• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2019

THE RESILIENCE OF THE HUMAN SPIRIT

May 17, 2019 by dgreca

HOW THE DIASPORA MAINTAINED THEIR LANGUAGE, CULTURE AND TRADITIONS DURING COMMUNISM/
 
“I alone cannot change the world, but I can cast a stone across the waters to create many ripples.” – Mother Teresa
 
By Donald Leka
 
During the Cold War, many Albanian Americans were unable to visit their homeland or even communicate with their loved ones in Albania and Albanian citizens were not allowed to leave the country.
I can vividly recall childhood memories of my father’s attempts to call his mother and father in Albania which all but failed except on one occasion when an inexperienced telephone switchboard operator in Tirana put the call through. I remember hearing and feeling the surge of my father’s emotions as he spoke with his mother and father for the first time in decades, his voice quivering as he told his parents he loved them. I listened to the call outside the door to his office. When the call ended, I remember going into his office and seeing his eyes welling up with tears as he sat at his desk. I remember hugging him and saying “it’s okay daddy.” When the Albanian Government authorities became aware of what had transpired, they removed my grandparents’ phone from their home and reprimanded the telephone operator who had put the call through.
Albania was one of the most extreme and isolationist communist countries in the world restricting and monitoring travel and communications and often punishing dissenters and opponents of the regime and their families.
History records just how severe human rights conditions had become in Albania by the late 1960s. In 1966, the Albanian Government, already aligned with China after breaking with the Soviet Union, followed Chairman Mao Zedong’s lead by launching its own “Cultural and Ideological Revolution” forcing intellectuals, teachers and other professionals to work in the factories and fields and attacking writers, artists and dissidents. In 1967, all religious houses of worship were officially closed and Albania was declared the world’s first atheist state.
The advent of communism in Albania in 1944 came just 32 years after the creation of the modern Albanian state in 1912 which was followed almost immediately by occupation and destruction in World War I (1914 – 1918) and World War II (1939 – 1945). For the first major waves of Albanian immigrants who arrived in the United States in the 1920s and 1930s, the birth of the Albanian nation was a source of great pride. The struggles the small fledging nation faced to survive and develop were their struggles. As a result, the extreme separation from their homeland and families imposed by the communist government after World War II was more than a cruel twist of fate.
Albanian Americans assimilated well in their adopted country, proudly embracing their new American identity, adopting American values and helping new arrivals to assimilate. Many succeeded academically and economically and contributed to their new homeland. Yet, there remained a yearning to maintain a connection with their country of origin and pass on their cultural heritage including the Albanian language, history, music, art and other traditions to the next generation.
Despite the extreme separation from their culture and loved ones, the Albanian diaspora in the United States, like many other immigrant communities, took initiatives to build their own social and cultural organizations and support systems to retain their heritage while adopting the values of their new homeland.
One such initiative was the Albanian Language School at P.S. 60 in Woodhaven, Jamaica New York which was launched in 1967. Spearheaded by my parents, Dr. Agim Leka and Elizabeth Leka, the school was a beacon of light for the community where young Albanian Americans could learn about their culture and traditions even though they were largely cut off from Albania. The school was secular and catered to all ages K-12.
The school’s ethos of inclusion attracted families in the community from different regional and religious backgrounds. The school celebrated the cultural distinctiveness of every region of Albania, including regional dialects, history, cuisines, dress and other customs. This celebration of diversity embodied the message of unity and hope of the school. 
Remarkably, the history of this school is incredibly well preserved in recently unearthed photos and videos that have been carefully digitized, providing a window back in time into a thriving Albanian American community in the 1960s.
You will see students of all ages learning in the classroom, engaged in traditional dancing and participating in a school play with elaborate and colorful traditional costumes proudly representing different regions of Albania on stage sets that the students and school staff created.
 “The young Albanians of today will love to see how their counterparts in the 1960s maintained their culture and traditions and learned the Albanian language, history, music and dances.” – Dr. Agim Leka, School Principal
And now they can. The important service the school provided to the community in helping to preserve the Albanian cultural heritage and the pride and joy it brought to the Albanian American community in a period of darkness in Albania is preserved, a treasure for generations to come. – Donald Leka
 

Filed Under: Featured Tagged With: Donald Leka-Diaspora- Communism

SHQIPËRIA NUK ZË VEND, PO NUK KTHEU ME LIGJ PRONAT E KONFISKUARA…

May 17, 2019 by dgreca

Nga Nuro Kulluri*/

Z. të nderuar, po ndjekim me shqetësim, zhvillimet politike dhe protestat që po bëhen kaq masive në Tiranë dhe jam pjesë e pakënaqësisë së popullit.Ne jemi me protestuesit që kërkojnë; “E duan Shqiperine si gjithe Europa-“Këtë ka kërkuar i gjithë populli në qershor 1991 kur pritëm dhe brohoritëm në sheshin Skënderbej sekretarin e Shtetit Amerikan, James Baker. Në 1991 u përmbys monumenti i diktatorit dhe mori rrugë ekonomia kapitaliste,janë zhvilluar biznese të suksesëshme, por sistemi kapitalist, është zhvilluar me shumë të meta dhe në dëm të popullit.

Ju drejtoj këtë letër, në pamundësi bisede të drejpërdrejtë me Kryeministrin Edi Rama dhe amdasadorët, që t’i argumentoja se shpërthimi i pakënaqësisë së protestuesve, është pasoje e padrejtesise sociale e krijuar nga politika e postkomunizmit. Mua nuk më intereson emri i Kryeministrit aktual apo ai që do fitojë zgjedhjet, por më shqetëson pyetja: – do ta zbatojë Kryeministri detyrimin kushtetues për pronat, apo do vazhdojnë të bëjë interesin e tyre dhe të klanit mbështetës duke shkelur të drejtën tonë kushtetuese për pronën e trashëguar nga brezat. Kini besim se njëlloj si unë mendojnë e gjithë banorët e krahinës së Dukatit dhe në gjithë Shqipërinë, me përjashtim të atyre që pas 1991 kanë përfituar në mënyrë të paligjëshme pronat tona ose pasuri të shtetit.

Në gazetën “Balli i Kombit” 17gusht 2000 është bërë publik një shkrim me titullin “Ramiz Alia dhe demokracia e jonë”, ku publikohet vendimi i Byrose Politike të PPSH në Tetor 1989(publikuar per te paren here ne Republika me 1996), ku ndër të tjera, Ramiz Alia tha:

“Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji në dy drejtime: Në respektimin e të drejtave të njeriut dhe në krijimin e pluralizmit politik.  …  Në zbatim të të drejtave të njeriut duhet që t’u japim edhe kompensim në para të burgosurve dhe te sekuestruarve e të shpronësuarve t’u kompletojmë komoditete banimi. Do t’u japim nga një letër në dorë që u njihet prona, por këtë (pronën), nuk do t’ua japim asnjëherë. Do t’i ngatërrojmë në forma të ndryshme njeri me tjetrin që të kalojnë në gjykatë, ku do të zbatohet rotacioni: nga gjykata e shkallës së parë në të dytën dhe për shkak difektesh teknike, kthim për rigjykim në shkallën e parë. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por edhe këtyre, duke u dhënë një pasaportë dhe me pak presion i largojmë jashtë. Ata që do të pretendojnë dhe do të këmbëngulin do të lëndohen! Pasuria e tëra na përket ne, se ne e bëmë”.

Në dështimin politik dhe ekonomik në këto 28 vjet, kanë përgjegjësi politikanët shqiptarë. Ana tjetër e medaljes është: – po ambassadorët, përfaqesues të institucioneve ndërkombëtare, që erdhën për të na udhëzuar në rrugën e demokracisë, a kanë përgjegjesi për menaxhimin e tranzicionit në Shqipëri. Ambasadorët dhe reporterët e BE, kane marrë nga shoqatat tona informacione të plota dhe të përsëritura  për djallëzitë e oligarkëve dhe të gjithë qeverive të mëparëshme, përfshi dhe këto të Qeverise së tanishme të Edi Rama me pronat tona të trashëguara.

Oligarket pa marrë asnjë sugjerim të pronarëve po vjedhin me ligjet që miratojnë dhe Komiteti i Ministrave i KE, prej 29 vjetesh nuk po vepron ne mënyrë efikase. Lidhur me pronën e trashëguar normat e sistemit kapitalist janë fikse. Veprimet e derisotme janë diametralisht të kundërta me demokracinë dhe drejtësinë e modelit amerikan, dhe te drejtat e njeriut për të cilat kemi qenë me mish dhe me shpirt.

Theksojmë edhe një herë se Qeveria Edi Rama, po vazhdon në rrugën e gabuar, në dëm të pronarëve autoktonë, duke miratuar ligje dhe VKM, që na zhveshin dhe mohojnë të drejtat kushtetuese që secili të gëzojë lirisht pronën e tij të trashëguara, ashtu siç e përcakton qartë neni 41 dhe 181 i Kushtetutës në fuqi. Jemi të bindur se në adresën tuaj, nga e gjithë Shqipëria, mund t’ju kenë ardhur shumë ankesa, për anarkinë postkomuniste më pronat dhe apelojmë që veprimi i ndërkombëtarëve nuk duhet të vonojë.

Zgjidhja e problemit të pronës kërkon që shteti demokratik, ti kthejë sot çdo trungu familjar, pronën që i ka konfiskuar pas vitit 1945, si dhe ta kompensojë për ato prona që janë tjetërsuar për nevoja publike. Ky është problem i thjeshtë dhe transparent, por maxhorancat e deritotme nuk kanë dashur të zbatojnë këtë parim bazë të të drejtave të njeriut. Janë një grusht oligarkësh dhe mbështetësit e tyre që nxjerrin lloj lloj pengesash për korrigjimin e hajdutërisë postkomuniste.

Ne na shqetëson mungesa e vëmendjes se KE dhe BE ndaj ankesave tona për këtë situatë që prodhon korupsion vertikal, kriminalitet të organizuar dhe vrasje. Ambasadorët në relacionet e tyre nuk e kanë pasur sa duhet në vëmendje problemin e pronës dhe si rezultat edhe progres raportet e ndryshme e kanë paraqitur të zbetë këtë problem.  Përmndim vetëm ligjin 133/2015 dhe ligjin Nr. 93/2015 “për tuzizmin”, që janë një njollë turpi për ata që i kanë votuar dhe justifikuar Vetë kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Kuvend se për shkak të pronës janë vrarë mbi 8000 njerëz, më vonë ky numur është rritur, pa llogaritur konfliktet brenda familjeve, fëmijët e ngujuar, të rinjtë që për t’i shpëtuar gjakmarrjes detyrohen të emigrojnë. Nëse do të kthehet prona tek i zoti dhe kjo është gjëja me e thjeshtë që bëhet dhe kur secili trung familjar merr nga shteti pronën e tij, zgjidhja është e shpejtë dhe nuk ka asnjë faturë financiare.  Në mungesë të vullnetit politik nga Edi Rama dhe Lulzim Basha, faktori ndërkombëtar duhet që  krahas  “zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, të kushtëzojë dhe të monitorojë kthimin e pronës së grabitur tek i zoti. Po të ishte bërë kjo, me siguri do të ishin shmangur shumë konflikte, që kanë qënë faktori determinues në prishjen e rendit dhe të stabilitetit në vendin tonë me rritjen marramendëse të kriminalitetit.  

Asnjë Qeveri nuk do të ketë qetësi pa marrë përsipër që Shteti me ligj të kthejë pronën e konfiskuar tek i zoti dhe ti ndëshkojë grabitësit dhe fallsifikatorët e dokumentave të pronësisë.  Karaburuni ashtu siç ka qenë para 1945, para shtetëzimit komunist do të bëhet përsëri prona jonë. Cilido që do të tentojë të përvetësojë pronat tona, në emër të ligjit apo VKM të Edi Ramës apo të Sali Berishës do të detyrohemi t’a konsiderojmë armik dhe do ta trajtojmë si pushtues.  

Zgjidhja e krizës dhe shkurtimi i replikave të Kryetarit të opozitës z. Lulzim Basha me Kryeministrin Edi Rama, mund të thjeshtohet dhe të bëhet real, nëse zoti Basha do të shtojë në deklaratën e tij se të nesërmen, pas dorëheqjes së Kryeministrit Edi Rama edhe ai vetë jep dorëheqjen nga kryetar i PD dhe do ta fusi PD në zgjedhje të reja. Qeveria Teknike, që do të zgjidhet të përgatisi zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kësaj Qeverie teknike t’i kërkohet ligji i ri, që zgjidh problemin e pronave në përputhje me origjinën, me kërkesat e GJEDNJ, që secili të marri pronën e tij të trashëguar, sipas nenit 181 të Kushtetutes. Këtë ligj ne shoqatat e pronarëve e kemi draft të përgatitur dhe të gatshëm për ta diskutuar me ekspertët vëndas dhe të huaj. Detyra e dytë e kësaj qeverie teknike të jetë përpunimi i Kodit zgjedhor të përshtashëm për të cilin duhet të angazhohen struktura dhe ekspertë të fushës, ku edhe nga emigracioni shqiptar ka mjaftushëm njerëz me eksperiencën dhe kualifikimin e duhur.

Shpreh besim se këto mendime do gjejnë mbështetjen tuaj.

Me respekt

Nuro Kulluri      

* Kjo Leter qe ka marre Redaksia e Diellit nga pronaret e Dukatit, eshte apel, qe i është derguar Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me dt 16.05.2019,si dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha,po ashtu ambasadorëve të BE, OSBE, SHBA, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës, Hollandës dhe Danimarkës të akredituar në Shqipëri.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Nuro Kullori-Leter Rames-Bashes-Nderkombetare-Pronat

Urdhri “Hero i Kosovës” për atdhetarin Rifat Berisha

May 17, 2019 by dgreca

-Presidenti Kosovës: Rifat Berisha e kishte angazhim jetësor bashkimin me Shqipërinë/

PRISHTINË, 17 Maj 2019-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Rifat Berisha.

Presidenti Thaçi ka thënë se në prag të njëzetvjetorit të çlirimit të Kosovës, po përkujtojmë një figurë të ndritur të historisë kombëtare, Rifat Berishën, nënkryetarin e Konferencës së Bujanit, nënkryetarin e Këshillit Antifashist të Kosovës.

 “Përcaktimi i drejtë jetësor, kombëtar dhe politik gjithmonë e ka një bazament për çdo personalitet të lëvizjes kombëtare. Fshati Berishë ishte vendlindja e Tahir Berishës, xhaxhait të Rifatit, njërit nga njerëzit më të urtë dhe më të mençur që ka prodhuar gjeniu ynë popullor. Xhaxhai i tij ishte përhapës i librit shqip në kohën e errët të mbretërisë jugosllave, i lidhur me patriotët dhe intelektualët më të shquar të kohës, si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Shtjefën Gjeçovi dhe të tjerë”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se burimi i parë i frymëzimit dhe edukatës atdhetare për Rifat Berishën ishte pikërisht ky burrë i matur dhe me shumë inteligjencë natyrore.

Kreu i shtetit theksoi se shkollimi në Shqipëri i forcoi edhe më shumë tiparet atdhetare dhe e skaliti karakterin e Rifat Berishës.

 “Edhe pse kalonte vite në Shqipërinë, ai asnjëherë nuk e hoqi nga mendja Kosovën, e cila nën mbretërinë jugosllave nuk kishte asnjë të drejtë kombëtare. Si oficer i ri, Rifati shërbeu në sektorin Armës së Kufirit”, tha ai.

Duke njohur çdo pëllëmbë të kufijve të Shqipërisë, presidenti Thaçi shtoi se Rifati e pa për së afërmi realitetin e copëtimit dhe ndarjes së tokave shqiptare.

Ai ishte kufiri më tragjik në Ballkan, siç thoshte vetë ai, kufi me “piramida të huaja në trojet shqiptare”.

 “Si nënprefekt i rrethit të Gjilanit, Rifat Berisha formalisht ishte pjesë e pushtetit qendror të Tiranës së atëhershme, por me mendje, zemër dhe veprime ai ishte një antifashist i bindur. Gjatë kësaj periudhe ai fshehtas bashkëpunoi me antifashistët shqiptarë, përkrahu dhe ndihmoi popullatën shqiptare të shpërngulur nga trojet e pjesës juglindore, që ishin nën pushtimin bullgar. Rifat Berisha që herët vërejti hilet e komunistëve serbë dhe jugosllavë. Në Konferencën e Bujanit, nga e cila zgjidhet nënkryetar, Rifat Berisha këmbënguli që të mos nënshkruhet Rezoluta pa u përfshirë në të qartë parimi i të drejtës për vetëvendosje dhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”, pohoi presidenti Thaçi.

Vendimet e Konferencës së Bujanit dhe formimi i këshillave nacional çlirimtarë anembanë Kosovës në frymën e saj, kreu i shtetit tha se ishin bërë angazhim jetësor i Rifat Berishës deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, si angazhim i mbështetur në shpresë dhe besim për bashkim me Shqipërinë.

 “Por, Beogradi zyrtar e kishte planifikuar mospërfilljen e vullnetit politik të shqiptarëve të Kosovës. Anulimi i Rezolutës së Bujanit dhe shpallja e administrimit ushtarak më 8 shkurt të vitit 1945 janë ndër dokumentet më antishqiptare dhe më të egra të kreut komunist serb”, tha ai.

I pari i vendit shtoi se nuk ka gjë më absurde dhe paradoksale se të jesh i rreshtuar nga ana e drejtë e historisë globale dhe të pësosh në mënyrën më të keqe nga ana kombëtare.

 “Kjo ndodhi me Kosovën. Rezistenca heroike e brigadës së Shaban Polluzhës u shua me gjak. Për antifashistët shqiptarë të Kosovës që nuk u shndërruan në vegla të segmenteve të pushtetit jugosllav dhe serb, pas luftës filloi ndjekja e tyre me vrasje, burgosje dhe forma tjera persekutimi”, tha ai.

Rifat Berisha, ndonëse deputet në nivel republikan dhe kryetar komisionesh ekzekutive, sipas presidentit Thaçi, nuk pranoi që të përpunohet dhe të thyhet asnjëherë.

 “Ai së bashku me disa atdhetarë krijuan Frontit Kombëtar Shqiptar, me synim që të organizojnë kryengritje popullore kundër regjimit komunist jugosllav. Duke parë që ai mbetej një atdhetar i pastër, duke parë ndikimin e tij në masat e gjera, pas vëzhgimit të gjatë, organet e pushtetit ushtarak përpiqen ta arrestojnë. Në fakt 17 maji i vitit 1949 e tregoi qartazi faktin se me çfarë ideali ishte rritur, edukuar dhe përcaktuar Rifat Berisha. Ai nuk do të dorëzohej i gjallë tek organet e OZNA-s. Përkundrazi. Rifati dhe bashkëluftëtarët e tij besnikë në idealin për realizimin e të drejtave kombëtare, zgjodhën rezistencën e armatosur”, ka thënë presidenti Thaçi.

I rrethuar me forca të shumëfishta policore dhe ushtarake, presidenti Thaçi tha se Rifat Berisha së bashku me Mustafë Berishën, Islam dhe Brahim Berishën bien në istikamet e nderit, duke rezistuar deri në sekondën e fundit të jetës.

 “Përballja me pushkë me pushtetin serb tregoi më së miri idealin jetësor të Rifat Berishës. Synimi për të kaluar në Shqipëri, nuk u realizua”, shtoi ai.

Një kapitull i veçantë i dhimbjes dhe sakrificës, sipas presidentit Thaçi, janë anëtarët e gjallë të familjes Berisha, burrat, djemtë, gratë dhe bijat.

 “Ata u bastisën sistematikisht, u vranë, u burgosën, u torturuan, u dëbuan nga puna, u privuan nga e drejta e shkollimit pa përjashtim gjinie dhe një pjesë e tyre kaloi në Shqipëri. U desh të binte sistemi komunist jugosllav dhe Kosova të çlirohej, që figura e Rifat Berishës të nderohet publikisht. Ajo kohë kur anatemoheshin dhe etiketoheshin me lloj epitetesh Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Rifat Berisha, Imer Berisha e personalitete tjera kombëtare ka marrë fund njëherë e përgjithmonë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Me këtë akademi, presidenti Thaçi tha se po ia bëjnë nderimet më të larta institucionale këtij atdhetari dhe nacionalisti të palëkundshëm.

Duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ndau urdhrin “Hero i Kosovës” për atdhetarin Rifat Berisha./b.j/

Filed Under: Komunitet Tagged With: Urdheri i Kosoves-Rifat Berisha-Presidenti Thaci

…NJI GJAMË DISHPRIMIT E AT’ FISHTES DHE SHQIPNIA SOT

May 17, 2019 by dgreca

O  ZOT !
ATDHEUN  E  GJERGJIT  PO, E  HAN  DREQI!

Nga Fritz RADOVANI -Melbourne-Astrali/

Gjergj KASTRIOTI – Skenderbeu, ka thanë: “Madhështia e drejtuesit të një shteti asht lumtunia e Popullit tij.” Një thanje e mbetun e shkrueme në mur po, n’ Atdheun e Tij kurr e vume n’ jetë. Prej 1913 modeli i drejtuesve të shtetit asht edhe sot Esad Pash Toptani… E, per çudi, edhe streha e “mkatnorve” mbasi mbushin xhepat me thesaret e shtetit, në Paris gjejnë “token e premtueme”, per të cilen kanë “sakrifikue” edhe rininë.., deshta me thanë pleqninë e tyne: “Anadollakët me pikpamje Europjane revolucionare”.

Kryeministri i sotem Edi Rama, besimtar i “madh” që kerkon me “rilindë” të vdekunit dhe, me ata (mbasi ti drogojnë në çadren e Lulzim Bashës), me coptue Shqipninë që i ka mbetë në dorë pa mend e pa gojë, qyshë prej “mbretnisë” Pashiqit, ose Ahmet Zogut…

Fashizmi i shkretë boll u mundue me na “shpetue” me antarsimin e Nexhmije Hoxhes në parti fashiste e gjysen e byroistave sllavo komunista.., po shyqyr edhe ai deshtoi…

Jalta na siguroi nen “ombrellon” e Titos e Stalinit, me vorrmihsin e palodhun të shtëpisë së njohun të sokakut budallenjëve të Gjinokastres, fidanin e bylykbashit.., që pat ujitë me aq dashuni Miladini i Popoviqve të “Ballkanit perëndimor” në Tiranën e Toptanëve.

Luli i vocerr i Bashejve të “bllokut të ri”, boll po ecë.., po nuk po e lanë ma ba hajer, ata i huptë fara: “Katolikët e Veriut të Shqipnisë”… E pra, boll i kemi vra e pre si berret… E një kullë nuk ka mbetë aty, e pasha një Katolik nuk asht në Kryesi të PD, e prapseprap, nuk e ulin koken… Edhe pse i pret kmesa e sllavit, tue i ra pernatë “Lahutës”…

Po, me votue per ke doni o Shqiptarë! Shikoni listen e deputetëve të 1945, e fundin e tyne mbas Shpalljes së Republikës Popullore të Jugosllavisë, të “Shqipnisë deshta me thanë”.

Ose, pyetni “Akademinë e Malit t’ Zi”, gabova.., të Tiranës Beogradit se, m’ shkoj goja…

●E, BESOJ, DO T’ JU KUJTOHET I MADHI AT FISHTA…

NJI GJAMË DISHPRIMIT

1.          Mbaroi Malcija! Lekë ma sot nuk ka;

            Nuk ka ma burra, qi me drrasë t’ krahnorit

            Mburojë me i ndêjë Shqypnis. Anmiku shkjá

            Mbas sodit s’ ka pse dron mâ prej Malcorit:

            Malcori asht thye; e, i dbuem ai me trathti,

            Pa Atme sod ka mbetë, pa plang, pa shpi!

2.         N’ shpi t’ tij, po, djepat asht tu’ i lkundun shkina;

            Arën e tij asht shkjau tu’ e lavrue,

            E ushtari i Malit t’ Zi ‘dhè, kualt stervina

            Per ata Kryqa t’ bekuem i ka pengue,

            Nen t’ cillët pushojn, heu! Njata trima – rrfé

            Qi bindën shekllin tue luftue p’r Atdhé.

           3.          O natë e kobshme! Natë tri herë mizore,

Natë e mnershme, si nata e fundit t’ ferrit,

Pse ti shtekun ia çile ushtris gjaksore,

Qi, strukë nen t’ zezen mblojë trathtare t’ territ,

Burrat e dheut do t’  xêtê n’ gjumë pështetun,

Porsi n’ strofull ulani xêhêt fjetun?!…

                        4.         E ju, ‘dhè hyj t’ shkelqyeshem, qi pre’ Empirit 

Përmallshem tue fërfllue me dritë t’ kullueme,

            Porsi sy Zotit, vreni m’ sharte t’ nirit,

            Ju, edhe ketë kob e ketë dhuni t’ shemtueme

            E kini pa tu’ ndodhë n’ mjedis t’ njerzimit,

            E me gjith kta nuk jeni shkimë mjerimit?…

5.         Po a kjo asht e Drejta, qi n’ ketë shekull fiset

            E popujt rregullon e i mban ndër caqe?

Anmikut t’ njimijë vjetve me i lshue viset

Sa herë t’ perligjuna me luftë e gjaqe…

Mallkue kjoftë hera, n’ t’ cillen shkjau pik’ s’ parit

Vuni kambën dhunuese m’ tokë t’ Shqyptarit,

                        6.         E mallkue kjoftë Europa! Até e vraftë Zoti,

            E e shoftë me fise, popuj e qytete;

            Edhè premtoftë qi, dersa t’ endet moti,

            Kurr lufta mos iu daftë per tokë e dete;

            Selit e saja grimë me grimë u theshin;

            Me gjak t’ popujvet t’ vet sunduest iu ushqeshin.

7.         Pse krahët pa dhimbë Shqypnis kshtu me ia thye

E prej Lirijet me ia ndalun hovin?

Gopsija e kùj n’ Malci ka mujtë m’ u ushqye?

Po a Hoti e Gruda mund t’ a mbajn Moskovin?

Nuk duhet, jo, qi t’ mkambet Shqyptarija:

Qé pse po i lshohet Malit t’ Zi Malcija.

            8.         O gjak i atyne burrave fatosa,

Qi per Liri t’ Malcis kullove rrkajë,

Vlo, vlo, ti sod qi maleve u erdh sosa,

E para fronit t’ Perendis me vajë

Lyp gjyq mbi do Kaina t’ kunoruem,

T’ cillët kombin t’ onë po duen me e pa t’ sharruem!

                        9.         Me parsme t’ona n’ ata t’ hershmet mota

            Mburojë iu bam Europës, pa dijtë shk’ asht tuta,

            Atëbotë, kur pallen Skanderbeg Kastriota

            Siellte si rrfeja, e permbi shtroje t’ buta

            U dridhte nji Sulltan, qi njaso here

            Bante m’u dridhë boten mbarë prej mnere.

10.       Po, na tue dredhun si dragoj çelikun,

            Shtekun me kurma Shqyptarësh ia xume

            Tartarit, e pre’ Europet larg rrezikun

            Per disa kohë e mbajtëm: e poshtnume

            Por kurr Europa n’ ndihmë nji ushtar s’ na nisi;

            Kurr punët mbas fjalvet, qi na dha, s’ ujdisi.

11.       E kur per pesqind vjet na nder veriga 

            Ngelem t’ robnis, nen themer t’ huej tue kja,

            E ‘i mijë dhuni mbi né e ‘i mijë punë t’ liga

            Na reshte anmiku, tue na nxitë pa da,

            N’ harresë Europa edhe m’ atëherë na qiti

            E doren kurr ajo n’ kob t’onë s’ na njiti.

12.       Por, ani, jeta pse sa u nis me u endun,

                        Ndera mbi shekull dhunë gjithmonë asht kthye,

                        E t’ miren nieri kurr s’ t’ a ka permendun,

                        Sa t’ keqen punë me t’ cillen t’a keshë fye;

                        Si edhè ma t ’shumen, miq s’ gjen nieri i shkretë,

                        Kur skami e kobi t’a ket mblue n’ ketë jetë.

            13.       Veç sod pse Europa, sod qi asht t’ gjith uzdaja

            Se Shqyptarija e Lirë del zojë n’ vetveti,

            Pse sod Europa, – do Mbretni të Mdhaja –

            Duen me e ngushtue kah toka edhe kah deti,

            E m’ vende t’ ona duen qi shkjau të shklasë

            E fisi i Shqypëtarit n’ dhé t’ humbasë?

14.       O Zot i lum, qi vetem n’ dorë Ti i kè

            Shartet e popujve e mbretnive t’ tana,

            E gja pa hiri kurr Ty s’ t’ ndodhë mbi dhé,

            As nalt mbi qiell, ku shndrisin dielli e hana,

            Deh! Ti, i Pushtetshëm heret si né e vona,

            Shih e gjyko mbi gjith kto kobet t’ona.

***

Melbourne, Maji 2019

Filed Under: Analiza Tagged With: Fritz Radovani-At Fishta-Shqipnia

VESLI E PRANON GABIMIN E BROVINËS, POR TIBUNALI PËR KRIMET SERBE ËSHTË I PAKTHYESHËM

May 17, 2019 by dgreca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar sot në konferencë për media se nga dje ka marrë shumë mesazhe, telefonata e shqetësime të shumë familjarëve të të pagjeturve e të viktimave se a do të stopohet iniciativa për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krime serbe në Kosovë.

Ai tha se që nga momenti i bërjes publike të propozimit për këtë iniciativë, ka pasur edhe shumë mbështetës por ka pasur edhe skeptikë.

Megjithatë, Kryeparlamentari Veseli tha se nuk ka forcë që mund ta ndalë formimin e Tribunalit për krimet e Serbisë në Kosovë.  

“Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë do të themelohet për t’i dënuar krimet ndaj mbi 15 mijë shqiptarëve të vrarë e masakruar, 1.230 fëmijëve të vrarë, Vasfijes dhe mijëra grave të dhunuara, dëbimin e dhunshëm te mbi 1 milion shqiptareve, shkatërrimet e 70 për qind të shtëpive tona dhe pasojat traumatike që edhe dje, edhe sot, dhe gjithë këto ditë i sheh dhe përjeton shoqëria jonë.  Këto janë faktet dhe arsyet mbi te cilat do te ngritet ky Tribunal”, tha Veseli.  Ai ka folur edhe për rastin e publikimit të fotos nga deputetja Flora Brovina.  “Zonja Flora Brovina, ditën e djeshme, ka bërë një gabim të madh, por unë besoj që e ka bërë pa dashje. E them këtë, sepse e njoh Florën, veprimtarinë e saj, humanizmin e saj, ashtu siç e njeh gjithë Kosova. Gjithsesi, është dashur të konsultohet më herët për atë veprim qe e ka ndërmarrë, para se të vinte në seancë. Por, ne duhet të nxjerrim mësime edhe nga ky gabim. Ky gabim pikërisht na dëshmon nevojën që trajtimi i së kaluarës të bëhet në mënyrë profesionale, e jo te ngutur dhe emocionale. Na dëshmon nevojën për institucione të specializuara me ekspertë të mirë kualifikuar, që i trajtojnë faktet e krimeve në mënyrë rigoroze e të verifikuara”, ka thënë Veseli.

Deklarata e plotë e Kryeparlamentarit Kadri Veseli në Konferencën për media:  

Të nderuar qytetarë,

Që nga mbrëmë, kam pasur shume thirrje, mesazhe dhe sot kamtakuar edhe disa përfaqësues të shoqatave të viktimave të luftës te cilet kanë shprehur shqetësimin nëse do të ndalet iniciativa për themelimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.Të gjithë jemi dëshmitarë se që nga momenti që kam filluar këtë iniciativë për ngritjen e një Tribunali Ndërkombëtar për t’i vënë para drejtësisë kriminelët serbë për gjenocidin në Kosovë, ka pasur përkrahës, ka pasur skeptikë. Ka pasur mbështetës, ka pasur kundërshtarë.20 vjet te kaluara mbase mund të vejnë në dyshim se a mund të arrihet të dokumentohet e vërteta e krimit serb mbi popullatën tonë.Gjurmët e gjenocidit janë gjithandej në Kosovë.  Unë jam këtu për të thënë qartë se gjenocidi serb nuk e ka bazën te një foto, as te një person, por te një politikë shteterore serbe – e cila ka kryerkrime ne menyre te planifikuar, sistematikedhe me hierarki te qartë politike, ushtarakedhe policore serbe.  Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë do të themelohet për t’i dënuar krimet ndaj mbi 15 mijë shqiptarëve të vrarë e masakruar, 1.230 fëmijëve të vrarë, Vasfijes dhe mijëragrave të dhunuara, debimin e dhunshem te mbi 1 milion shqiptareve, shkatërrimet e 70 për qind të shtëpive tona dhe pasojat traumatike që edhe dje, edhe sot, dhe gjithë këto ditë i sheh dhe perjeton shoqëria jonë.

Këto janë faktet dhe arsyet mbi te cilat do te ngritet ky Tribunal.  

Qytetarë të nderuar,

Jam këtu për të pyetur se a do të jetë më i fortë dyshimi, ndrydhja, frika, dështimi, apo do te jete më e fortë e drejta, e vërteta, drejtësia për popullin tonë?Zonja Flora Brovina, ditën e djeshme, ka bërë një gabim të madh, por unë besoj që e ka bërë pa dashje. E them kete, sepse e njoh Floren, veprimtarine e saj, humanizmin e saj, ashtu sic e njeh gjithe Kosova.

Gjithsesi, është dashur të konsultohet më herët për atëveprim qe e ka ndërmarrë, para se të vinte në seancë.  

Por, ne duhet të nxjerrim mësime edhe nga ky gabim.Ky gabim pikërisht na dëshmon nevojën që trajtimi i së kaluarës të bëhet në mënyrë profesionale, e jo te ngutur dhe emocionale.Na dëshmon nevojën për institucione të specializuara me ekspertë të mirëkualifikuar, që i trajtojnë faktet e krimeve në mënyrë rigoroze e të verifikuara.Sot dua ta përçoj edhe një mesazh, për të gjithë ata që kanë thirrur dhe po pyesin per Tribunalin Ndërkombëtar për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë.Kjo iniciativë nuk do të ndalet.  As që mund ta ndalë askush.  Nuk ka forcë që mund ta ndalëte verteten dhe drejtësinë për popullin tonë.  

Nga dita e parë e kesaj iniciative ka pasur goditje, etiketime dhe jam i bindur se do të ketë edhe më tutje.  Por, një gjë duhet te dihet: Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin e Serbisë në Kosovë është i pashmangshem dhe do të ndodhë, sepse ka fakte, ka dëshmi, ka dëshmitarë të bollshëm.  Serbia do te pergjgjet per gjenocidin e kryer mbi shqiptaret ne Kosove dhe kriminelët nuk do të mund të flenë rehat derisa të dënohen për krimet e bëra në Kosovë.Të hënën, Kuvendi do të vazhdoje seancën aty ku ka mbetur mbrëmë dhe të gjitha pikat e propozuara do të votohen me mbështetje te gjere.

Do të votohet Komisioni Shtetëror për dokumentimin e krimeve të luftës të regjimit serb në Kosovë, si dhe iniciativa per ngritjen e tribunalit nderkombetar per gjenocidin serb ne Kosove.Do të votohet Muzeu i Gjenocidit, i cili do të ndërtohet në qendër të Prishtinës. 

Si dhe do të votohet Muzeu i Dëbimit të dhunshëm të qytetarëve të Prishtinës, te Stacioni i trenit në kryeqytet. E po ashtu, do ta shpallim edhe Diten e Gjenocidit serb ne Kosovë.E kemi foitusar lirinë sepse e kemi merituar.E kemi bërë shtetin e pavarur dhe sovran.  Dhe do ta fitojmë edhe drejtësinë.  

***

Brovina e pranon: Fotografia është e falsifikuar

Flora Brovina para mediave e ka pranuar se fotoja e publikuar nga vet ajo dje, mund të jetë e falsifikuar.

“Fotografia me gjasë është e falsifikuar. Ju kërkoj falje të gjithëve, sidomos grave të dhunuara. Mua ma kanë dorëzuar foton diku në vitin 2003 në një zarf. Nuk më ka shku mendja me verifiku sepse e kam nga 2003. Personi që ma ka dhënë është aktivist për të drejtat e njeriut por nuk ia di emrin, ia kam harruar. Ndërsa nënkryetarja e Komisionit ka qenë Mevlyde Saraçi që kemi punuar shumë bashkë. Këtë rast ajo ma ka sjellur zarfin dhe më ka thënë që kjo grua është 35 vjeçare, dhe e di rastin ”, tha ajo, raporton KTV.

Ajo ka thënë se kryetari i PDK-së Kadri Veseli nuk ka qenë në dijeni për këtë rast.“Unë kam shumë dokumente për të dëshmuar gjenocidin. Në prokurori jam në cilësinë e dëshmitares”, tha ajo.Kur është pyetur se a do të jepte dorëheqje nëse i kërkohet ajo tha “jam e gatshme për gjithçka në të mirë të shtetit”.

Filed Under: Politike Tagged With: Veseli-Brovina-Fotografia dhe Tribunali

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 34
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT