• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2019

AMBASADORJA TEUTA SAHATCIJA NE UNIVERSITETIN E HARVARDIT

April 2, 2019 by dgreca

NGA DENI HOXHA/
Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Harvard dhe Departamenti i Marrëdhënjeve Ndërkombëtare organizuan një ligjeratë dhe diskutim me Ambasadoren Teuta Sahatqija në Universitetin e Harvardit. Ambasadorja foli rreth dhunës seksule gjatë luftës në Kosovë.
Para ligjerates, Ambasadorja bashkebisedoi me studente amerikan dhe nderkombetar lidhur me zhvillimet ne Kosove, mardhenjet me SHBA, perspektiven europiane te Kosoves, dhe dialogun me Serbine. Gjatë ligjerates, Ambasadorja foli për nismat dhe zhvillimet e reja për të mbijetuarit e dhunës seksuale. Të pranishëm ishin studentë dhe profesorë shqiptar dhe amerikan. Në fund ambasadorja falenderoi gjithashtu studentin Deni Hoxha, Themelues dhe President i Shoqates se Studenteve Shqiptar  dhe Drejtor i Komunikimit ne Departamentin e Marredhenjeve Nderkombetare në Harvard që bëri të mundur këtë vizitë në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork. 
Konsullata gjithashtu i dhuroi Universitetit Harvard një hartë te Kosoves me kristale dhe kopje te librit mbi vendimin e ICJ per Pavaresine e Kosoves. Gjithashtu, kopje te librit “E Perdhunuara” te Remzije Shales u dorezuan ne librarinë Widener në Harvard.
Shoqata Shqiptare e Studentëve në Harvard është një organizatë që bashkon studentët me origjinë shqiptare dhe studentë të interesuar për kulturën, historinë dhe çështjet shqiptare. Organizata ngre vetëdijen për kushtet shoqërore, ekonomike dhe politike që prekin shqiptarët në mbarë botën nëpërmjet: diskutimeve, ngjarjeve kulturore, forumeve, ligjerata dhe takime midis studentëve. 

Filed Under: Komunitet Tagged With: TEUTA SAHATCIJA-Harvard

Një koment i shkurtër për shokun Spartak Braho

April 2, 2019 by dgreca

Nga Muharrem Xhydollari*/ Pak vetë heqin dore nga ajo që kanë mësuar shtrembër duke mbetur gjithmonë peng i së keqes sepse të ç’rrënjosësh atë që ke mësuar gabim është më e  vështirë sesa të mësosh diçka të re. Njeri prej atyre je ti , o Spartak jetënxiri i Brahove.

Po çfarë malukati je ti o Spartak Braho që sot në vitin 2019, nuk pranon atë që kanë bërë komunistët për Shqipërinë dhe shqipëtarët. Po a të kujtohet ty se çfarë pune ke bërë për të përforcuar atë sistemin komunist gjakatar, antinjerëzor, antifetar dhe kundër çdo të drejte njerëzore?

O Spartak faqeziu! Lustracioni që sot kërkon demokracia e vërtetë në Shqipëri, nuk të vret ty o lugat, por nuk të lejon që në emër të pushtetit të llomotisesh e të llomotasësh për të mbrojtur krimet e komunizmit. Ish ministri i brendshëm Kadri Azbiu (mësuesi yt shpirtëror) kur donte të mburrej thoshte : U ngjitëm malit si patriotë dhe zbritëm nga malet si komunistë.  E…patriotët kishin programin, që nuk kishte shqiptar që të mos e pranonte, atë, çlirimin nga pushtuesit.Po si nuk mësove kurre ti o i shkaterruar nga trutë se komunizmi kishte për të zbatuar programin e bolshevikëve, të nëndorit 1917. Atë përdorimin e dhunës së skajshme kundër atyre shtresave, që ndër shekuj kishin mbajtur mbi supe historinë e Shqipërisë dhe i kishin venë themelet shtetit Shqiptar.

O shoku Braho!

 A nuk e pe me sytë e tu se komunizmi në Shqipëri arriti deri aty sa rolin e Ismail Qemalit t’ia jepte “partizanit meke” dhe e pamë ku ai e çoj Shqqipërinë, në izolimin e plotë të shqipëtareve dhe për këtë  nuk ta mbushi mendjen eksodi i viteve 90-91 dhe ti mor i paudhë me pushtetin tend po lejon në vazhdim që të rrjedhin shqipëtarët nga vendi i tyre.

Po të drejtohem ty o Spartak gjakprishuri kur nuk ke guximin, apo as sy e faqe të ndihmosh institutin që drejtohet nga i nderuari Agron Tufa për të gjetur shkaqet që u ndërtua diktatura komuniste dhe pasojat që la ajo për Shqipërinë dhe shqipëtarët dhe ti nuk tregon varret e të pafajshmëve që pushktove vetë ti. Atëherë mbylle buçen se dëshmorëve patriotë shqiptar të rënë në luftë kundër pushtuesve nuk i përjeton dot ti, por i turpëron se ata u vranë për të luftuar pushtuesit jo vëllezërit e tyre shqiptarë.

Ke helem o Spartak Braho, dhe nuk e nxjerr dot nga shpirti dhe mendja jote e ndryshkur.

Diktatura komuniste është dënuar nga bota e qytetëruar, nga ajo botë ku sot ti kërkon të futësh hundët.

Turpi i Demokracisë shqiptare që të ka ricikluar ty në politikë dhe guxon të japësh leksione Demokracie për shqiptarët së bashku me kryetarin e Parlamentit dhe gjithë sojin tuaj!!!

* Pak fjalë për intervistën e Ervin Koçit me Spartak Brahon në gazetën Panorama

Filed Under: Komente Tagged With: Muahrerm Xhydollari

Koha e maskarenjve

April 2, 2019 by dgreca

Nga Reshat KRIPA

Kohët e fundit një fushatë e shfrenuar e disa prej hienave të zeza të së kaluarës ka shpërthyer në vendin tonë. Në qoftë se do t’i shikosh me vëmendje do të kuptosh se ato janë një thirrje që të mundurit e epokës së përmbysur kërkojnë ta ringjallin. Përse u ringjallën? Atë e dinë iniciuesit e saj por, edhe për ne qytetarët e zakonshëm kjo nuk është pa kuptim. Jo rastësisht në festa zyrtare hienat shfaqen me portretet e diktatorit ndër duar. Jo  rastësisht në varrezat e dëshmorëve vazhdon të valëvitet ylli i kuq i komunizmit. Jo rastësisht nëpër fasadat e objekteve zyrtare shihen mozaikë dhe basorelievë të kohës së perënduar. Jo rastësisht shumë rrugë dhe bulevarde mbajnë emra individësh që kanë kryer krime por kanë mbetur pa u ndëshkuar, ndërsa emrat e patriotëve të mëdhenj të këtij vendi nuk i sheh gjëkundi apo vetëm në disa rrugica të panjohura.

            Një individ i këtij kallëpi kriminelësh, që në kohën e sistemit totalitar nuk hezitonin të çonin në ekzekutim, dënim me burg apo internim nëpër kampet e punës së detyruar kundërshtarët e regjimit të egër, duke qenë shërbëtorë besnik të ish-Sigurimit të Shtetit, tani, për fat të keq, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, është hiena e së kaluarës Spartak Braho që mllefi dhe cinizmi i tij për humbjen  e pësuar njëzetenëntë vjet më parë, e shtyn të ngrihet kundër një personaliteti të njohur të inteligjencës demokratike shqiptare, drejtorit të Institutit të Studimit dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit, të nderuarit zotit Agron Tufa, duke arritur deri atje sa të kërkojë shkarkimin e tij nga kjo detyrë.

            Në këto çaste parasysh më dalin fjalët e shprehura nga zoti Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek në Asamblenë Parlamentare të këshillit të Europës:

                Nuk   ka   asnjë vend ku   komunizmi ka ardhur  në pushtet dhe të ketë qenë demokratik. Nëse nazizmi u dënua vetëm pak muaj pas rënies, nuk u bë e njëjta gjë me komunizmin. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, dihej saktë kush ishte fitimtari dhe kush i munduri. Ndërsa në përfundim të Luftës së Ftohtë, gjërat ishin të paqarta. Unë nuk kam frikë as nga nazizmi, as nga komunizmi, por nga lakejtë e tyre që i kanë ndihmuar rregjimet ish-komuniste të qëndrojnë në këmbë.                                                                                                                                                                                  

                Kjo është arsyeja që këta ekzemplarë çirren dhe bërtasin deri në kupë të qiellit. Mos ndëshkimi i këtyre individëve e prunë Shqipërinë tonë në këtë gjendje në të cilën ndodhet sot.

            Para syve më dalin gjithasahtu masakrat e kryera gjatë sundimit të sistemit komunist, masakra për të cilat është detyra e  institucionit të drejtuar nga Zoti Tufa t’i zbulojë para opinionit publik shqiptar. Midis tyre masakra e Tivarit ku u vranë mbi 4000 qytetarë të ndershëm dhe më dalin para syve figurat e kriminelëve  që e shkaktuan, masakra e Mirditës e vitit 1949 ku u dërguan në kampet e tmerrshme të internimit qindra gra dhe fëmijë të pafajshëm dhe më dalin para syve figurat e këtyre banditëve, masakrat e Postribës, Malsisë së Madhe dhe Zhabokikës ku, përsëri u vranë dhjetra patriotë të tjerë dhe  më dalin para syve figurat e urryera të këtyre hienave të zeza të tipit “Braho” dhe çudia është se rendi i ri demokratik që thuhet se u vendos në Shqipëri, ende nuk i ka dënuar për këto krime.                                                                          Vini veshin në Gjermani. Para disa kohësh lexova në një gazetë të përditëshme një lajm për nxjerrjen para gjyqit të Reinhold Hanning, ish roje i kampit famëkeq të Auschvicit-it, 94 vjeç, mbi të cilin rëndonin 170.000 akuza si bashkëfajtor në vrasje nga janari 1943 deri në qershor 1944. Po ashtu John Demjanjak u dënua në vitin 2011 si roje i një kampi nazist, madje pa iu provuar fajësia. Po kriminelët shqiptarë të tipit të hienave të mësipërme a do të dënohen ndonjë herë?                                                                                                                                              Në këto kushte lind pyetja: Kush janë fitimtarët e vërtetë kësaj përplasjeje të madhe parimesh?  Dy janë idetë që u ndeshën me njera tjetrën gjatë shekullit të kaluar. E para ideja nacionaliste që mbështetej në ekonominë kapitaliste të tregut të lirë ku individi të kishte të drejtën e fjalës dhe të veprimit, të drejtën e pronës dhe të banimit, të drejtën e shkollimit dhe specializimit,  të drejtën e votës së lirë dhe përfaqësimit. E dyta mbështetej në ekonominë socialiste ku individi pothuajse nuk kishte asnjë të drejtë, ku prona ishte rrëmbyer dhe bërë pronë e shtetit,  ku shkollimet dhe specializimet bëheshin vetëm për persona të zgjedhur nga regjimi,  ku e drejta e votës së lirë mungonte plotësisht.                                                                               Përfaqësuesit e idesë së parë  ishim ne që u ngritëm kundër diktaturës totalitare, që luftuam dhe dhamë jetët tona  për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi. Ndërsa përfaqësuesit e së dytës ishit ju, Spartak Braho, që ju zunë duart kallo nga duartrokitjet për diktatorin duke i thurrur hymne lavdie dhe kur e patë se ai u përmbys, si rezultat i revoltës popullore, ndërruat fletën dhe u kthyet në  “demokratë të kulluar”.                                                                                             Ndaj, në këto ditë, kur në vendin tonë është instaluar sistemi kapitalist i ndërtimit të shoqërisë,  pikërisht ai sistem për të cilin ne luftuam, fitimtarët e vërtetë të tij jemi ne, ndërsa humbësit jeni ju, mbeturinat e sistemit të përmbysur. Ndoshta. Tani për tani,  keni arritur majat e pushtetit. Ndoshta, tani për tani, keni arritur majat e pasurimit. Por do të vijë dita që e vërteta do të triumfojë mbi vendin tonë dhe të gjitha kanë për t’ju dalë nga hundët. Atëherë juve ju prêt vetëm një gje: ndëshkimi i drejtësisë shqiptare. Kjo ditë do të vij.

Ndaj dua t’u drejtohem juve me vargjet e të pavdekshmit Ali Asllani:

“  Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve, 
    koha është e maskarenjve, po Shqipëria e  shqipëtarve!”

Filed Under: Analiza Tagged With: Reshat KRIPA-Koha e Maskarenjeve

RAMIZ KUKAJ- Ç’KA KA QËLLUE- $1.000.00 PËR DIELLIN

April 2, 2019 by dgreca

Bashkatdhetari Ramiz Kukaj është një emër i njohur jo vetëm për Diasporën Shqiptare në Amerikë, por edhe për vendlindjen, për Kosovë e Malësi, veçanërisht për Nënat zemër-Plagë të Gjakovës, gjamën e të cilave u përpoq ta mjekojë me humanizmin e tij dhe të bashkatdhetarëve në Amerikë. Njeriu që grumbulloi 45 mijë dollarë për ato Nëna, ngjalli shpresa dhe nuk e ndjenë veten të braktisura, dikush mendon për to.

Nuk është vetëm kaq, emri i Ramiz Kukaj ka kohë që ka tërhequr vëmendjen e medias prestigjioze amerikane, për aksionin e tij humanitar, por edhe për origjinalitetin se si i shërben ai Kombësisë së vet duke sjellë në Nju Jork traditën në restorantet tipike shqiptare, njërin prej të cilëve-Ç’Ka Ka Qëllue- përveç gatimeve të shumëllojshme e plot shije, e ka kthyer edhe në një Muze Historiko- Etnografik, ku Shqipëria Etnike është e pranishme me shumëllojshmërinë e ekzemplarëve origjanalë të pajisjeve të guzhinës,të zbukurimit të mjedisit të banesës, të mjedisit familjar, të artit,të veshjeve, sende të përdorimit të përditshëm, instrumenteve të vjetër muzikore, fotografi, që ai i mblodhi nëpër trojet shqiptare.

Tashmë askush nuk habitet kur emri i Ramiz Kukaj dhe stafit të tij flasin nga faqet e gazetës prestigjioze The New York Times dhe janë të pranishëm në ekrane televizive dhe gazetave shqiptare dhe Amerikane.

Ramiz  Kukaj nuk mund të rrinte jasht fushatës së 110 vjetorit të gazetës DIELLI, jo vetëm prej shpirtit të tij bujar, por edhe pse ai e vlerëson Historinë tonë si pasuri Kombëtare, siç është edhe gazeta Dielli, më e vjetra e botës shqiptare. Ne nuk i trokitëm në derë Ramiz Kukaj për të kërkuar, jo, ai na thirri vetë. Falenderimi në këtë rast është i shumfishtë. Shpirti bujar i shqiptarit fisnik!

Falenderimi është pak!

Filed Under: Featured Tagged With: Ramiz KUKAJ

NEKI LULAJ, POETI NGA KOSOVA ME BANIM NË GJERMANI VIZITOI VATRËN

April 2, 2019 by dgreca

Të Hënën me 1 Prill 2019, poeti bashkatdhetar nga Kosova, Neki Lulaj, me banim në Gjermani, vizitoi VATRËN për herë të dytë. Mysafiri i njohur si poet i talentuar, por edhe si aktivist në Diasporë: Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë për 7 Lande të Gjermanisë dhe Nënkryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve Shqiptarë në Gjermani, u prit nga Editori i Gazetës DIELLI, Dalip Greca. Editori e njohu mysafirin me përgatitjet që po bën VATRA për ta festuar 110 Vjetorin e Gazetës “DIELLI”, me Konferencën Shkencore, ku do të përcjellin Kumtesat e tyre studues të njohur shqiptarë dhe amerikanë.

Mysafiri tha se do të ndjehet i nderuar pasi do të jetë pjesë e kësaj Konference ditën e Shtunë me 6 Prill.

Z. Lulaj informoi për veprimtaritë e shoqatave që ai drejton dhe për krijimtarinë e tij artistike. Për bibliotekën e VATRËS ai dhuroi librin e tij me poezi “KODI I TOKËS”.

Poeti vizitoi ekspozitën kushtuar 107 vjetorit të Vatrës si dhe Bibliotekën së bashku me arkivin.

Në librin e mysafirëve Neki Lulaj shkroi mbresat dhe vlerësimet për vizitën e dytë në VATËR: Kjo është vizita ime e dytë në VATËR. Jam me statusin e poetit, të mërgimtarit, të Kryetarit të Lidhjes së Shqiptarëve në Botë për 7 Lande të Gjermanisë, si dhe të nën/kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve shqiptarë për Gjermaninë…Ta kesh fatin e bardhë e ta vizitosh VATRËN don të thotë të pasurohesh shpirtërisht me Historikun e VATRËS prej rrëfimeve të Editori të Diellit. Këtu në VATËR bëhet një punë kolosale për të mbajtur gjallë shpirtin e shkapërderdhur shqiptar në kontinentin e largët prej Vendlindjes. Sot këtu takova mikun tim, Editorin e Diellit, folëm dhe shkëmbyem mendime për Nolin, për Konicën, për Mid’hat Frashërin, dhe “u takuam” me të gjithë shërbestarët e Kombit, që përmes Vatrës dhanë c’mundën, pasuri e mall, madje edhe jetën sic ndodhi me: Kol Tromarën, Bahri Omarin, Kristo Kirkën, Aqif Përmetin, Aqile Tasin, Andon Frashërin, Kolë Rodhen, Ali Kucin e shumë të tjerë.

Sa kanë jetë rrezet e DIELLIT pastë udhëtim në kohë VATRA , VATRANËT DHE DIELLI SHQIPTAR(Emrat e të cilëve i mësova kur isha fëmijë).

Filed Under: Emigracion Tagged With: NEKI LULAJ-VATRA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT