptuarit, korrespondon tek një ndjeshmëri në përgjithësi, e rrjedhimishti koncepti i të cilit tregon qenien (në kohë).

1-I think, (Unë mendoj) 2-as Subject (si Un-ë) 3-as Simple Subject (si individ i thjeshtë), 4-as Identical Subject (si Un-i individual në çdo gjendje të mendimit tim) 7

Të gjitha këto nuanca paradigmojnë përshkallëzimin emocional të gjendjeve poetike. a-) Çfarë ndodh me ëndrrat? Kjo është ndër poezitë më optimiste të vëllimit: Dreams

Dreams are friends/ To whom we must remain loyal/…/

Therefore, since you only live/ For a brief moment/ Spread your wings and fly! Sing as loudly as you can/”Here I am world!”/ I am not afraid of you/ Nor of any earthly powers/ For I know where my strength comes from./ You can not stop me!/ I am free/ And I will follow my wildest dreams/

…/ Your dreams/ Are your faithful children/ Therefore do not give up on them. (pg.109-111)

O njeri, / duke qenë i gjallë/ Vetëm një çast të shkurtër/ Zgjati fletët fluturo!/ Këndo me zë të lartë:” O botë ja ku jam/ As ti, as pushtete njerëzore nuk më frikësojnë/ S’e di nga vjen pushteti im! /Nuk mund të më pengoni më! Çliruar jam/ Të gjitha ëndrrat e mia tejet të çmendura do t’i ndjek!

…/ Mos i harro ëndrrat/ Janë fëmijët e tu besnikë/ ëndrrat mos i humb/ Mos! (fq.108-110)

b-) Të papriturat – Unexpected occurrences

Unexpected occurrences/ Are holy moments/ That awaken us/ From the ordinary/ They cause a tremor/ In our spirits/ Shaking our sense of normal/ Yet making us stronger/ Embrace the unplanned!/ Like pearls,/ Such events bejewel/ Our daily lives/ (pg.115)

Të papriturat/ Janë çaste të shenjta/ Nga e zakonshmja na zgjojnë/ Një tërmet në shpirt…/ Që të rregulltën tund dhe na forcon/ Ndodhitë/ E paparashikuara/ Përqafoji! / Si margaritarë / Të përditshmen tonë stolisin/ (pg.114)

c-) Një çast përuljeje:- A humbling Moment

When in my zeal/ i believe/ That i can do everything/ The Lord gently reminds me/ That I am only human/ (pg.117)

Kur në zellin tim besoj/ Se gjithçka mund të bëj/ Në qetësi më kujton Zoti:/ Je vetëm Njeri!/ (fq.116)

d-) Shqetësimet e njeriut postmodern: Vetmia-Loneliness

Sometimes the millstone of loneliness/ Weighs me down/ I feel like a neglected flower/ Invisible…/ Unnoticed (pg.123)

Nganjëherë vetmia/ më rëndon/ si një gur mulliri/… si një lule lënë mënjanë/ E paparë…/ E pavërejtur/

Përshkallëzohet kjo ndjesi nga poezia në vijim: Without joy- Pa gëzim

Without joy/the days grow dark/ friendships wither/The cancer of loneliness/ Torments you mersilessly/ Until your spirit crumbles/ On death’s bed./ (pg.131)

Pa gëzim/ngrysen ditët/ thahen miqësitë/ të mundon pa mëshirë helmi i vetmisë/ Derisa/në shtratin e vdekjes/ Shpirti yt thërrmohet. (fq.130)

e-) Më pas heroi lirik bie në qetësi, prehje: Silence all around/ Every house sleeps…/ …the Sun has also gone…/ (pg.137)

Rreth e rrotull heshtje/  Shtëpitë flenë/…/ Dielli ka shkuar/ (fq.136)

f-) Jeta gradualisht merr rrjedhën e një përroi. Në poezinë: – To a stream-Për një përrua, shkëputur nga cikli i fundit: Nature’s concert- Koncerti i natyrës.

Stream, where are you going/ You journey us/ Not knowing/where you will end up/ Where life’s roads leads us/ In onforeseen directions/ Teach us not to be afraid! (pg.215)

Përrua, mor përrua/ ku po shkon?/ Udhëtimin tënd vazhdon/ Pa e ditur fundin e tij/ Përrua, mor përrua/ Kur rruga e jetës/ Na çon në drejtime të papritura/ Na mëso të mos druhemi! (fq.214)

Tek shqiptarët Carrie Hooper ka gjetur krijesat e vërteta humane, shpirtin e ndjeshëm, vlerat, sakrificat për mbijetesë në territorin e ashpër dhe të ngurtë të një toke premtuese. Kujtojmë këtu Poezi për Neka Dokon, xhaxhain e saj, artisten Mira Kruja, malësorin krenar, motrës në Zot, shoqes së zemrës, orëndreqësin, mësuesen e gjuhës shqipe, familjes shqiptare në Kanada, Njomzën, nderimi për gruan-nënën, pra portretizohet një galeri e gjerë imazhesh lirike.

_____________________________________

5 Jean – Pierre Vernant, Origjina e mendimit grek, Dituria, Tiranë, 1962, fq.88

6 Immanuel Kant, Critique of  Pure Reason,  translated by J.D. Meiklejohn, Prometheus Books, New York, 1990, pg.104

7 Critique of  Pure Reason, Immanuel Kant, pg.223

Rreth dy shekuj më parë jashtëzakonisht i magjepsur Bajroni8 do t’i këndonte Shqipërisë dhe shqiptarëve me mallëngjim, nderim e himnizim të thellë: Shqipëri, lejomë të kthej syt’ e mi/ mbi ty, o Nënë e rreptë burrash t’egër” /…/: Ç’armiq për vdekje, po sa miq besnikë/…/ Armiku ua pa kurrizin ndonjëherë?/.

Po aq e magjepsur nga traditat dhe zakonet, madhështia dhe ashpërsia e natyrës, rreth një shekull më parë (edhe pse kishte marrë fund periudha e romantizmit bajronian), Edith Durham do t’i binte tejembanë territorit shqiptar; e çuditur dhe e mrekulluar nga bëmat, trimëria, virtytet dhe vlerat  e shqiptarëve do të shprehej: Dhe nga të gjithë popujt e Ballkanit, vetëm shqiptari është artist. Me personalitetin e tij të pashtruar, ai del gjithnjë mbi të tjerët.4

       Në ditët tona një stërmbesë e Bajronit dhe Edith Durham-it, poetesha amerikane Carrie Hooper, i këndon me po aq pasion, mallëngjim dhe dashuri një vendi ekzotik, por tejet të dashur për të, Shqipërisë dhe shqiptarëve.

———————————————————————————————————————————————————–

8 Xhorxh Gordon Bajron, Çajld Haroldi { Childe Harold’s Pilgrimage}, Shqipëroi: Skënder Luarasi, Tiranë,  Onufri, 2004

9 Edith Durham, Brenga e Ballkanit dhe Vepra të Tjera, 8 Nëntori, Tiranë, fq.46

  1. Vallja e paqes, reinkarnimi shpirtëror përmes dashurisë hyjnore

… pastaj më tha: Bir njeriu prano në zemrën tënde tërë fjalët qw do të të them dhe dëgjoi me veshët e tu.   Ezekiel, 3:10

     Membrana semantike brenda strukturës së veprës përforcohet  sidomos në dy ciklet kushtuar dashurisë hyjnore, Hyut të pavdekshëm : The dance of peace – Vallja e paqes dhe “Life : A divine poem -Jeta: një poezi hyjnore” Nëpër rruzujt e përjetimeve që përcjell un-i lirik drejt receptuesit të veprës  fluturon si mbi një tercinë aligeriane nën verbin fiorentinas mesjetar, duke krijuar efektin rimodelimit universal të kiptomenzisë shpirtërore për ta perceptuar botën nëpërmjet ndijimit të pavetëdijshëm në 3-etapa:

a-) Dashuria për Hyun. b-) Dashuria për njeriun. c-) Lartësimi i shpirtit.

Në orbitat e lira të këtij triptiku shumëdimensional vërtitet un-i i trazuar poetik, i cili intonon gjendje të njëpasnjëshme përjetimesh të ndera emocionale.

Come to the dance of peace/…/…

For we are all brothers and sisters/ created by the same Lord/

 With the same dignity/…/ Don’t wait/ Join hands/ Dance the dance of peace!/

…/ And the earth will filled/ With the spirit of peace/ (The Dance of Peace, pg.135)

Ejani në vallen e paqes!…Sepse vëllezër dhe motra jemi

/Nga i njëjti Zot krijuar/ Me të njëjtin dinjitet/…/

…/ Dhe me shpirtin e paqes / Do të mbushet toka/  (Vallja e paqes, fq.134).

Kush është kjo krijesë e bekuar që ka ndërmarrë përsipër rolin dhe detyrën e shenjtë hyjnore për të çliruar nga brengat, njeriun e thjeshtë, njeriun e sakrificës, njeriun e vërtetë? Si endacak i verbër në botën e vrazhdë e të skërmitur, shpirti poetik shtrin duart dhe shndërrohet në lypsar të dashurisë së përjetshme. Prek oazet e paqes nëpërmjet vibrimit të energjisë që përcjell, pasi e ka lenë zemrën peng në flirtet me Hyun, në tempujt e lumturisë drejt transhendencës verbale, pastrimit suprem.

You are the beginning, you are the end/ Our life’s only purpose/ You feed our spirit with your bread (You are, pg.15ë)

Ti je fillimi/ Je mbarimi/ I vetmi qëllim i jetës/ Ti je buka për shpirtin… (Ti je,  fq. 152)

You are Lord, yes, you are Lord/ To whom our songs we raise/ You are Lord/ Yes, you are Lord/ (Hymn of Praise, pg.155)

Ti Zot, po, ti je Zot/ Të cilit ne i këndojmë/ Ti je zot, po, ti je Zot (Himn lavdërimi, fq.156)

Brenda kësaj shtjelle kundërvihen dy rryma: 1. Vërbëria shpirtërore e njeriut të vdekshëm (The Evil-Djalli)  2. Përndritja hyjnore e poetit misionar për të ndriçuar mëkatarët tokësorë në botën e territ (dashuria) prej nga lind kjo forcë e mbinatyrshme:

I know how strong and powerful/ The world seems/ I knew that/ When I knit you/ In mother’s womb/ But my love is stronger/ Than the evil of this world (Welcome, pg.161)

Sa të pushtetshëm e të fortë/ Duken djajtë e botës/ Këtë e dija/ Kur në barkun e nënës të thura/ Mirëpo më e madhe se e keqja është dashuria ime (Mirëpritur, fq.160)

My heart is like a fallow field/ Where you have planted my longing for you/ (Lord, my heart is open to you, pg.165)

Zemra ime është një fushë/ Ku mallin tim për ty ke mbjellë (Zemra ime është e hapur, fq.164)

      Në këto dy cikle të bie në sy përgjërimi asketik me të cilin heroi lirik përcjell mesazhin e përbotshëm, sipas të cilit Bijtë e Njeriut nuk janë gjë tjetër, veçse brumi i gatuar në magjën hyjnore dhe si të tilla vetëm nëpërmjet besimit dhe dashurisë mund të arrijnë pastrimin, paqen shpirtërore, çlirimin nga terri dhe ankthi:

Në qoftë se Zoti nuk do të më kishte shpëtuar, do të kisha përfunduar shpejt në vendin e heshtjes.   Psalmi, 94:7

I am a child of the King/ Who created me/ From dark and anxious thoughts/ He has set me free. /…/ I am the child of the father/… nothing else matter to me/  (I am a child of the King, pg.167)

Jam një fëmijë i mbretit /Që më ka krijuar / Nga terri dhe ankthi/ Ai më ka çliruar/…/ Jam një fëmijë i Atit/ Asgjë tjetër nuk ka rëndësi/( Jam një fëmijë i mbretit fq.167)

The lord kneads us/ Into one bread/ The fabric of divine humanity/ Is woven with the threads/ Of our diversity (We need each other, fq. 149)

Në një bukë të përbashkët / Na brumos Zoti/ Në vegjën e bashkëjetesës/ Prej fijeve/ Të shumëllojshmërisë sonë/ Thuret stofi/ I njerëzimit hyjnor/ (Për njeri-tjetrin kemi nevojë, fq.148)

Përpjekjet për të shpërbërë shtjellën misticistike të jetës tokësore e detyrojnë heroin lirik të arratiset herë pas here drejt lirive qiellore, në mbretërinë e paqes, për të riardhur sërish në Tokë me mesazhe të fuqishme. Përmes shqisave imagjinative Hooper ngërthen shpresën si pjesë e ekzistencës milionavjeçare, rimbushje e trungut emocional. Energjia krijuese vërtitet e lëviz e lirë sipas stinëve të jetës. Lexim i tejdukshëm imagjinativ i heroit lirik shfaqet përmes shqisave të tjera.

In the bread and the wine/ Our life/ And our faith a In the bread and the wine re nourished/ And our spirits are cleansed/ In the bread and the wine/ We eat and drink/ The Kingdom of God, /(pg.187)

Në bukë dhe verë / Ushqen besimi ynë dhe jeta jonë/ Fshihen njollat e shpirtrave tanë/ Në bukë dhe verë/ Hamë dhe pimë mbretërinë e qiellit (Në bukë dhe verë, pg.186)

Orbitat e gjendjeve të trazuara meditative të heroit lirik, thellë në subkoshiencën më të dendur, sjellin  imazhin e ëmbël të frymës hyjnore. Autorja deklaron me nota të forta se është bijëz e Zotit, se do t’i këndojë vazhdimisht atij këngët më të bukura, e të gjithë krijesat humane janë njerëz të Zotit, vëllezërit dhe motrat e saj në Zot.

For we are all brothers and sisters/ created by the same Lord/ (pg.134) Sepse vëllezër dhe motra jemi / Nga i njëjti Zot krijuar/

Rasti e ka paraqitur që të takojë shumë syresh në Amerikë dhe çdonjëri prej tyre është frymëzim i diktuar nga Zoti.

A clockmaker lived/ His faith in God/… /The clockmaker preached/ The meaning of faith/ For the true believers/ Are not the ones who…/ Sing sacred songs/ Or read prayers with winged words (The clockmaker, fq.89)

Një orëndreqës/ Besimin e vërtetë/ në Zotin jetonte./…/ Domethënien e besimit/ Orëndreqësi predikonte/ Se besimtarët e vërtetë nuk janë ata që këngë fetare këndojnë/ Ose lutje krahëshkruara lexojnë/ (Orëndreqësi, fq.88)

Dritën e Zotit pa një herë të vetme në jetë kur Njeriu i Zotit lutej që ajo të shikonte. Sytë e saj panë dritën hyjnore të Zotit: I am still blind/ But i know without a doubt/ That on that day long ago/ I saw/ The divine light/ Of God (The day I saw light, pg.143) Në kuptimin trupor/ Jam ende e verbër/ Por e di/ Se në atë moment shumë kohë më parë./ Sytë e mi panë dritën e Zotit. (Dita kur pashë dritë, fq.142)

Zoti është dashuri, çdo shenjë, çdo fjalë, çdo imazh është një sinjal i dërguar nga Hyji. Poetja nuk i anashkalon shenjat, ndalet, mediton dhe kur shpirti i nxjerr shkëndija, përndrit vargje. Rend pas ëndrrës, edhe pse e verbër, duke e konsideruar jetën një poezi hyjnore. Zoti është është buka e shpirtit, drita e së vërtetës, ndaj poetja këndon pandalshëm simfoninë e lavdis së Hyut!

Silence all around/ Every house sleeps/…/ Only God is awake/ His eyes shine (In the evening, pg.137)

Rreth e rrotull heshtje/ Shtëpitë flenë/…/ Vetëm Zoti rri zgjuar/ Shkëlqejnë sytë e tij/ (Në mbrëmje, fq.136)

… Meqënëse mesazhi i saj duket se rrjedh drejtpërdrejtë prej Perëndisë, ai jo vetëm i cakton poetit një rang të pacënueshëm, ndonëse relativ midis popullit të vet, por edhe thjesht një epërsi plotësisht problematike si njeri dhe me këtë edhe jetës së tij para Perëndisë, të cilit tashmë ai  i duket me përmasat e mbinjeriut.10

Kjo dashuri e thurur që në barkun e nënës e ka bërë poeten të fuqishme për të mposhtur të keqen, për të lehtësuar nga barrët e rënda njeriun. Zemra është një fushë, ku mallin për Zotin, Zoti vetë ka mbjellë.  Ajo ndjehet një fëmijë i Zotit, çliruar nga terri dhe ankthi. Në botën e bërë pluhur e hi, e pastër mbetet vetëm madhështia e tij:

Lord here I am/ You are the artist/ You are the clay/mold me as you wish/ Your will be done/ ( Filled with your love, pg.171)

Zot ja ku jam: /Je artisti, jam argjila/ Formomë si të duash/ U bëftë vullneti yt (Mbushur me dashurinë tënde, fq.170)

Çdo ditë Zoti i jep forcë të mbijetojë, ta dojë Njeriun e gjithë Njerëzimin mbarë si një larmi lulesh dhe bimësh nga kopshti i Hyut, të mbjella me shumë dashuri. Edhe përtej luginës së vdekjes, në qiellin e ri pa lot e brengë, duke ngjitur malin qiellor, ndodh transformimi në krijesa të reja nën dritën hyjnore, të papërlyera dhe të bardha në shpirt. Në dëshpërimin më të thellë të njerëzimit të uritur për dashuri, Zoti vjen si një fëmijë i butë për t’i çliruar nga vdekja: Christs came to us in life’s winter/ We lived in utter despair/…/ Came as a gentle child/ In whom life would be our reward/ (Christmas song, pg.183)

Erdhi krishti në dimrin e jetës/ në dëshpërimin e thellë jetonim/…/ Ishte një fëmijë i butë/ Nga vdekja do të na çlironte/ (Këngë për ditën e Krishtlindjes, fq,182)

Janë shumë të rralla momentet, kur Carrie Hooper, lëkund besimin në Perëndi. Kjo është e v etmja poezi ku shfaqet thyerja:  With so much suffering and misery/ How can I believe in God    (How can I believe, pg.175)

_______________________________________

10Walter Benjamin, Iluminacione, Korbi, Tiranë, 1955, fq.95

Si mund të bësoj se ka një Zot/ Kur vuajnë njerëz dhe jetojnë në mjerim?/ (Si mund të besoj, fq.174)

Mirëpo prapëseprapë, aq i fortë është tundimi, saqë  Besimi ngre krye mbi lëkundjen (fq.174) Every day he strengthens me/ And provides for all my needs (fq, 175)

Kurrë nuk kanë për të vdekur ëndrrat e poetes. Hooper përcjell ndjesinë e të qenurit e bekuar nga Dora e shenjtë e Zotit  Nevertheless God’s hand has touched us/ and the dream for a better world still guides us/ (One creation, pg.193)

Prapëseprapë ëndrra nuk ka vdekur/ Dora e Zotit na ka prekur./  (Një krijesë, fq.192)

Tek kjo dashuri, tek kjo mirënjohje e thellë përulësisht poetja gjen njerëzimin e humbur, bashkëudhëtarë të brengës dhe gëzimit, zbulon identitetin e saj. Ndaj zemra e poetes, nuk mund të mos këndojë, Lavdi Zotit! Në rrjedhën e jetës që i ngjan përroit, në drejtime të papritura, gurgullon besimi fëmijënor, se këto kokrriza në gjithësinë e madhe rrjedhin drejtuar nga Hyu.

Hooper i këndon me adhurim  e përgjërim Zotit të kudogjendur: How beautiful is your face, o Lord!/ How sweet are the words/  That you speak to me!/…/ May my life reflect your glory/ And when i reach the end of my earthly journey/ May i taste/ The beauty of God! (The beauty of God, pg.169)

Sa e bukur është fytyra jote,  Zot/ Sa të ëmbla fjalët që më flet,/…/ Pasqyroftë lavdia jote në jetën time / Dhe në fund të udhëtimit tim tokësor/ Shijofsha bukurinë tënde! (Bukuria e Zotit, fq. 168)

We are the garden of God/ A collage of flowers and plants/ Sewn with love and plants/ We are the garden of God, (pg.177)

Ne jemi, kopshti i Zotit, një larmi lulesh edhe bimësh/ Të mbjella me paqe dhe dashuri/ (Ne jemi, kopshti i Zotit,, fq.176)

Show us the stables of Betlehem/ That are found/ In the midst of the most undesirable people/ The dead is spirit/ And those who hunger for love/ (Star from the east, pg.185)

Na trego kasollet e Betlehemit/ Mes njerëzve të padëshiruar/ Të vdekur në shpirt/ Dhe të uritur për dashurinë/ (Ylli nga lindja, fq,184)

Metafora e fuqishme: The Sun of hope-Dielli i Shpresës është bërthama e strukturës poetike në të dy ciklet ku më së shumti un-i lirik ia ka kushtuar frymëzimit hyjnor, Hyut, Zotit.

This is a day which is new/ That god has created…/ Behold now the sun of hope!…/ Which shines…/… in everyone! (This is a day, pg. 198)

Kjo është një ditë e re/që Zoti ka krijuar…/ Shikojmë diellin e shpresës/…./ që shkëlqen…/… në çdonjërin!/ (Kjo është një ditë, fq.198)

…that just as the Lord directs your flow,/ so too/ he will guide us/ On life’s journey (To a streem, pg 215)

…se rrjedhën tonë/ashtu si rrjedhën tënde, Zoti vetë drejton (Për një përrua, fq.214)

Janë shumë të rralla momentet, kur Carrie Hooper, lëkund besimin në Perëndi. Kjo është e v etmja poezi ku shfaqet thyerja:  With so much suffering and misery/ How can I believe in God    (How can I believe, pg.175)

_______________________________________

10Walter Benjamin, Iluminacione, Korbi, Tiranë, 1955, fq.95 

Si mund të bësoj se ka një Zot/ Kur vuajnë njerëz dhe jetojnë në mjerim?/ (Si mund të besoj, fq.174)

Mirëpo prapëseprapë, aq i fortë është tundimi, saqë  Besimi ngre krye mbi lëkundjen (fq.174) Every day he strengthens me/ And provides for all my needs (fq, 175)

Kurrë nuk kanë për të vdekur ëndrrat e poetes. Hooper përcjell ndjesinë e të qenurit e bekuar nga Dora e shenjtë e Zotit  Nevertheless God’s hand has touched us/ and the dream for a better world still guides us/ (One creation, pg.193)

Prapëseprapë ëndrra nuk ka vdekur/ Dora e Zotit na ka prekur./  (Një krijesë, fq.192)

Tek kjo dashuri, tek kjo mirënjohje e thellë përulësisht poetja gjen njerëzimin e humbur, bashkëudhëtarë të brengës dhe gëzimit, zbulon identitetin e saj. Ndaj zemra e poetes, nuk mund të mos këndojë, Lavdi Zotit! Në rrjedhën e jetës që i ngjan përroit, në drejtime të papritura, gurgullon besimi fëmijënor, se këto kokrriza në gjithësinë e madhe rrjedhin drejtuar nga Hyu.

Hooper i këndon me adhurim  e përgjërim Zotit të kudogjendur: How beautiful is your face, o Lord!/ How sweet are the words/  That you speak to me!/…/ May my life reflect your glory/ And when i reach the end of my earthly journey/ May i taste/ The beauty of God! (The beauty of God, pg.169)

Sa e bukur është fytyra jote,  Zot/ Sa të ëmbla fjalët që më flet,/…/ Pasqyroftë lavdia jote në jetën time / Dhe në fund të udhëtimit tim tokësor/ Shijofsha bukurinë tënde! (Bukuria e Zotit, fq. 168)

We are the garden of God/ A collage of flowers and plants/ Sewn with love and plants/ We are the garden of God, (pg.177)

Ne jemi, kopshti i Zotit, një larmi lulesh edhe bimësh/ Të mbjella me paqe dhe dashuri/ (Ne jemi, kopshti i Zotit,, fq.176)

Show us the stables of Betlehem/ That are found/ In the midst of the most undesirable people/ The dead is spirit/ And those who hunger for love/ (Star from the east, pg.185)

Na trego kasollet e Betlehemit/ Mes njerëzve të padëshiruar/ Të vdekur në shpirt/ Dhe të uritur për dashurinë/ (Ylli nga lindja, fq,184)

Metafora e fuqishme: The Sun of hope-Dielli i Shpresës është bërthama e strukturës poetike në të dy ciklet ku më së shumti un-i lirik ia ka kushtuar frymëzimit hyjnor, Hyut, Zotit.

This is a day which is new/ That god has created…/ Behold now the sun of hope!…/ Which shines…/… in everyone! (This is a day, pg. 198)

Kjo është një ditë e re/që Zoti ka krijuar…/ Shikojmë diellin e shpresës/…./ që shkëlqen…/… në çdonjërin!/ (Kjo është një ditë, fq.198)

…that just as the Lord directs your flow,/ so too/ he will guide us/ On life’s journey (To a streem, pg 215)

…se rrjedhën tonë/ashtu si rrjedhën tënde, Zoti vetë drejton (Për një përrua, fq.214)

Janë shumë të rralla momentet, kur Carrie Hooper, lëkund besimin në Perëndi. Kjo është e v etmja poezi ku shfaqet thyerja:  With so much suffering and misery/ How can I believe in God    (How can I believe, pg.175)

_______________________________________

10Walter Benjamin, Iluminacione, Korbi, Tiranë, 1955, fq.95

Si mund të bësoj se ka një Zot/ Kur vuajnë njerëz dhe jetojnë në mjerim?/ (Si mund të besoj, fq.174)

Mirëpo prapëseprapë, aq i fortë është tundimi, saqë  Besimi ngre krye mbi lëkundjen (fq.174) Every day he strengthens me/ And provides for all my needs (fq, 175)

Kurrë nuk kanë për të vdekur ëndrrat e poetes. Hooper përcjell ndjesinë e të qenurit e bekuar nga Dora e shenjtë e Zotit  Nevertheless God’s hand has touched us/ and the dream for a better world still guides us/ (One creation, pg.193)

Prapëseprapë ëndrra nuk ka vdekur/ Dora e Zotit na ka prekur./  (Një krijesë, fq.192)

Tek kjo dashuri, tek kjo mirënjohje e thellë përulësisht poetja gjen njerëzimin e humbur, bashkëudhëtarë të brengës dhe gëzimit, zbulon identitetin e saj. Ndaj zemra e poetes, nuk mund të mos këndojë, Lavdi Zotit! Në rrjedhën e jetës që i ngjan përroit, në drejtime të papritura, gurgullon besimi fëmijënor, se këto kokrriza në gjithësinë e madhe rrjedhin drejtuar nga Hyu.

Hooper i këndon me adhurim  e përgjërim Zotit të kudogjendur: How beautiful is your face, o Lord!/ How sweet are the words/  That you speak to me!/…/ May my life reflect your glory/ And when i reach the end of my earthly journey/ May i taste/ The beauty of God! (The beauty of God, pg.169)

Sa e bukur është fytyra jote,  Zot/ Sa të ëmbla fjalët që më flet,/…/ Pasqyroftë lavdia jote në jetën time / Dhe në fund të udhëtimit tim tokësor/ Shijofsha bukurinë tënde! (Bukuria e Zotit, fq. 168)

We are the garden of God/ A collage of flowers and plants/ Sewn with love and plants/ We are the garden of God, (pg.177)

Ne jemi, kopshti i Zotit, një larmi lulesh edhe bimësh/ Të mbjella me paqe dhe dashuri/ (Ne jemi, kopshti i Zotit,, fq.176)

Show us the stables of Betlehem/ That are found/ In the midst of the most undesirable people/ The dead is spirit/ And those who hunger for love/ (Star from the east, pg.185)

Na trego kasollet e Betlehemit/ Mes njerëzve të padëshiruar/ Të vdekur në shpirt/ Dhe të uritur për dashurinë/ (Ylli nga lindja, fq,184)

Metafora e fuqishme: The Sun of hope-Dielli i Shpresës është bërthama e strukturës poetike në të dy ciklet ku më së shumti un-i lirik ia ka kushtuar frymëzimit hyjnor, Hyut, Zotit.

This is a day which is new/ That god has created…/ Behold now the sun of hope!…/ Which shines…/… in everyone! (This is a day, pg. 198)

Kjo është një ditë e re/që Zoti ka krijuar…/ Shikojmë diellin e shpresës/…./ që shkëlqen…/… në çdonjërin!/ (Kjo është një ditë, fq.198)

…that just as the Lord directs your flow,/ so too/ he will guide us/ On life’s journey (To a streem, pg 215)

…se rrjedhën tonë/ashtu si rrjedhën tënde, Zoti vetë drejton (Për një përrua, fq.214)

Janë shumë të rralla momentet, kur Carrie Hooper, lëkund besimin në Perëndi. Kjo është e v etmja poezi ku shfaqet thyerja:  With so much suffering and misery/ How can I believe in God    (How can I believe, pg.175)

_______________________________________

10Walter Benjamin, Iluminacione, Korbi, Tiranë, 1955, fq.95

Si mund të bësoj se ka një Zot/ Kur vuajnë njerëz dhe jetojnë në mjerim?/ (Si mund të besoj, fq.174)

Mirëpo prapëseprapë, aq i fortë është tundimi, saqë  Besimi ngre krye mbi lëkundjen (fq.174) Every day he strengthens me/ And provides for all my needs (fq, 175)

Kurrë nuk kanë për të vdekur ëndrrat e poetes. Hooper përcjell ndjesinë e të qenurit e bekuar nga Dora e shenjtë e Zotit  Nevertheless God’s hand has touched us/ and the dream for a better world still guides us/ (One creation, pg.193)

Prapëseprapë ëndrra nuk ka vdekur/ Dora e Zotit na ka prekur./  (Një krijesë, fq.192)

Tek kjo dashuri, tek kjo mirënjohje e thellë përulësisht poetja gjen njerëzimin e humbur, bashkëudhëtarë të brengës dhe gëzimit, zbulon identitetin e saj. Ndaj zemra e poetes, nuk mund të mos këndojë, Lavdi Zotit! Në rrjedhën e jetës që i ngjan përroit, në drejtime të papritura, gurgullon besimi fëmijënor, se këto kokrriza në gjithësinë e madhe rrjedhin drejtuar nga Hyu.

Hooper i këndon me adhurim  e përgjërim Zotit të kudogjendur: How beautiful is your face, o Lord!/ How sweet are the words/  That you speak to me!/…/ May my life reflect your glory/ And when i reach the end of my earthly journey/ May i taste/ The beauty of God! (The beauty of God, pg.169)

Sa e bukur është fytyra jote,  Zot/ Sa të ëmbla fjalët që më flet,/…/ Pasqyroftë lavdia jote në jetën time / Dhe në fund të udhëtimit tim tokësor/ Shijofsha bukurinë tënde! (Bukuria e Zotit, fq. 168)

We are the garden of God/ A collage of flowers and plants/ Sewn with love and plants/ We are the garden of God, (pg.177)

Ne jemi, kopshti i Zotit, një larmi lulesh edhe bimësh/ Të mbjella me paqe dhe dashuri/ (Ne jemi, kopshti i Zotit,, fq.176)

Show us the stables of Betlehem/ That are found/ In the midst of the most undesirable people/ The dead is spirit/ And those who hunger for love/ (Star from the east, pg.185)

Na trego kasollet e Betlehemit/ Mes njerëzve të padëshiruar/ Të vdekur në shpirt/ Dhe të uritur për dashurinë/ (Ylli nga lindja, fq,184)

Metafora e fuqishme: The Sun of hope-Dielli i Shpresës është bërthama e strukturës poetike në të dy ciklet ku më së shumti un-i lirik ia ka kushtuar frymëzimit hyjnor, Hyut, Zotit.

This is a day which is new/ That god has created…/ Behold now the sun of hope!…/ Which shines…/… in everyone! (This is a day, pg. 198)

Kjo është një ditë e re/që Zoti ka krijuar…/ Shikojmë diellin e shpresës/…./ që shkëlqen…/… në çdonjërin!/ (Kjo është një ditë, fq.198)

…that just as the Lord directs your flow,/ so too/ he will guide us/ On life’s journey (To a streem, pg 215)

…se rrjedhën tonë/ashtu si rrjedhën tënde, Zoti vetë drejton (Për një përrua, fq.214)

* Kumtese e mbajtur ne promovimin e librit me 14 tetor 2018 ne Monroe College.

Filed Under: Opinion Tagged With: carrie hooper, dr. Yllka Filipi, Perndritjet Hyjnore

Lojë shahu

November 5, 2018 by dgreca

Ilir-Levonja-300x298

Nga Ilir LEVONJA/

Unë kam ato vërejtjet e mia për Ilir Metën. I kam publikuar dhe do e bëj këtë me cilin do ka pushtet në vendin tim. Megjithatë nuk hezitoj të them se është njeriu i vetëm, ai që në këto njëzetë e tetë vite demokraci, po i jep sharmin e duhur presidencës së shqiptarëve. Kjo ndofta nga përvoja politike e mosmarrëveshjeve të gjata brenda faktorit dhe nënqeshja kur interpreton librin themeltar të një shteti, si kushtetuta. Ata përpara tij kanë nuk kanë qënë as mish e as peshk kur thotë populli. Aq sa shumë herë shqiptarët pyesin veten se përse u duhet institucioni i presidentit. Gjithmonë ka qënë një krizë a një ngërç duke patur parasysh mënyrën se si është zgjedhur garanti kushtetues. Por edhe një objekt butaforik, të cilin mbaj mend një president i radhës, në mos gaboj një ushtarak si Nishani, e përmblodhi me pak fjalë, nuk e dua këtë ministër, nuk më pëlqen ky, por kushtetuta nuk më lejon. Megjithëse nuk e kishte aspak të vështirë të mos dekrentonte një poet si ambasador. Si do që të jetë nuk ia vlen, pasi në kaq e aq vite presidenca ka qënë një varkë relike lagunash në periferi. Një institucion për pensionim të parakohëshëm. Ose për revansh politik, si rasti i Sali Berishës. Ndofta mund ta imitoj edhe Ilir Meta, megjithëse na sqaron Edi Rama me tangarllëkun e tij kur thotë se politika është një lojë shahu. Mund të jetë e tillë, veç ta dini se kjo nuk është ajo që i duhet një vendi me ekonomi informale, i cili e ka buxhetin të marrë peng nga krimi dhe droga. Megjithatë në rastin konkret kushtetuta nuk paska pengesë për Metën, si dikur për Nishanin a ndonjë emër tjetër që tashmë fikur diku përgjithmonë. Por mua nuk më duhet kjo, edhe pse shoh një indinjatë karakteristike tonë, në bazë të bastioneve, ku shumatorja e të gjithave mund të përmblidhet në atë togfjalëshin parahistorik, bëj si them dhe jo si unë. Ajo që ka rëndësi, është balancimi i pushtetit. Pra ekzistenca e një institucioni i cili duhet t’i kujtoj çdo kryeministri, jo vetëm Ramës, se jo çdo firmë sjell në pushtet kë do ti dhe kush të shërben ty. Pasi në konteksin konstitucional dikasteret duan veç njeriut politik edhe atë me përgjegjësi publike. Ndaj nuk ia vlen të ngrihen gjithë këto akuza karshi mosdreketimit të presidentit, për një individ që nuk ka asnjë obsion a vërejtje për paraardhësin. Kjo ka domethënien më të ulët të inteligjencës duke na thënë se ndërrimet bëhen thjesht për qejf. Nuk mund të ngrihesh në një nivel admirimi pa u shpjeguar njerëzve minuset e paraardhësit. Tek ne këto interpretohen me një logjikë shteruese duke i përmbledhur në pyetje naive se kur do ta vrasësh babën. Një kulturë me bagazh të fundet, shteruese që mban sot një klasë politike të çibanosur. Atë të cilët kanë lexuar vetëm dy libra në gjithë jetën e përmbledhin në atë filozofinë bajate me mos ma dhit’ mua, a pse me dhjet’ mua, po ti po ma dhjet’ mua kështu. Ndofta kështu i ka thënë edhe Edi Rama, sot presidentit. Por në atë nivel social politik, politika është edhe lojë shashu edhe me ma dhjerë e të ta dhjesë. Nuk është objekt debatesh një gjeneral në pension që deklaron publikisht se u bë ministër fal miqësisë së një shkrimtari me një kryeministër. Nuk ia vlen, sinqerisht. Duhet një aksion i fortë politikë, i natyrës o fito o ik. Në këtë konteks aktiviteti opozitar me fushatat periferike. Duke u thënë atyre që po u kalben mollët se, kjo qeveri nuk ju subvencionin etj., është tashmë i dalë boje, pasi atat prapë për Edi Ramën do votojnë. Duhet një vendimmarrje politike e fortë, pa kthim. Pasi të hap barkun kur Taulant Balla ankohet për bojkotimin e kuvendit nga opozita. Kur drejtori i pemtoreve Erion Veliaj flet për bashkëpunim a dialog. Nëse vërtetë si opozitë, kërkon tu japë emër denoncimeve të veta, duhet ta vulosi përfundimisht, jo më me bojkot, por atë që e kemi thënë kaq herë, djegien e mandateve. Dhe në këtë drejtim, refuzimet e presidencës janë një farë indeksi. Ose vazhdë e asaj që kryeministri e quan lojë shahu.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja, Lojë shahu

Si e vranë Drita Çomon

November 4, 2018 by dgreca

Nga Aleko LIKAJ/

Arkivolin e ulën për një çast në tokë. Kishin kaluar pragun e një shtëpie, që gjasonte më tepër me një barangë të vjetër, pas postës së policisë së qytetit, ku përgjoheshin prej viteve. Dy gra që lëviznin drejt derës. Njëra prej tyre e mbylli bravën dhe çelësin e futi në xhepin e një xhaketë të vjetër të zezë, të dale boje. Gruaja tjetër diç kërkoi në çantën që mbante në supin e djathtë pastaj u afrua drejt kreut së arkivolit. Burri që ishte aty dhe që i dalloheshin nga larg një palë mustaqe të holla bëri një shenjë rrefuzimi. Nga dritarje e dhomës së fjetjes, i mbështetur mbi parvaz, pashë “zukun” gri të komunales së Cërrikut. Së bashku me shoferin, një puntor me kominoshe gjithë gëlqere e llaç, hapën spontin e makinës që dukej tepër e vjetër. Qëndruan aty. Mbase dikush nga larg, nga një kënd që unë nuk mund ta shikoja, i urdhëroi. Duhej që të ishte një hije. Mundet edhe sigurimsi i ri, i sapo mbritur në atë qytet të vogël, që kishte marre përsipër të zëvëndësonte fytyrëkuqin, Karlo, që i kishte gjurmuar prej më shumë se tre vjetësh, Liri Belishovën me të bijën, Drita Çomo.

I heshtur, arkivoli u vu përsëri në udhë. Katër personat që mezi e mbanin, kaluan kanalin që ndan asfaltin e prishur nga obori i shtëpisë. Të dyja gratë mbanin fundin, por u duk se u lodhen shpejt. Aty në rrugë e ulën përsëri. Njëri prej burrave, kërkoi që të ndrroheshin dhe gruaja me flokët e mbledhura “topuz”, doli në fillim. Çantën e mbante në krah. Dukej se e pengonte. Në një çast fërkoi duart. Mbase nga lodhja. Liria dy metra me tej, kaloi lehtë dorën mbi suprinën e ndritshme të arkivolit sikur donte që të përkëdhelte edhe një herë të bijën, që ishte shtrirë brenda si në gjumë të thellë. Pastaj fshiu lotët me një shami. Një prej burrave e kapi nga krahu dhe e tërhoqi duke e mbështetur për një çast pranë gjoksit të tij. Dukej që deneste. Burri tjetër erdhi pranë. Diçka i foli e pastaj i kaloi dorën, në supet që i dridheshin. U kthye nga pallati ynë. Më pas e kaloi vështrimin tek dy pallatet e tjera që rrinin përballë. Me siguri që dalloi dritaret e mbyllura dhe perdet e hapura. Kuptoi se qyteti përgjonte. I heshtur dhe gojëprerë. Me një ndjenjë frike, por edhe keqardhje për vajzën me sy të veçantë, të hijshme dhe nga me të bukurat në hapsirat e tij.

Nëna ime më bëri me shenjë që të mbyllja dritaren. Një çast më parë, ajo kishte zgjatur kokën,dhe kishte pëshpëritur.” Të shkreten Liri ç’e gjeti. Korba,ajo…” Ime shoqe që ishte nuse e re në shtëpinë tonë, kafshoi lehtë buzën e poshtëme, sikur donte të më thoshte… “mos…u bë i keq! Kërkon që të na shkatërrosh?”. Kishim mbritur atë mëngjes nga Elbasani ku jetonim sëbashku prej dy muajsh. Fund jave, si zakonisht, mblidhesha te prinderit e mi, të cilët më dukej sikur i kisha braktisur dhe harruar. Babai në guzhinë lexonte “Zërin”. Fshihte sytë e vegjël gri, poshtë kristalit të qelqtë të syzeve dhe herë pas here shfrynte me kraharor. Gjetiu e kishte mendjen… E ndoqa në një çast të vetëm me sytë nga dera e hapur dhe u ndjeva vërtet keq. Nuk mund që të flisje edhe pse tej një vajzë e ndrojtur po largohej nga kjo botë e mbyllur brenda një arke. Jo krejt e panjohur për ne edhe pse askush nga familja ime nuk mund që t’i fliste. Nuk e kishim bërë. Por ne e njihnim atë. Edhe jetën e saj deri në detaje. Me motrën time të vogël shpesh herë përshëndetej me një ulje koke të lehtë . Ishin vajza fqinje prej disa vjetësh edhe pse ime motër ishte disa vite më e vogël. Shpesh herë ajo na tregonte, por babai një dite i kishte thënë, ” Je e vogël dhe ca gjëra nuk i kupton. Ajo nuk është e lirë. Jeton si në një burg të vërtetë. Mëkat!…”

– Po e hipin në zuk – tha motra ime e vogël që zgjati një çast të vetëm kokën në dritare duke më shkundur edhe mua nga përhumbja

Arkivolin vërtet po e vendosnin në karrocerinë e makinës që një çast më parë kishte transportuar llaç për brigadën e muratorëve të komunales, të cilët po riparonin fasadën e banjos së vetme të qytetit , diku pranë kinemasë, në qendër të qytetit të Cerrikut. Këtë herë punëtori dhe shoferi po e shtynin arkën drejt mesit të mjetit. Pastaj fërkuan duart sikur kërkonin t’i shplanin ato. Ndoshta për të thënë se: “në këtë histori ishin krejtësisht të pafajshëm”. Por ky çast nuk zgjati shumë. Lirinë njëri prej burrave e mori për krahu për ta hypur përpara me shoferin, por ajo nuk pranoi. M’u duk më e krrusur se zakonisht. Mbase edhe nga pesha e gjëmës që i kishte rënë mbi kokë. Gruaja tjetër mbylli derën duke e përplasur me zhurmë. Zuku levizi dhe mori kthesën majtas përpara çerdhes e pastaj devijoi për në rrugën kryesore që të çon në Elbasan. Diku pas lagjes së Malasejit, ku banonin një pjesë e familjeve çame të Cërrikut si dhe disa familje jevgjësh, ndodheshin edhe varrezat e qytetit. Makina lëshoi një tym të hollë e u zhduk përfundimisht nga sytë tanë vetëm një çast më vonë. Ndjeva një peshë në gjoks. E ndala frymën në një çast. Ishte një dhimbje njerëzore…

Kurrë nuk do ta harroj atë çast…

Kështu më ka mbetur në mendje edhe sot e kësaj dite.

***

Nuk e di se pse, por Drita Çomo më ngjante me një Anna Frank të vërtetë. Kjo ide kishte nisur të më pushtonte që në çastin kur e kisha parë të nisej e heshtur në shkollë, një mëngjes shtatori. Me një fustan të thjeshtë në ngjyrë të ëmbël gështenje e të prerë thjesht, deri një pëllëmbë poshtë gjunjëve, kaloi e ndrojtur përpara meje. Ishim te kryqezimi i rrugës që vjen nga spitali, përpara postës së policisë, e që pastaj degëzohej për në gjimnazin “Tomorr Sinani” e në “bulevardin” e vetëm të qytetit të Cërrikut. Ajo ishte ende e pa rritur mirë . Me një trup të drejtë e të dobët dhe e brishtë si një fije bari, të cilin e përkund një fllad i lehtë pranvere. E heshtur dhe e trishtë. Me një fytyrë në ngjyrë të grurit që zgjatej paksa poshtë e me mollzat të rrumbullakosura. Një portret fëmije që shprehte veçse dhimbje. Mbase fati e kishte goditur që të vuante ashtu si të mëdhenjtë një lloj persekucioni ku i mohohej liria. Kjo e fundit varej në perin e një operativi që i ndiqte tashmë prej vitesh si një hije. Madje e frikshme.

Ato ditë kisha parë në kinemanë e qytetit filmin e Anna Frankut. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja që e lidha portretin e saj me këtë protagoniste që më kishte emocionuar. Në kokë me hipi një ide e mendim i çuditshëm. Edhe kjo vajzë, ashtu si Anna, duhet që të mbajë shënime. Mbase edhe ditar. Drita kishte se çfarë të thoshte në ato rradhë duke e përshkuar ditën e kredhur në vetmi, si në një burg ku realisht i mungonin hekurat. Paraqitja, tri herë në ditë, përpara sportelit të policit Hetem apo Qinam, që përgjonin në dritaren e dhomës aty pranë…

Ishte fillimi i viteve ‘70 -të. Liri Belishova, ish antarja e Byrose Politike, më kishte mbetur në mendje që nga fëmijëria e largët, në një foto, me flokët e prera shkurt që i rrumbullakoseshin mbi një fytyrë, ku binin në sy veçanrisht shkëlqimi i dy syve të vegjël e të zinj. Kur erdhi në Cërrik e sistemuan në lagjen tonë. Disa ditë para se të vinte i kishin ngritur një si barakë pranë postës së policisë së qytetit. Tri metra me tej, përpara derës, kalonte rruga e spitalit. Ai ishte fare pranë, pas dy pallateve dy katësh tip arkitekture sovjetike, të populluar kryesisht me naftëtarë që punonin poshtë, në uzinë. Si vend pune i siguruan një prej magazinave të mëdha të ndërmarrjes së konsumit dhe tregëtisë. Detyra e saj ishte: seleksionuese zarzavatesh në sektorin që vinin nga kooperativat . I shoqi, Maqua, ish ministër i bujqësisë, ishte në burg. Natyrisht, me një dënim të rëndë e të zgjatur.

Kur e pashë për herë të parë ndjeva një lloj zhgënjimi brenda vetes sime. Liria nuk i ngjante me asaj që kisha parë në foto. Isha i ri asaj kohe, pa i mbushur të njëzet e pesë pranverat. Punoja si mësues në fshatrat e Dumresë, në kufi me Kuçovën dhe në shtëpi vija vetëm në fundjavë, sa për të bërë dy shëtitje mbrëmjeve në bulevardin që zinte fill nga kinemaja e qytetit deri para pallatit të shtëpisë sime. Gjithsejt 300-400 metra.

Familja e Liri Belishoves mbyllej brenda katër mureve të shtëpisë dhe nuk e kishte këtë lloj “privilegji” që të hazdisej si “kali në lëmë”, ku zakonish ngrifeshin disa djem të rrinj të sapoardhur nga fshati me punë në uzinë dhe që ëndërronin karrierën. Dilnin edhe vajza. Kryesisht gjimnaziste apo edhe studente të ardhura nga kryeqyteti për të pushuar dy ditë pranë familjeve. Anash, në trotuare, qëndronin kryesisht sehirxhinj, disa të mitur e çamarrokë, por edhe hafije, që nuk ishin të paktë në këtë qytet. Një pjesë e mirë e familjeve që e kishin një lloj “luksi ” vendoseshn nëpër ballkonet që ishin përballë bulevardit, sapo vinte mbasditja. Pinin kafenë. Gratë bënin triko dhe gjysmëvështrimin e mbanin nga “bulevardi”. Diskutonin e flisnin për të rejat e ditës që kishte mbërritur nga ndonjë thashethem absurd dhe natyrisht bënin edhe biografitë e njerëzve që i kishin përpara, gjatë asaj xhiroje që mbaronte shpejt, aty rreth ores shtatë.

Më pas qyteti mbyllej brenda mureve të shtëpisë për të rënë në gjumë menjëherë. Nesër duhej të ishin që të gjithë të gatshëm për në punë. Natyrisht, me energji të reja, të cilat u duheshin për të dhënë rendimente sa më të larta “për të mirën e shoqërisë”.

Pikërisht në këtë bulevard do ta shikoja, një buzëmbrëmje, Drita Çomon, vajzën që kishte fituar, tashmë, një bukuri magjepsëse, me fytyrën gati fëminore e që rrezatonte veçse mirësi. Ishte më e rritur. Ishte gjimnaziste në vitin e parafundit. Ka qenë ndoshta vetëm një gjysëm xhiro. Mbase mund që të ketë qenë deri te MAPO – ja, në qendër. Ishte shoqëruar nga vajza e komandatit të regjimentit. Kam qenë me një shok. Ai më ceku supin me bryl, nga që ishte pak më i gjatë se unë, si për të me thënë: “Shiko si është bërë!”

– Është bija e Lirisë. Shih çfarë trupi të rregullt që ka. Dhe sa e hajthme! Alamet goce… e shkreta! – tha ai pastaj dhe u mbush për një çast me frymë.

Shoku im e ndoqi për një çast me vështrim derisa ajo u zhduk te kthesa, në fund të ballkonit të Petref Latifit. Kishte marre rrugën për në shtëpi .

– Sa shpejt që qenka rritur?! – bëra të çuditurin.

Vërtet që më erdhi mirë për atë vajzë që kishte një botë dhe natyrë te veçantë.

Gjate asaj kohe më kishte rënë në sy një djal me trup mesatar, me një portret të dobët e brun. Nuk ishte më shumë se shtatëmbëdhjetë vjeç. Ishte Petriti, i biri i Lirisë dhe vellai i Dritës. Natyrisht, ai rinte me dy a tre djem që kishin probleme me sjelljet e tyre në atë qytet të vogël punëtorësh. Të paktën ata kishin kurajon që ta shoqëronin në atë kohë. Në një ditë me shi kisha zbritur nga biblioteka e qytetit dhe më duhej të qëndroja poshtë strehës së kinemasë. Diku, në qoshe, pashë Petritin që fliste me pasion. Veshi ma kapi se ata diskutonin për futbollin. Flisnin për kampionatin shqiptar të asaj kohe. Djali fliste me pasion për njërën nga skuadrat e kryqytetit, që kërkonte të merrte titullin. Disa muaj me vonë, në sezon vere e pushimesh, në lulishten e qytetit, rreth një stoli, së bashku me këta shokë, vazhdonin të diskutonin përsëri për futbollin edhe pse kampionati kishte mbaruar.

– Është tifoz i madh. – me tha Qani Arapi, që rrinte me shtëpi përballë asaj të Lirisë. Vetëm rruga i ndante. – Po ç’të bëjë i ziu. Veçse për atë mund të diskutojë. E ka nga halli. E përgjon Karlua.

Sigurimsi Karlo ishte një fytyrëkuq dhe me leshtë e kokës gati të kuqe. Nofulla e tij ishte e tejzgjatur dhe në pamjen e parë te ngjasonte me një kale të hazdisur. Ashtu e kishte edhe të ecurën. Njëri sup i varej gjithmonë e sytë i kishte të mëdhenj e si të çakërdisur. Thuhej se ishte nga Shkodra. Kishte disa vite që e ndiqte Lirinë, aty, në Cërrik. Për këtë e kishin sjell nuk e dihej nga ku. Jetonte me shtëpi pranë Qaniut. Dy dritaret, atë të kuzhinës dhe të dhomës së gjumit, i kishte përballë nga barraka e Lirisë. E kontrollonte sapo ajo hapte derën për të shkuar në punë te magazina e konsumit, prapa komunales.

Thuhej që e kishte qejf gotën dhe në shumicën e rasteve qëndronte në një gjendje ekstaze, ku kuntërbonte veçse alkool. Më kishte rënë në vesh se ishte edhe qejfli pas grave. Në atë kohë flitej se kishte zënë të dashur edhe një bufetiere, që sapo i kishte vdekur burri me kancer, duke e lënë të ve me një vajzë të vogël. Karlua të imponohej me një natyrë të rrëmbyer dhe me fjalët e vrazhda, aspak të hijshme. Të fyente për hiç mos gjë. Të kërcënonte dhe këtë e bënte realitet. Më kishin thënë se i thërriste në polici djemtë e bukur të qytetit sepse i shihte si rivalë. U bënte presion. Dikë ndofta arriti ta bëjë edhe bashkëpuntor. Kësaj nuk i dihet mirë filli. Punë të fëlliqura dhe të fshehta bëheshin shumë asaj kohe. Unë nuk pata folur ndonjëherë me të.

Lirisë nuk i ndahej. E kontrollonte disa herë te magazina e Gani Elezit, gjatë orarit të punës, edhe pse ajo paraqitej tri herë në ditë në polici, për të bërë listëprezencën. Ai kishte pushtet te pakufishem mbi familjen e saj.

Në çast, kur i a njoha mirë karakterin këtij tipi që hiqej si Fusheja, mendova për Dritën. Ai mund t’i kthehej edhe vajzës në emër të detyrës. Nuk e di, por ato ditë e kam menduar mirë këtë lloj aventure ndaj asaj vajze të brishtë, e cila rrezatonte edhe një karrakter të paepur ndaj farsave të tilla. Zor se mund t’i binte në dorë atij fytyrëkali që mbante erë alkool. Por ai e kishte mendjen tek të tjerat. Bufetieria e gostiste vazhdimisht me pije. Madje, i jepte me vete edhe ndonjë shishe. Ajo ishte në një moshë që e kërkonte dashurinë dhe shtratin . Jetonte e vetme në qytet, në një pallat që nuk binte në sy të askujt. Një shok i yni, që banonte aty, na thoshte vazhdimisht se Karloja vinte pas mesnate e dilte afër mëngjesit. Gruas se tij me siguri që i thoshte se “ishte në detyrë”. Po kjo punë zuri të binte erë. Jo vetem në qytet. Një teknik i komunales, që rrastësisht hyri në bufenë e të dashurës së tij, i gjeti pas banakut, në kthinën e vogël.

Bufetieria thërriste nga kënaqësia, duke mos e kontrolluar veten, e Karlua si një derr i egër gërrhinte, duke lëshuar disa tinguj krejt të pakuptueshëm. Po pas teknikut, në atë moment, u ndodhen edhe dy klientë të tjerë. Karlua me pantallonat nëpër këmbë iu hungëriu dhe i kërcënoi se do t’ua shkatërronte jetën nëse e hapnin gojën. Por fjala mori dhenë dhe historia kaloi nëpër gjithë familjet e atij qyteti thashethemnajash. Ime ëme ma tregoi këtë ngjarje, që ishte kthyer në kryetemën e ditës, ndërsa u ktheva si zakonisht nga fshati në fundjavë.

– Shpëtoi edhe Liria – më tha duke arnuar, aty në ballkon. – Atë kodoshin do ta heqin. Kështu flitet.

Por Liri Belishova, me djalin e vajzën e saj, nuk kishte se si të shpëtonte. Karlon dikush do ta zëvendësonte dhe ajo sërish do të ishte nën pushtetin e përndjekjes e të persekucionit psikologjik, ashtu si më parë.

Pas ca ditësh mbërriti një tjetër afije dhe Karlua nuk u pa më në Cërrik. Se ku iku e çfarë u bë me jetën e tij ende nuk di gjë edhe sot e kësaj dite. Besoj se nuk do t’ia kenë falur. Nganjëherë diktatura bënte shembuj edhe bijtë e vet më të devotshëm. I riu, ndryshe nga fytyrëkali Karlo, nuk ra në sy fare. Këtë herë strategjia e përndjekjes ishte më e veçantë dhe e heshtur.

***

Ka qenë sërish buzëmuzgu. Madje, errësira dukej se vinte me hap të shpejtë, duke ngjyruar qiellin me penelin e zi. Plepat, në të dy anët e rrugës që të çon në Elbasan ngjanin si një figuracion i çuditshëm nga ato të tablove konteporane. Nga rrugët e sheshi kryesor i qytetit kishin filluar të rralloheshin e njerëzit e paktë që në atë fundvere dukeshin më të lodhur e më të pagjumë. Së bashku me dy shokë të mitë, arsimtarë fshatrash, kaluam përmes lulishtes. Dikush propozoi që të uleshim për pak minuta në një stol të lulishtes. Qendruam dhe vazhduam të diskutonim për gjëra të parëndësishme të asaj kohe. Njëri prej nesh dalloi Drita Çomon. Nuk e di sa nga erdhi, por kaloi qetësisht përpara nesh duke shtrënguar pranë gjoksit një libër. E ndoqa me sy, ndërsa u zhduk pas një masivi të gjelbërt, në një rrugicë të ngushtë asfalti të lulishtes që të nxirrte përballë dyqaneve dhe klubit “1 Maji”. Pas një çasti ndjeva praninë e një njeriu tjetër që qëndroi i heshtur në krahun tonë. Ishte krejtesisht i panjohur për ne. Diç foli më tej. Mbante për dore një biçikletë tip “Ylli”, që ishte në modë aso kohe. Prodhim vendi.

Njëri prej shokëve tanë u ngrit dhe iu afrua. Pamë që i ndezi cigaren dhe kuptuam se, djaloshi i ri dhe i gjatë, me supe të rëna, ishte një duhanpirës. Pastaj ai mori rrugën për në Elbasan, me biçikletën që duhej ta kishte sjellë prej andej.

– Me pyeti për Dritën. – tha shoku ynë, që i ndezi cigaren. – Tha se kishte ardhur nga Elbasani. Dukej i dashuruar marrëzisht pas saj. Mbase nuk e ka ditur e ç’rrezik të sjell shoqërimi me të.

Shoku tjetër i imi nuk u ndie mirë. Lëvizi nga stoli sapo duhanxhiu ynë tha se djaloshi i kishte treguar edhe një intimitet se “i kishte prekur buzët ai elbasanasi”

– Ja fut kot ky spurdhjaku. – tha me një frymë ai që lëvizi. – Drita edhe pse vajzë në moshë, edhe pse i mungon ajo ndjenjë, zor se mund t’i fal një çast dashurie, qoftë edhe këtij birkoje, që udhëton nga Elbasani, këtu, me një biçkletë, në emër të dashurisë së zjarrtë.

Dukej që kishte një dozë inati miku im dhe nuk i besonte asaj që u tha, aty, mes nesh, nga një njeri i huaj. As unë nuk i zura besë atij djaloshi dhe këtë bindje e kam edhe sot e kësaj dite. Ai nuk duhej që të kishte njohur botën e saj të ndrydhur e të mbyllur. Madje, ndofta, edhe rrethanat që e ndiqnin atë që prej ardhjes në jetë.

Ky ishte një kujtim që u tret me atë mbrëmje, duke mbetur mbrapa atij konfiguracioni të çuditshëm drurësh të asaj nate pa hënë…

Tri ditë më vonë, në shtëpinë time, e bija e komandantit të rregjimentit, Rajmonda Bulku, më tha në intimitet: “Drita është poete. Shkruan poezi të ndjera.”

Ndofta ishin shoqe klase. Së bashku me Vanina Canin, që më vonë mbaroi për inxhinjeri kimike, ishin bërë si tri shoqe të pandara. Kështu e kam menduar nê ato kohë. Këto të fundit, vajza komunistesh, por që nuk mund ta përkthenin ndryshe shoqërinë e bangave të shkollës dhe të gjimnazit. Ndaheshin gjithmonë në cepin e pallatit tim, aty, te ballkoni i Petrefit.

Ca ditë më vonë Rajmonda më solli edhe një poezi të Dritës. Ishte një fletë me katrore, nga fletoria e matematikës. Vetëm tri strofa. Shkruar me një shkrim që dukej si një dhimbje që dilte nga fundi i shpirtit të saj. Poezia fliste për një mbrëmje, së cilës i mungonin yjet…

Shumë vite më vonë, kjo poezi, nuk e di se pse nuk u përfshi në vëllimin që i përgatitën asaj me një shënim nga vetë Kadareja. Mbase duhet që edhe të ketë humbur. Ajo mund të ketë përfunduar, dorë me dore, por edhe në ndonjë sirtar sigurimsi, atje, ku ruheshin të fshehtat e pa deklaruara të gjurmimeve monstruoze.

Ca ditë më pas babai solli në shtëpi një shokun e tij. Ishin njohur që në jetën partizane, në zonat e jugut. Shoqërinë e kishin ruajtur gjer në vitet e mëvonshme. Nuk e di se si ishin takuar.

Atë mbrëmje ai ishte mysafiri ynë. Të nesërmen, ndërsa nëna përgatiste drekën dhe mysafiri duhej percjellë deri poshtë në stacionin e Paprit, për të udhëtuar pastaj me tren për në Tiranë, dy burat rrinin e kuvendonin aty në ballkon.

Fund jave dhe mes vere. Dielli digjte që në mëngjes. Një hardhi rushi, e mbjellë aty që prej disa vitesh, kur mbërritëm nga kryeqyteti me transferim në Cërrik, lëshonte hije. Atë ditë, si për të rrespektuar mikun, nuk kisha shkuar për plazh në lumin Shkumbin, ku ne arsimtarët kalonim verën nën rrezet e diellit e pranë një rrëre të imët si ajo e plazheve të Adriatikut. Natyrisht, biseda midis dy miqve të vjetër shkonte edhe në ngjarje e njerëz të njohur vite më parë. Prag dreke dhe nga guzhinat përreth ndiheshin errërat e specave të fërguara. por edhe e mishit që nuk kishte filluar të na mungonte në treg.

Në cepin e trotuarit u duk portreti i Liri Belishoves: trupi i harkuar dhe fytyra e ngritur paksa mbi supet e varrura. Ecte qetësisht sikur t’i kishte mbaruar që të gjitha detyrat. Në të gjithë gjatësine e pallatit ajo u duk sikur u çapit mbi trotuarin që kishte zënë të prishej nga errozioni i shirrave të dimrit dhe pranverës. Unë e dallova i pari ndërsa dy burrat vazhdonin të kujtonin miqtë e tyre të vjetër duke treguar për ta histori që përfundonin me një humor të lehtë. U zgjata pak mbi bodurën e ballkonit dhe bëra sikur do të shija andej nga gjimnazi. Kalimi i kësaj gruaje, disa herë në ditë, përpara ballkonit dhe dritares së guzhinës sonë, ishte bërë, si të thuash, një ritual që nuk na mungonte. Herë pas here, të ardhur apo komshij, që vinin aty për të pirë një kafe, kryesisht gra, shoqe të nënës sime, nisnin e tregonin edhe të rejat e ditës për Liri Belishoven, gjitonen tonë të internuar. Nuk mungonin edhe bëmat për ata që e ruanin dhe e përgjonin familjen Çomo. Aty mesonim, për shembull, kur Liria bëhej gati të shkonte të takonte Maqon në burg. Ajo interesohej për lejën e takimit, që e kishte depozituar ne polici që përpara një muaj e ca më parë, nëse ajo kishte mbërritur apo jo.

E vuri re edhe im atë. Miku vazhdonte që të tregonte histori shokësh e bëmash.

– Moreee! A të kujtohet Liria? – pyeti nën zë babai në një çast kur gruaja e përndjekur çapitej përpara ballkonit tonë.

Tjetri kthehu kokën menjëherë.

– Ç’me thua, bre, Zeqooo, – tha e hodhi sytë nga e internuara, e cila vazhdonte të çapitej ngadalë mbi trotuar, dhjetë metra më tej.

U prish në fytyrë menjëherë. Një rreze u duk sikur e spërkati për një çast te vetem. Shtrëngoi fort buzët dhe tundi kokën lehtë.

– Në fillim kam qenë shoqëruesi i saj për disa vite aty tek drejtoria e dytë. Heee…! – psherëtiu dhe tundi sërish kokën. Pastaj qëndroi për një çast sikur të donte të sillte ndër mendje kujtimin e largët. – Paska ndryshuar. Qenka transformuar krejt. Nuk e kam parë qysh atëherë. Ka qenë edhe partizane trime. Grua e zonja. Pastaj… e prishi… Punë grash. Flokëgjatë e mendjeshkurtër, siç thonë. Por shoku Enver e kurseu. Gjynah!

Mëshira që shprehu shoku i babait m’u duk krejt e pavend në atë çast. Më ngjante me një mëshirë kristiane. Kisha mendimin se Liria, më shumë se “gabimi i saj”, kishte shërbyer në skakierën e shahut të politikes shqiptare si një figurë që duhej “ngrënë”, për të realizuar, pastaj, një bllof ndaj kundërshtarit, që luante me gurë me ngjyrë tjetër. Për një “shah mbreti”, që nuk do të na mungonte. Përralla me “Hurshov”, që tregohej atëherë në mbledhjet e Frontit Demokratik të lagjes sonë, më dukej si ajo e Kësulkuqes. Ishte nisur që nga Kina të takonte gjyshen – Enverin, për t’i sjellë një shportë me lajme dhe, në rrugën përmes pyllit, kishte dalë ujku (udhëheqia revizioniste sovjetike e asaj kohe). Madje, ata kishin veshur edhe skufien e gjyshes apo maskën me të cilën kërkonin të imitonin atë për të marrë ç’kishte brenda në shportë, pra, lajmet kineze. Ato, në fakt, i priste Enveri. Në fund ujku Nikita apo Kosigini apo Brezhnjev e hëngrën kësulkuqen… Sidoqoftë kjo ishte vetëm një përrallë.

***

Vera kishte kohë që kish shkuar dhe shtatori i atij viti ishte tepër i ngrohtë. Isha i sëmurë nga “shytat” dhe atë ditë nuk kisha shkuar në mësim, atje, në një fshat, pas kodrave e liqeneve të Dumresë. Kisha marrë një raport mjeksor tek Xhevdet Xhelua, mjek, edhe ky me një cen në biografi, për shkak të vëllait të tij ish gjeneral, i cili kishte vdekur në burgun e Burelit. Por nuk mund të rrihej në shtëpi. Edhe pse me temperaturë vendosa që të dilja andej nga Biblioteka e qytetit: një sallë në katin e dytë të kinemasë, ku mund të gjeje gjithçka, pasi aty kishin punuar, për vite me rradhë, njerëz të apasionuar pas librit.

Ka qenë mbasdite dhe aty nuk kishte asnjë lexues tjetër. Bibliotekaria, Liri Spaho, një komshija ime dhe shoqe me motrën e madhe, po më tregonte për librin “Fundi i misterit etrusk”, për të cilin kishte ardhur një udhëzim: të hiqej nga qarkullimi. Autori i tij, një çifut francez, i cili kishte qenë edhe në Shqipëri dhe ishte pritur nga vetë Enver Hoxha , figuronte, tashmë, tek të ndaluarit. Më tregoi edhe listën ku përfshiheshin librat e ndaluar.

Në derë u dha Liri Belishova. U duk krejtësisht e lëshuar. Madje, përshtypja e parë që m’u krijua, sapo i hodha një vështrim, kishte të bënte me lotët. Ajo duhej të kishte qarë. Sytë i kishte të skuqur, edhe mollëzat gjithashtu. Kishte një vështrim të mjegullt, që nuk shprehte asgjë. Ngriti dorën dhe e kaloi mbi flokët e shkurtër, gjysmë të thinjura. Qëndroi për një çast e kredhur në mendime. Mbase u pendua që u fut në atë derë. Shtrëngoi gishtin e majtë, tregues, sikur donte të thoshte diçka.

– Urdhëro, Liri – i tha bibliotekaria dhe i doli përpara.

E internuara e Cërrikut, bëri edhe një hap tjetër drejt banakut ku shërbehej libri. Në mes ishte punonjësia e institucionit.

– Kam ardhur…kam ardhur… – zëri ishte i ndrojtur sikur të dilte me vështirësi nga një hon i thellë, i padukshëm. – Nuk e di nëse e kini ju librezën e notave. Ka qenë disi si në formën e fletores apo e një libri që përdorej më përpara nga shkollarët.

Bibliotekaria ngriti supet. Hodhi një vështrim nga etazheret e mëdhenj, të mbushur plot me libra, e pastaj tundi kokën.

– Nuk e di. Nuk ma kanë zënë sytë. Asnjëherë. E di që e kemi patur në shkollë kur e vazhdonim, disa vite të shkuara, por… Pse e kerkon?

– Ah! – bëri tjetra. – Pse e kërkoj?. Në fund ka patur rregullat e shkollës si dhe detyrat e të drejtat për një nxënës, që e ndjek atë. Janë nxjerrë nga legjislacioni dhe urdhëresat e Ministristrisë së Arsimit.

– Po pyes një herë Alekon, mos ka ndonjë kopje të kësaj libreze – tha bibliotekaria dhe u kthye nga unë që rrija në tavolinën e parë, pranë dritares. Edhe Liri Belishova me hodhi një vështrim të përvuajtur.

E sigurova që e kisha . Madje, kujtim nga vitet e shkollës dhe premtova se do ta sillja në bibliotekë të nesërmen në mëngjes. Për t’ia dhënë vetë Lirisë as që bëhej fjalë. Ishte me rrezik, gjë që nuk e pranoi as edhe ajo.

Biblioteka ishte e të gjithëve dhe Liria mund të vinte aty pa patur as edhe një problem, ashtu siç kishte bërë deri në atë çast. Në fakt ajo lexonte rregullisht dhe kishte edhe një kartelë lexuesi aty.

Në një çast u duk sikur ajo ndërroi mendim.

– Po ç’ta marr kot – tha e psherëtiu përsëri.

– Nuk po të kuptoj – i u drejtua bibliotekaria e Cërrikut. – Përse të duhet?

– Ah! – bëri përsëri e internuara dhe sytë kësaj here i u njomën nga lotët që rrëshqitën në mollëzat e faqeve, që kishin zënë rrudha. Nuk kishte kohë që t’i fshinte. – Po pse nuk më çoi dhe mua te të tjeret, po me la, moj Lira, që të vuaj kështu. Është tepër e tmershme. Nuk mund të durohet te fëmija. I kanë mohuar maturën Dritës. Ajo e mori përpara dy muajsh me rezultate të mira. I thanë që nuk ka bërë punën fizike. Nuk shkoi në aksion, një mujor me gjimnazin. Vetë nuk e morën pasi për të shkuar deri atje, për Dritën, duhej të merrej leje nga lart. Drejtori më tha sot në mëngjes se vajza ishte rrëzuar në maturë dhe se ajo nuk do t’i quhej e përfunduar. Më vjen keq se vajza po vuan shumë në shtëpi. Ka gjithë drekën që derdh lot. Si munden që ta qetësoj?Ah! Nëna mos qoftë!…

Pastaj nxitoi që të nxjerrë nga xhepi i xhaketës se zezë një shami dhe në çast i erdhi turp. Ktheu kokën mënjanë dhe fshiu rrëketë e lotëve që kishin lënë gjurmë në faqe si përrenj të shterur. Lira i afroi karriken e saj dhe gruaja e sapoardhur rinisi sërish të dënesë.

U ndjeva vërtetë keq. Lëviza nga vendi dhe drejtova hapat tek e internuara. Ishim shumë pranë, për të parën herë në atë qytet edhe pse prej vitesh ishim komshij, fare afër. I vura dorën ne sup. E dija se kjo do të ishte me pasoja për mua dhe familjen time, prindërit. Mbase mund të më vihej në pikëpyetje vetë e ardhmja ime si njeri, por edhe si krijues. Kisha botuar në atë kohë dy libra për fëmijë te Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”. Thashë diçka sa për ta qetësuar. Po kështu edhe Lira.

– Jemi komshijë, moj Liri, dhe nuk të duam të keqen, jo! – i foli si shoqe bibliotekaria, ndonëse ishte katër dyzina më e re. – Ishallah … dhe gjërat rregullohen më mirë. Por edhe për Dritën, që e ke flori, do të ketë një ditë të mirë.

– Ç’ ditë të mire… e zeza vajzë, si na bënë dhe na katandisën kështu.

Liria u duk se mori frymë thellë dhe pas një çasti u ngrit për të ikur.

– Më falni. Ç’kusure keni ju të dëgjoni hallet e mia?. U faleminderit për kurajon që më dhatë. Puna ime është parë me kohë. Maqua në burg. Unë këtu me dy fëmijë, fillikat e vetme, pa asnjë shpresë, pa njeri. Torturë për së gjalli… Mos e pësoftë asnjë kështu si unë!. Mbeta si qyqe e vetme!

Me trupin pak të krrusur shkoi te dera. Qëndroi një çast aty dhe ktheu kokën nga ne. Me sa duket u pendua sepse u duk sikur donte të thoshte diçka.

– Mirëmbetshi!… – tha pastaj dhe e heshtur kaloi në korridorin gjysmë të errët për të zbritur poshtë, në hollin e asaj shtëpie kulture, të vetmes në atë qytet të vogël punëtorësh.

– Kemi qenë me fat – tha Lira. – Nuk na erdhi njeri. Po të na shihnin?. Për ty, Leko, do të ishte edhe më keq, sepse unë mund që të justifikohesha për punë librash. – Pastaj vuri buzën në gaz. Në një çast tjetër: – Shpëtove këtë herë!

Por unë kuptova se Lira kishte kohë që komunikonte me Liri Belishovën, ato njiheshin mirë. Mbase edhe librat, por bibliotekaria, ishte bërë si të thuash një dritare e vogël nga ku e internuara shihte një tjetër botë.

***

Lajmi i sëmundjes së Drita Çomos erdhi krejt papritur. Ajo menjëherë ishte bërë tema e ditës në familjet e Cërrikut. Vellai, Petriti, ishte ushtar. Ai mungonte prej kohesh në mjediset e qytetit edhe pse gjendeshin tifozë të thekur që komentonin me pasion sportin e kampinatin shqiptar, por edhe “Champion Ligën”. Vetë Liria , dukej më rrallë në qytet. Dilte vetem atëherë kur i duhej të merrte ndonjë ushqim për vajzën e sëmurë. Dukej më e merrakosur dhe më e trishtuar si nënë. Paramendonte gjëmën, e cila do të ishte vërtetë tragjike dhe e papërballueshme për të.

– Edhe kjo i duhej Lirisë! – tha ime ëmë. – Si do ta duroj vallë?.

Babai gjithmonë bënte indiferentin. Sikur nuk kishte dëgjuar asgjë. Sa herë që binte fjala për të internuarit e qytetit, të cilët kalonin përpara dritares së shtëpisë sonë, për t’u paraqitur në polici, im atë heshtte si varri. Mbase nuk donte që të kishte probleme. Sapo kishim nxjerrë vëllanë e vogël nga burgu. Kishte qenë ushtar në Rinas dhe e kishin zënë në gjumë, gjatë shërbimi të natës, së bashku me dy roje të tjerë. I kishin akuzuar si grup. Pas disa muajsh, në Torovicë dhe në Valas, im atë ia kishte dalë që të siguronte një falje me kondicionel për Agimin edhe pse i takonin edhe 15 muaj të tjerë burg. E mbanim sekret në atë kohë. Problemi nuk ishte vetëm te fqinjët tanë. Në polici duhej që të dinin ndonjë gjë. Më i informuar duhej ishte operativi, por edhe ndjekësi i Lirisë, që kishte detyra të veçanta.. Babai ishte bërë si një pus i thellë që zor se nxirrje ujë.

Tre muaj më vonë shkova në poliklinikën e qytetit. Sapo erdha në shtëpi më thanë se babai ishte sëmurë dhe e kishin çuar në poliambulancë. U merrakosa. Nxitova dhe me një frymë ngjita shkallët e katit të dytë ku bënin vizitat mjekët e ndryshëm. Në korridorin gjysmë të errët dallova siluetën e një vajze, që rrinte e ndrojtur dhe e pështetur pas murit. Te këmbët e saj ishte edhe një stol i gjatë nga ata të lulishteve, por që ishte i lyer me ngjyrë kafe. Në fillim nuk e njoha. Sapo i kisha ngjitur shkallët, me një frymë, ate pasdite të thellë, ku mungonin pacientet.

– Mos u tremb. Xha Zequa është mirë. Po e viziton doktor Xhevdeti. Është dhe mamaja jote aty brenda.

Nuk i kisha vënë rëndësi vajzës që qëndronte e mbeshtetur pas murit, por zëri i butë i saj, që rrezatonte vetëm mirësi, më bëri që të qëndroj në vend. Nuk do ta mendoja asnjehere që Drita Çomon do ta takoja në këto situata dhe në një vend të tillë. Isha përpara saj. Nga breda dhomës së vizitave dëgjova zërin e Xhevdet Xhelos, që ishte vëllai i Halimit, ish gjeneral. Ai bënte gjithmonë shaka me tim atë, pasi babai kishte qenë shok e mik i Halimit qysh gjatë luftës partizane. Madje, kishte bërë edhe shoqëruesin e tij për të disa vite pas çlirimit. U qetësova. Shikova nga vajza që rrinte ende në pozicionin e saj tek muri dhe më erdhi mirë që me tha ato fjalë. Për një çast m’u duk sikur e humba. Nuk dija se çfarë t’i thosha asaj vajze për të cilën, tashmë, për sëmundjen e saj diskutonte i gjithë qyteti.

– Do të marr një recetë te doktor Xhevdeti – tha me një zë të ulët e intim sikur të ishim njohur prej kohësh.

– Ti je poete -i thashë dhe ndjeva se u emocionova. – Të kam lexuar një poezi.

Dallova që vuri buzën në gaz. Pastaj heshti për një çast. M’u duk mosbesuese nga përcaktimi im. Vërtetë që nuk i besoi fjalët e mia.

– Unë nuk shkruaj. Lexoj, po.

– Më ka rënë në dorë një poezi e juaja. Nuk më kujtohet se në ç’rrethana, por më ka pëlqyer.

– Nuk besoj se do të ketë qenë e imja pasi unë nuk kam shkruar.

Ajo mund ta vazhdonte ligjëratën që do të tirrte dhe do të mohonte vargjet që kisha lexuar dikur, por një kërcitje dere u duk se e trëmbi. Madje e struku më shumë atje në mur dhe në gjysmë errësirën e atij korridori.

Xhevdet Xhelua u dha në derë me bluzën e bardhë të mjekut dhe stetoskopin e hedhur në supin e majtë. Kishte një zë si bubullime.

– Gazetarin e paskemi këtu. Është merakosur. Dil, Zeqooo! I lemerise fëmijët. Ler duhanin dhe nuk ke asgjë. Do që të rrosh? Hiqe mavrinë!

Pas tij doli edhe nëna. Doktori i ishte afruar tashmë Dritës. Po e pyeste për kurën dhe ilaçet. Atë nuk po e dëgjoja më. Doli edhe im atë. Ai kishte kaluar një atak të thellë azmatik në shtëpi.

– Si je, moj çupë? – pyeti nëna ime kur doktori u kthye për në dhomën e tij të vizitave, që të përgatiste receten, për Drita Çomon. Tjetra u duk se i u pergjegj, por nuk u mor vesh se çfarë tha.

I futi krahun babait dhe doli te shkallët.

– Po rri, moj grua, na lerë rehat. Këtu kanë veshë edhe muret – tha im atë duke e ulur zërin në fjalët e fundit. Hodhi vështrimin përreth e zbriti me ngadalë deri në katin e parë.

***

“Dritë që vjen nga humnera” është libri me poezi i Drita Çomos, që erdhi në duart e lexuesit, pas rrëzimit të diktaturës. Ai m’u duk si një vegim i largët i një jete që nuk egziston më. Drama e një adoleshenteje, e një vajze që vuante një “faj” të pafajshëm në një kohë absurdesh. Mbase që nga lindja e saj. Histori rrënqethëse persekucionesh që përtypeshin në ingranazhe të çuditshme të një mekanizmi vrastar çdo minute, ditë dhe orë… Ishte një kohë…

Një mbrëmje pa drita, një vit më vonë, pas rrezimit të diktaturës, nxitoja që të kthehesha në shtëpinë time, në Elbasan. Ishin kohë me trazira. Nga cepi i bankës, aty ku kryqëzohen katër rrugë, në qendër të qytetit, përballë Bashkisë, një zë që erdhi nga errësira, më bëri të qëndroj hapat. Dallova hijen e një njeriu të krrusur, që erdhi ngadalë pranë meje. Kuptova se kërkonte që ta ndihmoja. Më pyeti se si mund të shkonte drejt ish postës së vjetër. Vetem kaq. Zëri m’u duk si i njohur, por nuk mund ta kujtoja atë çast.

Ndërsa u afrua dallova siluetën e një çanteje që ishte gjysmë e varur dhe pastaj portreti i njeriut të natës më solli ndërmend Liri Belishovën.

– Uaaa! – bëri ajo e habitur duke e zgjatur zërin. – Djali i madh i ….Si të kam, mor bir? – U afrua që të më jepte dorën.

– A më përcjell pak deri te posta e vjetër, se nuk orientohem dot. Është edhe natë

tani, pa le. Plakë jam dhe e pamundur, siç e di dhe ti. – më kërkoi ndihmën time, pasi më kishte pyetur me radhë për të gjithë njerëzit e shtëpisë, atje në Cërrik. E çova. E dija se do të vinte te kunata e saj, e cila punonte si gjeometre në ish komunalen e Elbasanit, por unë nuk i rashë në sy. E dija se ajo atje banonte. Madje, ishte gruaja që e kishte shoqëruar arkivolin e së bijës, disa vite më parë. Liri Belishova për këtë punë duhej të kishte ardhur: për të takuar të bijën në varrezat e Cërrikut. Atje ishte ende ajo, në një pllajë, në të hyrë të qytetit, kur vjen nga Elbasani, ndërsa familja, tashmë, ishte sistemuar në Tiranë. Kjo kishte ndodhur pas rënies së komunizmit.

Varrin e Drita Çomos e kam parë edhe disa vite më pas. Si gazetar u ndodha aty kur ish pronarët kishin bllokuar gjithë procesionet mortore të Cërrikut. Nuk lejonin të bëhej më asnjë varrim në tokat e tyre. Sherr me Bashkinë e qytetit.

Nuk e mbaj mend se kush ma vuri përpara librin me lirika të Drita Çomos. U befasova, por edhe u gëzova njëkohësisht. Për të qenë i sinqertë, asnjëherë nuk më kishte shkuar mendja se autoria e një lirike maji, që shkruante me aq ndjenjë: “një natë pa henë”, e cila më kishte emocionuar së tepërmi në atë kohë, do ta shihja në ballinën e një libri. Do të më emociononte sërish me të njëjtin intensitet, si atëherë, përpara një dekade e gjysmë. Më solli një kujtim të largët. Historia dhe jeta e një vajze që jetoi së bashku me familjen e saj persekucionin më të egër që lamë pas. Brenda saj është jeta. Është drama e papërsëritshme, jo vetëm e një grushti njerëzish që figuronin në listat e zeza të internimeve e dënimeve makabre, por e një kombi. Kemi jetuar marrëzinë e madhështisë sonë false.

Më duket se Drita Çomo, aty, ka thënë shumë gjëra, për të mos thënë, të gjitha. Ato që na kanë munguar, por edhe jetën që e jetuam ndryshe. Nuk e di, por që atëherë kam menduar se komshija ime ” gojëprerë” duhej të mbante ditar. Të mbante ditar për të thënë të pathënat që nuk mund t’i thoshte dot, por edhe për ne që kishim “lirinë”, që në thelb na mungonte. Atë na e kishin vrarë dhe na e vrisnin çdo ditë, çdo orë e çdo minutë.

“Dritë që vjen nga humnera” është, në thelb, ditari për ditët që ikën, por edhe për ato që do të vijnë. Tani, më pas, shpesh vras mendjen dhe si në një celuloid filmi më kalojnë ato vite, ato ngjarje, që realisht më trishtojnë dhe përpara syve më del vajza me emrin Drita Çomo, me buzëqeshjen si një karafil në buzë. E çiltër dhe me botë të madhe. E ndjeshme si një fije bari…

Sapo i kishte kaluar të njëzet pranverat e një jete brenda katër mureve të shtëpisë. Portreti dhe imazhi i saj ende nuk më hiqet nga mendja….

Por shteti, aso kohe, kishte shpikur një mekanizëm, pa pushkë e plumb, pa karrike elektrike: izolimin dhe vetminë. Të dyja të vrisnin njësoj. Ky mekanizëm mjerisht funksionoi dhe mori me dhjetra e qindra jetë te pafajshme. Edhe Drita Çomon. Ajo kishte shumë këngë që i buronin brenda kraharorit të brishtë.

… dhe kënga e fundit e mjelmës:

Të jesh kudo i tepërt, i huaj

Mik i paftuar në botë, hije

Pa një kujtim që të bëjë të vuash

Pa një shpresë, për atë që do të vijë…

Dhe pastaj … humnera…ku e rrezuan atë.

Në vend të Epilogut

Ka qenë muaji Mars. Fillim pranvere, këtu në Bordonë e largët, dy vite të shkuara, në librarinë më të madhe të rregjionit të Akëtenës, “MOLLAT”, hyra që të ndjek botimet e reja. Natyrisht edhe autorë të rrinj . Instikti, por edhe nostalgjia për miqtë e mi krijues e të fushës së letrave, me çoi te stenda e letërsisë shqiptare. Disa muaj më parë isha takuar, në kinemanë e një qyteti të vogël, me Besnik Mustafain. Kishim folur dhe diskutuar, si dy të njohur të vjetër, por edhe si dy “shqiptarë të vërtet”. Atëherë biblioteka e këtij qyteti kishte organizuar një sërë takimesh me lexues francezë dhe më erdhi mirë që një shkrimtar shqiptar shpërndante, me autografe, librat e tij në gjuhën franceze. Në “Mollat” kisha gjetur edhe librat e tij, krahas romaneve te Kadaresë, por edhe të Fatos Kongolit, mikut tim të vjetër.

Ndërsa kërkoja autorë të tjerë, gishtat u fiksuan te një libër më i hollë. E tërhoqa me kujdes nga etazheri që kishte të shënuar: “Letërsi shqiptare” dhe lexova me kujdes: “Cette leur qui monte de l’abime”. Tradui de l’Albanais par Edmond Tupia. (Monaco), Paris 2004. 139 f.

Një muaj më vonë, në të njëjtin vend, te Lettre Albanais “Mollat”, mungonin dhjetë kopjet e librit të Drita Çomos. Së bashku me një keqardhje provova edhe një ndjenjë gëzimi: ato tashmë ishin në duart e lexuesit francez. Mjelma ka patur se çfare të tregojë në këngën e fundit të saj.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Aleko Likaj, Drita Çomon, Si e vranë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 24
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT